• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGJARJET QË PËRFSHINË KANDAVINË NË LUFTËN CIVILE TË ROMËS

October 30, 2026 by s p

Shkruar nga Avni Alcani/

Jul Cezari, në veprën e tij Bellum Civile (Lufta civile), duke përshkruar lëvizjet strategjike nëpër Kandavi të kundërshtarëve në Luftën Civile, shkruan: “Por, duke qenë se Cezarin e pengoi Apolonia të merrte rrugën e drejtpërdrejtë, Pompeu, nëpërmjet Kandavisë, u drejtua për në Maqedoni… Domitit iu desh të largohej […] dhe të shkonte në Heraklea (Sintika), e cila është nën vartësinë e Kandavisë…”.[1]

      Ky pasazh, ndonëse i shkurtër, ngre disa çështje me rëndësi për historinë e Kandavisë dhe të hapësirës gjeografike ku zhvilloheshin lëvizjet ushtarake romake: Kush ishte Heraklea e përmendur nga Cezari? Ku ndodhej ajo? Çfarë marrëdhënieje kishte me Kandavinë? Dhe, së fundi, në cilat ngjarje të Luftës Civile të Romës u përfshinë territoret e Kandavisë?

      Pasazhi i Cezarit paraqet interes të veçantë për historinë e Kandavisë dhe të rrugës Egnatia për disa arsye. Së pari, Kandavia përmendet si një hapësirë gjeografike e njohur, nëpër të cilën Pompeu përparonte drejt Maqedonisë. Ky përshkrim dëshmon se krahina përbënte një pikë të rëndësishme orientimi në përshkrimin e lëvizjeve ushtarake të kohës. Së dyti, Heraklea përmendet në lidhje të drejtpërdrejtë me Kandavinë, duke ofruar një dëshmi të rëndësishme për marrëdhënien ndërmjet tyre. Së treti, shprehja e përdorur nga Cezari, quae est subiecta Candaviae, e cila përkthehet “që është nën vartësinë e Kandavisë”, ngre çështjen e natyrës së kësaj marrëdhënieje: bëhej fjalë për një lidhje administrative, gjeografike apo për një përcaktim tjetër të varësisë? Së katërti, ngjarjet vendosen në kontekstin e lëvizjeve ushtarake të vitit 48 para Krishtit, duke nxjerrë në pah rëndësinë strategjike të Kandavisë dhe të rrugës Egnatia, e cila lidhte Dyrrahun me Maqedoninë dhe me treva të tjera të hapësirës së pushtuar nga Roma.

      Heraklea në burimet antike

      Tabula Peutingeriana, një hartë e rrjetit rrugor të Perandorisë Romake, në të cilën paraqiten rrugët dhe vendbanimet e lidhura me to, e përmend një vendbanim me emrin Heraklea (Heraclea).[2] Heraklea që identifikohet me këtë emër ndodhej pranë qytetit të sotëm të Manastirit (Bitolës), në territorin e Maqedonisë së Veriut.[3] Por Heraklea që përmënd Cezari nuk duhet ngatërruar me Heraklean (Herakleia), e cila ishte një qytet antik në Lucania, afër Policoro-s së sotme (Itali), rreth pesë kilometra larg bregut të Gjirit të Tarentumit. 

      Megjithatë, lind pyetja nëse Heraklea e përmendur nga Jul Cezari mund të identifikohet pa mëdyshje me këtë vendbanim dhe, nëse po, çfarë kuptimi duhet t’i japim shprehjes që e vendos atë “nën vartësinë e Kandavisë”. Në bazë të pasazhit të Cezarit mund të thuhet se Heraklea paraqitet si një vend që kishte një marrëdhënie varësie me Kandavinë. Por, vetëm nga kjo shprehje nuk mund të përcaktohet me siguri nëse kemi të bëjmë me një varësi administrative, me një lidhje territoriale apo me një përcaktim tjetër gjeografik. Po kështu, shprehja nuk mjafton për të provuar se Heraklea ndodhej brenda kufijve të një territori të përcaktuar administrativisht si Kandavia.

      Për këtë arsye, identifikimi i Herakleas dhe përcaktimi i marrëdhënies së saj me Kandavinë kërkojnë shqyrtimin e kontekstit të plotë të burimit të Cezarit, si dhe krahasimin me dëshmitë e tjera antike.

      Heraklea përmendet edhe në itinerare të tjera antike, ndër të cilat Itinerarium Antonini (Itinerari i Antoninit)[4] dhe Itinerarium Burdigalense (Itinerari i Bordosë).[5] Këto burime e dëshmojnë rëndësinë e saj në rrjetin rrugor të botës romake. Megjithatë, përmendja e Herakleas në këto itinerare nuk përbën, në vetvete, dëshmi për përkatësinë e saj territoriale ose administrative ndaj Kandavisë. Edhe burimet e tjera që e përmendin këtë vendbanim duhen shqyrtuar në mënyrë krahasuese, për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë dëshmi e drejtpërdrejtë që e lidh atë me Kandavinë.

      Kandavia si hapësirë gjeografike dhe strategjike

      Duke u mbështetur në burimet e gjeografisë antike dhe në studimet mbi rrugët e lashta, është e nevojshme të bëhet një dallim ndërmjet Herakleas, si vendbanim antik, dhe Kandavisë, si emërtim gjeografik i një treve malore.

      Që në lashtësi, emri Kandavia lidhej me një hapësirë malore, të njohur në burimet antike si Malet e Kandavisë, si dhe me rrugët që përshkonin këtë hapësirë.[6] Në literaturën që trajton rrugën Egnatia, emërtimi Kandavia lidhet me vargmalet e zonës së sotme të Polisit dhe të Mokrës, përgjatë hapësirës së luginës së lumit Shkumbin.[7] Në një nga shkrimet tona të mëparshme kushtuar krahinës së Kandavisë, i jemi referuar një zbulimi shumë të rëndësishëm, të një altari me mbishkrimin “Diana Augusta Candaviensis”,[8] si pjesë e një sanktuari që i përkiste Tempullit të Dianës në Kandavi.[9]

      Kjo lidhje gjeografike ka rëndësi për të kuptuar rolin e Kandavisë në lëvizjet ushtarake të ushtrive romake. Pozita e saj në raport me rrugën Egnatia e bënte këtë trevë një korridor të rëndësishëm kalimi, veçanërisht për lëvizjet ndërmjet bregdetit të Adriatikut dhe Maqedonisë.

      Përmendja e Kandavisë në rrëfimin e Cezarit nuk është, për rrjedhojë, thjesht një shënim gjeografik. Ajo ndihmon për të kuptuar itinerarin e ushtrive romake dhe rëndësinë strategjike të rrugëve që përshkonin trevat ilire. Megjithatë, përcaktimi i shtrirjes së saktë të Kandavisë dhe i marrëdhënieve të saj me vendbanimet përreth kërkon mbështetje në dëshmi të krahasuara historike, gjeografike dhe arkeologjike.

      Gnej Domic Kalvini dhe ngjarjet ushtarake në Heraklea

      Për të kuptuar më mirë ngjarjet e përmendura nga Jul Cezari, është e nevojshme të ndalemi te figura e Domitit dhe roli i tij në Luftën Civile të Romës.

      Personazhi që Cezari e përmend në këtë episod është Gnej Domic Kalvini (Gnaeus Domitius Calvinus), një politikan dhe komandant ushtarak romak, i cili mori pjesë në ngjarjet politike dhe ushtarake të shekullit I para Krishtit. Ai ishte përkrahës i Cezarit gjatë konfliktit të këtij të fundit me Gnej Pompeun dhe shërbeu në disa detyra të rëndësishme ushtarake e politike. Kalvini u bë konsull në vitet 53 dhe 40 para Krishtit.

      Sipas të dhënave të librit III, kapitujt 78–79, të veprës Bellum Civile, Cezari e dërgoi Domitin në Maqedoni, duke i besuar dy legjione romake, legjionin XI dhe legjionin XII, si dhe 500 kalorës.[8] Misioni i tij ishte të pengonte forcat kundërshtare të bashkoheshin lirisht me ushtrinë e Pompeut dhe të ruante pozicionet e Cezarit në këtë hapësirë strategjike.

      Pas betejës së Dyrrahut, në vitin 48 para Krishtit, situata ushtarake në rajon ishte e ndërlikuar. Domic Kalvini kishte ngritur kampin përballë forcave të Metel Skipionit (Metellus Scipio), një prej komandantëve të palës së Pompeut.

      Sipas kapitullit 79 të librit III të Bellum Civile,[9] Domiti u detyrua të largohej nga pozicioni ku ishte vendosur, për shkak të vështirësive në furnizimin me ushqime. Për të siguruar furnizimet e nevojshme për ushtrinë, ai marshoi drejt Herakleas. Në të njëjtën kohë, edhe Pompeu po përparonte drejt Maqedonisë nëpërmjet Kandavisë. Kështu, sipas rrëfimit të Cezarit, rrethanat bënë që dy ushtritë të gjendeshin përballë njëra-tjetrës.[10]

      Ky episod dëshmon se trevat e Kandavisë dhe rrugët që përshkonin ato ishin pjesë e hapësirës ku zhvilloheshin lëvizje të rëndësishme ushtarake gjatë Luftës Civile të Romës. Përmendja e Kandavisë në itinerarin e Pompeut, si dhe e Herakleas në lëvizjet e Domitit, na ndihmon të kuptojmë rëndësinë e korridoreve rrugore që lidhnin Dyrrahun me Maqedoninë.

      Duhet theksuar, megjithatë, se burimi i Cezarit nuk mjafton për të përcaktuar me saktësi shtrirjen territoriale të Kandavisë, as për të provuar se Heraklea bënte pjesë në një njësi administrative me këtë emër. Këto çështje kërkojnë një shqyrtim të mëtejshëm të burimeve antike dhe të dëshmive historike e arkeologjike.

      Përfundime

      Pasazhi i Jul Cezarit për lëvizjet e Pompeut dhe të Domitit përbën një dëshmi të rëndësishme për historinë ushtarake të trevave ilire në vitin 48 para Krishtit. Përmendja e Kandavisë si hapësirë kalimi drejt Maqedonisë dëshmon rëndësinë e saj strategjike në kuadrin e Luftës Civile të Romës.

      Nga ana tjetër, përmendja e Herakleas si një vend “nën vartësinë e Kandavisë” ngre një problem të veçantë interpretimi historik dhe gjeografik. Për të përcaktuar natyrën e kësaj marrëdhënieje, duhet të dallojmë atë që thuhet shprehimisht në burimin antik nga përfundimet që mund të nxirren nëpërmjet krahasimit me burime të tjera.

      Në këtë kuadër, studimi i Kandavisë nuk lidhet vetëm me përcaktimin e shtrirjes së saj gjeografike, por edhe me rolin që kjo trevë luajti në lëvizjet ushtarake dhe në komunikimin ndërmjet Dyrrahut dhe Maqedonisë. Rruga Egnatia dhe hapësira malore e Kandavisë përbënin elemente të rëndësishme të këtij komunikimi.

      Për rrjedhojë, dëshmia e Cezarit përbën një pikënisje të vlefshme për studimin e marrëdhënieve ndërmjet gjeografisë, rrjetit rrugor dhe ngjarjeve ushtarake në trevat ilire gjatë shekullit I para Krishtit. Megjithatë, identifikimi i saktë i Herakleas dhe përcaktimi i marrëdhënies së saj me Kandavinë mbeten çështje që duhen trajtuar përmes një analize më të gjerë të burimeve historike.

REFERENCA BIBLIOGRAFIKE:

[1] Jul Cezari, Bellum Civile, Libri III: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, TOENA 2002, f. 83.

[2] Tabula Peutingeriana: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, f. 311.

[3] Tabula Peutingeriana – TP-Online, projekt kërkimor i Universitetit të Këlnit dhe Universitetit Katolik të Eichstätt-Ingolstadt, publikuar në internet më 2019.

[4] Itinerarium Antonini Augusti: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, TOENA 2002, f. 316.

[5] Itinerarium Burdigalense: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, TOENA 2002, f. 318.

[6] Straboni, Geographica, libri VII, në: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, TOENA 2002, f. 158.

[7] Johann Georg von Hahn: Albanesische Studien (Studime shqiptare), Vjenë, 1854, f. 18, 118.

[8] Alcani: Diana e Kandavëve, Shkrime për Librazhdin-2, Botimet Barleti 2023.

[9] Praschniker und Schober: Arcaeologische Forschungen in Albanien und Montenegro, 1919.

[10] Jul Cezari, Bellum Civile, libri III, në: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, TOENA 2002, f. 92.

[11] Po aty, f. 93.

[12] Po aty.

                   Jul Cezari                         Durrahu, Klodiana, Skampini, Kandavia dhe Ponc Srevili

    Rruga Egnatia nga Durrahu dhe deri nw Heraklea                           Heraklea

Filed Under: Histori

“Turcicum Imperium”: Ballkani dhe hapësira Osmane në pasqyrën e hartografisë Evropiane të shekullit XVI.

October 28, 2026 by s p

Prof.dr. Pal NIKOLLI/

Harta historike me titull Turcicum Imperium përbën një dëshmi me interes për studimin e hartografisë evropiane të periudhës së Rilindjes. Ajo paraqet hapësirën gjeografike të lidhur me Perandorinë Osmane, duke pasqyruar shtrirjen territoriale, ndarjet rajonale dhe pozicionin e saj gjeopolitik në një periudhë kur kjo perandori ishte një nga fuqitë kryesore politike dhe ushtarake të Evropës, Azisë dhe Afrikës.

Një vëmendje e veçantë në interpretimin e hartës i kushtohet Gadishullit Ballkanik dhe hapësirës së Adriatikut, të cilat përbënin zona me rëndësi të veçantë strategjike, ekonomike dhe ushtarake në marrëdhëniet ndërmjet Perandorisë Osmane, Republikës së Venedikut, Mbretërisë së Hungarisë dhe fuqive të tjera evropiane. Përmes toponimeve dhe elementeve hidrografike e territoriale, harta ofron të dhëna të vlefshme për mënyrën se si gjeografia politike e Evropës Juglindore paraqitej në traditën hartografike perëndimore të kohës.

I. Elementet kryesore gjeografike të Ballkanit në hartë

Sllavonia (Slauonia) dhe territoret veriperëndimore. Në pjesën veriperëndimore të hapësirës ballkanike shfaqet emërtimi Slauonia, që i referohet Sllavonisë, një rajon historik në hapësirën e sotme kroate. Prania e këtij toponimi dëshmon përdorimin e emërtimeve tradicionale rajonale në hartografinë e kohës. Pozicioni i tij ndihmon në kuptimin e marrëdhënieve territoriale ndërmjet zotërimeve osmane dhe hapësirave të kontrolluara nga Hungaria dhe Habsburgët, ndonëse kufijtë politikë ndryshonin sipas periudhës.

Lumi Danub (Danubius flu.). Danubi zë një vend të rëndësishëm në paraqitjen gjeografike të Evropës Juglindore. Përveç funksionit të tij si element natyror orientues, lumi kishte rëndësi të madhe strategjike, ushtarake dhe tregtare. Gjatë shekullit XVI, ai përbënte një korridor të rëndësishëm komunikimi dhe, në segmente të caktuara, një vijë ndarëse ndërmjet territoreve osmane dhe atyre nën sundimin e fuqive të Evropës Qendrore.

Vllahia (Valachia). Në veri të Danubit paraqitet Vllahia, një principatë historike rumune që gjatë periudhës osmane ruante institucionet dhe dinastitë e veta, por ishte e lidhur me Perandorinë Osmane përmes marrëdhënieve të varësisë politike dhe detyrimeve financiare. Paraqitja e saj në hartë ndihmon në dallimin ndërmjet territoreve të administruara drejtpërdrejt nga osmanët dhe principatave që gëzonin forma të ndryshme autonomie nën sovranitetin osman.

Republika e Venedikut (Venetia), Italia dhe hapësira e Adriatikut. Në pjesën perëndimore të hartës shfaqen referenca gjeografike që lidhen me Republikën e Venedikut dhe Gadishullin Apenin, përfshirë Romën, e shënuar me ngjyrë të kuqe. Këto elemente marrin rëndësi të veçantë në kuadrin e rivalitetit ndërmjet osmanëve dhe Venedikut për kontrollin e rrugëve detare, porteve dhe qendrave tregtare të Adriatikut dhe Jonit. Megjithatë, interpretimi i marrëdhënieve politike konkrete kërkon krahasimin e hartës me burime të tjera historike të së njëjtës periudhë.

Selaniku (Thessalonica) dhe qendrat e Ballkanit jugor. Emërtimi Thessalonica, që i referohet Selanikut, identifikon një nga qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të Ballkanit osman. Për shkak të pozicionit të tij në bregdetin e Egjeut dhe të lidhjeve me rrugët tregtare të brendësisë ballkanike, qyteti kishte rëndësi të veçantë për administrimin, tregtinë dhe komunikimin në kuadër të Rumelisë osmane, emërtim që përdorej për zotërimet evropiane të perandorisë.

II. Vlera historike dhe hartografike e hartës.

Harta Turcicum Imperium nuk duhet trajtuar vetëm si një paraqitje e territoreve të pushtuara ose të kontrolluara nga Perandoria Osmane. Ajo përfaqëson edhe një dokument të historisë së dijes gjeografike, përmes të cilit mund të studiohen emërtimet historike, perceptimi evropian i hapësirës osmane dhe rëndësia që u jepej kufijve natyrorë, rajoneve historike dhe qendrave urbane.

Për studimin shkencor të kësaj harte, është e rëndësishme të dallohen tri nivele interpretimi: përmbajtja gjeografike, që përfshin lumenjtë, rajonet dhe qytetet; përmbajtja politike, që lidhet me zotërimet, principatat dhe zonat e ndikimit; si dhe këndvështrimi hartografik, që pasqyron njohuritë, burimet dhe konvencionet e kartografisë evropiane të shekullit XVI.

Në përfundim, Turcicum Imperium përbën një burim me vlerë për studimin e historisë së hartografisë dhe të gjeografisë historike të Ballkanit. Përmes toponimeve dhe paraqitjes së hapësirave rajonale, ajo ndihmon të kuptohet pozicioni i Gadishullit Ballkanik në marrëdhëniet ndërmjet Perandorisë Osmane dhe fuqive evropiane, si dhe mënyra se si kjo hapësirë konceptohej dhe paraqitej në hartografinë e Rilindjes.

Filed Under: Histori

Çështja Çame 1929 -39 dhe përpjekjet diplomatike shqiptare në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar

October 27, 2026 by s p

Prof. Dr. Lush Culaj/

Se diplomacia e kishte çdoherë në agjendën e vet çështjen e mbrojtjes së të drejtave të çamëve dëshmojnë edhe sugjerimet që ministri i Punëve të Jashtme të Shqipë­risë, Hysen Vrioni, ia dërgonte me anë të një shkrese nga Tirana, më 18 dhjetor 1931, Ali Asllanit përfaqësues diplomatik shqiptar në Athinë, pas bisedimeve të këtij të fundit me kryeministrin grek rreth mënyrës së zgjidhjes së çështjes së pasurive të shqiptarëve në Greqi. Megjithatë, Parlamenti dhe Qeveria, kup­tohet nga mungesa e forcës reale vepruese, shprehën gatish­mërinë për marrëdhënie dhe fqinjësi me Qeverinë greke.

Përpjekjet diplomatike shqiptare ishin të vazhdue-shme me theks të veçantë në sensibilizimin e opinionin ndërkombëtar për gjendjen e mjerueshme të çamëve nën sundimin grek. Në shërbim të këtij qëllimi të lartë Dhimi-tër Berati, anëtar i delegacionit shqiptar në Athinë, gjatë muajit qershor 1933 vazhdimisht i drejtohej Xhafer Vilës, mini­stër i Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilin e infor­monte për gjendjen e mjerueshme të çamëve, si dhe për përpjekjet e tij e të z. Mehdi Frashëri për zgjidhjen e këtij problemi.

Më 9 shkurt 1934, në Athinë, Greqia, Turqia, Ru­mania dhe Jugosllavia e nënshkruan Paktin Ballkanik. Shqipëria dhe Bullgaria nuk u ftuan fare. Shqipëria dhe Bullgaria mund të aderonin në të, po qe se i pranonin kushtet e besëlidhësve ballkanikë. Kusht për Shqipërinë ishte që trojet e saj në veri dhe jug, të shkëputura nga Kon-ferenca e Ambasadorëve e Londrës e vitit 1913, t’i njihte si territore të Greqisë dhe Jugosllavisë, një gjë që nuk mund të pritej prej saj. Diplomatët jugosllavë paraqisnin si kusht që Shqipëria të pranohej në gjirin e vendeve ballkanike shkëputjen e saj nga Italia, por çështja ishte se ajo nuk e pranonte zgjidhjen e problemit të pakicave kom-bëtare që propozonte Shqipëria. Qëndrimi i Beogradit ishte favorizues edhe për Athinën, e cila dëshironte ta anashkalonte në heshtje çështjen e Çamërisë.

Më 2 prill 1936 Këshilli i Ministrave në Tiranë nxori një promemorie. Në atë mbledhje ministri i Punëve të Jashtme raportoi për gjendjen e pakicës shqiptare në Çamëri. Këshilli ministror vendosi mbas këtyre shpjegi­meve që përfaqësitë shqiptare në Greqi, e në mënyrë të veçantë Legata e Athinës të ngarkoheshin që të kërkojnë të emërohen si mësues të gjuhës shqipe ndër shkollat e Çamërisë shqiptarët prej race, gjuhe dhe origjine. Një javë mbrapa përfaqësuesi diplomatik shqiptar në Greqi me sugjerimin e Qeverisë shqiptare i drejtohej Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, ku e ripërsërit nevojën e emërimit të mësuesve shqiptarë në shkollat e Çamërisë.

Gjithashtu, me atë rast ministrit grek iu përsërit sërish nevoja e emërimit të mësuesve për 16 shkolla sipas premtimeve dhe të mos mjaftoheshin me 5 shkollat e gje­ratëhershme. Qeveria e Athinës i përdori të gjitha mjetet, duke filluar që nga propaganda, fanatizmi fetar e deri te dhuna e paparë. Kështu, përderisa imperativ i politikës zyrtare të Athinës ishte ndërrimi i strukturës etnike të popullsisë dhe greqizimi i Çamërisë, imperativ i politikës së Shqipërisë ishte që këta shqiptarë gjithsesi të qëndronin në vatrat e veta. Qeveria e Ahmet Zogut vazhdonte të shprehte inte­resim për fatin e popullsisë çame.

Dihet se qëllimi i përpjekjeve të Qeverisë së Athinës ishte gjithnjë pengimi dhe dobësimi i fuqisë shtetërore shqiptare, me theks të veçantë në pjesën jugore të Shqipë­risë. Të gjitha këto veprime dhe skenarë të përgatitur në mënyrë të stërholluar nga grekët mbështeteshin në logji­kën, sipas së cilës sa më e dobët të ishte fuqia shtetërore e Shqipërisë, aq më e dobët do të ishte mundësia për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve të mbetur përtej kufijve. Përpjekjet për ta mbjellë farën e urrejtjes, të për­çarjes dhe të ngatërresave ndërmjet grupimeve të dy besi­meve fetare mbaheshin prej tyre përherë në rend të ditës.

Me gjithë përpjekjet diplomatike greke, nëpërmjet gjoja disa ndryshimeve kozmetike, gjendja e minoritetit çam vazhdonte të mbetej jashtëzakonisht e vështirë.

Qëndrimi i Qeverisë greke ndaj çamëve ishte më se i qartë. Ajo jo vetëm që nuk pranonte bashkëpunim dy-pa­lësh shqiptaro-grek por duke synuar të fitonte sa më shumë privilegje për minoritetin e saj në Shqipëri e mbante të ngritur çështjen e shkollave në Shqipëri për ta diskredituar atë sa më shumë në Gjenevë.

Gjithsesi, falë luftës vetëmohuese të çamëve për mbijetesë, nga njëra anë, dhe përpjekjeve të qeverive shqiptare e të mbarë opinionit publik në Shqipëri, nga ana e tjetër, Qeveria shoviniste e Athinës nuk arriti t’i rea­lizonte përfundimisht projektet megalo-mane për spastri­min e Çamërisë nga popullsia shqiptare.

Kjo gjë, e cila nga historiografia greke u konsiderua si fatkeqësi dhe dështim i pafalshëm për Greqinë, u realizua nga qarqet shoviniste greke me dhunë dhe me egërsi barbare në rrethanat e reja favorizuese për to, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore 1944-1945, me ç’rast pjesa dërrmuese e popullsisë çame u masakrua nga kriminelët e gjeneralit Zerva. Një pjesë e tyre u detyrua të vendosej në Shqipëri.

Filed Under: Histori

GERALD FORD, PRESIDENTI QË NUK DUHEJ TË BËHEJ PRESIDENT

October 26, 2026 by s p

Saimir Kadiu/

Pas Václav Havelit, i cili kaloi nga burgu në Kështjellën e Pragës, kapërcejmë Atlantikun dhe “takojmë” një njeri që përshkoi një rrugë po aq të pabesueshme, ndonëse dukshëm më pak romantike.

Gerald Rudolph Ford.

I vetmi president në historinë e Shteteve të Bashkuara që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pa qenë zgjedhur as president, as zëvendëspresident.

Nuk organizoi grusht shteti. Nuk hipi mbi një tank.

Nuk themeloi ndonjë lëvizje revolucionare.

Thjesht, ata që ndodheshin përpara tij nisën të rrëzoheshin.

Dhe Gerald përparoi, duke përfituar nga largimi i njërit pas tjetrit.

Lindi në Omaha, Nebraska, më 14 korrik 1913.

Dhe, për të filluar, ai nuk quhej as Gerald Ford.

Emri i tij në lindje ishte Leslie Lynch King Jr.

Prindërit u ndanë vetëm dy javë pas lindjes së tij. E ëma, Dorothy, u largua nga bashkëshorti dhe më pas u martua me Gerald Rudolff Fordin, një tregtar nga Miçigani. Fëmija u rrit me emrin e njerkut, me të cilin kishte lidhje të ngushtë, dhe në vitin 1935 e mori ligjërisht këtë emër.

Metamorfoza e parë u përfundua. Leslie King ishte bërë Gerald Ford.

Pastaj erdhi futbolli amerikan.

Ford ishte një sportist i shkëlqyer, luajti në Universitetin e Miçiganit dhe kishte mundësi të vazhdonte edhe në sportin profesionist.

Por zgjodhi Universitetin Yale dhe studioi drejtësi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu në Marinën Amerikane, në Paqësor.

Pas luftës hyri në politikë, në radhët e Partisë Republikane. Në vitin 1948 u zgjodh anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Dhe aty qëndroi për njëzet e pesë vjet. Ford nuk ëndërronte ndonjëherë seriozisht Shtëpinë e Bardhë.

Synimi i tij i madh ishte të bëhej kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Nuk do t’ia dilte kurrë.

Atëherë historia, e cila me sa duket e vlerëson humorin, vendosi ta bënte drejtpërdrejt president të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1963, Lyndon Johnson e emëroi anëtar të Komisionit Warren, të ngarkuar me hetimin e vrasjes së John Kennedy.

Më pas, Ford u bë udhëheqës i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ishte republikan tradicional, i besueshëm, me lidhje të konsoliduara në Kongres dhe i aftë të ruante marrëdhënie me rrymat e ndryshme të partisë.

Mbi të gjitha, konsiderohej njeri me integritet personal.

Një cilësi që në vitin 1973 u bë papritur shumë e kërkuar në Uashington.

Sepse zëvendëspresidenti i Richard Nixonit, Spiro Agnew, u përfshi në një skandal korrupsioni që lidhej edhe me periudhën përpara se të merrte detyrën e zëvendëspresidentit. Ai dha dorëheqjen dhe arriti një marrëveshje juridike, duke mos e kundërshtuar akuzën për një vepër penale tatimore.

Nixonit iu desh të emëronte një zëvendëspresident të ri, në përputhje me Amendamentin e Njëzet e Pestë të Kushtetutës.

Nevojitej dikush që mund të merrte shpejt miratimin e Kongresit.

Mundësisht, dikush pa skelete në dollap.

Në vitin 1973, në Uashington, kërkesa kishte filluar të bëhej mjaft specifike. Zgjedhja ra mbi Gerald Fordin.

Kongresi e konfirmoi dhe më 6 dhjetor 1973 ai u bë zëvendëspresident.

Me gjasë, mendonte se do të kalonte disa vjet pranë Nixonit.

Pastaj shpërtheu përfundimisht skandali Watergate.

Regjistrime. Hetime. Komisione. Procedura për shkarkim. Dorëheqje.

Më 9 gusht 1974, Richard Nixon u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe Gerald Ford bëri betimin si presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara.

Nuk kishte fituar zgjedhjet paraprake. Nuk kishte fituar zgjedhjet presidenciale. Nuk ishte zgjedhur zëvendëspresident.

E megjithatë, ja ku ishte.

Ëndrra amerikane, në versionin: «Prit sa të japin dorëheqjen të tjerët».

Në fjalimin e tij të parë, ai shqiptoi fjalinë që do të përcaktonte ardhjen e tij në pushtet:

“Makthi ynë i gjatë kombëtar mori fund”

Amerikanët morën frymë të lehtësuar. Për një muaj.

Sepse më 8 shtator, Ford mori vendimin që do të shënonte gjithë presidencën e tij.

I dha falje Richard Nixonit.

Një falje të plotë për veprat penale federale që Nixon mund të kishte kryer ose mund të kishte kryer gjatë presidencës së tij.

Shpërtheu furtuna. Shumë amerikanë dyshuan menjëherë se kishte pasur një marrëveshje:

Nixoni jep dorëheqjen. Ford bëhet president. Ford i fal Nixoni.

Po ta paraqisje kështu, duhet pranuar se nuk ishte mënyra më e mirë për t’ia shitur publikut këtë rastësi.

Ford e mohoi gjithmonë kategorikisht çdo marrëveshje. Dhe nuk dolën prova që të vërtetonin ekzistencën e një pakti të fshehtë.

Ai argumentonte se një proces gjyqësor kundër Nixonit do ta mbante vendin peng të Watergate për vite me radhë.

Vendimi ishte aq i diskutueshëm, saqë zëdhënësi i tij, Jerald terHorst, dha dorëheqjen. Ford shkoi deri aty sa dëshmoi personalisht para një nënkomisioni të Dhomës së Përfaqësuesve, duke u bërë presidenti i parë në detyrë që e bëri këtë vullnetarisht në rrethana të tilla.

Politikisht, pagoi një çmim të jashtëzakonshëm.

Dekada më vonë, vlerësimi për faljen do të bëhej më i detajuar. Në vitin 2001, Biblioteka Presidenciale John F. Kennedy i dha Fordit çmimin Profile in Courage Award, pikërisht për atë vendim. Ted Kennedy, i cili në vitin 1974 e kishte kritikuar, do të pranonte publikisht se e kishte ndryshuar mendimin.

Por në vitin 1974, Gerald Ford nuk e kishte luksin të priste njëzet e shtatë vjet që të gjithë të ndryshonin mendje.

Kishte probleme të tjera. Ekonomia amerikane ishte në vështirësi.

Inflacion i lartë. Papunësi. Krizë energjetike.

Ford nisi një fushatë me një emër të parezistueshëm:

WIN — Whip Inflation Now.

“Ta mposhtim inflacionin tani”

U shpërndanë madje edhe stema me mbishkrimin WIN.

Sepse, kur ekonomia shkon keq, ka disa mundësi.

Politika monetare. Politika fiskale. Reforma strukturore.

Ose… një stemë në xhaketë.

Ndërkohë, atij iu desh të përballonte fazën përfundimtare të Luftës së Vietnamit.

Në prill 1975, Saigoni ra.

Pamjet e helikopterëve që evakuonin amerikanë dhe vietnamezë nga çatitë e ndërtesave dhe të objekteve amerikane u bënë simboli përfundimtar i mbylljes së një konflikti që kishte zgjatur me dekada.

Për Shtetet e Bashkuara, ishte një plagë e madhe.

Ford trashëgoi gjithashtu politikën e afrimit me Bashkimin Sovjetik.

Në vitin 1975, ai nënshkroi, së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë dhe amerikano-veriorë, Aktin Final të Helsinkit. Ky dokument njihte, ndër të tjera, kufijtë evropianë të pasluftës, por përmbante edhe angazhime të rëndësishme për të drejtat e njeriut.

Angazhime që, në vitet pasuese, do të përdoreshin pikërisht nga disidentët e Evropës Lindore për të kundërshtuar qeveritë e tyre.

Edhe nga Havel.

Ja, ku na shfaqet sërish!

Pastaj ishte edhe ana pa dashje komike e Gerald Fordit.

Sepse ky njeri kishte qenë një sportist universitar i nivelit të lartë.

Por televizioni amerikan arriti ta shndërronte në një nga presidentët më të ngathët në historinë e vendit.

Rrëshqiste. Pengohej. Rrëzohej në shkallët e avionit presidencial Air Force One.

Dhe komediani Chevy Chase, në emisionin Saturday Night Live, krijoi një imitim të famshëm të Fordit, i cili kalonte pothuajse gjithë kohën duke u përplasur me mobiliet e duke u rrëzuar.

Gjëja e mrekullueshme është se Chase nuk i ngjante pothuajse aspak.

Madje as nuk përpiqej t’i imitonte zërin. Mjaftonte të rrëzohej.

Dhe ja ku ishte Gerald Ford.

Një reputacion aq i fuqishëm, saqë edhe sot shumë njerëz e kujtojnë si të ngathët një burrë që në rini kishte qenë futbollist i shkëlqyer.

Televizioni sapo kishte dëshmuar se një rrëzim në shkallë vlen më shumë se një karrierë e tërë sportive.

Por viti 1975 solli edhe diçka shumë më pak argëtuese.

Brenda vetëm shtatëmbëdhjetë ditësh, dy gra tentuan ta vrisnin.

E para ishte Lynette «Squeaky» Fromme, një ndjekëse e Charles Mansonit.

Më 5 shtator 1975, ajo iu afrua Fordit në Sacramento me një pistoletë. Arma nuk qëlloi dhe atentati u pengua.

Më 22 shtator, një grua tjetër, Sara Jane Moore, tentoi të njëjtën gjë në San Francisko.

Këtë herë, u shkrep një plumb.

Fordit nuk i qëlloi.

Një kalimtar, Oliver Sipple, ndërhyri dhe devijoi përpjekjen e dytë për të qëlluar.

Gerald vazhdoi presidencën.

Në këtë pikë, pas Nixonit, inflacionit, Vietnamit dhe dy atentateve brenda shtatëmbëdhjetë ditësh, ndoshta një rrëzim në shkallë ishte vërtet pjesa më çlodhëse e ditës.

Dhe pastaj ishte Betty.

Betty Ford është ndoshta një nga zonjat e para më interesante të Amerikës së shekullit XX.

Gerald u martua me të në vitin 1948. Ata patën katër fëmijë.

Ajo ishte inteligjente, e pavarur dhe çuditërisht e drejtpërdrejtë.

Në vitin 1974, zbuloi se kishte kancer të gjirit dhe iu nënshtrua mastektomisë.

Vendosi të fliste publikisht për këtë sëmundje, në një epokë kur edhe shqiptimi i fjalës «gji» në një bisedë elegante mund të shkaktonte një kolaps kolektiv.

Hapja e saj kontribuoi jashtëzakonisht shumë në ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Ajo foli gjithashtu për abortin, marrëdhëniet seksuale para martesës dhe të drejtat e grave, me një liri të pazakontë për një zonjë të parë republikane të viteve shtatëdhjetë.

Në vitet pasuese, do të fliste publikisht edhe për varësinë e saj nga alkooli dhe medikamentet, duke themeluar më vonë Qendrën Betty Ford.

Me pak fjalë, Geraldi përpiqej ta qetësonte Amerikën.

Betty, ndërkohë, i tregonte asaj të gjitha gjërat për të cilat Amerika parapëlqente të mos fliste.

Kështu mbërrijmë në vitin 1976.

Këtë herë, Ford dëshiron të bëhet president sipas mënyrës tradicionale. Domethënë, të zgjidhet.

Që në zgjedhjet paraprake republikane, ai përballet me Ronald Reaganin, i cili e sfidon ashpër nga krahu i djathtë.

Ford arrin të sigurojë kandidaturën e partisë.

Në zgjedhjet presidenciale përballet me demokratin Jimmy Carter, ish-guvernatorin e Xhorxhias, i cili paraqitet si një njeri jashtë establishmentit të Uashingtonit, pas skandalit Watergate.

Gjatë një debati televiziv, Ford bën një gabim që do të bëhej i famshëm. Ai deklaron se nuk ekziston dominimi sovjetik mbi Evropën Lindore.

Moderatori Max Frankel, praktikisht, e pyet nëse e kishte dëgjuar mirë pyetjen.

Ford këmbëngul.

Polakët, rumunët dhe çekosllovakët, me sa duket, mësuan me interes se ishin krejtësisht të pavarur.

Ai synonte të thoshte se shtetet e Evropës Lindore nuk ishin zhdukur moralisht apo kombëtarisht brenda Bashkimit Sovjetik; politikisht, megjithatë, formulimi i tij ishte katastrofik.

Më 2 nëntor 1976, Carter fitoi. Me pak diferencë, por fitoi.

Dhe kështu u plotësua një tjetër veçanti e karrierës së Gerald Fordit: Ai u bë president pa fituar asnjëherë zgjedhjet presidenciale dhe pushoi së qeni president sapo provoi të fitonte një të tillë.

Më 20 janar 1977, u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe këtu ndodh diçka e rrallë.

Ai nuk i kaloi tridhjetë vitet e ardhshme duke u përpjekur dëshpërimisht të rikthehej në qendër të vëmendjes.

Shkroi kujtimet e tij. Mbajti konferenca. Luajti golf.

Bashkëpunoi me ish-presidentë të tjerë.

Ruajti marrëdhënie çuditërisht miqësore me Jimmy Carterin, njeriun që e kishte mundur.

Me kalimin e viteve, imazhi i tij publik u përmirësua.

Njeriu që në vitin 1974 ishte parë nga shumëkush si ai që e kishte shpëtuar Nixonin nga gjyqi, nisi të vlerësohej gjithnjë e më shumë edhe si presidenti që ishte përpjekur t’i jepte fund një prej krizave më të thella institucionale në historinë amerikane.

Kjo nuk do të thotë se falja e Nixonit është shndërruar në një vendim të pranuar nga të gjithë.

Nuk është.

Por debati historik u bë shumë më i ndërlikuar sesa formula:

“Ford shpëtoi mikun e tij”.

Gerald Ford vdiq më 26 dhjetor 2006, në moshën nëntëdhjetë e tre vjeç.

Dhe mbetet një anomali e mrekullueshme në historinë amerikane.

Nuk ishte orator i madh. Nuk kishte karizmën e Kennedy-t. Nuk kishte teatralitetin e Reaganit.

Nuk kishte inteligjencën e pamëshirshme politike të Nixonit.

Madje, as nuk kishte dëshiruar veçanërisht të bëhej president.

Ai donte të bëhej kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Nuk ia doli. Në këmbim, u bë zëvendëspresident.

Pastaj president.

E gjitha kjo, pa votuar asnjë amerikan qoftë edhe një herë të vetme emrin «Gerald Ford» për ta dërguar në njërën prej këtyre dy detyrave.

Spiro Agnew jep dorëheqjen. Ford bëhet zëvendëspresident.

Nixon jep dorëheqjen. Ford bëhet president.

Ford kandidon më në fund me emrin e vet.

Dhe humbet.

Nëse Havel mbërriti në Kështjellën e Pragës sepse një regjim u shemb, Gerald Ford mbërriti në Shtëpinë e Bardhë sepse njerëzit përpara tij u rrëzuan njëri pas tjetrit.

Dhe ndoshta fjalia e tij më e famshme mbetet ajo që shqiptoi kur hyri në Zyrën Ovale:

«Makthi ynë i gjatë kombëtar mori fund».

Problemi është se vetëm një muaj më vonë ai i fali Richard Nixonin.

Dhe gjysma e Amerikës iu përgjigj, në thelb:

“Gerald, ne nuk të thamë të na ndërroje makthin!”

Filed Under: Histori

ALBANIAN CARDINAL ERNEST SIMONI-TROSHANI AT 98: A LIFE OF FAITH, RESISTANCE, AND HUMAN DIGNITY

October 19, 2026 by s p

By Frank Shkreli*/

As the Albanian-American community gathers to celebrate the 98th birthday of Cardinal Ernest Simoni–Troshani, we do more than honor an extraordinary man of faith. We pay tribute to a living witness to one of the darkest chapters in Albania’s history, a man whose life embodies the triumph of faith over persecution, conscience over tyranny, and human dignity over the brutality of dictatorship. This occasion is an expression of gratitude, respect, and love for a son of Albania whose personal history has become an enduring part of the nation’s moral and spiritual legacy. For Albanians in the United States, this celebration carries a particularly profound meaning. We understand the value of freedom, the pain of exile, the longing for our homeland, and the sacrifices made by generations of Albanians who struggled to live in dignity and liberty. Cardinal Simoni’s life speaks directly to these experiences and reminds us that freedom of conscience is among the most precious gifts a human being can possess.

The life of Cardinal Ernest Simoni-Troshani is a life that refused to bow before dictatorship. Cardinal Ernest Simoni belongs to a generation that endured the persecution of religion under Albania’s communist dictatorship. He witnessed firsthand the systematic campaign against religious institutions, clergy, and the fundamental right of individuals to practice their faith. Under Enver Hoxha’s communist regime, Albania was transformed into an officially atheist state. Religious institutions were suppressed, churches and mosques were closed or destroyed, clergy were imprisoned or executed, and countless believers were deprived of the freedom to worship. Cardinal Simoni paid a terrible price for his religious convictions. He endured imprisonment, suffering, and persecution because he refused to abandon his faith. Yet the dictatorship failed to break his spirit. His story is a powerful reminder that political power may imprison the human body, but it cannot necessarily imprison the human soul. A regime may restrict freedom, threaten lives, and attempt to silence religious belief, but it cannot erase the courage of those who remain faithful to their conscience. Cardinal Simoni’s life demonstrates that a person can endure profound injustice without surrendering dignity and can confront darkness without abandoning the light of faith.

His testimony is not simply a religious story. It is a story about the resilience of the human spirit and the universal struggle for freedom of conscience. It is also an important part of Albania’s national history—a history that must include not only the people who exercised power but also those who suffered under it, resisted it, and preserved their moral integrity despite its brutality. Cardinal Ernest Simoni is someone who also embodies Albania’s spiritual resistance. For Albanians, Cardinal Simoni represents a remarkable convergence of religious devotion, personal courage, national dignity, and historical memory. His life reminds us that Albania’s history cannot be reduced to the history of its political regimes. It must also be understood through the experiences of those who suffered persecution because of their religious beliefs, intellectual independence, political convictions, or refusal to submit to ideological control. Among those who suffered under communism were Catholic priests, Muslim clerics, Orthodox clergy, intellectuals, writers, artists, and ordinary citizens whose lives were destroyed or permanently scarred by political repression.

The persecution of religious communities was particularly devastating because it sought not merely to eliminate religious institutions but also to reshape the spiritual identity of an entire nation. Cardinal Simoni’s survival and his continued testimony stand as a reminder that Albania’s religious and cultural heritage endured despite the regime’s attempts to eradicate it. His story deserves to be remembered, studied, and shared with younger generations, not simply as an account of past suffering but as a lesson in courage, conscience, and the enduring importance of religious freedom. Honoring him is therefore not only an act of respect for a distinguished cardinal of the Catholic Church. It is also an affirmation of the fundamental rights of every Albanian, regardless of religious affiliation or personal convictions.

After 36 years of transition, it is time that Albania must officially confront the crimes of communism. However, honoring Cardinal Simoni must mean more than celebrating his birthday and expressing admiration for his personal courage.

It must also serve as a call to Albania’s national conscience. More than three decades after the fall of communism, Albania still has an important responsibility to confront its communist past through a serious, comprehensive, and official reckoning with the crimes of the communist dictatorship. Historical truth cannot be built upon silence, selective memory, or political convenience. The victims of communist persecution deserve recognition. Their families deserve answers. The younger generation deserves an honest account of the country’s past. This requires continued efforts to document political persecution, clarify the fate of the disappeared, identify and preserve historical records, recognize those who suffered for their beliefs, and ensure that the experiences of former prisoners, persecuted clergy, and interned families are not forgotten. It also requires an honest reassessment of the treatment of Albania’s intellectual and religious heritage under communism. Figures such as Father Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Faik Konica, and numerous Catholic and non-Catholic intellectuals and clergy deserve to be examined through serious historical scholarship, free from the ideological restrictions that shaped communist-era interpretations of Albanian history and culture. Their contributions, like those of other Albanian intellectuals who were persecuted, excluded, or condemned by the communist authorities, belong to the broader history of the Albanian nation.

Recognizing these contributions does not require replacing one ideological narrative with another. It requires a commitment to historical truth, intellectual honesty, and respect for the complexity of Albania’s past. A mature democracy should have the confidence to examine its history without fear. It should honor those who suffered, acknowledge injustice, and distinguish between historical evidence and political propaganda. A nation that forgets the victims of dictatorship risks forgetting the true value of freedom. The purpose of confronting the past is not to perpetuate hatred or divide Albanians indefinitely. It is to establish a common foundation of truth, justice, and respect for human dignity. Without such a foundation, reconciliation risks becoming an empty word. You Cannot Go to Europe with Enver Hoxha! This brings us to a fundamental question about Albania’s European future. Albania’s aspirations for European integration are not simply about geography, economic development, or membership in European institutions. They also involve democratic principles, respect for human rights, freedom of conscience, and a willingness to confront historical injustices. Europe is not merely a destination. It is also a community of values.

For Albania to strengthen its place within that community, it must continue to build democratic institutions, protect fundamental freedoms, and cultivate an honest relationship with its own history. This is why the message must be clear you cannot go to Europe with Enver Hoxha! This is not a rejection of Albania’s people or their European aspirations. On the contrary, it is a call for Albania to fulfill those aspirations by overcoming the ideological legacy of dictatorship. One cannot credibly embrace democratic values while romanticizing a regime that denied its citizens freedom of religion, persecuted political opponents, imprisoned intellectuals, and sought to control every aspect of public and private life. Nor can a country fully honor the victims of that regime while allowing their suffering to be marginalized or treated as an inconvenient chapter of history. Albania must move forward with its people, its culture, its traditions, and its democratic aspirations—not with nostalgia for a communist dictatorship that inflicted enormous suffering upon its citizens.

The road to Europe requires a commitment to truth, historical memory, and the dignity of every human being. One becomes a member of European Union by defending freedom, honoring the victims of dictatorship, and having the courage to acknowledge historical truth.

This is also why the testimony of Cardinal Simoni remains so relevant. His life offers a powerful contrast between the coercive ambitions of a totalitarian regime and the enduring freedom of the human conscience. His experience reminds us that the values Albania seeks to embrace today were denied to many of its citizens for decades. Their suffering must not be forgotten, and their sacrifice must not be separated from the nation’s understanding of its European future.

For the Abanian-American community, celebrating Cardinal Simoni’s 98th birthday is also an opportunity to reflect on the responsibility of the diaspora. Albanians in America have long contributed to preserving the language, culture, religious traditions, and national identity of their homeland. They have supported Albania’s democratic development and maintained a strong interest in the country’s historical and cultural legacy. That responsibility extends beyond commemorations and celebrations. It includes defending freedom of conscience, supporting historical research, preserving the memory of those who suffered under communism, and encouraging younger generations to understand both the achievements and the tragedies of Albanian history. The diaspora has an important role to play in ensuring that Albania’s history is approached with intellectual independence and that no political ideology is permitted to monopolize the nation’s collective memory.

Cardinal Simoni’s life offers an especially meaningful lesson for young Albanians growing up in freedom. They should know that religious liberty, democratic rights, and human dignity are not guaranteed automatically. They are values that must be protected and defended. They should also understand that courage is not measured solely by political power or public recognition. Sometimes, the greatest act of resistance is simply refusing to surrender one’s conscience.

Dear Eminence, Cardinal Ernest Simoni–Troshani, on your 98th birthday, we offer you our heartfelt congratulations, our affection, and our profound respect. We thank you for your testimony of faith. We thank you for your endurance in the face of persecution. We thank you for reminding Albanians and the world that even in the darkest circumstances, a human being can preserve faith, dignity, and hope. Your life stands as a testament to the enduring power of conscience and to the strength of those who refuse to surrender their deepest convictions to political oppression.

May your example continue to inspire generations of Albanians to defend truth, respect religious freedom, and remember the victims of dictatorship. May this celebration also serve as a renewed commitment to ensuring that the crimes of communism are neither forgotten nor distorted, and that Albania’s historical and cultural heritage is examined with honesty and fairness. Above all, may it remind us that a nation’s greatness is not measured only by its economic progress or political institutions, but also by its willingness to recognize its mistakes, honor those who suffered, and defend the dignity of every human being.

As Albanian-Americans gather to honor Cardinal Simoni, we celebrate not only a remarkable life but also the values that unite us across generations and across the Atlantic: faith, freedom, human dignity, and love of country. Happy 98th birthday, Your Eminence! May God bless you, protect you, and grant you peace. May Albania honor its history, remember its martyrs, and continue its journey toward a democratic future grounded in truth and freedom. Long live freedom of conscience. Long live the enduring friendship between the Albanian and American peoples. And may the truth of history always prevail over the lies and injustices of communist dictatorship.

*The author is a former Director of European Division of the Voice of America (VOA).

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 737
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT