• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BAJAME HOXHA ( ÇELIKU ) NE SOFREN E DIELLIT

December 16, 2014 by dgreca

PREZANTIMI NGA FASLLI HALITI/
BAJAME HOXHA ( ÇELIKU )- BELGJIKË/
Ndërsa kënga popullore thotë me pikëllim për petalet e thara nga ngrica e të rëna mbi tokën e ngrirë gjatë dimërore, të gënjyera nga një pranverë mashtruese: Po ti çele herët moj bajame, unë i them poeteshës se, ajo çeli vërtetë vonë, por duke sfiduar stuhitë e duke shkrirë akujt me zjarrin e lules poetike, ajo çeli, lulëzoi në kopshtin e poezisë si një qershi…
Si bisku dhe dega çelin, lëshojnë petale dhe ne ndërsa jemi në gjendje të dallojmë biskun nga dega, lulen nga lulja s’arrijmë ta dallojmë se cila është lule bisku e cila lule dege sepse janë vetëm lule të një lulëzimi pa moshë.
Bajame Hoxha( Çeliku) sfidon përsekondshëm e përditë, internimin e gjatë ugareve, kanaleve, sfidon gardhin e zi të apeleve të përditshme me pranverën e krijimit, me jetën e saj të re. Asaj i pëlqen më mirë të mbaj ndezur dritën e një qiriri sesa të mallkojë të kaluarën e mallkuar. Bajamja, edhe pse në Belgjikë, lulet e poezive i ka llambushka me dritë, erëzim, kolorit shqiptar…

Shkruar nga Bajame hoxha –Çeliku, Bruksel Belgjikë./

DASHURIA ËSHTË PAVDEKËSI/

Më shkruaj në mail: gjithçka je për mua!,
Tek unë vjen rinia, sapo ma thua.
Me shkruaj që nuk rri ti, dot pa mua,
Si flutur ulem unë mbi ndjenjat e tua.

Më shkruaj në mail: të dua, të dua!
Dhe unë do besoj në fjalët e tua,
Hop, bëhem erë dhe male lë pas,
Tek ti do të gjendem rrufe, nëpër natë…

Më shkruaj në mail shpesh herë: të dua,
Unë, hop, ngjitem reve dhe vij me vrap.
Kur tisi violë i muzgut afron e të vjen,
Ti hiç mos kij frikë, jam unë nëpër terr.

Më shkruaj në mail: jam yti, jam shpirti
Zinxhirët s’më mbajnë dhe vij fluturimthi.
Dhe mallin mblidhe, mos e lerë të shkojë,
Si lulja me bletën do puthemi ne njëlloj.

Më shkruaj në mail: se ti je kokëkrisur!,
Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur.
Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë,
Unë, hop, kaloj malet dhe vij tek ty në shtrat.

Më shkruaj në mail: se për ty përgjërohem!,
Vitet si njoh fare, në vajzë të re shndërrohem.
Kur yjet të dremisin në më të bukurën stinë,
Ti mendo për mua, unë për pavdekësinë.

Bajame hoxha -Çeliku
Ndriçim i përjetshëm dashria

O gur i moçëm, o ndriçim i përjetshëm,
Në zemër mu fute, aq ëmbël më ke mbetur,
Aty do të rrish, do më ndriçosh hijshëm,
Dhe kur unë në varr, e tëra të jem tretur.

Aty,në zemërën time, shpirt, mbërthyer ,
më mbështjellë me forcë, e me zjarr rinie,
për jetë, kur rri me mua, vlera nuk të bie,
Ja, po shoh brënda vetes, fenerë dashurie.

E shoh veten me ty, e bëhem diell e ndri,
mbi ndriçimin tend, s’ka diell të ndriçojë,
oh, ti rri, rri, tek unë në gjirin tim flori,
kur jemi të dy bashkë, jeta do na pri…

O gur me vlerë, që jetën ma skalit
Qoftë bekuar çasti, që solli tek unë, ty,
Dhe të them tani: ik, ti s’do, e nuk ik!
Të dy do provojmë pafundësitë.

Të pashë kur shkove larg s’ndriçove kërkënd,
feneri yt për mua e ruan rrezen e bën dritë,
në zemër më fut, e natën më bën vend,
mua në jetë të jetëve e askë
M’U KTHYE RINIA

Nga ajo vjershë që më dërgove,
A thua fjeta këtë natë?
Nga gjumi ndjenjat seç m’i zgjove,
u përpëlita nëpër shtrat.

Imagjinata më shpërtheu,
Dhe mendjet tona u bënë një,
Si me magji rininë m’a ktheu,
Flisnim me ndjenja e s’bënim zë.

Porsi dy zogj pleksur të dy,
Nga dashuria kokë krisur,
Lodhjen s’e ndjemë, pa gjumë në sy,
Na zu mëngjesi me buzë ngjitur.

Mos u çuditni, jeta është jetë,
Ndjenjat flenë si prushi në hi,
Veç një gjë ësht’ e vërtetë,
Dashuria është lumturi…(pafundesi)

Bajame Hoxha-Çeliku, shkruar në kohë të lumrura…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ( ÇELIKU ), 5 Poezi nga Bajame hoxha-Çeliku, Bajame Hoxha, Faslli Haliti, ne sofren e Diellit

“Ne kujtim te Rozit – Antoni”

December 16, 2014 by dgreca

*Vlera shpirtërore të një këndi të bekuar me emrin Dardhë/
* Dy fjalë rreth veprës kujtimore të Rozi Theoharit “Potpuri dardhare – Kujtimet e mia nga fëmijëria dhe jeta e shkollës”.*/
NGA ANTON ÇEFA/
Duke përshkruar ngjarjet e jetës së saj, shkrimtarja dhe veprimtarja e njohur e bashkësisë shqiptaro-amerikane, Rozi Theohari, synon të nxjerrë në pah vlerat e çmuara humane, shoqërore dhe atdhetare të dardharëve, bashkëfshatarëve të saj, “ato vlera që përbëjnë magjinë e papërsëritshme të atij këndi të bekuar në prehër të Moravës”.
Varganin e pafund të ngjarjeve që i diktojnë kujtimet, ajo e quan në mënyrë figurative “potpuri”, titull që dikton një ngarkesë të gjerë kuptimore dhe figurative. Kujtimet e ngjarjeve të së kaluares, dhe sidomos të fëmijërisë e të rinisë, edhe kur janë të dhimbshme, më së shumti mbështillen me një tis të kaltër nostalgjie, me tonalitete melodish të përmallshme, duke përbërë në larushmërinë e tyre vërtet një potpuri.
Lindjen e saj, në mënyrë mjeshtërore, Rozi e ka dhënë nëpërmjet kujtimeve të pasura të 3“më 9 prill 1939, u lind motra jonë e vogël Rozi”, shkruan Kiçoja. Një atmosferë e ngrohtë dashurie e priti krahëhapur vajzukën e bukur me sytë e zez.
Autorja përshkruan me imtësi periudhat e jetës së saj që nga foshnjëria e deri në moshën madhore, rritjen e formimin e sajë fizik, psikologjik, moral, arsimor, letrar, politik, etj., nën ndikimin e ngjarjeve dhe rrethanave historike të kohës. Jepen të dhëna me interes të madh shkencor etnografik, folklorik, gjeografik, gjuhësor, kulturor,
Që nga mosha e njomë atë e karakterizon një dashuri e madhe për dijen, për librin, për shkollën. “Do të ulesha në bankën e klasës me shoqet e mia. . . .Dhe kjo më bënte të lumtur”, shkruan ajo kur mësuesi pranon ta marrë në shkollë në moshën 6-vjeçare. Dhe kur shkon ditën e parë: “Rrija në cep të oborrit dhe nuk ia ndaja sytë ndërtesës së shkollës, që, për mua, ishte një tempull.”Lexon vazhdimisht dhe shkruan, mban shënime për çdo gjë. “U ula në pezulin e dritares dhe shkrova në murin anësor të saj: Gusht 1947. Sot doli nga burgu xhaxho Nikoja i Laços dhe jemi të gjithë të gëzuar. Rozi Çeku.”
Shkruan për ngjarjet familjare, për ndodhitë e ndryshme në fshat, për dardharët, për jetën e tyre. Në mënyrë të veçantë për ngjarjet historike. “Ne ishim fëmijë të luftës” titullohet një kapitull.
Me ngjyrimet e foshnjërisë, të pasura me penelata naiviteti, janë dhënë kujtimet e ushtarëve italianë, që në fillim përpiqeshin të silleshin mirë me popullin, por që u egërsuan dhe filluan raprezaljet mbas humbjes së luftës për pushtimin e Greqisë dhe, sidomos, kur të rinjtë e fshatit filluan të organizoheshin dhe të ndihmonin në mënyrat më të ndryshme luftën antifashiste të popullit tonë. Në fillim, duke mbledhur armë e municione të hedhura e të mbetura nga fronti i luftës italo-greke dhe duke ua dërguar forcave partizane dhe më pas duke u bashkuar me njësitet partizane. Dardha u shkel dy herësh nga grekët dhe nga gjermanët, por ajo qe gjithnjë një bazë e rëndësishme prtizane. “Pothuajse të gjithë të rinjtë e fshatit tonë mbi moshën 15 vjeç dolën partizanë”, shkruan Rozi.
Që në fillim të luftës për çlirim u duk mleksja e saj me ideologjinë komuniste, e cila errdhi duke u shtuar nga viti në vit. “Nuk ishte thjesht një kohë lufte”, por edhe një “periudhë revolucionare me aktivitete që drejtoheshin nga komunistët dhe që herë-herë kishin nuanca të një terrori të papërligjur e të një lufte civile. Tituj si ai i këngës ‘Hakmarrje, Rini!, ishin njëkohësisht edhe parrulla të ditës.”, kujton ajo dhe i konkretizon me shembuj, kur përshkruan arrestimin, torturat e rrahjen deri në vdekje të mësuesit të nderuar e patriot, të dashur e të respektuar prej gjithë fshatit, Taqo Kere; arrestimin e aktorit të teatrit partizan Vaso Peci dhe nënës së tij, anëtar të familjes së Sotir Pecit, me akuzën se gjoja kishin vjedhur ushqimet e partizanëve, dhe i torturuan për vdekje. Nënës ia zbulonin barkun dhe e godisnin me purteka deri sa lëkura i bëhej mavi dhe asaj i binte të fikët. Vason e nxorën natën ta pushkatonin. Vetëm me protestat e grave të fshatit dhe me urdhërin e Maço Çomos, dhëndër Dardhe, u detyruan t’i lironin si të pafajshëm. Edhe një mësuese tjetër, Sotiria Zengon, me pretekstin se ishte regjistruar në zyrën e fashos, gjë që ishte detyrim pë të gjithë mësuesit, e torturuan mizorisht dhe deshën ta pushkatonin. Krimet e partizanëve nuk kishin kufi. Drejtuesit e batalionit “Fuat Babani” hapën gjyqe dhe dënuan me pushkatim kryeplakun e fshatit dhe anëtarët e pleqësisë, ndër ta edhe Xhaxho Kostën, si anëtar i pleqësisë, dhe mbasi i rrahën për vdekje deshën t’i pushkatonin.
Rrahja, tortura, dhunimi nuk kanë qenë karakteristikë e shpirtit shqiptar, ato ua dhanë hua miqtë jugosllavë që derjtonin luftën partizane.
Një ngjarje e rëndë tragjike për familjen Çeku dhe për gjithë fshatin qe vrasja në pabesi e Koli Çekut, xhaxhait të Rozit, dëshmori i parë dardhar. Koli mbante lidhje të fshehta me çetën e Devollit. Që në fillim, ai ishte inkuadruar në organizatën e rinisë dhe bënte propagandë ndër ushtarët italianë të lëkundur e të mërzitur nga lufta që të bashkoheshin me forcat partizane, dhe i dërgonte ata në mal, tek forcat partizane; ai ishte anëtar i njësitit gueril, dhe merrte pjesë aktivisht nnë aksionet e njësitit të Devollit.
Përshkruhet me nota të theksuara realiste gjendja e keqe ekonomike dhe zija e bukës në vitet e para pas Çlirimit, krahas demagogjisë së kuqe pro propagandës jugosllave, më vonë, asaj ruse.
* * *
Hapësira e të dhënave të potpurive nuk kufizohet vetëm në hullitë historike, ajo shtrihet e gjerë, e pasur dhe e larmishmme në zagnat etnografikke e folklorike. Jepen njohuri të hollësishme për veshjet, sidomos ato të grave dhe vajzave. Disa pjesë të tyre si p. sh. dylbenka e bardhë dhe e zezë, shamitë prej basme të vajzave, xibuni, etj., trajtohen në mënyrrë intime.
Një pasuri e lakmueshme zakonesh, ceremonish, ritesh, festash tradicionale përshkruhen me hollësi, gjithnjë të shoqëruara me tekstet e këngëve përkatëse. Po përmend: zakonet e fejesës, të dasmës, të vdekjes; ceremonitë e piknikëve, karnavaleve, veroreve, nata e kashçareve, llazoret, rusicat, nëna e diellit, mallkimi i gjeraqit, etj.
Po aq të pasura janë këngët e veçanta për rastet e ngjarjet e ndryshme të jetës si ninullat, këngët që nënat e reja ua këndonin fëmijëve gjashtëmuajshe e deri në një vit. Një mori e pafunnd këngësh e lojërash të fëmijëve e sidomos të vajzukeve, këngët e dashurisë, këngët e mumurizës, të kurbetit, këngët atdhetare si ato kundër pushtuesve të huaj italiannë, etj.
Në fund të librit është dhënë nje fjalorth që përfshin disa fjalë e shprehje origjinale të përdoruara në Dardhë, dhe që pasqyrojnë pak a shumë tiparet gjuhësore të së folmes karakteristike të këtij fshati, të mbledhura nga autorja, që përbëjnë një ndihmesë më vlerë në fushën e gjuhësisë dhe të dialektologjisë.
Dardha, në krahasim me fshatrat e tjerë të Devollit, paraqitet më e civilizuar. Arsimimi aty pati rrënjë relativisht të hershme. Shkolla u hap në vitin 1768. Autorja e dëshmon edhe me faktin që në lidhjet martesore respektohet dëshira dhe dashuria e të rinjve, çka ishte pasqyruar edhe në këngën popullore: “Do të loz, do të kërcej, / një djalkë do të gënjej, / babait nuk do t’i rrëfej . . .”
Dardha njihet jo vetëm për bujq e punëtorë të zellshëm, po edhe për mjaft intelektualë që me veprimtarinë e tyre ndihmuan në zhvillimin e fshatit dhe patën ndikim edhe në fshatrat për rreth. Vëllezërit Balli, Sotiri, Ligori dhe Fani, u shquan për poliprofesionalizmin e tyre, ata ndërtuan në fshat një fabrikë me kapacitet të madh dhe me dy funksione. Duke shfrytëzuar energjinë e rënies së ujit nga lartësia e komanduar, me të njëjtën elikë dhe burim energjie, ditën punonte si fabrikë për punimin e drurit, kurse natën si hidrocentral për t’i dhënë dritë fshatit. Vangjel Marku drejtoi ndërtimin e 30 hidrocentraleve nëpër fshatrat e Shqipërisë. Përmendim si shkëncëtar të njohur Spiro Kondën, mbrojtësin e origjinës pellazge të popullit dhe të gjuhës sonë. Edhe në fushën e arteve, sidomos të letërsisë, nuk munguan dardharët. Njihen shkrimtarët e talentuar Sotir Andoni dhe Teodor Laço, të cilët fatkeqësisht ia falën talentin e tyre realizmit socialist.
* * *
Që në moshën 10-vjeçare, moshë e hershme për një gjë të tillë, Rozi është në gjendje të kuptojë veten dhe të mendojë e të marrë vendime për të ardhmen e saj, duke krijuar kështu idealin e vet të jetës: “Në këtë moshë krijova një koncept për veten, se si dëshiroja të dukesha para të tjerëve. Kujt t’i ngjaja? Kjo quhet “vetja ideale” ose “ego ideale”, si një qëllim i largët, që u krijua nga personi që admiroja e kjo ishte Ditka” motra më e madhe se ajo. Kjo qe “modeli” i dytë që imitonte, pas shëmbëlltyrës së mamasë. Ditka ishte punëtore, e gatshme për çdo sakrificë, nxënëse e shkëlqyer, këngëtare dhe aktore teatri, e dashur dhe e shoqërueshme; me një fjalë: një ideal për t’u imituar. “Ditka ishte ideali im që kishte më shumë cilësi pozitive dhë më pak ose aspak cilësi negative.”
Një personalitet tjetër që ndikoi mbi formimin e Rozit qe Xhaxho Kosta. Ky kishte qëndruar për një kohë të gjatë në Rumani, ku ishte marrë me veprimtari patriotike. Edhe kur u kthye në Dardhë, ai vazhdoi veprimtarinë atdhetare. Dardharët e zgjodhën njëzëri kryeplak. Grekomanët e kishin qëlluar me armë. Edhe gjatë lufës partizanët deshën ta vrisnin. Xhaxhi Kosta ishte armik i komunizmit. “Komunistët gënjenin kur luftën kundër fashizmit e quajtën luftë për demokraci”, thontte ai. “Ai përmendte emra njerëzish të nderuar, disa miq të tij, që pas luftës ishin pushkatuar ose dënuar me burgim të përjetshëm; thonte se teatrot e kinematë ishin shndërruar në salla gjyqesh. . . Xhaxhait i kishin shtetëzuar dyqanin, ashtu siç ishte shtetëzuar gjithë prona private anëkend Shqipërisë. Ai lexonte përditë gazetat “Zëri i popullit” dhe “Bashkimi” e nuk besonte asnjë fjalë që thuhej aty. Xhaxho Kosta e kishte zakon të thoshte: ‘Pas Luftës së Dytë Botërore kishim një çlirim pa liri’, tregon Rozi.
“Xhaxho Kosta, ky personazh i jetës sime, edhe kur kishte ikur nga kjo botë, në përfytyrimin tim më ka marrë për dore e më ka shetitur në çdo rrethanë, në çdo rrugicë të errët apo me dritë të jetës. E kështu vazhdon edhe sot.”
Nga moria e madhe e shoqeve dhe e shokëve të shkollës, në kujtimet e saj, Rozi ka veçuar Vaçe Zelen, të cilën e ka pasur shoqe klase në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korçë, dhe në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Në “Potpuritë”, Vaçja është e vetmja shoqe që gëzon një kapitull të veçantë.
Na vijëzohet në “Potpuritë” një personalitet i shquar me një inteligjencë të jashtëzakonshme, me një vullnet të papërkulur, me një botë shpirtërore tejet të pasur, ku shkëlqen një dashuri e respekt i veçantë për njerëzit, me bindje dhe një sentiment fetar të devotshëm, me talentin e penës letrare dhe të zërit të bukur të këngëtares. Mjerisht, diktatura me çmenduritë e veprimeve të saj, kur nuk ka mundur t’i thyej personalitetet, është përpjekur t’i dyzojë. Kështu, Rozi, gjatë pushimeve verore detyrohet të demaskojë besimet fetare; jashtë bindjeve të saj politike, detyrohet të bëjë propagandë për kolektivizimin e bujqësisë.
Me inteligjencën, aftësitë dhe vullnetin e saj, ajo i është imponuar rrethanave të disfavorshme, dhe i ka detyruar ato t’i shërbenin asaj. Atë nuk e theu fakti që nuk iu dha mundësia të vazhdojë studimet e larta jashtë shtetit, dhe as fakti që nuk iu plotësua dëshira për t’u regjistruar në Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë, ajo e filloi me shumë qejf Institutin e Lartë Ekonomik. Në shkollën e mesme në Korçë, nuk e pranuan në organizatën e rinisë, për arsye të babait “kapitalist”, ndërsa në Institutin Ekonomik, ajo jo vetëm qe pranuar në këtë organizatë, por falë rezultateve të shkëlqyeshme dhe një sjelljeje për t’u admiruar, qe zgjedhur edhe në organet drejtuese të Institutit dhe më vonë të Universitetit.
Më vjen mbarë t’i përfundoj këto shënime me theksimin e një predispozicioni shpirtëror nostalgjie e përkushtimi thuajse hyjnor të Rozit për fëmijërinë e sajë. “Jam një vajzë e thjeshtë dardhare tetëmbëdhjetë-vjeçare . . . A ka halle rinia? Kur trupi, fytyra, shqisat, ndjenjat janë një baraspeshë? . . . Po, por kjo baraspeshë prishet nganjëherë, sepse brenda meje është ajo vajza e vogël që mblidhte lule, flutura, zhuzhakë e xixëllonja e të gjitha këto veprime i bëntë duke kënduar e bërtitur: “O shkëndi, o Shën Mëri . . .” E kjo vogëlushe nuk më lë rehat, më lë pa ngrënë, më tërheq vëmendjen nga leximi e ndonjëherë më zgjon natën nga gjumi . . .”
“Potpuritë” përfundojnë me një “Epilog”, dhe ky epilog mbaron kështu: “Mbasdite e vakët tetori. E vetme . . . vendos pllakën e nokturneve të Shopenit në radio-gramafon. Pjesa e fundit: ‘Lento con gran espressione’ . . . Tinguj delikatë pianoje, që të marrin për dore e të çojnë larg . . . larg . . . ndoshta diku . . . në univers . . . Tinguj që ‘flasin’ për dhëmbje, pasione sublime, nuanca të hoveve shpirtërore . . .. , nga kemi ardhur e ku shkojmë! . . . Tingujt tani përshpejtojnë ritmin e ndiej se si qenia ime shkrihet e gjymtyrët e shpërndara lundrojnë mes resh të bardha aty lart në qiell, ku të rrëmben spiralja e kohës . . . Përfshirë në vorbullën e një potpurie ngjarjesh . . . Sakaq kujtohem se kam harruar aty poshtë një vajzë të vogël. Zbres, e kërkoj dhe e gjej duke bredhur mes lulesh . . . , duke qeshur e duke thithur ajrin e kristaltë të Dardhës sime . . . E marr për dore, ajo më bindet e më sheh nga poshtë ballukeve të zeza me dy sy që xixëllojnë si shpuzë.
Ne ecim drejt një botë të panjohur . . . Dikur . . . diku do të trokasim në një portë. . .”
Parandjenjë e realitet: shpirti i Rozit vërtet trokiti në derën e Parajsës !

Gjithë këtë vëllim vepre prej 500 faqesh, Rozi ia kushton nipit të saj 12-vjeçar Jan Sommer “me gjysmën e gjakut shqiptar, i lindur e i rritur mes kulturës gjermane, me dëshirën që ta mësojë e ta dijë shqipen dhe origjinën e gjyshës shqiptare”.
*(Botuar në Shtëpinë botuese EMAL, Tiranë, 2014)

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa, me emrin Dardhë, Rozi Theohari, Vlera shpirtërore të një këndi të bekuar

European or Ottoman Shrine Towards the past Ottoman Balkan or towards the forthcoming Europe?

December 16, 2014 by dgreca

BY SAIMIR LOLJA/
An European architecture causes European feelings and the actual design of the Grand Moslem Shrine in Tirana, in proximity to the Albanian Parliament, does not follow the European direction. To be part of European civilization does not stand for an entrance into European Union by passport check only, in particular for politicians only who have already years that have “entered” the European Union. Those who have been voted to be representatives and governors of Albanians exert their civil responsibilities to serve the Albanian advancement and unification through their decisions, including for spiritual shrines.
The expected design of the Grand Moslem Shrine in Tirana, a gift from the past government, would convert Tirana into a petite Istanbul because it the scenery in Istanbul or in Arabic towns and in Tirana will be the same. Which means that enthusiastically Turkey will invest such a structure of the shrine.
Solution for the architecture of the Grand Moslem Shrine in Tirana is a design similar to the Moslem Shrine inaugurated in Rijeka of Croatia in 2013.
Every time Albanians and non-Albanians see a Moslem Shrine in Tirana designed according to European architecture, Albanians will percept themselves and non-Albanians will percept Albanians as part of the Southeast Europe, part of Europe, not part of the Ottoman Balkan, not an Anatolian extension, not bearers of Arabic way of living and thinking that do not merit European civilization and care. Whenever a grand mosque in the capital Tirana is seen of heard of as designed with Anatolian or Arabic style, Albania will be perceived as Albanistan, beyond the fence of the European Union and civilization, as a country that does not bear European rights and obligations, and as a population that avoids the European enlightenment.
The tradition of Moslem faith in Albania has its own features and has the national purpose above all. These typical and national messages require expression and inclusion in the designed architecture of the prospective Grand Moslem Shrine in Tirana.
The religious shrines are spiritual centers where an individual can voluntarily find peace, respect, harmony and relief. The expected design of the Grand Moslem Shrine in Tirana does not reflect the European Albanian model for the future. The Albanian progress and unification cannot be achieved by Greece sponsoring the construction of the Orthodox Cathedral and by Ottoman Turkey sponsoring the Grand Mosque in Tirana.
What Ottomans did achieve by the force of arms, it appears that they are retrying to get by the means of emotional ideas. This highlights the saying by Victor Hugo (1802-1885): “One [population] can resist the invasion of an army but one [population] cannot resist the invasion of ideas”.(Photo:Rieke-Kroaci,2013

Filed Under: Analiza Tagged With: European, forthcoming Europe?, or Ottoman Shrine Towards the past Ottoman Balkan or towards the, Saimir Lolja

Fondacioni Mbreteresha Geraldine per Festat e Fundvitit

December 16, 2014 by dgreca

Fondacioni Mbreteresha Geraldine organizoi nje ceremoni me rastin e festave te fundvitit ne shkollen e Burgajetit. Gjate kesaj ceremonie festive u shperndane dhurata per femijet e kesaj shkolle. Aktivitetit iu bashkua edhe Princ Leka se bashku me ambasadoret e Hungarise dhe Suedise. Shkolla organizoi nje program artistik me recitime, kenge dhe valle tradicionale i cili u pasua me nje koktel per nxenesit, mesuesit, prinderit dhe te ftuarit. Shkolla e Burgajetit eshte ndertuar me fondet e Familjes Mbretereore me 1935.
***
The Queen Geraldine foundation organized an end of the year party at the Burgajet School in Mat. His Royal Highness Prince Leka and the President of the foundation Miss Elia Zaharia where accompanied by the Ambassador of Hungary and the Swedish chargé d’affaires. The school organized a special concert in their honor then the Royal Couple and their guests handed out toys and gifts to the kids before sharing a cocktail and enjoying the festive atmosphere.
The Burgajet School was first build by the Albanian Royal family in the nineteen thirties. Both the Queen mother Sadija and Queen Geraldine gave out gifts traditionally during the end of the year festivities. http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/pages/Foundation%20News

Filed Under: Kronike Tagged With: Festat e Fundvitit, Fondacioni Mbreteresha Geraldine per

Përtej ligjëratës së një DIPLOMATI

December 16, 2014 by dgreca

…(Proud to be albanian)/
NGA MARJANA BULKU/New York/
Eshtë e zakonshme që shqiptarët e Amerikës ti shohësh bashkë duke festuar data e ngjarje që mbartin ngjyrat e atdheut amë, por 14 dhjetori i 2014 -tës i gjeti ato përsëri bashkë në një mjedis jo fort të zakonshëm , jo vetëm për nga rregulli dhe mirëorganizimi,por edhe për nga tradita strikte e ruajtjes së historisë si dokument, si debat, si film,diskutim dhe ligjëratë.Ambasadori shqiptar në Londër Zoti Mal Berisha në një ligjëratë që përcjell informacione të larmishme , ekstrakte historike, akademike, letrare, politike e diplomatike për një personalitet të gazetarisë, shkrimit dhe diplomacisë që vitet e fundit të jetës së tij, kishte shëbyer si Ambasador ne Shqipëri,Herman Bernstein. YIVO Institut për kërkime historike këtu në New York , u bë kështu një mjedis ku historia e Shqipërisë, shfaqet përmes ligjëratës brilante të një ambasadori shqiptar ,por edhe pyetjeve që nuk reshtnin prej audiencës të të pranishmëve në sallën e tejmbushur. Janë kryesisht amerikanë ata që historia plot drithije shqiptare ,i ysht të dijnë më shumë pse ky vend i bëri vend me një bujari të pashembullt hebrejve të pa atdhe?! Si shpjegohet që kodi i Besës është në ADN-në e tyre dhe i përcakton si qenie të rralla në mes të qytetërimeve ku jo gjithmonë nacionaliteti përcakton vyrtytet njerëzore.Pse shqiptarët mikut i falin garanci jete edhe kur e tyre ndoshta është në kufijtë e mbijetesës ?!…
Janë disa Përse??? që një diplomat karriere si ambasadori ynë z. Mal Berisha ,i cili na bëri të ndjehemi shumfish krenarë në atë sallë, u përgjigjet pa u lodhur me qetësinë karakteristike dhe me diapazonin e gjere të njohurive që ai dëshmon në cdo akt që shoqëron veprimtarinë e tij si diplomat i vlerave historike, kulturore, humane , etj.
Komuniteti shqiptaro -amerikan, vatran dhe aktivistë që patriotizmin nuk e ndajnë nga jeta e tyre e përditëshme patën rastin të prekin nga afër vlera qe historia krijon, por kujdesi dhe solidariteti njerezor i përjetëson.
Përmes ligjëratës ku paralelisht shpaloseshin faqet e një broshure të realizuar enkas për këtë event, patëm rastin të kuptojmë se sa e rëndësishme është regjistrimi i fakteve në kohën e duhur, se sa shumëplanëshe është historia, se si ajo e shkuar projekton të ardhmen edhe pse nëpër udhëkryqe spekulimesh .Patëm rastin të shohim sesi institucionalizohet e vërteta kur investohet për të;pëmes shkrimesh, investimesh, fotosh, filmimesh,debatesh, letërkëmbimesh që kujtesën e bëjnë aktive dhe njeriun e pasurojnë edhe kur atdheu është larg(rasti shqiptar) apo atdheu nuk ekziston (rasti jew).
Interaktiviteti komunikativ në sallën ku historia valëvitej si flamur ,ishte efekti më i bukur që një event mund të ketë. Metodikisht kur cdo komunikim pasohet nga pyetje dhe kureshtje ,,,gjithcka s’është vecse një jehonë ku historia shfaqet si ”diamant” shumëfaqesh, dritash, këndvështrimesh, ngjyrash, ku gjithsecili pavarësisht qëllimit pse ndodhet aty , ka cfarë merr dhe mëson, kupton dhe reflekton, nxë apo maturohet duke u pasuruar.
Personalisht i takoj asaj kategorie njerëzore që historisë përpiqem t’ia përvetësoj të gjitha efektet, ta ruaj dhe konservoj ti kthehem dhe rikthehem si refleksion dhe avancim nga ku cdo akt është eksperienca e një suksesi apo dështimi.
Shqiptarët dhe amerikanët ,bashkë ,me histori tashmë të përbashkëta luftrash dhe mbijetese , kujtese dhe qëndrese nga ku e kaluara shpjegon shumcka mbi të ardhmen tonë kur themelet e saj plurosen me harresë , xhelozi , mëri dhe luftra të padrejta. Dhe në momente të tilla ,ndërveprimi i mendjeve të kthjellëta na ndihmojnë dhe qartësojnë duke u mirëorientuar drejt asaj që nuk kemi arsyje ta harrojmë kurrë edhe në kohët gri :”Proud to be albanian” , tashmë është flamur shpirtëror i shqiptarëve.
Marjana Bulku (dhjetor 2014)

Filed Under: ESSE Tagged With: Mal Berisha, Marjana Bulku, Përtej ligjëratës, së një DIPLOMATI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4218
  • 4219
  • 4220
  • 4221
  • 4222
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT