• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

5-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nishani letër falenderimi Presidentit Obama

March 31, 2014 by dgreca

Me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i dërgoi sot një letër falenderimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ku i shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur dhe besimin e madh që SHBA i dhanë dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj vendit tonë.

“Me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës, dëshiroj që edhe në emër të popullit shqiptar t’Ju shpreh mirënjohjen e pakufishme për mbështetjen e palëkundur dhe besimin e madh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj vendit tim”, citohet letra  drejtuar Presidentit amerikan.

“Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara jo vetëm gëzojnë një partneritet të pathyeshëm e të veçantë bazuar mbi marrëdhëniet historike të shkëlqyera dypalëshe, por ndajnë interesa të përbashkëta përsa i përket mbrojtjes dhe konsolidimit të parimeve të demokracisë, lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut nëpërmjet operacioneve të përbashkëta anembanë rruzullit”, shkruan në letrën e tij Presidenti Nishani.

“Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura, vijon Kreu i Shtetit, e kanë provuar tashmë veten se janë partnere krenare, aleate besnikë e të besueshëm të NATO-s. Në këtë përvjetor të anëtarësimit tonë, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit shqiptar si dhe të Komandantit të Përgjithshëm dëshiroj t’ju siguroj mbi vazhdimësinë e përkushtimit të plotë të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale si dhe mbi rolin vendimtar të Shqipërisë për ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajonin dikur aq të trazuar të Ballkanit”. Po sot, Presidenti Nishani i është drejtuar me një letër falenderimi edhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku shpreh mirënjohjen e vendit tonë, për mbështetjen e palëkundur dhe besimin e madh që kjo organizatë i ka dhënë Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i shkruan Obames, per Shqiperine ne NATO, presidenti Nishani

Shqipëria 5 vjet në NATO, mungon komandanti i pergjithshem, Presidenti Nishani

March 31, 2014 by dgreca

Kryeministri Rama: Pesha politike e Shqipërisë, më e fuqishme se kurrë/

Tiranë 31 Mars /ATSH-B.Kastrati/-Në 5-vjetorin e antarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri Edi Rama, duke folur në ceremoninë e rastit, e vlerësoi këtë hap ndër më të rëndësishmit në historinë e shtetit shqiptar, ndërsa shprehu mirënjohje për popullin dhe politikën shqiptare, të gjitha ato kombe dhe në mënyrë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbështetën vendin tonë të bëhet pjesë e aleancës më të fuqishme të njerëzimit.

Mirënjohjen ndaj NATO-s, Kryeministri Rama nuk e kufizoi vetëm me mbështetjen ndaj Shqipërisë për t’a bërë pjesë të saj, por sidomos me rolin që kjo organizatë ka luajtur për vendosjen e paqes në rajon.

“Mirënjohja ndaj NATO-s lidhet ngushtësisht edhe me rolin e asaj të madh në shuarjen e luftrave në Ballkan dhe posaçërisht në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pushimi i luftës, në rajon dhe liria e Kosovës mbeten kontribute pashlyeshme të Aleancës më të fuqishme në botë”, theksoi Rama. Siç u shpreh ai, të bërit pjesë të Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike, ka ndikuar shumë pozitivisht të gjithë parametrat e zhvillimit të vendit.

“Ne tashmë e kemi bashkuar të ardhmen tonë me të ardhmen e popujve të lirë e të mëdhenj të cilët, cmimim e lirisë e kanë paguar dhe e paguajnë si çmimin e mirëqenies dhe sigurisë për të sotmen dhe gjeneratat që vijnë. Gjithashtu duke u integruar në Aleancën e madhe, Shqipëria është bërë pjesë e pandashme vlerave të larta të demokracisë lirisë dhe të drejtave njerëzore, ekonomisë së lirë dhe shtetit ligjor. Anëtarësimi në NATO e ka rritur si kurrë më pare rëndësinë dhe fuqinë politike të Shqipërisë si shtet, që tashmë është pjesë aktive e vendimmarrjeve më të rëndësishme për sigurinë në rrafshin global ”, tha Rama.
Më tej, Kreu i Ekzekutivit tha se Shqipëria është e angazhuar ligjërisht për të kontribuar edhe për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së çdo vendi aleat,  ashtu sikundër mbrojtjes së paqes, lirive dhe të drejtave ku kjo Aleancë e sheh të nevojshme”.

Duke  cituar Presidentin e SHBA-së Obama, i cili referuar ngjarjeve të fundit në Ukrainë u kujtoi të gjithëve se liria nuk është falas, Kryeministri shqiptar tha se “të gjithë duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin e lirisë sonë në çdo përmasë. Lirinë nuk mund ta kemi falas” tha ai,  teksa kujtoi edhe kontributin e dëshmorit, Kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën në frontin e luftës kundër terrorizmit.

Ndërsa foli për forcimin e rolit të Shqipërisë në botë, në aspketin politik, ekonomik, ligjor etj, Rama tha se  “hartimi i dokumentit të strategjisë së sigurisë kombëtare, reforma e thellë e institucioneve të sigurisë modernizimi i vazhdueshëm i policisë së shtetit janë sot prioritetet e dorës së parë dhe janë në rendin e ditës të punës tonë, për një Shqipëri europiane”.

Për Kryeministrin bota duhet të ketë prioritet sigurinë. “Çështja e sigurisë është cdo ditë në rendin e ditës. Turbullirat e rrezikshme në një vend si Ukraina, shkëputja e gadishullit të Krimesë nga Rusia, ndryshimi arbitrar i kufijve shtetërorë, demonstrojnë domethënien e madhe të përpjekjeve për siguri dhe nga ana tjetër të mungesës së sigurisë nëpër botë. Siguria nuk mund dhe nuk duhet të zbresë kurrë nga kreu i prioriteteve të botës, të kësaj Aleance të madhe dhe padyshim i një shteti që është pjesë e kësaj aleance”, theksoi Kryeministri Edi Rama

 

Filed Under: Kronike Tagged With: mungon Nishani, Shqiperia 5 vjet ne NATO

DIASPORE-Sa bukur tingëllon gjuha shqipe në dhe të huaj

March 31, 2014 by dgreca

Kjo për mua është një eksperiencë e madhe dhe një shembull i mirë se si duhet të punoj edhe komuniteti shqiptar në Greqi, tha Bardha Mance, udhëheqëse i programit në gjuhën shqipe në Radio International në Athinë.- U promovuan shtatë libra të krijuesve shqiptar në Suedi dhe u ndanë shpërblime për poezitë më të mira për vitin 2013/

Nga XHAVIT ÇITAKU/

Geteborg, 31 mars- Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” dhe QKSH “ Migjeni” organizuan në Boros të Suedisë manifestimin kulturor “ Sofra poetike”,në të cilën morën pjesë intelektualë, krijues, publicistë, gazetarë, mysafirë të ftuar dhe bashkatdhetarë të shumtë. Këtë manifestim e nisi mbarë moderatorja Saranda Iseni duke krijuar një atmosferë të gjallë e të këndshme, me një të folur të pastër të gjuhës shqipe, me një renditje të mrekullueshme të të gjitha pikave të përgatitura me këtë rast, me batuat e saja, befasitë dhe me recitimin e bukur të poezisë të Hysen Ibrahimit “ Engjulli i dashurisë”.

Puna konkrete dëshmon për rezultatet e arritura

-Këtë manifestim e shoh dhe e çmoj lart si një veprimtari e cila ka për qëllim që ta kultivojë e ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim në këtë pjesë të botës. Njëkohësisht ky manifestim, kjo sofër, paraqet një inspirim, nxitje e shtytje për të gjithë ata që janë të prirur të merren me shkrime që ta gjejnë vetën këtu, të veprojnë kështu në formë të organizuar dhe nesër të krijojnë vlera e vepra më të mira letrare, artistike dhe kombëtare. Sofra poetike ka edhe karakter garues. Konsideroj se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Qendra Kulturore “ Migjeni” meritojnë lëvdata për një punë të mrekullueshme që janë duke bërë këtu në mërgim me synimin e vetëm që në këtë mënyrë t’i shërbejnë rinisë sonë, popullit tonë dhe atdheut të cilin e duan aq shumë të gjithë këta poetë, shkrimtarë e veprimtarë, tha Fetah Bahtiri, anëtarë i Kryesisë së SHSHASH” Papa Klementi i XI Albani”, të Suedisë dhe Kryetar i Jurisë për ndarjen  e shpërblimeve për krijimet më të mira poetike.

 

Edhe Hysen Ibrahimi, kryetar, foli me krenari për rezultatet e arritura të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” duke përmendur me këtë rast dhjetra tituj të veprave e librave të botuara nga krijuesit shqiptar në zhanre të ndryshme e sidomos puna e madhe që është bërë në botimin e librave “ Thesari Kombëtar 1 dhe 2” që flasin në mënyrë të dokumentuar për gjithë atë aktivitet të madh që është zhvilluar nga komuniteti shqiptar në Suedi në dobi të çështjes kombëtare. Permendi edhe një bashkëpunim të mirëfilltë që ka filluar ndërmjet Ministrisë së Diasporës dhe këtij asosacioni në drejtim të avancimit dhe të ndihmës që do të afrohet në organizimin e shumë aktiviteteve në dobi të komunitetit shqiptar këtu në Suedi. Ndërkaq, Sokol Demaku foli për sukese të mëdha që janë shënuar në QKSH” Migjeni” për të kulmuar me botimin e revistës së përmuajshme “ Dituria” të kanalit të radios e TV-së në gjuhën shqipe, në të cilat po bëhet i mundur një informim dhe një prezentim i shkëlqyer e kulturës, traditës, historisë e sidomos të ruajtjes e kultivimit të gjuhës shqipe.

Poezi që qonin peshë mallin për atdhe

Në vazhdim të programit të pasur të Sofrës poetike Hamit Gurguri, Bajram Muharremi, Remzi Basha, Saranda Iseni, Fetah Bahtiri, Nulla Zullufi,Lebibe Zogjani dhe Shaban Osmani recituan bukur krijimet e tyre, por edhe të të tjerëve, ku më së më shumti dominonin poezitë që shprehnin mallin që e ndien çdo mërgimtarë në vazhdimësi për vendlindjen. I këndohej aq bukur, me aq ndjenja, me aq mallëngjim natyrës, fshatit, kroit, lumit, livadhit, bregores,ditëve më të bukura të rinisë… Në këtë atmosferë të dhimbshme dhe mallëngjyese që u krijua me këtë rast,kishte edhe të tillë që derdhnin lotë se nëna Kosovë i thërriste përmes atyre vargjeve të kthehen, të qëndrojnë atje ku kanë lindë apo të paktën të vizitojnë me shpesh tokën arbërore që vuan për bijtë e bijat e saj që tashmë janë larguar në vende të ndryshme të botës. Vuajtja e madhe për atdheun Nulla Zullufin e bëri poet. “ Kurrë nuk me ka shkuar mendja të merrem me krijimtari letrare, por ja sot në praninë tuaj bashkatdhetarë të nderuar po e promovoj librin “ Malli për atdhe”. Shkas, pra, siç po e shihni edhe nga titulli i librit është malli i madh që ndiej për atdheun, malli që me merr ta shoh ,ta ndiej, ta puthi tokën shqiptare”, tha ai. Fjalë miradije për një aktivitet përmbajtësor që po zhvillon mërgata shqiptare në Suedi i tha edhe Valon Bajrami, gazetar i RTV21, i cili kishte ardhë për një vizitë në këtë vend skandinav.

U shfaq edhe një dokumentar i Karl Nordstrym që kishte të bënte me përzënien me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre nga soldateska serbe gjatë luftës në Kosovë. Karl Nordstrym kishte një sipërfaqe të madhe pyjesh, dhe siç thotë, ato skena të tmerrshme nuk e linin të qetë të prente drunjtë në pyllin e tij. “ Sa herë që merrja sharrën motorike për të prerë një dru, me dilnin para sysh ata turma të mëdha njerëzish  që ishin të detyruar të braktisnin vendin e tyre. I ndieja në shpirt vuajtjet e tyre, nuk me lënin të qetë ato klithmat e fëmijëve, lodhjet në rrugëtimin e gjatë këmbë në kodra e male… “ shkruante në vargjet e tij Nordstrym.

Paragjykimet për asimilimin e shqiptarëve nuk qëndrojnë

-Jam e entuziazmuar , e kënaqur, e emocionuar e mbi të gjitha më lënë përshtypje jashtëzakonisht të madhe ky mjedis i mbushur me këtë potencial të vlerave të mirëfillta krijuese. Ka pasur paragjykime se gradualisht mund të ndodh asimilimi i fëmijëve shqiptar, por me bindje të thellë mund t’iu them se kjo nuk qëndron dhe nuk do të ndodh kurrë me këtë potencial intelektual, me organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, me organizimin e manifestimeve të shumta e të ndryshme, kulturore, letrare, sportive dhe me komunikim të përditshëm e vizita të shpeshta që i bëjmë vendlindjes, tha Bardha Mance, udhëheqëse e programit shqip në Radio International në Athinë të Greqisë. Ky manifestim i sotëm dhe këto vlera kaq të mëdha që po prezantohen sot janë një eksperiencë për mua dhe një shembull se si duhet të punoj edhe komuniteti shqiptar në Greqi, tha ndër të tjera ajo. Në vazhdim të këtij evenimenti u promovua libri i Fetah Bahtirit “ Kur i mbusha 70 vjet”, i Nuha Zullufit “ Malli për atdhe” Avdyl Ukës “ Loti mbeti në gjirmë të zemrës”, Hamit Gurgurit “ Vrragë pështerri” , i Remzi Bashës “ Zëri i Kosovës”, Bahtir Latifit “ Edhe ne jemi Bota” dhe libri “ Djali dhe tigri” nga Sokol Demaku, që është i dedikuar për nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore. Referuesit Bajram Muharremi, Fetah Bahtiri, Hysen Ibrahimi, Ismet Hasani, Rexhep Jashari, Saranda Iseni dhe Qibrije Hoxha vlerësuan lartë këta libra të këtyre krijuesve shqiptarë që janë edhe anëtarë të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi. Ndërkaq,  QKSH “ Migjeni” atyre ua ndau nga një libër të kristalt sikurse edhe Saranda Isenit, Hysen Ibrahimit me motivacion: ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe.

Ky manifestim letrar kishte edhe karakter garues dhe në të konkurruan 23 poetë me 90 poezi. SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” çmimin e parë ia ndau  poetit Brahim ( Ibish) Avdylit “ Zogu i nemur prej qiellit”, të dytin Lebibe Zogianit “ Këtë nuk ma the asnjëherë” dhe të tretin Milazim Kajtazit “ Dhimbje e mall”. Po ashtu, edhe QKSH “ Migjeni” ndau tri shpërblime. Poezia më e mirë u vlerësua se ishte ajo e Rizah Sheqirit “ Poet është vetëm Zemra”, e dyta e Vilheme Vranarit “ Rrënjet” që kishte konkurruar me shifrën WH44VL96, dhe e treta Yllka Sheqirit “ Vetmi”. U ndanë edhe shpërblime për poezinë më të mirë të vlerësuar nga publiku, të dashurisë, patriotike…

Legjenda: Pjesëmarrës të Sofrës poetike

 

Filed Under: Mergata Tagged With: në dhe të huaj, Sa bukur tingëllon gjuha shqipe, Xhavit Citaku

Moore në Tiranë, takime me krerët e shtetit

March 31, 2014 by dgreca

Drejtori për Çështjet e Evropës Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, do të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Tiranë për të marrë  pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare të organizuar nga “Albanian Policy Center” me temë “Bashkëpunimi transatlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkan: Një axhendë e Shqipërisë për integrimin në BE dhe NATO”, në datën 2 prill.

Sipas organizatorëve, “kjo konferencë bëhet me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 5 vjetorit të ratifikimit të MSA-së. Konferenca do të trajtojë edhe çështjen e krijimit të një elite të re politike”.

Përveç z, Moore, në konferencë do të marrin pjesë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, Edita Tahiri, Zevendeskryeministre e Kosoves, Teuta Arifi nga Maqedonia, si dhe deputetët Pandeli Majko, Majlinda Bregu, Arta Dade e shumë të tjerë, theksojnë organizatorët e Konferencës.

Ndërsa mësohet se z. Moore gjatë tri ditëve do të zhvillojë edhe takime me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: e shtetit, me krerët, Moore në Tiranë, takime

Basha: Qeveria ka krijuar mjedis mbytës për ekonomine

March 31, 2014 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlametar në takimin e përjavshëm të se hënës ka akuzuar qeverinë Rama për gjendjen e rëndë ekonomike që ka mbërthyer vendin qe, sipas tij, është në reminacion të plotë.

“Sot dua të fokusohem tek ekonomia, fusha ku është mbledhur dhe vazhdon të mblidhet dështimi gjithmonë e më tronditës e mbytës i qeverisë Rama-Meta, treguesi i amatorizmit, paaftësisë dhe papërgjeshmërisë së saj” , tha ai

Basha shtoi se “Politikat ekonomike që duhet të ishin frymëzimi, mbështetja dhe siguria e sipërmarrjes së lirë në vend, janë bërë laku shtrëngues që po i marrin frymën vendit. Nisma e lirë, fuqia përtëritëse e zhvillimit dhe mirëqënies nuk është më thirrje guximi, suksesi apo mrekullie për brezin e ri, ajo po meket dhe po shuhet nën shterimin për sukses, nën frikën jo për shkak të krizës, por mjedisit mbytës që ka krijuar qeveria me politikat e saj”.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Basha tha se investimet private janë në nivelet e tyre më të dobëta, ndërsa ekonomia është kthyer në ankthin e çdo familje shqiptare. “Ekonomia është ankthi numër një i qytetarëve, i familjarëve, i të papunëve, i të punësuarve që s’kanë asnjë siguri. Ekonomia është ankthi i çdo familje shqiptare, në radhë të parë i familjeve të varfëra dhe i cdo shqiptari, duke jetuar nën përceptimin e ditëve më të këqia”, tha ai.

Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, është një tjetër dështim i qeverisë e pikërisht se është e tillë, Qeveria Rama-Meta e mbajti larg publikut dhe ishtë një autodemaskim i papërgjeshmërisë dhe dështimit të saj”, u shpreh kreu i PD-së.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha: Qeveria ka krijuar mjedis mbytës, për ekonomine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4723
  • 4724
  • 4725
  • 4726
  • 4727
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT