• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ligjërimi kombëtar i intelektualit Xheladin Zeneli, Shqiptarët në Mal të Zi – popull i rrezikuar

June 14, 2023 by s p

Shkruan: Prof. Begzad Baliu/

Në vitin 1990, gjeniu i mbrojtjes së të drejtave të shqiptare në ish-Jugosllavi, Profesor Rexhep Qosja, në Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Kongresit Amerikan, mbajti kumtesën me titull Populli shqiptar në Jugosllavi është i rrezikuar. Zor të besoje aso kohe se një bashkëvendës i tij nga Ana e Malit, dy dekada më vonë, po në këtë fondacion do të mbante një kumtim të këtillë shqetësues dhe më tej të botonte një vëllim fjalimesh, reagimesh, kumtesash e polemikash me titull Shqiptarët në Mal të Zi – popull i rrezikuar. Në të vërtetë, megjithëse tekste të shkruara dy dekada më vonë dhe megjithëse tekste të shkruara për çështje më të kufizuara a më të veçanta të fatit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, të shqiptarëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Mal të Zi, ato shquhen, pra, për diskursin politik e kombëtar, përkatësisht ligjërimin intelektual të reagimit të tij, si dhe për pikëpamjen moderne të paraqitjes së fatit të rrezikuar të shqiptarëve e perspektivës europiane të tyre.

Në këtë rrjedhë, ishin tri arsye që e nxitën leximin e këtij vëllimi me analiza, vështrime, opinione, artikuj studimorë e divulgativë, me fjalime, kumtesa e intervista dhe me polemika e reagime mbi gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi.

E para, biografia jetësore e autorit të këtyre teksteve e lidhur ngushtë me disa prej ngjarjeve të zhvilluara në jetën politike, kulturore dhe historike të shqiptarëve në Mal të Zi. Autori i këtij vëllimi Xheladin Zeneli është një prej intelektualëve të formuar në Universitetin e Sarajevës, i cili në kapërcyell të demokracisë postkomuniste u angazhua në jetën politike të Malit të Zi, me shpresë se do të ndihmonte zgjidhjen e çështjes kombëtare të shqiptarëve në Mali të Zi, por i zhgënjyer prej atakimeve gjithfarëshe të këtyre proceseve ai dha dorëheqje nga pozita e deputetit të legjislacionit të parë në zgjedhjet shumëpartiake në Mal të Zi dhe më tej u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë, autori i këtij vëllimi përmbushë biografinë kryengritëse të tij, që në të vërtetë është biografi e etikës së lartë dhe e përgjegjësisë nacionale ndaj kombit të tij.

E dyta, biografia intelektuale e autorit të këtyre teksteve është e lidhur ngushtë me diskutimet politike, kulturore dhe analitike të aktivitetit të diasporës shqiptare në Amerikë. Autori i këtyre teksteve Xheladin Zeneli, megjithëse u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me aktivitetet e tij u bë strumbullari i shumë organizatave shqiptare atje, zëdhënësi i idealistëve të këtyre forumeve dhe dëshmitari i pranuar edhe në institucionet më të larta të Administratës Amerikane.

E treta, konceptet, termat, shprehjet dhe ligjërimi politik i tij, janë mbrujtur prej refuzimit kryengritës të vendlindjes dhe të veshur prej diskursit të krenarisë së të qenit në mbrojtje të së vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Autori i këtij vëllimi që në rastin e parë shquhet prej diskursit moral, kur e kur të strukturuar nga koncepti i etnisë, në ligjërimin e ambientit të ri do të kujdeset që të formësoj ide, çështje, koncepte me prirje pragmatiste, sikur është veç tjerash ideja e zgjedhjes së çështjes shqiptare mbi parimin e popujve historikë, të njohur tashmë ndërkombëtarisht, një ide e cila për fat të keq nuk u inicua as nuk u kërkua të realizohej me shumë interes për shqiptarët në Maqedoni.

Megjithëse të shkruara a të kumtuara në kohë dhe rrethana të ndryshme, trajtesat e këtij vëllimi paraqesin një tërësi koherente idesh, konceptesh e projektesh, prej të cilave mund të nxiten forma të rëndësishme të shqyrtimit të pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, qoftë në rrafshin shtetëror, qoftë në rrafshin kombëtar a ndërkombëtar.

Në të vërtetë duke lexuar trajtesat e këtij vëllimi vura re se si dy breza veprimtarësh trajtojnë çështjen kombëtare. Brezi i Profesor Qosjes, i cili çështjen kombëtare shqiptare në ish-Jugosllavi e shihte mbështetur në rendin e ri, rendin e mbështetur në të drejtat dhe liritë e individit, si dhe brezi tjetër, i cili zgjedhjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi e sheh brenda parimeve të së drejtës së popujve historikë.

Filed Under: LETERSI

US to rejoin UNESCO to counter China’s influence

June 14, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

UNESCO announced Monday that the United States plans to rejoin the specialized agency of the U.N. The announcement was hailed as “a historic moment for UNESCO” by its Director General, Audrey Azoulay. The Biden administration says the U.S. is formalizing the plan to return to the U.N.’s educational and scientific organization after a five-year absence. The motivation stems from concerns that China is ‘filling the gap’ in UNESCO policymaking particularly with regard to technology and artificial intelligence.

The decision is a big boost to the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. A vote by member states is expected in the coming weeks. It would seem to be a formality given the resounding applause as the announcement was made at the agency’s Paris headquarters. No objection to the return of a country that was once its single biggest funder. Prior to the withdrawal, the U.S. contributed 22% of the agency’s overall funding. UNESCO’s annual operating budge is $534 million. The U.S. and Israel stopped financing UNESCO after it voted to include Palestine as a member state in 2011. In 2018 the Trump administration withdrew from the agency altogether, citing long-running anti-Israel bias and management problems. AP news reports that while Palestinian membership in UNESCO triggered the U.S. fallout with the agency, its return is more about China’s growing influence.

The Biden administration has already requested $150 million for the 2024 budget to go toward UNESCO dues and arrears. The US will have to pay more than $600 million accumulated in back dues. The US officials said that the decision to rejoin UNESCO is just the latest example of the U.S. deciding it can do more to counter China by actively engaging in U.N. institutions rather than sitting on the sidelines.

The Paris-based body was founded on November 15, 1945 with the mission of promoting world peace and security through international cooperation in education, arts, sciences and culture. It is known for its Word Heritage Program and various other projects on climate and environment.

Sources: UNESCO Press Announcement, AP News

Filed Under: Reportazh Tagged With: Rafaela Prifti

NJË TRUNG I LARTË ME KURORË FRESKUESE PËR MANASTIRIN

June 14, 2023 by s p

Shprehi bindjen time të thellë se duke e fuqizuar këtë Departament, ne në fakt po vendosim një shtyllë pranë një fidani që nesër mund të jetë një trung i lartë i ortodoksisë shqipatre me kurorë freskuese për Manastirin dhe gjithë rajonin e Pellagonisë.

Shkruan: Oliver QIRIAZI

Tash e tutje, ne ortodoksët shqiptarë të Manastirit do t’i shtojmë kalendarit të festave tona edhe një festë të re. Tash e tutje do ta memorojmë në kokat tona themelimin e Departamentit rajonal të trashëgimisë kulturore, këtu në Manastir, që mban emrin e shenjtë të familjes Qiriazi, si një festë që bashkon rreth një institucioni energjitë krijuese e hulumtuese, në funksion të njohjes sa më shkencore të trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore të rajonit të Pellagonisë.

Unë jam shumë i gëzuar që Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore nga Shkupi, i udhëhequr nga drejtori Prof.dr. Skender Asani, e ka futur edhe Manastirin në hartën e përkujdesit institucional, duke i dhënë këtij qyteti dhe gjithë rajonit, një impuls të ri zhvillimi në planin e hulumtimit dhe kërkimit shkencor.

Gëzimi im është i dyfishtë për arsye se emri i këtij Departamenti rajonal këtu në Manastir, pjesë e të cilit do të jem edhe unë, lidhet me paraardhësit e mi, me familjen fisnike shqiptare Qiriazi dhe me gjithë veprimtarinë iluministe që kjo familje e ushtroi dekada me radhë, si në planin arsimor, ashtu edhe në atë kulturor e diplomatik.

Tani kur po e themelojmë këtë Departament, para meje më del një shirit kohe tepër i gjatë, i stërmbushur me ngjarje që i dhanë kulturës dhe historisë sonë disa prej margaritarëve më të çmuar të iluminizmit kulturor e arsimor, siç ishin: Kongresi i Alfabetit, Shkolla e Vashave në Korçë, botimi i librave të para me alfabet të unisuar të Manastirit, aktivitetet lobuese si dhe një varg kontributesh të tjera shumëdimensionale.

Duke qenë bashkëpunues e kooperues me të tjerët, Departamentit rajonal i trashëgimisë kulturore, këtu në Manastir, do të jetë një pikë referuese mjaft kredibile për sa i përket ndriçimit të së kaluarës materiale e shpirtërore të këtij rajoni. Kjo edhe për faktin se Manastiri, si kryeqendër e një Vilajeti, historikisht njihet si nyje që lidhte lindjen me perëndimin, si një nyje nëpër të cilën kalonte rruga Egnatia, por edhe si një qendër e rëndësishme e diplomacisë perëndimore, sepse pikërisht nga Manastiri konsujt e ndryshëm raportuan për njerëzit, vendet dhe zhvillimet e këtushme. Si qytet i konsujve, Manastiri e meriton të jetë një qytet prej ku sërish do të aktivizoheshin reflektorët e dijes dhe kulturës, sidomos në ato fusha ku ka qenë i pamjaftueshëm kujdesi institucional.

Prandaj detyrë e jona si Departament do të ishte që ta rikthejmë Manastirin në dioptrinë e vëzhgimit shkencor, duke i dhënë peshën dhe meritën që ka në histori, por edhe vizionin që duhet ta ketë në të ardhmen.

Nuk ka punë më të shenjtë se vënia e dijes dhe kulturës në funksion të përparimit dhe progresit njerëzor. Jam shumë i bindur se ky do të jetë edhe misioni i Departamentit rajonal të trashëgimisë kulturore, këtu në Manastir, një vepër kjo kolosale e ideuar për mrekulli nga drejtori Skender Asani, i cili u tregua tepër kreativ në vitalizmin e jetës kulturore e shkencore me këndvështrime të reja dhe krejtësisht të liruara nga egocentrizmi etno-kulturor.

U jam mirënjohës z. Asani për besimin që edhe unë të jem pjesë e këtij Departamenti dhe shprehi bindjen time të thellë se duke e fuqizuar këtë Departament, ne në fakt po vendosim një shtyllë pranë një fidani që nesër mund të jetë një trung i lartë i ortodoksisë shqipatre me kurorë freskuese për Manastirin dhe gjithë rajonin e Pellagonisë.

Ju faleminderoj për vëmendjen!

Manastir, 09. 05. 2023

(Autori është pasardhës i familjes Qiriazi dhe pjesë e Departamentit rajonal të trashëgimisë kulturore “Qiriazët” në Manastir)

Filed Under: Emigracion

Çdo gjë nën kontroll

June 14, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Pesë kuptime në një – Zoti bëhet njeri; njeriu bëhet peshk; bëhet mal me pupla; frymëmarrje të vdekura – me një ndryshim; vdekja e detit, më e buta nga të gjitha vdekjet e njohura për njeriun. Vetëm një gjykim i drejtë; nuk ka re të zeza askund. Mbrëmja do ta gjejë veten me ose pa mua, në heshtje.

Ku i gjejnë paratë? Djali ia merr gjyshit; babai ia merr djalit, lulëzojnë pak nga konkurrenca, etja është e përgjithshme, droga përfshihet. Mister do të ishte kalimi pa hasur një kafene. Të dehurit, ndoshta. Nga pesë, tre i jep, dy i mban për vete. Dhe këtu futet shteti në formë taksash e tarifash të larta për një shoqëri jo shumë kohë më parë e mbyllur. Ajri i pastër ndihmon kujtesën. Ndjehet aty-këtu – voglio e non vorrei – do dhe nuk do.

Disa besojnë, se vazhdojnë të jetojnë në një trup tjetër pas vdekjes. Ata e quajnë rimishërim. Që të gjithë kemi jetuar më parë. Sa më të afërt e kemi, aq më të mishëriruar me të jemi. Metempsikoza, kështu e quanin njerëzit e lashtë. Ata besonin se njeriu mund të mishërohet në kafshë ose pemë, dhe e quanin nimfa (asnjëra astjetra). Zoti është Zot – ditë e natë, Jetë. Pyes veten se si mund t’ia shpjegojnë atë paganëve. Preferoni një gram opium? Perëndia i shtrirë në muze. Kurorë me gjemba dhe kryq e pushkë, muze ateist. Syzet merren për shkëlqimin e tyre. I shoh të ulur rreth e rrotull medias së kontrolluar; magjepsen, duke dëgjuar e lexuar lajme dytësore ose tik-tok perëndimor që ata e imitojnë “bukur”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

NDERIM PROFESOR CABANES-it 1930 – 2023

June 14, 2023 by s p

Akademia e Studimeve Albanologjike/

Një ditë e trishtë për arkeologjinë ndërkombëtare sot. U nda nga jeta personaliteti shkencor dhe bashkëpunëtori e miku i arkeologjisë shqiptare, Profesor Pierre Cabanes.

Pierre Cabanes u lind më 30 dhjetor 1930 në Puy-en-Velay të distriktit Haute-Loire në rajonin Auvergne-Rhône-Alpes në Francë. Përfundoi studimet në fushën e historisë. Në vitin 1965, mbrojti gradën shkencore “Doktor” me temën “Epiri nga vdekja e Pirros deri në pushtimin Romak (272-168 para Krishtit)”.

Në vitin 1969, Profesor Cabanes filloi mësimdhënien në Universitetin Clermont-Ferrand dhe në vitet 1977-1982 u zgjodh presidenti i parë i Universitetit Clermont-Ferrand II. Në vijim u zhvendos në Universitetin X-Nanterre në Paris, duke mbajtur për disa kohë edhe pozicionin e drejtorit të kërkimit në CNRS.

Aktiviteti i pasur shkencor i Profesor Cabanes numëron mbi 120 artikuj shkencor dhe 20 vepra të botuara, ndër të cilat përmendim: “L’Épire, de la mort de Pyrrhos à la conquête romaine (272-167 av. J.C.); “Albanie: le pays des aigles”; “Le Monde hellénistique. De la mort d’Alexandre à la paix d’Apamée”; “L’Histoire de l’Adriatique” – direction de la rédaction, préface de Jacques Le Goff; “Introduction à l’Histoire de l’Antiquité” etj. Vepra e tij renditet ndër kontributet e spikatura të studiuesve francezë të territorit të Ilirisë së Jugut dhe Epirit.

Kontaktet e para me mjedisin arkeologjik shqiptar zënë fill në vitet 1971 dhe 1974 për të vijuar me bashkëpunime të pandërprera me kolegët shqiptarë të arkeologjisë. Ai ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në akordimin e Medaljes së Artë për revistën “Iliria” nga Akademia Ndërkombëtare e Lutèce-ës (Francë) në vitin 1983.

Në vitin 1991 Profesor Cabanes u bë organizues dhe bashkëdrejtues i projektit të misionit arkeologjik dhe epigrafik francez në Shqipëri, fokusuar kryesisht në qytetin antik të Apollonisë për një periudhë dhjetëvjeçare. Rezultatet e këtyre kërkimeve reflektohen në katër volume të korpusit të mbishkrimeve greke të realizuara në bashkëpunim me kolegët shqiptarë Faik Drini dhe Neritan Ceka. Të shumta janë aktivitetet ndërkombëtare, organizuar prej Profesor Cabanes, mbi tematika të ndryshme të lidhura me Ilirinë e Jugut dhe Epirin.

Ai ka drejtuar botimin e Hartës Arkeologjike të Shqipërisë, në bashkëpunim me kolegët shqiptarë profesorët Muzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka. Ka orientuar me dijet dhe përvojën e tij Shoqatën “Patrimoine sans frontières” për angazhimet e saj në promovimin e Fototekës “Marubi” në Shkodër si edhe për programin e restaurimit të kishave në Voskopojë. Profesor Cabanes qëndron po ashtu pas iniciativës dhe realizimit të shtëpisë së arkeologëve në qytetin antik të Apollonisë.

Punimet dhe angazhimet e tij të shumta në dijet historike dhe arkeologjike janë dëshmi të një personaliteti shkencor elitar, me energji të pazakontë, me saktësi dhe skrupulozitet shkencor.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1818
  • 1819
  • 1820
  • 1821
  • 1822
  • …
  • 2977
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Rrobat e mbretit”…
  • Kosova midis kujtesës, rezistencës dhe diasporës në veprën e profesor doktor Roland Gjinit” Pavarësia e Kosovës, Federata Panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta ‘Dielli’ (1981–2008)”
  • Mitrush Kuteli, një nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit XX
  • We are proud to announce the election of the MAASBESA Board of Directors for the 2026-2028 term
  • Letër e Lumo Skëndos viti 1908 drejtuar Jani Vretos dhe botuar te gazeta “Rrufeja” (1909)
  • KUFIRI SHENDETIT DHE SËMUNDJES
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK
  • Në ditën ndërkombëtare të shtypit…
  • Në ditën e lindjes kujtojmë baron Franz Nopcsa, paleontologun dhe gjeologun e shquar, një nga figurat më të mëdha të albanologjisë
  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT