• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2015

Kadaresë i qofshim falë !

June 27, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
” Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë!” (At Zef Pllumbi)

“ Nga lartësia e misjonit të tij, i vetëdijshëm për peshën e rëndë që ka marrë mbi supe, me modestinë e artistit e të fetarit, autori i drejtohet lexuesit bashkëkohës të tij, por dhe atij të kohëve të mëpastajme, me një kërkesë sa të thjeshtë aqë dhe të ndërlikuar:“Ngjarjet që tregohen ktu janë tepër të vështira me u shkrue, prandej autori u kërkon të falun mbasi nuk asht shkrimtar, dhe me dashamirsi ju këshillon qi të reflektoni shumë mbi këto ngjarje dhe të kërkoni shkakun e vërtetë se pse ndodhën ato…Pse?”

Po si të rrnojmë , për me tregue , kur ata që rrnojnë për me tregue janë të rrallë ?

“At Zef Pllumi nuk ka qënë thjesht, një personalitet i kulturës, erudite, dhe mund të shtojmë këtu shumë cilësore, por ka qënë edhe një prift franceskan. Ju në shumë shkrime të ndryshmë keni shprehur një lloj simpatie nëse mund ta quaj kështu për Kishën e krishterë, për Kishën Katolike . Pra, qëndrim im është qëndrimi i një shqiptari normal i cili shikon te kjo traditë fetare dhe kulturore katolike, identitetin e tij, të kombit dhe të popullit të tij dhe prandaj nuk është as për tu çuditur e aq më pak (sepse disa herë mua ma kanë keqkuptuar këtë gjë),për t’u keqinterpretuar. Kjo nuk më bën përshtypje sepse nuk ka pse të më bëjë përshtypje një gjë që nuk ka atë kuptim të ngushtë dhe meskin siç mund t’i japin të tjerët.-thot
Kadare.

Rrno  për me tregue -porositë At Zef Pllumbi.

“Ky është qytetërimi europian shqiptar i lidhur në mënyrë të ngushtë me krishterimin. Pavarësisht se Europa është një kontinent që i njeh të gjitha besimet, natyrisht dhe këtu e ka çuar fryma e saj e thelle demokratike, emancipimi i saj i thellë që është kontinenti më i përparuar nga ana e emancipimit njerëzor, kontinenti që ka njohur ashpërsinë e botës, egërsinë e saj, butësinë edhe dritën e saj. Europa i ka të gjitha, Europa nuk është një kompleks idilik siç mund ta quajmë ne, rozë. Ajo është një kontinent i ashpër dhe qytetërimi i saj rozë ka lindur nëpërmjet ashpërsisë, e njeh atë, e ka përjetuar dhe ka funksionuar shpesh herë me të, prandaj është e fortë Europa dhe qytetërimi europian. Ai ka një element zotërues të krishterë, por edhe një element të tillë human që pranon besimet e tjera. “- dhe Kadare tregon.

Po ,Po! Kadarea “”:Ay është problem  ynë më  i madh me te cilin duhet te merremi.Ay është fajtori që ne shqiporit hallemëdhenj nuk bëmë dote një shtet serjoz per 25 vite me radhe edhe pse ay ka 25 vite i larguar , , që na ka vajtur morali ne fund te këmbeve dhe nuk dimë ku kemi kokën.Ay na mori pronat ,duke u pasuruar për vete e duke u pasuruar me gjakun tonë, madje ay është fajtor që lindi , u rrit dhe jetoi në periudhen më të keqe të historisë tonë , të diktatures komuniste”””Ka shume faj Kadare!.. !..Madje për këte për dite po hedhin” dritë nga drita e tyre”  të pa numërtit me shokë për të mos folë pastaj për gjeneratën e re te” intelektualeve” post kadare të cilët në gjurmët e të parëve , te tyre nuk lëne asgjë mangut ,per tju larguar sado pak prej mutacionit tonë të mirënjohur gjenetik prej kritizeresh dhe egoistesh të pa skrupullt!…Hallall na qofte!..”.. Rrnon për te tregue miku Aleko Bedini.

Po Kadare me të vërtetë rrnon për me tregue: “Më 1997, kur për turpin tonë, shteti shqiptar ra, ishte Evropa që na u gjend në fatkeqësi. S’na erdhi ashtu siç e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di çfarë, por me armë dhe topa, për të na pajtuar me njëri-tjetrin. Përpara se Evropa me NATO-n të merrnin këtë vendim të madh, disa herë u ngrit dyshimi se mos shqiptarët e ndërkryer, ashtu të armatosur siç ishin, të qëllonin trupat ndërhyrëse. Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. Midis marrëzisë, populli shqiptar e bëri së paku një gjë të mençur. Në vendin ku mosprekja e kufirit prej çizmes së ushtarit të huaj, ishte kthyer në mit, asnjë armë, qoftë edhe për zakon, nuk u shkreh kundër ushtrisë euroatlantike. Ishte hera e parë që në historinë shqiptare ndodhte një gjë e tillë. Ajo ishte një dëshmi e madhe: dëshmi prekëse, se atë ushtri që po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarët e quajtën si të tyren
Vetvetishëm midis kaosit, pa retorikë integruese, pa u shtyrë prej askujt, shqiptarët treguan qartë se ndiheshin evropianë. Ata nënshkruan kështu një akt monumental: rigjetjen e Evropës së humbur. Dy vite më pas, si një përgjigje e mirëkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njëjta ushtri euroatlantike, me avionë, raketa e bombardime, ndërhyri për çlirimin e Shqipërisë së jashtme, Kosovës. U duk sikur kontinenti mëmë, i penduar për harresën e gjatë, po kujtohej më në fund për popullin e braktisur. 2 Nëse marrëdhëniet e Evropës me më trillanin e tre gadishujve të saj jugorë, Ballkanin, mund të thuhej se ishin kundërthënëse, ato me shtetin e vogël shqiptar, e kapërcenin çdo përfytyrim. Përpara se të kujtojmë tepër shkurt kronikën historike, le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë.”

Kadaresë i qofshim falë se ai me të vërtetë rrnon për me tregue” E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët “islamik”dhe “i krishterë”thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë evropian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi! Por keqkuptimet në shkrimin e Qosjes nuk janë vetëm këto. Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar. Muzika ngjan si e njohur. Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë.”

Kadare vazhdon dhe nuk ndalet sepse ai rrnon për me tregue :” Gjithë strategjia e Millosheviçit për të marrë dritën jeshile nga Evropa për zhbërjen e së paku gjysmës së kombit shqiptar, atij “që s’kishte identitet evropian”, domethënë të shqiptarëve më besim mysliman, bazohej në besimin e tij të verbër se Evropa do të binte në këtë kurth gjenocidar. Ne e dimë ç’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranë në kurth dhe kjo është një nga aktet më të ndritshme të qytetërimit perëndimor. 3 Përpara se t’i kthehemi tezave për identitetin e përgjysmuar shqiptar, le të hamendësojmë një çast se ndoshta mbrojtësit e tyre kanë të drejtë. Me fjalë të tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite, madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç’kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët, nga De Rada te Naim Frashëri, që të kujtojmë se jemi ata që s’jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Evropa?”Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?”

Të falemnderit Zoti Kadare që mësova aq shumë nga ty, por si të mesohemi  të gjithë të tjerët që të rrnojmë për me tregue.

” Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron dhe ti” ” (At Zef Pllumbi)

26.06.15, Gjakovë

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Kadare, te qofshim fale

SHOQATA “SHQIPE E ARIZONES” OPTIMISTE PER TEJKALIMIN E PROBLEMEVE TE TRASHEGUARA

June 27, 2015 by dgreca

Nga:Lulzim MULLIQI/
Nese krahasohet me vitet e meparshme,intensiteti i punes se kesaj Shoqate nisi te rritet ne kete mandat trevjecar te Bordit te ri Drejtues te Shoqates.Me 24,Qershor,ne qytetin Glendale te Arizones,ne njeren nga zyrat biznesore te bashkeatdhetarit tone,Zeqir Gashi,u mbajt mbledhja e radhes se Bordit te Shoqates “Shqipe e Arizones”.Ndonese,nuk ekzistonte kuorumi i nevojshem per mbajtjen e mbledhjes,ku te pranishem nga 9 anetare te Bordit Ishin vetem 4,dhe  nuk mund te merret nje vendimmarrje e mirefillte per ceshtje te caktuara,megjithate mbledhja e Shoqates vazhdoi.Ne kete mbledhje u analizuan ceshtje te ndryshme nga fushveprimtaria e Shoqates,qe kishim te benin perkitazi me shqyrtimin,plotesimin dhe ndryshimin e statutit te Shoqates dhe ceshtje te tjera.Sic dihet shoqata “Shqipe e Arizones” eshte themeluar ne vitin 1995 dhe me nje aktivitet te bujshem prej dy dekadash eshte nje Shoqate qe ofron nje ze te perbashket per te gjithe Komunitetin shqiptar ne Arizona,duke ndihmuar ne zhvillimin e shume aktiviteteve tona kulturore dhe kombetare si:Ne ruajtjen e gjuhes, traditave,kultures dhe trashegimise shqiptare ne kete shtet te larget te Amerikes.Mbledhja nisi me pershendetjen e kryetarit te Shoqates,Burim Gashi i cili Propozoi kete rend dite:Shqyrtimi i dokumentacionit te Shoqates,statuti,ndryshmet dhe plotesimet eventuale te tij ne harmonizim me zhvillimet e reja ne komunitet.Pergatitja e taksave vjetore te Shoqates,pastaj mundesine e regjistrimit te Shoqates  si Jo fitimprurese,anetaresimi i anetareve te Shoqates me libreza anetaresie,Shqyrtimi i mundesise se zevendesimit te anetareve,te cilet nuk marrin pjese ne mbledhjet e Shoqates me anetare te rinj,si dhe riaktivizimi dhe funksionimi i webfaqes se Shoqates.Ne vijim te fjales se tij ,kryetari,Burim Gashi tha “se mungesa e dorezimit me kohe e dokumentacionit dhe materialeve te tjera te punes se Shoqates nga udheheqja e meparshme e bene te pamundur mbarevajtjen e mbledhjes dhe Ai theksoi se te gjitha keto ceshtje do te diskutohen ne mbledhjen e ardhshme te Shoqates”.Mirepo,Ai u shpreh optimist se Shoqata ne nje te ardhme te afert do ti tejkaloj problemet e trasheguara nga vitet e meparshme.Nderkaq,anetari i Bordit,Xhelal Asllani theksoi se ne duhet te gjejme mobilizim dhe energji te perbashketa per te punuar ne te mire te Shoqates dhe Komunitetit tone,pavaresisht neglizhences dhe punes pasive qe Kane treguar udheheqesite e meparshme te Shoqates.Ai foli edhe rreth menaxhimit te fondit te Shoqates,i  cili perben nje segment krucial dhe  te rendesishem financiar te Shoqates.Gjithashtu u diskutua edhe rreth mundesise dhe regjistrimit te Shoqates si jofitimprurese,ku kishte edhe propozime te ndryshimit te emrit te vet Shoqates.Ndersa,ushtruesi i detyres se sekretarit te Shoqates,Lulzim Mulliqi( ekspert I ceshtjeve juridike dhe gazetar) theksoi”se eshte mire qe ne te ardhmen te kemi me shume respekt per rregulloren e punes dhe duhet te punohet ne  harmonizim dhe pajtueshmeri te plote me statutin e Shoqates.Edhe zevendeskryetarja e Shoqates,Diellza Hoti-Shkodra,foli per sfidat,arritjet, dhe sukseset e te rinjeve ne Komunitetin Shqiptaro-amerikan te Arizones,ku theksoi “se shoqata duhet te krijoje me shume hapesire per perfshirjen dhe masivizimin e te rinjeve ne aktivitetet kulturore dhe kombetare te Komunitetit tone.Vertete,krijimi i kushteve te nevojshme per perfshirjen e sa me shume te rinjeve ne strukturat udheheqese  te Shoqates,do te bente nje stimul pozitiv per gjeneratat e reja ,te cilat po rriten dhe po edukohen ne SHBA.Te rinjet jane te perkushtuar per pjesemarrje ne vendimmarrje dhe shume veprimtari kulturore dhe kombetare qe organizohen ne kuader te Komunitetit,sepse ate jane e ardhmja e jone dhe si te tille jane te dobishem,per familjen,shoqerine,dhe mergaten tone.Mbledhja e ardhshme e Shoqates u vendos te mbahet me daten 15,Korrik,2015.Ne kete mbledhje te Shoqates “Shqipe e Arizones” ishin te pranishem edhe perfaqesues te medieve te Komunitetit Shqiptaro-amerikan,te cilet Kane pasqyruar aktivitetet e e kesaj Shoqate.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lulzim Mulliqi, problemet, shoqata, Shqipe e Arizones

Edhe Tritani ka fituar

June 27, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Zilja*/

Ndoshta nuk do ta kisha marrë kurrë mundimin të shkruaja një artikull lidhur me rezultatet e arritura nga Partia Demokratike në këto zgjedhje por është e pamundur të jem indiferent kur dëgjoj disa borizanë dhe daullexhinjë të PD-së t’u fryjnë burive e daulleve të fitores a thua njerëzit janë aq budallenjë, të mos kuptojnë se çfarë ka ngjarë. Pas kryetarit të grupit parlamentar, kryetarit  të PD-së, një aradhe me keltistë e bogdanistë, që janë fitimtarë, del dhe një nga veteranët, nga njerëzit me të spikatur të PD-së, me merita të padiskutueshmë në përmbysjen e komunizmit, deputeti Tritan Shehu, të na mbush mendjen që ka fituar. Në një intervistë  dhënë në TV një ditë më parë ai shprehet së është gjysëm i kënaqur ( i kënaqur fillimisht)  për përfundimin në Gjirokastër dhe se atje PD-ja ka fituar me 1800 vota në raport me vitin 2011; se PD-ja po gatitet për betejat e ardhëshme e të tjera, e të tjera.

Një sërë analistësh me sofizma nga më të çuditëshmet rreken të na mbushin mëndjen se Halim Kosova paska fituar, se në krahasim me atë dhe këtë vit…, se ai është fituesi moral i zgjedhjeve madje ambasadori amerikan e lavdëroi fushatën e tij. Pra ai nuk paska humbur, megjithëse në fronin e bashkisë së Tiranës do të ulet Erion Veliaj. Ish kandidati i PD-së për Bashkinë e Vlorës deklaron: Nuk mund të them që jam i gëzuar por jam në paqe me veten për sprovën e parë… Sikur të kishte humbur në një ndeshje futbolli me shokët në Plazhin e Vjetër, por radhën tjetër do përpiqet të fitojë. Ky avaz i PD-së i përsëritur çdo herë që humbet zgjedhjet është i papranueshëm dhe po bëhet i neveritshëm. Gjithmonë nëse PD-ja humbet ne do të shohim përfaqësuesit e saj të deklarojnë se u kanë vjedhur votat, se bandat në pushtet kanë ushtruar terror mbi popullsinë madje del dhe ndonjë Pavël Korçagin e thotë se kjo bandë në pushtet nuk rrëzohet dot me votë, duke nënkuptuar metodat revolucionare. Asnjë nga ata që dalin në TV nuk kthen gishtin nga vetja e të thotë: Ne humbëm dhe do merremi seriozisht me të gjithë faktorët që çuan në humbje.

Po le të kthehemi te dukuria Tritan e të bëjmë një analizë sa lejon një artikull gazete.

Ti Tritan vjen nga rradha e luftëtarëve të vijës së parë, që me guxim e zgjuarsi ndihmuan në përmbysjen e komunizimit në Shqipëri. Për këtë populli do t’u të jetë mirënjohës ty dhe gjithë ‘’pardesyve të bardha’’ që krijuat Partinë Demokratike. Po ç’ndodhi më vonë me ty dhe shokët e tu? Kaluat nga biçikletat me kopertona të mballosur e komerdare vrima-vrima te

makinat luksoze. Nga apartamentet dhomë e guzhinë ku gatuhej në banjë,

shumë shpejt u bëtë jo me një por me disa apartamente, me vila e dashnore

(jo Tritani)  shëtitën botën anembanë dhe u shkëputët nga njerëzit e hallet e tyre. Për ju pushteti dhe paratë kaluan në plan të parë.

Po e them që në fillim: me rrogë deputeti, presidenti apo ministri do shumë vite të blesh një apartament 100m2, e jo disa të tillë në mal e në det,  për dy e katër vjet madje të mobiluar. Të kujtohet kur Frrok Çupi në vitin 1997 shkruante te gazeta ‘’Koha Jonë’’ se zonja jote lahej në vaskë floriri? Unë nuk e kam besuar dhe nuk e besoj edhe sot. Ti me Arben Imamin, Neritan Cekën,  Genc Rulin, Genc Pollon, Dash Shehun, Eduart Selamin etj, u akuzuat rëndë nga lidershipi i PD-së në vitin 1997 si spiunë të sigurimit, si të korruptuar e shkaktarë të humbjes. U zemëruat dhe u larguat nga PD-ja. Shtypi pranë PD-së ju punoi qindin madje Genc Pollos që bëri parti të re, iu fut deri në dhomën e gjumit. Shumë menduan atëherë se ju ishit kundër dorës së hekurt të Njëshit, se po kërkonit më shumë demokraci në PD, se po kërkonit të votohej e garohej realisht, po kërkonit depolitizimin e policisë, ushtrisë e gjyqësorit, që njerëzit duhet të emëroheshin sipas meritave, të ishin të barabartë para ligjit, etj. etj. Po ç’ndodhi me disa nga ju luftëtarët e përmbysjes së madhe dhe shpresëdhënësit e atyre viteve? PD-ja vazhdoi të mpakej e të përjashtonte sisematikisht nga rradhët e saj ata që mendonin ndryshe sa i ‘’SHPORRI’’ pothuaj të gjithë. Në Partinë Demokratike ka mbi  15 vjet që nuk votohet ose votohet formalisht e vetëm emërohen njerëz që i njeh Njëshi apo Dyshi. Dhe më tej? Veç cicërimave e belbëzimave pati nga ju dhe të tillë që hapën depot e ushtrisë, u organizuan në komitete lufte dhe pasi çliruan Jugun iu drejtuan Tiranës për të vendosur demokracinë e vërtetë, për të rrëzuar ‘’malokun” se ndryshe ai nuk zbriste nga kali. Fjalori dhe etiketimet e tyre për kryetarin e PD-së asokohe ja kalojnë dhe fjalorit erotik të Edmond Tupjes. E ç’bëtë më tej? U kthyet përsëri në PD dhe mirë bëtë se ajo është shtëpia jonë e përbashkët. Por tashmë as të belbëzoje ndryshe nuk lejohej aty. U dhuruan kolltukë ministri, e deputeti dhe ju filluat të bënit zërin e parë në korin e qeverisë që dalëngadalë po mbushej me jesmenë e njerwz tw korruptuar. Të gjithë e kuptuan se atë që e pështytë e lëpitë dhe se nënteksti i lidershipit ishte i qartë: Ka kocka edhe për ju. Po u hedh ca juve dhe mos mjaullini me posht e përpjetë. Siguruat sërish makina, para, e qejfe që të jep pushteti por dëmi që i sollët demokracisë dhe aspiratave të viteve 90-të, është i pallogaritshëm. Ju dhatë shëmbullin më të keq se para idealit, para Shqipërisë tonë të dashur janë paratë e favoret e panumërta që të jep pushteti. Madje Selami, shpresa e demokratëve erdhi që nga Amerika e largët, u bë deputet dhe një zot e di se nga i digjet nuri. Nëse ju kështu e kuptoni demokracinë aferim, por nuk keni pse vazhdoni ende të na mbushni mëndjen se kemi fituar, kur në biseda me miqtë e shokët flisni krejt ndryshe. Unë e kam të qartë pse e bëni këtë. Doni që nga lista e artë e xhepit të  lidershipit të ri apo të vjetër të shënohet sërish emri juaj në zgjedhjet e vitit 2017. Po ç’të hyn ne punë një karton deputeti para emrit të mirë? E sa për atë përse ne humbëm është e qartë si drita e diellit: Humbëm se u nisëm të fitonim po me ata njerëz, po me ato figura të korruptuara qw diskredituan PD-nw e që votuesit u dhanë dërmën në vitin 2013. Në Vlorë psh. kandidati i emëruar, u shoqërua jo rrallë, në rreshtin e parë, nga figura që tetë vjet rresht shitën vendet e punës, rryshfetxhinjë, kumarxhinjë, delenxhinjë, me precedentë penalë, madje edhe nga ata që kanë vjedhur arkën e PD-së. Edhe lista e këshilltarëve erdhi nga Tirana dhe kryetari i PD-së kërcënoi se do të jepte dorëheqjen se nuk kishte dijeni. Karta kryesore që duhej të luante PD-ja ishte ajo morale. Jo vetëm kandidatët por edhe gjithë stafet e tyre duhet të ishin me njerëz idealistë, të mençur, të ndershëm e të besueshëm. Dhe PD-ja ka të tillë me mijëra e mijëra. Unë i kuptoj keltistët, bogdanistët e lepurushistet, që kanë ardhur me lugë në brez në PD, si miq e mikesha të X-it apo Y-it,  që përherë fitojnë, paçka se të tjerë branisen rrugëve e kutive të votimit. Por nuk të kuptoj ty dhe shokët e tu që e latë përgjysmë rrugën e nisur. Mardhënia e një politikani matet me kontributin e tij  për mbrothësinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju u nisët për të bërë një Shqipëri si Europa por u mundët nga pushteti e paraja dhe ngritët një shtet të miqve, shokëve e servilave. E patë Shqipërinë si një lopë që duhet mjelë ( sa qumësht paska pasur e varfëra) dhe e molët fillimisht nga dera dhe sot nga penxherja. Ti Tritan dhe ne të gjithë nuk kemi fituar por kemi humbur e do të humbasim gjithmonë po nuk i pamë mardhëniet në raport me Shqipërinë e pastaj me xhepin tonë. Wshtw e pafalshme qw Shqipwria 25 vjet pas vendosjes sw demokracisw tw jetw 90% e kuqe.  Nga viti ‘97 e këndej Partia Demokratike ka pasur deputetë e titullarw të dalë vetëm nga lista e lidershipit. Asnjë nuk është votuar nga forumet. Për derisa nuk do të krijohet klimë besimi e mirëkuptimi, përderisa nuk do të lejohet diskutimi i lirë e nuk do të krijohen kushte të garojë çdo demokrat që dëshiron, nga seksionet e lagjeve e deri në majë,  dështimi i rradhës na pret. Mund të marrësh sërish ti dhe të tjerët një karton deputeti, por shiko çfarë shteti wshtw ndërtuar këta 25 vjet? Një karikaturë e demokracisë.

Këto sigurisht janë mendimet dhe bindjet e mia dhe kanë të bëjnë me raportet tuaja me politikën dhe nuk kanë  të bëjë me atë që ju përfaqësoni në jetën private, jashtë politikës.

26.06.2015

* Falenderojme autorin qe e ndau kete analize per zgjedhjet ne Shqiperi me lexuesit e Diellit

Filed Under: Analiza Tagged With: Edhe Tritani ka fituar, Gezim Zilja, zgjedhjet

“Pianisti i ri” : Stërmbesa e Faik Konicës, fituese e çmimit “Lola Gjoka”

June 27, 2015 by dgreca

.- Faik Konica një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqipe ka pasardhës të tij dhe në Kosovë. Ka qënë Edicioni i VIII të i Konkursit Ndërkombetar ”Pianisti i ri”  organizuar në Gjakovë- Kosovë,  i cili ‘ka zbuluar’ stërmbesën e figurës së shquar. Ajo është Lisa Sahatçiu, e cila është nderuar në këtë konkurs me çmimin  “Lola Gjoka”.  Pianistja 12-vjeçare Lisa Sahatçiu, ka patur drejtuese mësuesen Pranvera Hohoxha në shkollën  ”Prenk Jakova ”në Prishtine . Ky çmim është dhënë për herë të parë në këtë konkurs nga EPTA -Albania, perfaqësuar zonja Takuina Adami.

Vajza e motrës së Faik Konicës, pas ndryshimeve te viteve ’90 të, ka ardhur në Shqipëri dhe është martuar me një shqiptar të Kosovës. Nga martesa e tyre ka lindur Lisa e  cila nè skenë është një artiste e vogël .

Faik Konica, prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Filed Under: Featured Tagged With: fiton Konkursin, Pianisti i ri, Stermmbesa e Faik Konices

BLERJA E VOTAVE , NE BRUKSEL

June 27, 2015 by dgreca

Albana Vokshi në forumin e grave të PPE: Kemi depozituar pranë OSBE-së fakte e argumenta për blerjen e votave/

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), deputetja Albana Vokshi e cilësoi të manipuluar dhe të cënuar procesin zgjedhor në 21 Qershor.

Në forumin e grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Maltë, zonja Vokshi i bëri me dije kolegeve europarlamentare, deputeteve dhe politikaneve të vendeve të BE-së se ka patur një proces masiv të shitblerjes së votës, klimë shantazhuese të qeverisë dhe mazhorancës mbi vullnetin e lirë të shqiptarëve, angazhim në proces kandidatë me rekorde kriminale, të gjitha të evidentuara edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

“Në një skenar të mirëpregatitur me ndarjen e re territoriale, PS dhe LSI minuan standardet e zgjedhjeve, duke e kthyer votimin, në një proces diktatorial, ku votuesit fotografonin votën në këmbim të parave dhe të vendeve të punës”, tha  Vokshi.

Vokshi vuri theksin te klima kërcenuese për të marrë votën e grave dhe të nënave me vendin e punës, tek parregullsitë e shumta që lidheshin me organizimin e infrastrukturës zgjedhore, si kutitë, shpërndarja e fletët e votimit, vulat dhe terma të tjera teknikë, të cilët ndikuan drejtëpërsëdrejti në mbarëvajtjen e procesit.

“Partia Demokratike ka depozituar të dhëna të shumta me fakte dhe argumenta pranë OSBE, ODHIR dhe të gjithë organizmave ndërkombëtare  për fenomenin e blerjes se votave, për presionin  dhe klimën shantazhuese ndaj administrates dhe  biznesit në favor të një rezultati manipulues të mazhorancës në zgjedhjet locale”, tha Vokshi.

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore, Dors Pack dhe lideret e vendeve të BE-së në referencë të raportit paraprak të misionit të vëzhguesve OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, shprehën shqetësimin e madh për cënimin e standardeve, manipulimin e zgjedhjeve, te cilat mund te kene ndikim në proceset integruese të vendit.

Demokracia dhe shteti i së drejtës është më në rrezik se kurrë nga qeverisja dhe mazhoranca e inkriminuar, e cila ka sfiduar sistemin dhe me vendosjen e kandidatëve të lidhur me krimin, tha më tej Vokshi. Partia Demokratike, deklaroi deputetja Vokshi, do të nisë një betejë frontale për të vënë para përgjegjësisë politike dhe ligjore manipuluesit e zgjedhjeve në Shqipëri. Opozita  do të vazhdojë e pa lëkundur në betejën e saj me antiligjin dhe pushtetin  e inkriminuar i cili ka kapur çdo institucion dhe strukturë të pavarur.

Filed Under: Opinion Tagged With: Albana Vokshi, Bruksel, denoncim i blerjes, votat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT