• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

KOMUNITETI SHQIPTAR NE SHBA- 10 MIJE DOLLARE PER VETERANIN E UÇK-së

October 20, 2015 by dgreca

-10 mijë dollarë : Mbyllet me sukses në New York aksioni për të ndihmuar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së, ish luftëtarin Mifail Klaiqin nga fshati Koretn i Kamenicës Kosovë/
Nga Beqir SINA – New York./
NEW YORK : Këto ditë iniciatori i kësaj fushate veprimtari i dalluar i komunitetit Esad Gjonbalaj bëri me dije se u përmbyll me sukses aksioni për të ndihmuar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së, ish luftëtarin Mifail Klaiqin nga fshati Koretn i Kamenicës Kosovë.
“Ky aksion rezultojë i suksesshëm tha Gjonbalaj, fal përkrahjes dhe zemërgjerësisë së bashkëatdhetarve tanë, të cilët si në të kaluarën ku vjen në pyetje çështja kombëtare nuk kursejnë asgjë”.
Më tej Gjonbalaj flet për rrjedhën e këtij aksioni për grumbullimin e të hollave “Kur arritëm ne shumën e 9250 dollare të mbledhura na telefonoj Shkumbim Sadiku Balidemaj dhe me zemërgjersin e tij përmbylli aksionin tonë dhe ngritur shumën në 10 mijë dollar amerikan.”
Andaj ai gjen rastin që Shkumbimin t’a falenderojë përzemërsisht për këtë kontribut dhe atdhedashurinë e tij të dëshmuar me vepra.
Në përmbylljen e këtij aksioni Gjonbalaj e ka vlerësuar si shumë të çmuar kontributin finanaciar të bashkëkombësve : “Ju falënderoj përzemërsisht të gjithë ju që më përkrahët në këtë aksion fisnik dhe bujar, ku nën moton “Për veteranët e UÇK-së nuk na dhimbset asgjë” ju betë të mundur që me kontributet tuaja Mifail Klaqit dhe familjes së tij të i gjendeni pran në këtë ballafaqim të vështirë jetësorë të këtij luftëtari te atdheut.”
Shfrytëzoj rastin që edhe në emër të Mifailit të përcjell tek ju mirënjohjet më të larta për ju dhe familjet tuaja. Me ndihmat tuaja të nderuar vëllezër – ju dëshmuat se populli shqiptar vlerëson lart sakrificën e çdo njërit në të mirë të atdheut, thotë iniciatori i këtij aksioni për grumbullimin e parave, zoti Esad Gjonbalaj
-Zoti Gjonbalaj – Si ju lindi kjo ide ose çfarë të motiviojë ?
-Ka kohë që në ekranet dhe mediat në gjuhë shqipe shohim reportazhe, ku shihen luftëtaret e lirisë duke u ballafaquar me vështërsi tani në Kosovën e lirë duke vuajtur për ekzistencë dhe gjëra elementare për jetën.
Këta bije ma te shtrenjtë të atdheut u gjeten për komb të tyre në momentet ma kritike për fatet e Shqiptarisë. Është, e pa falshme për shtetet tona që për këtë kategori të shoqërisë tonë veteraneve të UÇK-së mos të gjinden fonde adekuate. Andaj ideja ishte aty të bëjmë diçka sepse është e pa falshme që ne të vështrojmë skena të tilla përmes ekraneve televizive dhe te rrimë duarkryq pa bërë asgjë’
Si ju përgjigjen bashkëkombasit ?
Duhet, cekur se pjesa dërmues e donatoreve është nga Plave Gucia prej nga jam edhe vetë, por në këtë aksion për grumbullim të hollash nuk mungojnë edhe veprimtarë të njohur nga Kosova, Malësia dhe Ulqini.
Sa arritët të grumbulloni? dhe, a janë të mjaftueshme për një gjendje të till për veteranin e UÇK-së Mefail Klaiqin ?
Aksionin e përmbyllëm sot me 19 tetor 2015 dhe shuma totale e tubuar është 10.000 (dhjetë mijë dollar amerikan) që është një shume goxha e mirë dhe besojmë se veteranit tonë Mifail Klaiqit do ia lehtëson pak ballafaqimet e tija jetësore. Unë vlerësoj se kjo shumë do i ndihmoj Mifailit i cili është nga fshati Koretin i Kamenicës në Kosovë që këtë dimër t’a ketë ma të lehtë dhe për një kohë po shpresojmë që edhe institucionet e shtetit te Kosovës te vetëdijesohen dhe mos të lënë veteranët tonë të ballafaqohen me ekzistencën.

JA LISTA E DHURUESEVE:
Shkumbim Sadiku Balidemaj $750
Granit Gjonbalaj $500
Shaban Sinanaj $500
Qazim Dedushaj $500
Ismet A Dedushaj $500
Alban Prelvukaj $500
Besim Malota $500
Dr. Kujtim Balidemaj $500
Zijadin Ruhani $400
Nrek Tonaj $300
Ramë Zeneli Balidemaj $250
Mentor Fadili Ahmetaj $250
Rexhep Gali Balidemaj $200
Sadri Mehaj $200
Ismet S Kurti $200
Ekrem Shaqiri $200
Rame Selimaj $200
Halil H Ahmetaj $200
Emin Ulaj $200
Edin Palavertic $200
Xhevdett Balia Qosaj $150
Mustaf Salihi Ahmetaj $100
Ismet R Gjonbalaj $100
Fazli R Gjonbalaj $100
Avdi N Balidemaj $100
Esad Gjonbalaj $100
Ejllo Berishaj $100
Haris Biberaj $100
Deme Zeneli Balidemaj $100
Faik Dini Gjonbalaj $100
Visar Mustafa $100
Besim Maxhun Kukaj $100
Vesel Qosaj $100
Isak Qosaj $100
Enver Balidemaj $100
Agim Mujaj $100
Michael Cosentino $100
Musa Dakaj $100
Ardian N. Balidemaj E 100
Naser Mehaj $100
Sadri Ademi Ahmetaj $100
Rifat Ahmetaj $100
Naim Krasniqi $100 – Marios Pizza, Bronx
Shefki Megjuani $100
Azem Hasngjekaj$100
Egzon Cele Hasngjekajn$100
Hysen Avdia Dedushaj $100
Kelmend Riza Ahmetaj $100
Beqir Avdia Dedushaj $100
Pas këtij suksesi do t’a quaja – a mundet të formohet një fond i veteranëve të UÇK-së ?Po marr si shembull Fondin e Vetraneve të Luftës në Vietnam dhe Kore- këtu në SHBA
Natyrisht që po, por mbete të shihet në këtë aspekt sepse unë kam pasur kërkesa te tilla . Besoj është hyjnore te ndihmosh luftëtaret e lirisë sepse aty tek këta bashkëkombës është edhe zanafilla e lirisë se Kosovës, aty është adresa e kushtrimit te atdheut aty është zëri i “Vendlindja thërret bijtë e vete”, këta vëllezër meritoj dhe u duhet përkrahja e jone.
Zoti i bekoftë te gjithë ata qe dhuruan sepse ata e bën te mundur qe ky aksion te rezultojë i suksesshëm , kontributet e tyre janë vepra de atdhedashuri e dëshmuar ne vepra.
-Biografia e Mifail Klaiqi shkrur nga ai vetë:/
-Unë Mifail Klaiqi i lindur me 30 10 1974 ne fshatin Koretin ku jetoj edhe sot.
Si 24 vjeçar gjendesha me pune ne Zurih te Zvicrës kur ju përgjigja thirrjes se Shtabit te UCK-se për mobilizim dhe lufte dhe lufte deri ne çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit.
-Aktiviteti im ne Ushtritë Çlirimtare ishte; ne Ushtrinë Çlirimtarë te Kosovës Zona e Par Operative – Kosova , Brigada 172 Isa Kastrati viti 1999 .
Me Ushtrinë Çlirimtare Preshevë Medevegje dhe Bujanoc , Zona e III Operative ne Kosovën Lindore-Lugina e Preshevës Brigada 111 Fatmir Ibishi viti 2000,
Me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare Zona II Oprative ne Maqedoni Brigada 112 Mujdin Aliu viti 2001.
Gjat luftës unë mora dy plagë fizike nga plumbat dhe predhat e armikut: ne këmbën e djathte dhe ne kok.
Pas vitit 2001 problemet psikike mu lajmëruan dhe u trajtova ne psikiatri ne Kosovë dhe Zvicër.
Vitin 2009 u diagnostifikova me një sëmundje kronike te melqis.
Vitin 2013 ne Tirane ne Kliniken KAJO bëra disa analiza te thella te melqis,
Raportimi i Hepatologut Dr Ilir Kajo thotë se sistemi i imunitet tim e ka humbur luftën kundër virusit, pasi sëmundja me ka përshkua një pjesë te konsiderueshme te melqis dhe me udhëzoj qe urgjentisht te filloj me terapinë e caktuar.
Nga viti 2013 un nuk kam pasur mundësi te bej terapi dhe as një kontroll mjekësore ne mungesë te financave.
Unë jetoj ne fshat pa shtëpi banimi timen, te pa inkuadruar ne pune as un dhe as gruaja ime.
Jetoj me gruan Mentoren, dhe dy djemtë Erjonin 6 vjeç dhe Arjanitin 1 vjeç.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 10 MIJE DOLLARE, komuniteti shqiptar, ne SHBA, PER VETERANIN E UCK

MERGATA-Formimi i grupeve mësimore në Austri, obligim i prindërve

October 19, 2015 by dgreca

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Fillim shtatori është koha e formimit të grupeve mësimore për mësimin e gjuhës amtare në shkolla. Kjo vlen edhe për fëmijët shqiptarë. Krejt kjo e varet nga interesimi i prindërve të cilët duhet ta nënshkruajnë formularin lajmërues pranë drejtorisë së shkollës. Në Vjenë ka mundësi për formimin e shumë grupeve mësimore, pasi nuri i nxënësve shqiptarë është relativisht i madhe.
Vetëm në Vjenë janë diku rreth 2,5 mijë nxënës shqiptar prej të cilëve vetëm diku rreth 35o prej tyre mësojnë shqip nga katër mësues të gjuhës shqipe, kurse në Austri janë 12,500 nxënës kurse mësim shqip mbajnë vetë 2,5 mij
Për formimin e grupit mësimor mund të bashkohen grupe fëmijësh nga disa shkolla në njërën nga shkollat ku do vendoset të mbahet mësimi pas dite.
Formularët në gjuhën shqipe mund të kërkohen në drejtori të shkollës apo mund të shkarkohen nga interneti, plotësohet, nënshkruhet dhe dërgohet në drejtori e cila në bashkëpunim me inspektorin kujdesët për ta angazhuar mësuesin. Adresa për formularin shqip:
i http://www.schule-mehrsprachig.at/fileadmin/schule_mehrsprachig/redaktion/muttersprachlicher_unterricht/Anmeldeformular-ohne/albanisch_ohne.pdf
www.schule-mehrsprachig.at/index.php?tx_inmemttm…
Aktiviteti i prindërve këmbëngulës ka bë bërë të mundur formimin e grupeve mësimore të nxënësve shqiptarë në shumë shkolla ku tani mbahet mësimi.
Ligji e mundëson mësimin e gjuhës amtare aty ku lajmërohen të paktën 12 nxënës, edhe nga disa shkolla së bashku. Krejt kjo me kërkesën e prindërve të atyre shkollave.
Këtë vit hapet klasa e re mësimore në shkollën Johnstrase (15) ku mësojnë për herë të parë 18 nxënës shqiptarë një herë në javë gjuhë shqipe. Përpjekje kishte edhe në Bashkinë e 11-të, por nuk u realizua.
Në Ciklin e Lartë të fillores (11-19 vjet) nuk ka të interesuar nga ana e prindërve, andaj nuk ka grupe mësimore. Është kjo një humbje e madhe për fëmijët të cilët jo larg i pret asimilimi, humbja e identitetit kombëtar shqiptar.
Derisa prindërit nga gjuhët tjera, shumë më pak në numër, formojnë grupe mësimore edhe nga dhjetë shkolla, ne nuk ia arrijmë të formojmë brenda një shkolle ku kemi numrin e mjaftuar të nxënësve (mbi 12 nxënës), me çka tregohet një papërgjegjësi dhe papjekuri kombëtare. Kjo është thënë në disa takim gjatë përpjekjeve të mësuesve për shtimin e vijueshmërisë.
Prindërit nuk paguajnë asgjë, ata vetëm e nënshkruajnë formularin me të cilin e marrin përgjegjësinë e vijueshmërisë. Nxënësit i kanë të gjitha tekstet falas nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Ministria e Mësimit të Austrisë.
Informatat e nevojshme rreth mësimit në gjuhën shqipe, prindërit mund ti marrin pranë drejtorive përkatëse.
Ky vit shkollor filloi pa ndonjë rritje të vijueshmërisë e cila dëshirohet nga nevoja e ruajtjes së identitetit shqiptarë por jo edhe nga ata që do duhej, prindërit.

Filed Under: Mergata Tagged With: grupet mesimore, Hazir Mehmeti, prinderit, Shkolla shqipe

KRYEVEPRA E KAPITENIT KUQ E ZI

October 19, 2015 by dgreca

Nga Eugjen Merlika/
Sporti është një nga veprimtaritë më të rëndësishme të jetës njerëzore, jo vetëm për zbavitjen që ai dhuron me kënaqësitë estetike, nëpërmjet garave që përbëjnë thelbin e tij, duke nxjerrë në pah cilësitë më të mira trupore e të karakterit, duke tërhequr miliarda njerëz në shijimin e tyre, por edhe për faktin se herë herë ai njëjtësohet me jetët e popujve e të kombeve për t’u kthyer në një farë embleme të tyre. Ndonjëherë ai ka tejkaluar shumë kufijtë e tij të natyrshëm, duke trazuar apo ndrequr marredhëniet mes shteteve. Shëmbulli më i gjallë i kësaj dukurie mbetet “diplomacia e ping pongut” që, më 1972 , përfaqësoi shkëndijën e parë të ndryshimit të marredhënieve mes Kinës popullore dhe SHBA.
Shqipëria, në historinë e saj të shtetit të pavarur, u përpoq të hynte në rezonancë me Evropën, në fillim atë perëndimore e më pas atë lindore, sa i përket veprimtarive sportive. Kampionatet e para të futbollit u organizuan që në kohën e Mbretërisë e vazhduan edhe gjatë pushtimit italian. Në periudhën 1941 – 1944 ata ishin mbarëkombëtare. Prej tyre dolën futbollistë që luajtën me sukses në skuadrat më të njohura italiane, në një kampionat që shprehte dy herë kampionen e botës. Emrat e Riza Lushtës, Loro Boriçit, Naim Kryeziut e ndonjë tjetri janë të shënuar në regjistrat e arta të klubeve të njohura si Juventus, Lacio, Roma, Bari.
Më 1946 Shqipëria fitoi të parin e të vetmin trofe ndërkombëtar futbolli në rang përfaqësuesesh, atë të Lojrave Ballkanike. Në gjysmë shekullin socialist , megjithë talentet jo të pakta në fushat e ndryshme, Shqipëria nuk arriti të ketë një përfaqësim të suksesëshëm në veprimtaritë ndërkombëtare. Sukseset episodike të sportistëve tanë kanë hyrë në analet e traditë sonë. Kujtojmë barazimin e kombëtares së futbollit me nënkamionët e botës në dhjetor 1967, që i kushtoi “korracatës” së Helmut Shënit mos pjesëmarrjen në kampionatin evropian te vitit 1968, apo konkurimin dinjitoz të vajzave volejbolliste të Dinamos në kupën e Kamioneve të Evropës më 1980 – 1981, ashtu si arritjen në finale të kupës nga meshkujt e Dinamos në të njëjtën disiplinë më 1972.
Pas komunizmi, me lirinë e qarkullimit të njerëzve dhe ideve, rrëzoi “muret” e sistemit paraardhës, duke i dhënë mundësi shumë djemve e vajzave shqiptare të përballohen me bashkëmoshatarët e tyre të botës, duke treguar vlerat e tyre reale në të gjitha fushat. Në këtë kontekst inkuadrohet edhe prania e futbollistëve tanë në shumë skuadra t’Evropës, madje edhe ndër më të mirat e saj. Kjo dukuri ndihmoi shumë edhe krijimin e një përfaqësueseje shqiptare t’aftë për të garuar me shtetet e tjera të botës. Nëse u varfërua kampionati shqiptar me daljen jashtë të talenteve të tij, u pasurua kombëtarja, duke i dhënë mundësi skuadrës kuq e zi, të arrinte atë rezultat, i cili, në natën e Erevanit të 13 tetorit 2015, u kthye në një festë mbarëkombëtare në të gjitha nivelet. Vlerësimi i punës së kombëtares, në tërësi, qe i gjithanshëm dhe çmimet e dhëna asaj nga autoritetet më të larta shtetërore e vërtetojnë.
Ardhja e skuadrës në Rinas qe një shfaqje e përmallëshme entuziazmi të përgjithshëm dhe fjalët e kapitenit Cana në atë rast, takimi i parë me Vendin mbas kualifikimit, mendoj se përbëjnë çastin më të rëndësishëm të atij mjedisi festiv. Ai e nisi përshëndetjen e tij me një shprehje të njërit nga personalitetet shqiptare më të shquara të së shkuarës, të Mit-hat bej Frashërit që, duke përgjithësuar përvojën e hidhur historike të bashkëkombësvet, thonte : ” Shqiptarët do të fitojnë çdo luftë mbasi të kenë mbaruar betejat me veten.” Më poshtë kapiteni kuq e zi vuri në dukje se ajo skuadër djemsh të rinj kishte arritur rezultatet e njohura e të shumëpritura nga gjithë kombi në dy vjetët e fundit sepse : “Besoj që kjo kombëtare ka arritur një gjë, që në çdo lloj beteje mes vetes, xhelozie, interesi personal e kemi lënë anash.” Ai përfundoi me shprehjen : “Në evropian do të shkojmë me kokën lart, jo si Shqipëri e vogël, por pretendojmë si Shqipëri e madhe!”
Përtej retorikës dhe instrumentalizimeve që mund t’i bëhen këto ditë brënda e jashtë Shqipërisë fitores së ekipit kombëtar e deklaratae në lidhje me të, mendoj se Lorik Cana, me fjalët e tij, i ka dhënë një mesazh të qartë të gjithë shqiptarëve e, kryesisht, atyre që merren me mbarështimin e tyre, drejtuesve politikë. Ky lloj mesazhi tregon se djaloshi gjakovar nuk është thjesht një topshkelmues i mirë, por është edhe një atdhetar më i mirë. Fakti që ai zgjedh një thënie të Mit-hat Frashërit, për të nxjerrë në pah një të vërtetë të pakundërshtueshme, të pohuar prej mjaft njerëzve të shquar të kombit të tij, tregon se kapiteni kuq e zi shqetësohet për fatet e këtij të fundit. Ato fate ai nuk i sheh vetëm si dukuri të kohës apo të brezit të tij, por mundohet të thellohet edhe në të shkuarën, të gjejë rrënjët e së keqes që ka penguar për një shekull të tërë përparimin dhe mbarëvajtjen e këtij kombi. Edhe se ai apo kolegët e tij mund të jetojnë më së miri në çdo Vend t’Evropës, mundohet të japë ndihmesën e tij në shëndoshjen e plagëve të vjetra e të reja të shqiptarëve.
Kryevepra e Lorik Canës nuk është vetëm shprehja e shqetësimit për bashkatdhetarët, apo e kënaqësisë që ai, së bashku me shokët e tij, prekin me dorë për faktin që me rezultatet e punës së tyre “i kanë bërë të lumtur ata”. Kryevepra qëndron në një tjetër fakt : nga lartësia e suksesit u tregon përgjegjësvet të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të mbrapambetjes rrugën për të arritur atë, e cila është ajo e mirëqeverimit të bashkëkombësvet të tyre, që mbetet e pashkëputur nga dashuria për ta.
Kombëtarja e futbollit ngjiti shkallët e kampionatit evropian nëpërmjet vendosmërisë për të arritur qëllimin, duke vënë në dobi të këtij synimi gjithshka : mundin fizik dhe përvuajtësinë e domosdoshme për të ruajtur harmoninë e mjedisit, entuziazmin rinor dhe dashurinë për fanelën, që është simboli i kombit të tyre. Në emër të këtyre vlerave djemtë e kombëtares lanë jashtë palestrave, fushave të stërvitjes, dhomave të hoteleve apo stadiumeve të ndeshjeve vetëpëlqimet, zilitë, krenaritë, lavdërimet e merituara në klubet ku luajnë dhe vunë nën drejtimin e trainerit të vyer de Biasi të gjitha forcat e tyre. E bënë këtë edhe kur nuk ishin titullarë në formacion, edhe kur rrinin në stolin e rezervave, madje edhe në shkallët e stadiumit, të bindur se e rëndësishme nuk është paraqitja vetiake, por arritja e grupit, rendimenti i tij, rezultatet e skuadrës, pikët e fituara, por edhe imazhi që i japin botës, sepse imazhi është po aq i rëndësishëm sa edhe pikët. Kjo është disiplina e ndërgjegjëshme që ka krijuar skuadrat e mëdha të botës, është përvoja universale e vënë në shërbim të synimit për të fituar.
Shqipëria prej vitesh ka filluar ecjen e saj të ngadaltë e të mundimëshme drejt Evropës. Nëse përfundimi deri tani nuk është ai i pritëshmi, ata që kanë drejtuar këtë Vend në këtë çerek shekulli nuk kanë arritur të bëjnë një skuadër si kombëtarja e futbollit. Për ta fitorja e Shqipërisë ishte ajo e fitimit vetiak, pasurimi jo shpirtëror por ai i xhepit, mbajtja dhe ruajtja e pushtetit për të sendërtuar synimet e kastës, të partisë, të klaneve të pushtetit. Ata nuk kanë lënë jashtë derës së tyre cmirat, mëritë, shemëritë, etjet për pushtet, prirjet për të rrëmbyer gjithshka, për të fituar “kohën e humbur”, jo në përparimin e Vendit por në pasurimin e tyre, për të hyrë në garë me botën jo në respektim ligjesh të qytetëruara e merita qeverisjeje cilësore, por në skandale, në sharje, në përbaltime, në palaçollëqe, për të mos thënë në krime.
Kapiteni kuq e zi, tërthor, u thotë këtyre drejtuesvet të shtetevet shqiptare e politikavet të tyre se rezultatet nuk arrihen n’atë mënyrë, se n’Evropë nuk shkohet duke imituar e duke vënë në jetë shfaqjet më të padenja të natyrës njerëzore, se çdo vepër madhore ka në themel të saj flijimin e Rozafës, se gara për drejtimin nuk mund të jetë vetëm sharje e nxirje e kundërshtarit, se duhet patur kurajua të pranohet e mira e të luftohet e keqja, se nuk mund të fillohet nga zeroja sa herë ndërrojnë kabinetet qeveritare.
A do të dojë të kuptojë politika mesazhin e kapitenit kuq e zi ? Apo do të përpiqet t’a përvehtësojë e t’a kthejë në dobi të saj ? Apo do t’a varrosë në heshtje, së bashku me termin “Shqipëria e madhe” të cilin, me guxim t’admirueshëm kapiteni e pohoi për të nxjerrë në pah jo vetëm faktin e përbërjes së skuadrës nga gjithë krahinat shqipfolëse, por edhe idenë e përfaqësimit të kombit, si mision i saj. Projekti i sendërtimit të asaj ideje duhet të jetë nxitja e brëndëshme e brezit të kapitenit Cana, jo vetëm për të përfaqësuar më së miri kombin e tyre në fushat e futbollit të Francës në vitin e ardhshëm, por edhe për t’u bërë nismëtarë të urtë e të guximshëm të vënies në jetë të ëndrrës së madhe shqiptare.
Tetor 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: E KAPITENIT, Eugen Merlika, KRYEVEPRA, Kuq e zi

Presidentja takon udhëheqësit e PDK e LDK, Nesër takon Opozitën

October 19, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 19 Tetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar takim me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare të këtyre dy subjekteve, Adem Grabovcin dhe Ismet Beqirin.
Takimi është zhvilluar në kuadër të iniciativës së Presidentes Jahjaga që të ftojë në takime të ndara udhëheqësit e subjekteve politike në Kosovë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend.
Në takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Pas konsultimeve me krerët e institucioneve, me Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit për t’i njoftuar me vendimin tim, ftoj për dialog politik partitë politike parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, deklaroi sot Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një konferencë shtypi.
Në pritje të takimeve të Presidentes me drejtuesit politikë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është shtyrë për ditën e martë.
Kuvendi i Kosovës pa asnjë seancë të përfunduar në sesionin vjeshtor vazhdon të jetë i bllokuar nga opozita.
“Aksionet simbolike” të opozitës, me “rrethime” të foltores e kryesuesëve, fërshëllima, gjuajtje vezësh e gazi lotësjellës në sallën e seancave të Kuvendit, janë pjesë e kundërshtimeve, edhe me protesta në rrugë dhe me një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime deri tani, të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Presidentja Jahjaga, priti sot në takim edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilat ditë më parë bënë deklaratë të përbashkët në mbështetje të dialogut politik për të adresuar zhvillimet e fundit në vend.
Ata përgëzuan Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj kushtetues për të lehtësuar dialogun politik me partitë politike parlamentare të Kosovës në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend duke theksuar se thirrja e Presidentes për dialog politik është e vetmja mundësi për të tejkaluar zhvillimet e fundit./b.j/

Kosovë- Presidentja nesër takon opozitën/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të takimeve me drejtues të partive parlamentare, pret neser në mëngjes në takim kryetarët e subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.
Njoftimi u dërgua sonte nga Presidenenca e Kosovës

Filed Under: Kronike Tagged With: LDK-PDK, neser opoziten, Presidentja takon

Kosovë-Toleranca dhe jodiskriminimi në fokus

October 19, 2015 by dgreca

-Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur fushatën “Mos të rritemi me urrejtje”/
-Tolerance, non-discrimination in focus of OSCE Kosovo Mission campaign/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Tetor 2015/ Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot fushatën “Mos të rritemi me urrejtje” që ka në fokus parandalimin e gjuhës së urrejtjes.
Fushata dy-javore ka për qëllim të vetëdijësojë publikun e gjerë se gjuha e urrejtjes nuk është diçka e lindur por mësohet, dhe se shoqëria si tërësi duhet ta kultivojë tolerancën dhe diversitetin.
“Liria e shprehjes është vlerë e cila duhet të çmohet lartë nga çdo shoqëri, dhe ne kemi parë përparim substancial në këtë aspekt në Kosovë viteve të fundit”, tha Roberto Di Donatantonio, Zëvendës Drejtor i Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së në Kosovë. “Megjithatë, duhet pasur parasysh se gjuha e urrejtjes shpesh ngatërrohet me lirinë e shprehjes, dhe kjo ndodh edhe në Kosovë. Për këtë arsye, institucionet dhe shoqëria civile duhet të kenë kujdes të veçantë dhe ta adresojnë në mënyrë adekuate”, vijoi ai.
Di Donatantonio gjithashtu tërhoqi vërejtjen se mos-adresimi i këtij problemi mund të çoj në diskriminim, tensione e në disa raste edhe në dhunë, pasi që “gjuha e urrejtjes ka për cak grupe ose individë bazuar në karakteristika si raca, etnia, apo religjioni”.
Fushata pason konferencën rajonale mbi gjuhën e urrejtjes, të mbajtur në 2014 e cilat ka vënë në pah nevojën për të rritur vetëdijen rreth dëmeve që mund të shkaktojë gjuha e urrejtjes si dhe rreth rëndësisë së tolerancës.
Fushata përfshin spote televizive në gjuhën shqipe dhe serbe.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.

Tolerance, non-discrimination in focus of OSCE Kosovo Mission campaign/

PRISHTINË/PRIŠTINA, 19 October 2015 – The OSCE Mission in Kosovo today launched a two-week public information campaign, “Let’s not grow up with hate”, which focuses on preventing hate speech.
The campaign aims to raise awareness among the general public that hate speech is not something innate but rather learned, and that society as a whole should nurture tolerance and diversity.
“Freedom of expression is a value any society should hold in high regard, and we have witnessed its substantial advance in Kosovo over the years,” said Roberto Di Donatantonio, Deputy Director of the Human Rights and Communities Department in the OSCE Mission in Kosovo. “We should be aware however that hate speech is often mistaken for freedom of expression and this is also the case here in Kosovo. For this reason, institutions and civil society should be particularly careful and tackle it adequately.”
Di Donatantonio also warned that the failure to address this problem might lead to discrimination, tensions, and in some cases even violence, as “hate speech targets groups or individuals based on characteristics such as race, ethnicity and religion.”
The campaign is a follow-up to the regional conference on hate speech held in 2014, which highlighted the need for awareness-raising on the harm that hate speech can cause and on the importance of tolerance.
It includes TV spots in Albanian and Serbian languages, which are available at: www.osce.org/kosovo/192641
The OSCE Mission in Kosovo is mandated with human rights protection and promotion, democratization and public safety sector development.
***
NE FOTO:Ura e Gurit ne Vushtrri – Kosove, foto Behlul Jashari

Filed Under: Komente Tagged With: jodiskriminimi, Kosovë-Toleranca dhe, në fokus

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT