• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

POEZI BRENDA PROZËS POETIKE

May 24, 2016 by dgreca

Vështrim mbi librin: “Modernët e kohës”/

Sejdo Harka me Librin “MODERNËT E KOHËS”.Analiza letrare, esse, portrete./

Nga Kadri Tarelli/

Studjuesi, kritiku letrar, redaktori dhe publicisti Sejdo Harka, pak kohë më parë doli para lexuesve me një libër të ri: “MODERNËT E KOHËS”. Analiza letrare, esse, portrete”.

Nuk dua të ndalem tek titulli, pavarësisht se për çdo libër, si fillim aty mbeten sytë. Po mendja lajthit shpejt e fluturon tek “Modernët”, siç i quajmë ne pa e vrarë mendjen, për djemtë dhe vajzat me forma flokësh nga më të çuditshmet, tualet e stoli lloje-lloje, veshjet ngjyra-ngjyra, të grisura zhele-zhele, që përdorin një fjalor të ndyrë dhe, për më keq akoma sikur janë në garë kush e kush të dalë sa më cullak në rrugë e vende publike. Nuk bëhet fjalë për  këta, por për “moderënët në letërsi”. Përsëri fantazia na çon larg e afër, për shumë shkrimtarë e poetë që shkruajnë, si duan e ç’të duan. Bukur! Janë në të drejtën e tyre, askush nuk ka pse mërzitet për këtë. Le të mburren. Ka disa që edhe i lëvdojnë me tepri, medemek se janë “Modern”. Koha dhe lexuesi i gjykon.

E di, që mes nesh ka shumë kolegë, lexues dhe krijues që s’janë në një mendje me mua, ashtu siç nuk jam edhe unë me ta, por ata nuk janë as me  Sejdon, autorin e librit, i cili studjon, analizon dhe shkruan për figura të ndritura të mendimit filozofik, të dijes, letërsisë, poezisë, krijimtarisë artistike të kultures botërore dhe asaj shqiptare. Ata, pavarësisht se ku e kur kanë jetuar e krijuar, i bëjnë dritë kohës së tyre, prandaj nuk humbin e vdesin, por ndizen e s’shuhen dhe nëpër kohë mbesin, sepse kanë lënë gjurmë jete dhe vepre. Edhe unë mendoj dhe besoj, se këta janë e mbeten “Modernët e kohës”.

U përpoqa të them dy fjalë për “Modernët”, megjithse ky nuk është qëllimi i këtij shkrimi modest. Tjetërkund e kam gjykimin, te stili dhe frymëzimi poetik i Sejdos, te poezia e tij e shkrirë brenda çdo shkrimi analitik e kritik, apo edhe tek portretet. Është një mënyrë mjaft e goditur që të befason, aq sa duket sikur këndon, vërshëllen, apo vallzon duke lexuar. Do të më jepni të drejtë, pasi të futeni në magjinë e fjalës, qoftë edhe në shkrimin e parë.

Si shumë të tjerë, edhe unë kam lëçitur mjaft hyrje librash, esse, reçenca, parathënie e pasthënie, vlerësime, monografi e portrete të njerëzve të shquar, po ndryshe nga të tjerët, Sejdo sjell diçka krejt të veçantë. Ai krijon poezi me brumin e vepërs që analizon. Si çdo lexues, krijues e studjues, ku secili ndjen e thotë, aq sa di e aq sa do, Sejdo Harka qëndron brenda lëkurës e kulturës së vet, brenda shpirtit dhe ndjesive, subjektivizmit dhe frymëzimit, analizës dhe mendimit, të bukurës dhe shëmtimit, të gëzueshmes dhe trishtimit, duke na dhënë bukur e me pak “këngë”, përmbledhjen e volumeve të tërë, të shkruar e lexuar. E gjitha në vetevete është një vlerë e shtuar për librin dhe autorin. Po qëmtoj disa pjesë, duke qënë i bindur se edhe ju do të kini të njëtin gjykim.

Ja ç’shkruan për Rumiun, poetin e shpirtit të dashurisë njerëzore, gjeniun e kulturës dhe letërsisë iraniane: “E kush i lexoi këto poezi dhe nuk u mrekullua nga dashuria e njeriut për lirinë dhe jetën, për shpirtin dhe shpresën, për besimin dhe besën, për dijen e shkencën dhe nuk u befasua nga mesazhet e tyre filozofike, për virtytin dhe vesin”.

Me titullin “Naim Shqipëria”, nis shkrimi kushtuar rilindasit të madh. Autori, e përshkruan me ndjesi të hollë artistike: “Është dhe mbetet atdhetari më i shquar dhe mendimtar i rrallë, iluministi mendjendritur dhe shkrimtari më ëndërrimtar, krijuesi i papërsëritshëm dhe poeti gjuhëzjarr”… “Në mendjen dhe fantazinë e poetit tonë të madh, shqiptari shfaqet herë i djersirë e i gjakosur, herë i qeshur herë i vrerosur, herë i shtypur herë i prangosur, por kurrë i trembur dhe i sosur”. … “Ti, Shqipëri më ep nder, më ep emrin shqipëtar”… këto vargje të bukura u bënë për shqiptarët shpatë e këngë, shpirt e zemër, frymë e ëndërr”.… Më tej përfytyron: Më shfaqet njeriu, që penën e ngjeu në flakë, për të zhurriur vesët dhe ligësinë, servilizmin dhe babëzinë, hipokrizinë dhe tradhëtinë, frikën dhe verbërinë, harbutërinë dhe egërsinë”.  

E kush nuk është prekur e ngazëllyer nga lirikat e Lasgush Poradecit, kollosit të poezisë shqipe, ndaj Sejdo fluturon në fantazi: “Për të ka vlerë çdo gjë, që “Mban erë Shqipërie”…. Për Lasgushin, Atdheu është edhe djepi edhe varri, edhe fusha edhe mali, edhe uji edhe zjarri, edhe hëna edhe dielli, edhe buka edhe mielli, edhe mjalti e sheqeri, edhe helmi e zeheri, edhe jeta e fantazia, edhe skllavëria e liria”.

Autori e studion veprën e shkrimtarit Ismail Kadare, duke i vënë kurorën, “Monarku” i letrave shqipe, me dhuntitë, të mirat dhe dobësitë e tij: “Ai lartësohet para lexuesve, sa i ditur aq dhe i talentuar, sa modern aq edhe koherent, sa i zakonshëm aq dhe i jashtzakonshëm, sa i kapshëm aq dhe i pakapshëm, sa i qetë aq edhe nervoz, sa i butë aq edhe i egër, sa i vëmendshëm aq dhe indiferent, sa i respektueshëm, aq dhe mospërfillës, sa i përmbajyur aq dhe i guximshëm, sa i drejtpërdrejtë aq dhe zhbirues”. Dikur quhej “i përkëdheluri i borgjezisë”, nërsa sot për çudi quhet “i përkëdheluri i komunizmit”. Megjithatë: “Ai ka preferuar më mirë të ndizte një qiri, se ta mallkonte erësirën”.

Me frymëzim shkruan për Dritero Agollin: “I përndjekuri i dashurisë”, ky gjeni i letrave shqipe, i cili “ me penën e tij i bie globit dhe e çan tejpërtej, i bie shpirtit dhe e ndriçon, i bie të keqes dhe e verbon, i bie të mirës dhe e mrekullon”. Ja portreti i tij i qëndisur me gërma floriri: “dashurinë dhe theshtësinë i gjen në shpirtin e tij të pastër dhe në penën e tij të artë, në flokët e tij të bardhë dhe në zemrën e tij të zjarrtë, në ëndërrat e tij të bukura dhe në gojën e tij si mjaltë, në mendjen e tij të kthjellët dhe në moralin e tij të lartë, në këngën e tij devolliçe dhe në dollinë e rakisë, në brazdat e thella të ballit dhe në këngët e dashurisë, në vrullin e rinisë dhe hapat e matura të pleqërisë”.

Autori Sejdo Harka, pasi ka lexuar librin: “Bedri Dedja në kujtesën tonë”, përgatitur nga Murat Gecaj, shkruan: “Prof. Bedri Dedja rend si në legjenda, pa u lodhur në rrugë të pashkelura, përmes honesh e pritash, për të prodhuar e shpërndarë dritë e dituri, dinjitet e mirësi, prush nga zjarri Prometheut, vrrull e shpresë nga fuqia e Anteut, shpresë e besë nga besa e mëmëdheut”. Ndërsa për librin “Dorela”, me të njëjtin autor, Sejdo shkruan: “Brezat i përcjellin njëri-tjetrit shpirtin dhe dinjitetin, dijen dhe kulturën, gjuhën dhe mentalitetin, traditat dhe personalitetin, lirinë dhe dashurinë, gjakun dhe trimërinë, besën dhe burrërinë, shpresën dhe pathyeshmërinëm, siqeritetin dhe besnikërinë”. Ndërsa për portretin e profesor Muratit, shkruan: “Përherë në lëvizje. Kush e njohu nga afrër dhe nuk u mrekullua nga karakteri i tij i fortë dhe bujaria, nga guximi dhe vendosmëria, nga sinqeriteti dhe thjeshtësia”.

“Njeriu që reflekton kulturë”, kështu shkruan Sejdo që në krye, për shkrimtarin dhe publicistin Viron Kona, autorin e mbi 40 librave për fëmijë e të rritur. “kush e njohu nga afër shkrimtarin Viron Kona dhe nuk u mrekullua nga fjala e ngrohtë dhe buzëqeshja e sinqertë, nuk u befasua nga kultura e gjërë dhe shembulli i njeriut të drejtë, nuk u impresionua nga hapat e tij të matura dhe vendosmëria për të çarë në jetë, nuk u frymëzua nga përkushtimi për punë dhe durimi për të thyer çdo vështirësi e pengesë….. Ai përmes magjisë së fjalës, përjeton ëndërra zhvillimi dhe vret frikën e zhgënjimin, mbjell embrione lirie dhe rindërton ura miqësie”.

“I arti”, thotë Sejdo, për “Mësuesin e merituar” Bardhyl Xhama, autorin e 14 librave për fëmijë e të rritur. Një frymëzim i merituar për portretin e këtij njeriu që s’njeh plakje: “Sa më shumë ta njohësh, aq më i kthjellët shfaqet shkëlqimi i njeriut të komunikueshëm dhe shumë punëtor, i njeriut të mençur e tepër gazmor, i krijuesit të rrallë e tepër popullor… Edhe pse gjatë tërë jetës, herë është gëzuar e herë është trishtuar, herë është lodhur e herë është stërmunduar. Atë s’e kanë tradhëtuar as kreshtat e flokëve, as freskia e fytytës, as kujtesa e rrallë, as humori i gjallë, as mendja e mprehtë e hapat e shpëjtë, as pika e rakisë së parë, as pena e rrallë”.

Të tilla qasje poetike i gjejmë në të gjitha shkrimet, që përmban libri. Unë përmenda disa, por ka edhe të tjerë: Esenini, Lame Kodra, Ben Blushi, Lame Xhama, Thoma Deliana, Skënder Hasko, Bashkim Hoxha, Ali Asllani, Helena Kadare, Enver Petrovci, Koçi Petriti, Musa Kraja, etj. I mbetet vetë lexuesit të shijojë e vlerësoj vjershërimin. Veç vini re edhe një hollësi të vogël në dukje, por që godet si një “porosi mësuesi”. Autori në fund të çdo shkrimi shënon datën. Kështu padashje i jep këndonjësit një këshillë të vyer, se në çdo kohë kur lexon një libër, për qejf apo për punë, mbaj shënime, së paku nënvizo nëpër rrjeshta, dhe shkruaji mbrest e ndjesitë e çastit, mëpastaj po pate nge, publikoji apo përmblidhi në libër, siç ka bërë edhe ai vetë.

Mendoj se ky libër me studime, analiza dhe esse, është një përgjigje ndaj atyre që nëpër biseda kafenesh, apo në diskutime të ndryshme, ankohen se nuk ka kritikë letrare. Ja që s’paskan të drejtë, sepse vetiu lindin pyetjet: Kujt ia kërkojnë kritikën? Kush mund të merret me të, kur kjo punë e mundimshme kërkon kulturë, profesinalizëm, durim, kohë me bollëk, sy e kurriz të fortë, sepse duhet të ngulesh, e me laps në dorë  të mbash shënime? Kush është ky kokëkrisur që merr mundimin, aq më keq kur nuk paguhet apo shpërblehet? Ja që paska edhe të tillë e duhen përshëndetur.

Urime Sejdo Harka! Vazhdo në këtë udhë plot mundim, duke ujdisur, qëndisur e stolisur çdo shkrim.

 Kadri Tarelli

 Durrës më: 22. 05. 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: “MODERNËT E KOHËS”, Kadri Tarelli, Sejdo Harka

Ftografi te rralla-Mbreti Zog – Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve

May 24, 2016 by dgreca

Lindi më 8 Tetor 1895 (1898), në Burgajet- Mat, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV, vdiq dhe u varros  në Parisë më 9 prill 1961/
Nga Beqir SINA/
 Këtu janë edhe disa Fotografitë e rrallla të ceremonisë së varrimit të Mbretit Zog i I-rë në Parisë më 9 prill 1961. Këto janë një pjesë e fotografive të pa publikuar deri më tani.Bëhet fjale në ceremoninë e varrimit të mbretit Zog-I me 9 prill 1961 në Paris, të cilat këto fotografi janë realizuar nga gazetarët dhe fotoreporterët francez.
 Shpallja Mbret i Shqiptarëve: Ishin vitet 20, Shqipëria po kalonte kriza të thella politike dhe stabiliteti politik i vendit ishte i paqëndrueshëm, mbas një propozimi të bërë nga disa deputetë, parlamenti vendosi që të merrte në shqyrtim regjimin shtetëror. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni i statutit, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim më 30 Gusht 1928 dhe Asambleja Kushtetuese proklamoj Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme. Më 1 Shtator 1928 Asambleja Kushtetuese proklamoj:
Mbret Të Shqiptarëve nën emnin Zog I, birin të dalun prej gjinit të vet SHPËTIMTARIN E KOMBIT “AHMET ZOGUN” i zbritun prej familjes së famshme “ZOGU”.
Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do ti komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do ti ofronte Fronin Mbretëror . Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi Biblën dhe Kuranin. Ai u betua:
“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Indipendencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjëve që ndodhen në zbatim, duke pasë parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.
Aktiviteti politik:
 Me 20 korrik 1912 NMT Zog I, u nis nga Stambolli për në Shqipëri. NMT Zog I, sapo u kthye në Mat nga studimet në Turqi, filloi përgatitjet për të përballuar një sulm të mundshëm nga fuqitë ballkanike. Ai kishte rreth 8 000 burra të armatosur nën kryesinë e parisë e që do t’i drejtonte vetë. Më 28 Nëntor 1912, Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemal Bej Vlora, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte NMT Zog I, i cili kryesonte delegacionin prej 26 krerësh të shquar të këtyre trevave. Pas përfundimit të Kuvendit Ai u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës nga sulmet e hordhive serbo-sllave. Në Mat Ai kishte depozituar shumë armatime dhe municione, për të cilat kishin nevojë të ngutshme kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar.
Kësisoj, Mati sërish u bë qendra politiko-ushtarak i Shqipërisë dhe bijtë e kësaj treve jo vetëm që nuk i braktisën të ardhurit, por i pritën dhe i mbajtën ngrohtësisht në familjet e tyre. Në konferencën e ambasadorëve në Londër, shteti i cili mbështeti fuqimisht Shqipërinë ishte Austro-Hungaria. Kjo e fundit kërkonte të formonte një shtet të fortë me pozita të fuqishme gjeopolitike duke përfshirë pjesët të cilat do ti shkëputeshin Shqipërisë më vonë si Kosova, Çamëria pjesët në Mal të Zi dhe Maqedoni. Si pasojë e një kundërshtimi të madh të Rusisë dhe të shteteve të tjera ballkanike, Konferenca pranoi një zgjidhje kompromisi, duke njohur pavarësinë por duke e shtyrë njëkohësisht për një periudhë të mëvonshme diskutimin e çështjes së kufijve, deri më 1913, kur ajo Padrejtësisht bëri copëtimin e Shqipërisë dhe la jashtë trungut amë Kosovën, Çamërinë, Plavën dhe Gucinë.
Në pikëpamje të formës së regjimit Konferenca e shpalli Shqipërinë “principatë autonome”, u garantua asnjanësia, kontrolli i administratës civile si dhe buxheti i ishin ngarkuar një komisioni ndërkombëtar, të përbërë nga një delegat shqiptar dhe nga përfaqësues të gjashtë Fuqive të Mëdha. Konferenca zgjodhi një princ gjerman për fronin shqiptar, ai ishte Wilhelm Wied, një princ protestant, nipi i madh i perandorit Wilhelm II i Gjermanisë.
Lufta e Parë Botërore e gjeti Naltmadhninë e Tij, Mbretin Zog I në Mat si nje komandant te provuar ne beteja dhe fitore te realizuar nga drejtimi me guxim, me koncepte te qarta taktike dhe mendim strategjik te orientuar drejt. Per kete emer dhe pervoje luftarake, komandanti i trupave ushtarake austriake August Von Kral, i kerkoj zyrtarisht Ahmet zogut qe ta vinte ne dispozicionin e Tij grupimin ushtarak Shqiptar, duke i premtuar graden e kolonelit. Ahmet Zogu u pergjigje: “Fuqine e kam gati…veçse kurre nen komanden e nje koloneli te huaj…Do punoj ne emer te Shqiperise… Më 3 Mars 1916, Ahmet bej Zogu thërret Kongresin Kombëtar në Elbasan, për të diskutuar mbi fatet e Shqipërisë.
Në vitin 1919 Shqipëria rrezikonte realisht copëtimin territorial në favor të fqinjëve shovenë. Në këto rrethana, nën ndikimin e vokacionit dhe formimit të lartë atdhetar, Ahmet bej Zogu rikthehet në aktivitetin politik, duke kërkuar mbajtjen urgjente të një kongresi kombëtar, për të institucionalizuar dhe organizuar mbrojtjen e fateve të atdheut dhe shqiptarëve, kongres ky që u mbajt në Lushnje nga 21-31 janar 1920, e që u sigurua ushtarakisht prej Tij me 9 mijë luftëtarë. Pas përfundimeve të Kongresit që miratoi edhe Qeverinë e re të vendit, Ahmet bej Zogu u emërua Ministër i Brendshëm ne moshen 25 vjecare.
Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Ahmet bej Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga 2 përfaqësues për çdo ministri. Më 23 shkurt 1924, për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me indipendentistët siguroi një shumicë të re, opozita i organizoi një atentat brenda Kuvendit Kushtetues.
Zogu plagoset dhe jep dorëheqjen. Situata politike dhe e rendit acarohet dhe vendi nis të destabilizohet. Në maj – qershor 1924 opozita organizon një Grusht Shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924, e kishte emëruar ditët e fundit të saj në detyrën e Komandantit për shtypjen e Grushtit të Shtetit në Veri. Në qershor 1924, për të mos i dhënë shkas gjakderdhjes, anarkisë totale dhe luftës civile, Zogu largohet nga Shqipëria në Perëndim, nëpërmjet Jugosllavisë. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë, e dënoi me “Vdekje, në mungesë”.
Në dhjetor 1924, me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, Zogu riktheu legjitimitetin e Qeverisë dhe të pushtetit legjitim të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetor-dhjetorit të vitit 1923 dhe të rrëzuar me rebelim antikushtetues në qershor të vitit 1924. Më 6 janar 1924, Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm. Më 21 janar 1924 Kuvendi Kushtetues shpalli “Republikën Shqiptare”.
Dhjetë ditë më vonë, Ahmet bej Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues “Kryetar i Republikës”, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe Ahmet Zogu rivendosi stabilitetin dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.
Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli Presidentin Ahmet Zogu “Mbret të Shqiptarëve”. Mbreti Zog I Mbret i Shqiptarëve mori përsipër barrën e rëndë të reformimit të plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe të jetës së vendit. Në këtë kuadër u miratua Statuti Themeltar i vitit 1928. U miratuan Kodi Civil, ai Tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si ato për “reformën agrare”, “heqjen e ferexhesë”, etj.. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqënies, zhvillimin e tregtisë, balancimin e bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencës në universitetet perëndimore, etj..
Largimi I NMT Mbretit Zog I:
 Më 9 prill 1939, duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria me vendimin e palamentit në Perëndim, për të kontaktuar zyrtarisht me kanceleritë perëndimore dhe për të përgatitur rezistencën ushtarake kundër pushtimit, si dhe për të organizuar qeverinë legjitime shqiptare në mërgim dhe për të drejtuar me anë të saj të gjitha operacionet zyrtare dhe ato politike e ushtarake.
Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu: Më 10 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon organizimin e rezistencës së armatosur si dhe funksionimin e qeverisë; Më 3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët; Më 30 Qershor 1939 niset për në Europë; Më 2 Korrik 1939 mbërrin në Rumani, ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë; Më 15 Gusht 1939 mbërrin në Paris, ku akomodohet në Rezidencën e përkohshme Mbretërore dhe fillon kontaktet zyrtare me autoritetet më të larta të Francës. Më 22 Qershor 1941 mbërrin në Britani, ku pasi fillimisht u akomodua në Hotelin “Ritz” më vonë merr me qira një vilë banimi në Parmoor.
Qëndroi në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18 Mars 1946 vendoset në Egjipt, pas një ftese dashamirëse qëndrimi dhe akomodimi të garantuar zyrtarisht nga Mbreti Faruk i Egjiptit. Më 29 Gusht 1955 mbërrin në Francë dhe fillimisht vendoset në Paris, por vonë Familja Mbretërore akomodohet në Kanë.
Vdekja:
Ndërroi jetë në spitalin “Foch” të Parist, më 8 Prill 1961. Më 17 nëntor 2012, shteti Shqiptar organizoi një ceremoni zyrtare për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në Atdhe, në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore ne Tiranë.
12932568_1119834271412678_758662633677016142_n.jpg

13220949_537842209732459_1184243059157283451_n.jpg

13239055_537842243065789_8907296145076035368_n.jpg

13239294_537842133065800_8366903812030241698_n.jpg

13241189_537842193065794_4874591329642200485_n.jpg

13244658_537842169732463_4384748354688872882_n.jpg

13244758_537842123065801_1600721857307667548_n.jpg

13245346_537842283065785_2583016627581925011_n.jpg

13254527_537842146399132_8005181831760672558_n.jpg

Filed Under: Histori Tagged With: Ftografi te rralla-, Mbreti Zog

Peja nderoi veten duke nderuar Ismail Kadarenë

May 23, 2016 by dgreca

Në vend të reagimit:/

Nga Jeton Kelmendi,/

Se jetojmë në një kohë, kur shëmtia po e dominon të mirën dhe të bukuren, nuk do koment, sepse është e vërtetë fatkeqësisht, por se jemi aq të ligj si shoqëri përballë ligësirave të llojit më unikat, kjo më dëshpëron përtej çdo mase.

Kur isha fare i ri, dëgjoja thëniet se ne jemi një popull i mirë, por vetëm udhëheqësit i kemi të këqinj.

Kjo mbase disi më kishte bindur deri diku, jo për faktin se kishte diçka që mund të bazohesha në të, por se unë aq mundja të merrja vesh. E jeta natyrisht se ecën përpara, dhe pas shumë proceseve: organizimit të institucioneve paralele, luftës çlirimtare, e deri tek ditët e sotme, që orvatemi ta ndërtojmë një shtet dhe një shoqëri normale sikurtë gjithë popujt tjerë, tani nëse jo më shumë, së paku u mësova ta njoh të vërtetën e shoqërisë tonë, pra flas për njerëzit e vendit tim, për shoqërinë kosovare.

Një thënie e vjetër kineze “secila shoqëri ka ata njerëz që meriton”, më erdhi në mendje teksa po lexoja një shkrim të një ‘njeriu’, që është nga vendi im, pra lexova një belbëzimë të këtij personi që po i thashkan Sali Kabashi. Hë pra, ky far “burri”, patriot deri në shkallë (picirruku), i cili jo se shanë dhe fyen shkrimtarin e madh, më të madhin e letrave shqipe dhe padyshim edhe botërore, por i jep guxim vogëlsisë së tij që të shajë edhe një parti politike që udhëheq një qytet, pra Pejën dhe motivin e ka pse nderon njërin nga tri figurat më të përndritur të kombit, pra Ismail Kadarenë, që së bashku me Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën, paraqesin nderin dhe krenarinë kombëtare shqiptare.

Ismail Kadare ka arritur at nivel që shumë universitete dhe institucione prestigjioze ndërkombëtare e ftojnë dhe e nderojnë dhe e kanë nderuar shumë herë, madje edhe Presidenti i Republikës së Francës, Fraçois Hollande do t’ia jap në fund të këtij muaji dekoratën më të lartë që jep ky shtet, “Komandant i Legjionit të Nderit”. Thjeshtë, më duket e tepërt të flas pvr biografinë e Kadaresë, sepse është po aq i nohur sa që nuk mund të them asgjë për të, por do flas për një shëmti, që po ndodhë në vendin tim. Peja e ftoi dhe nderoi Ismail Kadarenë në 80 vjetorin e lindjes së tij. Këtu, edhe mund të them ndonjë fjalë, sa i përket nivelit të organizimit dhe pritjes së tij, ngase pa modesti kam parë pritje të tilla. Ismail Kadare kishte ardhur në Pejë për ta nderuar mikun e tij Azem Shkreli, por edhe për t’i nderuar qytetarët e Pejës, të cilët e duan dhe kishin për nderë për ta takuar edhe fizikisht. Organizimi ishte ashtu siç e pamë të gjithë ne që ishim pjesëmarrës, me një fjalë qëllimmirë…

Tani kur flasim për reagimet. Natyrisht se edhe Kosova ka sa të duash Saliha dhe Kabasha, pse jo edhe Sali Kabasha e bylykbasha, e tjerë e tjerë, të cilët bylmejnë diçka, ani pse nuk dinë, ani pse edhe janë qëllim këqij, ata kanë të drejtë të shkarravisin, dorën në zemër edhe mund ta kenë për mision, po po edhe mund të jenë të paguar nga ndokush për bruçkullat e tyre, mirëpo ajo që më shqetëson është se disa emra të njohur në Kosovë, jo se e pëlqejnë por edhe e çmojnë dhe komentojnë ketë reagim hiç njerëzor dhe tejet diallzor. Po prisja që të dalin dhe ta kritikojnë ketë farë të ligë njeriu, jo për t’iu përgjigjur Salihut, por qytetarëve të Kosovës.  Peja dhe Kosova e kanë për nderë ta kenë mysafirë Ismail Kadarenë dhe dihet se në moshën që ka ky njeri, la shumë punë dhe aktivitete tjera për ta nderuar Pejën dhe Kosovën dhe erdhi, bëri aq rrugë të gjatë, madje edhe i lodhur bashkëbisedoi me qytetarët.

Kadare erdhi me xhipin e botuesit të tij Z. Bujar Hudhri dhe as nuk ishte i blinduar dhe as i shtrenjtë siç thotë ky far Salihu.

Ismail Kadare është shkrimtar i madh, me të cilin shqiptarët krenohen dhe nuk është shkrimtari më i pandershëm siç shkarravit ky person, për ketë dihet se kush ka të drejtë. Për derisa qysh në vitet e 90-ta kishte të tillë që tentonin ta shanin dhe fyenin, por miku i tij Azem Shkreli kishte thënë “Kadare ka të drejtë të flas për të gjithë neve, por jo të gjithë ne kemi të drejt të flasim për Ismail Kadarenë” dhe me të drejt jo çdo njëri mund të flas për të, sepse të vegjlit në mendje dhe shpirt as nuk dinë as nuk mundin të flasin për të mëdhenjtë. E unë, nuk dua ta mbroj Kadarenë, sepse ketë burrë të madh të kombit, jo se e mbron, por e ka ngritur dhe do ta mbajë lartë në stratosferën e vlerave kombëtare e letrare puna e tij, por provova të bëjë ketë shkrim në vend të reagimit, jo për t’iu përgjigjur Sali Kabashit dhe Qosajve të tij, por për të treguar se intelektualet nga Kosova i çmojnë vlerat kombëtare shqiptare. Kadare është vlerë e madhe kombëtare shqiptare, dhe me librat e tij unë dhe shokët e mi kemi qenë edhe në Luftë Çlirimtare, edhe sot jetojmë me to. Shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë kanë të ardhme Evropiane dhe Kadare së bashku me Ibrahim Rugovën janë prijatarë të rrugës së Shqiptarizmit Evropian, ndërsa ata që u ka humbur rruga në oborret e tyre dhe po ngrehin drejt lindjes e kanë gabim. Zoti u ndihmoftë dhe i kthjelltë në rrugën e drejtë Evropiane, përndryshe janë të humbur.

Sa i përket LDK-së komuniste, seç e quan ky person pushtetin në Pejë, nuk do merrem kësaj radhe, sepse më duket se nga inatet primitive, që kanë këta orientalistë me frymën Evropiane, po i gabojnë edhe caqet, edhe kohet edhe çdo gjë dhe vetëm po përjargën si puna e këtij Sali Kabashi. Fundja unë edhe nuk munda ta kuptoj se ku po i dhimb këtij Qosisti fundamentalist, që paarsyeshëm ja hanë bukën Parisit dhe shpirtin e ka në Stamboll. A e kishte ky person inatin pse LDK e nderoi Kadarenë, apo pse Kadare e nderoi Pejën, që po udhëhiqet nga LDK bashkë me PDK-në?

Dhe krejt për fund: kurrë në jetë time nuk kam pasur asnjë interes personal, apo familjar nga Ismail Kadare, mirëpo emri i tij dhe vepra e tij më bëjnë të ndihem krenarë me qenien time shqiptare dhe ky është interes mbi krejt interesat tjera, prandaj duke e dashur kombin dhe vendin tim, për çka u mundova ta dëshmoj: nga UÇK-ja deri tek ditët tona, ndjeva obligim moral dhe intelektual ta them të vërtetën. Ismail Kadare mundet fare lehtë pa mua, pa ty Salih, pa shumë të tjerë, madje aq merret vesh gjë pa ne, por sa më i vogël do të ishte kombi dhe letërsia jonë pa të, prandaj vërja gishtin kokës, ose diku tjetër veje dhe thirri mendjes, e kërkoi falje, jo për hir të tij, por për hir tëndin në radhë të parë, pastaj për lexuesin shqiptarë në përgjithësi dhe thuaj se nuk ke qenë mirë kur je përjargur.

*Jeton Kelmendi, P.S Autori është Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Salsburg Austri

Filed Under: Analiza Tagged With: Ismail Kadarene, Jeton Kelmendi, Peja nderoi veten duke nderuar

TV Shqiptarëve të Amerikës, një televizion atdhedashurie

May 23, 2016 by dgreca

Nga Rafael Floqi/

TV Shqiptarëve të Amerikës, me 20 maj 2016 mbushi 16vjet në transmetim, duke hyrë kështu në vitin e 17-të.Disa dite me pare gjate një takimi ne Kishën e Zonjës Pajtore mu afrua duke me përgëzuar një teleshikues dhe me tha. Faleminderit. Faleminderit për ta qe bëni për komunitetin shqiptar për fëmijët tanë dhe për pleqtë tanë ne familje. Por unë kam një kërkesë më tha ai.

Urdhëro i thashë unë se mos kishte ndonjë ankesë. Se natyrisht kush punon edhe gabon. Jo tha po kam një kërkesë po t’ja thuash drejtorit me tha. Sikur ta shtonit edhe një ore emisionin.

Ky ishte një njeri i thjeshtë që shprehte një kërkesë një nevoje një domosdoshmëri. Gjë qe me vuri ne mendime.

Këto janë vite përpjekjesh, suksesesh, vështirësish, netësh pa gjumë, por edhe mirënjohjeje e vlerësimi për punën që ALBTVUSA ka bërë në shërbim të komunitetit të shqiptarëve në Amerikë në Miçigan e më gjerë.

Por pse ai është ndryshe nga te tjerët. Nuk është pse na dhimbset me shume pse e kemi ndërtuar me duart tona dhe me sakrificat tona që shpesh nuk kuptohen

TV i Shqiptarëve të Amerikës u hap në një kohë kur ekzistonte një hapësirë mediatike për të mbuluar në komunitetin e emigranteve dhe ndihej nevoja për media që të pasqyronin më gjerësisht dhe më nga afër jetën e komunitetit shqiptar. Ne synuam që të bëheshim të tillë guxuam, dhe më duket se ia kemi arritur asaj. Falë këmbënguljes, përkushtimit, talentit, guximit , si të drejtorit Gani Vila, por ashtu edhe te gjithë stafit të gazetarëve, redaktorëve, kameramanëve e teknikëve si: Valentina Vila, Astrit Kallabaqi, Ilir Myftari, Manol Xhafa, Loreta Xhafa, Jola  Rexha, etj. dhe të korrespondentëve të shumtë në SHBA, Shqipëri dhe në trojet shqiptare.

Vete televizioni si një mjet qe i lidh njerëzit ka emrin dhe siç thonë ka remome te madhe. Dikush qe se njeh te ndal ne rruge te përshëndet dhe te falënderon

E kjo është mirënjohje dhe shprehje respekti dhe dashurie qe ka një jete te tere qe është kultivuar me besim dhe mirënjohje.

I lançuar si TV i Shqiptarëve të Miçiganit, në fillim ai e gjeti rrugën e vet në vite me vështirësi që vinin nga mungesa e një përvoje në fushën e medias dhe te teknologjisë televizive, dhe tok me kapërcimin e vështirësive, u zgjerua dhe përvoja dhe puna në këtë, TV, ku unë punoj prej 12 vjetësh.

Pjesë e strategjisë së suksesshme të rritjes sonë është dhe mbajtja e lidhjeve të drejtpërdrejta me publikun, ku telefoni i ynë është I hapur për këdo, për vërejtje dhe sugjerime, dhe ju sigurojmë se ato konstruktivet gjithmonë i kemi marrë parasysh.

Ka një dukuri interesante njerëzit kanë opinionet e tyre mendimet personale dhe kur flitet për sport dhe politike ne shqiptaret jemi tifoz të vërtetë. Aq afër e ndiejnë TV këta njerëz sa mendojnë se një komentator TV nuk mund te ketë mendime dhe orientime politike për ngjarje dhe dukuri te ndryshme nga ata. Madje një teleshikues ishte indinjuar një dite pse unë nuk e shihja 1 majin si dikur si festë e periudhës të komunizmit por e shihja ashtu siç duhet te jetë vërtet dita e te drejtave te punëtoreve kudo ne bote. Kjo ka anën pozitive edhe pse mund te mos ndajmë te njëjtat opinione se njerëzit e ndiejnë TV si te tyren

Nuk është vetëm krenari por edhe realitet që TV shqiptareve te Amerikës është Televizioni i parë dhe i vetmi me këtë kohë dhe shtrirje transmetimi, jo vetëm ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në gjithë boten shqiptare në emigracion. Ne kemi dy orë transmetim në ditë ne Prime time në rrjetin e mirënjohur kabllor, Comcast në të gjithë shtetin e Miçiganit, dhe 24 ore live në mbarë boten me platformat TV over IP në paketat Shqip TV, qe transmetohen 24 ore rresht në kanalin 15 edhe si video stream edhe ne websajtin tonë www.ALBTVUSA.com. Gjithashtu ne kemi një kanal mjaft të ndjekur me disa qindra video në Youtube.

Vitet qe kaluam përbënin një hop të zhvillimeve të mëdha teknike televizive dhe ne kemi ecur gjithnjë me teknikën pararojë duke kemi kaluar nga kaseta tek prodhimet ne High Definition, nga montazhi me video tek mixerët moderne, nga filmimet në natyrë, tek një studio moderne mjaft produktive me pre dhe post produksion dhe live broadcasting.

Këtë vit fale ndihmës bujare te komunitetit ne bëmë një investim serioz ne pajisje HD dhe transmetim ne kohe reale ne Comcast dhe ne Shqip TV. Teknikisht ne saje të ndihmës suaj të projektit teknik e them pa modesti te realizuar me këmbënguljen e z Gani Vila por me projektin dhe zbatimin tim dhe te montazhierit te talentuar Ilir Myftari është bere e mundur transmetimi i programeve te drejtpërdrejt live çdo do ti krijoje mundësi teleshikuesve te jene interaktiv me pyetje me facebook ose me twiter

TV i ynë është në shërbim të të gjithë shqiptarëve, pa dallime politike fetare e krahinore ne gjuhën tone të ëmbël shqipe, prandaj edhe ne e ndjemë të nevojshme që t’ia ndërronim emrin në TV e Shqiptarëve të Amerikës, pasi jemi gjithëpërfshirës, apolitik dhe mbarëkombëtar. Në ndryshim nga mediat në Shqipëri që i shërbejnë partive politike dhe interesave te bizneseve te caktuara, partia e TV të Shqiptarëve të Amerikës është Atdheu, i plotë, natyror, etnik, quheni si te doni, ndaj jo më kot i kemi hequr nga sigla jonë fundore edhe kufijtë që na i imponuan të tjerët. Shqiptaret vetëm në hartë kanë kufij dhe aq më tepër, diaspora që është gjitha e shkrirë në një. Ne ruajmë raporte të ngushta me përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe me institucionet e shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

TV i ynë edhe pse tani për tani vetëm 2 ore në rrjetin e shtrenjtë kabllor, Comcast në orar të përzgjedhur dhe më të shtrenjtë (Prime Time 8-10), ka një strukture të plotë programore. Në programin tone gjejnë vend sa interesat e të moshuarve aq dhe të rinjve, sa të gjyshërve aq dhe fëmijëve, sa të studentëve aq edhe të grave, me traget dhe me programe te posaçme për ta me gjithë limitimin e shtrirjes kohore.

Ne jemi te kudondodhur me ju për ju, duke paraqitur çdo veprimtari te komunitetit aq sa jemi bere pjese e pandare e tij sepse komuniteti ynë është sa aktori aq dhe spektatori i programeve tona. Ne ruajmë marrëdhënie shumë të mira dhe te drejtpërdrejta me publikun, ç’ ka e bën këtë një TV të veçantë ne llojin e vet.

Ruajtja e lidhjeve me komunitetin lidhet dhe me marrëdhëniet e sinqerta me institucionet Ne i kemi shërbyer të gjithave komuniteteve fetare falas e pa dallim qe kur jemi krijuar duke filluar nga kisha Ortodokse e Shën Thomait, Xhamia e Qendrës Islamike, Teqeja bektashiane të Baba Rexhepit, Kisha katolike të Zojës Pajtore dhe ajo e Shën Palit. Për këtë dhe për shumë veprimtari ndiejmë se jemi të besueshëm dhe njerëzit na duan, duke na besuar madje, deri bamirësinë e tyre. Rastet e shumta kur jemi bërë zëdhënës dhe dorëzanë të ndihmës ndaj njerëzve në nevojë kemi arritur të mbledhim edhe 50 mijë dollarë për të shpëtuar jetën e një djaloshi të sëmurë me dializë në Shqipëri apo te vogëlushes Olesia . Fryma e bamirësisë buron nga vetë identifikimi me modelin e nënës së madhe, Nënës Terezë, një pikturë origjinale të së cilës e kemi në studio. E cila këtë vit do te shpallet shenjtore.

Ne teorinë e gazetarisë thuhet, se nuk përbën lajm kur një qen kafshon një njeri, por anasjelltas. Për TV tonë sensacioni nuk është kryesorja , por pozitivja e mira arritjet e vetë komunitetit. Mund të duket më pak tërheqëse por i shërben më mirë komunitetit dhe rolit dhe rëndësisë së mediave të komunitetit dhe diasporës ne përgjithësi duke përdorur modelin e ” qasjes publike ” të TV ? Ideja filloi në vitet 70-të , si një lëvizje kombëtare, si kompensim i pjesshëm për komunitetin për përdorimin e mediave në mënyrë të drejtë – e – publike . Ky kompensim është projektuar për të siguruar qasje në media për të gjithë popullsinë , jo vetëm ato të cilat shfrytëzojnë mediat në pronësi të kompanive kabllore.

Në një numër të marsit të Huffington Post , Tracy Rosenberg shkruante dhe e shpjegonte kështu rëndësinë e mediave komunitetit : ” Qeshë një natë duke ndërruar kanalet me një mikeshë vonë një natë . Kur papritur ajo bërtiti ” kjo është flokëndreqësja ime ” . Doli flokëndëreqësja e saj ishte një aktiviste kundër pesticideve dhe në kohën e saj të lirë dhe organizonte një program mbi rreziqet e produkteve të zakonshme shtëpiake . Ne nuk ishim në kërkim të informacioneve mbi helmet në kozmetikë . Ne filluam ta shikonim, sepse ne e njihnim këtë person . Dhe ne qëndruam duke shikuar , sepse mësuam diçka : rreth subjektit dhe për dikë që banonte në lagjen tonë . Kjo është rëndësia e mediave komunitetit : afërsia që sjell çështjet dhe njerëzit së bashku që ndoshta kurrë zakonisht mund të përplasen në njëri-tjetrin edhe pse ata jetojnë krah për krah . Sa herë që kjo ndodh, është një mrekulli e vogël. “

Sa e vërtetë është kjo për një komunitet aq më i rëndësishëm është për një bashkësi nacionale. Një kolegu im amerikan, në kompaninë e kompjuterëve ku punoj, (TV është punë part time, si çdo emigrant që kam fat që e kam që më i shërben sa mua si me profesion gazetar të plotësoj nevojën time për të qenë në media), duke bërë zipping më kishte parë mua në kanalin 90-të në Comcast kishte bërtitur” ky është ai burri që punon me mua” dhe e kishte ndjekur gjithë emisionin edhe pse nuk dinte asnjë fjalë shqip, dhe të nesërmen gati sa më kërkoi autograf, ndërsa mua me vinte për të qeshur.

Por a është ekzistenca e një televizion kombëtar në diasporë e rrezikuar nga integrimi, tani gjallon pasi diaspora shqiptare është e re. Rreziku ekziston, një berber im italian i moshuar më thoshte, jo pa dhimbje, kur mësoi që punoja për një TV lokal shqiptar, “dhe ne kishim një emision të tillë dikur, por tani pleqtë po ikin, dhe të rinjtë nuk çajnë kokën për të.” Mos qoftë e thënë… Rruga që një diasporë të mos humbasë në kushtet e integrimit është të jetë aktive në ruajtjen e identitetit duke e konsideruar edhe integrimin dhe konservimin vlerë.

Ndaj për t’u përgjigjur sfidave të integrimit është i nevojshëm dhe krijimi i emisioneve për kulturën kombëtare në gjuhen angleze . Kjo është strategjia fituese edhe për punën, me një televizion të tillë si ky i yni, që me intuitën e tij ka ditur ta kultivojë dhe zhvillojë drejtori i TV tonë Gani Vila.

Sot falë teknologjive të reja ju mund të shihni në shtëpitë tuaja kanalet shqiptare, ato sjellin tek ju vendlindjen, por atë që s’mund ta gjeni në ato TV edhe shumë me te pasura e të mëdha është fytyra e vërtetë e diasporës, Ne krahas ngjarjeve në Shqipëri, Kosovë Maqedoni e në Malësi e me gjerë, por ne ju sjellim atë që se gjeni askund, portretin, jetën dhe vitalitetin e komunitetit.

Sidomos në edicionet e lajmeve me të cilat merrem veçanërisht, përcaktimi i cakut të interesave dhe i mbulimit është i ndryshëm nga çdo edicion informativ kombëtar, pasi zbatohet parimi i rretheve koncentrikë në mbulim nga sa më afër deri sa më larg. Pra komuniteti vjen i pari pastaj lajmet e rëndësishme nga trojet tona , duke mos harruar Malësinë, pasi përqendrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi është i konsiderueshëm këtu në Michigan.

Dëshmi e rritjes sonë është jo vetëm cilësia, sasia por edhe larmia e prodhimeve tona, nga intervistat, tek talk show, nga edicionet e lajmeve,(R.Floqi, V.Vila” tek “Argument”(R.Floqi) nga “Thank You” e “Dhimbje lot e shpresë” (G.Vila) nga “Debat” ,tek ”Univers”, nga Kombi Ynë tek “Këndi i emigrantit (R.Floqi), nga Rubrika Speciale (R.Floqi) deri tek Emisionet sportive (A. Kallabaqi)e gjer tek Hitparada dhe emisionet për fëmijë nga Loreta Shala dhe Jola … , duke krijuar kështu fizionominë tonë të veçantë, për aq sa ta lejon mundësia ekonomike edhe vetë jeta në emigracion. E gjithë kjo punë me një staf të vogël, pasi kaq janë mundësitë. Gjatë një dite pune mua më takon të bëj intervista, të shkruaj një skenar dhe të rregulloj kompjuterët e të përgatis reklamat, Ganiut, dhe pse drejtor, të menaxhojë, të intervistojë, të shkruajë dhe madje te editojë vetë videot, Valentina te editojë dhe të lexojë lajmet, , Iliri te merret sa me editimin, grafikë, sigla, reklama aq me kamera, Manoli të editojë dhe të xhirojë etj, etj …

Dhe mos guxoje kush ta quajë Ganiun president te televizionit, pasi presidentet fusin vetëm paratë por unë i jam përkushtuar kësaj pune ne çdo aspekt edhe pse jam drejtor thotë.

“Disa kohe me pare një bashkatdhetar më fliste me përkushtim, duke e quajtur jo pa të drejtë punën e televizionit tonë një kontribut patriotik, pasi e kish ndjekur TV tonë në Youtube. Ai e kuptonte ,se çfarë rëndësie kishte informacioni për ruajtjen e fizionomisë së komunitetit, kur bënte krahasime edhe me jetën e emigracionit shqiptar në Greqi.

Kjo frymë përkushtimi na ka bërë të ecim dhe avancojmë në të gjithë punën tonë duke krijuar dokumentarë origjinalë për personalitete të diasporës e deri tek ciklet e plota dokumentare si “ Malësia pëllëmbë e thesar “,që përbën trajtimin me te gjere dhe te plotë të bërë ndonjëherë për atë trevë. Atë që e bëmë me krahinën e Malësisë do të synojmë të bëjmë me zona te tjera shqiptare, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Por ne për arsyet që përmendëm më sipër më shumë do të ngulmojmë në paraqitjen e jetës së vetë komunitetit këtu. Deri tani kemi arritur që të mbulojmë të gjithë aktivitete e komunitetit brenda Miçiganit dhe me kryesoret ne New York. Do të synojmë edhe duke u bazuar në teknologjitë e reja të komunikimit në masë që të mbulojmë edhe eventet dhe aktivitetet e shqiptarëve në shtete te tjera, kjo nëpërmjet shfrytëzimit të rrjeteve sociale dhe te korrespondentëve vullnetare. Duke përdorur Facebook-un, You tube edhe Skype. Në mirëpresim çdo person që na ofrohet në këtë drejtim.

Duke i shërbyer te gjithë shqiptarëve, ne i shërbejmë komunitetit edhe në një drejtim tjetër. Me reklamat e biznesit shqiptar ALBTVUSA.com ne i japim frymëmarrje atij dhe i zgjerojmë klientelën, ndaj edhe bizneset edhe sot vazhdojnë e reklamojnë, pasi kjo është rruga më e sigurt për te pasur një biznes më të mirë në komunitet. Ne biznes ka rendësi të jesh gjithnjë i pranishëm, televizioni ynë ua ka krijuar këtë mundësi të gjithëve pa dallim. Bill Bill Bernbach shkruante “Asnjeri se ve re se sa here ti e sheh reklamën, e rëndësishmja është çfarë përshtypje ju bëni.”

Për të kuptuar se zhvillimi i TV shqiptar te Amerikës me qendër ne Miçigan është dëshmi sa e pasionit dhe punës mjafton ta krahasoni atë me TV simotra te diasporës. Ne iu urojmë sukses të gjithëve dhe i ftojmë nëse kanë dëshirë të krijojmë një network të të gjitha TV shqiptare të diasporës, që do të mbulonte më mirë ngjarjet në të gjithë Amerikën. Ne megjithatë më shumë na bën krenarë si dëshmi me te mire për punën e bere sa kur vetë ju telespektatorë na falënderoni dhe thoni “ Na kënaqët”.

Televizioni ynë është ndryshe është i vështirë i mbështetur më reklama dhe donacione të bizneseve jo dhe aq te mëdha qe paguajnë me kuota te limituara i mbajtur me shume nga dëshira e te gjithë stafit por edhe e drejtorit Gani Vila se sa nga kompensimi.

Dhe për këtë shpesh jo pa qellim te keq i përgojosur. TV i shqiptareve te Amerikës nuk u krijua as për te mbyllur ndonjë media tjetër aq për ti shërbyer një pjese te komitetit shqiptar nga veriu apo nga jugu nga Korça apo nga Malësia. Kush mendon ndryshe është dashakeq apo dritëshkurtër. Një individ qe kërkon te projektoje mendimet e veta perfide ne komunitet para punës sonë qe është ne vitrine për dite me se paku ka problem me karakterin.

Kompensimi është moral nuk ka gjë me te bukur kur te ndal dikush ne rruge dhe te përqafon e thotë te faleminderit se “nga kënaqët” kjo është ana pozitive, por kjo ka edhe një ane tjetër jo fort e njohur nga te tjerët jashtë televizorit. Pasi televizioni është bërë e peizazhit te çdo aktiviteti drejtuesit e aktiviteteve te shoqatave te komunitetit e quajnë se e ka për detyre pasqyrimin e aktiviteteve te tyre dhe ndodh qe me shume paguajnë një këngëtar sesa gjithë punën e një ekipi televiziv me regjistrimin, produksion e transmetimin.

Ka shume shqiptare qe për arsye te ndryshme kane marre profesionin e nderuar si bojaxhi apo painting. Po i bej një pyetje sa here ata kane lyer ndonjë shtëpi falas.  Por kjo nuk është ajo qe kisha si vërejte për te gjithë ju ne jemi aty me pagese pa pagese e kuptojmë situatën por për një gjë insistojmë dhe e kemi arritur ne këtë 16 vjet, kërkojmë mirënjohje.

Pasi ne jemi duke zbatuar porosinë e presidentit J.F Kenedi,”Mos pyetni çka ka bërë atdheu për ju, por ju për Atdheun

E kjo mirënjohje qe shpesh buron vetiu dhe si ndihme apo donacion. Falë edhe ndihmës bujare të komunitetit që asnjëherë nuk ka munguar ne patëm mundësi t’i rikuperojmë humbjet e ta rindërtojmë studion dhe të investojmë në drejtim te avancimit teknik. Tani po transmetojmë drejtpërdrejt në Comcast qe do te beje te kemi emisione të drejtpërdrejta.

TV shqiptar i Amerikës hyn në vitin e 17 -të dhe ne së bashku me ju me gjithë arritjet dhe mangësitë shohim gjithnjë para, pasi vete jete ecën para, vetë komuniteti ecën para dhe ne e ndiejmë se duhet ta paraprijmë atë.

TV shqiptar i Amerikës ka vizion dhe platforme te qarte kombëtare dhe ne ruajmë dhe sjellim dashuri mirënjohje, bashkëpunim, mirëkuptim e bashkim vlerash dhe energji dhe pune në dobi të çështjes kombëtare. Shpesh marrëdhënia qe kemi me atdheun është si ajo e një nene me një fëmije ulok, ne duan atë më shumë, aq sa më shumë i pamundur që të jetë”.

Për video  linkun

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: një televizion atdhedashurie, Rafael Floqi, TV Shqiptarëve të Amerikës

“Break-event point” i Shqipërisë

May 23, 2016 by dgreca

Opinion Nga Ilir Kaduku/

Togfjalëshi “break-even point” ka një kuptim shumë dimensional. Si një ekonomist part-time dhe si gjirokastrit i vjetër, “pikën kritike” e konceptoj si një operacion ekonomik që nuk rezulton as me fitim dhe as me humbje. Në rininë time të “harbuar” kam qenë shumë i apasionuar pas shkencave ekzakte. Me “modestinë” më të madhe që më ka karakterizuar gjithë jetën, mund të të them se mund të isha bërë një “kokë” e madhe e shkencave ekzakte. Por Shoku Sylejman Bushati (ish Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të asaj kohe në Shkodër), duke ditur prejardhjen time të largët nga Gjirokastra, me largpamësinë që e ka karakterizuar ndriçoi jetën time të mëpërtejme. Me akordoi një të drejtë studimi për ekonomi me sistemin pa shkëputje nga puna. Gjithë jetën time kam mallkuar babanë dhe mamanë time që më lindën fëmijën e fundit. Akoma sot më mundon pyetja: pse nuk më lindën të parin? Po të isha i pari mund të përfitoja një të drejtë studimi nga Shoku Bushati për shkencat ekzakte. Në këtë rast nga “gjenialiteti” im do të fitonte njerëzimi dhe mbarë kombi shqiptar. Nejse, nuk e fajësoj Shokun Syl sepse ai për të mirën time dhe të popullit shqiptar është sakrifikuar historikisht. Të njëjtën gjë po bën edhe i biri i tij sot, Ministri i të Dalurit Përjashta të Shqipërisë, Shoku Ditzi Bushati.

“Sokrat i vuajtur apo Derr i kënaqur”

Mbështetur në aksiomën mitologjike “Sokrat i vuajtur apo Derr i kënaqur”, personalisht nuk jam penduar aspak për “verbërinë” dhe “fanatizmin” tim demokratik. Preferoj “Sokratin e vuajtur”. Konsekuencat e zgjedhjes personale, mund të kenë qenë të rënda për mua, familjen dhe grupin shoqëror që unë i përkas. Oshilacionet e para emocionale i pësova nga largpamësia e udhëheqësit të madh të partisë-shtet, Shokut Edvin Kërstaq Rama. I shokuar nga situata aspak komode dhe i depresuar nga demagogjia “cipëplasur” postkomuniste e “Rilindasve”, preferova të futem thellë në botën e mikut tim të vjeter (librit). Zakonisht mbështetem tek eksperienca e shkollës së mesme, të cilën fatmirësisht e kam mbaruar pa shkeputje nga puna në gjirin e “kllasës” punëtore. Nga kjo shkollë tepër e “fortë” e lagjes Zdrale të fshatit Shkodër, kam mësuar “vjedhurazi” për një nga figurat e shkencëtarëve që më ka ngelur në mend, ajo e natyralistit Robert Brown. Ndoshta për faktin se dhe teoria e tij ishte tepër e thjeshtë dhe konkrete. Bëhej fjalë për lëvizjen e lirë të molekulave në një gotë uji dhe kalimin nga një gjendje kaotike në atë të qetësisë. Pa dashur të futem në hollësira, gjithmonë këtë lloj fenomeni e kam krahasuar në imagjinatën time prej “shkencëtari të madh”, me lëvizjen abstrakte të realitetit të shoqërisë njerëzore. Në këtë sens mundohem t’i përfytyroj dhe tronditjet, amplitudat, revolucionet dhe psiqikën e shoqërisë shqiptare, në të kaluarën dhe sot. Duke qenë pjesëmarrës aktiv i lëvizjeve të shoqërisë shqiptare kam të drejtën morale të nxjerr ndonjë konkluzion për kombin tonë të shtrenjtë. Emocionalisht më krijohet përshtypja se lëvizja “Browniane” e shoqërise shqiptare po finalizohet.

Kombi shqiptar nuk ka me kohë për të humbur

Kombi shqiptar nuk ka me kohë për të humbur. Edhe me “nostalgjikët” e parajsës së humbur, tanimë e kanë kuptuar se koha e tyre ka mbaruar. Ka ardhur koha që “ kongresmenët e kuq” t’a ngulin mirë në mendje, se nuk janë gjë tjetër veçse “një jashtëqitje” e komunizmit, e regjimit më antishqiptar dhe më kriminal që ka patur “ç’nderin” të ketë historia e popullit shqiptar. Çdo makiazh, çdo aleancë hibride me fitimtarët, çdo “kameleonizim” i radhës për të cilat rilindasit janë mjeshtra, është fare i pashpresë në përballjen me faktet që do t’i servirë realiteti shqiptar në të ardhmen. Ora e historisë po afron, është ora e vërtetë e shqiptarëve. Rikthimi i demokratëve në pushtet është nj emergjencë kombëtare, duke mbartur me vete dhe shpresën e mbarë shqiptarëve për një ndryshim të thellë, për një Shqipëri më të mirë. Invadorët rilindas , protagonistë të një pushtimi korruptiv total, po tentojnë të sundojnë “qetësisht” duke lënë pas një shtet me një trashëgimi mjaft të hidhur politike dhe një fature ekonomike të kalkuluar në mënyrën më diabolike në dëm të shqiptarëve. Po dëgjoja me shumë nostalgji “kongresmenët rilindas”, kur na “mallëngjyen” me krimet e qeverisë së tyre. Me gjithë “ respektin “ që kam për këta “kriminelë” të nderuar, mendoj se ia vlen t’iu kujtoj Balzakun dhe “Lëkuren e Shagrenit”. Megjithëse jam i sigurtë se asnjë prej tyre nuk e ka lexuar këtë kryevepër të Balzakut, pendës së artë të shpirtit të popullit francez, po mundohem të krijoj një përqasje periferike. Ja kush është lëkura e feministit-socialist Rama dhe e Rilindjes të ditëve të qametit koncesionar: një shtet, të renditur në parajsën europiane të prostitucionit, trafikut të drogës, të armëve dhe krimit të organizuar; një shtet antikombëtar, i kthyer në një makinë shtetërore për denigrimin politik dhe ekonomik të kombit të vet; një shtet, që ka përdorur dhunën politike, ekonomike dhe sociale ndaj shtresës më fisnike të shoqërisë shqiptare, ish të persekutuarve politikë; një shtet të “droguar”, ku indeksi i zbatimit të ligjit është tronditës dhe absurd; një shtet, me nivelin më të lartë të korrupsionit të krahasuar me 118 vendet të botës (kemi “nderin” të jemi në vendin e 108 – të, duke lënë pas vetëm disa vende të Afrikës). Shteti shqiptar është i vetmi shtet ndër vendet në tranzicion me fenomenin kanceroz “state chapture”.

Fatura e “taksës” së rryshfetit kryeministror

Fatura e “taksës” së rryshfetit kryeministror arrin masën 2.2 miliard euro; një shtet, me informalitetin më të madh në Europë; një shtet, që ka absorborbimin më të vogël të ardhurave fiskale në raport me PBB; një shtet që ka diskriminuar totalisht inisiativën kombëtare në privatizimet strategjike; një shtet, ku i “zoti i shtëpisë” ditën e përmbytjeve të vendit i përjeton duke ndjekur ndeshjet e NBA në Miami; një shtet, ku qeveria ikën si klandestine ditëve të revoltave popullore; një shtet, që shpall si parësore të zhvillimit ekonomik  kazinot; një shtet, që ushtron genocid politik ndaj kundërshtarëve të regjimit të tij; një shtet, shpikës dhe zbatues të teorise “së tokës së djegur”, “përdhunues” konstant i pasurisë kombëtare të shqiptarëve, popullit më të varfër të Europës; një shtet, me një politikë antikombëtare të “portave të shqyera” bankare; një shtet, që ka varfëruar në mënyrë biblike popullin e vet ( mbi 45.5 % e shqiptarëve jetojnë me pesë dollarë në dit ), dhe 38 % e popullsisë është e papunë; një shtet, që e ka shndërruar sistemin bankar dhe financiar në “lavatriçen” më të madhe të pastrimit të parave në rajon; një shtet, që “plaçkit” thesarin e vet ditën për diell; një shtet, që “plaçkit” identitetin ekonomik të qytetarit; një shtet, që “plaçkit” identitetin fizik të qytetarit; një shtet, që zbaton “copy paste” nga Guberna rilindase e skenarit Papandreu, e rriti borxhin publik nga 62.7 % në 74 %; një shtet, që ka detyruar me mijra shqiptarë të marrin rrugën e kurbetit; një shtet, që premton 300 000 vende të reja pune dhe zyrtarisht ka hapur vetëm 9821 vende pune, etj, etj. Ky është skaneri dhe testamenti politik dhe ekonomik i qeverisjes tënde dhe “kongresmenëve” të tu, o Shoku Edvin Edi Rama. Së shpejti do të jepni llogari për krimet e rilindasve tuaj. Besoj se e ke lexuar mikun tonë të përbashkët, Danten. Ti dhe kriminelët tuaj, e dini mjaft mirë se jeni në shkallën e nëntë të ferrit. Mbaroni një herë punë me ferrin dhe pastaj mund t’ju vij rradha për purgatorin e famshëm. “Mballoma” e Sekretarit të Parë të Partisë, që dëshëron të veshësh ti, si kryeministër është tepër e hollë për të mbuluar bëmat e Partisë dhe të kriminelëve tuaj rilindas. Të jesh i sigurtë se “lëkura e Shagrenit shqiptar” do të jetë dhe një herë provë e gjenialitetit të Balzakut, Shpirtit të Popullit Francez. Që të jem i sinqertë me ty, si Kryeministër i një pjesë të shqiptarëve, dua të rrëfehem deri në fund.

 

Më dhembin sytë kur të shoh krah për krah me kriminelë

 

Një gjë është e vërtetë si drita e diellit: më dhembin sytë kur të shoh krah për krah me kriminelë. Ju nuk jeni asgjë më tepër veçse një antishqiptar, një kriminel i rëndomtë. Ju ndoshta nuk ju hyn në hesap ky rrëfim dhe ky sinqeritet i imi, por unë besoj se një ditë do të më kujtoni për profecinë time. Përpara se të filloj të sqaroj “autogafat” e klasës tuaj politike, mendoj të të sqaroj pak për ca testamente politike dhe fatura ekonomike ilegale të ortakëve tuaj “kongresualë”: E di se e keni shumë për “zemër” arsimin. E kuptoj se jeni entuziasmuar pa masë kur morët nismën revolucionare “vetëtimë” të adashit tënd ministrit shumëthundrak Klosi për kthimin e sistemit arsimit profesional në një “autoshkollë” gjigande, të mbështetur në dacibaon kineze: “Të gjithë, i madh e i vogël, t’i vërsulemi shkollave. T’i kthejmë ato në “autoshkolla” të vërteta, ku të lexitet gjuha amtare dhe të kërcehet roken’roll”. Besoj se të gjithë ju rilindasit menduat se me strategjinë tuaj të “shkollimit masiv”, do bëhej hataja. E gjithë Shqipëria po kthehet në një arenë “sportive” pa kurrfarë sensi edukativ. Rilindasit para se të realizonin idenë e “autoshkollave”, u takonte të zgjidhnin dy probleme madhore. Së pari, duhej që universitetet të ishin në funksion të tregut të punës dhe së dyti, të përllogaritej një kosto operacionale efektive e këtij operacioni kaq të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Nëse do ishin zgjidhur në mënyrë optimale këto dy elementë esencial, ateherë një shtet i “mençur” mund të rriste kuotat e pranimit. Rritja reale e kërkesës amplifikon ofertën private, pra fluksin në rritje mund t’a përmbushte dhe arsimi i lartë ekzistent. Realiteti vërteton të kundërtën . Shqiptarët janë aq të zgjuar sa të kuptojnë se deri ku arrin “diabolizmi” juaj parahistorik. Nëse i referohemi demografisë na del e qartë se Shqipëria është vendi më i i ri i Europës, me rreth 40 % të popullsisë nën moshën 27 vjeç dhe me një lindshmëri 2.3 fëmijë për grua. Në të njëjtën kohë sipas statistikave të BE do të ketë nevojë për rreth 50 milionë punonjës brenda këtij 10 vjeçari, pra ky fakt përbën një realitet të prekshëm për vendin tonë. Globalizimi dhe modernizmi ekonomik e kanë rritur fluksin e kërkesës për fuqi punëtore të specializuar. Mobilitetet e punës tashmë janë kthyer nga një përrallë nga e kaluara në një realitet botëror. Në të njëjtën kohë vërehet se Europa po “plaket”. Sipas përllogaritjeve të BE, pas vitit 2017 në vendet e Europës Perëndimore do të ketë më tepër 60 vjeçare sesa 17 vjeçare.  Pra do të vijë momenti kritik kur Shqipëria nuk do të afrojë më punë sasiore, por cilësore në tregun ndërkombëtar të punës. Është pikërisht kjo ambicie që duhet të na shtyjë drejt politikave liberalizuese dhe drejt një ndryshimi radikal të sistemit inteligjent shqiptar. Nuk duhet injoruar fakti se rreth 32 000 studentë shqiptarë aktualisht studjojnë jashtë shtetit. Duhen ndërmarrë masa radikale në konceptimin e drejtë të raporteve midis shtetit dhe tregut të edukimit.

Tendencat e konkurrencës së lire

 

Të dalim në një fushë tjetër. Ka vite që flitet në media se tregu i sigurimeve është ende larg standarteve ndërkombëtare. Mangësitë janë vërejtur në aplikimin e tendencave të konkurrencës së lirë dhe elementeve të tjerë që e bëjnë atë konkurrencial. Po kështu mangësi janë vërejtur dhe në kualitetitin e shërbimeve të standartave ndërkombëtare ndaj klientëve. Është folur mjaft gjatë viteve të “invazionit” siocialist për paaftësi paguese nga ana e kompanive. Ka arritur diskutimi deri në pika kritike, sa në media dhe në opinionin e lirë, ato janë krahasuar me piramida. Në raportet të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare, tregu i sigurimeve është paraqitur i pambikqyrur, i pambuluar, i deformuar dhe me një stabilitet të frikshëm deri në falimentim. Rastësisht kam në dorë një raport të fundit të FMN – së. Në këtë raport kërkohet që stafi i Autoritetit Mbikqyrës të Sigurimeve të jetë domosdoshmërisht i kualifikuar dhe me një përvojë në treg. Si mund t’i justifikojnë këto vite të “parajsës” së tyre personale, drejtuesit e institucioneve direkt përgjegjëse në kushtet kur nuk janë përcaktuar kufijtë maksimalë të mundshëm  dhe të lejueshëm për aktivet dhe investimet e aktiveve, kufijte për mbulimin e provigjoneve teknike dhe matematike nga shoqëritë e sigurimeve? A janë të ndërgjegjshëm këta specialistë të “mëdhenj” të fushës së sigurimeve me kompanitë e sigurimeve vendase, a janë luajalë me partnerët e mëdhenj ndërkombëtare në kontratat e risigurimit të tyre? Janë me dhjetra e qindra raste kur klientët e mëdhenj janë ndodhur para vështirësive të mëdha në rastin e dëmeve me vlera të mëdha ose kur dëmet ndodhin jashtë territorit të vendit. Në keto institucione “ferri” i Dantes ka ngjitur shkallën sipërore. Çështje të tilla mjaft delikate si privatizimi i dyshimtë i INSIG (qe deri tani për demagogji është quajtur “i madh dhe i sigurtë”), janë çështje të cilat me siguri matematike do t’i nënshtrohen qëndrimit me “duar të pastra” të drejtësise shqiptare. Etja e paskrupullt për abuzime ishte morali i zyrtarit “homos corruptuss” dhe “homos administrativius” që mistifikoi qeverisja kriminale rilindase. Për frenimin e aksesit galopant të këtij fenomeni duhet amenduar urgjentisht ligji mbi konfliktin e interesave, ligj që rilindasit e abstraguan gjatë viteve të “invazionit” të tyre. “Duart e pastra” duhet të sigurojnë që rregullat e etikës të zbatohen dhe të jenë unikale për të gjithë zyrtarët publikë dhe bashkëpunëtoret e tyre të përfshirë në shërbimin publik. Këtu nuk duhet të bëjnë përjashtim dhe rastet kur zyrtarët publikë lëvizin me ose pa “dashje” drejt sektorit privat.

Task – Forca reale shqiptare

Task – Forca reale shqiptare duhet t’i kushtojë vëmendje të madhe praktikave abuzive të qeverisjes socialiste, ku drejtues të kompanive më të rëndësishme shtetërore, pasi kanë vjedhur me të dyja duart pasurinë shtetërore, hapin aktivitetete private paralele me ato që kanë pasur në shtet. Si rezultat i këtyre praktikave abuzive në tregun e korrupsionit shqiptar kanë mbirë me dhjetra kompani misterioze udhëtimesh, farmaceutike, arkitekture, ndërtimesh, sigurimesh, bankash, etj. Është më se urgjente nga ana e Task – Forcës të popullit shqiptar, të kërkohet amandimi i ligjit dhe zbatimi rigoroz, ligj i cili siguron që personat që ngrejnë kompani private të skanohen lidhur me rekordin e tyre kriminal apo dhe me kufizimin e të drejtave që ata mund të jenë ekspozuar. Në të njëjtën kohë duhet që aksionerët e kompanive private të tregojnë burimin real të të ardhurave bazë në themelimin e kompanive. Nëse ndokush dëshëron informacion më të thellë për mënyrën se si “kanë lindur” mjaft nga kompanitë misterioze shqiptare, jam gati t’i ofroj shërbim falas. Askush nuk duhet të harrojë faktin se kemi “nderin” të udhëhiqemi nga një kryeministër që “përleshet” heroikisht me monopolet dhe korrupsionin. Konflikte të tilla interesash janë të panumërta dhe krejt normale për qeveritarët socialistë të cilët e kanë konsideruar shtetin si një “lope” që duhet mjelur. Shoqëria shqiptare duhet kuruar sa më parë nga kjo sëmundje endemike. Shembulli më tipik i një shteti paranojak është rasti amoral i përgjimit të ekspozuar nga Z. Berisha. Shoku Rama. Ti, si mëkëmbësi i babit tënd politik dhe biologjik kriminelit Enver Hoxha duhet t’a kuptosh fare mirë se kur ligji përdhoset në tempullin e drejtësisë, atëhere lind pyetja: çfarë duhet të bëjmë ne fakiret, populli i thjeshtë? O tempora, o mores! Ka kohë që demagogjia e pacipë socialiste bën deklamacione duke urlatuar se demokratët do jenë xhelatët e ardhshëm të administratës publike. Po kush e paska bërë korrupsionin sipas tyre? Mos vallë armata e të papunëve, apo emigrantët përtej kufirit? Apo pensionistët dhe ushtarakët në pension? Është në nderin e Presidentit të Republikës, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mbajë premtimet e dhëna popullit: të mos merret shteti vetëm me rreshterat e korrupsionit, por drejtësia të veprojë egër dhe pa mëshirë mbi feldmarshallët, të cilët për fatin tonë të keq i kemi pasur por dhe i kemi në krye të punëve “të mëdha”. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se mandati i tyre është mandat anti – korrupsion. Nëse ndërkombëtarët shprehen se shteti shqiptar është më i korruptuari ndër vendet në tranzicion, atëhere kemi përballë administratën më të korruptuar. Suksesi i premtimeve mandatore ka të bëjë në rradhë të parë me pastrimin e administratës shtetërore. Nuk jam partizan i “plugut” dhe “qilizmës”, sepse e kam provuar për vite me rradhë papunësinë politike. Mbështetur në legjenden kineze të Konfucit mitologjik “Mos i bëj tjetrit, atë që s’ke qejf të t’a bëjnë ty”, jam dhe do të mbetem partizan i administratës së përkushtuar, i administratës që në rradhë të parë ka një parim: “Shqipëria, mbi të gjitha”. Deri këtu mund të arrijë kompromisi im me nëpunesin civil. Por kurrë nuk mund të bëj kompromis me “gogolin” tatimor e doganor, as me banditët e kallëpit Shullazi, Roshi, Bushi, Frroku, Xhelili dhe me asnjë rilindas të pasluftës. Ju Shoku Ramadhe kongresmenët e pasluftës, me diabolizmin që ju karakterizon si klasë politike, guxoni dhe na përmendni 24/1. Pse nuk përmendin këta “bufonë parlamentarë” 12 437 nëpunësit demokratë të hequr pa asnjë nën nga puna vetëm gjatë periudhës 2013 e deri më sot? Nëse keni nevojë për ndonjë shembull konkret, po ju servir rastin e Bankës së Shqipërisë. Për të freskuar kujtesën tënde të mjerë o Shoku Rama dhe rilindasve Tuaj që “vikasin” për nenin 24/1 të përdorur nga qeverisja demokratike, ortaku yt, lideri historik i sistemit bankar Shkëlqim Cani më hodhi në rrugë të madhe pa asnjë shkak dhe arsye. E pra unë isha Profesori i Bankierëve të Shqipërisë. Por ti dhe skota juaj s’mund të m’a falnit gjynahin e madh se kisha qenë edhe Profesori i Grevës së Urisë së Universitetit të Tiranës. Vështirësitë e shqiptarëve për arritjen e aspiratave të tilla imperative janë tepër të kufizuara në kushtet kur institucione të tilla, si Gjykatat, Prokuroria, Policia e Shtetit, AMF, DPT, DPD, Banka e Shqipërisë, Enti i Konkurrencës dhe Monopoleve, Enti për Rregullimin e Energjisë, OSSHE, aktualisht janë të gjithëpërfshirë dhe bashkëpunëtorë në një krim të përbashkët ndaj shoqërisë shqiptare, në atë të krijimit të një shteti inekzistent dhe të pamoralshëm ligjor. Është e qartë si drita e diellit, se këto institucione rezultojnë si “mbetje acide” e qeverisjes së korruptuar rilindase. Atavizmi “institucional” i parlamentit, i dalë nga një mazhorancë e inkriminuar rilindase do t’a përballë shqiptarin me një diskrepancë ndërmjet qëllimit qeverisës dhe mjeteve për arritjen e tij. Çdokush duhet të kuptojë se këtu fillon dhe kalvari i Shqipërisë. Le të shohim se cila është Shqipëria e Edvin Kërstaq Ramës, e Gubernës së “Rilindjes”, sot gjatë ditëvë të “invadimit” total të komunizmit konçesionar. Paraprakisht shokëve qëndrorë: Ditzi Bushati, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Pandelush Athina Majko, Erjon Braçe, Ilir Beqaj, etj. dua t’i kujtoj testamentin e të madhit rilindas hungarez, Shandor Petëf: “Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap edhe dashurinë”. Këta komunistët e rinj për partiçkën e tyre japin edhe Shqipërinë. “Rilindja” ka marrë mësime nga demagogu Gebels: “ndërgjegja ime është Fyhreri”. Për këto monstra Enver Hoxha është Fyhreri i tyre. Nga gjithë eksperienca njerëzore kemi nxjerrë një mësim të madh: komunistët nuk kanë fe dhe atdhe. Zoti i mëshiroftë, se nuk dinë se çfarë bëjnë. Për simetrinë ekonomike, politike, sociale dhe psikologjike të Gubernës shqiptare të shekullit XI, mund t’ Ju pasqyroj me pak fjalë vetëm majën e ajsbergu në “oqeanin” e trazuar shqiptar. Në rang listat korruptive të ekzaminuara nga institucionet ndërkombëtare, është i turpshëm dhe i pamohueshëm fakti tronditës: Shqipëria ndodhet në “pole position” përsa i përket galopit të korrupsionit, kriminalitetit, prostitucionit, pastrimit të parave, kapjes së shtetit, informalitetit, etj. Realizimi me sukses i projektit “me duar të pastra” përbën një “oksigjen” jetëdhënës për të ardhmen e Shqipërisë. Suksesi është i lidhur në mënyrë kauzale me zgjidhjen emergjente të secilës nga hallkat e zinxhirit të mësipërm, zinxhir i cili përbën dhe kalvarin institucional të Shqipërisë. E kam fjalën për raportin midis zyrtarit publik dhe raporteve të tij me sektorin privat. Është evident fakti se lejtmotivi i mbeskës të kriminelit Spiro Koleka, Shoqes Milenka Koleka-Harito-Shteto në rekrutimin e nënpunësve civilë, ka qenë aksiometrik “Militant dhe abuzues”. Për frenimin e aksesit galopant të këtij fenomeni duhet amanduar urgjentisht ligji mbi konfliktin e interesave, ligj që socialistët e abstraguan gjatë viteve të “invazionit” të tyre. Qeveria demokratike duhet të sigurojë që rregullat e etikës të zbatohen dhe të jenë unikale për të gjithë zyrtarët publikë dhe bashkëpunëtorët e tyre të përfshirë në shërbimin publik. Efikasiteti i veprimtarisë së shtetit ligjor duhet parë i lidhur ngushtë me “pastërtinë” e punës së Komisionit të Verifikimit dhe Kontrollit të Pasurive. Tashmë është evident fakti se ky Komision, aktualisht në dispozicion të pushtetarëve ordinerë, më tepër ka shërbyer si bashkëpunëtor i fshehjes së krimeve ekonomike të pushtetarëve të kuq, sesa në evidentimin e bëmave mesjetare të tyre. Le të na tregojnë Shoku Ganaj dhe suita e tij, se cili nga këta anëtarë të “skotës” së qeverisjes së banditëve “të kuq” është penalizuar nga ky Komision inekzistent dhe i pamoralshëm. Mos të harrojë Shoku Ganaj se objekti i punës së Komisionit “famëkeq” që mendon se drejton, është kontrolli i qeverisë më të korruptuar në Europë. Ky komision “i famshëm” për nga lloji të na sqarojë ne shqiptarëve “naive” se ç’bëhet me “Arsen Lupenët” e parlamentit të inkriminuar rilindas. Transparenca e qeverisjes demokratike duhet parë jo vetëm si një virtyt qeverisës por dhe një obligim publik para shtetaseve. Është detyrë e shtetit ligjor dhe e demokratëve të devotshëm që në kuadrin e luftës mbarëkombëtare “me duar të pastra”, të kërkojnë rinovimin dhe rikonceptimin e këtij institucioni. Parësore është që ky Komision të depolitizohet dhe të përgjegjësohet për objektin e veprimtarisë që mbulon. Çdo shqiptar i ndershëm nuk duhet të harrojë se kemi një kryeministër “bandit” që e përdor shtetin si “lopën” e majme.

Përdorimi abuziv i shtetit shqiptar

Përdorimi abuziv i shtetit shqiptar është shfaqur më pastër se kurrë në pragfushatash elektorale. Të mjerët shqiptarë! Akoma sot nuk e dinë se rilindasit “e shkolluar” për të financuar fushatën e ardhshme elektorale, atë të mbijetesës do të përdorin një mekanizëm  më shkencor, më diabolik, atë të normave të interesave bankare. Është evidentuar si mjaft i dyshimtë dhe destabilizues në kuadër makroekonomik vendimi i ashtuquajtur “historik” pragzgjedhor i dirigjentëve të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës së interesit në marrëveshjet REPO. Krimet tuaja o rilindas, s’kanë të sosur. S’do të jetë e largët dita kur përballë shqiptarëve do të jargavitet brigandi Rama, Baltazar Kosa i kohëve moderne.Shqiptarët e varfër vazhdojnë të paguajnë ndershmërinë e tyre, antishqiptarizmin e udhëheqësve të tyre. Jam gati t’ju përball me dhjetra fakte kur asnjëherë nuk është vendosur në interes të qytetarëve shqiptarë, ekonomisë vendase dhe shëndosjes së buxhetit anemik të shtetit, por në interes të monopoleve dhe klaneve të ndryshme qeveritare antikombëtare që kanë mbështetur potencialisht pushtetin e Baronit Mynhauzen në Shqipëri. Mbase edhe këtë herë jemi të fundit në Europë për të rrëzuar klikën kriminale që na qeveris, por shqiptarët do të gjejnë shpejt rrugën për të rifituar lirinë, dinjitetin dhe pasuritë që u janë grabitur. I nderuar i pari i Gubernës shqiptare, I nderuar Shoku Kryerilindas! I nderuar Shoku Sekretari i Parë i Partisë-Shtet! Me nder Jush, unë maloku nga fshati Shkodër i kërkoj të falur “çunit” nga Tirona për ndonjë “mosbesim” në lidhje me suksesin e programit të “Rilindjes” të kombit shqiptar. Nëse keni ndonjë mëdyshje, jeni të lirë t’i referoheni raporteve të FMN, BB, trakteve komuniste “Zëri i Popullit”, “Tema”, “Dita”. Të mëndjejnë “Rilindasit”, pushtetarët më antishqiptarë dhe më kriminalë të historisë tragjike të kombit tonë. Besoj se e kuptojnë që koha e tyre ka mbaruar. Ora e historisë po afron, është ora e vërtetë e shqiptarëve. Uroj që të jeni i “plotfuqishëm” në misionin historik që Ju kanë ngarkuar 1 000 000 shuplakat. Ftoj bashkëkombasit e mij kudo që janë, të shporrim sa më parë këtë “Rivdekje”, këtë fatkeqësi kombëtare. Të bashkohemi si kurrë ndonjëherë për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Filed Under: Opinion Tagged With: “Break-event point”, i Shqiperise, Ilir Kaduku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT