• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

Rëndësi ka të qeshim

May 22, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

… Si tha plaku Mere, mua s’më ka mbetur asgjë tjetër, veçse të qesh. Kështu edhe shqiptarët. Po gajasen me vetdeklarimet e zyrtarëve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Megjithëse është e çuditshme ekzistenca e një formulari të tillë kur bëhet fjalë për çështje të individit në raport me të shkuarën. Apo edhe pastërtinë e figurës, me që ai apo ajo do jenë kontigjent i së ardhmes në postet drejtuese. Pra si të thuash marshinistët e shoqërisë. Them se është e çuditshme, pasi të lë një përshtypje pa shije. Ose as peshk e as mish. Kjo për faktin e thjesht, nuk ka efekt veprues. Që domethënë, edhe pse i dënuar. Ose edhe pse mashtrues, prapë ti mund të zgjidhesh sa herë ta ka qejfi në cilin do post që ofron maqineria e legjislativit shqiptar.
Ai apo ajo, komisioneri aty, vetëm sa mbush formularin. Asgjë më shumë.
Mjafton të kesh para. Mjafton të jesh pjesë e atij tekniciteti që shqiptarët kanë bërë historikisht me shtetin e tyre.
Nëse deri dje mund të kapje majat me manovrimin e diplomës së shkollës së Partisë së Punës. Aq më tepër që ai ishte një sistem i mbështetur tek ideollogjia. Dhe e kishte të legalizuar padrejtësinë. Sot mund të gdhihesh brenda javës me tre diploma. Kjo vetëm për faj të institucionit, por të atij njeriu teknicien që shitet për një dopio raki. Mirëpo sado që gajasemi ky është një nga mashtrimet që ne si shqiptarë ia lejojmë vetes me bujarinë më të madhe. Me një shkelje syri. Ne i shkruajmë ligjet për në t’i patur. Jo për t’i zbatuar.
Në ngjizje të kësaj metode ka qëlluar që një kuadër i lartë t’i kërkojë llogari specialistëve se përse në mbledhjen e radhës mungon aty skllavatori. Ashtu sikundër sot një ”jurist” kërkon nenin 79 të Kushtetutës së Shqipërisë të paraqitet në raportin ditor të Kuvendit.
E megjithatë edhe pse kudo ka komisione verifikimi, shkalla e penetrimit të elementit që nuk plotëson asnjë kriter është në kategorizimin sipëror. Qytetarët shqiptarë edhe pse flasin për tradita fisnike, për besë, për hakikate etj…, nuk e kanë për gjë të drejtohen nga një mashtrues ordiner. Apo një i pamoralë, një nallban etj…, e për rrjedhojë një të pashkolluar.
Pjesë e këtij sistemi sot një pranverë e hatashme shqiptare. E këtij kombi të cilit gjeneron vetveten brenda katërqind emrave. Duke i dekoruar, luftuar, shkalluar. Duke i ruajtur balancat perfekte midis llojit për llojin. Në të katër pushtetet…, aq sa e ardhmja e tij mbeti përjetësisht një tranzicion. Sot ekzistenca shqiptare përbehet me këtë lloj gjenalogjie shoqërore. Të rinjtë që nxitojnë të rriten dhe të ikin. Prindër të papunë që mbajnë sytë nga ata. Një klasë politike shekullore, që vegjeton vetveten. Me një mesatare moshe midis prindërve të vetmuar, kontigjentit me ndihmë sociale. Dhe teknicienëve që sot drejtojnë Bashki të vendit, të çimentuar në sojin e Ali Pashë Tepelenës. Duke pasur në krahë, një Thanas Vaja ose një Man Kukaleshi, të pajisur deri me fjalën e fundit të kutive përgjuese. Eshtë kjo arsyeja që sot Shqipëria është e mbushur edhe me intelektualë që grinden. E nxitojnë të luftojnë njëri-tjetrin me teorinë demode të provincializmit se kush ka lexuar më shumë. Kush di më shumë etj. Duke harruar përfundimisht misonin e intelektit. Atë që përpos meritave dhe meritokracisë, është vullneti i mirë karshi popullit tënd, shoqërisë tënde, ai çfarë e shpie përpara shtetin. Jo stoicizmi i tipit Ramiz Alia karshi Enver Hoxhës etj. Të cilin sot e gjejmë të tiparizuar shkëlqyeshëm në çdo qoshe Tirane.
Eshtë tragjike se si në një emision investigativ, siç ishte ai para disa ditëve në Stop, de që Kryetari i Bashkisë së Durrësit emëron një mësues fshati. Ai tha se është një interpretim i gabuar i ligjit etj. Në fakt është shkelje e pastër e ligjit. Sa kohë që fletdokumenti ka firmë dhe vulë. Jo interpretim, por shkelje e pastër.
Megjithatë drutë i ha Man Kukaleshi, ai drejtori me shtatë emra, me shtatë diploma, me shtatë amanete që vjen nga gjiri i zhelanëve të mini byrove politike. Eshtë e njëjta situatë e shpjegueshme edhe me prurjet e emrave me të cilët ne po gajasemi. Thua shefat tanë nuk i dinin këto. Nuk e dinë se çfarë kualifikimi, të shkuar, apo aftësish kanë. Sigurisht që po. Ndaj qelbosja është pjesë e tërë, jo e atij apo këtij personi. Në fund të fundit ata iu përgjigjën frymës së teknicinëve shqiptarë. Atyre që e duan kështu Shqipërinë…, me rini në arratisje, me prindër vetmitar, me kontigjent që mbahet nga përkrahja sociale. Dhe me kanakarë të përjetshëm pushtetesh.
Nuk kemi parë gjë akoma. Ndaj hiqjani petë lakrorit. Përpos dështimit të paktën kënaquni me të qeshura.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Rëndësi ka të qeshim

”NJERIU NË PROVË” SAKRIFICË E NJERIUT TONË PËR JETËN E DINJITETSHME NJERËZORE

May 22, 2016 by dgreca

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.- Fjalë e urtë filozofike shqipe/

Nga Sokol Demaku/

Një e ndodhur e rrallë në jetën e përditshme sepse jemi mësua të shohime ndjejmë të kundërten si zakonisht nga njerzë tanë. Një ngjarje e cila zëvend në histori, e që shumë vështirë që në ditët e sotme të përseritet sepse jemi ata të cilët kultivojmë dicka që është e kundërtë e kësaj vepre të madhe shpirtërore dhe morale.

Një vepër të tillë madhore me veti të pastra morale na e paraqet shkrimtari ynë i mërënjohur në mërgatën shqiptare Hamit Gurguri në librin e tij të radhës me titull shumë domethenës dhe simbolik për kohën që po jetojmë ne sot “Burri në provë”.

Është një libër në prozë pra një roman me 170 faqe, botimi shtëpisë botuese “Erik Hans” nga qyteti suedez Gislaved që në vete ngërthem 12 kapituj të ndryshëm të cilët në më nyrë zinxhirore lidhen me njeri tjetrin deri në përfundimin e librit.

Pothuajse në të gjitha librat e tij shkrimtari Hamit Gurghuri për temë e kafatin, qëndresën dhe katrahurat e popullit shqiptar dhe kontaktet e tij me popuj tjerë nëpër periudha dhe rrjedha të historisë.

Por është shumë interesant nëse libri i tij më i ri “Burri në provë” do lexohej me vemendje dhe të kuptohet si duhet sepse ai trajton një ves madhor të popullit tonë në shekuj që sot si duket është humbur apo zhdukur dhe njerëz intelektual janë pre e nje mentalitet i të lig që ata sot kultivojnë. Pra kanë humbur burrërin, kanë humbur vesin më të shtrenjtë të popullit tonë. Kjo është për të ardhur keq, kjo është mjerim i mjeranëve intelektual të sotëm.

Një libër me një përshkrim kronolologjik ngjarjesh të jetës së njeriut tonë në kohë e shekuj, një libër i cili ngërthen në vete ate cka shumëkush e perjetoi në kohë të liga të jetës nën sundimin dhe vuajtjen nga sunduesi, nga ata të cilët me shekuj sunduan dhe necmuankë të popull sa fisnik dhe liridashës në këto troje.

Autori ngjarjen e ve në kohën kur hordhit barbare të krajlit serb sundonin me dhunë trojet tona dhe kur xhandarmeria percmonte dhe dhunonte cdo gjë që ishte shqiptare. Por është interesant se familja shqiptare është ajo e cila me traditen dhe fisnikrine e saj gjunjëzon cdo tentim dhe persekutim të hordhive gjakatare të pushtuesit dhe dhunuesit të kohës.

E autori thotë që në fillim të librit:”Me ag, Shkurta, e zonja e shtëpisë, u ngrit ngadlë nga shtrati, si me pertesë. Ndjente një farë plogështie. Iu duk se u zgjua me krejt tavanin e dhomës mbi shpinë. As vet nuk dinte ta spjegonte pse, por nga mjegulla e ndjeu një fare neverie, një farë ndjenje kobi, si t`i ishte braktisur e tërë dëshira e jetës. Para dy vjetësh ajo pat varrosur të vetmin djalë, Ukën, i cili u vra në ndeshje me hordhitë e krajlit të Serbisë, pak mbi Grykën e Vajteshit”

Në bazë të përshkrimeve dhe zhvillimit të ngjarjeve vendndodhja e ngjarjes na del të jetë treva shekullore e kundershtimeve dhe mos degjueshmerisë qytetare kundër regjimit shekullor gjakpirës dhe shtypës serb ndaj popullatës shqiptare, pranë trevave të Drenicës.

“Oxhaqet e Prelacit, një nga një filluan të villnin tym, i cilisitë ishte bërë binjak i mjegullës, mbështillej, përqfohej me të, si t`i bëhej dashnor i saj magjik…”

Si duket në lexim e sipër të këtij romani historik të autorit tashmë të njohur për lexuesit tanë Hamit Gurguri i cili ka bërë emër me pendën e tij prej mjeshtri të shjtellimit të temave me motive historike nga e kaluara e lavdishme e populli tonë ai ia arrin qëllimit që i ka vënë vetës kur gjatë shtjellimit të ngajrjeve historike në mënyrë letrare dhe me theks artistik nxjerrë përfundime filozofike që kanë vlera të larta morale për popullin tonë. Ku autori në faqen 21 thotë:
“Vdekja e njëzet e katër njerëzve të asaj dite në Prelac e kishte tronditur Drenicën e shumë krahina më tutje, por dukej sikur Prelacin e kishte ofruar”…

“Robëria që shtërngonte, dhuna që ushtrohej, sikur i burrëronte ata djem para kohe, lëshonin shtat, punoin e në heshtje formonin bindjet, qëllimet e i dallonin se idealet ishin po të prindërve të tyre, ta hiqnin të huajin nga atdheu, që të gëzonin vetë të mirat e frytin e punës së tyre”.

Hamit Gurguri në romanin e tij “Burri në provë” prezenton një ngjarje të rallë kur njeriu vihet në provë dhe në spovëpara rrezikut. E kjo provë dhe sprovë në romanin në fjalë i ndodhë personazhit kryesor të “Burri në provë”, ku këti njeriu iu kërkua nga pushteti gjakpirës dhe shtypës i kohës që ai të ngre gisht ndaj bashkefshatarëve, ndaj njerëzve, ndaj personave të pafajshëm duke i ngarkuar ata me një të pa bame se kinse ata dikur kishin krye një varsje e me këtë pushteti gjakatar donte të mbulonte të vërtetën duke mbuluar ate me padrejtësi dhe se këta persona do nxirreshin para drejtësisë së shtypësit mizor dhe të njejtit do denoheshin për dicka të pa bërë.

“Saiti iu bëri varrim dinjitoz Bacokut të vet. Në atë të pame i erdhen shumë njerës të njohur, të panjohur, të largët, të rrehitnës, disa të krahinave më të largëta, miq e dashamirë, që t`ia lehtësonin dhembjen. Ndër të fundit në të pame erdhi ai majori Sreqko i dha Sait kryeshendoshjen dhe të tjerëve të afërm dhe tha: Ky i ndjeri dhe ky saiti, që keni kmet, na lan pa fjalë, thua se na vunë pamukun në gojë mua dhe të gjithë atyre, të cilët morën detyrë shtetërore t`i vritnin tre përsona të Prelacit, për vrasejne e Radovanit në Kralica…”

Por nga historia nga vet përvoja e jetës ne e dim se populli ynë njashtu sikur edhe autori e përshkruan në romanin e tij “Burri në provë” di dhe diti cdo herë të nxirret nga më e keqja, nga ajo që pushtuesi e aplikoi dhe e provoj në kurriz të tij dhe se kjo është një ndjenjë madhështore morale e njeriut tonë të rendomt.

Por një bashkëfshatar pyeti mojorin  dhe i tha: Po pse more major? E ai përgjigjet si me ironi por duhet të pranoj se ai ka humbur truallin dhe luftën me ata të cilët ruajnë pragun  e shpisë, morlain e tyre si dhe ndergjen e kanë të pastër dhe thotë:

“Këta të dy, dy burra, du vëllëzer sikur dy oficer të një garde mmbretërore, të veshurë si tyë shkonin në Festë të bajramit, të mabthur me opinga të qqpura me mjeshtri, thua se jeta e tyre nuk ishte një privilegj për ta, pranuan të pushkatoheshin për të tjerët. Dhe se këta asesi nuk ia zgjatën gishtin akusjt, që t`i thoshin se ja, ja këta tre janë më të këqijtë e Prelacit”…

Autori na nxjerrë në pah një thënje të mendimtarit dhe adhursit malazes të shqiptarëve Mark Milani i cili thotë për shqiptarët se: “Burrëria është veti e atyre që kanë nder, guxim, por tybe edhe zemër të pastër…”

Përmenda edhe më lart se ky roman është një kronologji ngjarjesh, një tabllo jete dhe më mirë të them një kohë e një epoke njerëzore e cila na përshkruan rrethanat e jetës të njeriut tonë, virtytet e mrekullueshme, sakrificën e njeriut tonë për jetën e dinjitetshme njerëzore dhe modestin që cdo herë kjo shqiptarine  ka bërë të fortë dhe me burrëri.

Dhe nga fundi autori na thotë : “…Fjalë pas fjale shpërndahej lajmi për vdekjen e Mon Delisë, por si një e reshur dëbore që mbulon mal e vbërri shpërndahej fjala për guximin e Monit e të Sait Delisë. –Ishin burrat në provë, flitnin pleqtë.- Po pra. Në prova të vogla jemi për cdo ditë, flisnin të urtët e të diturit, por këso provash, për të vënë kokën në vend të afërmeve, të fqinjëve e të bashkëvendëseve si rralë ndodhin, flisnin pleqtë me përvojë.”

Kur lexuesi i del në fund këtij romani, duhet të meditoj, sepse përmes leximit të “Burri në provë” lexuesi rrit respektin për njejrzit e penës, për intelektual të vërtetë, për njjerëz që kan idela dhe të cilët vetësakrifikohen e që ne vend të “shpatës” ata përdorin penden emprehtë, nxisin dhe frymëzojnë dhe ndihmojnë në ndryshime pozitive të jetës, duke i ikur egërsisë, barbarisë e duke vu në jetë dashurinë dhe humanizmin.

Dhe krejt në fund gjejmë një pyetje të cilën autori e parashtron dhe thotë se ishte aktuale për atë kohë të ata njerëz por ndoshta është edhe për të sotmët:Sa prova i ka burri? – dhe përgjegja vjen automatikisht: “Gjatë gjithë jetës shumë, por prova të jetës janë pak! Cdo ditë, herë-herë cdo javë, herë-herë në motmot nga njjë, herë në mosha të ndryshme nga një, herë një e tillë gjatë gjithë jetës…”

Mendimet e Hamit Gurgurit janë të thëna dhe të spikatura thejshtë dhe bukur në cdo fjali të romanit, ato janë të nga jeta e përditshme, freskojnë mendjen e njerëzve, japin këshilla, nxitin njeriun në gjëra të bukura në shpresë nëtë ardhmen dhe frymëzojnë për një të ardhem të ndritshme me një vizion të pastër njerëzor.

Romani ”Burri në provë”i Hamit Gurgurit i kushtohet kryekëputë një tradite të lashtë shekullore burrërisë dhe taditës se burrit shiqptar në kohë dhe kushte të ndryshme të jetës.

*-Duke shfletuar romanin e Hamit Gurgurit ”Njeriu në provë” botuar nga shtëpia botuese ”Erik Hans” Gislaved, me 170 faqe

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Hamit Gurghuri, Njheriu ne Prove, Sokol Demaku

SHBA, prezantohet anija luftarake e së ardhmes me kapiten James Kirk

May 22, 2016 by dgreca

Përmes një reference të qëllimshme dhe mjaft argëtuese nga kinematografia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanëdorëzuar kapitenit James Kirk anijen më të rrezikshme të flotës, sigurisht atë të flotës amerikane dhe jo flotës yjore.

Bëhet fjalë për gjuajtësin më të ri “USS Zumwalt” që nuk kapet nga radarët, një klasë e re anijesh luftarake që do të ndryshojnë mënyrën e luftimit në det. Zyrarisht, anija do të hyjë në detyrë më 15 tetor dhe deri atëherë, kapiteni James Kirk i flotës amerikane dhe jo i “Federatës së Bashkuar të Planeteve”, do të testojë bashkë me ekuipazhin e tij pajisjet tejet të përparuara të gjuajtësit. Anija 185 metra e gjatë dhe 15.700 tonë e rëndë nuk kapet nga radari dhe nuk bën zhurmë gjatë lundrimit.Në bord ajo ka armë të së ardhmes që janë ende në zhvillim, si rrezet e energjisë dhe topi elektromagnetik.Dy anije të tjera si kjo po ndërtohen nga kompania “General Dynamic”, ndërsa kostoja e të trejave bashkë pritet që të arrijë në 22.5 miliardë dollarë.Ndërsa aftësitë e gjuajtësit të ri premtojnë shumë, por nuk janë testuar ende në betejë, nuk ka dyshim që mediat e kanë vlerësuar shumë idenë e dikujt brenda Pentagonit, që çelësat e anijes më të përparuar dhe asaj të së ardhmes në botë t’idorëzohen një kapiteni me emrin James Kirk. Një emër mjaft i njohur nga saga “Star Trek” dhe filmat që e kanë pasuar, ku një kapiten i quajtur James Kirk drejtonte anijen kozmike më të përparuar të “Federatës së Bashkuar të Planeteve”.{SH.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: James Kirk, me kapiten, prezantohet anija luftarake e së ardhmes, SHBA

BISEDË RASTI NË MËRGIM ME PLOTË NOSTALGJI

May 22, 2016 by dgreca

Shkruan: Jeton Partini/ Göteborg/

Sonte me iku nata duke biseduar tema ordinere (besa edhe primitive) se sa përpara ka qenë dhe është Prishtina, se si Prishtina model e kishte Beogradin ose Shkupin (bile Shkupi ishte më pas pas luftës së parë, Prishtina ishte më në rregull thoshte njëri nga bashkëbiseduesit).

Vitet kalojnë dhe ndjenja e inferioritetit nuk i hiqet dot Shqiptarit. Fatkeqësia e gjithë kësaj ishte se të gjitha këto biseda bëheshin në qytetin e Volvo-s, SAAB-it, SKF, të Universitetit Chalmers dhe ca gjigantëve të tjerë industrial suedez pra në Göteborg. Prishtinasit e tavolinës mburreshin me ca “cokulla” dhe “Levis 501” që kur i kan mbathur në Prishtinë të tjerët nuk kishin dijeni per keto gjera (dikund pas viteve 1990, dhe jo se ishin prodhuar në Prishtinë, por Prishtinasit i kishin mbathur dhe ja dishin emrin). Këtë sindrom dikur Sigmun Frojd (psikoanalist) do ta kishte quajtur “A cry for recognition”. Keto “Leviska 501” dhe “cokulla” ishin mbathur në Prishtinë 40 vjet pasi qe Neil Armstrong kishte zbritur në Henë dhe në kohën kur Boingu i kishte prodhuar mbi 20 verzione të aeroplaneve (dikund mbi 100.000 mij aeroplan).

Për një moment mu kujtua një ngjarje kur isha mësimdhenës në një shkollë gjimnazi në Suedi dhe dy nga gjimnazistët (nxënësit e mi në klasë) ishin nga Somalia. Një ditë prej ditësh i dëgjova në koridorin e shkollës duke berë debat me zë të lart dhe i pyeta se për c’far bisedonin. Njëri prej tyre më tha se është nga Mogadishu dhe ai tjetri është nga një qytet tjetër i Somalisë dhe kjo në vetvete nënkuptonte se ky nga Mogadishu ishte më i “civilizuar”. Me që kam patur fatin të shetisë të gjitha kontinentet e rruzullit tokësor vërtetë u binda (nga shokët e mi Prishtinas dhe dy nxënësit Somalez) se qytetet me të njohura dhe më përparimtare në botë janë pra Mogadishu, Prishtina, New York, Londra dhe Parisi vetëm se në Mogadishu dhe Prishtinë papunësia shkon ne 70%, rryma ndalet pa paraljmërim, ujë për pirje nuk ka (verës) dhe ndalet më shumë ndërpreje (të paktën në Prishtinë), ajri është shumë i freskët që filtrohet gjatë gjithë kohës nga oxhaqet në Obiliq, dhe po pate ndonjë femijë të vogël që shkon në shkollë fillore rreziku është që ta hanë qentë endacak të rrugëve të këtyre dy kryeqyteteve të njohura botërore pra Prishtinës dhe Mogadishos. Ndër të tjera mu kujtuan edhe ca figura

Prishtinase që e bëjnë këtë qytet edhe me nominent dhe perparimtar sipsh Isa Mustafa,Hashim Thaqi (Hashimi bile edhe presidenti i Prishtinalive dhe terë Kosovës), Ismet Beqiri e Shefqet Krasniqi (të gjithë me cmimin Nobel në gjepat e tyre)

Më në fund nuk arrita dotë të ju them këtyre shokëve të mi mendimin që e kisha sepse ata kishin hyrë në ekstaze duke e përshkruar qytetin e tyre të ëndërrave pra Prishtinën dhe duke i poshturar dhe nencmuar qytetet e tjera “të vogla” dhe primitive të Kosovës. Ndërsa unë për vete kam një hall të madh jo pse qytetet e tjera të Kosovës nuk i ngjajnë Prishtinës por pse e terë Kosova nuk i ngjanë Europës por më shumë i ngjane Anadollit e Kurdistanit (në botën e mendimeve). Pra më në fund të gjithë e kishim hallin e njejtë si ata dy nxënësit e mi nga Somalia por po ashtu edhe kjo tavolina jonë me prishtinasë dhe ne shqiptarët e qyteteve të tjera. Të gjithë së bashku kishim ikur nga këto vende për tu bashkur në një qytet të “parëndesishëm” në krahasim me Mogadishon dhe Prishtinën pra ne Göteborg të Suedisë.

Pra të jeshë nga Mogadisha ose Prishtina do të thotë të jeshë i dhjerë por krenar ndërsa nga qytetet tjera vetëm i dhjerë llogaritesh.

Ndërsa qytetet e parëndesishme sic është Hamburg, Göteborg e Frankfurt as që ishin pjesë e bisedës sepse nuk ishin kryeqytete dhe automatikisht këto qytete u futeshin në kategorinë e të pa “civilizuarëve” nga kryeqytetasit e tavolinës tonë. Vaj halli se me c’farë bisede të thellë merrej tavolina jonë e mbushur përplot me birrë gjermane se besa as birrë Peja nuk kishim (nuk e njofin këta “primitivët” e Göteborg). Por po shpresojmë që po sa të dali birra Prishtina dhe Mogadisho mënjeherë kanë për ta blerë qytetarët e Göteborg vetëm sa për ta ndjerë ndjenjën e një kryeqytetasi Prishtinas ose Mogadishian.

Filed Under: ESSE Tagged With: BISEDË RASTI, Jeton Partini, ME PLOTË NOSTALGJI, ne Mergim

Përparim Hysi: Çfarë të qaj më parë, o moj Shqipëri?

May 22, 2016 by dgreca

Çfarë të qaj më parë, o moj Shqipëri?/

Nga  Përparim Hysi/

Çfarë të qaj më parë, o moj  Shqipëri? */

Ti ke qeveritarë që mendojnë veç për vete/

Ligjet i nëpërkëmbin,se drejtësia mend “fle gjumë”

Populli plot ankesa! Ju korrupsion e ryshfete

Dhe opozita, pothuaj, për lumë.

Kryeqeveritari- qejfli dhe përvers i pandreqshëm

Pa pikë përgjegjësie morale gjezdis nëpër botë

Opozita- veç avazin e përhershëm:

– Duam të bëhen zgjedhjet, qoftë dhe sot!!!

 

Të gjitha këto më kujtojnë atë këngën popullore:

– Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë?

Kjo gjendje në Shqipëri më bën me dhëmbje koke

Mjerë, moj  Shqipëri! Më bën për  të qarë.
*Këtë poezi e kam shkruar në Florida më 30 maj 2004 dhe,

në e sjell për lexuesit, dua që të shohin sa qëndron dhe sot më 22 maj 2016.


“Paradë” politikanësh

       “… për ca fjalë që ka  thënë,

            për ca “mutra” që ka ngrënë”

 

                     Popullore

 

I plotësuan politikanët biografitë

Dhe disa syresh kishin “njolla”

Por të gjithë i gjetën “alibitë”

-Dënimet qenë veç “dokrra”

 

Të gjithë të dënuar “fare kot”

GJasme o për drogë o për prostitucion

Dikush për një “gërmë në pasaportë”

Dikush se me makinë me”të kuqe” kalon.

 

Dikush ka ndërruar dy-tri emra

Dikush nuk mban mend kur ka lindur

Dikush dhe emra e mbiemra

Shkurt: një fjalëkryq që  është zor për t’u zgjidhur.

 

Por, në fund të fundit, çfarë ka rëndësi

Faqen e kanë të zbardhur me gjykatë

Në krye ata do jenë përsëri

Se janë  të pajisur me  certifikatë.

 

Kanë “certifikatë pafajësie”

Dhe hajde u bëj marshalla!

Gjuhën nxirrini kësaj poezie

Që e shkruan një poet maskara!

 

       21 maj 2016
 

Dje tek Rruga “Myslim Shyri”

 

Dje tek rruga “Myslim Shyri”

Me mikun tim, Hasan Grëmi, po pija kafe.

Shoh nga brenda xhamit kalon operativi

Që më qe bërë si buçko , fryrë në dy faqe.

 

Operativi që  më qe vënë pas si hije

Se nuk di se ç’sajonte me laps me mellan

Veç tij, pa dyshim, dhe ndonjë koleg  “hafije”

Se donte, pa tjetër, të më mbyllte në apsanë.

 

Mbi kokë më rrinte si “Shpata e Damokleut”

Dhe, sa më shihte, hungrinte si hijenë

Ia pashë që nga kafja çehrenë si të dheut

Dhe më  zeher ma bëri kafenë.

 

Thonë që tani na është bërë biznesmen

(Më ha me lugë floriri përsëri operativi!)

Kam dëshirë me shuplaka ta rrah atë fytyrëqen

Që bëri e ç’nuk bëri, po një gjemb në këmbë s’i hyri.

 

“… se shqiptarët qenë të gjithë “bashkëvujatës?!!!”

Pra, njësoj si viktima, po ashtu dhe xhelati!!!

Epo kështu u bë”ligji”, nuk  ke se si i vjen anës

Por mua ama mu mbi hundë për të më  rri inati.

Tiranë, 22 maj 2016

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: o moj Shqipëri?, Përparim Hysi:Çfarë të qaj më parë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT