• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lek Gjolaj – kalorësi fisnik i Malësisë

August 5, 2026 by s p

Screenshot

Nga Gjek Gjonlekaj/

Rrugës prej Trieshit për në Podgoricë, pas Kukulit të Ledinës, në Jutet e vetmuara qëndronte një shtëpi e vogël, por shumë e përmendur në Malësi. Ajo ishte shtëpia e Gjelosh Shabit, i cili kishte jetuar më shumë se një shekull. Gjeloshi ishte i biri i Shaba Gilës, që në Malësinë tonë kishte qenë njëri prej burrave më të nderuar.

Çdo udhëtar që kalonte këtë rrugë të vështirë mendonte për ndihmën e parë që mund të merrte në rast nevoje në shtëpinë e këtij burri fisnik të maleve tona. Për çdo farë nevoje, udhëtarët – sidomos ata trieshianë – ishin të sigurt se për çfarëdo nevoje do të mirëpriteshin në këtë shtëpi bujare.

Në valën e mërgimeve të Malësisë të viteve ’70, shumica e djemve dhe bijave të Gjelosh Shabit u larguan nga vendlindja, duke u vendosur në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Njëri prej tyre ishte edhe Leka i Gjelosh Shabit, i cili në diasporë, e tani edhe në vendlindje, njihet me emrin Lek Gjolaj.

Me këtë burrë malësor shqiptar u njoha para 50 vjetësh. 

Në takimin e parë, gjatë shkëmbimit të mendimeve për çështje të ndryshme, më la përshtypje se është atdhetar i vërtetë. Dallonte nga disa të tjerë ngase ishte shumë i përkushtuar vendlindjes së tij, Luharit, dhe Malësisë.

Leka kishte imigruar në New York para 57 vjetësh, duke filluar punë të zakonshme, ashtu siç fillonin shumica e shqiptarëve në fillim. 

Kishte qëndruar shumë korrekt dhe i fuqishëm në punë dhe, pas disa vjetësh, kishte hapur biznesin e tij në një prej qendrave më të njohura të Manhattanit në New York, afër Universitetit prestigjioz amerikan Columbia. 

Përveç biznesit të mirë l, Leka u njoh me ajkën akademike të universitetit në fjalë, duke fituar dituri dhe kulturë pune. Shumica e punëtorëve të Lekës gjithmonë kanë qenë dhe janë shqiptarë.

Emri i këtij atdhetari humanist është i njohur në diasporë dhe në Malësi. Veprat dhe kontributet e tij për të mirën e vendlindjes kishin filluar pothuajse një gjysmë shekulli më parë, kur kishte kontribuar një sasi të madhe fondesh për rregullimin e ujësjellësit të Luharit. 

Leka vizitonte vazhdimisht vendlindjen dhe Malësinë. 

Në jetën kombëtare, fetare dhe shoqërore në New York është shumë aktiv. Kontributet e Lekës kanë qenë gjithmonë humaniste dhe kombëtare. 

Ky trim fisnik i Malësisë e ka ruajtur bashkimin dhe ekzistencën e kësaj shoqate.

Lokali (restauranti) i Lekës prej shumë vitesh është qendër e madhe. Është si një “parlament i vogël i Malësisë” në New York. 

Këtë lokal e frekuentojnë shumë intelektualë, pedagogë dhe aktivistë politikë nga trevat tona atje në vendlindje. Të interesuarit për çështje kombëtare qëndrojnë në lokalin e Lekës disa herë edhe orë pas mesnate.

Për Lekën, sipas një shumice bashkatdhetarësh, jeta kishte ato vështirësi të veta. Lek Gjolaj para pothuajse 10 vjetësh humbi gruan Marinë në moshë relativisht të re. Por familjet e mira i kapërcejnë edhe këto vështirësi. Lekës iu gjetën pranë në këtë tragjedi dy djemtë e tij, Gjoni dhe Antoni. Ata qëndruan pranë nënës së tyre deri në minutat e fundit. 

Këta pinjollë të dalluar të familjes së Gjelosh Shabit janë edukuar në frymën e traditës familjare, kombëtare, fetare dhe shoqërore.

Ky katund (Jutet)i mirënjohur i Malësisë, gjatë pushtimeve romake, sllave dhe osmane, qëndroi i papushtuar për mijëra vjet. Leka qysh në fëmijëri e ndiente mungesën e një kishe, duke e mbajtur në shpirt dhe në kokë realizimin e këtij tempulli fetar e kombëtar. Vërteton mirë autoktoninë tonë në atë rajon që, siç e dijmë, është bërë problem mes Komunës Tuzi dhe Podgoricës. 

Mbase Zoti e ka thirrur një vepër të tillë në kufirin shqiptaro-malazez.

Sllavo-malazezët nuk duhet të kenë frikë nga autoriteti shumë i nderuar Monsinjor Rrok Gjonlleshaj, më lart nga institucionet fetare shqiptare. 

Sipas burimeve të sigurta, Kryeipeshkvi Gjonlleshaj i dha Lekës udhëzimet për ndërtimin e kësaj që dikur do të bëhet edhe fanull. Këtu bëjnë pjesë edhe Patër Mirashi Marinaj, ngase i është gjetur pranë Lek Gjolajt, ku bën pjesë edhe Anton Perkaj, bashkëvendas i Lekës.

Shqiptarët e Luharit u dalluan kudo që shkuan për të jetuar. Ata kryen studime universitare në Tiranë, në Prishtinë, ku edhe shërbyen me sinqeritet. Si mos të flasim për Nikollë Perkajn, i cili në moshë të shtyrë la familjen në Amerikë dhe iu bashkangjit UÇK-së në luftën për lirinë e Kosovës.

Lek Gjolaj emeri juaj nuk do të harrohet kurrë në Malësinë tonë!

Filed Under: Komunitet

FEDERATA VATRA SHPALLË KRYESINË

August 5, 2026 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” Dr. Elmi Berisha bazuar në Kanunoren e Vatrës miratuar në Kuvendin e 27 Qershorit 2026, Kapitulli 7, Neni 37 dhe Kapitulli 9, Neni 56A, shpall përbërjen e Kryesisë së Vatrës:

1. Dr. Elmi Berisha- Kryetar i Vatrës

2. Alfons Grishaj- Nënkryetar i Vatrës

3. Mondi Rakaj- Sekretar i Vatrës

4. Ilir Cubi- Arkëtar i Vatrës

5. Kolec Ndoja- Kryetar i Këshillit

6. Dr. Sokol Paja- Editori i Diellit

7. Dr. Dritan Demiraj- Anëtar

8. Mirela Kanini- Anëtare

9. Bashkim Musabelliu-Anëtar

10. Anton Raja- Anëtar

11. Paulin Mernaçaj- Anëtar

12. Tasim Ruko- Anëtar

13. Bardh Tomaj- Anëtar

Filed Under: Vatra

“Pinocchio’s Harvard” by Tertini Set to Make a Global Slice

August 4, 2026 by s p

Rafaela Prifti/

Pinocchio’s Pizza is the star of a new documentary by acclaimed Albanian-American filmmaker, Valmir Tertini. Long before achieving stardom, tech pioneers and future Oscar winners like Matt Damon and Ben Affleck, frequented this tiny pizzeria. Last year, an Albanian-American filmmaker brought cameras inside to capture this unique intersection of Harvard life and American pop culture. “Pinocchio’s Harvard”, Tertini’s newest observational documentary won Best Director & Best Short Documentary at CVV Film Festival held alongside the 83rd Venice International Film Festival, La Biennale di Venezia 2026, in Italy. Tertini will walk the Italian red carpet to accept the awards at the ceremony on September 12th.

From the opening shot of the 20-minute documentary, Tertini reveals its secret sauce by following the owner as he arrives early in the morning to prepare it from scratch in the kitchen. The story of this street-side, Italian family-owned pizzeria in Harvard Square began in the 1960s. Since the 1980s, the DiCensos, another family of Italian descent took ownership but preserved the original name. Pinocchio’s Pizza draws a steady stream of regulars and tourists alike, all captivated by its thick Sicilian-style crust and iconic cultural status. Framing the pizza counter, a photo gallery display features snapshots of high-profile patrons like Mark Zuckerberg, Bill Gates and others. As seen in the documentary, the pictures serve as reliable conversation starters for first-time visitors and even some playful teasers with MIT associates. Included in the short documentary are cameos of aspiring influencers filming taste tests on their phones.

Valmir Tertini seeks out the human story in his filmmaking. For fifteen years, he has dedicated his lens to documenting the complex layers of Eastern European identity. He has an eye for the quiet or what he calls “the stories left behind”. In this case, it is the unassuming spot on the Harvard campus that has long been a celebrated destination boasting a steady clientele, a loyal student following and late-night crowds. By expanding its reach beyond Cambridge through Tertini’s film, this beloved institution is set to share its charm with a global audience.

See less

Filed Under: Kulture Tagged With: Rafaela Prifti

A duhet që Shqipëria të ribëhet një vend i jetueshëm për të gjithë shqiptarët?

August 4, 2026 by s p

Prof. Romeo Gurakuqi/

A është bërë tashmë domosdoshmëri kombëtare ndalja e hemoragjisë së pandërprerë të nacionit të vendosun në rreshtin e dëbimit me kamxhik nga një entitet i padukshëm por i kuptueshëm?

A duhet që Shqipëria të bëhet sërish një Atdhe ku shqiptarët jo vetëm të dëshirojnë të qëndrojnë, por edhe të mund të kthehen tek rrënjët, trualli i të parëve për ta ringritur, kullën, votrën, jetën e brezave të ardhshëm, si plotësim i një amaneti të Etënve?

A mund të vazhdohet ma tej me këtë proces të përditshëm, të heshtun, pothuajse të padukshëm, por të qëndrueshëm, të zbrazjes dhe të ndryshimit të përbërjes së popullsisë së Arbërisë?

A mund të jemi edhe më tej deshmitarë të stepur dhe të frikësuar të nënshkrimit të marreveshjeve/çmendurive të përmuajshme dhe të pamandatuara nga sovrani, për ndërrimin e popullsisë së atdheut me emigrantë të programuar enkas nga vende të botës së tretë?

A mund të pranohet më tej që vendi të jetojë nën peshën e padrejtësisë, arbitraritetit, korrupsionit galopant, pastrimit të parave, paaftësisë institucionale dhe ligësisë së ngritur në sistem mbi njeriun e thjeshtë?

Deri kur Shqipëria do të jetë një vend i kthyer në mundim, një vend ku jeta është shndërruar në një betejë të përditshme me shtetin, administratën, vagabondët, pleq dhe të rinj, në krye të degëve të institucioneve, një vend i bërë bela për qytetarët e vet?

Mbi të gjitha: sa gjatë mund të vazhdojë një shtet të humbasë njerëzit e vet, ndërsa vendin e tyre e bëjnë gjithnjë e më pak të jetueshëm ata që kanë për detyrë ta qeverisin, ta mbrojnë dhe ta bëjnë të denjë për qytetarët e tij?

Deri kur duhet të presin qytetarët që në këtë vend të ketë drejtësi shtetërore, të barabartë për të gjithë dhe të çliruar nga arbitrariteti?

A ka ardhur koha që sistemi i drejtësisë (me perjashtim SPAK) t’i nënshtrohet një korrigjimi rrënjësor institucional, të menduar dhe të udhëhequr nga një ekip i vogël dijetarësh dhe juristësh të shkolluar jashtë, të pavarur nga Kasta aktuale në konflikt interesi, me integritet të sprovuar dhe autoritet të padiskutueshëm profesional?

A ka ardhur koha që të rishikohen rrënjësisht, të zëvendësohen nga ekipi i lartpermendur i dijetarëve atdhetarë, strukturat e ndërlikuara të KLP e KLGJ, mekanizmat e vetëqeverisjes së drejtësisë, të cilat, në vend që të garantonin meritokracinë dhe përgjegjshmërinë, riprodhuan taraf të ri, mbyllje korporatiste dhe mungesë llogaridhënieje?

Dhe pyetja më e rëndë është kjo: a kemi ndërtuar pas vitit 2016 një drejtësi vërtetë më të pavarur dhe më të drejtë, apo kemi lejuar të krijohet një kastë e re, edhe më e mbyllur, më pak e kontrollueshme dhe, në praktikë, më e paprekshme se ajo që synuam të zëvendësonim?

Në fund, dy fjalë për Shkodrën dhe shkodranët.

Mos lejoni ma që qyteti dhe krejt krahina e jonë, Labiatia, me Alpet, Bregdetin, qendren historike të bashkimit të komuniteteve vllaznore, hapësinat historike urbane, të shndërrohen në vende eksperimentesh që, në emën të nji zhvillimi pa masë e pa kujtesë, rrezikojnë me e ba të përditshmen e të mbetunve peng në qytet, gjithnjë e ma të pajetueshme.

Mos lejoni ma ngritjen e kullës mbi Shkodrën e Idromenos, Rezortit kilometrik ne Baks- Rrjoll, ndalini ato sa ma parë! Mos pranoni resorte që, nën maskën e investimit, cenojnë pasuninë private dhe plazhet publike të qytetarëve të Bashkisë Shkodër dhe krijojnë hapësina lulëzimit të fondeve që vijnë nga qoshkat e fshehta anonime; mos lejoni tjetërsimin e pronës publike dhe dhunimin e tokave komunitare të njësive administrative e të bashkësive shekullore të Alpeve tona.

Shkodra nuk asht vend eksperimentesh. Shkodra nuk asht pronë e askujt dhe as hapësinë për plotësimin e andrrave të urdhnuesve të luogotenentëve, që në vend të shërbimit në tokën e paraardhësve, vendosin tarifa randuese mbi lëvizjen e lirë të bashkëqytetarëve drejt Tiranës dhe Gjakovës, bajnë vërtetë dy pune të mira, por ndërkohë kryejnë dhjetë përkulje të mbrapshta me pasoja të pakthyeshme dhe afatgjata për traditën e qytetit tonë.

Një thirrje të veçantë ua drejtoj socialistëve shkodranë. Kujtoni ata djelm dhe vajza shkodrane të së Majtës, që themeluen degën e Partisë Socialiste në Shkodër në vitin 1991. Ata u sollën në këtë qytet me dinjitet dhe, pavarësisht dallimeve të forta politike të kohës, u trajtuen me dinjitet prej bashkëqytetarëve të tyne të përkundërt politikisht, mbasi të gjithë kishim Shkodrën të përbashkët dhe të paprekshme nga askush prej komandave të ndërlikueme. Tridhjetë e pesë vjet ma vonë, ju, brezi i ri i së Majtës, nuk mund të viheni në shërbim të interesave të errëta që rrezikojnë ta shndërrojnë Shkodrën në laborator eksperimentesh shpopulluese, shpronësuese dhe shndërruese urbanistike, siç për fat të keq ju shohim sot në Këshillin Bashkiak dhe jo vetëm. Çdo ndërhyrje arbitrare mbi pronën, çdo deformim i kryer në Kadastër, në degët e mbështetjes ekonomike dhe financimit të infrastrukturës krahinore, çdo heshtje përballë cenimit të pasunisë së qytetarëve, nëse provohet, asht një sjellje e padenjë për cilindo që ka punuar për arsye politike në institucione.

Shkodra nuk mund të drejtohet me luogotenentë, që sjellin sipërmarrje prej askundit, pa punëtorë dhe pa makineri, për t’ia ndërtue me metoda mesjetare urat, rrugët dhe veprat qytetit, duke ia përcaktuar fatin për dekadat që vijnë. Shkodra ka dije, profesionistë, sipërmarrës, arkitektë, inxhinierë, pedagogë dhe qytetarë që duhet të kenë zanin e tyne në çdo vendimmarrje madhore.

Autonomia jonë administrative duhet të përdoret pikërisht për këtë: për ta ngritë në nji nivel tjetër mendimin dhe veprimin administrativ; për me ia kthye qytetarit vendimmarrjen bashkiake: ka disa rregulla dhe marrëveshje qytetare në anët tona, të lanuna trashëgim prej Etenve, që nuk mund të shkelen nga askush; ka nji kërkesë emergjente në çdo cep të Labiatisë për forcimin jo formal, por thelbësor, të rendit publik dhe sundimit të ligjit; për mbrojtjen e pronës dhe trashëgimisë; dhe, mbi të gjitha, për rikthimin e bijve dhe bijave të diasporës sonë në jetën e qytetit.

Fëmijët e Shkodrës që janë sot në Europë, në Amerikë e kudo në botë duhet të ftohen me u kthye dhe me marrë pjesë në rindertimin e jetës ne vendilindje, në Universitet, në Këshillin Bashkiak, në shkollat e qytetit, në Shkollën e Muzikës, në gjimnaze, në kulturë, në administratë dhe në sipërmarrje. Shkodra duhet t’ua hapë dyert njerëzve të vet, jo t’i shtyjë ata me ikë.

Sepse sfida e vërtetë për Shkodrën sot nuk asht vetëm kundërshtia për një kullë, një resort, një rrugë apo një parcelë. Asht beteja për të drejtën tonë me vendosë se çfarë qyteti do t’u lamë nesër fëmijëve tanë.

Shkodra nuk asht laborator eksperimentesh për deformimin e traditës dhe trashëgimisë sonë. Shkodra asht shtëpia jonë, të cilën nuk duhet ma ta lejojmë që ta prekin në themelin e saj askush.

Filed Under: Ekonomi

Përfundoi me sukses Seminari XIX Mbarëkombëtar i Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë

August 4, 2026 by s p

QBD/

🇦🇱🇽🇰 Pas katër ditësh punimesh intensive në Brezovicë të Kosovës, përfundoi Seminari XIX Mbarëkombëtar i Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë, organizuar nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës.

🗣️ Me temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”, seminari mblodhi mbi 200 mësues të gjuhës shqipe nga diaspora, studiues dhe ekspertë të arsimit, të cilët ndanë përvoja dhe praktika bashkëkohore në shërbim të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

🎓 Programi i seminarit u zhvillua përmes seancave plenare, leksioneve të hapura, punës në grupe dhe veprimtarive kulturore. Dy nga momentet më të spikatura ishin leksionet e hapura të Arsim Canollit, i cili trajtoi qasje bashkëkohore për motivimin e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe, dhe të studiueses Ledi Shamku Shkreli, e cila solli një reflektim mbi gjuhën, kujtesën dhe identitetin kulturor, duke nxitur diskutime të gjera mes pjesëmarrësve.

🌍 Gjatë dy ditëve të punës profesionale u zhvilluan dhjetëra punëtori dhe prezantime nga mësues të diasporës që veprojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Britaninë e Madhe, Suedi, Kroaci, Holandë dhe vende të tjera. Temat trajtuan motivimin e nxënësve, përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në mësimdhënie, dygjuhësinë, bashkëpunimin me familjen dhe komunitetin, si dhe ruajtjen e identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe kulturës shqiptare.

🏛️ Seminari u pasurua edhe me veprimtari kulturore, përfshirë vizitën në qytetin historik të Prizrenit dhe njohjen me trashëgiminë e tij, si edhe aktivitete në natyrën e Brezovicës, duke krijuar një atmosferë të veçantë bashkëpunimi, shkëmbimi përvojash dhe forcimi të rrjetit të mësuesve shqiptarë nga diaspora.

📖 Në ditën përmbyllëse u prezantua projekti “Tungjatjeta – një qasje e re dygjuhëshe për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë”, nga Mimoza Hysa dhe Ajula Jubani, si një model i ri didaktik që synon të mbështesë mësimin e shqipes në mjedise dygjuhëshe. Punimet u mbyllën me paraqitjen e përfundimeve të seminarit dhe shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.

🤝 Seminari Mbarëkombëtar rikonfirmoi edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, duke forcuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin profesional të mësuesve, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

❤️ Faleminderit të gjithë mësuesve, studiuesve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve për kontributin dhe përkushtimin në shërbim të gjuhës shqipe!

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • …
  • 3189
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)
  • Triumfi kujtesës mbi diktaturën
  • Një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë
  • NËNË TEREZA, SIMBOLI I BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
  • “Memorandumi i SANU-së dhe projekti serbomadh: Doktrina ideologjike, luftërat shkatërruese dhe çështja e Kosovës”
  • “Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”
  • FROM GONXHE OF SKOPJE TO THE UNIVERSAL MOTHER TERESA
  • “NJË ÇARJE NË PERDEN E SHQIPËRISË”
  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT