• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nelson Cabej, shkencetar poliedrik i pa dekretuar

August 26, 2016 by dgreca

 

992816534NGA ILLO FOTO-Nju Jork/

Nelson Cabej , e ka  konfirmuar  veten si  shkencetar i vetspecjalizuar  ne  gjenetike dhe  shencat molelekulare  , qe  jane  shkencat  baze   e  studimit te  jetes, sikurse eshte  dhe optika .  Nderveprimi i  me tejshem i  njeriut me  shkencat , ka   krijuar  artet .  Nelsoni   shkruan me  kopetence  edhe  ne te tera  shkencat , qe  rrjedhin prej tre  shkencave  bazale  : Shkruan ne  shkencat  kimike , fizike , billogjike ,  gjuhesore , historike  dhe  albanollogjike  .   E  theksoj  nuk flet , por  shkruan . Shkruan vepra me  vlere  drejtperdrejt  ne  gjermanisht  dhe  anglisht ; gjuhe  , qe i ka  pervetesuar  ne menyre  autodidakte . Veprat  e tij  trajtohen  ne  “Amazon “ .  Me poshte  do te  analizoj  nje  veper te  tij , te  shkruar ne   shqip .

Perpara  pak kohesh  me ra  ne dore dhe  e  lexova librin  shqip,  me  titll “ Iliret  qe mbijetuan “ .  Eshte  hartuar  me  shume perkushtim nga autori Nicholas Brent  .  Libri   perbehet nga   162  faqe , botuar nga  “Albaniet publishing “ , ne Dumont – NJ, ne  vitin  2009  .  Me  numur IBSN -0971074613.    Eshte  shkruar me nje  shqipe te paster dhe te  rrjedhshme.

Pasi lexova  librin shkencor , mu desh  te  interesohesha, per autorin . Rikujtova  se ne nje  sezion shkencor te  “Akademise  shqiptaro- amerikane “ , qe u mbajt  ne  Staten Illand te  NY , me rrastin e  100 vjetorit te  pavaresise, kete  materjal, te  shkurtuar ,  e pat referuar   shkurt ,nje  burre  i ditur , qe mbertheu sallen me vemendje  dhe respekt . Referusi ishte  bashkgjimnazisti im , Nelson  Cabej.  Ky referat  ishte  shkurtimi i  librit “ Iliret  qe mbijetuan “ .

Libri , qe siper tregova eshte institucion i rendesishem shkencor  , sepse argumenton ne menyren me te pa  kundershtushme  , autoktonine  e  shqiptarve ne  Ballkanin perendimor , ne trojet ku jane  vendosur  sot shqiptaret  e dy shteteve  dhe  minoritetet  shqipfolese te  ballkanit .  Me von e konfirmova  se Nikolas  Brent  eshte  pseudonim i  shqiptaro-amerikanit   pensionist , Nelson  Cabej ,  qe jeton prej   mbi 20 vjet , ne  shtetin  NJ.

Nelsoni ishte  3 vite , posht  meje ne  gjimaz . Mund te mos  e njifja , nga mosha  dhe nomeklatura  klasore , por  e njifja  dhe  e vleresoja si nje kontigjent i ekselences , i ardhur  ne gjimazin e e  Gjirokasteres te  asaj kohe  . Nelsoni , ne memorien time  te nxenesit , rri krah per  krah  me  Kleanthi  Kocin ,   me Urim  Bejlerin , me Kristian  Bukuroshin , me  Dhimiter  Munxurin , me Ulvi  Vebiun, me Agron  Ficon , me Vedat  Shehun dhe pa  dyshim  perkrah letrarve te  shquar  , qe bejne  eliten letrare shqiptare  te  70 viteve te  fundit  .

Nelsoni ishte dhe  mbeti. tip shkencor . Te jesh shkencor eshte me shume se te jeshe  letrar  dhe ende me shume se te jeshe  i prirur  ndaj polikes .  Kaq e njifja  Nelsonin ne  gjimnaz , kur pa  poritmas mu cfaq petagog ne  Instititutine  larte   bujqesor , Kamez  ne katredren e  gjenetikes , ku ligjeronin  akademiket  Teki  Tartari  dhe  Mentor  Permeti .Kam  pase   menduar  se  Nelsoni  do te ishte  nje cirak  i devotshem  i kesaj katedre , qe ka  synim   modernizmin  teknollogjik . Nuk kaluan pak kohe  dhe  Nelsoni  botoi  nje liber voluminoz ,   pa asnje  bashkepunim , me titullin pergjithesues   “ Gjenetika “ . Kur  e lexova kete liber , i kam mohuar te tere  gjenetistet para ardhes. Ishte koha , kur  zbulimet  gjenetike  mohonin vetveten,  c’do  vit   .

Nelsoni   u  shpall  # 1 ne  gjenetike  dhe ashtu mbeti , deri sot, qe eshte pensionist ne  NJ . Te mos  zgjatemi : Nelsoni  shkruan  gjermanisht  dhe  anglisht , ne  “ Amazon “ ,  por jo disido , por per probleme  gjenetike  dhe molekulare , qe i perkasin  te  arthmes  se afert  te  globalizuar  njerezore  .  Sa shkencetare  boterore ka  , qe  aktualisht  shkruajne , per kete teme  ?  Besoj  ,   100  .     Nje prej  tyre eshte  shkencetari gjenetist , Nelson  Cabej  , nje  pasardhes i  Eqerem   Cabej , fis  shqiptar me eshter  dhe me  mushkri .

Te  dalim te  tema   . C’permban  libri “Iliret  qe mbijetuan “  , per te  cilin po  bej kete persatje modeste ?  Libri i kushtohet  2  vjetorit  te pavaresise se  Kosoves dhe vertetohet shkencerisht autoktonia   shqiptare  ne  trojet  e tyre  , ne  Ballkanin  perendimor, qe i kundervihet ballazi    sezoneve  shkencore  nga  akademite  e  shkencave te  Serbise ,  Maqedonise ,  Malit te  zi  dhe  Greqise . Keto  4  akademi , qe njihen ne  bote  si prestigjioze , ne  kohe te ndryshme , por  sistematikisht  kane  artikuluar  mendimin  se  Shqiptret  nuk jane  autoktone , por te  ardhur  ne  Ballkan  diku nga  Kaukazi  , ose  vende te  tjera te   Azise .

Njeriu me naiv ne  bote , do te  drejtonte  pyetjen : Pse merret  nje  akademi me  venbanimin  e  popullit  fqinj ? E shumta  , qe  mund te  bente kjo  Akademi dhe  simotrat  e saj  , do te ishte  cili eshte  venbanimi i  popullit  , qe ajo perfaqeson .

Per kete  linje te  ashtuquajtur  shkencor ,  fqinjet kane investuar  shume  energji njerezore , dokumentare  ,  protokollare  dhe  flori  , per te  arritur te   teza mashtruse , se shqip[taret   jane  mysafire ne  Ballkan  .   Kjo teze  fallso fillimisht  mbajti   rason  e kishes  ortodokse , qe dora  dores  u vesh me kostumin  shkencor , nepermjet  sezoneve  madheshtore  akademike  dhe  botimeve  te  enciklopedive  te  fallsifikuara deri ne gen.

Erresira   dokumentare   dhe e   materjalit  arkeollogjik  adekuat  deri ne  shekullin  e   6  , kur  flitet per here te pare  per Iliret , favorrizoi  pseudoakademiket e  akademive te  shteteve  fqinj te  krijonin  alibine  se   shqiptaret  nuk lidhen me  Iliret . Fakti  tjeter eshte  se   ilirishtja  nuk eshte  shkruar  .  Zbulimet  arkollogjike te   Kultures  se  Komanit , qe eshte  vazhdim  drejtperdrejt i  kultures  Ilire , e bejne  evidente  prejardhjen e   popullsise  shqiptare dhe lashtesine  e banimit te  tyre  ne  trojet , qe jane  sot .   Libri jep  shembej konkrete  nga  ana  gjuhesore , per  emertimin  e lumejve , maleve , e te tjera  toponime  , qe jane identike  me  gjuhen ilirishte . Cilido  lexus   krijon  bindjen  se Iliret  jane  thjesht  stergjyshrit   e  shqiptarve te  sotem .

Qeleshja   karakteristike  shqiptare , eshte  e ngjashme me  kapelen e mbretit  Gent . Zakonet ilire , qe parashikonin  te  arthmen , ne  shpatullen e  dashit, jane  te perbashketa , ne  ritualin iliro- shqiptar .

Ne  folklorin  shqiptar dhe ilir  hasen figura  artistike  , si  Polifemi , Odiseu ,  Perseu , Andromaka , qe jane  krijime  te  kultures  se  lashte  greke . Nje  infltrim i  tille folklorik ,  mund te ndodhi   vetem ne  popuj  fqinj .

Per  keto  ceshtje me rendesi  akademike   , autori u  referohet  31  dokumenteve  te  arshivave  te  vendit  dhe te  huaj .

Ne  kapitullin   e dyte jipen argumente  , qe  pergenjeshtrojne  tezat  e  mos  autotoktonise te  shqiptarve . Per  kete  problem ,  libri  ne  fjale , u drejtohet 21  referencave .

Per  kapitullin  shrirja  e ilirve  ne hapesire  dhe ne kohe , libri  u  referohet 38 referancave .

Kapitulli i  5  titullohet  “Shqiptaret  nuk u  romanizuan  dhe  as  u helenizuan jane  cfrytezuar  52  referanca   .

Gjithsej libri  u adresohet    150 referancave  dokumentare , qe pergenjeshtrojne teresisht  sezonin  pompoz te   akademise dhe te  shkencave te   Serbise , me  titullin  e  dyshimte  : “ Iliret dhe  Shqiptaret “.

Kete pergenjeshtrim  shkencor  e ka realizuar  nje  burre i vetem diturak ,  Nelson  Cabej ( N. Bbrent ) , i cili eshte, mbi te  gjithe shkencetaret   , per  dituri , per profesionalizem kompleks dhe per atdhetarizem  te paster  dhe pa asnje interes , qofte  dhe moral  . Libri  e  verteton  kete  fakt.

Nelsoni nuk  ka  grada shkencore  dhe  tituj. Autoriteti  shkencor , qe ka  dekretuar  shume  profesore  , nuk mund te  aftesohej te  shquante  nje  shkencetar  mbi shkencetaret  gjenetike . Ky  shkelqim  verbon sejcilin  forum   politik  dhe  ata te  varur nga  korrupsioni . Ne  gjykimin  tim , mbeshtetur  dhe ne shkrimet  , qe  ka  paraqitur shtypi pluralist  , veprimtaria  shkencore   e UB , vertitet  afer  shifres  zero

Cili  qe shkaku , qe  e  coi  autorin Cabej , ish petagogun e  UB ,    te puna e  veshtire  e  hartimit te  ketij libri shkencor , qe nuk mund te  kundershtohet  nga  as nje  lloj  akademije ?

Ne  vitin 1986 , Akademia  serbe  e  shkencave dhe  arteve , zhvilloi nje  simpozium  te madh dhe pompoz  me  nje teme  shume  provakative  : “Iliret  dhe  shqiptaret” . Ne kete  sinpozium  ishin  thirrur shume personalitet  shkencore  te  Europes,  specjaliste te  historise se  lashtesise  dhe te  shkencave  arkeollogjike , etimollogjike , hindoeuropjne  etj. Keta personalitete   mbeshteten  vijen  serbe .

Ishte  perpjekje  mbinjerezore  serbe , per te  veshur  genjeshtren  e madhe me  kostumin  shkencor  modern. Per ta  blinduar   dhe me tej kete  mashtrim  “shkencor  “ serb , drejtusi  shkencor i   simpoziumit , arkeollogu Milutin  Garashanin , ftoi haptazi   studjusit  shqiptare  , te merrnin pjese ne kete  diskutim , me  vlera te  rendesishme rajonale  dhe  europjane .

Nuk pretendoj se  albanologet  shqitare  dhe kosovare  nuk e  kane kundershtuar kete megamashtrim  shkencor jo vetem    serb , por  edhe  grek  dhe  maqedonso-malazes  . Eshte  bere  pune induviduale  e  thelluar nga  shkencetaret  tone  te  fushes, por  nuk   e ka  thyer simpoziumin , ideollogjik , me  kostum shkencor  europjan .

Libri i  Nelson  Cabejt ( N. Brent ), qe po  analizoj , eshte  argumentimi   me  gjithperfshires  dhe me i  argumentuar  se te tera punimet  e kesaj fushe te marra  se bashku . Nuk ka  nevoje te  humbitet  kohe  akademike , per te  provuar  autoktonine  shqiptare te   ballknit  dhe  prejardhjen  ilire te  shqiptarve. Kete  e  realizon ne menyre  shteruse , me  150  referanca , libri studimor  i  N. Cabejt .

Perpara  se te  shkruaja kete  shkrim , bisedoja me nje  bashkebanor  lagjeje, greko-amerikan  , ketu afer apartamentit   tim. I fola  dicka me  shume  se sa  shkruaj ne kete  persiatje . Ai me  tha  se do ta  gjeje  librin , per ta lexuar , por pertej kesaj,  ai  nenvizoi  : Po qe se ky liber  do te ishte  botuar ne   shtetet  tona  fqinj , per nje problem analog , do te  bente  nje jehone te  madhe  dhe do te  shumfishoj , ne mijra kopje , nga  akademite ,  shtypi dhe  vecanerisht nga  kisha ortodokse .

Ke te  drejte , ju shpreha  une , keshtu do te ndothte  dhe po qe se do te botohej ne kohen  e Nolit  tone . Do te  shumfishohej  ne  dhjetra mije  kopje , do te  shperndahenj ne Kishen  e  Shengjergjit ,  ne teqene  e  Baba  Rexhepit , ne kishen  “Zonja  e mire  “, madje  dhe ne  vete  “Vatren “   .  Kishte  te drejte , ose jo  miku im , jua le  juve ta  gjykoni  .

Ky liber me kohe  duhet te  ishte bere  prone  e  2  Akademive te  shkencave , e  2  Ministrive tona te  kultures  e  shoqatave  ne  diaspore , an’e mbane   Globit  . Nuk e di kush do te behet nismetari  , qe ta shperndai an’e mbne   botes kete liber  me vlera shkencore , te nivelit  europjan  .

Vepra  multishkencore “ Iliret  qe mbijetuan “ , eshte  nje ndihme  dhe per te  gjitha  akademite  shkencore  te  shteteve  fqinj . Ata  binden teresisht  se   pseudoteoria  e tyre  nuk  funksionaoi . Ajo u pergenjeshtrua  katerciperisht  nga  akademiku pa  dekret , shqiptaro-amerikani ,  Nelson  Cabej        ( Nikolas  Berns ) . Po qe se nuk e kane   analizuar , teorine  e       N. Brent  mund ta  gjejne lehtesisht  librin , sipas  specifikimeve, qe une kam  dhene , ne ket  persiatje  shume modeste .  Te  njejten  gje  duhet te  bejne  dhe  forumet  fetare ortodokse te  shteteve  fqinj , qe  vijojne  me  dekada  te  pretendojne se  shqiptaret  jane misafire  ne  Ballkanin kristian.

Nuk pretendoj se kam kryer  analizen shtereuse , per  vepren “Iliret  dhe  shqiptaret “  . Une  vetem se  dhashe  sinjalin , se cila eshte rendesia  universale  e  kesaj vepre . Analizen   perfundimtare  dhe  rekomandimet perkatese  , duhet  t’i kryejne  kopetentet e  fushave , qe  gjejne  veten ne  faqet  e kesaj vepre specifikisht  shkencore  .

Autori i vepres  jeton ne  NJ  te  USA ,  ne  qytetin  Dumont , ku eshte  botuar  dhe libri , qe  analizova , per lexusit  e mi . Ajo  qe mbetet  e pa  ndryshuar dhe  me rendesi te perjeteshme , eshte  fakti , qe “Iliret  qe mbijetuan “ , eshte monument  madheshtor  per  autorin  dhe  shkencat  shqiptare  albanologjike .

Illo  Foto/ ne  NY ,   korrik 2016

Filed Under: Analiza, Featured Tagged With: Illo Foto, Nelson Cabej, Shkenctari poliedrik

Triptik përjetimesh për Nënë Terezën

August 25, 2016 by dgreca

 

1 andon dedenga Andon Dede, Nju York/

1.Çdo fund gushti e fillim shtatori më kujton një përjetim jo të zakonshëm që do të dëshëroja ta ndaja me lexuesit, jo thjesht për të kënaqur një kuriozitet por dhe për të dhënë një mesazh.

Atë mbrëmje kishim për darkë dy miq dhe po bisedonim shtruar në tavolinë. Kur, papritur, transmetimet e televisionit ndërprtien, siç ndodh shpesh kur ka ndonjë ngjarje të rëndësishme: në aksidentin e Parisit, të transmetuar një ditë më parë, kishte mbetur e vdekur edhe Princesha Dajanë. U ndërprenë të gjitha emisionet e tjera, e gjithë media po merrej vetëm me këtë temë. Të krijohej përshtypja se ato mezi po e përballonin fluksin e jashtzakonshëm të lajmeve. I kushtuan shumë më tepër rëndësi nga sa mund ta kishim menduar.

Në bisedë e sipër u them të tjerëve, tek po shihnim kronikat e pandërprera: “Sikur po e tepërojnë ca, se ajo vërtet mund të ketë bërë shumë gjëra, po nuk është Nënë Tereza, de!? Nuk e marr dot me mënd se si do ta njoftojnë vdekjen e kësaj të fundit, me gjithë këto superlativa që po thonë për Dajanën…”

Kjo bisedë do të kishte kaluar si shumë të tjera, pa u kujtuar më për të sikur, pas disa ditësh, tek po pushoja në dhomë të gjumit, hyn ime shoqe e më thotë: “Vdiq Nënë Tereza!”.      Kërceva nga krevati për të ndjekur lajmet. Kujtova bisedën që bëmë para pak ditësh. Edhe për këtë ngjarje, të gjitha kanalet televizive, po jepnin kronikat e rastit. Kjo ndodhi edhe të nesërmen e vazhdoi për ditë me radhë. Por, për hir të së vërtetës, më duhet të them se princesha Dajanës iu kushtua shumë më tepër vëmendje. Kamerat zhvendoseshin herë pas here, prej Kalkute në Paris, buzë Senës, në tunelin e Pont d’Alma, ku kish ndodhur aksidenti i përgjakshëm. Emisionet e lajmeve fillonin shpesh me bukuroshen e vrarë dhe më pas vinte Nënë Teresa. Për më tepër flitej për dy bamirëset e mëdha që humbi njerëzimi, duke e portretizuar edhe princeshën me të njëjtat penelata. Mali i kurorave për të, në sheshin e Londrës, theu çdo rekord. Edhe për Nënë Terezën nuk u kursyen lulet, por jo sa ato për princeshën e Uellsit.

E di se nuk është mirë të flasësh sado pak keq për ata që ikin nga kjo botë dhe unë as që kam ndër mënd të flas e të shkruaj keq për Dajanën. Por, për të qënë i sinqertë me lexuesin, më duhet të pranoj se po më revoltonte pa masë gjithë kjo që po ndodhte?! Ku ka të krahasuar Nënë Teresa me Princeshë Dajanën?! Jam dakord se edhe kjo e fundit kishte bërë shumë bamirësira, për të cilat meritonte respekt. Jo vetëm kaq, por dhe sfida që i bëri ajo Familjes Mbretërore, si askush tjetër deri atëhere, ia shton vlerat biografisë së saj. Por jo, kurrsesi nuk mund të meritojë ajo një përcjellje më madhështore se Nënë Teresa. Dajana konsiderohej e mbahet akoma, nga shumë veta si “britanikja më e famshme e botës”.  Por, për hirë të së vërtetës duhet pranuar se nuk janë të paktë edhe ata që pohojnë se ajo e arriti këtë duke ndërruar fustanet, bizhuterite e makinat luksoze.

Ato dy ngjarje treguan edhe një herë se sa subjektiv apo dhe i padrejtë është njerëzimi në vlerësimin e personaliteteve që i kanë shërbyer atij.

Diskutova me shumë veta për këtë temë. Shumica më jepnin të drejtë. Por, aty-këtu, pati edhe ndonjë që përpiqej ta përligjte atë që po ndodhte, duke sjellë si argument faktin që Dajana ishte një figurë më e njohur publike se Nënë Tereza etj. Vulën ia vuri presidenti i Italisë, Skalfaro. Pyetjes së një gazetari, para se ai të nisej për në Kalkutë, në ceremoninë e varrimit, se, si shumë vëmendje po i kushtohej edhe princeshës Dajana dhe ç’mendim kishte, kur i krahasoje me njera tjetrën, ai iu përgjigj shkurt e prerë: ”As që kanë të krahasur! Nënë Teresa është shenjt i gjallë…Ka bërë aq shumë për njerëzmin sa nuk krahasohet me asnjë tjetër…”. Këtë e përforcoi më tej ambasadori amerikan në Vatikan, James Nicholson, kur u shpreh, pas vendimit të Papës për shenjtërimin e saj: “Nuk u habita që Papa ka zgjedhur të shenjtërojë Nënë Terezën. …Në këtë kohë të heronjve nga fusha e sportit dhe artit, ai ndjen se bota ka nevojë për lloje të tjerë heronjsh”, theksoi ai.

Kjo temë, qysh atëhere, më ka ngacmuar vazhdimisht. Kujtoj Dajanën që i ndërronte fustanet e bizhuteritë, disa herë në ditë, e që i shkëlqente fytyra prej së largu, për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Edhe kur shpërndante ndihma, nuk e prishte luksin e vet mbretëror, pa hequr dorë prej argëtimeve e kënaqësive të një zonje të sërës së lartë. Dhe më del përpara Nënë Tereza, me atë veshje të thjeshtë, me sarin e saj të bardhë e të gjatë karakteristik që kushtonte vetëm një dollar, në atë trup të paktë, të mpakur, si gjithë nënat tona; me atë fytyrë tërë rudha e fisnike, tamam si mund të përfytyrohet një shenjt i gjallë. Më bënin përshtypje këmbët e saj të zbathura me sandalet e pluhurosura nga ecja. Hante e jetonte si të varfërit e të sëmurët e saj, prekte e ledhatonte me duart e veta trupat e tyre tërë plagë nga lebra e sëmundje të tjera, po aq të rrezikëshme e ngjitëse sa ajo. Po përmend vetëm një episod, nga të panumurtat që janë shkruar e thënë për të: Një e sëmurë rëndë, e befasuar që Nënë Tereza po e merrte në duar e po kujdesej për të si të qe motra e saj, e pyeti me buzë të dridhur: “Pse po e bën tërë këtë?”. “Sepse të dua, sepse Zoti ju do!” ia ktheu Nëna e Madhe. “Ma thuaj prapë. Eshtë hera e parë në jetën time që i dëgjoj këto fjalë…” – shtoi e sëmura. Dhe Shenjtorja e ardhëshme ia thotë përsëri e përsëri. “Nëse nuk mund ta shërojmë dot të sëmurin, të paktën t’ia lehtësojmë dhimbjet, ta ngrohim shpirtërisht, siç ngroh përqafimi i një nëne”, – ishte filosofia e saj.

Edhe njerëzimi sikur u ndie më jetim kur ajo mbylli sytë përgjithmonë. Të parët e shteteve të botës shkonin me radhë para arkivolit të saj, i ledhatonin ballin, i puthnin këmbët, binin më gjunjë, luteshin dhe përsiatnin aty, aq sa ndodhte të vinin kujdestarë nga personeli i shërbimit për t’i ngritur.

Nene Tereza nderroi jete me 13 shtator 1997. Ne varrimin e saj, moren pjese 1 milion vete, në një varg 9 kilometër të gjate; 3 miliard teleshikues të tjerë ndoqën direkt ceremonine e varrimit. Ajo nderroi jete, mbasi shenjtoret nuk vdesin. Si një mesazhere biblike, Shenjtorja e gjallë dhe e prekshme, sillte atë dashuri njerëzore që aq shumë i mungoi shekullit XX. Ndoshta vlerësimin më të madh për të e bëri presidenti Francez Zhak Shirak, i cili, ditën e vdekjes u shpreh: “Këtë mbrëmje, ka më pak dashuri, më pak humanizëm dhe më pak dritë në botë”.

2.Kisha pak kohë që pata filluar punë në JSA,(James Satërwajt Academy). Një ditë, vjen tek unë sekretarja, Ms. Darlin dhe me shumë takt e përzëmërsi, më thotë: “Zoti Dede, a keni ndonjë gjë për partin, ceremoninë që do të bëjmë për Vitin e Ri?”. “Jo!” – ia ktheva menjëherë, pa u menduar gjatë. Ç’ne unë, i sapovajtur aty të bëhesha pjesë e programit, kur atje kishte tërë ata me PH-dira e me përvojë apo dhe artistë të vërtetë për humor, këngë e të tjera si këto. Por, më pas, më lindi ideja për të recituar poezinë e nënë Terezës, “Sidoqoftë”, (Anyuay), që me siguri, një pjesë e tyre në mos të gjithë, nuk do ta kishin lexuar. U çova dhe ia thashë sekretares këtë ide e cila e mirëpriti. Ndërkohë, i them mikut tim, piktorit Hektor Alvarez që të ma printonte poemën sa më bukur, me letër speciale e me ngjyra, siç dinte ai. Qe mjeshtër për këto, ndaj dhe e kishin punësuar aty, si pllkatist. Dhe ai bëri një punë të shkëlqyer: me shkronja speciale, ngjyra të ndryshme, kornizë të bukur etj. që të tërhiqte edhe pa e lexuar atë ç’ka ishte shkruar në të.

Filloi parti dhe dikur prezantuesja më dha fjalën. Unë kisha përgatitur një hyrje të shkurtër: “Ju e keni dëgjuar dhe e njihni të gjithë Mother Terezën, por ndofta, jo të gjithë e dini, se ajo është nga vendi im, Shqipëria. Pavarësisht nga kjo, qëllimi im, nuk është ky, por desha të recitoj një poezi që hedh dritë mbi një anë tjetër, të panjohur të saj: ajo nuk qe vetëm bamirëse e shenjtore e gjallë, por dhe tepër realiste; e njihte natyrën njerëzore me thellësi, me të mirat e të këqijat e saj. Megjithatë, ajo nuk u lëkund për asnjë çast në vendimin që kishte marrë për t’i shërbyer njerëzve në nevojë.”

Më pas recitova poezinë e saj. Heshtje e plotë, si rrallë herë në atë sallë. Kur mbarova, pasuan ca çaste të tjera heshtjeje, a thua se pjesëmarrësit ishin shokuar apo ngrirë… Pas pak shpërthyen duartrokitje frenetike. Iu shpërndava të gjithëve nga një kopje të poezisë. Të dy palët ndjeheshim tepër të kënaqur, sidomos unë që ia arrita qëllimit. Por, kjo histori nuk mbaroi me kaq: sa e sa veta më erdhën më pas në kubikun ku punoja dhe më shprehën mirënjohje e falenderim, në emër të tyre apo të pjestarëve të familjes që ata ua kishin lexuar. Poezia e printuar nga piktori u afishua në tërë ato dyer e mure të Akademisë, ku mund t’i gjesh akoma, edhe pse kane kaluar gjithë ato vite. Nënë Teresa më dha kështu një kënaqësi aq të madhe sa rrallë e kisha provuar më parë.

 3. Falë erës demokratike që po frynte në të gjithë Evropën Lindore, Nënë Terez nuk mund të ndalej më dhe u lejua, më në fund, të vinte në Atdheun e saj, më 1989.

Në Botë, për Nënë Terezën qenë botuar libra e artikuj të shumtë, ndërsa në Shqipëri as edhe një rresht i vetëm. Megjithatë, ne kishim dëgjuar të flitej për të dhe, siç ndodh zakonisht, sa më tepër që të përpiqesh për ta fshehur një të vërtetë, aq më shumë i bën njerëzit kureshtarë për të. Ndaj dhe unë, si shumë të tjerë, isha kurioz ta shihja. Mora vesh se do të kalonte në bulevardin kryesor dhe po e prisja tek ura e Lanës, afër hotel “Dajtit”. Nuk vonoi të duket rreshti i gjatë i makinave. Hapa sytë që të mos më shpëtonte objekti dhe ia arrita qëllimit.

Po e riprodhoj edhe këtë episod jo rastësisht. Vë re se bashkë me mua, disa hapa më tej, po rrinte dhe po priste për ta parë Misionaren e njohur edhe një nga kuadrot e larta të PPSH-së, që e mbanin edhe si dorën e djathtë të udhëheqjes. Thoshin, madje, se nuk bëhej asgjë në politikën e jashtëme, pa miratimin e tij. Si i tillë, pa pikë dyshimi që ai kishte gisht në qëndrimin e mbajtur ndaj saj. Dhe ja tani, edhe ai, si unë, ndënji deri sa u largua karvani. Momentalisht apo dhe fizikisht, po kryenim të njëjtin ritual, por mendërisht e shpirtërisht, ishim në pozicione krejt të kundërta. Vetvetiu, nisa të përsias me vete:  “Ç’po bluan në mëndje ai, ndërsa  po ndjek me sy, gjithë përqëndrim, si unë vargun e makinave?! Mos vallë i vjen keq që iu iku nga duart e nuk e ndaluan dot as kësaj here?”

Tek e fundit, e ç’rëndësi ka edhe kjo?! E rëndësishme, për mua është që ndërsa mesazhet e fuqishme të saj, i dëgjon, i respekton e përpiqet t’i zbatojë gjithë bota përparimtare, në vendin tonë nuk ndjehet një gjë e tillë, në një kohë që, o kemi ne nevojë për to o asnjë tjetër. Nuk është vendi të zgjatem për ta shtjelluar gjerësisht këtë temë, por mjafton një argument për të më dhënë të drejtë edhe lexuesi më indiferent. Kur erdhi për herë të dytë në Shqipëri, në momentin e ndryshimit të madh, tek pa shoqërinë tonë të mbarsur me konflikte, si ato të një lufte civile, ajo dha mesazhin e madh: “Do ta doni më shumë Shqipërinë, po të doni më shumë njeri-tjetrin”. Kur kemi parasysh situatën aktuale, po aq konfliktuale sa atëhere, në mos edhe më keq, a nuk ju duket ky mesazh më aktual se kurrë?!

Nju York, 26 gusht 2016

Filed Under: ESSE, Featured Tagged With: Andon Dede, Nene Tereza, Triptik

Prend Doçi-Abati i Mirditёs

August 25, 2016 by dgreca

“…njё nga burrat mё tё parё tё kombit tonё “ Gjergj Fishta/

30 albana-web

NGA Albana Mëlyshi-Lifschin/

Ai ishte i vetmi djalё i familjes dhe i vetmi mashkull i shtёpisё. I vunё emrin e tё jatit, i cili vdiq vetёm pak ditё para se tё lindte foshnja. Do tё rritej i pashёm e i fisёm e do tё mund tё merrte vajzёn mё tё bukur tё krahinёs, t’i mbushte prehёrin nёnёs me nipёr e me mbesa, dhe t’i pёrkushtohej familjes. Por jeta e tij mori drejtim tjetёr . Ai iu pёrkushtua Shqipёrisё.

***

Kur i besoi tё birin, ende njomcak, ipeshkv Pal Domazeit, pёr ta arsimuar e pёrgatitur pёr prift, mirditorja e urtё pёshpёriti ato fjalё qё janё meraku i çdo nёne: “Tё bёhet pёr vete”. Ajo e kishte mёkuar Prendin e saj me virtytet e krahinёs, tё besёs e tё nderit, e po e pёrcillte nё njё rrugё njё rrugё tё gjatё prej sё cilёs ai do tё kthehej tek ajo, si njё nga burrat mё tё shquar tё kombit.

Fёmijёria kaloi shumё shpejt dhe rinia erdhi e burrёruar. Nё moshёn 17 vjeç, ai, Prend Doçi,student i Kolegjit Urban tё Romёs, kishte nisur tё kuptonte se teologjia nuk pёrbёnte gjithё strumbullarin e interesave tё tij. U dha shumё pas veprave tё shkrimtarёve tё vjetёr shqiptarё, e gjuhёs e letёrsisё arbёreshe. Rioshi shkonte shpesh nё katundet arbёreshe nё Itali dhe zuri miqёsi me Jeronim De Radёn, miqёsi e pёrjetёshme. Ndёrkohё, tek studionte filozofinё kristiane dhe njihej me qytetёrimin evropian, mёndja e tij rrinte nё Shqipёri e veçanёrisht nё Mirditë, vёndlindjen e tij, marëdhëniet e së cilës më Portën e lartë sa vinte e keqësoheshin. Kishte dështuar kryengritja e Mirditës e vitit 1862 dhe Porta e Lartё synonte ta zhdukte me çdo kusht autonominё e saj. Prend Doçi u kthye nё atdhe, nё vitin 1871, pas pёrfundimit tё studimeve dhe nisi punёn nё Abacinё e Oroshit, pranё Gaspёr Krasniqit. Abat Krasniqi kishte qenё frymёzuesi dhe organizuesi i kryengritjes tё vitit 1862. Prej tij Prend Doçi u informua me hollёsi pёr kryengritjen dhe veçanёrisht arsyet e dёshtimit tё saj. Njëkohësisht mёsoi se në krahinё vazhdonin tё emёroheshin klerikё tё huaj tё cilёt luanin njё rol shumё negativ nё popull, duke predikuar nёnshtrim ndaj autoriteteve osmane. Qё nga fёmijёria, i kishte mbetur nё kujtesё qё edhe nё Bulgrin ku kish lindur, njerёzit ankoheshin qё prifti nuk fliste shqip. Gjendja qe bёrё edhe mё keq. Pikёrisht shqetёsimi pёr emёrimin e njё prifti tё huaj, nё Kalivare, e detyroi abat Kransiqin ta dёrgonte atje Prend Doçin, edhe pse kish nevojё pёr ndihmёn e tij nё Orosh. Prend Doçi qe ndёrgjegjёsuar se puna e tij nuk do tё kufizohej kurrё vetёm pёrreth grigjёs sё tij, por shumё mё pёrtej. Kur në 1877 filloi kryengritja nё Mirditё frymёzuesi dhe organizuesi i saj qe vetё ai, Prend Doçi. Meshtari i ri ndoqi gjurmёt e Abat Krasniqit dhe kryengritja ishte vazhdim i asaj të vitit 1862, por mё e gjёrё e mё popullore. Ai i kushtoi vёmendje lidhjes sё besёs nё mes tё 12 bajrakёve tё Mirditёs, dhe nё krye tё saj nuk ishte vetёm njё njeri(si nё 1862) por krerёt e 12 bajrakёve dhe Prend Doçi qe kёshilltari i tyre. Prend Doçi e pёrfytyronte Mirditёn si qendёr tё kryengritjes, dhe çlirimi nga Perandoria Osmane do tё fillonte prej saj, sё pari, e pastaj do tё pёrhapej nё tёrё Shqipёrinё kur tё arrihej çlirimi i gjithё atdheut, vetё populli tё zgjidhte formёn e qeverimit, mbretёri apo republikё. Frymёzuesi dhe luftёtari i kryengritjes, prifti me veladon, i armatosur si luftёtar i lirisё, nga njё krahinё nё tjetrёn pёr t’ja arritur bashkimit. Kleriku linte mbresa tek njerёzit, si burrё i kuvendit, i besёs dhe i pushkёs. Nga Shkodra kishte siguruar mbёshtetjen e njё grupi atdhetarёsh, nё mes tё cilёve Zef Jubanin, e ndёrkohё mbante lidhje tё ngushta me mikun e tij Jeronim De Radёn. Arbёreshёt kishin krijuan njё komitet nё ndihmë të kryengritjes. Dora D’istria, nga ana e saj, bёnte tё njohur nё Evropё zёrin e kryengritёsve. Nё Korrik tё 1876, Porta e lartё kishte kёrkuar qё Mirdita tё dёrgonte vullnetarё kundёr Malit tё Zi. Duke ndjekur kёshillёn e Prend Doçit, krerёt e bajraqeve e refuzuan kёtё kёrkesё, nё tё kundёrtёn kёrkuan lirimin nga internimi tё Preng Bib Dodёs si kryetar i vendit dhe simbol i bashkimit tё 12 bajrakёve, gjё qё u realizua. Me ardhjen e Preng Bib Dodёs nё Mirditё, At Prend Doçi vazhdoi misionin e tij pёr bashkimine forcave dhe shtimin e aleatёve tё kryengritjes. Nё udhёtimet e tij zuri miq tё rinj e takoi miq tё shquar. Nё takimin me Dede Gjo Lulin i tha me pёrmalim: “Mos harroni se nё kёto male as nuk ёshtё shuar dhe as nuk ka me u shue kurrё pёr jetё e mot flaka e lirisё…e pёrderisa rron emri i Skenderbeut, tё cilin e dёgjon kudo nё kёto male, rron e ka me rrue Shqipёria”.

Ndёrkohё nga Lezha eprori i tij, ipeshkv Malçinskij, i bёnte thirrje qё tё braktiste kryengritjen e tё kthehej nё krye tё detyrёs kishtare. I zёnё ngushtё midis detyrёs fetare dhe asaj atdhetare ,Prend Doçi zgjodhi kёtё tё fundit. Ipeshkv Malçinskij e pezulloi nga puna. Ai raportonte se”Prend Doçi nxiti rrebelimin nё Famulli, sillet nёpёr male me “trimat e tij, me bazhibozukёt e Preng Bib Dodёs, pёr tё ngritur popullin nёn flamurin e vet’. Autoritetet turke e shpallёn “tё jashtligjshёm” me ferman nga sulltani . Por At Prend Doçi, edhe pas shtypjes sё kryengritjes, vazhdonte tё qёndronte maleve me bashkёluftёtarёt e vet duke u dhёnё zemёr atyre, deri ditёn qё u rrethua. Dhe atё moment i kёrkoi komandantit turk qё t’i lironte shokёt e tij tё malit,se “ata anё shёrbёtorёt e mi e nuk kanё faj’. Ky gjest fisnik u shpëtoi atyre jetën, kurse Prend Doçi , u pёrcoll nё pranga nё Stamboll. Atё kohё ishte vetёm 31 vjeç . Kur e rrethuan, mund ta kishte ruajtur edhe njё plumb pёr veten qё tё mos dorёzohej i gjallё, por gjykoi qё nёse do tё vdiste do tё linte misionin e tij tё pakryer. Ndaj tha bashkёluftёtarёve: “Burgu e ka njё derё, varri jo”. Në burgun e Stambollit, ku i kishin pёrgatitur vdekjen, u gjend njё engjёll shpёtimtar, ujёmbajtёsi i burgut ,qё ndodhi të qe njё djalё nga Mirdita. Prend Doçi, i dha atij njё letёr pёr patriarkun katolik armen Stefan Azarjan qё ishte njёkohёsisht edhe mik i Sulltanit. Patriarku sёbashku me konsullin austro-hungarez mundёn tё nxirrnin nga Sulltani dekretin pёr lirimin e Prend Doçit nga burgu me kusht qё ai ” tё largohej menjёherё jashtё kufijёve tё Perandorisё Osmane,e tё mos kthehej mё pa leje tё veçantё nga Porta e lartё’.

Kёshtu vjeshta e vitit 1877 e gjeti Prend Docin mijra e mijra mile larg atdheut, nё njё vend qё ndoshta as qё do t’i kishte rёnё ndёrmend ndonjёherё. Fill pas lirimit nga burgu, i paligjshmi Prend Doçi i qe drejtuar Selisё sё Shejtё pёr ndihmё pёr bashkёatdhetarёt e vet, qё ata tё fillonin sёrish veprimet luftarake kundёr Turqisё. Si pёrgjigje, Kongregacioni i shejtё e nisi atё me detyrё kishtare nё St.John, Foundland, Kanada .

Ishte i pari shqiptar qё shkeli kontinentin amerikan nё njё nga pikat mё tё ftohta tё tij. Imagjinata njerёzore nё kёto kushte do tё zgjonte vizionin e njё njeriu tё vetmuar, pa njё tё dytё pёr tё shqiptuar njё fjalё nё gjuhёn e nёnёs, tё rёnё shpirtёrisht. Por Prend Doçi nuk ishte njeri i zakonshёm. Edhe nё kulmin e dimrit misionari shqiptar shkonte nё qendra punёtorёsh dhe peshakatarёsh dhe nёpёr fshatra, pasi u vinte rrathё kёpucёve pёr ta bёrё mё tё lehtё ecjen nёpёr dёborё. Emri i Prend Doçit, meshtarit tё qytetit, pёrmendej me respekt dhe u bё i njohur nё gazetat kanadeze tё asaj kohe. Shqipёri Pas 6 vjetёsh nga dita qё vuri kёmbёn nё St.Johns bёri njё pёrpjekje pёr t’u kthyer nё atdhe, edhe pse e dinte se mbi emrin e tij rёndonte fermani i Sulltanit qё ia bёnte tё pamundur kthimin. Gjithёsesi nga Selia e shenjtё iu dha njё obcion: tё shkonte me detyrё nё Athinё . Pranoi, sepse aty ndodhej mё pranё atdheut dhe e mbante shpresa se njё ditё do tё nxirrte lejen nga Porta e Lartë pёr t’u thyer nё atdhe. Nё Athinё u njoh me shqiptarё patriotё qё kishin krijuar besёlidhjen “Komiteti i Korfuzit”. Njohja dhe shoqёrimi me shqiptarёt e Greqisё u pa me dyshim dhe ipeshkv Malçinskij, i cili e ndiqte nё çdo hap veprimtarinё e At Prend Doçit gjeti shkas pёr ta akuzuar se ai ka dёrguar udhёzime nёpёr Mirditё pёr ta ngritur popullin nё kryengritje. Akuzat shkaktuan qё Selia e Shejtё ta dёrgonte Prend Doçin nga Athina nё Bombei tё Indisё. Sa mё larg atdheut!

Gjithёsesi, vitet nё Kanada dhe mё pas nё Bombei i dhanё Prend Doçit mundёsinё pёr tё njohur kulturat e popujve tё ndryshёm, mёnyrёn e jetёs, por dhe mёnyrat e qeverisjes. I pajisur me experiencё dhe mё njё bagazh kulturor si asnjёherё, ai digjej nga dёshira pёr tё rinisur edhe njёherё punёn e tij patriotike nё atdhe. Mallin pёr atdheun e derdhte nё letrat qё shkёmbente me mikun e vjetёr, De Radёn. Njerёn prej kёtyre letrave e mbyllte me fjalёt:”Mos e harronin tё mёrguemin tuaj”. Largёsia nga atdheu e ndizte mё shumё dashurinё pёr tё, siç ndez era zjarrin.

***

”Forca lёvizёse e çdo shqiptari, qoftё mysliman apo i krishterё, ёshtё dashuria pёr atdhe dhe ndjenja e ruajtjes se kombёsisё sё vet dhe e gjuhёs sё vet”.

Prend Doçin e thirrёn nё Romё në vjeshtёn e vitit 1886. Vendi i punës pranё degёs sё misionit tё Ballkanit, qe mjaft i pёrshtacёm pёr tё njohur nga afёr veprimtarinё antishqiptare tё Patrikanёs greke e Stambollit, gjё qё e shtyu atё t’i dёrgonte njё letёr Kardinal Simonit, funksionar i lartё në Vatikan,qё drejtonte misionet e Lindjes, ku theksonte faktin qё patrikana greke ka ndaluar gjuhёn shqipe nё tё gjitha shkollat e krishtera nё trojet shqiptare dhe po hapte shkolla greke nё Shqipёri duke i shpallur tё gjithё shqiptarёt e krishterё grekё. Nё letrёn e tij, ai sillte argumenta se nё Shqipёri si myslimanёt edhe tё krishterёt janё vetёm shqiptarё, sepse tipari dallues i shqiptarit nuk ёshtё besimi fetar, por vetёm pёrkatёsia etnike shqiptare. Citoj kёtu fjalёt e tij monumentale: ”Forca lёvizёse e çdo shqiptari, qoftё mysliman apo i krishterё, ёshtё dashuria pёr atdhe dhe ndjenja e ruajtjes se kombёsisё sё vet dhe e gjuhёs sё vet” .

Gjithnjё duke patur qёllim tё vetёm kthimin nё atdhe pёr tё vazhduar punёn e tij tё lёnё pёrgjysmё, ai gёrmoi nёpёr arkiva tё Vatikanit materiale qё flisnin pёr vjetёrsinё e abacisё sё Mirditёs, e cila pas vdekjes sё Abat Krasniqit ishte suprimuar. Prend Doci mendonte se ajo duhet jo vetёm tё rikrijohej por t’i njihej edhe njё status i veçantё. Ai u kёrkoi eprorёve tё vet qё ta caktonin nё Mirditё me statusin e abatit Nullius, status qё i krijonte vartёsi direkte nga Vatikani. Ai ishte i ndёrgjegjshёm qё kthimi nё atdhe nuk do ishte i lehtё, por qe i vendosur pёr t’ja arritur qёllimit. Nё ndihmё i erdhi pёrsёri miku i tij i vjetёr patriarku armen Azarian i cili u bё dorёzёnёs pranё Portёs sё lartё se “ Prend Doçi s’kishte pёr tё trazuar mё dheun…”

Kёshtu me dekret tё Sulltanit ,Prend Doçi u lejua sё fundi të hynte në atdhe, si kryeshpirtёror i mirditasve, por me kusht “qё tё mos i kapёrcente kufijtё e provincёs”. Kjo do tё thoshte qё ai nuk mund tё dilte jashtё dioqezёs sё Shkodrёs.

***

Kthimi i Prend Doçit nё vendlindje, nё 6 nёntor 1888 shoqёruar nga djemtё e Mirditёs, i pritur nё çdo katund me dashuri tё madhe, ishte njё ngjarje e jashtёzakonshme. Ai hyri nё Orosh me statusin e abatit Nullius tё Mirditёs.

“Dalja e papritur dhe plot shkёlqim nё detyrёn e abatit tё Mirditёs’-vё nё dukje Nopça-‘e kёtij njeriu nё çdo kuptim tё jashtёzakonshёm,qё kishte qenё zhdukur nga sytё e mirditasve 11 vjet mё parё, shkaktoi mbresa nё tёrё Shqipёrine e veriut…”

Mirёpo kthimi i tij njёkohёsisht krijoi shqetёsim tek kolegёt e tij pasi abati me vete solli edhe dekretin e Vatikanit qё abacisё sё Mirditёs i jepeshin 5 famulli nga ipeshkvia e Lezhës. Mё tej ai e shtoi abacinё e vet deri në 13 famulli,qё do tё thoshte mbi gjashtё herё nga kthimi i tij. Kisha historike e Oroshit e projektuar nga ai vetё, u ndёrtua nё vitet 1889-1890.

Zgjerimi i abacisё, vёnia nё vend e krenarisё sё saj tё dikurshme, ishte vetёm njё qёllim i Abat Doçit. Qёllim kryesor qё vlonte nё zemrёn e tij prej dekadash ishte: çlirimi i atdheut nga sundimi turk. Dhe pёr t’ja arritur kёtij qёllimi sёpari nevojitej bashkimi i shqiptarёve me fe tё ndryshme, duhej qё, “feja e shqiptarёve tё ishte vetёm Shqiptaria’.

Ai filloi tё punonte me tё gjitha energjitё e tij qё t’ia arrinte kёtij qёllimi edhe duke qёnё i vёzhguar nё çdo kohё e nё çdo veprim tё tij. Tё gjitha raportet qё shkonin nё Vjenё kundёr Abat Doçit kishin njё thelb ‘ prifti merrej mё shumё me veprimtari politike se me atё shpirtёrore” Madje qe javёt e para tё mbёrritjes sё tij nё Mirditё, thuhej se”pikpamjet e tij nuk do tё mbeten tё panjohura“. Ёshtё rasti kёtu tё pёrmend njё episod qё studiuesi Pal Doçi ka pёrfshirё nё librin e tij mbi Abat Doçin. Nё njё drekё tё shtruar nga konsulli austro -hungarez nё Shkodёr, ku ishte ftuar gjithё paria e klerit katolik, ky i fundit duke folur pёr shqiptarёt tha:” Ju shqiptarёt nuk i keni nё gjuhёn tuaj fjalёt “atdhe “e“ mirёnjohje’

Abat Doçi ju pёrgjigj:” Po habitem se si njё zyrtar aq i lartё, i cili duhej ta njihte mirё historinё, mund tё pohojё gjёra kaq tё çuditshme e tё kundёrta me tё vёrtetёn, pasi ёshtё e njohur se shqiptarёt nё tё gjitha kohёrat kanё treguar dashuri tё flakёt pёr atdhe. Pёrsa i pёrket mirёnjohjes, ne nuk kemi kujt t’ja tregojmё sepse askush kurrё nuk ka pas pёr ne simpati pa interes, askush nuk na ka shtrirё dorёn nё fatkeqёsi”.

Ndryshe nga priftёrinjtё e tjerё katolikё, ai bёnte miqёsi edhe me myslimanё. Afrimi i shqiptarёve pa dallim feje i shёrbente besёlidhjes sё madhe. Ai i ftonte banorёt e Matit dhe tё Dibrёs nё festat fetare tё krahinёs. Sjellja e tij ra nё sy. Shuarja e armiqёsive midis shqiptarёve me feve tё ndryshme, nuk i vinte pёr zemёr Turqisё. Asaj nuk i interesonte bashkimi, por pёrçarja midis shqiptarёve. Por Abat Prend Doçi kishte njё synim pёr tё arritur, ai hartoi njё program i cili i shёrbente tё ardhmes tё atdheut , krijimit tё njё shteti shqiptar “tё aftё pёr mё jetue i pavarur”. Programi i tij pёrfshinte disa pika të rëndësishme ndёr tё cilat“njё pajtim i pёrgjithshёm kombёtar, duke lёnё mёnjanё çdo ndasi krahinore e fetare dhe te vendoseshin lidhje me komitetet jashtё Shqipёrisё veçanёrisht me arbёreshёt”;“tё krijohej njё besёlidhje krahinore nё pesё njёsi kryesore,Kosova me qendёr Prishtinёn, Gegёria-Shkodrёn, Shqipёria e mesme Durrёsin, Toskёria-Vlorёn dhe Epiri ose Cameria-Janinёn, si edhe “nё çdo krahinё tё krijoheshin çetat kombёtare tё cilat nё kohёn e volitshme tё kthehen nё ushtri tё vetme kombёtare”.

Mirёpo synimi i tij kombёtar binte ndesh edhe me interesat e Vjenёs. Vjena udhёzonte qё”ёshtё me rёndёsi qё tё mёnjanohen tё gjitha gjёrat qё mund tё interpretohen tek Sulltani si zhvillim i pavarur i Shqipёrisё”. Nё koordinim me Turqinё, Viena hartoi njё projekt pёr ta zhdukur përfundimisht autonominё lokale tё Mirditёs duke e vёnё atё nёn administrimin e Portёs sё lartё. Nga ana tjeter ajo kёrkonte tё informohej me hollёsi mbi aktivitetin e abatit. Konsulli austro-hungarez nё Shkodёr informonte se mendimet e abatit janё po ato si tё 22 vjetёve mё parё”tek ai ka njё patriotizёm intensiv qё tё detyron respekt dhe qё ky patriotizёm ёshtё shtytёsi mё i fuqishёm nё veprimet e tij.

Qё Turqia do tё binte nje ditё kjo s’kishte asnjё dyshim, por cili do tё qe qёndrimi i fqinjëve ndaj Shqipёrisё pas rёnies sё saj? Kjo pyetje e shqetёsonte abatin Preokupimin e tij ai e shpreh nё njё bisedё me Edit Durhamin ku sipas pёrshkrimit të saj, ai tha”vendi ynё ka vuajtur tmerrёsisht nga Turqia, por Shqiperia nuk vdiq….Tani kemi njё armik tjetёr shumё mё tё keq qё po rritet dita ditёs dhe ky ёshtё sllavi. Rusia me kishёn e saj fanatike dhe me çetat e egra serbo-bullgare ёshtё gati ta shkatёrojё Shqipёrinё e ta fshijё nga faqja e dheut katolikё e myslimanё sёbashku.’ …Pastaj, shkruan Durham, ai zgjati doren drejt Pejёs :….Tej nё ato anё ,tha ai, ёshtё njё vend qё serbёt e quajnё Serbi e vjetёr. Por atje ёshtё njё Shqipёri shumё mё e vjetёr. Tani ajo ёshtё populluar me shqiptarё shumё prej tё cilёve janё viktima ose bijtё e atyre qё bёri viktimё Traktati i Berlinit, shqiptarё tё vёrtetё qё kanё jetuar nё ato vise brez pas brezi….Vёshtro atje poshtё Ulqinin. Qytet thjesht shqiptar qё u kёrcёnua nga luftanijet e Fuqive tё Mёdha. Na i rrёmbyen me forcё. Si do t’i kundёrshtonim ne gjithё Evropёs? Populli ynё u pёrdor me shtazёri prej serbёve dhe malazesёve shkelёs. Dhe i madhi Gladston bёnte sikur nuk shihte. Tani bёhen ankime se shqiptarёt e Kosovёs keqpёrdorin sllavёt… Ç’mund tё presёsh prej tyre? Ata e dijnё fare mirё se gjersa nё njё vend ndodhen 10 serbё bashkё, Rusia bёn be qё e gjithё krahina ёshtё sllave!… Kur tё rrёzohet perandoria turke, dhe do tё rrёzohet pa dyshim, ne nuk duhet tё biem as nё duart e austriakut e as nё ato tё sllavit”. Ai fliste si një general që aspironte për fitore, sepse s’mund të pranonte rrugë tjetër”. Parashikimet abat Prend Doçit i vёrtetoi koha.

***

“Abati i Mirditёs”- me kёtё emёn e kanё quejtё e mundet me u thanё pёr siguri se nuk asht kund njё skaj Shqypnijet ku burrat e mençёm dhe tё kalemit tё mos ta kenё ndje e pёrmend kёtё emёr.“ Gjergj Fishta

Me pushkё e me penё

Ata qё e kanё njohur abat Doçin, kanё pёrcjellё nё breza portretin e njeriut tё mbyllur, tё paepur dhe njёkohёsisht shumё inteligjent dhe largpamёs. At Prend Doçi kishte luftuar me armё nё dorё kundёr sundimit osman, por nё fillim tё shekullit XX,siç shkruante Zef Skiroi ‘ai vepron me dituri e mendje krejt tё kohёs sonё”. Prend Doçi gjithё jetёn e vet detyrën kishtare e realizonte nё mёnyrё tё tillё qё t’i shёrbente detyrёs kombёtare . Shkrimtari M.S.Gurra shkruan “ Me t’i shkelur kёmba nё vendin e vet fillon nga propaganda kombёtare,duke predikuar dashurinё e atdheut dhe tё gjuhёs shqipe çel shkolla. Me njё fjalё Prend Doçi ka qenё i çdo veprimi me fytyrё kombёtare”.

Pushkёn pёr liri abati i Mirditёs s’e ndau nga arma pёr dituri. Pena i shёrbente zgjimit tё ndёrgjegjes kombёtare, bashkimit dhe çlirimit kombёtar . Edhe pse nёn mbikqyrje, ai filloi tё ftonte nё abaci kolegё tё tij atdhetarё, me tё cilёt konsultonte ngritjen e njё shoqёrie gjuhёsore, letrare, kombёtare. Nёn drejtimin e tij u krijua nё 1899 nё Shkodёr Shoqёria “Bashkimi “. Nё vitin 1900 “Kalendari i Maleve”shkruante:” Mё e madhja qё ndodhi pёr kombin shqiptar ёshtё krijimi i Shoqёrisё “Bashkimi’ nё Shkodёr, pёr pёrparimin e gjuhёs kombёtare. Kjo shoqёri zgjodhi pёr kryetar Prend Doçin i cili gёzon besimin dhe shpresёn e tё gjithё shqiptarёve.

Historiani gjerman K. Lange e rendit Prend Doçin nё radhёn e personaliteteve tё shquara historike tё Evropёs Juglindore dukё vёnё nё dukje se “ Rёndёsi politike Prend Doçi fitoi edhe njё herё si udhёheqёs i klubit letrar ‘Bashkimi’, i themeluar nё Shkodёr nё 1899”.

Megjithёse e maskuar si shoqёri fetare qёllimi kombёtar dukej qartё nё objektivat e saj : vendosjen e njё alfabeti tё gjuhёs shqipe, pёrgatitjen e njё fjalori tё gjuhёs shqipe, krijimi i gjuhёs sё njёsuar letrare, rregullave tё drejtshkrimit, hapja e shkollave laike shqipe, pёrgatitja e teksteve shkollore. Abat Prend Doçi afroi nё shoqёrinё “Bashkimi’ elitёn intelektuale tё gegёrisё At Gjergj Fishtёn, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dod Kolecin, At Pashk Bardhin, Imzot Lazer Mjedёn, Luigj Gurakuqin, etj.”

Rrolin kryesor nё kёtё shoqёri –thotё studiuesi i njohur Mentor Quku,- e kanё luajtur klerikё tё abacisё sё Mirditёs’. Famullitё e Mirditёs nё kёtё kohё u shndёrruan nё qёndra tё veprimit arsimor e kulturor. Po atё vit, nё 1899, u rihap shkolla shqipe nё Orosh. Nё fillim vjeshtёs tё 1899 , abat Doçi dёrgoi nё Vjenё katёr tekste shkollore pёr tё shtypur :gramatikёn, gjeografinё, arithmetikёn dhe katekizmin. Nё nёntor kishte gati pёr shtyp librat e kёndimit pёr shkollёn fillore. Shkolla ka patur pёr mёsues figura kombёtare, duke nisur me Dom Zef Marashin dhe u vazhdua nga njё plejadё e nderuar mёsuesish, Kolё Dema, Kolё Gurakuqi, Luigj Shkjezi, Prenk Jakova, etj.

Albania” e Konicёs dhe shoqёria“Bashkimi’ kanё patur lidhje tё ngushta me njёri tjetrin. Anёtarё tё shquar tё shoqёrisё ‘Bashkimi’ shkruanin tek “Albania”. Faik Konica ka mbrojtur e mbёshtetur shoqёrinё “Bashkimi” tё Shkodrёs, madje shkroi njё artikull fshikullues ndaj shoqёrisё qё u hap vite mё vonё nё Bukuresht, e cila edhe pas kёshillave tё tij pёr tё zgjedhur njё emёr tjeter, nguli kёmbё tё mbante edhe ajo emrin ‘Bashkimi’. Konica e quajti atё “Bashkimi plagj.”

Nё shtypin e kohёs disa herё ёshtё vёnё nё dukje qё” Emzot Doçi ,s’ka shkrue pak, por gjithnjё pa emrin e tij”. Prend Doçi shkruante me pseudonimet “Primo Doçi, dhe “Njё djalё prej Shqypnie”. Si poet i zgjimit kombёtar, Prend Doçi me poezinё “Shqipnia nё robni”renditet nё treshen e parё, pas Naim Frashёrit me poezinё “Dallёndyshja”, e Pashko Vasёs me “Moj Shqypni”.

Ai shkroi 32 vepra nё nёntё vjet tё Shoqёrisё Bashkimi. Por edhe autorё tё tjerё nuk firmosnin me emrin e tyre. Kёshtu edhe Fjalori e ri tё shqipes, pёr tё cilin Profesor Shaban Demiraj thotё se edhe sot mbetet njё nga mё tё mirёt, u shkruajt nga Dodё Koleci,(nga Selita e Mirditёs) .

Hartimi i alfabetit tё gjuhёs shqipe- qe detyra mё e parё dhe mё e rёndёsishme qё i vuri vetёs shoqёria”Bashkimi”qё nё mbledhjen e parё tё saj. njё alfabet qё do tё ndihmonte nё njёsimin e gjuhёs letrare. Deri atё kohё nё Shqipёri kishte mjat alfabete sa, siç ka pohuar baroni Franz Nopcza,”kishte aq alfabete sa kishte njerёz qё dinin shkrim e kёndim. Alfabeti mё i pёrdorur qe ai i Stambollit ( i Mithat Frashёrit),por ai megjithёse me bazё latine kishte pёrzier nё tё edhe shkronja sllave e greke,qё siç ёshtё shprehur Prof. A. Xhuvani pёrbёnte njё ‘ngatёrresё’ dhe organet mё tё njohura tё shtypit nuk e pёrdornin. Pёrveç Albanisё sё Konicёs, edhe organe tё tjera tё kohёs qё dilnin nё atdhe dhe jashtё tij pёrdornin shkronjat e “Bashkimit. Ndaj nё hartimin e fjalorit, Prend Doçi dhe komisioni i drejtuar prej tij mendonin qё alfabeti tё ishte praktik qё me tё, tё mund tё botoheshin libra kudo edhe ne Shqipёri edhe tej kufijve nё Evropё apo nё Amerikё, nё çdo shtypshkronjё ku pёrdoreshin shkronja latine. Edit Durhami shkruan se Prend Doçi, qe “shpikёsi i njё sistemi tё shkёlqyer pёr tё shkruar shqipen, sipas tё cilit, duke pёrdorur shkronjat e rёndomta latine qёroi theksat e ndryshёm e shkronjat e tepёrta”.

Roje vigjilente e pavarёsisё

Nё nёntor 1912 ndёrkohё qё Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi shkonin drejt Vlorёs pёr tё shpallur pavarёsinё, midis abat Doçit dhe Ismail Qemalit shtohet letёrkёmbimi i cili zanafillёn e vet e kishte qё nё vitin 1903 thuajse njё dekadё mё parё. Ismail Qemali e quante Prend Doçin si tё vetmen shtyllё tё pёrkrahjes sё qeverisё sё pёrkohёshme nё malёsitё rreth Shkodrёs. Mirdita ishte me qeverinё e Vlorёs dhe kjo ishte nё radhë tё parё meritё e Abat Doçit.

Ndёrkohё qё pёrgatitej shpallja e pavaresise atdheut fat-trazuar rreziku i coptimit i varej si re e zezё mbi kokё. Aradha serbe marshonte drejt Prizrenit, Oroshit e Lezhёs. Megjithese nё kushte tё pushtimit, abati e gjeti mundёsinё qё tё 2 dhjetor t’i dёrgonte letrёn e urimit Ismail Qemalit. Pas shpalljes sё pavarёsisё nё Vlorё, abati organizoi nё Orosh nё selinё e tij njё kuvend me pjesmarrjen e 12 bajrakёve tё Mirditёs dhe pёrfaqёsuesit e Matit, Dibrёs, Pukёs, Dukagjinit, Bregut tё Matёs dhe Kurbinit, nё tё cilin pjesёmarrёsit njohёn qeverinё e Vlorёs dhe u betuan se do tё ndiqnin Ismail Qemalin dhe Nikoll Kaçorrin nёnkryetarin e qeverisё, mirditorin e tyre, si përfaqsuesё tё Shqipёrisё. Historia vlerёson pёrpjekjet e abat Docit pёr ruajtjen e pavarёsisё e cila do tё arrihej vetёm nёpёrmjet forcimit tё besёlidhje sё shqiptarёve. Megjithёse nё kushte tё vёshtira, kur grykat e topave serbe nё Orosh mbaheshin drejtuar nga qela e abatit, ai bёn thirje pёr mbajtjen e njё kuvendi tё ri nё 23 prill,1913, ‘pёr njё fjalё e pёr njё besё”.

Mirёpo njё ditё mё pas,mё 24 prill,erdhi lajmi i zi pёr rёnien e Shkodrёs nё duart e malazesёve.

Nё librin e saj,”Brenga e Ballkanit”, nё kapitullin “Rёnia e Shkodrёs”, Edit Durham shkruan:”Princi Danillo hyri nё kalanё e Shkodrёs nё 24 prill, ngriti atje flamurin malazes dhe mori çelsat nga Esati, i cili u nis menjёherё pёr Tiranё me ushtrinё turke”. Nё 25 prill 1913 Prend Doçi shkruante”. Ndodhem nё njё gjendje tmerrёsisht tё tronditur. Mora vesh lajmin e ramjes sё Shkodrёs nё duart e malazesve. Ky lajm erdhi zyrtarisht nё komandёn serbe tё kёtushme me urdhёn qё tё pёrshendetet fitorja e mbretit Nikollё me tё shtime topash, gjё qё u bё sot nё mёngjes nё ora 10:30”.

Vetёm njё javё mё vonё, me thirrjen e abat Doçit, u mbajt njё kuvend nё qytetin e Lezhës me pёrfaqsues tё Bregmatjes, Dibrёs, Dukagjinit, Kurbinit, Lumёs, Malsisё sё Madhe, Matit Mirditёs Pukёs, Zadrimёs dhe Shkodrёs. Kuvendi lidhi besё “t’u dalё zot trojeve shqiptare deri nё tё mbramen pikё gjaku duke mёsy edhe Shkodrёn, pёr me nxjerrё jashtё Malin e Zi”. Kuvendi zgjodhi njё komision prej 16 vetёsh qё pёrfaqёsonte gjithё krahinat e veriut i cili i dёrgoi njё dokument komandantit tё flotёs ndёrkombёtare ku protestohej kundёr pushtuesve sёrbo-malazes dhe u kёrkohej Fuqive tё mёdha t’i largonin nga vendi, qё Shqipёra tё mbetej shtet i pavarur nёn mbrojtjen e Fuqive tё Mёdha. Besa ishte e shenjtё dhe e njё rёndesie tё pazёvendёsueshme pёr ruajten e pavarёsise. Populli e quante Prend Docin ‘ roje vigjilente e pavarёsisё’.

Edhe gjatё kohёs sё luftёs balkanike, ai mblidhte krahinat vetёm mё njё qёllim: pёr besёlidhje e pёr t’ju falur flamurit shqiptar. “Flamuri Kombёtar ёshtё shenjё bese, vllazёrimi, bashkimi, dashurie pёr liri e pavarёsi. Kush don flamurin, don familjen e vet, shtёpinё e vet, qytetin e vet vendin, atdheun e vet. “ Ky ishte perkufizimi qё i bёri abati flamurit nё njё fjalim tё tijin nё vitin 1914 nё kalanё e Shkodrёs.

Vitet e fundit tё jetёs sё Abat Doçit, ishin vitet më të mjerueshme pёr shpirtin i kёtij patrioti tё madh, qё kishte luftuar gjithё jetёn e vet pёr çlirimin e vendit nga perandoria osmane, ta shikonte atё tё nёn pushtime tё reja, edhe pse zemra ia kishte ndjerё kёtё mёnxyrё kohё pёrpara. Emri i abatit tё Mirditёs, Prend Docit, pёr pushtuesit e rinj qe po aq i rrezikshёm,siç kishte qenё pёr perandorinё osmane. Me pushtimin e Shqipёrisё veriore nga Austro –Hungaria, komanda eprore e ushtrisё kёrkoi largimin e Abatit tё Mirditёs, Prend Doçit, nga posti i tij si dhe nga Oroshi, si njё nevojё urgjente. Duhej qё Abat Prend Doçi tё internohej nё thellësi tё vendit. Po ku? Pёr kёtё i u kёrkua mendimi konsullit tё pёrgjithshёm austriak nё Shkodёr. Përgjigja e tij qe njё ironi e madhe.” Mё thellё se nё Orosh, nuk kish se ku ta çonin’.

A imagjinohet ky vigan i burgosur pikёrisht nё shtёpinё e vet, nё Oroshin e tij, nёn mbikqyrjen e rreptё tё njё garnizoni tё huaj ushtarak? Njё fund krejt i pabesueshёm. Zemra e Prend Doçit, pushoi nё njё ditё shkurti, tё vitit 1917. Tregojne qё vetminё e tij e shoqёronin librat dhe njё çifteli. Kёndonte kёngё tё vjetra, ato qё i diktonte shpirti i tij i plagosur.

Gjergj Fishta nё gazetёn ‘Posta e Shqypnisё’, botoi kryeartikullin me titull “Abati i Mirditёs” ku shkruante: “Abati i Mirditёs”- me kёtё emёn e kanё quejtё, e mundet me u thanё pёr siguri se nuk asht kund njё skaj Shqypnijet ku burrat e mençёm dhe tё kalemit tё mos ta kenё ndje e pёrmend kёtё emёr. Ne na dridhet penda nё dorё prej dhimbet, kah po na duhet me shnue dekёn e tij nё fletoren tonё, sadoqё edhe shkrimtari ma i lanun kishte me mujtё me nxjerrё landё shkrimit prej jetёs sё tij,sa me mbushё e me hijeshue shtyllat e fletoreve ma tё para tё Evropёs”.

Ismail Qemali sipas dёshmisё sё Ali Asllanit, duke iu referuar figurёs sё Abat Prend Doçit, ka thёnё: “Ne bёmё si e bёmё Shqipёrinё, por ai(Abat Doçi) do ta bёnte pa ne, e mё mirё se ne” . (Ali Asllani, kujtime gojore,Tiranё 1959)

Historiani Ndoc Nikaj duke i kushtuar atij botimin e Historisё sё Shqipёrisё nё 1917, shkruante: “Pёrkujtimit mё tё madhit ndёr kombёtarё tё kohёs sonё, Imzot Prend Doçit, Abatit tё Mirditёs’

Diplomati anglez J.Swire e konsideroi vdekjen e tij si “njё humbje tё pazevendёsueshme pёr vendin e vet”.

“Njeri i jashtёzakonshёm nё çdo kuptim” e pat pёrshkruar Franc Nopça.

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: -Abati i Mirditёs, Albana Mëlyshi-Lifschin, Prend Doçi

SEPTEMBER 4, 2016 BATTERY PARK, NYC Celebrate MOTHER TERESA

August 24, 2016 by dgreca

Sunday, SEPTEMBER 4, 2016 BATTERY PARK, NYC Celebrate MOTHER TERESA…..Kliko obi poster

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: 2016, battery Park, Mother Teresa, NYC Celebrate, SEPTEMBER 4

“Trojet e Arbrit” dëshiron t’i shohë trojet shqiptare të bashkuara

August 24, 2016 by dgreca

Intervistë me Mr.sc.Nue Oroshi- Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptare “Trojet e Arbrit”/

Foto 2

Intervistoi: Entela Binjaku/

Foto 1

Pyetje -Z. Oroshi si fillim urime për detyrën e re në drejtim të shoqatës “Trojet e Arbrit”! Cilat janë pritmënitë tuaja nga ky angazhim?

Foto 3

-Nue Oroshi– Fillimisht ju falënderoj për urimet që më jepni! Çdoangazhim kombëtar e shoh si një përgjegjësi që duhet kryer me punë konkrete. Tani më Shoqata “Trojet e Arbrit“ i ka kaluar  dymbëdhjetë vjet të veprimtarisë aktive.Me plot sukses këtë Shoqatë e ka udhëhequr intelektuali dhe profesori Muhamet Shatri. Më31 Korrik pas dorëheqjes së parevokueshme të profesorit,  kuvendi më zgjodhi kryetar. Profesori u terhoq për shkak të moshës por ai sërish mbetet aktiv. Hapin e parë që  bëra si kryetar ishte të  propozoja profesor Shatrin për Kryetar nderi të Shoqatës “Trojet e Arbrit” dhe kuvendi e pranoj me kënaqësi. Unë pres që të vazhdojmë punën që kemi bërë deri më tash në mbajtjen e sesioneve shkencore dhe botimin e librave enciklopedik që ndriçojnë me fakte shkencore historinë e vërtet të kombit tonë shqiptar.

Pyetje- Cili është aktiviteti i shoqatës suaj?

Foto 10

-Nue Oroshi- Shoqata“ Trojet e Arbrit” ka pasë një aktivitet të ngjeshur shkencor dhe kombëtar. Ajo ka arritur që t’i grumbullojë në gjirin e saj 150 intelektualë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Deri tash kemi mbajtur katërmbëdhjetësesione shkencore,  shtatë akademi dhe kemi botuar trembëdhjetë vepra enciklopedike me një vëllim të përgjithshëm prej rreth nëntë mijëfaqe. Duke qenë se ne jemi e vetmja shoqatë që mbajmë sesione shkencore në të gjitha trojet etnike shqiptare,  si fazë afatshkurtër  të punës sonë kemi planifikuar që sesionin e radhës ta mbajmë në Gjirokastër ku planifikojmë një sesion shkencor me temën bosht:  “Shqiperia e Jugut përballë ekspansionit grek dhe qëndresa shqiptare”. Në vitin 2017 në Durrës kemi planifikuar që të mbajmë një sesion të veçantë shkencor për një ndër arkitektët e shtetit shqiptar,  Imzot Nikollë Kacorrin, pasiështëdhe njëqind vjetori i ndamjes nga jeta të Imzot Nikollë Kaqorrit,  ndërsa në Mitrovicë do të bëjmë promovimin e  trembëdhjetë veprave shkencore, ku do të vizitojmë edhe Boletinin e Isa Boletinit,  heroit tonë kombëtar.

Pyetje-Cilët janë bashkëpunëtorët më të afërt që ju keni dhe me cilët këshilloheni për kalendarin e aktiviteteve?

-Nue Oroshi- Bashkëpuntorë kemi shumë! Ifalënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur tash e dymbëdhjetë vjet me radhë!  I falënderoj edhe të tjeët të cilët për një kohë të shkurtër kontribuan tek “ Trojet e Arbrit” por që e humbën kondicionin të japin kontribut më tutje sepse rruga e bashkimit kombëtarështë një rrugë jo e shkurtër,  që kërkon përkushtim të madh dhe seriozitet të mirëfilltë,pa harruar asnjëherë ata studiues që kontribuan shumë por që tash nukjanë në mesin tone.Ndiej një dhimbje të madhepor  jam njeri me fat që pata rastin të punoj ngushtë me të gjithëkëta studiues dhe atdhetarë.Kalendarin e aktiviteteve e ka bërë dhe e bënë  kryesia e shoqatës “Trojet e Arbrit’’. Tash pas kuvendit kemi një kryesi të gjërë e cila në gjirin e saj  ka njëzet e shtatë antarë të kryesisë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.Në kryesi kemi të pranishme pjesmarrjen e femrës intelektuale shqiptare,  ku nga  njëzet e shtatë  antarë të kryesisë, nëntë janëfemra intelektuale. Një rëndësi te veçantë i kemi kushtuar  edhe përfaqësimit rajonal,  ku në kryesi kemi intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare, pa harruar edhe perfaqësimin e moshave të ndryshme, duke pasur  një përzierje gjeneratash duke filluar tek ma e reja e cila është në moshën njëzet e katër vjeçare dhe vazhduar tek më i vjetri që ka kaluar moshën tetëdhjetë vjeçare.

Pyetje-Sa anëtarë ka shoqata dhe si keni menduar të afroni pranë edhe të rinjtë?

-Nue Oroshi- Shoqata  ’’Trojet e Arbrit’’ ka njëqind e pesëdhjetë antarë intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare. Ne ju kemi dhënë mundësi të ligjërojnë edhe të rinjve dhe të rejave që janë në fazën e parë të zhvillimit të personalitetit të tyre shkencor. Në një lloj   mënyre kemi shërbyer si një institucion shkencor qëju kemi hapur rrugën kuadrove të reja. Ne këtë aspekt jemi sërish të hapur që të bashëkpunojmë me brezat e rinj. Pa harruar edhe veprimtarët e vjetër kombëtarë që kanë marrë pjesë aktive me herët nëpër organizata dhe parti politike dhe që aktivitetin e tyre  kombëtar e kanë shprehur përmes paraqitjes së punimeve me fakte dhe të argumentuarashkencërisht! Në këtë rast aty këtu kemi pasë kritika nga disa historianë të cilët ende nuk kanë dalur nga gëzhoja e mentalitetit komunist të të shkruarit të historisë. Ata harrojnë se një intelektual veprimtar në Diasporë që tërë jetën ja ka kushtuarcështjes shqiptare, pavarësisht se jeton në Evropë apo Amerikë, ka mundësinë të vizitojë arkivatqëndrore, dhe kësaj t’ibashkëngjisë edhe letrat dhe dokumentet e veprimtarëve kombëtarë, që, dorën në zemer,  kanë qenë intelektualë të vërtetë,  duke njohur nga pesë apo gjashtë gjuhë të huaja.

Pyetje-Pasi të përfundojë ky tur i qyeteteve kryesore të trojeve shqiptare si mendoni të vijoni me aktivitetet shkencore? Për sa kohë keni menduar të zgjeroheni me këtë kalendar?

-Nue Oroshi-Sa më shumë kalon koha dhe thellohemi në ndricimin e Historisë shqiptare, në pah dalin edhe shumë ngjarje dhe portrete historike për veprimtarinë kombëtare të të cilëve,  ende nuk dihet asgjë ose kjo veprimtari është shtrembëruar aq shumë sa, që atdhetarët e vërtetë na i kanë quajtur me emrin „tradhtarë“, ndërsa tradhëtarët në të shumtën e rasteve na i kanë bërë atdhetarë. Por këtë mit të tyre e kemi rrëzuar për tokë. Për këtë arsye  aktivitetet duhen  mbajtur edhe në shumë qytete të tjera shqiptare, aty ku ende nuk kemi arritur të mbajmë sesione shkencore. Natyrisht që nuk do të lëmëmënjanë as Malësinë e Dedë Gjon Lulit,Prek Calit e Mehmet Shpendit. Edhe aty në një të ardhme të afërt do të mbajmë një sesion shkencor.Këtë kalendar nuk do ta ndalim deri sa t’ja mbërrijmë bashkimittë kombit shqiptar. Jemi të detyruar të bëjmë një punë të tillë për faktin se në këtë rast po e luajmë rolin e dy akademive shqiptare, që fatkeqësisht asnjëra nuk është në nivelin e duhur ta luajnë rolin e tyre historik për përgatitjen e një koncepti gjithkombëtar shqiptar. Dhe këtë punë për momentin po e kryen Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë  “Trojet e Arbrit ’’.Përveç aktivitetit shkencor ne në të ardhmen do ta luajmë edhe një rol tjetër.Do t’ju shkruajmë kancelarive perëndimore që të na përkrahinkonceptin tonëkombëtar dhe të bashkohen Trojet Shqiptare në një shtet të përbashkët, ku ky shtet do të jetë i fortë si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik, ndërsa disa aktivitete tjera do t’i bëjmë publike me kohën,  pikërisht kur do t’ju afrohemi që t’i kryejmë këto cështje të nevojshme kombëtare.

Pyetje-Si do t’ua përcillni shoqërisë punën dhe kontributin e shoqatës suaj?

-Nue Oroshi- Punën tonë që nga themelimi e deri më tash shoqërisëja kemi përcjellë përmes mjeteve të shkruara, gazetave të ndryshme, televizioneve si dhe faqeve të internetit që sot janë duke e luajtur një rol mjaftë të rëndësishëm të informimit të shpejtë dhe të saktë. Personalisht nuk jam i kënaqur me përfaqësimin  tonë nëtv qendrore si në Shqiperi po ashtu edhe në Kosovë dhe vise tjera etnike shqiptare. Të mos e paraqesësh një sesion shkencor me tetëdhjetë studiues siç ishte ai që e mbajtëm në Krujë vitin e kaluar dhe së paku mos të bësh një lajm, kjo cështje nuk do koment. Të bojkotosh sesionin shkencor për  “Atë Gjergj Fishtën” mund të pyesimshikuesin se në shërbim të kujt janë televizionet tona qëpaguhen nga taksapaguesit tanë?Dhe nga ana tjetër pikërisht këto televizione shkojnë dhe i bëjnë reklamë një gjysëm poeti i cili në stilin e poezive ’’u rrit djali u ba burrë i thotë babës s’je kanë kurrë’’ bëjnë kronika të ndryshme dhe paraqitje spektakolare!

Pyetje-Cila është një ditë e zakonshme pune juaja?

-Nue Oroshi- Të them të drejtën shpesh herë ditët më zgjasin jashtzakonisht shumë ndërsa netët i kam shumë të shkurtëra, për faktin se jam i angazhuar në shumë drejtime. Fillimisht duhet të bëjë jetën e mërgimtarit të zakonshëm për të siguruar të ardhuratjetësore  familjare, si dhe një pjesë e mirë për t’i ndarë për aktivitete kombëtare. Për këtë fakt kam hapur një firmë të vogël ku bëj shpërndarjen e verërave  dhe rakisë së Kosovës në Gjermani, ku falë kësaj pune për një vit e gjysëm kam arritur që t’i kem tetë artikuj të gazetave gjermane që kanë shkruar për vererat e Kosovës, por duhet edhe shumë punë e angazhime që të vihen në vendin e duhur, verërat dhe rakia e Kosovës në tregun gjerman. Për këtë mëduhet të bëj edhe një punë të dytë, ku merrem me përkthime në Zyrën Federale të Migrimit, e ku vërtet më dhimbsen  pa masë ato familje shqiptare,që po heqin të zitë e ullirit, duke marrë rrugëtime të gjata në Gjermani, por pa ndonjë mundësi  që t’i njihet statusi edhe këtu në Gjermani. Më prekin thellë në shpirt sidomos femijët dhe vaji i nënave shqiptare!

Pjesën tjetër të kohës brenda ditës e kaloj duke kontaktuar me studiues nga të gjitha trevat shqiptare, dhe diaspora qoftë në përgaditjen e koncepteve organizative, qoftë në grumbullimin e punimeve të studiuesve por edhe duke degjuar këshillat dhe sugjerimet e shumta të tyre që në të shumtën e rasteve i marrë si këshilla serioze për aktivitete të mëtejme. Në mbrëmje shpesh herë më duhet të shkoj në takimet dhe mbledhjet e CDU-së, qoftë mbledhjet partiake, qoftë ato të Kuvendit Komunal të qytetit të Kielit ku ka tre vjet që jam deputet në këtë Asamble Komunale, njëherazi edhe sekretar i këtij Kuvendi që nga fillimi i mandatit tim në qershor të vitit 2013.

Pyetje-Sa jeni lidhur ndjeheni me komunitetin e shqiptarëve aty ku jetoni?

-Nue Oroshi- Ka njëzet vjet që jetoj në Gjermani. Asnëjëherë nuk e kam lënëmënjanë lidhjen me komunitetin shqiptar në Gjermani, e veçanarishtnë  Kiel. Falë aktivistëve dhe veprimtarëve kombëtarë për këto njëzet vjetnëvarësi të periudhave  kohore kemi organizuar demonstratat nëpër mbarë Gjermaninë, si dhe  në qytetin ku banoj kemi mbajturtri  demonstrata. Më pas kemi mbledhur mjete për Luftën Çlirimtare, e pas luftës kemi themeluar shoqatën shqiptaro- gjermane ’’Jetullah Islami’’, që e kemi pagëzuar me emrin e mikut tim që ka rënë dëshmor më2 Qershor 1999. Jetullahu ishte mik i yni dhe kemi pasur dhe kemi për detyrim  që emrin e tij ta vendosim aty edhe ku e ka bërë vendin mëveprën e tij heroike.

Pyetje-A keni gjetur mbështetje nga partnerët gjermanë dhe cila është konsiderata e tyre për aktivitetin tuaj në drejtim të promovimit të kulturës shqiptare?

-Nue Oroshi- Gjermanët kanë një konsideratë të madhe për popullin tonë shqiptar dhe për kulturën tonë shqiptare. Flas këtu më shumë edhe për intelektualët, politikanët dhe ushtarakët Gjermanë të cilët u angazhuan që trojet shqiptare të kthehën nga perëndimi. Edhe në aspektin kulturor kemi mbajtur dhjetra tubime të përbashkëta shqiptaro- gjermane, ku kanëmarrë  pjesë një spektër mjaft i madh i njerëzve të kulturës, artit dhe shkencës gjermane. Kjo nuk ka mbetur pa u regjistruar edhe në mjetet e informimit në gjuhen gjermane ku janë botuar dhjetra artikuj ,në bashkëpunim me Shtëpinë Filmike ’’Dig Doc’’ kemi arritur që t’i bëjmë dy filma Dokumentarë për Kosovë :’’7 Tage Kosova’’, dhe  ’’Herkunfsland Kosova”.  Vlen të veçohet fakti se në këta dy filma dokumentarë, siedhe në artikuj tjerë gjithmonë kam qenë i vëmendshëm që fjalën Kosovë, ta shkruaj “Kosova”, e jo “Kosovo”, siç prezantohet në të shumtën e rasteve në shtypin gjerman.

Pyetje-Cila është dëshira juaj më e madhe, një ëndërr që qëndron e heshtur por të cilën nuk keni hezitim ta ndani dhe me lexuesit?

Nue Oroshi- Unë kam dëshira që do të bëhen realitet dhe jo ëndrra. Dëshira ime më e madhe është të  shoh trojet shqiptare të bashkuara. Do të punoj me përkushtimin më të madh që Trojet tona të bashkohen, në momentin që ato të bashkohen do të punoj që ky shtet shqiptar të udhëhiqet nga të rinjtë dhe të rejat që kanë talentin dhe dijën për t’i vuar gjërat përpara.E të rinjë dhe të reja të talentuar kemi mjaft,  por atyre duhet t’ju japim mundësinë të tregojnë diturinë e tyre qoftë në aspektin politik,  qoftë në atë shkencor, ekonomik ,ushtarak dhe shumë lëmi tëtjera.

Pyetje-Një mesazh në fund të këtij bashkëbisedimi…

-Nue Oroshi- Mesazhi im është mjaft i thjeshtë. Ta duam dhe respektojmëshumë më shumë njëri -tjetrin. T’i themi “ndal”  orientimit të mbrapshtë politik që po bëjnë disa persona që në rend të parë e kanë vendosur interesin financiar, pa harruar se janë duke i shkaktuar shumë deme popullit dhe kulturës tonë kombëtare. Më shumë respekt për  nënat dhe baballarët tanë shumë prej të cilëve janë tash tëmoshuar, sepse dhanë çdo gjë që të na përgatisin për jetë. Të kujdesemi për rininë tonë e cila në të shumtën e rasteve në mungesë të perspektivës po  merr rrugën e gabuar!  Mos të na kaplojë mendjemadhësia nëse arrijmë diçka në jetë, sepse sado i ditur të jetë njeriu,  ai ka nevojë për këshillat dhe sugjerimet e miqve dhe dashmiëve që e rrethojnë!

Faleminderit

Foto 4

 

Filed Under: Featured, Interviste Tagged With: "Trojet e Arbrit", Bashkimi Kombetar, Entela Binjaku, Nue Oroshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 579
  • 580
  • 581
  • 582
  • 583
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT