• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TOLERANCA FETARE VLERË AUTENTIKE E SHQIPTARËVE

March 10, 2026 by s p

Studiues profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportët e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë tek kombi ynë. Fjala është për tolerancën fetare, qe lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme

Nail  Draga

Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishtërimin në shek.IV, ndërsa më pas me ndarjën e Krishtërimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shek.XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm. Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione  dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t´iu përshtatën rrethanave të kohës. 

Konvertimi në kontekst të kohës

Andaj, edhe dukurinë e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për arsy politike e etnike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa politike e kohës. Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoks kaluan në katolik, pastaj ngjajshëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. Ndërsa sipas rrethanave politike Gjon Kastrioti, i  ati i Skënderbeut, ishte katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks si aleat i Stefan Llazareviqit më 1419-1426, mysliman si aleat i Muratit II më 1430-1438 dhe vdiq si katolik më 1443.Rastet e tilla te asaj kohe por edhe më pas janë të mjaftueshme për të kuptuar tolerancën fetare e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet preokupim i studiuesve të profileve të ndryshme shkencore.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje, studiuesi i njohur i etnologjisë Kahreman Ulqini  kohë më parë opinionit  i paraqitet me librin Toleranca fetare e shqiptarëve në zigzaget e historisë, botuar nga Fiorentia, Shkodër, 2016.

Autori çështjen e tolerancës e trajton në kompleksin e organizimit të vjetër shoqëror të shqiptarët, duke filluar me familjen fshatare, dokeve, duke e  mbyllur me popullsinë qytetare dhe trajtimit të veçantë  në shqiptarizëm. Në pjesën e dytë vend të rëndësishëm zën shtojca, e cila sjell argumente nga çështjet e trajtuara nga vise të ndryshme shqiptare, që janë dëshmi të pakontestuara, për tolerancën fetare  në kohën përkatëse.

Temë komplekse

Duke parë se kemi të bëjmë me një temë komplekse me një periudhë të gjatë kohore autori me të drejt konstaton se hulumtimet rreth tolerancës fetare të shqiptarët  patjetër duhet  që argumentet dhe analizat e të dhënave  dhe metodat e punës të jenë të afërta me  ato të disa disciplinave  shkencore si historia, etnologjia e sociologjia.Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet në përfundime te qendrueshme shkencore, ndaj një teme e cila është intriguese për studiuesit e profileve te ndryshme shkencore.Po ashtu një qasje e tillë është me e pranushme edhe për studiuesit e huaj, të cilët këtë çështje e kanë pothuaj të panjohur sa e si duhet, sepse shqiptarët janë model për botën bashkëkohore sa i përket tolerancës fetare, si pjesë e vetëdijës kombëtare gjatë shekujve.

Sfidë ndaj paragjykimeve

Autori në këto botim na sjell episode të ndryshme që tregojnë tolerancën fetare të besimeve të ndryshme, kryesisht katolikë e musliman, nga krahina të ndryshme etnografike shqiptare por edhe qytete më të kaluar të bujshme historike sikur ishte Shkodra. Ishte kjo ndjenja e solidaritetit të gjakut dhe etnisë për të përballuar rrethanat e kohës.Veprimet e tilla ishin sfidë edhe ndaj elementëve të ndryshëm konfliktuoz të cilët kishin paragjykime të ndryshme apo ishin në shërbim të strukturave të huaja në hapësirën shqiptare. Edhe pse në themel të shoqërisë shqiptare me natyrë konservatore, qendronte parimi i ruajtjës së traditës, ku toleranca fetare mbeti si kod i pranimit të te tjerëve fetarisht,mos fyerjen e besimit të tyre, respekt për praktikat e shfaqjet publike, bashkëjetesë normale në familjet me dy besime dhe pa paragjykime fetare në bashkësi të ndryshme shoqërore. Ishin këto tipare të ngulitura me shekuj në vetdijën e shqiptarëve, dukuri kjo e cila na bën të mburremi në krahasim me popuj të tjerë të cilët janë fetar me fanatizën ekstrem sikurse janë ortodokset fqinjët tanë të cilët si në të kaluarën dhe në ditët tona janë intolerant ndaj çdo kishe apo riti tjetër duke qenë përsekutues të vazhdueshëm nacional.

Shqiptarët model për popujt tjerë

Me këtë botim përveç konsultimit të  literaturës profesionale selektive, autori  dëshmon se gjatë hulumtimeve të tia gjysëm shekullore  ne terren rreth organizimit të vjetër shoqëror e të drejtës popullore  të shqiptarët, ka mbledhur një lëndë me vlerë shumëplanëshe nga trashëgëmia e kultura jonë popullore, ku toleranca fetare paraqet një nder vlerat etnike me sublime të popullit shqiptar. Pikërisht kjo dukuri  është hetuar edhe nga të huajt të cilët kanë kanë vizituar viset shqiptare nga mesjeta e vonë e më pas. Madje ata kanë qenë të befasuar me ketë qendrim të shqiptarëve të cilët edhe pse popull me tre besime, ishin dhe janë edhe sot model për popujt e tjerë.

Andaj duke marrë parasysh rëndësinë qe ka toleranca fetare për të sotmën dhe të ardhmën, është  për tu përshëndetur propozimi i autorit e  qe një lëndë e tillë të mblidhet dhe të botohet në një vëllim të veçantë, si vlerë autentike e trashëgimisë sonë kulturore ndër shekuj. Një botim i tillë do të ishte si testament edhe për brezat që do të vijnë, duke dëshmuar  se shqiptarët kanë se me çka të mburrën, me një vlerë unikate e cila iu mungon popujve të tjerë. Rastet  e tilla janë të shumta, ku disa autori na i sjell episode apo fragmente që kanë vlera autentike të tolerancës fetare.Andaj iu mbetet institucioneve përkatëse shkencore  që një propozim të tillë ta realizojnë në praktikë, sepse është obligim moral dhe profesional për të kaluarën tonë gjatë zigzagëve të historisë, sepse ka ndodhur ajo që është e shkruar.

Përfundim

Një botim i tillë do të ishte i obligueshëm jo vetëm për studiuesit dhe individët e pasionuar pas trashëgimisë kulturore por sidomos  për  studentët e katedrave te ndryshme, ku trajtohen çështje nga antropologjia e kultura popullore. Vetëm në këtë mënyrë  toleranca fetare do të mbetet  pjesë e identitetit tonë kombëtar, si vlerë e veçantë e popullit tonë në te kaluarën dhe në ditët tona.Dhe është pikërisht kjo tolerancë fetare e cila na shfaqet kudo në të gjitha veprimtaritë e ndryshme shoqërore, duke dëshmuar në praktikë një dukuri me vlera të mëdha sa shoqërore dhe kombëtare, duke na bërë unikat për popujt e tjerë në botën bashkëkohore.

Madje ky është edhe mesazhi i këtij libri i cili do të jetë i domosdoshëm për  historianët, etnologët  e  sociologët si  dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë njohuri  për këtë dukuri shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve, në të kaluarën dhe në ditët tona. 

(Ribotohet me rastin e vdekjës së  Kahreman Ulqinit (1935-2026) studiuesit, historianit e  etnologut të shquar shqiptar, i vlerësuar si një nga figurat më të respektuara  të studimeve albanologjike)

Kahreman Ulqini, TOLERANCA FETARE E SHQIPTARËVE NË ZIGZAGËT E HISTORISË, Botoi:FIORENTIA, Shkodër, 2016

Filed Under: Analiza

“Thinking of You”

March 7, 2026 by s p

Thinking of You art installation dedicated to survivors of sexual violence to be presented at Dag Hammarskjöld Plaza, New York, during UN Commission on the Status of Women.

NEW YORK, N.Y., February 26, 2026 — Thinking of You, the internationally recognised public art installation by conceptual artist Alketa Xhafa Mripa, will be presented at Dag Hammarskjöld Plaza, the gateway to the United Nations Headquarters in New York City, during the 70th session of the UN Commission on the Status of Women (CSW70) from March 8-20, 2026. Official opening event 13:30-14:30 EST, March 8, 2026.

A person standing under a line of clothes

AI-generated content may be incorrect.

Alketa Xhafa Mripa at the artist’s Thinking of You installation, The Hague 2024.

Image courtesy of the artist. Photo © Fleur Beemster

The large‑scale installation features washing lines of dresses suspended in public spaces, transforming a domestic scene into a collective act of empowerment and solidarity. The work is dedicated to survivors of conflict‑related sexual violence, while also standing as a broader symbol of solidarity with all survivors of sexual violence and the enduring silence, stigma and imbalance of power that often surround it. Nearly 1 in 3 women globally have experienced physical or sexual violence in their lifetime, yet only 2% of perpetrators are incarcerated.

“The idea for Thinking of You came about when I watched a TV interview with a survivor, her face and voice altered to protect her identity,” says Alketa Xhafa Mripa. “She said ‘no-one is thinking of us’. From that moment, I wanted her, and all survivors to know – I am thinking of you, many are thinking of you. You are not alone. Art has the power to stop us in our tracks, to heal our souls and transform the way we think. I use art as a vehicle to raise awareness and call for justice.”

Originally created in Prishtina, Kosovo, in 2015, Thinking of You first filled a football stadium with thousands of dresses and skirts donated in solidarity with the estimated 20,000 Kosovan women and girls who were raped during the 1998-99 conflict. Since then, the installation has travelled internationally, including presentations in The Hague, the International City of Peace and Justice, and Strasbourg, the home of the Council of Europe, engaging survivor networks and civil society from across the world.

For the New York presentation, opening on International Women’s Day on March 8 until March 20, garments have been donated both by survivors of wartime sexual violence and by many high‑profile supporters, including fashion designer Diane von Furstenberg, feminist icon Gisèle Picot, Nobel Prize Laureate Dr Denis Mukwege and UNICEF Ambassador Martin Bell, underscoring the project’s message of solidarity and shared responsibility to act.

The choice of Dag Hammarskjöld Plaza is deliberate and significant. As the public gateway to the United Nations and a long‑established site for civic expression, the plaza sits at the intersection of diplomacy, activism and daily life in New York City. Presenting the work here during CSW70 places the installation within a global forum focused on gender equality, justice and the elimination of violence against women and girls.

“Dag Hammarskjöld Plaza resonates because it sits at the threshold between the public and international power,” said Alketa Xhafa Mripa. “Bringing Thinking of You here, during the Commission on the Status of Women, places survivors’ voices in a space where policy, accountability and public conscience meet.”

While rooted in the experiences of survivors of sexual violence in conflict, Thinking of You speaks to a wider contemporary moment. Renewed public attention on sexual exploitation, institutional silence and accountability has highlighted how often abuse is enabled by shame, secrecy and power. The installation responds by placing the human cost of sexual violence directly into public view. Each dress represents a person with a story that deserves to be heard.

Thinking of You invites decision-makers and the wider public to pause, reflect and acknowledge the lived realities behind statistics and headlines, insisting on dignity, recognition and justice for survivors everywhere.

About the Artist

Alketa Xhafa Mripa is a Kosovo‑born, London‑based conceptual artist whose work addresses social justice, memory and collective healing. Her practice has been exhibited internationally in public spaces, museums and human‑rights institutions, with Thinking of You recognised as one of the most powerful contemporary artworks addressing sexual violence and survivor solidarity.

More information:

Alketaxhafamripa.com

Alketa Xhafa Mripa YouTube Channel

Instagram: Alketa.xh.m

Media inquiries: axhmarchive@gmail.com

Images: Media Gallery of previous installations

The artist will be available for interviews in London until March 4, and in New York March 6 – 21, 2026.

Filed Under: Analiza

Kosova mes krizës politike dhe sfidës së pjekurisë demokratike

March 7, 2026 by s p

Kriza parlamentare dhe zgjedhja e presidentit po testojnë kulturën e kompromisit politik dhe stabilitetin institucional të Kosovës.

By Cafo Boga

Kriza e fundit parlamentare në Kosovë është më shumë se një episod politik — ajo është një provë serioze për pjekurinë institucionale dhe kulturën e kompromisit në një shtet ende në proces konsolidimi demokratik. Pas gati dy dekadash shtetësi dhe përpjekjesh për ndërtimin e institucioneve funksionale, zhvillimet e fundit tregojnë se sistemi politik mbetet i ndjeshëm ndaj polarizimit partiak dhe bllokimeve parlamentare.

Pas një procesi të zgjatur negociatash, Kryeministri Albin Kurti arriti të formojë qeverinë, duke rikthyer funksionimin e institucioneve dhe duke krijuar përshtypjen se vendi po hynte në një fazë stabiliteti politik. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se ky normalitet mund të ketë qenë i përkohshëm.

Kriza u thellua pas bojkotimit të seancave parlamentare nga opozita, çka çoi në mungesë kuorumi dhe paralizim të procesit institucional. Në këtë kontekst, Kryetarja e Kuvendit iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për interpretim ligjor, ndërsa Presidentja Vjosa Osmani ngriti mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nëse bllokada politike vazhdon.

Dështimi për të arritur konsensus për çështje kyçe institucionale ka ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e sistemit politik. Ndërkohë që janë përmendur disa kandidatura për postet më të larta shtetërore, emri i Vjosa Osmanit vazhdon të konsiderohet gjerësisht si një nga opsionet më të pranueshme. Megjithatë, procesi politik është shndërruar shpesh në një seri kalkulimesh dhe negociatash partiake që e bëjnë më të vështirë arritjen e kompromisit institucional.

Në Evropë, mënyra e zgjedhjes së presidentit në sistemet parlamentare ndahet kryesisht në dy modele: disa vende e zgjedhin presidentin me votë të drejtpërdrejtë popullore, ndërsa të tjera përmes parlamentit ose një asambleje zgjedhore. Zgjedhja parlamentare përdoret zakonisht kur presidenca ka rol kryesisht ceremonial dhe synon të pasqyrojë balancën politike brenda legjislativit. Ndërsa zgjedhja e drejtpërdrejtë nga populli preferohet kur posti i presidentit pritet të ketë legjitimitet më të fortë demokratik dhe të veprojë si një arbitër i pavarur kushtetues.

Në Kosovë, presidenti zgjidhet nga Kuvendi — një model i vendosur në rrethanat e ndërtimit të institucioneve pas luftës dhe gjatë periudhës së mbikëqyrjes ndërkombëtare, kur prioritet ishte stabiliteti institucional dhe balanca ndërmjet pushteteve. Megjithatë, përvoja e viteve të fundit ka treguar se ky mekanizëm shpesh është bërë pjesë e kalkulimeve dhe bllokimeve partiake.

Për këtë arsye, një model alternativ që meriton të diskutohet është zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli, duke i dhënë këtij institucioni një mandat më të pavarur nga interesat partiake dhe një legjitimitet më të fortë për të vepruar si garant i Kushtetutës dhe i funksionimit të rregullt të institucioneve. Shembuj të tillë ekzistojnë në vende evropiane me sistem parlamentar si Austria dhe Portugalia, ku presidenti zgjidhet nga qytetarët dhe ushtron rolin e arbitrit institucional. Natyrisht, një reformë e tillë do të kërkonte debat të gjerë politik dhe ndryshime kushtetuese.

Megjithatë, në thelb kriza aktuale nuk buron nga mekanizmat kushtetues, por nga mungesa e vullnetit politik për kompromis. Kushtetuta e Kosovës kërkon një president që gëzon mbështetje më të gjerë politike — një figurë që është produkt i kompromisit institucional dhe jo vetëm i shumicës momentale. Edhe zgjedhjet e reja nuk e ndryshojnë automatikisht këtë realitet, pasi parlamenti që do të dalë prej tyre do t’i nënshtrohet të njëjtës formulë kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Përvoja të ngjashme ekzistojnë edhe në rajon. Kushtetuta e Shqipërisë e vitit 1998 parashikonte një formulë të ngjashme për zgjedhjen e presidentit në parlament, pikërisht për të nxitur kulturën e kompromisit politik në një sistem demokratik ende në konsolidim.

Kjo situatë nxjerr në pah një realitet të njohur të politikës kosovare: mungesën e një kulture kompromisi që do të mundësonte funksionimin normal të institucioneve. Për një shtet relativisht të ri, që ende është në proces konsolidimi institucional dhe ndërkombëtar, përsëritja e krizave politike dhe cikli i zgjedhjeve të shpeshta rrezikon të dobësojë besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në stabilitetin e sistemit demokratik.

Në të njëjtën kohë, zhvillimet në fushën e sigurisë rajonale tregojnë se Ballkani mbetet një hapësirë ku çdo zhvillim politik interpretohet me kujdes nga aktorët përreth. Bashkëpunimi në rritje ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e sigurisë shihet në Prishtinë si një hap drejt forcimit të stabilitetit rajonal, ndërsa reagime kritike nga Beogradi tregojnë se çështjet e sigurisë mbeten të ndjeshme në rajon.

Një tjetër zhvillim me peshë politike dhe emocionale për shoqërinë kosovare mbetet procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi. Vendimet e kësaj gjykate do të kenë ndikim jo vetëm juridik, por edhe në mënyrën se si do të interpretohet dhe kujtohet lufta e Kosovës në narrativën historike dhe politike të vendit.

Në këtë kontekst, roli i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet vendimtar për stabilitetin politik të Kosovës. BE vazhdon të jetë ndërmjetësi kryesor në dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa SHBA mbetet garantuesi më i rëndësishëm i sigurisë dhe mbështetësi strategjik i shtetësisë së Kosovës. Megjithatë, partnerët ndërkombëtarë presin gjithnjë e më shumë përgjegjësi dhe maturi politike nga vetë lidershipi kosovar.

Në këtë situatë delikate, aktorët politikë në Kosovë duhet të shmangin logjikën e konfrontimit të përhershëm dhe të rikthehen tek parimi themelor i demokracisë parlamentare: dialogu dhe kompromisi institucional. Stabiliteti i brendshëm politik është po aq i rëndësishëm sa edhe mbështetja ndërkombëtare.

Ky është momenti kur politika në Kosovë duhet të dëshmojë se është e aftë jo vetëm ta administrojë shtetin, por edhe ta ndërtojë dhe ta forcojë atë për brezat që vijnë.

Filed Under: Analiza

Kush do ta zgjedhë liderin e Iranit?

March 7, 2026 by s p

Rafael Floqi/

Nga lufta ushtarake te beteja për të ardhmen politike të Iranit

Në diplomacinë ndërkombëtare ekziston një rregull i pashkruar: fuqitë e mëdha shpesh bëjnë shumë gjëra në heshtje, por rrallë i thonë ato hapur. Donald Trump nuk i përket kësaj tradite. Kur ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë rol në përzgjedhjen e liderit të ardhshëm të Iranit pas vrasjes së Ajatollah Ali Khameneit, reagimet nuk vonuan. Diplomatët u tronditën, kritikët e quajtën ndërhyrje në sovranitetin e një shteti, ndërsa mbështetësit e interpretuan si një deklaratë të sinqertë për realitetin e politikës së fuqive të mëdha.

Por përtej polemikave diplomatike, deklarata e Trumpit ngriti një pyetje thelbësore: nëse Amerika dhe aleatët e saj po përballen me një regjim që për dekada ka kërcënuar rajonin dhe interesat e tyre strategjike, a duhet të qëndrojnë duarkryq kur vendoset se kush do ta drejtojë atë vend?

Në këtë kuptim, deklarata e tij nuk ishte vetëm provokim politik. Ajo ishte një sinjal se konflikti aktual mund të jetë shumë më tepër sesa një operacion ushtarak kundër raketave dhe infrastrukturës ushtarake iraniane. Ai mund të jetë një betejë për drejtimin që do të marrë Irani në vitet që vijnë.

Vakumi i pushtetit pas vdekjes së Khameneit

Vrasja e Ajatollah Ali Khameneit më 28 shkurt 2026 përbën një nga momentet më dramatike në historinë moderne të Lindjes së Mesme. Për më shumë se tre dekada ai kishte qenë figura qendrore e sistemit politik iranian dhe autoriteti përfundimtar mbi ushtrinë, politikën e jashtme dhe institucionet kryesore të shtetit.

Eliminimi i tij nuk ishte vetëm një goditje ushtarake. Ishte një goditje politike që tronditi vetë strukturën e pushtetit të Republikës Islamike.

Sipas kushtetutës iraniane, lideri suprem zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve, një organ i përbërë nga klerikë të lartë. Në teori procesi është i qartë. Në praktikë, ai zhvillohet në një terren shumë më të ndërlikuar, ku përplasen interesat e elitës fetare, Gardës Revolucionare dhe fraksioneve politike të regjimit.

Në këtë kontekst, një nga kandidatët më të përfolur është Mojtaba Khamenei, djali i liderit të vrarë. Ai shihet nga disa qarqe si figura që mund të garantojë vazhdimësinë e sistemit. Por pikërisht këtë mundësi Donald Trump e refuzoi publikisht, duke e quajtur atë “të papranueshëm” dhe një figurë “të dobët”.

Një deklaratë që ndryshon debatin

Kur një president amerikan deklaron se dëshiron të ketë rol në përzgjedhjen e liderit të një vendi tjetër, kjo ndryshon menjëherë natyrën e debatit strategjik.

Trump argumentoi se lideri i ardhshëm i Iranit duhet të jetë një figurë që sjell harmoni dhe paqe dhe që nuk përbën kërcënim për SHBA dhe aleatët e saj.

Në një intervistë ai deklaroi: “Unë duhet të jem i përfshirë në përzgjedhjen e liderit të ardhshëm.”

Ai madje e krahasoi situatën me Venezuelën, duke përmendur rastin e Delcy Rodríguez, e cila mori pushtetin pasi një operacion ushtarak amerikan çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro dhe transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuza federale për trafik droge.

Krahasimi është domethënës. Ai sugjeron një model strategjik ku ndërhyrjet ushtarake mund të krijojnë kushtet për ndryshime politike në krye të regjimeve që konsiderohen armiqësore.

A po shndërrohet lufta në projekt politik?

Zyrtarisht, Pentagoni deklaron se operacionet ushtarake kundër Iranit synojnë vetëm dobësimin e kapaciteteve ushtarake dhe neutralizimin e kërcënimeve të tij. Megjithatë, deklaratat politike nga Shtëpia e Bardhë sugjerojnë një ambicie më të gjerë.

Nëse lideri i ri iranian do të vazhdojë të mbështesë milicitë rajonale dhe programin raketor, atëherë konflikti me Perëndimin mund të vazhdojë për dekada. Nga kjo perspektivë lind pyetja që Trump e ngriti në mënyrë të drejtpërdrejtë: a ka kuptim të fitosh një luftë ushtarake nëse në fund gjithçka mbetet njësoj në Teheran?

Historia ofron shembuj të ngjashëm. Nga Irani i vitit 1953 deri te Iraku i vitit 2003, ndërhyrjet për ndryshim regjimi kanë prodhuar rezultate që shpesh kanë dalë jashtë kontrollit të strategëve që i nisën ato.

Reagimi i Teheranit

Irani ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi akuzoi SHBA-në për një “krim në det” pasi një fregatë iraniane u fundos nga marina amerikane në Oqeanin Indian, duke shkaktuar dhjetëra viktima. “Shënoni fjalët e mia: SHBA do ta pendohen hidhur për precedentin që kanë krijuar,” deklaroi ai.

Ndërkohë, një klerik i lartë iranian bëri një thirrje të rrallë për dhunë në televizionin shtetëror, duke kërkuar derdhjen e gjakut të izraelitëve dhe të Donald Trumpit.

Deklarata të tilla tregojnë se konflikti ka hyrë në një fazë shumë më të rrezikshme.

Mjegulla strategjike

Paradoksi i konfliktit aktual është se objektivat e tij mbeten të paqarta. Pentagoni flet për neutralizimin e kërcënimeve ushtarake, ndërsa deklaratat politike sugjerojnë ndikim në strukturën e pushtetit iranian.

Kjo krijon një mjegull strategjike që shpesh karakterizon luftërat moderne. Kur qëllimi nuk është i qartë, çdo zhvillim i ri mund të justifikojë një hap tjetër drejt përshkallëzimit. Në rastin e Iranit, rreziku është edhe më i madh, sepse vendi ndodhet në qendër të rivaliteteve mes fuqive të mëdha si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.

Beteja për të ardhmen e Iranit

Në thelb, ajo që po ndodh është një betejë për të ardhmen e Iranit. Nga njëra anë janë strukturat e regjimit aktual, veçanërisht Garda Revolucionare. Nga ana tjetër janë segmentet e shoqërisë iraniane që kërkojnë një hapje më të madhe ndaj botës.

Por ekziston edhe një faktor i tretë: ndikimi i fuqive të jashtme. Nëse zgjedhja e liderit të ri perceptohet si e diktuar nga jashtë, kjo mund të prodhojë një reagim të fortë nacionalist. Historia tregon se popujt shpesh bashkohen rreth qeverive të tyre kur ndihen të kërcënuar nga ndërhyrje të huaja.

Një pyetje që mund të përcaktojë dekadën

Konflikti aktual nuk është vetëm një luftë për raketa apo për programin bërthamor iranian. Ai është një betejë për të ardhmen politike të një prej vendeve më të rëndësishme të Lindjes së Mesme.

Dhe në qendër të kësaj beteje qëndron një pyetje e vetme: a do ta zgjedhin iranianët vetë liderin e tyre, apo do të përpiqen fuqitë e mëdha ta formësojnë atë nga jashtë? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje mund të përcaktojë jo vetëm fatin e Iranit, por edhe drejtimin e politikës ndërkombëtare në vitet që vijnë. Sepse historia ka treguar shpesh se luftërat që fillojnë me qëllime të paqarta përfundojnë duke ndryshuar shumë më tepër sesa kishin menduar ata që i nisën.

Filed Under: Analiza

Familja Qiriazi, Shtylla Historike e Arsimit Shqiptar dhe e Formësimit të Identitetit Kombëtar

March 7, 2026 by s p

Prof. Dr. Skender Asani/

Me rastin e 7 Marsi, Dita e Mësuesit, kujtesa historike e kombit shqiptar rikthehet drejt një prej kapitujve më të ndritur të historisë sonë arsimore dhe kulturore, aty ku rrënjët e shkollës shqipe ndërthuren me idealin e madh të Rilindjes Kombëtare dhe me sakrificën e atyre që e panë dijen si armën më të fuqishme të mbijetesës dhe të afirmimit kombëtar. Në këtë panoramë të gjerë historike, familja Qiriazi qëndron si një gur themeli i patundur, si një institucion i gjallë i kulturës dhe mendimit shqiptar, që me përkushtim dhe vizion kontribuoi në ndërtimin e themeleve të arsimit modern dhe në konsolidimin e ndërgjegjes kombëtare. Në një epokë kur gjuha shqipe përballej me ndalime dhe kur identiteti shqiptar rrezikohej nga presionet asimiluese të kohës, veprimtaria e Gjerasim Qiriazi, Sevasti Qiriazi dhe Parashqevi Qiriazi mori dimensionin e një misioni historik, ku arsimi nuk ishte vetëm një proces pedagogjik, por një akt i ndërgjegjshëm për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe shpirtit të kombit shqiptar.

Në këtë kuptim, familja Qiriazi duhet parë jo vetëm si një familje e shquar arsimtarësh dhe intelektualësh, por si një qendër e rëndësishme e mendimit iluminist shqiptar që veproi në zemër të një prej qyteteve më të rëndësishme të kulturës shqiptare të kohës: Manastir. Ky qytet, i cili në fillimshekullin XX ishte një nga vatrat kryesore të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë vendi ku u ndërthurën përpjekjet për arsimin, për gjuhën dhe për identitetin kulturor të shqiptarëve. Pikërisht në këtë klimë të gjallë intelektuale dhe patriotike, familja Qiriazi kontribuoi jo vetëm në hapjen e shkollave shqipe dhe në përhapjen e dijes në gjuhën amtare, por edhe në krijimin e një infrastrukture kulturore që përgatiti terrenin për një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare: Kongresi i Manastirit i vitit 1908, i njohur edhe si Kongresi i Alfabetit.

Në mënyrë simbolike dhe historike, mund të thuhet se familja Qiriazi përfaqësonte një nga shtyllat mbi të cilat u ngrit vetë ideja e këtij kongresi. Përpjekjet e tyre për përhapjen e shkrimit dhe të arsimit shqip, për botimin e teksteve dhe për kultivimin e një vetëdijeje gjuhësore ndër shqiptarë, krijuan bazën intelektuale dhe kulturore që e bëri të mundur mbledhjen e intelektualëve shqiptarë në Manastir për të unifikuar alfabetin e gjuhës shqipe. Në këtë kuptim, Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm një akt teknik i standardizimit të alfabetit, por një moment historik ku u vulos simbolikisht uniteti kulturor i shqiptarëve dhe u hodhën themelet e komunikimit modern kombëtar. Roli i familjes Qiriazi në këtë proces përfaqëson një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kulturës shqiptare, sepse përmes veprimtarisë së tyre arsimi dhe gjuha u shndërruan në instrumente të fuqishme të identitetit dhe të vetëdijes kombëtare.

Një dimension tjetër i rëndësishëm i kësaj trashëgimie lidhet me figurën e Parashqevi Qiriazi, e cila përfaqëson një nga personalitetet më të shquara të kulturës dhe diplomacisë shqiptare të fillimshekullit XX. Ajo nuk ishte vetëm një edukatore e përkushtuar, por edhe një zë i fuqishëm në mbrojtjen e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja e saj në Konferenca e Paqes në Paris (1919–1920) përbën një moment të rëndësishëm në historinë e përfaqësimit shqiptar në diplomacinë ndërkombëtare, ku ajo kontribuoi në sensibilizimin e opinionit botëror për të drejtën e shqiptarëve për një shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë kontekst historik, mbështetja e dhënë nga Presidenti amerikan Woodrow Wilson për ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë përbën një nga momentet më domethënëse të diplomacisë ndërkombëtare të asaj kohe.

Në dritën e kësaj trashëgimie historike, përkujtimi i 7 Marsit merr një dimension shumë më të thellë simbolik. Ai nuk është vetëm një festë e mësuesve dhe e shkollës, por një moment reflektimi mbi rrugëtimin historik të arsimit shqiptar dhe mbi rolin e tij në ndërtimin e identitetit kombëtar. Familja Qiriazi përfaqëson një model të rrallë ku përkushtimi ndaj dijes, atdhedashuria dhe vizioni historik bashkohen në një mision të vetëm: emancipimin kulturor dhe shpirtëror të kombit shqiptar. Trashëgimia e tyre dëshmon se arsimi, kur mbështetet mbi idealin e lirisë dhe mbi dashurinë për gjuhën dhe kulturën kombëtare, shndërrohet në institucionin më të qëndrueshëm të formimit të një kombi.

Prandaj, në kujtesën historike të shqiptarëve, familja Qiriazi mbetet jo vetëm një simbol i arsimit, por një shtyllë e identitetit kombëtar dhe një dëshmi e gjallë se historia e një populli ndërtohet mbi sakrificën dhe vizionin e atyre që besojnë se dija është drita që ndriçon rrugën e së ardhmes. Në këtë kuptim, 7 Marsi nuk është thjesht një datë kalendarike, por një moment solemn i reflektimit kombëtar, ku përmes kujtimit të Qiriazëve nderohet vetë ideali i arsimit shqip si themeli mbi të cilin u ngrit ndërgjegjja moderne e shqiptarëve dhe u përforcua uniteti kulturor i kombit.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 1011
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANTON ÇEFA – NJË JETË NË SHËRBIM TË FJALËS SHQIPE DHE KUJTESËS KOMBËTARE
  • Kur dija hesht, konformizmi flet…
  • Albanians for America Welcomes the SRBIJA Act and Calls for Accountability from Serbia
  • “Malësia – studime e hulumtime”
  • Ago AGAJ – Vlonjati që e mori Kosovën me vete deri në vdekje!
  • DRITËRO AGOLLI NË RAPORT DIDAKTIK ME LEXUESIN: POEZIA PËR FËMIJË
  • Hora e Arbëreshëve
  • “Historia e operas Rozafa”
  • HASHIM THAÇI, KADRI VESELI, JAKUP KRASNIQI DHE REXHEP SELIMI – PERSONALITETE TË TRANSFORMIMIT HISTORIK DHE SHTETFORMIMIT TË KOSOVËS
  • SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT AGASI
  • Kujtojmë në ditën e ndarjes nga jeta akademikun dhe ish-kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Shaban Demiraj
  • “Pasqyra” e Kryeministrit!
  • “SOUNDS OF ALBANIA”, NGA PREZANTIMI DINJITOZ I KULTURËS SHQIPTARE TE NDËRTIMI I URAVE ME PUBLIKUN AMERIKAN
  • Nga “Kombi”, tek Kombi – 120 vjetori i shtypit të shkruar shqiptar në SHBA 1906-1926
  • E mbështes fuqishëm dhe e mirëpres projektligjin dypartiak ‘SRBIJA Act’ të prezantuar nga kongresmenët Joe Wilson dhe Bill Keating

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT