• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

FMN, 330 mln euro për Shqipërinë

March 1, 2014 by dgreca

Borxhi, nje kredi e bute shoqerohet me porosine:  Kujdes borxhin, zbatoni reformat/

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar fondin prej 330.9 milionë eurove për tre vjet për Shqipërinë. Kjo është një kredi e butë me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.Mësohet se kësti i parë i kësaj kredie do të jetë një shumë prej 24 milionë eurosh. Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që qeveria shqiptare të marrë masa të tjera përsa i përket politikave të taksave dhe shpenzimeve, të mbështetura nga një menaxhim i mirë i financave publike dhe reforma të reja në administratën tatimore pasi duhet të ulet borxhi publik.

David Lipton, Zëvendësdrejtor Administrativ i FMN-së deklaroi se “prespektiva ekonomike e Shqipërisë pritet të përmirësohet në vitin 2014, nxitur nga reduktimi i planifikuar i rreziqeve themelore në fushën fiskale, shlyerjen e borxheve, trajtimin e kredive me probleme dhe nisjen e reformave strukturore” .

Por nga ana tjetër Lipton shtoi se rreziqet në ekonominë shqiptare mbeten të mëdha.

“Borxhi i lartë publik i Shqipërisë nxjerr si domosdoshmëri konsolidimin fiskal që ka për qëllim uljen e borxhit në nivelin e 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

FMN sygjeron se lehtësimi i mëtejshëm i moderuar i politikës monetare mund të ndihmojë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, ndërsa thekson se ruajtja e stabilitetit financiar mund të arrihet permes nxitjes së kredimit si dhe zgjidhjes së kredive me probleme.

Fondi mirëpret planet e qeverisë shqiptare për reformën në pensione, energji, financa e pushtetin vendor, si dhe në përmirësimin e klimës së biznesit por vë theksin në zbatimin e tyre.

“Nëse këto plane do të zbatohet siç duhet atëherë, do të rritet aftësia e Shëipërisë për të tërhequr investitore të huaj për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme e për të zvogëluar rrisqet fiskale.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 330 mln euro për Shqipërinë, FMN

PD denoncon rritjen e krimit

March 1, 2014 by dgreca

Ristani: Qeveria të marrë masa, të mos merret me protestuesit/

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për rritje të kriminalitetit dhe pasigurisë në vend. Referuar ngjarjeve të fundit, deputeti demokrat, Arben Ristani, kërkoi marrjen e masave për rivendosjen e rendit dhe sigurisë publike. Sipas tij është koha për një mobilizim të të gjithë faktorëve politikë dhe social kundër krimit.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike nuk do reshti në komunikimin e saj me shqiptarët për gjendjen e kriminalitetit në vend dhe për të gjitha problemet që shqetësojnë shoqërinë tonë.Ne jemi të vendosur që nëpërmjet këtij komunikimi të tërheqim sadopak vëmendjen e qeveritarëve mendjembyllur për katastrofën ku po e çojnë Shqipërinë.

Tritoli, grabitjet dhe trafiku i drogës sunduan edhe javën që po mbyllim.Jemi në një atmosferë të rënduar kriminale, Shteti duket sikur nuk ekziston në raport me krimin.Policia e udhëhequr, tashmë jo ligjërisht, nga Ministri i Brendshëm, tregon gjithë forcën e saj me protestuesit paqësorë të furgonave që kërcënohen për bukën e gojës nga qeveria, ndërkohë që krimi merret në mbrojtje.

Tirana është nën një tronditje të vazhdueshme për shkak të atentateve me tritol që po lënë të vdekur e të gjymtuar. Tirana është nën pasigurinë e grabitjeve, ku vetëm dje kanë rënë pre e maskave të armatosura një koncesionar makinash e një pikë karburanti. Çdo ditë grabiten njësi tregtare në kryeqytet.

Dhe kush është përgjigja e Kryeministrit, ai tregon muskujt ndaj protestuesve të bukës së gojës dhe i kërcënon ata.Ndërkohë, situata e rendit dhe e sigurisë është më e përkeqësuar në rrethe.Mbrëmë në Vlorë një 14 vjeçar humbi jetën për shkak se moshatari i tij luante me armë, dhe sot një tjetër 14 vjeçar në Tiranë qëlloi me armë në mes të ditës.

Partia Demokratike ka një javë që ka publikuar fakte dhe foto që tregojnë lidhjet e forta të trafikantëve të drogës me Ministrin e Brendshëm dhe me Kryeministrin. Asnjë reagim nga shefat e tyre qeveritarë. Përgjigja vjen nga Italia dhe Greqia ku droga me origjinë shqiptare po sulmon përditë kufijtë e tyre.

2 tonë marijuanë janë kapur dje në brigjet e shtetit fqinj. Bëhet fjalë për dy tonë dhe disa trafikantë shqiptarë që janë lejuar nga policia e Saimir Tahirit, ta mbledhin marijuanën, ta paketojnë dhe ta transportojnë në territorin tonë, drejt Italisë.

Partia Demokratike, në interes të gjithë shqiptarëve, i bën edhe një herë thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të reflektojë për situatën kriminale dhe për pasigurinë që ndjejnë qytetarët e vendit, të rikthejnë pavarësinë e Policisë së Shtetit nga politika, ta dekriminalizojnë atë nga njerëzit e lidhur me krimin dhe të vendosin në krye të detyrës profesionistët. Është koha për një mobilizim të të gjithë faktorëve politikë dhe social kundër krimit.

 

Filed Under: Politike Tagged With: krimin, Pd denoncon, Protesta, Ristani

ME JUSUF BUXHOVIN NE SUEDI

March 1, 2014 by dgreca

MËRGATA NË SUEDI NUK ËSHTË E MADHE NUMERIKISHT, POR ËSHTË SHUMË E MADHE NË PARAQITJE SI NJË KOMUNITET UNIK/

Nga Soko Demaku/ Suedi/

Intërvistë me prof. Jusuf Buxhovin, i cili kishte ardhë nga Republika e Kosovës, i ftuar si mysafir në Sesionin e Parë Shkencor të Shoqatës se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi 11-të Albani” në Suedi, në të cilin Sesion Shkencor u bë edhe promovimi i librit të njohur të profesor Jusuf Buxhovit KOSOVA 1, 2 e 3”, e né do i shtrojmë disa pyetje, në të cilat, besojmë se z. Buxhovi do na përgjigjet, dhe është interesant opinioni të njihet më shumë mbi këtë vepër, e cila është ndër veprat më voluminoze, njëra ndër veprat e cila pasqyron Historinë e Kombit tonë, Historinë e Popullit Shqiptarë në ato rrjedhat në të cilat né deshirojmë ta kemi Historinë e Popullit tonë, për arsye se deri tash kemi pasë një histori, mirëpo e kemi pasë, siç thoshte një mësuesi im: ”histori laramane”.

Prof. Jusuf, së pari, si e ndieni veten këtu në Suedi?

Ndihëm mirë këtu, ku kam qenë para 20-të e sa vitesh dhe erdha që veprës s’ime t’i hapi shtigje të reja, si çdo autor ndjehëm mirë dhe, aq më tepër, Suedia është një vend që u ka ofruar strehim shqiptarëve, është një vend shumë demokratik, shumë human dhe këto dy arsye më bëjnë që të ndjehëm mirë.

Me siguri se Ju jeni një ish-diplomat, një njeri që ka përjetua edhe mërgimin, një njeri që ka përjetua edhe Evropën edhe në kohërat më të hershme, kur Evropa Perëndimore ka qenë si ëndërr. Me siguri që ju e ndjeni veten ashtu, si ju thatë, mirëpo, është interesant çka e shtyri profesorin Jusuf Buxhovi që të hulumtoi historinë e Kombit, historinë popullit shqiptarë; duhet të ketë një bazë nga e cila prof Jusufi është nisur që ta prezantojë këtë histori?

Po, janë shumë arsye! E para është, sepse unë si shkrimtar, vazhdimisht si profesion e kam pasë historinë. Historia te unë si shkrimtar, e ka pasë një funksion tjetër, dmth, ka pasë një funksion që fakti të jetësohet, që të marr përmasat e një fakti jetësor, i cili do të mbetet i kryer dhe i përhershëm. Dmth, këtë çasje më historinë për temat të cilat mbeten – me zënë një vend shumë të rëndësishem, që nga vepra ime e parë, të nivelit pak më serioz, siç janë ”Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, ”Historia e të mallkuarve”, ”Teologjia, prap vdekja” deri të libri ”Bllastit” që i kushtohet krye-kreje Luftës se fundit (në Kosovë). Pra, në të gjitha këto vepra, historia i ka ndihmuar krijimtarisë s’ime. Në këtë rropatje me historinë kam parë, megjitatë, se historia nuk mjafton vetëm se të lexohet, veçmas historia jonë, e cila ishte e anatemuar, e ndaluar, histori e sakrifikuar, etj.etj., por ajo edhe duhet të shkruhet. Para së të shkruhet, ajo duhet të hulumtohet. Kështu ka lindur edhe interesimi im që historia të hulumtohet, interesim kah mesi i vitetve të ’70-ta (të shek.20-të), kur do shkruaja një Felton për Lidhjën Shqiptare të Prizrenit, atëherë ishte 100 vjetori dhe si korrespodent që isha në Gjermani, të hy në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe aty, për herë të parë, ndesha atë që preokuponte parimet e mia, dhe iu kanë dhënë një çasje magjike, që unë kisha çasje në dokumentet e Kuvendit të Berlinit, nënshkrimin e Abdylit (Frashërit) e qindra shqitparëve tjerë. Kjo për mua ishte domethënëse. Kjo ka qenë ajo që, jo më të merrem më historiografi nga pikëpmaja e një shkrimtari e një publicisti, po të një historiani. Kjo ishte ajo që së pari më shtyri që të merrem më të dhe vazhdova. Kam pasë fatin që kam qenë korrespodent i ”Rilindjes” n’atë kohë më akreditimin e institucioneve tjera të Kosovës, nga Akademia e Shkencave deri të Instituti i Historisë, por edhe Arkivi Historik dhe të institucioneve të tjera dhe punova për disa vite… Kështu, në njëfarë mënyre- gadi të ”dhunshme” si shkrimtar, kalova në histori. Kjo për mua ishte më e rëndësishme e që ka të bëjmë më pyetjen që shtruat ju, që Kosova shkonte kah shtetësia dhe kjo ndodhi në vitin 2008, pikërisht më 18 shkurt 2008. Kosova duhej të kishte historinë e vet, jo vetëm si shtet, por edhe të një etnie, e cila duhej të kishte një histori që nga Antikiteti. Dhe, aty ishte një detyrë që ia vura vetit që, sa më shpejt të rrepatëm me këtë temë. E kjo është ajo Historia e Kosovës, kjo që kemi sot në 3 vëllime. Është edhe një Histori e Shqipërisë se natyrshme – nuk është Histori e Kosovës në kuptimin gjeografik. Kjo është Histori shpirtërore e popullit shqiptar nga Antikiteti e tutje, e kjo hap tash rrafshe të tjera – pse kjo histori është e kontestueshme në njërën anë dhe më dilema shumë të mëdha për shumë kë!? Kjo do të thotë se këtu bëhen rishikime: rishikimi në planin kohor dhe rishikimi në planin hapsinor. Dmth, këtu unë shkoj te antikiteti dhe gjenezën ilire e barti te Pellazgët. Te gjeneza ku qytetërimi antik është si djepi, na jemi qytetërimi etnik e kjo nuk e dëmton, përkundrazi e fisnikëron historinë tonë lidhur me të dhe kujtoj se edhe këtu në Suedi dhe kudo që janë shqiptarët, do ta lexojnë këtë histori dhe do të mburren me krenari, sepse, nëse deri dje kanë thënë se jemi pasardhës të Ilirëve, tash hiqen disa dilema që kanë mësuar prej historisë dhe sot thonë se janë pasardhës të pellazgëve dhe këta mund të krenohen dhe me Homerin, me veprat e Antikitetit e që në to qëndron shpirti i ynë. Kjo është ajo. Janë edhe disa teza tjera, të cilat i ka imponua çasja e lirueme nga kthetrat e ideologjisë ku për 50 vjet janë defekte shumë të mëdha dhe shumë nga çasjet, qofshin edhe të një natyre kompetente shkencore, por kanë humbë në objektivitet dhe historia jonë këtë duhet ta bëjë domosdosshmërisht: ka filluar Jusuf Buxhovi, por ta bëjnë të gjitha të tjerët. Kjo që kam bërë unë është një nismë, është diçka personale, ku janë hapur vetëm pistat ku do të shkohet më tutje. Këto hapje të pistave, u pajtuan apo s’u pajtuan të tjerët më mua, kjo është çështje tjetër. Duhet të nënshtroehen, ta zëmë teza e Antikitetit, çështja e Bizantit, çështja e rishikimt të shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe deri të kjo koha e jonë. Këtë rishikim e imponpon ideologjia. Këtu është diçka e dhimbshme, sepse shumë shkrimtarë punojnë sot e gjithë ditën, që ju kanë nënshtruar atyre kornizave, të cialt ua kanë ndryshuar edhe konceptet, të cilat duhet t’i lëshojë më, po kjo nuk është ndonjë fatkeqësi gjithëaq, sepse është në kuptimin hulumtues, por fatkeqësia më e madhe është që shkencëtarët nuk kanë punuar. Megjithëate, më disa kritere profesionale që ideologjia na i ka imponua do të ishte fatkeqësi që të mbeteshin/ngelnin në kurthin e kësaj, sepse pjesa shumë e ndershme që të pranohet rezultati dhe realiteti dhe kjo nuk ka asgjë të keqe në këtë drejtim.

Unë pres prej kolegëve që t’i nënshtrohen kësaj logjike dhe të punojmë të gjithë bashkërisht dhe të shikojmë qe historia jonë të jetë sa më realitet, e vertetë – në përputje me argumentet, me dokumentet, në përputhje me një trajtim gjithëpërfshirës, sepse këtu ka nevojë për studime. Shkruarja e historisë është në një gjë kur janë studimet tjera e mund të disiplinohen nga arkeologjia deri të antropologjia.  Të gjitha ato kanë të bëjmë me një strehim dhe neve na presin punë shumë të mëdha…Duhet të bëjmë përpjekje shumë  dhe gjithëpërfshirëse dhe gabon ai që thotë se historia mund të rishkruhet me një Dekret Politik. Historia mund të rishkruhet vetëm më konceptet që krijojnë rrethanat që historianët punojnë në mënyrë profesionale: nga vjelja e arkivave, nga studimet arkeologjike, nga studimet e filologjisë, të folklorit, të antropologjisë dhe deri të ato të shkencave tjera. Kjo është një punë komplekse që shtrohet para botës sonë, por në këtë nuk e kemi gadishmërinë që institucionalisht t’i çasemi kësaj. Akademitë e Shkencave, ato në Shqipëri e në Kosovë, jo vetëm që janë largë, por po ngecin, dhe kjo është brenga shumë më e madhe, bile, bile si u pa nga disa reagime, ato (akademitë) janë edhe kundër hapjes se kësaj çasje, sepse disa stereotipe ideologjike, ku janë murosë disa njerëz, disa autoritete dhe nëse kështu sillen, deshirojnë t’i bëjnë piramida, të cialt janë të pambrojtura dhe kjo është kujt t’i bëjnë një dëm, por kjo është shkencë dhe nuk kanë mundësi ta ndalin këtë proces!

Kjo do vazhdon dhe do shkon deri në atë distancën e fundit, ku do del realiteti çfarë né e kemi dhe çfarë do të duhej ta kemi. Ju e përmendet se ka reagime edhe nga ana e fqinjëve. Cili është ai pozicioni i juaj në këto reagime dhe brenda etnitetit tonë shqiptarë, por edhe nga fqinjët tanë atje në Ballkan?

Po! Reagimet e para kanë ardhë nga Akademia e Shkencave Serbe, sepse ata janë autorë të memorandumeve, autorë të gjenocideve etj.etj. që, fatkeqësisht sot e gjithë ditën po ballafaqohemi më to. Dhe, ky është një reagim, sepse ata për herë të parë po dalin më fytyrën e tyre të vërtetë të shkencave të tyre dhe ky reagim diskrediton aty edhe hapë mundësinë që bota dhe të gjitha ata që i kanë besuar deri dje, në një farë mënyre, se s’kanë pasë argumente të tjera, e tash kemi Çështjen Shqiptare, që është në kundërshtim të plotë me ato reagime! Kjo është e para! E dyta, që është, po ashtu një problematikë, është kjo: se Institucionet shkencore të Kosovës dhe ato të Shqipërisë nuk kanë reaguar, kjo do të thotë se ato pranojnë një pjesë të fajit, sepse mosreagimi do të thotë- pajtim më të. Këtu nuk është çëshjta që kam shtruar unë, për mbrojtje të një autori, por për çështje konceptuale, se do ta pranojmë né dhe më tutje tezën hegjemoniste serbo-madhe më të cilën:

SHqiptarët janë popull endacakë, se janë:

Popull pa histori, popull më bisht etj.etj.

Apo do ta pranojnë një çasje reale historike që:

Ne jemi popull antik,

Popull që ka ndërtua Bizantin,

Popull që ka luajtur rol të rëndësishëm në Pradnorinë Osmane,

Popull që tragjikisht ishte ndarë,

Që ka pësuar 100 vite në saje të kësaj politike,

Në saje ku shkenca serbomadhe i ka dhënë ata binarët antihistorik e antishqiptar këtu shkenca jonë duhet të reagojë. Nuk ka reaguar, pra është një brengosje. Kanë filluar disa reagime nga disa mediokër dhe kvazi-historian, të cilë për fat të keq tonin, plotësisht e mbrojnë. Tezen hegjemoniste sllave.

Kjo është ajo brenga ime më e madhe! Sa mund të pajtohem se mund të kritikohem nga aspekti shkencor ose pa vend, më siguri mund të ketë vend, sepse ndonjë autor nuk mund t’i absorbojë të gjitha gjërat, nuk mund të japi përgjigje në të gjitha lëmitë dhe kjo është shumë e natyrshme dhe, do kisha deshiruar që përnjëmend t’i kisha, s’do u nënshtrohem mënjëherë atyre kritikave dhe do t’isha shumë mirënjohës.

Por këtu kanë ardhë kritikat pikërsiht nga këndvështrimi i pikëpamjeve hegjemonsite serbo-mëdha, do të thotë unë quhem nacionalist, urrejtës i serbëve, etj.etj. dhe të njejtën gjë e përdorin edhe disa mediokër të kruzhoçeve shqiptare, për fat të keq të lidhur dhe më Qeverinë e Kosovës.

Ndoshta këtu është ajo arsyeja se vet Ministria e Arsimit ka hyrë në disa aranzhmane anti-shkencore dhe anti-kosovare, siç është ajo, veçmas vendikinimi i rolit të Perandorisë Osmane, që iu dhanë premtime ministrit turk para disa kohe, ku unë kam reaguar më ashpërsi të madhe, por janë edhe disa pika tjera që kanë të bëjmë më Planin e Marti Ahtisarit, ku është pranuar Trashëgimia fetare, kulturore, që nuk është e vërtetë që është e tyre (e kishave, manastireve, serbëve), pasuri e krishtene, që shqiptarët i kanë tapiat, etj.etj. do të thotë këtu është një pozicionim politik, sepse, nëse né e pranojmë, do të thotë ta shkruajmë historinë objektive, do të thotë të lirohemi prej kurthit të koncepteve hegjemoniste, automatikisht ndryshojnë edhe disa çasja ndaj politikës dhe kjo politikë si duket nuk është e interesuar që t’i ndryshojë ato.

Unë do të vazhdoj të punoj dhe është interesant se libri për 3-4 muaj ka pësuar katër ribotime. Deri tash ka rreth 15 mijë ekzemplarë dhe pritet që deri në shtator (2013) të ketë 6-7 ribotime dhe mbi 30 mijë ekzemplarë.

Kjo është përgjigjeja ime më e madhe se populli e ka parë se ku është e vërteta dhe se populli e do realitetin, do të ketë historinë nga Antikiteti, sepse deri dje janë mësuar që historinë t’ua shkruajnë të tjerët dhe sot e dinë se një autor shqiptar na tregon se:

Jemi popull antik,

Jemi popull që kemi ndihmua qytetrimin përendimor,

Jemi popull që nuk kemi rrënuar, si thonë në historiografin serbom amdhe.

Këto janë ato që çdo njeri i rendomtë në Kosovë i ka në librin që Kosova konsiderohet pjesë e identitetit të vet dhe ky është problemi që Qeverinë e vë para një situate shumë absurde: deri dje kemi luftuar për Shtetin e Kosovës, për një liri, për mendimin e lirë, që nënkupton edhe shkencëne lirë, sot po luftohet kundër kësaj të vërtete, e kjo është brengëgosëse!

Sa shoh unë, ju më Librin e juaj jeni paraqitë edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, por nuk kam dëgjaur, nuk kam hasur në ndonjë shkrim që është bërë prezantim i lbirit tuaj, librit për Kosovën dhe në tjera vende, mirëpo, jehonë të madhe ka pasë në Diasporë, dhe këtë e pamë edhe në qytetin Ängelholm të Suedisë. Çfarë janë opinonet e juaja për Diasporën në Librin e juaj, për vendlindjen u muarr vesh!? 

Desha të ju plotësoj se në Shqipëri do të shkojnë disa ekzemplarë, atje janë më vonesë, por ata janë më disa probleme tjera dhe janë disa historianë që për ta lexuar librin ju duhen 3-4 muaj, por libri ka filluar që më parë në Shqipëri, dhe kjo është ajo që shkon.

Sa i përket Diasporës, në Diasporë është një interesim shumë i madh. Kemi fillua më Zvicrën, kemi pasë 3-4 promovime atje, në Gjermani kemi pasë disa promovime, po sot këtu (në qytetin Ängelholm). Dmth, është bërë një rrugëtim nga Jugu deri tek Veriu, është fillua më një Diasporë që është mjaft e koncentrueme edhe në Zvicër dhe shumë e fuqishme dhe shumë e madhe dhe numerikisht edhe në Gjermani, po ashtu e rëndësishme, por e pa organizuar sa duhet… deri tek ’Diaspora – në Suedi, ku nuk është e madhe numerikisht, por është shumë madhe për nga paraqitja si një komunitet në Suedi, dhe kjo është punë e mirë dhe fort e mirë që unë kam pasë mundësinë të komunikojë më këtë komunitet që është në një shtet shumë demokratik, që është shtet shumë human, që ka bërë shumë për këtë komunitet dhe janë shumë të interesuar që shqiptarët këtu ta kenë historinë e vet nga autorët e tyre e jo ta kenë atë që ua kanë mësuar që 50 vjet e sa!

Kjo për mua është shumë domethënëse dhe uroj që ky komunitet të integrohet, ta ruaj identitetin e vet dhe në të njejtën kohë të bëhen qytetarë të ndershëm e të përgjegjëshëm të Suedisë, te jenë ata të cilët do të janë ambasadorët tanë këtu në të gjitha fushat dhe kjo të jetë e dobishme për Kosovën!

Profesor Jusuf, ju faleminderit për intervistën. Besoj se do kemi rast të shihemi!

Ju faleminderit edhe juve!

 

Filed Under: Featured Tagged With: Me Jusuf Buxhovin, ne Suedi, Sokol Demaku

Shkëlqimi i një greve

March 1, 2014 by dgreca

Një ngjarje historike nga më të rëndësishmet dhe sublimet në të gjitha kohët dhe trojet tona të pushtuara e cila tronditi seriozisht themelet e ish Jugosllavisë së atëhershme.Lajmi mbi fillimin e saj u përhap në të gjitha anët,mori përmasa ndërkombëtare dhe u bë shpejt i njohur bashkë me kërkesat e saj sublime në mbarë opinionin  botëror. 

Greva e pa harruar e minatorëve heroik të Trepçës,zgjati për tetë dit e net rresht, dhe filloi në thellësitë mijëra metërshe të nëntokës sonë të pasur plot ar e argjend, zink e plumb dhe kristale nga më të rrallat në rajon dhe botë.

Kërkesat e saj ishin legjitime,të drejta e të pakontestueshme,ishin vet kushtet që mundësonin mbijetesën e një populli, pa të cilat ,rrezikohej çdo gjë dhe nuk ishte më e sigurt jo vetëm koha në të cilën zhvilloheshin ngjarjet,por edhe e ardhmja e shqiptarëve nën ish Jugosllavi.

Të lodhur me politikan që tradhtonin rëndë popullin e tyre  të cilët për karrigen e pushtetit të huaj,shitnin aq lirë interesat kombëtare,greva shpërtheu nga trashja e zullumit të tepruar ndaj shqiptarëve,me thirrjen sublime për tri dorëheqje të tre kryemercenarve si Ali Shukriut,Hysamedin Azemit dhe Rrahman Morinës, pa dorëheqjet e të cilëve rrezikohej Vendi,Miniera e Trepçës,te gjitha pasurit tona kryesore, sistemi arsimor dhe heqja e autonomisë së Kosovës.

Ajo,përveç se pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë vendit, u tregua edhe si arma më unike,më e fortë dhe e pathyeshme,për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të popullit shqiptar nën pushtimin serbo-sllav,në hapësirat e Kosovës dhe më gjerë.

Minatorët e tubuar në thellësitë e arta të horizonteve kombëtare të Trepçës dhe marshuta gjithëpopullore përkrahëse e mëse një milion protestuesve të cilët ecën qindra kilometra këmbë,natë e ditë për të arrit në kryeqytetin e vendit në Prishtinë,në shenj solidarizimi me xehetarët tanë heroik dhe kërkesave të tyre sublime,ia bënë me dije pushtuesit dhe gjithë botës se shqiptarët hidhnin poshtë me këmbëngulje memorandumin shovinist të Serbisë.

Në anën tjetër,fatkeqësisht memorandumi serb për heqjen e autonomisë së Kosovës, përkrahej nga një grup funksionarësh të shitur shqiptar,si Ali Shukriu,Rrahman Morina,Hysamedin Azemi,Kolë Shiroka e ndonjë tjetër, të cilët deklaroheshin hapur për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese të vitit 1974 dhe heqjen e asaj pak autonomie që i kishte mbetur Kosovës, duke trumbetuar me cinizëm të pashembullt, se shqiptarët nuk humbnin asgjë me ato ndryshime.

Por greva heroike  dhe zëri i unifikuar i minatorëve se nuk do të dilnin të gjallë nga horizontet e nëntokës së Trepçës,pa u realizuar kërkesat e tyre,ndryshuan historinë duke ngritur në këmbë mbi një milion shqiptar të madh e të vogël,nga të gjitha trojet tona etnike nën ish jugosllavi,për mbrojtjen e minatorëve dhe përkrahjen e kërkesave të tyre.

Atëbotë,shqiptarët vërshuan nga të gjitha anët për t`iu bashkuar marshit të minatorëve të cilët ishin nisur nga miniera aq të vendosur në kërkesat e tyre sa që më 17 nëntor të vitit 1988,do të  shpërthenin edhe kordonin policor, të njësive speciale të vendosura në fshatin Mazgit, për ta penguar marshimin e tyre drejt Prishtinës.

Këtij rrugëtimi historik iu përgjigj e gjithë masa,me ecje këmbë për ditë e net,nga fshatra dhe qytete anë e kënd Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën ish Jugosllavi,për tu bashkuar në një masë milionëshe në Prishtinë ku do të qëndronin për tri dit e tri net,të solidarizuar me kërkesat dhe sakrificën e pashembullt kombëtare të minatorëve të Trepçës.

Heronjtë e asaj kohe, jo vetëm se nuk pranonin të zhvlerësohej kushtetuta e vitit 1974,por ata kërkonin me këmbëngulje avancimin e statusit të Kosovës, ruajtjen e sistemit të lart shkollor, ndërprerjen e politikave diskriminuese të pushtuesve sllav dhe bisedime në OKB për rregullimin e statusit të shqiptarëve në të gjitha trojet tona etnike nën ish Jugosllavi.

Atë kohë jo vetëm xehetarët që flisnin të gjithë me një zë,por edhe solidariteti ishte unik dhe i pashembullt në histori. Grupe të mëdha njerëzish tuboheshin spontanisht para minierës së Trepçës për mbrojtjen e grevistëve nga ndërhyrjet e dhunshme të policisë, kurse bujq,punëtor,nxënës e student, të gjithë pa dallim, u ngritën në përkrahje të kërkesave të minatorëve.

Si kërkesat e tyre që ishin të drejta edhe minatorët ishin aq të vendosur,sa të gjithë deklaronin me një zë,se më parë do të vdisnin në minierë,se sa të dilnin të gjallë nga horizontet e saj pa realizimin e kërkesave të tyre.

Përveç minatorëve heronj, si Avdi Uka, Mursel Haziri e shumë të tjerë,shembull të mirë dhanë edhe udhëheqësit shembullor të Trepçës së asaj kohe në krye me Aziz Abrashin dhe Burhan Kavajën,të cilët gjat gjithë kohës sa zgjati greva,ata u gjendën në mesin e minatorëve,u kujdesën me shpirt për fatin e grevistëve,i njoftonin ata rregullisht mbi zhvillimet më të reja në vend dhe solidaritetin gjithëpopullor që sa vinte e rritej nga bashkëkombësit jashtë galerisë.

Madje,për tu ardhur në ndihmë me të gjitha mjetet dhe mundësit që lejonin kushtet dhe rrethanat e krijuara, udhëheqësit e famshëm të Trepçës,shkëlqyen deri në pafundësi kur edhe zyrën e tubimit të punëtorëve para dyerve të minierës do ta kthenin në spital të improvizuar, ku do të kujdestaronin rregullisht mjekët dhe ofronin 24 orë pa ndërprerë ndihmën e nevojshme minatorëve të cilët edhe të sëmurë nuk pranonin të largoheshin nga grupi i grevistëve.

Solidariteti ndaj tyre,kishte kaluar kufijtë e Kosovës dhe përhapur gjithandej diasporës shqiptare e cila përveç përkrahjes morale filloi të dërgonte pa kursim edhe ndihma materiale për minatorët dhe familjet e tyre.

Kjo situatë do të zgjaste deri në ditën e tetë të grevës,ditën kur do të mashtrohej populli i Kosovës dhe minatorët e Trepçës.

Ishte dita e fundit e ati muaji ajo, apo data 28 shkurt e vitit 1988,kur me gjithë gjendjen tejet të rënduar  të minatorëve e cila sa vinte e keqësohej, ata nuk dorëzoheshin.

Ndaj, pas mossuksesit dy ditë më parë të Shtipe Shuvarit kryeministrit të atëhershëm të ish Jugosllavisë(me kombësi kroate)para të cilit minatorët deklaruan hapur se më parë do të vdisnin në grevë se sa ti lëshonin horizontet e thella të minierës pa plotësimin e kërkesave të tyre, më 28 shkurt të vitit 1988,do të shpikej mashtrimi galopant ndaj tyre,nga tradhtarët komunist,shqipfolës të Kosovës.

Ata,si funksionar të shitur që ishin në qeverinë e pushtuesit, që të tre; Ali Shukriu,Rrahman Morina dhe Hysamedin Azemi,do të dërgonin disa letra të shtypura me makinë shkrimi, kinse ishin vendimet e dorëheqjeve të tyre të “parevokueshme” me të cilat gjoja “dëshmonin” se kishin dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat udhëheqëse,për plotësimin e kërkesave të minatorëve.

Vetëm kështu,pushtuesi dhe shërbëtorët e tij arritën ti nxirrnin minatorët nga nëntoka e Trepçës dhe të përfundonin grevën e tyre historike tetë ditëshe, me ç`rast,pas nxjerrjes nga galeritë e minierës, xehetarët tanë trima jo vetëm se u mashtruan, por së pari u maltretuan e pastaj edhe u gjykuan e dënuan si armiq e kundërrevolucionar nga pushteti pro serb i kohës.

Megjithatë vuajtjet dhe kontributi heroik i minatorëve, zëri i ngjirur i të cilëve jehon i fort dhe i paharrueshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve liridashës edhe sot,sado që atëbotë u tradhtuan nga shumë anë dhe funksionar hileqar e të shitur vendor, ata me sakrificën e tyre hapën rrugën e qëndresës dhe vetorganizimit të bashkëkombësve nën pushtim, të cilët pas disa vitesh rezistence paqësore,përpjekjet e tyre i avancuan në kryengritje kombëtare për çlirimin përfundimtar të vendit.

Për fat të mirë, luftës së popullit tonë për liri,do ti paraprinte një miqësie e gjatë dhe e sinqertë disa vjeçare e prijësve dhe intelektualëve shqiptar,e veçanërisht miqësimi i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova me kongresmenët më të fuqishëm dhe udhëheqjet shtetërore amerikane të presidentit Bush i vjetër dhe Klinton, të cilët përkrahën dhe ndihmuan me të gjitha mjetet çështjen e lirisë dhe çlirimit tonë,përfshi edhe përdorimin e forcës ushtarake kundër Serbisë pushtuese.

Themelet e kësaj miqësie sublime u forcuan edhe më tej, me bashkërendimin e veprimeve në mes të përfaqësuesve të UÇK-s,dhe udhëheqjes amerikane, ndaj lufta jonë e drejtë, mori edhe përkrahjen e NATO-s, me në krye SHBA-t, dhe Anglinë,e cila pati një përfundim të lumtur për shqiptarët dhe Kosovën,duke detyruar përfundimisht Serbinë të dorëzohej dhe më 10 Qershor të vitit 1999, të nënshkruante kapitullimin e tërhiqej  përgjithmonë nga Kosova. Nderim të përjetshëm për minatorët tanë heronj!

Gani Qarri /Cyrih, 28 shkurt 2014

 

Filed Under: Histori Tagged With: Gani Qarri, greva e Trepces

MESNATA E FTOHTE E NJE PUSHKATIMI BARBAR…

March 1, 2014 by dgreca

  63 VJET  ME PARE U EKZEKUTUAN 22 INTELEKTUALE/

Nga Agim Xh. Dëshnica/ Boston/*

Pas pyetjesh e kërkimesh të shumta, aty nga viti 1993, buzë lumit Erzen,  nën një kodrinë  afër Urës së Beshirit,  u zbulua një gropë me eshtra njerëzish. Ç’qe ajo gropë? Prania e grave të përzishme dhe e burrave të tronditur, tregonte se nuk ishte gjetur një tumë ilire, por një varr i përbashkët, varr makabër i vitit 1951. Nga shenja të ndryshme ata njohën mbetjet nga trupat e 22 njerëzve të dashur, të  pushkatuar  në mesnatën e 26 shkurtit 1951,  të lidhur tok me tela me gjemba, midis tyre dhe një vajzë. Oh tmerr! Përse i vranë ata?

Nuk do të mjaftonin vrasjet e shumë patriotëve, pa gjyq e me gjyq, që nisën qysh nga nëntori i vitit 1944, kur sadisti Mehmet Shehu, i njohur  për epitetet “terror i bardhë”, “terror i kuq”, në vitin 1949 do të  shprehej: “Ne duhet ta ashpërsojmë luftën kundër armiqve të pushtetit tonë, të vrasim njerëz që të mundemi të përballojmë situatën.”

 Viti 1951 ish një kohë, kur shumë qytetarë të zhgënjyer shpresonin, se pas prishjes me jugosllavët, do të ndodhnin ndryshime të thella. Ata që kishin radio, dëgjonin Radio Londrën, me sinjalin e njohur “Ju flet Londra!”, apo Ankaranë, me “Burasi Ankara!” Shpresonin më kot! Ndërkohë natën, aktivistët e Frontit Demokratik, kërkonin nëpër rrugët e taracat e Tiranës fletushkat e hedhura, ndoshta nga qielli, kurse ditën nëpër trotuare, civilë të  paguar gjurmonin kalimtarë të dyshimtë. Në mure u dukën pankarta me fjalën e rreptë “Vigjilencë!” Në Durrës, kur qytetarët ktheheshin në shtëpi, gjenin mbi radio letra me shënimin tronditës: ”mos hapni radion në kanalet italiane!” Në bregdet pushuesit porositeshin të ndërprisnin lojën me domino e të hynin ndër fjetore. Nga dritaret dukej në muzg patrulla e rojeve bregdetare me armë në duar. Banorët e majmur të Bllokut, natën shihnin ëndrra të frikshme me sulme të befasishme nga deti e ajri dhe nga malet. Ndaj zgjoheshin të trembur dhe në mbledhje të fshehta, hartonin lista arrestimesh me emra të diktuara nga krerët kryesorë të partisë, disa të njoftuara edhe nga agjentët e sigurimit.

 Befas, në krahun e shkretë të oborrit të Ambasadës Sovjetike  në rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati,  dijetare e Institutit  të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Fejzi Dika, i laureuar në Montepelier  për filozofi dhe pedagogji, poet e mendimtar patriot, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rok Radovani, profesor  i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë. Nga listat e zeza nën diktatin e E. Hoxhës dhe të M. Shehut, u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të  bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujëshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje pati zyrtarë rusë që ndërhyn për lirimin e disa prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para.

Ata 22 fatkeq, pasi lindën, u rritën dhe u shkolluan, ecën nëpër udhën e jetës, herë me gëzime të pakta, herë të tronditur nga zhgënjime, apo nga dramat familjare, së fundi do t’i priste një mbarim tragjik, nga dora gjakatare  e tiranit  komunist  E.Hoxha dhe e xhelatit M. Shehu. Pas arrestimit u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit. Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti mizor me gjashtë nene, për „veprimtaritë terroriste“ që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja  e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kish marrë fund. Ministri i Drejtësisë u përjashtua nga kjo orgji juridike e pështirë.  26 shkurti shënon një datë të zezë të drejtësisë shqiptare që ngjeth jo vetëm çdo jurist në botë, por edhe njeriun më të thjeshtë. Një oficer i lartë i asaj kohe të mbrapsht dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk është bërë gjyq dhe këtë e them pasi nga pyetja që bëhej nga zyrat e Ministrisë së Brendshme, ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk është lënë kohë për gjykimin e çështjes..“  Pra, asnjë seancë gjyqësore nuk u zhvillua. Nuk u dëgjua as prokurori, as gjyqtari. Mungonin dëshmitarët dhe avokati. Viktimat, të lidhur me tela me gjemba të kohës së luftës, i hipën në një kamion. Jonuz Kacelin të vdekur nga torturat e hodhën nga dritarja. Askush prej tyre nuk u njoh me vendimin. Në mes të natës, kur era e maleve ulurinte si mallkim, i  pushkatuan barbarisht të gjithë ashtu siç qenë, të lidhur tok. Kur krismat e armëve pushuan, u dëgjua britma e dhimbshme e një gruaje: “Ç’i paskam bërë perëndisë!“ Ishte Sabihaja! Plumbi nuk e kishte kapur! Atëhere ushtarët u sulën dhe ia shuan jetën, duke e qëlluar egërsisht me kondakët e pushkëve. Pas disa çasteve britma pushoi. Ndihej vetëm ulërima e erës dhe rrjedha e tërbuar e Erzenit. Një vetull hëne e pikëlluar rrezëllinte midis reve. Të vrarët, ashtu siç qenë, i mbuluan shkel e shko, në një gropë të përbashkët. Gjithçka kishte marrë fund. U dëgjua një motor që u ndez. Xhelatët, pasi mbaruan detyrën me sukses, u zhdukën si hajna nëpër natë. Në të nesërmen nëpër shtëpitë e Tiranës, fshatarët e fshatit pranë, trokitën të tronditur në dyert e miqve të tyre dhe sipas një zakoni të lashtë, rrëfyen se ç’kishte ndodhur në mesnatë. Më vonë, ndërsa punohej për shpyllëzimin e asaj zone, një traktoristi i ra të fikët, kur pa që traktori nxori papritur një kufomë gruaje dhe po e hiqte zvarrë. Qe trupi i patretur i martires Sabiha Kasimati…

Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kish dhënë një vendim: dënimin me vdekje për 22 të vdekur!! Në atë dokument  të turpshëm mungon sërish një nënshkrim.

Pra, bllokmenët, uzurpatorët e Shqipërisë, me atë vrasje, kërcënuan gjithë popullin liridashës, kërcënuan drejtësinë, kërcënuan edhe Zotin. Me këtë rast E. Hoxha u rek të tregonte dashurinë e madhe për miqtë e rinj sovjetikë, e mbi të gjitha të qetësonte jetën e tij të mbrapsht. As  Shekspiri  i tragjedive,  s’do të mund të gjente fjalë për të treguar, sesi brenda një nate u krye ajo masakër e llahtarshme.

 Pas atij akti kriminal, diktatori E. Hoxha do të hakërrehej me grushtin lart: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza!”

Ja cilët ishin ata, shumica në moshë të re që humbën jetën,  pa asnjë faj, nga pushkatimi mizor në natën e ftohtë  të  26 shkurtit 1951:

Sabiha Kasimati, 38 vjeçe. E lindur në Edërne të Turqisë, e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo vajzë patriote e ditur, dëshiroi  vendin e saj, Shqipërinë. Pas kthimit në atdhe, punoi në Institutin e Shkencave krahas shkencëtarëve të shquar në histori. Si ishte e mundur të dënohej me vdekje dhe të  masakrohej një ëngjëll si ajo? Fajtor për këtë krim barbar ndaj asaj vajze të rrallë dijetare, ishte vetë dora e përbindëshit  ziliqar, E. Hoxha.

-Manush Peshkëpia, 39 vjeç, poet patriot, u lind në Vlorë.  Analistët e letërsisë e rendisin krahas me Fishtën. Poradecin, Koliqin, Kutelin etj. Ja, si është shprehur shkrimtari i shquar Vedat Kokona:“Shumë nga shokët e mi vdiqën zemërplasur pas dekada vuajtjesh dhe mjerimesh. Një nga këta fatzinj ishe edhe ti, Manush. Askush në këtë sallë dhe jashtë saj nuk të ka njohur si të kam njohur unë, si vëllai, gjashtëdhjetë vjet më parë…Shumë njerëz kam njohur në jetën time, pak kam çmuar, shumë pak kam dashur siç të kam dashur ty. Ti shkruaje vjersha pa e hequr veten poet, të mos jeshë poet në vargje, nuk është faj. Faj është të mos jeshë njeri. Ti, Manush, ishe poet njeri“ Edhe pas pushkatimit nga terrori i kuq në mesnatën e 26 shkurtit,  ky poet njeri mbeti i gjallë në vargje e në dritë.

-Tefik Shehu 39 vjeç, i lindur në Gjakovë. I diplomuar në Zagreb për ekonomi, financë dhe drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945 u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 26 shkurt 1951, askush nuk mundi ta  mbronte nga vandalët.

-Pjerin Guraziu 45, vjeç i lindur në Shkodër. Doktor i Shkencave Ekonomike, sportist me rezultate të nivelit ndërkombëtar. Pedagog në shkollën tregtare të Vlorës. Drejtor i Doganës së Tiranës më 1938. Pas luftës, shef finance në Ministrinë e Finacave dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Anëtar i komisionit për organizimin e garave atletike në Ballkaniadën e vitit 1946.  Për këto aftësi meritoi pushkatimin.

-Jonuz Kaceli 43 vjeç U lind në Tiranë, në familjen e madhe patriote të Kacelëve, e njohur për shërbime në dobi të atdheut, në ekonomi, kulture, art etj. Më vonë, sipas një dëshmitari, për këto vlera,  sadisti ministër i Ministrisë së Brendshme M. Shehu  e vrau në tortura dhe e hodhi nga dritarja. Shkuan vite dhe sadisti i “terrorit të kuq”, u dergj në shtrat i vrarë.

-Anton Delhysa, 47 vjeç. U lind në Prizren, specialist ndërtimi, kreu me përfundime të shkëlqyera Shkollën Teknike të Fulzit. Njihet si drejtues i punimeve për ndërtimin e  Shkollës Amerikane në Golem të Kavajës, të Shkollës Teknike të Fulzit dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pas luftës  drejtoi punimet për për ndërtimin e fabrikës së sheqerit në Maliq, për spitalin në Gjirokastër, për fabrikën e tullave në Vorë etj. Për punën e tij, u dekorua  edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, së fundi u shpërblye  edhe me pushkatim…

-Haki Kodra-, 30 vjeç. U lind në Dibër të Madhe. Pasi u diplomua për ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik.  Në vitin  e zi  1951 u pushkatua pa mëshirë e pafaj nga  terroristët e kuq shqiptar.

-Gafur Jegeni, 41 vjeç. U lind në Dibër.Ishte një nga përfaqësuesit e shquar të  Jegenëve të Dibrës. Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali. Nga viti 1935 më 1937, komandant i kufirit bregdetar në Shqipëri. Në ditët e prillit 1939 në Vlorë, me gradën kapiten, kreu detyrën si patriot për mbrojtjen e atdheut. U arrestua dhe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, më pas u internua në Ventotene. U lirua nga anglo-amerikanët më 1943. Pas kësaj u tërhoq nga ushtria. Në shkurt të vitit 1951, në vend të plotonit ushtarak italian të ekzekutimit, u ndodh përballë skuadrës së pushkatimit barbar me ushtarë shqiptar, që mbanin yll të kuq në ballë.

-Myftar Jegeni, 36 vjeç. U lind në Dibër. Kreu Akademinë Ushtarake më 1937 në Itali. Me gradën kapiten më 7 prill 1939, luftoi në Durrës për mbrojtjen e atdheut, më pas edhe kundër ushtrisë gjermane. Kundërshtoi masakrat jugosllave, ndaj serbët pasi e arrestuan e dërguan në duart e komunistëve në Shqipëri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, punoi llogaritar në një ndërmarrje ndërtimi në Tiranë, deri në vitin 1951. Nuk mundi të punonte më sepse në mesnatë e priste pushkatimi i pabesë.

.-Reiz Selfo, u lind në Gjirokastër. U shqua si një nga sipërmarrësit e aftë në tregëti dhe në ndërtim. Disa nga veprat, si Firma “Selfo” në Vlorë, Ura e famshme e Dragotit mbi lumin Vjosë, Ura e Bënçës në Tepelenë, disa shkolla, ndër to, Gjimnazi në Gjirokastër dhe shumë të tjera, janë tregues të qartë të ndihmesës së tij për lulëzimin e Shqipërisë. Si njeri bamirës dikur i dha ndihmë finannciare  dhe vet E. Hoxhës, por dora e këtij diktatori gjaktar, më 26 shkurt 1951, ia rrëmbeu pa mëshirë, jetën këtij biznesmeni të madh patriot.

-Qemal Kasaruho, 49 vjeç. U lind në Gjirokastër. Ekonomist, zotërues i disa gjuhëve të huaja, Në vitet 20-40 punoi si kryeinspektor në doganën e Sarandës, më pas drejtor i përgjithshëm i Monopoleve dhe i Tatimeve në Ministrinë e Financave, ndërkohë mori pjesë në luftën kundër pushtueve italo-gjerman. Pas luftës nuk u pranua të punonte si ekonomist në Tiranë, por jashtë saj, në minierën e Rubikut, së fundi jashtë edhe nga jeta, por nuk mundën ta fshinin nga kujtesa e Kombit.

-Zyhdi Herri, 30 vjeç. U lind në Tiranë. Mësoi  në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës, më pas vazhdoi studimet për drejtësi. Gjatë luftës bashkëpunoi me Frontin N.Ç. Pas luftës kryeredaktor i gazetës Bashkmi në Tiranë. Më pas e priste  nata  e ftohtë e  pushkatimit pa gjyq e pa faj.

-Gjon Temali, 47 vjeç. U lind në Shkodër. Në vitet 40 studioi për farmaci në Universitetin e Firences. Nga viti 1946  deri në shkurt të vitit 1951, farmacist në Spitalin e Tiranës. Ky njeri, i përkushtuar në shërbimin human të mjeksisë, duhej të vritej si “terrorist”, pa gjyq e pa faj.

-Petro Konomi, 30 vjeç. U lind në Kajro. Kreu studimet e larta në Turqi në Robert Kolezh, mandej në Akademinë Ushtarake në Itali. Gjatë luftës përkrahu Frontin N.Ç. Pas luftës u emërua në ATSH. Edhe ky punonjës ëngjëll, duhej lidhur me tela, për t’u vrarë barbarisht.

-Niko Lezo, 50 vjeç. U lind në Delvinë. Kimist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Ka kryer Universitetin e Tuluzës. në vitin 1921. Më 1923, ngriti  të parin laborator kimik.në Tiranë. Po atë vit zgjidhet deputet i Delvinës. Më 1940 arrestohet e internohet në Ventotene. Pas luftës punon sërish kimist në laboratorin, tashmë nën vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky themelues i paharruar i laboratorit të parë shqiptar, duhej pushkatuar pa mëshirë.

.-Pandeli Nova 59 vjeç. U lind në Opar, në një familje të pasur.  Ekonomist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Deri në vitin 1944 u mor me tregëti dhe njëkohësisht ndihmoli Frontin N.Ç. Pas luftës punoi në  një shoqëri tregtare çeko-shqiptare. Ky prind, i një djali partizan në mesatën e 26 shkurtit 1951, do të dëgjonte për herë fundit, zërin e ashpër të komandantit partizan: Zjarr!!

-Thoma Katundi- Më i “vjetri” në moshë, 64 vjeç!  U lind në Katund të Korçës. Ish Vatran në SHBA. I djegur nga malli, u kthye në atdhe dhe punoi me ndershmëri. I edukuar nga idetë demokratike amerikane, duke përbuzur çdo tirani, humbi jetën më 26 shkurt 1951. Faji i tij nuk ishte vetëm dashuria për lirinë, por edhe malli për atdheun.

-Mehmet Shkupi, 58 vjeç. U lind në Shkup dhe banoi në Tiranë. Ish pronar me arsim të mesëm dhe me profesion nëpunës kaloriferi. Dyshohej si “agjent” i Legatës Francze dhe se zhvillonte veprimtari terroriste. Pra prova konkrete për dënimin me vdekje pa gjyq, shërbeu sajesa me emrin dyshim.

-Ali Qorraliu, 61 vjeç U lind në Tiranë. Tiranas i pasur. Jurist.  Kreu studimet e larta në Kolegjin Juridik të Selanikut. Në kohën e luftës ka perkrahur Ballin Kombëtar, ndaj u burgos nga rregjimi komunist. Megjithatë pas lirimit nuk ndërmori asnjë veprim kundër regjimit. Pa patur asnjë trashgimtar u arrestua si “terrorist“ dhe u pushkatua pa mëshirë, pa gjyq. La vetëm kujtimin e një njeriu, të ditur e të pasur. Kur u zbulua varri, u vu re se para pushkatimit ia kishin shkulur dhëmbët e florinjtë.

-Fadil Dizdari, Me origjinë nga Shkodra, u lind në Kavajë, Në kohën e Zogut kishte punuar si sekretar prefekture. I dashuruar pas librave dhe të fejuarës së vet, mbante hapur një librari në qendër të Tiranës. U arrestua dhe u pushktua pa gjyq, i dyshuar si “terrorist”, apo “armik i Pushtetit. Popullor.” Në të vërtetë faji i tij, ishte bujaria, teksa shiste pothuaj falas kryeveprat botërore, të ashtuquajtuara “të verdha”, të autorëve me famë, si Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Frederik Shiler etj. Shpëtoi vetëm unaza e fejesës që u gjet në gropë, për të dëshmuar për krimin e fshehtë e barbar në mes të natës.

-Hekuran Troka, 32 vjeç. U lind në Kuçovë dhe banoi në Tiranë, me profesion tregtar. Në listën e zezë për këtë djalë të hijshëm, është shënuar “tregtar i dyshimtë spekulant”,  “agjent i shërbimeve të huaja” dhe “ terrorist.” U pushkatua i dyshuar, pa gjyq. Familja u internua e punoi në punë të rënda për bukën e gojës. Ja, si dënoheshin me mungesë provash e vriteshin natën ata, që dyshoheshin.

-Lluka Rashkoviç, 51 vjeç. U lind në Mal të Zi. Ka ardhur në Shqipëri me familjen në kohën e mbretërisë. Gjatë kohëve të ndryshme u mor me transport udhëtarësh, në Shqipëri e Ballkan, jashtë çdo rryme politike. Për gjithë këtë jetë të pastër dhe punë të ndershme në shërbim të vendit tonë, u arrestua dhe u pushkatua pa gjyq.

Për gropën e braktisur në errësirën e ftohtë 63 vjet më parë, nga xhelatët e nga fajtorët e shekullit, folën eshtrat, folën edhe gurët, folën arkivat e zbuluara edhe ato si gropa e të vrarëve, foli dhe kujtesa e njerëzve të ndershëm, e motrave, e  vëllezërive, e nipave, e  qytetarëve dhe e fshatarëve të ndershëm. Folën me zë të lartë që ta dëgjonte bota  dhe rinia  të merrte vesh, megjithëse me vonesë, se kush ishte në të vërtetë Republika Popullore Socialiste, ose Komuniste e E. Hoxhës dhe e M. Shehut, “fanar ndriçues”, burg apo varr i përbashkët  i shqiptarëve?

                                     —————–

 Shkruesi i këtyre radhëve të trishtuara, u ka kushtuar, këtyre martirëve  të pafajsisë edhe  disa vargje:

RRJEDHA  E  LUMIT  NEN URE

Kushtuar 22 shqiptarëve të vrarë,

pa gjyq e pa faj, në vitin 1951,

pranë Urës së Beshirit.

Erzeni trishtueshëm te Urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet  vorbulla, te bregu nën gjeth.

Me zhaurimë në zall, mbi bar hedh lotë-stërkala

sado krim  në terr, me pëshpërimë përhapet fjala!

Dritaret e hijet, dushqet e shkurret, tregojnë,

për gropë martirësh ne heshtje dhe gurët vajtojnë.

Dhe toka e zezë për njerëz të mirë pa faj,

ndër tela me gjemba thurur gjallë, skaj më skaj.

Cilës epoke tiranësh u përkasin, o antropolog

këto eshtra shpupurisur në pluhur të lidhur tok?!

Mos janë ilire, në errësira kohësh vrarë

nga spata, shigjeta, ushta hordhish barbarë?

Jo jo! Vrastarët nuk janë prej fisesh leshtorë,

por komisarë të kuq, me yll të kuq gjëmborë!

Komisarë qelish, pa gjyqe, pa firmë e vulë.

Komisarë pa shpirt, pa besë, pa mend e pa turp.

Komisarë me hakërime e me mandatën,

me ngjirje, plotonë, krisma e plumba natën.

Dhe bisha fle, kur ngryset në pyll a në shpellë!

Dhe ujët fle, drurët prehen në gjumë të thellë!

Më kot fërkojnë duart me gjak komisarët,

më kot mundohen të harrohen gjithë të vrarët!

Nga gropa, nga gropa shpirtrat fluturuan lart,

me fllad Perëndie u qetua çdo lëngatë!

Një poet qiejsh ndër muza, libra diturie,

një bir Kosove e burrë i urtë malsie!

Njeri fisnik nga derë artistësh lulëzimi!

Ekonomist një tjetër me ëndrra përparimi!

Tjetri vatran, zhuritur nga mall mërgimi!

Një ëngjëllore, nimfa e gjallërisë ujore,

Sabi, Sabihaja, puhiza mëngjezore!

Në lumej, det e oqean dëgjohet thirrje e saj,

shpirti fëminor endet livadhesh në parajsë.

Mërmërojnë valët: Sabiha! Sabiha!

Buçasin dallgët: Sabi! Sabiha! Sabiha!

Erzeni u zgjua, te urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet nën lule e gjeth,

me zhaurimë në zall e mbi bar hedh lotë-stërkala,

për krime terri me oshëtimë përhapet fjala!

Ne foto:Foto, autori i shkrimit ne moshe te re/

Filed Under: ESSE Tagged With: 22 intelektuale, 60 vjet, Agim Xh Deshnica, me pare, u pushkatuan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT