• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

FASLLI HALITI SJELL ALDA MERINI NE SOFREN E DIELLIT

September 28, 2015 by dgreca

Alda Merini (Milano, 21 mars 1931 – Milano, 1 nëntor 2009) ka qenë një poeteshë aforistike dhe shkrimtare italiane./

 ARTI DHE MAGJIA/

 Magjia është art apo arti ka një forcë magjike ?/

Që nga koha e kohërave njeriu është i pasigurt/

pas frikës dhe elementëve të pastër të tokës/

dhe thirrjes së Zotit të zjarrit, të ujit, të mendjes./

Është burimi më i pashtershëm dhe i thellë i njeriut/

Njeriu do të zbutë Zotin që s’është në vete/

por edhe Zotin që është në të./

Njeriu nuk beson në Providencën/

dhe fton imazhe dhe tinguj që kanë forcë ” lehtësuese.”/

Ada Negri thotë: ” forca e mendimit që zoti/

na ka dhënë ne të gjithëve,/

veçanërisht atyre që janë vizituar nga Zoti frymëzues,/

janë magë dhe demonë, por mbase kanë frikën e sigurisë,

lind nevoja e shenjës, e gjurmës, e ekzorcizmit, e frikës,

lind vizioni i katastrofës,

por lind edhe ringjallja dhe njeriu në mëngjes,

veçanërisht nëse është plak, do t’i gjendet në dorë buka e djeshme

që dëshiron ta ndajë gjithë dashuri me të tjerët,

për festën e madhe të ditës.”

( bashkësia e artistëve – post skriptum ).

Nëse njeriu ka frikë nga dhimbja

na vijnë në ndihmë rimat e Kozimodos:

” Babëzisht unë hap dorën time sot,

bukën e përditshme jepna, Zot „.

 

 

FËMIJA

 

 

Po gjete balonën e fantazisë tënde

lidhe me inteligjencën e zemrës.

Do të shohësh të lindin kopshte të magjishme

dhe mamaja jote do të bëhet bimë,

do të të mbulojë me gjethet e saja.

Bëj me duart e tua dy pëllumba të bardhë

që të sjellin paqen kudo dhe rregullin e sendeve.

Por para se të mësosh të shkruash

shiko veten

në ujin e ndjenjës.

 

 

POEZI MARINA ÇERATIT

 

Urime, ujërat e ndjenjës ndonjëherë të kanë tronditur

dhe ka një lloj poezie të ëmbël që është kënga,

si këndon një nënë

kur përkëdhel një fëmijë,

 

këmba e një fate që ecën në erë,

dhe ndërsa fëmijët tuaj fillojnë jetën

ti bëhesh prapë vajzë, një akullsi për të shpëtuar,

dashuria nuk ka kohë dhe kur të jesh plak

do të të puth flokët vetëm pranvera.

 

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, ne sofren e Diellit, SJELL ALDA MERINI

Jahjaga me Presidentin Bill Klinton

September 28, 2015 by dgreca

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve të Nismës Globale Clinton/

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve të Nismës Globale Clinton, ku morën pjesë një numër i madh liderësh botërorë të sektorit publik dhe privat.Presidentja Jahjaga është laureate e çmimit për lidership publik të Clinton Global Inititative në vitin 2014. Takimi i Clinton Global Initiative tubon këtë vit shumë liderë shtetesh dhe qindra udhëheqës ekzekutiv botëror për të diskutuar sfidat globale dhe ndërtimin e partneriteteve për të bërë ndryshime pozitive sociale.

Filed Under: Featured Tagged With: Jahjaga, Klinton, ne nismen Globale

Papa: lumturia e shenjtëria qëndron në gjeste të vogla

September 28, 2015 by dgreca

…Në Dublin, Dita e Familjes 2018/

“Fjala e Zotit na fton të gjithëve të marrim pjesë në profecinë e besëlidhjes ndërmjet një burri e një gruaje, që lind jetën e zbulon Zotin”. Kështu foli Papa Françesku në homelinë e meshës, që mbylli Takimin VIII Botëror të Familjeve në Filadelfia. Qindra mijëra njerëz, ardhur nga pesë kontinentet, u lutën me Atin e Shenjtë, i cili theksoi se lumturia e shenjtëria lidhen me gjeste të vogla. Më pas, lajmi se Takimi i ardhshëm Botëror i Familjeve do të mbahet në Dublin të Irlandës, në vitin 2018. Por të kthehemi në meshën e mbrëmshme.

Filadelfia, SHBA-të, bota, u ndalën në lutje me Papën. Në fotografitë, që tashmë qarkullojnë nëpër të gjitha mediat, shihet qartë një lumë njerëzish, por edhe feje, që mbushi Benjamin Franklin Parkway. Qindra mijëra njerëz, të kthyer me duar të bashkuara në lutje, nga Kryqi mbi Eakins Oval, gjysëmqarku nga ku familjet, të shtunën, festuan dhe u lutën me Atin e Shenjtë. Në elter, së bashku me klerin e pranishëm, Papa Françesku kremtoi meshën e madhe, që mbylli Takimin e Familjeve, pasi përshkoi në mesin e turmës entuziaste, rrugën që e çoi nga seminari i Shën Karl Borromeut në shesh, gjatë së cilës, si zakonisht, bekoi, puthi e përkëdheli fëmijë e të rritur:

    “Zoti, Ati ynë, – pohoi Papa – nuk lejon ta mundin në bujari e mbjell, mbjell praninë e tij në botën tonë”.

Dashuria e Zotit

Zoti na ka dashur i pari, vazhdoi Ati i Shenjtë, duke u thënë familjeve t’i besojnë Hyjit e ta lëshojnë gjithë vetveten në duart e Atij, që nuk zhgënjen. Kujtoi fjalët e Jezusit: “Mos e pengoni të mirën, përkundrazi, ndihmojeni të rritet”. Nënvizoi se lumturia dhe shenjtëria qëndron në gjestet e vogla, siç thuhet në Ungjillin sipas Markut:

    “Kushdo t’ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim… nuk do ta humbë shpërblimin”.

Gjestet e vogla

Në jetën e familjes, kjo kërkesë shihet në gjestet vërtet minimale, të cilat mund edhe të mos vihen re aspak në jetën e përditshme:

 “Janë gjeste dhembshurie, dashurie, mëshire”.

Një pjatë e ngrohtë me gjellë, bekimi para gjumit, një përqafim… Janë gjeste familjare, vuri në dukje Papa, që tregojnë kujdesin për detajet e çdo dite dhe i japin jetës shijen e shtëpisë. Feja, shtoi, rritet kur jetohet e plazmohet nga dashuria:

 “Prandaj, familjet tona, shtëpitë tona, janë kisha të vërteta shtëpiake: janë vendi i përshtatshëm, në të cilin feja bëhet jetë e jeta bëhet fe”.

Ndërtimi i shtëpisë së përbashkët

Papa Françesku nënvizoi se Jezusi na kërkon të mos u vëmë fre këtyre gjesteve të vogla të mrekullueshme, madje dëshiron që t’i shtojmë e t’i shkaktojmë. Duhet ta lemë veten në dorën e Shpirtit Shenjt, theksoi sërish Papa, sepse Ai na sfidon ta kuptojmë pse jetojmë e çfarë duam t’u lemë trashëgim fëmijëve:

   “Shtëpia jonë e përbashkët nuk mund të tolerojë ndarje shterpe”.

E këtu, Ati i Shenjtë e ftoi edhe një herë krejt familjen njerëzore të kërkojë një zhvillim të gjithanshëm e të qëndrueshëm:

   “Bijtë tanë, të gjejnë tek ne pika referimi për bashkimin e jo për ndarjen. Bijtë tanë, të gjejnë tek ne njerëz të aftë të bashkohen me të tjerët, që të lulëzojë kudo gjithë e mira, që ka mbjellë Ati Qiellor”.

Besëlidhja e burrit me gruan

Në një botë të lodhur nga përçarjet e katastrofat, Papa Françesku e sheh familjen si diçka profetike dhe e ftoi atë t’i hapë dyert e zemrës e ta përtërijë fenë në Fjalën e Zotit. Gjithashtu, i ftoi të gjithë të marrin pjesë në profecinë e besëlidhjes ndërmjet një burri e një gruaje, që lind jetën e na zbulon Zotin.

Dublin 2018

Në fund të meshës, përshëndetja e kreut të Këshillit Papnor për Familjen, imzot Vincenzo Paglia, i cili lajmëroi se Takimi i ardhshëm Botëror i Familjeve do të mbahet në Dublin të Irlandës, në vitin 2018.

Filed Under: ESSE Tagged With: Dita e familjes, Lumturia e shenjteria, Papa

Shkodra një prej “kryeqyteteve të fotografisë” botërore

September 28, 2015 by dgreca

Kuratorja e Muzeut të Armëve të Parisit, Sylvie Le Ray – Burimi, prezantoi Shkodrën si një prej kryeqyteteve të fotografisë botërore.

Prezantimi u bë në Galerinë Colbert të Parisit, gjatë konferencës me temë “Kryeqytetet e fotografisë”, ku i ftuar ishte drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni dhe Ambasadori i Shqipërisë në Paris, Dritan Tola.

Eventi u organizua nga Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (Institut National d’ Histoire de l’ Art – INHA) Në datat 17 – 18 shtator 2015, ku ligjeruan disa kuratorë dhe kritik të fotografisë mbarëbotërore, duke prezantuar qytete dhe vende të ndryshme të botës.

Falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet drejtorit të Fototekës Kombëtare “Marubi”, Bedeni dhe studiueses Leray – Burimi, për herë të parë u prezantuan fakte dhe dëshmi të reja për fillimet e para të fotografisë shqiptare nga Foto Studio “Marubbi”, e themeluar në 1856 në Shkodër.(Kortezi:ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: botërorë!, një prej “kryeqyteteve të fotografisë”, shkodra

Rama: Barazia gjinore, në qendër të axhendës së qeverisë shqiptare

September 28, 2015 by dgreca

Kryeministri Edi Rama në Samitin “Global Leader Woman” në Nju Jork/

Rëndësia dhe roli i gruas në vendimmarrjen politike dhe publike nërShqipëri ishte thelbi i fjalimit, me të cilin ju drejtua Kryeministri Edi Rama Samitit “Global Leader Woman” në Nju Jork, i iniciuar nga Presidenti kinez, Xi Jinping.

“Një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19. Në zgjedhjet e fundit vendore, ne shkuam më tej dhe bëmë një hap gjigant përpara duke imponuar kuota për të gjithë këshillat bashkiakë. Tani, jemi shumë krenarë që jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Europë, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak”, tha Kryeministri në fjalën e tij.

Shqipëria, theksoi më tej ai, ka marrë angazhime të rëndësishme ligjore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar barazinë gjinore. “Qeveria shqiptare e ka vendosur barazinë gjinore në qendër të axhendës së saj dhe një sërë arritjesh janë shënuar, por ajo mbetet ende një sfidë për t’u çuar përpara”, tha Rama.

“Unë do të them shkurtimisht vetëm tre aspekte të sfidave me të cilat shoqëria shqiptare po përballet, duke premtuar në të njëjtën kohë një angazhim efektiv të të gjitha institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tyre. E para, fuqizimi ekonomik i grave, duke rritur dhe përmirësuar aksesin në kreditim, si edhe promovimi dhe zgjerimi i programeve të punësimit për gratë dhe vajzat. Duke ngushtuar kështu, hendekun e papunësisë dhe duke rritur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës”, vijoi Rama.

Ai veçoi si pikën të dytë parandalimin dhe uljen e dhunës kundër grave, dhe dhunës në familje, eliminimin e i diskriminimit gjinor në arsim, shëndetësi, media, duke përforcuar mekanizmat ligjorë dhe institucionalë, si edhe përmirësimin e mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit.

Së treti, Kryeministri veçoi rritjen e pjesëmarrjes së grave në organizmat politikë dhe vendimmarrës, si edhe përfaqësimin qendror dhe vendor të grave në pozicione manaxheriale dhe profesionale në të gjithë organizmat e administratës publike, duke përfshirë pjesëmarrjen e grave në forcat policore dhe ato të armatosura.”

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptare për të vazhduar për përmbushjen e Deklaratës së Pekinit, si edhe të Plan-Veprimit, si një udhërrëfyes gjithëpërfshirës në rrugën e arritjes së barazinë gjinore.

Filed Under: Komente Tagged With: barazia gjinore, Rama ne Okb

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT