• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2017

DEMOSTRATAT NE RUSI

March 29, 2017 by dgreca

….PSE KETO DEMOSTRATA ISHIN NRYSHE NGA TE TJERAT/

1 Ok protesteNga Brian Whitmore/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/1 ProtesteMegjithse nuk pritet nje revolucion, nje renie e regjimit te tashem, nje sulm i Aleksei Navalnit kunder Kremlinit sepse sigurisht 2017 nuk asht e ngjashme me me1917.
Ne gjithe kete, demostrat qe u zhvilluen gjate fundit te javes qe kaloi, ne te cilat moren pjese me mijera njerez ne shume qytete te Rusise, ishin shume te ndryshme nga ato qe u bane kunder Kremlinit ne te kaluemen. Keto ishin te ndryshme ne disa menyra, gja kjo qe duhet t’a shqetesoi shume rregjimin e Putinit ne Kremlin.
Ne vazhdim vihen ne dukje pese menyrat e reja qe u vune re gjate demostratave te 26 marsit, qe u bane 17 -te vjete mbasi Putini u zgjodh president.
1) DEMOSTRATA EDHE NE ZONAT E MBREDESHME TE VENDIT
Ne te kaluemen demostratat ne Rusi u bane kryesisht ne Moske, ne St Petersburg, dhe ne pake qytete te tjera te medha.
Si rrjedhim Putini dhe bashkpuntoret e tij ishin ne gjendje te pretendoshin, me njifar te drejte, se kundershtimet ndaj qeverise ishin te kufizueme ne disa njerez te paknaqun te elites se qyteteve.
Por gjate demostrates se fundit te javes qe kaloi ato ishin te pergjitheshme dhe me te vertete ne shkalle kombetare. Kjo per faktin se ato u bane ne 82 qytete te medha e te vogla, ne te gjitha anet e vendit.Ne qofte se kjo moskenaqsi e perhapun ane e m’ane vendit do te vazhdoje. mund te jete nji shej i rrezikshem per Putinin.
2) FEMIJET KANE TE DREJTE
Gjate demostrates ne qender te Moskes, nji grup te rijshe brohoriti tuej thane keto fjale “Kur ju po vidheshi te holla, ne ishim ne rritje e siper.!”
Gjate demostrates, nji nga gjanat ma te cuditeshme ishte, se ne to, moren pjese shume te ri dhe ata te moshes 20 vjecare. Nji prej ketyne te rijve, u tregoi disa prej njerezve te rritun, arsyen sepse Rusija ka nevoje, qe sistemi i saj politikte reformohet. dhe , vuni ne dukje, se sa te polarizue jane nxanesit e shkollave te vendit.  Nji djalosh tjeter shpjegoi lidhjen ndermjet korrupcionit dhe keqsimit te gjendjes se pergjitheshme ekonomike. Ky asht brezi i ri i kohes se Putinit, i cili perfaqeson te ardheshmen e Rusise.
Gjate demostratave nder te tjera u thane edhe keto fjale: “Ne nuk na duhet Siria. Ne kemi nevoje per rregullimin e rrugeve te qytetit Irkutsk.”
Gjate 3 vjetve te fundit, Kremlini asht mbeshtet ne nderhymjet ushtarake ne Ukraine e ne Siri, tuej e perdot kete , si nji iluzion, gjoja se Rusija asht ba tashti Superfuqi, si edhe ne propaganden patriotike per te perforcue ligjeshmerine e rregjimit.
Por keto demostrata, qe u shkaktuen  nga nji lloj filmi qe pergaditi udheheqesi i opozites Navalni, ne te cilin vihej ne dukje korrupcioni i kryeministrit Medvedev; duket se jane nji shej, se njerezit do te fillojne t’i kundervihen korrupcionit, qe asht aq shume i perhapun.
Shejet tregojn se edhe ruset do te fillojne te bajne demostrata kunder sistemit qeveritar te vendit,sic jane ba ne vendet perendimore gjate vjeteve te fundit.
Ne te kaluemen demostratat ne Rusi baheshin kryesisht per arsye te ndryshme politike, por keto te fundit kishin te bashin me kuleten (gjendjen e rand ekonomike). Kjo gja i bane demostruesit ma te vendosun e ma te guximshem, se ato qe bahen per rasye pilitike.

NUK KEMI NEVOJE PER LEJEN TUEJ PER TE BA DEMOSTRATA

Kur opozita donte te bante demostrata gjate  2011-2012, asaj i dihej te bisedonte me autoritetet. Kur ato nuk u lejuen me ba demostrata ne qender te qyteteve por ne vende larg qendres, ata i bane atje ku u lejuen. Por kesaj rradhe, kur Navalni kerkoi te baheshin demostratat e fundit ai kerkoi qe te baheshin ne qender te qyteteve dhe nuk pranoi ndryshe. Me kete veprim duket se Navalni ka ba nji gja qe nuk asht ba
ma pare.
NUK KEMI NEVOJE PER UDHEHEQES
Megjithse gjate demostrates Navalni u arrestue, demostratat vazhduen pa pranine e tij. Kjo gja tregon se’ megjithse demostratat u bane me inisiativen e tij, autoritetet nuk mujten me i ndale demostruesit, megjithse e arrestuen udheheqsin e tyne. Pra, si perfundim demostratat u bane nga masat e pergjitheshme te popullit. Prandaj keto demostrata, ishin me te vertete te ndryshme, nga ato qe jane ba ne Rusi gjate
vjeteve te fundit.
Sigurisht putinit do t’i duhet te kerkoje ne thesinm e tij te dredhive e te intrigave, per te gjete menyren per t’iu kunder vu kesaj gjendjeje te krijueme
Nga kanveshtrimi i Kremlinit, Rusia duhet te duket sot nji vend qe ka ndrushue krejtesisht.

Filed Under: Politike Tagged With: Brian Whitmore, DEMOSTRATAT, dielli, Gjon kadeli, ne Rusi

HUMANIZMI, NJË ËNDËR RINORE QË U BË REALITET NË JETË

March 29, 2017 by dgreca

  • thotë humanistja shqiptare nga Gostivari Mimoza Halili Lumani se: ”Urrejtja është punë e djallit, ndaj gjithmonë preferoj të dua”.

mim

Nga Sokol Demaku/

Një tjetër Nenë Terez nga Gostivari, Mimoza Halili Lumani u lindë dhe rritë në Fushë Krujë ku aty mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dhe vazhdoi në Tiranë studimet universitare në degën e Psikologjisë. Jeta nuk është e lehtë për tu jetuar thotë krutanja e cila ka vite qe ka lenë vendlindjen dhe është martua në qytetin pitoresk maqedonas por të banuar me shqiptar mjaft pitoresk Gostivar.

Ajo vet thotë se Gostivari është muza e saj, apo më mirë te themi shipirti që asaj i jep vullnet për punë të palodhshme në ndihmë njerzve me nevojë dhe në nevojë.

Punën prej profesioni psikologe nuk e ka shijua por i është një një pune që shumë femra shqiptare e kanë virtytë të tyre të jetës, ndihmes së njerëzve me nevoje dhe familjeve nevojtare për nidhmë. Edhe sot ajo vazhdon te jete aktive në punën e saj të pandalur si kryetare e Shoqatës ”Dora e ngrohtë” më qendër në Gostivar ku në ketë qytet jeton qe plot 24 vite si nuse ne nje familje qytetare nga Gostivari.

Endrra e saj që në rini ka qenë që të arrij të ndihmoj ata të cilët kanë dhe janë në nevojë. T`u dal në ndihmë nevojtarëve, atyre të cilëve jeta nuk u ka pri, atyre të cilëve u mungon shumë cka në familje. E reja nga Fushë Kruja por me banim në qytetin turistik shqiptar Gostivar thotë se kjo për mua është dhuratë nga Zoti që unë kam mundësin tu ndal në ndihmë njerëzve të mi, atyre që kanë nevojë.

Humanistja shqiptare Mimoza Halili Lumani thotë se: ”Urrejtja është punë e djallit, ndaj gjithmonë preferoj të dua”.

Shoqata humanitare ”Dora e ngrohtë”me seli në Gostivar u formua nga një grup intelektualësh në vitin 2014. Ajo ka realizuar disa projekte më rendësi jetike për popullatën e këtij qyteti por pohtujase edhe të regjionit si vizita dhe egzaminimin e kancerit te gjirit tek gratësi kategori me e prekur nga kjo sëmundje e cial sot është shume aktuale në trevat toan thot Mimoza. Por ajo cka është më kryesore në aktivitetin dhe punën e ksaj shoqate humanitare është fakti se ata jnë fokusuar më shumë në zonat rurale ku sigurisht edhe gratë janë te prekura më shume dhe për ketë ne kemi arritur që të angazhojmë mjek specialist në kontrollin e grave dhe krejt këtë me ndihmen e shoqates papagesë. Cdo gjë është berë në mënyrë humanitare pra falas apo me ndihmen e shoqatës. Projkt tjetër shumë i rendësishëm është edhe synetija e 456 femijeve në Maqedonin lindore kryesisht ne Veles e Kocani dhe në Maqedonin përendimire në Prilep dhe rrethinë e krejt kjo është arritur në bashkëpunim me komunën e Burses së Turqisë me ndihmen e  mjekut specialist nga Bursa e Turqisë.

Këto janë aktivitete që ”Dora e ngrohtë” ka relaizua në ndihmë qytetarëve të këtushëm, por duhet theksuar se aktiviteti i shoqatës është zgjeruarë dhe ka marrë përmasa ndërkombëtare kur është qeshtja e refugjatëve të cilët morën rrugë tranzite vendin tonë për në Europën përendimore. Duke parë kushtet dhe rrethanat në të cilat e gjenden njerëz të pafajshëm të cilët për të shpëtuar jetën e fmailjarëve të tyrë kishin marrë këtërrugë sa të rrezikshme ne në shoqatë jemi mobilizuar për refugjatët e ardhur Sirian duke ju ofruar ushqim dhe veshmbathje.

Shoqata ”Dora e artë” do të jetë në aksion te vazhdueshëm derisa të jetë e nevojshme për tu ardhur në  ndihmë  fëmijëve nga vendet e lindjes te ikur nga lufta. Për ne fëmijët jan qeniet më  të  pafajshme të kësaj bote prandaj ata duhet ti ndihmojmë dhe ti mbrojm dhe të kujdesemi me dashuri për ta.

Unë si humaniste dhe njeri që ndjej dhembje në shpirt për njeirun parashtrojë këtë pyetje: ”A mund të flejm të qetë para këtij realiteti që na dhemb ne shpirt.  Tu ndihmojmë këtyre fëmijëve të  ikur nga vendet e tyre që të  gjejnë pak ushqim e ngrohtësi.

Êshtë shumë e rëndësishme ajop që anëtarët eshqoatës kanë ndërmarrë për të ndihmuar në Shqipëri dhe Maqedoni fëmijët me aftësi të kufizuara në sigurimin dhe në shpërndarjen e karrocave për invalidët.

Por duhet të ndalem pak më tepërtek projektet madhore të Shoqatës e që  është ndërtimi i shtepisë së familjes së Xhevat Ibrahimit nga Toplica e Gostivarit nga themeli e deri ne mobilimin e saj. Shpërndarja e ndihmave ushqimore në muajn e shejntë të Ramazanit si dhe në vazhdimsi kujdesi për 200 familje skamnore që cdo muaj u sigurojmë ushqimet dhe gjërat e nevojshme për jetesë.

Shoqata e ceka më lartë është shumë aktive dhe për punën dhe angazhimine anëtareve të saj e ka mbi 500 aktivist kryesisht intelekatual dhe studnetë të cilët ndihmojnë në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Humanistja Mimoza Halili Lumani ka marrë cmimin ”Qytetare nderi” nga qyteti i Shkodrës për punën dhe akvitetin e saj të palodhshëm në këtë drejtim e ajo premton se me angazhimin e  saj dhe aktivistëve të shoqatës se shpejti mendojnë të shtrihen në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë sepse kjo ka vlerë.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: humanizmi, Mimoza Halili, Sokol Demaku

“Kodi i baltës së pjekur”

March 29, 2017 by dgreca

 Clirim Hoxha, SHKRIMTAR MODERN I KOHËS SË SOTME MODERNE/
1 Kodi Baltes se pjekur
Nga Pierre-Pandeli Simsia/ Nju Jork/Letërsia e Realizmit Socialist që u instalua për 50-të vite në sistemin komunist në Shqipëri, dëmtoi shumë jo vetëm Letërsinë Shqiptare, vetë shkrimtarët dhe artistët në përgjithësi, duke i quajtur “Ndihmës të Partisë në Edukimin Komunist të Masave”, por edhe lexuesin e shumtë shqiptar, duke u edukuar me një letërsi të imponuar.
Shkrimtarët dhe artistët, ata ndihmës të partisë, veçanërisht më të zellshmit dhe të preferuarit e asaj klase politike shqiptare, për t’i shërbyer me devotshmëri, ku u këndohej njeriut të ri, “heronjve” të klasës punëtore heroike, njerëzve që, edhe pse me shikimin tërësisht të humbur “punonin”, duke tejkaluar normën në punë, invalidëve, atyre “heronjve socialistë” që “punonin” krah për krah shokëve të tjerë edhe pse të gjymtuar tërësisht… përralla qesharake, hynë në një maratonë të gjatë dhe të shpejtë, kush mund të shkruante sa më shumë dhe sa më shpejtë çmendurisë komuniste shqiptare, gënjeshtrat nga më të neveritshmet, duke shtrembëruar kështu realitetin e Shqipërisë dhe popullit të saj.
Ai dëmtim që iu bë Letërsisë Shqiptare në përgjithësi dhe nga ai vrap maratonomaku krijuesish, u “skalitën” edhe emrat e shkrimtarëve dhe poetëve të kohës si më të lexuarit dhe më të vlerësuarit.
Ishte ai dëmtim i madh që skaliti edhe në ndërgjegjen e lexuesit, i imponuar për të lexuar artin e realizmit socialist, të krijonte bindjen për X shkrimtar, X poet, duke u vënë edhe epitete si “Shkrimtarë, poetë të mëdhenj, i-e paarritshëm,…”
Është kjo mbeturinë e së kaluarës që, për fat të keq vazhdon edhe sot në ndërgjegjen e disa njerëzve për t’i qendruar strikt atij mendimi të vjetëruar në vlerësimin e shkrimtarëve dhe poetëve të vjetër të djeshëm që janë po të njëjtët ata shkrimtarë dhe poetë sot. (Për dinakërinë, paturpësinë… e tyre dhe neverinë e të tjerëve, vazhdojnë të shkruajnë edhe sot të kundërtën e atyre çfarë kanë shkruar në kohën e vdekur…)
Është kjo mbeturinë e së kaluarës për emra të tillë krijuesish edhe sot që i bën disa lexues të vrapojmë drejt librashitjeve për tërheqjen e librave kur shohin emrat e atyre krijuesve në vitrinat e dyqaneve edhe pse të tjerë krijues të tjerë e të rinj dalin sot me krijimet e tyre letrare po aq të suksesshëm, ndoshta edhe më shumë se ata, të vjetëruarit…
Një emër i suksesshëm sot i Letërsisë Shqiptare, madje që ka zënë vendin kryesor, është edhe emri i shkrimtarit Çlirim Hoxha nga Vlora, aktualisht Drejtor i Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” Vlorë.
Më është dhënë mundësia të lexoj disa nga librat e këtij autori si: “Ditari i një murgeshe”, “Bebi Skafisti” dhe së fundi, romani i tij voluminoz historik: “Kodi i baltës së pjekur”
Me romanin “Kodi i baltës së pjekur” shkrimtari Çlirim Hoxha, është ngjitur në majën më të lartë të krijimtarisë së tij letrare, madje edhe të Letërsisë Shqiptare, në përgjithësi.
Me inteligjiencën e tij, me fakte dhe dokumente historike dhe bindëse, me kulturën e lartë të të shkruarit, me imagjinatën e tij të përsosur krijuese letrare, duke i bërë një zbulim gjuhës sonë shqipe si ndër gjuhët më të vjetra, madje që edhe vetë Zoti ka folur Gjuhën Shqipe, shkrimtari Çlirim Hoxha, na paraqitet jo vetëm si shkrimtar i suksesshëm i një niveli të lartë, por, edhe si studjues, albanolog, akademik i suksesshëm, profesor doktor i shkencave, arkeolog, gjuhëtar, historian, antropolog, pavarësisht gradave shkencore nëse i ka apo jo.
Vlerësimin me këto grada të larta shkencore, ia jep “juria” lexuesi i vëmendshëm, fakti i pa diskutueshëm, ajo ç’ka autori ka shkruar në libër .
Këto ditët e fundit, shtypi amerikan, gazeta prestigjioze “The New York Times”, ka shkruar edhe për Gjuhën Shqipe, e cila radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Madje ai shkrim është mirëpritur dhe ka bërë jehonë të madhe edhe në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarë.
Në këtë studim, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhet më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.
Ky vlerësim përforcon tezën e albanologëve shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.
Ja pra, këtë ka bërë edhe Çlirim Hoxha në romanin e tij, na ka argumentuar dhe spjeguar më së miri, burimin, lashtësinë e gjuhës sonë, duke marrë dhe shtjelluar si shembull një pllakë varri “Stela e Lemnos”, nga ishulli Lemnos në Greqi që ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Athinës, duke zbërrthyer njëkohësisht edhe kodet e vjetra që janë shkruar mbi atë pllakë varri.
Dhe, jo vetëm kaq, por duke e faktuar atë edhe në një konferencë shkencore, mbajtur në Paris, sipas asaj çka ka shkruar dhe mënyrën e shkëlqyer romancieri Hoxha.
Autori Çlirim Hoxha jeton dhe punon në Vlorë, romani i tij “Kodi i Baltës së Pjekur” ndodhet në pika të ndryshme shitjesh në Shqipëri, lexuesi i shumtë jeton dhe punon brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mos duhet vallë që ndonjë ditë të shkruajë edhe shtypi i huaj mbi këtë autor, mbi këtë roman dhe ne atëhere do dyndemi në pikat e shitjes për ta blerë librin, do krenohemi se kemi një shkrimtar të madh, të suksesshëm! Sepse ne jemi mësuar, pavarësisht se të bukurën, të suksesshmen e kemi midis nesh, në vendin tonë, por, krenohemi me to kur na i vlerësojnë dhe na i lavdërojnë të tjerët.
Shkrimtari i suksesshëm Çlirim Hoxha, nëpërmjet romanit të tij voluminoz prej 400 faqesh, me botimet e tij letrare, radhitet shkrimtar modern i kohës së sotme moderne, duke i dëshmuar mbarë botës, të vërtetën e shkrimit shqip nëpër analet e antikitetit pellazgo-ilir.
Ja pse duhet lexuar nga të gjithë ky libër.
Ja pse duhet vlerësuar shumë ky roman.
Ja pse ky libër duhet të studjohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nga Ministria e Arsimit, madje të studjohet edhe në shkollat shqiptare.
Ja pse, juria qendrore e Konkursit Kombëtar, me qendër në Tiranë, duhet ta ketë parasysh dhe ta marrë në konsideratë për ta vlerësuar si romani më i mirë i vitit.
Faleminderit shkrimtar i talentuar, i suksesshëm Çlirim Hoxha për këtë libër madhor, kaq shumë të rëndësishëm.
Faleminderit për kontributin tuaj me krijimtarinë tuaj letrare duke e pasuruar Letërsinë e sotme Moderne Shqipe.
KODI I BALTËS SË PJEKUR
Roman
Recensent: Irena Agaraj Goce
Redaktor: Bardhosh Gaçe, Mjeshtë i Madh
Ilustrimet: Kosta Raka
Piktor: Klevis Hoxha
Kopertina: Dhimitër Lati
Botimi i parë nga “Maluka”, Tiranë, Nëntor 2016
Copyright Autori
ISBN 978-9928-134-84-4

—

Filed Under: LETERSI Tagged With: Clirim Hoxha, I KOHËS SË SOTME, SHKRIMTAR MODERN

Përkatësia etnike e Dodonës dhe kryeakademiku i Shqipërisë prof. Muzafer Korkuti

March 29, 2017 by dgreca

Si e argumenton kryeakademiku i Shqipërisë prof. Muzafer Korkuti përkatësinë etnike të Dodonës/Kopertina Dodona 2

Nga Kujtim Mateli/Para gjashtë vitesh, u botua libri studimor “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit 1” Tiranë 2011. Reagimet kanë qenë të shumta: pro, kundër, por edhe të ndërmjetme. Në atë studim vërtetohej se Dodona nuk ndodhej në jugperëndim të Janinës. Ndërmjet atyre zërave që u prononcuan kundër ka qenë dhe akademik Muzafer Korkuti.
Dy janë çështjet më të rëndësishme që janë shtruar dhe vazhdojnë të shtrohen edhe sot në lidhje me Dodonën: vendndodhja e saj dhe përkatësia etnike. Për të dyja këto çështje akademik Korkuti ka shprehur qëndrimin e tij dhe të institucionit që ai përfaqëson. Le ta shohim këtë qëndrimi në lidhje me përkatësinë etnike të Dodonës:
Akademik  Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante
“Unë ju thashë një shembull që nuk mund të lëvizë tempulli i Dodonës pellazgjike. Është atje, tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon në pikëpamje etnike”  (Gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012)
Po kujt i ka përkitur Dodona në pikëpamje etnike? Përse për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nuk ka rëndësi etnia e Dodonës? Në mungesë të interesimit të institucioneve tona shkencore, ka ndodhur deformimi i përkatësisë së saj etnike, nga pellazge e dëshmuar gjerësisht nga autorët e antikitetetit, në helene sipas Akademisë së Athinës dhe mbështetësve të saj. Pikërisht për këtë identitetit fallco të krijuar në këta dy shekujt e fundit, i janë kushtuar kapituj të veçantë në studimin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit 2”, Tiranë 2016.
Po cilat janë ato argumente që Karapanos solli në vitin 1878, në librin e tij “Dodonë et ses ruins” për t`ia paraqitur Dodonën, opinionit shkencor dhe atij publik, si një faltore helene? Ato janë katër dhe mbi bazën e tyre Dodona pranohet si një faltore helene.
Prova e parë e Karapanos.

Kostantin Karapanos, “Dodonë et ses ruins”, Paris 1878, fq. 141.

“Gjatë epokës historike, influenca fetare e Zeus Naios dhe Dionës ka qenë e ndarë me orakuj të tjerë dhe pikërisht me atë të Delfit. Orakulli i Apollonit, vendosur pranë krahinave helene të cilat i kapërcyen të tjerat në qytetërim dhe fuqi, ka pasur gjatë kësaj epoke një shkëlqim të lartë mbi çdo orakull tjetër. Megjithatë, ai i Zeusit të Dodonës, duke qenë orakulli i babait, kishte gjithmonë një vend më të nderuar mbi të gjithë orakujt e tjerë, edhe mbi atë të djalit të tij, Apollon”. Vetë deklarata e Karapanos se Apolloni ishte i vendosur pranë krahinave helene, vërteton se Dodona ishte jashtë territoreve helene. Po me çfarë argumenti e vërteton ai se Dodona ishte helene? Meqë faltorja e Apollonit në Delf ishte një faltore helene, rrjedhimisht edhe faltorja e babait të tij, Zeusit në Dodonë, ishte një faltore helene. Po vazhdimësia e gjakut: at-bir, ka vlerë vetëm tek njerëzit.  Perënditë janë zbulime që lidhin qëniet njerëzore me universin dhe nuk janë pronë e asnjë etnie. Perëndia i përket cilitdo banor të kësaj toke. Në këtë kuptim helenët mund të pretendojnë si të tyren faltoren e Delfit të cilën e kanë ndërtuar vetë, por jo faltoret që kanë ndërtuar të tjerët në truallin e tyre. Me këtë logjikë Karapanos ka sjellë dhe tri provat e tjera, prova që nuk mund t`i pranojë asnjë mendje e shëndoshë si prova që mund ta vërtetojnë Dodonën si një faltore helene.
Çuditërisht, edhe pse argumente të tilla janë jashtë arsyes, i pranojnë institucione që pretendohen si shkencore. Ekzistencën e Dodonës jashtë territoreve helene e pranojnë të gjithë autorët e antikitet, para dhe pas lindjes së Krishtit. Ata e kanë vendosur Helladën në jug të Gjirit të Ambraqisë, ndërsa pjesën në veri të Ambraqisë disa e kanë quajtur territorr pellazg e disa të tjerë territorr ilir. Midis atyre dhjetëra autorëve le të përmendim njërin prej tyre:

Skylakis Kariandensis, Lundrimi, 33. (gjeograf dhe historian, shek VI-V para erës sonë)

“Pas Molosisë vjen Ambraqia, qytet helen, tetëdhjetë stade larg detit. Anës detit ka një mur dhe një liman shumë të bukur. Prej këtej fillon Hellada pa ndërprerje, gjer në lumin Pene dhe gjer në Homoli, qytet i Magnetisë që ndodhet anës lumit”.
Në libër vërtetohet që Dodona pellazge ka qenë një faltore që ka ndikuar mbi botën helene, por në asnjë rast nuk ka qenë një faltore helene. Që helenet e kanë tentuar ta bënin faltore të tyren, kjo vërtetohet me kërcënimin që Olimbia e Epirit u bëri athinjotëve.

Në vitin 333 para erës sonë mbreti i Epirit, Aleksandër Molosi, u vra në një nga betejat e tij që zhvilloi në Itali. Deri në zgjedhjen e mbretit të ri, Epiri ishte nën kujdestarinë e Olimbisë, mbretëreshës së Maqedonisë që ishte nëna e Aleksandrit të Madh, dhe njëkohësisht motra e Aleksandrit të Epirit. Ajo kishte të gjithë fuqinë si motra e mbretit, të qeveriste Epirin deri në zgjedhjen e mbretit të ri. Kjo ka qenë koha më e përshtatshme, nëse dikush do të ndërhynte në Epir. Këtë mundësi e shfrytëzuan athinjotët të cilët donin të shtinin në dorë orakullin dhe tempullin e Dodonës, duke ndërhyrë mbi statujën e Dionës. Por ata u ndalën rreptësisht nga Olimbia, e cila u kujtoi athinjotëve nëpërmjet delegatëve të saj se “nuk mund të bënin asnjë veprim, pasi tempulli i Dodonës ishte në zotërimin e saj dhe askush nuk mund të vinte dorë mbi të”.

Në këtë mënyrë shpëtoi kulti fetar i Dodonës nga ndërhyrjet athinase. Pas kësaj Epiri u fuqizua nga mbretër të fuqishëm, ndërmjet tyre dhe mbreti Pirro. Dodona duke pasur për tempull dhe orakull Atin e Hyjnive, kishte epërsinë mbi të gjithë tempujt e tjerë. Epërsi e orakullit të Dodonës, ishte njëkohësisht dhe epërsi ekonomike, sidomos mbi krahinat që e kufizonin Epirin, sepse lutësit drejtoheshin me dhurata të çmuara. Këtë epërsi e ka ndjerë dhe Etolia, banorët e së cilës më shumë mund t`i jenë drejtuar Dodonës se sa orakullit të Delfit. Polibi tregon se në vitin 219 para Krishtit, prijësi i Etolisë, Dorimahu, hyri në pjesën e Sipërme të Epirit dhe shkatëroi Dodonën.  Po çfarë tregojnë të dy këto veprime të helenëve? Si në rastin e parë : athinjotët, si në rastin e dytë: etolët, tregon se Dodona nuk ka qenë faltore e helenëve. Pas vitit 168 para Krishtit, gadishulli ynë u pushtua prej romakëve, ku secili popull ushtronte veprimtarinë e vet pa u shqetësuar nga popujt fqinj. Pas përfundimit të pushtimit romak, Dodona u kthye në qendër peshkopale. Mundësia që Dodona të jetë sunduar ndonjëherë prej helenëve mbetet zero. Ajo ka qenë dhe mbetet produkt i shoqërisë pellazgo-ilire, e cila lindi në kohët parahistorike dhe u shua në fund të periudhës romake, gjurmët e së cilës populli shqiptar i ruan dhe sot e kësaj dite: tek shenjtëria e malit të Tomorit dhe kulti për lisin e shenjtë që është ruajtur në të gjitha fshatrat dhe krahinat e Shqipërisë, veçanërisht në Jug.

Filed Under: Analiza Tagged With: Kujtim Mateli, Përkatësia etnike të Dodonës dhe kryeakademiku i Shqipërisë, prof. Muzafer Korkuti

GJUHA SHQIPE, ZYRTARE NË PODGORICË, ULQIN, TIVAR, PLAVË, ROZHAJË DHE TUZ

March 29, 2017 by dgreca

Sipas autoriteteve malazeze gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. Kjo përbën një hap pozitiv në drejtim të avansimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi./
Gjuha-shqipe-432x300

Ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë, raporton Fakte.

Sipas autoriteteve malazeze gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. Kjo përbën një hap të madh në drejtim të avansimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në Maqedoni, edhe pas një lufte çlirimtare, Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese, 15 vite më pas gjuha shqipe nuk po implementohet pothuajse askund, kjo për shkak të paaftësisë dhe korrupcionit në radhët e funksionarëve shqiptarë të BDI-së.

Gjuha shqipe

Filed Under: Komente Tagged With: gjuha shqipe, ne Podgorice, Tivar, Ulqin, zyrtare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT