NGA EUGEN SHEHU /
Në historinë e kombit shqiptar të shekullit që lamë pas,nuk kanë qenë të rallë,ata burra ortodoks shqiptarë,të cilët bashkuan gjokset e tyre,duke u kthyer në kështjella të pamposhtuna të heroizmit masiv.Për më tej,heroizmi kulmor i tyre u parapa në luftën e vendosur dhe të drejtë për mbrojtjen e trojeve tona nga shovenizmi ortodoks grek.Me gjithë përpjekjet dhe dhelpëritë greke,këta ortodoksë shqiptarë, jo vetëm që nuk ranë në prehrin e premtimeve e mashtrimeve,por ndërkaq u shfaqën ngadhnjimtarë në shqiptarizmën e tyre duke fituar mbi helenizmat e çdo lloji.Dhe nëse flasim për familje e burra të tillë,shtëpia e Kottajve,mbetet padyshim karakolli i qëndresës antigreke në Korçë e rrethina.
Lindur më 21 dhjetor 1919,në qytetin e Korçës,Nuçi Kotta do të rritej përmes kulturës dhe shqiptarizmës madhore të prindërve të vet.I jati i Nuçit,Koço Kotta,ndonëse pat studiuar në Athinë, me tu kthyer në Shqipëri,e shndron shtëpinë e vet në çerdhe të atdhetarisë.Ndër nismëtarët e shpalljes së Republikës së Korçës,në shoqërinë e Mihal Gramenos,Sali Butkës dhe dieta të atdhetarëve të tjerë,Koço Kotta do të ndikonte së tepërmi në kërkesat që populli korçar arritën të përballeshin me disa qarqe grekomane të qytetit,duke u treguar vendin e tyre.Dihet më pas se cili ishte vendi i Koço Kottës si në formimin e shtetit shqiptar në vitet e para të monarkisë,ashtu edhe kur ai drejtonte Parlamentin Shqiptar.Ky burë i mençur shteti,do të kujdesej që bijtë e tij,të shkolloheshin sa më mirë,nisur nga ideja e lume se Shqipërisë i duhen bij të pushkës dhe të pendës.Pas mbarimit të mësimeve fillore,Nuçi Kotta,fillon mësimet në liceun frances të qytetit të lindjes,lice i cili në ato vite ishte ishte në nivele mjaft të larta shkollore.Këtu Nuçi mori për të parën herë,dijet e para mbi kulturën e gjërë francese,historinë dhe letërsinë e saj.Ndërkaq në vitet 1932-1936,falë ndërhyrjeve energjike të qeverisë shqiptare,Liceu i Korçës edukonte nxënësit e vet edhe me ndjenja kombëtare,në këtë mënyrë,tek karakteri i liceistit Nuçi Kotta,u ngjizën edukata atdhetare e shkollës dhe prindërve,duke ndikuar ndjeshëm deri në çastet e mbrame të jetës së vet.Pas mbarimit të liceut të Korçës,Nuçi Kotta,vendos të studijojë për drejtësi.Shokët e tij liceistë e mbajnë mend mirë se kjo dëshirë e tij,vinte ngase ai nuk mund t’i duronte padrejtësitë e kohës.Kurdoherë në veprimtaritë e ndryshme shkollore,ai dallohet për korektësinë si dhe ndihmën ndaj më të vobegtëve.Ata asesi nuk mund të harojnë gjithashtu pasionin e madh të Nuçit për të kënduar këngët atdhetare korçare,veçanërisht ai marrshi i bukur “sa të rrojë mëmëdheu” me tekst të Kol Tromarës,do të këndohej nga Nuçi Kotta,në çdo veprimtari artistike të liçeistëve.
Në vjeshtën e vitit 1936,Nuçi Kotta merr rrugën për në Paris.Shkonte atje me bursën e shtetit shqiptar,falë rrezulltateve të larta të arritura në Korçë,si dhe sjelljes së shkëlqyer ndaj mësuesve të vet.Aty regjistrohet në Universitetin “Luis le Grend” i dëgjuar asaj kohe për nivelet e larta të mësimdhënies në rrafsh të shkencës së jurispondencës.Falë shprehive të fituara në lice,viret sërisht në radhët e studentëve të dalluar dhe rëndom në bisedat e profesorëve frances,thirret me nofkën “Korçari i zgjuar”.Por ndërkaq ai nuk do të rrinte indiferent ndaj ngjarjeve aq të rrezikshme për Shqipërinë në fund të viteve 30-të,të shekullit të kaluar.Një letërkëmbim i plotë me të jatin,burrin e shtetit Koço Kottën,hedh dritë mbi shpirtin indipendent të Nuçit.Në këtë letërkëmbim shumë pak vend zënë hallet apo bisedat familiare por në të shumtën e tyre,janë fatet e kombit ato që i interesojnë Nuçi Kottës i cili në çdo rast,gjen mënyrë për t’iu drejtuar të atit të vet.Veçanërisht ky dialog shpirtëror,merr përmasa të thekshme në mars-prillin e vitit 1939,atëherë kur Shqipëria kërcënohej egërsisht prej fashizmit.Po katastrofa po u afrohej brigjeve të Adriatikut dhe ndërsa i jati i Nuçit, merr rrugën e mërgimit së bashku me Mbretin Zog,ky vetëvazhdon studimet,me idenë e madhe të rikthimit të monarkisë në viset shqiptare.Në vitin 1941,Nuçi Kotta,mbasi ka mbaruar doktoraturën për jurispondencë me rezulltate të shkëlqyera,kthehet në Shqipëri.Pamvarsisht se pedagogët frances të jurispondencës në “Luis le Grand” i kanë shprehur “korçarit të zgjuar” konsideratat e larta të tyre,duke i afruar edhe vende pune në këtë universitet,por Nuçi Kotta,nuk ka pranuar,edhe pse e dinte fort mirë që Shqipëria,përkundej në fatin e saj si një varkë druri në oqeanin plot furtunë,djaloshi 22 vjeçar nga Korça,kishte plot ëndrra për të jetuar në atdhe.Pak kohë punon si avokat në Korçë.Më pas në vitin 1942-1943,shkon në Tiranë dhe çel atje zyrë avokature,nuk i pëlqen të bashkëpunojë me shtetin shqiptar të asaj kohe,përkundrazi në biseda midis miqësh, argumentom se si nëpërkëmbeshin të drejtat e bashkëkombasve të vet,prej organeve të gjyqsorit shqiptar.Shepsh herë e ngre zërin në këtë drejtim,edhe pranë instancave përkatëse.Ka filluar ndërkaq të mendojë edhe për riorganizimin e lëvizjes së Legalitetit.Në kontaktet me Abaz Kupin,Isuf Begenë,Ramazan Shpatin dhe Nexhat Mitrovicën,biri i Korçës do të sendërtojë idenë se në zhvillimet e mbrame politike në vend,një rikthim i Monarkisë do të kishte dy rrjedhoja të këndshme për bashkëkombasit e vet.Së pari,do të mundësohej në shqipëri rikthimi i Mbretit të Shqiptarëve dhe së dyti,do të fuqizohej së tepërmi koalicioni antikomunist në Shqipëri.Në tetorin e vitit 1943,Nuçi Kotta,shkëputet plotësisht nga zyra avokatore e tij,për t’iu kushtuar ringjalljes së lëvizjes mbretërore.”Ja sot ja kurrë” u kumton miqve të vet në biseda edhe pa marrë parasysh rrezikun komunist,organizon të parët rreshta që kërkonin rikthimin e mbretit të tyre legjitim. Fatkeqsisht pikërisht në tetor të vitit 1943,të shtytur nga beogradi, komunistët shqiptar të grumbulluar si “nacionalçlirimtarë” patën intensifikuar luftën vëllavrasëse,si kundër ballistëve ashtu edhe kundër mbretërorëve.Klika e Tiranës,duke ditur reputacionin dhe kulturën e lartë që Nuçi Kotta dispononte, nuk mungoi ta quante atë “tradhëtar” madje qarkori komunist i Tiranës,në çdo kohë,mbante në xhep urdhërin për atentat ndaj birit të Koço Kottës.Terrorizmi i kuq,ishte ngritur në sistem prej komunistëve ortodoks serbo-shqipatrë.
Me vota unanime,në 21 nëntor 1943,Nuçi Kotta zgjidhet delegat në Kongresin e Legalitetit,në atë kuvend bese që kërkoi rikthimin e lavdisë monarkiste dhe Mbretit të Shqiptarëve.Prej dorës dhe mendjes së tij,janë mjaft prej materialeve të këtij kongresi historik,por unë e shoh të arsyeshme të sjell vetëm pasazh nga “Vendimi i Kongresit” shkruar veçams nga Nuçi.Pos të tjerave në këtë traktat të lëvizjes legaliste do të potencohej : “Ne sot pra,ma tepër se kurrë,kemi nevojë të domosdoshme për një bashkim dinamik,për me mujt me e konsolidue lirinë kombëtare,për të cilën jemi të etshëm:liria nuk do të jetë vetëm një qëllim material,por do të jetë aj fillë shpirtënuer që na shënjon vetë natura.Prandaj ky fill shpirtnuer,lypset të jetë i themeluem mbi një lidhje shpirtnore,që do të ketë për qëllim kryesor përmbajtjen,përforcimin dhe përmirësimin e gjendjes njerzore,t’ue i njoft e t’ue i nderue të drejtat e secilit nënshtetas shqiptar,sikurse edhe barazimin politik,pa ndryshime kastash shoqnore.Shipnija e bashkueme m’nji trup të vetun,mund të jetë e sigurtë se ka me qindrue ngadhnjyese tundra çdo sulmi të armikut”.(Gazeta “Atdheu”, 28 nëntor 1943 ).
Fjala e Nuçi Kottës,në Kongresin e Legalitetit,më 21 nëntor 1943,do të përcillet me respekt të Veçantë prej burrave të mbledhur atje.Në këtë fjalë ai do të grishte mbretërorët besnikë të ngarendnin sa më guximshëm drejt betejave kundër okupatorit dhe kundër komunizmit,duke dashur që Shqipëria,atdheu i vet i rrobëruar,të renditej në vendet e përparuara të Europës,të cilët ç’prej shekujsh jetonin sipas modeleve monarkiste.”Luftë e pandërpreë armikut dhe komunistëve,për të sjellë në Shqipëri Mbretin e Shqiptarëve”,këto ishin fjalët dhe porosia e mbrame e Nuçi Kottës.Menjëherë pas kuvendit historik të ringjalljes së monarkisë,Nuçi përveshet punës për organizimin e lëvizjes mbretërore pothuaj në krejt viset e shtetit amë.I shpallur si person i rrezikshëm prej komunistëve shqiptarë,ai kalon në ilegalitet të plotë dhe mbetet një nga figurat më të shquara jo vetëm në propagandimin e ideve monarkiste,por edhe sendërtimin e tyre,përmes rrugëve të vështira.Në sa e sa trakte të dala prej dorës së Nuçi Kottës,nuk gjen asnjë mllef apo sharje.Edhe atëherë kur komunistët e dënuan me vdekje në mungesë edhe kur lufta vëllavrasëse e inicuar prej sllavëve,po merrte jetë njerëzish të pafajshëm,thirrjet e mbretërorit korçar ishin vetëm për paqë,vëllazërim e prosperitet të kombit.Pjesmarrës në disa takime të Abaz Kupit me misionarët ushtarakë anglez,Kotta këmbënguli për ndihma dhe armë,duke u kumtuar haptas aleatëve se lufta e tyre do të ishte e gjatë,si kundër okupatorit ashtu edhe kundër komunistëve.
Në gushtin e vitit 1944,rrethohet prej komunistëve,në një nga bazat e lëvizjes së legalitetit,pranë Tiarnës.Trimi i pendës me aktin e guximshëm të çarjes së rrethimit (i përkrahur nga 4-5 trima të Abaz Kupit) tregon se për një luftëtar,pushka dhe penda janë bashkëudhëtarë të përjetshëm,çprej këtij momenti,Nuçi Kotta u bashkangjitet dhjetra e dhjetar nacionalistëve të tjerë shqiptarë të cilët bëjnë përpjekjet e fundit për rezistencën antikomuniste në trevat veriore të Shqipërisë.
Ngjarjet e vjeshtës të vitit 1994,erdhën të tilla,që me rënien e RAIHUT të TRETË forcat nacionalçlirimtare shqiptare,fituan kohë dhe mundësi për të luftuar tanimë kundërshtarët e tyre politikë.Në këtë luftë vëllavrasëse,klika komuniste e Tiranës,nuk u ndal askurrë,në shtrirjen e terrorit të kuq në çdo vatër shqiptare.Të detyruar nga ky terror me dhjetra shqiptarë,të cilët detyrohen të lënë atdheun e tyre,një fat të tillë pati dhe Nuçi Kotta.Ai largohet në Itali e prej andej kalon në Francë,aty ku dihet e kish patur aq të lehtë të ngjiste shkallët e karrierës.Në vitin 1945,mëson se si komunistët grekë e arrestojnë të jatin dhe e dërgojnë në Shqipëri.Këtu,gjyqet komuniste të montuara e dënojnë fillimisht me vdekje e pastaj me burgim të përjetshëm.Kjo do të ligështonte Nuçin por nuk do ta largonte asesi nga rruga që pat nisur.Në disa prej gazetave kryesore të Parisit,tani shihen shkrimet tejet sensibilizuese të Nuçi Kottës për golgotën shqiptare.Ai do t’i bëjë thirrje në ato shkrime,qeverive të vendeve perëndimore,për t’i kthyer sytë nga atdheu i shqiptarëve sepse komunizmi atje nuk ish aspak një dëshirë e shqiptarëve,përkundrazi një ferr i tyre.
Në vitin 1946,Nuçi Kotta pas disa provimesh pranohet si professor i gjuhës shqipe në “Ecole Nazionale des langues arientales vivantes”,në Paris.I dhënë pas studimeve dhe arkivave punon ndërkaq të nxjerë në dritë,të vërtetat e kufijve shqiptaro-greke,çprej vitit 1912 e deri në 1945.Pas një pune intensive dhe të lodhshme po këtë vit boton në Paris,në gjuhën frange,librin “Shqipëria dhe çështja e kufirit shqiptaro-grek”. Në çdo faqe të këtij libri pas studimit dhe hulumtimit prej shkencëtari, ndihet argumenti i fuqishëm,të cilin Kotta ua servirë në gjuhën frange,diplomacive të Evropës perëndimore.Ai nuk harron të bëjë polemikë me kinse politikanë e publiçistë grekë.Diku shkruan : “z.Fokas Cosmetalos,shkrimar e publiçist grek,në librin e tij të botuar në Paris më 1945, “Greqia përpara Konferencës së Paqës” midis të tjerave thotë se shteti shqiptar ka qenë një produkt i rivaliteteve të fqinjëve të tij dhe se shqiptarët,përpara se të jenë të tillë,janë italofilë ose sllavofilë… Opinioni grek kërkon me këmbëngulje dhe me unanimitet,kthimin e Epirit të Vermut e të Korçës… “.( N.Kotta, “Shqipëria dhe çështja e kufirit shqiptaro-grek”, Paris 1946, faqe 181 ).
Ndërkaq publiçisti dhe atdhetari i madh shqiptar,nëpërmjet faqeve të këtij libir,nuk mungon të kumtojë ; “Ne mendojmë se mënyra më e mirë që grekët,veçanërisht disa intelektualë grekë ( për të cilët dokumentet e komisionit të Shoqërisë së Kombeve nuk kanë mjafzuar që të binden) shkoni në Shqipëri e të shihni me sytë e tyre se sa grekë ka në Gjirokastër,se sa ortodoksë shqiptarë ushqejnë ndjenja greke,apo sa është i shtypur minorateti grek,që ndodhet në disa fshatra të jugut shqiptar”
( Nuçi Kotta “Shqipëria dhe çështja e kufirit shqiptaro – grek “ – Paris 1946 , faqe 203 ).
Publikimi i librit që përmenda më lartë,do të përcillet me interes në qarqet e larta të diplomacive perëndimore,me ç’rast Nuçi Kotta do të merrte përgëzimet e rastit.Por kjo nuk do të mjaftonte për birin martir të Korçës,ai do të ishte i pranishëm në sa e sa takime të nacionalistëve shqiptarë,në Romë,Paris e Bruksel,në përpjekje për t’u mbledhur rreth idesë së Shqipërisë Etnike dhe luftës për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.Gjatë këtyre viteve Nuçi Kotta gjithashtu kryen disa takime me Mbretin Zog,duke paraparë tek ai shqiptarin e paetur për çështjen kombëtare.E shoh të udhës të sjellë në këto rreshta,një informacion që klika komuniste e Tiranës,ka ruajtur në arkivat e saj,për decenie me radhë,lidhur me veprimtarinë e nacionalistëve shqiptarë në emigracion.E vërteta është se këto informacione janë me mijëra,çka tregon për frikën e madhe që kishin komunistët shqiptarë,prej nacionalistëve.Kështu në një informacion të korrikut 1949,midis të tjerave thuhet tekstualisht ; Kriminelët shqiptarë të luftës janë hedhur në aktivitet sidomos gjashtë muajt e fundit.Nga informatat që kemi,në qershorin e këtij viti,me iniciativën e anglezëve,në marrveshje me jugosllavët u fillua puna për krijimin e një komiteti politik ekzekutiv me atributet e një qeverie provizore… Ky Komitet i mbështetur në ndihmën e jashtme jodirekte,do të merrte përsipër përmbysjen e situatës në Shqipëri,por që të mund ta bënte këtë dhe aq më tepër që të mund të bëhej Jugosllavia-Kosova,qendër nga ku do të fillohej aktiviteti kundër Shqipërisë.Kjo lëvizje duhej të paraqitej si një lëvizje e re dhe Komiteti i ri i larë nga çdo ves i së kaluarës.Në këtë manovër amerikanët e mendonin që,si brenda dhe jashtë Shqipërisë të bënin për vete njerëzit indiferentë,atdhetarë të ndershëm,antifashist dhe të neutralizonin,sa të ishte e mundur,ushtrinë dhe aparatin e shtetit.Prandaj Komiteti i Ri nuk doli thjeshtë si kombinin grupesh politike,por si Komitet që përfaqson masën e shqiptarëve jashtë :
1-Mid’hat Frashëri
2-Abaz Kupi ( sipas informacioneve ka shkuar me dëshirën e tij)
3-Seit Kryeziu
4-Nuçi Kotta
5-Zef Pali
… Si qendër e përkohshme është caktuar New Yorku,por kjo thuhet se është e përkohshme,pra qendra e tij e vërtetë besohet të jetë në Triestë me një komitet në Shkup,që deri tani mbahet në mënyrë ilegale”.(Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme-Tiranë, Fondi i kriminelëve të Luftës, dosja 289 , faqe 56 – 57 ).
Gjithashtu në një tjetër informacion të Ministrisë së Punëve të Jahstme për klikën komuniste të Tiranës ,bëhet fjalë për disa nga takimet e atdhetarëve shqiptarë,të cilët me gjuhën bollshevike të atyre kohëve thirreshin “kriminelë lufte”.Pos të tjerave në këtë informacion shkruhet tekstualisht ; “Komiteti i reaksionarëve është terguar tepër aktiv dhe ka marrë forma të ndryshme.Që në lindjen e tij ka pasur karakter reaksionar.Për të mos u demaskuar krejtësisht,anëtarët e tij kanë ndryshuar shumë herë emrin e tyre duke u maskuar me emra të ndryshëm.Në fillim d.m.th që në vitin 1944 (tetor) e quajtën veten “Komiteti i Kolonisë”,pastaj “Komiteti i bashkimit Kombëtar” dhe tani “Lëvizja Patriotike Shqiptare”.Pjestarët e këtij komiteti janë ; Kryetar-Nuçi Kotta,antarë-Ramazan Spati,Haki Elmazi,Zef Salili,Isuf Begeja,Sefedin Çollaku,Vasil Gërmenji,Nexhat Mitrovica etj,promotorë të kolonisë janë Nuçi Kotta dhe Ramazan Spati. Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit,datë 22.5.1948 mbi “Gjendjen e sotme të kolonive shqiptare në shtetet e ndryshme”.( Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, viti 1948 , dosja 217 ).
Një ndihmesë të çmuar Nuçi Kotta ka dhënë edhe për ringritjen në mërgim të organizatës kombëtare të Legalitetit.Në vitin 1961,në organizimin e kësaj organizate Nuçi Kotte zgjidhet sekretar i përgjithshëm,çprej këtij momenti dhe deri në çastin e mbramë,ky mbretërorë zhvilloi një veprimtari të gjërë atdhetare,duke bërë të njohur jo vetëm alterantivën legaliste por duke demaskuar në konferenca,takime,artikuj të shumtë publiçistik rregjimin totalitar të klikës komuniste të Tiarnës.Në vitin 1964 doktorohet në frëngjisht,në Univeristetin “Columbia” për të vijuar më pas detyrat në Univeristetin “Stony Brook”,të Nju Jorkut.E gjithë veprimtaria e tij shhkecore është e pandarë nga malli dhe dashuria e shenjtë për atdheun e vet,Shqipërinë Etnike.Mbyll sytë në Nju Jork më 20 korrik 1965,duke lënë si amanet gruas së tij që të dy djemtë e tij,njëri tre vjeç dhe tjetri disa muajsh të mësojnë të flasin gjuhën e bukur shqipe,të duan atdheun dhe kombin.