Nga: Fahri Xharra/
Do të shetisim pak nëpër “Arnautlëk”,dhe t`i kujtojmë do toka mbi të cilat dikur flitej shqip ,frymohej shqip dhe jetohej shqip. Në mes të Prishtinës dhe Nishit (Nisusit ) dhe në perëndim të Leskovcit është një tokë që sot quhet Pusta Reka ,që sot jetojnë jetojnë serbët dhe i thonë Serbi. Është vetëm një pjesë nga pjesa e madhe deri te Molla e Kuqe ,ku dikur flitej dhe jetohej shqip.
Nuk e kam për qëllim që me anën e këtij shkrimi që t`i lypi dikujt diçka ,por vetëm t`a bëjë të dijtur se dikur e jofortlargë në kohë, ishim ne aty. Na dogjën aso kohe, na shkrumbuan ,na vranë dhe vetëm dikush mundi mundi të ikë e të shpëton vetëm shpirtin e thatë. Toka të djegura e të përclluara mbetën vetëm . Edhe vetë ardhacakët serb, kolonët e quajtën këtë regjion Lumi i Shkretë, jo pse lumi ishte i shkretë e natyra po ashtu e shkretë ,por u shkretuan dhe u shkrumbuan për t`i larguar Arbanasët nga tokat e tyre. Rritje me dhunë e hisës së tyre në dëm të pariparueshëm të Arbanasëve.
Ishim Arnaut atëherë. Edhe pse frymonim shqip , Evropa na njifte vetëm si Arnaut . S`ka gjë të keqe pse ishim arnaut , por bota nuk e dinte se mbas këtij emri janë Shqiptarët.
Pushtuesi parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte robëruar shqiptarët ,dhe Evropa mendonte se ishim ardhacak ,”popull i ri ” në tokat e vjetra të Evropës . Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin) i planifikuan planet e tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona..“ Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të pastrimit të Evropës nga Turqit . Ishte plan ky , plan i mbrapshtë në marrëveshje në mes turkut e serbit,kurse shqipëtari ende nuk kishte gojë. Nuk kishte gojë sepse nuk donte të shkëputej pak dhe një herë e përgjithmonë nga robërija shumë shekullore. I pëlqente . Ia kishte andja , dhe vështirë i dilte gjumi nga ai koshmar (ankath) i gjatë dhe sfilitës. Çdo gjë i pëlqente vetëm me kusht mos të i prishet ëndërra shumëshekullore. Në Europë filluan lëvizjet,filluan tërmetet ,por ne kurrsesi të kthjelloheshim. Nuk po iu shoh për të madhe shqiptarëve të asaj kohe, kur të njejtat ëndërra po i shofin disa edhe sot.
Evropës i ishte mbushur mendja. Keq i ishte mbushur mëndja. Ia kishin mbushur mendjën .. Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën e Leskovcin te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës [ndërhyri puna e fesë]” ???
Lufta Turko-Serbe e viti1877
Çka shkruajnë serbët? “ Imperatoria Otomane ,e bënte kolonizimin e Ballkanit me musliman (R. Nikoliq),dhe në këtë mënyrë iu ndihmonte atyre që të përhapëshin nëpër gadishull,si që ishte edhe rasti me vendosjen e shqiptarëve në Kosovë ,Maqedoni dhe Toplicë ?( Pikëpyetja e ime) . Muslimanët kolonizojshin sipas një plani të caktuar,në mënyrë që të bënin ndarjen e homogjenitetit të Krishter. Kështu vendoseshin popujt e pa deshiruar në tokën tonë”. Këto shkruheshin e edhe sot shkruhen për ne. Kush po i demanton ? Apo më mirë të them : a jemi të atillë që Europa të na beson?
Të kthehemi tek lufta e cila i parapriu zhbërjes sonë nga tokat tona në Serbinë e sotit.
“ Forcart Serbe me 15 Dhjetor 1877 u vërsulë në dy drejtime kryesore ; Në Jug për të marrur Nishin dhe tjetra në Jug-Perëndim në drejtim të Pirotit. Një pjesë e madhe e ushtrisë serbe vepronte në drejtim të Toplicës ( J.H. Vasiljeviq). Serbët e muarrën Prokuplen që në ditën e tretë të luftës. Muslimanët e qytetit dhe ata të rrethinës së Prokuples, mësë shumti nga ta shqiptarët ,i lëshuan shtëpitë e tyre nga panika (?) duke lënë prapa ushqimet e mëdha dhae shtëpitë. Shqiptarët vendas u larguan në malet e Pasjaqës ,në jug të Prokuples. Gjatë përparimit të ushtrisë Serbe drejtë Kurshumlisë, trupat serbe hasnin në refugjatët shqiptarë .të cilët nuk donin të dorëzoheshin(Popoviq Ç). Fill pas Kurshumlisë ,ra edhe Prokupla. . “Ishte hapur fjala se forcat turke po vinin me të madhe dhe shqiptarët pritnin më kot “( shkruhej në librat e kohës) .
Nishi ra ,turqit u tërhoqën dhe shqiptarër s`u kthyen më” .( në tokat e tyre fxh) ( M.Gj. Miliqeviq ,; Serbija ,tokat dhe banorët.)
Kjo ishte një lojë, një “luftë” e marrur vesh . Një poshtërsi e mirë e llogaritur. Pushtuesi i mëparmë ia dorëzonte tokat pushtuesit të dytë ,dhe banorët vendas ,den bab den të vendit nga rrënjët ,duhej të zhbëhëshin. Kush humbi ? Kush përfitoi ? Ku mbetëm ne ? Evropa nuk qante kokën për ne. Lojërat luheshin e ne viktimoheshim.
Po ku shkuan shqiptarët nga tokat e djegura? Në Turqi ,po ku tjetër.Një gjë më bën të habitem ,një ngacmim që gjithmonë që më grryen ;Pse Turqia kurr nuk dual haptas dhe t`i thot botës ,e ta thotë të vërtetën historike se neve shqiptarëve na gjeti këtu ku jemi,që nuk na solli nga askundi por përkundrazi na shpërndau neve si qenje dhe na varfëroi nga tokat. Pse nuk ia mbyllë gojën sllavit një herë e përgjithmonë?.
Pse nuk i tregon botës që ai nuk na solli si musliman për ta “ndarë” krishterimin në mes ( siq e thonë serbët) por na muslimanoi për t`i shkuar punët e tij më mirë. Pse na nuk jemi në gjendje t`i themi Europës që na nuk jemi ata të shekujve të kaluar?
Si u shkretua dhe si u ripopullua (me kolonë serbë) Pusta Reka – Lumshkreti?
Bojniku. E kaluara e këtij vendbanimi daton që nga parahistorija, edhe pse gjyrmët konkrete në sferën e kulturës materiale jenë që nga shekulli i 3-të e epokës sonë. Olga Zirojeviq shkruan: “ Ky vend në vitin 1516 u bë pronë e shpërblimit të pushtuesit ( timari). Ambasadori dhe albanologu Fon Han shkruan me 1858 se ky fshat i kishe 20 shtëpi shqiptare. Në kohën e turkut ,kishte xhami. Mita Rakiq , në librin e tij :” Iz Nove Srbije ( Nga Serbia e Re)” tregon se Bojniku në vitin 1879 ,menjëherë pas çlirimit nga shqiptarët (arbanasët) edhe pse “ i vendosur në një vend të bukur ishte një fshat i mjerë me disa kulme të mjera” .
Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit. . Vazhdojmë:
Bregovina: Pa luftës turko-serbe të 1878-tës, në gërmadhat e një vendbanimi arnautësh ,vijnë kolonët e parë ( Familjet e Toniqëve dhe Mladenoviqëve) nga Cërna trava,dhe disa të tjerë dhe në brigjet e Lumshkretit formohet mëhalla “Albanija” ( Mita Rakiqi: vendi ishte me të vërtetë mbi shkëmb dhe emri i përshtatej natyrës së Shqipërisë)
Brestovci i Epërm . Ky fshat deri në luftën e dytë botërore është quajtur Arnautski Brestovac (Brestovci i Shqiptarëve) ,kurse pjesa e epërme e Lumshkretit Arnautluk (Shqipëria) ,sepse deri më 1878 ,në këto anë jetonin Arnautët gjegjësisht Arbanasët (shiptari). Brestovci së pari përmendet në shënimet e Fon Hanit me 1859,ku shkruhet se aty jetonin 86 shtëpi shqiptarësh por me emrin Fratovci.
Vujanovo,fshat me sipërfaqe prej 684 hektarësh,i banuar pas 1878 -tës. Kolonët ,kur erdhën e gjetën një fshat arnautësh plotësisht të djegur dhe të shkatërruar. Afër fshatit kalon lumi Vujanovo dha ai i Borinës.
Konjufca ,së Bashku me Konjufcen e poshtme e bëjnë fshatin më të madh të Lumshkretit. Fshatin e përmend ,në udhëpërshkrimin e tij “Prej Beogradit në Selanik ,albanologu Fon Han me 1858 kur thot se aty ishin 17 shtëpi shqiptarësh,por thonë serbët se këtë fakt duhet marrur me “rezervë “ ,thënjën e Fon Hanit sepse aty jetonin edhe 2 shtëpi serbësh që llogaritën si banues të vjetër. Çfarë ironije!“Arnautlluku”,i kishte edhe fashtrat Dobra voda,Donje Konuvce, Gjimgjusha, Zlata ,Zorovac, Ivanje ,Kosanica,Kocaniq,Lapotince ,Lozane, Mijajlica ,Orane ,Prekopçelica, Reçica, Shtulac,Turjane, Stublla,Slavnik,Sekicol.Svinjarica, Reçica etj, etj, ,ku me “dhëmbshuri “shkruhet se sa shumë hoqën serbet t`i bëjnë këto fshatra të ribanueshme pasi që “arnautët” i kishin lënë të djegura,të rrezuara dhe të shkreta (? )Shikoni për shembull për fshatin Ivanje ,shkruhet se serbet e parë që erdhën këtu ishin ata që erdhën në vitin 1880-1885 ,duke e gjetur një fshat të djegur shqiptarësh. Me këtë kuptohet se Sebia nuk kishte banorë të vet për t`i kolonuar fshatrat shqiptare. Tokë sa të duash ,por serb jo. Tokë sa të duash ,tokë shqiptare.Me mijëra libra,dhe përkthime të atyre librave në shumë gjuhë të Evropë janë shkruar nga serbët për ato toka , Janë shkruar dhe Evropa lexon ,e libri mbetët . E me librin edhe gënjeshtra serbe.
Shqiptarët nuk i lernin tokat nga dëshira por nga dhuna ,nga masakrat e nga vrasjet.Toka e djegur dhe shpirti i përvëluar i shqiptarit që vazhdimisht i duhej të lëvizte të ikëte që vetëm e vetëm të shpëtojë shipirtin e shkallmuar dhe të riçelë si lulja e humbur nëpër tokat e huaja. I përndjekur gjithëmonë. Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit . E ne ende heshtim….