• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

February 4, 2023 by s p

Nga Dr. Bledar Kurti/

William McKinley lindi më 29 janar 1843. Ai shërbeu si Presidenti i 25-të i Shteteve të Bashkuara, i treti ndër katër Presidentët e vrarë në historinë e SHBA: 1) Abraham Lincoln (1865, nga John Wilkes Booth), 2) James A. Garfield (1881, nga Charles J. Guiteau), 3) William McKinley (1901, nga Leon Czolgosz) dhe 4) John F. Kennedy (1963, nga Lee Harvey Oswald).

Presidenca e McKinley shënoi rritje të shpejtë ekonomike për SHBA. Ai drejtoi vendin gjatë luftës së vitit 1898 midis SHBA dhe Spanjës. Fitorja e Shteteve të Bashkuara ishte e shpejtë dhe vendimtare. Zgjati vetëm tri ditë, me vetëm një jetë amerikane të humbur.

Si pjesë e marrëveshjes së paqes, Spanja ua dorëzoi Shteteve të Bashkuara kolonitë e saj kryesore si Puerto Riko, Guami dhe Filipinet, sikurse u dha kontroll edhe mbi Kubën. Në të njëjtën kohë Shtetet e Bashkuara aneksuan Republikën e pavarur të Havait duke e bërë atë territor të Shteteve të Bashkuara.

McKinley ishte progresist, dhe nën drejtimin e tij, nga një shtet i izoluar në kontinentin amerikan, SHBA zunë një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare dhe gjeopolitike.

Më 6 shtator, 1901, gjatë një takimi të Presidentit me qytetarë të zakonshëm, Leon Czolgosz, një anarkist, me armën e fshehur nën shami iu afrua dhe e qëlloi McKinley dy herë në bark.

Me vdekjen e William KcKinley, Presidenti i 26-të i SHBA u bë Theodore Roosevelt, njeriu simbol i fronterave të reja dhe i progresit amerikan. Por edhe ndaj Th. Roosevelt pati një atentat që gati ia morri jetën Presidentit.

Teksa Roosevelt po mbante një fjalim përpara një turme me njerëz të zakonshëm, John Flammang Schrank, nga Nju Jorku, e qëlloi Presidentin. Por, teksti prej 50 faqesh i fjalimit të Presidentit, i palosur dy herë në xhepin e xhaketës së Roosevelt dhe një këllëf syzesh metalike e ngadalësoi plumbin, duke i shpëtuar jetën.

Pavarërisht kësaj, Roosevelt e mbajti fjalimin e tij të planifikuar, edhe pse gjaku rridhte në këmishën e tij. Presidenti foli për 84 minuta para se të përfundonte fjalimin e tij e më pas shkoi të merrte ndihmën mjekësore.

SHBA ka një histori të lavdishme, e cila edhe pse hera-herës ka kaluar përmes faqesh të errëta e të zymta ajo ka ditur gjithmonë të ecë përpara dhe fitimtare.

Historinë nuk e shkruajnë ngjarjet por njerëzit.

Dhe SHBA ka dëshmuar se ka patur njerëz të mëdhenj të cilët kanë shtruar rrugën e së ardhmes. Një shembull për çdo vend e komb tjetër në botë.

Filed Under: ESSE

Kosova’s 15th Anniversary of Independence Celebration

February 3, 2023 by s p

It is my distinct pleasure to invite you to Kosova’s 15th Anniversary of Independence Celebration on Monday, February 13, 2023, doors open at 5:00 pm at New York City Hall located at 1 City Hall, New York, NY.

In order to accept the invitation and attend the event, you must RSVP BY CLICKING HERE or visiting: https://council.nyc.gov/events/rsvp/?event=KOS2023

This important celebration is sponsored by NYC Council Speaker Adrienne Adams with Council Member Robert Holden, CM Borelli, CM Carr, CM Valazquez, CM Feliz & CM Paladino.

YOU MUST RSVP BY FRIDAY, FEBRUARY 10TH – RSVP BY CLICKING HERE

Filed Under: Komunitet

PAL ËNGJËLLI, KRYEIPESHKËV I DURRËSIT I SHKRUAN GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – PRINCIT TË EPIROTËVE PËR FILLIMIN E LUFTËS KUNDËR SULLTANIT OSMAN – MEHMETIT TË II-TË

February 3, 2023 by s p

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest/

Studimi i literaturës burimore dhe asaj arkivore dhënë rezultate të jashtëzakonshme në fushën e albanologjisë në përgjithësi, e veçanërisht në fushës e historisë. Përqëndrimi i këtyre studimeve është bërë kryesisht në shekujt XIV-të e XVI-të. Saktësimi dhe nxierrja në dritë e të dhënave burimore të reja, kanë bërë që shumë ngjarje, data dhe personalitete të zënë vendin që ju takon, qofshin ato të njohura [ditura] apo fare të reja. 

Në kuadër të botimit të letërkëmbimit të Skenderbeut, kësaj radhe botojmë një letër të Pal Ëngjëllit dërguar Skenderbut. Letra, ç’është e vërteta është botuar në vitin 1596, por ka mbetur thuajse krejt e panjohur për studiuesit e vepërës së Pal Ëngjëllit dhe Gjergj Kastritotit – Skenderbeut, në librin:

 SELECTISSIMARVM ORATIONVM ET CON/ SUSLTATIONUM/ DE BELLO TVRCICO/ VARIORVM ET DIUERSORUM/ AVCTORUM,/ Volumen Tertium;/ Pars altera,/ Ad reges et principes/Christianos,/ Recensente/ Nicolao Revsnero Leor.Iurisc. & Consiliario Saxonico. /1596/ Lipsae,/ Cum privilegio Caesareo et Saxonico/ Auctori concesso./ Impensis HENNINGI GROSII Bibliopolae./ [f. 14] + 1-200 + [4], origjnali i së cilës ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit në Vatikan.

Origjinalin e kësaj letre, ne kemi pasur fatin ta gjejmë në Arkivin Sekret të Vatikanit, fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 653r-657v [ose paginimi i vjetër: 648r-652v]. Këtë dokument e kemi transkriptuar, transliteruar dhe përkthyer në gjuhën shqipe. Këtë letër e përmend edhe Marin Barleti në veprën e tij: “Histori e Skenderbeut” por me disa ndyshime, gabime dhe lëshime të ndieshme.

Duke pasur për qëllim kryesor të theksojmë se burimet që ka shfrytëzuar M. Barleti kanë qenë të sakta dhe korrekte, që bie ndesh me pohimet e shumë “hisotrianëve” dhe “studiuesve” të veprës së Barletit, por edhe figurës së Gjergj Kastritoit – Skenderbeut, ngase, këta “historianë e studies” nuk kanë shfrytëzuar burimet origjinale, nuk kanë pasurë në dorë literaturë të  mirfilltë shkencore, nuk kanë bërë hulumtime serioze shkencore nëpër arkiva e biblioteka [në këto të fundit, sidomos në sektorin e librit të rrallë dhe të dorëshkrimeve], por pohimet e tyre i mbështesin nga ato që kanë “dëgjuar”, apo nga literatura të cilët ju kanë “servuar” të tjerët, e cila në të shumtën e rasteve vuan nga difekte serioze, qofshin ato të qëllimshme, të vetëdijshme ose të bëra nga moskujdesi i atyre që i botuan; nga shkurtimet e shumta, shtrembërimet e datave, ngjarjeve e të mos flasim për gabime të toponomastikës dhe onomastikës.

Dokumenti që kemi në dorë është lëshuar nga Durrësi, ku e kishte selinë kryeipeshkvnore, imzot Pal Engjëlli dhe është shkruar nga një scribes i sprovuar i kryeipeshkvisë, siq ishte zakon i kohës. 

Ne nuk kemi arritur të sqarojmë: pse kjo letër në origjinal ruhet në Arkivin Apostolik të Vatikanin? E vetmja arsye mund të jetë, që kryeipeshkvi, imzot Pal Engjëlli e ka dërguar në Selinë e Shejtë, si dëshmi për përpjekjet që ka bërë për të bindur Gjergj Kastriotin Skenderbeun për të prishur marrëveshjen për armëpushim që ky kishte bërë me sulltanin Mehmetin e II-të.

Studimi i kujdesshëm i këtij dokumenti nxjerr në pah aftësinë e jashtëzakonshme të të shprehurit të imzot Pal Engjëllit, njohurit e tij të thella për të kaluarën e fisit dhe sulltanëve osman si dhe rrezikun që kanoset nga mos-rrespektimi i fjalës dhe dokumenteve të shkruara që më shumë se një herë kishte ndodhur në mes të Gj. K. Skenderbeut dhe sulltanëve.

Në vijim sjellim përkthimin e këtij dokumenti në gjuhën shqipe sipas origjinalit që ruhet në Arkivin Apostolik të Vatikanit.

*************************

Përshendetje në Zotin tonë Jezus Krishtin për birin, sundimtarin, prinicin dhe fisnikun tonë të nderuar Gjergj Kastriotin të ashtuquajtur Skenderbe.

 O princ i pamposhtur, do thërriste Platoni, e lumtur dhe e begatë është republika, mbretëria dhe perandoria, kur ajo udhëhiqet nga një njerëz shumë të mirë dhe shumë të ditur. Kështu në fakt në këtë kohë ne shikojmë (admirojmë, m.a.) dritën e qartë që i ka ardhur Shqiperisë sonë, e cila udhëhiqet nga ti, nga një princ shumë i ditur, perandor i përsosur, kont i pamposhtur. Për këtë shkak, jo pa arsye, të gjithë fqinjët, princërit dhe mbretërit e afërt të drejtohen ty, si komandantit të vetem energjik, të dërgaur nga qielli, për të mbrojtur perandoritë dhe mbretëritë e tyre nga çmenduria dhe egërsia otomane e barbare, të cilët presin të udhëhiqen nga ushtria jote. Ata të cilët gjithnjë deri tani ishin të mbrotjur shkëlqyeshëm dhe për mrekulli nga armët dhe mençuria jote; nga vendosmëria dhe trimëria e komandantëve dhe ushtarëve tuaj. Sikur që deri tanii, sigurisht, këtë e ka vërejtur Mehmeti i II-të mendjepreht dhe shumë dredharak; çrrënjonësi më i rrezikshëm i besimit të krishterë, dëshiron që me egërsinë e tij, të shpreh urrejtjen e tmerrshme që ushqen ndaj emrit të krishterë.

Duke shfrytëzuar dredhitë e tija dhe dinakërinë e njohur otomane, ka arritur të bëj aleancë me ty, dhe ti me të, duke bërë paqe ke shmangur luftën; për të mos qenë i sulmuar nga forca e armëve tua, të cilave ju ka shumë frikën, kështuqë me shumë lehtësi ka pranuar të gjitha kushtet e paqes, të cilat ti i ke kërkuar. 

Por mjerë ai, princ i papmposhtur, që duke bërë të gjitha këto me ty, me premtime të një barbari dhe me mashtrime të ndryshme, ka bërë aleancë me ty, që së pari të heq qafe fqinjët tuaj, pricërit, mbretërit dhe sunduesit e krishterë; dhe pastaj të kthej armët e tij, kundër forcave tua. Nuk ka njeri, që nuk i vëren këto qëllime të tijat. Ku ndodhen tani sunduesit e Rashës? Ku janë mbretërit ilirë? Ku u zhdukën mbretërit e Trapezuntit dhe Konsatinopojës? 

Tani ka vendosur të kthehet nga ti, tani kur është prishur aleanca, kur janë shkelur premtimet, dhe pronat tuaja gjithandej janë shkretëruar. Aleatët tu, i nxit kundër teje dhe i shqetëson me sulme të pandërprera. Kush megjithatë, mundet, princ i shkëlqyer, të sqarojë urrejtjen e madhe që ushqen ky tiran i egër, ndaj teje? Mendon ti, se ai do të harrojë vdekejn e të atit, Muratit të II-të, i cili vdiq nga hidhërimi i humbjes së ushtrisë së tij, vrasjes së shumë oficierëve, prijësve dhe komandantëve, pa hakmarrje? Ti ju beson fjalëve dhe premtimeve që të bën ai; dhe i pranoni si të tilla? Beson se do të mbajë fjalën e dhënë? Do të mbaj fjalën që kurrë nuk të ka dhënë me sinqeritet; dhe të gjitha këto të deritanishmet, që asnjërën nuk e ka mbajtur. Kush ndonjëher ka mundur, i dashuri Zot, të numëroj fjalët dhe fyerjet që ka bërë ky tiran i tmerrshëm? 

Megjithatë, atë që kam bërë në heshtje, e llogaris si mëkat. Sulmet e vrullshme, kur për këtë ekziston ndonjë kënaqësi, ndaj mizorit dhe kriminelit, duhet nxierr në dritë dhe emruar kryesit e mëkateve dhe krimeve, nga të cilët, të tjerët, duke shikuar mëkatet dhe të këqijat, do të përmbahen. Pra kështu, as zgjuarsia nuk duhet lënë anash, dhe të mos vlerësohet, kështu as mëkati, të mos lihet pa u qortuar. Domethënë, nga njëra dhe tjetra, fitohet fryt i ngjajshëm – nga të mirët, të cilët duhet lavdëruar dhe të këqinjët që duhet qortuar. E drejtë është, megjithatë, që të gjithë të këqinjët dhe kriminelët të gjykohen për veprat e tyre; me të vërtet ky Mehmeti i II-të më shumë nga të tjerët, i tejkalonë ata me mizoritë e tija. Gjithsesi, jeta e tij, është me vepra të këqija, aq më parë kur ky si i njohur, ju shmanget atyre për ti parakaluar sa më lehtë. 

Mehmeti i II-të është i lindur në vendin më të poshtër dhe më fatëkeqin; dhe nga prindër shumë të pandershëm, në atë fis, i cili nga barbarët ka qenë zakon të renditet nga një pozitë e ulët, në një edhe më të ulët. Meqenëse Skitët e Meotit janë më të ulët se barbarët, ai vetë pohon se është i lindur në atë vend fatkeqë dhe të diskredituar. Krahinë e lindjes së tij është Skitija, ndërsa fshati Otoman, nga i cili e ka origjinën, ka rrënjët nga familja Otoman, njerzit e së cilës deklarojnë, se ishin skllevër. Nuk ka gjë më të ulët dhe më fyese se origjina dhe parardhësit e tij. Muratit të II-të pra, të atit, nga i tëri fisi i tij, meqenëse ishte nga familje Otomane, me origjinë skllave dhe gjithmonë e robëruar, më së paku i është lejuar të ketë pushtetin. Mbretëritë aziatike i ka pushtura me dredhi dhe krime, çdo gjë e ka zmadhuar dhe rritur, derisa mbretëria është zgjeruar mbi bazë të krimeve, në fillim është ngritur aq lartë sa kishte frikë nga vetë madhështia e tij. 

Megjithatë të kalojmë te karakteri i tij. Mehmeti ka fuqi të shumta fizike dhe shpirtërore; por vese të këqija dhe të degjeneruara; armik i gjinisë njerzore; gjakpirës, koka e krimit, kampion i të gjitha të dredhive, nxitës i vdekejs, baba i të gjitha poshtërsive, vrasës ordiner. Kishte lindur te njerëz që kishin një traditë të tillë, duke ruajtur shfrenimin dhe egërsinë barbare; gjithashtu në çdo moshë ishte i bastardhuar. Në rininë e tij, luftërat, vrasjet, rrëmbimet dhe përleshjet, i kishte shumë qef. Shpirt të paturpshëm, tinzar, mashtrues, dëshirues i të huajës, i pakontrolluar në epshe, kërkues dhe i pangopur, insistues për plotësim dëshirash, i pa besë. 

Në të, pra, kishte më shumë se sa mund të thuhet me fjalë, i ishte rritur dëshira për paranë dhe pastaj edhe për pushtet. Ky është ai Mehmeti i II-të i cili nga verbëria për pushtet ka therë të vëllanë; me dredhi vrau sunduesit e Rashës dhe mbretin e Bosnjës, ndërsa të afërmit e tyre i bëri robër dhe skllevër, duke ju nxierr sytë ose duke ju gjymtuar ndonjë pjesë tjetër të trupit. Çfarë të të them për të tjerët në të cilët ka porvuar të gjitha mënxhyrat e torturave? Kështuqë karakterin dhe vetit e tija jo njerzore, kurrë nuk mund ti ndryshojë. 

Në besim ndaj Zotit është i pamoralshëm, ndaj njerëzve armiqësor; çdoherë shkon drejtë shkatërrimit. Miqësitë dhe armiqësitë nuk i bën sipas rastit, por sipas fitimit. Për asgjë nuk ka masë, për asgjë nuk vepron me arsye, ndaj miqëve sillet me neveri dhe vrazhdësi, hapur dhe në emër të tij, plaçkit dhe dhunon vendet e shenjëta, rrëmben çdo gjë, grabitë çdo gjë, pa asnjë arsye ngatërron ndershmërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë njerzore. Pothuajse të gjithë kundërshtarët i ka vënë nën zgjedhë, i ka vrarë dhe kthyer në skllevër, të tjerët. 

Prandaj, çfarë është e re, i shklëqyeri Zot, mos mendon se besëthyeri Mehmet të II-të do të mbaj premtimin? Kur ai është i ndotur me çdo lloj mëkati; ju përmbahet vetëm krimeve fisnore dhe trashëgimisë së çodroditur. Kështuqë mos i beso tiranit, mos ju beso fjalëve dhe premtimeve; por, përbahu nga çfardo miqësie me të. Paqen të cilën ai vetë e ka shkelur dhe prishur, llogarite si të përfunduar dhe mos lejo që për këtë shkak të mos e luftosh. 

Përkujdesu për vete dhe për mbretërinë tënde, që barbari mos të arrij të të mposht me anë të kurtheve dhe dredhive të ndryshme. Barbari nuk mendon asgjë, nuk bën veprime ngase nuk e lejon shpirti i bastardhuar, pos premtimeve se do mposhtë dhe shkatërroj çdo gjë të krishterë, për çka unë çdoherë të kam, [siq e din, m.a.], këshilluar që të jesh i kujdeshëm dhe vigjilent. Këtë e ke dëshmuar me betim dhe më kujtohet se shpesh ke folur se je i lindur për të rujatur dhe për të mbrojtur fenë. Përse atëher, do të të pyes, ule armët dhe bëre paqe? Ndoshta për shkak të jetës së ushtarëve tuaj, të cilët janë të prirur për dembeli, ti le në baltë fesë së krishterë, të cilën tirani barabrë po tenton ta shuaj? Harrove të mirat e përgjithëshme? Ke zgjedhur të jetosh vetëm për vetën tënde? Mbase llogarit që nga kjo do të kesh përfitime për shkak të pozitës tënde të ndryshuar? Komandanti veteran, komandanti, më i guximshmi në luftë, qëndron duarkryq? 

Tani dikush do të vërej për turpin e madh, se qenka shuar ai zjarr i madh në karakterin e sunduesit të fuqishëm, duke ju përkushtuar pushimit dhe mospunës; ndërsa miku yt, Memeti  II-të nuk vuan nga këto vese, por, përkundrazi përpiqet dhe shpejton që sa më parë të zhduk Ungjillin e Krishtit. E fundos lundrën e Pjetrit, gris dhe shkul rrobat [rasat, m.a.] e Krishtit, duke ndjekur gjurmët e parardhësve të tij, dhe duke lavdëruar orakulin [profetin, m.a.] e tij të rrejshëm, i cili ka kërkuar që me ashpërsinë më të madhe të ndiqet dhe të zhduket emri i Krishtit dhe gjaku i pafajshëm i krishterë i cili ka rrjedhur për të nderuar dhe respektuar gjenerat që vinë. Për këtë, ai mizor, çdo herë në mënyrë shumë më të ashpër se sa besimet [fetë, m.a.] tjera, ka sulmuar fenë e Krishtit. 

Nëse ti, sundues i pamposhtur, tani nuk ngre armët tua kundër të tijave; nëse nuk nxit forcat tua në luftë kundër tijë, të gjithë do të mendojnë se vërtet je një frikacak, dembel dhe jo punëtor. Vallë nuk e dini se si të gjithë mbretërit dhe sunduesit e krishterë, së bashku me papën tonë të shenjtë, Piun e II-të, sunduesin më të madhë të botës, janë ngritur kundër tiranit barbar? Kanë vendosur që me ndihmën e Zotit, që ta ndjekim dhe dëbojmë nga Evropa këtë barbarë. 

Papa ka nxjerrë një urdhër dhe në të tërë botën e krishterë është lajmëruar se të gjithë mbretërit dhe sunduesit e krishterë do të marrin faljen e mëkatëve të tyre dhe që sa më parë, së bashku me vetë papën të nisen në luftë për ta dëbuar sulltanin turk. Për këtë, venedikasit tu, së bashku me princin dhe gjithë senatin, këmbësorinë dhe flotën detare, të ftojnë dhe të përkulen në këtë ekspeditë kundër Mehmetit të II-të. 

Ty të kanë zgjedhur për prijës, komandant dhe gjenral të përgjittshëm të tërë ushtrisë së krishterë. Papa ka vendosru që ty, veçanërisht i nderuar, të ja besoi drejtimin e kësaj lufte. 

Me të arritur, dhe shkelur tokën e Durrësit, do të të kurorëzoj mbret të Shqiptarëve dhe Epirotëve. 

Prandaj, më fatlumi princ, Skenderbe, çfarë do të bësh? Çfarë pret? Ose ndoshta duhet që të kalosh në harresë [kujtesë, m.a.] të përgjithshme, të dorëzosh armët dhe të pranosh zgjedhën ose të pranosh këtë me urtësi dhe përkulje, për të cilën luftohet për pushtet dhe pozitë ndaj gjithë perandorisë. 

Tund forcën dhe ndjenën shpirtërore, fto të gjithë komandantët dhe ushtarakët tu, mbledh kryepleqët e fiseve dhe popullin, fto fqinjët, mbretërit dhe sunduesit që i ti ke aleatë; formo legjione dhe rendit ushtrinë, prano shoqërinë e të gjithë besnikëve të bashkësisë së krishterë, përkulju Papës, prano faljen për mëkatet tua së bashku me tërë ushtrinë tënde. Shiko, për këtë do të më mbajnë inat, venedikasit tu, që po të lajmëroj; që po nxis për të ju bashkaur forca – forcës, çeta – çetës dhe ushtira – ushtrive. 

Ashtu sikur dihet, venedikasit, në mesin e të tërë mbretërive, janë të krishterët më të devotshëm, më shpirt mëdhenjët dhe më të fortit në detë. Ata të premtojnë dhe të ofrojnë flori e argjendë në pakufi. Për këtë, Skenderbe, vërtet të them: Skenderbe, ti, po ti, nderi i të gjithë princërve, mbretërve dhe sunduesve, me çetat tua, fillo luftën me tiranin barbar, sulmo tokat e tija dhe futi frikën e tmerrin deri në kokcë. 

Ai i pari të ka provokuar duke e shkelur dhe shkëputur premtimin për paqe. Ç’është e vërteta, është e drejtë ligjore e çdonjërit që të mos mbaj premtimin ndaj atij që e shkel i pari. Nisu pra, me guxim pëprara me ushtrinë e krishterë. I pari sulmo armikun. Shpalli luftë të përgjithëshme barbarit mizor dhe përgadit rrugën për papën. Ja pra papë Piu i II-të. Ja pra venedikasit tu. Pas vetes dhe me vete ke edhe: françezët, spanjollët, belgjikasit, hungarezët, çekët, polakët, italianët dhe gjithë botën e krishterë.

Për këtë shkak, nuk mund të ndodhë, që barabri i egër, të jetë i përgatitut, për t’u përballuar: princave, mbretërve, sudnimtarëve, çetave dhe ushtrive të tyre. Jam i bindur se menjëher do të frikësohet dhe do të largohet nga Evropa. Nuk do ti shërbej Otomanit [turkut, m.a.] mburrja, nuk do ta forcojnë mashtrimet, dredhit dhe intrigat. Megjithatë duhet mbajtur sekret; me mendje e shpirt të arsyeshëm duhet kujdesur, ngase dredharaku Mehmet i II-të, mund ti prandjej të gjitha këto dhe te ti, do të drëgoj lajmëtar dhe zëdhëns, për të të përfituar për vete, për të ulur armët dhe për t’iu përmbajtur marrëveshjes, të cilën ai i pari e ka prishur. 

Megjithatë, heq dorë nga veset e tija të këqija dhe mbyll veshët nga joshjet e tija. Ti e njeh shumë miër karakterin e tij. Mjaft e ke ndjerë dhe hulumtuar si njeri dhe ti ke më shumë se asnjë tjetër, mundësi të kapësh dredhit e fisit të otomanëve.

Lëshuar në Durrës, në vitin e Krishtit, 1463, ditën e 13 të qershorit.

Filed Under: Histori Tagged With: Musa Ahmeti

In Memoriam Presidenti Woodrow Wilson

February 3, 2023 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Më 3 shkurt 1924 u nda nga jeta Woodrow Wilson, Presidenti i 28-të i SHBA.

Gjatë Konferencës së Paqes në Paris, 1919, Presidenti Wilson pati ndikim të jashtëzakonshëm e vendimtar në ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë.

Ndaj ai do kujtohet gjithmonë si miku i madh i Shqipërisë, të cilin Fan Noli e vlerësoi si “një emër që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare,” ndërsa Faik Konica cilësoi se “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Presidentit Wilson një monument të pavdekshëm në zemrat e tyre.”

Lidershipi dhe shtetaria e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, Platforma e tij prej 14 pikash, të cilat i hapën rrugën krijimit të Ligës së Kombeve e më pas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndikuan në paqen botërore e shërbejnë edhe sot në ruajtjen e paqes në botë dhe marrëdhëniet më të mira e më transparente midis shteteve.

“Më thuaj çfarë është e drejtë dhe unë do të luftoj për të,” tha Wilson. Dhe kjo mbetet një thirrje për çdo shtetar, drejtues apo edhe individ të thjeshtë në çdo kohë e në çdo vend.

Filed Under: ESSE

Thirrje !!! Ka kohe qe makina e jetes po “jep shpirt” !

February 3, 2023 by s p

Orest Çipa/

Bamiresi shqiptare i cili prej 10-vitesh ka hapur zemren e tij ne sherbim te komunitetit ne Bronx te Nju Yorkut, Aleksander Nilaj, ka dite qe kerkon ndime monetare per riparimin e makines se shpirtrave ne nevoje.

Po, ai kerkon ndihme per riparimin e makines se fukarenjve, mirepo thirrja e tij duket se ka rene ne vesh te shurdhet!

Ndoshta dikush qe po me lexon eshte ndalur e po komenton me ze koke, ze gryke, apo ka dhe nga ata qe ju zihen te gjitha e leshojne gojen me ndonje marre ala-shqiptarçe!

Po, edhe bamiresi kerkon ndihme !

Jo per veten e tij por per ata qe i kerkojne “llogari” cdo dite tek tezgat e rradheve te gjata!

Per ta sqaruar lexuesin dhe per te qene sa me korekt me te, kjo makine e dhuruar nga Familja Musaj disa vite me pare, furnizon gati 10-mij persona ne nevoje me ushqime cdo jave .

Edhe pse makina e Sandrit s’ka fryme, s’ka jet, s’ka mish e kocka apo “gjymtyre “ te mishta per te qene nje qenie e gjalle, kjo makine u mbush tavolinen me buke e te nesermen me shpres shume hallexhinjve!

Dikur, shume vite me pare, kishim kafshet te cilat na benin punet qe sot bejne makinat . Mirepo , kafshet kane fryme, mish e kocak , gjak e vithe per ti goditur me shufer edhe kur nuk binden…ndersa makina e Sandrit eshte parkuar dhe sben as para as mbrapa!!

Kafsha ne shume raste ishte burrimi i te ardhurave jetike për cdo nevojtar dhe Ishte gjeme e madhe kur ngordhte mushka!

Me mire te vdiste dikush se te ngordhte kafsha!!

Kishte edhe nga ata qe e hanin kafshen kur zgjidhjet shterronin !! Cfare kontrasti?!

Ngordhje e vdekje bashke!!!

E për tu kthyer në realitet, makinat nuk jane si kafshet ato duan leke te ecin, as thika e as shufra s’ben derman mbi hekura.

Para 5-ditesh e takova rastesisht Sandrin te rruga e lagjes midis te tjerash me tha : “Vella me ngushte se tani nuk jam gjendur. I ndihmoj njerzit se ashtu jam gatuar une, por te them te drejten edhe pse perdite shperndaj ushqim, e c’fare nuk me kane zene syt e kisha haruar ndjesine e te qenit ne hall te madh ,ndjenjen e te qenit ne anen e kerkuesit dhe lypsit! Tani qe me eshte prishur makina e nuk kam me c’fare te sjell ushqimet , s’di nga t’ja mbaj , hall i madh vella “!

U vrdallosa nje here rreth bllokut dhe ja ngula syte furgonit te bardhe qe dikur nga gezimi rradhetaret e perditshem I godisnin llambarinen me pellembe si per te falenderuar per punen e kryer.

Ate dite makina dukej sikur po renkonte nga dhimbja e mospasjes se mundesise per te ndihmuar Sandrin.

Makina po lengonte ! E Sandri kish hall mbi hallin !

Ate dite makinen erdhen dhe e moren……

Makina e jetes ka kohe qe po “jep shpirt” !

Filed Under: Komunitet Tagged With: Orest Cipa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1853
  • 1854
  • 1855
  • 1856
  • 1857
  • …
  • 2787
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit
  • KOLONJËN E BËJNË EMËRMADHE RILINDASIT E SAJ TË SHQUAR
  • Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity
  • TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!
  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT