-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kalabri: Trashëgiminë e pasur arbëreshe do ta ruajmë bashkë/
*Presidenti: Kosova e gatshme të mbështesë albanologjinë dhe kulturën arbëreshe/
*Presidenti Thaçi vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Maqi të Kalabrisë dhe bëri homazhe te varri i tij/



ARBËRESHËT, MODEL UNIK I QËNDRESËS/
-Presidenti i Kosovës në Kalabri: Arbëreshët model unik i qëndresës, ende e ruajnë identitetin e tyre/
– Në shenjë nderimi për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës arbëreshe, me Medalje Presidenciale të Meritave, presidenti Thaçi në Shën Mitër dekoroi edhe profesoreshën Cettina Mazzei, e cila ka kontribuar për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e kulturës arbëreshe/
KALABRI, 24 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kalabri, mbrëmë ka vizituar edhe disa lokalitete për t’u takuar me komunitetin arbëresh atje.Gjatë vizitës së tij në Ungro, presidenti Thaçi u prit nga ipeshkvi Donato Olivero dhe bashkë vizituan edhe katedralen e Ungros.“Vizita juaj e sotme te kjo seli episkopale nderon historinë e popullit besimtar arbëresh, i cili gjashtë shekuj ruajti dhe mbrojti gjuhën arbëreshe, zakonet, traditat dhe ritin bizantin të të parëve tanë”, u shpreh imzot Olivero, duke i uruar mirëseardhje presidentit Thaçi, siç tha ai “në zemrën e Arbërisë sonë shekullore në Kalabri”.
Presidenti në Ungro takoi edhe Kryetarin e Bashkisë, Guiseppino Santoianni, si dhe komunitetin arbëresh.Para autoriteteve komunale dhe fetare të Ungros, presidenti Thaçi foli për rëndësinë e thellimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes Kalabrisë dhe Kosovës, duke ua garantuar atyre kujdesin e institucioneve të Kosovës për të shënuar përparime në ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve.Më tej, presidenti Thaçi vizitoi edhe komunitetin arbëresh në Shën Mitër.Presidenti Thaçi aty u prit nga kryetari i këtij lokaliteti, Salvatore Lamirata, nga Kryetari i Fondacionit Arbëresh, Ferdinando Nociti, nga përfaqësues të Shoqatave Kulturore Arbëreshe dhe nga banorët të cilët kishin organizuar edhe program me muzikë dhe valle tradicionale arbëreshe.
Në teatrin e Shën Mitrit, presidenti Thaçi theksoi se arbëreshët janë model unik i qëndresës së një komuniteti, që me shekuj larg atdheut mëmë ende e ruajnë identitetin e tyre.
“Ju jeni rrënjët tona të mirëfillta, origjinale, gjeneza dhe fillesa jonë. Jeni fija e pashkëputur dhe e mirëfilltë e racës shqiptare. Në Itali, brenda një populli me kulturë të madhe, që njerëzimit ia dha Renesansën, ju e ruajtët, zhvilluat dhe e mbrojtët identitetin. Ju e keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë, traditat, besimin, rapsoditë dhe vallet”, u shpreh presidenti Thaçi.
Në shenjë nderimi për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës arbëreshe, me Medalje Presidenciale të Meritave, presidenti Thaçi në Shën Mitër dekoroi edhe profesoreshën Cettina Mazzei, e cila ka kontribuar për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e kulturës arbëreshe.Gjithashtu, për t’i inkurajuar që të veprojnë së bashku me institucionet e komunitetit në rrugën e bashkëveprimit, me po këtë medalje, presidenti dekoroi edhe Bashkimin e Shoqatave Arbëreshe (UNIARB) dhe Federatën e Shoqatave Arbëreshe (FAA).Presidenti Thaçi theksoi se këto organizata pareshtur kanë mbrojtur interesat dhe trashëgiminë e vyer gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve në Itali./b.j/
THACI:Trashëgiminë e pasur arbëreshe do ta ruajmë bashkë/
KALABRI/KOZENCË, 23 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën zyrtare në Kalabri e ka nisur me takimin e përbashkët me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë të mbajtur në pallatin e Provincës së Kozencës.Prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao, tha se ndjehet i privilegjuar që ka mysafir në Provincën e Kozencës presidentin Thaçi.Ai theksoi se Kalabria është tokë e kulturës së 23 komuniteteve kalabreze, ndërkaq kultura arbëreshe është unike në kulturën njerëzore.“Vizitat e tillë i kontribuojnë ruajtjes së identitetit arbëresh dhe integrimit në shoqërinë italiane”, u shpreh Prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao.Duke folur për kontributin e Italisë për Kosovën, ai tha se ushtarët italianë nuk bënë vetëm luftë për Kosovën, por ata bënë edhe paqen në kuadër të KFOR-it.
Presidenti Thaçi falënderoi autoritetet e Kozencës dhe gjithë qeveritë italiane për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në periudhën e luftës dhe të pasluftës.“U jemi veçanërisht mirënjohës autoriteteve të Kozencës për strehimin e refugjatëve të Kosovës në periudhën e luftës”, tha ai.
Presidenti theksoi se Italia përveç që ka njohur shtetit e Kosovës ndër të parët, ajo ka ndihmuar shumë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.Me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për trashëgiminë e pasur arbëreshe dhe për format e mundshme të bashkëpunimit institucional dhe kulturor në mënyrë të ndërsjellë./b.j/
Presidenti: Kosova e gatshme të mbështesë albanologjinë dhe kulturën arbëreshe
Kalabri/Kozencë, 23 qershor 2017 – Gjatë qëndrimit në Kozencë, presidenti Thaçi ka vizituar edhe Universitetin e Kozencës, i cili është një prej universiteteve më të mëdha dhe më të njohur të Italisë.Presidenti Thaçi aty u prit nga rektori i universitetit, i cili ka prezantuar punën e institucionit, duke përfshirë në mënyrë të veçantë kontributin e departamentit të albanologjisë.
“Në këtë universitet studiojnë edhe të rinj nga Kosova”, u shpreh rektori Crisci.
Ndërsa, profesori Françesko Altimari prezantoi të arriturat albanologjike, duke u ndalur me theks të veçantë te botimet e shumta të trashëgimisë letrare arbëreshe.
Duke i përgëzuar për të arriturat e universitetit, presidenti Thaçi theksoi se ndjehet krenar për mënyrën se si studiohet, botohet dhe ruhet trashëgimia letrare dhe kulturore arbëreshe.“Për ta mbajtur të pashkëputur lidhjen tonë, Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme që në forma të ndryshme t’i mbështesë vendbanimet dhe kulturën arbëreshe”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi me profesorët e Universitetit të Kozencës ka diskutuar edhe për organizimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe albanologjike, si konferenca, seminare dhe kongrese në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.Gjithashtu, presidenti Thaçi ka vizituar edhe laboratorët e teknologjisë HighTech dhe laboratorët e tjerë të Universitetit të Kozencës, të cilët kontribuojnë në ngritjen e kompanive prodhuese.Presidenti Thaçi ka thënë se implementimi i marrëveshjes mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Kozencës i hap perspektivë talenteve të Kosovës në këtë fushë me perspektivë globale.
Presidenti Thaçi vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Maqi të Kalabrisë dhe bëri homazhe te varri i tij/
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar shtëpinë e kolosit të Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada, si dhe ka bërë homazhe te varri i tij në Maqi të Kalabrisë.
Presidenti ka thënë se arbëreshët i kanë dhënë kuptim lëvizjes më të rëndësishme politike dhe kulturore shqiptare, Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada.
“Arbëreshët i kanë dhënë kuptim Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada. Sot, bëra homazhe të varri i De Radës dhe vizitova shtëpinë e tij në Maqi, ku takova edhe komunitetin arbëresh dhe Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”.Sheshi i Maqit vlonte prej gjallërisë dhe të folurës arbërishte. Për kontributin e shquar kulturor, shoqatën “Jeronim De Rada” e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave”, ka shkruar presidenti Thaçi.Jeronim De Rada ka luajtur një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte shumë i madh, kurse tradita poetike e shkruar prej tij vazhdon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe.










-Drejt përfundimit rinumërimi i grupit prej 280 vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit/ PRISHTINË, 23 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Është miratuar sot Plani Operacional për Zgjedhjet Lokale 2017 dhe kalendari i aktiviteteve kryesore për këto zgjedhje, që do zhvillohen në 38 komunat e Kosovës në 22 tetor.Periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike do jetë nga 21 shtatori deri në 20 tetor 2017.Komisini Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje sot pasdite kishte në axhendë edhe shqyrtimin dhe miratimin e kufizimeve të shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve lokale për subjektet politike.Shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.50 euro për një votues. Ndërsa, në komunat ku numri i votuesve është nën 5 mijë shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.70 euro për një votues. Në mbledhje u paraqit edhe një rapot nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nga procesi i rinumërimit të grupit prej 280 vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.U bë e ditur se procesi i rinumërimit pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme dhe pastaj vazhdohet me numërimin e votave që kanë ardhur përmes postës – 5.246 dhe i votave me kusht -25.386.Në Kosovë zgjedhjet lokale mbahen në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013.Në 21 qershor 2017, presidenti i Kosovës ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, pasi të njëjtën ditë mbajti një takim konsultativ me përfaqësuesit e 20 partive politike.Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.
Angela Merkel says Friday’s EU summit sends a message of optimism. The euro currency and reducing the routes by which displaced people can reach the bloc were among the items on the agenda at the top-level talks. European Union leaders praised progress made on Friday, the second day of their summit. The future of their bloc remained in sharp focus as they discussed economic growth, trade and migration.