• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

DASHURIA PËR JURIDIKUN KA QENË ËNDËRR FËMIJNORE PËR MUA

January 8, 2013 by dgreca

Ajo që më mundon më shumë është padrejtësia, e pavërteta parimore dhe mashtrimet, -thote advokatja shqiptare nga qyteti Malmö i Suedisë Saranda Iseni/

Shkruan: Sokol DEMAKU/

 Dashuria për Juridikun ka qenë ëndërr fëmijënore për mua. Kur kam marrë lajmin se jam pranuar në fakultetin e Juridikut ka qenë një ndjenjë e papërshkruar për mua.

Jam ndjerë krenare por në të njejtën kohë kam ndjerë përgjegjësi të madhe.

Juridiku është një degë shumë e rëndë, kërkon zotësi gjuhe, shumë punë, disiplinë dhe shumë kohë.

Lumturi të madhe me falë buzëqeshja dhe përgjigjet e sinqerta të fëmijëve te mi!

Ajo që më mundon më shumë është padrejtësia, e pavërteta parimore dhe mashtrimet.

Ndërsa per sa i perket gjimnazit mundem lirisht të shprehem se ka qenë një ndër periudhat me te bukura te jetës sime. Kanë qenë shumë vite te frytshme, zhvilluese dhe të paharruara në shumë aspekte të jetës sime. Mirë e kishte Migjeni me vargjet e tija :”E qeshu rini qeshu, bota është e jote”.

Në punën time takoj njerëz nga e gjithë bota. E rendësishme për mua dhe të gjithë avokatët e tjerë është të zgjedhim problemet në mënyrë të drejtë ligjore dhe të ju ndihmojmë atyre që kanë nëvojë. 

Mbretëreshen Viktoria te Anglise që udhëhoqi shtetin 63 vjet , me gjatë se cdokush tjetër. Arsyeja e parë që Viktoria më pëlqen si personalitet historik është mosha e saj e re si udhëheqëse vendi, dhe mënyra e zotësisë për të mposhtur maskarenjt. Siq burri i saj Alberti shpesh i thoshte : “Zotësoi rregullat e lojës dhe luaji ato me mirë se ata te tjerët qe duan te të mposhtin”.

 

Kush është  Saranda Iseni?

 

Pergjigje:Jam 31 vjecare, e martuar dhe kam dy femije. Jam nga qyteti Ohër , Maqedoni. Jetoj qe 12 vjet në Suedi. Jam juriste e diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Lund, Suedi. Jetoj në Lund se bashku me familjen time. Punoj si juriste në Malmö, në zyrën time Juridikut Juristfirman Saranda Iséni.

 

Keni krye  shkollën fillore dhe të mesme (degen e pergjithshme) i ka kryer në qytetine Strugës, Maqedoni. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohe të rinisë suaj?

Pergjigje:Përsa i përket viteve në shkollën fillore mund të them se kanë qenë të aktivuara në recitim poezish dhe dëshirë të madhe për të shkruar poezi dhe tregime të ndryshme. Po ashtu kanë qenë vite lëngimi pasiqë babai më la shumë të vogël. Isha 10 vjecare kur babai nderroi jete. Humbja e babait më preku thellë në zemër, më shuajti dashurinë fëminore dhe me ngjalli zbrazetirë shpirtërore. Por ne te njejtën kohë me dhuroi forcë dhe guxim të shoh përpara, të përmbaj familjën time, të ndihmojm njeri-tjetrin, të jemi të lumtur dhe gjithmonë të bashkuar.

 

Ndërsa per sa i perket gjimnazit mundem lirisht të shprehem se ka qenë një ndër periudhat me te bukura te jetës sime. Kanë qenë shumë vite te frytshme, zhvilluese dhe të paharruara në shumë aspekte të jetës sime. Mirë e kishte Migjeni me vargjet e tia :” Qeshu rini qeshu, bota është e jote”.

 

Çka ju shtyri të migroni nga Maqedonia?

Pergjigje:Ka qenë bashkëshorti im dhe dëshira e madhe për të vazhduar studime universitare në Europë.

 

Është intersant të na thoni edhe këtë pse migruat mu në Suedi, cfarë  njohurish kishit për Suedine  ju atë kohë?

Pergjigje:Të them te drejten nuk kam patur njohuri të tepërta por pasiqë bashkëshorti im është i lindur dhe i rritur në Suedi me ka informuar mirë për mundësitë e studimeve universitare. Domethën arsimi universitar është pa pagesë përvec blerjës së librave natyrisht. Gjithashtu shteti suedez ju ofron studentëve mundësi që të mund të huazojn para nga shteti gjatë studimeve. 

 

Verën e 2007 keni lexua një kurs për juridik ne Universitetin e kallmar, pas nxënjës në SFI ku morët edhe njohurit e para në suedisht dhe mu në këtë kohë aritët te ia dilni me ate qellim tuaj, cka ju shtyri te lexoni këtë kurs?

Pergjigje:Arsyeja që unë vendosa të lexoj këtë kurs ka qenë shumë thjeshtë një prëgatitje dhe njohuri më lënden e juridikës pasiqë unë e kisha vendosur më parë se do ti përkushtohesha juridikës. Ka qenë një kurs shumë i begatshëm.

 

Mu këtë vit arritet të regjistroheni në Unievrsitetine Lund ne fakultetin Juridik dhe diplomuat në vitin 2010 cka mund të na thoni për këtë?

Pergjigje:Dashuria për Juridikun ka qenë ëndërr fëmijënore për mua. Kur kam marrë lajmin se jam pranuar në fakultetin e Juridikës ka qenë një ndjenjë e papërshkruar për mua.

Jam ndjerë krenare por në të njejtën kohë kam ndjerë përgjegjësi të madhe.

Juridika është një degë shumë e rëndë, kërkon zotësi gjuhe, shumë punë, diciplinë dhe shumë kohë. Si student i juridikës, gjuhës së huaj suedeze dhe prind i dy fëmijëve të vegjël ka qenë një periudhë shumë e vështirë pasiqë koha ka qenë shumë e kufizuar. Tani kur po e reflektoj e kuptoj se ato orët e kufizuara kanë qenë të begatshme dhe të diciplinuara. Gjithmonë e kam patur një qellim kryesor, dmth të diplomoj mirëpo gjatë gjithë viteve të studimit kam patur qëllime të vogla , dmth përqendrim të plotë për një kurs dhe pastaj përqendrim të plot për kursin tjetër dhe kështu me radhë. Qellimet janë shumë relevant për të realizuar një dëshirë, ëndërr apo thjeshtë për të arritur ate që njeriu më se tepërmi dëshiron në jetën e ti.

 

Në fillim keni punua si përkthyese në një zyrë avokatie në Malmö e pastaj në punë administrative në zyrë avokatie, cfare jane përshtypjet tuaja?

Pergjigje:Të punoja si përkethyese ka qenë shumë e dobishme për mua. Kam ushtruar dhe pasuruar fjalorin tim të gjuhës nga të dy anët. Përsa u përket punëve administrative mundem lirisht të shprehem se kanë qenë kohë  edukative, të dobishme dhe zhvilluese, pasiqë studimet e juridikës janë të përqendruara me se shumti  në teori kështuqë te punoja më ceshtje praktike Juridikut gjatë studimeve ka qenë një dobi e madhe.

 

Si një e huaj, si e ndjeni veten në punën e avokatit?

Pergjigje:Të them te drejtën as që nuk jam ndjerë si e huaj pasi që jurisprudenca si lëmi shkencore nuk është e kufizuar vetëm te një pjesë njerëzore por është e gjithanshme. Në punën time takoj njerëz nga e gjithë bota. E rendësishme për mua dhe të gjithë avokatët e tjerë është të zgjedhim problemet në mënyrë të drejtë ligjore dhe të ju ndihmojmë atyre që kanë nëvojë. 

 

Tani keni firmën tuaj Juridikut, pas diplomimit 2012, ku kryeni punë të ndryshme Juridikut, beni perkthime nga shqip ne suedisht dhe anasjelltas dhe merreni edhe me qeshtjet azilit, është inetersant për lexuesit tanë të na thoni më shumë për këtë lami, kjo është një brengë e jona?

Pergjigje:Saktë.

Mirrem me degë të ndryshme ligjore dhe poashtu me ceshtje të azilit.

Keni te drejtë, ështe një brengë e madhe e jona. Rendësine e gjuhës shqipe e kam ndjerë me shumë në cështjet e azilit pasi që klientët mund të shprehen në mënyrën e tyre, parasegjithash në gjuhën e tyre dhe jo me ndihmën e një njeriu të tretë (përkethyesit). Për të arritur sukses në një kerkesë azili është e rendësishme të kesh kontakt të drejtëpërdrejte, dhe në këtë mënyrë shmangen të gjitha keqkuptimet. Pasiqë vendimi i Entit të Emigracionit mirret nga ato të dhëna që kerkuesit e azilit i kanë thenë gjatë intervistave të ndryshme.

 Për ata që kërkojn leje qëndrimi është e rendësishme të kenë mbështetjen dhe sigurin e dikujt. Të shpërngulesh nga vendlindja nuk është e lehtë por të vendosesh në një vend të huaj është edhe më e vështirë. Është sikur të jesh i verbër dhe i shurdhër në të njejtën kohë.  

 Sa ka arritur Saranda të krijoje shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi dhe cfare janë kontaktet tuaja sot me vendorët?

Pergjigje:Përsa i përket rrethit shoqëror dhe jetës sociale jam shumë e zgjeruar. Kam kontakte miqësore dhe bashkëpunuese me suedez/vendore dhe poashtu firma të ndryshme avokature. Si për shembull Advokatfirman Malmbergs AB dhe zyra avokature “Haxhia dhe Hajdari”.

Jam e hapur për bashkëpunime të reja dhe në lemi të ndryshme jo vetëm Juridikut.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu si juriste, cfarë eshtë ndihma e juaj për bashkëkombasit tonë azil kërkues?

Pergjigje:Aktiviteti im më i rëndësishëm në profesionin tim është thënia e të vërtetës ligjore pa marrë parasysh se në cfarë lemi te juridikës bënë pjesë. Faktikisht, besimi dhe vecanërisht sekreti profesional janë tepër relevant në profesionin tim. Për mua si përfaqësuese juridike ligjore është e rëndësishme që ti besoj klientit tim por poashtu është e rëndësishme për punën time që klienti të beson në fjalët e mia dhe fshehtësin time, domethën në sekretin profesional që ka të bejë me cështjen aktuale.

Qëllimi dhe aktiviteti im është që në cdo cështje juridike pa marrë parasysh lemin te jap 100%, domethën të bejë të pamundurën.

Ndihma ime për kërkuesit azil është e shumanshme dhe relevante. Unë kontribuoj me gjuhën shqipe, ju lehtësoj marrjen e informatave, vendimeve dhe apelimeve. Ndihma më e madhe për kërkuesit azilit është mirëkuptimi im i përjetësive të tyre. Për të kuptuar hallin/problemin e dikujt duhet përjetuar ose jetuar në atë vend, me ato tradita dhe probleme. Në ketë aspekt ndjehem me e fortë dhe mund të bej ndryshim. 

Po ashtu edhe kërkuesit azil shqiptarë janë shprehur se ata ndjehen më të lirë, te sigurt dhe me të qetë me një përfaqesues juridik shqiptar. Mundohem të ju ofroj sa më shumë mbështetje, miresjelle dhe ndihmë të shumëfishtë dhe të pakufizuar.

 Një jurist kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Saranda?

Pergjigje:E mirësjelltë, dashamirëse, e organizuar, kurioze dhe e vendosur.

 Cilat personalitete historike pëlqeni më shumë?

Pergjigje:Mbretëreshen Viktoria te Anglis që udhëhoqi shtetin 63 vjet , me gjatë se cdokush tjetër. Arsyeja e parë që Viktoria më pëlqen si personalitet historik është mosha e saj e re si udhëheqëse vendi, dhe mënyra e zotësisë për të mposhtur maskarenjt. Siq burri i saj Alberti shpesh i thoshte : “Zotësoi rregullat e lojës dhe luaji ato me mirë se ata te tjerët qe duan te të mposhtin”.

Arsyeja e dytë është se mbretëresha Viktoria është një shembull konkret – se cdo gjë është e mundurë. Domethën edhe kur askush nuk beson në aftesin dhe zotësin tende duhet përseri besuar në vet vete dhe berë zbatim, sepse cdo gjë është e mundur me besim në vetvete dhe vetëvlerësim.

 Nëse kjo lami që keni studujuar nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën më mirë se në gazetari Saranda?

Pergjigje:Në profesionin e aktrimit.

Të bëhem aktore ka qenë gjithmonë një dëshirë dhe ëndërr e imja. Të them të drejtën e kam patur ketë deshirë paralelt me juridiken. Shpresoj që një ditë të këndon një zog pranvere në dritarën time dhe të më ofron edhe me të voglin rol aktrimi. Do të ishte një kënaqësi dhe përjetim i papërshkruar edhe nese bëhej fjalë vetëm për një rol të vogël aktrimi.

 Sa jam i informuar, ju merrenie dhe me shkrime, cili është motivi i juaj në poezitë tuaja?

Pergjigje:Shkruaj shpesh për dashurinë në përgjithësi dhe sidomos për fëmijët. Po ashtu shkruaj për mallin dhe mungesën e babait që ka prekur thellë zemren time fëmijënore. Një plagë e përjetshme.

 E  lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet në Skandinavi, c’ka mund te na thoni për te?

Pergjigje:Në radhë të parë ju përgëzoj për punën e mrekullueshme që bëni. Është lexim i këndshëm dhe i gjithanshëm. De facto është një mundësi e cmuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë të kenë mundesi të njohin njëri tjetrin, të bashkëpunojnë njëri me tjetrin, të informohen për njëri tjetrin dhe para se gjithashë me gjuhën e ëmbël amtare. 

 Urime të perzemerta dhe suksese të metutjeshme me gazetën tuaj të cmuar. Ju lumtë për punën që bëni. Respekt te vecant!

 Planet tuaja për të ardhmen, cka Saranda mendon dhe ka në fokus?

Pergjigje:Planet e mia janë të tepërta dhe të shumanshme. Por për të arritur një qellim të plotë dhe efektiv është bashkëpunimi me shumë palë i domosdoshëm dhe shumë relevant. Prandaj qellimi im është sa më shumë bashkëpunim.

 Ne fokus është themelimi/vendosja e ndermarrjeve/firma te ndryshme shqiptare në Suedi dhe poashtu themelim/vendosje te ndermarrjeve/firma  te huaja evropiane/boterore në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni. Vendet tona shqiptare janë duke u zhvilluar si shigjeta të shpejta dhe të mprehta. Do të ishte një privilegj i madh të mund të benim hapjen dhe zhvillimin e firmave të ndryshme shqipetare ketu në Suedi. Po ashtu do te ishte një sukses dhe perfitim për vendet tona nëse do te mund të themelonim firma te huaja ne vendet tona – gjë që do të hapte vende te shumta pune për shumë vendor dhe zhvillimi të nuancuar për vendin tonë.

 Po ashtu me rëndësi te theksoj edhe cështjet e rëndesishme azile ku gjakmarrjet/hakmarrjet e tepërta janë aktuale në planet e mia. Se janë ceshtje të renda ku jeta e njerëzve është në lojë. Për një shtet të huaj si psh Suedia nuk është e lehtë që të kupton gjendjet dhe traditat e vjetra të vendeve tona për sa ju përket këtyre problemeve. Sinqerisht, nuk është aspak e lehtë as edhe për Entin e Emigracionit të kupton se forcat e rendit nuk ofrojn ndihmë. Është nje lëmi shumë e rendësishme dhe shpresoj që se shpejti të mund te bejmë dicka të dobishme per familjet e përziera.

 Çka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?

Pergjigje:Lumturi të madhe me falë buzëqeshja dhe përgjigjet e sinqerta të fëmijëve te mi!

Ajo që më mundon më shumë është padrejtësia, e pavërteta parimore dhe mashtrimet.

Si e kalon kohen e lirë?

Pergjigje:Të shumtën e kohës mundohem t’ia kushtoj familjes pasiqë puna merr shumë kohë. Përndryshe shkruaj poezi, lexoj romane të ndryshme.

 Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Pergjigje:Shumë pyetje interesante J. Nuk ka rëndësi vendi por ka rëndësi shëndeti dhe me ke do jetoja, sigurisht me familjen.  Po theksoj një mikun tim:”shendeti është një  dhe cdo gje tjeter eshte zero”. Nëse ka shëndet ka jetë, ka dashuri dhe ka mundësi zgjedhje jetësore dhe banore. Nëse nuk ka shëndet atëhere për asgjë nuk ka vullnet. (falenderjme bashkepuntorin e Diellit nga Suedia per dergimin e shkrimeve interesante per bashkombasit tane ne Suedi, Sokol demaku)

Filed Under: Interviste Tagged With: Malmoe, Saranda Isini, Sokol Demaku, Suedi

KARVANI I PAVARESISE

January 8, 2013 by dgreca

Karvani  i  Pavarësisë[1]  Novelë[2]/

Nga Aristotel  Mici/ SHBA/

Vjeshta e tretë e vitit 1912 ishte në mbarim. Ditët  qenë shkurtuar fare dhe dukej sikur  mblidheshin dhe tkurreshin gjithnjë nga retë e dendura dhe mjergulla. Frynte erë jugu dhe  binin shira. Udhët qenë tërë baltë dhe fushat  ngjanin si gjysme të përmbytura..  Në një mëngjes të këtyre ditëvë te vrenjtura në garnizonin e kazasë së Beratit kishte lëvizje. Zabitët i  ngritën asqerët  herët dhe  pa bërë as talimin e sabahut, i vunë ata për të ngrënë bukë shpejtë dhe  pastaj  i mblodhën të rreshtuar tek sheshi midis kazermave. Me zabitët përpara asqerët prisnin në heshtje. Dhe ja pa pritur atë mëngjes të vrenjtur  u shfaq  në  tribunën e ultë  prej guri bimbashi i vrazhdet, i quajtur Hasan Tursun Oglli, i cili filloi të fliste me nje ze të rreptë.  Asnjë ushtar nuk po e kuptopnte turqishten e tij, përveç ndo nje zabiti që  kishte mësuar në ndonjë ruzhdije te  kohës.

Terxhuman ishte heqimi i garnizonit, Tahir Efendiu. Ai ngjante më i moshuar nga bimbashi, po dukej  i ndrojtur dhe i përulur para tij.. Tahir Efendiui përkthente  qart dhe  saktësisht.

Midis  ushtarëve që e dëgjonion ishte edhe Bushi Furka nga Fushëmarinasi, i Myzeqesë i cili qe në rresht si gjithë të tjerët. Tërë ushtarët e taborit e dinin se Bushi ishte djalë i vetëm.  Këtë e kuptoje edhe nga veshi shpuar, ku pati pas varur  vath, që zakonisht iu vihej djemëve si shpresë  për të  qënë me jete e për të rrojtur gjat. Kjo anë e tij si djalë i vetëm  kuptohej edhe  nga emri: Bushi. Pra, njerëzit e shtëpisë i kishin vënë atë emër  që të ishte  i fortë e jetonte shumë si druri i bushit. Kur erdhi koha për të ngritur nizam, morën edhe Bushi Furkën. I ati u qe lutur njerzëve të kryepleqësisë si edhe komosionit të okllamasë, po më kot. Bushi duhej të shkonte  nizam. i ati kishte dashur që të shiste qetë e parmendës e të paguante një njeri që të vinte bedel për të, po askush nuk kishte dale bedel në vend të tij për ta zëvendësuar.

Sidoqoftë,  njerëzit e shtëpisë, e sidomos e ëma, u gëzuan kur morën vesh se Bushin nuk e kishin shpur larg, andej tutje nga Anadolli, a po nga vendet e Arabistanit. Ai do të shërbente si nizam në ushtrinë e vilajetit, në një tabor, që qëndronte brenda kazasë.

 *

   Terxhumani vazhdonte  të përkthente fjalën e bimbashit: ”Për nizamët e këtij tabori është nder i madh detyra, që po i ngarkohet. Ju do të ruani rrugën që shkon nga shkumbini deri ne Vjosë. Këto ditë pritet që të kaloje andej një njeri që ka dalë nga dora e dovletit. Ai është treguar dinsëz e harramsëz para sulltanit dhe sadrazemit. Dovleti e nderon me tituje ofiqe, kurse ai në vend që t’ia dijë për nder,  i kthen shpinën , dhe lidhet me mbretëritë e kaurëve. Ky njeri dinsëz, që po na sillet si rebel ndaj perandorisë, është Ismail Qemali, i cili i ka sjellë dëme dovletit dhe po perpiqet të  bëjë ngatrresa të tjera  për mbretërinë. Qëllimi i këtij rebeli është që të  arrijë të  shkëpusë nga  trupi mbretërisë sonë gjithë nahijet e Arnautistanit. Po a mund të qendrojë Arnautistani vetëm. Jo, s’ mundet. Këtë e di edhe ai vetë, Ismail Qemali, me gjithë  rebelët e tjerë. Jo më kot ka vajtur ai në mbretëritë e te krishterëve te Evropit. Ai do që ta lidhë Arnautistanin  me Kaurët. Do që të krijojë  një mbretëri  të vogël alla kaure nën hijen e mbrtërve kaurë. Ky i mallkuar i Allahut ka shkelur besën ndaj sulltanit dhe i ka dhënë shpirtin xhehnemit. Qëllimi i tij është që të dobësojë dovletin edhe të bëjë sa më shumë njerëz dinsëzë si vetja. Prandaj, me urdhër nga lart, nga vilajeti ai duhet kapur i gjallë o vdekur. Ja kjo detyrë i ngarkohet sot taborit tuaj.”

Ashtu vazhdonte të fliste bimbashi, duke parë me kujdes fytyrat e nizamëve dhe të  zabitëve para tij.

                                                              *

          Bushi Furka e dëgjonte si i shtangur dhe mishi i trupit i bëhej gjëmba gjëmba. Ai sikur nuk po u besonte fjalëve, që përkthente terxhumani. “Si është e mundur të jetë ashtu Ismail Qemali?” – mendonte me vete  Bushi Furka. Në fillim të asaj vjeshte, para se atë ta merrnin nizam, nëpër dasma e gostirat e fshatit, Ismai Qemali  ishte dëgjuart aq shumë nëpër këngë. Për atë këndonin të moshuar edhe të rinj. Dihej nga shumë njerëz se ai  kishte vajtur nëpër Europë për të mirën e Shqipërisë. Duke menduar ashtu, ai sikur nuk po ua vinte më veshin fjalëve të terxhumanit . Atij po i zjente brenda vetes kënga që pati mësuar para pak kohe në një nga dasmat e fshatit:

                                      O shokë, më mori malli,

                                       Ku gjendet Ismail Qemali;

                                        Në  Paris atij Krajli,

                                        Po vrapon si sorkadh mali,

  T’i dalë zot këtij vatani.

          Dhe, tek kalonte me mendje fjalët e asaj kënge, Bushit i kujtoheshin shokët e fshatit  si edhe njerëzit e shtëpisë dhe te fisit. Një mall i brendshëm e pushtoi të tërin. Fjalët e bimbashit nuk kishin më kuptim për të.

Po gjithësesi  tabori mori urdhërin që të bëhej gati për udhëtim. Marshimi do të ishte i gjatë dhe duheshin përgatitur për çdo gjë. Të gjithë nizamët u vunë në lëvizje. Lidhnin  këpucët, shtrëngonin shallvaret haldupe qepnin xhybetë, rregullonin rripat e dyfeqeve edhe i hidhnin pastaj krahqafë

Bushi Furka bënte si të gjithë dhe dorën e vinte shpesh tek qesja me para që e kishte varur me gjalmë në qafe e që i lëviste mbi kraharor. Ato para ia kishte dhënë i ati, me qëllim që po të gjente bedel, të kishte mundësi të paguante edhe t’ i shpëtonte nizamllëkut.

Udha ishte e gjatë,  po në marshim e sipër  bëheshin ndalesa për  pushim, a po edhe për ta mbajtur taborin të rregullt dhe të mirë komanduar. Sa herë qëndronin për t’u shlodhur, ose për të ngrënë ushqim, Bushi mendonte se si mund t’u vidhej nga sytë e të tjerëvë dhe të ikte pa u diktuar.

“Sikur të shpëtoj nga arratisja prej taborit.- mendonte ai, –  do të vrapoj sa të mund dhe do të hap lajmion  kudo se  se Ismail Qemalit  po i  kanë zënë pusinë”

   *Afër Lushnjes tabori ndali përsëri. Pas pushimit mulazimi e ndau ushtrinë në dysh: Njërën pjesë e nisi nën komandën e një zabiti ne drejtim të Shkumbinit; pjesa tjetër do të shkonte nga ana e rrjedhës së Semanit.   Merrej me mend se nizamët e këtij taborri ishin në përforcim dhe mbështetje për te gjithë koshadhet e nahijeve midis lumenjëve nga  Shkumbini deri ne Vjosë.

Qeveritarët e asaj kohe mendonin se mos vullnetarët që kishin dalë në  përkrahje të Ismail Qemalit do të ishin të shumtë. Ata kishin ndrojtje se mos  nuk e përballonin gjendjen vetëm me koshadhet  e forcave krahinore, pa ndihmën  e taboreve të ushtrisë së gazermave.

Ajo pjesë e ushtarëve të taborit, që mori  drejtim për nga  ana e lumit të  Semanit, pasi kishte bërë disa orë të lodhshme  udhëtimi, kur mbrrijti afër kodrave të ulta midis Petovës dhe Mbrostarit, mori urdhër të qendronte  e të pushonte për tërë atë natë. Midis këtyre nizameve ishte edhe Bushi Furka.

  Diku më tutje  ndodhej lumi, ku ishin ngritur dy lundra gjemi, ajo e Mbrostarit e njohur nga të gjithë dhe ajo e Petovës, ndanë një trage prapa pyllit të madh, gjysmë e fshehur. “Cfarë të bëj tani?- pyeste veten Bushi: Të rri ktu dhe të bëj dyfek me Ismail Qemalin? A pot ë arratisem?….Po sikur të më diktojnë … Po më mirë të më diktojnë dhetë më vrasin sesa  të shtije kundër Ismail Qemalit dhe shokëve të tij.”

Kur erdhi nata,  nizamët nisën të  kërkonin bregoret edhe ledhet e terura të lumit. Vinin përqark  drurëve për t’u mbrojtur pak a shumë nga era dhe ku për rreth rrënjëvë dhe trungjeve qenë grumbulluar gjethe, që t’i  perdornin si dyshek. Përpiqeshin që të mbroheshion sado pak nga lagështira. Ashtu në vendet që zgjodhën vetë u shtrinë të mbuluar me xhybetë e tyre.

Edhe Bushi Furka u shtri, po atë nuk e zinte gjumi. Më tepër se lodhja e marshimit, po e mundonte qëndrimi midis nizamëve dhe zabitëve. Shiu që  kishte rënë gjat ditës pushoi dhe retë e dendura po zgaliteshin ca. Sikur po rrezonte pak hëna. Në mugëtirën e asaj nate Buishi po vriste mendjen se sit ë gjente mënyrën më të mirë për të marrë arratinë. Dhe ja tek i shkrepi në mendje shërbimi i rojes. Në mesnatë atij do t’i  takonte të ishte roje. Bushi e njihte mirë këto anë të lumit, se ai për fat  ishte nga këto  anë. Fshati i tij i lindjes Fushëmarinasi ishte vetëm dy orë e ca larg nga ato brigje të Semanit. Kur pat qënë çunak, katërmbëdhjetë vjeç e ca, ai pati vajtur nga këto brigje për të gjujtur mëllinja dhe lepuj të egër. E dinte se nga bënte lumi va dhe ku ishte  vendi më i  cekët.

Në mesnatë, kur mori shërbimin e rojes pyeste veten në se do të ishte mirë të kalonte  lumen a po jo. Dhe, tek po shikonte errësirën e pyllit,  i  ra në kokë mendimi që të çante përmes tij. “Qëllimi im, mendonte, nuk është që të shpëtoj kokën , pot ë lajmëroj rrezikun, se Ismail Qemalit i  kanë zënë pusinë.”  Ashtu, atëherë, në mesnatën pus të errët, kur gjithë nizamët dhe zabitët,  kishin rënë në gjumë të thellë,  të lodhur nga udha përmes shiut me llohë, Bushi Furka në majë të këmbëvë largohet pa u ndjerë. Eci dhe eci për një kohë të gjatë pa kthyer kokën pas, deri sa ai u bind se i kishte humbur gjurmët dhe asqerët e taborit i kishte shumë larg. Në rrugë e sipër hasi në zgërbonjën e një plepi  të vjetër. U fut brenda saj,dhe u ul të shlodhej  e të mblidhte veten. Nga larg vinte uturima e detit. Frynte jugë gjithnjë dhe deti kishte dallgë e lëshonte një burë të madhe uturitëse sa të përgjumte.  Lumi qe mbushur degë më degë me ujëra të përzjera e të turbullta. Dukej sikur lumi nuk merrte tutje; sikur i pëlqente më mirë të teptiste nga anët e tij e jo të merrte udhën andej nga gryka në det. Bura e detit ngrinte gjithnjë dallgë dhe nuk e linte gjithnjë lumin të derdhte gjithë prurjet e tij.

Atje, Brenda në guvën e zgërbonjës, tek po shlodhej, ai mendohej, pyeste veten se ku mund të ndodhekj Ismail Qemkali? Sa shpejtë paskej ardhur nga Evropa ! Kurse kënga në një dasmë thoshte se ishte aq larg…tutje nga Parisi. Bushi nuk dinte asgjë për vajtjet dhe takimet e bisedimet  e Ismail Qemalit nëpër qytete të mëdha si në  Bukuresht, në Vienës, në Trieste. Dhe ja tani, ai prap, nuk ka një ide të qartë për  udhëtimin që karvani i Ismail Qemalit ka marrë drejt Vlorës. Ai nuk kishte dëgjuar nga askush se Ismail Qemali kishte disa ditë që ndodhej në Durrës. Dhe ja tani nga fundi i vjeshtës së tretë ai po shtegëtoka nëpër Shqipëri, siç kishte thënë bimbashi, “që të prish dovletin” dhe prandaj tabori i kazasë së Beratit, ka dalë rrugëve për t’i  zënë pritë. Dhe ashtu, tek po thekste moti, Bushi Furkën e kaploi  një hije gjumi, duke mbajtur  pushken në duar.

     *

Pas bisedimeve që pati bërë me personalitete në Bukuresht, në Vjenë dhe në Romë, Ismail Qemali qe bindur edhe më shume se pa humbur kohë duhej shpallur pavarësia e popullit shqiptar. Çdo ditë vonesë, mendonte ai, e rrezikonte fatin e kombit. Me këtë ide në mendje ai tok me shokët e shpurës së tij u nis nga Triestia dhe zbriti në Durrës më 21 nëtor të vitit 1912.

Për ta shpallur sa më shpejtë këtë qëllim dhe këtë dëshirë,  Ismail Qemali thirri shpejtë në nje mbledhje parinë e Durrësit,muslimanë e te krishterë, tregëtarë e bejlerë. Pa uzgjatur, Ismail Bej Vlora ua shpjegoi njerzëve të mbledhur se në ç’ rrezik gjendej Shqipëria pas thyerjes së ushtrive turke nga  sulmet e aleatëve ballkanas.

-“Unë them se i vetmi veprim  për të  mënjanuar rreziqet, që  kërcënojnë kombin tonë në këtë gjendje politike, do të ishte  të ngrinim   flamurin kombëtar dhe të shpallim mëvehtësinë e Shqipërisë.  Ashtu  t’i themi botës se jemi një komb më vete, dhe tani që fati na ndau nga Turqia, duam të qeverisim vetveten dhe të rrojmë në paqe e urtësi me të gjithë fqinjët. “

Mirëpo sa mbaroi fjalën e tij Ismail Qemali në atë mbledhje, na ngrihet    dhespoti grek i Durrësit, Imzot Jakovi, i  cili u dëgjua të thoshte:”Mendimet dhe  qëllimet e Ismail Qemalit janë çeshtje që mund të bisedohen, por jo tani. Këto punë  i ka në dorë Evropa dhe ajo do t’i  rregullojë për së miri, kur të vijë koha. Kurse për ngritjen e Flamurit kombëtar të Shqipërisë, që e përmendi Ismail Beu, – vazhdonte të fliste dhespoti Jakov, – unë mendoj se ne si shtetas besnikë të Sulltanit, vetëm një flamur njohim, atë të Turqisë dhe atë e kemi mbi krye e sipër.”

Pasi tha ato fjalë, dhespoti Jakov, fërkoi pak mjekrën, picërroi ca sytë dhe iu drejtua   Myftiut të Durrësit duke I thënë: “Po ti Myfti Efendi, si njeri i urtë dhe besnik i  mbretërisë që je, ç’thua?”

Biseda nuk po ecte për mbarë. Myftiu i  Durrësit si  njeri fanatik, dhe që nuk shquhej për zgjuarësi dhe as për kulturë,  nuk e kuptoi aspak djallëzinë e dhespotit. Pa e vrarë mendjen për të treguar ndonjë gjë me vlerë, ai mbështeti fjalët e dhespot Jakovit:

-“Vallahi, Dhespot Efendi, ti e ke thanë fjalën drejtë; na vetëm bajrakut të  padishahut i bajmë temena.”

Kurse  mytesarifi i Durrësit, që nuk mund t’ thoshje njeri i paditur, por si tip i  pavendosur,  nuk dukej as mish as peshk, një person i pasigurt, i cili nuk dinte nga të mbante dhe bënte gjoja figurën e njeriut të paanshem. Po më në fund, kur pa se rreth e qark kishte njerëz të ditur, e  gjeti udhës t’’i deklarohej Ismai Qemalit frëngjisht: “Comme Albanais, je suis avec vous, mais comme fonctionniare, je dois etre contre vous”[3]

Ismail Qemali e kuptoi se një pjesë e parisë së Durrësit nuk e përkrahu për qëllimin e tij të shenjtë. Kështu që mendimi i  tij për ngritjen e flamurit në Durrës, për të fituar kohë, nuk doli për mbarë. Merrej me mend se puna antishqiptare  e dhespot Jakovit  si edhe te myftiut e kishin bërë efektin e tyre tek shumë njerëz të pa informuar për rreziqet që po i  kanoseshin  kombit shqiptar.

Po megjithëse nuk ia arriti qëllimit që ta ngrinte flamurin në Durrës, Ismai Qemali nuk e dha veten, nuk u pëkul. Mendja filloi t’i  rrihte për nga Vlora, tek vendlindja e tij. Paria e atij qyteti i  kishte bërë ftesë me telegram që kur ishte në  Trieste . Vlonjatët me krenari dhe vendosmëri e prisnin që t’u vinte atje, në  shtëpinë e tij dhe ashtu  të ngrinin së bashku flamurin.

 

                                      *

Dy ditë më vonë, pas mbledhjes me parinë e Durrësit, kur Ismail Qemali  vajti ne gjelltore për të ngrënë darkë, njerëzit e shpurës së tij i  thanë se kuajt e karvanit qenë gati për  udhëtimin drejt Vlorës. Ai  u bë prap plot besim në vetvete se e merrte me mend përpjekjen  e patriotëve në Vlorë. Telegrami i tyre e kishte vënë në dijeni. Atë telegram e ruante si një thesar. Sa herë fuste dorën në xhepin  e brendshem, prekte letrën e telegramit, që i kujtonte zotimin e bashkëqytetarëve vlonjatë.

Udhëtimi i karvanit të shpurës së  flamurit të pavarësisë filloi të nesërmen, në mëngjesin e ditës së shtunë, më 23 nëtor. Tok me Ismai Qemalin  ndodheshin edhe atdhetarë të tjerë të shquar, disa e patën shoqëruar edhe në  Bukuresht e në Vjenë. Në të njëjtën kohë u nisën tok me të drejt Vlorës edhe delegatët e Durrësit, të Krujës, të Tiranës, të Shijakut. Në rrugë e sipër  atij do t’i bashkoheshin edhe deolëgatet ë Kavajës, te Lushnjës dhe të Fierit.

Pas disa orë udhëtimi, ndërsa  shpura e Ismail Qemalit vazhdonte rrugën për në Vlorë, një kalorës i vetëm  diku afër Gosës po vinte me nxitim  për të  gjetur karvanin e pavarësisë.  Ai kalorës deshte të takohej direkt me Ismail Bej Qemalin.

Kur Prinjësi i Flamurit me shkoët e tij po i  afrohej Gosës, kalorësi ndali para tyre. Ai kërkoi të njihte Ismail Qemalin dhe deshte t’i jepte  një copë letër. Nga posta e Lushnjes e njoftonin  fshehurazi lidhur me një telegram që sapo kishte mbrrijtur nga vilajeti i Janinës në sanxhakun e Beratit. Mytesarifi e kishte shpërndarë  lajminnë formë urdhëri me post-telegraf ndër të gjithë kajmekamët:

“Ismail Qemali me shokë gjallë a vdekur të shtihet në dorë”

– U kanë zënë pusinë gjat rrugës Ismail Bej, – foli lajmëtari me kalë dhe u  largua pa u zgjatur dhe iku drejt qytetit të tij.

Atëherë Ismail Qemali, pasi lexoi me zë të larte lajmin e keq, u tha shokëve:

– Si do të bëjmë vëllezër ?!… Nëqoftë se ia mbrrijmë Vlorës, dëshira jonë plotësohet, do ta shpallim Shqipërinë  më vete, të mosvarur. Nëqoftë se do të vritemi, atëherë bëhemi  dëshmitarë dhe theror të Atdheut të dashur.”

– Do të çajmë përpara, do të ecim në udhë që ata nuk e pandehin,- u dëgjua njeri nga shoqëruesit e shpurës. Jam nga këto  anë të Myzeqesë dhe i  njoh mirë të gjitha shtigjet dhe e udhët e fshehta.

 Ai që foli aq i vendosur  ishte Llazi Bozo, një shoqërues vullnetar i shpurës, një nga patriotët e flaktë të Myzeqesë , që kishte ngritur më këmbë në mbrojtje të Ismail Qemalit gjithë fshatin dhe  dhe krahinën për rreth tij.

– Le të marrim zemër nga fjalët e këtij zotërije kurajoz dhe të nisemi përpara pa u  trembur drejt qëllimit tonë dhe na u bëftë udha dritë., –  nxiti bashkëudhëtarët  e vetë  Ismai Qemali, duke  iu uruar guxim në kalimin e vështirësive.

Karvani i  Flamurit të Pavarësisë  atëherë dredhoi rrugën  dhe mori tragat nga ana e Tërbufit, në vende me ujë dhe baltë, me udhë e pa udhë. Nga shirat  e rëndë të vjeshtës toka qe squllur aq shumë  saqë dheu  kudo qe bërë si baltë kamine. Kënetat qenë mbufatur dhe lumenjtë  vinin trarë-trarë e gërryenin ledhet degë më degë. Deti uturinte dhe vazhdonte të ngrinte burë. Pas një zagushije të rëndë, retë e veshën qiellin pus. Vetëtimat dhe gjëmimet përsëri po rrethonin horizontin. Shirat nisën prap shtruar, pa erë, po të dendur. Duke kaluar para fshatit të Këmishtajt, dheu po bëhej dhe më i rëndë, balta e zezë ishte shumë ngjitëse. Dukej sikur kuajt nuk ecnin, por  po  ngjisnin llucë të zezë kamine.

  *

Ishte e diela e parafundit te  vjeshtës së tretë të vitit 1912, kur Karvani i Pavarësisë po uafrohej dherave të Karatoprakut, ku kalimi i udhës me këmbë ose me kuaj bëhej më se i vështirë. Pikërisht në atë kohe me llohe e me shi nje qerre me rrota të larta po afrohej ne drejtim të  Karvanit. Koha e dasmave ende nuk kishte mbaruar dhe ata që shikonin atë qerre, mund të kenë kujtuar se ajo do të qe nisur për të marrë ndonjë nuse të re në atë ditë të përbaltur plot me shi,  sipas zakonit të lashtë “të prerjes së ditës”, që do të thoshte se  vajza behej nuse pikërisht në ditën e caktuar nga të dyja palet e krushqisë. Po jo, nuk kishte qënë ashtu. Qerrja me rrota  të larta nuk qe nisur as për nuse e as për pajë. Pendari, që po hiqte qetë  për dore me hosten, e ndali qerren në mes të udhës. Vuri hostenin në vrimën e qajkës dhe doli para shpures se kalorsëve. Ai ngriti duart lart në formën e gjyusmë harkut duke thënë ca fjalë që nuk merreshin vesh nga shkaku i shiut. Kur  u afrua edhe më, pendari vuri një dorë në zemër dhe me dorën tjetrër takoi udhë-rrëfyesin.

– Jam i dërguar nga paria e anës sonë të Karatoprkut, – folio ai, që të takoj Ismail Qemal Beun dhe ta marrë në qerre.  Siç e shikon  kjo qerre është e siguruar mirë: është e mbuluar me rrogaoza të rinj që nuk i hyn asnjë pikë shiu; kurse në shtratin e saj janë  shtruar dyshekë dhe qilima me thekë.

Kur udhë-rrëfyesi po e dëgjonte dhe  po shikonte pak si i çuditur nga e papritura, pendari vazhdoi prap:

– Nuk jam vetëm; tok me mua kanë ardhur edhe burra të tjerë, të cilët janë endur andej e këndej se po bëjnë roje, kurse populli po u prêt në  Libofshë. Atje  do të bëhet festë. Te oborri i vakëfit  është ngritur kënga e po hidhet valle nga gëzimi. 

 Udhërrëfyesi ktheu kalin, u fut në mes të shpurës, iu drejtua prinjësit të flamurit e i tha:

-Ismail  Bej ! Populli i kësaj ane ka nisur këtë qerre për Zotërinë Tënde.

– Po pse janë munduar!? Kur ne kaluar jemi, – tha Ismail Qemali, duke ndjerë  ngrohtësine e dashurise së përzemërt të popullit.

Pendari me takije të bardhë qe pushtuar atë çast nga një ndjenjë përfaljeje para prinjësit të flamurit. Tërë qenia e tij përshkohej   nga një hutim dhe marramendje  ngazëllimi.. Po megjithatë e mori veten, u përcoll, hapi gojën e nisi të fliste me shume mirëdashje.:

– Më tutje rruga bëhet  edhe më e vështirë Ismai Bej, shiu e bën edhe më të zorshme. Prandaj … urdhëroni ! Të paktën sa kohë  që bije shi. Nuk dot lageni dhe do të çlodheni ulur.

Atë çast Ismail Qemali pak si i menduar, vuri dorën te mjekra dhe shikoi udhë-rrëfyesin, sikur të merrte mendim nga ai dhe i tha:

–  Po ti si mendon për këte rast?                                                                                 – Ismail Bej ! – i  tha ai pa u menduar shumë, – Plotësojani dëshirën. Të paktën sa të kalojmë Karatoprakun.

Atëherë  prinjësi i udhëtimit të flamurit vështroi gjithë bashkëudhatarët e karvanit dhe i prekur nga  ngazëllimi dhe  dhe mikpritja e popullit, foli me qetësi: “Vetëm nuk do të ulem aty. Le të urdhëroi edhe zoti Gurakuqi e ndonje tjetër.”

– Faleminderës, Ismail Bej, po ma i moshum asht  Imzot Nilollë Kacorri.  Le të urdhënoi Zotnia e tij ma par, – u degjua Gurakuqi                                                    -Të lumtë goja, zoti Luigj, për punët e shquara,  që ka bërë, ai e meriton të jetë para meje.

    –  Ju lutem zotërinj  të shtrenjtë,   me më ndigjue  edhe mu, para se të më  çmoni kaq shumë. Andej nga  malësia e Lurës asht nji zakon që nderon  ma së pari at mik që ka ba rrugën ma të gjatë. Më thoni Ju  tash,  kush duhet të jete ma i parë. Un nuk mundem me e thye rregullin e Lures dhe të Kurbinit. 

– Ka vend për tre e më shumë, – u dëgjua atë kohë pendarti i qerres.

Dhe ashtu ata të tre : Ismail Qemali, Nikollë Kacorri e Luigj Gurakuqi u drejtuan nga qerrja e mbuluar me rrogoza. Pendari hapi pak vend tek shtiza e qerres, duke mënjanuar një ka, me qëllim që shtiza qerres të shërbente si mbajtëse per të vënë këmben kalorësi, kur ta hiqte nga yzengjija.

Sa mori për të zbritur Ismail Qemali, pendari i tha:

– Kujdes Ismail Bej, mbahuni edhe te supi im.

Po kot u shqetësua pendari. Ismail Qemali i bëri lëvizjet të ngadalta, po të sigurta. Hodhi këmbën mbi shtizë, u kap pas rrapinës e shkoi u ul mbi qilimin me thek pa zor të madh. Po ashtu bëri edhe Luigj Gurakuqi. Kurse Imzot Nilollë Kacorri, dukej që  qe mëi stervitur dhe i bëri lëvizjet e zbritjes nga kali për në qerre më me shkathtësi.

Shpura e kalorsëve me qerremn në mes  rifilloi udhën me baltë, pa pyetur për  shiun që s’ pushonte. Karvani i  Pavarësisë ecte drejt Vlorës pa  pushuar. Qielli shtrydhte re si guna, po karvani nuk ndalej.

                 *

          Kur u kalua Karatopraku, balta e zezë sikur po  bëhej më e butë, më e ujëshme se sa ajo e dheut të zi. Tek po kalonin Gradishtën dhe po i afroheshin Libofshës, qielli  nisi të zgaliste. Retë  sikur po çaheshin dhe  shiu u bë si vesë e hollë, deri sa pushoi. Te sheshi i një djerrine ndanë një kodre, karvani ndali. Kalorësit zbritën nga kuajt dhe Ismail Qemali me dy zotërinjtë  e tjerë, Imzot Nikollë Kacorrin  dhe Luigj Gurakuqin dolën nga qerrja e mbuluar. Atje, në atë vend, ndanë kodrës  kalonte një rrjedhë  uji që  ish  si degë e një përroi që zbriste për poshtë. Të gjithë njerëzit e shpurës u vunë në lëvizje për të ushqyer kafshët. Kuajve u dhanë për të ngrënë  tagji tërshëre, kurse qeve misër me lëpushka. Pastaj i shpunë kafshët për të pirë ujë te vija e rrjedhshme. Nga mundimi i udhës së vështirë si  kuajve ashtu edhe qeve u dilnin  avuj djerse nga kurrizi.

Për disa minuta  gjithë burrat e shpurës çlodhën  gjymtyrët e u shpinë duke ndezur edhe nga një cigare duhan. Dhe pak udhë dhe ata do të arrinin në libofshë. Pasi kasfshët e shuan etjen me ujë, karvani me  njerëzit e flamurit vazhdoi rrugën drejt jugut.

Lajmi se dita e flamurit kishte asfruar, pati pushtuar  mendjet dhe zemrat e të gjithë myzeqarëve, të cilët po i prisnin si  në një ditë feste tërë delegatët e  e ardhur nga çdo anë e Shqipërisë, që ishin nisur drejt Vlorës.

Kudo që shkelnin ata përhapnin lajmin për ngritjen e flamurit. Qëllimi historik që i  kishin vënë vetes ata me Ismail Qemalin në krye, nuk ishte i atillë që mund të kalohej në heshtje. Populli i Myzeqesë i lumturuar po e priste e përcillte Ismail Qemalin me shokë në çdo fshat.  Udhëtimi rrugë e pa rrugë përmes viseve fushore zgjati më shumë se sa qe menduar. Vonesa në udhëtim po e vinte në merak Ismail Qemalin. Ai shqetësohej përbrenda dhe mezi e përmbante ndjenjën e padurimit. Sa her që vinte dorën në xhepin e brendshëm, prekte telegramin e komisionit përgatitor të Vlorës e i kujtoheshin fjalet e shkruara: “Nisuni, ju presim. Jemi gati.” Atë që e shkruante Vlora në tel;egram, ai po e shikonte në fytyrat e qeshura e në sytë e ndezur nga dashuria për Shqipërinë e lirë në çdo krahinë. Të gjithë delegatët e ndjenin  se kudo ishin të rrethuar nga një gëzim i tërë popullit  kudo që shkelnin.

Në të hyrë të Libofshës kënga dhe brohoritjet zjenin edhe më shumë. Ikonom Papa Dhimitri, i cili pati dhënë  fshehur mësimin e gjuhës shqipe në konakët e vakëfit, kishte ngritur për këtë rast një komision feste. Me mundësitë që kishte  pasur, ai  pati arritur  të bënte edhe një kor me djem, të cilëve u mësonte  këngë patriotike, që i sajonte vetë. Njëra nga këto këngë qe bërë posaçëriosht për   këtë rast.  Atë mbasdite  ajo këngë u  dëgjua për herë te pare

  Shqipëri e ngite Ballin,

          Ta ngritën trimat e rrall;

Shqipet me Smail Qemalin,

Nipat e Gjergjit me pallë. 

Gjithë djemëria e Libofshës  me këtë këngë në gojë doli në rrugë dhe nuk po dininse si t’i prisnin sa më mirë  e me mire delegatët e flamurit me prinjësin e shquar në mes. Në gëzimin e kësaj feste atë ditë qe therur një dem, po piqeshin  në furrë gjela deti, po gatuheshin gjellë me jahni, mish i pjekur, qofte dhe të gjithë familjarët me gratë e tyre kishin sjëllë lloj lloje  ëmbëlsirash me kamnistra si në ditën e Pashkës së Madhe edhe më shumë; gjithandej oborri i kishës së Libofshës  kundërmonte nga era e kanellës që u qe hedhur përsipër pjatave me kabuni, me reshedi dhe paluze.

Merrej me mend se delegatët vinin të lodhur, të lagur  dhe të uritur, prandaj te konakët e vakëfit të kishës qenë marrë të gjitha masat sipas porosive që kishte dhënë Ikonomi. Oxhaku bubullonte nga flaka e zjarrit me drurë të trashë, mangallët qenë rregulluar të ndizeshin kur të ishte e nevojëshme. Gjellët , buka, vera dhe rakia  ishin bërë gati.

Karvani i Flamurit të Pavarësisë  mbrrijti në Libofshë para perëndimit të diellit. Gjithë shpura u prit me përqafime dhe shtrëngime duarësh..  Delegatët, të lodhur ashtu si ishin, u futën në një odë, që qe caktuar vetëm për ta. Ismail Qemalit i qeshte fytyra si dielli kur lind. Në mes të asaj mikpritjeje të ngrohtë, në atë  gosti të begatshme, në mes të atij ngazëllimi, që  bënte të dridheshin të gjitha zemrat, Ismail Qemali nuk po qendronte dot pa folur. Nga gëzimi i madh vetja po  i dukej disa vjet më i ri.         

    Prinjësi i Flamurit, tek po rrinte i ulur mbi një shilte të madhe pran zjarrit flakadan, pasi ngriti dollinë për Shqipërinë dhe flamurin, me atë zërin e tij të ngvrohtë e të përmallur tha:

-“Vëllezër të dashur !  Erdhëm  vonë;  të na e falni se u bëmë të na prisni ca si shumë.  Po vonesa qe se nuk kemi rrugë, nuk kemi ura, nuk kemi as siguri.  Udhëtojmë me vështirësira. Sa  varfëri duket në tokën tonë të begatshme. Dhe kush e ka fajin? Fajin e ka qeveria turke. Tani mjaft me Turqinë…  Së shpejti do të ngrëmë flamurin dhe pastaj duhet të perpiqemi me mish e me shpirt për ta shpurë  vendin përpara.. Duhet të ecim edhe ne në rrugën e qytetërimit, të përparimit dhe të mbarësisë. Kështu ne do t’i  tri gojmë Evropës se shqiptari ka mbetur gjithmonë evropian në gjak dhe se nuk dëshiron gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë e tij.”

          Po gostia nuk qe shtruar vetëm Brenda konakëve të vakëfit të kishës, po edhe në koridore edhe në postrët përjashta.  Të gjithë burrat te vjetër e të rinj patën ardhur atë ditë festive. Të  tërë patën  marrë me veta ushqime për të ngrënë e për të pirë me çfarë u ndodhej..Të gjithë e ndjenin se atë mbrëmje Libofsha po jetonte ngjarjen më të jashtëzakonshme.. Ajo kishte nën çatitë e saj përfaqësuesit e kombit, ata që kishin bërë e po bënin aq shumë, për ta shpëtuar Shqipërinë nga zgjedha e huaj halldupe.                                    

                                      *

Bushi Furka pas gjithë asaj lodhjeje nëpër pyll, kur kishte ikur tek rafsha mos u vrafsha, rrinte si i strukur atje tek zgërbonja e lisit plak. Priste sa te fekste e të nisej andej nga i dilte më mbarë për te ura gjemi ndanë lumit. Në ushtrinë turke i dukej vetja sikur të qe syrgjyn. Kazermat i ngjanin si burg. Godina e fjetinës ia ndrydhte gjithë dëshirat..Dhe ashtu tek po rrinte fillikat i vetëm në atë guvë iu bë sikur po e kërkonin, sikur po e thërrisnin me emër. Për një çast u ngjeth dhe filloi të dyshonte se mos zabitët do të kishin  urdhëruar nizamë të taborit për ta gjetur kudo që të ishte. Atë kohë shtrëngoi dyfekun nga gryka dhe mbante veshët pipëz, për të kapur ndonjë fjalë. Po asgje nuk dëgjohej perveç degëve  që shushurinin nga fërkimi me njera tjetrën.

Dhe në atë mënyrë, duke pritur  agimin, Bushi ra pa dshur në krahët e një ëndërre tërheqëse. Ajo ëndërr sikur ia hoqi të gjithë lodhjen,  ndrojtjen dhe pasigurinë e veprimeve.  Në atë dremitje atij iu duk sikur shiu ndali dhe një agimi i purport po ndiste qiellin. Tutje, shumë larg, dielli pohapte syrin me qerpikë të zjarrtë. Atë kohë kalon para  syve të  Bushit e fejuara e tij, Lulja .Ndërsa ajo po nxirte pulat e detit në kullotë,  ai i doli përpara si atëherë kur nuk e kishin marrë nizam. Ajo u tremb nga befasia, po me ta njohur nuk u përmbajt dot nga gëzimi

– Ke ardhur me leje,- i  tha

– Jo, jam larguar vetë   

 – Po si e bëre këtë ?- e pyeti prap Lulja.

– Sepse nuk më mbante vendi. Kam merakun e argëllëkut[4]. Vajti aq kohë  pa  ua dhënë.

– Po ne u deshëm vetë; ne nuk u deshëm për argëllëk.

– Po ç’ thonë bota  pasataj….

– Asgjë…

–  Si….asgjë, !-  Nizamët e rinj që erdhën në tabor më thanë se na përflasin: “Turp për ne që nuk e kemi dhënë….turp për ju që nuk e keni prishur fejesën.

 – Të gjitha janë  gënjeshtra. Për këto llafe paske vënë kokën në rrezik dhe  paske ardhur pa lejë.

– Nuk ika vetëm për punë të argëllëkut, po edhe  për një gjë tjetër shumë të rendesishm..

– Po ç’ është ajo gjëja tjetër  që të paska detyruar të vish?

– Flamuri , Lule, Flamuri. Unë kam dalë këtu në mbrojtje të atij që do të ngrejë flamurin

– Po cili qënka ai?- deshi të dinte Lulja..

Ai  njeri  është Ismail Qemali. Nuk të kujtohet. Emri i tij u përmend  me këngë në dasmën e vëllait tënd.

Kënga më kujtohet, po atë nuk e kam parë, – iu përgjegj ajo dhe u përhumb si një qënie fluide.

Dhe kur Bushi deshi  ta përqafonte si i permallur, qe zgjuar nga ëndërra. Hapi sytë dhe pa se po binte mëngjezi, Shiu vërtetë pati  pushuar dhe nga të çarat e mëdha të reve po dukeshin copa qielli, që i sillnnin në mendje sytë e kaltër të Lules, që sapo i qenë fanepsur në dremitje e sipër.Atë kohë Bushi doli nga zgërbonja e lisit plak dhe tek po shpihej pa se ishte nga fundi i pyllit të Vjetër.

Iu kujtua koha kur dilte nga kjo anë e lumit për të gjuajtur  lepuj të   të egër dhe mëllinja.  Bushi hapi mirë sytë dhe mori me mend se diku më tutje ishte lumi i Semanit dhe pastaj, diku më tej  ndodhej lundra e vjeter gjemi e Mbrostarit.”Ndonëse natë, po i paskam rënë udhës ne të,  – tha Bushi me vete,- paskam dalë atje ku doja të mbrrija”. Hodhi dyfekun në krah e u nis sipas një trrage që duhej të dilte tek ura e vjetër gjemi . Ecte me nxitim që të nxehej. Pas nje gjysmë ore mbrrijti para vendit ku voziste lundra e vjetër e Mbrostarit. Me armën n dorë ai u drejtua nga ana e lundrës. Atje sikur po i bënin sytë se ishte një njeri. Mirëpo  njeriu e kishte parë atë më përpara. Kur ai mori t’i thërriste, ai tjetri i humbi nga sytë. Atëherë Bushi  nisi t’i afrohej sa më shumë lundrës, duke shikuar rrethe rrotull. Po askush nuk po dukej përqark. Më kanë bërë sytë ,- foli me vete, – ose ka qënë ndonjë hije. Që andej iu drejtua një ledhi,që e rrihte dielli dhe kishte shtroerë. U  ul te rrënjët e një shkoze që të ngrohej. Që atje veshtronte uren e vjeter. “Po qe se Ismail Qemali me shokët e vetë do të kalojë  nga kjo anë, unë që ketu do të jem ne mbrojtje të tij. Le të vijnë koshadhet, le të vijnë asqerët, unë që këtej do të hap zjarr, po qe se e rrezikon kush atë”. Dhe ndërsa po shullëhej atje në shtroerë, mendja i shkoi te tjetra lunder gjemi, që vozistre ca me tutje,  andej pas kodres së vogël të Petovës. Ajo urë  gjemi  qe  bërë shumë më vonë edhe për këtë arsye i thoshnin edhe lundra  gjemi e re, ose vetëm Lundra e Petovës.

*

Njeriu që  pati parë Bushi tek lundra e vjetër, nuk kishte qënë hije, po njeri i vërtetë. Ai kishte qënë biri i lundërtarit plak, i cili pati vajtur atje që me natë, për të vënë re se mos andej nga anët e lundrës dukeshin koshadhe ose njerëz të dyshimtë. Po i biri i lundërtarit plak, me të parë njeriun e armatosur alla halldupshe, u largua fshehur dhe iku me nxitim drejt fshatit. Iku me vrap që të jepte lajmin se një njeri i armatosur dhe me rroba si të nizamit turk qe dukur te plepat anës  lundrës gjemi.

Kur djaloshi dha lajmin për personin e veshur nizamë që e  kishte parë te lundra e vjetër, i ati nuk u çudit, po i tha me qetësi.

-Siç duket me urdhër të kajmekamit gjithë shtigjet e udhës kryesore qenkan zënë nga koshadhet, or bir, po ne nuk do të jepemi. Të mëdhenj e të vegjël do të bëhemi mur dhe do ta mbrojme Ismail  Qemalin. Ai edhe shokët e tij mbrëmë kanë fjetur në konakët e vakëfit të kishës së Libofshës dhe nga ora në orë priten të vijnë  këtu në Petovë. Edhe kryepleqësija edhe Ikonom Dhimitri e kanë parë më të arsyeshme që Ismail Qemali me gjithë shokët dhe karvani i tyre ta kalojnë lumin këtej nga  ura e Petovës. Mos u trembni. Gjithë burrat e  nahijes, nga Libofsha në Petovë e deri në Mbrostar e më gjërë  nuk kanë vënë gjumë në sy sonte. Të gjithë janë në mbështetje te tij, ta përcjellim shëndosh e mirë nga lumi dhe ta shoqërojmë deri në Vlorë, ku do të ngrihet Flamuri ynë.

– Po ne të rinjtë çfarë duhet të bëjmë deri sat ë vijnë kalorësit e karvanit ?- Pyeti djali lundërtarin  plak.

– Ju do të bënit mirë pot ë vendosni  kërcunj nga të dyja anët e lumit, atje ku lidhet lundra , me qëllim që të mos u lagen këmbët  njerzëvë nga uji i lumit, kur do të hipin në lundër, ose  kur do të dalin nga lundra. Për ta bërë shpejtë këtë punë përdorni sharrën, po edhe spatrën. Ndër kohë unë po shkoj tek lundra e vjeter që të marrë litarët e limtë, që t’i kemi gjendje, në rast nevoje t’i përdorim për përforcim.

          Lundërtari plak, pa humbur kohë,  i vuri samarin kalit dori, lidhi hejbetë në kocen e samarit dhe mori tragën drejt lundres së vjetër. Me të mbrrijtur atje, zgjidhi litarët e limtë, i   bëri si rrokotë, i futi në të dyja anët e hejbesë dhe  u kthye vrap, duke i dhënë kalit me të katra, deri sa mbrrijti  te ura e re në Petovë. Kur mbrrijti atje, pa se edhe djemtë kishin prerë trungje dhe po i çanin me pyka, që ti përdornin si gjysëm drrase të rënda e t’i vendosnin  në të dyja anët e lumit sipas porosisë, që u kishte dhënë.

                                                *Kur lundërtari plak vuri në trastat  e hejbeve litarët e limtë dhe mori rrugën drejt Petovës me kalin  dori, Bushi Furka po vriste mendjen edhe më shumë dhe nuk po dinte se sit ë vepronte.Të rrinte ende i fshehur, a po të tregohej. Rrobat e nizamit turk si prej halldupi i prishnin punë. Vendi nuk po e mbante më. Pastaj veprimi i lundërtarit plak që tërhoqi litarët e limtë dhe i mori ato me vete, e bëri të vriste mendjen. Çfarë do të ishte arsyeja e këtij veprimi?! Mos vallë i duheshin ata litarë për  lundrën e Petovës, a po do të kishte qënë urdhër i kajmekamit , me qëllim që lundra të mos punonte dhe Ismail Qemali të mos kishte mundësi të kalonte lumin. Me këto mendime në kokë Bushi doli nga pylli dhe iku midis gëmushave, duke ndjekur tragën e lundërtarit të vjetër.

                                      *Kur  delegatët me ismail Qemalin në mes morën rrugën kaluar për tek lundra e re, populli i zonës së Libofshës doli i gjithë përpara tërë brohori me këngë e gëzim. Atë mëngjes  po dëgjohej një tjetër këngë e re:

 

                   Kemi qënë rrogoz e baltë,

                   Po flamurnë e ngritëm lartë..

                   Japim besën në Myzeqe,

                   Për flamur e për atdhe.

 

Ishte kënga më e re e asaj feste, që po këndohej me zë të lartë dhe po shoqërohej me me iso “eee”.

Ismail Qemali gjithnjë i mmallëngjyer nga përzemërsia dhe dashuria e Myzeqesë, mezi po i mbante lotët e gëzimit..

“Populli na ka në mendje edhe në zemër, vëllezër; të ecim përpara për flamurin tonë”.

Me të dëgjuar ato fjalë, Karvani i  Pavarësisë u vu në lëvizje.. Tek ikte kaluar prinjësi i flamurit përshëndeste njerëzit nga të dyja anët e udhës. Kur dëgjonte urimet e myzeqarëve, Ismail Qemalit i erdhën në mendje fjalët që kishte biseduar me Ikonomin e vakëfit, Papa Dhimitri.

“Po mbjellim një lule të re i nderuar Ikonom, si thua të na  rritet?”

“Do të rritet e shëndetshme Ismail Bej, – ia kishte kthyer ai, – sepse edhe toka është e punuar mirë”

“E kishte thënë shumë bukur  Ikonomi plak- mendonte  me vete  prinjesi i Flamurit,- toka e punuar është populli i këtij vendi, i etur për liri dhe për flamur”

Dhe ndersa kalonte në mendje ato fjalë, duke përshëndetur njerëzit, Ismail Qemali dëgjoi edhe një herë  urimin e Ikonomit Plak, Papa Dhimitrit “Udhë të mbarë, o ëngjëlli shpëtimtar”.

 Ashtu me atë urim Karvani i Pavarësisë nisi rrugën drejt urë së Petovës, ku lundërtarët kishin bërë gati gjithçka duhej për të kaluar lumin.

*

Bushi Furka, i cili kishte ndjekur tragëne lundrtarit plak, i qe afruar brrylakut të fundit të lumit,  qe ngjitur  tek një ledh i rrethuar prej ca shkurre marinash dhe blaca ferrash.  Prej andej po vështronte rreth urës së Petovës, ku lëviznin njerëz. Pas pak atij i zunë sytë Karvanin e Pavarësisë. Sa mbrrijtën atje te Ura e Re, pra tek  Ura Gjemi e Petovës, delegatët zbritën nga kuajt dhe po bëheshin  gati që të  kalonin lumin. Atëherë Bushi nuk e mbajti më veten.. Vrapoi drejt blacave me ferra dhe  anës murrizave, deri sa doli te marinat e ulta të lumit. Armën e mbante gjithnjë në dorë, me dëshirën e mirë që ta përdorte, pot ë rrezikohej Iamail Qemali, ose ndonjë nga shokët e tij. Po atë çast e kuptoi se prinjësi i flamurit ishte  shumë e shumë më i mbrojtur nga trimat vullnetarë të popullit. Duke ecur me nxitim, Bushi thoshte me vete se “mua tani nuk më mbetet gjë tjetër vetëm ta shoh atë burrë trim dhe t’ puth dorën me nderim”.

Me këtë dëshirë të papërmbajtur, Bushi Furka po çante përpara nëpër tragën e ngushtë midis marinave me krende të zverdhura nga vjeshta. Po befas u gjend i rrethuar. Vullnetarët e fshatit e kishin kapur si person të dyshuar. Ai ndjeu se duar të fuqishme po e mbanin shtrënguar si darë.

– Ç’ do ti halldup këtu?- qe pyetja e parë.

– Këtë halldup si hije ma zunë sytë  sot herët në mëngjes tek lundra e vjetër,- foli i biri i lundërtarit plak..

– Ky do të jetë hafije.- u dëgjua një zë tjetër..

– Ose vrasës i paguar

Pyetjet dilnin të shpejta dhe Bushi nuk po dinte se kujt t’i përgjigjej më përpara.

– Jam shqiptar, o vëllezër, jam shqiptar bir shqiptari. Po më patën marrë më zor nizam.

– Që nga ke ardhur këtu ?

– Vij nga taborri i kazasë, po i u vodha zabitëve nga sytë natën. Rasti e solli te ndodhem këtu te lundra e lumit.

– Pse qendroje te lundra e vjetër?

– Pse erdhe më pastaj këtu?

– Dola këtej anës së lumit, sepse doja t’idilja në mbrojtje, atij që po përcillni ju.. Do të jepja jetën time, po të rrezikohej gjë ai.

– Po këtu te,Lundra e Re çfarë doje.? A nuk e pe se ne po e mbronim vetë atë.? Fol! Fol!

– Ju them të drejtën, këtu te Lundra e Petovës nuk erdha për ta mbrojtur. E pashë se këtu ishte një populli tërë, që po e mbron dhe po e përcjelle.

– Fol, pra, pse erdhe këtej?

– Erdha vetrëm për një gjë, vëllezër; të më besoni: dua të shoh Ismail Qemalin, të përulem para tij dhe t’i puth dorën.

Vullnetarët e armatosur shikuan njeri-tjetrin në sy dhe sikur nuk u besohej.

-Jam shqiptar bir shqiptari vëllezër, më zini besë. Vetëm aq dua: ta shoh Ismail Qemalin.  Në doni të dini me hollë, jam nga nahija matan lumit, jam i biri i  Rrapo Furkës nga Fushëmarinasi.

Aq foli ai dhe me të thënë ato fjalë nga sytë e shqiptarit të veshur nizam dolën pika loti. Atëherë vullnetarët e morën  njeriun e veshur nizam midis tyre dhe, tok me të, shkuan tek grumbulli i delegatëve, që po përgatiteshin për të kaluar lumin.  Pa ia treguar njeri, Bushi Furka e mori me mend nga nderet që i bëheshin se cili duhej të ishte Ismail Qemali. Pa folur asnjë fjalë , shqiptari i veshur nizam, me sy pak të përlotur u përkul përpara Prinjësit të Flamurit dhe i puthi dorën. Ismail Qemali që edhe asaj radhe ndjeu t’i rrihte zemra për Brenda, i fërkoi krahët shqiptarit, të veshur nizam,. Dora iu lag the  e kuptoi se ai Ikishte rrobat  të lagura, nga që  kishte qëndruar jashtë në shi e në erë.

– Do të ngremë flamurin.- i tha atij Ismail Qemali, pa ia hequr dorën nga supi.

– Rroftë Flamuri,- hapi gojën për herë të parë Bushi, pa ditur se ç’ të thoshte tjetër gjë.

– Dhe nuk do të shkojmë më nizam për Turqinë, por ushtar për  Nënën tonë , Shqipërinë., – vazhdoi me zë të qartë Ismail Qemali.

 – Rroftë Shqipëria, – u dëgjua për së dyti Bushi dhe iu lut që t’i jepnion pushkën, se, pasi të hioqte rrobatr e nizamit, do të vishej si gjithë myzeqarët dhe do të shkonte tok me të tjerët vullnetar drejt Vlorës, atje ku do të ngrihej flamuri .

                                      *

          Kur delegatët mbrrijtën ne Petovë, zbritën nga kuajt dhe pasi u çlodhën pak, ndezën nga një cigare dhe u bën  gati për kalimin e lumit. Herë nga dy e herë nga tre   ata dolën në anën tjetër të lumit të Semanit. Pas tyre kaluan lumen vullnetarët dhe pastaj gjithë kuajt e karvanit.

Pas dreke Karvani i Pavarësisë arriti në qytetin e Fierit.. Ishte koha kur anëtarët e komisionit për pritjen dhe  përcjelljen e shpurës së flamurit, po lexonin telegramin që pat mbrritur nga Vlora: “A erdhi Ismail Qemali aty a po jo? Në mos nuk ka ardhur, ku gjendet? Këtu në ç’ditë vjen? Na bëni të ditur hetimet tuaja gjërë e gjatë.”

Lajmi për ardhjen e Karvanit të Pavarësisë u përhap në të gjithë Fierin si erë. Gjithë populli rrodhi në shësh të qytetit për të parë dhe për të nderuar shpurën e delegatëve që  po vinte kaluar nga rruga aq e gjatë.  Përgjigjja e telegramit të Vlorës u bë me një herë dhe gjithë atdhetarëve ne Fier tani u mbetej që të  mirëprisnin me nderime të veçanta gjithë delegatët, të cilet rruga i kishte  munduar  aq shumë.

 Pasi  u çlodhën në një nga kafenetë më trë mira trë qytetit, Ismail Qemali deshte të nisnin rrugën  drejt Vlorës për të fituar kohë. . Po pleqësia e qytetit te Fierit, kur  pa se sa të lodhur ishin, iu lut që  të hanion darkën  së bashku  dhe ta kalonin naten në qytetin e tyre.   Më në fund Ismail Qemali u bind dhe ia plotësoi dëshirën  parisë së qytetit të Fierit.

                                      *

Të nesërmen gëdhiu dita 25 nëntor  1912. Gjithë delegatët e mbledhur dukeshin më të qetë dhe më të çlodhur. Pasi hëngrën mëngjezin dhe pinë kafenë,  nisën të bëheshin  gati për t’u hipur kuajve. Udha nga Fieri drejt Vlorës ishte më e sigurt dhe nuk duhej të kishte ndonjë trazim. Patriotët e njoftuan Ismail Qemalin se gjithë  shtigjet e rrugës ishin në duart e vullnetarëve. Edhe lundra gjemi e Mifolit drejtohej nga vullnetarët. As asqerë turrq dhe as  koshadhe nuk qenë dukur për rreth gjemisë së Mifolit.. Vjosa atë ditë qe bërë buzë më buzë, po lundra gjemi ishte e fortë dhe lundërtari shumë i sigurtë.

Dhe ndërsa shikonte Vjosën e rënduar nga prurjet e mëdha të ujit, Ismai Qemali, si pa pritur, e ndjeu veten të ngacmuar edhe më shumë nga malli i vendlindjes. I vinte në mendja fëmijëria, lodrat, deti, Kanina, Sazani; pastraj shtegëtimi i gjatë dhe internimi i Familjes.”Ika i mitur nga ti, o Vlorë,- thoshte me vete Prinjësi i Flamurit,- dhe ja tek po kthehem  me mjekër të bardhë, po sidoqoftë fitimtar”.

Kalimi i lumit të Vjosës u bë më i shpejtë se në lumenjte e tjerë. Po moti bënte prap kohë vjeshte dhe qielli vinte anës për shi. Ndërsa Karvani i Pavarësisë kalonte pjesë – pjesë me lundrën gjemi mbi Vjosë, një turmë e gëzuar njerëzish  qe grumbulluar dhe këndonte duke hedhur valle. Melodia polifonike labe përzihej me ison e shtruar myzeqare. Kur Ismail Qemali po bisedonte me partriotët e Vlorës që kishin dalë për ta pritur atje te  Lundra e Mifolit,  si pa u ndjerë vjen ngadal një djalë i ri me një tufë lule vjeshte në dorë për t’ia dhënë Prinjësit, i cili, pasi i mori ato lule, e përqafoi djaloshin dhe e puthi i mallëngjyer nga ngazëllimi popullor. Po ndër kohë djaloshi nisi pa pandehur këngën e tij për ato lule:

                             Jam trembëdhjete vjeç djalë,

                             Brodha fushë e brodha mal,

Mblodha këtë tufë me lule

Për trimin Smail Qemal.

Dhe atëherë, kur mbaroi kënga, Prinjësi i Karvanit të Pavarësis, drejtohet nga  populli, që po pristra ta shikonte dhe ta dëgjonte. Ismail Qemali, duke folur me fytyrë të qeshur, tha me ngazëllim : “E shikoni, o vëllezër se  se ç’ lule rrit kjo tokë !”

          Nga Mifoli, Karvani i Flamurit të Pavarësisë u nis drejt Vlorës.  Sa më shumë që delegatët i afroheshin qytetit, aq më tepër ndihej atmosfera e lirisë, aq më shumë rritej  hareja popullore. Kënga për Ismail Qemalin dhe shokët e tij ndihej në çdo fshat e në çdo anë.

          Delegatët e Karvanit të Pavarësisë u futën në Vlorë në orët e  mbrëmjes të datës 25 Nëntor. Po Vlora nuk flinte. Rrugët ndrinin nga fenerët e ndezur nëpër drurë, në shtylla dhe në ballkone. Qyteti kishte ditë që po përgatitej për të përjetuar atë ngjarje të madhe të historisë kombëtare, ngritjen e Flamurit, Rilindjen e Shqipërisë.

*

Po ndërsa Karvani i Pavarësisë kishte bërë udhën drejt Vlorës, Bushi Furka pati marrë tragën  që të shpinte andej nga fshati i tij, Fushëmarinasi. Ikte me nxitim dhe me gëzim  në shpirt. Zemra i gufonte nga hareja.  E ëma sa e pa, u çudit, e puthi, e përqafoi me mall  dhe me ngrohtësinë e  e nënës  i tha: “Shitëm pelën me gjith mëz, me qëllim që të mbledhim para  të tjera  që të mund të gjejmë bedel e të të lirojmë nga ushtria.

– I ruani ato para për argëllëkun, o nënë, se nuk do të kemi më nevojë të kërkojmë bedel.

– Po pse , o bir ?

– Spse do të bëhet Shqipëria e lirë

– Si, o bir, si? Si do të bëhet? Kur do të bëhet ?

– Ja, sa të ngrihet flamurio ynë.

Të parën gjë që bëri Bushi , sapo vajti në shtëpi, qe heqja e rrobave të halldupit.  U zhvesh, u la,  dhe veshi rrobat e tij. Vetëm qeskën e parave e mbajti ende  varur nën gushë. Kishte dashur me gjithë zemër që ato para t’ia kishte falur Ismail Qemalit, po qe hutuar dhe nuk kishte ditur se kujt dhe si t’i drejtohej. “Sidoqoftë, – tha me vete,- këto para që qenë taksur për bedelin, tani i takojnë Flamurit. Ashtu mendoi dhe mendja iu bë tym e veri drejt Vlorës.

Pasi hëngri me uri gjellët që i gatoi nëna, ra të pushonte, po mendja i rrinte andej nga  udhëtonte Karvani i Pavarësisë. Pas pak orësh, si e mori veten, doli nga qendra e fshatit, takoi disa nga moshatarët e vetë dhe iu tha se c’i kishte ndodhur dhe u bëri  tregoi rreth Karvanit të Pavarësisë. Bëri disa shokë me vete dhe vendosi tok me ata të niseshin  në Vlorë sa më parë për të parë ngritjen e Flamurit të Shqipërisë. Të nesërmen, pa u gëdhire mirë, të veshur me kostume myzeqare, pasi  vune nga një trastë me ushqime në krah, morën rrugën në këmbë drejt Vlorës.  Mbas tre orë udhëtimi  kishin arritur afër lundrës së Mifolit. Qendruan për t’u çlodhur në një djerrinë anës Vjosës. Atje mbnlodhën ca shkarpa të thata,  krende mariash, fije bathorresh dhe i lanë ato ato te një gëmush zhuke; ndezën eshkë me masat mbi gurin shkrepës dhe  bënë zjarr  me anën e eshkës që  leshonte xixa, kur i frynin.  . Pastaj hodhën mbi shkarpa edhe ca dru të tjera deri sa u bë zjarri i madh hamullor.. Atje u ngrohën, hëngrën bukë të thekur me djath, pinë ujë dhe poqën misra të njomë vjeshte. Dhe ashtu, të ngopur edhe te çlodhur nisën  tragën anës lumit.

Kur ata arritën në Mifol, panë se po e kalonin  lumin e Vjosës  me lundër edhe shumë njerëz te tjerë. Bushi dhe shokët e tij të udhës  deshën ta paguanin lundërtarin, kur kaluan Vjosën, po ai nuk pranoi të merrtre asnje mexhite.

– Nuk paguhet udha për flamurin, or djem. Flamuri nuk ka të paguar. U qoftë udha e mbarë,- uronte ai një palë dhe niste të përcillte palën tjetër. – Sa më shumë kalimtarë të kapërcej sot , aq më të ri e ndjej veten, aq më e fortë dhe më e bukur më duket Shqipëria, aq më e dashur më bëhet Vlora.

                                      *

Nga goja e lundërtarit mplak të gjemisë së Mifolit  Bushi Furka mori vesh  se Ismail Qemali me shokët e tij kishte dy dite që kishte kaluar lumin e Vjosës dhe gjendej në Vlorë duke pritur delegatët nga të gjitha anët e Shjqipërisë.  Flamuri me sot e me nesër do të ngrihej patjetër.

– U  jepni këmbëve çuna, se do t’ia  arrijmë të shohim  ngritjen e Flamurit,. – u tha Bushi shokëve që e shoqëronin; – edhe pak orë rrugë  kemi për të bërë.

Kur ata arritën në Vlorë  ishte kohë dreke. Zunë vend në një han, u çlodhën pak, hëngrën nga ushqimet që kishin marrë me vete dhe pastaj dolen nëpër rrugët e qytetit dhe shikonin  ca sit të çuditur. Në krahasim me shtëpitë e ulta te fshatit , godinat dhe shtëpitë e qytetit dukeshin shumë më të larta, më të mëdha e të zbukuruara. Kudo, nëpër Vlorë, nëpër dyqane, në gjelltore, nëpër pijetore, ndër ëmbëltore e në  çdo rrugë kishte gjallëri..

Duke ecur si për shetitje para një  restorantit të madh, Bushit i zunë sytë një njeri që e njihte si fytyrë, ishte një burrë mesatrar, me ballë të lartë,me sy të mprehtë e të mëdhenj, që i ndrinin nga mençuria. Edhe pse kishte kohë pa e parë, Bushi e njohu. Ai ishte  mësuesi i famshëm Jani Minga. Iu afrua dhe i  foli:

– Mirëdita, Zoti Minga.!

–  Mirëdita, vëlla, – ia ktheu ai përgjigjen, duke u përpjekur që ta njihte. E mori vesh nga takija që ishte myzeqar, po nuk po de shquante se cili mund të ishte.

– Nuk po më njihni, Zoti Jani .

– Nuk po të sjellë në mendje, po e shoh se vjen nga Myzeqeja.

– Kam ardhur nga Fushëmarinasi.

– Oh, po Fushëmarinasi është ngjitur me fsatin tim, me Shjën-Pjetrën

– Si të quajnë ?

– Bushi Furka..

– Po toke edhe nje herë, – i tha  dhe i dha dorën duke e përqafuar.

– Në Shën-Pjetër ju kujtojnë gjithnjë. Oborrin tuaj edhe sot e kësaj dite e quajnë Ara e Mingës.

– Më ka marrë malli, tha Jani Minga, po  nga pranvera do të vijë, se kam ndër mend të bisedoj me epitropin e kishes së ShjënPjetrit edhe me Papa Kriston, për të hapur një shkollë shqipe ne një nga godinat e vakëfit.

– Mirëse të na urdhëroni, Zoti Jani, po nuk na pyete se pse kemi ardhur?

– Me siguri për Flamurin, ia ktheu ai,- Këto ditë këtu në Vlorë , biri im,. Është rrudhur gjithë djemuria e klëtyre anëve.

– Po kur mund të ngrihet Flamuri ynë, Zoti Jani ?

-Dëgjoni, bijtë e mi, nesër ka për t’u mbledhur  Kuvendi i Madh i gjithë kombit tonë.  Delegatët, ose përfaqësuesit e gjithë krahinave të Shqipërisë do ta vendosin këtë gjë. Po ma ha mendja se nesër, më datën më 28 Nëntor, do të arrihet kjo ëndërr e madhe.

– Nesër ! – Foli Bushi me një zë si pasthirrmë, – o sa mirë!

– Po ti mos u largo, për të fjetur të më vish nga shtëpia.

–  Një herë tjatër mund të vij nga shtëpia, po sot per sot dua të më japësh një këshillë, zoti Jani.

– Urdhëro e fol, ore djalë.

– Deri pardje, Zoti Minga, ishja nizam,më kishin marrë me zor.. Po me të dëgjuar se do të ngrihej  flamuri, ika fshehur zabitëve të ushtrisë turke dhe ndoqa pas karvanin e flamurtrëve.

–  Shumë mirë ke bërë,  të lumtë… dhe pastaj çfarë doje të më thoshje?

– Po ja kur ishja nizamë, më dërgoi babai para që t’i kishja për të gjetur bedel.. Tani që po rrëzohet koha e nizamllëkut, këto para duhet t’ia dhuroi atij  që po ngre flamurin.. Ja për këtë duas të më mësosh , si ta gjej rastin që ta takoj edhe t’ia dhuroj .

Jani Minga i mallëngjyer  nga fjalët e atij djali patriot, e përqafoi atë për së dyti edhe e puthi në faqe, duke i thënë:

– Arka e shtetit të ri do të ketë patjetër nevojë për ndihmën e popullit. Po ti zemrën e mirë të kesh dhe mos u bëj meralk se do të gjenden  më vonë mënyrat  për të ndihmuar shtetin e ri.

– Atëherë si të bëj ?

–  Sot e nesër brohorisni e këndoni gjithë sa jeni

–  Po Ismail Qemalin do ta shohim, vall ?

– Si nuk do ta shiohni. Dota shikoni tok me flamurin.

Atë natë Bushi me shokët e vetë shkoi te hani i madh, ku u ngroh pranë zjarrit me shumë të tjerë. Kënduan dhe hodhën valle. Mes haresë së përgjithshme Bushi ndjente se si i gufonte zemra nga gëzimi. Parandjente jetën e re. Tani edhe dasma e tij s’ do ishte e largët. Argëllëkun do ta paguanin. Nderi i shtëpisë do të vihej në vend dhe ai do të bëhej me nuse të re.

Dhe vërtetë, të nesërmën pas dite të datës 28 Nëntor 1912, Bushi Furka me shokët e tij të fshatit pa një grumbull të madh njerëzish përpara një shtëpije të lartë me ballkon. Turma-turma  populli sa vinte dhe shtohej.

Më në fund nga ballkoni i asaj shtëpije të madhe dolën  delegatët. Në mes të të gjithëve qendronte Ismail Qemali. Përmidis atij gëzimi dhe asaj brohoritjeje, që dukej sikur çante qiellin, Ismail Qemali ngriti dorën, përshëndeste e buzëqeshte, deri sa ra heshtja. Pastaj mori fjalën  edhe nisi të fliste me një zë të ngrohtë.

   “Vëllezër shqiptarë !

Sa të lumtur e ndjej veten sot, që shoh këtu ne Vlorë kaq burra shqiptar të mbledhur së bashkyu duke pritur me klureshtje e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike për fatin e Atdheut tonë të dashur.

Plot me gaz e me lot në sy nga mallëngjimi, po dal këtu para jush që t’ju njoh me sihariqin e madh,se sot edh këtë minutë, Kongresi shpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, duke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë

Brohoritjet gazmore dhe durtrokitjet  shpërthyen me një herë si n jë rrapëllimë e papërmbajtur Edhe Bushi Fuirka  me shokët e tij nga fshati nuk e mbante dot veten nga hareja. Ndjenja e krenarisë kombëtare edhe ata njerëz të thjeshtë i  përshkonte tej e mbanë. Edhe atyre u rrihte zemra për lirinë. Fjalët e zjarrta të të gjithëvë bashkoheshin në një brohoritje të vetme. Qielli ushtinte dhe  dhe jehona përhapej nëpër rrugë.

Po Ismail Qemali nuk e kishte mbaruar ligjëratën e tij. 

Për t’ia arritur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmua gjaku i dëshmorëve dhe puna e vlefshme e patrriotëve tanë dhe e gjithë shokëve që morën  pjesë në këtë mbledhjë, dhe e të gjithë juve , që tani po i u gufon zemra nga gazi i madh që ndjeni.

Mbledhja, si më plak që jam, më ngarkoi mua ngritjen e shenjtë të shenjës sonë kombëtare, të flamurit tonë të nderuar e të dashur.

Ja pra, ky është flamuri ynë i kuq e me shqiponjën dy krenore në mes. Dhe tani të gjithë bashkë si një trup i  tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta mburruar, për ta përparuar  e per ta qytetëruar, si I ka hije atdheut tonë të lirë !

Rroftë Flamuri !  Rroftë Shqipëria !  “ 

 Qielli jehoi  përseri prap nga brohoritjet.. Njerëzit shikonin flamurin dhe nuk mbaheshin nga gëzimi.  Flamuri kombëtar valvitej nga era dhe shqiponja e tij dukej sikur merrte fluturim në të gjithë qiellin e Vlorës dhe të Shqipërisë.

Bushi Furka edhe ai si gjithë gjindja e mbledhur atje tek po valëvitej flamuri brohoriste me sa zë që kishte, përplaste duart lart edhe kishte dëshirë që ta shikonte fare afër Ismail Qemalin, ashtu si e pa  para Karvanit të Pvavarësisë dhe t’i thoshte se ai e mbajti fjalën e dhënë për të ardhur në Vlorë, kur do të ngrihej Flamuri. Po prinjësi i flamurit hidhte shikimin kudo dhe në mes të atij ngazëllimi vazhdonte të pershëndeste me dorë, duke buzëqeshur vazhdimisht.

Në ato çaste Bushit do të dëshironte të kërcente fluturimthi deri te ballkoni i asaj shtëpije të lartë, ta prekte edhe një herë Ismail Qemalin, e t’ia dhuronte ato pak para të qeskës së tij për arkën e shtetit te ri, duke i puthur dorën tok me flamurin në shenjë nderimi dhe besnikërie. Po ajo gjë nuk bëhej dot, se gjithë njerëzija e mbledhur atje para Flamurit ishte e shumtë  dhe të gjithë kishin po atë dëshirë e  lumturi: të shikonin sa më shumë atë Flamur dhe atë Njeri që e ngriti aq lart.

 Worcester – MA

E  rishkruar më, 25 tetor, 2012


 

[1] Kjo novelë është botuar për herë të parë në gazetën “Rilindja” që dilte në Tiranë pas vitit 1992, pikërisht në numrin jubilar të nentorit 1995, redaktuar nga poeti dhe publicisti kosovar Skender Zogaj.

[2]Subjekti i novelës merr shkas n ga  një episod real i botuar në kronikat e gazetës  “Arbëria” te nëntorit të vitit 1935, shkruar me rastin e festimit të 25 vjetorit të Pavarësisë

[3] Si shqiptar jam me ju, por si nëpunës duhet të jem kundër jush”

[4] Argëllëk= me këtë fjalë duhet kuptuar detyrimi financiar i dhëndërrit ndaj të fejuarës. Ashtu si shtëpia e vajzës  duhej të bënte pajë,ose prikë, dhëndërri  duhej të jepte para nga ana e tij.

Filed Under: Kulture, Sofra Poetike Tagged With: Aristotel Mici, Karvani i Pavaresise, novele

Fëmijët shqiptar instrument eksperimental për të jetësuar projektet e Beogradit

January 8, 2013 by dgreca

Kjoft mallku ai bir shqyptari, qi ket gjuhë t’perëndisë , trashëgim q’ia la i pari trashëgim s’ia len ai f’misë.(At Gjergj Fishta)/

 SHKRUAN: Teuta Kamberi-Llalla/

 Prej shumë vitesh shqiptarët në trojet etnike në ish-Jugosllavisë ishin kthyer në mjete eksperimentesh nga pushteti sllavo-serb-maqedonas. Ku u eksperimentua me ndjenjat shpirtërore dhe kombëtare të shqiptarëve, por populli ynë rezistoj duke sakrifikuar tej masë sesa të poshtërohej dhe të asimilohej.

Pas viteve 1990, me ardhjen e pluralizmit u mendua se projektet-eksperimentale u ndaluan dhe nuk do të zbatoheshin më. Por viteve të fundin dikush i shpalosi këto projekte duke i nxjerrë nga arkiva e shtetit sllavo-maqedonas për ti praktikuar përsëri mbi popullatën shqiptare, konkretisht mbi elektoratin që e votojë.

Më 29 Dhjetor 2012 u tha se libri ,,Shoqëria,, për klasën e pestë do të tërhiqet nga qarkullimi, por qeveria nuk lajmërojë që kur do të tërhiqen edhe librat ku ofendohet kombi shqiptar. Por përse qeveria nxitoj të tërheqë librin ,,Shoqëria,, dhe jo edhe librat e tjerë? Sipas informacioneve në media ky libër u tërhoq pasi u vërejt se në këtë tekst shkollor nuk janë përfshirë të dhëna për Kuvendin, Qeverinë dhe Bashkimin Evropian. Pra, librat ku preken interesat e shtetit dhe BE tërhiqen nga qarkulli, ndërsa ato ku ofendohen shqiptarët dhe etnitë e tjera vazhdojnë të qarkullojnë nëpër shkollat tona. Për fat të keq ende vazhdon odisea e zhdukjes së termit Abetare për fëmijët shqiptar, mungesa e librit të Shenjtë të gjuhës shqipe dhe askush nga deputetët dhe partitë tona nuk ka reaguar, por kanë heshtur sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Me vetë dhënien e librave falas nga ana e shtetit të Maqedonisë doli qartë se shteti kishte për qëllim të edukojë nxënësit me tekste ku injorohet kombi dhe gjuha shqipe. Këto janë projekte të vjetra, të njohura për shqiptarët, të cilat kur ekzistonte ish-Jugosllavia nuk gjetën terren që të zbatoheshin sepse intelektualët, studentët, por edhe klasa vasale politike shqiptare i bojkotuan. Ndërsa sot në Maqedoni ne po i pranojmë me qetësi duke mos i kundërshtuar këto tekste të shëmtuara, pra mungon zëri i kundërshtimit nga ana e ministrave, deputetëve shqiptar, intelektualët në përgjithësi janë strukur në guackën e interesave personale, ndërsa shoqëria civile është e izoluar, diku me anë të joshjes në të holla, por edhe të proceseve të montuara gjyqësore. Gabimet e ashtuquajtura teknike në librat shkollor nuk janë të rastësishme, por qëllimdashëse duke na asocuar në ndarjen e filozofisë së mendimit kombëtar. Fëmija im që mëson në shkollat në Maqedoni do të edukohet ndryshe nga një fëmijë shqiptar që mëson në shkollat shqipe në Mal të Zi, Preshevë, Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë.

Në kohën e sotme kur të gjithë shqiptarët nga kryeministrat Sali Berisha, Hashim Thaçi, analistë, politikanë etj., po flasin për bashkimin kombëtar me rrugë të ndryshme, kulturore dhe sportive, sllavo-maqedonasit e nxorën me strategji projektin e teksteve shkollore ku shqiptarët paraqiten njerëz mali dhe heqjen nga qarkullimi të ABETARES. Pra në formë diplomatike të pandishme për opinionin, sllavët i lanë armët, filluan përçarjen për ti shkëputur nga trungu vogëlushët shqiptar të Maqedonisë. Ka më se 6 vite që është zhdukur termi ABETARE, nuk ka zyrtarisht libër ABETARE, ministria e arsimit e ka zëvendësuar me termin libri i Gjuhës shqipe. Me librin e gjuhës shqipe nxënësit do të punojnë deri në vitin e katërt në shkollë të mesme. Dhe jo rastësisht ministria e arsimit në Maqedoni e ka zhdukur termin Abetare, sepse për Abetaren është bërë gjithë ajo luftë, është derdhur shumë gjak, është libri i Shenjtë i gjuhës shqipe. Libri i Abetares ka një histori të veçantë. Qeveria sllave arriti të preki në një vend delikat, duke e zhdukur një pjesë të rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe, kjo nuk është pa qëllim, por habiten se si kanë pranuar shqiptarët që punojnë në byronë e arsimit të cilët kanë firmosur zhdukjen e termit Abetare.

Prandaj ne si Lëvizje me qendër në SHBA, Programi Unik Shqiptar dhe me degët e saj në Maqedoni dhe Itali u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të na përkrahin për tu siguruar nxënësve të klasave fillore librin e dashur, Abetaren e gjuhës shqipe falas deri sa përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Maqedonisë dhe në qeveri të bëjnë përpjekje që emri ABETARE të zyrtarizohet. Nuk është e drejtë që libri i Abetares të zhduket, të zëvendësohet me një emër tjetër vetëm për fëmijët shqiptar në Maqedoni. Shqiptarët vërtetë janë të ndarë territorialisht në disa shtete, por ne jemi të gjithë vëllezër të një gjaku dhe gjuhe, prandaj nuk duhet të tolerojmë që në foshnjore të na ndajnë dhe të mësuarin e gjuhës amtare.

 

Eksperimenti me mësimin e gjuhës sllavo-maqedonase

 

Paraqitja e projektit eksperimental nga qeveria sllavo-maqedonase me vasalët shqiptar 2008-2011, që vogëlushët shqiptar me detyrim të mësojnë në moshën gjashtë vjeçare gjuhën sllave-maqedonase e ka fillin e projektit në Beograd. Bartësi i këtij projekti antishqiptar ishte një njeri i quajtur Sasho nga Dellçeva. I cili para se të zbatohej projekti eksperimental në fshatin Shemshovë, dërgoj 5 ditë në ekskursion prindërit shqiptar të cilët kishin vendosur që fëmijët e tyre të bëheshin mjet eksperimenti duke i dërguar këta vogëlushë për të mësuar në një shkollë sllavo-maqedonase në një fshat që banohet nga sllavo-maqedonasit dhe jo në shkollën shqipe të Shemshovës. Projekti eksperimental filloj të zbatohet në shtator të vitit 2009 me një klasë të përzier që përbëhej nga rreth 26 nxënës të cilët 16 i përkisnin etnisë shqiptare dhe të tjerët etnisë sllavo-maqedonase. Një pjesë e madhe e prindërve të këtyre fëmijëve shqiptar u punësuan në institucionet shtetërore, në veçantë në polici pasi bënë kurban fëmijët e tyre për tu asimiluar që në foshnjore.

Projektet eksperimentale me klasa të përziera vazhduan duke hapur klasa të shkollave të mesme afër fshatit Shemshovë ku shqiptarët të nënshtruar tashme të mësojnë me sllavo-maqedonasit. Atë që nuk u realizua në fund të viteve 1980, sllavët e realizuan me triumf pas vitit 2008. Për fat të keq shumë shqiptar u kthyen në laborator eksperimentesh të ndjenjave kombëtare, gjuhësore dhe vlerave njerëzore të tyre. Neve si qytetar të Republikës Multietnike të Maqedonisë nuk na “pengon” mësimi i gjuhës që përdoret dhunshëm në administratën shtetërore, por në fillim duhet të mësojmë dhe të dashurojmë gjuhën tonë amtare shqipe. Sepse pa mësimin e gjuhës sonë amtare, do mbetemi të egër e në errësirë. Do të jemi si ai njeriu në male që ka veshë, por nuk dëgjon, ka sy por nuk shikon, ka mend e gjë nuk dinë.

Është derdhur shumë gjak, janë therur shumë shqiptar, janë helmuar shumë mësues të shkollës shqipe. Pra këto që kemi arritur janë fituar me sakrifica të mëdha ndër shekuj dhe sot dikush për të ruajtur karrigen e tij politike dhe për shijuar erën dhe çorbën qeveritare sakrifikon fëmijët, një brez të tërë vogëlushësh shqiptar për të arritur qëllimet e tij personale në dëm të çdo gjëje shqiptare, të gjuhës, kulturës dhe traditave të bukura që janë trashëguar nga gjyshi tek nipi.

Filed Under: Featured Tagged With: Gjergj Fishta, gjuha shqipe, Teuta Llalla

NUÇI KOTTA,IDEATOR DHE ORGANIZATOR I FORMACIONEVE LEGALISTE

January 8, 2013 by dgreca

NGA EUGEN SHEHU /

Në historinë e kombit shqiptar të shekullit që lamë pas,nuk kanë qenë të rallë,ata burra ortodoks shqiptarë,të cilët bashkuan gjokset e tyre,duke u kthyer në kështjella të pamposhtuna të heroizmit masiv.Për më tej,heroizmi kulmor i tyre u parapa në luftën e vendosur dhe të drejtë për mbrojtjen e trojeve tona nga shovenizmi ortodoks grek.Me gjithë përpjekjet dhe dhelpëritë greke,këta ortodoksë shqiptarë, jo vetëm që nuk ranë në prehrin e premtimeve e mashtrimeve,por ndërkaq u shfaqën ngadhnjimtarë në shqiptarizmën e tyre duke fituar mbi helenizmat e çdo lloji.Dhe nëse flasim për familje e burra të tillë,shtëpia e Kottajve,mbetet padyshim karakolli  i qëndresës antigreke në Korçë e rrethina.

Lindur më 21 dhjetor 1919,në qytetin e Korçës,Nuçi Kotta do të rritej përmes kulturës dhe shqiptarizmës madhore të prindërve të vet.I jati i Nuçit,Koço Kotta,ndonëse pat studiuar në Athinë, me tu kthyer në Shqipëri,e shndron shtëpinë e vet në çerdhe të atdhetarisë.Ndër nismëtarët e shpalljes së Republikës së Korçës,në shoqërinë e Mihal Gramenos,Sali Butkës dhe dieta të atdhetarëve të tjerë,Koço Kotta do të ndikonte së tepërmi në kërkesat që populli korçar arritën të përballeshin me disa qarqe grekomane të qytetit,duke u treguar vendin e tyre.Dihet më pas se cili ishte vendi i Koço Kottës si në formimin e shtetit shqiptar në vitet e para të monarkisë,ashtu edhe kur ai drejtonte Parlamentin Shqiptar.Ky burë i mençur shteti,do të kujdesej që bijtë e tij,të shkolloheshin sa më mirë,nisur nga ideja e lume se Shqipërisë i duhen bij të pushkës dhe të pendës.Pas mbarimit të mësimeve fillore,Nuçi Kotta,fillon mësimet në liceun frances të qytetit të lindjes,lice i cili në ato vite ishte ishte në nivele mjaft të larta shkollore.Këtu Nuçi mori për të parën herë,dijet e para mbi kulturën e gjërë francese,historinë dhe letërsinë e saj.Ndërkaq në vitet 1932-1936,falë ndërhyrjeve energjike të qeverisë shqiptare,Liceu i Korçës edukonte nxënësit e vet edhe me ndjenja kombëtare,në këtë mënyrë,tek karakteri i liceistit Nuçi Kotta,u ngjizën edukata atdhetare e shkollës dhe prindërve,duke ndikuar ndjeshëm deri në çastet e mbrame të jetës së vet.Pas mbarimit të liceut të Korçës,Nuçi Kotta,vendos të studijojë për drejtësi.Shokët e tij liceistë e mbajnë mend mirë se kjo dëshirë e tij,vinte ngase ai nuk mund t’i duronte padrejtësitë e kohës.Kurdoherë në veprimtaritë e ndryshme shkollore,ai dallohet për korektësinë si dhe ndihmën ndaj më të vobegtëve.Ata asesi nuk mund të harojnë gjithashtu pasionin e madh të Nuçit për të kënduar këngët atdhetare korçare,veçanërisht ai marrshi i bukur “sa të rrojë mëmëdheu” me tekst të Kol Tromarës,do të këndohej nga Nuçi Kotta,në çdo veprimtari artistike të liçeistëve.

Në vjeshtën e vitit 1936,Nuçi Kotta merr rrugën për në Paris.Shkonte atje me bursën e shtetit shqiptar,falë rrezulltateve të larta të arritura në Korçë,si dhe sjelljes së shkëlqyer ndaj mësuesve të vet.Aty regjistrohet në Universitetin “Luis le Grend” i dëgjuar asaj kohe për nivelet e larta të mësimdhënies në rrafsh të shkencës së jurispondencës.Falë shprehive të fituara në lice,viret sërisht në radhët e studentëve të dalluar dhe rëndom në bisedat e profesorëve frances,thirret me nofkën “Korçari i zgjuar”.Por ndërkaq ai nuk do të rrinte indiferent ndaj ngjarjeve aq të rrezikshme për Shqipërinë në fund të viteve 30-të,të shekullit të kaluar.Një letërkëmbim i plotë me të jatin,burrin e shtetit Koço Kottën,hedh dritë mbi shpirtin indipendent të Nuçit.Në këtë letërkëmbim shumë pak vend zënë hallet apo bisedat familiare por në të shumtën e tyre,janë fatet e kombit ato që i interesojnë Nuçi Kottës i cili në çdo rast,gjen mënyrë për t’iu drejtuar të atit të vet.Veçanërisht ky dialog shpirtëror,merr përmasa të thekshme në mars-prillin e vitit 1939,atëherë kur Shqipëria kërcënohej egërsisht prej fashizmit.Po katastrofa po u afrohej brigjeve të Adriatikut dhe ndërsa i jati i Nuçit, merr rrugën e mërgimit së bashku me Mbretin Zog,ky vetëvazhdon studimet,me idenë e madhe të rikthimit të monarkisë në viset shqiptare.Në vitin 1941,Nuçi Kotta,mbasi ka mbaruar doktoraturën për jurispondencë me rezulltate të shkëlqyera,kthehet në Shqipëri.Pamvarsisht se pedagogët frances të jurispondencës në “Luis le Grand” i kanë shprehur “korçarit të zgjuar” konsideratat e larta të tyre,duke i afruar edhe  vende pune në këtë universitet,por Nuçi Kotta,nuk ka pranuar,edhe pse e dinte fort mirë që Shqipëria,përkundej në fatin e saj si një varkë druri në oqeanin plot furtunë,djaloshi 22 vjeçar nga Korça,kishte plot ëndrra për të jetuar në atdhe.Pak kohë punon si avokat në Korçë.Më pas në vitin 1942-1943,shkon në Tiranë dhe çel atje zyrë avokature,nuk i pëlqen të bashkëpunojë me shtetin shqiptar të asaj kohe,përkundrazi në biseda midis miqësh, argumentom se si nëpërkëmbeshin të drejtat e bashkëkombasve të vet,prej organeve të gjyqsorit shqiptar.Shepsh herë e ngre zërin në këtë drejtim,edhe pranë instancave përkatëse.Ka filluar ndërkaq të mendojë edhe për riorganizimin e lëvizjes së Legalitetit.Në kontaktet me Abaz Kupin,Isuf Begenë,Ramazan Shpatin dhe Nexhat Mitrovicën,biri i Korçës do të sendërtojë idenë se në zhvillimet e mbrame politike në vend,një rikthim i Monarkisë do të kishte dy rrjedhoja të këndshme për bashkëkombasit e vet.Së pari,do të mundësohej në shqipëri rikthimi i Mbretit të Shqiptarëve dhe së dyti,do të fuqizohej së tepërmi koalicioni antikomunist në Shqipëri.Në tetorin e vitit 1943,Nuçi Kotta,shkëputet plotësisht nga zyra avokatore e tij,për t’iu kushtuar ringjalljes së lëvizjes mbretërore.”Ja sot ja kurrë” u kumton miqve të vet në biseda edhe pa marrë parasysh rrezikun komunist,organizon të parët rreshta që kërkonin rikthimin e mbretit të tyre legjitim. Fatkeqsisht pikërisht në tetor të vitit 1943,të shtytur nga beogradi, komunistët shqiptar të grumbulluar si “nacionalçlirimtarë” patën intensifikuar luftën vëllavrasëse,si kundër ballistëve ashtu edhe kundër mbretërorëve.Klika e Tiranës,duke ditur reputacionin dhe kulturën e lartë që Nuçi Kotta dispononte, nuk mungoi ta quante atë “tradhëtar” madje qarkori komunist i Tiranës,në çdo kohë,mbante në xhep urdhërin për atentat ndaj birit të Koço Kottës.Terrorizmi i kuq,ishte ngritur në sistem prej  komunistëve ortodoks serbo-shqipatrë.

Me vota unanime,në 21 nëntor 1943,Nuçi Kotta zgjidhet delegat në Kongresin e Legalitetit,në atë kuvend bese që kërkoi rikthimin e lavdisë monarkiste dhe Mbretit të Shqiptarëve.Prej dorës dhe mendjes së tij,janë mjaft prej materialeve të këtij kongresi historik,por unë e shoh të arsyeshme të sjell vetëm pasazh nga “Vendimi i Kongresit” shkruar veçams nga Nuçi.Pos të tjerave në këtë traktat të lëvizjes legaliste do të potencohej : “Ne sot pra,ma tepër se kurrë,kemi nevojë të domosdoshme për një bashkim dinamik,për me mujt me e konsolidue lirinë kombëtare,për të cilën jemi të etshëm:liria nuk do të jetë vetëm një qëllim material,por do të jetë aj fillë shpirtënuer që na shënjon vetë natura.Prandaj ky fill shpirtnuer,lypset të jetë i themeluem mbi një lidhje shpirtnore,që do të ketë për qëllim kryesor përmbajtjen,përforcimin dhe përmirësimin e gjendjes njerzore,t’ue i njoft e t’ue i nderue të drejtat e secilit nënshtetas shqiptar,sikurse edhe barazimin politik,pa ndryshime kastash shoqnore.Shipnija e bashkueme m’nji trup të vetun,mund të jetë e sigurtë se ka me qindrue ngadhnjyese tundra çdo sulmi të armikut”.(Gazeta “Atdheu”, 28 nëntor 1943 ).

Fjala e Nuçi Kottës,në Kongresin e Legalitetit,më 21 nëntor 1943,do të përcillet me respekt të Veçantë prej burrave të mbledhur atje.Në këtë fjalë ai do të grishte mbretërorët besnikë të ngarendnin sa më guximshëm drejt betejave kundër okupatorit dhe kundër komunizmit,duke dashur që Shqipëria,atdheu i vet i rrobëruar,të renditej në vendet e përparuara të Europës,të cilët ç’prej shekujsh jetonin sipas modeleve monarkiste.”Luftë e pandërpreë armikut dhe komunistëve,për të sjellë në Shqipëri Mbretin e Shqiptarëve”,këto ishin fjalët dhe porosia e mbrame e Nuçi Kottës.Menjëherë pas kuvendit historik të ringjalljes së monarkisë,Nuçi përveshet punës për organizimin e lëvizjes mbretërore pothuaj në krejt viset e shtetit amë.I shpallur si person i rrezikshëm prej komunistëve shqiptarë,ai kalon në ilegalitet të plotë dhe mbetet një nga figurat më të shquara jo vetëm në propagandimin e ideve monarkiste,por edhe sendërtimin e tyre,përmes rrugëve të vështira.Në sa e sa trakte të dala prej dorës së Nuçi Kottës,nuk gjen asnjë mllef apo sharje.Edhe atëherë kur komunistët e dënuan me vdekje në mungesë edhe kur lufta vëllavrasëse e inicuar prej sllavëve,po merrte jetë njerëzish të pafajshëm,thirrjet e mbretërorit korçar ishin vetëm për paqë,vëllazërim e prosperitet të kombit.Pjesmarrës në disa takime të Abaz Kupit me misionarët ushtarakë anglez,Kotta këmbënguli për ndihma dhe armë,duke u kumtuar haptas aleatëve se lufta e tyre do të ishte e gjatë,si kundër okupatorit ashtu edhe kundër komunistëve.

Në gushtin e vitit 1944,rrethohet prej komunistëve,në një nga bazat e lëvizjes së legalitetit,pranë Tiarnës.Trimi i pendës me aktin e guximshëm të çarjes së rrethimit (i përkrahur nga 4-5 trima të Abaz Kupit) tregon se për një luftëtar,pushka dhe penda janë bashkëudhëtarë të përjetshëm,çprej këtij momenti,Nuçi Kotta u bashkangjitet dhjetra e dhjetar nacionalistëve të tjerë shqiptarë të cilët bëjnë përpjekjet e fundit për rezistencën antikomuniste në trevat veriore të Shqipërisë.

Ngjarjet e vjeshtës të vitit 1994,erdhën të tilla,që me rënien e RAIHUT të TRETË forcat nacionalçlirimtare shqiptare,fituan kohë dhe mundësi për të luftuar tanimë kundërshtarët e tyre politikë.Në këtë luftë vëllavrasëse,klika komuniste e Tiranës,nuk u ndal askurrë,në shtrirjen e terrorit të kuq në çdo vatër shqiptare.Të detyruar nga ky terror me dhjetra shqiptarë,të cilët detyrohen të lënë atdheun e tyre,një fat të tillë pati dhe Nuçi Kotta.Ai largohet në Itali e prej andej kalon në Francë,aty ku dihet e kish patur aq të lehtë të ngjiste shkallët e karrierës.Në vitin 1945,mëson se si komunistët grekë e arrestojnë të jatin dhe e dërgojnë në Shqipëri.Këtu,gjyqet komuniste të montuara e dënojnë fillimisht me vdekje e pastaj me burgim të përjetshëm.Kjo do të ligështonte Nuçin por nuk do ta largonte asesi nga rruga që pat nisur.Në disa prej gazetave kryesore të Parisit,tani shihen shkrimet tejet sensibilizuese të Nuçi Kottës për golgotën shqiptare.Ai do t’i bëjë thirrje në ato shkrime,qeverive të vendeve perëndimore,për t’i kthyer sytë nga atdheu i shqiptarëve sepse komunizmi atje nuk ish aspak një dëshirë e shqiptarëve,përkundrazi një ferr i tyre.

Në vitin 1946,Nuçi Kotta pas disa provimesh pranohet si professor i gjuhës shqipe në “Ecole Nazionale des langues arientales vivantes”,në Paris.I dhënë pas studimeve dhe arkivave punon ndërkaq të nxjerë në dritë,të vërtetat e kufijve shqiptaro-greke,çprej vitit 1912 e deri në 1945.Pas një pune intensive dhe të lodhshme po këtë vit boton në Paris,në gjuhën frange,librin “Shqipëria dhe çështja e kufirit shqiptaro-grek”. Në çdo faqe të këtij libri pas studimit dhe hulumtimit prej shkencëtari, ndihet argumenti i fuqishëm,të cilin Kotta ua servirë në gjuhën frange,diplomacive të Evropës perëndimore.Ai nuk harron të bëjë polemikë me kinse politikanë e publiçistë grekë.Diku shkruan : “z.Fokas Cosmetalos,shkrimar e publiçist grek,në librin e tij të botuar në Paris më 1945, “Greqia përpara Konferencës së Paqës” midis të tjerave thotë se shteti shqiptar ka qenë një produkt i rivaliteteve të fqinjëve të tij dhe se shqiptarët,përpara se të jenë të tillë,janë italofilë ose sllavofilë… Opinioni grek kërkon me këmbëngulje dhe me unanimitet,kthimin e Epirit të Vermut e të Korçës… “.( N.Kotta, “Shqipëria dhe çështja e kufirit shqiptaro-grek”, Paris 1946, faqe 181 ).

Ndërkaq publiçisti dhe atdhetari i madh shqiptar,nëpërmjet faqeve të këtij libir,nuk mungon të kumtojë  ; “Ne mendojmë se mënyra më e mirë që grekët,veçanërisht disa intelektualë grekë ( për të cilët dokumentet e komisionit të Shoqërisë së Kombeve nuk kanë mjafzuar që të binden) shkoni në Shqipëri e të shihni me sytë e tyre se sa grekë ka në Gjirokastër,se sa ortodoksë shqiptarë ushqejnë ndjenja greke,apo sa është i shtypur minorateti grek,që ndodhet në disa fshatra të jugut shqiptar”

( Nuçi Kotta “Shqipëria dhe çështja e kufirit shqiptaro – grek “ – Paris 1946 , faqe 203 ).

Publikimi i librit që përmenda më lartë,do të përcillet me interes në qarqet e larta të diplomacive perëndimore,me ç’rast Nuçi Kotta do të merrte përgëzimet e rastit.Por kjo nuk do të mjaftonte për birin martir të Korçës,ai do të ishte i pranishëm në sa e sa takime të nacionalistëve shqiptarë,në Romë,Paris e Bruksel,në përpjekje për t’u mbledhur rreth idesë së Shqipërisë Etnike dhe luftës për rrëzimin  e komunizmit në Shqipëri.Gjatë këtyre viteve Nuçi Kotta gjithashtu kryen disa takime me Mbretin Zog,duke paraparë tek ai shqiptarin e paetur për çështjen kombëtare.E shoh të udhës të sjellë në këto rreshta,një informacion që klika komuniste e Tiranës,ka ruajtur në arkivat e saj,për decenie me radhë,lidhur me veprimtarinë e nacionalistëve shqiptarë në emigracion.E vërteta është se këto informacione janë me mijëra,çka tregon për frikën e madhe që kishin komunistët shqiptarë,prej nacionalistëve.Kështu në një informacion të korrikut 1949,midis të tjerave thuhet tekstualisht ; Kriminelët shqiptarë të luftës janë hedhur në aktivitet sidomos gjashtë muajt e fundit.Nga informatat që kemi,në qershorin e këtij viti,me iniciativën e anglezëve,në marrveshje me jugosllavët u fillua puna për krijimin e një komiteti politik ekzekutiv me atributet e një qeverie provizore… Ky Komitet i mbështetur në ndihmën e jashtme jodirekte,do të merrte përsipër përmbysjen e situatës në Shqipëri,por që të mund ta bënte këtë dhe aq më tepër që të mund të bëhej  Jugosllavia-Kosova,qendër nga ku do të fillohej aktiviteti kundër Shqipërisë.Kjo lëvizje duhej të paraqitej si një lëvizje e re dhe Komiteti i ri i larë nga çdo ves i së kaluarës.Në këtë manovër amerikanët e mendonin që,si brenda dhe jashtë Shqipërisë të bënin për vete njerëzit indiferentë,atdhetarë të ndershëm,antifashist dhe të neutralizonin,sa të ishte e mundur,ushtrinë dhe aparatin e shtetit.Prandaj Komiteti i Ri nuk doli thjeshtë si kombinin grupesh politike,por si Komitet që përfaqson masën e shqiptarëve jashtë :

1-Mid’hat Frashëri

2-Abaz Kupi ( sipas informacioneve ka shkuar me dëshirën e tij)

3-Seit Kryeziu

4-Nuçi Kotta

5-Zef Pali

… Si qendër e përkohshme është caktuar New Yorku,por kjo thuhet se është e përkohshme,pra qendra e tij e vërtetë besohet të jetë në Triestë me një komitet në Shkup,që deri tani mbahet në mënyrë ilegale”.(Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme-Tiranë, Fondi i kriminelëve të Luftës, dosja 289 , faqe 56 – 57 ).

Gjithashtu në një tjetër informacion të Ministrisë së Punëve të Jahstme për klikën komuniste të Tiranës ,bëhet fjalë për disa nga takimet e atdhetarëve shqiptarë,të cilët me gjuhën bollshevike të atyre kohëve thirreshin “kriminelë lufte”.Pos të tjerave në këtë informacion shkruhet tekstualisht ; “Komiteti i reaksionarëve është terguar tepër aktiv dhe ka marrë forma të ndryshme.Që në lindjen e tij ka pasur karakter reaksionar.Për të mos u demaskuar krejtësisht,anëtarët e tij kanë ndryshuar shumë herë emrin e tyre duke u maskuar me emra të ndryshëm.Në fillim d.m.th që në vitin 1944 (tetor) e quajtën veten “Komiteti i Kolonisë”,pastaj “Komiteti i bashkimit Kombëtar” dhe tani “Lëvizja Patriotike Shqiptare”.Pjestarët e këtij komiteti janë ; Kryetar-Nuçi Kotta,antarë-Ramazan Spati,Haki Elmazi,Zef Salili,Isuf Begeja,Sefedin Çollaku,Vasil Gërmenji,Nexhat Mitrovica etj,promotorë të kolonisë janë Nuçi Kotta dhe Ramazan Spati. Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit,datë 22.5.1948 mbi “Gjendjen e sotme të kolonive shqiptare në shtetet e ndryshme”.( Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, viti 1948 , dosja 217 ).

  Një ndihmesë të çmuar Nuçi Kotta ka dhënë edhe për ringritjen në mërgim të organizatës kombëtare të Legalitetit.Në vitin 1961,në organizimin e kësaj organizate Nuçi Kotte zgjidhet sekretar i përgjithshëm,çprej këtij momenti dhe deri në çastin e mbramë,ky mbretërorë zhvilloi një veprimtari të gjërë atdhetare,duke bërë të njohur jo vetëm alterantivën legaliste por duke demaskuar në konferenca,takime,artikuj të shumtë publiçistik rregjimin totalitar të klikës komuniste të Tiarnës.Në vitin 1964 doktorohet në frëngjisht,në Univeristetin “Columbia” për të vijuar më pas detyrat në Univeristetin “Stony Brook”,të Nju Jorkut.E gjithë veprimtaria e tij shhkecore është e pandarë nga malli dhe dashuria e shenjtë për atdheun e vet,Shqipërinë Etnike.Mbyll sytë në Nju Jork më 20 korrik 1965,duke lënë si amanet gruas së tij që të dy djemtë e tij,njëri tre vjeç dhe tjetri disa muajsh të mësojnë të flasin gjuhën e bukur shqipe,të duan atdheun dhe kombin.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shhehu, Nuci Kota

NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESOR

January 8, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Sipas një njoftimi për media të botuar dhe shpërndarë me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik  Kombëtar i Amerikës botoi një raport mbi një studim të ri që vlerëson gjëndjen politike  në Shqipëri, të ndërmarrë nga këjo organizatë tetorin që kaloi, bazuar në mendimet e pjesëmarrësve të dhjetë grupeve në katër qytete: në Tiranë, Shkodër, Fier dhe Korçë.

Siç dihet, Instituti Demokratik Kombëtar Amerikan është një organizatë  jo-qeveritare që ç’prej themelimit të tij më 1983 përkrahë institucionet si edhe zbatimin e praktikave dhe zhvillimin e proceseve demokratike anë e mbanë botës, duke krijuar dhe  duke mbështetur organizatat e shoqërisë civile.  Instituti Demokratik  Kombëtar Amerikan vepron në një numër vendesh anë e mbanë botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Sipas Institutit amerikan, qëllimi i këtij raporti mbi Shqipërinë, siç ndodhë edhe në vende të tjera, është për të identifikuar dhe për të komunikuar shqetësimet e qytetarëve, udhëheqësve politikë, para zgjedhjeve të përgjithëshme që do të mbahen më 23 Qershor të këtij viti.

Në njoftimin për media, Instituti Demokratik Amerikan thotë se pjesmarrësit shqiptarë në studimin e bërë nga ky institut, kryesisht mendojnë se vendi i tyre është në rrugë të gabuar.  Në mbështetje të këtij pretendimi ata përmendin papunësinë, rritjen e çmimeve, pagat e ulëta dhe korrupsionin, si faktorët kryesorë që kanë një ndikim të konsiderueshëm në cilësinë dhe standardin e jetës së tyre.  Por, nga ana tjetër, në njoftimin për media, Instituti Amerikan thotë se rekomandimi me kusht i Komisionit Evropian për t’i ofruar Shqipërisë statusin e kandidatit për antarësim në Bashkimin Evropian, shikohet nga disa prej pjesëmarrësve si një shënjë optimizmi dhe përmirësimi dhe si një tregues, për disa prej tyre, se vendi është në rrugë të mbarë.

Vihet në dukje se pjesmarrësit në këtë studim, nga katër qytete të Shqipërisë, e kanë të qartë se çfarë dëshirojnë për veten dhe për shoqërinë shqiptare.  Ata duan një të ardhme për vendin e tyre ku ligjet respektohen, ku rregullat zbatohen dhe ku sundimi i ligjit të funksionojë për të gjithë, pa dallim.  Ata u shprehën se dëshirojnë një shoqëri ku standardi i jetesës të jetë më i lartë dhe preferojnë një sistem në të cilin vlerat, megjithëse nuk thuhet se cilat vlera — merret me mend se e kanë fjalën për vlerat kombëtare dhe shpirtërore — të nderohen dhe të kultivohen.   Në lidhje me shërbimet që presin nga sistemi politik, pjesëmarrësit shprehen të zhgënjyer me politikën, duke thënë se sistemi politik nuk është i interesuar dhe nuk merret me nevojat e tyre bazë.

Pjesëmarrësit e grupeve të këtij raporti janë kritik sidomos ndaj asaj që ata thonë se është distanca që ekziston midis tyre si qytetarë dhe politikanëve të vendit dhe shprehen se do të dëshironin që politikanët të tregojnë një mirëkuptim më të madh ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët.  Pjesëmarrësit në këtë studim shprehen se politikanët shqiptarë nuk kanë treguar asnjë interesim për problemet e përditëshme të qytetarëve.  Ata u bëjnë thirrje politikanëve që të tregohen më mirënjohës ndaj shqetësimeve të tyre dhe kërkojnë prej tyre më shumë llogari për premtimet e dhëna dhe për vendimet e marra.

Në raport ngrihet gjithashtu çështja e korrupsionit, që sipas pjesëmarrësve të grupeve, është pjesë përbërëse e jetës së përditshme të qytetarëve.   Sipas Institutit Demokratik Amerikan, pothuaj çdo anëtar i katër grupeve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë,  kishte një përvojë personale me korrupsionin, pasi ata deklaruan se për të kryer një punë, ose për të siguruar një shërbim,  ishin detyruar t’i jepnin ryshfet policit, infermjeres, mësuesit ose nëpunësve të tjerë të administratës publike.  Disa prej pjesëmarrësve thanë gjithashtu për raportin e Institutit Amerikan se edhe sjelljet e tyre — duke pranuar se kanë dhënë ryshfet për shërbimet që kishin nevojë — kanë kontribuar në përjetësimin e korrupsionit në vend.

Ndër përfundimet e tjera të raportit, thuhet se megjithse pjesëmarrësit e konsiderojnë gjëndjen ekonomike si të vështirë, shumë prej tyre, përfshirë edhe ata që ishin shprehur se vendi është duke shkuar në drejtim të gabuar, pranuan se gjatë disa viteve të fundit ka patur zhvillime pozitive në vend, duke përmendur përmirësimet në infrastrukturën rrugore, në shkolla dhe në furnizimin e rrymës elektrike.  Shumë prej pjesëmarrësve në këtë studim, thuhet në raport, fajësojnë ”ata në fuqi” për gjëndjen e keqe ekonomike, një çështje këjo që sipas tyre, ”është shqetësimi më i madh në jetën e tyre të përditshme”.

Muajin që kaloi, Drejtori i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan për Evropën Jug-lindore, Robert Benjamin vizitoi Shqipërinë, ku ndër të tjerë, u takua edhe me Presidentin Nishani, me ç’rast i përcolli udhëheqsit shqiptar përshëndetjet nga Kryetarja e bordit të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan dhe ish-Sekretarja e Shtetit  Amerikan, Madlajnë Ollbrajt.   Përveç zonjës Ollbrajt, ndër drejtuesit e Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan dallohen shumë ish-zyrtarë të lartë të administratave demokrate të SHBA-së, të cilët kanë gjithnjë lidhje dhe influencë në administratën e tanishme demokrate të Presidentit Obama.

 

Ne Fotografi:Robert Benjamin i Institutit Demokratik Amerikan në takim me Presidentin Nishani në Presidencë

Filed Under: Opinion Tagged With: Amerikan, Ekonomia, Frank shkreli, Insitituti Demokrat, ne Shqiperi, shqetesimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT