Nelson Cabej , e ka konfirmuar veten si shkencetar i vetspecjalizuar ne gjenetike dhe shencat molelekulare , qe jane shkencat baze e studimit te jetes, sikurse eshte dhe optika . Nderveprimi i me tejshem i njeriut me shkencat , ka krijuar artet . Nelsoni shkruan me kopetence edhe ne te tera shkencat , qe rrjedhin prej tre shkencave bazale : Shkruan ne shkencat kimike , fizike , billogjike , gjuhesore , historike dhe albanollogjike . E theksoj nuk flet , por shkruan . Shkruan vepra me vlere drejtperdrejt ne gjermanisht dhe anglisht ; gjuhe , qe i ka pervetesuar ne menyre autodidakte . Veprat e tij trajtohen ne “Amazon “ . Me poshte do te analizoj nje veper te tij , te shkruar ne shqip .
Perpara pak kohesh me ra ne dore dhe e lexova librin shqip, me titll “ Iliret qe mbijetuan “ . Eshte hartuar me shume perkushtim nga autori Nicholas Brent . Libri perbehet nga 162 faqe , botuar nga “Albaniet publishing “ , ne Dumont – NJ, ne vitin 2009 . Me numur IBSN -0971074613. Eshte shkruar me nje shqipe te paster dhe te rrjedhshme.
Pasi lexova librin shkencor , mu desh te interesohesha, per autorin . Rikujtova se ne nje sezion shkencor te “Akademise shqiptaro- amerikane “ , qe u mbajt ne Staten Illand te NY , me rrastin e 100 vjetorit te pavaresise, kete materjal, te shkurtuar , e pat referuar shkurt ,nje burre i ditur , qe mbertheu sallen me vemendje dhe respekt . Referusi ishte bashkgjimnazisti im , Nelson Cabej. Ky referat ishte shkurtimi i librit “ Iliret qe mbijetuan “ .
Libri , qe siper tregova eshte institucion i rendesishem shkencor , sepse argumenton ne menyren me te pa kundershtushme , autoktonine e shqiptarve ne Ballkanin perendimor , ne trojet ku jane vendosur sot shqiptaret e dy shteteve dhe minoritetet shqipfolese te ballkanit . Me von e konfirmova se Nikolas Brent eshte pseudonim i shqiptaro-amerikanit pensionist , Nelson Cabej , qe jeton prej mbi 20 vjet , ne shtetin NJ.
Nelsoni ishte 3 vite , posht meje ne gjimaz . Mund te mos e njifja , nga mosha dhe nomeklatura klasore , por e njifja dhe e vleresoja si nje kontigjent i ekselences , i ardhur ne gjimazin e e Gjirokasteres te asaj kohe . Nelsoni , ne memorien time te nxenesit , rri krah per krah me Kleanthi Kocin , me Urim Bejlerin , me Kristian Bukuroshin , me Dhimiter Munxurin , me Ulvi Vebiun, me Agron Ficon , me Vedat Shehun dhe pa dyshim perkrah letrarve te shquar , qe bejne eliten letrare shqiptare te 70 viteve te fundit .
Nelsoni ishte dhe mbeti. tip shkencor . Te jesh shkencor eshte me shume se te jeshe letrar dhe ende me shume se te jeshe i prirur ndaj polikes . Kaq e njifja Nelsonin ne gjimnaz , kur pa poritmas mu cfaq petagog ne Instititutine larte bujqesor , Kamez ne katredren e gjenetikes , ku ligjeronin akademiket Teki Tartari dhe Mentor Permeti .Kam pase menduar se Nelsoni do te ishte nje cirak i devotshem i kesaj katedre , qe ka synim modernizmin teknollogjik . Nuk kaluan pak kohe dhe Nelsoni botoi nje liber voluminoz , pa asnje bashkepunim , me titullin pergjithesues “ Gjenetika “ . Kur e lexova kete liber , i kam mohuar te tere gjenetistet para ardhes. Ishte koha , kur zbulimet gjenetike mohonin vetveten, c’do vit .
Nelsoni u shpall # 1 ne gjenetike dhe ashtu mbeti , deri sot, qe eshte pensionist ne NJ . Te mos zgjatemi : Nelsoni shkruan gjermanisht dhe anglisht , ne “ Amazon “ , por jo disido , por per probleme gjenetike dhe molekulare , qe i perkasin te arthmes se afert te globalizuar njerezore . Sa shkencetare boterore ka , qe aktualisht shkruajne , per kete teme ? Besoj , 100 . Nje prej tyre eshte shkencetari gjenetist , Nelson Cabej , nje pasardhes i Eqerem Cabej , fis shqiptar me eshter dhe me mushkri .
Te dalim te tema . C’permban libri “Iliret qe mbijetuan “ , per te cilin po bej kete persatje modeste ? Libri i kushtohet 2 vjetorit te pavaresise se Kosoves dhe vertetohet shkencerisht autoktonia shqiptare ne trojet e tyre , ne Ballkanin perendimor, qe i kundervihet ballazi sezoneve shkencore nga akademite e shkencave te Serbise , Maqedonise , Malit te zi dhe Greqise . Keto 4 akademi , qe njihen ne bote si prestigjioze , ne kohe te ndryshme , por sistematikisht kane artikuluar mendimin se Shqiptret nuk jane autoktone , por te ardhur ne Ballkan diku nga Kaukazi , ose vende te tjera te Azise .
Njeriu me naiv ne bote , do te drejtonte pyetjen : Pse merret nje akademi me venbanimin e popullit fqinj ? E shumta , qe mund te bente kjo Akademi dhe simotrat e saj , do te ishte cili eshte venbanimi i popullit , qe ajo perfaqeson .
Per kete linje te ashtuquajtur shkencor , fqinjet kane investuar shume energji njerezore , dokumentare , protokollare dhe flori , per te arritur te teza mashtruse , se shqip[taret jane mysafire ne Ballkan . Kjo teze fallso fillimisht mbajti rason e kishes ortodokse , qe dora dores u vesh me kostumin shkencor , nepermjet sezoneve madheshtore akademike dhe botimeve te enciklopedive te fallsifikuara deri ne gen.
Erresira dokumentare dhe e materjalit arkeollogjik adekuat deri ne shekullin e 6 , kur flitet per here te pare per Iliret , favorrizoi pseudoakademiket e akademive te shteteve fqinj te krijonin alibine se shqiptaret nuk lidhen me Iliret . Fakti tjeter eshte se ilirishtja nuk eshte shkruar . Zbulimet arkollogjike te Kultures se Komanit , qe eshte vazhdim drejtperdrejt i kultures Ilire , e bejne evidente prejardhjen e popullsise shqiptare dhe lashtesine e banimit te tyre ne trojet , qe jane sot . Libri jep shembej konkrete nga ana gjuhesore , per emertimin e lumejve , maleve , e te tjera toponime , qe jane identike me gjuhen ilirishte . Cilido lexus krijon bindjen se Iliret jane thjesht stergjyshrit e shqiptarve te sotem .
Qeleshja karakteristike shqiptare , eshte e ngjashme me kapelen e mbretit Gent . Zakonet ilire , qe parashikonin te arthmen , ne shpatullen e dashit, jane te perbashketa , ne ritualin iliro- shqiptar .
Ne folklorin shqiptar dhe ilir hasen figura artistike , si Polifemi , Odiseu , Perseu , Andromaka , qe jane krijime te kultures se lashte greke . Nje infltrim i tille folklorik , mund te ndodhi vetem ne popuj fqinj .
Per keto ceshtje me rendesi akademike , autori u referohet 31 dokumenteve te arshivave te vendit dhe te huaj .
Ne kapitullin e dyte jipen argumente , qe pergenjeshtrojne tezat e mos autotoktonise te shqiptarve . Per kete problem , libri ne fjale , u drejtohet 21 referencave .
Per kapitullin shrirja e ilirve ne hapesire dhe ne kohe , libri u referohet 38 referancave .
Kapitulli i 5 titullohet “Shqiptaret nuk u romanizuan dhe as u helenizuan jane cfrytezuar 52 referanca .
Gjithsej libri u adresohet 150 referancave dokumentare , qe pergenjeshtrojne teresisht sezonin pompoz te akademise dhe te shkencave te Serbise , me titullin e dyshimte : “ Iliret dhe Shqiptaret “.
Kete pergenjeshtrim shkencor e ka realizuar nje burre i vetem diturak , Nelson Cabej ( N. Bbrent ) , i cili eshte, mbi te gjithe shkencetaret , per dituri , per profesionalizem kompleks dhe per atdhetarizem te paster dhe pa asnje interes , qofte dhe moral . Libri e verteton kete fakt.
Nelsoni nuk ka grada shkencore dhe tituj. Autoriteti shkencor , qe ka dekretuar shume profesore , nuk mund te aftesohej te shquante nje shkencetar mbi shkencetaret gjenetike . Ky shkelqim verbon sejcilin forum politik dhe ata te varur nga korrupsioni . Ne gjykimin tim , mbeshtetur dhe ne shkrimet , qe ka paraqitur shtypi pluralist , veprimtaria shkencore e UB , vertitet afer shifres zero
Cili qe shkaku , qe e coi autorin Cabej , ish petagogun e UB , te puna e veshtire e hartimit te ketij libri shkencor , qe nuk mund te kundershtohet nga as nje lloj akademije ?
Ne vitin 1986 , Akademia serbe e shkencave dhe arteve , zhvilloi nje simpozium te madh dhe pompoz me nje teme shume provakative : “Iliret dhe shqiptaret” . Ne kete sinpozium ishin thirrur shume personalitet shkencore te Europes, specjaliste te historise se lashtesise dhe te shkencave arkeollogjike , etimollogjike , hindoeuropjne etj. Keta personalitete mbeshteten vijen serbe .
Ishte perpjekje mbinjerezore serbe , per te veshur genjeshtren e madhe me kostumin shkencor modern. Per ta blinduar dhe me tej kete mashtrim “shkencor “ serb , drejtusi shkencor i simpoziumit , arkeollogu Milutin Garashanin , ftoi haptazi studjusit shqiptare , te merrnin pjese ne kete diskutim , me vlera te rendesishme rajonale dhe europjane .
Nuk pretendoj se albanologet shqitare dhe kosovare nuk e kane kundershtuar kete megamashtrim shkencor jo vetem serb , por edhe grek dhe maqedonso-malazes . Eshte bere pune induviduale e thelluar nga shkencetaret tone te fushes, por nuk e ka thyer simpoziumin , ideollogjik , me kostum shkencor europjan .
Libri i Nelson Cabejt ( N. Brent ), qe po analizoj , eshte argumentimi me gjithperfshires dhe me i argumentuar se te tera punimet e kesaj fushe te marra se bashku . Nuk ka nevoje te humbitet kohe akademike , per te provuar autoktonine shqiptare te ballknit dhe prejardhjen ilire te shqiptarve. Kete e realizon ne menyre shteruse , me 150 referanca , libri studimor i N. Cabejt .
Perpara se te shkruaja kete shkrim , bisedoja me nje bashkebanor lagjeje, greko-amerikan , ketu afer apartamentit tim. I fola dicka me shume se sa shkruaj ne kete persiatje . Ai me tha se do ta gjeje librin , per ta lexuar , por pertej kesaj, ai nenvizoi : Po qe se ky liber do te ishte botuar ne shtetet tona fqinj , per nje problem analog , do te bente nje jehone te madhe dhe do te shumfishoj , ne mijra kopje , nga akademite , shtypi dhe vecanerisht nga kisha ortodokse .
Ke te drejte , ju shpreha une , keshtu do te ndothte dhe po qe se do te botohej ne kohen e Nolit tone . Do te shumfishohej ne dhjetra mije kopje , do te shperndahenj ne Kishen e Shengjergjit , ne teqene e Baba Rexhepit , ne kishen “Zonja e mire “, madje dhe ne vete “Vatren “ . Kishte te drejte , ose jo miku im , jua le juve ta gjykoni .
Ky liber me kohe duhet te ishte bere prone e 2 Akademive te shkencave , e 2 Ministrive tona te kultures e shoqatave ne diaspore , an’e mbane Globit . Nuk e di kush do te behet nismetari , qe ta shperndai an’e mbne botes kete liber me vlera shkencore , te nivelit europjan .
Vepra multishkencore “ Iliret qe mbijetuan “ , eshte nje ndihme dhe per te gjitha akademite shkencore te shteteve fqinj . Ata binden teresisht se pseudoteoria e tyre nuk funksionaoi . Ajo u pergenjeshtrua katerciperisht nga akademiku pa dekret , shqiptaro-amerikani , Nelson Cabej ( Nikolas Berns ) . Po qe se nuk e kane analizuar , teorine e N. Brent mund ta gjejne lehtesisht librin , sipas specifikimeve, qe une kam dhene , ne ket persiatje shume modeste . Te njejten gje duhet te bejne dhe forumet fetare ortodokse te shteteve fqinj , qe vijojne me dekada te pretendojne se shqiptaret jane misafire ne Ballkanin kristian.
Nuk pretendoj se kam kryer analizen shtereuse , per vepren “Iliret dhe shqiptaret “ . Une vetem se dhashe sinjalin , se cila eshte rendesia universale e kesaj vepre . Analizen perfundimtare dhe rekomandimet perkatese , duhet t’i kryejne kopetentet e fushave , qe gjejne veten ne faqet e kesaj vepre specifikisht shkencore .
Autori i vepres jeton ne NJ te USA , ne qytetin Dumont , ku eshte botuar dhe libri , qe analizova , per lexusit e mi . Ajo qe mbetet e pa ndryshuar dhe me rendesi te perjeteshme , eshte fakti , qe “Iliret qe mbijetuan “ , eshte monument madheshtor per autorin dhe shkencat shqiptare albanologjike .
Illo Foto/ ne NY , korrik 2016
dgreca says
KOMENT NGA ANTON CEFA
Nelson Cabej !
Nje zemer e madhe qe rreh pa pushim per Shqiperine dhe populline tone.
Gjenetist I sofres se pare gjenetiste nderkombetare, historian, mitolog, publicist, etj., punon pa u lodhur dhe realizon vlera te larta shkencore ne dobi te dijes dhe te kulltures sone kombetare.
E lumtur Shqipperia qe ka nje bir te tille.
I urojme shendet, mbaresi dhe suksese te njembasnjeshme!
Antoni