• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2016

Në letërsinë shqipe fuqishëm depërton një emër!

November 16, 2016 by dgreca

2-kaltrina-ventimila1-kaltrina   Nga  Safet Hyseni/Më parë e panjohur për letrat shqipe ajo fjalën e bukur me plot art dhe sharmë e ka lëvruar në gjuhën angleze. Thjesht ka depërtuar thellë në letërsinë amerikane. Me tre libra me poezi dhe një roman ka gjetur vend në një antologji poezish në mesin e 348 poetësh ku janë emra të njohur si Edgar Alla Poe dhe shumë të tjerë. E njohur si piktore ku ngjyrat i derdhë në abstrakt,  në varg sjell një stil të ri i cili shumë pak krijohet. Ndjenja e saj e çastit vargëzohet në imtësia. Kaltrina VB Hoti është lindur më  26 qershor 1967 në Hoti në Plavë.   Shkollën fillore e kreu në “Hasan Prishtina”, Prishtinë, ndërsa të mesmen, atë të mjekësisë në “Xhevdet Doda”. Në vitin parë të fakultetit të mjekësisë e lenë folenë me të gjitha ëndrrat dhe merr rrugën e kurbetit. Në 1997 në New York mbaroi International Correspondence School-Diploma  Interior Decorating.  2009-2011 Kaltrina e kishte radio programin e saj  “Taking to Nancy and Chuck”.

2-kaltrineNë 2011 vendos të marr një hap në krijimtarinë e artit të pikturës. Për dy vite ajo studion te piktori i njohur  Chuck DeHaan. Kaltrina deri më tani në gjuhën angleze ka botuar: “Voices”, poezi 2011, “Touch of Italian attitude in your kitchen “, Monografi e artit të kuzhinës 2014,  “Come dance ëith me through ëords of thoughts”, poezi 2013, “Dancing on the rain”, poezi 2016.

kopertinat-psKaltrina është anëtare në Akademinë e piktorëve “FineArtAmerica”. Dy poezi të botuara në një Antologji të poezisë botërore “Serenity” të publikuara nga Eber & Wein Publishing ( ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore duke filluar nga Edgar Allan Poe) prezantohet edhe Kaltrina VB Hoti. Me shumë sukses në gjuhën angleze mban certifikatën “Certifikata e World poetry movement “. Kaltrina VB Hoti bashkë me mësuesin e saj të pikturës Chuck DeHaan kanë botuar librin shkollor me piktura “Western coloring book “ 2009. Ndërsa në gjuhën shqipe; “Ta mora vargun”, poezi, 2016 Tetovë,  “Preke ëndrrën”, poezi, 2016 Tetovë. “Puthja sekret” është libri i tretë. Tani jeton në New York  ku vazhdon me laps dhe brushë të shënoj kohën  e kaluar dhe të përcjell eksperiencën e saj të kurbetit  nëpër mes të vargjeve dhe abstraktit në pikturë. Libri me poezi “Voices”, nga shtëpia botuese me të cilën bashkëpunon Kaltrina i është përkthyer në gjuhën spanjolle dhe kineze. Ajo i ka bërë vetes vend në sofrën e madhe të fjalës së bukur artistike. Në botim ka veprën e katërt me poezi “Buzëqesh” e cila pritet të dal së shpejti.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Come Dance, Kaltrina Ventimiglia, with Me

Kuvend Zgjedhor i Shoqatës së Mësueseve “NaimFrashëri“ në Austri

November 16, 2016 by dgreca

pas-kuvendit_YmerAvdiu: “…detyrë e parë e kryesisë së re do ishte aktiviteti për shtimin e nxënësve”   ImerLladrovci: “..të zgjohemi të gjithë nga kjo amulli e tanishme kur rrethanat janë shumë më favorizuese krahasuar me kushtet e veprimtarisë së paraardhësve tanë”. Kryesia e re Hazir Mehmeti, kryetar; Bukurije Limani, nënkryetar; Osman Ademi, sekretar; Ibrahim Hasanaj, arkëtar dhe IsmetSinani, anëtar.nga-punimet-e-kuvendit

Vjenë, 12.11.20106. U mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës ë Mësueseve “NaimFrashëri“ në Austri ku morën pjesë mësues/ese nga shumica e qyteteve kryesore ku zhvillohet mësimi shqip. Kuvendin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre: YmerAvdiu, drejtor departamenti në Ministrinë e Diasporës dhe  BarbaraSekiraça-Dobra; ImerLladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës.  Kuvendin e hapi kryetari i deritashëm i shoqatës, mësuesi nga Linci, IsmetSinani i cili përshëndeti mysafirët dhe pjesëmarrësit. Mes tjerash ai shtoi: “Shoqata e jonë në këto katër vitet e fundit, falë bashkëpunimit me Institucionet tona ka arritur të organizohet, të ruaj funksionalitetin dhe të vepron suksesshëm në gjithë territorin e Austrisë. Personi më i afërt i cili e përcolli aktivitetin e shoqatës sonë të cilin e falënderojmë shumë ishte z.YmerAvdiu. Në raportin e tij mbi punën dyvjeçare paraqiti të dhënat mbi realizimin e detyrave të përcaktuara nga programi dhe statuti shoqatës.  Të gjitha parashikimet i kemi arritur në pjesën më të madhe, dhe me këtë rast dua ta falënderoj kolegët/et nga kryesia me të cilët kemi punuar me përkushtim.”
YmerAvdiu, drejtor departamenti në Ministrinë e Diasporës në fjalën e tij përshëndetëse kuvendit dhe përcolli përshëndetjen drejtuar kuvendit nga z.NuhiGashi (MAShTK) i cili nuk mundi të jetë prezent. Ai mes tjerash tha: “Jeni shoqatë me të cilën kemi bashkërenduar aktivitetet. Sërish po e theksoj dhe sot, përse nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë e nxënësve në Austri dhe detyrë e parë e kryesisë së re do ishte aktiviteti për shtimin e nxënësve në mësimit shqip. Duhet angazhuar për gjetjen e mësuesve  të ri që do zëvendësojnë ata që do pensionohen. Një aktivitet me vlera në Austri ishte Olimpiada e nxënësve në rrethinën e Lincit, shpresojmë se vitin e ardhshëm do jetë akoma më gjithëpërfshirëse. Këtu duhet vlerësuar punën madhore tëkonsullit, z.ImerLladrovci si përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Kosovës.”  Ndërsa në fjalën e tij konsulli, ImerLladrovci mes tjerash tha: “Kuvendit i dëshiroj suksese. Do thosha, të përpiqemi të punojmë  në gjetjen e formave të aktiviteteve tona  në vetëdijesimin e prindërve për dërgimin e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe, të zgjohemi të gjithë nga kjo amulli e tanishme kur rrethanat janë shumë më favorizuese krahasuar me kushtet e veprimtarisë së paraardhësve tanë dikur.Ju mësues, jeni me fat që punoni në një vend siç është Austria e cila e financon mësimin e gjuhës amtare, për çka e falënderojmë shtetin austriak dhe zyrtaren e saj Mag.ElfieFleck. Ne kemi bërë përpjekje ta shtojmë aktivitetin tonë në funksion të shtimit të numrit të nxënësve, një  detyrim i ynë kombëtar i vazhdueshëm. Do jemi vazhdimisht në përkrahjen tuaj në çdo kohë.” Kuvendin e uroj dhe BarbaraSekiraça-Dobra MD dhe  AbdullahAbdullahu e JanuzSaliuka nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.
Kuvendi miratoj raportin e punës dyvjeçare të paraqitur nga kryetari i deritashëm, IsmetSinani dhe raportin financiar të paraqitur nga arkëtari i mandatit të kaluar, Ibrahim Hasanaj. Kuvendi miratoi gjithashtu Memorandumin e Bashkëpunimit me Shoqatën e Mësuesve në Greqi.
Në diskutime me vërejtjet e tyre u paraqiten  mësuesit MarkDemaj, Miradije Berishaj, Osman Ademi, Bukurije Limani, Roza Nrecaj, FerideAradinaj etj.
Komisioni zgjedhor i kuvendi vërtetoj se nga gjithë debati dhe votimi i fshehtë doli kryesia e re me këtë përbërje: Hazir Mehmeti, kryetar; Bukurije Limani, nënkryetar; Osman Ademi, sekretar; Ibrahim Hasanaj, arkëtar dhe IsmetSinani, anëtar. Kryesia e re falënderoj për besimin dhe u zotua se do të vazhdon me punë në realizimin e detyrave programore.
Nga diskutimet doli, se përparësia nga të gjitha detyrat tona  është rritja e numrit të nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe, bashkimi rreth shoqatës i të gjithë mësuesve në Austri, bashkëpunimi me prindër, shoqatat shqiptare, institucionet në atdhe dhe shtimi i kontakteve me shoqatat simotra austriake e kombeve tjera. Kjo mbeti detyrë e kryesisë në hartimin e projekteve dhe programit konkret në kohë sa më të shkurtë. Nga disa diskutues u parashtrua problemi i injorimit të shoqatës nga një pjesë e mësuesve/eve në Austri, për çka u kërkua aktivitet i të dy ambasadave tona rreth kësaj. Mësuesi Hazir Mehmeti, prezantoj botimet më të reja ngaProf.Dr.BasilSchader, doracakëve për mësues si dhe “Bazat dhe arsyet” një tekst ku parashtrohen sfidat e mësimit të gjuhës së prejardhjes, raporte përvojash nga shembujt konkret dhe çështjet thelbësore të pedagogjisë, didaktikës e metodikës në diasporë.  Po ashtu u prezantua  tekste të reja për mësimin amtar në Austri. Gjithashtu u dhanë disa minuta pamje filmi nga aktivitetet e shkollës shqipe në Austri gjatë dy viteve të kaluara dhe libri “ Kosova” nga Prof.ShkëlzenSinani, ligjërues në disa universitete.
Kuvendi falënderon Ministritë e Arsimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Austrisë, Ministrinë e Diasporës, Ambasadën e Shqipërisë, Ambasadën e Kosovës për mbështetjen dhe kërkon përkrahjen e vazhdueshme të tyre. Shpreh gatishmërinë në bashkërendim, komunikim edhe në të ardhmen. U kërkua mbështetje më e madhe nga dikasteri për diasporë në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Kuvendi falënderon veprimtarin .JanuzSaliuka për përkrahjen e gjithanshme dhënë shoqatës. Me respekt për mbështetje  financiare në realizimin e projekteve, kuvendi  falënderon donatoret, rrjetin e bizneseve me kryetar Yll Blakaj, veprimtarin dhe donatorin qe nga themelimi i  shoqatës z.Xhevat Bala dhe donatorë e veprimtarë tjerë. (Hazir Mehmeti, Vjenë)

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: “NaimFrashëri“, Hazir Mehmeti, Kuvend Zgjedhor i Shoqatës së Mësueseve, në Austri

SHBA përkrahje sundimit të ligjit në Kosovë

November 16, 2016 by dgreca

-Ministrja Hoxha në Departamentin Amerikan të Shtetit merr përkrahje për fuqizimin e sundimit të ligjit/

dhurata-hoxha-ne-shba

Uashington, 16 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI/ Ministrja e Drejtësisë në qeverinë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ndihmëssekretarin e Shtetit Hoyt Brian Yee, dhe mori mbështetje të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

ministrja-dhurata-hoxha-dhe-z-bruce-swartz-3
Në Departamentin e Shtetit, ministrja Hoxha është pritur nga Hoyt Brian Yee, ndihmëssekretarin e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Në këtë takim, Hoxha dhe Yee diskutuan për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, sfidat dhe të arriturat. Ministrja e njohu Ndihmës sekretarin e Shtetit në veçanti me angazhimin për reformën në drejtësi.ministrja-dhurata-hoxha-dhe-z-bruce-swartz-2
Ndihmëssekretari i Shtetit Yee vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e ministres Hoxha për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e legjislacionit që i kontribuon sundimit të ligjit, duke ofruar përkrahje reformës në drejtësi.
Ministrja Hoxha e njoftoi ndihmës sekretarin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe reformat legjislative.
Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të ndihmëssekretarit të Shtetit Yee për reformën legjislative që fuqizon sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në drejtësi. Gjatë vizitës me ftesë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ministrja Hoxha është takuar në Uashington edhe me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar për zyrat OPDAT, ICITAP, INL, të cilat mbështesin Republikën e Kosovës.Në këtë takim, ministrja Hoxha dhe Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së,  kanë diskutuar për përkrahjen amerikane për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa u vlerësua puna që po bënë Ministria e Drejtësisë për reforma në sundimin e ligjit.Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së edhe për fuqizimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë, për të fuqizuar edhe më shumë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë./b.j/

 

Filed Under: Politike Tagged With: Ministrja Hoxha, ne Departamentin e Shtetit, SHBA

Musineja, emblemë e letersisë shqipe

November 16, 2016 by dgreca

Nga Prof.dr.Ermelinda Kashah/

ok-ermelindaThuhet se në një vend të traditës (në rastin tim të Gjirokastrës), të zgjon një njeri i librit e që ka lidhje me fushat e dijes.Thonë se plagët e së shkuarës lëndohen përsëri, përgjaken  në kohën e tashme dhe zgjohen demonët që flenë në shpirtrat e sakatuar të njerëzve që jetojnë në pikëllim të madh. Traumat dhe tingujt e një simfonie shkatërrimi shfaqën vetëdijen e thellë për fatin e njeriut, për dekantimin e shpirtrave njerëzorë.Makineria e madhe  e dinamikës së jetës nuk ishte një vidë e vogël, por mendësia shqiptare e asaj kohe ishte një fuqi e errët që i sollën aq shumë plagë njerëzimit që mpiksi ide dhe cilësi karakteristike. Kjo më ka ndodhur dhe mua, kur befas më zgjoi  figura e  Musine Kokalari.

musine-kokalari-foto-origjinale

Përpara se të shkruaja për figurën e letrës shqipe, ndava një argument në mendjen time, dhe pranova që janë disa kategori lexuesish: që lexojnë, e disa të tjerë që lexojnë e përjetojnë, aq më tepër që realiteti ynë letrar dhe kulturor ishte ende i vështirë dhe i ashpër, i burrëruar edhe në feminizmin e tij.

Vite më parë lexoja në lidhje me ketë shkrimtare, por përpara asamblit të ndërtesave, sot mendja më ndali afër shpirtërisht. Në simbiozën e botës poetike dhe shqiptare e origjinalizuar në shtatin e rrjedhës ligjërimore të shqipes, sikur mbeta në një moment mistik, në momentin ku letërsia e asaj kohe binte në spektaklin frenetik të modernitetit, e aq më tepër në një botë shqiptare ku shumë shkrimtarë kanë qenë të censuruar me veprat e tyre.

Dhe unë, ju, të gjithë ne këtu, kemi meritën që ta vlerësojmë këtë figure, si një strukturë brenda makrostrukturës së letërsisë shqiptare, të risjellim frymën e kohës dhe aktualitetin, vlera dhe forca e së cilës qëndrojnë në letërsinë e epokës paraprijëse. Nuk do të doja të përsëritja të njëjtat fjalë mbi këtë figurë, sepse çështja e madhe filozofike dhe shkencore  ka zbritur ne rrënjët e botës kulturore dhe shqiptare dhe ne bijtë e letërsisë mbarëshqiptare jemi limfa sot që kujtojmë dhe ushqejmë ndjeshmërinë që ravijëzohet për këtë figurë të letërsisë shqipe.

Pse them emblemë? Edhe pse ëndrrat e saj u përgjysmuan, ajo mbeti Emblemë e inteligjencës dhe barometer i personalitetit në shoqëri.Letërsia optimiste dhe “faqekuqe” e realizmit socialist, me shëndetin e saj social e përjashtonte temën “fytyrzbehtë” të dhembjes kurse letërsia bashkëkohore shqiptare ishte purifikuar shpejt prej dhimbjes dhe dhimbja ishte kryetema e letërsisë.

Po jap disa faktore:
1. Krijimet e Musinesë janë gjysëm folklor dhe gjysëm letërsi. Duket se ajo nuk  e ka pasur qëllim parësor pasi ishte diçka njohëse dhe letrare.
2. Personazhet janë profile e jo portrete, që më kujton Santorin i cili edhe ai kish një komponent të fortë etnografik në romanet e veta në vargje dhe në prozë.
3. Musineja, ishte rasti i shkrimtares që nuk arriti dot të zhvillonte potencialin e saj, një shkrimtare që u shkëput nga sentimentalizmi dhe eci në rrugën e realizmit etnografik.
4.Letërsia e saj pati një receptim nga publiku por veprat nuk komunikuan me këtë të fundit.

  1. Krijimet e saj ajo i botoi para diktaturës dhe nuk paraqesin nuanca politike, fakt qe nuk i zvogëlon meritat e saj
    6.Botimi i veprës së Musinesë është shprehje e zgjimit  të ndërgjegjes intelektuale në Shqipëri për vlerësimin e figurave nën pushtetin e hijes. Edhe pse u kryqëzua, u kanalizua për energjitë positive.
  2. Shkrimtare e rëndësishme jo vetëm se eci mbi gjerdanin e veprave të saj të asaj kohe, por përjetoi ato mjedise të virgjëra të cilët nuk ditën të përthyhen, as skematikisht, e as lehtësisht nga mokrat e ideologjive, sepse vetëm kështu me  besimin e patundur, njohu sindromin kohë. Kujtojmë këtu veprën “Sa u tund jeta” një sfidë tronditëse, veprën: “Rreth vatrës”, Siç më thotë nënua plakë, apo merita e gjetjes se një antologjie të letërsisë shqipe përkthyer në frëngjisht, për të vazhduar me tej si studiuese e letërsisë, e historisë italiane, dhe e autorëve më në zë të Europës.
  3. Një tjetër faktor është se, fitoi betejën me misionet e idealit kombëtar e illuminist, duke akumuluar energjitë e saj të brendshme në një kohë kur letërsia e asaj kohe përcolli fatin e njeriut përballë kështjellave të ideologjive të cilat kishin marrë një vrull të frikshëm të orientuara nga hysteria invaduese ndaj popujve.
    Të nderuar pjesëmarrës, koleg, lexues e dashamirës!
    Përgjegjësia është për shkencën letrare të sotme, pasi duhet të kishte një rivlerësim të veprës së saj e jo të mbytej në monotoninë,  e makinerisë së madhe të dinamikës. Të mos e lejojmë letërsinë e sotme të shkojë në ato ndodhi që i përkasin të shkuarës komuniste apo të na rifreskojë absurditetin dhe groteskun e asaj kohe.
    Dikush mund te thotë  se a e njohim letërsinë, po kritikën letrare?

Përgjigjen e kësaj dileme e jep vetë letërsia, duke njohur thelbin e asaj letërsie njohim dhe llojin  e kritikës letrare. Kritika letrare e asaj kohe për veprën e Musinese ishte positive, por sot s’duhet të dilte jashtë sistemit teorik.

Me shpresën se do bëhet “Historia e re e letërsisë”,duke u orvatur të lëmë mënjanë ato që quhen shkaqe jashtëletrare, letërsia e sotme të mos jetë më zëri i njeriut që thërret në shkretëtirë, por kjo femer të zëjë vendin në panteonin e letrave shqipe si: Jusuf Vrioni, Visar Zhiti, Arshi Pipa, Gjon Shllaku, Vincens Prenushi, Jorgo Bllaci, Petro Marko, Daut Gumeni, Kasëm Trebeshina etj

Nuk është ndërmarrje e lehtë të rrokësh madhështinë e një letërsie të kësaj përmase sepse ajo do të përballej me dy prova: E para ishte brendaletrare (sqima krijuese), dhe e dyta jashtëletrare ku vepra e saj nuk u kufizua vetëm si vlerë brenda inagurimit të një gjinie të përpunuar letrare që befas më kujton pinjollin e një dere të madhe si ajo e hyrjes në histori të Frashëllinjve, mjaftoi një segment i jetës politike  ta leje  në harresë..
Te dashur bashkëqytetar gjirokastritë!

Nuk është puna për të justifikuar thyerjen dhe kompromiset siç ndodh rëndom,por për të ngritur një opinion të shëndoshë, social e kulturor, mbarëshqiptarë, për ta minimizuar këtë mentalitet rutinor.  Shpreh shqetësimin tim se pulsi i debatit të vërtetë krijon përshtypjen e rreme si fjala e fundit e debatit rigoroz shkencor.
E parë në këtë aspekt, niveli i kritikës duhet t’i paguajë haraçin kësaj “sëmundjeje të foshnjërisë” dhe figura e shkrimtares tonë të ngrihet aty ku i takon. Kështu, fare mirë, nëse vlerësimi do të jepet nga kritika,  vepra e saj në terësi do të jetë mbi nivelet e arritura për dekada me radhë e për të mos mbetur në hava sepse kritika nuk lindi dhe nuk ekziston rastësisht, por ajo është nevojë e lexuesit të pasionuar që kërkon ballafaqim përjetimesh estetiko-emocionale me lexuesin e kualifikuar.Le të jetë koha faktori më gjenial dhe më i pagabueshëm, të bashkohet historia me bashkëkohësinë, sepse shumë nga dorëshkrimet e saj janë të pabotuara që do të thotë që vepra e saj është në proces njohjeje.
Kam bindjen e palëkundur se, letërsia do te mbroje çdo tezë të sajën, kur dihet se Shqipëria jonë e madhe kaloi një periudhë tranzit. Dhe motoja e kolosit të shkencës albanologjike, prof. Cabej: “Të jemi objektivë por jo indiferentë”, ishte dhe motoja e shkrimtares sonë.Na u duk sikur harresa shekullore do të na torturonte pa daljen në dritë të veprave të kësaj shkrimtareje.
Faleminderit punës së saj të palodhsme, që si askush tjetër në veprën e saj gjeta gjurmët e një rilindjeje, një orientim drejt ndërgjegjes dhe një kritikë identifikuese që bazohej tek afiniteti përzgjedhës i lexuesit.
Faleminderit Shqipëria jonë e madhe, ku tani nuk ka distancë më për të shkëmbyer kontaktimet e që nuk kërkon flijim tjetër, veç forcës së talentit.
Ju faleminderi

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: e Letersise shqipe, EMBLEME, Prof.dr.Ermelinda Kashah. Musineja

RREZIKOHEN VARRET SHEKULLORE NGA KEQBERËSIT NE BJESHKË TE KELMENDIT

November 16, 2016 by dgreca

1-varretGuci 16 Nëntor 2016/Ne trevën tonë në  Plavë Guci asnjëherë nuk ka pasur asnjë gërmim arkeologjik, sepse autoriteteve malaziase nuk ju interesojnë ngulime te tilla me peshë historike që do ti qartësonin edhe më mirë rrënjët tona Ilire. Treva e Plavë Gucisë si kryqëzat e karvanëve dhe rrugëtimeve te tyre nëpër shekuj medoemos do jetë një thesar i çmuar ne lëmin e njohësve te trashëgimisë  tonë kulturore, gjegjësisht të arkeologjisë.Kohëve te fundit jemi dëshmitarë të dëmtimeve te varrezave shekullore në bjeshkë te Kelmendit ne Popadi në afërsi të qytetit të Gucisë. Këto gur varresh që supozohet të janë varre ilire po vidhen nga keqbërësit e ndryshëm duke bërë kështu një dëm të pa riparueshëm trashëgimisë ne këto treva Ilire.

Këto varre të lëna nën mëshirën e fatit dhe ndërgjegjes tonë sikur na thonë mos na shkatërroni sepse jemi në mëshirën tuaj.

Ne fund parafrazojmë një fjalë urtë italiane lidhur me shkatërrimin e Romës: “çka nuk bënë barbarët, e bënë Barberinet” (familje nobile vendase mesjetare e  Romës e cila i kishte shkatërruar mbetjet e Romës perandorake antike për ti ndërtuar pallatet për veti gjatë mesjetës)!(Esad Gjonbalaj)

Filed Under: Kronike Tagged With: Esad Gjonbalaj, ne Bjeshket e Klemendit, rrezikohen, varret e lashte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT