• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Van Sotir Christo- Obituary

January 27, 2020 by dgreca

Van Sotir Christo, Honorary Consul of Albania, passed away at home on January 21, 2020.
Van was born in Korce Albania in1927, and brought to America at the age of one year. His parents, Frosina (née Naum) and Spiro Christo settled in the Roxbury Crossing section of Boston. Barely able to speak English, Christo was enrolled in kindergarten in Roxbury, where he progressed rapidly. Some of his fondest memories were of his time in grade school, where he served as an Officer in Military Drill, Captain of the Color Guard, Captain of the Band, and First Trumpet player in the school orchestra.
In 1944, as a senior at Jamaica Plain High School, Van – stirred to action by America’s ongoing involvement in World War II — joined the United States Navy. As many brave members of our armed services did during this period, he lied about his age and was admitted at 16 years old. He served as Petty Officer on board the destroyer-escort U.S.S. Chaffee, DE 230, in the Pacific for almost one year and a half. When he arrived on the Chaffee on December 1944, he was a member of the deck crew.
In January, 1945, the Chaffee was struck in the bow by a Japanese torpedo intended for the battleship U.S.S. Pennsylvania, BB38. For this heroic action, the Chaffee crew was awarded the Philippine Liberation Medal with Bronze Star. He was discharged in February 1946 as Quartermaster Third Class in February 1946. He was 18 years old.

Christo is a Founding Member and Commander Emeritus of the Albanian American War Veterans of the United States (AAWV) in Massachusetts.
From 1962 to 1994, Van formed Van Christo Advertising, a firm that earned dozens of creative and other awards including two CLIO awards and two International Broadcasting Awards.
In 1994, Van formed the Frosina Information Network – named after his mother – as a non-profit Albanian immigrant and cultural resource to provide counsel and other services to the new Albanian arrivals. Christo was appointed to the Massachusetts Governor’s Advisory Council on Refugees and Immigrants by Governors Weld, Cellucci, and Swift. Van has authored many articles about Albania and the Albanian people, and served as collaborator and co-publisher of the book Rescue in Albania by Harvey Sarner, which depicted Albania’s heroic salvation of Jews escaping from Nazi occupied countries during WWII.
In 2012, Van Christo, was awarded the Order of Mother Teresa Medal from Albanian President Bamir Topi for aiding Albanian immigrants arriving in America and for calling attention to the plight of Kosovar Albanians under a repressive Serbian regime.
In January, 2015, Christo was appointed Honorary Consul of Albania in Massachusetts by Albania Foreign Minister Ditmir Bushati.
Van is survived by his wife Jane, children Jeffrey, Pira, Tana, and Zachary; his granddaughters Laura, Anna, Gabrielle, and Alexandra; and his great-granddaughters Elinor and Penelope.
Van was an artist, writer, businessman, diplomat, singer, solider, radio producer, world traveler, husband, father, grandfather, and great-grandfather extraordinaire. A larger-than-life man who was loved by many and who will be missed by all who knew him.
A Celebration of Life will be held at the Bigelow Chapel, Mt. Auburn Cemetery, on Saturday, February 1, 2020 at 1pm.
In lieu of Flowers please contribute to one of Van’s favorite charities, Habitat for Humanity or Doctors Without Borders.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Van Christo-Obituary

Z. ELMI BERISHA PRITI KËSHILLTARIN E BASHKISË Z. MARK GJONAJ

January 27, 2020 by dgreca

KRYETARI I VATRËS Z. ELMI BERISHA PRITI KËSHILLTARIN E BASHKISË Z. MARK GJONAJ/

– Z. Mark Gjonaj: Sa më aktive, sa më e bashkuar dhe sa më e fortë të jetë VATRA, aq më aktiv, më i bashkuar dhe më i fortë është komuniteti shqiptar-

Mbrëmjen e së Dielës, 26 Janar 2020, në selinë e Vatrës erdhi për të uruar kryetarin e ri të Vatrës , z. Elmi Berisha, këshilltari i bashkisë të Nju Jork-ut z. Mark Gjonaj.

        Z. Berisha e falenderoi për mirëseardhjen në Vatër dhe për urimet që z. Gjonaj i përcolli me rastin e zgjedhjes kryetar i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”. Z. Berisha e garantoi z. Gjonaj se Vatra do të jetë bashkëpunuese me komunitetin, lidere në komunitet, dhe e përgëzoi për  atë cfarë ai ka bërë për shqiptarët. Po ashtu z. Berisha kërkoi një përkrahje më të madhe nga City për Vatrën dhe komunitetin në rritje të shqiptarëve.

            Z. Mark Gjonaj pasi i uroi detyrën kryetarit të Vatrës tha se Vatra është një faktor historik dhe aktual i komunitetit dhe të gjithë ndjehemi krenarë për moshën dhe veprat e saj për komunitetin dhe Kombin shqiptar. Në kushtet reale të sotme ai kërkoi më shumë afrim të Vatrës me komunitetin. Sa më e fortë të jetë Vatra, sa më e bashkuar, sa më aktive të jetë ajo, aq më i fortë dhe më aktiv është komuniteti shqiptar në Nju Jork e në SHBA, tha z. Gjonaj. Ne duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë më të frytshme rritjen e numrit të shqiptarëve në SHBA për tu bërë faktor në jetën politike amerikane dhe duhet t’ia njohim forcën vetes, por duhet ta bëjmë të dukshme këtë forcë para amerikanëve-Të jemi të bashkuar.

   Shqiptarët duhet të bëhen të ndërgjegjshëm dhe të regjistrohen në Partitë politike dhe të tregohen të zgjuar në kombinimin e votës.

Më pas z. Gjonaj informoi edhe për Qendrën shqiptare, ku ai ka një projekt real, ku do të jenë bashkë organizatat shqiptare. Z. Gjonaj tregoi detaje për fondin e mbledhur dhe projektin e qendrës bashkuse. Bashkëbisedimi ishte i lirë dhe shkëmbyen mendime të gjithë pjesmarrësit në takim.

Filed Under: Featured Tagged With: Kryetari Elmi Berisha- keshilltari Mark Gjonaj-Takim ne Vater

VATRËS I SHTOHET EDHE NJË DEGË E RE

January 27, 2020 by dgreca

– KRYETARI I VATRËS Z. ELMI BERISHA PRITI KRYETARIN E DEGËS SË RE TË VATRËS NË NEW JERSEY, Z. ADEM MANELLARI-/

Ditën e shtunë, 25 Janar në mesditë, Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha priti kryetarin e degës së re të Vatrës në New Jersey, z. Adem Malellari, i cili shoqërohej nga financieri i degës z. Stefan Isallari. Në prani të editorit të gazetës dhe ish anëtarit të kryesisë së Vatrës Besim Malota, z. Manellari informoi kryetarin Berisha për nismën e krijimit të degës së Vatrës në NJ me ndërmjetësinë e ish nënkryetarit të Vatrës Adriatik Spahiu.

Nismëtarët u mblodhën me 12 Janar për krijimin e degës dhe anëtarësimi po vazhon ende. Z. Malellari solli fletët e regjistrimit, pagesat e anëtarësive si dhe një informacion me shkrim rreth ecurisë së mbledhjes formuse, shkruar nga Aurela Velillari, që u depozitua së bashku me fletët e regjistrimit dhe procesverbalin. Ai u pajis me blok-regjistrin dhe udhëzimet për ecurinë e degës.

Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha i falenderoi zotërinjtë për krijimin e  degës dhe u uroi mirëseardhjen në Vatër dhe nga ky moment dega figuron e regjistruar në Federatë. Z. Berisha i njohu me frymën e  Kuvendit të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, organizuar në Detroit në Teqenë Baba Rexhebi dhe marrjen unanime të votbesimit për ta drejtuar Vatrën.

Kryetari Berisha tha se ai do të ruaj frymën kombëtare të Vatrës dhe se me platformën e tij do t’i prijë Vatrës për të kryer obligimet kombëtare dhe ato në komunitet.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi berisha-Vatra NJ-Adem Manellari

27 Janar 1990- 2020- 30 VJET NGA PERCJELLJA E NIK MRNAÇAJ

January 26, 2020 by dgreca

KUJTESA- ME 27 JANAR 1990, KUR DIASPORA SHQIPTARE NË SHBA I DHA LAMTUMIRËN NIK MRNAÇAJ /

Nga Dalip GRECA/

27 JANAR 1990- Ishte një ditë e ftohtë dimri 27 Janari i viti 1990. Komuniteti shqiptar ishte tronditur nga një ngjarje e pazakontë; 5 ditë më parë9me 22 Janar) ishte përcjellë lajmi se një aksident i pazakontë në rrethana të dyshimta kishte marrë jetën e të riut Nik Mrnacaj, i biri i Marash dhe Mrije Mrnacaj. Me 27 Janar u përcoll trupi i të ndjerit…. Shërbimet funerale u kryen në Bronx, New York, ku të riut Mrnaçaj, i dhanë lamtumirën e fundit mijëra bashkatdhetarë të komunitetit shqiptar të Amerikës. Mesha e Dritës u celebrua me datën 27 Janar 1990, në Kishën Katolike Shqiptare, nga të Pëndershmit Don Rrok Mirdita dhe Don Pjetër Popaj….

                                            ***

Rikujtesa: Vitin 1990 kishte nisë me demonstrata të shumtë në Diasporën Shqiptare të Amerikës. Dredhëritë e Ramiz Alisë në Shqipëri dhe urdhërat që përcilleshin në Misionin Shqiptar të Nju Jork-ut i kishin hedhur më shumë benzinë zjarrit.Me 20 Janar, në Nju Jork, ishte zhvilluar një demonstratë e madhe për lirinë dhe demokracinë e munguar shqiptare. Demonstrata u zhvillua para Misionit të asaj që quhej Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Mijëra njerëz, burra, gra dhe të rinj, shkruante Dielli në faqen e parë, morën pjesë në protestë. Turma e madhe u mblodh rreth orës 11 paradite dhe manifestoi me thirrje të fuqishme:” Lironi Shqipërinë”!, Reforma për Popullin Shqiptar”!…”Demokraci dhe Liri!” si dhe parrulla të tjera kundër diktaturës shqiptare.

       Shkëpusim nga kronika e Diellit(editor në atë kohë ishte Eduard Liço) : “Ndërmjet atyre që merrnin pjesë në këtë demonstartë na zuri syri edhe bashkëkombasin tonë Tom Christo nga New Hampshire, i cili është kandidat për Senatin Amerikan, profesori amerikan nga New Jersey John Cardino… Ishte i pranishëm edhe Reverand Sassu, përfaqësuesi i Kishës Orthodokse Rumune në New York. Krahas fjalimeve, u recituan edhe poezi nga tribuna e protestës, ku më së shumti duartrokitje fitoi poezia e Zef Pashko Dedës, shkruar enkas për këtë rast.

           Shqiptarët e New York-ut, shkruante Dielli, ishin mbledhur me mijëra, po kishin ardhë edhe nga qytete të tjera, të afërta dhe të largëta. Nga Chicago kishte ardhë Rev. Jusuf Azemi me shumë shokë të tjerë; nga Detroiti Ekrem Bardha me shokë dhe bashkëpunëtorë të tij të Këshillit Kombëtar Republikan  Shqiptaro-American; nga Connecticut Ligori dhe Kostandin Vangjeli,Ali Demiral ; nga Nju Jorku Dr. Turdiu me zonjën dhe vajzat, Luan Isufi me zonjën, Ramiz Dani, Abdulla Kaloshi, Seid Kryeziu, Rexhep Krasniqi, Nerim Kupi, vëllezërit Bytyçi dhe shumë të tjerë. Po ashtu kishin ardhur edhe nga Florida e shtete të tjera të Amerikës. Në krye të turmës binte në sy një grupim energjik i të rinjëve me në krye Nikoll (Nik) Mrnaçaj, që i jepnin ritëm demonstrimit. Nikolla kishte motive të forta për të dalë në krye të protestës: Vuajtjet e fisit të tij në Shqipëri, kalvari në burgje dhe kampet e internimit, burgosja dhe vdekja e axhës së tij, Nikolla Mrnaçaj nga torturat e diktaturës,e kishin mbushur shpirtin e tij, dhe e kishin bërë aktiv në demonstratat antikomuniste në SHBA. Atë e gjeje kudo ku demonstrohej, në Washnigton, New York, Michigan etj.

Gjatë demonstratës u mbajtën shumë fjalime të ashpra kundër diktaturës dhe u bënë thirrje për Liri e Demokraci; Foli kandidati për Senator Tom Christo, i cili dënoi dhunën dhe shtypjen e gjatë të shqiptarëve nën diktaturën komunisto-staliniane. Ai dënoi edhe dhunën që po ushtrohej nga regjimi i Beogradit kundër qytetarëve të pafajshëm shqiptarë të Kosovës, duke besuar se pas rënies së diktaturës staliniste në Shqipëri, opinioni do të fokusohej më mirë në Kosovë. Folën gjithashtu edhe Dr. Gjon Buçaj dhe Dr. Fuad Myftija.

           Demonstrata e Shqiptarëve antikomunistë u ndoq nga shtypi i New York-ut, nga radio dhe televizionet. Në edicionet qendrore të lajmeve gati të gjithë televizionet dhanë pamje nga demonstrata, duke i komentuar ato, informonte Dielli.

         Demonstrata e antikomunistëve demokratë shqiptarë para Kombeve të Bashkuara kishte tronditë edhe Tiranën zyrtare, e cila ende bënte qëndresë dhe i lëshonte me pikatore te drejtat e mohuara njerzore. Një demonstratë e tillë antikomuniste do të organizohej edhe në Detroit, por duket se Misioni Shqiptar në Nju Jork kishte urdhër për një antiprotestë,antimiting atje. Vetë shefi i Misionit kishte udhëtuar të nesërmen e demonstartës së Nju Jork-ut, drejt Detroitit. Grupimi i të rinjve antikomunistë me Nikoll Mrnaçaj e kishin mësuar lajmin dhe u nisen për në Detroit, që t’u vinin në ndihmë bashkatdhetarëve antikomunistë, demokratë atje. Edhe pse qe një ngjarje që provokoi tension, të rinjët nuk ranë në kurthin e përplasjes vëllavrasjes, duke shmangur gjakderdhjen. Gjithësesi Misioni shqiptar dështoi në orvajtjen e vet.Por në kthim ndodhi tragjedia,për të cilën dyshohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm.

        Gazeta e Dielli e ka regjistruar ngjarjen në numrin e saj 15 Shkurtit 1990. Ishte një kronikë e thjeshtë që përcillte dhimbje. Nën titullin”Një humbje tragjike” Dielli shkruante: Me datën 22 Janar 1990, në një aksident automobilistik, humbi jetën Nikoll Mrnaçaj, në moshën 31 vjeçare. Aksidenti ndodhi në Pennsylvania, ndërsa Nikolla së bashku me Mark Tinaj, po ktheheshin nga Detroiti, ku morën pjesë në demonstrimin kundër regjimit stalinist të Tiranës. Dielli shkruan se Mark Tinaj shpëtoi për mrekulli, ndërsa Nikolla humbi jetën.

Shërbimet funerale u kryen në Bronx, New York, ku të riut Mrnaçaj, i dhanë lamtumirën e fundit mijëra bashkatdhetarë të komunitetit shqiptar të Amerikës. Mesha e Dritës u celebrua me datën 27 Janar 1990, në Kishën Katolike Shqiptare, nga të Pëndershmit Don Rrok Mirdita dhe Don Pjetër Popaj. Merrnin pjesë në meshë më shumë se një mijë shqiptarë dhe amerikanë. Nikolla u varros në St. Raymonds Cemetery, me nderimet më të madha që Komuniteti shqiptar mund t’i akordojë një personi, shkruante gazeta e Vatrës.

        Dielli komentonte: Nikolla vjen nga një familje që gëzon respekt të konsiderushëm, për tradita fisnike, bujari dhe atdhedashuri. Gjatë jetës së tij të shkurtër, i ndieri Nikoll, la kujtimet më të mira, me sjellje, urtësi, dhe edukatë familjare, që kudo i sillnin dashuri dhe respekt nga të gjithë. Nikolla la mbrapa prindërit Marash dhe Mrije, bashkshorten Maria, djalin 5 vjeçar Michael, dy vllazën Paulinin dhe Lekën, dy motra dhe një rreth familjar të gjanë, si këtu, ashtu dhe në Atdhe.

         Redaksia e Diellit në fund të kronikës i paraqiste ngushëllimet më të ndieshme Familjes Mrnaçaj për këtë humbje të rëndë e të pazëvendësushme.

           Ashtu siç e përcolli me nderime në ikjen nga jeta, po ashtu komuniteti shqiptar e nderon për çdo vit Nikën. Katër muaj pasi kishte humbë jetën(22 Janar 1990), pikërisht në fillim të majit 1990, Nikolla u përkujtua me nderim nga Bashkia e White Plains , duke e ngritur Flamurin shqiptar pa yll tek zyrat e Bashkisë. Tash çdo vit, në fillim të muajit Maj, Martiri i Demokracisë, Nik Mrnaçaj, përkujtohet e nderohet nga Bashkia dhe nga komuniteti shqiptar me ceremoni nderuse, me fjalime, me programe artistike dhe me ngritjen e  Flamurit Kuq e zi. Ajo që tashmë ka zënë vend për rreth tri dekada në kalendarin e veprimtarive të Prefekturës së White Plains, dhe të Komunitetit Shqiptar, të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, të Shoqërisë Artistike  Kelmendi, të Vatrës dhe shumë shoqateve të tjera në Nju Jork, thirret “Dita e Lirisë Shqiptare” dhe i kushtohet Nik Mrnaçaj.

       Edhe në vendlindje Nika është nderuar me dekoratën”Martir i Demokracisë” , ndërkohë që shkolla e mesme ne Tamarë – Kelmend, mban emrin “Nik Mrnaçaj”, ndërkohë që ai është vlerësuar “Nder i Kelmendit”, ka dhe rrugë me emrine  tij.

      Të Dielën me 22 Janar 2020 , Dom Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, çoi meshë në nderim të Nikës, ndërkohë që ka kujtuar dhe eshte lutur edhe per axhën e Nikës,babain e Mark Mrnaçaj, Nikoll Mrnaçaj, me rastin e 30 vjetorit të vdekjes, pas një kalvari të gjatë në burgjet dhe kampet e internimit! Pushofshin në Paqe!

Filed Under: Featured Tagged With: Nik Mrnacaj-30 Vjet-Percjellja e Nik Mrnacaj

Urime Federatës Pan shqiptare të Amerikës, Vatra

January 26, 2020 by dgreca

Nga Shaqir Salihu- Vatran,Washington/

Së pari  dua t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen në detyrën e lartë të kryetarit të Vatrës, zotit Elmi Berisha dhe presidentit të nderit me të drejtë vote të përhershme, zotit Agim Rexhaj.

I përgëzoj delegatët e Kuvendit të Vatrës, të cilët u mblodhen më 19 janar në Michigan për të zgjedhur kryesinë e re të kësaj organizate patriotike, më e vjetra në botë që vepron jashtë atdheut. Në këtë kuvend u zgjodhën dy kryetarë, kryetari i ri, zoti Elmi Berisha dhe presidenti i nderit me të drejtë vote të përjetshme, zoti Agim Rexhaj. Vatra, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën, edhe kësaj radhe diti  në mënyrë dinjitoze ta kalojë edhe sfidën e përçarjes që kishtë pllakosur gjatë dy vjetëve të fundit.

Vatra jonë gjatë gjithë historisë së saj mbi një shekullore ka kaluar me sukses sfida edhe më të mëdha, por ajo gjithmonë ka ngadhënjyer. Unë, anëtar i saj nuk kam dyshuar kurrë në suksesin e saj në Michigan. Delegatët treguan nivel të lartë përgjegjësie ndaj Vatrës dhe kombit. Uroj zotin Berisha për këtë mandat, në këtë detyrë të madhe dhe fisnike në shërbim të kombit tonë të vuajtur. Vatra është një organizatë mbarëkombëtare dhe nuk ka vend për krahinorizma. Siç tha edhe kryetari i deritanishëm në fjalën e tij, zoti Dritan Mishto, Noli dhe Konica e kanë përcaktuar drejt në Kanunorën  e Vatrës duke vendosur mandat afatshkurtër për kryetarin. Kjo është bërë pikërisht për të qarkulluar elitat drejtuese.

Në mënyrë të veçantë e përgëzoj zotin Agim Rexhaj për zgjedhjen e tij si president nderi me të drejtë votë të përhershme në Vatër. Këtë post të lartë në Vatër e mbajti deri në fund të jetës së tij, ish-presidenti Agim Karagjozi. Agim Rexhaj, shquhet për sakrifica të mëdha për hir të atdheut. Ai ka qenë edhe kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Amerikë dhe për hir të unitetit të Federatës Panshqiptare Vatra, ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë për çështjen kombëtare aty ku ka nevojë më së shumti. Për këtë arsye Agimi ka marrë shumë mirënjohje nga nivelet me të larta shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë, ku vlen të përmendet medalja Gjergj Kastrioti Skënderbeu që mori nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, më 24 shtator 2019 për punën e palodhur në shërbim të atdheut.

Uroj edhe një herë suksesin e Vatrës sonë, tempull i demokracisë!

Me nderime,

Shaqir Salihu,ish gazetar ne Zerin e Amerikes, anetar i Vatres

Washington

Filed Under: Featured Tagged With: Shaqie Salihu-Urime Vatres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 750
  • 751
  • 752
  • 753
  • 754
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT