• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JU RREFEJ GREKET…

July 9, 2013 by dgreca

Çeshtja eshte a qe nje here dhe a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte automatikisht kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte, se Italia ka ketu nje perligje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Çezarit. /
Shkroi: Faik Konica/New York Times, Gusht 1940/

Prej disa kohesh ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre çeshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqiperise, ndersa Greqia e mohon me ze te larte kete pretendim. Shume amerikaneve u eshte dukur e çuditeshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekërve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse a nuk ka thene njehere nje autor anglez se nje nga karakteristikate shqiptareve eshte se ata jane te “paartikuluar”?
Kerkesave te perseritura une iu jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithçka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes. Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine se une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim, keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme; ata mendojne se askush tjeter me mire se une nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se si drejtues i rinise, une njehere e nj’e kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj ndonese me lekundje, vendosa te thyej heshtjen dhe t’i paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.
Siç dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e jugut dhe me vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndersa grekërit kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote “kontinent” dhe ne zanafille perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden “kontinenti”, me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon gjate afer pese shekujve te sundimit turk perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender.
Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha edhe kombesia, por kufinjte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem qe e njohin mire studiuesit, “Fjalor i antikiteteve klasike” te Lybkerit, tek artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull “ne zanafille banohej nga iliret”. Kurse ata qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin “Studime mbi historine e Epirit te Lashte”, do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek. Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar. Deri dhe kaq vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit Leoni i Mençuri, ne nje nga librat e tij permend faktin qe “banoret e Epirit jane shqiptare”. Pak nga pak depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.
***
Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise perandorake bizantine me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine, qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje çdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Siç thote Dukasi, nje nga lojrat e tyre te parapelqyera ishte t’u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe t’i linte te vdisnin ne agoni. Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t’i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Siç shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi çdo dite nen flamurin e armepushimit i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerre nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.
Siç e thote historiani, ambicja e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane “te zbrazte” Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse “te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi ne folmen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380 dhe ne pak vite me pare.
Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila nderkaq ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per t’u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe diçka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greke. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte me hollesi te madhe per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i çekëve.

****
Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye qe jane teper te gjata per t’i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsise u be moslemane, pjesa tjeter mbeti e krishtere, ne veri si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per grekërit qe te shkombetarizonin shqiptaret duke e persosur kishen si mjet te propagandes.
Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallëk nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujq per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandas greke. Tashme grekërit nisen haptas te shpallnin se çdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.
Nje nga marifetet me te padegjuara te grekërve ka qene dhenia e ryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Grekërit rane madje edhe me poshte, nuk e kishin per gje te kallzonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t’i degdisnin ne burgje te largeta.

****
Pas lufterave ballkanike Turqia Evropjane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rrëgjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin po te ishte e mundur te zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia nje vit me pare i kishte çarmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me grekër e organizuar e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u moren vesh qe t’ia benin te njohur te gjithe botes çdo gje qe ta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara te te gjithe koherave. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe e terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin “Njezet vjet ngaterresa ballkanike” Mis Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote u kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.
Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eleminuar elementin shqiptar me çfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekërve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh disa shekuj me pare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekërve kishte per qellim qe t’i paraqiste si turq shume moslemane shqiptare dhe t’i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh, irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet edhe polaket jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per shkembimin e popullsise e zbuloi mashtrimin ne pak raste dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri.
Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studjues si Pukevili se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te çuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane keta 75 % shqiptare sot?
Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e pa trembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Çameria, te cilen grekërit e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekërve per kete shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete çeshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamerise tani vone ne 1913 ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore, qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Çamëri me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete pemdjekje ende shqiptaret perbejne 80 % te popullsise se Çamërisë.
***
Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend dëmet qe I jane shkaktuar kombit shqiptare dhe te rivendose kufinjte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme qe te presesh nga çdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se megjithe metodat e denueshme te perdorura nga grekërit ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar, keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme.
Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te çeshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me grekërit e rajonit te diskutuar dhe me se fundi te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse siç pohojne grekërit, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t’i bere bisht çeshtjes. Çeshtja eshte a qe nje here dhe a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte automatikisht kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte, se Italia ka ketu nje perligje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Çezarit.

Faik Konica
New York Times, Gusht 1940

 

Filed Under: Histori Tagged With: Faik Konica, Ju rrefej greket, New York Times

Refat Gurrazezi dishepull i Faik Konicës

July 9, 2013 by dgreca

Ne foto : Refat Gurrazezi, lindi me 15 qershor  1894, u nda nga jeta me 14 Gusht  1979/ Kjo foto eshte fiksuar me 28 nentor 1969 ne New York, ne seminarin kushtuar 60 vjetorit te Gazetes Dielli, ku ai mbajti nje ligjerate per Gazeten qe e kishte editura per shume vite/

Nga Idriz LAMAJ/

Shumë atdhetarë të njohur të mërgatës i mbyllen sytë në varfëri të madhe, pasi i sherbyen kombit dhe kulturës kombëtare për dekada me radhë. Disa prej tyre u kujtuan me ndonjë shkrim modest, e disa të tjerë i mbuloj pluhuri i harresës dhe nuk ju dihen as varret. Një prej tyre, i cili i sherbeu me penë çështjes kombëtare për 60 vjet dhe vdiq në skamje të thellë ishte Refat Gurrazezi. Ai lindi me 15 qershor të vitit 1894 në katundin Gurrazez të Tomorricës, rrethi i Beratit. Ai erdhi në Amerikë kur ishte 22 vjeç; erdhi me ëndrën për të bërë prokopi dhe përfundoi në sherbim të atdheut, ku shpesh i mungoi edhe buka e gojës.

Vitet e para Gurrazezi punoi në Detroit në një fabrikë dhe banoi në një hyrje të vogël bashkë me tre shokë. Si tashi më kujtohen fjalët e tij: “Nga rroga e vogël që merrja pagueja pjesën e qirasë, ushqehesha, dërgoja diçka në Shqipëri dhe ndihmoja Vatrën ”.

Kohën e lirë, pas punës së rëndë, Gurrazezi e kalonte duke lexuar e studiuar çdo gjë që kishte të bënte me Shqipërinë. Për një kohë shumë të shkurtë ai e përvetësoi stilin e shkrimit të Faik Konicës në një mënyrë aq të përsosur sa pak kush mund të dallojë formën e shkrimit të tij nga shkrimi i Konicës. Ky burrë i heshtur nga natyra, me sjellje fisnike, i dashur, anëtar i palodhur i “Vatrës” dhe ndihmës i rregullt me shkrime i gazetës “Dielli”, jo vetëm tërhoqi vemendjen e Konicës, por arriti të bëhej miku i tij më i ngushtë.

Kur “Vatra” po tronditej në themel nga ndarja e pikëpmajeve politike midis kryeudhëheqësve të saj dhe Konicës po i ngushtohej rrethi i njerzëve të penës, Gurrazezi emrohet Sekretar i Federatës “Vatra” (1926), dhe dy vjet më vonë Editor i “Diellit” (1928).

Editori i ri energjik, gazetar i shkathtë e kritik i ashpër politik, me bindje të patundur monarkiste dhe përkrahje të fuqishme të Konicës, fillimisht e nxori “Diellin” dy e më vonë një herë në javë. Përmbajtjen e “Diellit” dhe aftësinë gjuhësore të Gurrazezit, Konica e vlerësoi lartë:

“Gëzohem kur marr Diellin se në çdo numër shoh që ju i mbani kurdoherë përpara syve të mendjes fjalët që i çkembyem, dhe përdorni një shqipe e cila ka ktheillsinë, ngjyrën, tingëllimin e gjuhës së gjallë të gjyshërve t’anë. Lavde më të madhe se këte s’kam”. (Dielli, 9/10/1932).

Me shkrimet polemizues kundër Nolit të përjashtuar nga “Vatra” dhe forcave liberale në mesin e vatranëve, Gurrazezi krijoi shumë armiqë e kundërshtarë. Viti 1936 për të ishte viti më i vështirë i jetës së tij. Fërkimet politike midis antarëve të “Vatrës” shkojnë aq larg sa “Vatra” ndahet dysh. Një prej kryetarëve të respektuar të “Vatrës”, mik dhe kundërshtar i Gurrazezit, dr. Andrew Elia shkruan për të:

“Në jetë të tij pati humbje si shumë të tjerë, po humbja më e madhe për të ish ftohësia që ndjeu nga Faiku kur mori inisjativën të shpjerë Shoqërinë Vatra dhe gazetën Dielli në Detroit. Konica e quajti këtë akt si një shenjë armiqësie dhe si një dëm të math për Vatrën. Po Refatit ju dha rasti (me ndihmën bujare të shokëve të Detroitit) të shikoje edhe një herë Vatrën e Bashkuar dhe të zevendësuar në Boston., në qytetin ku u fillua, pranë Kishës Autoqefale Shqiptare, e cila në atë kohë qe e vetmja fole ndihmese dhe dorë e djathtë e Rilindjes Kombëtare. Koha shëron plagët e çdo shoqërie dhe njeriu me vleftë dhe e kthen humbjen në fitim. Refati e ujdisi miqësinë me Konicën dhe arriti të vijë përsëri në Boston si editor i Diellit.” (Dielli 16/9/1979).

Megjithëse Konica ndarjen e “Vatrës” e shikoi si një gabim të madh dhe ftohi marrëdhëniet me mikun e tij më të ngushtë, Gurrazezi asnjëherë nuk ndjeu pendesë për ndarjen e saj. Ai pohoi me shkrim se “Vatra” e Detroitit me Fazlli Panaritin në krye, ishte “Vatra” legjitime dhe përfshinte në gjirin e saj shumicën e vatranëve. Gazetën “Dielli” e nxori rregullisht në Detroit. Personalisht nuk e kritikoi Konicën por ju la vënd të tjerëve ta kritikonin atë për përkrahjen që i jepte “Vatrës” së Bostonit dhe pajtimit të tij me Nolin.

Afër dyzetëvjet më vonë, Gurrazezi shkruan për marrëdhëniet e Nolit me Konicën:

“Fan Noli dhe Faik Konica u ndanë për një kohë të gjatë, njëri në Boston dhe tjatri në vende të ndryshme n’Evropë, po miqësia u shtua tepër në mes të tyre me anë të letër-kembimit. Miqësia personale dhe politike në mes të dyve vazhdoi gjer më 1925, dhe pas kryengritjes së dytë më 1924, u-ndanë politikërisht. Po miqësinë personale e vazhduan tërë jetën e tyre. Këtë gjë nuk e dinë shumica e Shqipëtarëve, po është fakt që provohet me dokumenta. Lufta e fjalëve mes tyre me anë të shtypit vazhdoj lart nga shtatë vjet, që më 1926 dhe gjer më 1933, po letër-këmbimin nuk e kishin prerë, prapë ishin miq, dhe bashkoheshin tok në Boston kur Konica vinte nga Washingtoni.” (Dielli, 28/2/1974).

Për të forcuar pohimin e tij mbi marrëdhëniet e tyre, ai botoi një letër të Nolit dërguar Konicës:

“I dashur Usta – Munt të vini dorën në zjarrë që jam hequr nga politika me një mënyrë të përfuntme, – pneumonia i vuri kapakun tërë punës sime. Jam akoma në shtrat, dhe plaga e mëlçisë është akoma e hapur… Tani e dini tërë historinë dhe munt ta merrni me mënt që s’kam më as nge as qef as takat për politikën. U zgjata mjaft në këtë pikë, se dua që t’a dini mirë punën dhe kështu të muntni t’a shiguroni qeverinë tonë që këllëçi im politik është varur në muze, dhe nuk del s’andejm kurrë më. I jap funt letrës, se u-lodha. Bile kam frikë se ju kam lodhur ca më tepër. Shtoj vetëm këto fjalë: Përpiquni të më ndihni, se jam keq nga të gjitha pikëpamjet – Me të fala. Juaji me besë, F.S. Noli.”(Dielli, 28/2/1974).

Sipas Gurrazezit: “Pak ditë më vonë, me 6 Janar 1934, Fan Noli i shkori prapë letër Konicës në Washington dhe i thosh se mori përgjegje nga Mbreti dhe i dërgoi një ndihmë prej 3000 franga ari (flori). Me atë ndihmë të Mbretit, Noli pagoi doktorin dhe vajti në spital që u shërua nga sëmundja. Po gjeti belanë nga disa njers – “shokë” dhe pasanik të tij – të cilët e kundërshtuan sepse mori ndihmë nga Mbreti, dhe i thanë: “Na tradhëtove”! Fan Noli gjysëm i sëmurë, u përgjegj: “Po të kisha marrë ndihëm nga ndonjë i huaj, fjala vjen nga Petrua i Serbisë ose Jorgua i Greqisë, kishit të drejtë të më thoshit që ‘na tradhëtove’ – po unë mora ndihmë nga Zogu i Shqipërisë, ay dhe unë të dy shqiptarë, mbase sot politikërisht nuk jemi të bashkuar në mendimet, po të dy punojmë dhe mendojmë për Shqipërinë.” Kështu u hap fjala ahere nga ata që ishin pranë tij.” (Dielli 28/2/1974).

Gurrazezi e drejtoi gazetën “Dielli” afër 12 vjet, në Boston dhe në Detroit. Ai ishte edhe një prej konferencierëve më të shquar të “Vatrës” në vitet 30-të

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe bashkimit të dy “Vatrave”, Gurrazezin e shohim përkrah Nolit e Konicës në përpjekje për formimin e një qeverie shqiptare në mërgim nën kryesin e Mbretit Zog. Vdekja e Konicës me 1942 dhe ardhja e regjimit komunist në pushtet në Shqipëri e goditën atë si rrufe. Ai nuk u largue nga “Vatra” por ndeji në heshtje dhe rrall shkroi ndonjë artikull për gazetën “Dielli”. Prishja e marrëdhënieve të “Vatrës” me regjimin e Enver Hoxhës e inkurajoi angazhimin e mërgatës së re në Federatën “Vatra”. Siç duket ky faktor ndikoi në Gurrazezin për riangazhim të plotë në Shoqatën e tij të vjetër. Në vitet 70-të, megjithëse i thyer në moshë e i ngacmuar nga sëmurjet e ndryshme të pleqërisë, emrohet përsëri Editor i “Diellit”, shkruan në secilin numër të gazetës, redakton si dikur në moshën e re, dhe herë pas here goditë pa frikë veset e dëmshme të shqiptarëve:

“Mjerimi i Shqiptarëve ka qënë, edhe është, se gjithmonë kanë qënë të përçarë, s’kanë patur bashkim! E dimë që shumë njerës nuk do t’a pëlqejnë këtë, dhe mund të na shajnë, po është fakt, dhe fakti është ky: Si pas mendimit t’onë, dhe s’jemi të lajthitur mi këtë pikë, vetëm dy gjëra janë që munt t’i bashkojnë Shqipëtarët: Interesi i metelikut, dhe frika e kamxhikut, – dhe ajo po mbretëron sot: Frika!” (Dielli/1/21/1974).

Gurrazezin e takova për herë të parë në Selinë e Tij të Shenjët, në zyrën “Vatrës”, 25 Huntington Ave. Boston, Mass; në atë zyrë të vogël, gjysëm të errtë, me një tavolinë pune e dy-tre karrige për mysafirë, me libra të shpërndara dhe gazeta e letra të pluhrosura, ku mëmzi lëvizje dhe të zihej fryma. Në një qosh të zyrës, në anën e majtë të tavolinës së punës, ai kishte edhe një lavaman të vogël. Aty herë pasë here mbushte një gotë letre me ujë për të lagur gojën. Në atë ambjent të ndotur nga pluhuri i letrave dhe tymi i duhanit, gdhihej dhe errej kalorësi veteran i Federatës “Vatra”, i cili varfërinë e thellë në pleqëri e përballoi me stoicizëm të pashoq dhe me kryelartësinë e burrave të vjetër shqiptar. Kur i shkonte ndonjë mik për ta vizituar ose për të pirë një kafe me të, ai nuk e lëshonte pa qeras. Shpenzonte edhe ata dy-tre dollarët e fundit që i kishte ruajtur në xhep vetëm për raste të tilla. Gurrazezin e njoha atëherë kur i dridheshin duarët dhe ai shkruante e redaktonte në një makinë të vjetër shkrimi të dhuruar nga Faik Konica.

Refat Gurrazezi vdiq me 14 gusht, 1979; vdiq në (Nursing home) një shtëpi kujdesjeje të qytetit pa pasur asnjë shqiptar afër kur i mbylli sytë. Përshendjetja e fundit iu dha në Boston. Sherbimet fetare i bëri Imam Vehbi Ismaili. Anthony Athanas shtroi një drekë për kujtimin e tij. Kryetari i “Vatrës”, dr. Andrew Elia mbajti një fjalim prekës dhe më vonë botoi një nekrologji të shkurtër, të cilën e mbyll me këtë paragraf:

Refati, “… Punoj pa kursyer për Vatrën, kur me rrogë e kur pa rrogë, kur me bukë e kur pa bukë. Fjeti në bodrum të shtypshkronjës, se s’kishte mjete për fole gjumi si të tjerët dhe s’ja duronte shpirti të pushohej botimi i gazetës Dielli. Deshirat e tij në kohët e fundit qenë dy: të vdiste në zyrën e Vatrës dhe të varroseshe pranë Faik Konicës. Për fat të zi asnjë nga ne kemi në dorë të zgjedhim vendin për të dhënë shpirt. Pranë Konicës nuk kishte vent. Po trupi i Refatit u mbulua fare afër deshires së tia, nëpërmes të shumë patriotëve në Forest Hills Cemetery, në Boston, Mass …”. ( Dielli, 9/16/1979 ).

Gurrazezi në kujtesën time mbetet Xha Refati. Këtë vatran të madh e njoha kur kishte nevojën e ndihmës dhe pak kush e ndihmonte. Dikur me të më lidhi një miqësi dhjetëvjeçare, sot me të më lidh admirimi për karakterin e fortë që kishte dhe shkrimet që la mbas.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: dishepull i Konices, Idriz Lamaj, refat Gurrazezi

NEN DRITEN E FAKTEVE DHE DESHMIVE HISTORIKE

July 9, 2013 by dgreca

Nga Adem Demaçi/Nderi i Kombit/

Tani për tani, emri dhe bëmat e Astrit Lekës nuk janë të njohura aq sa duhet. Të paktën “me shkrim”. Kjo është arsyeja që
monografia Astrit Leka, Një jetë e stuhishme, e përgatitur me ngrohtësi, profesionalizëm, realizëm dhe objektivitet shkencor, në dritën e fakteve dhe dëshmive historike, nga Akad.
Kopi Kyçyku, përbën një kontribut të rëndësishëm ngaqë, duke marrë shkas nga veprimtaria dhe meritat e mëdha e të shumta të luftëtarit të shquar për liri e demokraci, Astrit Leka, njëherazi hedh dritë në etapat e ndryshme të historisë sonë moderne.Dëshiroj të theksoj se bërja e njohur e figurave si Astrit Leka është më fort një detyrë, sesa një e drejtë, sidomos sot kur mundësitë për t’i paraqitur në dritë të vërtetë janë praktikisht të pakufizuara.

Është bërë zakon të shkruhet vetëm për heronjtë apo dëshmorët që janë flijuar në fushën e nderit. Kjo është mëse e drejtë, madje tingëllon si detyrim ndaj tyre dhe ndaj brezave. Por ka edhe nga ata, shumica luftëtarë të thjeshtë, që kanë mbetur gjallë dhe kanë kryer akte heroizmi njëlloj si të rënët. Pra, janë heronj dhe duhen trajtuar si të tillë.

Sikurse dëshmon autori Kyçyku, Astriti, me gjuhën e përflakur nga pasioni e nga dashuria e pamatë për kombin e nga dëshira për ta parë atë në radhët e para të përparimit njerëzor, ia hapi zemrën, pa mbajtur as më të voglën rezervë. Atëherë Kyçyku mendoi: “Këto duhet t’i mësojë çdo shqiptar, i kudondodhur”. Dhe mendoj se nuk e kishte keq, përderisa mjaft të përmendet fakti që jeta dhe vepra e Astrit Lekës, përpos që përbëjnë një kontribut pa të dytë për mbrothtësinë tonë, shërbejnë si shembull për këdo.

Por, gjithaq me rëndësi është fakti që, njerëz si Astrit Leka, tanimë fort të rrallë, janë dokument i gjallë dhe autentik i gjithçkaje që ndodhi gjatë një kohe tepër të gjatë, që fillon të paktën me periudhën ndërmjet dy luftërave botërore dhe vazhdon, pandëprerje, edhe në ditët tona.

Vlera e pazëvendësueshme e dëshmive të Astritit, – të cilat janë konfirmuar katërcipërisht nga dokumente të panumërta, me shkrim e me gojë, – qëndron sidomos në faktin që nuk mund të “retushohen”, nuk zbukurohen dhe as shëmtohen dot më, siç ka ndodhur tepër dendur, në varësi nga përgatitja dhe përkatësia politiko-ideologjike e përpiluesit, qoftë ky institucion, person juridik, apo person fizik. Për të ilustruar këtë, mjaft të përmendim se figurën e luftëtarit për liri fashistët e vizatonin me ngjyrat më të errëta, ashtu siç vepronin zyrat e kuadrit dhe përgjithësisht organet e diktaturës në komunizëm me demokratët e vërtetë, të ndershëm dhe jokonformistë, si Astrit Leka.

Kur Akad. Kopi Kyçyku e vuri në dijeni se vendosi të merrte përsipër hartimin e një monografie për jetën e veprën e tij, Astriti u prek dhe, pasi e falënderoi, si për ta orientuar që të jetë sa më i saktë dhe i paanshëm, i tha me çiltërsi: “Unë nuk dua të dal para publikut mbarëshqiptar si një figurë me bëmat e mia, por si një aktor aktiv, i cili, në shumë raste është edhe bartës i kujtimeve të drejtpërdrejta të atyre që kanë qenë në odat e burrave në kohën e Lidhjes së Prizrenit, si, bie fjala, Hamdi bej Ohri, nipi i Iljaz pashë Dibrës, e sa e sa të tjerë të periudhës së Shpalljes së Pavarësisë, të Kongresit të Lushnjës apo të kohës së Fan Nolit e të Zogut, kur fillova të bëhem edhe vetë një miniprotagonist, objekt dhe subjekt evenimentesh të ndryshme … Nga ky këndvështrim, vepra që do të shkruash, ka për të qenë sui generis, unikale, se, për hir të së vërtetës, praktikisht nuk kanë mbetur shumë shqiptarë të brezit tim që t’u kenë bërë ballë ashtu siç duhet të gjitha vështirësive në etapat e ndryshme të historisë sonë të dhimbshme, të shoqëruara me goditje të papara në historinë e Ballkanit. Dhe, ç’është më interesantja, kam qenë gjithmonë në ngjitje. Duke sfiduar fiziologjinë, dola në Perëndim kur i kisha mbushur të 65 vjetët. Dhe ti e di mirë se bëj pjesë në radhët e atyre shqiptarëve të rrallë, të cilët pas shembjes së diktaturës kanë në aktivin e tyre gati njëzetepesëvjeçar rezultate mbarëkombëtare, madje edhe ndërkombëtare. Në SHBA, ku shkova fillimisht, para hapjes së ambasadave të huaja në Tiranë, si shtetasi i parë shqiptar atje, me pasaportë dhe vizë të rregullt, pas një ndërprerjeje mbi gjysmëshekullore qysh prej 7 prillit 1939 (me përjashtim të të arratisurve politikë), pata fatin të dëgjoj drejtpërdrejt nga goja e Nelson Mandelës të sapoliruar nga burgu, veprimtarinë në të mirë popullit të vet e të mbarë njerëzimit Nga ai moment, u frymëzova edhe më shumë dhe e quajta detyrë atdhetare të bëja diçka, qoftë edhe modeste, për kombin tim e për të drejtat e njeriut. Dhe mundësitë për një gjë të tillë kishin ardhur, njëherazi me revoltat e mbarë popullit shqiptar në Kavajë, Shkodër e gjetiu dhe që arritën kulmin me ngjarjen e ambasadave në Tiranë. Aq më shumë që edhe shqiptarët në Jugosllavi ishin ngritur në këmbë për të drejtat e tyre të ligjshme, të shprehura me zërin e fuqishëm të Parlamentit të parë të Kosovës, në Kaçanik. Kontaktet që pata në ato ditë të zjarrta në Nju Jork me parlamentarë dhe personalitete të tjera shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, më dhanë forcë dhe optimizëm të ri“.

Identiteti i Astrit Lekës është shprehja e vullnetit për të respektuar shenjtërisht një program jete dhe e një ndjeshmërie të pazakontë të fituar nga evenimentet shoqërore dhe historike. Pikërisht jeta e nxiti të përcaktonte, të qartësonte opsionet dhe të zbulonte vokacionin e vet të vërtetë. Janë dukuri, të cilat sot përkufizojnë një ndërgjegje, një vepër, një mënyrë origjinale të jetuari e të vepruari në Shqipëri e në dhé të huaj. Bëhet fjalë për ecurinë drejt majash shkencore e shpirtërore, të një europiani të mirëfilltë, të një shqiptari që ka “pushtuar” Europën, por edhe kontinente të tjera. Me forcat e meritat e veta, duke dëshmuar se kombi ynë ka potencial krijues të pamatë.

Dua të veçoj faktin që Akad. Kyçyku, ashtu si për krejt tematikën e gjerë e të larmishme që shtjellon, ia ka dalë mbanë të nxjerrë në pah kontributin vendimtar të Astrit Lekës në njohjen e luftës së drejtë të UÇK-së nga komuniteti ndërkombëtar. Përçapjet e njëpasnjëshme, këmbëngulëse dhe me kompetencë të Astrit Lekës, si ndërmjetës midis NATO-s dhe UÇK-së, duke futur në “valle”, si garante të besueshme, personalitete të dorës së parë të politikës botërore, u kurorëzuan me heqjen e cilësimit të UÇK-së si “terroriste” dhe me futjen në radhët e Organizatës Botërore të Veteranëve të Luftës, si anëtare me të drejta të plota. Sikurse dihet, aleanca NATO – UÇK çoi në fitoren e luftës dhe në çlirimin e popullit shqiptar të Kosovës nga zgjedha e shovinistëve serbë. Dhe, së fundi, – por jo për nga rëndësia, – është rasti të vëmë në dukje se prania, për herë të parë, në Forumin e Kran Montanës, më 1992, e një përfaqësuesi të qeverisë së sapokrijuar të Kosovës, – e cila ishte ende shumë larg njohjes nga bota, – u bë e mundur vetëm falë përpjekjeve diplomatike të Astrit Lekës.

*Parathënie e Adem Demaçit për librin e Kopi Kycukut kushtuar Astrit Lekes

Filed Under: Komente Tagged With: Adem Demaci, libri i Kycykut, per Astrit leken

SCANDERBEIDE I MARGARET SARROCCHI

July 9, 2013 by dgreca

*Një autore italiane studiuesja Olimpia Gargano merr në shqyrtim poemën epike duke sjell imazhe të botimit nga bibliotekat më të hershme italiane/

*Poema e parë epike shkruar nga një grua u frymëzua nga heroi Kombëtar shqiptar/

Shkruan: Gëzim Llojdia*/

Poema e parë epike shkruar nga një grua u frymëzua nga heroi Kombëtar shqiptar Giorgio Castriota Skënderbeu: Scanderbeide është i Margaret Sarrocchi, shkruan Olimpia Gargano, studiuese e njohur italiane , duke vijuar më tej me shqyrtimet e poemës. Botuar në Romë në vitin 1606, i ndarë në 23 këngë për një total prej l250 faqe.

Scanderbeide tregon Skënderbeun në kryengritje kundër Sulltan Muradit II për të marrë timonit e popullit të tij, të cilët luftuan për pavarësinë e tyre për 25 vjet.

Shqyrtimi i Olimpia Gargano është interesant edhe për faktin se për të dhënat që sjell deri më sot janë gati të panjohura. Burimi kryesor i Scanderbeide, thotë Gargano, ështëhistoria :De vita et gestis Scanderbegi,Epirotarum principis e Marin Barletit, shkruar në latinisht dhe botuar në Romë në dekadën e parë të shekullit XVI. Kjo poemë e shkruar nga Margaret Sarrocchi (është një autore italiane), e cila e ka shkruar në rimën tetë(Sipas ABABABCC skemë).Pikërisht e kësaj dore është poema epike kushtuar heroit shqiptar.Gargano thotë:Edicioni i fundit u botua në vitin 1623, gjashtë vjet pas zhdukjes së autores së poemës( pra largimit tokësor të saj). Bëhet fjalë për kohën e ribotimit të poemës e cila u ribotua kur autorja e saj kishte vdekur. Lidhur me ribotimet duhet thënë se : Nuk janë të ndryshme kopjet, thotë Gargano, që ruhen në mënyrë prestigjioze te Bibliotekat evropiane, një nga të cilat (janë disa imazhe në këtë artikulli) ruhet në fondin e çmuar të Bibliotekës Aprosiana e Ventimiglia, e cila është ndër bibliotekat më të lashta publike italiane.

 Jehona Scanderbeide

O. Gargano thotë:Shumë të popullarizuara nga bashkëkohësit në mesin e saj, Scanderbeide ka qarkulluar gjerësisht në literaturën evropiane të shekujve të fundit, dhe sipas të gjitha gjasave ka kontribuar për të ndikuar në ndërtimin ekarakter letrar të Skënderbeut në poezi të shumta, dhe prozë që i janë dedikuar nëpër Evropë ndërmjet shekujve të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë. Disa vjet më parë, Universiteti i Chicago ka publikuar një version në prozë të drejtë të Scanderbeide.

(The Heroic Deeds of George Scanderbeg, King of Epirus. By Margherita Sarrocchi THE UNIVERSITY OF CHICAGO PRESS Copyright © 2006 The University of Chicago
All right reserved.ISBN: 978-0-226-73508-5).

Në parathënie shkurtimisht thuhet se Scanderbeide e Margherita Sarrocchi është një poemë për luftën e rezistencës së George Skenderbeu, princ shqiptar, kundër sulltanëve osmanë ndërmjet viteve 1443-1468. Kërkesa e saj në historinë letrare, tani mund të supozohen të arsyeshme, do të pushojë mbi kontributin e saj origjinae dhe të rëndësishme në poezinë e luftës dhe për përfaqësimin e konflikteve politike. Së pari si poezi epike historike nga një grua, ajo u shfaq në një projekt të pjesshëm në vitin 1606 dhe u botua në formën e të plotë pas vdekjes në vitin 1623. Në zgjedhjen e një fushate ushtarake, që mbahen ngjarjet aktuale relevante të politikës bashkëkohore, Sarrocchi trajton vetëm një zhanër që më shumë se çdo tjetër duket të jetë kompetencë e njerëzve, por edhe ka guxuar të zgjidhi një çështje potencialisht ndaj duke u formuar në formë poetike. Dekadat që paraprijnë publikimin e Scanderbeide kishte qenë një periudhë me interes të madh teorik, në të cilën fushëveprimi dhe legjitimiteti i të gjitha zhanreve letrare, si poezi heroike në veçanti, u peshuan kërkuese .

Sarrocchi ishte një njeri i famshëm në kohën e saj dhe mbetet edhe sot një përjashtim në historinë e grave shkrimtarëve të hershme moderne për nivelin e kompetencës, që ajo e ka arritura dhe për lehtësinë me të cilën meriton të lejohet për të lëvizur në qarqet letrare romake dhe sociale. Shumë burra të shquar të cilët mund ta vëzhgojnë nga afër saj, shprehën habi për shkallën e njohurive të saj, cilësinë e talentin e saj poetik, dhe ekspertizën e shkathët me të cilën ajo ka qëndruar testin e shqyrtimit kritik në mbledhjet dhe në tubimet e akademikëve. Gian Vittorio Rossi, një shkrimtar dhe kritik i prestigjit, një satirist i paepur i të gjithë poetëve dhe intelektualëve bashkëkohorë, në 1645 shkroi duke lavdëruar atë në terma të qarta, si një grua e kapaciteteve të pazgjidhura dhe si e vetmja , që ka përfunduar një poemë. Sipas Gian Vittorio Rossi, Margherita ka kaërkuar ” shtëpia e saj të jetë jo vetëm një altar për të gjitha artet e bukura, por edhe një orakull i filozofisë, teologjisë, të gjitha disiplinat e bukur, dhe madje edhe të gjitha virtytet.”

Në pikëpamje të kufizimeve të imponuara mbi gratë në epokën post-Tridentine, suksesi Sarrocchi është i mistershme, por kjo mund të shpjegohet në kontekstin e rigjallërimit të jetës romake në kapërcyell të shekullit. Ajo ka marrë pjesë në diskutimet e njerëzve të tjerë , ajo ka ndërmjetësuar mosmarrëveshjet e tyre, dhe ajo mirëkuptohet se çdo gjë që ajo u kishte thënë ishte që të merret si një përgjigje e orakullit të Delfit.” Dyert e akademitë prestigjioze ju hapën më shpejt asaj. Në agim të shekullit, akademia ka shijuar favor më të madh në mesin e avant-gardës romake ishte Accademia degli Umoristi. Sarrocchi ishte një nga anëtarët e hershme, ajo u bashkua me të rreth vitit 1602-dhe qëndroi aktiv në atë për disa vite. Rossi shkruan: “Unë e pashë atë shpesh si ajo recitoi poezi shumë elegante me mbaresa të mprehta aforistik ndaj admirim të përgjithshëm të audiencës të tërë.” Nga Piemontes, Agostino della Chiesa, i pranishëm në disa prej leksioneve Sarrocchi gjatë vizitave të tij në Romë, gjithashtu dëshmoi për të mësuarit e saj të jashtëzakonshme dhe aftësive. Sipas Nicolò Toppi, ajo ka habitur edhe akademikët më të mira në Napoli, duke recituar hartimet e saj poetike dhe, në raste të tjera, duke diskutuar pyetje filozofike. Sarrocchi ishte gruaja e parë që të jetë një anëtare e rregullt e Akademisë dhe kuptohet, mori krenari të madhe në aftësinë e saj për të shkëlqyer në kuvendet e burrave të mësuar, si askush e seksit të saj, nuk kishte pasur mundësi për ta bërë këtë më herët.

 Kush ishte autorja e Scanderbeide?

Disa fakte janë të njohura në lidhje me familjen Sarrocchi dhe jetën e hershme. Ajo ka lindur në Napoli rreth vitit 1560 në një familje të klasës së mesme me kushte ekonomike ,thotë Gargano që e kishte origjinën në Gragnano, një qytet i vogël pranë Castellamare di Stabia. Babai i saj, Giovanni Sarrocchi, vdiq para kohe, dhe përgjegjësia për arsimin e Margherita ishte marrë përsipër nga kardinali Guglielmo Sirleto, një studiues i shquar, kujdestarit dhe kryeadministrator të Bibliotekës së Vatikanit, dhe një njeri i interesuar fort në edukimin e rinisë katolike. Pas vendosjes së saj në manastirin e Santa Cecilia në Trastevere, G. Sirleto panë në atë që Margherita do marri mësim në klasë të parë në artet liberale dhe shkencat. Mësuesi i saj në poezi latine dhe italiane ishte Rinaldo Corso, një mësues me reputacion dhe një autor pjellor i librave mbi letërsinë , teologjinë, dhe ligjinë, i cili kishte shkruar edhe një tekst shumë të suksesshëm të gramatikës italiane. Si një traditë të mirë të kohës, u edukua në Artet e trivium dhe quadrivium, që do të thotë në rrjedhën e studimeve të plota, që varionin nga literatura klasike dhe shkenca moderne, duke përfshirë disiplina të tilla si: gjeometri, retorikë,astronomi dhe muzikë. Kultura e saj unike ka bërë kështu, që nga mosha e hershme të futet fuqishëm në këto disiplina.Mësoi matematikën, përveç disiplinave të tjera të tilla si retorikës greke, së pari në Collegio Romano, atëherë, nga rreth vitit 1.600, në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Shënimet biografike të lëna nga disa nga bashkëkohësit e saj dëshmojnë, në fakt, se Sarrocchi ishte shembullor jo vetëm në shkencat humane, të cilat parashohin një argumentim të plotë në klasike dhe në disiplinat e trivium dhe quadrivium, por edhe në matematikë, e cila ishte pjesë e sapoformuar në Ratio Studiorum në të gjitha kolegjet jezuit. Familja Colonna, në dhomat e saj mblodhi eksponentët më të rëndësishme e kulturës evropiane. Vlerësuar si një ogur, Margherita u prezantua për anëtarët e familjes së fuqishme Kolona, pallati i të cilëve , si ato të shumë të tjera aristokratëve ishte bërë një vend takimi për artistët dhe shkrimtarët.

Në vitin 1602,gruaja e parë që do të pranohen në një akademi letrare, u bashkua meAkademinë e Humorists, mes anëtarëve, të të cilëve ishin edhe Giovan Battista Marino, dell’Adone.(Ka këtë biografi: Napoli, 14 tetor 1569 – Napoli,26 mars 1625) ishte një poet dhe shkrimtar italian. Ai është konsideruar si përfaqësuesi i poezisë baroke në Itali. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët italianë dhe të huaj të shekullit të shtatëmbëdhjetë ishte i madh).

Sarrocchi mësoi matematikë dhe gjuhë greke në Universitetin e Romës “La Sapienza”, dhe mbikëqyri seksionin e lashtë grek të i Bibliotekës së Vatikanit. Shkroi libra. Aktualisht besohet se tani është e humbur, tema e shkencës dhe teologjisë. Diskutimin e çështjeve shkencore mealbanologët kryesorë të kohës dhe ishte në përgjigje me Galileo Galilei, të cilit i dërgoi një kopje të Scanderbeide, duke kërkuar mendimin e tij për strukturat e përgjithshme të poemës.

Gjendja në Itali në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë, kur osmanët vazhduan ekspansionizmin, që perceptohet si një kërcënim pavarësisht fitores së Lidhjes së Shenjtë kundër turqve në Betejën e Lepantit, një karakter si Skënderbeut,( i dhanë titullin e Athleta Christi nga Pontiffs romak), ka ushtruar në sytë e katolikëve një kujtesë të fortë simbolike.

 Sa njihet puna e Margaret Sarrocchi

Olympia Gargano më poshtë vijon:Në ditët e sotme, pavarësisht nga disa studime speciale dhe një faqe të botuar në studimet kritike të Kryqit të Benediktit, puna e Margaret Sarrocchi mbeten të injoruar nga tekstet e historisë letrare. Tani publikimi i Universiteti të Çikagos ka raportuar për skenën ndërkombëtare kjo punë duhet të ketë një vend të rëndësishëm në bibliografialbanistica dhe më shumë. Në punën e kuruar nga Rinaldina Russell,Profesor i gjuhës dhe kulturës në Evropian Queens College në Nju Jork, në tekstin origjinal italian janë rishikuar në një version në prozë,për lexueshmëri si edhe për lexuesit jo-specialist. Për shkak të bibliografisë së saj të gjerë dhe përditësuar dhe një aparat kritik që shpjegon, të zgjeruar dhe thelluar referenca të panumërta mitologjike, historike dhe letrare, Scanderbeide Amerikane(Cili do të jetë e dëshirueshme të ripërkthehet në italisht, për ta bërë atë të kuptueshme për lexuesit jo-anglofolës) rrit dhe përforcon rolin e Skënderbeut në kontekstin e kulturës evropiane.

 Kush është Olympia Gargano

Lindur në Ravello në bregdetin Amalfi, me një diplomë në Classics, me specializim në gjuhësi dhe Master italiane në mësim të gjuhës italiane për të huajt. E përkthyese (nga anglisht,frëngjisht, gjermanisht),ka përkthyer vepra të reja nga udhëtarët e huaj në Italinë jugore . Profesorë e gjuhës italiane dhe latine në shkolla të larta,u angazhua në një projekt kërkimor për imazhin e Shqipërisë të letërsisë moderne dhe bashkëkohore evropiane në Universitetin Nice Sophia Antipolis – France.

Interesat :Studimet Ballkanike, Studime Evropës Lindore, Stereotipet dhe Paragjykimet,Studime Shqiptare etj .Disa nga studimet e saj përfshijnë:La Scanderbeide di M. Sarrocchi, Visualisations du réel. Images et figures dans les reportages narratifs des écrivains – journalistes en Albanie (1910 – 1930),In and around Amalfi. Ëalking tours through the best of a Ëorld heritage site. A neë cultural guide ëith itinerary cards, Il concetto di” Naturmärchen” in Ludëig Tieck, Storia romana: dalle origini a Giustiniano,Le voyage en Albanie d’Isadora Duncan, entre autobiographie et fiction romanesque

Aktualisht Punon te Ministrisë e Shërbimeve Publike arsim. Njeh këto gjuhë të huaja:italisht, anglisht,gjermanisht ,greqishten e vjetër ,latinisht,frëngjisht. Ka studiuar Université de Nice Sophia Antipolis Doctorant · Littérature compare-Letteratura Comparatadottoranda. Università degli studi di Napoli L’Orientale

*Master.Anetari i Akdemise Evropiane te Arteve

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, i Margaret Sarocchi, Scanderbeide

ATDHEU NE ANKAND

July 9, 2013 by dgreca

A  duhet te heshtim? Jo!/

Shkruan: Fahri Xharra/

“Me politikat ditore, kur vullneti i popullit e në veçanti vullneti i individit të suksesshëm dhe intelekti krijues plagoset thellë në shpirtin e tij, atëherë pason jeta e amullt dhe mosinteresimi i njeriut për të ardhmen e tij dhe të shoqërisë – si pasojë e depresionit social e kulturor. Pra, shoqëria, e cila nuk merakoset për çështjen e individit krijues dhe nuk shpreh asnjë interesim për të arriturat e tij në shumë fusha shoqërore me interes kombëtar, atëherë pason “ndërtimi” i një shoqërie me vlera të ulëta, ekonomi të rrënuar dhe pa ndonjë identitet kulturor.”

 Atdheu në ankand

Si duket, atdheu ynë është hedhur në ankand! E ju i dini mirë rregullat e ankandit. Mallin e ekspozuar nuk e merr, as mund ta ketë ai që e do, ai që lutet për të, por ai që ka paratë. E paratë, në këtë atdheun tonë të dashur, të respektuar e të adhuruar prej një pjese, nuk i ka kjo pjesë, por pjesa tjetër: Ata që e duan, e adhurojnë, e dashurojnë po kaq sa këta të parët, por kjo dashuri është e ndryshme. Të parët e duan, e adhurojnë, e dashurojnë si adhurohet dhe respektohet nëna, ndërsa të dytët si mund të duhet, të dashurohet dhe të adhurohet lavirja. Ky ndryshim ‘i vogël’ i dallon këto dy grupime atdhetarësh dhe ”atdhetarësh”. Heshtja e grumbullit është normale, nuk pritet shumë nga grumbulli: “Eposi i Kreshnikëve” (ose Cikli i kreshnikëve) përbëhet nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme dhe në Kosovë, si: Malësi e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera dhe Kosova rrezikon të humbë afatin për të futur në UNESCO “Eposin e Kreshnikëve”(shkruan shtypi). Prandaj, një shoqëri e ngritur mbi burimet e mirëfillta njerëzore, të humanizmit dhe të sukseseve individuale, në kuptimin e shëndoshë të fjalës, ose të të kuptuarit e kreativitetit individual, patjetër se do të vishet me vlerat dhe epitetin e një shoqërie bashkëkohore, të avancuar dhe të pranueshme në skenën e vlerave njerëzore gjithandej botës së qytetëruar, ngase shoqëria duhet të jetë e veshur me gëzofin e vërtetë të historisë së tij! Serbët ende, por e gjithë jetën e paraqesin Kosovën si konflikt i traditës historike: “Jerusalemi serb vs tokës së vjetër Shqiptare”( botim i Akademisë së Shkencave të Serbisë).

 Shpëtimi nga “sllavizmi”

Nocioni “Kosovo” i tregon kuptimet e ndryshme, të cilat janë në kundërshtim të vazhdueshëm për komunitetet që jetojnë në Kosovë. Për serbët është një territor i vjetër serb, një tokë e shenjtë serbe, një kulturë mbresëlënëse në rritje, e cila u shkëput brutalisht me okupimin otoman dhe që ishte edhe një shkëputje e serbëve nga lidhja e tyre me Krishterimin dhe Evropën (?). Grumbulli i ynë mu këtë okupim e sheh si një shkëputje tjetër, si një shkëputje dhe shpëtim nga “sllavizimi”. Me teorinë e grumbullit tonë i japim një kuptim edhe më të plotë teorisë perverse dhe agresive serbe në shtrembërimin e mëtutjeshëm dhe të pandershëm të tyre për Kosovën. Derisa ne të vërtetat tona i paraqesim si mite dhe na dukën si mite dhe pandërprerë mundohemi të “çmitizojmë” historinë tonë serbët e shkruajnë këtë:“Legjenda për Kosovën gradualisht u përzie me traditat popullore duke marrë përpjesëtime mitike e të cilat janë shkrirë në një gurthemel të identitetit të Serbisë moderne. Por, për serbin, sot e gjithë ditën, Kosova qëndron si një si tokë e shenjtë serbe, ku serbët sistematikisht janë “persekutuar dhe përjashtuar nga ajo që të jenë sllavë dhe pravosllavë (ortodoks sllavë) për gjatë tre shekujve të kaluar.” A mos na thotë kjo diçka? A mos është kjo një plagjiaturë historike, e cila në vend të emrit shqiptar e shkruan serb? Grumbulli nuk mundet të reagojë, duhen individët e përkrahur nga institucionet shtetërore, duhen institucionet e larta dhe të kualifikuara kombëtare të përkrahen nga shteti.

 Kosova simbolizon tokën shqiptare

Serbët për turqit otomanë flasin jo vetëm si pushtues, por edhe persekutorë të tyre, të cilët me ‘aleatët e tyre, shqiptarët myslimanë’ si dhe emigrantët ilegalë, të cilët zbritën nga malet e larta të Shqipërisë veriore dhe asaj të mesme dhe i vendosën në fushat e rrafshëta kë Kosovës dhe Metohisë. Por, serbët ankohen se edhe regjimi komunist i Titos i ka “përkrahur” pushtuesit shqiptarë si dhe që në kohën e tij, duke i mbështetur komunistët e Kosovës me qëllim decentralizimi të Federatës Jugosllave e kanë hequr termin Metohi, duke e thjeshtësuar Kosmetin vetëm në Kosovo. Turqit e sotëm nuk guxojnë të ndërhyjnë në “historinë” serbe. Akademia serbe është e vetëdijshme se sot Kosova e simbolizon tokën e vjetër shqiptare, e cila drejtpërdrejt lidhet me ilirët e Dardanisë e edhe më larg me pellazgët. Ata e dinë mirë se shqiptarët ishin viktimat më të mëdha në Ballkan, duke iu mohuar e drejta për një shtet të përbashkët si trashëgimtar krenar të ilirëve-pellazgëve. Për këtë e për ne thonë se çdo gjë është me një “gjetje tradicionale, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me fakte të vërtetuara historike dhe se miti i origjinës ilire të shqiptarit modern është i bazuar në mite dhe grupe të caktuara të interesit. (?) (E njëjtë me ata pjesëtarët e grumbullit). ”Kosova e Metohia ka qenë kryesisht e banuar me serbë dhe nga ajo që herët rrjedh se është qendra prestigjioze serbe e politikës dhe e kulturës së saj (Barisha Krekiq, “Medieval Serbia: he Nemanyids and Byzantium”). Ja se si vazhdohet me historinë e tyre “jo të miteve”: “Gjatë sundimit otoman një numër i caktuar i feudalëve serbë (?) duke hyrë në sistemin Spahi dhe eventualisht edhe duke u islamizuar i shndërruan serbët ortodoksë dhe grupet e tjera etnike jomyslimane në rajë, një klasë e dytë e qytetarëve për fundi rregullës së lartë të Perandorisë Otomane”. Kur ne nuk flasim dhe e mohojmë të kaluarën tonë, të tjerët e grabisin (në këtë rast serbët) atë dhe bëhen zotë të një të kaluare, e cila nuk iu përket aspak.

Histori e bazuar në epe

Epika dhe mitet serbe janë ato që e kanë ngritur lart të “vërtetën” e tyre historike të së “drejtës” mbi Kosovën dhe jo vetëm mbi Kosovën…“Epika e shpërndarë në shekuj dhe e kënduar nga mjeshtrit e talentuar të gusllës (lahutës) historikisht ka dërguar kumte (mesazhe) të ndjenjave dhe kumte politike në baladat e tyre epike duke e pasur gjithmonë Kosovën në qendër, duke i bërë heronjtë të pavdekshëm për përgatitjen për një vetëdije të lartë kombëtare serbe pas çlirimit nga otomanët (Ivan Bozhiq, “Neverstvo Vuka Brankoviqa” in Ivan Bozhiq & Vojislav J. Gjuriq, eds). Pra, e tërë historia serbe, sipas tyre, bazohet në epe, balada, këngë gusllash, të cilat e marrin formën e  “vërtetësisë” në historiografinë serbe. Shpërngulja e madhe serbe thuhet pastaj në librin e Batkoviqit ishte një shans i madh për ndërrimin demografik në favor të shqiptarëve . “Janë serbët ortodoksë (?) ata që iu bashkuan forcave Habsburge në luftë kundër otomanëve. Janë edhe serbët ata që u shpërngulën nga këto anë nga “dhuna turke”. Ishte ajo një luftë e të krishterëve, e cila u bë shkaktare e ikjes së paku 39 000 familjeve (me nga tre deri në nëntë anëtarë) “serbe“. “Asnjë fjalë për shqiptarët. Asnjë fjalë për shqiptarët ortodoksë e katolikë që ikën dhe u shpërngulën në tokat e Austro-Hungarisë; as nga serbët e as nga shqiptarët; as nga historia e shkruar serbe e as nga ajo e shkruar shqiptare. E dokumentet në arkivat e Austro-Hungarisë flasin ndryshe. Ato vetëm duhen të shfletohen, të filmohen, të përkthehen dhe të botohen. Serbët ishin dhe janë aq të pafytyrë kur është në pyetje grabitja e historisë sonë për të sajuar historinë e tyre: “Procesi më i dhimbshëm në konvertimin religjioz të serbëve e mbërriti kulmin me albanizimin e tyre, atëherë kur serbët e islamizuar e filluan harresën e përkatësisë së tyre etnike, identitetit të tyre etnik dhe u krijuan arnautashët. Arnautashëve me kalimin e kohës iu zhduk mbamendja e origjinës së tyre serbe (Jovan Cvijić, La péninsule balkanique. Géographie humaine ,Paris): “Për një kohë të gjatë serbët myslimanë të albanizuar (Arnautashët) nuk e ndienin veten as turq e as shqiptarë dhe prania e serbe në unin e tyre ishte e pashlyer. Në Drenicë dhe në regjionin e Prokuples arnautashët e kanë ruajtur deri vonë dygjuhësinë e tyre”. Një pështjellim i pamatur i serbëve. Një hajni një kombi të tërë. Një vjedhje e paskrupullt e një historie. Përderisa ne nuk i kthjellojmë faktet tona, historinë tonë, përderisa ne me fakte, e të cilat janë, nuk i kthejmë në gjirin tonë (së paku në libra) të gjithë shqiptarët ortodoksë të anëve tona, të cilët janë humbur në krijesën artificiale serbe, ne kemi të bëjmë gjithmonë me humbjen e së kaluarës sonë, të vërtetës sonë dhe të tokave tona.

Gjakovë, ,09,07.13

 

Filed Under: Analiza Tagged With: a duhet te heshtim, Atdheu ne ankand, Fahri Xharra, Jo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5356
  • 5357
  • 5358
  • 5359
  • 5360
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT