• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ISHIN TRE LISA TË QËNDRESËS SHQIPTARE QË U THYEN PREJ FURTUNËS

March 8, 2025 by s p

Enver Memisha

(Dedikuar dëshmorëve të Atdheut Dr. Skënder Muço, Dr. Yzier Alimerko dhe Zako Mezinit rënë nga plumbat e Gestapos Gjermane më 12 gusht 1944)

Nëpërmjet Avni Rustemit e dojshe Vlonën e Flamurit mâ shum se qytetin tem. Të dy i shifshe të lidhun e të mbështjellun po me ato gëzime, po me ato idhnime. Shpresën e Flamurit të ngritun, nuk e përkëdheli kush mâ tepër se, Vlona e lumnueme e Shkodra e dishrueme…

                                                                                        Zef Pali  

FLAKA” E LIRISË ZEF PALI 1910 – 1977: Në gjurmët e ...

Zef Pali (1910 -1977)

Mâ i fortë se guri

Vendin e Abdylit e zuni Lumoja, pushkën e Ali Pashës e kapi Hysniu, gojën e Abdulla Drenit e trashigoi Skënderi. Kúr qiellin tonë e mbulojnë rê të zeza, ndihet kushtrimi i papritun që del nga thellësit e dheut, ku flenë dhe zgjohen dëshmorët. Retë i shkyejn vetëtimat, botën e trondisin shkreptimat, rroposen, plane e stane t’armiqve shekullor! Në dritën e kësaj rropame na del Shqiptari i shtruem mâ i fortë se guri. Qindron në vend të vet dhe bâhet shkamb. Se lot kush nga vendi. 

“Ku do t’i marri prijsit e kapidanët vendi Ilir në ditët e pushtimit të tij, në ditët e shtrëngatës së kuqe?”. Shqiponja historinë pyeti. 

Por, Abdyl Frashëri i Lidhjes së Prizrenit nuk pat nevojë ta shkundi të Birin, ta ngjisi mbí fletë shqipje, t’i tregojë se ku âsht zi nuk âsht bardh për Shqipnínë. Dhe Mid’hat Frashëri ndezi llampën. Në kalánë e mpime u ndie nji zâ, në pyrgun mâ të naltë u pa një dritë. Nji altar kërkoi, e gjeti, e ngrehi brezi i rí: në vorr të Naimit. Aty besnikët u mblodhën krye ulët dhe zêmër lëshuem. Prej aty besnikët u shprazën ball-naltë e zêmër hekúr… 

Mbas flamurit pa sopata, pa shêje të huej. Prej këndej kushtrimi dhe vrulli arriti e kaploi Vlonën. Qyteti – djep i flamurit – shpërtheu ditën e parë të flamurit në robní. Si nisi, krisi! Atjé tê Ura e Gjormit, Hysni Lepenica i prini Kombit kryengritës. Skënderi, Skënder Muço u foli bukúr, ambël, ndigjuesve të heshtun që tashma flitshin veç me fshikullima plumbash. Me “Ta, mbas “Tyne, u shtuen radhët e trimave, që prej Kosove e deri në Çamëri. Me “Ta, sa qeleshe bardhë për vend u bânë flî! Rânë e na lânë, kúr lufta e vogël u bâ e madhe. U këput Hysniu nga plumbat që trupin ia bânë shoshë. Balli Kombëtar i fali Atdheut “Burrin përmbí Burrat”. Mâ vonë u nda Skënderi kah vorri që hapi frika e të huejit, mënija e mikut t’armikut. 

Nji varg i pa mbaruem dëshmorësh, kunorë, kunorë u bâ rreth flamurit, rreth vorrit të krye ushtarit… U duk se dritë mâ s’do të bâjnë plumbat, u duk se fjalë mâ s’e qesin gojët guximtare. Kështú ndodhi kúr na la Lumoja. Ai flamur, valë lirije, ajo fytyrë, mall Shqipnije. U ndalën fjalët në pendë, u mbyllën shpresat në zêmra katrane, u tha: “Si mund të qindrojë Balli pa krye?” 

Por, njimijë Balle u çuen nga Vorri i Frashërit, u prekën, u puthën nga fryma e shénjtë, u ngrohën me punën e pa ndërpreme, u fuqizuen me forcën e shokëve të gjâllë, me gjakun e shokëve të ramë nji mbas nji… 

E zymtoi, por nuk e këputi në mes Ballin Kombëtar kosa e pamëshirueshme e vdekjes. As drapni i kuq që u lëshue pa prâ mbí né, mbí trupin e cunguem të Kombit, s’e thau “Shtizën e Flamurit”. As mohimtarët ball ramë, që mohuen nji fjalë të dhânun, që patën frikë nji rrugë të vështirë, nuk e lodhën ushtrinë trime. 

Qindroi, qindron, ndërtesa e Lumos, pse Balli âsht bâmë shpírt. Luftoi, lufton çeta e Lepenicës, pse Ball do të thotë qindresë. Ushtoi, ushton, fjala e Skënderit pse pa lirí kombëtare, pa drejtësí shoqnore, nuk ka Shqipní – Shqipní Shqiptáre. Nuk pushon goja që nuk mund të mbyllet, nuk ndalet trimi edhe pse vritet… 

Idetë nuk vriten as nuk kositen. Nuk bâhen flî. Idealet ngrihen mbí Vorre Dëshmorësh, mbí supe punëtorësh dhe qindrojnë atjé n’Atdhé, këtu në mërgim si gurë të pa trandun… Balli âsht mâ i fortë se guri.(Gazeta Flamuri, Nr. 115, 31.10.1959. Flaka  f. 136. Lumoja – Mid’hat Frashëri; Hysniu – Hysni Lepenica; Skënderi – Dr. Skënder Muço.)

Në Mukje

Në Mukje, në nji strofull pemësh shkova për me njoftë s’afri Hysni Lepenicën. Ia kisha ndëgjue zánin në qendrën e shtypit të fshehtë, ku punojshe për Ballin. Ia kisha lakmi trimnínë që tregoj në Luftën e Gjormit. Më kishte pëlqye kanga që i thuri për këtê fitore të parë Dhimitër Bala…

Afër Hysniut ishte Skënder Muço, fytyrë simpatike, gojë ambël me bisedë të rrjedhshme. Paraqiste gjithnji probleme për t’ardhmen e Shqipnisë. Më tregoj: 

“Duke udhëtuar nga malet e Vlorës për në Mukje, jemi takuar disá herë me batalione fashiste, që iknin, porsa na shihnin duke bërtitur: “i banditi”. 

I ndoqëm në një rasë, këmba – këmbës, i mblodhëm milicët e shpërndarë dhe të friksuar, dhe unë u mbajta në gjuhën italisht këtê bisedë: “Nuk jemi kusarë, por çlirimtarë të vendit tonë. Ju keni pushtuar nji tokë që nuk është e juaja. E dimë se fajin e kanë këmishat e zeza të Romës, prandaj duhet të kuptoni se né, si popuj nuk e urrejmë njëri-tjetrin. Po afrohet koha që secili të gëzojë vendin e vet pa u rënë në qafë të tjerëve”… 

Skënder Muço ishte mjaft i tërhequn nga parimet e socializmit italian. Më tha: “Qe partija socialiste ajo që i dha dorë luftës së Vlorës, më 1920. Duhet mejtuar se sido që të zhvillohet çashtja e Ballit pas lufte, Organizata “me çlirimin e vendit” kryen punën e saj. Duhen shkarkuar disá elementë të grumbulluar në ditët e nevojës. Do të vijë menjëherë çashtja e formimit të partive, âshtu siç e kërkon një shtet demokratik. Shpallja e një partije social-demokrate do të na lidhte me Evropën e zhvilluar me drejtësí shoqërore. Në anën tjetër gjithë këta mijra antarë do ta vazhdonin punën e ndërtimit të Kombit, duke e kthyer Ballin në nji parti të madhe popullore, e cila do t’i prijë mbarë ndërtimit të Kombit”…

Në bashkëpunim me aleatët anglo – amerikan

Qershor 1944. Me misionin amerikan, me bazë në Tragjas të Vlonës, me vonesë ishte takue Skënderi. I kishte dhanë nji raport me hollësi për Ballin Kombëtar. Kishte përshkrue veprimet ushtarake kundër komunistëve. Kishte spjegue arsyet e pezullimit të sulmeve kundër nazistëve. Bisedën e bame ia shtroi Komitetit Qendror të Ballit. Përshtypja që kishte pasë ishte se Amerikanët e shikojshin me sy të mirë lëvizjen tonë; nuk dojshin që Shqipnija të përpihej nga vala e kuqe. Komanda gjermane i kishte marrë vesht nga spiunët këta takime.

Vlona, qendër e përpjekjes kombëtare, gjindej e turbullueme shum mbas vrasjes s’Azis Çamit, që komandonte me autoritet fuqitë e Ballit n’atë krahinë. Nji çthurje fuqishë dhe veprimesh kishte ardhë tue përparue. Grindja dhe smira kishin zânë vendin e ujdisë. Bejlerët e mbetun ishin vumë në shërbim të gjermanëve. Filluen të bâhen lista njerëzish të “dyshimtë”. Bashkë me shum të paditun si partizanë, u arrestuen edhe antarë të Ballit, të cilët u dërguen në kampet naziste të Prishtinës, të Beogradit e tjetërkund. Paditej për këta veprime prefekti Vlonës. 

Shkoi në qytetin e trazuem vetë Kryetari i Ballit. Gjendja u keqësue. Nisën të formohen toga qeveritare me uniforma, pshtjellimi u shtue. Vetëm komunistët përfituen nga kjo përmbysje për t’u paraqitë si të vendosun kundër pushtuesit. Tue pamë se malet e Vlonës ishin tue u pushtue nga fuqitë komuniste, ndërsa fuqitë e Ballit zmbrapseshin nëpër katunde besnike ose në qytet. 

U bâ në Tiranë nji mbledhje e madhe intelektualësh. Skënder Muçoja qe folësi mâ i spikatun. Paraqiti gjendjen e vështirë, e cila do të bâhej e dëshpërueme në qoftë se prijësit me shkollë do të vazhdojshin të braktisin malin e rrezikshëm, dhe çetat që bjerrin guximin dhe qëllimin, kúr humbin krenët e përgatitun!… Gjendja, pra, duhej rregullue pa vonesë. Besimi duhej vumë në vend. Shkaktarët e krizës morale duheshin zhdukë… 

Mirëpo përgjegjësit e këtij shkatrrimi qenë mâ të shkathët!… 

Nji ditë erdh lajmi nga rrethet e Vlonës, se nazistët, me nji pusi të përgatitun, kishin kapë, Skënderin, Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin. Gjermanët dojshin të zbulojshin qendrën dhe planet amerikane. Ndërmjetësit e kësaj poshtërsije, kërkojshin greminën e Ballit… 

                                         *        *       *

Fati i tre shokëve tonë t’arrestuem në Vlonë nga Gjermanët nuk po merrej vesht. Nuk mjaftonte urrejtja e opinionit kombëtar për të dënue dorasin.  

Më thânë të shkojshe dhe ta shtrojshe hallin tê Regjenti, At Anton Harapi. E gjeta me nji revolver ëalter mbí tryezë, te Kuvendi Françeskan i Tiranës. Si antar i Këshillit të Naltë, e kishte edhe Ai jetën në rrezik. I kujtova fjalimin e prekshëm që pat mbâjtë në Shkodër, kúr u bartën eshtnat e dëshmorëve, Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli: “Ndalni-u burra…”. 

I thashë: “A duhet të presim ditën e nji fjalimi, apo të ndalim gjaksorët e njohun?!”. 

Më premtoi se po ndërhynte me shpirt ku duhej, për të shpëtue Skënderin me shokë. 

Pritëm nji lajm mâ pak të keq, se sa atë që na derdhi lotët: “Skënder Muço, Yzeir Ismaili, Zako Mezini u gjetën të vrâmë afër Lushnjes, edhe të shtimë të tre së bashku në nji gropë të zezë. Vrasja e tyne ishte bâmë menjiherë mbas arrestimit” Armiqt e njohun dhe të panjohun nuk kishin humbë kohë… 

Më dërgoi Kryetari për të ngushëllue familjen e Zakos. Fjalët më dukeshin të kota, por të detyrshme. “Durimi” i uruem tingëllonte si pare kallpe (pa vlerë)… 

Dikush e ndërroi bisedën e mortshme, me atë të Luftës Civile. 

Vjershëtori Ali Asllani, që ndodhej aty, më dha nji mësim të mirë historije: “Kam qenë me Princ Ëied-in, kúr braktisëm Durrësin me 7 të Shtatorit 1914 më tha: 

Ishte hapë fjala se rebelët me mija, kishin rrethue kryeqytetin e bregdetin. Nga anija që na mori, numruem vetëm disá qindra rebelësh, me pushkë e pa pushkë, që zunë vendin tonë! Mos të daltë záni për të mirë ose për të keq!… Para se të pushtohet vendi, pushtohet opinioni…”

*

Skënder Muço, orator i radhës së parë, buzëqeshur e zemërluan një nga udhëheqësit e masës së re shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar u kap prej policisë gjermane dhe tradhëtarëve të vendit në gusht 1944 dhe u pushkatua bashkë me dy shokët e tij Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin. Ishin tre lisa të qëndresës shqiptare që u thyen prej furtunës.   

(Gazeta “Flamuri”, Romë, nr. 45 -46, dt. 31.10.1953, f. 3. Materialet janë nxjerrë nga Flaka  “Kuq e Zi”, Kallzim.  Botue për herë të parë në vëllimin e posaçëm të librit Albania, më 1970 dhe pjesët tjera në numrat e gazetës “Flamuri” (1976-1980). Âsht nji kallzim që ka të bâjë me ngjarjet e qindresës. Prof. Zef Pali pat ndër mend ta plotsojë kallzimin dhe ta botojë si libër, porse vdekja nuk e lâ ta kryej veprën e nisun.

“Kuq e Zi” është ribotuar në librin “Flamuri, Flaka e pa shueme”, në dorëshkrim të Franc Palit, i biri Zef Palit. 

*

1) Prof. Zef Pali, (1910-1977) 

lindi në Shkodër. Studimet e larta i kreu  në Firence. Në vitin 1941, shkon në Kosovë, përkrah 200 mësuesve dërguar atje bashkë me të shoqen Flora Pali (Lezhja), mësuese.

Ishte ndër të parët organizatorë të demostratave kundër fashizmit me organizatën “Balli kombëtar”, shtypin e së cilës e drejtoi për gati 30 vjet.

Në vitin 1944 largohet në Itali. Shkrimet e tij, që firmoheshin me pseudonimin “Flaka”, shënjojnë kualitet të veçantë në memorjen atdhetare të elitës së mërgatës sonë në botë. Prej vitit 1955 e deri në fund të jetës, punoi në Seksionin e Gjuhës shqipe pranë Radio Vatikanit. Orator i shkëlqyer, mjeshtër i shkrimit dhe i artikulimit, një mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe një luftëtar i pa kompromis i lirisë. Vdiq aksidentalisht në Romë, në vitin 1977. U varros me nderime të mëdha prej Mërgatës Shqiptare, në Nju Jork (Sh.B.A) , në varrezën “Ferncliff”, pranë varrit të Mid’ had Frashërit.

Filed Under: Analiza

Si duhet, që të mos i jepet fund luftës në Ukrainë

March 4, 2025 by s p

Dështimet e së kaluarës e bëjnë të qartë se një paqe e imponuar nuk do të zgjasë

Përktheu Rafael Floqi: Tetiana Kyselova dhe Yuna Potomkina from Foreing Affairs

TETIANA KYSELOVA është profesoreshë e asociuar në Akademinë e Universitetit Kombëtar të Kyiv-Mohyla dhe Drejtore e Qendrës Kërkimore të Ndërmjetësimit dhe Dialogut në Ukrainë.

YUNA POTOMKINA është një avokate dhe ndërmjetëse ukrainase. Ajo shërbeu si Këshilltare e Zëvendës Shefit të Parë të delegacionit negociues të Ukrainës në Grupin Trepalësh të Kontaktit në Minsk nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Më 18 shkurt, Rusia dhe SHBA. Zyrtarët u takuan në Arabinë Saudite për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – dialogu i parë i tillë i nivelit të lartë që do të zhvillohet që nga pushtimi në shkallë të plotë të vitit 2022, por një pa përfaqësues ukrainas. Përpara bisedimeve, SHBA. Presidenti Donald Trump i bëri lëshime presidentit rus Vladimir Putin dhe që atëherë i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se ai “po luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”. Përshtatja e narrativave dhe pozicioneve ruse mund të rezultojë të jetë një lëvizje provokuese, por e zgjuar për ta sjellë Putinin në tryezë – por vetëm nëse Trump vendos standarde dhe kërkesa të larta sapo të fillojnë negociatat.

Deri më tani, hapat e Trump drejt negociatave i kanë ngjan shumë procesit të Minskut që filloi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe pushtimit të pjesëve të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës në vitin 2014. Negociuar nga e ashtuquajtura Katër e Normandisë – krerët e shteteve nga Franca, Gjermania, Rusia dhe dy grupet e Minskut 1 dhe 2, procesi i Minskut , që të dyja përcaktuan kushtet për një armëpushim dhe përshkruan hapat drejt një zgjidhjeje politike në Donbas. Këto marrëveshje të dobëta nuk u zbatuan kurrë siç duhet, dhe ndërsa Putin filloi pushtimin e tij në 2022, ai i anuloi ato plotësisht.

Konteksti politik dhe strategjik ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga viti 2014. Por mësimet e hidhura të procesit të Minskut mbeten më të rëndësishme se kurrë. Fatkeqësisht, negociatat e reja të udhëhequra nga SHBA duket se përsërisin dobësitë specifike nga procesi i Minskut, të tilla si përjashtimi i palëve kryesore në konflikt dhe nxitimi drejt një armëpushimi të papërcaktuar me pak garanci për zbatimin dhe sigurinë. Ashtu si negociatat aktuale, marrëveshjet e Minskut sakrifikuan perspektivën e ndërlikuar por të arritshme të paqes së qëndrueshme për përfitime diplomatike afatshkurtra. Nëse Trump me të vërtetë dëshiron të jetë figura që i jep fund luftimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, ai nuk duhet të përsërisë gabimet e Minskut.

MARREVESHJE TË IMPONUARA

Duke kërkuar një marrëveshje në parim dhe duke shtyrë punën për detajet, në mesin e viteve 2010, Kremlini ngriti një kurth që shkatërroi marrëveshjet e Minskut – një mashtrim që duket se dëshiron ta ribëjë tani. Procesi i Minskut nuk ishte menduar të vazhdonte në dy pjesë. Procesi u iniciua nga Katërshja e Normandisë përmes Grupit Trepalësh të Kontaktit, i cili përfshinte përfaqësues nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Por Minsk I, i nënshkruar më 5 shtator 2014, nuk arriti të ndalonte përparimet ruse. Pas muajsh luftimesh të vazhdueshme dhe një disfate shkatërruese ushtarake ukrainase në Debaltseve, një marrëveshje e dytë, Minsk II, u negociua dhe u nënshkrua më 12 shkurt 2015.

Edhe pse Katërshja e Normandisë duhej të siguronte një format gjithëpërfshirës, ​​interesat e Ukrainës u eliminuan de fakto nga negociatat e Minskut, sepse aparatet ushtarake dhe civile të vendit ishin në pozita shumë të dobëta – dhe për shkak se aleatët e Rusisë dhe të Kievit ushtronin presion të fortë për të nxituar për një marrëveshje të shpejtë. Nënshkrimi i të dy marrëveshjeve të Minskut pasoi disfata të mëdha ushtarake ukrainase në të cilat Kievi humbi territore të rëndësishme rreth Ilovaisk dhe Debaltseve dhe pësoi viktima të konsiderueshme.

Si rezultat, ukrainasit i perceptuan marrëveshjet e Minskut si të imponuara ndaj tyre dhe shumë i refuzuan ato plotësisht. Për shembull, në vitin 2019, aktivistë të shoqërisë civile ukrainase, politikanë të opozitës dhe veteranë të luftës nisën një lëvizje sociale të quajtur “Jo kapitullimit!” e cila mobilizoi protesta masive kundër lëshimeve politike ndaj Rusisë në kuadër të Minskut. Në një sondazh të kryer nga Rating Group dhe të publikuar në mes të shkurtit 2022, 63 për qind e ukrainasve ranë dakord me deklaratën se “marrëveshjet [Minsk] duhet të rishikohen dhe të rejat të nënshkruhen”, dhe vetëm 11 për qind ranë dakord që Ukraina duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e procesit të Minskut. Pjesërisht, ukrainasit nuk e pranuan kurrë procesin e Minskut si legjitim, sepse Kievi ra dakord për kompromise të paqëndrueshme.

KALI TROJAN

Marrëveshjet e Minskut rekomanduan gjithashtu që trupat ruse të largoheshin nga pjesët e pushtuara të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, por vetëm nëse do të mbaheshin zgjedhjet lokale dhe nëse pjesëve të pushtuara të Donetskut dhe Luhanskut do t’u jepej “status special” në Ukrainë, me të drejtën e mundshme për të kontrolluar forcat e tyre policore dhe për të emëruar gjyqtarë dhe prokurorë – një privilegj që rajoni ukrainas nuk e kishte në asnjë moment tjetër. Rusia e shpalli këtë dispozitë si një hap drejt një modeli federal për Ukrainën. Por edhe pse një rritje e tillë e autonomisë rajonale mund të interpretohet si demokratike, demokracia nën pushtim nuk funksionon. Një marrëveshje e tillë do t’i kishte dhënë Rusisë një kalë trojan për të minuar kursin properëndimor të Ukrainës nga brenda.

Edhe pse palët ranë dakord për zgjedhjet në Donetsk dhe Luhansk gjatë negociatave të Minsk I, ata kundërshtuan kohën. Në nëntor 2014, republikat, ende të pushtuara nga forcat ruse, zhvilluan zgjedhjet lokale në mënyrë të njëanshme, duke pretenduar se zgjedhje të tilla duhej të ndodhnin përpara se trupat të largoheshin. Por Ukraina, OSBE-ja dhe partnerët perëndimorë i panë këto zgjedhje si të paligjshme dhe jo në përputhje me Minsk I, duke argumentuar se trupat supozohej të largoheshin përpara se të mbaheshin zgjedhjet dhe se zgjedhjet duhet të mbaheshin nën mbikëqyrjen e OSBE-së. Por territoret vazhduan të pushtoheshin nga forcat e kontrolluara nga Rusia, pavarësisht pretendimit të Rusisë se nuk kishte trupa atje, dhe në vitin 2018, ata përsëri mbajtën zgjedhje të ngjashme të papajtueshme.

Sot, Rusia kërkon gjithashtu të përdorë negociatat për të ndërhyrë në punët e brendshme të Ukrainës, duke kërkuar që Ukraina të zhvillojë zgjedhje të nxituara presidenciale (të cilat ka të ngjarë të mos përmbushin standardet demokratike), t’i kthejë privilegjet Kishës Ortodokse Ruse në Ukrainë dhe të rivendosë rëndësinë e gjuhës ruse. Këtë herë, udhëheqësit e Ukrainës, grupet e shoqërisë civile dhe qytetarët kanë qenë më të shpejtë për të njohur dhe refuzuar taktika të tilla. Por nëse kushtet e një armëpushimi vendosen përsëri nga Moska dhe aktorë të tjerë – në këtë rast, Uashingtoni – pa pjesëmarrjen adekuate të Ukrainës që në fillim, Kievi nuk do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e tij ose të bindë ukrainasit për legjitimitetin e marrëveshjes, duke e dënuar zbatimin e saj. Në një anketë të kryer nga Rating Group në mars 2024, më shumë se gjysma e të anketuarve ukrainas ranë dakord se nëse do të kundërshtonin kushtet e një traktati të mundshëm paqeje, ata “do t’i bashkoheshin një proteste paqësore”; shtatë për qind thanë se do t’i bashkoheshin një “proteste të armatosur”.

ZBATIMI I DËSHTUAR

Për shkak se asnjë armëpushim nuk do të kënaqë plotësisht interesat e Ukrainës ose Rusisë, çdo marrëveshje do të ketë nevojë për mbikëqyrje dhe zbatim të rreptë të palëve të treta si gjatë negociatave të marrëveshjes ashtu edhe pas nënshkrimit të saj. Dispozitat e zbatimit ishin thelbësisht të mangëta në marrëveshjet e Minskut. Asnjë tekst nuk iu referua kurrë garantuesve apo ndonjë pasojë për shkeljen e marrëveshjes.

Në vend të kësaj, pati dy përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e Minskut, por të dy mekanizmat ishin të ndërtuar keq. I pari i besoi Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së – një organ i themeluar në mars 2014, përpara se konflikti ushtarak të përshkallëzohej, dhe më vonë u përfshi në marrëveshjet e Minskut – monitorimin e shkeljeve të armëpushimit dhe verifikimin që të dyja palët kishin tërhequr armët e rënda nga vija e frontit. Por ajo nuk ia ngarkoi asnjë palë fajin për shkeljet që dëshmoi, e lëre më të rivendoste përputhshmërinë apo të aplikonte penalitete.

Ndërsa konflikti vazhdoi të përshkallëzohej, palët u përpoqën të angazhoheshin më drejtpërdrejt dhe më shpejt sesa përmes ndërmjetësve nga Misioni Special i Monitorimit të OSBE-së. Në shtator të vitit 2014, Rusia dhe Ukraina krijuan Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin, një ent i përbërë nga oficerë ushtarakë rusë dhe ukrainas, por që i mungonte ndonjë dokument formal themelues. Ideja ishte që të lejoheshin dëshmitarët të hynin në të dyja anët e frontit për të monitoruar më mirë çdo shkelje të armëpushimit. Por atij organi i mungonin gjithashtu mekanizmat sanksionues dhe çdo aftësi që kishte për të zbatuar marrëveshjet u gjunjëzua në vitin 2017 kur Rusia tërhoqi përfaqësuesit e saj dhe i zëvendësoi ata me emisarë nga Donetsk dhe Luhansk të pushtuara, duke shmangur përsëri përgjegjësinë e saj për konfliktin duke u përballur me aktorët e saj përfaqësues. Pa asnjë zbatim apo edhe mbikëqyrje, Rusia mund të shkelë në mënyrë të përsëritur marrëveshjet pa ndonjë pasojë të menjëhershme.

Zbatimi i marrëveshjeve të Minskut u pengua gjithashtu nga paqartësia se kush ishin palët nënshkruese dhe cilat prej tyre kishin detyrimet. Rusia e manipuloi rolin e saj dhe u paraqit si ndërmjetëse midis Ukrainës dhe republikave përfaqësuese në Donetsk dhe Luhansk. Në fund të fundit, të gjithë ata që duhej të ishin përgjegjës për marrëveshjet u la me pak qartësi nëse marrëveshjet ishin ligjërisht të detyrueshme. As presidenti ukrainas dhe as ai rus nuk nënshkruan Minsk I ose II. Dhe as parlamenti i Ukrainës dhe as i Rusisë nuk e ratifikuan asnjërën marrëveshje. (Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u bëri thirrje palëve të zbatonin Minsk II në një rezolutë të vitit 2015, por ky apel pati pak efekt.) Këto defekte nuk mund të korrigjoheshin me asnjë përpjekje konsekuente; kishte të paktën tetë dokumente të gjitha së bashku – duke përfshirë protokollet, memorandumet, shtesat dhe vendimet e Grupit të Kontaktit Trepalësh – dhe të gjitha kontribuan në dështimin e marrëveshjeve.

Bërja e çdo fjalie të një marrëveshjeje, edhe nëse është thjesht një armëpushim, sa më e detajuar dhe e formuluar me kujdes – duke përcaktuar detyrimet dhe duke krijuar afate specifike dhe specifikime teknike për monitorimin dhe llogaridhënien – forcon marrëveshjet përsëri. manipulimi i st. Çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të parashikojë më qartë edhe një mekanizëm shumë më të fuqishëm të zbatimit. Së pari, çdo zgjidhje duhet të përfshijë masa sigurie që, në rast shkeljeje, do të përdoren shpejt dhe në mënyrë të pavarur. Rusia do të jetë veçanërisht e interesuar në minimizimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, dhe kështu garanci të tilla preferohet të bien dakord nga Ukraina dhe aleatët e saj përpara negociatave me Rusinë. Një armëpushim ose një marrëveshje paqeje duhet gjithashtu të integrojë një mekanizëm monitorimi, verifikimi dhe llogaridhënieje që mund të identifikojë objektivisht dhe shpejt shkeljet e armëpushimit, t’ia atribuojë pa mëdyshje fajin njërës prej palëve dhe më e rëndësishmja, të rivendosë pajtueshmërinë – nëse është e nevojshme, duke vendosur sanksione për shkeljet. Duke pasur parasysh mungesën aktuale të besimit midis palëve, një mision i përbashkët paqeruajtës ushtarak, anëtarët e të cilit të gjitha palët negociuese bien dakord, mund të jetë një rrugë përpara.

Zgjidhjet teknike për zbatimin e një armëpushimi do të duhet gjithashtu të marrin parasysh natyrën e luftës moderne. Vija e frontit në Ukrainë aktualisht shtrihet mbi 3,000 kilometra, me luftime intensive që zhvillohen në rreth 970 kilometra. Kjo është të paktën dhjetë herë më e madhe se ajo e frontit gjatë negociatave të Minskut. Çdo ide se një zonë kaq e madhe konflikti – e zgjeruar më tej nga përdorimi i dronëve, raketave të drejtuara me saktësi dhe sistemeve të luftës elektronike – mund të kontrollohet pa zbatim të fuqishëm është një iluzion.

Së fundi, Evropa do të duhet gjithashtu të luajë një rol të madh—dhe një rol më të disiplinuar dhe më të përgjegjshëm se sa në mesin e viteve 2010. Gjatë negociatave të Minskut, Franca dhe Gjermania ishin ndërmjetës që ndërmjetësuan marrëveshjet e nxituara dhe kryesuan grupet e punës të Grupit Trepalësh të Kontaktit që pasuan. Ata rezistuan në njohjen e republikave përfaqësuese që Rusia krijoi në Donetsk dhe Luhansk, por ata gabuan keq, së bashku me Ukrainën, duke lejuar republikat përfaqësuese të nënshkruajnë marrëveshjet, duke mos krijuar asnjë detyrim të qartë për Rusinë.

Sot, shumica e vendeve evropiane duket se e kanë kuptuar shkallën në të cilën interesat e sigurisë të Ukrainës janë gjithashtu të Evropës. Qëndrimi lejues që dëmtoi negociatat e Minskut duhet të shmanget – dhe për fat të keq, si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur për të përjashtuar vetë vendet evropiane që mësuan mësimet e hidhura të Minskut nga bisedimet aktuale. A ka nevojë Evropa për një vend në tryezën e negociatave?, një qëndrim të unifikuar për ofrimin e mbështetjes së sigurisë, ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën; dhe përafrimi me strategjinë e negociatave të Ukrainës.

KËRKOHET PAQE AFATGJATË

Trump ka vendosur një kornizë kohore për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Ukrainë prej ditësh në muaj. Në të njëjtën kohë, ai nuk i ka bërë asnjë kërkesë Putinit dhe Rusia vazhdon të bëjë presion ndaj Ukrainës në fushën e betejës dhe të sulmojë infrastrukturën civile në të gjithë vendin. Nxitimi i një marrëveshjeje është pikërisht qasja e gabuar, sepse do të lejojë Rusinë të manipulojë negociatat. Edhe nëse Trump imagjinon se një marrëveshje e përkohshme mund të zgjerohet më vonë, ai nuk mund të lëvizë kaq shpejt. Vijat e para të luftës duhet së pari të stabilizohen në mënyrë që luftimet e vazhdueshme të mos turbullojnë bisedimet. Pastaj, shmangia e paqartësisë shkatërruese të Minskut dhe defekteve të zbatimit do të marrë kohë. Ai do të kërkojë përgatitje dhe koordinim thelbësor nga palët, duke përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Evropën, si dhe Shtetet e Bashkuara.

Procesi i negociatave të Minskut lehtësoi një ulje të përkohshme të armiqësive. Por në fund të fundit, ai minoi kërkimin për një zgjidhje afatgjatë, hapi terrenin për një konflikt më shkatërrues dhe njollosi trashëgiminë e të gjithë të përfshirëve në të. Një rezolutë që zbaton mësimet e Minskut do të jetë thelbësore për t’u mbrojtur

Filed Under: Analiza

*LAST CALL:* *11 HRS LEFT TO REGISTER*

March 4, 2025 by s p

*🚨THIRRJA E FUNDIT:*

*11 ORËT E FUNDIT PËR TË REGJISTRUAR*

*⏰DEADLINE/AFATI:*

MARCH 4TH / 4 MARS

TIRANA: 23:59

NEW YORK: 5:59 PM

*🔗Register here / Regjistrohu këtu:*

https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte

Diaspora është Shqipëria.

Vota juaj është zëri juaj.

Përdorni zërin tuaj për Shqipërinë tonë!🇦🇱

*📢STOP COMPLAINING,*

*START VOTING!*

*📢MOS U ANKONI,*

*POR VOTONI!*

In solidarity,

Mark Gjonaj

Filed Under: Analiza

“BESËLIDHJA E LEZHËS” DHE VENDOSJA E SHTATORES SË GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT FESTOHET SI NJË FESTË LOKALE, E JO SI DITA E HEROIT TONË KOMBETAR

March 3, 2025 by s p

Dr. Paulin Marku/

Data e 2 marsit 1444 është një datë e shënuar në mendjen e zemrën e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Dje ishte një ditë edhe më e veçantë për shqiptarët sepse me rastin e 581 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, bashkimi i princave shqiptar, bashkimi politik e ushtarak i shqiptarëve, si dhe kemi vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, aty ku gjendet edhe memoriali i heroit tonë kombëtar. Në këtë ceremoni morën pjesë, Kryetarja e Shtetit të Kosovës, zonja, Vjosa Osmani, përfaqësues të politikës nga Prishtina, Shkupi, arbëresh nga Italia e shumë shqiptar nga vend të ndryshme të botës. Ndërkohë, që përcillja lajmit e këtij aktiviteti të rëndësishëm me vlera të veçanta historike kombëtare nuk pashë drejtuesit e Shtetit të Shqipërisë, të cilët duhet të ishin mikpritës të ceremonisë së aktivitetit të Republikës së Shqipërisë. Aty mungonte, Presidenti i Shqipërisë, z, Bajram Begaj, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetarja e Parlamentit, zonja, Elisa Spiropali, zv-Kryeministri, zonja, Belinda Balluku. Pas një kërkim në rrjetet sociale, ndoqa me vëmendje lajmet e ditës së sotme për të kuptuar arsyen e mungesës së Shtetit Shqiptar në ditën e Besëlidhjes së Lezhës. Me një kërkim të thjesht në media me rezulton se kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, shoqëruar nga zv-Kryeministria, Belinda Balluku e disa përfaqësues të qeverisë, gjendet në panairin e punës “Puno dhe jeto, aty ku ke zemrën” në Athinë, Greqi. Qeveria shqiptare nuk kishte në agjendë datën historike dhe të vendosjes së shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti por ishte e angazhuar në propagandën politike. Mesa duket interesi parësor i z, Rama është fushata elektorale dhe vizita në stendat e panairit në Athinë për të takuar shqiptarët dhe bizneset që ti mobilizojë për të votuar qeverinë e tij për mandatin e katërt. Po a nuk ishte ky kryeministër që me qeverinë e tij të korrupsionit përzuri rreth 1.000.000 banorë nga Shqipëria?! A nuk është ky kryeministër që ka numrin më të lartë të ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive të dënuar e akuzuar për korrupsion?! Kjo qeveri që vjedh fondet publike gjen edhe guximin të shkojë dhe t’ju kërkojë shqiptarëve që të kthehen të investojnë në Shqipëri, ndërkohë që korrupsioni dhe abuzimi i fondeve publike, grupet kriminale dhe oligarkia është problem serioz dhe evident në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Athinë z. Rama pati një bashkëbisedim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi dhe i pyeste sa e ke rrogën, pse nuk ktheheni të punoni në Shqipëri, pse nuk ktheni të hapni biznese, etj…Varfëria, pasiguria për jetën, krimi i organizuar dhe ekonomia e dobët ka bërë që shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Ndërkohë po e njëjta qeveri i kërkon votën diasporës dhe i fton të investojnë në Shqipëri dhe të kthehen në vendlindje. Një paradoks që vetëm në Shqipëri ndodh ku krimi dhe qeveria janë një.

Imagjinoni sa i rëndësishëm është pushteti për kryeministrin Rama, edhe pse dje duhet të ishte në Lezhë për këtë ngjarje historike kombëtare, i drejtohet Athinës për propagande politike. Imagjinoje sa rëndësi i jep qeveria shqiptare Besëlidhjes së Lezhës dhe vendosjes së shtatores së heroit, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Është e turpshme dhe e pa tolerueshme që figura më e lartë e kombit shqiptar që bën krenar shqiptarët anë e mbanë botës, nuk kemi ceremoni zyrtare shtetërore me përfaqësues të shtetit shqiptar për ditën historike të besëlidhjes së princave shqiptare dhe në rastin e vendosjes së shtatores së Heroit Kombëtar. Është për të ardhur keq kur sheh këtë arrogancë politike dhe shpërfillje nga z. Edi Rama dhe kabinetit tij, që s’vlerëson një datë të shënuar të popullit shqiptar por i drejtohet Athinës dhe kërkon votën shqiptarëve për mandatin e katër, edhe pse kjo qeveri është akuzuar e gjykuar fajtore disa herë për abuzime e vjedhje të fondeve publike, dhe si pasojë të skandaleve të vazhdueshme qeverisëse përgjatë këtyre dymbëdhjetë vite qeverisje, ka shumë ish ministra, deputet e kryetar bashkie të dënuar dhe në kërkim ndërkombëtarë. 

Sot qeveria e z. Edi Rama gjendet në pikën më kritike, ndaj edhe është hedhur në fushën e betejës për të takuar e manipuluar shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit me qëllim e vetëm, mbajtjen në pushtet të partisë socialiste me qeverinë e korruptuar. Për më tepër z, Rama në këto zgjedhje kërkon që ta votojnë për mandatin e katërt, ata 1.000.000 shqiptar që u larguan gjatë keqqeverisjes së tij. Qeveria e z. Rama për interesa partiake bëri mungesë respekti me rastin e 581 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës dhe vendosjes së shtatores së Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. 

Filed Under: Analiza

QASJA ETNO-SOCIOLOGJIKE E FISHTËS DHE KOLIQIT

March 1, 2025 by s p

Ndriçim Kulla – “Histori e Mendimit Shqiptar”/

Në shpjegimin e zanafillës e të domethënies historike të dukurive të etnokulturës te rilindasit dhe vijuesit e ideologjisë së tyre, mbizotëroi gjithmonë një romantizëm entuziast, sidomos gjatë gjithë kohës së Pavarësisë e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur veprimtaria kërkimore e botuese e tyre u ndalua nga regjimi komunist. Ky romantizëm e gjente mbështetjen më së miri në thesaret e kulturës popullore, në faktet e pashtershme të etnologjisë e të folklorit të tij. S’kish hyrë ende shekulli XX, e në ato vite, franceskani i ri, Gjergj Fishta, pasi kishte kryer vitin e noviciatit ose siç quhej ndryshe ndërrimi i emrit, i vazhdon studimet e larta për filozofi në një kuvend të Dalmacisë. Ishte kjo koha kur ai frymëzohet nga rilindja e popullit kroat dhe nga veprimtaria e dy prej personaliteteve më të shquara të kohës, Ndreu Kaciq, kroat, dhe At Gega Martiq, nga Bosnja. Nën ndikimin dhe sipas shembullit të tyre ai iu afrux kulturës popullore dhe folklorit. Ndaj, me të mbaruar studimet, e filloi veprimtarinë kishtare në Gomsiqe ku, siç rezulton, ai shkoi i nxitur edhe nga interesa hulumtuese shkencore. Në këtë zonë përfaqësuese, nga pikepamja historike dhe etnokulturore, ai njohu “shpirtin e races”, mënyrën tradicionalisht shqiptare të jetesës, gojëdhënat, doket, zakonet, normat juridike etj, të cilat do t’i shfrytëzonte mjeshtërisht për veprat e tij. Ai dhe Shtjefen Gjeçovi benë që Kisha e Gomsiqes të shndërrohej në një institut të vërtetë etnologjik. Me “Lahutu e Maleis”, Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”. Por Homeri ishte edhe një eksplorator i madh, që ka bërë të njohur jetën e popujve që ka takuar dhe, në këtë vështrim, si është quajtur si me ndër etnologët e parë. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog, në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë.

Fishta është edhe shkencëtar social

Pohimi se Fishta është edhe shkencëtar social, mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra të veçanta mbi filozofinë, sociologjinë, antropologjinë, politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale, siç shkruajnë studiuesit e sotëm të këtyre fushave. Megjithatë, duhet të mbajmë parasysh faktin se këto degë të shkencave sociale nuk kanë qenë gjithmonë qartësisht të diferencuara nga njëra-tjetra. Ne Francë, për shembull, Monteskje quhet si një ndër themeluesit e sociologjisë, megjithëse hihnidi latino-grek i termit sociologi, do te permendej për herë të parë gati një shekull pasi ai shkroi veprën e tij “Mhi frymën e ligjeve”. Në këtë kuptim, nuk kemi pse habenen që Gjergj Fishta, në shkrimin e tij me përfaqësues me natyre polemike, “A janë të zotët shqiptarët me u mbajtë shtet me vete?” (botuar me 1913- 1914 në H.D), i qemnon gjërat me erudicitetin dhe me thetodën e emologut. At thekson se çdo popull mund të kuptohet në dy mënyra së pan si race est fis (në kuptimin e bashkësisë etnike, me gjuhën e me etnologjinë et, dhe, se dyti si komb, ku vërehet organizimi i jetës shoqërore e politike të

tij.” Në këtë logjikë, provokimit armiqësor se përse vallë “populli shqiptar në histori nuk gjendet ndonjëherë i përfshirë i tëri, me tërë trojet e tij, Brenda përbrenda qarkut të një njësie kombëtare gjithëpërfshirëse në një shtet të vetëm” (po aty), ai i përgjigjet, se “shkaku duhet kërkuar në rrethanat e pafavorshme politike e topografike e jo prej egërsisë e barbarisë së racës shqiptare, sepse populli shqiptar si racë e si fis është më bujar e më kreshnik se popujt sllavë të Ballkanit.” (po aty). I pozicionuar në krahun e atyre që qytetërimin e popujve e rrjedhin jo prej kronologjisë, por prej psikologjisë, ai pohon se “burimet më të para në të cilat shqyrtohet si në pasqyrë shpirti i një populli, janë ligjet e kanunet e tij… Këtyre u shtohet edhe poezia popullore, doket apo ndjesitë që ai ka për fenë, nderin dhe burrërinë” . Në vijim, Fishta, në petkun e dijetarit, shpjegon me vërtetësi bashkekohore kushtet e krijimit, të natyrës e të mbajtjes në shekuj të ligjeve popullore, si mjet qëndrese, si mjet i organizimit social, si mjet ekuilibri e kohezioni brenda kësaj bashkësie etnike, edhe në kushtet e mungesës së një shteti mbarëkombëtar të shqiptarëve. “Nieri ka tri rode r’mira mi tokë: jeten, gjån e nderen e t’gjitha ligjët e kanünet e njerzimit janë n’projtim t’ktyne tri t’mirave…e ne tuj marrë n’kujdes se ligjët e kanünet e Shqypnisë janë vëndue per me pruejt jeten, gján e nderen e nierit t’shoqnueshem, múnd t’thomë me gjith arsye, se populli shqyptar nuk asht nji race barbare e e poshtme n’Europë.” Kemi kështu një hulli trajtimi sociologjik nga pikëpamja e provave dhe përgjigjeve që na jep shkenca e etnologjisë. Një karakteristikë e tillë, ndeshet shpesh në publicistikën e këtij autori. Më në thellësi e gjerësi Fishta e ka analizuar këtë të drejtë dokësore shqiptare në “Parathënie” të Kanunit të Lekë Dukagjinit, mbledhur e kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi. Ai thekson: “Folklore” (kupto këtu traditat popullore, tërë etnokulturën, me folklor e etnologji) asht pasqyra e khielltë e psihes së kombit; asht rrasa e mermerit, me të cilën historia zgavrron (shënon) të endunt (të formuarit) e të shendunit (të shuarit) e popujve, asht cehja (miniera) e pashterrshme e gjuhësisë e të letërsisë kombëtare. “Folklorën”, po, do të skjyrtojsh, po deshe me shkrue historinë e kombit, e cila me hamende nuk shkruhet, po qi edhe pa ta kombi jetë nuk ka.” Nëpërmjet këtij parimi etnokulturor, ai jep përgjigjie edhe për pyetjen e qarqeve të caktuara europiane, nëse janë apo jo shqiptarët një komb barbar dhe i egër, duke argumentuar “se, me pasë ata për t’rrmue e per t’shoshitë natyren e Poczis Popullore sonë, má teper, kishte me ju dashtë me dishmue se kta janë må t’zhdrivilluem kah menda, se nuk janë sllavët e Ballkanit.” Është një parim ky që e gjejmë të mëshuar fortësisht edhe te Koliqi, kur thotë: “letrësia gojore e një populli duhet konsiderue pasqyra ma besnike e shpirtit të tij kolektiv. Në të reflektohet karakteri i popullit me gjitha vlerat e veta të veçanta, virtytet, veset, shkaqet psikike e primjet gjenetike. Nga bashkimi i tana ktyne cilësive zbulohen konceptet që shqiptari ka mbi botën dhe jetën.”

Koliqi dhe ruajtja e traditave kombëtare

Koliqi, gjithashtu, ka argumentuar bindshëm rëndësinë dhe domosdoshmërinë e njohjes dhe ndjekjes së traditave kombëtare në çdo fushë të jetës, me nevojën e ruajtjes së vetive tona karakteristike si shqiptarë. Nëse nuk ndiqet kjo hulli që të parët çelën për vete dhe për ne, kjo do të çojë pashmangshmërisht në humbjen e identitetit tonë kombëtar. “Pa tharmin e traditës, nuk ka përparim qytetërimi shqiptar… pasi derdhja e yndyrës së traditës tek e reja, i fuqizon rrënjët e kombit.” Një lis pa rrajë, shprehet Koliqi, nuk qëndron në kambë. Po ashtu, një komb që përbuz traditat e veta vendos vetëvrasjen e vet.” Një dëshmim të tillë ai do ta përsërisë në shumë trajtime sociologjike, duke marrë ndihmë nga autentikja dhe etniciteti shqiptar, për të gjetur shpjegimet e pyetjeve që shtron, duke e bërë kështu etnokulturën si ngjyresën kryesore të rrafshit të tij sociologjik. Po të njëjtën qasje ndaj traditës dhe vlerave të racës patën edhe dy autorë të tjerë të qarkut të klerikëve të veriut. Palci i jetës dhe i shpirtit shqiptar është i shëndoshë dhe i paprishun, mendonte Valentini, ndërsa Harapi ishte i bindur se nëse kemi shpëtuar pa humbë gjuhë e komb, duhet t’ua dijmë virtyteve të të parëve tanë dhe prehnit të nënave shqiptare. Këto mësime të dijes më të përparuar botërore, që Fishta i shpreh me fjalët e veta, janë aktuale dhe sot. Duke iu referuar autoriteteve e dijetarëve juristë me njohje botërore, Fishta thekson se në hartimin e ligjeve duhet marrë si mbështetje psikika e popullit, pra dhe ligjet dokësore e traditat popullore. “Ligjet, – vëren ai, ndryshojnë sipas kohëve, sipas vendeve, sipas kombeve, në përkim të gjendjes së përcaktuar në kohë e hapësirë. Ndryshojnë njerëzit, ndryshojnë shoqëritë, ndryshojnë dhe ligjet, “kohët ndrrojnë e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjet, për me kenë vërtet të dobishme, posë se të drejta e të nderëshme, do të jenë edhe të gjashme (të përshtatshme), due me thanë: të preme mbas psihes, mbas nevojave të njimendta të popullit qi do t’i mbajë; e se prandaj fuqija ligjdhanëse e nji shteti para se të presë nji ligjë të re, duhet ta njohë mirë shpirtin e popullit e t’i përkojë sa duhet nevojat e kohëve e të vendit, për të cilat ajo ligjë pritet.” Do të gjejmë një jehonë të fortë e të qenësishme të këtij parimi, vite më vonë në thirrjen merxhaniane “Lipsen reformal” së cilës ai i vendos menjëherë përbri kushtin e tyre themelor: “Mirëpo, reformë do të thotë studim sociologjik i jetës dhe zbatim jo vetëm i ligjeve, jo vetëm i urdhrave, por, para çdo gjëje, zbatim i një sistemi sociologjik, zbatim i një sistemi të nevojave kombëtare.” Është pkërisht kjo simbiozë e nevojave popullore, e njohjes së psikikës dhe shpirtit të tij, ajo që e kthen ligjin, jo në një dhunë, por në një hulli. Kjo është një vlerë e madhe aktuale, pasi shumica e reformave shqiptare të tranzicionin se kanë pasur kurrë parsysh një parim të tillë. Gjejmë, pra, që të këto shkrime të Fishtës, fillesat e mendimit etnologjik shqiptar që do të shpërthejë nga studimet në vitet 30-të, e sidomos në shkollën e katolikëve të Veriut, me shkrimet e shumta për këtë temë në “Hylli i Dritës” dhe “Leka”.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 988
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT