• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Shteti Helen të mos ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj 7 të rinjve rekrutë me origjinë shqiptare

January 24, 2017 by dgreca

– Po shteti shqiptar ku është?!/

1 elida bucpapaj

Nga Elida Buçpapaj/E njëjta ngjarje si në Zvicër, ashtu edhe në Greqi, por qendrimi 180 gradë i ndryshëm. Prokuroria ushtarake e Janinës është duke hetuar 7 të rinj rekrutë në ushtrinë greke me origjinë shqiptare të cilët publikuan një foto në rrjetet sociale duke formuar me duar shqiponjën dykrenare që është symbol i flamurit shqiptar.Burime zyrtare greke bëjnë me dije se shtatë rekrutët që po stërviteshin në një bazë të Mesologjit po hetohen për kundravajtje dhe shkelje të rregulloreve të ushtrisë që dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke ushtarët me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi greke janë identifikuar dhe më 2 shkurt pritet të bënin betimin.E njëjta ngjarje ka ndodhur në Zvicër, që është mediatizuar në gushtin e vitin 2013. Të rinj rekrutë me origjinë shqiptare në ushtrinë zvicerane, midis tyre edhe një vajzë, bëjnë foto duke formuar me duar shqiponjën. Fotoja bëri xhiro në rrjetin social dhe mediat  e fokusuan ngjarjen duke i marrë në mbrojtje të rinjtë. Po ashtu autoritetet përkatëse nga ana e ushtrisë të Zvicrës shprehën qendrimin e tyre ku theksuan faktin se ushtria e Konfederatës Helvetike përbëhet nga trupa zvicerane. Edhe të rinjtë e intervistuar pohuan të njëjtën gjë, se ata janë krenarë si pjesë e ushtrisë zvicerane dhe po ashtu janë krenarë edhe për rrënjët e tyre.Konkretisht, si në Zvicër, ashtu edhe në Greqi, është fjala për të rinj që kanë lindur apo kanë marrë shtetësinë, që janë të mirintegruar dhe jetën e tyre e bëjnë në vendet ku jetojnë, por nuk i harrojnë rrënjët se nga vinë. Ata ndihen krenarë që janë pjesë e ushtrive të shteteve përkatëse, por krenohen edhe me prejardhjen. Kaq është e gjitha. T’i dënosh sikur po rrezikojnë të ndëshkohen këta të rinj është një veprim skandaloz që do të ndërmerrte Greqia.Helmi nacionalist kundër 7 të rinjve me origjinë shqiptare do të ishte i rrezikshëm.Ushtria e Greqisë dhe Shqipërisë, nga e kanë origjinën shtatë të rinjtë rekrutë, janë  anëtare të NATO-s, Aleancës Verio-Atlantike, pra janë dy vende aleate, plus fqinje. Ndërsa ushtria e Zvicrës, në respekt të neutralitetit të saj, ka një angazhim prej 1999 me njësinë e Swisscoy pranë KFOR-it dhe ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në Kosovë. Pra, të treja ushtritë, e Shqipërisë, Zvicrës dhe Greqisë janë ushtri në mbrojtje të vlerave të lirisë brënda sistemit demokratik.Ndëshkimi apo dënimi i rekrutëve me origjinë shqiptare nga ana e Greqisë do të shihet si një akt që shteti Helen e ndërmerr për të trembur dhe traumatizuar rininë shqiptare tashmë të natyralizuar në Greqi! Ky veprim nëse ndërmerret nga autoritetet greke është i papranueshëm!Për Sokratin, mënyra më e mirë për të jetuar me nder në këtë botë është që të jemi ata që ndihemi se jemi, ndërsa Perikliu, babai i Erës të Artë në antikitetin grek thosh se “Të gjithë ata që kanë marrë përsipër për të sunduar mbi të tjerët kanë vetëshkaktuar urrejtje dhe mungesen e popullaritetit…ndërsa liria është pronë e sigurt vetëm për ata që kanë kurajon ta mbrojnë atë.”Mjerisht, deri tani nuk e kemi asnjë reagim të shtetit shqiptar, që tashmë ka hyrë në fushatën zgjedhore të 18 qershorit dhe është totalisht i përqendruar e përkushtuar me mish e me shpirt tek pushteti, siç ndodh rëndom me politikën shqiptare, por jo tek detyrat që i takojnë si shtet.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Elida Buçpapaj, shteti Helen, shteti shqiptar

DO TE PERKUJTOHET NE VATER 100 VJETORI I LINDJES SE MUSINE KOKALARI

January 24, 2017 by dgreca

Organizata e Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” me mbështetjen e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” do të organizojë Sesion Përkujtimor me rastin e 100 Vjetorit të Lindjes së Heroinës sonë kombëtare Musine Kokalari …./

15 Musine ok

Me rastin e 100 Vjetorit të Lindjes së Heroinës sonë kombëtare Musine Kokalari, Organizata e Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” me mbështetjen e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” do të organizojë një Sesion Përkujtimor kushtuar jetës dhe veprës së Martires Musine Kokalari.

Takimi mbahet në Selinë e “Vatrës” në adresën: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458.

Më datë 11 Shkurt 2017, ora 11.30 AM.

Ftojmë çdo individ dhe të gjitha organizatat e shoqatat shqiptaro-amerikane në SHBA të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre.

Per me shume informacion mund te na kontaktoni ne numrat e telelfonit: Nr. Vatres, (917)280-8146

Faleminderit

Grupi Organizativ

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: 100 vjetori, i lindjes, Mimoza Dajci, Musine Kokalari

TV ILIRËT NË ÇIKAGO SHPALLI,,10 TOP,,MË TË MIRËT

January 23, 2017 by dgreca

1 KaracicaNga Skënder Karaçica/1 TV Iliret

Në organizim TV ILIRËT në Çikago për të dytën herë me radhë u mbajt takim i ngrohtë me shqiptaro-amerikanët për të shpall më të dalluarit për vitin 2016 në anketën publike ,,TOP 10,,.Programin kulturo-kombëtar e udhëhoqi Ardian Dervishi,regjisor nga Elbasani në fjalën e tij të ngrohtë u tha se të dalluarit shqiptaro-amerikan në fushat e ndryshme të jetës si bisnismenë,artistë,sportistë,studentë të suksesshëm tregon se brezi i ri shqiptarë në Amerikë është rreshtuar mirë në udhët e jetës dhe të ardhmes së tyre.Për të pranishmit me një fjalë rasti u paraqit Gëzim Muhaj,producent  TV ILIRËT duke thënë se përmes anketës sonë kemi dhënë mundësinë që të afirmojmë më të mirët për angazhimet në fushat e ndryshme të jetës dhe integrimi i tyre në institucionet dhe shoqërinë amerikane.

Në këtë manifestim kulturor me kupën për më të dalluarit u nderuan artisti i këngës dhe valles shqipe Ilir Hasani,Meti Shemsedini,Bjondi Dervishi,Aleksa Doçi,Drin Ahmeti,Majlinda Dervishi,artisti i afirmuar i skenës së filmit Edi Mehana,Arian Karalli dhe futbollisti KF,,Albanian Stars,,Betim Bekteshi.

Programi TV ILIRËT u begatua me paraqitjen e aktorit të mirënjohur të skenës së teatrit Pajazit Murtishi,i cili recitoi poezinë,,Trëndofili i Çamërisë,,dhe për të pranishmit nisi mesazhin poetik se gjaku dhe shpirti i tokës shqiptare në Çamëri është gjallë dhe nuk vdes.Një ditë do të vjen Çamëria në Shqipërinë etnike,u përcoll me duatrokitje dhe emocione lotësh të mërgimit!

Filed Under: Emigracion Tagged With: 10 Top, MË TË MIRËT, NË ÇIKAGO SHPALLI, Skender Karacica, TV ILIRËT

JANARI I VITIT 1945 I KOBSHËM EDHE PËR MËSUESIN E DEVOTSHËM BEDRI GJINAJ

January 23, 2017 by dgreca

Nga Ismet AZIZI/

1 bedri Gjini 1

Ne Foto: Bedri Gjinaj. Shaban Palluzha: “ Djemt me shkollë shohin me katër sy”/

Bedri Gjinaj është një ndër figurat më të njohura dhe më të nderuara të arsimit në Mitrovicë, në Kosovë, Sanxhak e më gjerë. Bën pjesë në radhën e veprimtarëve më të shquar të arsimit shqiptar, i cili punoi me kompetencë e devocion për zhvillimin e arsimit gjatë Luftës së Dytë Botërore në Prefekturën e Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë e Pazar i Ri). Kontribut çëtjes shqiptare i dha edhe sa ishte në pozitën  e sekretarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.  Ishte një ndër burrat e intelektualët më të mëdhenj dhe më të nderuar të kombit.  

Gjatë kohës sa punoi në Mitrovicë (1941-1944), u rrethua me dashurinë e respektin e veçantë nga të gjithë. Edhe pse vendlindja e tij Mitrovica, gjendej në veri të Kosovës e Shqipërisë, ai dëshironte që ta bënte atë qendër të koalicionit shqiptar. Për këtë arsye u afrua dhe bashkëpunoi me gjithë atdhetarët, nacionalistët shqiptarë. Shpesh, për t’u marrë vesh me patriotë e demokratë, me njerëz me influencë e me traditë kombëtare, udhëtoi në Prishtinë, në Vushtrri, në Pejë, në Prizren, në Podujevë, në Pazar të Ri, Skënderaj etj. Punën, zellin dhe idetë e tij ia çmonin e respektonin ministri Ernest Koliqi, Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Bedri Pejani, Aqif Blyta, Ago Agaj, Vehbi Frashëri, Rexhep Krasniqi e shumë nacionalistë të tjerë. Përpiqej me tërë qenien që t’i bashkonte të gjitha forcat aktive aktuale, me përjashtim të komunistëve, sepse ata i konsideronte si bashkëpunëtorë të bolshevizmit rus e shërbëtorë të Serbisë. Gjatë kohës kur Mitrovica me Vushtrrinë, me Podujevën e më Pazarin e Ri ishin ndarë dhe i përkisnin zonës gjermane të interesit, Bedriu zhvillonte një aktivitet të dendur që kjo zonë me strategji historike e ekonomike t’i bashkohet me çdo kusht Shqipërisë. Prandaj i thërriste patriotët e intelektualët shqiptarë që të bëhen të gjithë një gojë, të bashkohen në një vend sidomos sa i përket çështjes së Mitrovicës: “Po të bashkohemi të gjithë, do të fitojë Mitrovica, po fitoi Mitrovica e po u bashkua me truallin mëmë, do të fitojë Kosova, do të fitojë Shqipëria!”

Pas okupimit të Mitrovicës nga ana e forcave ushtarake të Jugosllavisë titiste, Ali Shukriu lëshoi urdhëresë për arrestimin e Bedri Gjinajt. Për t”iu shmangur arrestit, Idriz Geci nga Llausha dhe  Hamëz Mehmeti nga Luboveci, ilegalisht e nxorën nga  Mitrovica Bedriun, Bahriun, vëllanë e tij, dhe nënë Hajrijen.  Ata i strehuan së pari në Llaushë e mandej Lubovec dhe  Siçevë. Pas një takimi me Miftar Bajraktarin, dhe pas  shqyrtimit të situatës së përgjithshme në rajon, Bedriu shprehu dëshirën të takohet me Shaban Palluzhën. Takimit i tij me Shaban Palluzhën u bë në mbledhjen e Shtabit  të mbajtur më 30 11 1944, në Palluzhë, ku, pos tjerash, u vendos që Bedri Gjinaj  të emërohet  këshilltar i komandantit të Brigadës së  Drenicës – Shaban Palluzës. Që nga  e nesërmja Bedriu filloi të punojë me një vullnet të madh  në punimin e shkresave, informatave, raporteve  dhe analizave  mbi situatën politike she ushtarake, duke e konsultuar rregullisht dhe duke e informuar komandantin e Brigadës së Drenicës, Shaban Palluzhën. Më vonë Shaban Palluzha thuhet t’i kishte thënë Bedri Gjinajt “ Djemtë me shkollë shohin me katër sy”, prandaj angazhimi i tyre për liri është i domosdoshëm.

Në fillim të vitit 1945, komunistët, të cilët idealin e çlirimit nga fashizmi e shndërruan në ide vepruese kriminale kundër vëllezërve të tyre, sepse kishin guximin qytetar që me plot gojën t’i thoshin të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë, pra ta tregonin sllavokomunizmin si tragjedi për shqiptarët, arritën ta zënë me dredhi. Sipas dëshmitarëve okularë (shkruan Azem Hajdin-Xani) Bedri Gjinaj dhe Avdyl Zhubi janë arrstuar në mënyrë enigmatike, në Krushefc më 18 janar 1945.

Në radhët e Brigadës së Drenicës, OZN-a kishte arritur të fusë  spiunët e vet të veçantë, përmes së cilëve Ali Shukriu arrinte të  informohej për çdo gjë lidhur me situatën në Drenicë e më gjerë, prandaj, kur mori vesh se ku ndodhej Bedri Gjinaj, hartoi planin për ta  zënë. Ali Shukriu dhe Bedri Gjinaj ishin lindur dhe rritur në Mitrovicë. Bedriu ishte i gjithanshëm, shumë më me autoritet, prandaj ky shkëlqim i tij ia zbehte yllin. Ishin edhe kundërshtarë politikë: Bedriu nacionalist, ndërsa Aliu komunist e vegël e serbëve. Dy spiunët e caktuar nga Ali Shukriu , shkuan në  vendon ku ndodhej Bedri Gjinaj dhe gjëja se  Shaban Polluzha ka dhënë porosinë që Bedri Gjinaj dhe  Avdyl Zhubi “të mos vijnë në Skenderaj, por të qëndrojnë aty sepse Skënderaj  mund t’i identifikojnë komunistët. Pra, sipas tij, qëndrimi në fshatin Kryshefc “asht ma i sigurt”. Kështu , partizano-çetnikët menjëherë pas largimit të  Brigadës së Shaban Palluzhës, i morën dhe i dërguan në  Skenderaj, ku, me urdhër të  eprorit të tyre, Ali Shukriut, ua lidhën këmbë e duar me tel, i hipën në një kamion të zbuluar dhe i dërguan  në vendlindjen e tyre  në Mitrovicë. Në sheshin matanë Urës së Ibrit i ekzpozuan para qindra  qytetarëve, që i kishin tubuar me dhunë, për të treguar se ja kështu do ta pësojnë të gjithë ata që e kundërshtojnë ideologjinë komuniste dhe bashkimin e Kosovës me Jugosllavinë, përkatësisht Serbinë. Bedri Gjinaj dhe Abdyl Zhubi u burgosën në kazermën ushtarake në Mitrovicë.

Më 23 janar Brigada e Drenicës arriti në Podujevë pa  Bedri Gjinajn, këshilltarin e komandantit Shaban Polluzha. Feriz Bojaj nga fshati Kërrnicë, njëri  prej njerëzve e afërt të Shaban Palluzhës citohet të ketë thënë  se deri në Podujevë  komandanti ka pyetur tre-katër herë  për Bedri Gjinajn.Ato ditë OZN-a burgosi edhe tri mësuese të shkollës fillore “Skenderbeg” të Mitrovicës, që kishin bashkëpunuar me Bedri Gjinajn: Lina Shkrelin, Melihate Devën dhe Zehra Zhubin, nërsa kishte ekzekutuar pa gjyq mësuesin Ali Gaxha..

Ali Shukriu, me pamjen e fitimtarit, kundërshtar i përbetuar i Bedriut, shtihej se i dhimbsej “shoku” i fëmijërisë, prandaj, para se ta  likuidonte përfundimisht, donte ta plotësonte edhe një dëshirë: ta vdetyronte t’i përulej, t’i binte  ne gjunjë, ta luste që t’i falte jetën, shkruan  Fazli Hajrizi në monografine e tij për Bedri Gjiajn. Ali Shukriu kishte vepruar njësoj edhe me rastin e  arrstimit të Aqif Blytës, mikun dhe bashkëpunëtorin  e ngushtë të  Bedri Gjinajt, duke i thënë: ”A edhe ty po më duhet me të arrestu? Si e lejove vetën që një grue e flliqtë me të trathtue”? (I .A)

Pas arrestimit, Bedriun e kanë mbajtur disa ditë në burgun e Mitrovicës, pastaj e kanë dërguar në bashkë me të tjerët të Prishtinë. Në burgun e Mitrovicës dhe në atë të Prishtinë  në këtë kohë ndodheshin edhe shumë  patriotë të tjerë, në mesin e tyre edhe njëri nga  komandantët e Luftës së Pazarit të Ri, Bajazit Boletini. Në prill të po atij viti i kthejnë sërish në burgun e Mitrovicë. Avdyl Zhubin dënohet me 18 vjet burg të rëndë, ndërsa Bedri Gjinajt ia përgatitën kalvarin më të egër. Ushtruan mbi të tortura më çnjerëzore në hetuesi e në burg, sa të Mitrovicës, sa në atë të Prishtinës. Ia dërrmuan e shkatërruan atë trup atleti, ia rrënuan shëndetin. E dërguan gjoja në spital për ta mjekuar nga “tifusi”, mirëpo aty e helmuan. Sipas mendësisë së tyre, vetëm duke e likuiduar atë fizikisht, do ta zhduknin idealin madhor të tij, vetëm duke e vrarë atë, do ta vrisnin edhe ëndrrën e popullit shqiptar për liri. Pushteti partizano-çetnik e varrosi  fshehurazi në një vend, edhe sot të panjohur.

2 Bedri GjiniNe Foto: Gjashtë vëllezër dhe një motër. Nga e majta: Vetoni, Shemsiu, Lulja, Bedriu, Sokoli (ulur në prehër të Bedriut), Nuriu dhe Bahriu (prapa në këmbë)(Fotografi e viteve ’30 e familjes Gjina)
3 Bedri Gjini
Anëtarët e Lidhjes Popullore Shqiptare (Organizatë nacionaliste shqiptare), që drejtohej nga intelektualë nga Mitrovica e Pazari i Ri: Bedri Gjinaj (i pari nga e majta në këmbë) midis disa atdhetarëve të kohës: Rexhep Mitrovica (në mes, ulur), Ago Agaj, Vehbi Frashëri, Imer Lutfiu, Tafil Boletini, Ali Draga, Kudret Kokoshi, Nexhip Deva, Shaban Mustafa e Dr. Xhelal Mitrovica (në mes, në këmbë)

 

Filed Under: Histori Tagged With: BEDRI GJINAJ, Ismet Azizi, MËSUESI I DEVOTSHËM

Presidenti Trump ka përmbushur një premtim të fushatës

January 23, 2017 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmbushur një premtim të fushatës duke nënshkruar urdhrin ekzekutiv për tërheqje nga Partneriteti Trans-Paqësor.

Marrëveshja e tregtisë, një pikë kyçe e politikës së ish-presidentit Barack Obama ndaj Azisë, është nënshkruar nga 12 vende.

“Kjo që sapo bëmë është një gjë e madhe për punëtorin amerikan”, tha Trump.

Ai gjithashtu shkurtoi fondet për grupet ndërkombëtare që ofrojnë aborte dhe ngriu punësimin e disa punëtorëve federalë.

Partneriteti Trans-Paqësor është një marrëveshje e tregtisë që mbulon 40 përqind të ekonomisë botërore. Ajo është negociuar në vitin 2015 nga vende si SHBA, Japonia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksika.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka thënë se kjo marrëveshje është një “katastrofë e mundshme” për SHBA-në dhe se dëmton prodhimin amerikan.

Filed Under: Politike Tagged With: ka përmbushur, një premtim, Presidenti Trump, të fushatës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT