• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“ME SYTË E ËNDJES” TË LINDITË RAMUSHI DUSHKU

December 10, 2017 by dgreca

Nga Sokol Demaku*/

1 Demaku2

Poetja e mirënjohur Linditë Ramushi Dushku na vjen si sihariq me përmbledhjne e saj poetike “Me sytë e ëndjes”, ku ajo përmes vargut shprehë atë që ndjen për botën që e rrethon. Poezitë e sajë përmbajnë fjalë zemre dhe shpirti. Autorja edhe si e re është marrë me krijime letrare kryesisht me poezinë dhe si duket shpirti i saj krijues ka gjeturë vetën e tij në vargun  poetik dhe rrugën e vargnimit të vargut lirik sot. Por duhet thënë edhe ate se poezia është ajo gjini e cila  nuk njeh moshë, por se janë emocionet ato të cilat lindin te vet krijuesi për vargun poetik.Ajo përmes poezive të saja sjell botën e saj shpirtërore, shpreh dashurinë e madhe që ka për njerzit e saj, e vend të posaqëm në lirikatë e saja ze natyra me bukuritë e saja dhe çdo gjë që e rrethonë ate e shprehurë me në menyrë mataforike për dashurinë.Pra lirika e dashurisë zë një vend të posaçëm në përmbledhjen “Me sytë e ëndjes”,të Linditë Ramushi Dushku ku ajo me metaforën e përdodrurë me një mjeshtri mjaftë të hollë shprehë ndjenjat e saja të brendshme e këtë e verëjem që në fillim kur në poezinë “Drithërimë e hijeve të natës” poetja thotë:

Mbi mua përqafimi si lis i degëzuar gjelbrimi

Mes gushës e gjoksit avullon ajrin me frymë

Më pushton si litar që puth thuprat e bashkuara

Më palos si lulebardhë pa njolla.

Ate çka ajo ndjen, ajo e shpreh në mënyrën më origjinale të mundshme në vargun  e saj, varg i cili le shumë të kuptohet dhe të ndjehet nga që poetja shpreh përmes tij, e ndjen ajo dhe e latos për mrekulli me metaforën e përdorurë si e thash me herët me mjaftë mjeshtri që poetët me siguri ja kanë për lakmi dhe zili. E këtë mund ta hetojmë dhe përjetojmë më së miri tek poezia e radhës me titull “Mendafshi i bardhë” ku poeta thotë:

Gjoksit të kalitur si pemë e njomë

Ku çerdhe ndërtojnë dallendyshet e ngrohta

Lotojnë këto degë të holla stine

Marrin me vete edhe grimcat e kujtimeve.

Bazuar në poezitë e këtij vëllimi të Linditë Ramushi Dushku ne mund të konstatojmë se kjo na befason për të mirë me këtë që tham më lartë, pra me përdorimin me mjaft sukses në vargun e  saj të metaforës e ku përmes saj ajo pasyqron ndjenjat e saja të brendshme dhe ate çka ajo ndjen dhe ka ne vetën e saj. Një kolorit metaforik që nuk mund  ta gjejmë edhe tek shumë autor tjerë bashkëkohor sepse ajo këtë metaforë e gjen në ambientet ku ajo gjendet, në rrethin që ajo për çdo ditë e frekuneton apo më mirë të themi edhe ajo vet është pjesë e atij rrethi dhe e ndjen ate.

Është me vlerë ndjenja që autorja shprehë sepse ajo është plotë optimizëm në vargun e  saj, ate e shprehë në froma të ndryshme, e ndjen ate dhe ajo e shprehë përmes asaj çka ajo ndjen në shpirtin e saj. E mund të them se kjo është ndoshta ajo më e veçanta e poezisë së Linditë Ramushi Dushku. Ja çfarë thotë tek poezia “Melodi e këngës tënde”:

E ëmbël

Kjo kupë e qershisë së ndezur

Si valë ridhte nëpër damarë lëngu i saj

Shtati i hedhur

Rrjedhën përcillte plot guxim

Ndezur nga shkëlqimi syve

Zjarri lajmëtrar shpertheu

Duke lexuar poezitë e këtij vëllimi peotik por edhe duke kujtuar edhe poezitë nga përmbledhja e parë ”Mos hesht”botuar kaherë na del se autorja premton shumë në lamin e poezisë dhe se ka një afinitet në këtë drejtim ku lirika e saj është e ngërthyerë nga metafora lirike që asaj i jep mundësinë për një paraqtije sa me dinitoze të jetës së brendshme.

E këtë e shpreh autorja më së miri tek poezia e saj “Zëri i natës” kur ajo thotë:

Mbase lisat e shuajnë dhe zjarrin e oxhakut

Të bërë me tulla të reja

Edhe pullat e këmishës do të kishin

Qepje e vija të reja

Sikur bora do të mbulojë palgët e murrme

Do te rinonte veç atë që kërkova

A më duhet të bërtas

Apo veshët s´të dëgjonin kur të thashë.

Por gjatë leximit të lirikave të Linditë Ramushi ne do hasim në ndjenjat e autorës ku ajo përmes motivit të dashurisë, ajo me mjaft mjeshtri fiton mbi botën e brendshme dhe se çdo herë del fitimtare nga ndjenjat dhe bota egosite që sot është shumë aktive në jetën e përditshme. Ajo përmes vargut të saj arrinë të depërtoj thell në botën egoiste dhe se se ajo ka arritur të prezentoj misteriaet e kësaj bote dhe ajo në vargun e  saj reflekton vullnetin, dëshirën dhe atë ëndërren favorizuese për të mundur dhe dal fitimtar në stuhit e kohës, përmes vargut idilik që me metaforën e përdorur del shumë i fortë dhe e benë lirikën e saj  shumë të qendrushme.

Këtë do e gjejmë shprehurë për mrekulli terk poezia”Rrënqethej” kur autorja thotë:

Akoma ishte aty ku mbrëmë e pata lënë

S`e di pse s´e mora kur vetë ma patë thënë

Po ku e dija unë që drita e tij ishte kaq e madhe

S`e dija as se dita ia shpalos atë fytyrë rozë

Atë kallam të fortë.

Me shumë ëndje lexohen këto vargje ti quaj magjike të përmbledhjes poetike “Me sytë e ëndjes”, të Linditë Ramushi Dushku, një poete e re nga Gjilani. Një përmbledhje lirike e thururë në bazë të ndjenjave shpirtërore të autores. Vepër që nxjerrë në dritë shpirtin e bardhë të njeriut pa marrë parasyshë situatatë në të cilat ai ndodhet apo gjëndet. Kjo ndjenjë e shprehurë të bënë të mendosh se si poetja ka arritur të shprehë ndnjejat e saj përmes lirikës së nderthururë me ndjenjat e brendshme por edhe me ato që rrethojnë autoren, si natyra me bukuritë e saja, bota që e rrethonë ate, dhe emocionet të cilat, në vehte ngërthejnë jo vetëm ndjenjen e brendshme të autorës, por e bëjnë edhe më të fortë vargun në shprehje.

Këtë e ndjejmë më së miri në vargjet e poezisë ”Kur përshërisin fletët” kur autorja thotë:

U bëre fletë e shkeputur nga pema

Për të mbërthyer kokën e frytit

Si plis mbi flokët e rremosura

Me aromë të mbyllur.

Melodia e rënies së asaj flete

Fishkëlleu në veshin tim si ushtimë stuhie

Vargisur notat në telat më të rrahur

Si plumb i shkriråé n ë pjatë të porcelantë.

Por në vazhdën e vargëtimit të saj Linditë Ramushi Dushku na del se është shumë optimiste në jetë, në ate çka ajo e ndjen dhe se me plotë kuptimin e fjalës ajo përmes lirikës së saj krijon stilin e saj në artin e shprehjes së fjalës për jetën, dashurinë dhe lumturinë shpirtërore të njeriut.

* -përmbledhje poetike në 96 faqe, botuar nga Shtëpia botuese Beqir Musliu Gjilan

Filed Under: LETERSI Tagged With: Lindite Ramushi Dushku, Me Syte e Endjes, Sokol Demaku

Papa, pranë popullsive të Shqipërisë e të Indisë

December 10, 2017 by dgreca

–Në Indi, bilanci ende i përkohshëm i katastrofës, të cilën e kujtoi Ati i Shenjtë, është të paktën 39 të vdekur e 167 të humbur, në shtetet indiane Tamil Nadu e Kerala. /

1 Permbytjet

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimi i Papës shkoi edhe një herë tek popullsitë e dëmtuara nga fatkeqësi të rënda natyrore, sidomos nga shirat, që po shkaktojnë dëme të mëdha këtë fillim dimri:

“Dëshiroj t’u shpreh afërsinë time popullsive indiane të dëmtuara nga cikloni Okhi, posaçërisht familjeve të peshkatarëve të shumtë, të humbur në det; e edhe popullit të Shqipërisë, dëmtuar rëndë nga përmbytjet e kohëve të fundit”.

Shira të pareshtura dhe blackout, në Shqipëri.

Në Shqipëri, një valë  e pandërprerë kohe të keqe po godet zonat qëndrore dhe veriore të vendit. Situata vijon të rëndohet: dëmet më të mëdha vërehen në fshatrat Marikaj e Laknas, në rrethinat e Tiranës, ku një njeri humbi jetën. Shira të rrëmbyera vijojnë edhe në bregdetin e Durrësit e nuk mungojnë as në Shkodër. Situata më e rëndë, në fshatin Bardhaj,përmbytur nga vërshimi i lumit Kir. Në shumë zona mungon edhe energjia elektrike. Autoritetet shqiptare i kërkuan ndihmë bashkësisë ndërkombëtare, për t’i bërë ballë emergjencës.

Në Indi, bilanci ende i përkohshëm i katastrofës, të cilën e kujtoi Ati i Shenjtë, është të paktën 39 të vdekur e 167 të humbur, në shtetet indiane Tamil Nadu e Kerala.  Në pjesën jugore të vendit,  Ministria e brendshme indiane  njofton se, falë ndihmës së shpejtë, u shpëtuan 556 peshkatarë që, gjatë kalimit të ciklonit, ishin në det të hapur.  809 peshkatarëve të tjerë iu përmbysën barkat por megjithatë, dolën  në bregun e Maharashatrës, ku gjetën strehë e ushqim.(rv)

Filed Under: Featured Tagged With: Fatkeqesite e motit, Papa, Shqiperia & India

ZGJEDHJA E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM, KUNDERSHTIMI I OPOZITES, NDERKOMBETARET

December 10, 2017 by dgreca

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ka përfunduar, kur nga Vettingu i prokurorëve nuk ka emra që kanë kaluar testin. Maxhoranca është për zgjedhje e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm, opozita kundërshton.

1 Kuvendi

Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë pas mbarimit të mandatit të tij 5 vjeҫar  vazhdon të jetë në detyrë. Brenda një muaji në zyrën e tij do të ulet pasuesi i tij, i zgjedhur me votat e Parlamentit. Por ai do të jetë vetëm i përkohshëm. Këtë status kalimtar të kreut të Prokurorisë së Përgjithshme e kushtëzon vonesa në kryerjen e reformës në drejtësi dhe tejkalimi i afateve, të parashikuara në ndryshimet kushtetuese të verës 2016, për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky institucion, që sipas Kushtetutës ka kopetencën për të emëruar Prokurorin e Përgjithshëm, nuk është ngritur ende edhe pse afatet ligjore për ngritjen e tij janë shkelur. Kësaj mungese institucionale i shtohet edhe mungesa e rezultateve të vettingut për prokurorët: vettingu ndaj tyre ka filluar, por ende nuk ka emra që kanë kaluar me sukses testin.

Për të dalë nga kjo situatë, maxhoranca socialiste i është drejtuar dispozitave kalimtare në ligjin  “për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” ku flitet për caktimin nga Parlamenti të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm. Parlamenti hapi të enjten (7.12) procedurën duke ftuar të aplikojnë brenda 5 ditësh prokurorët që përmbushin kriteret e përcaktuara ligjore. Burime zyrtare nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve pohuan për DW, se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm do të jetë në këtë detyrë derisa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat shtatë vjeҫar.

Bashkimi Europian, SHBA dhe opozita

Caktimi nga Parlamenti i një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm mbështetet nga BE dhe SHBA. EURALIUS, Misioni i BE-së, që asiston kryerjen në Shqipëri të Reformës në Drejtësi dhe OPDAT ( Office of Overseas Prosecutorial Development Assistance and Training) nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA dhanë opinione ligjore në favor të kësaj zgjidhjeje. Delegacioni i BE dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu publikuan (7.12)deklarata zyrtare në mbështetje të opinionit ligjor të dy misioneve të sipërpërmendura dhe nxitën Parlamentin të fillojë procedurat në zbatim të ligjit të Prokurorisë. Sipas këtij ligji parlamenti e cakton Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me 36 vota nga votat e 140 deputetëve që ka Parlamenti.

Opozita e kundërshton dhe e quan anti-kushtetues caktimin e një Prokuroriu të Përgjithshëm të Përkohshëm. Opozita kërkon që ose mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla të zgjatet edhe dy vjet, ose pasuesi i tij të zgjidhet kur të formohet Këshilli i  lartë i Prokurorisë dhe kur të dalin rezultatet e vettingut me emrat e prokurorëve që kalojnë testin. Me këtë qëndrim kryetari i opozitës, Lulzim Basha, refuzoi propozimin e kryemnistrit Rama që të zgjedhin së bashku, me konsensus, një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Fillimi i procedurave për caktimin e një Prokurori të  tillë sipas opozitës përbën “një provë të qartë të vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”, tha Basha.

Si zhvillim i pritshëm në këtë kundërshti mes palëve mund të jetë adresimi i opozitës në  Gjykatën Kushtetuese lidhur me fillimin nga maxhoranca socialiste  të procedurave për caktimin e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Daljen e situatës nga ngërҫi e sjell ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe progresi në kryerjen e vettingut për prokurorët. Drejtorja e Njësisë Ndërkombëtare të Monitorimit të Vettingut, Genoveva Ruiz Calavera tha për DW, se “të gjithë prokurorët e Shqipërisë duke përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm do të kalojnë në skanerin e vettingut.”  (Kortezi:Ani Ruci)

Filed Under: Politike Tagged With: Mandati i prokurorit et Pergjithshem, nderkombetaret, Opozita

KOSOVË-BUXHETI 2018 MIRATOHET NË PARIM

December 10, 2017 by dgreca

-Kuvendi miratoi në parim Buxhetin e Kosovës 2018  prej mëse 2 milardë eurosh/ 1 Kuvendi

PRISHTINË, 10 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Projektbuxheti i Shtetit të Kosovës për vitin 2018 parasheh të hyra të përgjithshme 1 miliard e 829 milionë euro, ndërsa shpenzime 2 miliardë e 82 milionë.

Kuvendi i Kosovës, në vijimin e seancës plenare në ditën e tretë, sot me vetëm një pikë në axhendë,  miratoi në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Siç u konstatua në seancë, në sallë ishin të pranishëm 91 deputetë, prej tyre 64 kanë marrë pjesë në votim, 62 kanë votuar pro, 2 kundër, asnjë abstenim.

Në dy ditët e kaluara të seancës, në 5 e 6 dhjetor, me shumë debate e replika maxhorancë-opozitë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të këtë shumicën në votimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2018 dhe për votim të sërishëm u paralajmërua të mblidhet këtë të dielë në orën 15:00.

Gjatë votimit në 6 dhjetor në sallën e seancave planere ishin 88 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh, prej tyre 60 morën pjesë në votim -58 ishin pro, 1 kundër e 1 abstenoi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Buxheti, Kuvendi i kosoves

Horrat nen masken e heroit…

December 10, 2017 by dgreca

Horrat nen masken e heroit…/

2Sadik-Elshani

Thenie te urta te perpiluara nga dr. Sadik Elshani/*

  • Horrat nen masken e heroit jane me te rrezikshem se ujku nen lekuren e qengjit.
  • Historine e perkohshme e shkruajne fitimtaret, ndersa historine e perjetshme e shkruajne faktet, dokumentet.
  • Nje komb qe ngushellohet me te kaluaren e tij, sado e lavdishme qofte ajo, eshte duke jetuar nje te tanishme te plogesht, pa nje te ardhme te ndritur.
  • Trimi i mire me shoke shume – diktatori i vetem me servile plolt.
  • Regjimet qe intelektualin e bejne fshesar dhe teneqexhiun shtetar, jane regjime çnjerezore, antikombetare dhe te parapercaktuara qe te shemben.
  • Lume i madh behet vetem ai qe gjate rrugetimit te tij mbledhe edhe shume dege te tjera.
  • Paragjykimet ta skllaverojne shpirtin, ta bllokojne arsyen.
  • Trimeri + guxim + besnikeri + ndershmeri + dituri + mençuri = burreri.
  • Te jeshe i verber e te mos shohesh eshte normale, por te shohesh nje te keqe e te shtiresh si i verber, eshte e papranueshme.
  • Kur hyn brtenda interesi, miqesia del jashte.
  • Lakmia gjithmone te le te uritur.
  • Edhe djalli eshte i zgjuar, por zgjuaresia e tij quhet djallezi.
  • Deshtaku nuk e duron suksesin e tjetrit. Deshatket jane shkaterrimtare te mire, por ndertues shume te keqinj.
  • Nje fjale eshte poezi, dy fjale jane proze.

Philadelphia, 9 dhjetor 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Komente Tagged With: Horrat, nen masken e heroit…, Sadik Elshani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1640
  • 1641
  • 1642
  • 1643
  • 1644
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT