• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RRUGËTIMI FILOZOFIK I PROF.DR.ISUF LUZAJT

December 1, 2017 by dgreca

maxresdefaultPËRURIMI I STUDIMIT “RRUGËTIMI FILOZOFIK I PROF.DR.ISUF LUZAJT”  I  AUTORES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ “MJESHTRE E MADHE”. /

1 Haxhiraj-Isuf-Luzaj

Nga Uran Butka-studiues, historian, drejtor i Institutit të studimeve “Lumo Skëndo”/1 Vilhelme-Vranari-Haxhiraj1

Instituti i Studimeve Historike“Lumo Skëndo” përuron sot studimin “Rrugëtimi filozofik i Isuf Luzajt”, i shkrimtares  Vilhelme Vranari ” Mjeshtre e Madhe e Penës”botim i Shtëpisë Botuese Nacional, 2017. Kjo është një ditë e shënuar, sepse: 1-Kjo vepër përurohet në institutin, që mban emrin e Mid’hat Frashërit, gjeniut dhe shërbestarit të kombit.

2- Prof.Dr.Isuf Luzaj ishte bashkëluftëtari i ngushtë i Mid’hat Frashërit  në luftën për një Shqipëri të lirë, demoktatike dhe etnike.

3-Kujtoj se, Prof. Luzaj arriti të bëhej një personalitet i shquar i kulturës dhe shkencës me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, “Profesor i Merituar i Amerikës”, titull i dhënë nga Presidenti i SHBA Ronald Regan, “Mjeshtër i Madh”, si dhe “Nder i Kombit Shqiptar”.

4- Luzaj është autor i 120 veprave në fushën e filozofisë, letërsisë, historio-grafisë dhe artit, këto të vlerësuara ndërkombëtarisht.

5- Sepse ky studim për rrugëtimin filozofik të Prof.Dr.Isuf Luzajt është i denjë dhe i vlefshëm, është një vlerë e munguar për kulturën shqiptare.

6-Së fundi, sepse, personalisht, kam nderim, vlerësim dhe ndjesi të veçanta për Profesor Isuf Luzajn,  i cili ka qenë dhe miku e bashkëluftëtari i tim eti, Safet Butkës, të dy nacinalistë të shkolluar në Perëndim, profesorë në Liceun francez të Korçës dhe në Shkollën Tregtare të Vlorës, liderë nacionalistë të Ballit Kombëtar, luftëtarë antifashistë por edhe kundërshtarë të komunizmit, të internuar nga italianët në Ventotene, ku edhe Isuf Luzaj krijoi epopene e qëndresës me titull “Prozepopea”, kushtuar Safet Butkës.

 Kopertina e studimit “Rrugëtimi Fiilozofik i Prof.Dr.Isuf Luzaj”

Studimi  “Rrugëtimi filozofik të Prof. Dr. Isuf Luzajt” dhe në mënyrë të veçantë analiza e thellë e librit filozofik “Ekzistenca dhe Boshësia”, përbën një risi dhe njëherësh një vlerë në studimet shqiptare, ndaj Vilhelma meriton një falënderim të madh për kurajon, përpjekjen për t’u lartësuar edhe vetë në filozofi, zhbirimin e mendimit dhe të analizës shkencore të saj. Për të arritur deri këtu,edhe asaj, ashtu si kundër edhe Isuf Luzajt, i është dashur një rrugëtin i gjatë dhe i mundimshëm jo vetëm në udhën e krijimtarisë letrare, por edhe të studimit dhe të dijes filozofike, pa të cilat s’mund të hynte dot në botën e mistershme Luziane.

  Le a ndjekim me pak fjalë rrugëtimin e Vilhelme Vranarit në udhëtimin filozofik të Profesorit me famë botërore:

Kaniniote, nga  familja e shquar shqiptare e Gjergj Aranitit, ajo trashëgoi genet e të parëve të saj, ndonëse koha e goditi pamëshirshëm. E damkosur dhe e përndjekur si familje e deklasuar nga regjimi komunist,  duke ngrënë bukën e  hidhur të botës, duke i mohuar si profesionin, dhe diplominin, por edhe punësimin. Megjithatë ajo arriti të kompletohej me arsim të lartë për histori-gjeografi, pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Vetëm pas vitit 1990, ajo rigjeti vetveten e mohuar. Pjesëmarrëse aktive në lëvizjen demokratike, kryetare e gruas demokratike të Vlorës për të mbrojtur dhe promovuar te drejtat dhe liritë e gruas dhe të fëmijëve. Vilhelma, një nacionaliste dhe demokrate, është në udhën e Midhat Frashërit, Hysni Lepenicës, Isuf Luzajt, por duke qenë edhe vetvetja në jetë, në veprimtari dhe në botimet.

Vilhelme Vranari është një shkrimtare tanimë e mirënjohur, një penë e fuqishme dhe shumë prodhuese e letërsisë shqiptare, në mjaft gjini : prozë, poezi, ese, publicistikë, studime, fabula, letërsi për fëmijë etj…, me mbi 40 vëllime të botuara.  Ajo është nderuar me çmime prestigjioze brenda dhe jashtë  vendit, si Mjeshtër e madhe , çmimi “ Skënderbeg”  prej Ministrisë së Kulturës Italiane , “Pena e kristaltë” Suedi, çmimi i parë për poezi në Firence, çmimi i parë në Mal të zi, medalje ari, argjendi dhe mirënjohje në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Rumani, tre çmime karriere në Shqipëri, si edhe Nderi i Kaninës, e cila i shkaktoi dhimbjet e mëdha dikur, por edhe vlerësimet e mëdha sot, Kanina e saj, por edhe Vlora. Si autore shqiptare është përkthyer në Rumani dhe Greqi. Është e përfshirë në disa antologji në Shqipëri, në Angli, Itali, Suedi, Greqi, Rumani etj.

Sot ajo paraqitet me  studimin filozofik “Rrugëtimi filozofik  i Prof Dr. Isuf Luzaj”, ku përqëndrohet sidomos në esenë filozofike “ Ekzistenca dhe boshësia”  , ku autori trajton marrëdhenien mes ekzistencës  dhe inekzistencës, mendimit racionalist dhe teozofisë, shkencës dhe besimit.

Veprat shkencore filozofike, letrare  dhe memoriale të Isuf Luzajt, por edhe kontributi i shquar si pedagog në universitetet më të rëndësishme të Vatikanit, Argjentinës dhe SHBA, e kanë bërë të njohur në tërë botën. Mjafton të përmendim vlerësimin e Luis Borgesit: “Lexova Ditarët tuaj dhe jam i gëzuar që një poet i huaj ka arritur lartësi akademike. Ju kini lindur poet!”

Vlerësimi  i Fan Nolit është tejet impresionues: “I dashur Lap! Do të vish këtu si delegat i filozofisë nga universiteti i Buones Airesit; kishën e Shëngjergjit e ke si shtëpinë tënde dhe të pres vëllazërisht”

Studimin filozofik të veprës së Isuf Luzajt në Shqipëri e ka nisur studiuesja Vilhelme Vranari, e cila u pergjiget pyetjeve : Ç’është ekzistenca? Ç’është boshësia? A është ekzistenca një objekt i vërtetë? Raporti mes unit dhe botës që na rrethon? Evolucioni i formave, i mendimit dhe i ndërgjegjes. Doktrinat teiste dhe ateiste. Komunizmi një doktrine antinjerëzore etj.

Ja sesi e përcakton Luzaj sistemindoktrinar  komunist:”Komunizmi është një doktrinë antinatyrore e jetës, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, pasi është false dhe i mungon arsyetimi logjik, është një trill i imagjinatës së sëmurë të utopistëve. Si i tillë është i gabuar, pa themel në arkitekturën e ndërtimit të ideve të asaj ngrehine, që quhet jetë”.

Mendoj që vepra filozofike e Isuf Luzajt do të jetë objekt i studiuesve të filozofisë , por edhe i shkencave te tjera. Intelektualët, studiuesit, shkencëtarët, studentet do të gjejnë në veprat e tij një nga filozofët më të mëdhej të shekullit XX.

Ndërkohë Instituri Histotik “Lumo Skëndo” merr përsipër botimin e plotë të veprës së  Prof. Dr.Isuf Luzaj në një kolanë disavëllimshe.

Vlerësoj botuesin e veprës “Rugëtimi filozofik i Prof. Dr.Isuf Luzajt”, z. Mujo Buçpapa , poet i mirënjohur,  i vlerësuar dhe i përkthyer në disa gjuhë, botues i njohur i gazetës Nacional, ku shqiptarët nga tërë hapësira shqiptare  gjejnë veten me krijimet, kritikat, publicistikën  dhe  studimet e tyre.

Filed Under: LETERSI Tagged With: I PROF.DR.ISUF LUZAJT, RRUGËTIMI FILOZOFIK, Uran Butka, Vilhelme Vranari

NENTORI SHQIPTAR DHE KOLERA E KUQE RUSE

December 1, 2017 by dgreca

1-hasan-kostreci

NGA HASAN KOSTRECI/Është realisht me ngjarje Nëntori, por ndërsa 28 – ta e vitit 1912-të dhe në këtë muaj është për ne shqiptarët një datë e shënuar, sepse pas një pushtimi të gjatë otoman, ngritëm për herë të parë flamurin tonë kombëtar dhe shpallëm pavarësinë, 8 Nëntori i 1941- shit, shënoi mbërritjen e kolerës së kuqe nga Rusia edhe tek ne, e cila në vitet në vazhdim u përhap aq shumë, sa më 29 dhe po në këtë muaj të vitit 44, ajo kish infektuar, tashmë masën më të madhe të shoqërisë dhe u kthye në një epidemi të rrezikshme. Por kur mbas një periudhe prej dyzet vjetësh, kombet e tjerë që patën kaluar të njëjtën sëmundje, nisën pak e nga pak të shërohen, tek ne, nga që kishte hyrë, siç duket, thellë, vazhdon që të jetë  prezente dhe ende nuk jemi shëruar.

Por megjithatë nuk mund të themi që në vartësi të ngjarjeve që përmëndëm, ta përcaktojmë këtë muaj si të mirë apo ters, sepse fati si të një individi, të një shoqërie apo dhe të një kombi, varet nga shumë faktorë, por jo ama, siç thuhet, që shumë nga gjërat, që në jetë ndodhin, janë të destinuara dhe nuk ke si u shpëton. Për realitetin aktual të Shqipërisë dhe të ne shqiptarëve, në mjaft raste, fajtorë jemi edhe ne, sepse nuk mund të quhet destino dhe fati ynë i keq, kur në vënd që, mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të lidheshim me perëndimin, kaluam nga lindja dhe u molepsëm me sllavët që historikisht s’na e kanë dashur kurrë të mirën, bile na kanë dhe dëmtuar. Aq më tepër, kur jo ndofta të gjithë, por pjesa intelektuale dhe më të shkolluarit e shoqërisë, kishin, sadopak informacion dhe e dinin se ç’po ndodhte në atë periudhë në Rusi.

Pastaj në një vënd aq të vogël siç kemi qënë neve, a nuk shihej se shumica e elementit që përfaqësonte atë ideal, përbëhej nga fshatarë dhe njerëz pa asnjë klasë shkollë, të cilët të gënjyer dhe të mashtruar nga një grup mafiozësh, besuan se do ndërtonin një shtet të së drejtës dhe demokratik.

Dhe tani të vijmë në një periudhë më të afërt dhe pikërisht në vitin nëntëdhjetë kur ai regjim së fundi ra dhe shqiptarët që e kishin pësuar njëherë, duhej që gabimin e bërë në atë kohë, ta korigjonin e të mos e përsëritnin më. Por ç’ndodhi? Protestat dhe sakrificat e studentëve për ta përmbysur atë sistem dhe të ndërtonin një shtet perëndimor, dështuan, sepse elementët që u paraqitën si demokratë dhe morën drejtimin e asaj lëvizje në dorë, me prejardhjen nga vinin, linte për të dëshëruar. Dhe fakti që pjemarrja nga ish shtresa e të persekutuarëve, të cilët realisht përfaqësonin edhe të djathtën e vërtetë shqiptare, jo vetëm që qenë fare të pakët, por adhe ata që u angazhuan, në vënd që të nderoheshin e të respektoheshin, u lanë në hije, deri sa ata u detyruan o të largohen vetë, ose pritën deri sa i larguan. Pra, mendoj, se ishte një skenar i pergatitur që më parë dhe pothuajse indetik si ai i para dyzet e pesë vjetëve dhe udhëzimet e R. Alisë, i cili e ndiqte me vëmëndje atë proces, ishin që sa më pak të afronin intelektualë dhe pothuajse aspak nga ish shtresa e të persekutuarve. U stimulua, pra përsëri pjesmarrja, këtë herë e “Njeriut të Ri’, model i krijuar nga ata vetë, i cili zuri të gjitha pozicionet kryesore duke filluar nga noteritë, mediat, prokurorinë, gjykatat ( me kurse të shpejta gjashtë mujore) e deri karriken e deputetit në parlament. Demokracia me këtë lloj elementi, sigurisht që nuk besohej, por shqiptarët të ardhur nga një diktaturë aq e egër, u mjaftuan vetëm duke sharë sa mundnin komunizmin, ndërsa kriminelët dhe ata që e patën katandisur atë shoqëri në atë farë feje, edhe pse disa vite formalisht u burgosën, duke e quajtur edhe këtë veprim të gabuar, jo vetëm që u liruan, por edhe u dëmshpërblyen.

Ligji 7501, ishte një tjetër mashtrim i radhës dhe ashtu si Reforma Agrare dikur, i la pronarët e vërtetë të tokave me gisht në gojë, ndërsa hapja apo mbyllja e dosjeve, dekomunizimi e të tjera si këto, të cilat u kthyen në legjendë, mbetën vetëm në letër, por konkretisht asgjë. Atëhere dyzet e pesë vjet në komunizëm, a nuk ishin të mjaftueshëm, për të dalluar mashtruesin nga i ndershmi dhe hipokritin nga ai me karakter? A duhej që në këto pozicione që përmëndëm, të vihej përsëri po ky lloj elementi, kur familja e tij apo e asaj, kishin aq mëkata dhe shqiptarët këto gjëra i dinin. Ja, pra që problemet që kemi nuk janë edhe aq nga fati  i yni i keq, por nga ne vetë që gënjehemi, manipulohemi dhe kompromentohemi kollaj dhe teoria që më mirë një vezë sot, se sa një pulë mot, në rastin konkret, duke shitur për një shumë të vogël parash votën, është një veprim sa i turpshëm, aq dhe i gabuar dhe  kjo rrëfen se procesin demokratik, e kemi kthyer në biznes, nga i cili veçse dëmtohemi dhe kurrë nuk kemi për t’u rregulluar.

Vetingu dhe Reforma në Drejtësi, që këtë herë në dorë e kanë marë ndërkombëtarët dhe jo ne, është për t’u besuar, por si shpresa, ndofta e fundit, duhet që edhe ne si shoqëri të angazhohemi, ta përkrahim dhe të mos rrimë indiferentë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Hasan Kostreci, KOLERA E KUQE RUSE, NENTORI SHQIPTAR DHE

Presidenti Thaçi: Kosova më nuk ka kohë për të humbur

December 1, 2017 by dgreca

Presidenti Thaçi: Kosova më nuk ka kohë për të humbur, duhet dhënë fund izolimit/1 Thaci ok

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në pritjen e Ambasadës së Finlandës të organizuar në Prishtinë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit finlandez: Historia 100 vjeçare e Finlandës është mësim për tërë botën/

Thaci1

PRISHTINË, 1 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosova më nuk ka kohë për të humbur, tha sot në mbrëmje  Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.“Duhet t’i japim fund izolimit tonë duke ratifikuar marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, theksoi ai. Presidenti e ka përshëndetur iniciativën e kryeministrit Haradinaj që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, të procedohet nga  qeveria në Kuvendin e Kosovës.Ai tha se duhet të themelojmë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, që të dëshmojmë që jemi shtet dhe popull i besueshëm.

“Duhet të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës, që të japim kontributin tonë modest në ruajtën e paqes kudo në botë. Duhet të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe sa më shpejt të arrijmë marrëveshjen përfundimtare të paqes dhe pajtimit, si kusht kryesor për anëtarësimin e të dy shteteve respektive në strukturat euroatlantike”,  tha presidenti Thaçi.Ai foli në pritjen e Ambasadës së Finlandës të organizuar në Prishtinë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit finlandez.Presidenti Thaçi tha se për ne në Kosovë, që po përgatitemi ta festojmë 10 vjetorin e parë të republikës sonë, 100 vjet duken shumë, por realisht në historinë evropiane edhe Finlanda mund të quhet një shtet i ri.Ai tha se gjithmonë i ka bërë përshtypje sa shumë të përbashkëta kanë Kosova dhe Finlanda.“Të dy shtetet e kemi edhe një person të përbashkët, presidentin Ahtisari, nobelistin e paqes që realisht ishte finlandezi i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, i cili mundësojë që Kosova të çlirohet një herë e përgjithmonë nga rreziku i okupimit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai theksoi se me të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, ka kaluar orë të tëra në shumë faza të shtetndërtimit të Kosovës.

“Pakkush e dinë që koncepti i tij për pavarësinë e kushtëzuar u bë i ditur qysh në vitin 1999, në një konferencë të organizuar nga presidenti Nelson Mandela dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Qysh atëherë presidenti Ahtisaari e kuptoi se gota që thyhet njëherë dhe e gjakos dorën më s’mund të kapet në asnjë formë, sepse duhet shëruar plagën dhe shërimi i vetëm për Kosovën e përgjakur ishte pavarësia”, theksoi ai. Presidenti Thaçi ka kujtuar edhe rrëfimin e presidentit Ahtisaari se si pasioni i tij për paqen buron nga fati i keq që kishte ai si fëmijë, që të mbetej refugjatë kur Bashkimi Sovjetik e aneksoi një provincë finlandeze dhe mbi 400 mijë gra, fëmijë dhe burra finlandezë mbetën pa strehë dhe të uritur në mot të ftohtë arktik.

“Është forca e popullit finlandez që e bëri këtë shtet të ngrihej dhe të mos ngujohej në qarkun vicioz të urrejtjes dhe hakmarrjes, por të fokusohej në zhvillim dhe paqebërje. Bashkimi Sovjetik e okupoi Finlandën, por sot Finlanda e vogël ka arsimin më të mirë në botë, standardin më të mirë të jetesës dhe të drejtat më gjithëpërfshirëse për banorët e saj”, tha ai.

Presidenti Thaçi ka shtuar se ky ndoshta është edhe mësimi më i madh i këtij 100-vjetori finlandez.

“Netët në veri të Evropës, edhe në Finlandë, gjatë dimrit janë të gjata dhe të errëta. Por, edhe në netët më të gjata të historisë, kur tmerri dhe ankthet frikësonin popullatën dhe dridhnin shtetin, Finlanda e ka ditur se gjithmonë vjen edhe vera e gjatë dhe e bukur që nuk përfundon kurrë. Prandaj, sot qeveria dhe populli finlandez kanë konsensus për progres, për vlera, për të drejtat e njeriut, për barazinë e plotë në mes bashkëshortëve me parimin që shumica gjithmonë duhet jetë zemërgjerë me pakicën. Ky mësim i çmuar, ky shembull i progresit finlandez, duhet të jetë inspirim për ne në Kosovë”,  u shpreh  presidenti i Kosovës.Ne fund, presidenti Thaçi ngriti edhe dolli për mësimet e vlefshme që ka marrë nga presidenti Ahtisaari, të cilat, siç tha ai, Finlanda tash ia jep tërë botës.

Filed Under: Opinion Tagged With: ka kohë, Kosova më nuk, për të humbur, Presidenti Thaçi

BABA IM…MY DADDY…

December 1, 2017 by dgreca

BABA  I   IM…/
1 penaProfesor Sami Repishti i ka derguar redaksise se Diellit nje poezi, e cila titullohet “BABAI IM”. Dergesa shoqerohet me kete shenim: “Eshte nje poezi e publikuar ne revisten kosovare “Zeri i Rinise”, nr. 10, me date 8 mars 1980….E lexova , u preka shume per sensitivitetin e djalit shkrimtar, dhe e perktheva anglisht.Nese e vlen, do te deshirojsha shume te botohet ne dy versionet. Falemnderit!/
Te fala
Sami
=========================================
BABA  I   IM…
Baba i im
asnji herë nuk shkroi poezi
s’deshi a s’pati kohë
por në fëtyrën e tij
mund të lexojsh elegji
të shkruara nga plumbat
në lëkurën pergament
Baba i im
s’deshi a s’pati kohë
po  edhe ato vite lufte
s’e lanë të shkruaj poezi
ushtruan të tjerët
të shkruajnë me plumba
në lëkurën e tij….
(Adem HASANI – Zëri i Rinisë (Kosovë) nr. 10. datë 8 mars 1980)
 ***
(English version)
MY  DADDY
My daddy
had no desire
nor time
to ever write poetry
Behold!
riddled with bullets
elegies could be read
on his parched-skin face
My daddy had no desire
nor time
the years of war slipped by
giving him no chance to try
while others with bullets
stubbornly apply
their writing skills
on his parched skin.
(Translated into English by Sami Repishti – 11 march 1982)

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Adem Hasani, babai im, Sami repishti

Aristidh Ruci, firmëtari i retushuar

December 1, 2017 by dgreca

Në dokumentin, që u botua dhe që njihej në 50 vitet e shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit?Në foto Aristidh Ruci është në  të majtë, në rreshtin e dytë, fare pranë Ismail Qemalit”./1 aristidh RuciNga Gëzim Llojdia/1.Jeta e Aristidh Rucit

Për figurën e një prej firmëtarëve të Kuvendit historik të Vlorës Aristidh Rruci, “mendje e Vlorës kështu citohet në një botim ka pak të dhëna historike si edhe dokumente,faksimile.
Aristidh Rruci, “mendje e Vlorës”,shkruan Etien Dilo në dy botime që ka lënë pas vdekjes aksidentale. Emri i Aristidh Rucit është i lidhur me përpjekjet për hapjen e shkollave të para shqipe, që nga fundi i shekullit XIX me luftën për pavarësi, armatosjen e luftëtarëve te lirisë, me shpalljen e Pavarësisë, ngritjen e administratës shqiptare, me Epopenë e Vlorës, me luftën e paprere për një Shqipëri të lirë, të pavarur,demokratike; shkurt,qe shpirt nga shpirt i shqiptarizmit,thotë.Ky autor na shtjellon historinë e firmëtarit A.Rruci.

Lindi në Sheper të Zagorisë, me 11 Mars 1875. Pasi kreu (mësimet e para)mejtepin ne vendlindje,ndoq rimesimet ne gjimnazin”Zosimea” të Janinës. Në vitet 1896-1898 shkoi ne Stamboll ku punoi në një dyqan qe tregtonte lëndë ndërtimi. Me 1899-1904 qëndroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit. Pas këtij viti vjen në Picar të Vlorës, në  ciflikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Ne vitin 1906 e deri në fund të jetës së tij u vendos në qytetin e Vlorës dhe a muarr me tregti.

2.Aktiviteti atdhetar

Dilo, na thotë se Aristidh Ruci, miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit, i cili ka qene edhe inspektor arsimi ne Vlore, ka zhvilluar një veprimtari të gjerë kombëtare. Ishte anëtar i klubit “Labëria” të Vlorës; me 1908, financoi blerje armesh për çetat patriotike dhe përhapjen e mësimit të gjuhës Shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes janë se në korrik 1911 ishte anëtar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovicës, në përkrahje të Memorandumit të Gërces. Shkoi ne Itali se bashku me atdhetarë të tjerë vlonjate dhe u takuan me Ismail Qemalin dhe biseduan PR organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Kishte korrespondence me Çajupin, Jani Vruhon e Sotir Kolen.Në vitin e ngritjes së flamurit në 1912 emri i Aristidh Rucit si përfaqësues i Vlorës shënohet ne Kuvendin Kombëtar të Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit. Në vitet e qeverisë së Vlorës, zhvilloi një veprimtari të gjerë në mbështetje të saj për zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administratës në Fier, Vlore, Tepelene, Gjirokastër e Delvinë.

Në vitet 1918-1920 u përfshi në një veprimtari të gjerë kombëtare, kundër pushtuesve italianë. Ishte anëtar i komisionit të organizimit të demonstratës anti-italiane me rastin e 28 Nëntorit 1919, tek Xhamia e Tabakëve. Së bashku me atdhetare të tjerë si :Osman Haxhiu, Beqir Sulo, Ymer Radhima e Abaz Mezini dërguan letër Qeverise së Përkohshme të Durrësit ku protestuan për qëndrimin shtypës të pushtuesve italianë ndaj popullit te Vlorës. (AQSh. Fondi. DPB, dosja nr. 48 origjinal). Mori pjesë në luftën e Vlorës, 1920, kundër pushtuesve. Në zjarrin e kësaj lufte, u krijua shoqëria patriotike “Perlindja Kombëtare”, ku komisioni ngarkoi :Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjerë për hartimin e rregullores se saj.(AQSH, fondi 518, dok. nr. 640026). Komiteti”Mbrojtja Kombëtare”e ngarkoi për të shoqëruar bandën muzikore të Federatës: “Vatra” dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan, në frontin e luftës  në vitet 1920-1924 u përfshi në  lëvizjen demokratike te vendit, në federatën “Atdheu” dhe shoqërinë “Bashkimi”. Një rol të veçante luaj  në  krahinën e Himarës dhe të Gjirokastrës.

Bashkëpunoi me atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazim Kokoshi, Murat Terbaci, Abaz Mezini, Ibrahim Abdullai dhe Dom Mark Vasa. Ndihmoi kishën Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin.Në vitet 1921-1939 ka qenë edhe anëtar i Keshillit Administrativ te Bashkise se Vlores. Krahas tregtisë, që  kishte në  Vlore, ishte edhe sipërmarrës në fabrikën e duhanit në Durrës.

Në vitin 1937 u zgjodh afetar i kryesisë së  Bankës Kombëtare Shqiptare. 
Në gazetën”Jeta e re”, me 5 Gusht 1938,( sipas të dhënave që ka E.D) shkruhet : “Veçanërisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci, i cili është një atdhetar i provuar e nje inteligjencë e gjerë e Vlorës sonë…”

Në prill të vitit 1939, së bashku me Ali Asllanin, kryetar Bashkie dhe mjekët Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degën e Kryqit të  Kuq për  Vlorën.Gjate Luftës se Dyte Botërore, si antifashist, arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali ….” (Muzeu historik i Vlorës).

3.Retushim i dokumentit të Pavarësisë


Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar ky akt madhor,ndërsa disponohet ende kopja e tij.
Fotokopje e dokumentit të Shpalljes së  Pavarësisë Kombëtare nga Kuvendi i Vlorës me 28 Nëntor 1912, që gjendej ne sendugin e librave të Aristidh Rucit.

 Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr, i rr-se se forte ne r të bute, është veçori e të folmes qytetare).
Në dokumentin, që u botua dhe që njihej në 50 vitet e shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit?

E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante:

Në foto Aristidh Ruci është në  të majtë, në rreshtin e dyte, fare pranë Ismail Oemalit”.
Më 28 Nëntor 1912, pas Shpalljes së Pavarësisë, I. Qemali me shoke dhe populli mbrapa, shkuan në xhami dhe në kishën kryesore të qytetit të dëgjonin lutjet fetare, udhëhequr nga klerikë shqiptarë. Edhe në xhami e kishë u duhen të ngrihen dhe të valojnë dy Flamurë të Shqipërisë. Gjithnjë sipas dokumenteve të  elbasanasit Lef Nosi, këta të dy flamurë u gjenden në  shtëpitë e Zotërinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore” (Adem Hodo, Rev. “Koha e Jone”, f. 9, Nr.10-11-12, vjeti XII, tetor-dhjetor 1973).
Letërkëmbimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nëntorin e 1912. Aristidhi i shkruante nga Vlora për ato çaste historike që kalonte vendi, për miqësinë me I. Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavarësisë, i kishte bere këtë vërejtje:

“Nuk është aq entuziaste si janë Deklaratat e Pavarësisë të shteteve te tjera.”

Krahasonte Deklaratat e Austrisë, Italisë, Greqisë… dhe i dukej se Deklaratës sonë i mungonte ajo flakë entuziazmi.

I.Qemali e kishte bindur se,” dhe ashtu si është hartuar, e mirë që shmangte kundërshtime e pastaj,  ftohje të disave”. Në letërkëmbimet që kanë  patur, rrihnin të tilla mendime: “Shqipëria i përballoi rreziqet e moteve. U be një gjysme Shqipëri. Nuk u bë dot Shqipëria e plotë. Shqiptari mbeti shqiptar ne gjak, në gjuhë, në zakone e në vese. Mbetej për t’u forcuar ndjenja kombëtare. “Dobiçet e kombit” (shprehje e Volterit kjo), kështu quanin ata që  s’merakoseshin për fatet e atdheut, ende i ndarë  e i përçare në fise e krahina.”(Zbardhur nga një incizim bashkëbisedim me Q.Dilon, se letërkëmbimi është djegur se bashku me bibliotekën e Ilia Dilo Sheperit).
Nga dokumente dhe ngjarjet e tjera të rëndësishme veçojmë:
“Në shtatorin e 1914-s ,Vlora iu shtrua rebeleve, qeverisë që e kryesonte Mustafa Ndroqi .Burrat e mençur të Vlorës gjykuan se duheshin lejuar të hynin në qytet. Të veprohej ndryshe, sa gjak shqiptaresh do të derdhej.
disa rebelet do ta linin Vlorën, do të mërziteshin. Dhe, pa u mbushur muaji, e lanë. Në këto pune plot mend e urtësi, peshonte shume fjala e Aristidh Rucit.,prandaj mund te dëgjosh edhe sot nga vlonjate të moshuar: “Burrë më të zgjuar Vlora nuk ka patur”. 
“Aristidh Ruci ishte shpirti i Epopesë së Vlorës” (gazeta “Patrioti” me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë). Aristidh Rruci qe një prijës se kishte pasonjës nuk kërkoi të vihej ndonjëherë në krye, po populli e desh në krye.
Ishte mik me kokë i shume burrave  të  njojtur  vlonjate. Kush nuk e njihte në  Vlorë e në Gjirokastër! Pjesëtar aktiv ne Shpalljen e Pavarësisë. Lufta e Vlorës serish e ngriti. “Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda në Vlore për kryengritjen. Erdhi çasti të dilte jashtë Vlorës, të bashkohesh me luftëtarët, po i kërkuan të qëndronte atje, brenda në qytet, se atje kishte më shumë nevojë për të. 
Sa i respektuar ishte për veprimtarinë e tij gjate luftës, po aq mbeti i respektuar ne popull pas luftës .Nuk pranoi asnjë pozite të lartë, që iu afrua.
4. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.
Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit në  vitin 1950. Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta. Zë fill shtegtimi qiellor. Vec njerëzit e tij me dhembje të thellë e pa zë, vajtuan në Sheper.
Shtypi i emigracionit politik shkroi:”Vdiq ne Vlore, me 11 prill 1950, Aristidh Ruci, anëtar i Komitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vlorën.”
“E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kërkesë e tij,”Me çoni tek shokët e mi, të dënuarit politike.” (Gazeta “Flamuri”, maj 1950).

“Rrucajt, shkruan Jani Dilo, ishin të fjalës, të ndershëm dhe burra me të gjithë kuptimin e fjalës. Aristidhi pastaj nuk kishte shok as ne Vlore, as ne Shqipëri, aq ishte i mençur dhe i urte. Do të na shërbenin shume, po t’i kishim deri mbas çlirimit të vendit. Vdekja e tyre është një dacke e për fatin tonë famëkeq”(11 maj 1951) .
Aristidhi, i ndershëm si Aristidhi, “koka”e Vlorës, mendja…,’Pashai i ortodokseve”. (“Patrioti”, Nr. 21, nëntor 1992).

Filed Under: Opinion Tagged With: Aristidh Ruci, Firmetari i retushuar, Gezim Llojdia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1655
  • 1656
  • 1657
  • 1658
  • 1659
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT