• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES

August 10, 2022 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Gusht 2022

“Excelsior” ka botuar, të entjen e 6 marsit 1913, në faqen n°2, një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje thamë se Kongresi shqiptar përfundoi në Trieste. Këtu janë disa nga anëtarët kryesorë :

1. Z. Dervish Hima, gazetar shqiptar, i cili prej vitesh në Vjenë mbron pavarësinë e vendit të tij.

2. Z. Mark Kakarriqi, nga komiteti organizativ, kryetar i rrethit franko-shqiptar të Triestes.

3. Z. Faik Bej Konica, Kryetar i Kongresit.

4. Z. Shtjefën Curani, Kryetar i Komitetit Organizativ.

5. Z. Fan Noli, prift ortodoks.

6. Z. Hilë Mosi.

7. Z. Masar bej Toptani.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari

August 10, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823.

Ishte një nga djemtë e Kiço Boçarit, prijës i krahinës së Sulit. Bashkë me familjen dhe gjithë suljotët u largua 1803 drejt Korfuzit, nën presionin e Ali Pashë Tepelenës, që kërkonte të kontrollonte gjithë zonën rreth Janinës. Aty ai ishte pjesë aktive e Regjimentit Shqiptar (Regiment Albanais) të Ushtrisë Franceze. Kulmin e aftësive të tij luftarake e tregoi me fillimin e kryengritjes greke kundër osmanëve, më 1821 e më pas, ku morën pjesë edhe mijra shqiptarë të tjerë nga të dyja anët e luftës. Ai luajti rol të rëndësishëm në rrethimin e parë të Mesolongjit, që ishte kthyer në simbol rezistence.

Më 9 gusht 1823, Boçari në krye të 350 suljotëve u hodh në sulm kundër trupave osmane. Suljotët u shkaktuan dëme të mëdha trupave osmane, por Boçari ra në betejë. Për të nderuar kujtimin e tij, e varrosën në Mesolongj. Varri iu shkatërrua, pas rënies së Mesolongjit, nga trupat osmane që pushtuan qytetin.

Marko Boçari ka një kontribut të veçantë edhe në fushën kulturore, duke na dhënë një prej teksteve më të vjetra në dialektin e shqiptarëve të Çamërisë, teksa sa ishte në Korfuz, hartoi dhe botoi fjalorin shqip-greqisht, ku shqipja i përkiste atij dialekti.

Figurën e tij e përkujtojme sot me një skicë portet e shkëputur nga Fototeka e AQSH, dhe një këngë folklorike mbledhur në Vuno të Himarës nga Kol Kamsi.

#ArkivatKujtojnë

Filed Under: Histori

FRANCE-SOIR (1949) / “NJË PLEBISHIT DUHET TË VENDOSË PËR FATIN E SHQIPËRISË…”— DEKLARATA E MBRETIT ZOG NË KAJRO

August 8, 2022 by s p


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Gusht 2022

“France-soir” ka botuar, të enjten e 1 shtatorit 1949, në faqen n°5, deklaratën e mbretit Zog në Kajro në lidhje asokohe me të ardhmen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë…” thotë ish-Mbreti Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kajro, 31 gusht (A.F.P.). — Në deklaratën për shtyp të publikuar sot në Kajro nga “Legata Mbretërore e Shqipërisë”, ish-Mbreti Zog deklaron në veçanti :

“Pas kaq shumë sakrificash të përgjakshme dhe përpjekjesh të mjerueshme vëllavrasëse që na janë imponuar në dhjetë vitet e fundit të historisë sonë, detyra e çdo shqiptari është t’i shërbejë me besnikëri çështjes së atdheut dhe të ketë besim në të ardhmen e tij.

Ditën kur kjo do të jetë e mundur, mbreti do të kërkojë që të organizohet në atdhe një plebishit legal dhe i paanshëm nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe qeveria kombëtare që do të formohet më pas do të arrijë vëllazërimin dhe garantimin e lirisë.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Biblioteka e Familjes Vlora

August 8, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello/

Një nga llojet e bibliotekave që kanë ekzistuar në Shqipëri para dhe pas vitit 1912 ishin edhe bibliotekat private. Këto zotëroheshin nga familjet e mëdha shqiptare. Kështu, një nga bibliotekat më të pasura private ishte ajo e Familjes Vlora. Kjo bibliotekë është themeluar që në shek.XVII-të. Ajo përmendet nga udhëtari i famshëm turk Evlija Çelebi dhe disa autorë francezë, si François Pouqueville në librin “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l’Empire Ottoman”, Paris,1805 dhe Auguste Boppe në librin “L’Albanie et Napoléon”, Paris, 1914. Për arsye të ndryshme, ajo është shkatërruar disa herë.

Në koleksionet e kësaj biblioteke kishte libra dhe dorëshkrime në gjuhët orientale (osmane, arabe, perse), greke, latine, italiane dhe franceze.

Duke nisur nga viti 1875 një nga pinjollët e Familjes Vlora, Syrja beu (i vëllai i Ferit Pashë Vlorës) dhe i biri i tij, Eqrem bej Vlora, do ta rithemelojnë këtë bibliotekë.

Në vitin 1914, ajo kishte 14.600 libra dhe 2000 dorëshkrime. Për shkak të trazirave politike në të cilat u përfshi Shqipëria në këtë periudhë, një pjesë e tyre u dëmtua.

Në vitin 1938, kjo bibliotekë kishte 8.700 libra e dorëshkrime në gjuhë të ndryshme (osmanisht, arabisht, persisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, greqisht dhe shqip) si dhe 138 Kur`ane të shkruara me dorë, të cilat, Eqrem beu i kishte mbledhur në Stamboll, Egjipt, Persi, Marok dhe Indi.

Pjesë e kësaj biblioteke ishte edhe një koleksion armësh me vlerë të jashtzakonshme, objekte arkeologjike dhe suvenire të kulturave dhe popujve të ndryshëm, të mbledhura nga Syrja dhe Eqrem beu. Të gjitha këto u konfiskuan pas 1944 për tu bërë pjesë e bibliotekave e muzeve të Beogradit dhe Tiranës.

Filed Under: Histori

Në ditëlindjen e Çabejt…

August 6, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

#SiSot, më 6 gusht 1908 lindi në Eskishehir, Turqi, akademiku i shquar Eqrem Çabej. Studimet fillore i kreu në Gjirokastër. Më pas kreu shkollën e mesme në Klagenfurt dhe, pasi braktisi fakultetin e mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet.

Me kthimin e tij në Shqipëri dha mësim në gjimnazin e Shkodrës, në Shkollën Normale të Elbasanit, në Liceun e Tiranës, si dhe punoi për një kohë të shkurtër në Ministrinë e Arsimit. Më 1940 filloi punën ambicioze dhe fort të vyer për hartimin e Atlasit Gjuhësor të shqipes. Pas Luftës II Botërore ishte anëtar i Institutit të Shkencave e më pas pedagog në Universitetin e Tiranës dhe anëtar themelues e akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Ndërkohë, jo vetëm puna e tij, por edhe jeta profesionale e intelektualit dëshmojnë se me atdhedashurinë nuk bënte kompromise. Kjo duket edhe nga dokumenti i shtatorit të vitit 1942, që bashkëngjisim më poshtë. Është dorëheqja e atëherë prof. Çabejit nga anëtarësia në Institutin Mbretëror të Studimeve Shqiptare.

Çabej ka kryer studime në fushë të leksikologjisë, gjuhësisë historike të shqipes, dialektologjisë, etimologjisë, etj. Është autor i botimit kritik dhe faksimile të “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe autor i Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe. Akademik Çabej ndërroi jetë pak ditë pas ditëlindjes së tij së shtatëdhjetë e dytë, më 13 gusht të vitit 1980.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit
  • Mirëqenia mendore dhe shëndeti i sistemit tretës
  • SKËNDERBEU DHE ALFONSI I ARAGONËS: KËNDVËSHRIME TË TJERA
  • Ismail Qemali mes hafijeve dhe gjeopolitikës: Botohet për herë të parë letra e panjohur e vitit 1902
  • 8 nëntor 1462 – Dita e shkrimit të “Formulës së Pagëzimit” nga imzot Pal Engjëlli
  • GJON MILI – IMAZHET PA FORMË DHE ONEIRIZMI POETIK
  • Nëntori i historisë dhe i kujtesës kombëtare
  • FILATELIA PËRBALLË HISTORISË – 118 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT
  • Portreti i një intelektuali …

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT