• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REQUIEM PER MUSINE KOKOLARI NE 30 VJETORIN E VDEKJES

August 13, 2013 by dgreca

Shkruan: Raimonda MOISIU /

2010 –ta -është – Viti që shënon përvjetorin e 50-të, të themelimit të Komitetit të Shkrimtareve të burgosura, nga e gjithë bota. Writers in Prison Committee -WiPC & PEN International, që prej vitit 1960 kanë ndihmuar me qindra, për të mos thënë me mijra shkrimtare në të gjithë botën, që janë persekutuar për idetë e bindjet e tyre, vetshprehjen, lirinë e të shprehurit, nga rregjime të ndryshme në vëndet ku ato jetonin e ushtronin veprimtarinë e tyre krijuese letrare-artistike. Gjatë gjithë vitit -2010-të nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, PEN International do të përkujtojë guximin, kurajon, kalvarin e dhimbjeve e sakrificave, të këtyre shkrimtarëve dhe punën e Komitetit (ËiPC). Në qëndër të këtyre aktiviteteve do të jenë pesëdhjetë raste të shkrimtarëve,- Simbole të Qëndresës e të Vuajtjes në burgjet, për të cilët PEN, ka ngritur zërin, në gjysmën shekullin e fundit.
Më 24 korrik, 1960, në një Kongres që u mbajt në Rio De Zhanerio, Brazil, Sekretari I Përgjithshëm, David Carver raportoi se Komisioni I përbërë nga tre anëtarë, autorizoi në një mbledhje të mëparshme, të hulumtojnë dhe paraqesin një listë të shkrimtarëve të burgosur. Kjo listë iu shpërnda delegatëve të Kongresit, atë ditë dhe përmbante emrat e 56 – të, shkrimtarëve nga e gjithë bota. Lista fillonte me vëndet e Europës Lindore, të cilat ishin nën rregjimin komunist.
-Shtatë shkrimtarë të burgosur në Shqipëri..
-25 të në Cekosllvaki,
-13 në Hungari,
-Nëntë në Rumani
-Dy në Francë.
Kështu ËiPC dhe PEN International, do të përkujtojnë këtë vit të gjitha gratë shkrimtare, në të kaluarën dhe të tashmen, që kanë vuajtur në burgjet e diktaturës, janë persekutuar, biles edhe janë dënuar më vdekje apo varje, vetëm e vetëm se kanë folur të vërtetën.
E para që do të përkujtohet nga ËiPC & PEN Internatioanl, është shkrimtarja shqiptare shkrimtarja që sfidoi diktaturën komuniste, Musine Kokalari e cila, në kohën që është themeluar Komiteti I Shkrimtarëve të Burgosur, kishte 14-të vjet që vuante dënimin në burgun e rregjimit komunist. Ishte e para grua shqiptare që u botua në Shqipëri, por u godit shumë shpejt nga rregjimi komunist për bindjet e saj, më 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg. Musine Kokalari u lirua më 1964, më pas u internua, dhe punonte si fshesare rrugësh derisa vdiq në vitin 1983. Shumica e krijimtarisë së saj është zhdukur e shkatërruar, por PEN International, shpreson të gjejë nga krijimtaria e saj dhe gjatë këtij përvjetori do të botojë një pjesë të tyre, për herë të parë mbas më shumë se 60-të vjetëve.
Poetesha e shquar iraniane Furugh Farrukhzad, së bashku me Parvin E’tesamin dhe Simin Bebbahamin konsiderohen sot, si poeteshat më të famëshme iraniane. Historia e Furugh Farrukhzad zë fill në kontekstin e konflikteve në mes traditës dhe modernes në vëndin e saj të viteve 1930-1960. Lindi në një kohë kur gruaja iraniane shikohej si inferiore, si qënie që ka më pak kapacitete mendore dhe fizike sesa mashkulli dhe, për pasojë nuk ia vlente të investohej në shkollimin e saj. Martohet jashtë dëshirës së saj dhe në moshën 16 vjece bëhet nënë. E zhgënjyer nga martesa me komikun shumë të njohur Parviz Shapaur, e zhgënjyer nga qëndrimet nënvleftësuese në ambientet shoqërore për paraqitjen e seksualitetit të saj në vargje, për pavarësinë e saj. Në vitin 1962, me skenarin e saj, u realizua filmi I njohur shumë përtej kufijve të Iranit, kuhstuar lebrozëve me titull:”Shtëpia është e nxirë”. Krahas krijimtarisë së saj letrao-artistike, ajo përfshihet gjërësisht në lëvizjen politike për ndryshime të jetës shoqërore, duke kapërxyer qëndrimet personale politike me shume rrekshmëri. Vritet “aksidentalisht” me makinë, ekzekutim që u sajua nga Shërbimi Sekret I kohës, SAVAK.
Në vitet ’70 dhe ’80, ashtu edhe si sot, gratë iraniane e gjejnë veten nën shënjestrën e shtypjes, dhunës dhe inferioritetit maskilist. Shkrimtarja Shahrnush Parsipour ka pasur fatin të burgoset dy herë nga rregjimi I Shah në mes të viteve ’70, dhe nga Garda Revolucionare në fillim të viteve ’80 .Edhe Parsipour si shumë shkrimtarë të tjerë që I mbijetojnë ferrit të burgut, largohet nga vendlindja për në mërgim.
Aktivistet e Lëvizjes feministe për të drejtat e grave, ishin të parat në frontin e betejës për Lirinë e Fjalës e për t’I thënë stop dhunës verbale e fizike ndaj tyre. Një nga ato është Naëal El-Saadaëi, e njohur ndërkombëtarisht, për shkrimet e saj feministe dhe një kritike e hapur dhe e flaktë e qeverisë Egjyptiane. Saadaëi është burgosur midis viteve 1981-1983, dhe për vite me rradhë ka marrë kërceënime me vdekje, dhe librat e saj janë ndaluar dhe konfiskuar nga autoritet qeverisëse.
Më pak e njohur, por me influencë, ishte Alaide de Foppa de Solorzano, shkrimtare nga Guatemala dhe një luftëtare e të drejtave të gruas e cila me guxim e kurajo, jepte një program javor feminist në radio, aty nga fundi I viteve ’70-të, ku midis emisioneve, kulmoi me pasqyrimin e shtypjes të grave Mayane. Alaide de Foppa de Solorzano, ishte mes 45.000 të zhdukurve gjatë konfliktit të armatosur në Guatemala në vitet ’70-’80. Është parë për herë të fundit në Dhjetor 1980-të, 30 vjet të shkuara.
Një tjetër shkrimtare, në mesin e mijëra të zhdukurve, gjatë të njëjtës periudhë në të dy kontinentet amerikane, ishte edhe Alicia Partnoy. Megjithatë, ajo mbijetoi. U burgos për gjashtë muaj, ku u rrah e u torturua mizorisht, për të treguar historinë e saj.Alicia Partnoy tashmë jeton në SHBA-ës.
Nien Cheng, një shkrimtare kineze, e cila shkroi një libër rreth burgosjes së saj në Kinë, me titull ;” Jeta dhe vdekja në Shanghai”. Ajo u akuzua për spiunazh në llogari të Mbretërisë së Bashkuar dhe u burgos për gjashtë vjet e gjysëm. Gjatë asaj kohe, ajo I është nënshtruar një sërë pyetjesh e tortura, deri edhe në izolim të vetëm. Në tetor të vitit 1978, ajo lirohet e pafajshme dhe qeveria kineze kërkon falje publike për arrestimin e gabueshëm të saj. Në vitin 1980, Nien Cheng largohet përfundimihst nga Kina drejt SHBA-së. Ajo vdiq në vitin 2009, në moshën 93 vjecare.
Në kontinentin amerikan latin, me përjashtim të Kubës, ka disa vende edhe sot e kësaj dite, , që burgosin shkrimtarët. Por që nga vitet ’90-të, është alarmant fakti, deri edhe në zhdukje e vrasje të njerësve të letrave, vecanërisht të gazetarëvë, të cilët nxjerrin në dritë korrupsionin qeveritar. Lydia Cacho, një gazetare meksikane, luftëtare kundër abuzimit seksual të fëmijëve, vazhdon të jetojë në ankth e frikë, nën një kërcënim të vazhdueshëm. Lydia u arrestua për pak kohë në vitin 2005, nën akuzën e shpifjes ndaj një bisnesmeni të implikuar në rrjetet e pronografisë për fëmijë. Edhe pse ajo është liruar përfundimisht, kërcënimet ndaj saj dhe familjes vazhdojnë. Poetja Maria Elena Cruz Varela la Kuba, pas dy vjet burg, tani jeton në Spanjë. Marta Kumsa, një gazetare etiopiane dhe veprimtare e të drejtave Oromo, jeton aktulaisht në Kanada, pas nëntë vjet burg pa pagesë dhe objekt I dhunës fizike, torturave nga rojet e burgut.Autorja, Taslima Nasrin, një kundërshtare e regjimit të Bangladeshit, e cila u kërcënua me vdekje për shkrimet e “saj’, blasfemuese në vitin 1994-r, e cila nuk mund të kthehet në shtëpinë e saj, vazhdon të sfidojë duke shkruar artikuj për të cilat ajo është kërcënuar me vdekje. Sihem Bensedrine, gazetare dhe veprimtare nga Tunizia, ka vuajtur ngacmime, arrrestuar, kërcënime për më shumë se një dekadë dhe tashmë ajo jeton jashtë vendit të saj,duke erdhur shpesh për të bërë e ruajtur punën si avokate dhe aktiviste për të drejtat civile të njeriut në Tunizi dhe Botës Arabe në tërësi.Për dekada të tëra, me mijra shkrimtarë në Bashkimin Sovjetik, u dërguan në internim, burg dhe psikiatri. Midis tyre ishte edhe shkrimtarja ruse Irina Ratushinskaya, poezitë që ajo shkroi në burg, u botuan në tekstet e studimit të orës letrare në burg.. Ajo u lirua në vitin 1986, pas një pune të rëndë dhe u vendos përkohësisht në Britani. Tashmë Irina Ratushinskaya jeton në Rusi. Me rënjen e “Iron Curtain”, erdhën edhe rreziqet e reja. Në rast se në të kaluarën për të shuar zërat kritikë shkrimtarët e gazetarët burgoseshin, tashmë ndaj tyre përdoret arma e nxehtë, vriten. Që nga viti 1992, – 52 gazetarë janë vrarë në Rusi, ku mes tyre nëntë janë femra. Në vitin 2006, Anna Politkovskaya, një gazetare kurajoze e guximshme, e cila zbuloi të gjitha llojet e rrezikëshme dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në Ceceni, korrupsionin lokal, u vra, duke patur një fund të tmerrëshëm e të dhimbshëm.Shkrimtarja Burmese Aung San Suu Kyi, njëkohësisht dhe një lidere politike, Kryetare e Partisë Opozitare, mbahet në arrest shtëpijak për 14 vjet, që prej 21 vjet vjetëve që ajo u arrestua për herë të parë në vitin 1989-të. Në shkurt të 2010, Gjykata e Lartë e Burmas, hodhi poshtë apelin kundër zgjatjes së saj të arrestit shpëpijak.
******
Shkrimtarët në botë nën presionin dhe persekutimin e sotëm.
-.-
Shkrimtarët në botë vazhdojnë të burgosen, kërcënohen dhe vriten edhe në ditët e sotme, për shkrimet e tyre. ËiPC, ka rregjistruar gjatë vitit 2009-të, 900 raste të shkrimtarëve dhe gazetarëve të burgosur, kërcënuar e vrarë. Ndërmjet tyre 52 janë femra. Tre prej tyre janë në mesin e rasteve simbolikë të botuar për evenimentin e 50 vjetorittë PEN International: Lydia Cacho, Sihem Bensedrine dhe Aung San Suu Kyi.
Më 15 Nëntor 2009-të, në përvjetorin ËiPC, PEN propozoi për ngritjen e një Memoriali për Natalia Estemirova, gazetare dhe mbrojtëse e të drejtave të punës, e cila së bashku me dy gra të tjera denoncuan haptazi me guxim e kurajo, masakrat dhe abuzimet në popull. U rrëmbyen e u vranë me plumb në kokë e gjoks, në një pyll afër Grozny- it, në Ceceni. Natalia Estemirova ishte një mike dhe kolege e afërt e Anna Politkovskaya.
Shkrimtarja dhe redaktorja iraniane Parvin Ardalan, e vlerësuar me disa cmime AËARD, një aktiviste e shquar e të drejtave të grave, ka qënë nën kërcënimin për jetën që nga viti 1997-ë. Ajo është arrestuar në mënyrë të përsëritur, marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret Iranian, kërcënuar, thirrur në gjyq në shumë raste dhe e ndaluar të udhëtojë jashtë shtetit. Ndodhet nën një survejim të rreptë.
Ardalan largohet nga Irani, në shtator të vitit 2009, e ftuar nga revista femërore suedeze Bang, ku ajo u vlerësua me Cmimin Olaf Palme! Por nëse ajo kthehet në Iran, persekutimi ndaj saj do të rifillojë.
Tran Thanh Thuy Khai, një romanciere vietnameze, poete, eseiste dhe botuese në fshehtësi e revistës disidente “Atdheu”, ka qënë nën survejim të rreptë, kërcënim të vazhdueshëm që prej shtatorit të vitit 2006, duke botuar shkrimet e saj on line, – internet. Aktulisht ajo po vuan dënimin prej tre vjet e gjysëm, ndërsa bashkshorti I saj, A Tan Ba u dënua me dy vjet arrest shtëpijak, për “sulmin”, pavarësisht nga fakti se ata vetë ishin viktimat e sulmit.
Jas si shprehet shkrimtarja Nguyen Chi Thien, një ish –e burgosur:” Edhe pse në burg, unë e dija se shumë shkrimtarë në botë lexonin poezitë e mija dhe më mbështetnin. Kjo më jepte ngushëllim, inkurajim e frymëzim,. Nuk ndjehesha vetëm. Edhe kur isha e vetmuar në errësirën e qelisë, unë kisha forcë e guxim, për të përballuar brutalitetin e tiranisë psikollogjike, dhunës e torturave.”
Sot PEN International inkurajon dhe mbështet të gjithë anëtarët e saj, shkrimtaret e gazetaret femra kudo në botë, të ndjehen të lira të kontaktojnë nëpërmjet një letre apo një artikulli në gazetat lokale, median e shkruar e vizive, për të denoncuar dhunën verbale, fizike, persekutimin e tyre, ndaj fjalës së lirë, vetshprehjes e mendimit të lirë, për të ndërkombëtarizuar në emër e në mbrojtje të grave shkrimtare kudo në botë.
Hartford CT USA

Filed Under: Kulture Tagged With: Musine Kokolarin, Raimonda Moisiu, requiem per

PAPA FRANÇESKU DHE BOTA MYSLIMANE

August 13, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Ne Foto:  Papa Françesku duke dhënë bekimin nga Dritarja e Vatikanit/

Të djelën që kaloi, para dhjetëra mija romakësh the turistësh në Sheshin e Shën Pjetrit, me rastin e përfundimit të muajit të shënjët të agjërimit të Ramazanit, nga dritarja e Vatikanit, Papa Françesku u bëri thirrje të Krishterëve dhe Myslimanëve anë e mbanë botës, që të promovojnë respektin e përbashkët midis njëri tjetrit, sidomos nepërmjet edukimit të brezave të ardhëshëm.   Papa, me atë rast u dërgoi  përshëndetjet e tia Myslimanëve në mbarë botën, të cilët ai i cilësoi si “vëllëzër’’, me rastin e festës së Bajramit. Respekti për njëri tjetrin, ishte në të vërtetë,  thelbi i një mesazhi personal që Papa Françesku i kishte dërguar, në fillim të gushtit, botës Myslimane, në të cilin tha: “Këtë vit, që është viti i parë i Pontifikatit tim, kam vendosur që këtë mesazh personal ta nënshkruaj vet dhe t’ua dërgoj ju miqëve të mi të dashur, si një shprehje e respektit dhe miqësisë time për të gjithë Myslimanët, veçanërisht për ata që janë udhëheqës fetarë”,  shtoi ai në mesazhin e njoftuar nga Vatikani.

Përveçse ai bëri thirrje për respekt të përbashkët midis të Krishterëve dhe Myslimanëve, Papa Françesku theksoi atë që ai tha se ishte, “tema që ai dëshironte të pasqyronte kësaj radhe…. Dmth, shqetësimi, si për Myslimanët ashtu edhe për të Krishterët,  për të krijuar  atmosferën për promovimin e respektit të përbashkët nepërmjet edukimit.”  Ky mesazh, tha Papa, u drejtohet të gjithë atyre që “respektojnë jetën, dinjitetin dhe të drejtat inividuale të çdo personi.”  Ai bëri thirrje edhe për respektimin e “reputacionit, pronës, identitetit etnik dhe kulturor, si dhe ideve dhe pikpamjeve politike të çdo personi.”    Drejtë realizimit të këtij  objektivi, Papa bëri thirrje për kontributin e  pazëvëndsueshëm të familjeve, shkollave, përfshirë ato fetare, dhe shtoi se të gjitha mediat e kanë për detyrë të luajnë rolin që u takon në arritjen e këtij objektivi.

Në lidhje me edukimin e rinisë së Krishterë dhe Myslimane,  udhëheqsi i Kishës Katolike tha në mesazhin e tij drejtuar botës Myslimane me 2 gusht, se, “ne duhet të edukojmë rininë tonë, ashtuqë  që ajo të mendojë dhe të respektojë fetë e ndryshme dhe pasuesit e tyre, dhe jo të tallet ose të denigrojë bindjet dhe praktikat e tyre.”  Ai shprehu posaçërisht  dhëmbjen e tij kur dëgjon për sulme kundër qendrave fetare të njërës apo tjetrës fe.

Papa Françesku përfundoi mesazhin e tij, duke thënë se, “Të gjithë ne jemi të vetdijshëm se respekti i përbashkët është baza themelore e të gjitha marrëdhënjeve njerëzore, veçanërisht në radhët e atyre që praktikojnë fenë….Me këto ndjenja, ritheksoj shpresën time se të Krishterët dhe Myslimanët do të jenë promovuesit e vërtetë të respektit dhe miqësisë, veçanërisht nepërmjet edukimit”, përfundoi Papa mesaxhin e tij dërguar botës Myslimane, me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit.

Vatikani e kishte bërë traditë ç’prej  mesit të dekadës së 60-ave të shekullit të kaluar, që të dërgonte mesazhe të tilla solidariteti dhe vullneti të mirë botës Myslimane, por ato dërgoheshin në emër të Papës nga Këshilli i Vatikanit për Dialog Ndërfetar.   Papa Françesku është i dyti Papë në histori që mesazhin e tij, drejtuar botës myslimane me rastin e muajit të Ramazanit, e dërgoi në emërin e tij personal.   Tjetri ka qenë Papa Gjon Pali i II.

Marrëdhënjet midis dy feve më të mëdha të botës kanë qenë shpesh të acaruara dhe me konflikte.  “Por çfarë thotë ose nuk thotë Papa ka një rëndësi dhe pasoja të mëdha për marrëdhënjet midis dy feve”, ka thënë   për gazetën Hufington Post, Imami Feisal Abdul Rauf i Iniciativës Kordoba me qëndër në Nju Jork.   Dhe Ibrahim Moosa, Profesor i Studimeve Islamike në universitetin e njohur amerikan, Duke është shprehur  se, “Vatikani ka investuar për marrëdhënje të mira me botën Myslimane, dhe nën drejtimin e një pape te ri, nuk ka asnjë arsye që të ndodhë ndryshe.”

Filed Under: Komente Tagged With: dhe bota muslimane, Frank shkreli, Papa francesku

Myftiu i Sanxhakut , Zukorliq :Nuk jemi as turq e as sllav !

August 13, 2013 by dgreca

“Nuk jemi as sllav e as turq” u deklarua një ditë myftiu Muamer Zukurliq i Sanxhakut të Novi Pazarit. Një punë e dreqit është duke ndodhur. Dhe fill pas kësaj Myftiu u shkarkua nga detyra…/

Nga Fahri XHARRA/

“Patrioti i sotshëm shqiptar është kryesisht patriot prapaveprues, retrospektiv, i retarduar apo në pelena. Ai mbrohet plot nerv dhe me këmbëngulje nëse i sulmohen bindjet mbi historinë, por nuk vepron dhe përrallisë, kur i prishet e tashmja, respektivisht ardhmëria” u shkrua këto ditë . Si të veprojmë ne ”patriotat” që po mirremi  me shkrime duke i dalur pak krah asaj pjese të historisë e cila  është bërë minivish ( ngjyra e katërt e trupit pas rrahjes së pamëshirëshme) ?

…Historia po mohohet.Nëse mohohet e kaluara ( e që punojnë me të madhe për zhbërjen e saj) nuk i mbetet vend te ardhmes. Një popull pa të kaluarën e tij nuk ka vend në të ardhmen, por duke e pohuar te kaluarën e ndërtojmë të ardhmen më lehtë. Të tashmen dhe të ardhmen po na e mohojnë ata qe po e mohojnë te kaluarën.

Harroni të kaluarën ,na porosisin se ne sjellim t ardhmën.! ”Mbillni në tokat e juaja  vetëm trëndafille për vajëra eterik, se ne jua sjellim grurin”

Deri sa kjo të mohohet plotesisht nuk ka ndriqim të së ardhmës:.Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vehtën as si turqë e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiejkan vehtën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër .Në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shifë që ishin me origjinë serbe. Situatë e njejtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj. (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985 )

Ara që nuk punohet nga pronari e kaplojnë therrat ose ose e punojnë të tjerët , të huajt.

“Nuk jemi as sllav e as turq” u deklarua një ditë myftiu Muamer Zukurliq i Sanxhakut të Novi Pazarit. Një punë e dreqit është duke ndodhur. Dhe fill pas kësaj Myftiu u shkarkua nga detyra. Gazetat shkruan :” Turci smenjuju i Zukorlića i Zilkića”( Turqit e ndërruan Zukorliqin dhe Zilkiqin). ”Situata u komplikua shumë sa që daljen nga kriza të bashkesisë islame të Sanxhakut e zgjidhën krerët e BI të B dhe H Husein Kavazoviq dhe ai BI të Turqisë Mehmed Gërmez.(citim nga shkrimi)”

Boshnjakët kohëve të fundit i ka kapluar një deshirë separative (ndarëse) nga sllavët . E njejta gjë edhe me ata të Sanxhakut : po thonë që janë boshnjak me prejardhje Ilire.

Arës që s´punohet nga pronari , të tjerët ia ngulin plugun.

Kë ta të mjerë harrojnë që për të pasur rrënjë ilire duhesh pa tjetër të jesh shqiptar; dhe e kanë harruar që deri  në vitet e 90 -ta e bartnin plisin. Por gjirhësesi është një këndellje e vetdijës që nuk janë as tur e as sllav.Janë shqiptar.

Pse ndodhi ky largim i Zukorliqit? Ja  se cka shkruan shtypi i Sanxhakut:” Nervat u ngriten kohëve të fundit pasiqë para disa mujave u këthyen ”imamët e rinj” nga Tuqrqia ,të cilët ishin pritur edhe nga niveli më i lartë shtetror,premieri i Turqisë Taip Erdogan  ”

(Strasti su se posebno uzburkale nakon što su pre nekoliko meseci u Turskoj boravili “mladi imami” iz Sandžaka, pripadnici obe islamske zajednice, koji su u Ankari primljeni na najvišem nivou, osim turskog reisa Mehmeda Gormeza, primio ih je i premijer Turske Taip Erdogan. Čim su se vratili u Sandžak neki političari, a posebno Sulejman Ugljanin, tvrdili su da su mladi imami nezadovoljni stanjem u islamskoj zajednici i da imaju pravo da se angažuju na njenom objedinjavanju. ”

Ndjenja e  të qenurit dicka tjetër, në Sanxhak të Novi Pazarit po lëvizë, por nuk kanë spjegime të duhura. Kur këto lëvizin ,kur ndjenja po rrënqeth trupin , Serbia nuk reagon  sepse e ka Turqinë për shurjen e zjarrit.
Para ca kohësh në shtypin e Sanxhakut lexova :” U zbuluan të parët e boshnjakëve të

para 3000 vjetëve (Otkriveni bošnjački preci od prije 3000 godina).”Në kërkim të gjurmëve materiale për jeteën e Slavëve në shek.X-të pasK në fshatin Puzhan në rrafshnaltën e Peshterit (afër Novi Pazarit) arkeologët gjetën gjëra edhe më të vjetra.Gjetjet e reja datojnë 1000 vjet paraK,ato janë urnet që janë mbi 3000 vjet të vjetra dhe me siguri iu takojnë Dardanëve.” .E krejt kjo u zbulua në tentim të gjetjes së fakteve ”të autotoktonisë ”sllave në këto anë dhe se gjëja se ata e paskan pas praktikur ritin e djegëjes së të vdekurve.
Mandej shtypi vazhdon:…”Në atë kohë ,kohën e bronzit banorët e parë të këtyre anëve ishin Dardanët . Ky fis Ilir ka jetuar në Maqedoni ,Serbi , Kosovë dhe në Sanxhak në Peshter”. Por më qesharakja pason:” Ky është një shembull që tregon se Boshnjakët i kanë rrënjët tek Ilirët, të cilën e vërteton edhe zbulimi i fundit”!!!

Kur arën tënde nuk e punon i huaji ia ngulë plugun!

Dhe ne shqiptarët jemi të askujt, gjithmonë jemi në mesin e arave , dhe gjithëmonë një mbetje e dikujt. Me shekuj të humbur në vetvete ,së shpejti nuk do të dijmë as edhe kush jemi.Po e harrojmë edhe cka duam,dhe të tjerët na nderojnë duke na ofruar historinë e gatshme nën flamurin e tyre sepse e ne gjuajmë cdo gjë bile dhe flamurin duke menduar që nuk na vyen më.

Por gjithësesi  Sanxhaku është shqiptar.

Fahri Xharra, Gusht 2013 Gjakovë

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: as sllave, Fahri Xharra, nuk jemi as turq, zukorliq

U PERKUJTUA 30 VJETORI I VDEKJES SE MUSINE KOKOLARIT

August 13, 2013 by dgreca

Në një ceremoni të veçantë është përkujtuar 30-vjetori i vdekjes së Musine Kokalarit disidentes së parë të komunizmit. Miq, të afërm, akademik vlerësuan lart rolin e Kokalarit pasi ajo arriti të sfidojë një sistem politik,i cili përndiqte intelektualët dhe mendimin ndryshe,vlera të cilat Musine Kokalarit i kushtuan 40 vjet burgim dhe internim.

Ministri i kulturës Visar Zhiti vlerat e Kokalarit nuk janë vetëm akademike por edhe politike,pasi ajo endërronte për një Shqipëri demokratike. Ndërsa studiuesi Agim Musta kërkoi më shumë vemëndje për figurën e Kokalarit.

Të pranishëm në ceremoni të afërmit e Kokalarit shprehn se edhe fundin e jetës,meraku i Musines ishte Shqipëria.

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Turqi. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër. Ajo është cilësuar pioniere e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri dhe për këtë i referohen aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.

Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie,. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi. Ndahet nga jeta në vitin 1983.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 30 vjetori, i vdekjes, perkujtua, se musine Kokolari

Dokumentimi i ngjarjes së Himarës, policia nis hetimet për disa grekë dhe shqipëtarë

August 13, 2013 by dgreca

Policia e Vlorës ka nisur hetimet në lidhje me thirrjet për luftë për të çliruar Himarën, që u lëshuan më 11 gusht në Himarë, nga eksponentë të Agimit të Artë, të cilët shoqëroheshin edhe nga shtetas shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat theksohet se nga ana e strukturave të Drejtorisë Policisë së Vlorës janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e këtij qyteti në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë dhe grek për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale”.

Njoftimi nuk saktëson se për sa persona bëhet fjalë, por theksohet se po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Policia e Vlorës është institucioni i parë shqiptar që reagon në mënyrë zyrtare ndaj incidenteve që shkaktuan në Himarë përfaqësues të Agimit të Artë, si dhe ndaj thirrjeve për luftë.

Në fjalimin që mbajti para varrit të Arsitotel Gumes, një prej aktivistëve të “Agimit të Artë” Kristoforos Tsankas, theksoi se “nuk ikim nga Himara deri në çlirimin e saj”.
“Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do te vazhdojme luften, deri ne momentin e çlirimit”tha Tsankas.

Kjo deklaratë e publikuar si video në faqen zyrtare të Agimit të Artë nxiti policinë të nisë hetime, ndërsa të paktën zyrtarisht nuk ka asnjë reagim tjetër nga institucionet shtetërore. Eksponentët grekë të partisë ekstremiste u shoqëruan në Himarë edhe nga disa shtetas shqiptarë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Agimin e arte, hetimi per

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5266
  • 5267
  • 5268
  • 5269
  • 5270
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT