• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

20 vjet nga rrëmbimi prej forcave serbe të doktorit Hafir Shala

April 10, 2018 by dgreca

Kryeparlamentari Veseli: Doktor Hafir Shala ishte mjeku i plagëve të para të luftëtarëve të UÇK-së/

1 veseli mjeku

Sot, në 20-vjetorin e rrëmbimit nga forcat serbe të doktorit Hafir Shala, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar atë intelektual me diapazon të gjerë të dijes e përgatitjes profesionale, humanist të jashtëzakonshëm dhe personalitet të shquar të Drenicës.Në një akademi të organizuar sot për nder të doktor Hafir Shalës, Veseli tha ndonëse kanë kaluar dy dekada, shteti serb ende nuk ka dhënë llogari për fatin e tij.

Kryeparlamentari Veseli tha se doktor Hafiri ishte mjeku i plagëve të para të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zhdukja e tij që në ditët e para të luftës ishte pjesë e luftës speciale të Serbisë, nëpërmjet të cilës ajo synonte të frikësonte kolegët e doktor Hafirit që të qëndrojnë larg frontit të luftës. Por ky synim i errët, shtoi Veseli, nuk u realizua.“Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kishte nisur luftën për ta çliruar përfundimisht Kosovën. Radhët e saj brenda një kohe të shkurtër u dhjetëfishuan. Dhjetëra mjekë iu përgjigjen thirrjes së lirisë, duke ndjekur shembullin dhe guximin e doktor Hafirit. Sakrificat ishin të mëdha, por ne ja dolëm: Kosova fitoi lirinë dhe Serbia u dëbua përgjithmonë nga Kosova. Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, falë sakrificës mbinjerëzore të njerëzve tanë, në mesin e të cilëve ishte edhe doktor Hafir Shala”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se mirënjohja e thellë për mundin dhe gjakun e derdhur për liri do të ekzistojë përherë dhe se asnjëherë nuk do të pushohet së kërkuari drejtësi për krimet e kryera nga ushtria gjenocidale e Serbisë mbi popullatën shqiptare gjatë luftës.“Janë mijëra qytetarë tanë për fatin e të cilëve Serbia duhet të flas, të tregojë të vërtetën për zhdukjen e tyre dhe të japë llogari. Në mesin e tyre edhe për doktor Hafir Shalën. E vërteta dhe drejtësia kurrë nuk vjetrohen”, tha kryeparlamentari Veseli

Filed Under: Kronike Tagged With: dr. Hafir Shala, mjeku i plagve UÇK, Veseli

DIETOLOGIA:KUJDES NGA HELMIMET USHQIMORE!

April 10, 2018 by dgreca

Bëni kujdes me higjienën ushqimore nëse doni të shpëtoni nga helmimi !

Është i domosdoshëm kontrolloni i afatit të përdorimit të ushqimeve (data e skadencës), duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt, sepse rreziku qëndron pikërisht te përdorimi i ushqimeve që janë ruajtur në dollap prej vitesh./

ajshe-leka

Shkruan: AJSHE LEKA/

Për të mbrojtur shëndetin tonë, është mirë të respektojmë disa rregulla sa i përket mbajtjes dhe përdorimit të ushqimeve, në mënyrë që të jemi sa më të sigurt nga helmimet e mundshme me ushqim.

Faktorët që ndikojnë në prishjen e ushqimeve janë:

  • Ruajtja në temperaturën e ambientit
  • Ftohja e pamjaftueshme
  • Nxehja e pamjaftueshme
  • Përdorimi i ushqimeve të përgatitura me procedura të papërshtatshme industriale
  • Gatimi i pamjaftueshëm
  • Përgatitja e ushqimit më shumë se 12 orë përpara
  • Kombinimi i ushqimeve si lëndë e parë me ato të gatuara

Temperatura me e ultë për ruajtjen e një game të gjerë ushqimesh, është 80C, kurse për ato që paraqesin rrezik të lartë – 30C. Ushqimet që mbahen të ngrohta, duhet të ruhen në të paktën 62.80C (1450F), deri sa të konsumohen. Temperaturat e arritura gjatë një gatimi të shkurtër, apo në temperatura të ulëta, janë të pamjaftueshme për të eliminuar patogjenët e pranishëm në ushqim.

Pas gatimit, mos e lini ushqimin më shumë se 2 orë në temperaturën e ambientit.

Pastroni vazhdimisht frigoriferin me një sfungjer të pastër dhe të dezinfektuar, apo të njomur me uthull. Pa frikë, era do të avullojë menjëherë.

Mos i harroni ushqimet në frigorifer: Kontrolloni vazhdimisht nëse ka ushqime që janë duke u prishur. Para se t’i konsumoni frutat dhe perimet, lani mirë ato për të evituar praninë e mikrobeve dhe mbeturinat e anti-parazitëve. Mirë do të ishte të përdorej soda e bukës, në një enë me ujë, për larjen e perimeve që konsumohen të freskëta.

Për me tepër, ruajtja e tyre nëpër dyqane, në temperatura të gabuara, stimulon shumëzimin e baktereve në nivele që çojnë në helmimin e ushqimit.

Gatimi i ushqimeve direkt nga gjendja e ngrirë: Metodë e sigurt është nëse gatuajmë copa të vogla dhe të holla, si bërxolla apo copa te vogla mishi, pasi nxehtësia depërton në mënyrë të menjëhershme.

Masat e mëdha të mishit apo të shpendëve, duhet të shkrihen para së të gatuhen, për shkak se përbrenda tyre, këto masa të mëdha, mund të jenë akoma të ngrira, ndërkohë që në sipërfaqe duken të gatuara mirë.

Pajisjet për ruajtje në të ngrohtë, si dhomat apo banjo-marite, në temperatura të ulëta, mund të shërbejnë si inkubatorë, duke stimuluar rritjen e baktereve. Pajisje të tilla duhet të ngrohen më parë dhe të përdoren për të mbajtur vetëm ushqime të gatuara dhe të ngrohta. Ato kurrë nuk duhet të përdoren për të ngrohur ushqime të ftohta, pa u ngrohur më parë vetë.

Manipuluesit e ushqimeve, si bartës luajnë rol domethënës, sidomos në infeksionin nga Staphylococcus aureus. Në shumicën e rasteve, manipuluesit e ushqimeve janë viktima dhe jo burimi i helmimit, të implikuar nga kontakti i rregullt me lëndët e para, nga të provuarit e ushqimit gjatë përgatitjes, apo nga konsumimi i mbetjeve të mëparshme.

Flora bakteriale e duarve: Duar të lara nuk do të thotë domosdo duar të sigurta.

Dezinfektimi kimik nuk duhet të përdorët si një alternativë e larjes me sapun dhe ujë. Duart mund të jenë përgjegjëse në transmetimin e patogjeneve intestinale, të tilla si Salmonella, Campylobacter dhe E. coli nga lëndët e para dhe enët, tek ushqimi i gatuar, transmetimin e organizmave të hundës dhe lëkurës, të tilla si stafilokoku, nga njeriu tek ushqimi i gatuar.

Për të minimizuar këto probleme, duhet që duart të lahen jo vetëm pas përdorimit të tualetit, por me kujdes edhe gjatë përpunimit të përbërësve të ushqimit, veçanërisht pasi është prekur lënda e parë. Duhet të eliminohet prekja me duar të zbuluara e ushqimit të gatuar sa më shumë që të jetë e mundur, sepse edhe të lara, duart nuk janë të pastruara plotësisht nga stafilokoku. Asnjë person me plagë apo dëmtime të tjera kudo në trup, nuk duhet të përgatit  ushqime të ndjeshme. Plagët, të pastra dhe të pa infektuara, duhet të mbulohen me veshje.

Kontrolloni shpesh afatin e përdorimit (datën e skadencës) së ushqimeve, duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt (mielli, drithërat, erëzat). Rreziku është pikërisht te përdorimi i ushqimeve të vjetra që janë në dollap prej vitesh. 

(Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji. E sergio artikullin per lexuesit e Diellit. Mund ta ndiqni edhe: fb.com/nutricistedietologe  

Filed Under: Komente Tagged With: Ajshe Leka, Kujdes nga helmimet, ushimore

ARIZONA, SIMPOZIUM MBI HISTORINE E SHQIPERISE DHE GJUHES SHQIPE

April 10, 2018 by dgreca

1kryesore arizNGA LULZIM MULLIQI/SHBA/1 KocaniKeto dite ne njeren nga ambientet e Qendres kulturore komunitare”Aviano Community Center”,nen patronatin e Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Grave te Arizones dhe ne bashkepunim me Qendren Kulturore Shqiptaro-Amerikane”Shqipe e Arizones”,u mbajt simpoziumi shkencor,i pari i ketij lloji ne margaten shqiptare te Amerikes me temen bosht” Historia e Shqiperise dhe e gjuhes shqipe” me panelisten,lektoren,autoren dhe pedagogen universitare nga Shqiperia,Assoc.prof.Elena Kocaqi.

3 nenshkrimNe emer te Shoqates Shqiptaro-Amerikane te grave te Arizones,kete simpozium e shpalli te hapur,dr.Elonia Lasku,e cila pershendeti te gjithe pjesemarresit e pranishem,duke theksuar se ky eshte nje eveniment i rendesishem shkencor,kombetar dhe kulturor,per komunitetin shqiptar te Arizones dhe mbare margaten shqiptare te Amerikes.Me pas,ajo ftoi ne foltore pedagogen universitare,Assoc.prof,Elena Kocaqi,e cila kishte ardhur enkas nga Shqiperia per te prezantuar punimet e saja shkencore,perkitazi me te rejat e fundit te shkences shqiptare dedikuar historise se Shqiperise dhe gjuhes shqipe.4 profesoriNe kete simpozium edhe njehere u konstatua se rrenjet tona jane a qe te lashta dhe aqe te thella,ku historia,gjuha dhe kultura e jone shqiptare,eshte pertej trashegimise europiane.Dhe duket qarte gjithandej,se shkencetaret tane po punojne me seriozitetin me te madh per percaktimin e fakteve te qarta dhe te sakta,qe argumentojne autoktonine e shqiptareve,si populli me i vjeter ne mbare Gadishullin Ballkanik.Poashtu,ne kete simpozium u tha se askush nuk mundet ta mohoj dot qe “stergjysherit tane” ishin ne Gadishullin Ballkanik dhe ne Europe,perpara se vete europianet e sotem te ishin ketu.Ne vijim te kumteses se saj shkencore panelistja e ketij simpoziumi shkencor,Assoc.prof.Elena Kocaqi,theksoi se duke u mbeshtetur ne argumentet shkencore eshte vertetuar se Gadishulli Ballkanik ne veri eshte banuar nga Iliret dhe ne jug nga pellazget.Gjithashtu eshte vertetuar se edhe disa nga fiset gjermane e kane origjinen e tyre nga Iliret.Nderkaq,Iliret,Pellasget,Dardanet,Trojanet,Thrakas

sit,Muzet flisnin shqip.Lufta e Trojes ishte lufte ndermjet fiseve shqipfolese.Dardanet trojane luftuan me Mikenasit,Spartanet me Akejt,etj.Te gjithe kete flisnin nje gjuhe,gjuhen shqipe.Ne baze te burimeve historike,nuk kishte greke ne luften e Trojes.Emri grek,nuk eshte permendur kurre ne Iliaden e Homerit.Me pas Assoc.prof Elena Kocaqi,theksoi se “Gjuha Shqipe dhe alfabeti pellazg eshte baza e alfabetit te greqishtes se vjeter dhe latinishtes.Keshtu qe gjuha shqipe eshte drejtpersedrejti pasardhese e gjuhes pellasge.Gjate ketij simpoziumi kishte pyetje te shumta nga bashkeatdhetaret tane si mbi origjinen e shqiponjes ne flamurit e heroit tone kombetare “ Gjergj Kastriotit-Skenderbeut”,pastaj kishte edhe pyetje  te tjera si :Roli i Perandorise Osmane ne shtypjen e popullates shqiptare ne Ballkan.Pastaj,roli i kishes serbe dhe greke ne sllavizimin,perkatesisht greqizimin e popullates shqiptare.Keto deshmi historike jane shume te vjetera dhe datojne ne nje lashtesi te larget,keto mund  ti gjejme edhe ne pllaka guri te lashta me mbishkrime te vjetra dhe objekte te ndryshme te shkruara ne lashtesi.Nga ky simpozium u ftuan shqiptaret e mergates dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane,te jene gjithmone krenare per origjinen e tyre te lashte dhe autoktone ne trojet e tyre etnike.Ne pauzen e simpoziumit panelistja dhe lektorja,Assoc.prof.Elena Kocaqi,per te gjithe pjesemarresit e ketij simpoziumi shperndau gratis librin e saj shkencor me titull” ZHDUKJA E SHQIPTAREVE NGA TROJET E TYRE NE SHEKUJT XIX -XX.”Ne fund vlene te permendet se zhvillimin e ketij aktiviteti te rendesishem shkencor,kombetar dhe kulturor per Komunitetin Shqiptar te Arizones e ndihmuan aktivistet e devotshem dhe te dalluar, si ish-kryetari i ketij komuniteti,prof.dr.Arben Lasku,pastaj Adi dhe Kristina Kellici,si dhe Gerti e Zamira Qalliaj.Nderkaq,sponsore te ketij simpoziumi ishin:Nora Qorri,Merita Kraja dhe dr.Elonia Lasku.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Arizona, Histori e gjuhe shqipe, Lulzim Mulliqi, Simpozium

Në rolin e avokatit të djallit

April 10, 2018 by dgreca

Prof.Pëllumb Xhufi në rolin e avokatit të djallit! /1 elida3Nga Elida Buçpapaj/

Në Shqipërinë londineze ka plasur një debat iracional mes historianit të njohur Prof.Pëllumb Xhufi dhe shkrimtarit Agron Tufa, i cili ka kohë që i është përkushtuar katharsisit të shoqërisë shqiptare duke denoncuar krimet e diktaturës.

Iniciativat e tij, në vend se të mbështeten nga elita dhe shoqeria, e kthejnë Tufën në shenjestër, duke e demonizuar si përçarësi, antikombëtari, luftëndjellësi Jug-Veri e gjepura të tilla.

Është e trishtueshme kur sulmi antiTufë kryesohet nga historiani Xhufi, i cili shfaqet si avokati i diktaturës duke stimuluar “krime” të Agron Tufës për gjoja denigrim të luftës nac-çlirimtare, marrje ne mbrojtje te kolaboracionistëve, përçarje kombëtare e të tjera bllofe si këto.

Debati Tufa-Xhufi shpërtheu kur Kampi i internimit i Tepelenës u krahasua me të drejtë me Auschwitz-in, çka shkaktoi revoltë tek Prof. Xhufi, se, sipas tij, nuk mund të krahasohet Hitleri me Enver Hoxhën! Është skandaloze se si një dijetar si Prof.Xhufi nuk pranon shenjën e barazimit midis krimeve naziste me ato komuniste, kur Perëndimi krimet e Hitlerit dhe ato të regjimeve komuniste i klasifikon si krime kundër njerëzimit. Kjo mosdije nuk i falet Prof.Xhufit.

Në daljet e tij në publik, Prof Xhufi e ka ringjallur famëkeqin historian të diktaturës Prof. Arben Puto.

E kam denoncuar Arben Puton që ne vitin 1991 kur mori në drejtim Komitetin e Helsinkit të të drejtave të njeriut. Nuk kishte të drejtë morale as si historian i diktaturës dhe as si kunati i Manush Myftiut, njerit prej xhelatëve më mizorë të regjimit totalitarist. Prof.Arben Puto nuk mori në mbrojtje viktimat, por persekutorët!

Nuk shoh lidhje midis Xhufit dhe Putos, pa marre parasysh se Xhufi eshtë martuar me të bijën e nipit të diktatorit Hoxha.

Prof.Pëllumb Xhufi është dhëndri i Luan Omarit, nipit të Enver Hoxhës, por edhe birit të Bahri Omarit, të cilin Hoxha, megjithese kunat, e eleminoi nga të parët në kasaphanën e diktaturës. Natyrisht që Pellumb Xhufi është një nga të privilegjuarit e regjimit komunist, por ai si historian dhe njeri i arkivave i njeh si pakkush krimet e regjimit kriminal.

Prof.Xhufi për nga përgatitja që ka mund të formulonte argumentat për të akuzuar diktaturën Hoxhiste për genocid kundër popullit, pasi regjimi totalitarist Hoxhist ka ekzekutuar krime jo vetëm duke eleminuar kundërshtarët politikë, por edhe duke i vrarë për së gjalli gratë, pleqtë, fëmijët dhe familjarët e kundërshtarëve politikë. Janë me mijra fëmijë që janë lindur, rritur e jetuar për 40 vjet në kampet e internimit, viktima të shkeljes së të gjitha të drejtave njerëzore. Janë me mijra jetë të mohuara nga regjimi diktatorial! Jetojnë ende 1000 të mbijetuar të kampit famëkeq të Tepelenës, si viktima të gjalla për të dëshmuar Auschwitz-in shqiptar. Edhe Spaçi e Burreli ishin Auschwitz-e! Në diktaturë Spaçin dhe Auschwitzi-in e jetonin shqiptarët edhe në mes të Tiranës.

Krimet e diktaturës janë krime kundër njerëzimit. Si të tilla ato duhen denoncuar dhe dënuar. Kjo është rruga e vetme drejt Shqipërisë europianiste. Historia nuk retushohet. Ahmadinexhadi e quajti legjende false Holokaustin sikur po e mohon Aushwitzin e Kampit te Tepelenës Prof. Xhufi. Retushimin e historisë e bënin vetëm diktatorët dhe historianët e diktaturës.

Kjo është e vërteta. Prof. Pëllumb Xhufi as nuk e mohon dot dhe as nuk e manpulon dot historinë.

Denoncimi i diktaturës është detyrim kombëtar, kush i fsheh krimet e diktaturës kryen vepër antikombëtare.

Janë vetë të internuarit në Kampin famëkeq të Tepelenës që tregojnë se aty mbizotëronin familjet e ardhura nga Veriu. Përse e shqetëson Prof.Xhufin ky fakt? Diktatura e konsideronte Veriun reaksionar, por pa kursyer aspak as Jugun, as gjirokastritët, as të afërmit e familjes, as katolikët dhe as myslimanët.

Prof. Xhufi thote se “në fillim të viteve ’90 në Shqipëri flitej që burgjet e diktaturës të ktheheshin në muzeume të terrorit, ndërsa u harrua plotësisht të flitej për to në fillim të shekullit XXI.” Po është e vërtetë, këtu ka shumë të drejtë. Politika shqiptare me në krye PD, bashkë me historianët shqiptarë pa integritet, e kanë çuar në amnezi kolektive gjithë shoqërinë shqiptare. Amnezia kolektive e kthen shoqërinë shqiptare nënnjerëzore, sipas vepres së Vladan Gjeorgjeviçit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”që e përmend Prof.Xhufi por në sens krejt të kundërt. Shqiptarët kthehen në njerëz me bisht kur nuk reagojnë ndaj krimeve të kryera nga një regjimi kriminal, që i trajtoi njerëzit barabarisht si në kampet e shfarosjes naziste!

Prof.Xhufi vihet në pozitë shumë profane kur në fushatën për ta bërë Enverin më të mirë se Hitlerin, atakon Prof.Sami Repishtin, ndergjegjen e gjallë të viktimave të diktaturës, vetë viktimë e regjimit dhe dëshmitar i barbarisë kriminale komuniste. Prof.Sami Repishti i ka përshkruar në librat e tij “Pika loti” tregime burgu dhe “Nën hijen e Rozafës” krimet e barbarisë komuniste kundër njerëzve krejt të pafajshëm.

Vepra Rrno për me tregue e At Zef Pllumit është një tjetër aktakuzë kundër diktaturës komuniste shkruar nga një tjetër viktimë e regjimit hoxhist.

Qendrimi indiferent i elitës shqiptare ndaj krimeve të diktaturës është antikombëtar, antikombëtare është edhe çdo lloj avokature që i bëhet regjimit barbar të diktaturës.

Nuk ka asnjë kontraversëri në klasifikimin e Kampit të Tepelenës si Auschwitzi i diktaturës Hoxhiste. Siç e nënvizova më sipër, Auschwitz është edhe burgu i Spaçit, edhe burgu i Burrelit, Auschwitz-e jane edhe kampet e tjera të internimit.

Denoncimi i Auschwitze-ve shqiptare nuk i ndan as përçan shqiptarët, as nuk cënon luftën çlirimtare kundër nazizmit.

Denoncimi i krimeve te diktaturës duhej të ishte detyrë e historianëve. Është cinike dhe poshtruese për vendin kur historianët e Shqipërisë nuk janë në gjendje të venë shenjën e barazimit midis Hitlerit dhe Enver Hoxhes, kur Perëndimi e ka caktuar 23 Gushtin, ditën e paktit sovjeto-nazist Molotov- Ribentrop, nenshkruar më 1939 midis Stalinit dhe Hitlerit, si Ditën europiane të kujteses – Black Ribbon Day – e viktimave të ideologjive totalitare, specifikisht regjimeve totalitare komuniste, staliniste, naziste dhe fashiste.

Europa Perëndimore, nga buron sistemi demokratik i vlerave, e ka vënë shenjën e barazimit midis Enver Hoxhës dhe Hitlerit, ndërsa Prof.Xhufi ende jo! Dhe këtu mbaron debati. Prof.Xhufi me nervozizmin e tij elitar nuk mund të shkaktojë më konfuzion, as të ndryshojë standardet e gjykimit të diktatorëve. Këtij konfuzioni, që në Shqipëri ka zgjatur 27 vjet, duhet t’i vijë fundi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, në rolin e avokatit të djallit, pellumb xhufi

BISEDË DHIMBJEJE

April 10, 2018 by dgreca

 1-xhevair-lleshi-zyre

Ese, nga Xhevair Lleshi/Ti mund të thuash se je i velur, i ngopur, por jo, do të bërtasësh pa zë: je i neveritur dhe madje i neveritur egërsisht! Le ta dinë mirë! Ai trazonte urët në vatër dhe, si zot konaku, i duhej ta mbante gjallë bisedën e dhimbjes, ndaj dhe e shihte qartë shpuzën e zjarrit. E shihte zjarrin, madje sytë e tij morën shkëlqimin fisnik të flakës. I dukej sikur do të vihej në krye të karvanit dhe do të printe përmes fjalës kuvendin e burrave. Kuvendin e moçëm të burrave. Prandaj dhe u përmbajt. Burrat e dheut duheshin përmbajtur, duheshin paqësuar, duhej të mposhtnin me neveri përçarjen prej politikës. Sepse ashtu iu volit. Sepse ai i donte njerëzit me gjithë brengat e tyre të panumërta

në shpirt, e donte gjindjen e një gjaku e soji të hallkut.

Le ta kthente fjalën në mision. Një mision të bën shenjtor. Por a mund të udhërrëfente ai si një shenjtor?

Ashtu duke shpurritur zjarrin imagjinar të vatrës ai heshtte dhe pëshpëriste lutje. Gjithçka po i kthehej në parandjenjë të lodhur, që ecte këmbëzbathur. A mund të gënjehej më prej tyre? Jo. Një jo e madhe e pa mëdyshje. Përndryshe gjithçka kthehej në mashtrim.

Po atëherë le të vihej në ballë. Veç sa të thoshte fjalën, atë që rëndon sa bota, të vërtetën! Mos ishte ndonjë grackë e re kjo «festë demokracie»? Ishte kaos i vërtetë, bash si ai në të cilën u formua bota. Ndërsa këtu, pas shpërthimit të kaosit, do të formohej thjesht njeriu

prej mishi e kocke, njeriu I lirë. Po le ta shohim edhe këtë farsë. Se mos na bëhet edhe ky si ai njeriu i ri i Hoxhës! Pastaj gjeje vrimë dhe futeshe…

 

Tiranë, më 10 prill 2018

Filed Under: ESSE Tagged With: BISEDË DHIMBJEJE, Xhevair Lleshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1462
  • 1463
  • 1464
  • 1465
  • 1466
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT