• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Ministrja e Drejtësisë e Kosvës në Londër

October 5, 2016 by dgreca

2-ministrja-e-drejtesiseIntensifikim i bashkëpunimit dhe angazhimi i juristëve kosovar brenda dhe jashtë vendit, mesazh i qartë per fuqizim te sundimit te ligjit/  

Londër, 05 Tetor 2016 – Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Juristëve Shqiptarë në Britaninë e Madhe.Gjatë takimit, Ministrja Hoxha u shpreh se është kënaqësi të shihen të arriturat e juristëve nga Kosova, të cilët kanë arritur të bëhen pjesë e njërit nga sistemet e drejtësisë më të qëndrueshme dhe më efikase në Evropë dhe në Botë.

Përfaqësuesit e Shoqatës njoftuan Ministren Hoxha për aktivitetet e tyre, ndërkohë që kërkuan edhe përkrahjen nga Ministrja, ashtu që të bashkëpunohet edhe më shumë me Ministrinë e Drejtësisë dhe juristët kosovarë.Ministrja Hoxha, po ashtu ofroi përkrahje për Shoqatën e Juristëve Shqiptarë dhe vlerësoi lart angazhimin e tyre ne sistemin e drejtësisë në Britani. “Bashkëpunimi mes juristëve në Kosovë dhe atyre që

punojnë në vendet tjera duhet të intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të gjithë së bashku të ja1-ministrja-e-drejtesisepim mesazhin se sundimi i ligjit duhet fuqizuar” shtoi më tej Ministrja.Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dhurata Hoxha, Kosove, Ministrja e Drejtesise, ne Londer

QEVERIA E KOSOVËS APROVOI PROJEKTLIGJIN PËR TREPÇËN

October 5, 2016 by dgreca

1-qeveria-kosove-5tetor2016-Qeveri e Kosovës miraton e procedon në Kuvend Projektligjin për Trepçën, të premtën seanca plenare/

-Trepça është pronë e Republikës së Kosovës dhe kjo nuk mund të negociohet/

-Projektligjin për Trepçën nuk e votuan përfaqësuesit e Listës Serbe në qeverinë e Kosovës/

-Ligji për Trepçën-falënderim në jug, kundërshtim në veri/

1-qev-treshePRISHTINË, 5 Tetor  2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Projektligji për Trepçën  procedohet nga qeveria, e mbledhur sot, ndërsa do jetë në axhendën e Kuvendit të Kosovës në seancën plenare të së premtës, sipas vendimit të së hënës të Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.

Në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, në 29 shtator, kryeministri Isa Mustafa, duke u përgjigjur në pyetjet parlamentare, paralajmëroi një Ligj për Trepçën  “në afatin që të mos rrezikohet e ardhmja e saj”.

Ndërsa, sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Mustafa theksoi se, “me ligj është thënë qartë se prona e Trepçës është pronë e Republikës së Kosovës dhe se kjo nuk mund të negociohet, se resurset minerare janë pronë e Kosovës”.

Ministri i zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci ka theksuar se projektligj ka për qëllim krijimin e infrastrukturës për revitalizimin dhe investimet në Trepçë, se qeveria do  ketë 80 për qind të aksioneve ndërsa punëtorët 20 për qind.

“Gjashtë muaj më së voni nga hyrja në fuqi e këtij ligji, qeveria së bashku me Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes, do t’ia prezantojnë Kuvendit për aprovim Strategjinë Zhvillimore të Trepçës”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 1 tetor, gjatë vizitën në ndërmarrjen Trepça ka paralajmëruar perspektivë dhe ecje përpara duke theksuar se, “ligji i ri do të jetë në favor të punëtorëve, pa dallim etnie dhe religjioni, si dhe në favor të shtetit tonë në përgjithësi”.

Ndërsa, sipas medias serbe, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar sot se, “autoritetet e Prishtinës përmes projektligjit për Trepçën duan ta nacionalizojnë atë kombinat, por kjo nuk do iu kalojë dhe se Beogradi do e mbrojë në çdo mënyrë”.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës projektligjin për Trepçën nuk e kanë votuar tre përfaqësuesit e Listës Serbe, që janë një zëvendëskryeministër e dy ministra.

Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të mëdha PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, zhvilloi sot mbledhjen e 111-të, të 43-tën në 2016-tën, në vazhdim të punës në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

RAPORTI I GJERË: QEVERIA E KOSOVËS APROVOI PROJEKTLIGJIN PËR TREPÇËN

Prishtinë, 5 tetor 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e 111, të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ku ndër të tjera miratoi Projektligjin për Trepçën.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka prezantuar këtë Projektligj që ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik si parakusht për vitalizmin e “Trepçës”, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik. Dispozitat e këtij projektligji përcaktojnë transformimin e disa njësive biznesore të Ndërmarrjes Shoqërore “Trepça” në Shoqëri Aksionare me ç‘rast Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë pronar i 80 për qind të këtyre aksioneve, ndërsa punëtorët pronarë të 20 për qind të aksioneve. Më detajisht dhe më saktësisht nenet tjera të kapitullit që bënë fjalë për aksionarët i rregullojnë këto çështje.

Po ashtu, ky projektligj trajton nëpërmjet kapitujve të tij, edhe këto çështje specifike: resurset minerale, bartjen e pasurive të të drejtave dhe burimeve njerëzore, statusin, regjistrimi dhe qeverisja e Shoqërisë Aksionare, mundësia e formimit edhe të njësive tjera biznesore, mundësia e pjesëmarrjes së sektorit privat, çështje sociale dhe raportin me komunitetin, pretendimet e kreditorëve si dhe dispozitat kalimtare dhe përfundimtare.

Ministri Blerand Stavileci, po ashtu, tha se ky proces nuk përfundon me kaq dhe se qysh në fillim secili prej institucioneve ka marrë detyrat e tyre: komisioni parlamentar trajtimin e disa rasteve studimore; Agjencia Kosovare e Privatizimit përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit; dhe që pastaj hap rrugë për Strategjinë Zhvillimore të “Trepçës”.

“Edhe në ligj e kemi precizuar që gjashtë muaj më së voni nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Qeveria së bashku me Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes, do t’ia prezantojnë Kuvendit për aprovim Strategjinë Zhvillimore të saj. Duke e ditur që kjo ndërmarrje nuk është një ndërmarrje e thjeshtë dhe karakteri i punëve që janë aty ka një karakter shumë komercial, atëherë kemi dashur që shumë më shumë t’i japim trajtën e një Shoqërie Aksionare e cila i hap në të ardhmen rrugë investimeve, po ashtu edhe tek pjesa ku flet për punëtorët, një lloj kontributi i cili lidhet edhe me performancën e tyre në bazë të njësive biznesore ku ata janë të punësuar. Pra, kemi një ndërmarrje e cila në trajtën e një Shoqërie Aksionare, e cila i ka të definuara shumë mirë me parimet e qeverisjes korporative, dhe të cilat janë të përfshira edhe këtu. Jemi munduar pra që në kuadër të kapitullit të qeverisjes sa më mirë t’i specifikojmë funksionet e dy strukturave kryesore organizative të nivelit më të lartë në hierarkinë e kësaj Shoqërie, Bordit Mbikëqyrës dhe Bordit Menaxhues, dhe natyrisht që në shumë çështje tjera mbetet të precizohen nëpërmjet Statutit të saj. Po ashtu një kapitull shumë i rëndësishëm është ai i mundësisë së pjesëmarrjes së sektorit privat, që qysh tani ky aset i rëndësishëm të nis rrugën e saj të revitalizimit dhe të jetë i hapur për investime të ndryshme. Ne e dimë që sektori minerar në përgjithësi dhe fushat e veçanta të cilat i trajton në këtë rast edhe mineralet dhe xehet “Trepça”, sot për sot në botën bashkëkohore, i kemi disa modele të investimeve të cilat janë të preferuara. Ne edhe këto i kemi paraqitur, pra katër forma të mundshme të tyre: partneriteti publiko-privat; investimet private direkte; investimet e përbashkëta; po ashtu meqenëse kemi të bëjmë me një lloj shoqërie të tillë, edhe mundësia e shitjes dhe emetimit të aksioneve. Tjetër risi është edhe kapitulli për çështje sociale dhe komunitetin. Pra, kemi bërë edhe këtu në kuadër të principeve që kanë sot korporatat gjithandej, ta fusim konceptin e ri të përgjegjësisë sociale. Po ashtu edhe një përqindje e caktuar, e kemi si propozim, e rentës minerare, të jetë e dedikuar për komunitetin, në mënyrë që të mundësoj investime në fushën e infrastrukturës, mbrojtjes së mjedisit, shëndetësisë, arsimit dhe sportit”, tha ministri Stavileci.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu foli për Projektligjin për Trepçën.

“Ndoshta mund të jetë një mos të them problem, por pasqyrë e veçantë kjo që është përshtypja që në mënyrë të ngutshme ne po e vëmë këtë në rend dite edhe në Qeveri edhe në Kuvend. Kam parasysh edhe vërejtjet për këtë që dhanë disa anëtarë të Qeverisë, mirëpo po ashtu kam parasysh edhe një periudhë shumë të gjatë kohore, në të cilën ne kemi punuar për gjetjen e mundësive më të mira për statusin e ardhshëm të “Trepçës”. Ne e kemi themeluar me kohë një komision këtu në Qeveri, që ka pasur për detyrë të hartojë Ligjin për “Trepçën” dhe të përcaktojë statusin e saj, një komision i cili është përbërë prej ekspertëve që ne kemi menduar se janë më të mirët në këtë fushë, përfshirë edhe komunitetin serb. Kemi pasur prezantimin e pesë studimeve të rastit, që janë financuar nga Qeveria, por janë bashkërenditur nga Komisioni për Ekonomi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që kanë trajtuar rastet e ngjashme ose të njëjta me vendet qoftë në tranzicion ose me vendet e tjera, të cilat pastaj na kanë shërbyer që ne të marrim disa elemente shumë të rëndësishme nga ato dhe t’i inkorporojmë në këtë ligj. Agjencioni për Privatizim ka kontraktuar Studimin e Fizibilitetit, për të cilin ne jemi zotuar me këtë ligj, se rezultatet e atij studimi, do t’i aplikojmë qoftë në themelimin e njësive të pavarura të ardhshme, qoftë edhe në atraktimin e kapitalit privat në “Trepçë”.

Natyrisht se unë si Kryeministër nuk mund të konstatoj se ne me këtë kemi gjet zgjidhjen optimale edhe një zgjidhje të pëlqyeshme dhe të pranueshme për të gjithë, por jam shumë i bindur se është një zgjidhje shumë e mirë për “Trepçën”, se ky ligj për “Trepçën” është me rendësi të veçantë, duke pasur parasysh se “Trepça” paraqet një sinonim të zhvillimit ekonomik të Kosovës, por paraqet po ashtu një sinonim të sakrificës dhe flijimit për Kosovën, që nuk duhet ta lëmë anash. Por, ne me këtë ligj, si Qeveri, nuk pretendojmë në asnjë rast që ta kthejmë “Trepçën” në të kaluarën, por pretendojmë dhe kemi për qëllim që të pasqyrojmë të ardhmen dhe të hapim të ardhmen e “Trepçës”. Kjo e ardhme mendoj se është mjaft mirë e prezantuar në ligj, sepse janë konsultuar përvojat më të mira dhe rastet më të mira, të cilat na ndihmojnë që ky ligj të mbështes zhvillimin ekonomik, të respektoj kriteret e ekonomisë së tregut dhe të mbrohen interesat e punonjësve, përkatësisht minatorëve të “Trepçës”, përkatësisht të atyre që sot punojnë dhe të atyre që do të punojnë edhe në të ardhmen, sepse ligji i ofron mundësi të hapjes. Me ligj është thënë qartë se prona e “Trepçës” është pronë e Republikës së Kosovës dhe se kjo nuk mund të negociohet, se resurset minerare janë pronë e Kosovës, por po ashtu kemi hap një kapitull të ri në të cilin kemi paraparë që asetet mbitokësore të “Trepçës” janë aset mbi të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë aksione 80 për qind dhe 20 për qind do të jenë të punëtorëve të “Trepçës”, dhe po ashtu edhe 20 për qind nga taksat minerare do t’i ndajmë për komunat, përkatësisht për komunitetin në të cilat veprojnë njësitë organizative të “Trepçës”, në mënyrë që të ndihmojmë atje ndërtimin e infrastrukturës, ndërtimin e objekteve të arsimit, kulturës, shëndetësisë, dhe të kompensojmë të gjitha dëmet që ju krijohen vendbanimeve atje dhe ambientit në atë pjesë.Unë mendoj se organizimi i tillë e nxit frymën konkurruese, sepse kemi pjesëmarrje në aksione edhe të punëtorëve të cilët do t’i mbajnë fitimet e tyre në njësitë organizative ku ata i realizojnë këto fitime dhe nuk do të ketë derdhje të të ardhurave prej një njësie në njësinë tjetër, ndërkaq “Trepça” do të jetë organizatë unike me bilanc të konsoliduar, pra njësitë biznesore do ta kenë pavarësinë e tyre në të ardhura, në shpenzime, në identifikimin e rezultatit dhe në ndarjen e devidentit sipas rezultatit që arrihet. E tha edhe ministri gjatë prezantimit që në bazë të Studimit të Fizibilitetit, lihen mundësi të hapura për themelimin e organizatave të reja, të themi te metalurgjia e plumbit, zinkut, industria kimike, por edhe të atyre tjerave që merren me përpunimin dhe me finalizimin e produkteve, edhe për partneritet privat, qoftë përmes investimeve direkte, investimeve të përbashkëta, shitjes së aksioneve.

Unë nuk shoh asnjë arsye që ne në këtë fazë të mos e përkrahim këtë zgjidhje. Unë pajtohem që edhe gjatë procedurave të Kuvendit të mundohemi që, përmes propozimit të amendamenteve, të gjejmë zgjidhje që do të jenë të pranueshme për shumicën e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Por, mund t’ju siguroj se ligji nuk është hartuar për të mbrojtur interesa politike, sepse ne përmes “Trepçës” tani nuk do të zhvillojmë aktivitete të tilla, por është hartuar që “Trepçën” ta konstituojmë në të ardhmen si organizatë e cila do të punojë mbi bazat e ekonomisë së tregut, do të realizojë objektivat ekonomike, do t’ju ndihmojë të punësuarve atje, do të rregullojë çështjet e ambientit dhe do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit, nga e cila përfitojnë të gjithë njerëzit dhe të gjitha komunitetet, dhe ky është qëllimi ynë themelor që pretendojmë ta realizojmë edhe përmes këtij ligji. Prandaj, ju ftoj që ta përkrahim, ta votojmë dhe ta procedojmë në Kuvend, dhe po ashtu të jemi aktiv edhe në Kuvend dhe të përkrahim të gjitha iniciativat e deputetëve dhe grupeve parlamentare në Kuvend të cilat mund të përmirësojnë edhe më tutje këtë ligj”, tha kryeministri.

1-trepca-veriKOSOVË-LIGJI PËR TREPÇËN-FALËNDERIM NË JUG, KUNDËRSHTIM NË VERI

1-trepca-jug

Menaxhmenti dhe Sindikata e  Ndërmarrjes Trepça në jug në një deklaratë të dërguar falënderojnë për procedimin e ligjit për Trepçën nga qeveria e Kosovës në Kuvend.

“E falënderojmë qeverinë për këtë hap të shumëpritur  dhe paraprakisht i falënderojmë të gjitha grupet parlamentare që shpresojmë shumë se duke votuar pro ligjit për Trepçën do të bëhen pjesë e fillimit të epokës së zhvillimit për Trepçën”, thekson deklarata.

“Ne si menaxhment i Trepçës dhe sindikata e pavarur e punëtoreve të Trepçës zotohemi për marrjen e obligimeve zhvillimore të Trepçës, e që do të jenë me shumë interes për të gjithë”, përfundon deklarata.

Ndërsa, sipas medias serbe,  në veri punëtorët serbë të Trepçës kanë bllokuar sot për 15 minuta rrugën magjistrale që kalon nëpër komunën Zveçan për të kundërshtuar kështu procedimin e ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, për Trepçën, PROJEKT – LIGJI, qeveria e Kosoves

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në konferencën ushtarake në SHBA

October 5, 2016 by dgreca

3-kom-i-fsk-se-gjete-konferences-viziton-edhe-panairin-e-armeve

Washington, 5 Tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga data 01 e deri më 05 tetor 2016, zyrtarisht po merr pjesë në  konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila po mbahet në Washington D.C/të SHBA-së. Kjo është konferenca më e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë vizitës në SHBA është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.Gjithashtu, komandanti i FSK-së pati takime edhe me personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë, ku vazhdimisht ishte i shoqëruar edhe nga  gjeneral majori Thimoty Orr.

Gjeneral Rraham Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij,  kolonelin Ilir Qeriqi- drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri dhe majorin Berat Shala- oficer në kabinetin e tij, në kuadër të konferencës, vizituan edhe  panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse.2-gjenerali-orr-dhe-rama-se-bashku-gjate-konferences Konferenca pritet t’i përmbyllë punimet sot, më  05 tetor 2016./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjeneral lejtnant, Komandanti i FSK, Rrahman Rama, SHBA

Fushata ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit

October 5, 2016 by dgreca

 

Nga Entela Binjaku /1-entela-binjaku-ok
Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau”/

Fushata ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit/1 tetori shënoi celjen e fushatës ndërgjegjësuese të luftes kundër kancerit të gjirit.Në këtë muaj operatorët e shumtë nga fushat e shëndetit, bëhen pjesë e veprimtarive, që kanë në qendër rritjen e ndërgjegjes së shoqërisë për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.Një aktivitet i tillë u mbajt në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku (instituti jofitimprurës) “We speak science – ne flasim me shkencë” e themeluar në Boston, USA, nga motrat Detina (Harvard University) dhe Argita Zalli (Imperial College London) në bashkëpunim me studentë të këtij fakulteti, bashkebiseduan me pjesëmarrësit, rreth disa aspekteve të kësaj sëmundjeje.
Në këtë konferencë dr. Argita Zalli që punon në “Imperial College of London”, i informoi të pranishmit per trajtimin e kancerit të gjirit dhe gjetjet e fundit nga fusha e kërkimit shkencor.
Për një përfshirje aktive dhe të studentëve të këtij fakulteti pesë prej tyre mbajtën kumtesa, ku secili shpalosi aftësitë në drejtim të të folurit në publik, trajtimit me përgjegjësi të pyetjeve nga të pranishmit dhe vlerësimine nevojës për njohjen e thelluar të natyres dhe te pasojave që krijon kjo sëmundje.
Për një të ri apo të re, që do të diplomohet, këto njohuri shkencore janë me rëndësi nëformimin profesional, madje shkembimi i ketyre përvojave gjatë viteve te studimeve universitare, marrin një vlerë të rëndësisë së lartë. Pervoja e motrave Zalli, dy profesioniste që konkurojnëme dinjitet në tregun ndërkombëtar të punës,ishin të vlefshme edhe të nevojshme, per zgjerimin e njohurive profesionale dhe shkencore ne luften kunder kancerit te gjirit.
Ndërkohë për të krijuar një panoramë më të gjerërreth kësaj sëmundjeje, po citoj Prof.Dr. Lufti Alia sipas të cilit: “Lufta kunder neoplazive, aktualisht eshte prioritare ne sherbimet shendetesore, pasi keto semundje perbejne nje problem shqetësues mjekësor dhe shoqëror.
Neoplazite e gjirit edhe ne kete fillim shekulli vazhdojne te mbeten një ndër pesë “big killers” në përgjithësi në popullatë, por sic kuptohet ne veçanti jane ne vendin e pare per rastisjen dhe si shkak vdekjeje tek femrat.
Ne dy dekadat e fundit, neoplazite e gjirit jane shtuar si rastisja, madje jane bere shqetësuese sepse konstatohet shtimi i rasteve ne moshat e reja 25 – 45 vjeç, nje grup popullate qe deri tani ishte perjashtuar ne programet e “screening” te sherbimeve shendetesore te vendeve europiane.

– në Evropë diagnostikohen 210 000 raste te reja ne vit dhe 74 000 raste vdekje nga kanceri i gjirit.
– Neoplazite e gjirit perbejne 27 % te gjithe tumoreve te femrave.

– Ne Itali, çdo vit diagnostikohen 45 000 raste te reja ne vit, nga te cilat:
20 % e rasteve ne moshen nen 50 vjeç,
60 % e rastevee ndermjet 51 – 70 vjeç
20 % e rasteve ne mosha te avancuara.
– Kjo neoplazi prek nje ne çdo 10 gra.
Ndërgjegjësimi dhe parandalimi janë dy fjalët kyce të cilat lidhen ngushtë më faktorët rrezikues.
Ndër faktorët rrezikues përmendim:
Faktoret rrezikues te pamodikueshem:
-moshën: me rritjen e moshes rritet rreziku i shfaqies te tumoreve te gjirit;
-ndikimi i hormoneve: rastet me kancer te gjirit shtohen dhe per efekt te veprimit te zgjatur te
hormoneve, qe prodhojne vezoret para menopauzes. Grate me jete fertile te gjate rrezikohen nga
tumoret e gjirit kur shfaqen parakohe menstruacionet ashtu dhe menopauza eshte e voneshme.
– Aspekti i familjaritetit më këtë sëmundje: karcinomate gjirit jane te shpesh ne gra qe kane pasur
pjestar te familjes me kancer te gjirit ose te vezoreve (gjyshe, nena, motra, halla, tezja).

Faktoret rrezikues te modifikueshem dhe stili i jetes.
– Terapi zevendesuese me hormone, sidomos me medikamente me permbajtje estrogeni dhe progesteroni
– Moslindja fëmijë eshte nje faktor rreziku, qe kercenon per kancer te gjirit. Sa me shume shtatzani
aq me i vogel rreziku. Shtatzani para moshes 30 – 35 vjeç, duket se mbron nga rreziku per tumore
te gjirit”.Nese nje grua ka kaluar me pare nje karcinome te gjirit, rritet mundesia, qe tumori te
perseritet si ne te njejtin gji ashtu dhe ne gjirin tjeter.
– Mbidhjamosja eshte nje faktor rrezikues.perdorimi i ushqimeve me kalorazh te
larte rrit rrezikun.
– Pirja e duhanit eshte i njohur si nder faktoret më rrezikues.
– Alkooli. Rreziku i zhvillimit te neoplazive te gjirit, rritet ne propocion me sasine dhe kohen e gjate te konsumit te alkoolit nga femrat
– Djeta e varfer me fruta, perime dhe zarzavate
– aktiviteti fizik i kufizuar – jeta sedentare

Parandalimi lidhet me disa sjellje individuale ne jete, te cila ndikojne permbrojtjen e organizmit nga tumoret.
– Sot perdoren disa medikamente, te pergatitura nga lende natyrale, ose farmakologjike, qe ndalojne ose ngadalesojne rritjen e tumoreve.
– Dieta, e pasur me fruta, perime dhe me zarzavate te fresketa.
– Ndjekja e aktiviteteve fizike, sidomos ne menopauza.

Shenjat që sinjalizojnë një kancer të gjirit shprehen:
– Shenja e pare ne 80 % te rasteve eshteprania e nje kokrre (nyje) ne gji.
Me përparimin e semundjes, gjiri forcohet, lekura rrudhet e merr pamje si levozhga e portokallit, thithesi i gjirit fundoset, deformohet dhe me pas gruaja konstaton shfaqen nen sqetull te nje gjenderre, me konsistence te forte, çka deshmon per zhvillimin e metastazave.

Diagnoz e hershme, rrit mundesite te fitojme luften kunder kesaj neoplazie.
Per grate e grup-moshes 40 – 50 vjeç, sugjerohet te bejne çdo vit mamografi me pas nje ekografi, te shoqeruar me viziten e mjekut senolog.
Per grate e grup-moshes 50 – 75 vjeç, keshillohet te bejne mamografi çdo dy vjet.
Per grate e grup-moshes 40 – 50 vjeç, sugjerohet te bejne çdo vit mamografie me pas nje ekografi, te shoqeruar me viziten e mjekut senolog.
Për gratë e grup-moshës 50 – 75 vjeç, këshillohet te bejne mamografi çdo dy vjet”.
Ndërkohë në vendin tonë sipas “Institutit të Shëndetit Publik” rastisen 450-500 raste të reja me neoplazi te gjirit çdo vit, dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve nga kanceri ne femrat.
Shumica e rasteve me kancer të gjirit tek ne, paraqiten me vonesë tek mjeku, në faza shumë të përparuara gjë e cila e vështirëson mjaft procesin e shërimit.
Po sipas “Institutit të Shendetit Publik”: çdo vit, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) janë diagnostikuar rreth 350 raste të reja me kancer gjiri me një prirje të lehtë rritjeje, me një kulm prej 443 rastesh në vitin 2013.
Krahasuar me vitet’80, ne vitin 2015, numri i vdekjeve në vit nga kanceri i gjirit është rritur më shumë se 3 herë.
Kanceri i gjirit nuk ështëmë “sëmundja që nuk më prekë mua apo familjarët e mij”, përkundrazi është një ndër patologjitë, që prek një numër të madh grashe.
Edhe pse në opinion ka një lloj frike nga vetë emërtimi, përvoja e profesionistëve ka treguar se parandalimi është i mundur falë ndërgjegjësimit për kontroll periodik dhe diagnostikim sa më të hershëm, duke e bërë më të lehtë procesin e kurimit.
Shkaqet pse gratë në Shqipëri diagnostikohen në faza tëpërparuara ku rezultatet e pritshme janëkryesisht pezmatuese lidhen me shumë faktorë të tillë si:
– ngritjen e pakët kulturore tëgrave për kontroll periodik shëndetësor;
– frika nga diagnoza dhe për atë që vijon;
– mendimi i stereotipizuar se “nuk mund të më ndodhë mua”;
– mosnjohja me faktorët rrezikues;
– mungesa e vlerësimit të simptomave në kohën kur shfaqen;
– shmangia ose mbajtja larg e përvojave të hidhura shëndetësore të mëparshme ne familje etj.
Shëndeti ndërthur në një nevojën për shërbime cilësore nga fusha të ndryshme, është i lidhur ngushtë me mjedisin përreth nesh si atë lokal, të shtetit ku jetojmë po ashtu edhe me atë global. Disa forma të shkatërrimit të mjedisit rrisin rrezikun për shëndetin. Ndaj edhe mbrojtja e mjedisit bën pjesë në programet e mjeksësisë parandaluese. Sipas studiuesve “puna në mjediset ku përdoret asbesti rrit rezikun e prekjes prej disa llojeve të kancerit”, po ashtu “ndotja e ajrit në nivelet larg standardes së lejuar rrit mundësitë për kancer të mushkërive që përbën edhe llojin më të përhapur të kësaj sëmundjeje”.
Për aq kohë sa shpërndarja e sëmundjeve është e ndryshme midis vendeve, rajoneve dhe shtresave të ndryshme shoqërore është e qartë se ajo ndikohet nga mënyra e të jetuarit, gjë nga e cila i jep udhë ndikimit të faktorëve shoqërorë. Faktorët shoqërorë ndikojnë tek mundësitë e njerëzve për t’u prekur nga disa lloje sëmundjesh si dhe në natyrën e kujdesit shëndetësor që marrin. Në vendin tonë faktorët e tillë mund të shpjegojnë pse gratë në vendin tonë vdesin më së shumti prej kancerit të gjirit dhe faktorë të tillë flasin për cilësinë që lë për të dëshiruar të shërbimit që marrin këto gra.
Pikërisht për këtë arsye kanceri i gjirit si dhe mjaft sëmundje të tjera, kanë nevojë për një trajtim të kombinuar të profesionistëve nga disa fusha të cilët duke i ardhur në ndihmë një gruaje që preket prej tij, i kanë ardhur në ndihmë mbarë shoqërisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Entela Binjaku, Kanceri i gjirit

Komunitet-Njoftim nga”Hope & Peace”

October 5, 2016 by dgreca

Njoftim mortor/

1 shenje zije

Anetares se organizates tone “Hope & Peace” Cyntia Arzu, i nderoi jete ne Montefiore Hospital, i biri 16 vjecar. Erei ishte duke luajtur futboll ne shkolle, kur pesoi atak ne zemer. Mikja jone Cyntia, aktiviste e organizates tone, pret ngushellime per te birin ne oret dhe vendet e poshte shenuara.

Nese dikush  ka mundesi te na nderoje me pjesemarje apo edhe donacion, ju lutem na kontaktoni ne adresen e e-mil-it: hope.peace.org@gmail.com, ose ne nr. e telefonit: (917) 280 -8146.
Adresat me poshte tregojne vendet dhe oraret ku familja pret ngushellime.

October 7, 2016 – Friday
Hours 4.00pm – 9.oopm
McCall’s Bronxvood Funeral Home
4035 Bronxvood Ave, Bronx NY, 10466

Service and Mass
Saturday October 8,2016
10am
Nativity Of Blessed Lady
Church
1531 E233St, Bronx NY 10466

PS: Njoftimin e percolli ne Gazeten Dielli zonja Mimoza Dajci, Presidente e shoqates se Grave “Hope & Peace”

Gazeta Dielli i shpreh familjes ngushellimet me thella! Shpirti ne Paqe Erei!

R.I.P

Filed Under: Komunitet Tagged With: Erei Arzu, nga"Hope & Peace", Njoftim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT