• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AROMË LIRIE NË PREKAZIN E PËRFLAKUR

September 18, 2015 by dgreca

Shkruan; Avdi Ibrahimi/

Në, Prekazin e përflakur, në Prekazin e heroizmave të mëdha, në Prekazin e Skënderajt, ngrihej Kompleksi memorial “Adem Jashari” këtu të shumtën e rastëve është ndalesa ime. Kushdo që viziton këtë fshat nderon dhe respekton këtë vend të shenjtë, që ne kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Në fakt është ky heroizmi i familjes Jasharaj, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, që historisë më të re i kishte lënë këtë emër. Kjo gjë ia shtonte madhështinë që mbulonte Prekazin heroik.

Më duket se të gjithë vizitorët heshtin kur i afrohen shtëpive të Jasharëve nga ku duken të bëra shoshë muret dhe pullazet e shtëpive, nga predhat dhe plumbat e ushtrive pushtuese serbo-malazeze… dhe sejcili nga vizitorët do të ndiente një druajtje kur i shikon? Në faktë populli shqiptar ndihet krenar me legjendarin dhe familjen e tij, sepse ata u bënë emra të shquar në historin e lavdishme të popullit shqiptar.

Një ndjenjë e çuditshme prekte zemrën time, sa here që vizitoja këtë tempull të shenjtë të shqiptarisë, mrekullohesha nga kjo natyrë e bukur e tokës shqiptare. Lulishtarët përkujdesëshin aty për lulet e trandafilat shumëngjyrësh, rrezet e Diellit shndrrisnin mbi mermerët e bardhë e të kaftë të heronjëve dhe heroinave të atmëmëdheut ShqipëriKosovë, era e mire e gjithë atyre luleve e drunjëve të natyrës, të përziera sëbashku, krijonte një aromë lirie në Prekazin e lavdishëm.

Ecja nëpër rrugët e gjëra të shtruara në pllaka betoni që të çonte të varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Shaban Jashari, dhe familja Jashari, ngjan në një tempull të bukur e të shenjtë, aty bëhen nderime në shenjë respekti dhe adhurimi nga pelegrin të ndryshëm, për komandantin legjendar… komandantin legjendar të madhë… njerëzit nga mbarë bota e quajnë i Madhi komandanti legjendar… që këtë titull ia ka vënë ai me vepra konkrete vetës së tij!

Pastaj mendova se ç’do mendje mund të davaritet, të ngatërrohet, të përmbyset, ashtu siç mund të ketë ndodhur në anijën e shpëtimit të Nuhit.

Kështu zgjohet mendja e njeriut. – Legjendari ynë sëbashku me heronjtë dhe heroinat shqiptare do të na ruajnë TROJET SHQIPTARE, ngase kjo është lavdia e tyre e pavdekshme… ata janë mbrojtësit tanë…ata na  tregojnë si duhet rrugtuar të bashkur gjithë shqiptaria në të ardhmën e afërt… natyrisht se do ndeshemi edhe me stuhitë… që për fatin e atmëmëdheut tone ShqipëriKosove e viset tjera shqiptare, të vendosë vetë populli shqiptarë… assesi të mos lejojmë të bluhemi nga nofullat e të huajve!

Filed Under: Reportazh Tagged With: Arome lirie, Avdi Ibrahimi, Prekaz

Nisma: Marrëveshjet me Serbinë e ndajnë Kosovën në vija etnike

September 18, 2015 by dgreca

-Entitet të ri politik serb brenda Kosovës, që rrezikon copëtimin e territorit/

PRISHTINË, 18 Shtator 2015/ Nisma për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku është diskutuar për situatën aktuale politike, krijimin e opozitës së bashkuar e në veçanti rreth Peticionit të organizuar nga fronti i bashkuar opozitar, për kundërshtimin e katër marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë, që lidhen me krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, barrikadën në Urën e Ibrit në Mitrovicë, Kodin Telefonik shtetëror, për marrëveshjen për energjinë, si dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

 Këshilli Kombëtar i Nisma për Kosovën vlerëson se këto marrëveshje me Serbinë e ndajnë Kosovën në vija etnike, duke krijuar një entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mos funksionimin e shtetit, dhe pengojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 “Këshilli Kombëtar dhe kryetarët e degëve të Nisma për Kosovën, i japin mbështetje të fuqishme peticionit të organizuar nga opozita e bashkuar (LVV, AAK dhe Nisma) dhe do të vazhdojmë së bashku deri në ndalimin e politikave të dëmshme që po i bëhën vendit nga qeverisja aktuale”, thuhet në komunikatën e dërguar.

“Nisma për Kosovën nuk do të ndalet në asnjë moment, sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, dhe kërkon po ashtu nga qytetarët që këtë situatë në vend, që e ka sjell koalicioni LDK-PDK, ta ndjejnë si një goditje ndaj qytetarit dhe ndaj shtetit të Kosovës”, shprehet partia e tretë opozitare kosovare./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosoven, në vija etnike, Nisma: Marrëveshjet me Serbinë e ndajnë

Betohen kadetët e rinj të FSK-së në Kosovë

September 18, 2015 by dgreca

– Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Timoty Orr, ka  përshëndetur dhe uruar kadetët e rinj të FSK-së/ -Dy kadetë nga Shqipëria/

PRISHTINË, 18 Shtator2015/ Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), në Prishtinë, sot u zhvillua ceremonia e dhënies së betimit të kadetëve të rinj të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, brezi 2015, shënimi i 10 vjetorit të themelimit të Qendrës për Studime Universitare dhe përurimi i objektit të ri të saj.

 “Dita e sotme është e një rëndësie të veçantë për Qendrën për Studimeve Universitare dhe për Forcën e Sigurisë të Kosovës”, tha ministri i FSK-së, Haki Demolli pasi përshëndeti pjesëmarrësit.

 “E veçanta tjetër është edhe shkollimi i dy kadetëve nga Shqipëria, që  do të jenë oficerë të ushtrisë shqiptare. Është ky fakt që e ka ngritë më lartë shkallën e bashkëpunimit të FSK-së, me ushtrinë e Shqipërisë. Një bashkëpunim të tillë ne e kemi zhvilluar edhe me vendet tjera. Ne kemi dërguar kadetët tanë për studime në akademitë ushtarake të Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë. Ky fakt na bën të ndihemi mirë dhe krenarë, për shkallën e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit, në shkollimin e kadetëve nëpër akademitë e  mbrojtjes, mbi parimet dhe standardet e NATO-s”, u shpreh ministri Demolli.Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Timoty Orr, ka  përshëndetur dhe uruar kadetët e rinj të FSK-së. Pas përfundimit të ceremonisë, familjarët së bashku me kadetët, vizituan ambientet e QSU-së, ku u njoftuan me kushtet e kësaj qendre, në të cilën kadetët do të mësojnë dhe qëndrojnë për katër vjet gjatë studimeve./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Betohen kadetët e rinj, të FSK-së në Kosovë

PËR KË BIEN KAMBANAT?

September 18, 2015 by dgreca

KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË/

NGA BESIM NDREGJONI/

Presidenti i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë./

 Shqiptarët ndodhen përpara fenomenit më të  rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Ajo përballet  me  mos denimin  e ideollogjisë  kriminale të diktaturës. Sot mazhoranca aktuale po rikthen dhe po trysnon me   pushtetin politik qeverisës simbolet e diktatures komuniste.Mbas 25 vitesh ne përballemi  me një mazhorancë me moshë të re por me mentalitet komunist dhe këmbgulës për të rehabilituar diktatorin dhe simbolet e atij regjimi shfarosëse që vrau dhe torturoi shqiptarë të pafajshëm. Eshtë e pamoralshme që ky parlament i dalë nga zgjedhje e 23 qershorit është parlamenti  i mbushur me ish operative të sigurimit, me bisnesmen të dyshimtë në afera korruptive, dhe me suportin politike të diktaturës. Ne sot kemi një parlament ku drejtues të komisioneve të  këtij parlamenti janë  individë që i kan shërbyer me devotshmëri diktaturës dhe kan gëzuar poste politike në diktaturë. Si Kryetari i Komisionit të ligjeve, Kryetari i komisionit të sigurise kombëtare etj. Kemi ministra që kan qënë hetues të diktaturës e sot drejtojnë drejtësinë. Promovohen në organet e larta të shtetit administratorët me të flakët të pushtetit të djeshëm diktatorial.

Shqipëria përdor  dy standarte në demokraci, ish komunisti nderohet si pjesmarrës në luftën antifashiste dhe ish antikomunisti i vrarë kundra fashizmit  përbuzet.

Fatkeqësisht mbas 25 vitesh është krijuar muri klasor ideologjikë i cili ka ndërtuar suporte urretje  ndaj antikomunistëve ish të përndjekur politikë, dhe promovon në institucjonet ligjëvënse, shtetërore ata që dje,  ishin pjesë e diktaturës dhe direkt pjesmarrës në krimet ndaj të përndjekurve politikë. Fashizmi triumfoi duke promovuar të  rinjtë “balilët” .. fatëkeqesishte mbas 25 vitesh në demokracinë  shqiptare po promovohen “balilët” e Enver Hoxhës.Cdo vitë kjo mazhorancë me “balilët” e saj komuniste i rikthen shoqërise ideologjinë komuniste dhe parqet para opinionit si hero diktatorin. Kriminelët nuk mund të jenë heronj zoti Kryeministër, Kryetari i Parlamentit dhe se fundi “balili” i ri i komunizmit fatëkeqësishtë, Kryetari i Bashkisë  së Kryeqytetit..

Midis ministrive  dhe Bashkisë , Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Velia po ndërtoin një Bunker madhështor që të lidhin tunelin nga shtëpia e “gjetheve” ish e sigurimit të pushtetit komunistë me MB.  Ambasada italiane ka financuar një projekt që ti shërbej tunelit të nëndheshëm, dhe jo të ndërtohet bunkerin  si në kohën e diktatorit HOXHA. Tjetërsojne fondet vetëm që të jëtë nje simbol i komunizmit në qendër të kryeqytetit.. Dhe kjo ndodh nga këta pushtetarë që cdo ditë flasin se nuk janë pjesë e komunizmit etj ..hipokrizi totale e morale e këtyre politikanëve që nga mosha jane të rinj por nga mentaliteti janë me diktatorin e diktaturën..

Ne ish të përndjëkurit politikë që kemi kaluar tortura cnjerzore nga diktatura kemi kërkuar   të  zhvillohet një  seancë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë për dënimin  e  aktiviteti kriminal  të Enver Hoxhës mbi bazën e Konventës kundër Torturës. Regjimi i Enver Hoxhës kishte në metodën e tij drejtuese torturën si element të mbajtjes së pushtetit. Heshtje,  vetëm heshtje për kërkesën tonë të drejtë dhe ligjore. Parlamenti aktual diktatorin e quan hero..kurse ne antikomunistëve armiq të partisë.

Opozita shqiptare,  pjesmarrjen e saj në parlament  duhet ta ketë moto të ditës në kalendarin e saj,   përfshirjen e denimit të krimeve të komunizmit, por dhe ajo i mbështetet heshtjes. Jemi i vetmi vend në botë që nuk i denojmë krimet e komunistave që kan kryer për 45 vite mbi ne, dhe  ish prokuror apo operativa sigurimi , hetues , administator të lartë të diktaturës komuniste ,  krenohen me aktivitetet e tyre kriminale në pushtetin e diktatures duke denuar qytetar deri në marrje jete. Për një ish antikomunistë të përndjekur politikë është e ndaluar të jetë në drejtimin e shtetit apo në administraten shtetërore , kurse për ata që i kan shërbyer diktatures janë të hapura promovimet në administratë dhe shtet. Para disa ditësh ne i kemi dhënë afat parlamentit dhe qeverisë të denoj me ligj krimet e diktaturës.. por heshtja vazhdon.. cdo heshtje ndaj kërkesës tonë të drejte do të jetë një bumerang për këtë mazhorancë  dhe për gjithë klasën politike. Ne nuk do të  lejomë që misioni antikomunist të dështoj sic ka ndodhur për 25 vite të këtij pluralizmi komunist shqiptarë. Cdo krim duhet të denohet me ligj, në Shqipëri ndodh e kundërta, krimi komunist denohet me demagogji.

I ftojmë ambasadorët e akredituar në Tirane, në respekt të misionit të tyre . në respekt të lirive dhe të drejtatave të njeriut, të mos jenë indiferent për  denimin e krimeve të komunizmit shqiptar.. apo klasës antikomuniste shqiptare që është pjesa më fisnike e qëndrestare dhe miqësore e vendeve që ata përfaqësojnë. Mos të harrojnë se para 25 vitesh ata ishin armiq për pushtetin e diktaturës. Të gjithë ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë të Shqipërise kemi kaluar mbi njëmije vite burgje në  kampe të punës së  detyrueshme. Vetëm se mbronim të drejtat dhe liritë e njeriut .Sot kur pushteti që i përbuz mbështetet në kapitalin moral të ish përndjekurve politike këto viktima e shohin veten si “lecka të hedhura poshtë” , nga ata që nuk pranojnë të trazohen nga tregimet e bëmat e tyre , historira të kaluara  që u kujtojnë pushtetarëve karierat gjatë regjimit komunistë . Qeveritarët, fytyrat e të cilëve ndritin nga dhjami  apo si Kryetari i Bashkise Tiranës që mbrenda 40 ditëve të qeverisjes   përdor fondet publike për të promovuar një ngjarje ideologjike të diktaturës , duke u krenuar me fotot e diktatorit dhe bërjen e një bukeri simbol të diktaturës komunise. E pakta në një sistem demokratikë këto veprime anti demokratike do ta detyronin Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkise të jëpnin dorëheqje për promovimim të simboleve komuniste.. Godina e MB,  ku dyshja Rama –Veliaj po ndërtoin bunkerin me fondet e ambasadës italiane, pikrishtë tek kjo godinë , ku qindra shqiptarë u torturuan u masakruan vetëm se deshën Shqipërine demokratike, për të  i bërë karrshillëk viktimave të komunizmit,   nderim për  xhelatin dhe përbuzje për  viktimën.  A  mund të ndërtojmë  raporte të drejta për zhvillimin normal të demoracisë  më këtë sjëllje të kësaj qeverie. Ekulibrat në një shoqëri ruhen kur ato kan të përbashkët mbrotjen e lirive e të mendimit ndryshe. Me ruajtjen e ketyre ekulibrave ndërtojme shtet të së drejtës.

E ftojmë median pamvrësisht mbi trysnine politike që ajo ka nga pushteti politike  të jete  promotore e kësaj lëvizje kombëtare të përndjekurve politikë  për të denuar të keqen që mban peng demokracine tonë të brishtë. Për të i thënë ndal promovimit të simboleve të diktaturës ku akoma nuk është tharë gjaku i mijëra shqiptarëve që akoma nuk u janë gjëtur eshtrat e shqiptarëve të mirë që i vrau diktatura me simbolet e krimit.. I bëjmë apel gjithë shqiptarëve “Këmbanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Ndregjoni, bien per te gjithe, Kembanat

Mitrovica e Veriut përfiton tre projekte nga Fondi për Zhvillim

September 18, 2015 by dgreca

North Mitrovica municipality awarded three projects from Development Fund, worth 1.5 million euro/

-Vlerë prej 1.5 milionë eurosh-

PRISHTINË, 18 shtator 2015/ Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim ka dhuruar 1.5 milionë euro për tre projekte që janë dorëzuar nga Komuna e Mitrovicës Veriore në takimin e tij të sotëm. Këto projekte do të mbështesin zhvillimin socio-ekonomik të kësaj komune.Këto fonde do të përdoren për ndërtimin e një qendreje për zjarrfikësit, për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) si dhe për shpronësimin e tokës për ndërtimin e një ndërtese të re të komunës.

Në takimin e tyre të ardhshëm, Bordi do të rishikojë projektet e mëtejshme të dorëzuara nga komunat veriore për aprovim në një fazë të mëvonshme, thekson njoftimi i dërguar nga Zyra e BE-së Kosovë.Aktualisht rreth 7.2 milionë euro që ndodhen në llogarinë e Fondit janë nga taksat e mbledhura në vendkalimet Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Brnjak.

Bordi Menxhues, i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit në cilësinë e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, Ministri i Financave në Kosovë, Avdullah Hoti, në emër të autoriteteve të Kosovës dhe Danijela Zubac në emër të komunitetit serb, vendosin për operimin e këtij Fondi./b.j/

***

North Mitrovica municipality awarded three projects from Development Fund, worth 1.5 million euro

PRISTINA, 18 September 2015 – The Management Board of the Development Fund awarded 1.5 million euro for three projects submitted by the Municipality of North Mitrovica at its meeting today. The projects will support the socio-economic development of the municipality.The funds will be used for building a fire brigade center, supporting small and medium size enterprises (SMEs) development, as well as for the expropriation of land for constructing a new municipality building.At its next meeting, the board will review further projects submitted by the northern municipalities for approval at a later stage.Currently there are approximately 7.2 million euros in the account of the Fund, deriving from taxes collected at the Jarinje/Rudnica and Tabavije/Brnjak crossing points.

The operation of the Fund is decided by the Management Board composing Samuel Žbogar, Chair of the Board in his capacity as the EU Special Representative in Kosovo, Kosovo Minister of Finance Avdullah Hoti on behalf of the Kosovo authorities, and Danijela Zubac, on behalf of the Serb community.

Filed Under: Rajon Tagged With: Mitrovica e Veriut përfiton tre projekte, nga Fondi për Zhvillim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3534
  • 3535
  • 3536
  • 3537
  • 3538
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT