Archives for September 2015
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin Barak Obama
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Si te gjithe pjesmarresit, edhe presidentja Jahjaga, pati mundesine e nje fotografimi me presidentin Obama dhe zonjen e Pare.
Histori Suksesi: Arlinda Çausholli
Arlinda: Motoja ime është e thjeshtë: Këmbët në tokë dhe sytë nga yjet/
Nga Liliana Pere/
Profil:
Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me influencë me një përvojë 20-vjeçare. Që nga viti 2006, është Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës „Nënë Tereza“. Karrierën e saj e filloi në gazetari në vitin 1993 me Gazetën Shqiptare dhe më pas me agjensinë amerikane të lajmeve, Associated Press, në 1997-2002 duke mbuluar konfliktet që u shënuan asokohe me përmbysjen e skemave piramidale dhe më pas me luftën në Kosovë. Ka punuar për gazetën e njohur Corriere della Sera, duke mbuluar zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri në periudhën e tranzicionit të këtyre viteve. Në vitet 2003-2006 ka qenë Drejtuese Komunikimi në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Projektet e Shërbimeve (UNOPS). Eshtë diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin“Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe mban Gradën Master për Shkenca Komunikimi në Universitetin Europian të Tiranës (UET) në vitin 2011, duke u nderuar me “Çmimin e Ekselencës”. Njihet si pedagoge dhe anëtare e Bordit Drejtues të UET Alumni dhe mban titullin e Koordinatores Rajonale të Shoqatës Europiane të Drejtorëve të Komunikimit EACD (European Association Communication Directors) për Shqipërinë. Eshtë autore e blogut “Ndër mejtime” që publikohet periodikisht tek e përditshmja Shqiptarja.com, një blog mbi jetën, njerëzit dhe fenomenet sociale që synojnë përparimin e vlerave humane dhe vëmendjen publike ndaj tyre.
Arlinda Çausholli është nderuar me “Çmimin e Mirënjohjes“për kontributin që ka dhënë në jetën shoqërore dhe artistike në qytetin e Shkodrës.
Eshtë themeluese, ideatore dhe drejtuese e Programit të Komunikimit „Fit For Future“ (FFF), një Program që ka për qëllim të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi qytetar.
Çfarë kujton nga fëmijëria?
-Kam patur fëmijëri me ngjyra, ndonëse ne jemi brezi që jetuam disi dy regjimet dhe kalimin nga njëri tek tjetri nuk e kishim fort të lehtë. U linda në Tiranë, por jam rritur në Shkodër. Shkodra është dhe qyteti i origjinës së familjes sime dhe mbase origjina e të gjithë dashurisë me të cilën u rrita. Ky qytet ka një mënyrë të vetën të të ushqejë jetën, e jep me pikatore….por është koncentrat vlerash që të hyn ndër deje dhe nuk ikën mëqë aty. Dhe ti gjendesh ndërgjegjshëm përpara elegancës shpirtërore, të komunikimit, të estetikës, të artit, të veshjes dhe të njerëzve që mendojnë e veprojnë njësoj si ty.
Ndiqeni bisedën e plotë:
Cilat janë fillesat e Arlindës, shpirti krijues, fantazues dhe mediatik në fushën e komunikimit?
-Kam krijuar. Krijoja vazhdimisht. Kam qenë shumë e vogël dhe mbaj mend që një pasdite shkrova një skenar për festën që do kishim në klasë. Kujtoj të kem punuar gjithë natën për të shpërndarë të nesërmen pjesët që do të recitonim dhe realizonim gjithësecili. Duhet të kem qenë 12 vjeç. Krijimi formoi kolonën vertebrore të qënies dhe ekzistencës sime dhe mbetet thelbi i jetës në fakt, në çdo gjë që bëjmë dhe në çdo hap që hedhim.Më tej kam qenë shumë e përfshirë në drejtime spektaklesh dhe koncertesh. Punova dy vjet në Radio Shkodra krahas gjimnazit që frekuentoja. Ishin emisionet e para radiofonike të drejtpërdrejta dhe pata fatin të bashkëpunoja me profesionistë në atë kohë. Di që nuk jam ndalur asnjëherë…
Ju keni mbaruar Fakultetin Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në qytetin e kulturës dhe artit. E keni patur pasion të ëndërruar?
-Kam pasion gjuhën e pasur, të shkruarin mirë dhe librat, por fakulteti nuk më jepte ngazëllimin që doja. Ishtë një zgjedhje e diktuar nga një kohë jo fort e qëndrueshme që po kalonte Shqipëria – flasim pas viteve 1990 – dhe prindërit e mi e kishin shqetësim të më largonin nga vetja. Por nuk zgjati shumë. Në vitin 1993, kur po themelohej Gazeta Shqiptare, Carlo Bollino, gazetar dhe profesionist shumë i njohur, rastisi të lexonte një reportazh timin mbi kopshtet e fëmijëve të zëna nga të pastrehët. E pëlqeu, dhe më ftoi t’i bashkohesha ekipit të Gazetës Shqiptare të asaj kohe, që realisht ishte i paktë në numër, por me etje të madhe për të mësuar. Gazeta Shqiptare krijoi një etikë të jashtëzakonshme profesionalizimi në ato vite dhe ka qenë shkollë e mrekullueshme e terrenit. I jam shumë mirënjohëse për këtë. Gazeta shtypej në Bari dhe ne punonim për të pasnesërmen e lajmit. Sfidë e madhe, por kënaqësia ishte edhe më e madhe. Kështu erdha në Tiranë, ndërkohë që vazhdoja universitetin.
Ju kujtohet dhe nëse po, mund të na e sillni në kujtesën e lexuesve, cili ka qenë artikulli i parë që u publikua nga ju?
-Sigurisht që më kujtohet. Gazeta doli më 25 Prill 1993 dhe numri i parë u hap me vizitën e Papës në Shkodër, Papa Gjon Pali II dhe kryeartikulli mbante emrin tim. Pra zanafilla, siç duket ka qenë e mbarë dhe besoj vazhdoi e tillë. Rasti e solli që unë të takoja Papa Françeskun më 21 Shtator të 2014-ës dhe më duhet të shtoj se butësinë e asaj dite shqiptare e kam ndërmend akoma.
Kam lexuar shumë artikuj, ju kam ndjekur edhe në intervista dhe më kanë kanë lënë një ndjesi pozitive shkrimet e tua. Jam një lexuese e rregullt e tyre, sidomos një shkrim për nënën më ka lënë mbresë. Ku e gjen frymëzimin Arlinda?
-Frymëzohem nga e mira dhe nga kërkimi i vazhdueshëm i saj. Frymëzohem nga çdo gjë që më rrethon. Frymëzohem nga njerëzit. Më frymëzojnë gjërat e vogla të ditës që në realitet kanë rëndësi të madhe, por që ne i harrojmë duke u endur në rutinë dhe pa impuls. Frymëzohem nga ngjarje të ndryshme të miat e tonat bashkë, dhe shkruaj me qëllimin që të sjell në vëmendje– me sa mundem – disa ndjesi dhe përgjegjësi njerëzore që na duhet t’i ushtrojmë çdo ditë, që të jetojmë mirë. Uroj t’ja arrij sadopak.
E dashur Arlinda;
Karriera juaj ka qenë e larmishme, me disa eksperienca dhe te gjitha cilësore e të suksesshme. Si ka qenë rruga e karrierës, ka patur vështirësi?
-Sigurisht që kam patur, por tani që i kujtoj, vështirësitë nuk kanë lënë aspak gjurmë të errëta. Pengesat i kam parë si sfida dhe mundësi për t’i zgjidhur dhe unë për t’u pasuruar. Mbase kjo është forca e njeriut dhe kjo është forcë e trashëgueshme, sepse i përcillet me vlerë të paçmuar fëmijëve tanë. Në fund të fundit, ky është dhe qëndrimi ndaj jetës. Figurativisht të duket sikur përgatitesh me dy armë, me njërën mbron atë çka ke arritur dhe me tjetrën ec përpara duke çarë ajrin….. Të paktën kështu e imagjinoj veten.
Pyetje-Motoja juaj mësova nga biseda është e thjeshtë: Këmbët në tokë dhe sytë nga yjet. Është nje thënie shume e bukur frymëzuese, këtë veti ta trashëguan edhe ty Arlinda?
-Unë kam patur prindër të mrekullueshëm të cilët na edukuan me ndjenjën e respektit ndaj vetes dhe thjeshtësisë ndaj të tjerëve, na dhanë entuziazmin që është thelbësor për të jetuar shëndetshëm, optimizmin dhe sensin e realitetit në të njëjtën kohë. Është edukimi më i vështirë sepse kërkon energji të pashtershme, ekuilibër akrobati dhe mendje shumë të hapur, por kur bëhet pjesë e jotja vjen natyrshëm dhe mundohesh ta përcjellësh tek ata që nuk e kanë. E konsideroj fat të jashtëzakonshëm që im bir e ka në inde, këtë ndjesi të mrekullueshme.
Sa e ndjen dhe konsideron veten të suksesshme Arlinda, që natyra i ka falur bukurinë dhe pozitivitet me shumicë në personalitetin e saj ?
-E dashur Liliana, suksesi është gjithmonë relativ dhe në varësi të diçkaje. Mundohem të kem qëllime dhe t’i realizoj në mënyrën më të mirë të mundshme me dinjitetin që të falin vlerat me të cilat realizohesh. Ky fakt më jep një qetësi të papërshkruar. Ndjehem mirë kur marr komente pozitive nga lexuesit për shkrimet e mia dhe i falenderoj pa fund ata. Ndjehem mirë kur përmbush me profesionalizëm pozicionin që kam në aeroport dhe mendoj se jam në realizim të përditshëm si njeri, si grua, si nënë dhe si mike.Ndjehem mirë kur njerëzit më dëgjojnë teksa rrëfej këndvështrimin tim në përpjekjet për një komunikimi të mirë. Në garë me veten… Gjithmonë. Gara më e vështirë, por më e bukura.
Pyetje- Thelbi I Programit të Komunikimit Fit For Future më është dukur mjaft interesant dhe i dobishëm per kohën që jetojmë që është e domosdoshme të rrënjosim rregulla të qëndrueshme në komunikim, mund të na flisni pak?
-Idenë e këtij programi dhe realizimin e tij, e nisa në vitin 2013 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe më pas arritja ta zgjeroj muaj pas muaji. Më se 350 persona janë bërë pjesë e Fit For Future në dy vjet. Programin e kam zhvilluar disa herë dhe vullnetarisht, me dëshirën për të kontribuar në mënyrë modeste për një cilësi komunikimi të mirë dhe qasje pozitive ndaj jetës. U përqafua së fundmi edhe nga Banka Raiffeisen, punonjësit e së cilës e përcollën suksesshëm dhe jam shumë e lumtur për këtë. Ndërkohë FFF vazhdon…. Na duhet të përparojmë. Përparimi nuk vjen nga paraja. Përparimi vjen vetëm nga puna. Çdo gjë fillon nga vetja jonë dhe zhvillimi shoqëror merr hov po aty. Ky është mendimi im të paktën.
Sa lë për të dëshiruar sot me mangësitë dhe dobësitë e veta komunikimi dhe shoqëria jonë?
-Shoqëria jonë dhe komunikimi ynë janë ende në kahe të kundërta. Megjithë përpjekjet e kolegëve të mi apo njerëzve si ty Liliana, mënyra se si komunikojmë me njëri-tjetrin është akoma e mangët. Komunikimi është cilësi jete. Mjafton shumë pak kujdes të ndjehemi afër me njerëzit që takojmë çdo ditë, të njohur dhe të panjohur. Kjo ishte arsyeja që ndërmora edhe nismën e Programit të Komunikimit Fit For Future. Thellë brenda nesh, e dimë te gjithë që kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë, por format me të cilat i kërkojmë dhe i komunikojmë, ndoshta nuk janë më të të duhurat. Programi FFF në harkun e një ditë jep këndvështrim tjetër për qasjen ndaj jetës dhe ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën si komunikojmë. Unë nuk pretendoj të rregulloj botën, por rezultatet janë mahnitëse, më duhet ta lë mënjanë modestinë e të kërkoj ndjesë për këtë. Por nuk është merita ime. Eshtë merita e atyre që marrin pjesë dhe thjesht një dëshirë e imja që mbase është shumë energjike dhe sjell frymëzim në FFF.
Prej sa kohësh punoni në Departamentin e Komunikimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe çfarë ka të veçantë ky pozicion?
-I jam bashkuar kompanisë së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në vitin 2006. Mbuloj çdo gjë që ka lidhje me fushën e komunikimit, përgjigjem për imazhin e kompanisë në publik, marrëdhëniet me median, këshillimet strategjike për reputacionin e kompanisë, publikimet, ngjarjet që shënojnë zhvillimet e aeroportit, komunikimin në raste krizash, përgjegjshmërinë sociale dhe gjëra të tjera që nuk po i radhis më tutje. Me bashkëpunëtorët e mi, kam pasur fatin ta ndërtoj këtë departament që në fillimet e aeroportit, bashkë me imazhin e tij. Ka qenë dhe një sfidë e bukur, me rezultate konkrete, besoj. Vazhdon e tillë.
Si ta përfytyrojmë Arlindën në kohën e lirë, sportive, enegjike, apo gjithmonë në meditim dhe aktivitet?
-Udhëtimet janë pasuri më vete. Mendoj se udhëtimet janë dritare zhvillimi dhe ridimensionim i gjithçkaje qëështë pjesë e jona. Eshtë rigjetje me njerëzit, me miqtë, me idetë, me progresin personal dhe këndvështrimet. Hulumtoj pa fund kur udhëtoj dhe jepem në detaje të pafundme qëmë rrethojnë.
Arlinda e dashur; Di që jeni pjesëmarrëse në maratona noti. Kjo gjë e bën personin tuaj akoma më interesant, më fol pak të lutem?
-Nuk besoj të ketë gjë më të dobishme dhe më të rëndësishme se të jetuarit shëndetshëm. Sporti duhet të promovohet në mënyrë sistematike dhe të krijohen kushte për informim publik masiv, sepse të mirat vetjake që sjell ai, janë dhe të mira shoqërore. Unë ushtrohem si çdo dashamirës sporti, kam marrë pjesë në dy maratona noti 1500 metra stil i lirë, të dyja të suksesshme. Njëra maratonë u zhvillua në Liqenin e Shkodrës, në të cilin u krodha pas 25 vitesh për herë të parë. Uji i liqenit është pak i rëndë dhe jo fort i rehatshëm për notime të gjata, por jo i pamundur. Noti është sport karakteri dhe çdo herë që hedh krahët në ujë, aq herë forcohet kjo ide. E këshilloj shumë tek njerëzit që kam afër.
Cili do të ishte mesazhi juaj për gruan?
-Zemra është krijuar për t’u hapur. Mendja po ashtu. Janë dy thesare të pamatshme që krijojnë respektin për veten dhe të qënit unike përballë të tjerëve. Dhe buzëqesh pa fund. Ndodhin të papritura të këndshme. Në fakt, kjo vlen për të dyja gjinitë.
Çfarë mund të thoni për Organizatën e Gruas Shqiptare nëpër botë?
-E dashur Liliana, unë dua të të falenderoj thellësisht për bashkëbisedimin tonë të ngrohtë, për punën dhe pasionin që transmeton. Eshtë e pashembullt, përpjekja që bën për t’i dhënë zë dhe mbështetje grave kudo ku ndodhen dhe unë të vlerësoj shumë për këtë. Nga ana tjetër urime Organizatës dhe çdo gruaje që bën pjesë në të dhe jo vetëm. Përzemërsisht suksese.
Ju faleminderit e dashur Arlinda, gruaja e suksesshme në karrierë, e mbushur plot pozitivitet dhe inovacion në profesionalizmin e saj te shkëlqyer, e adhuruar per mirësjelljen tuaj. Suksese nga zemra.
Liliana Pere
Presidente Organizimit Internacional
Gruaja shqiptare në Botë
Italo Albanian Greek Catholic Divine Liturgy in Manhattan, Sunday Oct. 4
NGA GREGORY DIPIPPO/
Information about this upcoming liturgical event in New York City was provided to us by Mr Patrick O’Boyle.
On Sunday, October 4 at 10:00 a.m., an Italo-Albanian Greek Catholic Divine Liturgy will be celebrated at Most Precious Blood Church, 109 Mulberry Street (between Canal and Hester Streets) in the Little Italy section of Lower Manhattan, sponsored by the Sts. Cosmas and Damian Society in honor of their patron saints. The society is composed of immigrants and the descendants of immigrants from the town of San Cosmo Albanese in Calabria, Italy. San Cosmo is one of the many communities formed in southern Italy by Albanian Christian refugees in the 15th century, who were seeking to escape the conquest and persecution of the Ottaman Turks. To the present day, a distinct Italo-Albanian culture continues in parts of southern Italy, with communities that retain many unique customs and dress, the ancient Albanian language and Byzantine Christianity. The Italo-Albanian Rite posses two Eparchies in Italy, at Lungro in Calabria and Piana degli Albanesi in Sicily, as well as the famous monastery of Grottaferrata outside Rome. Their priests can marry, and their liturgical language was Greek up until the time of the Second Vatican Council.
Between 1904 and 1946, the Italo-Albanian immigrants to New York possessed a parish, Our Lady of Grace, which existed in a Lower Manhattan store front, due to the community’s poverty. The parish was under the care of an Italo-Albanian immigrant priest, Papas Ciro Pinnola, who worked under the auspices of the Archdiocese of New York, since the United States did not have an Italo-Albanian Greek Catholic Eparchy of its own. Upon Father Pinnola’s death in 1946, the Archdiocese of New York failed to procure a priest of the rite from Italy to serve the parish, which was therefore closed the parish. (below: external and internal views of the church of the Most Precious Blood.)
In other major American cities where they settled, Italo-Albanian Greek Catholics were absorbed into Italian national parishes of the Latin Rite. Plans to form their own parishes outside Manhattan never came to fruition, due to the poverty of these immigrant communities and the apparent disinterest of many bishops.
Italian-American Catholics of Italo-Albanian descent have begun working in recent years to reclaim their spiritual heritage. A renewed Italo-Albanian Greek Catholic Society of Our Lady of Grace was formed in New York to promote the Rite in the Northeast; a parish, Our Lady of Wisdom, was formed in Las Vegas under the Byzantine Catholic Eparchy of Phoenix, and occasional liturgies have been celebrated in New Orleans.
In this spirit, the Sts. Cosmas and Damian Society has decided this year, on the occasion of their patronal celebration, to forgo the annual Latin rite Mass held at Most Precious Blood, and instead return to their ancestral tradition and sponsor the Divine Liturgy according to the Byzantine Rite. The Rt. Rev. Economos Romanos V. Russo will serve the liturgy in English (at the Society’s request) assisted by Subdeacon Alexei Woltornist. This is a very rare opportunity to experience the Italo-Albanian Rite that should not be missed.
3 ESSE PER 3 POETE TE TREVES SE MYZEQESE
NGA FASLLI HALITI/
POEZI QË PËRCJELLIN MENÇURI DHE IDE FISNIKE/
Përsiatje mbi librin poetik të Elmaz Qerreti,“Kamera e diellit”/
Në vitin 1973, punoja si kooperativist i thjeshtë në fushat e Kooperativës së Fier-Sheganit, ku kryeja një konvaleshencë ideologjike për gabime ideore e politike në krijimtarinë time poetike, konvaleshencë e cila do të zgjaste katër vjet në këtë Kooperativë dhe gjashtë vjet në Komunale.
Në verën e vitit 1974, vjen në Kooperativë me mua edhe Elmaz Qerreti, i përzënë nga arsim si nipi i një kombëtaristi, eksponent i Balli Kombëtar. Punonim të dy arave si gjithë kkoperativistët e tjerë, paguheheshim njëlloj si ata.
Një ditë u ulëm nën një mullar me dega për të ngrënë drekë. Elmazi nxori nga borseta e bukës një fletore me poezi. I lexova. Ishin poezi të vërteta, për fëmijë të një cilësie të lartë. I shtrëngova dorën. U gëzuam. Nuk po shkonim më të ngrysur në kooperativë. Poezitë e njeri-tjetrit na kishin çelur, na kishin gjallëruar si me magji.
Na bënë të harronim se ishim dy të dënuar me punë të detyrua në prodhim. Pas konvaleshencës ideologjike, na u dha përsëri e drejta e botimit e cila na ishte hequr prej dhjetë vjetësh. Filluam të botonim përsëri. Që atëherë poeti Elmaz Qerreti, ka botuar disa libra me poezi e poema për fëmijë që janë pritur shumë mirë dhe janë vlerësuar edhe nga poetët e njohur të kësaj fushe si Xhevat Beqaraj e Odise Grillo të cilët e konsiderojnë atë një poet të talentuar për fëmijë. Krahas poezisë për fëmijë, poeti Elmaz Qerreti, ka botuar me sukses në shtypin letrar edhe poezi për të rritur dhe prozë. Romani i tij Kollokotroni, është një roman për emigracionin, me një personazh simpatik, punëtor pa hile, por edhe erudit, njeri me etik të lartë, shqiptar me taban i cili e habit mjedisin grek, ku punon, me aftësitë, sjelljen, ndershmërinë e tij. Me punën e vet, ndershmërinë, aftësitë e dhuntitë tij, ai nderohet e respektohet nga vendasit. Vendasit, jo vetëm e nderojnë, por edhe e mbrojnë nga padrejtësitë, insinuatat raciste apo nga përndjekjet eventuale të policisë.
Edhe në librin poetik Kamera e diellit, përveç poezive të frymëzuara nga jeta e përditshme, poeti ka dhe plot poezi të frymëzuara nga jeta në mërgim, poezi që tingëllojnë të vërteta, plot detaje jetësore, pa e ndarë humorin si puhie e fllad freskues e prehës.
Edhe poezitë e shkruara kudo që ka shkuar nëpër botë janë të ndiera, jo turistike. Gjeopoezia e tematikës së librit është kombëtare, evropiane, pse jo dhe botërore për shkak të mundësisë së hapjes së Shqipërisë dhe e mundësisë së poetit për të qarkulluar kudo nëpër botë.
Natyrisht, poezitë e shkruara me art janë ato që marrin jetë nga njerëzit mes të cilëve ka jetuar e jeton autori. Të ndjera në mënyrë të epërme janë poezitë për nënën, babanë, për dashurinë, natyrën, fshatin nga i cili rrjedh.. Poezitë më të brishta janë ato që u kushtohen të brishtëve: nipit dhe mbesës, lindur si Si zoçkat e vogla,në gardhin e fqinjit, (Itali), dhe s’i afrohet gjyshit.
Mezi më afrohet mbesa,
Lindur dhe rritur
Alpeve
Të Italisë.
Si zoçkat e vogla,
Që s’çelën në furrikun e vetë,
Por në gardhin e komshisë .
(Mezi më afrohet mbesa )
Poezitë erotike, jo vetëm s’janë të pakta në libër, por janë edhe më të ndjerat e të frymëzuarat e librit. Ato janë krijuar me ndjenja të sinqerta, humor aromatik që i bën më të harlisura ndjenjat dhe dashurinë.
Zogu zogun ndjek ndër gjethe,
Luajnë në pluhur, bëjnë rrëmujë,
Ti me hedh një grusht me rërë ,
Unë ta zhys kokën në ujë .
( Në plazh )
Ka disa poezi, ku vajza dhe djali në takimet e tyre s’i frenojnë ndjenjat dhe gjestet dashurore, por ata nuk harbojnë, nuk kalojnë në shthurje, por qëndrojnë të bukur e të dashuruar në çeltirën e blertë të një dashurie me vlagë të pashterueshme.
Kam ca ditë që punoj i vetëm
Në mes të grekëve,
Komunikoj me shenja ,
Si në shkollën e shurdhmemecëve.
Dhe më poshtë me humor të bukur:
Ej , sykaltra Panajote, moj mis greke,
Mos u lodh shumë, mos u mërzit.
Po qëndrove dhe ca pranë meje,
Unë do të harroj të flas dhe shqip.
( Elena Panajotis )
Edhe dashurinë e zogjve në pluhur, poeti e jep të pastër, gjithë cicërima.Qerili dashurohet me pulëbardhat dhe jep shpirt në krahët e tyre mes kaltërsive të qiejve e të detit.
U mplak dhe Qerili çapkën
Dhe krahët, dhe këmbët iu mpinë,
Dhe syri i vuri një cipë,
Dhe kënga në sqep po i ngrin.
( Qerili )
Mençuritë, pasuritë shpirtërore, virtytet, ndershmërinë, bukurinë, poeti i derdh vitrinave të poezive të librit, që lexuesi t’i shoh e të mos i kërkojë nëpër skutat e errëta labirthike. Bukuria nuk pranon të duket përgjysmë, por e tëra. e plotë. Gjeopoezia e librit na flet për një poet që i ka të dy instrumentet e artit: instinktin dhe racionalitetin. Ka disa poezi që e çertifikojnë këtë. Janë ato që e marrin spunton nga historia e lashtë dhe e re, nga mitet, eposet, filozofia, urtësia popullore të cilat do t’i hasni e do t’i lexoni e do të më jepni të drejtë, besoj. Poezitë për vdekjen e babait, të nënës, duket sikur na japin atë kumtin se pasi të vdesim, do shohim njerëzit e mëdhenj: Pitagorën, ndër filozofët; Hekateun, ndër historianët, Homerin, ndër poetët, Olimpin, ndër muzikantët, kumt ky që na bën disi optimist për të përballuar tronditjen për humbjen e njerëzve të afërm
Nëpërmjet poezive të librit ne udhëtojmë njëherësh nëpër njeriun, nëpër historinë, vendet, kultura e ndryshme dhe poeti krijon kështu poezinë e jashtëzakonshme etiko morale, ku shohim një Helenë tmerrësisht të bukur, të pabesë, kurorëshkelëse dhe një shqiptar që edhe pse s’është indiferent ndaj së bukurës, është besnik e respektues i normave dhe zakoneve, i moralit të lartë shqiptar që familjen e ka të shenjtë.
Menelau më sheh me dyshim,
Tek shihem me Helenën sy më sy
Mos u tremb, Menela, miku im,
S’jam Parid, të të vjedh në shtëpi.
( Bised me menelaun )
Poeti, përdor figura, por si figurë më organike ai ka humorin që së bashku me paradoksin, i përdor njëherësh me estetikë duke krijuar kështu një figurë aliazh, të këndshme e. Dy të rinj takohen nën nshelg buzë përroit:
Një përrua nëpër gurë
Bëhet prapë nervoz.
Shelgjet buzë mezhdes,
Si dy desh merinozë.
( Ne dhe Polifemi )
Përroi bëhet nervoz me gurët që i pengojnë rrjedhën. Dy të rinjtë i shqetëson disi hëna me rrezet si miell i verdhë i situr imët, imët dhe me dritë si avuj të florintë buke e cila si një polifem i artë, paradoks i guximshëm ky dhe estetik, kërkon t’i zbuloi dy të rinjtë siç kërkonte dhe polifemi të zbulonte Odisenë me shokët e tij duke prekur me dorë delet një nga një:
Ne të dy nën shelg
Rrimë nën kurorë.
Hëna, porsi Polifemi,
Na kërkon me dorë .
( Ne dhe Polifemi )
Dy të rinjtë bezdisen disi, por s’tunden, sepse ata janë në Itakën e tyre të dashurisë:
Na kërkon e s’na gjen dot
Polifemi plak
Po ne s’ikim. Pse të ikim ?
Jemi në Itakë .
( Ne dhe Polifemi )
Poemat Letër Partizanit Meke dhe Protesta e Dantes, janë dy poema polivalente, ku poeti Elmaz Qerreti tregohet konstruktor me fantazi dhe një poet arkitekt që këto dy ngrehina poetike i ngre solide, funksionale (me ide) dhe estetike, me art.
Perandor është punë e vështirë,
Nuk bëhet çdo njeri, o Meke,
Po ti ishe atëherë kokëshkretë ,
Po ti ishe kokë më vete.
Të ishit bërë me mua ,
S’do ishit, siç jeni kështu.
Të tjerë sot do të vinin
Të punonin argatë te ju.
( Letër partizanit Meke )
Përfundimin e mbarë të këtyre dy poemave cilësore, polivalente, autori nuk ia detyron fatit apo dredhave stilistike, por aftësisë, mjeshtërisë dhe talentit të tij inteligjent. Poeti Elmaz Qerreti është rekordmen në peshën e tij, si në poezinë për fëmijë, në prozën dhe në poezinë për të rritur. Ai nuk është indiferent ndaj krijimtarisë botërore, ndaj poetëve të shquar, por ai di të përfitojë, të përthith nga poezia e cilësore, di të asimilojë.
Qerreti, edhe pse është serioz e i urtë, i matur si subjekt, nuk u druhet finteve elegante poetike dhe, aty – këtu edhe të ndonjë ekscentrizmi të bashkëshoqëruar me humorin e tij të ngrohtë si avull buke. Ai nuk i duron kornizat, por s’është edhe për dritare të shqepura poetike. Në poezinë e tij, ai bën shaka, por nuk ngërdheshet kurrë. Sot, më duket sikur ka më shumë ngërdheshje e banalitete poetike sesa letërsi artistike. Por të shohim se kush do të fitojë: ngërdheshjet apo letërsia artistike.
Unë nuk shoh poezi të shkruara për interes në librin e poetit Qerreti. Ai më duket idealist e fisnik. Po ta shënonim esencën e këtij poetit me numrin dhjetë, siç thotë Hygoi, tek ai do të gjenim një pjesë interes dhe nëntë pjesë sedër.
POEZI ME NUHATJE EVROPIANE/
***
Impresiono për librin e ri «Ujëvara hëne» të poetit të talentuar Miltiadh Davidhi/
NGA FASLLI HALITI/
Miltiadh Davidhi, jeton, punon në Çermë të Lushnjës, por ai shkruan poezi, jo sikur të jetë nga Çerma e Lushnjës, por sikur të jetë nga Parisi i Francës. Kur ai më dha dorëshkrimin me poezi, unë e prita me skepticizëm dhe fillova ta lexoj me fudullek, nga lart. Por poezitë e tij e sfiduan fudullekun tim. Ato më detyruan që unë t’i lexoja me një frymë deri në faqen e fundit. Ishin mbi njëqind poezi. Të njëqindta të pastra, me imazhe dhe figura moderne, por jo histerike, eksentrike, por figura të qëlluara që të çonin mrekullisht nga e njohura, tek e panjohura. Poezitë e Davidhit, nëpërmjet ritmit, kadencave, tingujve të pastër, jozhurmues, nëpërmjet një sintakse jo të komplikuar poetike, me koloritin bleror të fushave myzeqare, të futen në shpirt; të ngrenë, të mençurojnë, të urtësojnë të argëtojnë, të zbukurojnë, por edhe të aktivizojnë, të hapin sytë që ta shikosh jo vetëm mjedisin me ngjyrat e të katra stinëve, por edhe botën, qiellin, universin, kozmosin. Jo, jo, nuk i teproj dimensionet poetike, filozofike, estetike të poezisë së këtij poeti të një fshati periferik. Ai vërtet jeton, punon dhe krijon në fshat, Ky poet lidhet çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, pa u shkëputur asnjë çast, jo vetëm nga metropoli i vendit të tij, por edhe nga bota dhe metropolet e botës. i tëri interesim dhe i etur për dije, njohje, kulturë, Davidhi është poeti dhe njeriu që jeton i përket globalizmit dhe jo parcelizmit feudal. Kjo bën që poezia e tij të ndihet komode në dorën e çdo lexues shqiptar, ballkanik, evropian apo botëror. Mos mendoni se po e teproj, vetëm se po entuziazmohem dhe jo më kot, sepse këtë entuziazëm ma krijon poezia e poetit Miltiadh Davidhi.
Duke jetuar në fshat, poeti mund ta mbushte librin e tij vetëm me poezi me lopë e pëllitje lopësh, me dele e blegërima delesh, me pula e kakarisje pulash, me gjela e këngë gjelash, me grunja e valëzime grunjash; me vidha, plepa, muzgje, me yje dhe me hënë; por jo, ai veç këtyre e ngjesh librin me poezi emocionale, me mendime, ide, imazhe të kohës, me prirje të forta progresiste, civile, të konceptuara në formë moderne duke e afishuar veten si një poet, jo vetëm shqiptar, por edhe evropian. Kështu ndodh edhe me poetin tjetër Xhelal Tosku i cili ka lindur, jeton, punon në qytetin e vogël të Rrogozhinës, por ai shkruan siç shkruan cilido poet i mirë evropian.Nëse gjeniu, jo gjithmonë zgjedh vendet e mëdha për të lindur, e njëjta gjë ndodh edhe me talentin. Miltiadh Davidhin dhe fqinjin e tij me talent fin, Xelal Tosku, na sjellin një poezi moderne nga Çerma periferike e Lushnjës dhe tjetri nga Rrrogozhina ndanë shkumbinit. Njerit ia ushqen poezinë fusha myzeqare me valëzimin e barërërave të saj që luajnë me erën duke nxitur dhe poetin që t’i fusë ato në vargjet e tij, ashtu të hareshëm e blerim prehës dhe tjetri, poeti nga Rrogozhina buzë Shkumbinit valë vallëzuese dhe melos danubian. Pse? Sepse, si poeti i Çermës së skajshme dhe tjetri poet i Rrogozhinës bri Shkumbinit, poetikisht, estetikisht, filozofikisht, kulturalisht jetojnë si gjithë kolegët e tyre: në Tiranë Paris, Londër, Romë, Nju Jork, Moskë, Madrid, Berlin e kudo në botë. Është hapësira demokratike, medja elektronike dhe e shkruar, interneti dhe, mbi të gjitha qarkullimi i lire i ideve dhe i vet subjektit që e mundësojnë këtë duke i dhënë, gati kujtdo shansin për t’u pajisur me informacion, kulturë, përshtypje të gjalla live, nëse kujtdo nuk i mungon vullneti, etja për progres dhe natyrisht, talenti.
Poezitë e Miltiadh Davidhit burojnë nga mjedisi ku ai jeton, por ato e superojnë atë mjedis, sepse janë të një cilësie më të lartë, për nga fryma, origjinaliteti, timbri i ri, ritmi i ri, melosi, drita dhe ngjyra e re, inspirimi dhe vokacioni poetik. Të gjitha këto janë të sinkronizuara te vetë poeti dhe, poezia e tij, vjen tek ne lexuesit e ngarkuar me atë esencë lulesh dhe prodhimi të parcelave të fermerëve, veçanërisht të atyre fermerëve që s’marrin rrugën e emigrantit argat të tokave të huaja, por i qëndrojnë mbi kokë tokës së tyre, që e duan dhe janë të lidhur me të, që më shumë se e punojnë, e qendisin atë me merakun, fantazinë dhe mbi të gjitha me djersën dhe shpatullat e tyre. Si këto parcela e gjej dhe e shoh unë librin poetik të Miltiadh Davidhit me parcela të blerta, ku përzihen natyrshëm lulkuqet me kërcejtë dhe kallinjtë e grunjave. Ashtu si fusha që i kultivon të gjitha kulturat e bimëve, kështu dhe Davidhi i kultivon me merakun dhe finesën e poetit, kulturat poetike: së pari ato shpirtërore, meditative, pa lënë pas dore ato vizive; peizazhin, muzgjet, mjegullat, perëndimet aq mahnitës myzeqar, netët blu, mëngjeset që të lajnë me dritën e tyre të ngrohtë në ngjyrën e pjeprit, me vesën e tyre, që të gjallërojnë me zgjimin e gjithçkaje fushore.
Poezitë e këtij poeti, nuk janë nuska dhe talismane, ato janë bukuri dhe mençuri. Nuska dhe talismani e shtangin, e friksojnë njeriun gjer në nënshtrim. Edhe bukuria dhe mençuria të shtangin, krijojnë habi, por ato nuk frikësojnë dhe nënshtrojnë, përkundrazi, mençuria dhe bukuria tërheqin, afrojnë, bëjnë t’u hidhesh në krahë, t’u futesh në gjoks. Bukuria do të çlirojë botën, thotë Dostojevski. Poeti nuk bën magjira, por bën poezi për jetën, ekzistencën, harmoninë, poezi që ndihmojnë dhe jo poezi që ngatërrojnë dhe frikësojnë njeriun. Të gjithë i ekzagjerojmë nga pak dhimbjet, mundimin, sakrificat, kurse Davidhi nuk ekzagjeron as praninë e njerës as praninë e tjetrës; ai vetëm i shpreh ato duke frenuar teprimin e ndjenjave dhe emocioneve, jo për t’i kursyer, por vetëm e vetëm që të mos i shkatojë drama dhe lemerira askujt.
Poezia e poetit Miltiadh Davidhi, lexohet lehtë, por nuk harrohet lehtë, përkundrazi ajo mbetet gjatë në mendjen dhe shpirtin e kujtdo.
***
POEZI E VRULLSHME DHE DELIKATE
IMPRESIONE ( PëR LIBRIN «REGËTIM A E GJETHES», TË POTIT SAMI VELÇANI,
NGA FASLLI HALITI
Nga titulli Regëtima e gjethes dhe kopertina me një gjethe që dridhet nga ndonjë fllad apo puhi e lehtë, të krijohet përshtypje se do të kesh të bësh me një libër me poezi të qeta, delikate, të brishta, por nuk ndodh kështu. Duke e lexuar i gjen të dyja: delikaten dhe të furishmen; puhinë dhe stuhinë poetike.
Temperament tempestiv dhe prudent autori, me temperament të tillë dhe poezia e tij.
Poeti sheh gjithçka që ia gëzon dhe ia vret syrin, por fokuson, portretizon të bukurën, të pastrën, të virtytshmen, atë që ka tendencë të progresojë, të ecë gjatë. Poeti gëzohet dhe zymtësohet, sipas rastit.Të dyja këto ndjenja i modelon me dritë, por me një dritë që të ndihmon të shohësh më qartë dhe jo që të të verbojë; po kështu dhe zymtësinë nuk e jep me kolor të zi, por me një tis gri që të fut në mendime, që të bën të shtosh vëmendjen ndaj këtij qëndrimi tepër njerëzor.
Atë diell që lindi e bëra vëlla, thotë poeti duke iu gëzuar dritës, pa mallkuar errësirën. Ai më mirë ndez një qiri se sa të mallkoj errësirën. Poezitë e poetit me nerv, por edhe delikat, Sami Velçani, janë qindra, mijëra qirinj dhe prozhektorë që sfumojnë errësirën. Errësira është vazhdimisht në kundërti me dritën dhe vazhdimisht në tërheqje duke bërë që drita të fitojë përherë e më shumë terren.
Lirikat erotike janë gjithë dritë e kolor autokton.
T’i puth supet lakuriqe
Nga deti e porsa dalë,
Bukuroshe djall e Çirçe,
me dy gjokset llambadar.
Poezitë e librit nuk ngujohen, ato kalojnë sa në një gjendje në një gjendje tjetër. Nga puthja e supeve lakuriqe dhe gjokseve llambadarë, poeti kalon në një gjendje krejt dramatike, madje tragjike. Na jep tablonë e kapedanëve që masakrohen pabesisht në Manastir.
Kuajt nëpër udhë
Shfryjnë në frerë ari
Kush këndon ninullë
Si orakull kali.
Kalimi nga një gjendje e lumtur në një gjendje të rëndë nuk bëhet lehtë, ajo kërkon art, talent, dy cilësi që poeti i ka dhe i përdor magjistralisht. Shprehja metaforike Si orakull kali, është jo vetëm origjinale, por përmban bukur e magji gjë që e shpëton nga kadenca kadareane.
Ajrin mbush baroti
Mbi kokë përskuq molla
Njëqind burra moti
Mbledh nuse belholla.
Kalim tjetër ky nga një gjendje dramatike në një gjendje të hareshme, nga britmat, rënkimet, ohet, në këngët, vallet. Një alternim i tillë gjendjesh jo vetëm që arrihet, por arrihet mrekullisht, pa asnjë lloje stonature. Kur ke të bukurën në esencë, realizohen mrekullira poetike dhe estetike.
E theksova se libri është i pasur me gjendjet e alternuara poetike, lirike, dramatike, meditative, filozofike e stil flad e furtun, pasi ka libra me gjendje të njëjta poetike që japin përshtypjen se janë të shkruara brenda ditës, apo javës. Poetit i krijohen gjendje të shumta dhe ai i realizon këto në kohë të ndryshme. Arti fillon aty, ku ti i rishkakton perceptimet dhe përshtypjet nga realiteti, thotë Tolstoi.
S’flenë mëritë e vjetra
Kryq me shpirt mjeran
Nënat me të zeza
Prerë me jatagan.
S’ka se si të jepet më emocionalisht, më mençurisht e më trimërisht drama çame. Poezia zgjon, kumton ringjallje.
Për ku shkojnë karvanët
Përse qajnë kufijtë
Një komb po ringjallet
Bisqet rrit për ditë.
Detaji dhe përfytyrimi poetik janë një pasuri tjetër e librit poetik
Regëtima e gjethes.
Deti mbytej nëpër lot.
Detaji shkrihet me paradoksin dhe ne shijojmë një dopjo figurë stilistike.
Jo vetëm mjeshtër i detajit, por Velçani është edhe mjeshtër i përfytyrimit poetik:
Berati hesht, pamje veziri
Si trup çingije dridhen pishat
Si zjarr që fshihet poshtë një hiri
Gjokset e hovur, çajnë këmishat.
Imazhi, jepet njëherësh me krahasim, metaforë, detaj, mitonnimi. Është një përzierje mjeshtërore dhe jo një nakati, për të dhënë sa më të kulluar e të pastër imazhin e qytetit të lashtë.
Si sythet pa çelur pranvere
Atëherë rinia s’kish vlerë
Ti erdhe trokitje pas dere
Dhe ditët m’i dehe si verë.
Kumti është i kuptueshëm. Sythet e paçelur të pranverës, kanë çelur, shkumëzojnë në lule me mundësira frutash të papara. Dhe ky libër poetik që po promovojmë ka lule dhe fruta njëkohësisht.T’i shijojmë si lulet dhe frutat. Edhe të dish të shijosh është art.
***
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- …
- 91
- Next Page »
