• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ta ruajmë, ta flasim dhe të na rrojë në jetë të jetëve gjuha jonë e bukur dhe hyjnore shqipe

May 29, 2023 by s p

Dritan Mashi/

Na i qëndis disa fjalë për “Dielli”-n, ” – kështu më tha Sokoli….E mendova paksa, por thashë jo, se është më mirë t’ia filloj me atë çka na tha një nxënës në shqip: “A nuk do vijmë përsëri pas pushimeve, si në shkollën e detyrueshme?”

A ka më kënaqësi kur fëmija, i lindur dhe rritur në dhè të huaj komunikon shqip dhe mbi të gjitha kur ke kontribuar që t’ia shtosh të nxënit? Jo, më shumë, është mrekulli.

Kështu u ndjemë edhe ne, mësues e prindër, të shkollës së gjuhës shqipe “Gjergj Fishta” në Levico Terme (TN) Itali, ditën e djeshme në mbylljen e vitit shkollor 2022-2023. Me fytyra të qeshura, me muzikë shqip, duke hedhur valle dhe kënduar, na dukej vetja si në shtëpitë tona, atje ku edhe cicërima e zogut të duket shqip. Kjo është kënaqësia e jetës së prindit, kjo është kënaqësia e mësuesit dhe duhet të jetë edhe kënaqësia e komunitetit, që fëmijët tanë, kudo që të ndodhen, të komunikojnë në gjuhën e të parëve, gjuhën shqipe.

Në këtë ceremoni të vogël, ashtu siç jemi një shkollë e vogël, në një qytet të vogël, me komunitet shqiptar të vogël, por me zemër shqiptarie të madhe, na nderoi edhe kryetari i komunës, ku cilësoi integrimin e komunitetit tonë dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe na ndihmoi të shpërndanin certifikatat për çdo nxënës që frekuentoi mësimin e gjuhës shqipe!

“A nuk do vijmë përsëri pas pushimeve, si në shkollën e detyrueshme?”

Kjo është fjali që duhet qëndisur dhe me shkronja të mëdhà. Duhet qëndisur dhe të ruhet si suvenir në të gjitha shtëpitë tona, nëpër të gjitha shoqatat, në të gjitha dyqanet dhe selitë diplomatike ku hyn dhe del shqiptaria. Ta ruajmë, ta flasim dhe të na rrojë në jetë të jetëve gjuha jonë e bukur dhe hyjnore shqipe!

Filed Under: Kronike Tagged With: Dritan Mashi

Në ditën e lindjes së Heroit, Fehmi Lladrovci

May 29, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Një djalë i ri, shumë ambicioz, shkoi për të studiuar shkencat teknike në Universitetin e Zagrebit, ku bashkë me rriten e tij djaloshare, atë po e ndiqte edhe hija e rëndë e robërisë.

I pjekur me aktivitetin antijugosllav, do të zbulohej dhe në burgjet ku dergjeshin mijëra atdhetar, heroi Fehmi Lladrovci do të fuqizohej si karakter, si luftëtar dhe ideolog për çlirim. Vrullin e tij, më së miri e përshkruan legjenda e atdhetarizmit, Adem Demaçi i cili thoshte për heroin Fehmi Lladrovci se “është zharavë, zharavë”. Epitet të cilin do ta arsyetoj deri në momentin e fundit të jetës së tij.

Marrëdhëniet e UÇK-së me faktorin politik dhe diplomatik të jashtëm dhe të brendshëm, përfshirë edhe shtetin shqiptar, ishin me plotë sfida dhe tejet të vështira në legjitimitetin e profilizimit politik dhe ushtarak të saj.

Në Maj vitit 1998, plot 24 vjet më parë, Fehmi Lladrovci, pas Epopesë së Jasharajve, ishte njeriu i parë që në stacionet televizive botërore, me ndikim global siç është BBC, mbrojti vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai me një diplomaci të mençur, paraqiti hapur orientimin politik e kombëtar, duke u deklaruar: “Do ta kisha për nder ta japë jetën për lirinë e Kosovës”, në një kohë të rëndë të konsolidimit të një politike të qartë dhe të qëndrueshme me kërkesat legjitime për liri të shqiptarëve të Kosovës.

Para opinionit ndërkombëtar paraqitet njeriu i parë i ngarkuar nga Lëvizja për organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës që nga viti 1984.

Një kthesë e madhe dhe shumë domethënëse për opinionin ndërkombëtar e diplomatik ishte intervista e tij, si diplomat, ideolog dhe strateg i UÇK-së, dhënë BBC-së. Përveç daljes pa maskë, ai do të njofton opinionin ndërkombëtar me argumente se qëllimi jonë nuk është lufta, por ajo na është imponuar nga regjimi fashist serb. Në këtë intervistë dhënë BBC-së, në mënyrë të argumentuar do t’i demaskoj edhe disa qarqe antishqiptare, që bënin përpjekje për t’i dhënë luftës për liri një kahje tjetër.

“Lufta jonë për liri nuk është kundër popullsisë civile serbe, por kundër mekanizmave ushtarako-policor serb, që po bënin masakra kundër popullsisë shqiptare”, thoshte Fehmi Lladrovci.

Në mënyrë të argumentuar, sqaron para opinionit ndërkombëtar se asnjë veprim i UÇK-së, nuk ishte ndërmarrë kundër popullsisë civile serbe. Intervista e Fehmi Lladrovcit dhënë BBC-së, në bazë të analizave dhe dokumenteve të kohës, shihet se imazhi për dhe rreth UÇK-së kishte ndryshuar në qarqet diplomatike ndërkombëtare dhe ishte vlerësuar, si strukturë e organizuar që në përbërjen e saj ka edhe persona që kanë studiuar në Universitetet liberale jugosllave (kështu e quanin Universitetin e Zagrebit, ku kishte edhe studiuar Fehmiu).

Këto të dhëna i dëshmojnë edhe dokumentet tjera arkivore e diplomatike të kohës. Vlen të citohet edhe një opinion interesant dhe i bazuar në pamje, i gazetarit të BBC-së, David Loyd i cili për Fehmi Lladrovcin thotë: “Ai ka qenë shqiptari që më se shumti i ka përngjarë Skënderbeut. I njëjti vështrim që e ka heroi i juaj, mollëzat e hequra, ashpërsi dhe burrëri në shikimin e Tij…”.

Dr.Lulzim Nika

Filed Under: Histori Tagged With: Lulzim Nika

The White House issues a Prayer for Peace Proclamation on Memorial Day

May 29, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

The White House released a proclamation calling Americans to observe Memorial Day as a day of prayer for peace to jointly remember and reflect, a designation approved by Congress since May 1950. The day encapsulates both the pain and pride felt by so many. It honors “those who gave all to preserve and defend an idea unlike any other in human history, the United States of America,” says the message of the Proclamation. “We can never fully repay the debt we owe these fallen heroes. But today, we vow to rededicate ourselves to the work for which they gave their lives, and we recommit to supporting the families, caregivers, and survivors they left behind,” continues the Presidential Action.

President Biden proclaimed the Memorial Day as a day of prayer for permanent peace. Beginning at 11:00 a.m. of May 29 people may observe the day in prayer and reflection, while all Americans can honor the National Moment of Remembrance beginning at 3:00 p.m. local time on Memorial Day.

Originally it was known as Decoration Day. It originated in the years following the Civil War. Ending in the spring of 1865, the Civil War claimed more lives than any conflict in the US history. Following it, the national military cemeteries were established across the country. The day became an official federal holiday in 1971.

As per the White House Proclamation, the government officials of each state are directed to fly the flag at half-staff until noon on this Memorial Day on all buildings, grounds, and naval vessels throughout the United States and in all areas under its jurisdiction and control as well as from people’s homes. The Presidential Action encourages the posting of tributes by families, friends, and neighbors to our fallen service members through the Veterans Legacy Memorial at vlm.cem.va.gov so that we may learn more about the lives and contributions of those buried in National, State, and Tribal veteran cemeteries, states the Proclamation.

While it is observed on the last Monday of May, it is a three day remembrance. One of the ways to showcase your remembrance is by sharing photos of how the Albanian American community has honored it in history or by posting how your family is observing Memorial Day today.

Filed Under: Vatra Tagged With: Rafaela Prifti

Pikniku i parë shqiptar madhështor në Staten Island, New York

May 29, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Shumë shoqata të Komunitetit Shqiptar në New York dhe veçanërisht ato me seli në Staten Island si “Ana e Malit”, “Kraja”, “Rrënjët Shqiptare”, “Ulqini”, “Rozafa “Shkodra Association” etj, organizuan Piknik madhështor, më 28 Qershor në Wolfe’s Pond Park në Staten Island, New York. Kryetarët e shoqatave dhe z. Mark Gjonaj “Nderi I Kombit” ftuan të gjithë Komunitetin për të marrë pjesë dhe për t’u argëtuar së bashku në këtë ditë të bukur.

Amerika e ka festë zyrtare dhe fundjavën e fundit të Majit e ka Memorial Day. Ajo u bë një festë zyrtare federale në vitin 1971, për të kujtuar të gjithë ata që ranë heroikisht në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së, Dita e Përkujtimit nderon më shumë se 1 milion burra dhe gra që kanë vdekur në shërbimin ushtarak që nga fillimi i Luftës Civile në 1861.

Në këtë ditë Shoqatat shqiptaro amerikane kishin zënë vendet me tendat e tyre duke filluar qysh në orën 11 paradite me banerat perkatës të varur në tenda, çka tregonte interesimin e tyre të madh dhe dëshirën për të qenë bashkë.

Wolfe’s Pond Park është ndër vendet më të mira për të kaluar një ditë të diel në Staten Island, vecanërisht kur në Amerikë është Memorial Day. Aty ka diçka për të shijuar të gjithë vizitorët.

Ndodhen kënde lojërash, vend per pistën e gjelbërt të vallëzimit dhe me bandën e muzikës para saj, fusha basketbolli dhe tenisi, si dhe shtigje të shumta ecjeje dhe çiklizmi, fusha të hapura dhe një plazh i vogël në Gjirin Raritan.

Pothuajse ne kemi qenëatje çdo 4 korrik, pasi parku organizon një shfaqje me fishekzjarre, me vende argëtimi dhe ushqimi të drejtpërdrejtë. Kjo shfaqje popullore tërheq çdo vit qindra banorë të Staten Island nga South Shore dhe gjetkë.

Si banorë prej gati 2 dekadash në këtë ishull të bukur doemos e patëm kënaqësi të merrnim pjesë aktivisht jo vetëm fizikisht, por dhe si media TV “Alba Life”.

Në këtë aktivitet nderoi me pjesëmarrjen e tij z.Vito John Fossella Jr. i cili është një politikan amerikan dhe që shërben si President i qytetit të Staten Island që nga viti 2022.

Gjatë intervistave të shumta me njerëz të thjeshtë dhe kryetar shoqatash ata shprehën fjalë miradie për organizimin dhe kënaqësinë që ishim bashkë si shqiptarë. Z. Ismet Kurti ish kryetar i Shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit” tha midis të tjerash se gjithmonë pikniqet kanë të përbashkët se grumbullojnë shqiptarët dhe ndajmë së bashku ushqimet tradicionale, vallet, këngët e shumë të tjera. Komuniteti ynë është vital dhe ne duhet t’i tregojmë politikanëve tanë amerikanë se sa të organizuar jemi dhe sa fuqi kemi me votën tonë. Z. Marko Kepi President i Organizatës “Rrënjët Shqiptare” ishte i lumtur për ardhjen e njerëzve dhe tha se në datën 9 qershor do të kemi 15 Vjetorin e Organizatës, do te jete Gala si dhe Paradën më 10. Ne ndeorojmë Memorial Day, nderojmë të rënët që dhanë jetën për Lirinë e Amerikës dhe të vendeve të ndryshme në botë.

Kryetari i Shoqatës “Kraja” z. Samih Kanaqi tha se ndihej i nderuar të sillte pjesëmarrës në këtë piknik dhe të festonim së bashku.

Studiuesi i mirënjohur Hamid Alaj foli para kamerave për pasurinë e traditës si dhe për disa nga librat e tij që doemos e pasurojnë horizontin për kulturën krajane. Librat janë si : “ Zhvillimi i shkollave dhe arsimi në trevën e Krajës dhe të Shestanit”, Dasma krajane dhe ceremoniali i saj” “Veshja e nusënisë krajane”, etj.

Mirsad Kovaci ish Kryetar i Shoqates “Kraja” tha se së bashku ne arrijmë qëllimet tona atdhetare dhe patriotike.

Z. Dash Miftari kryetar i Shoqates “Dibra” ndihej shumë i lumtur që merrte pjesë në këtë organizim dhe tha se doemos që duhet të bëhet traditë e përvitshme. Aktivisti I shquar ish kryetari I shoqatës Atdhetare Dibra z. Ibrahim Kolari tha se politikanët shqiptarë duhet të marrin shembull për organizimin e Diasporës. Natyrshëm vazhdoi ata duhet ta kuptojnëse ne jemi pjesëe trugut arbëror dhe pse jemi larg ne jemi shumë pranë tyre.

Z. Eddie Drishti Kryetar i shoqatës Shqiptaro Amerikane “Rozafa”, Shkodra Association si dhe komandant në forcat e rendit të policisë amerikane u shpreh se ështënjë ditë shumë e bukur përvecse nga Zoti qe na dhuroi diell është dhe me shumë shqiptarë Unë kam sponssorizuar dhe kam sjellë pica për anëtaret që të kënaqemi dhe të argëtohemi sa më shumë.

Z. Xhemo Lanica kryetar I Shoqates “Ulqini” u shpreh entuziast per kete piknik dhe tha se nuk do te ndalemi asnjehere per ta vazhduar kete tradite te mrekullueshme.

Shumë krenar u shfaqën para kamerave “Sons of Illyria” me xhaketat e zeza dhe simbolet kombëtare kuq e zi qe i bënin të dalloheshin dukshëm nga shumë të tjerë. Organizimi i tyre është i mahnitshëm pasi janë nga të gjitha trevat do të thoste z. Ekrem Prekazi, djali nga Prekazi, vendi i legjendarit Adem Jasharit, Heroit të Kosovës dhe Kombit.

TV “Alba Life” me president dhe producent z. Qemal Zylo së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur për ta transmetuar në medien televizive.

28 Maj, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo

DUKE PRITUR TË HËNËN E MEMORIES – ABDULLA RAMI – PËRTEJ HARRIMIT

May 29, 2023 by s p

Ines Angeli Murzaku*/

*Profesoreshë e Religjionit, Drejtoreshë e Departamentit dhe Programit të Studimeve Katolike – Seton Hall University, Neë Jersey, USA

Ndërsa Dita e Dëshmorëve/Përkujtesës 2023 po afron, e gjej veten duke menduar shumë për rëndësinë e të kujtuarit, rëndësinë e mos-harresës. Këtë të Hënë më 29 Maj, Amerikanët do të kujtojnë ato gra dhe burra që dhanë jetën duke i shërbyer Amerikës. Familjet do të kujtojnë njerëz të dashur, do të shkojnë në varreza të vënë flamurë dhe lule. Kështu ata që kanë shkuar mbesin në kujtesë. E tillë është fuqia e të kujtuarit dhe kujtesës. E tillë është fuqia që dikush tjetër të kujtojë diçka për ne dhe për historinë tonë të përbashkët.

Kujtesa është themeli i kulturës dhe identitetit të një populli, dhe kapaciteti ynë njerezor për të kujtuar e respektuar kujtesën na ndan nga të gjitha krijesat e tjera. Identiteti është i rrënjosur në njohjen dhe kujtimin e origjinës dhe historisë sonë. Identiteti dhe kuptimi forcohen kur mblidhemi dhe ndajmë historitë tona qofte të dhimshme apo të lumtura. Siç ka thënë laureati i Cmimit Nobelit që i mbijetoi Holokaustit, Elie Ëiesel: “Pa kujtesë, nuk ka kulturë. Pa kujtesë, nuk do të kishte qytetërim, shoqëri, dhe të ardhme”.

Është pikërisht “kujtesa-përtej harresës” që na ofron libri i autores Ermira Xhomaqi-Godo dedikuar gjyshit të saj Abdullah Ramit, intelektualit që vuajti në burgjet komuniste për 19 vjet. Libri është një biografi e informuar dhe e bazuar në burime arkivore nga Kosova dhe Shqipëria, në shkrime të ndryshme të botuar në shtypin zyrtar dhe jozyrtar, në dokumenta të arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe kujtime personale të njerëzve të afërm që e kanë njohur personalist Abdullah Ramin.

Libri, është një dedikim i një mbese të devotshme për gjyshin, që jeton për të treguar dicka që gjyshi nuk mundi ose nuk arriti ta tregonte – një jetë të rëndë në kalvarin e tre burgjeve – Burgun e Tiranës, Burgun e Shtatë Penxhereve dhe Burgun e Burrelit, dhe internim që ishte një zgjatim i burgosjes. Por, Abdullah Rami, diti të vazhdojë jetën intelektuale – mbase e vetmja rrugë për të mbijetuar dhe jetuar nëpërmjet njerëzve dhe historive të tyre që ai me mjeshtëri i përktheu. Çfarë kujtese dhe trashëgimie la Abdullah Rami për ne sot? Përgjigjja është e thjeshtë: shembullin e njeriut që edhe në kushte çnjerëzore të burgjeve famëkeqe mundi të edukojë me prezencë dhe kulturë, duke mos pranuar të keqën që kishte gllabëruar vendin por duke shikuar përtej të keqës. Kjo filozofi jete i dha Abdullahut forcën për të jetuar e përkthryer disa nga kryeveprat e letërsisë botërore. Ai diti të shikojë përtej të keqës.

Pra, vlerat e ketij libri janë optimiste – si të gjesh kuptim në jetë dhe në jetesë përtej dhunës dhe errësirës së kampeve. Është më lehtë të jesh optimist në një vend të bukur o të begatë. Por të gjesh dashurinë per jetën, për të kërkuar e përkthyer nën hijen e vdekjes është një mrekulli. Do të ishte shumë e kuptueshme nëse Abdullai i rrethuar nga errësira do të kishte hequr dorë nga jeta intelektuale ose nga jeta e marrëdhëniet me njerezit. Aftësia e tij për të vazhduar jetën intelektuale në burg është shembull i dëshirës për jetën që i lejoi atij të dilte nga burgu me vlera dhe humanizëm. Pra libri është filozofik dhe teologjik përsa i përket thelbit të jetës.

Libri Përtej Harrimit‛ është një studim I rëndësishëm për të gjithë ata që duan të njihen me historinë e persekutimit intelektual në Shqipëri; për ata që e kanë jetuar por edhe për brezat e rinj që nuk e njohin diktaturën ose kanë iluzione për komunizmin.

“Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me tregue. A e kupton shka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë! Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. Un jam sot për sot Superjor: po të jap urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue! – E un rrnova… e mora si detyrim… nuk e di a ia kam mrritë!” – shkruan At Zef Pellumbi, një prift françeskan që kaloi më shumë se dy dekada në burgjet famëkeqe të Shqipërisë, në librin e tij “Rrno për me tregue.”

Po, autorja, Ermira Xhomaqi-Godo, kërkoi, tregoi dhe na mësoi të mos harrojmë kurrë këtë histori të dhimshme të kombit tonë. Për këtë i jemi mirënjohës! Ndërsa e Hëna e Dëshmorëve po vjen, ne jemi mirënjohës për një dëshmor të ri – Abdullah Ramin. Kujtimi qoftë i përhershëm.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ines Murzaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1851
  • 1852
  • 1853
  • 1854
  • 1855
  • …
  • 2980
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT