• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAMTUMIRË YLL,  IRINI PAPA LELEKU (IRENA  PAPAS)!    

September 17, 2022 by s p

Hazir Mehmeti, Vjenë 

Irena është një nga aktoret më të mira në historinë e kinemasë – K. Hepburn.

Aktorja e madhe me origjinë arvanitase kaloi në amshim në moshën nëntëdhjetë e gjashtë vjeçare.  E ëma e saj ishte nga Epiri kurse i ati nga Shqipëria.   Ajo u lind në Athinë më 3 shtator 1926. Që nga mosha fëmijërore e nisi karrierën artistik si këngëtare dhe kërcimtare e talentuar. Talenti i saj i dha mundësi të regjistron studimet në Shkollën e Teatrit Kombëtar në Athinë.  Që nga roli i saj parë në vitin 1950 në “Engjëjt e humbur” deri në fund të jetës, Irena luajti në shumë filma të producentëve të njohur botëror Italian, italo-amerikan, anglo-amerikan, pra thjesht në kinematografinë botërore, duke u bërë e famshme në gjithë botën.  

           Irene Papas gebürtig Iríni Lelékou (griechisch Ειρήνη Παππά Iríni Pappá, * 3. September 1926 in Chiliomodi bei Korinth als Ειρήνη Λελέκου Iríni Lelékou; † 14. September 2022 ebenda[1]) war eine griechische Film- und Theaterschauspielerin und Sängerin mit arvanitischen Wurzeln, wie sie selbst in einem Gespräch mit ihrem Kollegen Bekim Fehmiu aus der Verfilmung  “Die Odyssee“ bekannt gab. Sie gehörte zu den führenden Tragödiendarstellerinnen ihres Landes und wirkte auch an internationalen Filmproduktionen mit“ (Wikipedia)

                 Irena luajti në 80 filma role të karaktereve të ndryshme duke ngritur lartë figura të heroinave nga tragjeditë e klasikes greke. Me bukurinë e saj, zgjuarsinë e saj, përkushtimin e saj, ajo shkëlqeu si yll në kinematografinë botërore krahas aktoreve të mëdha të kohës, si Katin Paksinou, Melina Merkuri, Greta Garbo, Sofia Loren… .    Irena Papas luajti shumë role në filma të njohur në botë ku luajtën aktorë me famë botërore,  mes tyre Marlon Brando, Katerinë Hepbërn, Zhan Maria Volonte, Antoni Kuin, Bekim Fehmiu.  Ishte pjesë e filmave të regjisorëve të njohur botëroe Mihail Kakojanis, Robert Wise, Elio Petri, Alberto Latuada, Ay Guerra Françesko Rosi, Kosta Gavra… Ein Bild, das Person, Haar, darstellend, starrend enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

      Irini Papa Leleku la pas një botë të tërë veprash filmike e tetrore që e bëjnë të pavdekshme gjeneratave . Për rolet e saja mori çmime të shumta ndërkombëtare: Në Selanik (1962) Ajo shpallet aktorja më e mirë për rolin e saj të Elektres në festivalin ndërkombëtar; aktorja më e mirë në rolin e dytë në filmin “Z” nga New York-u. Aktorja më e mirë e filmit “The Trojan Women” nga National Board of Rewiew, 1971. 1985; aktorja më e mirë në filmin “Island” nga Australian Film Institute, 1989.   Çmimin Distinguished Achievement Award nga Hamptons International Film Festival (1993); çmimin e karrierës për interpretim në Teatër, (1993) “ Flaiano” ; çmimin e karrierës nga Madrid National Arts Institution, viti 2000. Çmimin e karrierës nga International Festival Women’s films, (2000). Në vitin 2001, merr titullin Doktor i Arteve nga Universiteti i Romës. Në vazhdim sërish me çmimin e karrierës Woman of Europe. Çmimin ndërkombëtar “Fennecus”, si aktorja në filmin “Into the Night”etj.  Irini u dekorua me titull nderi “Gruaja e Evropës”  si grua e suksesshme duke ndihmuar civilizimin evropian. 

       Aktroja e madhe Katherinë Hepburn, fituese e dy titujve “Oskar” me të cilën Irini luajti në filmin “The Trojan Woman”, rreth Irenës mes tjerash tha: “Irena është një nga aktoret më të mira në historinë e kinemasë”

     “I ngjaj sime mëje. Nëna ime, është esmere si unë. Ajo vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam Shqiptare, ose gjysmë Shqiptare. Peloponezi është përplot me Shqiptarë. Edhe nëna ime, mësonte greqishten”.

Është krenari për secilën shqiptare e shqiptar kur dy aktorët me famë botërore Irini Papa Leleku dhe Bekim Fehmiu luajnë në filmin “Odiseu”.  U treguan shumë episode nga intervistat e dy aktorëve të mëdhenj gjithë andej shtypit shqiptar e botëror.    Që të dy vepruan në shtete ku jetojnë miliona shqiptarë të robëruar e persekutuar nga urrejtja më e ulët shoviniste.    Vet jeta e këtyre dy aktorëve flet shumë mbi tragjiken shqiptare shekujve e shoqëruar me asimilim.  Irini një arvanitase, kurse Bekimi një kosovarë që të dy shqiptarë që provuan kthetrat e urrejtjes shoviniste greke e jugosllave.      Vet jeta e tyre është tregues i jetës së vështirë e të qenit shqiptar, vet jeta e tyre porosi gjeneratave për të mos harruar kurrë truallin e dheun e të parëve tanë.  

      Prehu e qetë në altarin e veprave tuaja me vlerë për njerëzimin! 

Filed Under: Kronike

Udha e mbarë Lazër Stani!

September 17, 2022 by s p

Gëzim Zilja/

U largua nga Shqipëria një nga shkrimtarët  më të mirë shqiptar, mjeshtër i tregimit dhe fjalës shqipe, njeriu i ditur dhe i mirë Lazër Stani! Do na mungosh aq shumë o Lazër! Zëri yt, buzëqeshja jote e veçantë, ironia e hollë si fija e flokut, këshillat e mendimet plot vlerë, thjeshtësia dhe eleganca e lindur, kafja dhe rakia 60 lekëshe te klubi i lagjes, mezja te bulmetorja dhe pendesa e përherëshme të nesërmen se dje e tepruam, (pimë shumë,) që përsëritej me Galipin tonë fisnik dhe Flamurin artist,  kush e di nëse do të ndodhë më. Do na mungojnë  diskutimet për shoqërinë shqiptare të molepsur nga e keqja dhe veset, për politikën, e për këtë shtet karagjoz që ngritëm këto tridhjetë vjet. 

Shumë boshllëk krijon largimi i një miku e të mbulon trishtimi. Se janë kaq të pakët e vazhdojnë të mbeten edhe më pak duke u larguar çdo ditë. Nuk të lanë rrugë tjetër i dashur Lazër veç largimit. Nuk të lanë të punoje megjithëse shoqëria ka aq nevojë për njerëz si ty, sidomos kultura, historia dhe letërsia shqiptare. Qysh nga viti 1992 punësimi yt qe “problem.” Ishe i papranueshëm se kudo që shkoje thoshje atë që mendoje dhe rrezatoje dituri e drejtësi. Nuk e pranon dot shoqëria e sotme njeriun si ty. Je nga shkrimtarët më të mirë në këto tridhjetë vite ( për mua më i miri) por duke qenë antikonformist i lindur asnjëherë njerëzit në pushtet nuk të donin afër. Pushtetarët e sotëm të heqin nga puna nëse nuk bindesh, shkruan e firmos gjithçka që të japin. Osh e branë u hoqe kur në qeveri ishin blutë por nuk e gjunjëzove. Po të kuqtë as që donin t’ia dinin. Të flakën nga puna me një letër të pistë pa kuptim. Po ti si njeri plot vlera nuk hape gjyq duke thënë: nuk i dua paratë e tyre. Njerëz potencial si ty, pushtetarët e sotëm nuk i kanë fare në listat e të gjallëve. Edhe në televizionin shqiptar, edhe në ministritë e arsimit e të kulturës edhe në drejtoritë e librit, për ty  njeriun plot kulturë, tregimtar i shkëlqyer dhe vizionar (ashtu si për Bardhyl London, mikun tonë të paharruar) nuk u gjend një vend pune qoftë dhe inspektor i thjeshtë. Sot ministritë e drejtoritë e librit, kulturës e historisë gëlojnë nga të paaftët, nga të paditurit, intrigantët, patronazhistët dhe të pakulturuarit. Kishe një libër të ri nëpër duar që unë të përgjërohesha ta botoje. Dikur ti më dhe atë përgjigjen klasike, të ngjashme me Konicën kur e pyeti Noli, që pse nuk i mbledh shkrimet e boton një libër. Ti mu përgjigje: Ja e botova more Gëzim, po kush do ta lexojë? Sot libri lexohet fare pak ose aspak dhe kjo është nga dramat më të rënda të shoqërisë shqiptare.…

 Udha e mbarë miku im, shkrimtari që rrezaton në letërsinë shqiptare, Lazër Stani! Diell tu bëftë andej nga do të shkosh në Amerikën e largët. Po dije, se pa ty dhe të tjerë si ty, vendi i shqiponjave shkretohet e varfërohet çdo ditë. Zoti e di nëse do takohemi sërish! Udha e mbarë…  

Filed Under: LETERSI Tagged With: Gezim Zilja, lazer Stani

RUSIA DHE KINA, ALEANCA QËNDRON POR BARAZPESHA PO NDRYSHON

September 17, 2022 by s p

Nga FEDERICO RAMPINI/

Takimi i nivelit të lartë të Samarkandës nuk do të kalojë në histori  për ndarjen ndërmjet Xi Jinping-ut dhe Vladimir Putinit. Së paku deri sa të bëhet fjalë për të krijuar një front të bashkuar kundër Perëndimit, aleanca ndërmjet Kinës e Rusisë qëndron. Por në marrëdhëniet e tyre barazpesha ndryshon dhe shenjat e tensionit shtohen. Në raportet zyrtare të takimit në Uzbekistan udhëheqësi kinez nuk ka përmëndur kurrë luftën n’Ukrainë, për të shmangur që të gjinden shënjat e gishtave në një tërheqje të mundëshme ruse. Xi e ka shtrënguar Putinin të bënte zëdhënësin e tij kur ai zbulon “shqetësimet kineze” mbi atë luftë. Pekini nxjerr furnizime energjitike me çmim të mirë nga Moska (“kinezët janë bashkëbisedues t’ashpër” pranon Putini), por këto leverdi ekonomike nuk shpërblejnë të gjithë dëmet e një konjukture botërore që dëmton Republikën Popullore. Burime amerikane vërtetojnë se deri tani Xi i paskësh mohuar furnizimet ushtarake ushtrisë ruse n’Ukrainë, për të shmangur sanksionet perëndimore në shënjestrën e të cilëve do të përfundonin sipërmarrjet e mëdha kineze. 

Herën e fundit që u takuan, më 4 shkurt në Lojrat dimërore të Pekinit, Putini do t’i ketë dhënë një përshkrim ngadhnjimtar të fuqisë së tij ushtarake e të aftësive të tij të shpagimit në teatrin evropian. Shtatë muajt e fundit kanë zhvleftësuar pohimet e tij. Por ka një lidhës ideologjik që qëndron ndërmjet dy udhëheqësve dhe ideologjitë mund të jenë po aq të fuqishme sa dhe interesat lëndore. Xi ruan tregimin simbas të cilit lufta n’Ukrainë është gabim i NATO-s; sheh një rend ndërkombëtar për t’u përmbysur sepse është i zotëruar nga Amerika; e quan Perëndimin si një qytetërim në një rënie të pakthyeshme. Duke shpallur këtë këndvështrim, Xi ka helmuar marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara por edhe me Bashkimin Evropian: sanksionet e fundit të Brukselit mbi dhunimet kundër të drejtave njerëzore janë një shenjë e mëtejshme. Akulli me Perëndimin është njëri ndër erërat e kundërta që Xi duhet të përballojë, së bashku me një ekonomi në vështirësi dhe çmimet e larta të ashpërsisë së tij kokëfortë mbi Kovidin. 

Presidenti kinez është i bindur se armiqësia e tij kundrejt Perëndimit nuk do të ketë pasoja të rënda sepse ne jemi të paaftë për t’u liruar nga vartësia jonë kundrejt made in China. Tani për tani kjo siguri e tij gjen një përkrahje të pjesëshme nga të dhënat. Ka një dalje të kapitaleve perëndimore nga Kina, por rivendosjet e veprimtarive prodhuese janë ende të pakta dhe shpërblejnë vetëm në një pjesë të vogël Vëndet perëndimorë. Apple zhvendos disa prodhime, tani për tani mjaft të pakta, nga Kina drejt Vietnamit. Në gjysëmpërçuesit ka filluar një rishindustrializim i Amerikës, i financuar nga ndihma bujare shtetërore. Viti 2022 do të mbyllet me një kthim në Shtetet e Bashkuara të 350.000 vëndeve të punës nga jashtë, një përqindje ende shumë e vogël në krahasim më shumë milionë vëndesh që janë zhvendosur në Kinë në një tridhjetëvjeçar të globalizimit. 

Xi nxjerr përfundimin se nuk mund të bëjmë pa të, çfarëdo fyerje ai të n’a shkaktojë. Basti i tij gjeopolitik përmban skenarë të ndryshëm. Fitorja e Putinit n’Ukrainë ishte më e leverdisëshmja për të shpejtuar tkurrjen e Perëndimit. Një thyerje e pjesëshme e Putinit do të pakësonte kundrejt Evropës burimet ushtarake dhe vëmëndjen strategjike të Shteteve të Bashkuara; veç asaj nië Rusi e varfëruar do t’a shihte veten në rolin e kolonisë kineze. Pekini shpreson t’a luajë mirë atë kundrejt botës së të paangazhuarve. Shanghai Cooperation Organization – ajo që ka organizuar takimin e Samarkandës – është një grumbull jo i një rodi: bëjnë pjesë edhe Hindia e Pakistani që janë kundërshtarë krenarë mes tyre; dhe New Delhi ka një shemëri të zjarrtë me Kinën. Megjithatë një dobësim i ndikimit rus n’Azinë qëndrore do të shpejtonte depërtimin kinez, në sajë t’atyre investimeve në infrastrukturat (Belt and Road ose Rrugët e Reja të Mëndafshit) të cilat Perëndimi as që përpiqet t’i kundërshtojë me një propozim alternativ. Një përimtim i ndritur i Shanghai Cooperation Organisation ka shumë për të na mësuar. Nga një anë është një botë e gjërë, madje në shumicë, që ka vendosur të mos marrë pjesë në sanksionet tona kundër Moskës. Nga ana tjetër në hartat e të “paangazhuarve” janë Vënde të ndryshme që megjithatë kanë dënuar agresionin kundër Shtetit sovran të Ukrainës. Ka zona të botës në pasiguri, ku ndikimet e Kinës e të Rusisë mund të kundërshtohen, nëse ne e duam e vemë në fushë mjetet për t’a bërë.

Tragjedia ukrainase duhet të na shërojë nga naiviteti mbi plotfuqinë dhe pagabueshmërinë e autokratëve. Gabojnë edha ata, së paku aq sa dhe qeveritarët e demokracive. Me rënduesen se sistemet politikë iliberalë nuk kanë mekanizma të brëndshëm të peshimit, të lajmërimit e ndreqjes së gabimeve. Bën përshtypje çfarë shkruan në revistën Foreign Affairs një ish profesoreshë e shkollës së formimit të drejtuesve komunistë kinezë, Cai Xia, që  sot jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Profesoresha që formoi kuadrot komunistë e përshkruan Xi si një drejtues i dështuar, që grumbullon zgjedhje të gabuara, e në të njëjtën kohë, nuk është i detyruar të njohë gabimet e tij sepse ka mënjanuar të gjithë rivalër e brëndshëm duke përdorur mjete të bosëve mafiozë.

Sa i përket basteve të Putinit e Xi-ut mbi rënien e pakthyeshme të Perëndimit, një provë e rëndësishme po afrohet me hapa të mëdha. Dimri do të jetë vendimtar për të kuptuar nëse kemi brumë për t’i qëndruar kërcënimit energjitik. Në vitet Shtatëdhjetë ekonomitë evropiane – shumë më pak të pasura nga këto të sotmet – dolën nga goditjet e para energjitike të gunguara, por pa dëme të pandreqëshme. Sot si atëherë, një përzjerje masah kursimi, ndryshueshmëri burimesh, risi teknologjike e kalim drejt modeleve të rinj energjitikë, do të duhej të na jepte rezultate të ngjajshme. Mbas kalimit të kthesës së dimrit, viti 2023 mund të na paraqesë pamjen e një Evrope të nisur drejt “çhelmimit” përballë vartësisë nga gazi e nafta ruse.

Asgjë nuk ka sukses sa suksesi, parimi vlen edhe anasjelltas. Një Putin i dobësuar, ndërmjet të tjerash do t’ishte i detyruar t’i paguante një çmim gjithënjë e më të lartë ndihmës së kushtëzuar të mikut të tij Xi.

“Corriere della Sera”, 16 shtator 2022    Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

Detarët ulqinakë

September 17, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Piratët Ulqinakë duke luftuar kundër anijeve Britanike dhe Franceze në Patras(Greqi) në 5 Nëntor 1772. original title: Vue de L’Action pres de Patrasso, ou L’Escadre des Dulcignottes fut battue et brulee le 5 9bre 1772. Një nga tablotë e ralla që ka si subjekt anijet e ulqinakëve që në shekujt XVI-XVIII i binin kryq e tërthor Mesdheut. Pjesa më veriore e aeralit etnik shqiptar që pas pushtimit të tij nga otomanët në 1571, hyn në disa zhvillime të vrullshme detare. Për aq sa dëshmon historiani anglez Noel Malcom në librin e vet “Agjentët Perandorakë”, Ulqini ishte një qytet etnikisht shqiptar, me popullsi që i përkiste besimit katolik. Dy nga familjet më të mëdha fisnike të kohës , Brutti dhe Bruni do të luanin një rol të madh në historinë e rajonit dhe të Evropës. Rënia e Ulqinit në duart e osmanëve, ndryshoi strukturën urbane, sociale por edhe ushtrimin e ndryshëm të zejtarive. Ulqini gradualisht fillon dhe merr pamjen e një qyteti oriental, me ndërtime të objekteve të kultit islam, krojeve si vend relaksimi dhe meditimi por edhe me ndalimin e prodhimit të verës dhe vazhdimin e prodhimit të vajit të ullirit. Ai vazhdon të mbetet një derë komunikimi midis Lindjes dhe Perëndimit, përderisa mendohet se Sabaedin Zeevi, i ashtëquajturi Messia hebre , brakstis Beratin dhe shkon dhe vendoset në Ulqin.

Një nga zejet më të përhapura në Ulqin bëhet si në asnjë qytet tjetër shqiptar të bregdetit, ndërtimi i anijeve dhe lundrimi. Venedikasit në luftërat dhe paqen e nënshkruar me osmanët bënin çmos që deti Adriatik të mbetej një liqen venedikas, pa lejuar ndërtimin e porteve osmane në brigjet e Adriatikut lindor. Kjo luftë e hapur midis tyre kishte dëmtuar dhe lundrimin në brigjet shqiptare, të cilat nga një element mbizotërues dikur me popullsinë ilire, ishin kthyer tani në një popullsi që nuk e mbarështonte ndërtimin e anijeve dhe në përgjithësi kulturën e detit. Ulqini, bënte një përjashtim në këtë drejtim dhe llojet e ndryshme të anijeve që prodhonte si dhe flota që mbante e kishin shndrruar në një qytet të rëndësishëm për Perandorinë Osmane, pasi flota e tij përdorej në ballafaqimet dhe betejat detare të saj me Perëndimin.

Filed Under: Histori Tagged With: Dorian Koci

PËR LULEN E VLORËS…

September 17, 2022 by s p

Prof.As.Dr. Mjaftime Dushallari/

Që në postimet e para që pashë në face book për botimin e librit të Dr. Anna Kohen “Flower of Vlora” (Lulja e Vlorës), më tërhoqi vëmendjen ky titull i bukur simbolik i shoqëruar nga fotua e zverdhur e vogëlushes serioze, në fytyrën e së cilës duket sikur reflektojnë tallazet e jetës së saj të ardhshme.  Dhe më pëlqeu shumë sepse jam dhe vetë bijë Vlore.  Kopertina dhe fakti që unë kisha njohje me autoren, këtë intelektuale klasi, profesioniste me emër dhe mbi të gjitha njeri të mrekullueshëm, më shtuan kuriozitetin për leximin e librit. 

Kjo “Lule”e bukur lindi, u rrit, lulëzoi në Vlorë dhe shkëlqeu kudo që i ka shkelur këmba, deri në Manhattan, në zemër të New Yorkut.  Historia plot sfida, por tepër dinjitoze e jetës së saj personale e familjare përshkruhet me vërtetësi, me kulturë,  me mendje të hapur dhe me sinqeritet të admirueshëm.  Informacioni i pasur, i rrjedhshëm, shumë herë i dhënë me detaje, me humor, ku nuk mungojnë dhe  analizat dhe gjykimi i drejtpërdrejtë i autores, më mbajtën mbërthyer, më bënë ta lexoj me një frymë dhe me kënaqësi të vecantë librin “Flower of Vlora”.

Libri i Dr. Kohen, si cdo gjë tjetër në jetën e saj, është produkt i një pune të studiuar mirë dhe me qëllim të caktuar (e planifikuar – sic shprehet autorja).  Ajo do t’ju bëjë të njohur pasardhësve historinë e saj, të familjes dhe të gjithë izraelitëve që i shpëtuan Holokaustit.  Në këtë kuptim, libri merr vlera përgjithësuese dhe, pa dyshim, është një vlerë e shtuar në bibliografinë e gjatë të librave me këtë temë drithëruese për njerëzimin.  Këtë ndërlidhje, autorja e bën në mënyrë shumë të natyrshme, duke vazhduar tregimin e shtruar të jetës së saj.  Ajo shkruan me zemër dhe transmeton emocione të fuqishme.  Dhimbjen që të shkakton jeta e vështirë e këtyre njerëzve, e thyen prania e humorit, e pjesës romantike të jetës së saj, që shpesh shkaktojnë të qeshura dhe përcjellin emocione pozitive.     

“Lulja” e Vlorës, Anna e kompletuar, që zotëron disa diploma dhe gjuhë të huaja, njeriu me virtyte të larta njerëzore, e kërkon burimin e tipareve të personalitetit dhe karakterit të saj në rrënjët e të parëve, gjyshërve dhe prindërve të saj izraelitë që erdhën nga Greqia në Shqipëri dhe i shpëtuan Holokaustit.  Si bijë vlonjate, nga njohja ime dhe rrëfimet e të afërmve të mi për Izraelitët që jetonin në qytetin tonë, (bashkëshorti im ka qenë shok klase me Elion, vëllain e Annës) do të miratoja plotësisht vërtetësinë e përshkrimeve të autores për komunitetin dhe familjen e saj.  Izraelitët ishin njerëz të shkolluar, të mëncur, punëtorë të palodhur, zanatcinj të mirë, korrekt në jetë e shoqëri.  Si të tillë, edhe pse nuk kishin nënshtetësi shqiptare dhe shiheshin me sy të keq nga Sigurimi i Shtetit, kanë qenë të pëlqyer dhe të pranuar në shoqëri.  Anna ishte e etur për dije, e donte shkollën si dhe të parët e saj.  Ajo zotëroi me mjeshtëri shumë gjuhë të huaja se dhe gjyshja e saj në atë kohë të vështirë, kur shumica e grave ishin analfabete, fliste greqisht e frengjisht.  Prindrit e saj punonin shumë për të siguruar jetën dhe po ashtu mësonin dhe fëmijët e tyre.  Ata ndihmonin dhe njerëz që ishin në nevojë.  Ndaj dhe “Lulja” e Vlorës ka punuar me dashuri e pasion të pakrahasueshëm për të ndihmuar gra, vajza apo komunitete gjatë gjithë jetës së saj.  Në dejet e Annës rrjedh gjaku i prindërve të saj dhe ndihet vendosmëria, forca, guximi për të realizuar qëllimet e jetës.  Të pajisur me këto tipare ata i shpëtuan Holokaustit, mbijetuan në Shqipërinë komuniste, u bashkuan me të afërmit në Greqi dhe ndërtuan jetën e lirë dhe të ëndërruar në Amerikë.  

Kujtimet e “Lules” së Vlorës për jetën e saj, për jetën e izraelitëve që i shpëtuan Holokaustit, por mbetën pa Atdhe e pa shtet, përbëjnë Histori.  Dhe këtë histori Dr. Kohen e ka sjellë në librin e saj me një mendje të kthjellët deri në detaje.  Ajo ka shkruar me ngrohtësi, dashuri dhe gjithmonë me saktësi.  Memorja e saj fenomenalë e ka ndihmuar të përcaktojë vite, data, ngjarje që kanë ruajtur rrjedhshmërinë e krijimit.  Kur i është dashur, ka bërë dhe analiza e ka dalë në përfundime të vlefshme si studiuese apo historiane e vërtetë.  

Dr. Kohen, kjo grua e bukur, inteligjente dhe e suksesshme në gjithë karierën e saj, me të drejtë e quan dhe e ndjen veten Shqiptare, Izraelite dhe Amerikane njëkohësisht.  Ajo ka lindur në Vlorë dhe është qytetare nderi e këtij qyteti historik.  Si shqiptare, Anna ndihet krenare dhe ka ngritur zërin kudo, që mbështetja pa kushte që shqiptarët u kanë dhënë izraelitëve për t’i shpëtuar ndjekjes së nazizmit, të vlerësohet dhe të njihet botërisht si një gjest i rrallë ashtu si dhe Besa – tipar qenësor i kulturës shqiptare.  Edhe përpjekja e saj pranë organizmave ndërkombëtare për të vlerësuar familjet që strehuan familjarët e saj në fshatin Trevllazër të Vlorës, është shumë humane.  Dr. Kohen komunikon, bashkëpunon dhe drejton për dekada organizata prestigjioze shqiptare si Organizata e Grave Shqiptaro – Amerikane (AAWO) ku e ndjen veten në botën e saj. 

Libri “Flower of Vlora” është krijimi më i mirë dhe më i plotë për nga informacioni për të njohur ndihmën që shqiptarët u kanë dhënë izraelitëve në kohën e Holokaustit.  

Nga ana tjetër, Dr. Kohen është rritur në familje ku është ruajtur me fanatizëm kultura, zakonet, traditat dhe besimi izraelit.  Në brendësi të saj ajo ka ruajtur respektin dhe nderimin për të kaluarën e vështirë, por të papërkulur të të parëve të saj.  Komuniteti izraelit duhet të krenohet me punën dhe veprën e saj ashtu si dhe me përfaqësimin e saj në institucione ndërkombëtare.  Si izraelite Dr. Kohen shpreh mirënjohje të thellë karshi shqiptarëve që strehuan, fshehën dhe kurrë nuk dorëzuan fisin e saj tek nazistët.  Një tipar i bukur i njeriut fisnik.  Gjithashtu, si izraelite ajo ka ndihmuar 37 të afërm të saj të vijnë me bashkim familjar në Amerikë.  Familja ime ka pasur fatin të jetojë pranë tyre në lagjen Bensonhurst në Brooklyn, NY në vitet e para të emigrimit.  Me interesimin e “Lules” së Vlorës, rruga ku ka jetuar komuniteti izraelit në Vlorë, u quajt “Rruga e izraelitëve”.  Gjithashtu, historia e tyre me foto e dokumente të ndryshme, zuri vend në muzeum për t’u vleresuar e kujtuar.  

Edhe njeriun me të cilin vendosi të lidhte jetën, Anna e zgjodhi Izraelit.  Historia e shkurtër e jetës së Markus në fund të këtij libri, është shkruar bukur dhe me dashuri të vecantë.  Ajo është shumë e dhimbshme, por interesante.  Ajo, si dhe disa pjesë të tjera të bukura, që s’kanë qenë qëllim për t’u shtjelluar nga autorja, mund të përbënin filizat e shkrimeve të saj të mëtejshme.   

Së fundi, pasi u diplomua në Athinë, Dr. Kohen u bashkua me familjen dhe u integrua denjësisht në jetën Amerikane.  Ajo u bë një dentiste e mirënjohur me praktikën e saj, krijoi familje, është një grua dhe nënë e devotshme si dhe aktiviste e spikatur.  Si e tillë, për më shumë se 50 vjet, ajo pa dyshim dhe me të drejtë, ndihet plotësisht amerikane në këtë botë të lirë ku të gjitha ëndrat i ktheu në realitet me punën, pasionin dhe vendosmërinë e saj.  

Edhe mënyra se si trajtohen shumë probleme të jetës shoqërore dhe familjare në librin “Flower of Vlora”, flet qartë se Anna, në kuptimin më të mirë të fjalës, ka përfituar mendësinë amerikane. 

Në fund të librit, kjo grua inteligjente dhe e brumosur nga kultura të ndryshme, gjen vend t’u japë edhe disa këshilla pasardhësve të saj, të cilëve u dedikon me dashuri këto kujtime të cmuara.  Krahas njeriut të mëncur dhe me botë të pasur shpirtërore, pas këtyre këshillave ndihet dhe psikologia, që njeh dhe di të ndihmojë këdo që përpiqet për sukses e jetë më të mirë.  

Si përfundim, shkrimtarja, studiuesja dhe psikologja në këtë libër të ri, janë një.  Ato kanë një emër.  Anna Kohen.  Kjo simbolikë kaq e bukur, kjo “lule” vlonjate nuk është rritur me përkujdesje në vazo.  As në lëndina.  Ajo është nga ato lulet e rralla që mbijnë dhe lulëzojnë edhe në gur.  Dr. Kohen është model i intelektuales së suksesshme dhe të papërkulur që, për meritat e saj, është vlerësuar lart nga të tre komunitetet, të cilëve ndihet se u përket.  

Filed Under: Opinion Tagged With: mjaftime dushallari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2055
  • 2056
  • 2057
  • 2058
  • 2059
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT