• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

DY NOBELISTE NE POEZI

October 11, 2015 by dgreca

NOBELISTI I PARE- SULLY PRUDHOMME- 1839 -1907/
______________________________________________
FITUES I PARË I ÇMIMIT NOBEL PËR
LETËRSINË NË VITIN 1901
______________________________________________

René Francois Armand Prudhomme I mbiquajtur Sully Prudhomme (Paris, 16 mars 1839 – Châtenay-Malabry, 6 shtator 1907) ishte një poet francez, fitues i parë i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901.
I biri i një tregtari, ai donte të ishte inxhinier, por një sëmundje e syrit e pengoi të vazhdonte studimet në Politeknikum. Ai studioi letërsi dhe, pas një periudhe të shkurtër pune në industrinë e prodhimit, iu përkushtua pa bindje, ligjit. Sully Prudhomme ishte anëtar i “Konferencës La Bruyere”, ku vendos t’i përkushtohej poezisë.
Sully Prudhomme iu dha si një surprizë e vogël çmimi i parë Nobel për Letërsinë, në vitin 1901 (kur shumica e shtypit dha si më të preferuara personalitetet, si Emile Zola dhe mbi të gjitha Leon Tolstoin që ishte gjithashtu një anëtar i Akademisë Franceze prej 1881 deri në vdekjen e tij në vitin 1907.
__________________________________________
Motivacioni i Çmimit Nobel: 1901
Në njohjen e përbërjes së tij poetike, e cila jep prova të një idealizmi të lartë, përsosmëri artistike dhe një kombinim të rrallë të cilësive të zemrës dhe intelektit
_____________________________________________

VAZO E THYER

Vazoja ku lule vjola vdes
Një flutur nxitimthi kaloi
Me rrahjet e krahëve e theu;
Vështrimi i dikujt atë e zgjoi.

Gërvishtja e vogël e lehtë,
Duke brejtur kristalin kudo,
E paepur, e verbër, e sigurt
Përshkoi gjithë konturin ajo.

Brenda një ore, uji u zhuk
Dhe limfa u tha krejt;
Ende s’ka dyshim për këtë.
Viola është thyer, mos e prek.10.

Plagos duke prekur zemrën;
Pastaj e lodhur zemra çahet vetë,
E paprekur përherë prej syve të botës,
Dhe lulja e dashurisë vdes;

Kështu, shpesh dora e dashur,
Qan ngadalë dhe ndjen të rrah
Prerja e saj fine dhe e thellë,
Por u thye, mos e prekni, pra.

*6. Lule e njohur ende për vetitë e saj magjike e afrodisiache. Rrënja e saj etimologjikisht rrjedh nga folja verbero-colpire: që do të thotë vras.

TOMAS TRANSTRÖMER

Është tepër e qartë se me Nobelin e vitit 2011 për poezinë e Tomas Transtromer,
anëtarët e gjyqtarët e Akademisë gjykuese kanë treguar një guxim të pazakontë, së pari sepse Transtromer ishte një poet i izoluar dhe dhe nuk përfshihej në koncertin e poetëve përfaqësues apo të vitrinave mediatike – kulturore, shumë në modë sot në Evropë.

_____________________________________
Motivacioni i Çmimit Nobel: 2011
“Përmes imazheve të tij të thukta dhe të kulluara, ai i dha qasje të freskët realitetit”
______________________________________
ELEGJI
Hap derën e parë
Është një dhomë e madhe e dielluar.
Një makinë e rëndë kalon nëpër rrugë
dhe bën të dridhet qeramika.
Hap derën numër dy.
Miq! Keni pirë errësirën
dhe jeni bërë të dukshëm.
Dera numër tre.
Një dhomë e ngushtë hoteli.
Pamje e një rruge dytësore.
Një fener që rrflekton mbi asfaltë.
Skorja e bukur e përvojave.

(1973)
Perktheu:FASLLI HALITI

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: dy Nobeliste ne Poezi, Faslli Haliti

Kombetarja kuqezi! Tre pike larg historise

October 10, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Tri pike larg histories. 90 minuta qe do te na lene ne ankthin e nje endre qe mund te behet realitet. Pas 180 minutave zhgenjyse me Portugaline 0-1 dhe Serbine 0-2, kuqezinjte kane shansin e arte te kualifikohen per ne Europianin France 2016. Kombetarja e Shqiperise ne Futboll do te luaje sot (10-11-2015) ndeshjen e fundit kualifikuese per Europianin France 2016 perballe Armenise. Ndeshja do te zhvillohet ne stadiumin “Republikan” te Kryeqytetit Jerevan. 24 ore perpara ketij takimi tranjeri Xhani De Biazi dhe kapiteni Lorik Cana dhane nje koference per shtyp per gazetaret e pranishem. De Biazi theksoi se :”Pavaresisht humbjes ne sekondat e fundit me Serbine, atmosfera ne ekip eshte e mire dhe ne jemi fokusuar qe ne kete ndeshje te mos pesojme gol, sidomos ne minutat e fundit”. Gazetaret armen e pyeten De Biazin nese eshte i sigurte per fitoren? Tekniku kuqezi u pergjigj se:”Nuk jemi te sigurte per asgje, por besojme ne kapacitete tona. Ndeshjet e fundit ne grup paten rezultate te paparashikuara. Ne moren fitore ne Serbi dhe Portugali, por humben ne shtepi perballe ketyre skuadrave. Ne kemi nje shans te arte per tu kualifikuar direct per ne France 2016 dhe jemi ketu per ta shfrytezuar ate”. Tekniku Xhani De Biazi theksoi se:”Nese Shqiperia kualifikohet ne Armeni, ku do te jete nje shembull i mire edhe per vete armenet per te treguar se edhe vendet e vogla mund te kualifikohen”.

Pas tranjerit Xhani De Biasi foli edhe kapiteni Lorik Cana:”Eshte nje ndeshje ku mund te realizojme nje ender jo vetem timen, port e gjithe shqiptareve. Shpresoj qe ne kete takim ta realizojme kete ender”. Sipas kapitenit:”Shqiperia do te kerkoje fitoren me Armenine per te eleminuar keshtu ndeshjet play-off”. Tekniku i Kombetares Armene theksoi se:”Ne do te bejme cdo gje per te fituar kete takim. Por edhe nese ekipi humbet nuk do te thote qe lojtaret nuk kane luajtur per nder. Ky eshte futbolli. Ne kemi problem ne kete faze dhe do te luajme nje ndeshje te mire”.

Shqiperia me dy mungesa.

Kombetarja e Shqiperise nuk do te kete ne perberje te saj dy futbolliste. Mbrojtesi Andi Lila u demtua ne takimin me Serbine, ndersa Ansi Agolli plotesoi numrin e tre kartonave te verdhe.

Shqiperi sulmuese.

Perballe Armenise pritet nje Shqiperi sulmuese. Kuqezinjte nuk kane cfare te humbasin. Pasi kane siguruar zonen play-off, kuqezinjte kane nje alternative te vetme fitoren per tu kualifikuar direkt per ne Kampionatin Europian France 2015.  Vendet e Liles dhe Agollit pritet ti marrin ALiji dhe Ajeti. Gjithashtu pritet qe ne fushe te zbresi nga minuta e pare Shkelzen Gashi dhe Cikalleshi.

Filed Under: Sport Tagged With: 3 pike larg historise, albano kolonjari, Kombetarja Kuqezi

Kosovë-Serbi, në Bruksel takim për zbatim të marrëveshjeve

October 10, 2015 by dgreca

-Ministrja Tahiri ngriti çështjen e qëndrimit bllokues të Serbisë për tekstet shkollore që qeveria e Kosovës i ka dërguar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se bashkëpunimi për çështjet e dijes dhe të shkollimit është në interesin e të gjithëve dhe vlerësoi si shenjë jocivilizuese bllokimet e Serbisë, duke theksuar se do zbatohet reciprociteti nga ana e Kosovës/
PRISHTINË, 10 Tetor 2015/ Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, qëndroi dje në Bruksel ku mori pjesë në takimin e radhës të dialogut teknik me delegacionin e Serbisë në lidhje me procesin e zbatimit të disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe vonesa në proces. Ky takim ishte vazhdim i bisedimeve të filluara me 28 dhe 29 shtator, në të cilat kishte pasur disa përparime, por që ishte vlerësuar nevoja për të precizuar më tej hapat drejt përshpejtimit të procesit të zbatimit, bën të ditur njoftimi i dërguar sot nga Kryeministria kosovare. Theksohet se,temat kryesore ishin Lëvizja e Lirë, Diplomat, funksionimi i Zyrave Ndërlidhëse dhe kthimi i dokumenteve kadastrale nga Serbia. Bisedimet u ndërmjetësuan nga BE, përkatësisht Shërbimi për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian.
Tema kryesore ishte lëvizja e lirë, përkatësisht zbatimi i reciprocitetit në çështjet e tabelave të regjistrimit të automjeteve. Ministrja Edita Tahiri me këtë rast rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë së Kosovës për ta zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave të automjeteve ku njoftoi se afati i fundit do të jetë fundi i tetorit. Ministrja Tahiri theksoi se pala e Kosovës ka vendosur ta shfrytëzojë të drejtën për reciprocitet që sigurohet nga Marrëveshja e lëvizjes së lirë e vitit 2011, duke potencuar se në qoftë se Serbia nuk i heq tabelat “prova” për automjetet e Kosovës me tabelat “RKS” atëherë Kosova do aplikojë masa reciproke ndaj automjeteve që vijnë nga Serbia. Po ashtu, ajo tha ky reciprocitet do të përfshijë edhe pagesat administrative për këto tabela si dhe dokumentin hyrje-dalje për qytetarët e Serbisë. “Lehtësimi i lëvizjes së lirë është në interes të qytetarëve, prandaj Serbia është dashur ta bëjë një gjë të tillë duke hequr këto pengesa, por nëse kjo gjë nuk do të ndodh, atëherë ne do të jemi të shtrënguar që ta zbatojmë reciprocitetin”, tha ajo.
Për çështjen e njohjes reciproke të diplomave universitare mes dy shteteve, në takimin e kaluar ishte arritur një marrëveshje me të cilën është hapur rruga e zhbllokimit të zbatimit të marrëveshjes për diploma të vitit 2011, por të cilën Serbia nuk e kishte zbatuar asnjëherë. Në takimin e djeshëm u dakordua që zbatimi të filloi në fund të tetorit dhe sipas marrëveshjes në periudhën prej 5 muajsh duhet të njihen të gjitha diplomat që janë në pritje të njohjes, rreth 400 prej tyre. Në të njëjtën kohë, Kosova do të bëjë njohjen e 14 diplomave që janë në pritje. Risi e marrëveshjes së arritur është që njohja e diplomave është zgjeruar, pra krahas njohjes së diplomave univeristare ( bachelor, master dhe doktoraturë) do të njihen edhe diplomat e shkollave të mesme dhe shkollave vokacionale/kualifikuese të të gjitha niveleve, sipas standardeve evropiane.
Në këtë takim, ministrja Tahiri ngriti çështjen e qëndrimit bllokues të Serbisë për tekstet shkollore që qeveria e Kosovës i ka dërguar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se bashkëpunimi për çështjet e dijes dhe të shkollimit është në interesin e të gjithëve dhe vlerësoi si shenjë jocivilizuese bllokimet e Serbisë, duke theksuar se do zbatohet reciprociteti nga ana e Kosovës.
Rreth çështjes së kthimit të dokumenteve kadastrale nga Serbia, është theksuar se Kosova duhet ta miratojë sa më shpejtë ligjin për Agjencinë Teknike për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sepse kjo do ta hap rrugën për kthimin e dokumenteve kadastrale që i ka marrë Serbia gjatë luftës. Po ashtu, u kërkua edhe nga Serbia që të përshpejtojë procesin e përgatitjeve për kthimin e tyre.
Ndërsa, në kuadër të bisedimeve për Zyrat Ndërlidhëse në të dyja shtetet u arrit pajtimi që të rriten hapësirat dhe stafi i tyre, ku BE u zotua që të ofroj hapësirë më shumë për to, duke qenë se zyrat ndërlidhëse janë në kuadër të zyrave të BE-së në dy vendet. Gjithashtu, kishte dakordim që të ketë një bashkëpunim më të mirë mes zyrtarëve ndërlidhës dhe qeverive përkatëse të vendeve pritëse, si dhe lehtësime në trajtimin e kërkesave për vizita por me kusht që zyrtarët që bëjnë vizita në shtetin tjetër të respektojnë parimet e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve. Në këtë kuadër, në vijim do të intensifikohen angazhimet që kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ta pres zyrtarisht në takim zyrtarin ndërlidhës të Serbisë në Kosovë dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ta pres zyrtarin ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Serbi./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove-Serbi, MINISTRJA TAHIRI

DY SULME TERRORISTE NE ANKARA

October 10, 2015 by dgreca

86 vetë u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme turke./
Në Ankara, pati sot dy shpërthime të mëdha, që ndodhën në fillim të një mitingu për paqen në kryeqytetin turk. 86 vetë u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme turke.
Pas shpërthimeve që ndodhën pranë stacionit të trenit në Ankara, ndërsa njerëzit po vinin të merrnin pjesë në miting, shpërtheu kaosi.
Mintingu ishte planifikuar për të bërë thirrje që t’i jepet fund konfliktit mes forcave turke të sigurisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.
Analistët thonë se sulmet mund të jenë organizuar nga grupi Shteti Islamik, ose nga grupe nacionaliste turke, që janë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është nxjerrë jashtë ligjit në Turqi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se shpërthimet ishin “një sulm i urryer ndaj unitetit dhe paqes në vendin tonë”.
Ai tha se do t’i anulojë takimet e planifikuara për tre ditët e ardhshme, për t’u fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat përballet Turqia.
Zyrtarët e sigurisë thanë se nuk është e qartë, në se sulmet u kryen nga autorë vetëvrasës.
Zyrtarët turq i kanë cilësuar shpërthimet “sulme terroriste”. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Ankara, Sulm terrorist, Turqi

Mustafa: Asoaciacioni dhe demarkacioni, nuk janë problem real

October 10, 2015 by dgreca

-Është Gjykata Kushtetuese ajo që vlerëson çdo pikë të marrëveshjes, dhe nëse del se edhe një pikë nuk është në harmoni me Kushtetutën ajo nuk do të implementohet/

PRISHTINË, 10 Tetor 2015/ Për Kosovën nuk janë problem real as Asociacioni I komunave me shumicë serbe dhe as Demarkacioni me Malin e Zi, shprehet sot kryeministri Isa Mustafa, duke shtuar se, problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike.
“Asociacioni, Jo! Sepse, është Gjykata Kushtetuese ajo që vlerëson çdo pikë të marrëveshjes, dhe nëse del se edhe një pikë nuk është në harmoni me Kushtetutën ajo nuk do të implementohet”, thekson ai.
“I përkujtoj të gjithë ata që e dinë dhe ata që nuk e dinë se Asociacioni themelohet, jo me vendim dhe dëshirë të Kryeministrit apo Qeverisë, por si obligim për ta zbatuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të votuar nga 84 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj nuk mund të flitet për tërheqje të nënshkrimit, por për zbatim të ligjit”, shprehet Mustafa.
Ndërsa, vijon ai, Marrëveshja e demarkacionit nuk është as Bibël e as Kuran, dhe nëse dikush mund të vërtetoj me evidencë të qëndrueshme se, jo dhjetëmijë hektarë por, edhe një metër katrorë ka kaluar nga territori ynë në Mal të Zi, do të kërkohet korrigjim. “Por deri sot askush nuk ka ardhur ta dëshmoj këtë. Kurse, gjeografët tanë duhet ta kenë një qëndrim lidhur me sipërfaqen e territorit të Republikës së Kosovës. Ky territor nuk është llastik. Disa shkruajnë për 10877, disa 10887, disa 10906 e disa mua më deklarojnë në zyrë se ky territor arrin në 10960 kilometra katrorë?! Ne kemi shkencëtarë e akademikë, të cilët kanë dije dhe munden, pa u ndikuar politikisht dhe pa orekse territoriale, të jenë të saktë në dëshmimin historik të vijave kufitare në të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës”, përfundon Mustafa në ‘facebook’./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Mustafa: Asoaciacioni dhe demarkacioni, nuk jane, problem real

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT