• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E CUDITESHME POR E VERTETE DHE… C’MITIZIMI I SIMBOLEVE SHQIPTARE….

December 30, 2014 by dgreca

Nga Arif MATA-New York/
Nje dialog i tensionuar ne banakun e nje pike shitjeje te Benjamin Moore ne Mcdonald Avenue Brooklyn 15 vjet me pare,vazhdon te me kthehet ne mendje here pas here qe prej asaj kohe. Duke e vene vehten ne poziten se une i dhashe rruge atij dialogu dhe se “ndoshta nuk bera mire “, perpiqesha ta harroj e largoj nga kujtesa.Pergjithesisht ky eshte dhe pozicioni qe shqiptaret mbajne ne raste te tilla ndersa grekerit i japin jete shpesh e pa harruar,dhe ne menyre shume konsekuente, duket sipas nje plani perhere mesymes te mire studiuar e vendosur, qe nga kreu i shtetit, drejt nje objektivi qysh dy shekuj me pare e me heret,vazhdimin e zgjerimit shtetar me toke shekullore shqiptare dhe jo vetem.
E ne, sporadikisht e ne pozicion terheqes duke bere vetem gjysem mbrojtjeje te ceshtjes tone kombetare,vazhdojme ta etiketojme pune segmentesh,me se shumti cilesuar si pune prifterinjsh ortodoks.
E takuam shqiptaro-grekun apo jo, bashke me kusheririn tim te pare nip Greqie qe
greqishtja e tij e beri Petritin ta pyes se nga ishte.
“Nga Preveza” – i pergjigjet ai.
“Ju me siguri duhet te jeni shqiptar” – vazhdova une.
“Jo” – me pergjigjet ai sipas perkthimit te Petritit,qe dhe une e kuptova.
“Po Preveza vetem 100 vjet me pare ka qene e populluar thuajse krejt me shqiptare” – i drejtohem une prape.
“Jo” – me pergjigjet prere ai
Si mund te me thuash jo, – i kthehem une?.
“Se ju nuk e njihni historine” – me pergjigjet ai.
“Po si more guxon te me mesosh historine mua mor gjak prishur” i kthehem une me nje ton te ngritur, me anglishten time te atehershme duke ju afruar dhe me prane?

Beni si i frikur dhe largohet nga dera,duke i rene kembes pak. Mbeta ne dere duke e pare tek largohej, ne fakt i mbushur me zemerim dhe duke menduar,se si me kaq fanatizem mund te mbrohet nje e pavertete fund e krye historike. Si “kane dale nga gjaku”vetem brenda nje shekulli pyieta vehten?Ne fakt kisha lexuar me shume se nje here,nga c’kane shkruar vizitore apo gazetare per Camerine,se si shqiptaret atje kane frike te identifikohen si te tille. Pse akoma jo arbereshet, pas edhe 5 shekujsh?
Pa medyshje, shtypja politike kthyer ne doktrine shovene qe nga maja e shtetit grek,bashkerenduar mbrapshte me rolin e kishes se tij ka arritur dhunshem te injektoje thuajse ne shpirtin e cdo shtetasi fjalen e “Zotit grek”.
Perballe,ne veri te saj qendron nje popull i lashte sa vete berthma helene e konglomeratit grek e me heret me”fene” udherrfyese-shqiptarizmin por me hapesire shteterore rrudhur tragjikshem nga aleanca ortodokse e fqinjeve te veriut e jugut te Shqiperise,mbeshtetur dhe nga geni i eger i yni qe nuk eshte “zbutur” deri ne ditet tona. Le te punojme fort e te mundemi.
***
23 dhjetor 2014. Duke shkuar per ne pune,sapo kisha marre lajmin e rende te vrasjes se djalit te Visar Zhitit, Atjonit te pashem e te mencur,femije i vetem i prinderve Zhiti e vetem 19 vjecar. Hidherimin stermadh qe paska qene paracaktuar te bjere mbi keto prinder te vuajtur e te urte, qe vetem nje pjese te tij munda ta mbaje ashtu i tromaksur per 10 minuta para se ta ndaja me shokun e vuajtjeve te Visarit, Hasan Bajon.Jeta vazhdon dhe une vec keshtu veprova duke u lutur qe Zoti i madh tju jape force ketyre prinderve te gjore te durojne gjemen e urdheruar po nga i madhi Zot.
Ne tren gjej e hyj ne bisede me dy adoleshent 13-14 vjecar. Ne fakt ato ishin tre shoke shkolle te birte e nje turku,nje greku e nje algjeriani, te tre te lindur ne Brooklyn, New York. Ne funksion te idese se ketij shkrimi po i quaj turku,greku e algjeriani. Ndersa dy te paret luanin e qeshnin si te rinj qe shpesh kthehen ne bezdi per te tjeret, une tentova ti kthej ne serioze. Algjeriani me kufje ne vesh qendronte me vehten e vet.
Ju drejtohem dy te pareve. Ju jeni burra te rinj,,qenkeni shoke te mire e mire beni qe rrini bashke se dhe vendet tuaja te origjines jane fqinje, e vazhdova duke i pyetur se a dinin perkatesisht tuqisht e greqisht. Me thane te dy se po, i falenderova duke perfocuar meriten e tyre e shtuar se per kohen qe ata jetojne edhe dy gjuhe jane pak. I riu turk i thote shokut te vet grek:”Po e ka mire ai” duke u drejtuar nga une dhe vazhdoi:”Dy popujt tane kane pothuajse kulture e zakone te njellojta”duke e perseritur e insistuar por djali grek ne dileme te zgjatur per tu pergjigjur papritmas kthehet nga une e me pyet:”Po ju nga jeni?”Une i pergjigjem se jam shqiptar. Per habine time i riu grek leshon pasthirrmen:”Oh, shit po keta jane njelloj!”Nderkohe kishim mberritur ne stacionin qe ata do dilnin nga treni.Djali turk me pershendeti te kisha nje dite te mire,i riu grek vetem eci ne dalje ndersa algjeriani pasi me tha diten e mire leshoi nje thumbim per te dy shoket e tij:”Hey, goodman,leni ata se jane loko, qe te dy”.Duke i buzeqeshur algjerianit me erdhi ne mendje thenia e urte:”Mos ha pershesh me cull se te sperkasin”,por une kete e kisha parapranuar e vazhdova te meditoj gjate rreshqitjes se trenit R drejt Manhattanit.
I riu grek vecse shprehu mendimin me te cilin eshte bombarduar qysh se ka lindur qe me kaq perfitim klasa politike greke e ka menaxhuar ka gjate kohe.
Po ne shqiptaret c’bejme?
Se pari, ju falemi mendjes ,guximit dhe perpjekjeve heroike te Rilindasve ne fillim te shek. XX-te, e luftetareve te lirise te asaj kohe. Vazhdojme te nderojme per gjysem vazhduesit e tyre qe bene shtetin e pare shqiptar europian. Pastaj per gjysem shekulli ju arratisem Europes qe i perkasim. Ne vitet 90 te , te fundmit e Europes rame ne mend shumica po e shume jo,per ta lene regjimin e kuq komunist alla shqiptar. Per me shume se dy dekada iu futem procesit demokratik te zhvillimit, nga ku kemi dy realitete shume te dukeshme; se pari vendi ka ndryshuar pozitivisht me se shumti bazuar ne inisiativen e lire te qytetarit te cprangosur dhe se dyti ne krijimin e nje grupi oligarkesh komunisto-demokrato-kapitalist. Nderi e dinjiteti i pjeses me te persekutuar akoma nuk eshte rivendosur, perkundrazi sot gjendet nen regjimin e femijve te baballareve qe i shtypen e i vrane. Komunizmin e pergjakshem jemi te fundmit e Europes qe akoma nuk e kemi denuar me ligj. Ata qe na kishin vezhguar, survejuar si kerpudhat helmuese ne zyra, lagje, miqesi, shoqeri e deri ne familje akoma si njohim mire e se kemi bere dot ligjin e vet-pastrimit publik sepse klases tone politike ne pushtet deri me sot i eshte dashur e kunderta. Per te bere privatizimin shkuam deri ne Argjentine e nuk e kemi perfundur akoma. Ne fakt eshte krijuar nje corap qe si gjendet me filli. Qeverite demokratike njera pas tjetres plotesuan rregullin zhvillimor kombetar, me formulen, dy hapa para e nje prapa. Se fundemi kemi nje qeveri e pushtet qe ka per program rilindjen, cka nenkupton se tenton te fshije te pakten teorikisht nga historia dhe ate zhvillim qe ishte arritur per nje shekull dhe ndoshta shpejt do te kemi nje pushtet e qeveri qe do tja nis nga e para perseri.
Kur do te braktiset kjo menyre te qeverisuri e jashtekoheshme?Deri tani nuk ka qartesi bindese.Mbas vertet nevojes dhe per kapital kinez mos kemi dhe njehere oreks per udhetim politik nga lindja!?
Per cudi, nuk i falemi Zotit qe i kemi si majen e Ajsbergut Shqiptar, po i jemi futur c’mitizimit te Skenderbeut, Nane Terezes, Rugoves, Kadarese, ndoshta neser dhe te kryetrimit Jashari!! Jemi pararendesit ligjor te botes se sotme ne trajtimin modern te minoriteteve, ne fakt dhe per krijimin e tyre, ndersa djali grek vazhdon ne rrugen e Nicholas Gage e kane ngritur fole per zogjte e qyqes greke deri dhe ne Himaren martire ilire e per ato te qyqes serbe deri ne koklen e Myzeqese se plleshme. A nuk eshte per te vene kujen o bashkekombas? E qeveria jone e sotme eshte per zero-problem me fqinjet a thua se krejt shqiptaret jashte kufirit politik, nen politiken e qeverisjen e vendeve fqinje nuk kane asnje te drejte kombetare per te zgjidhur!
Le ta mbylim kete histori qe e filluam me shqiptaro-grekun e Prevezes. Doktorin politikan, sa se pushkatuam qe e permendi vendlindjen e tij per toke arberore e Edi Ramen e cuam deri ne qiell per perplasjen ne sy te Vucicit , se Kosova e lire ka ikur boterisht nga kulari serb. Te dyja nuk jane qendrime krejt te drejta, meqenese semundja e internaciolizmit vazhdon te na mundoje e demtoje akoma. Deshperuese eshte se si dhe me pare por ca me keq qe qeveria e fundit po punon dobet per permiresimin e jetes te qytetarit ne zbatim te premimeve qe beri kaq doreleshuar dhe me djallezi mund te themi, para se vota e tij ta binte ne fuqi. Standarti i jeteses, eshte lidhja me bazike e njerezve me vendin e vet, me Atdheun, qe ta duan ate.Mesimi tragjik eshte i fresket. A nuk e “tradhetuan” Atdheun nga viti 1990 e deri me sot gati nje e treta e popullsise vetem se i paten kthyer ne skllever? Kjo plage vazhdon te jete e hapur e te rrjedhe gjak. Disa dite me pare u vertetua edhe nje here. Asnje dem nuk na vjen as nga nacionalizmi i keq i Doktorit dhe as ai i tepruar i Rames perkundrazi, kur qendron e vertetohet nga e drejta historike e jashte” politikes” per te mashtruar per vota, e i marr si shprese per gjitheushtaret e shqiptarise, qe jetojne ne te kuqen e dronit qe me 14 tetor fluturoi ne Beograd.
* * *
Duhet program politik kombetar afatgjate me i plote e me i kohes se ai qe kemi, i bere nga te gjithe bashke e te vendosur per ta zbatuar se bashku midis vetit e nga kushdo qe verdikti i sovranit e bie ne udheheqje se bashku dhe me miqte. Eshte e pa mundur qe ata(te medhenjte) qe nga maja e Civilizimit te Trete te mos e kene kuptuar se sa e kane demtuar kombin shqiptar historikisht paqedashes, per te garantuar paqen e shmangur te vetmen arsye qe i ndjell shqiptaret dhe per lufte te re, jashte te ciles nuk mund te mbetet as rajoni yne.
E qeveria jone e sotme ka shpallur me te madhe, planin zero-problem me fqinjet,a thua se shqiptaret jashte vijave politike te vendosura nga ato e nderkombetaret ne rrethana te hershme nuk kane asnje te drejte kombetare te pa zgjidhur. Albin Kurti e Ismail Morina i kane te panumert miqte, kudo qe jetojne ne trojet e veta etnike.Kjo eshte e drejta jone e patjetersueshme,per te jetuar bashke, si te nje rrace e te nje gjaku, pa demtuar askend e ne fqinjesi te mire,ne Ballkan e ne Europen e drites.
Dhe vertete ne fund, nje e vertete jo per te qeshur. Para pak kohe bashke me djalin e vogel me erdhi ne shtepi nje shok i tij, turk e bir turku 20 vjecar, Hasan e quanin e kur e pyeta se c’dinte per Skenderbeun, jo vetem se dinte jo pak, por dhe e njihte si” tradhetarin” me te madh te Turqise.Por,vetem pak dite me pare degjuam dhe pergjerimin e fundit te kryeministrit turk A.Davutoglu per shqiptaret e Carshise se Shkupit!
Nga t’ia mbaje HEROI YNE KOMBETAR, turqet e akuzojne se ka vrare shume pushtues turqe e shqiptaret pse ka “vrare” shume shqiptare clirimtare. LIRIA asnjehere ne histori nuk ka patur cmim te caktuar. Detyra e te gjalleve eshte vetem se ti nderoje te renet per liri e te bejne dhe ato si te renet kur tu bjere barra e atdheut. Per nje qellim, me i madhi e me i shejnti,te PERJETESOJME KOMBIN e Atdheun, ne te drejten e Zotit e te Paqes.
Arif Mata
Staten Island, NY
Dhjetor 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: Arif Mata, E CUDITESHME, POR E VERTETE

74 VJETË MË PARË NDËRROI JETË AT GJERGJ FISHTA

December 30, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Më 30 dhjetor, 1940 ndërroi jetë At Gjergj Fishta, poeti kombëtar, diplomati i kombit që mbrojti të drejtat e shqiptarëve kudo që shkoi, me një zë dhe me një penë të pashoqe, që pasuroi letërsinë dhe historinë kombëtare të shqiptarëve, të atij kombi siç ka thënë ai vet, “I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrënjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.” Kombi shqiptar është sot zot i tokave të veta, jo shumë pak falë veprimtarisë së këtij vigani dhe dashurisë së tij për kombin e vet.
Që të jem i sinqert me lexuesin, unë nuk e kisha në mend ta shënoja këtë përvjetor me ndonjë kujtim modest, pasi unë në të vërtetë nuk kam përgatitjen dhe as nuk e ndjejë veten të denjë dhe as të aftë që të shkruaj për këtë kolos të kombit shqiptar, dhe për më tepër edhe sepse para disa javësh e kisha kujtuar At Gjergj Fishtën me një shkrim në lidhje me lajmin mbi përpjekjet e një bisnizmeni nga Kosova, Sabri Maxhunit dhe disa të tjerëve, të cilët kishin propozuar se do të merrnin mbi vete shpenzimet për restaurimin në shkatërrim e sipër të shtëpisë së At Gjergj Fishtës. Siç duket, ky propozim ka ndeshur në një mos reagim “as po as jo”, ose në një zvarritje burokrate nga autoritetet përkatëse, ose ndoshta në një mos vullnet nga autoritetet e qëndrës dhe ato vendase për të marrë seriozisht propozimin e biznismenit nga Kosova. Ndërkohë që sot lexova në një media shqiptare një lajm të shkurtër se Vatikani më 30 dhjetor paska shënuar përvjetorin e 74 të vdekjes së At Gjergj Fishtës. Thashë me vete, po mirë që Vatikani e kujton këtë përvjetor, po kombi shqiptar, për të cilin Gjergj Fishta i deklaroi Konferencës së Paqës se kombi shqiptar “nuk e ka namin ma të vogël se kombet e tjera të Ballkanit”, çfarë nami ose kujtese po i bën ai këtij këngëtari të kombit në këtë përvjetor, ose në përgjithësi.
Duke menduar me vete, më ra në mend një kryeartikull i Profesor Ernest Koliqit, botuar në revistën e tij Shëjzat e viti 1971, nr.1-3, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës dhe thashë me vete, në vend që të mos thuhet asgjë për të kujtuar këtë pëvjetor të largimit të At Fishtës nga kjo jetë nga të gjallët, atëherë thashë se është më mirë që të lëmë të vdekurit të flasin për të vdekurit, pasi të gjallët nuk çajnë kokën. Si rrjedhim, dhe në mungesë të një shkrimi tjetër në median e gjallë shqiptare i dashur lexues, nëqoftse je i disponuar për të kujtuar At Gjergj Fishtën në këtë 74 vjetor të vdekjes se tij, mundoju pak të lexosh artikullin e Profesor Ernest Koliqit me titull thjeshtë, “Fishta”:
“Besoj se pak poetën në botë pësuen fatin e paradoksal të Gjergj Fishtës. Za i pashoq i mbarë një kombi, interpret gjenial i shpirtit të tij, i mohohet vepra dhe i shlyhet emni nga letërsia, shi prej atij kombi të cilit ia qiti në pah fisnikinë e ia skaliti në vargje të pavdekshme tiparet. Dihet që ky përdhunim historik u krye zyrtarisht, në emën të kombit, nga nji pakicë që shkruen e resitë, vendosë e leçitë pa lejue shumicën me çelë gojë aty ku shtrinë sundimin e vet. Këtë e dijmë, por prap se prap kjo përndjekje morale kundër Kangatarit që ndëgjoi të rrahmet e zemrës së Shqipnisë edhe mati mbi to rrokjet kumbore të poemit të vet, na shtje në kujdes të madh na shqetson kur mendojmë rritjen e breznive të reja dhe na terratisë pamjen e një ardhmënije të denjë për Rilindasit që na dhuruan një atdhe. Sepse mos ta gënjejmë veten me retorikë mburrjesh të shprazta. Në ashtë se themelet e një Shqipnie shqiptare mbështeten mbi trashigiminë shpirtërore që na la De Rada, tre vëllaznit Frashëri, Vaso Pasha e Çajupi, duhet të pohojmë se sot jemi tue ndërtue (ose kujtojmë se diç po ndërtojmë) jashtë atyne themeleve. Eklipsi ose të zanunit e dritës së poezisë fishtjane nuk sjell tjetër veçse muzgun e vlerave fisnore (e këtu fjala fis nuk përdoret në vështrim organizimiesh shoqënore primitive, por si tanësi e nji gjindjeje të nji barku që përbajnë nji komb, nji nacion). Vorrëmihsat e lavdisë së Fishtës ndoshta pa dashtë shkaktojnë zhguljen e popullit shqiptar nga rrajët jetike. Duen të vorrosin Shqipninë e përtrime mbi humus shekulluer të dokeve stërgjyshore për ta zevendsue me nji Shqipni të ndërtueme (mjerisht me shumë flijime të pa arsye) hallagrep e merremerr, mbi parime që s’kanë të bajnë kurrkund me qytetni të vërtetë evropiane – e vetmja që i përshtatet vetive tona ethnike. Synimet e Skënderbeut dhe të Rilindasvet po shkelen. E vërteton ostracizmi i Fishtës nga radhët e poetënve kombëtarë. Poeti i pa fat i ynë. I cili nuk bani gja tjetëtër gjatë stinës së vet njerzore veç me i ndiell Shqinisë fate të lume, lindi me 1871. Na, në botë të lirë ku nuk pengohet me mjete të dhunëshme kulti i shqiptarizmit të njimendtë, e kemi për detyrë pëkujtimin e autorit të Lahutës së Malcisë. Mirë se qofshin t’ardhuna kremtimet e çdo lloji, por mos të lehet mbas dore mënyra e denjë për të nderue Poetin, që bani të nderueshëm gjakun shqiptar. Ajo mënyrë nuk ashtë tjetër veçse leximi i veprave të tij ku vlojnë idhnimet dhe gëzimet tona historike, ku vizatohet me vija vezullore tipi i amshuem i Shqiptarit, ku tregohet rruga që duhet ndjekun për t’u radhitë ndershmënisht përbrij kombeve të përparueme”, kishte përfunduar kryeartikullin e tij Profesor Ernest Koliqi më me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Poetit kombëtar, më 1971.
Siç thashë edhe më lartë, unë nuk e ndjejë veten të kualifikuar, pasi nuk kam përgatitjen të shkruaj për At Gjergj Fishtën, por nuk jam as i denjë që të kujtoj këtë burr të madh të kombit shqiptar. Por, si njeri i thjeshtë me shqetson lënja pas dore e këtij patrioti dhe e veprës së tij nga autoritetet kompetente dhe përgjegjëse. Por nga ana tjetër, megjith shpifjet dhe lënjën pas dore të figurës dhe veprës së madhe të At Gjergj Fishtës nga bashkatdhetarët e tij gjatë dekadave, gjithnjë jam optimist me Aleksandër Xhuvanin i cili me rastin e varrimit të Gjergj Fishtës më 31 dhjetor, 1940, sikurë ta dinte se si do të trajtohej ai pas vdekjes, At Fishta — Xhuvani është shprehur se historia nuk do ta harrojë atë, duke tdeklaruar para arkivolit të Fishtës se, “Nuk jam unë, o burra, i premë sot që të mund të thuri imne për veprën lavdimadhe të At Fishtës. Âsht historija që ka për të zbukurue faqet e saj me emnin zâmath të tij; âsht letërsija e jonë që do të mburret për veprat e tij grat-plota e të pavdekshëme; janë Zanat e malevet t’ona, që ai ua përcillte vallet me lahutën e tij, që kanë me këndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprën e kangatorit zâ-ambël të tyne; âsht djelmënija shqiptare që ka për t’u-ushqye e për t’u-vaditë me manën hyjnore të tij; së mramit âsht Shqipnija mbarë, Gegë e Toskë, malsi e qyteta, që do të kujtojnë, deri sa të ndrisë e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet të mëdhej të saj, që e deshi, e lavdoi dhe e nderoi për gjithë jetën.”
Le të shpresojmë se kjo ditë për të cilën ka folur Aleksandër Xhuvani më 1940 do të vijë eventualisht kur në të gjitha trojet shqiptare, vepra dhe kontributi i figurës së madhe kombëtare At Gjergj Fishtës, do të vendoset aty ku e ka vendin dhe emri i tij do të kujtohet brez pas brezi ndër shqiptarët kudo.

Filed Under: Histori Tagged With: 74 VJETË MË PARË, At Gjergj Fishta, Frank shkreli, jete, nderroi

DIELLI I FUNDVITIT

December 30, 2014 by dgreca

Dielli I fundvitit 2014 sot eshte nise drejt vatraneve dhe abonenteve jo vatrane neper shtetet e ndryshme te Amerikes, qe nga Alaska, Florida, Chikago, Michigan, NY, NJ, CT e deri ne Toronto, Canada, ndersa neser niset drejt Europes. I falenderojme te gjithe vatranet dhe te gjithe abonentet tane per mbeshtetjen qe kane dhene per Diellin, I cili ne Shkurtin e 2015 festoon ditelindjen e 106 vjetorit… dhe u urojme:GEZUAR VITIN E RI 2015!
Ne kete numer jane intervistuar kryetari i Vatres, dr. Gjon Bucaj, zv/kryetari Agim Rexhaj, kryetari i deges se Vatres ne Michigan Alfons Grishaj,Kryetari i deges se Vatres ne Queens NY, dr. Skender Murtezani, kryetarja e deges se Vatres ne Washington D.C Merita B McCormack, kryetari i deges se Vatres ne Jacksonville Adriatik Spahiu, eshte publikuar materialiali special per dekorimin e martireve te Vatres, opinione nag anetari i keshillit te Vatres Lek Mirakaj, nje shkrim i derguar nga Kryetari i Shoqates se te Perndjekurve Politik ne Shkoder Filip Guraziu, nje shkrim special nga veprimtaria kushtuar Herman Bernstein-Ligjerate nga ambasadori Mal Berisha ne Instititutin YIVO, veprimtari te Vatres ne qender, dhe te degeve ne Michigan dhe ne Florida,shkrim-kronike per degen e re te krijuar ne Tampa, botohet specialja nga Dr. Elez Biberaj”Kosova, Beteja per njohje”, nje speciale nag Ulqini qe ka per autor studiuesin Dr. Nail Draga, nje shkrim special nga Don Lush Gjergji per Nene Terezen, nje artikull perkujtimor te gazetarit Frank Shkreli,shkrim percjelles per shkrimtaren Rozi Theohari, perkujtimore e nekrologji nga komuniteti, nje cikel poetik nga poetja Bajame Hoxha(Celiku) e etj…

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Gazeta Dielli, numri i fundvitit

Kryeministri italian, Matteo Renzi në Shqipëri

December 30, 2014 by dgreca

nga Gjergji Mima/ – Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka mbërritur në Shqipëri.
Ndërsa përpara godinës së Kryeministrisë, është zhvilluar ceremonia e mirëseardhjes, ku Kryeministri Renzi u prit nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
Gjatë ceremonisë të dy Kryeministrat u nderuan nga rojet e nderit të Gardës së Republikës.
Në ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zv/ministri i Jashtëm, Sokol Dervishaj.
Pas kësaj ceremonie zhvillohet takimi mes Kryeminsitrit shqiptar Edi Rama dhe Kryeminsitrit italian, Matteo Renzi në Kryeministri. Pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp.
Kryeministri italian vizitë në Tiranë
Kryeministri Italian do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Renzi do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Rama, do të takohet me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me komunitetin italian në Shqipëri.
Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e kësaj vizite, ndërsa do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore, nga ora 12:00-14:00.
Kufizime të qarkullimit do të ketë në aksin Rinas-Kashar-Rruga e Durrësit, sheshi “Shqiponja”, dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Axhenda e vizitës së Kryeministrit italian Mateo Renzi në Tiranë:
Në ora 13.35 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë.
Në orën 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.
Në orën 14.45 konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.
Në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
Në orën 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeministri italian, Matteo Renzi, ne Shqiperi

Humbin jeten 2 marinarë shqiptarë

December 30, 2014 by dgreca

Rëndohet bilanci i viktimave të tragjedisë në detin “Adriatik” ku tre ditë më parë trageti “Norman Atlantik” u përfshi nga flakët.
Dy marinarë shqitarë që punonin në rimorkiatorin privat “Iliria” humbën jetën paraditen e sotme teksa po ndihmonin në rimorkimin e tragetit “Norman Atlantik” pas evakumit të të gjithë personave në bord.
Bëhet fjalë për Petrit Jahaj, 59 vjeç dhe Edmond Iliaj, 57 vjeç.
Dy marinarët janë dëmtuar rëndë nga shkëputja e kavos që mbante të lidhur Norman Atlantic. Mësohet se njëri prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetri gjeti vdekjen një orë më pas.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09: 30 minuta pak milje larg grykëderdhjes së Vjosës.
Dy shqiptarët ishin pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit privat “Iliria” i cili ishte kontaktuar nga pronarët e “Norman Atlantic” prej pasdites së djeshme.
Bilanci i tragjedise së “Norman Atlantic” shkon në 12.
Kolonel Ahmet Leka në një lidhje telefonike për Ora News duke konfirmuar vdekjen e dy marinarëve u shpreh se një tjetër rimorkiator do të bëjë shoqërimin e rimorkiatorit “Iliria” pas avarisë që ka pësuar për ta sjellë atë në brigjet e portit të Vlorës, së bashku me trupat pajetë të dy punonjësve shqiptarë.
Një rimorkiatore është nisur nga portet tona për të sjellë në breg rimorkiatorin “Iliria”,
Ndërsa në vendngjarje ndodhet dhe një rimorkiatore italiane me porosi të prokurorisë së Barit për të mbledhur provat dhe për të vën në sekuestro anijen.
Ndërkohë që Marina ushtarake italiane konfirmon përmes një postimi në Twitter se mjekët e saj u kishin shkuar për ti ardhur në ndihmë dy marinarëve civilë por ata kishin gjetur vdekjen

Filed Under: Kronike Tagged With: 2 marinarë shqiptarë, humbin jeten

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4196
  • 4197
  • 4198
  • 4199
  • 4200
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT