• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROMEMORJE E ISMAIL QEMALIT DREJTUAR SULLTANIT ABDYL HAMIDI, ME TË CILËN KËRKONTE ZBATIMN E KUSHTETUTËS DHE REFORMAVE

July 25, 2022 by s p

Adil Fetahu

(Qeveritarët ndahen në tri kategori:Të parët janë ata që kanë mend vetë e dijnë ta drejtojnë shtetin me zotësinë e tyre,dhe këta janë më të mirët. Të dytët janë ata që nuk kanë mend vetë, por përfitojnë na zotësia e këshilltarëve të tyre, dhe këta janë mesatarët. Të tretët janë qeveritarët që nuk janë të zotët as vetë dhe as dijnë të përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre, dhe këta janë më të humburit”. – Niccolo Machiavelli).

Ismail Qemali (1844 – 1919) ishte një nga personalitetet më të ditura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Dyzet vjet shërbeu në administratën e Perandorisë Osmane dhe ishte njeriu më i arsimuar dhe më i ditur i asaj administrate. Pas mbarimit të Gjimnazit të njohur “Zosimea” në Janinë,k ishte kryer  studimet për drejtësi dhe ekonomi në Paris. Përveç gjuhës amtare shqipe, njihte  osmanishten, turqishten, greqishten e vjetër, latinishtn,I talishten dhe frengjishten. Në Perandorinë Osmane kreu me sukses detyra në pozita të larta në cilat i ishin besua: guvernator i përgjithshëm i Talinës (Bullgari); Danubit të Poshtëm; Bolluit e Galipolit (Turqi); Bejrutit; Libanit:, Sirisë. Ishe këshilltar personal i sulltanit Abdyl Hamidi II,  në perudhën 1892-1900.  Ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë Shtetëror. Kur u emërua Vali i Tripolit (Libi) në vitin 1900, nuk shkoi atje, por la karieren, familjen dhe pasurinë e tij në Turqi, e shkoi nëpër kryeqytetet e Europës për të përfituar përkrahje për pavarësinë e Shqipërisë. Dhe ja fjalia lapidare që kishte thënë për punën e tij të mëtejme në shërbimtë të atdheut: ”Veziri i Madh (kryeministri,v.j.), Qemal Pasha, nguli këmbë të qendroja përkrah tij dhe më ofroi një portofol në qeveri. Në rrethna të tjera do ta kisha praniuar këtë detyrë të nderuar me kënaqësi, por tani një detyrë më e lartë me shtrëngonte ta hidhja poshtë oferten. Nuk e kisha më vendin aty, e kisha tek atdheu im, të cilit ia kisha borxh t’i shërbeja deri në fund”, kishte thënë Ismail Qemal Beu. Dhe punoi pareshtur plot dymbëdhjetë vjet, derisa arriti ta shpallë pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, dhe u zgjodh kryeministër e ministër i jashtëm i shtetit të tij, detyra këto që i kreu me përkshtim deri më 22 janar 1914, në kohën kur territori i Shqipërisë ishte i pushtuar nga ushtri të hueja dhe rrezikohej copëtimi i saj midis monarkive fqinje. 

Meritën e Ismail Qemalit për pavarësinë e Shqipërisë e ka panuar edhe tirani shqiptar, Enver Hoxha. Në librin e tij, “Vepra…” vëllimi 24, fq.14, shkruan: “I mbështetur fuqimisht në kryengritjen e përgjithshme të armatosur e me vullnetin e delegatëve të ardhur nga të gjitha anët e Shqipëisë, Plaku Ismail Qemali kreu aktin e shkëlqyer historic, duke ngritur më 28 Nëntor 1912 Flamurin Kombëtar në Vlorën heroike, dhe duke shpallur Pavarësnë e plotë të Shqipërsë”. 

Në kohën kur Perandoria Osmane kishte “marrur teposhtëzen”, për shkak të  tiranisë së Sulltanit Abdyl Hamidi II, korrupsionit dhe “brejtjes” nga barenda dhe synimieve të Fuqive të Mëdha të Europës nga jashtë,  Sulltani i kishte kërkuar këshilltarit të tij, Ismail Qemal Beut, të përgatiste  një relacion si udhërrfyes se si të dilej nga situata e krijuar. Ismail Beu e kishte bërë një analizë të hollësishme të gjendjes, të shkaqeve dhe pasojave që mund të ndodhnin, dhe kishte propozuar reforma të menjëhershme radikale për ta tejkaluar gjendjen e krijuar, duke insistuar në rikthimin e zbatimit të Kushtetutës, të cilën vet  Sulltani e kishte miratuar sapo kishte hypur në pushtet në vitin 1876, por që më vonë, me zhvillimin e tiranisë së pushtetit të tij e kishte lënë jashtë fuqie dhe i ndiqte e persekutonte këdo që kërkonte zbatimin e saj.  Ismail Beu, me një gjuhë diplomatike, me elozhe për personalietin e Sulltanit, me guximin e pashoq, me akuza mjaft të rënda mu në adresë të Sulltanit dhe të njerëzve të pazotët e të korruptuar përreth tij, me sinçeritetin e dashamirësit të Perandorisë, i propozon Sulltanit zgjidhje, të cilat do ta çlironin Perandorinë nga trazirat e brendshme dhe nga  aspiratat e pesionet e jashtme. Sipas tij, zgjidhja e krizës mund të bëhej me rikthimin dhe zbatimm e kushtetutës, të përmirësuar duke ia përshtatur kohës dhe kushteve të reja, me zgjërimin e të drejtave qytetare dhe të nacionaliteteve, me zhvillim ekonomik dhe me zgjedhjen e njerëzve të aftë e të ndershëm në postet e rëndësishme të administratës së Perandorisë. Vetëm një kokë e mençur dhe një trim i sinçertë,siç ishte Ismail Qemali ka ditur dhe guxuar t’ia bëjë sulltanit më tiran, në kohën kur për kërkesa ose kritika shumë më të vogla, shumë funksionarëve të lartë të Perandorisë “i ka mbetur koka pa kapuç, ose kapuçi pa kokë”. Po, duket se Sulltani e kishte kuptuar sinçeritetin dhe përkushtimin e Ismail Beut për të ruajtur pavarësinë dhe prestigjin e Perndorisë  prandaj ka mundur t’i kapërdijë kritikat, fajet dhe akuzat që ia kishte shqiptuar në Promemorje. 

Teksti i Promemorjes së Ismail Qemalit , të cilën ia kishte dërguar Sulltanit tiran Abdyl Hamidi, është një urrëfyes i mirë edhe për “sulltanët”, tiranët e kohës sonë. Është tekst i gjatë, por ia vlenë të lexohet nga të gjithë ata që janë në pushtet, ata që pretendojnë të marrin poste në pushtet, ose ata duan të dijnë se si duhet të udhëhiqet shteti.  Tekstin e Promemorjes e mora nga libri: ISMAIL QEMALI – përmbledhje dokumentesh 1888 – 1919; përgatitur nga Teuta Hoxha.

* * *

TEKSTI I PROMEMORJES:

“Madhëria juaj  e mban mend se kur unë u ktheva nga Bejruti, ju parashtrova një relacion të gjatë. Në atë relacion provoja me fake se politika që po ndiqnim në  fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në atë të qeverisjes së vendit do të vinte në rrezik të madh Perandorinë. Sjelljet e çuditshme të Fuqive të Mëdha, të cilave u ka ardhur më për mbarë që të heshtin, shumë njerëz duan t’i paraqesin si një sukses e si një fitore të shërbëtorëve të sinqertë të Madhërisë suaj. Megjithatë, unë, që në atë kohë vija në dukje se kjo ishte një fatkeqësi e madhe, sepse fliste për një izolim të plotë, gjë që ishte si një vetëvrasje.  Parashtroja hapur se me metodat e këqija të qeverisjes, që sundonin në vilajetet perandorake, po u thithej gjaku shtetasve. Pjesa më e madhe e atij relacioni i kushtohej çështjes së Egjiptit. Kjo duhej ta preokuponte mendimin e Madhërisë suaj më shumë se çdo çështje tjetër, sepse tamam këtu ishte zanafilla e ruajtjes së të drejtave të shenjta të  Khalifatit islam, i cili do të bënte Perandorinë Osmane që nëpërmjet këtij të siguronte një autoritet të shenjtë në botën islame dhe një forcë të madhe morale ndaj shteteve që janë të interesuara për çështjet që kanë të bëjnë me Lindjen.

Me qenë se Madhëria juaj urdhëroi që unë të parashtroja mënyrat  se si mund të zgjidhej e të rregullohej kjo çështje, si edhe pikëpamjet e mia vetjake lidhur me këtë,  nëpërmjet një vargu projektesh e relacionesh unë nxora në pah shkaqet e thella e të feshehta nga të cilat kishte lindur kjo çështje dhe parashtrova mënyrat dhe masat politike që do të siguronin zgjidhjen e saj në përputhje me të drejtat e shenjta (të Egjiptit) dhe me interest e Perandorisë Osmane.

Mendimet që pata parashtruar unë në atë kohë patën tërhequr si duhet vëmendjen e Madhërisë suaj. Dhe kjo pati ndodhur në një kohë, kur ata që ishin të interesuar në çështjet egjiptiane qenë treguar plotësisht të gatshëm që të adaptonin një politikë pajtimi. Mirëpo, më pas, për ndonjë arsye që s’dihet, mënyra që pata propozuar unë për zgjidhjen e çështjes egjiptiane dhe për çështjet e tjera të parashtruara  nga unë, qenë larguar nga qendra e vëmendjes së Madhërisë suaj. Në këtë mënyrë pra, humbëm një kohë të çmuar prej tre-katër vjetësh.

Pata theksaur se trazirat e brendshme, të shkaktuara nga metodat e këqija të qeverisjes së vendit dhe nga aktet arbitrare dhe korrupsioni, ku ishin zhytur nëpunësit qeveritarë të çdo shkalle, do të arrinte një pikë kritike të atillë që të shkaktonin zemërimin e botës së qytetëruar dhe ndërhyrjën e Fuqive të Mëdha. Kur rreziqet, për të cilat kisha frikë se mund të ndodhin, filluan të nxjerrin krye, me ndjenjen e thellë të  besnikërisë sugjerova se detyra më e shenjtë për një Padishah largpamës, që e do të mirën e shtetesave, dhe rruga më e drejtë që duhej të ndiqte ky, ishin që të drejtat dhe interesat e shetit t’i pajtonte e t’i harmonizonte me të drejtat dhe interesat e shtetasve dhe që thirrjeve të tyre për ndihmë e mëshirë dhe ankimeve kundër padrejtësive, t’iu përgjigjet duke zgjëruar rrethin e lirisë së mendimit e të veprimit të tyre dhe duke u dhënë atyre të drejta më të mëdha për të marrë pjesë në qeverisjën e vendit, në  përputhje me kërkesat e kohës dhe me aftësitë e tyre të fituara gjatë jetës.

Unë parashtrova më këmbëngulje edhe mendimin lidhur me vendimet e fshehta që kisin marrë ambassadorët e  të tre Fuqive të Mëdha mbi reformat në gjashtë vilajetet e banuara me shumicë nga armenët. Unë theksoja se ishte e domosdoshme të njihej nga Porta e Lartë përmbajta e atyre vendimeve përpara se t’i paraqitej kësaj projekti që po përgatitnin ambasadorët, se në vend të reformave të veçanta të imponuara nga të huajt, të zbatoheshin sa më parë reforma të përgithshme e të reja, nga të cilat do të përfitonin të gjithë shtetasit e Perandorisë dhe se po të bëhej një gjë e këtillë përpara se ambasadorët të paraqitnin projektin e tyre, edhe ndërhyrjes së huaj nuk do t’ hapej porta, edhe shtetasve Osmanë do t’u bëhej qejfi dhe zemrat e tyre do të fitoheshin më shpejt.

Pikëpamjet dhe mendimi im modest lidhur këtë çështjet mund të mos jenë përputhur me informatat dhe të dhënat (e njërëzve që e rrethonin Sulltanin, v.j.) ose më drejt, me makinacionet tradhtare të shërbëtorëve që gëzojnë besimin e Madhërisë suaj. Prandaj edhe nuk u morën parasysh. Madje u fol edhe se pikëpamjet e mia mund të ishin një dredhi e kurdisur me shtytjen e ndonjë shteti tjetër për t’i hapur rrugë realizimit të aspiratave e qëllimeve të caktuara politike. Ndjenja e besnikërisë sime ishte aq e fuqishme dhe vendosmëria në mendimet e mia ishte aq e patundshme, sa që  këto nuk do të dobësoheshin nga yshtjet e poshtra të disa maskarenjëve që ia turbulluan mendjen Madhërisë suaj. Për këtë arsye, dhe meqë e dija se ngjarjet e mëvonshme do të vërtetonin se kisha pasur të drejtë, as shpirti nuk m’u ligështua, as korrektësia në dhënien e mendimeve nuk m’u cenua sadopak.  Vetëm më erdh keq se nuk arritëm të përfitonim nga një rast që nuk do të  na vinte më në dorë.

Madhëria juaj, domosdo, do ta pranonte sot se këmbëngulja ime për t’ju parashtruar të vërteten, këmbëngulje kjo që i pat kaluar caqet e edukatës sime, e kishte burimin në dëshirën fisnike e prej njeriu besnik që të siguroheshin mënyrat për shpëtimin e popullit e të Perandorisë suaj. 

Madhëria juaj, domosdo do të pranonte se, sikur reformat të cilat ishin bërë një domosdoshmëri, të kishin filluar që në atë kohë me tërë seriozitetin dhe çiltërinë e duhur, as pavarësia e Perandorisë nuk do të kishte pësuar goditje të rënda, as territori i saj nuk do të kishte marrë pamjen e një skeme tragjike dhe të një kasaphane të madhe. Të mos i shkojë mendja Madhërisë suaj se duke ju bërë një expose të ngjarjeve të këtyre kohëve të fundit dhe duke ju parashtruar mendimet e mia modeste kam për qëllim t’i kundërvihen Personit tuj perandorak. Jam i sigurt se Personi juaj i lartë, meqë jeni Padishah i këtij vendi dhe i kësaj Perandorie, nuk doni gjë tjetër veçse lulëzimin dhe lumturinë e Perandorisë dhe begatinë e mirëqenien e shtetasve. Por nuk mohohet as kjo, që sa të larta janë qëllimet dhe mendimet e  Madhërisë suaj, aq të tilla e të papranueshme janë mënyrat se si vihen në jetë ato, gjë që po ngjallë zemërimin e shtetasve  dhe po shkakton dëshprimin e shërbëtorëve tuaj besnikë.

Sikur të mblidheshin iradet e larta, ligjet dhe rregulloret që kanë dalë e që janë botuar gjatë periudhës prej njëzet vjetësh të mbretërimit tuaj, do të formohej një vëllim i trashë dhe i plotë që do të përfshinte çështjet e thella e të gjithanshme teorike të shkencës administrative dhe të gjitha parimet e së drejtës administrative. Por, ç’e do se këto irade janë ndryshuar brenda caqeve të ngushta të rezervimit dhe zbatimi i tyre u është besuar njerëzve të paaftë. Kështuqë qëllimet fisnike të Madhërisë suaj kanë mbetur vetëm në potencë, kurse vendi ka mbetur në një gjendje që po keqësohet çdo ditë e më shumë.

Emri i mirë dhe fama e Madhërisë suaj qenë përhapur te shtetasit që përpara hipjes suaj në fron. Përmbajtja e nderuar e hatt-i humajunit (Kushtetutës, v.j.) që u botua  fill mbas kurorëzimit, u kundrua nga të gjithë si një dokument i posaçëm shpëtimi për popullsinë dhe hipja në fron e Madhërisë suaj u quajt si pikënisja e një periudhe ngritjeje e përparimi për Perndorinë Osmane dhe për popujt osmanë. Kushetuta dhe dekreti Perandorak mbi miratimin dhe botimin e shpalljen e saj tregojnë se Madhëria juaj i çmon si duhet të këqijat dhe rreziqet e sistemit despotik të qeverisjes dhe të mirat e anët pozitive të konstitucionalizmit. Gjëra të këtilla, siç janë të drejtat e njeriut, liria dhe kushtetuta, madje edhe në vendet e qytetëruara janë fituar nëpërmjet kryengritjeve të përgjakshme të popullit. 

Në fillim të periudhës së mbretërimit tuaj lindën shpresa shumë të mëdha për lulëzimin dhe të ardhmën e Perndorisë. Mirëpo, gjendja në të cilën ndodhet sot Perandoria tregon se fundi ka për të qenë shumë tragjik.

Pasardhësit tanë do të gjykojnë e do të japin mendim mbi veprimet e tanishme që janë në kundërshtim me frymën e shëndoshë e të lartë të periudhës fillestare të mbretërimit tuaj dhe do të zbulojnë e do të kritikojnë shkaqet e thella të të gjitha këtyre fatkeqësive të mëdha që kanë pllakosur Perandorinë dhe popullin që prej njëzet vjetësh e tëhu. Ata nuk do të gjejnë dot fjalë për të mallkuar udhëqësit e  kohës së mbretërimit tuaj, të cilë, për të shtuar pasurinë e tyre dhe për të ruajtur pozitat e larta, kanë sakrifikuar edhe të drejtat dhe interesat e shenjta të Perandorisë, duke u bërë kështu shkaktarë për krijimin e gjendjes së tanishme. Tanimë është bërë si diçka e lejueshme (dhe kjo vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen e Madhërisë suaj) praktika e shëmtuar që vëllai të spiunojë kundër vëllait e djali kundër babait dhe që gara se kush do t’ia kalojë tjetrit në shpifje nga më të ndryshme të kundrohet si tregues i aftësive dhe i meritave të njerëzve.

Përhapja kaq e gjërë e korrupsionit, sidomos në shtresat e larta, të cilat janë prekur plotësisht nga ky veprim, ka bërë që të mos kemi sot një administratë qendrore që të mund mbronte të drejtat e shtetit perandorak dhe një qeveri që të përpiqej me të vërtetë për të zgjidhur hallet e popullit.

Në ushtri, e cila është forca që do t’u bënte ballë sulmeve të armiqve, mungojnë rregulli dhe organizimi, është shthurur disiplina. Flota s’ekziston fare. Admiraliati është bërë mjet ushtrimi i një njeriu të vetëm. Për sa i përket Ministrisë së financave, kjo ndodhet jo në pozitë të vështirë, por në një krizë të tmerrshme që nuk mund të parafytyrohet dot. Populli i thjeshtë, i cili po vuan për shkak të turbullirave të tanishme, nuk është në gjendje të paguajë taksat. Por edhe ajo shtresë e popullit që nuk është e prekur nga kriza politke që ka pllkosur vendin, është e shrënguar të presë se si do të përfundojë çështja dhe të pezullojë e të shtyjë për më vonë pagimin e taksave. 

Të gjitha këto që u parashtruan këtu janë asi faktorësh shkatërrues që do të mjaftonin për të shembur edhe shtetin më të fuqishëm në botë. Për këtë arsye shërbëtorët tuaj largpamës po i shqetëson mendimi se në territorin e Peradnorisë mund të shperthejnë dy lloj kryengritjesh që do të silllnin fundin e Perandorisë. Madhëria juaj e di se në botë ka dy lloj kryengritjesh. Njëra është ajo e elementëve mendjelehtë, të cilët ngrihen me armë në dorë kundër administratës shtetërore, pa menduar pasojat e rënda të veprimeve të tyre dhe pa llogaritur efektin shkatërrimtar të mjeteve të përdorura prej tyre. Tjetra është ajo që shpërthen nga pakënaqësia e përgjithshme, e shkaktuar nga dhuna dhe nga veprimet arbitrare të njerëzve ambiciozë të cilët, të shtytur nga zelli e nga dëshira që të mbajnë gjallë ide e pikëpamje të kota, të cilëve u ka kaluar koha e që nuk u ka mbetur më forcë ndikuese, dhe që të ruajnë e të mbajnë në këmbë një sistem qeverisjeje që u shërben interesave të tyre të paligjshme duan të pengojnë ecjen përpara të shoqërisë. Kushtet dhe rrethanat e favorshme për kryengritjen e llojit të parë ekzistojnë sot në Rumeli dhe në Anadoll. Kurse shkaktarë për kryengritjen e llojit të dytë do të ishin ata persona, mendimi i të cilëve është sot ligj për administratën shtetërore.

Në cilëndo krahinë të Perandorisë që të shpërthen kryengritja, motivet dhe shkaqet që do të provokonin atë dihen dhe mund të caktohen që tani. Në vend se të mendohet seriozisht mbi nevojat e popullit dhe mbi kërkesat që paraqet koha e sotme, në vend se të kryhet me kohë çdo gjë që  e kërkojnë parimet e drejtësisë dhe logjika, dhe në vend se të drejtat e Perandorisë të konsolidohen nëpërmjet sigurimit të jetës dhe të të drejtave të shtetasve, nuk po merren parasysh as kërkesat e tyre më elementare e më se të arsyeshme, nuk  po merren parasysh as lutjet e tyre më të thjeshta për t’i dhënë fund dhunës e zullumeve. Ata që paraqesin të këtilla kërkesa e lutje bëhen subjekt i gjithfarë ndjekjesh e persekutimesh. Kur bëhen kërkesa të këtilla, sipas njerëzve në qeveri lind një problem. Të shqyrtohen mënyrat për zgjidhjen e këtij problemi do të thotë, sipas tyre të tregohesh tolerant e zemërgjërë në plotësimin e kërkesave të paraqitura, gjë që jo vetëm inkurajoka kryengritësit, por nxitka edhe të  tjerët për kryengritje. Aq shumë po shtohen dhe aq dendur po përsëriten gabime të këtilla, sa nuk mund të thuhet se vijnë nga injoranca dhe mosdija. Duhet thënë se ato e kanë burimin në mësheftësinë e shtirur ose në tradhti. Në një kohë kur preokupacioni për të ardhmën, i cili është shtojcë e mjerimit të shkaktuar nga varfëria dhe nga gjendja e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet sot populli, ua ka bërë dhallë mendjen të gjithë shtetasve të Perandorisë aq sa e ka bërë të pamndshme edhe vjeljen e taksave shtetërore; është marrë nisma për mbledhjen e një ndihme në të holla të quajtur “Ndihma për organizimin e ushtrisë” dhe në pjesën më të madhe të vendit për këtë qëllim po përdoren mjete shtrënguese. S’ka asnjë njeri besnik që do sovranin e tij dhe që i vlerëson drejt efektet e tanishme dhe pasojat e rënda në të ardhmën të krizës që ka pllakosur vendin, i cili në një situatë të këtillë të dilte me propozimin që Perandoria të ndërmerrte veprime të cilat, nga  shtetasit do të kundrohen si veprime që mund të çonin Perandornë gjer atje sa ajo të ishte e shtrënguar të luftonte kundër gjashtë shteteve e që do të trondiste popullin, që në fakt është tmerruar nga lufta dhe të cilat nga opinioni publik i jashtëm do të interpretoheshin si veprime që presupozojnë armatosjen e myslimanëve kundër të krishterëve.

Për këta njerëz (e ka fjalën për klikën e Sulltanit, v.j.), të cilët kanë dijeni gjer për mosmarrëveshjet midis burrit e gruas në familjen më të thjeshtë të vendit, Ju thoni se nuk kanë dijeni për rrezikun që kërcënon sot të ardhmën e Madhërisë suaj dhe ekzistencën e Perandorisë! {…}.* Ajo (është fjala për Anglinë, v.j.), po e intensifikon veprimtarinë e saj politike. Meqenëse Perandoria Osmane po bënë gabimin e madh, dhe vazhdon me këmbëngulje ta thellojë këtë gabim e që po shmanget nga poli magnetik i interesave kombëtare dhe nga vija e drejtë që ishte caktuar që prej një shekulli nga sulltanët e mëdhenj parardhër dhe nga burrat e shquar të politikës, ajo (Anglia,v.j.) po pret kohën e voltishme që të realizojë qëllimet e veta. Ajo nuk mund të mendojë për një fitore të shpejtë, që do të vente në rrezik pozitat e larta e të privilegjuara që ajo ka fituar në mbarë botën e sidomos në Lindje, duke përfituar qoftë nga gabimet tona të njëpasnjëshme, qoftë nga ndryshimet që kanë ndodhur në botë këto kohët e fundit dhe që  do ta bënte atë të harronte mësimin që mori nga marrëveshja e Skeles së Hungarit.

Në qoftë se, ta zëmë, për një çast ndonjë nga ne do të shfaqte dëshirën që Perandoria të anulonte marrëveshjet e përfunduara me Fuqitë e Mëdha, me qëllim që t’i kundërvihej kësaj aleance serioze, e cila do të ishte në gjendje të mbronte interesat e tanishme të këtyre sheteve, atëherë duhet që këtë dëshirë të mos e kundrojnë si një të këtillë që frymëzohet nga qëllimi i mirë, por si një dredhi të mallkuar. Sepse Perandoria Osmane, që të shlyejë detyrimet morale që ka ndaj Fuqive të Mëdha e ndaj gjithë botës së qytetëruar, që të sigurojë jetën e shtetasve të saj dhe të ulë zemërimin e opinionit publik të jashtëm, është e detyruar të zbatojë reforma radikale, të cilat do të tregonin se ajo po e braktisë rrugën e gabuar që ka ndjekur gjer më tani, rrugë që është provua me fakte – se është e rrezikshme.Për sa u përket reformave që është menduar të zbatohen, ne nuk e dijmë se ç’përmban projekti të cilin e kanë përgatitur ambasadorët dhe që ua kanë parashtruar qeverive të tyre për miratim. Megjithatë, pikat themelore të tija mund të merren me mend fare lehtë. 

Parardhësit e mëdhenj të Madhërisë suaj gjithmonë venin në poste drejtuese burrat më të zotët të kohës, që  ishin të pajisur me culture të gjërë e me aftësi të mëdha natyrore.  Për të zbuluar një  të vërtetë të çfardoshme, për të  përcaktuar vlerat dhe aftësitë e secilit  dhe madje për të zbuluar tendencat individualiste që 

*) Ka ndërprerje të tekstit të Promemorjes, dhe nuk dihet se është I gjatë teksti që mungon.

lindnin nga pozita e lartë drejtuese, ata (sulltanët, v.j.) përdornin metodën e ballafaqimit të mendimeve e të opinioneve të ndryshme. Çdo veprim dhe çdo masë me karakter shtetëror që ndërmerrnin e përputhnin me kërkeat e kohës. Sa herë që ndodhte ndonjë incident në territorin e Perandorisë dhe sa herë që bëhej ndonjë propozim apo ushtrohej ndonjë presion nga jashtë, ata  mbështeteshin në zellin, në patriotizmin dhe në  aftësitë e ministrave, të cilët ata i quanin një garancë të fortë për mbrojtjen e Perandorisë dhe të interesesave të saj. Ata i nxitnin ministrat që të përpiqeshin me gjithë shpirtë për zhvillimn e brendshëm të Perandorisë dhe të ndërmerrnin veprime që i garantonin Perandorisë besimin e Evropës dhe i shërbenin forcimit të mëtejshëm të pushtetit shtetëror, gjë që, nga ana e saj, i shërbente sigurimit të vendit dhe të jetës e të drejtave të popullit. Kurse tani Madhëria juaj po mbështetet në njerëzit më të paaftë e më pa karakter, duke u besuar këtyre drejtimin e vendit e duke u këshilluar me këta për çështje të rëndësishme shtetërore. Sot si tregues i meritave të njerëzve është o injoranca, o poshtërsia. Prandaj zotësia mendore dhe aftësitë natyrore as që merren parasysh. Për shkak të këtyre njerëzve që gëzojnë besimn tuaj e që janë njerëzit tuaj më të afërm, Perandorisë i ranë në kokë shumë fatkeqësi dhe si pasojë pushteti shtetëror u dobësua dhe vet Personi juaj perandorak u bë objekt kritikash nga ana e opinionit të botës. Përpjekjet e këtyre njerëzve për të ruajtur pozitat ngjallën zemërimin e shumë të rinjve të zgjuar dhe të shumë veteranëve të cilët patën dhënë prova se ishin të zotët, u bënë shkak që disa të tërhiqeshin në vetmi të plotë dhe disa të tjerë të merrnin arratinë. Meskiniteti i atyre që gëzojnë favore frenon dhe  tregon se qeverisja e vendit është lënë në dorën e njerëzve të paaftë. Kurse qëndrimi   dinjitoz e prej njerëzish të ndershëm i atyre që janë persekutuar, vërteton se populli Osman është i denjë për një aparat qeverisjeje të shëndoshë, që përputhet me evolucionin e epokës së sotme dhe se ai ka në vetvete forca të  gjalla që janë të mjaftueshme për krijimin e një partie të këtillë. 

Reformat radikale që Fuqitë e Mëdha do të miratojnë e do të rekomandojnë si përgjigje ndaj këtij realiteti, natyrisht  do të kërkonin të jepeshin garanci të forta se qeveria e vendit do t’u besohej njerëzve të aftë dhe se popullit do t’i sigurohej e drejta të merrte pjesë në këtë qeverisje. Mirëpo, sado e arsyeshme dhe e pranueshme të jetë baza e këtyre reformave, këto patjetër se do  të sjellin si  pasojë kufizimin e pavarsisë dhe sovranitetit të Perandorisë. Prandaj, shërbëtorët tuaj që janë të pajisur me ndjenjen e patriotizmit të vërtetë, që të mund të përcaktojnë masat efikase për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje, janë të shtrënguar t’i drejtohen për ndihmë gjykimit të Madhërisë suaj. Kemi përpara një rast me afat shumë të shkurtër. Duhet përfituar nga ky rast pa humbur asnjë minutë. Të humbasësh kohën duke kërkuar mënyra zgjidhjeje të përkohëshme dhe duke përdorur ilaçe të vendit, do të thotë të japësh shkas që helmi të përhapet në gjithë trupin.  Ja, ngjarjet e fundit të Kretës qëndrojnë përpara syve tanë si një mësim i gëdhendur në lapidar. Në qoftë se nuk bëhet përpjekje me seriozitetin më të madh për të gjetur një mënyrë zgjidhjeje shumë efikase e shumë të shpejtë, është më se e sigurtë se do të shpërthejë një revolucion në shkallë kombëtare, flakën e të cilit nuk do të mund ta shuante dot asnjë dorë e fortë. Prandaj, e vetmja mënyrë për shpëtimin e Personit të Madhërisë suaj në situatën e tanishme dhe për sigurimin e së ardhmës së pushtetit tuaj perndorak është që të sigurohet mbështetja e mbarë popullit, e cila është më e fortë së çdo kala.  Madhëria juaj duhet të urdhërojë që administrimi i vendit dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera të vendosen mbi një bazë të atillë që t’i jepte mundësi popullit ta provonte me fakte se e çmonte nderin e madh që të futej në orbiten e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të bënte pjesë në bashkësinë e shteteve të qytetëruara të Perëndimit{…}.

Gjersa ekzistojnë një tog parimesh të drejta dhe të pëlqyeshme, që i kemi si trashëgim nga babai juaj dhe që janë pjellë e frymëzimit tuaj, natyrisht nuk është nevoja që për qeverisjen e vendit të mendohet për ndonjë status të ri dhe të ndërmjetësojnë Fuqitë e Mëdha. Vetm një gjë është e nevojshme të bëhet: t’i jepet fund ngecjes që ka pësuar, për shkak të telasheve dhe vështirësive që dihen që prej njëzet vjetësh zbatimi i kushtetutës, e cila qe përshëndetur nga të gjithë me brohoritje në fillim të hipjes në fron të Madhërisë suaj, dhe të fillohet menjëherë nga zbatimi i masave përmirësuese (nënkuptohet nga zbatimi i reformave,v.j.), që Madhëria juaj pati caktuar në atë kohë. 

Ç’është e vërteta, gjatë këtyre njëzet vjetëve, në krahinat dhe në popujt e Perandorisë Osmane janë bërë ndryshime në fushën e zhvillimit shoqëror e kulturor. Prandaj nuk mund të thuhet se kushtetuta nuk ka nevojë për ndryshime e përmirësime e mund të vihet në jetë ashtu siç është. Kjo bazë e shëndoshë, që pat fituar admirimin dhe miratimin e të gjithë botës dhe që i siguron Perandorisë autoritet e prestigj, duhet të vihet në jetë e duhet të bëhen ndryshime, duke marrë parasysh kërkesat e kohës dhe të vendit. Por në vend se të veprohej kështu, në qoftë se për këtë çështje do të shihej e nevojshme të kërkohej mendimi i disa njerëve që kanë prirje të kundërshtojnë e që vuajnë nga gjithëfarë fiksacionesh, dhe në qoftë se këta njerëz do të fitonin në këtë rast besimin dhe mbështetjen e Madhërisë suaj, ky do të ishte një veprim që nuk do të përputhej me ndërgjegjën e Madhërisë suaj, e cila pasqyron ndjenjat dhe nevojat e këtij populli të pafajshëm, që Zoti e ka lënë amanet në dorën e Madhërisë suaj. 

Pra, ky është shkaku që, duke bërë përbledhjen e vërejtjeve të mia modeste, them që si e vetmja mënyrë për të kapërcyer të gjitha vështirësitë është shpallja e një hatt-i humajusi (dekreti perandorak,v.j.), i cili të përmbajë iraden (urdhërin,v.j.) e prerë perandorake, që të formohet sipas rregullave procedurale, një komision ligjvënës, i përbërë nga njerëz të shquar, të zgjedhur nga populli i kryeqytetit dhe i vilajeteve perandorake, që ky komision të marrë në shqyrtim tekstin e kushtetutës e të përmirësojë nenet që kanë nevojë të ndryshohen dhe që ligji themeltar (kushtetuta, v.j.), i përmirësuar dhe i pasuruar, që do të hartohet në këtë rast, mbasi t’i jetë parashtruar Madhërisë suaj e mbasi ta ketë marrë miratimin perandorak, të hyjë në fuqi menjëherë.

Aq i bindur jam se mendimet që po marr guxim t’i shfaqi janë të drejta, sa që, po shtoj edhe këto: posa të merrej vesh se mendimet e parashtruara më sipër janë pranuar nga Madhëria juaj, në të gjithë botën do të dëgjoheshin sërish fjalë të bujshme falënderimi e përgëzimi dhe drita që u ndez me hipjen në fron të Madhërisë suaj do të shëndriste prapë përpara syve të mbarë njerëzimit. Veç kësaj, do të arrihej edhe një rezultat tjetër pozitiv: në qoftë se Madhëria juaj do të kërkonte nga Fuqitë e Mëdha që të shfaqnin  zyrtarisht ashtu si në kohën e shpalljes së reformave dobiprurëse, bindjen e tyre se këto parime të drejta do të mbeteshin në fuqi derisa të ishte bota, atëherë të drejtat  sovrane të Personit tuaj perandorak e të dinastisë mbretërore dhe pavarësia e integriteti tokësor i Perandorisë Osmane do të riafirmoheshin e do të siguroheshin në shkallë ndërkombëtare me një dokument zyrtar që nuk do të mund të hidhej poshtë”.

B B A I

Belediye Kutuphanez

24 shkurt 1897

(Origjinali: Osmanisht)

Adil FETAHU

Filed Under: Histori

TURHAN PASHA, GAZETARIT TË CORRIERE D’ITALIA (1919) : “JA KU GABON GREQIA ME SHQIPTARËT…”

July 25, 2022 by s p


Turhan Pasha (Turhan Përmeti)  (1846 – 1927)
Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Korrik 2022

“Le Temps” ka botuar, të dielën e 2 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratat e Turhan Pashës për Corriere d’Italia me qëllim mbrojtjen e interesave shqiptare asokohe në Konferencën e Paqes në Paris ndaj orekseve greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pretendimet shqiptare

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, Turhan Pasha, në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Shqipëria në Konferencën e Paqes, i bëri këto deklarata para një bashkëpunëtori të Corriere d’Italia :

“Greqia, duke i bazuar të drejtat e saj mbi dendësinë e popullsisë greke në Epirin e Epërm, përjetëson gabimin që bën të konsiderohen si grekë – për shkak se katolikë të ritit grek – 150.000 shqiptarë, të cilët popullojnë luginën e Gjirokastrës dhe fushën e Delvinës.

Nga ana tjetër, nuk është çudi që kultura greke ka mbizotëruar në Shqipërinë e Jugut, pasi qeveria turke i lejoi grekët të hapnin shkolla atje, ndërsa i ndaloi shkollat kombëtare (dmth shqiptare). Prandaj, komisioni shqiptar, nëpërmjet argumenteve të pakundërshtueshme, do të mbështesë mbrojtjen e të drejtave të kombit në Konferencën e Parisit.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

PATËR LEKË LULI, ATDHETARI E FETARI NACIONALIST, I VRARË PABESISHT E MIZORISHT NGA KOMUNISTËT

July 23, 2022 by s p

(Në vëmendje 78 vjetori i vrasjes) 

NGA  NDUE  BACAJ    

C:\Users\user\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.MSO\202EEDE3.tmp

Foto e Pater Lekë Lulit

Malësia e Madhe ka qënë përherë “çerdhja” e patriotizmit  shqiptar ku lindën e u rriten atdhetarë e fetarë, që nuk kursyen as jetën për lirinë, të drejtat njerzore, zakonore dhe trojet etnike shqiptare. Në Malësi të Madhe ndër mote e shekuj, lindën dhe u rriten edhe simbole kombëtare të binomit jetdhënës Fe dhe atdhe. Një ndër simbolet e shquara të binomit Fe dhe Atdhe është edhe nacionalisti kastratas Patër Lekë Luli , i vrarë pabesisht e mizorisht nga komunistët e pa fe e pa atdhe me 16 korrik 1944… 

J E T S H K R I M I :

Patër Lekë Luli ka lindur në Katund të Kastratit të Malësisë së Madhe me 8 mars 1908 , me nanë Lenen dhe babë  Lul Markun (fisi Vulaj). Familja e Lul  Markut do të zbriste heret në qytetin e Shkodrës, para krijimit të regjistrit kombëtar të gjendjes civile (1929-1930) nga mbretëria e Shqiptare. Kjo familje kastratase figuron në regjistrin e gjendjes civile në Shkodër që në vitin 1930.1. Patër Lekë Luli qysh i vogël do të regjistrohej në Kolegjin Franceskan në Shkodër , ku kryen arsimin fillor dhe  atë të mesëm , ndersa në Troshan bënë noviciaten. Arsimimin e lartë për teologji e kryen në kolegjin e Shna Ndout në Romë-Itali. Në vitin 1935 shugurohet  meshtar. Meshen e parë e thotë me 28 dhjetor 1935.  Pas kthimit të tij në Shqiperi Patër Lekë Luli punon në gjimnazin “Illiricum”, si docent në gjimnaz  dhe Drejtor i Shoqërisë Antoniane të Shkodrës me 1938-1939.(Shoqeria Antoniane u krijua me nismen e Patër Ambroz Marlaskaj i cili ishte Drejtor i urdhërit tretë. Kishte si qellim ti jepte  djelmënisë shkodrane  mjete e lehtësinë , në edukimin moral e fetar). Patër Lekë Luli shumë shpejtë do të bëhej një person i njohur e dëgjuar per Shkodren , Malësinë e më gjërë , veçanarisht pë atdhetari e gojtari. Me rastin e 25 vjetorit të  shpalljes së pavarësisë (nentor 1937), në Shkodër do të  organizohej një miting madhështor , ku me këtë rast u mbjaten disa fjalime, si ai i kryetarit të bashkisë Ndoc  Çoba, Ymer Ruzhdia , Nush Topalli dhe Patër Lekë Luli. Tre të parët  fjalimet i kishin të shkruara në letër , ndersa Patër Leka si orator që ishte foli pa letër , duke u brohoritë e duartrokitë më shumë se asnjë nga ata që folen në këtë miting. Ai kishte qenë edhe inisiator për ngritjen e një monumenti , per dëshmorët e Shkodrës , vepër të cilës ju futen themelet , por që nuk u realizua per arësye të pushtimit fashist të Shqipërisë.2.  

Ashtu si dhe shumica e popullit shqiptar , edhe françeskanët  të edukuar dhe ushqyer me idealin Fe-Atdhe , nuk u pajtuan me pushtimin e Shqipërisë nga Italia… Madje drejtuesit e shkollës kishin rezerva dhe kundërshtuan  që në programet shkollore të futej lënda e edukates fashiste. Per këtë arësye qeveria e asaj kohe (qeveria fashiste e Shqiperisë N.B.) , për vitin 1939-1940 e mbylli gjimnazin Françeskan . Patër Gjon Shllaku , Patër Lekë Luli dhe Patër Athanas Gegaj , ishin ata që demaskuan më me forcë pushtimin fashist të Shqipërisë dhe propoganduan si në mënyrë individuale ashtu edhe në predikimet e tyre, që rinia të mos aderonte në Partinë Fashiste. Patër Gjon  Shllaku kishte arritur të shtinte në dorë një matrial sekret, ku paraqitej pergatitja e pushtimit fashist të Shqipërisë nga Italia. Ai vë në dijeni Patër Athanasin dhe Patër lekë Lulin , ku Patër Leka merr përsipër  ruajtjen e këtij dokumenti. Pushtetarët fashist të informuar për këtë , urdhëruan arrestimin e tyre. Arritën të burgosin vetëm Patër Gjon Shllakun , ndërsa Patër Lekë Luli dhe Patër Athanas Gegaj , arriten të ikin në Jugosllavi…3. 

Patër Lekë Luli qendron në Jugosllavi gati një vit , deri në pushtimin e Jugosllavisë nga Gjermania.  Kthehet në Shqiperi  së bashku me Abaz Kupin , dy vëllezrit Kryeziu dhe majorin anglez Hill dhe rreth treqind nacionalist  dhe zogist të ikur në Jugosllavi.  Me daten 5 prill 1941 në prani të treqind malësorëve  në Bogë të Malësisë së Madhe ngrejnë flamurin shqiptar. Patë Lekë Luli , me oratorinë e tij të jashtëzakonshme mban një fjalim shumë të bukur atdhetar…4.  

Patër Lekë Luli shfaqte haptas pikpamjet e tij antifashiste. Për këtë burimet informative italiane e  perkufizonin edhe si “frat revolucionar”. 

Pater Lekë Luli i kishte dorzuar Legatës Angleze në Beograd një perkujtesë  në janar 1941  , që perfaqësonte një akuzë të drejtperdrejtë kundër agresionit Italian në Shqipëri..5.  Ngajarjet do  të rrokolliseshin në mënyrë të tillë që Patër Lekë Luli të arrestohet nga fashistët dhe të internohet në krahinën e Toskanës në Itali. Edhe  në internim ai nuk reshti së shfaquri ndjenjat e tij patriotike. Në internim Patër Lekë Lulit i takon një “ditë” të zevendësojnë famulltarin e e asaj zone , dhe kur një vajzë italiane shkonë për t’u rrëfye , ajo gjatë rrëfimit i tregon Patër Lekës për një mëkat që kishte bërë. Ndëkohë vajza tregon pendesë dhe i kerkon ndihmë Patër Lekë Lulit per ta shlyer mëkatin. Patër Lekë Luli i thotë vajzës ke për të thënë tre herë në ditë fjalët: “Viva l’Albania” (Rroftë Shqipëria).6.  Mbasi kryen denimin e internimit kthehet në Shqipëri dhe drejtohet për në shtabin e Legalitetit. Atje (në mal ,N.B.) qëndron pranë Abaz Kupit dhe kryen funksionin e sekretarit të OKLL (Organizatës Kombëtare të Lëvizjes Legalitetit), duke mos hequr asnjëherë petkun e fratit dhe gjithmonë duke u udhëhequr nga ideali “Fe – Atdhe”.7.  Patër lekë Luli ishte ndër të paktit meshtar që kishte perkrahur krahun zogist së bashku me Imzot Nikollë Deden e ndonjë tjetër , në kundershtim me shumicën më të madhe të klerikëve , që i perkisnin “Ballit Kombëtar”….

Pater Lekë Luli si nacionalist e antifashist i klasit parë do të velrsohej edhe nga  delegacioni i Këshillit të pergjithshëm  nacionalçlirimtar në takimin e zhvilluar me 26 korrik 1943 në Tapizë të Tiranës , në shtepinë e Ihsan Toptanit , ku u vendos  që edhe Patër Lekë Luli të pranohet si konsulentnë. Takimin kishte karakter pergatitor  per konferencen e Mukjes… Delegacioni i Këshillit të pergjithshëm  nacionalçlirimtar perbehej nga shumë figura pa dallime partiake , si  major Abaz Kupi , Dr. Ymer Dishnica, Myslim Peza , Mustafa Gjinishi, Mit’hat Frashëri , Faik Quku e Hasan Dostit…8.  Pater lekë Luli do të merrte pjesë në konferencen e Mukjes me 1-2 gusht 1943, me statusin e vezhguesit , me vote konsultative. Në konferencen e Mukjes merrnin pjesë figura të njohura të Ballit Kombëtar me në krye Av. Hasan Dostin , Mit’hat Frashërin, Prof. Isuf Luzaj e tjerë… Ndersa nga Këshilli i Pergjithshëm i Nac-Çl. Merrnin pjesë Abaz Kupi , Muslim Peza , Gogo Nushi , Dr. Ymer Dishnica e tjerë…9. Pas konferencës së Mukjes u bënë tubime e kuvende  sipas krahinave, ku lidhen besen per të luftuar kundër okupatorëve nga njëra anë dhe kundër rrezikut sllav nga ana tjetër. Tipike për këtë është kuvendi i Kalishtit… Ai u zhvillua prej  2 deri me 12 shkurt 1944 , nën kryesinë e Muharrem Bajraktarit .  Sipas dokumenteve gjermane .V.Mann , informon eprorët e vet në seksionin Dom Lc 297 Div.Inf., me 19 shkurt 1944, se është bërë bashkëtakimi i krerëve shqiptar në një konferencë në Kalisht, ku moren pjesë ;Muharrem Bajraktari , Haxhi Lleshi , Cen Elezi , Faik Shehu , Patër Lekë Luli e tjerë…Në konferencë muaren pjesë edhe tre officer anglezë. Këtu u vendos të luftohej bashkërisht kundër çetnikëve serbë , kundër okupatorëve gjermanë dhe qeverisë kuislinge. Një kuvend burrash pa dallim ideje , feje e krahine , një lidhje bese sin ë Mukje, e njohur nga aleatët…10.  

VRASJA MIZORE  E  PATËR LEKË LULIT NGA KOMUNISTËT… 

Patër Lekë Luli si nacionalist i klasit parë , si intelektual e zotrues i disa gjuhëve  europerendimore , i ngarkoheshin detyra të rendësishme nga Abaz Kupi dhe Levizja e Legalitetit , për të takuar e komunikuar me misionet antifashiste të aleatëve , siç ishte Misioni anglez në Shqipëri. Pikrisht në një mision të till, vritet pabesisht e mizorisht Patër Lekë Luli, vritet në Bytyç të Tropojës nga komunistet e spiunët e tyre me 16 korrik 1944. 

Batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin…Ish komandanti i batalionit “Perlat  Rexhepi”, komunisti Rexhep Haka , në librin e tij per aktivitetin e këtij batalioni shkruan: “…Ne e kapëm spiunin Lekë Luli dhe e pushkatuam”. Ndersa sherbëtori i zellshëm i komunizmit Ragip Beqaj , në librin e tij me titull: ”Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik shqiptar” e paraqet Patër Lekë Lulin me “fotografi” të veshur me petkun e meshtarit dhe me automatik në krah , si dhe shkruan: “Lekë Luli ishte perfaqësues i Demokristianes, pranë organizatës tradhtare të Legalitetit. Duke zbatuar vijën e dhënë nga Papa , kleri katolik krijoj lidhje të ngushta edhe me “Legalitetin”. Ashtu siç kishte krijuar më parë me “Ballin Kombëtar” dhe me “Indipendentët”. Me kerkesen e Abaz Kupit për një kordinim më të mirë të veprimeve, pranë shtabit të tij u emrua si perfaqësues i Klerit Katolik…”.11.  Ndersa ish drejtori i arkivës të Ministrisë së Brendëshme  , studiuesi e historian Kastriot Dervishi , duke u bazuar në dokumentet e kesaj arkive , dhe pershkrimin e partizanit kryesor vrasës të Patër Lekë Lulit , ndër të tjera shkruan: “Atë Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Komunistët si injorantë edhe në shpjegime, e justifikuan vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku ishte “ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve” (!). Në fakt, vetëm komunistët mund të bëjnë aleatë gjermanët dhe britanikët në vitin 1944. Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:“Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës, për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL, për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.12. Një e dhënë interesante per vrasjen e Patër Lekë Lulit  e ka marrë Patër Zef  Pllumi nga nacionalisti e luftëtari i njohur i lirisë Nikë Sokoli. Nika ishte i informuar mirë  se djali i bajraktarit të Tropojës ishte komunist dhe bënte pjesë në batalionin “Perlat Rexhepi” . E mori persiper per ta çuar  Patër Lekë në misionin anglez , por u tregua i pabesë  dhe i urdhëroi dy shoqëruesit që ta vrisnin rrugës, dhe ata e zbatuan.  Abaz Kupi sa mori vesh këtë vrasje dhe tradhti , i pikëlluar e i indinjuar thellë, i dergon një mesazh shumë të ashpër Sali Manit  duke i thënë: “ Na preve në besë , o bajraktar dhe se do të pergjigjesh për këtë”.13. Vdekja (vrasja) e Patër Lekë  Lulit në Nekrologun e provinces shqiptare të Zojës Nunciatë pershkruhet: “Me 16 korrik 1944 ka vdekur , fra  Lekë Luli nga Kastrati , meshtar.  Qe varë nga një bandë partizanësh dhe aty qe varrosur  në një vend të panjohur.  Ishte predikatar i aftë , plot dashuri ndaj atdheut . Qe docent  në gjimnaz , drejtor i Shoqërisë  Antoniane të Shkodrës. Jetoi 36 vjet.14.  

PAK NGA DËNIMI I VËLLAIT TË  PATËR LEKË LULIT, PROF.  GJELOSH  LULIT   

Vlenë të kujtohet se pas ardhjen në pushtet të komunistëve, vëllai i Patër Lekës , prof. Gjelosh  Luli do të ishte një nga antarët e organizatës nacionaliste e antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”. Prof. Gjelosh Luli në tetor të vitit 1945 do të perkthente në frëngjisht memorandumin që përpiluan seminaristët në Shkodër, për t’ia dërguar misionit Anglo-Amerikan. Memorandumi përshkruante hollësisht situatën e vajtueshme kriminale-terroriste,  që kishin krijuar komunistët në Shqipëri.15.  Prof.Gjelosh Luli së bashku me antarët e tjerë të “Bashkimit Shqiptar”, do të arrestoheshin dhe me 19 shkurt 1946 fillon gjyqi ndaj antarëve të kesaj organizate nacionaliste. Për 11 antarë  të organizatës “Bashkimi Shqiptar”, duke perfshirë edhe prof. Gjeloshin  , prokurori komunsit , kap.Aranit  Çela kerkonte dënimin me vdekje… Ndërsa gjykata ushtarake e kryesuar nga toger Mustafa Iljazi  në seancën e 17-të dhe të fundit të 22 shkurtit (1946) , e dënon prof. Gjelosh Lulin me burgim të përjetshëm.16.  

NË VEND TË  EPILOGUT:  

Në vend të epilogut mendova të citoj një poezi të publikuar në një trakt të vitit 1942, shpërndarë nga Balli Kombëtar gjatë Luftës dytë Botërore. Poezia (apo më shumë…) pershkohej nga  “nota” të forta patriotizmi, të shkruar nga nacionalisti simbol i binomit Fe dhe Atdhe Pater Lekë  Luli, kur ai ndodhej në mal me pushkë në krah kundër pushtuesve fashistë. Poezia titullohej “Zani i shqipes”… 

  ZANI  I  SHQIPES   

 Nalt mbi male tue dihatë

Idhshëm shqipja po piskatë:

“Braf në kambë djelmëni Shqiptare!

Rrokni armët e qitnje fare

Italinë, qi n’kater vjet

Fé u zhduki, Atdhé e shtet

Mbi zogj t’tjerë, se d’bamë robneshë,

Krah e kambë keq m’i ka lidhun,

pa u tjetë kush, qi me m’i zgidhun

Prej verigave të robnisë?!…”

Po a thue kaq, djelmt e Shqipnis,

ftyren marrja u ka mbulue,

sa mos t’mundni m’u kujtue,

Se Italija e ka qitë cekën

Shqiptaris me ja sjellun dekën

Me çdo mjet! S’jeni tue pa,

Se ca poshtersitë e mëdha

po ban mbi ne tash katër vjet,

Q’se na ka nën thember t’vet?

Shifni ç’ban n’ne Italija:

Djelmt ma t’mirt, qi ka Shqipnija

Dalë ngadalë po i qet t’gjithë fare

Ken n’konop, ken grijë n’batare,

Ken ndryj n’burg t’tjerë  n’mergim

A ka kund ma t’madh poshtnim:

Daj njerzt vendit, ku kan lé,

Merr o treti n’nji tokë t’re;

Daj me shokë, miq, dashamirë,

Mos i len Shqiptar m’u thirrë.

Gra e varza tue koritun.

Fmijtë e vegjël n’treg tue shitun,

Kndej djeg Kishë e andej Xhamija,

Tredhen burrat si bagtija

Para syvet t’gravet veta!…

Ç’na vien t’gjallt, sot ç’na vie jeta.

Paj qe besa e t’madhit Zot

S’asht kashatë qi bluhet dot

Me i puthë hasmit kamë e dorë

E mbi krye me i vu kunorë

Për mbrapshti, çi po veprueka,

Atme e shpi kur t’i zaptueka!

Kush Shqiptar pra i thot vedit

N’mal e n’fushë o n’breg të detit:

Kapni pushkën e lenje shpin,

Kapni pushkën e bashk me mue:

Kapni pushkën pa u vonue

Ja me vdekë ja me fitue

Atdhen t’onë për me librue!!!

S’asht nevoja për me pvetë

Ku ju pres? e dini vetë:

Mbi ato male mbushë me borë

Me Flamur t’Shqipnis në dorë

Aty u pret ju…

Mos t’ua tusin synin deka,

Pse fitimi asht i joni.

Ku luftoni ju fitoni,

Si fituen t’part tuej perherë

Para Botes damun me nderë:

Teuta, Pirri e i Madhi Leka.

Por dhe n’kjoftë, se na vjen deka

Ardhët e bardhë, pse besa e Zotit,

Dekë ma e bukur s’ka n’ditë t’sotit

Se me dekë me pushkë në dorë,

Si qytetas si malsorë,

Tue luftue kundra italijanit,

Per me i sjellë lirinë Balkanit.

E me flamurë përmbi krye

Kuq e Zi pa përlye

Tue u valvitë neper ajri

N’sa djelmnija për rreth tij

Pa ndalë turrin pa ndalë hapin

Shoqi shoit zemer t’i napin:

“Urra djelm u dhashtë e mbara,

Se né, fati na hecë para!”…

Kshtu do t’marrin zjarm beteja

N’mal e n’fushë si t’shkrepte rrëfeja

Gjithkahë pushka do t’ushtojë,

Toka deti do t’gjimojë,

Dersa topi pa ia da

T’rrahin logje dhe kala

Dhe avionat përmbi krye

N’hekur tanksat mirë mbërthye

T’bombardojn dhe t’mitraljojn

Por Shqiptarët luftën s’do t’lëshojn:

Fyta fyt n’ia mbajt anmikut

pa ju shmang kurrnji rrezikut

Si ka hikun i balkanasi

Por atme e shtet, Ilirianasi

Asht mësue m’u vra e m’u pre

Me hasm t’Kombit. për Atdhe

Kur Shqiptari n’luft t’ket ra

Tjetër fat lufte aty s’ka:

Por ja vdekje, ja liri!…

Vetëm at herë pra n’shqiptari

Ka me prajtë kjo luftë titane

Kur krejt forca italiane

T’jetë shue, e shqiptari

T’gzojë lirinë siç i a la i pari!

Kshtu do t’marrë vesht rrokullija:

Gjallë robneshë s’bahet Shqipnija.17.  

REFERENCAT:  

1.E dhënë e marrur nga nipi i Pater Lekë Lulit , Sander Gjelosh Luli (Vrrini) me banim në Shkodër.

2.Dr.Pjetër  Pepa , Gaz.”55” , dt.23 .11.2005 ,fq.9. 

3.Dëshmi  Namik Kruja, Dr.Pjetër  Pepa , Gaz.”55” , dt.23 .11.2005 ,fq.9,+At Zef Pllumi, Histori kurrë e shkrueme , fq.134, Tiranë 2006.

4.Dëshmi-Dr. Zyhdi Zekja, Dr.Pjetër  Pepa , Gaz.”55” , dt.23 .11.2005 ,fq.9.  

5.R. Maroco della Roca , Kombësia dhe feja në Shqipëri , fq.273 , Tiranë 1994.  

6.https://kujto.al/dokumenti-i-1942-pater-lek-luli-nje-vajze-italiane-thuaj-tre-here-viva-l’albania qe-te-te-falen-mekatet/ Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit.    

7.Dëshmi -Namik Kruja , Dr.Pjetër  Pepa , Gaz.”55” , dt.23 .11.2005 ,fq.9, + At Zef  Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, fq.56, Ribotim 2006.

8.Uran Butka  MUKJA , Shans  i bashkimit , peng i tradhtisë , fq.25-26, sh.b.”Naim  Frashëri”, 1998.

9.Uran Butka, po aty , fq.2.

10.Uran Butka , po aty , fq.91-92.  

11.Dr.Pjetër  Pepa , Gaz.”55” , dt.23 .11.2005 ,fq.9.

12.Kastriot  Dervishi http://www.panorama.com.al/foto-si-komunistet-vrane-dhe-dogjen-at-leke-lulin-ngjarja-e-tmerrshme-ne-pyllin-e-erret-te-valbones/.

13.Dr.Pjetër  Pepa , Gaz.”55” , dt.23 .11.2005 ,fq.9.  

14.Urdhëri i Fretërve Minor , Nekrologu i provinces  shqiptare të Zojës  Nunciatë , nën kujdesin e fra Flavio  Cavalini mbi bazën e nekrologut  të fra Marjan Prelaj me qortime dhe shtesa  të fra Vinçenc  Malaj , fq.193 , Shkodër A.D.-MMI.  

15.Gjovalin  Zezaj, Gjenocid  mjesjetar në shekullin XX , -kronikë- fq.18, Shkodër 2007.  

16.Gjovalin Zezaj , po aty, fq. 50 dhe 54. 

17.https://kujto.al/dokumenti-i-1942…  Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit.

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

L’ÉCLAIR (1919) / LETRA E KOMANDANTIT FRANCEZ : “GREKËT DUHET TË KUPTOJNË SE EDHE SHQIPËRIA KA TË DREJTË TË EKZISTOJË…”

July 21, 2022 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Korrik 2022

“L’Éclair” ka botuar, të hënën e 15 shtatorit 1919, në faqen n°2, letrën e Felix Holtz, ish-komandantit francez të Batalionit të Parë të kombësorëve shqiptarë në Korçë, në lidhje me mbrojtjen e interesave të Shqipërisë,  të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Çështja e Shqipërisë

Një popull që pretendon të drejtën e tij për të ekzistuar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne kemi marrë letrën e mëposhtme nga komandanti Felix Holtz, ish-komandant i Batalionit të Parë të kombësorëve së shqiptarëve. Ne nxitojmë ta botojmë atë :

“Ndër çështjet që i interesojnë Gadishullit Ballkanik, është një që ende pak njihet, por që gjithsesi do të duhet të zgjidhet : bëhet fjalë për çështjen shqiptare.

Shqiptarët formojnë një grup etnik të përcaktuar në mënyrë perfekte dhe Konferenca e Londrës ka vendosur tashmë shumë qartë kufijtë e vendit : në veri, mirditorët dhe malsorët katolikë; në qendër, gegët myslimanë; në jug, toskët, që përbëjnë tre të katërtat e popullsisë ortodokse greke.

Por shqiptarët, qofshin katolikë, myslimanë apo ortodoksë, pretendojnë vetëm kombësinë shqiptare; gjuha e tyre është me origjinë latine; veshja dhe zakonet e tyre janë të veçanta.

Nëse deri më tani shqiptarët nuk janë dukur të kërkojnë energjikisht të drejtën e tyre për ekzistencë, kjo është sepse ata shpresojnë se pushtetet do të marrin parasysh të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe se ato do t’u lënë atyre autonominë e tyre.

Dikush mund të pyesë veten nëse shqiptarët janë të aftë të administrojnë veten; megjithatë, nën Princin Vidin, revolucioni shpërtheu pikërisht sepse në krye ishte vënë një i huaj, i cili nuk dinte të kuptonte mentalitetin e tyre. Por ata që kanë banuar në Shqipëri gjatë luftës e dinë se në të vetmen zonë të Korçës, të pushtuar nga trupat tona, shqiptarët, nën mbrojtjen tonë, kanë organizuar dhe administruar në mënyrë të përsosur punët e vendit të tyre, kanë krijuar shkolla kombëtare, kanë menaxhuar financat në në një mënyrë kaq të ndershme, saqë, të privuar nga 700.000 franga nga grekët të cilët u detyruan të largoheshin nga Korça, ata mundën, pas disa kohësh, të rimëkëmbnin kapitalin e tyre.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga pikëpamja ushtarake ata mundën, me ndihmën e disa oficerëve francezë, të organizonin një forcë policie dhe një batalion që kontribuoi në tërheqjen (largimin) e austriakëve dhe bullgarëve. Batalioni është cituar, për më tepër, në urdhërin e ushtrisë.

Ushtria trime shqiptare, duke përparuar në tokën shqiptare, përjetoi ndjenjat e alzasienit (banor në Alsace) që luftonte për Alsace-Lorraine; shumë të guximshëm, shumë luajalë, besnikë ndaj fjalës së tyre, ata e kanë vendosur besimin tek Franca. Ata e njohin atë si çliruesen e të gjitha kombeve të shtypura. Franca, duke u dhënë atyre ndihmën e forcës së saj morale, do t’u kthejë atyre ndihmën që i sollën trimërisë së oficerëve, dhe grekët, që në të kaluarën kishin nevojë për mbështetjen e Francës dhe aleatëve të saj për të patur të drejtën e tyre për të ekzistuar, duhet të kuptojnë, nëse udhëhiqen vetëm nga parimet e drejtësisë, se edhe Shqipëria ka të drejtë të jetojë.”

Komandanti FELIX HOLTZ

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

EPILOGU I BETEJËS QË JEHOI EDHE PËRTEJ BEOGRADIT

July 15, 2022 by s p

Bedri TAHIRI/

Një grusht luftëtarësh shqiptarë kundër 1200 ushtarëve serbë! Ministri serb dr. Milan Sershkiqi: Arbëria e Azem Galicës ka qenë shteti në shtet. Gazetat serbe “Vreme” dhe “Pravda”, edhe pse përhapen lajme të rreme, megjithatë dhanë ca informacione si dëshmi kohe…

* * * 

Epopeja e Arbërisë së Vogël qe një betejë, e cila jehoi deri në Beograd e më larg. Bilanci i të vrarëve qe i madh nga të dy palët luftuese. Numri i tyre nuk dihet saktë, por dëshmitarët pohojnë se ka pasur shumë. 

Serbët, për të mos rënë në sy, të vrarët që i bartnin me qerre, i ndanin: një grup shkonte për Mitrovicë, ndërsa grupi tjetër për Vushtrri. Dihet se të nesërmen në Mitrovicë janë varrosur me regjistër 85 veta (Shaban Rexha i Koshtovës, kryetar i atëhershëm në Zhabar, e kishte dëgjuar këtë shifër nga naçallniku i Zveçanit). Ky numër duhet të jetë edhe më i madh, kur dihet se shumë të vrarë kanë mbetur maleve e përrenjve (janë gjetur më vonë) e shumë të tjerë i kanë dërguar në Vushtrri. Kur i varrosën në Mitrovicë, me nderime të larta, u betuan se do të hakmerren kudo në Kosovë, në popullsinë e pafajshme e të pambrojtur.

Viktimat e “Arbërisë së Vogël” mbetën mbi dhe. Nuk lejonin të varroseshin, kinse pa ardhur ndonjë komision i jashtëm. Në verë, në atë vapë të madhe, ato filluan të prisheshin. Fryheshin dhe pëlcitnin siç ndodhi me kufomën e Nezir Zeqirit. Pas disa ditësh burrat e fshatrave përreth, shumica nga Prekazi, erdhën dhe i varrosën. Disa i varrosën aty ku gjendeshin, në ara, male e livadhe, kurse ata që i patën grumbulluar te kulla i varrosën në varre të përbashkëta, nga tre-katër e pesë në një vend.

Të plagosurit fshehurazi janë mjekuar nëpër shokë e nëpër miq. Tri fshatrat e “Arbërisë së Vogël” u shkretuan. Mbi to për disa ditë rresht ka qëndruar një mjegull e dendur nga tymi dhe shkrumbi që lirohej nga gjërat e djegura. Për disa vjet rresht toka mbeti djerrinë, në të cilën kullotnin bagëti e fshatrave tjera. Njerëzit e paktë që i kishin shpëtuar kësaj ploje u strehuan në fshatrat e tjera, ku qëndruan një kohë bukur të gjatë.

Beteja e “Arbërisë së Vogël”, që më vonë u quajt Lufta e Galicës, apo Epopeja e Arbërisë së Vogël, pati jehonë të madhe. Lajmi për të u përhap kudo. Ajo u vlerësua dhe u komentua në mënyra të ndryshme. Pos gazetave dhe komenteve të ndryshme në mjetet e informimit për këtë ngjarje u diskutua edhe në Kuvendin Popullor të Jugosllavisë monarkiste. Në mbledhjen e parë, që u mbajt në muajin korrik 1924, fill pas betejës, për rrjedhën e asaj lufte Parlamentin e informoi ministri i Punëve të Brendshme i qeverisë borgjeze serbe, dr. Milan Sershkiqi. Ai, duke e përpjekur të arsyetonte atë veprim masakrues, pos tjerash tha:

“Azem Bejta me kullën e tij dhe me fshatrat përreth ka qenë shteti në shtet. Ajo ka qenë një krahinë e pamposhtur në shtetin tonë… kjo ka qenë turp dhe një provë e dobësisë dhe paaftësisë së shtetit tonë që të durojë një shtet në shtetin tonë. Azem Bejta ka mbajtur lidhje me Komitetin e Kosovës në Shqipëri. Kulla e tij ka qenë strumbullar i propagandës kaçake, e cila ka kushtuar një mori jetërash të qytetarëve, xhandarëve e ushtarëve tanë… Kurrë, zotëri, që nga çlirimi e deri para pak ditësh nuk ka shkelur këmba e organeve tona në atë terren”.

Pastaj në mënyrë tendencioze e shpjegon rrjedhën e ngjarjeve të ditës kritike. Sipas tij, në fillim, i kanë ftuar që të dorëzohen ose të paktën të nxirren jashtë gratë, pleqtë dhe fëmijët. “Kur ata nuk pranuan, kemi hyrë nëpër fshatra…Në fshatin Galicë na kanë sulmuar që në fillim duke na i vrarë 14 ushtarë serbë, sllovenë e kroatë… dhe midis tyre edhe një gjerman. Atëherë jemi detyruar të hapim zjarr nga të gjitha armët. Me “keqardhje” konstatoj se aty u vranë shumë njerëz nga zjarri i armëve artilerike, midis të cilëve edhe dy gra. Midis të vrarëve gjenden edhe 80 kaçakë, 10 prej tyre të shantazhuar”.

Këto të dhëna nuk përkonin askund me të vërtetën, por atij i duheshin për ta arsyetuar veprimin barbar, që e kishin ushtruar mbi banorët e pafajshëm të këtyre fshatrave duke e përdorur edhe ushtrinë. Edhe ndonjë kokë e arsyeshme serbe u distancua nga këto veprime shtazarake. Kështu një deputet serb u çua dhe u shpreh kështu: “Kjo nuk duhej të ndodhte dhe nuk do të lejoja që organet e mia të vrasin gra e fëmijë e të djegin fshatra të qeta!”.

Kjo ngjarje pati jehonë edhe në shtypin serb. Gazeta “Vreme”, më 16 korrik 1924, pos tjerash shkruante: “… Lufta pati dimensione të mëdha, në të cilën u përleshën qindra kaçakë me njësi të shumta ushtarësh e xhandarësh… Në thirrjen e Zhupanit të madh tri çeta nga garnizoni i këtushëm me 4 topa mbrëmë kanë hyrë në Galicë… Me shpejtësi është reaguar me zjarr pushkësh e mitralozësh. Edhe katër topat të cilët koloneli Stojanoviq i pati me vete vepronin pa pushim”.

Gazeta tjetër “Pravda”, më 17 korrik të atij viti, shkruante: “Lufta me kaçakë, që u zhvillua dje pasdite në rrethin e Drenicës, me ashpërsinë dhe numrin e viktimave ua kalon të gjitha luftërave të deritashme me kaçakë. Lufta qe e gjatë dhe shumë e ashpër. Numri i viktimave arrin në 200… Fshatrat, në të cilat u zhvillua lufta janë shndërruar në grumbuj gurësh të shembur, nëpër të cilët spikasin trarë të copëtuar dhe kufoma të përgjakura e të masakruara. Nuk dihet a është vrarë Azem Bejtë Galica, apo ka shpëtuar…”.

Pra, siç po shihet, vlerësimet dhe komentimet ishin të ndryshme. Manipulimet e shumta bëheshin me numrin e viktimave. Edhe organet kompetente të Mitrovicës dërguan në Beograd raporte me shifra alarmuese. Në to thuhej se atë ditë në Galicë dhe në dy fshatrat e tjera, u vranë 190 kaçakë. Ndaj këtyre dezinformatave reagoi Ferat Draga, i cili përmes klubit të tij protestoi deri te organet më të larta shtetërore. Ai shkruan se atë ditë u vranë 19 kaçakë, ndërsa të tjerët janë popullsi e pambrojtur.

Për viktimat e “Arbërisë së Vogël” dhe këtë masakër të paskrupullt të soldateskës serbe shkroi edhe gazeta “HAK”, më 23 korrik 1924, të cilën e citon edhe Limon Rushiti në librin “Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928”. Kjo i përgjigjet më për së afërmi së vërtetës kur shkruan se në të tri fshatrat e rrethuara u dogjën 120 shtëpi dhe u vranë 75 veta.

Të interesuar, të mësojmë numrin e saktë të viktimave dhe të shtëpive të djegura si dhe numrin e të plagosurve rëndë, dolëm në terren (gjatë viteve 1988-1995) dhe biseduam me dëshmitarët e gjallë të asaj dite dhe me anëtarët e familjeve të viktimave, të cilët në bazë të kujtimeve të trashëguara nga prindërit i mbanin mend emrat e tyre. Dhe, pas një pune bukur të gjatë, me ndihmën e shumë njerëzve, arritëm në këto rezultate: më 15 korrik 1924 në tri fshatrat e rrethuara u dogjën 100 shtëpi, u plagosën rëndë 26, ndërsa u vranë ose masakruan 82 veta. Nëse llogaritet edhe Azem Bejtë Galica, i cili vdiq më vonë (në natën midis 24 e 25 korrikut të vitit 1924) nga plagët që i mori në këtë betejë, na del numri 83, që e kalon shifrën e dhënë nga gazeta “HAK”.

Pra, epilogu i kësaj beteje ishte: Në Galicë (34 të vrarë e 17 të plagosur); në Lubovec (24 të vrarë e 4 të plagosur) dhe në Mikushnicë (23 të vrarë e 8 të plagosur).

PS: Kulla gjysmë e rrënuar dhe e djegur, është fotografuar ditën e betejës nga vetë serbët dhe është botuar të nesërmen, më 16 korrik 1924 në gazetën “Vreme”. Edhe arkivolet me serbë të vrarë është publikuar nga serbët.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 215
  • 216
  • 217
  • 218
  • 219
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit
  • Mirëqenia mendore dhe shëndeti i sistemit tretës
  • SKËNDERBEU DHE ALFONSI I ARAGONËS: KËNDVËSHRIME TË TJERA
  • Ismail Qemali mes hafijeve dhe gjeopolitikës: Botohet për herë të parë letra e panjohur e vitit 1902
  • 8 nëntor 1462 – Dita e shkrimit të “Formulës së Pagëzimit” nga imzot Pal Engjëlli
  • GJON MILI – IMAZHET PA FORMË DHE ONEIRIZMI POETIK
  • Nëntori i historisë dhe i kujtesës kombëtare
  • FILATELIA PËRBALLË HISTORISË – 118 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT
  • Portreti i një intelektuali …

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT