• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zgjedhjet vendore Vendoret, dalin fituesit e parë dhe raporti i vëzhgimit

June 22, 2015 by dgreca

Në 16 bashki fitojnë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, në 6 Aleanca për Punë dhe Dinjitet. Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme publikoi raportin e vëzhgimit.

Komisionerët në Shqipëri përfunduan numërimin e votave në 22 bashki. Fitojnë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane në 16 prej tyre.

Bashkitë e Hasit, Pukës, Mirditës, Fushë-Arrëzit, Peqinit, Belshit, Skraparit, Policanit, Ura Vajgurore, Roskovesit, Delvinës, Himarës, Kolonjës, Libohovës, Konispolit dhe Pustecit do të kenë bashkiakë socialistë.

Fituesi i Skraparit Nesim Spahiu arriti rezultatin më të thellë me 84, 4 për qind të votave.

Po ashtu fituesi i bashkisë së Delvinës Rigels Balili mori gati 73 për qind të votave.

Himara rizgjodhi kryetarin aktual Jorgo Goro me 60 për qind. Fitoret e tjera janë me shifra më shumë se 50 për qind.

Aleanca për Punë dhe Dinjitet fitoi me kandidatët e saj në Vorë, Përmet, Klos, Mat, Selenicë dhe Tropojë. Kandidati i APPD, Niko Shupuli, fitoi në Përmet me rreth 60 për qind të votave.

Në bashkitë e tjera më të mëdha procesi i numërimit të votave po ecën shumë ngadalë ose nuk ka nisur ende.

Në disa bashki rezultatet e pjesshme janë shumë të ngushta, ndërsa të tjera shifrat janë thelluar qysh në fillim.

Të dyja aleancat konkurruese kanë deklaruar interesimin dhe angazhimin e tyre të madh për të zbatuar ligjin me nxjerrjen e rezultateve, ndonëse po ato vetë po shkaktojnë zvarritje, duke ndërruar vazhdimisht komisionerët, numëruesit dhe zyrtarë të tjerë në zgjedhje.

Vëzhguesit vendas po nxjerrin raportet e tyre mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dje.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qëndrueshme publikoi raportin paraprak të vëzhgimit mbi procesin e votimit në 21 qershor.

“Vëzhguesit e pavarur të Koalicionit nuk shënuan gabime të rëndësishme proceduriale as shkelje gjatë procesit zgjedhor” – pohoi Mirela Arqimandriti, drejtuese e Koalicionit për Zgjedhje të Lira.

Sipas raportit të Koaliconit, në 25 % të qendrave të votimit pati votues që nuk gjetën emrin në listë.

Në 57 % të qendrave të votimit votuesit me aftësi të kufizuar nuk mundën të hidhnin votën e tyre në mënyrë të fshehtë pasi këto qendra ishin të papërshtatura për ta.

Në 17 % të qendrave të votimit nuk u shpërnda kopja e procesverbalit për vulat e sigurisë te vëzhguesit e partive politike, ndërsa 10 % e qendrave të votimit nuk u hapën me numrin e duhur të komisionerëve.

Rreth 37 % e qendrave të votimit nuk kishte gra komisionere dhe vetëm në 15 % të qendrave të votimit gratë ishin kryetare në komisionet e qendrave së votimit.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme është një organizatë e pavarur, e përbërë nga 30 organizata dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë vendin.

Në këto zgjedhje ata kishin 90 vëzhgues afatgjatë dhe mbi 1000 vëzhgues afatshkurtër.

Ndërsa në mesditë pritet edhe një konferencë e misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ODIHR-it.

OSBE/ODIHR së bashku me një delegacion nga Këshilli I Europës, shpërndan në të gjithë vendin afro 200 vëzhguesë, ndërkohë që dhjetra diplomatë të ambasadave të huaja në Tiranë, patën në qendër të vëmendjes disa zona potencialisht të nxehta gjatë fushatës zgjedhore.

Deri në orët e para të mëngjesit procesi i numërimit kishte nisur vetëm në një numër të kufizuar bashkish në të gjithë vendin.

Procesi i dorëzimit të kutive dhe dokumentacionit nga qendrat e votimit tek ato të numërimit pranë 90 komisioneve zonale ka kërkuar gati më shumë se 5 orë, duke paralajmëruar një fazë që duket se do të zgjasë.

Partitë kryesore kanë bërë thirrje që faza e numërimit të zhvillohet në respekt të ligjit.

Deputetja Olta Xhacka duke folur në emër të kryetarit të Partisë Socialiste tha se i bënte “thirrje të gjithë komisionerëve të jenë në lartësinë e ambicies sonë për Shqipërinë Europiane. Çdo votë duhet të numërohet me besnikëri të plotë ndaj votuesve dhe asnjë kandidat e asnjë subjekt që gjendet në fletën e votimit, nuk duhet të penalizohet me asnjë votë nga procesi i numërimit. Dua të nënvizoj se në nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të standardeve më të larta europiane ne numërimin e votave në të 61 bashkitë e reja të vendit tonë”, u shpreh deputetja Xhacka.

Edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë të shkurtër për gazetarët pranë selisë së Partisë Demokratike nënvizoi rëndësinë që ka procesi i numërimit: “I bëj thirrje numëruesve të PD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës sipas ligjit. I kujtoj të gjithë numëruesit zbatimin me përpikmëri të ligjit për të përfunduar leximin me transparencë të verdiktit në kutitë e votimit”, u shpreh zoti Basha duke ju drejtuar qeverisë, që sic theksoi ai “të mos përsërisë dhunimet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës” së votimit.

Nga ana e tij më herët, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook i kishte cilësuar “zgjedhjet e sotme më të mirat, më të lirat e të ndershmet që kemi zhvilluar deri më tani”.

Ecuria e procesit të votimit duket se ka qenë përgjithësisht normale. Raste problematike ka patur, që nga ato teknike, te mosmarrëveshjet mes komisionerëve, ndërprerje të procesve në disa qendra votimi apo dhe përplasje e tensione në zona të vecanta. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar të marrë vendim për problemet e lidhura me fletët e votimit në Rroskovec ku në krah të emrit të kandidatit të djathtë ishte vënë emri i koalicionit të majtë, apo në Tepelenë ku emri i një kandidati të pavarur nuk figuronte në fletën e votimit. Në të dy rastet KQZ –ja ka vendosur që procesi të vijojë. Institucioni qendror i zgjedhjeve është vënë ndërkohë në akuzë për rastin e Kurbinit ku kandidati i së djathtës mbeti jashtë. Sipas përfaqësuesit demokrat, KQZ-ja ka zëvendësuar në shkelje të hapur me ligjin dhe komisionerët e saj në këtë zonë. Partia demokratike megjithatë ka denoncuar një sërë rastesh që sipas saj kanë cënuar procesin. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka foli dje në mbrëmje për “kërcënime të votuesve nga zyrtarë të policisë apo funksionarë publikë, si dhe dhunë në disa dhjetëra raste”, apo dhe “njerëz që kanë votuar me karta identiteti false”.(Kortezi: Ilirian Agolli VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: fiton e majta, Zgjedhjet evndore

SHQIPTARET, ME TE MIRET E PARADES SE EMIGRANTEVE

June 21, 2015 by dgreca

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES”VATRA”, U PERFAQESUA NE PARADEN E EMIGRANTEVE ME TRE BREZA; ETER, BIJE, NIPER E MBESA/

Të shtunën me 20 Qershor, që në orët e para të mëngjesit, shqiptarët e Treshtetshit,dhe nga shtete të tjerë, madje dhe nga Florida e Michigani,u derdhën në rrugët e Manhattanit, për t’u sistemuar më pas në 43 Street dhe Avenunë e Gjashtë. Duhet thene qe ne fillim se shqiptaret me nje organizim te persosur , ishin dominues te Parades. Edhe pse mungojne ne kete kombe me emer te Europes, ne pergjithesi marrin pjese komunitete me pak te zhvilluar si Vietnami, Kamboxhia etj, shqiptaret konfirmojne mundesine se ka ardhur koha qe te organizojne Paraden e tyre, mundesisiht ne Diten e Pavaresise Kombetare. Ne kete Parade u perfaqesua edhe Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA”, e cila u perfaqesua me tre breza vatranesh, eter, bije, niper e mbesa. Pervec vatraneve te Nju Jorkut kishin ardhe edhe nga Florida(Jacksonville) Hartfordi dhe Waterbury.(Me shume do te elxoni ne Gazeten “Dielli” te Printuar )

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Parada, Vatra

NJE PROMOVIM ARBERESH NE PALERMO

June 21, 2015 by dgreca

DOKUMENTI PERFUNDIMTAR I TRYEZES SE RRUMBULLAKET/

SHQIPTARE NGA GJUHA BIZANTINE NGA RITI KISHTAR ITALIANE NGA ADOPTIMI: ARBERESHET te promovuar nga QENDRA NDERKOMBETARE PER STUDIME MBI MITIN-DELEGACJONI I SICILISE prane MUZEUT ETNOGRAFIK SICILIAN ”GIUSEPPE PITRE”/

Pjesemarrersit ne Tryeze,duke shprehur ndjenjat e falenderimit ndaj Qendres Nderkombetare per Studime mbi Mitin-Delegacjoni i Sicilise, te drejtuar nga Sh. T. Prefekti Gianfranco Romagnoli, per organizimin e Tryezes mbi Arbereshet, tashme te bere tradicjonale, poashtu Dr. Eliana Calandra per mikpritjen dhe kujdesjen e Ekspozites , dhe Prof. Maria Concetta Di Natale per kontributin shkencor nga Universiteti i Palermos dhe nga Departamenti Kulture dhe Shoqeri qe ajo e  kryeson,duke qene te vetedishem se Tryeza ka qene nje moment mendimi dhe studimi mbi Komunitetin gjuhesor dhe kulturor arberesh dhe nje mundesi per te evidentuar ndjeshmerine dhe larmine e trashegimise kulturore kombetare dhe kontributin e dhene nga komuniteti i gjuheve pakice,

  • Shenojne se mbrojtja e pakicave, qe prej 15 vjetet nga miratimi i ligjit 482/99, eshte plotesisht e garantuar, siç e deftojne edhe rritja e kerkesave per perdorimin e gjuheve pakice, progresi kulturor dhe shoqeror i komuniteteve te implikuara, nisjativat per mbrojtjen e trashegimise se shkruar, shkembimet me ”Stetet e origjines” dhe organizimi i manifestimeve zyrtare;
  • Ndonese riafirmojne vleren e kornizes ligjore, e cila permbane edhe ndonje ligj krahinor perkates, nuk e mbajne, megjithate, si te persosur per mbrojtjen sa me te mire te vlerave imaterjale dhe ato materjale qe komunitetet arbereshe te ndryshme shprehen veç e veç o ne pergjithesi, qofte ne fushen kishtare, qofte ne ate antropologjike, pa angazhimin sa me te gjere te te interesuarve me serjozitet mendimesh dhe zbatimesh;

Per kete qellim:

  • Terheqen vemendjen e Qeverise dhe e Parlamentit mbi urgjencen ndaj pajisjes se ligjit 482/99 me te ardhura financjare adekuate;

–    Urojne qe Konferenca Ipeshkvnore Italiane te merret sa me shpejt me dhenien

e nje strukture te re per Kishen Arbereshe, duke u orjentuar drej kryjimit te nje

Mitropolie te posaçme si eshte e drejte themeltare per nje Kishe lindore

katolike;

  • I thrrasin Kryetaret e Bashkive arbereshe te kujdesen me shume per mesimdhenien e gjuhes pakice neper shkolla, duke bashkepunuar me Drejtoret qe nje lende te tille dhe sportelet gjuhesor t’u besohen personelit kompetent jo vetem ne te folmen lokale, por edhe ne gjuhen shqipe standarde;
  • Jane te mendimit se duhet forcuar kooperacjoni midis Italise dhe Shqiperise e Kosoves per nje mbrojtje te vertet te pakicave arberfolese kudo ndodhen dhe jane, per te rilidhur fijet kulturore, shoqerore dhe gjuhesore sipas marredhenjeve miqesore dhe bashkepunimi, ne kuadrin edhe te hyrjes se ardhshme ne Unionin Evropjan te Republikes se Shqiperise dhe te shfuqizimit te vizes nga pasaportet e qytetareve te Republikes se Kosoves;
  • I kushtezojne, me ne fund, dy Shtetet referimi qe te fitojne nga Shteti italian detyrimin per te gjithe nxenesit e mesimit te gjuhes se folur ne shkollat e Bashkive arbereshe dhe  perparesine ne listat provincjale per mesuesit qe e kane arberishten gjuhe amtare dhe qe kane njohje te mire te gjuhes shqipe standartde, duke i mbajtur keto dy kondita si te domosdoshme per nje mbrojtje sa me te vertet dhe frytdhenese ndaj trashegimise gjuhesore dhe kulturore te Minoriteti arberesh.
  • Palermo 12 qershor 2015(Pergatiti per Diellin:Zef Chiaramonte)

Filed Under: Mergata Tagged With: ne Palarme, Nje promovim

SOT ZGJEDHJE SHQIPTARE- AMBASADORI AMERIKAN NE TIRANE KUJTON VOTEN E TIJ TE PARE

June 21, 2015 by dgreca

Ambasadori Lu kujton votimin e pare/

“Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni. Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar. Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd. Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën.”

– Donald Lu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara“I remember the first time I voted in 1984 in California. I loved being part of something bigger than myself and doing my duty as a citizen. Voting is about being part of your nation’s future. I hope you will all go out and vote on Sunday.”

– Donald Lu, U.S. Ambassador

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Lu, kujton, voten e pare

Kosovë –Amendamentet kushtetuese, pastaj Gjykata Speciale

June 21, 2015 by dgreca

Nga: Behlul Jashari

Në Kuvendin e Kosovës, amendamentet kushtetuese do të votohen para se të votohet për Gjykatën Speciale, drejt së cilës u bë edhe një hap tjetër në mbledhjen e  të premtës së 19 qershorit të qeverisë me miratimin unanimisht të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për t’i dërguar si informatë Kuvendit Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.Duke prezantuar kërkesën, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, theksoi se nuk bëhet fjalë për shqyrtim të miratimit të projektligjit, por është informim me përmbajtjen e tij për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai prezantoi në detaje tërë procesin e trajtimit të Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili, sic theksoi, “është hartuar krejtësisht nga BE-ja dhe ka filluar me themelimin e grupit teknik nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar që të shqyrtohet legjislacioni i pranuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

 “Ky është draft që nuk ka më hapësirë për negocim nga ekipi i ekspertëve”, tha ministri Kuçi, duke theksuar se, “është menduar që me përmbajtjen të njoftohet qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe më pastaj me procedura të rregullta edhe kushtetuese, edhe me rregullore të Kuvendit por edhe atë të qeverisë, të merren vendimet adekuate”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar  me përkushtim shumë të madh punën e bërë nga ministri dhe grupi i ekspertëve, të cilët kanë qenë njerëz të përgjegjësisë së lartë për fushat që i kanë mbuluar në bisedimet me Brukselin, duke theksuar përpjekjet e tyre që maksimalisht ligji t’i përshtatet kushteve të Kosovës dhe të përmbajë të gjitha elementet të cilat është konsideruar se duhet t’i përmbajë një ligj i tillë.

“Përgjigja përfundimtare, edhe e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë se ky është teksti i fundit në të cilin nuk ka hapësirë që të bëhen ndryshime”, bëri të ditur kryeministri kosovar.

Mustafa vlerësoi se, një kontribut i madh i grupit ka qenë edhe heqja e fjalës dhe shprehjes gjenocid nga teksti i ligjit, të cilën e ka përmbajtë në versionin e mëparshëm dhe përshtatja e ligjit me ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto fusha.

“Ne kemi aprovuar në qeveri ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për këto ndryshime është dhënë mendim pozitiv edhe nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Edhe ndryshimet kushtetuese dhe Ligji për Dhomat e Veçanta janë rrjedhojë e letërkëmbimit të Presidentes së Republikës së Kosovës me Baroneshën Ashton, që është bërë vitin e kaluar, dhe e Ligjit mbi ratifikimin e këtij letërkëmbimi që ka aprovuar Kuvendi i Kosovës me votat e mbi dy të tretat e deputetëve ”, theksoi kryeministri Mustafa.

Kryeministri po ashtu bëri të ditur se nuk ka asgjë të re në përmbajtjen e këtyre ligjeve dhe amendamenteve që nuk ka qenë pjesë e zotimit përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës se do të përmbushen detyrimet ndaj kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për vënien e drejtësisë së plotë, duke konsideruar se edhe ky do të jetë një kontribut i Kosovës në këtë aspekt.

“Ritheksoj se as ndryshimet kushtetuese dhe as ky ligj nuk ka të bëjë fare me kontestimin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne do të mundohemi dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që të afirmojmë dhe t’i ruajmë vlerat e UÇK-së. Por, çështja është që të zbardhet drejtësia për dyshimet ndaj individëve të caktuar, për të cilët askush nga ne nuk e din se kush janë dhe kush do të jenë, sepse janë çështje që drejtësia duhet t’i zbardhë në një proces të plotë të drejtësisë. Andaj, unë propozoj që ne t’ia dërgojmë Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë fazë si informim, dhe në momentin kur bëhet aprovimi i ndryshimeve të Kushtetutës, me vendim të qeverisë, projektligjet marrin formën për shqyrtim dhe aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

 Edhe zëvendëskryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, shprehu vlerësimin më të lartë për punën që ka bërë grupi punues, në krye me ministrin e Drejtësisë, Kuçi.

“Vlerësoj se, në veçanti pas tërheqjes së çështjes apo termit gjenocid që ka qenë e përfshirë në propozimet e para, ne, si qeveri e pranojmë këtë informatë për ta dërguar edhe si ekip qeveritar.  Është me interes që të pranojmë për t’ia dërguar si informatë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, u shpreh ai.

Gjithashtu, vijoi Thaçi, duke marrë parasysh edhe kultivimin e raporteve tona me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me këtë proces ne evitojmë edhe pretendimin e kundërshtarëve të pavarësisë që kjo çështje të shkojë në Këshill të Sigurimit.

“Prandaj, mendoj se tërheqja e termit gjenocid, domosdoshmëria e themelimit të kësaj gjykate, obligimet që dalin nga letërkëmbimi i Presidentes Jahjaga me Baroneshën Ashton, të vitit të kaluar, gjithashtu përgjegjësitë tona që kemi karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare dhe duke u nisur edhe prej vizionit për të ardhmen evropiane dhe perëndimore të Republikës së Kosovës, mendoj se tani ky Projektligj, e lehtëson orientimin, përcaktimin dhe votimin edhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për votim pro”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.

Po ashtu, vijoi ai, shprehu besimin që edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të ndërtohet një konsensus sa më i gjerë politik, në kuptimin e dërgimit të mesazhit të konsensusit qytetar, në të njëjtën kohë.

“Prandaj, vlerësoj se do të ishte mirë dhe me interes që gjithë kabineti qeveritar në mënyrë unike, t’i japë këtë mbështetje punës së grupit punues dhe natyrisht jo vetëm si partnerë të koalicionit, por shpresoj që në një bazë edhe më të gjerë politike do të kemi një mbështetje edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tërë ky proces ka kaluar nëpër një proces të një pune të përbashkët të të gjithëve, gjithmonë duke pasur parasysh ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, të luftës së Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe të ruajtjes dhe kultivimit të plotë të partneritetit strategjik të Republikës së Kosovës me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.

Sipas shtypit të sotëm kosovar, qeveria dhe Kuvendi kanë gjetur një zgjidhje kompromisi për mënyrën se si të zhbllokohet procesi i vendimmarrjes për amendamentet kushtetuese, të cilat krijojnë bazë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kuvendi është informuar me Projektligjin për këtë gjykatë, por pa të drejtën për ta vënë në votim përnjëherë me amendamente.

Rreth një muaj më parë, me propozim të subjekteve në pushtet, është shtyrë seanca për amendamentet, me arsyetimin se deputetët nuk e posedonin para vetes edhe Projektligjin për Specialen.

Ishte arsyetim formal, ngaqë shtyrja qe bërë në mungesë votash. Megjithëkëtë, Kuvendi i qëndroi pas arsyetimit dhe ishte përcaktuar që, kurdo që t’i verë amendamentet në rend dite, ta qesë para deputetëve për votim edhe Projektligjin. Qeveria nuk e ka përfillur këtë kërkesë, pasi ka vlerësuar se pa u bërë ndryshimet kushtetuese ligjërisht nuk mund ta procedojë për votim Projektligjin.

Kësisoj, të premten Projektligji nuk është proceduar për t’u votuar, por vetëm që deputetët të informohen me përmbajtjen e tij, përfundon shtypi në Prishtinë.

Axhenda e seancës vijuese plenare të Kuvendit të Kosovës vendoset nga Kryesia, mbledhja e së cilës me shefat e grupeve parlamentare nuk është ftuar ende.

Drejt projektligjit për Gjykatën Speciale, “shqyrtimi i propozim-amendamentit nr.24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga qeveria e Republikës së Kosovës”, ishte pika e vetme e rendit të ditës në seancën e 29 majit, por u shty (me 78 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime) me propozimin e koalicionit qeverisës. “Në mungesë të materialeve nuk ofrohet mundësia për deputetët për të parë se çfarë do të votojnë dhe meqë draftligji pritet të kthehet nga Brukseli, ne propozojmë që të shtyhet mbledhja, derisa të kemi materialet e nevojshme për analizim për këtë çështje”, u tha me atë rast  nga pozita.

Ndërsa, opozita tha se kishte “vetëm dy alternativa të mundshme: Gjykata Speciale ose nuk duhet të vijë fare në Kuvendin e Republikës së Kosovës ose do të duhej të shtyhej deri në pafundësi”.

Duke nisur nga ora kur ishte ftuar seanca plenare,  e edhe në  17 qershor, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me mbështetje edhe nga opozita, zhvilluan protesa kundër miratimit të Gjykatës Speciale, para ndërtesës së Kuvendit dhe të qeverisë së Kosovës.

Për miratimin e propozim-amendamentit duheshin dy të tretat e votave të Kuvendit 120 anëtarësh, përfshirë ato të komuniteteve pakicë që përfaqësohen me 20 deputetë.

Në mbledhjen e caktimit të axhendës, Kryesia e Kuvendit kishte kërkuar nga qeveria e Kosovës që për seancën e 29 majit të procedojë në Kuvend edhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale.

Në 7 mars qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Propozimin për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me atë rast u tha se me këtë amendamentim po përmbusheshin obligimet që ka marrë qeveria nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, për themelimin e Gjykatës Speciale.

Filed Under: Analiza Tagged With: amendamentet kushtetuse, Behlul Jashari, GJYKATA SPECIALE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3792
  • 3793
  • 3794
  • 3795
  • 3796
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT