• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

„ HOPE & PEACE“ MBËSHTET LIGJIN E LUSTRACIONIT DODA & IDRIZI

January 5, 2015 by dgreca

Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane me Seli në New York – SHBA (The Women’s Organization “Hope& Peace”) ndjek vazhdimisht me vëmendje situatën politike, ekonomike e sociale në vend. Me anëtaret tona shpesh bisedojmë rreth ngjarjeve të ndryshme, kryesisht për të drejtat e gruas e fëmijëve në familje e shoqëri.
Në takimin tonë të rradhës në qendër të diskutimeve ishte hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit shqiptar gjatë periudhës së regjimit komunist. Nga njoftimet e fundit jemi shumë të indinjuara që në Parlamentin Shqiptar anashkalohet Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionin i sjelle nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit, të persekutuarit politike dhe dy deputetë të parlamentit të Shqipërisë, i cili megjithëse është depozituar në parlament nga deputetët prej më tepër se një muaji nuk merret në konsideratë, përkundrazi, qeveria miraton një ligj, që sipas deputetes Doda, është i përgatitur me qëllimin e pastër për të mbrojtur krimin politik të djeshëm dhe për të rënduar vetëm ata që dikur u shtrënguan nga sistemi.” Ligji i paraqitur nga shoqëria civile, ish të përndjekurit politikë, studentët e dhjetorit dhe deputetët Doda e Idrizi, ka gjetur mbështetjen e diasporës shqiptare. Z. Lek Mirakaj, Pellumb Lamaj, të dy ish të burgosur politikë, shpesh në media e kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre për hapjen e dosjeve e zbatimin e ligjit të lustracionit, po ashtu qendrim të qartë dhe pa asnjë ekuivok ka mbajtur edhe Liga Qytetare Shqiptare Amerikane kryesuar nga Z. Joseph DioGuardi dhe Znj. DioGuardi të cilët janë prononcuar pro hapjes së dosjeve.
Edhe ne si organizatë gruaje në SHBA (disa nga ne ish anëtare të Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë) nëpërmjet kësaj deklarate paraqesim shqetësimin tonë ndaj makinacioneve të qeverisë shqiptare, e cila ndërsa deklaron se është për njohjen e së vërtetës, ashtu si thotë me të drejtë deputetja Dodaj, fut në Parlament një ligj paralel, ndërsa tregon arrogance dhe nuk do t’ja dijë fare ndaj ligjit që e kanë sjellë ata që i kanë provuar në kurriz vuajtjet e diktaturës.
Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane me Seli në New York “Hope& Peace” e mbështet ligjin për hapjen e dosjeve dhe lustracionin paraqitur në Parlament nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit dhe të persekutuarit politike. Organizata jonë i bashkohet të gjithë mbështetësve të kësaj kauze të rëndësishme për të ardhmen e vendit, ndërkohë ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit të Shqipërisë të mos bëhet pjesë e farsave që kanë qëllim anashkalimin e një procesi të hapur dhe fair.
Të mos harrojmë se nga akuzat fallco të ish sigurimit të shtetit u vranë mizorisht njerëz të pafajshëm. Burra, gra e fëmijë, nëna, motra, vëllezër, djem e vajza të reja nuk gëzuan moshën e tyre më të re e të bukur, sepse diktatura bashkë me viktimat e pafajshme do të dënonte edhe të gjitha familjet deri në shtatë breza.
Këto krime mostruoze duhen publikuar. Kemi pritur gati gjysmë shekulli ndërgjegjësim, pendesë, por askush nuk e ka deklaruar një të tillë. Priti populli shqiptar që vuajti diktaturën më e egër në Europë që dosjet të hapeshin. Por më kot, çdo shpresë ishte e humbur.
Nga individë të ndryshëm thuhet se dosjet janë zhdukur, janë hapur e janë ndryshuar. Ata individë që kanë guxuar e kanë vënë dorë tek këto dosje duhet të dalin përpara drejtësisë, sepse kjo tregon se kanë vijuar akoma manipulimet për të fshehur genocidin dhe masakrimin popullit tonë edhe gjatë tranzicionit.
Llogjika është e thjeshtë, përderisa ish të burgosurve, ish të pushkaturave e ish të internuarve politikë u është njohur botërisht e drejta e dëmshpërblimit politik ashtu duhen të bëhen publike edhe emrat e autorëve të krimeve.
Organizata jonë këtë deklaratë për shtyp njëherësh do ta dërgojë edhe pranë organizmave ndërkombëtarë, me shpresë që e drejta e këtij populli të vuajtur padrejtësisht të vihet në vend, jo për hakmarrje, por për dinjitet njerëzor.
Për Organizatën – The Women’s Organization “Hope & Peace”
Themeluese
Mimoza Dajçi

Filed Under: Komunitet Tagged With: Doda& Idrizi, dosjet, Hope & Peace, Ligji, Lustracion

KRONIKE E FUNDVITIT: FESTUAM SI NJE FAMILJE

January 2, 2015 by dgreca

FESTUAM SI NJË FAMILJE E MADHE NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE/
Natën e 31 Dhjetorit shqiptarët e Amerikës e festuan natën e ndërrimit të viteve në familje dhe nëpër restorante.
Vetëm në restorantin Maestros në Bronx, NY, ishin tre grupime shqiptarësh që kishin pushtuar tri nga sallat dhe festuan së bashku. Sipas traditës shqiptare respektohet familja në këtë natë të shenjtë. Ne kemi zgjedhur së bashku me familjen përkrah dhjetëra familjeve të tjera ta festojmë në Crystal Room.
Kjo sallë bashkoi mbrëmjen e 31 Dhjetorit shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, Lushnja, Tirana, Vlora, Mati, nga Kosova, Korca, Shkodra, Tropoja, Ulqini dhe Camëria. Madje kemi dhe mysafirë nga Toronto-Kanada, Juli me Erisën dhe fëmijët, Lenci, mysafirë I tyre ka ardhur nga Tirana, familja e Marjan Cubit ka mysafirë nga Belgjika., edhe familja e Halit Dacit kishte mysafire nga Kandaja. Të gjithë gëzojmë së bashku.
Salla u dekorua kuq e zi, me simbolikën tonë kombëtare. Nazo Veliu ka hapur festën dhe u ka uruar Mireseardhjen famijeve shqiptare. Më pas Asllan Bushati u ka mbajtë një fjalë të shkurtur duke kujtuar traditën shqiptare të festimit familjar. I gjithë Kombi ynë është si një familje e madhe, të tillë jemi dhe ne sonte këtu, si një familje. Atdheun e munguar do ta sjellim sonte këtu përmes këngëve dhe valle tona tradicionale, tha ai, duke i ftuar për të trokitur gotata:GEZUAR!
DJ Tani dhe këngëtarja e re e talentuar Dea Elezaj, shpalosën bukuritë e këngëve dhe valleve shqiptare nga veriu në jug. Deri në orën 2 të mëngjesit kënga dhe vallja shqiptare nuk rreshtën.
Janë me ne dhe rreth 25 fëmijë të vegjël., te cilet kenduan e kercyen se bashku me te rriturit. Për ta momenti më i gëzuar është ardhja e Babagjyshit. Një fotografi me të mbetet kujtimi më i bukur i natës së ndërrimit të Vitit. Por Babagjyshi nuk ka harruar që të sjellë dhuratat për fëmijët. Ai hap thesin e mbushur me ndihmen e Arjana Elezaj dhe femijet shperthejne nga gezimi.
Në mesnatë salla shpërthen; të gjithë brohorasin për ndërrimin e viteve. Vjen 2015! Festojmë larg atdheut plot mall.
Një surprizë tjetër në mesnatë; tre prej pjesmarrsve në këtë vit të ri, pikërisht më 1 Janar 2015, fetsojnë ditëlindjen! Nën tingujt e këngës” Happy Birthday to You”, e gjithë salla këndon. Familja e Marjan Cubit , e Latif Sharkës dhe Elisabeta Greca(Shehu), kanë zgjedhur festimin e ditëlindjeve së bashku. Nga një tufë me lule secilit nga Xhemilja. Gëzuar ditëlindjen Marjan, Latif, Elisabeta! Kamera e Televizionit Kultura Shqiptare dhe aparati fotografik i Gazetes Dielli fiksojne castet e ngarkuara me emocione.
Festa vazhdoi përmes surprizave.Ishte një festim i shkëlqyer. Në mbyllje secili falenderon organizatorët që na e mundësuan këtë festim të dhjetëra familjeve si një e vetme, larg zhurmave, por të ngarkuara nga emoicionet. Faleminderit Arjana, Tamara, Xhemile, Mjafturie, Nazo, Veiz. Faleminderit të gjitha familjeve që u bashkuan me ne në këtë festë të bukur. Të gjitha moshat u kënaqën, që nga fëmijët, të rriturit, por dhe studentët që i dhanë”zjarr” festës.
Me këtë atmosferë u festive familjare u bashkua edhe Televizioni Kultura Shqiptare , jo vetëm me kamerat, por edhe familja Belliu.
Na qofte Vit i mbare 2015-ta!

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Festuam se bashku, si nje familje

Humanizem e bamiresi

December 30, 2014 by dgreca

Nga Adriana Ashiku/
Organizatat shqiptare amerikane “Shpresë & Paqe (The women’s Organization “Hope & Peace”) dhe Organizata Shqiptare Amerikane “Duart e Hapura” (The Albanian Amarikcan Open Hand Association) janë shumë aktive në komunitetin shqiptar në Bronx e më gjerē. Përfaqsuesit e tyre Mimoza Dajçi e Aleks Nilaj i sheh kudo në takime e veprimtari të ndryshme jo vetëm pranë diasporës shqiptare, por edhe nëpër evente amerikane.
Puna e tyre e palodhur (vullnetare) njihet edhe për kujdesin psikologjik, human e bamirës. Pak kohë më parë The AAOHA drejtuar nga Z. Alkes Nilaj mblodhi një sasi të konsiderueshme ndihmash në veshmbathje, i cili i dërgoi në Bosnje për zonat e përmbytyra nga rreshjet. Ai u interesua deri në fund të mbërritjes së tyre në destinacion për familjet në nevojë.
Ndërsa Organizata e gruas “Hope & Peace” në bashkëpunim me oragnizata amerikane që meren me kujdesin e rritjen e fëmijëve patën disa konsulta për një famijle shqiptare, ku prindërve u rrezikohej e drejta për rritje dhe edukim i fëmijëve të tyre. Themeluesja e kësaj organizate Znj. Mimoza Dajçi me punën e saj të palodhur arriti të qetësonte situatën, të mbyllte konfliktet brenda familjes në mënyrë që fëmijët të qëndronin pranë prindërve të tyre. Interesimi i Znj. Dajçi ka qenë i suksesshëm edhe në sistemimin e një nënë të re të divorcuar në apartament me qira të ulët. Përpjekjet e organizatës që ajo drejton kanë qenë të frytshme përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të gruas e të fëmijëve, por nuk mund të bëhen publike për arsye privatësie.
Edhe me rastin e festave të fundvitit këto dy organizata së bashku treguan kujdes të veçantë që me ndihma në ushqime të furnizonin familjet me të ardhuara të pakta e ato familje që kishin konflikte në çift, pasi papunësia dhe ekonomia e dobët sjell sigurisht grindje brenda familjes. Ndihma në ushqime përfituan banorët në Lagjet Bronx e Queens, ato konsistuan në miell, vaj, makarana, gjela deti, fruta, karta krediti në shumën $ 50. 00 seicila e konserva të ndryshme. Z. Aleks Nilaj për punën e tij të jashtzakonshme në dobi të komuniteteve është nominuar me disa Çmime nga Senatori Jeff Klain, Assemblyman Mark Gjonaj, Organizata Pelham Parkway Association dhe Morris Park Association.
Ushqimet u siguruan nga organizata të ndryshme amerikane, nga disa bisnese në Bronx si Euro fresh Produce, Mariano’s Fruit Market, Deli grocery 750 Lydig Ave. Jewerly Lydig, Kisha Elhoim Christian ne Queens, Jewish Community Center në Pelham Parkway. Gjithashtu antarët e këtyre organizatave falenderojnë për mbështetjen me ndihma në ushqime për festat e fundvitit Bronx Borough President Ruben Dias Jr. , Assemblyman Mark Gjonaj, Kryetaren e PPNA Znj. Edith Blitzer, mikun e shqiptarëve Z. Joseph Thompson, Znj.Z. Liljana Pekic, Petrit Prendaj, Momudu Kita si dhe aktivistë të tjerë shqiptarë e të huaj.
New York, Dhjetor 2014

Filed Under: Komunitet Tagged With: Humanizem e bamiresi

U diplomuan 884 oficer të rinjë policie në Nju Jork

December 30, 2014 by dgreca

*- Bill de Blasio përballet përsëri me reagime negative
*Kadetë të rinjë shqiptarë, u diplomuan dje në mesin e shumë oficerve nga 50 vende/
Nga Beqir SINA – New York City/
NEW YORK CITY : Bill de Blasio – Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, mbas dekleratave të tij – kontraverse, ka marrë një përzierje të reagimeve, nga uniformat blu të qytetit, firshkëllima dhe duartrokitje, kthim kurrizi dhe përqafime – gjatë daljes së tij në publik në nji ceremoni madhështore në Nju Jork.
Një reagim mjaft negativ i erdhi atij papritur, dje, megjithse, ai foli me fjalë shumë dashamirëse madje nuk kurseu as superlatiavt, kur ai doli në podium në një ceremoni diplomimit të hënën në mëngjes të 884 kadetëve të rinjë.
Simbas, analistëve njujorkez, ceremonia e diplomimit të rekrutreve ka reflektuar në tensionet e para që kan lindur midis disa oficerëve të policisë dhe kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend, si “një haraç të ri me poliicinë i De Blasios ndaj dy policëve të vrarë në fillim të këtij muaji në një pritë anti-policore.”, shkruan shtypi i qytetit të Nju Jorkut, mbas asj që ndodhi edhe dje.
Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë vlerësoi oficerë të rinj për kurajon e tyre.
“Ju mund të jeni në shumë raste pjesë e zgjidhjes, dhe se është një bekim që ju i jeni përgjigjur një thirrje të denjë. Bibla na tregon në një nga pasazhet më të fuqishme në Bibël se:” Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë, ‘”tha de Blasio.
Zakonisht, oficerët e rinj hedhin lart kapelet dhe dorezat e tyre të bardha në festimin e diplomimit.
Kurse , ditën e hënë, klasa e kadetëve 2014 – përshëndeti vetëm duke nderuar me një qëndrim ceremonial me shikim drejt qiellit, duke vështruar në një ekran të madh në mes të sallës së pallatit të sportiti Madison Square Graden fotografit e dy zyrtarëve të poliicisë të vrarë javën e kaluar : Wenjian Liu dhe Rafael Ramos të vrar më 20 dhjetor.
Edhe pse krimi është në nivele rekord, të rënjes së tij në qytet – shumë vetë thonë se morali është i lodhur dhe i akuzojnë tashmë kryetarin e bashkisë de Blasio për dekleratat e tij të “pamatuara” në fillim të protestave anti-policore. Disa nga udhëheqësit e sindikatave të policisë, në Nju Jork, thonë se kryetari i bashkisë i ka kontribuar “një klime të mosbesimit ndaj policisë” duke kujtuar protestat anti-policore, dhe kanë shkuar aq larg sa për të fajësuar de Blasio për vdekjen e Ramos dhe partnerin e tij Wenjian Lu.
Dhe kur de Blasio tha këto fjalë miradie: “Ju do të përballeni me të gjitha problemet që kanë pllakosur shoqërinë tonë, problemet që ju nuk e keni krijuar.Dhe se ju jeni policia më e mirë në botë”, reagimet qenë negative, teksa dikush bërtiti duke drejtuar gishtin nga De Blasio si fajtor.
Bashkia thekson se kjo nuk është hera e parë që një kryetar bashkie, në Nju Jork, ka qenë i fishkëllyer në një diplomimit të policisë.
Një zëdhënës i de Blasio thotë se ajo ka ndodhur edhe me ish-kryetarët Giuliani dhe Bloomberg.
Kurse, numëri një i poliicisë në Nju Jork, Bratton – thuhet se është duke u përpjekur për arritjen e një paqe mes zyrtarve të poliicisë dhe kryetarit të bashkisë i sulmuar.
“Ne së bashku do të bëjmë, që ky ekip udhëheqje, ky kryetar bashkie, dhe ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë, për të pajisur ju, për të trajnuar ju, për t’ju mbështetur ju, dhe vendosur në krye të detyrave për mbrojtjen tuaj dhe të qytetarve të Nju Jorkut” tha Bratton.
“Ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, për të ecur përpara – vetëm duhet të mendojmë për sigurinë që duhet për këta njerëz dhe sigurinë e qytetit tonë,” tha Braton.
Ndërkohë, përsëri unifromave blu të Nju Jorkut, nuk po i mungojnë në rradhët e tyre edhe shqiptarët e Amerikës. Në rrejetet sociale facebook dhe twitter, janë anëtarë të familjeve të tyre, që kan postuar sot edhe fotografitë e të afërmeve të tyre – që u diplomuan dje në ceremoninë e 884 oficerë të rinj të policisë në këtë klasë diplomimit 2014.
Ku si tha numëri një i poliicisë në Nju Jork, Bratton, teksa përshendeste kadetët e rinjë, se :” Ata flasin më shumë se 60 gjuhë dhe ata vijnë nga më shumë se 50 vende . Dhe tani ata janë të ngarkuar për ruajtjen tonë – , dhe veten e tyre, që të bëjnë jetën e qytetarëve sa më të sigurt”.

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: Beqir Sina, ne Nju Jork, policie, U diplomuan 884 oficer të rinjë

“Dosja e tmerrit” dhe “Njeriu me mjekër të thinjur” të Fran Camaj u përuruan në Nju Jork

December 30, 2014 by dgreca

Nga Beqir SINA, New York/
NEW YORK : Të dielën pasdreke në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza”- Nju Jork, – Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” nën përkujdesjen e Shoqatës “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, u bë përurimi i pesë librave të autorit Fran Camaj – gjegjësisht shkrimtar, gazetar dhe publicist nga Malësia .
Pjesëmarrja e dhjetra bashkëvendasve të autorit, aktivist dhe veprimtar të komunitetit, lider fetar, shkrimtar, gazetar, përfaqësues nga shou-biznesi, anëtar të familjes së autorit e të tjerë. por edhe lexuesve të tjerë jo vetëm që e rriti interesin e librave të tij, por edhe shprehu me këtë rast një nderim dhe respekt për krijimtarinë e këtij autori, i cili deri tani ka shkruar pesë libra që janë pritur mirë.
Ky aktivitet iu kushtua përurimit të dy romaneve të fundit të autorit nga Malësia z. Fran Camaj: “Dosja e tmerrit” dhe “Njeriu me mjekër të thinjur”, botuar më 2011, gjegjësisht më 20014 në Shtëpinë Botuese “Toena”- Tiranë,
Përurimin e dy librave e udhëhoqi Kol Cacaj – i cili vlersojë lart në fillim të fjalës së tij punën dhe krijimtarinë e Camajt, si autor, gazetar dhe publicit, por edhe si bashkëvendas – duke e parë atë edhe si një mësues i nderuar dhe i respektuar në Malësi, tha Cacaj – duke hapur këtë veprimtari, e cila sipas tij edhe pse ndoshta pak modeste – por përsëri është me gjithë atë respektin e merituar që ka ky autor i nderuar.

“Në librat e Camajt, tha moderatori ne gjejmë vetën sado pak – ku çdo njeri nga ne, në kohë e rrethana të ndryshme, u detyrua t’a braktisë Malësinë tonë të dashur, për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, çka flet simbas tij se ne si diasporë e ndjemë edhe si obligim , respekt e nder të bëjmë këtë përurim të këtyre librave të bashkëvendasit tonë Fran Camajt” tha Cacaj.

Në fillim të këtij aktiviteti e mori fjalën i Përndershmit Dom Pjetër Popaj – i cili njëherëshit, është edhe kryefamullitari i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës.

“Më vjen mirë, që ky përurim i këtyre veprave të Camajt, po bëhet, këtu në Qendrën “Nënë Tereza”- nisi fjalën e tij Dom Pjetër Popaj. Vepra, cilat, tha ai janë duke e ngritur edhe më shumë kulturën dhe historinë e vendit tonë – nëpërmjet aktiviteteve të tilla – me këto ngjarje historike, që na prekin çdo njerin prej nesh. Dhe, në mënyrë të posaçme, tha Popaj, sot duhet të faleminderojmë autorin e këtyre librave zotërin Fran Camaj, për krijimtarin e tij aq të bukur – ku përshkruhen ngjarje më shumë tragjike, ashtu si dhe ishte vet historia e popullit tonë. E cila, sa më shumë të përsëritet dhe të kujtohet nëpërmjet shkrimeve edhe më shumë e forcon popullin tonë -”
Me këtë rast ai ka falimenderuar posaçërisht shkrimtarin Camaj – që si tha ai, nuk i harronë këto ngjarje, duke i vënë në pah nëpërmjet shkrimit në vepra të tilla – që siç thotë një shprehje latine “”Escribir restos – Shkrimi mbetet”, ka theksuar Dom Pjetri.
Dom Pjetri – faleminderojë gjithashtu, edhe organizatorin dhe u uorjë atyre punë të mbarë në bashkimin e dy Shoqatave në “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, nga bashkimi i ish Fondacionit Humanitar “Malësia” dhe ish Shoqata “Dedë Gjoin Luli”, të dyja me seli në Nju Jork, si dhe urojë të gjithë bashkëatdhetarët për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2015.
Në referatin e saj biznesmenja Age Ivezaj – veprimtare e dalluar e komunitetit, u ndal tek dy librat e Camajt – “Njeriu Me Mjekër të Thinjur” dhe “Dosja e tmerrit” , për të cilët tha ajo kishte në mremerojen e saj ende të freskta shumë kujtime nga ato ngjarje, të cilat përshkruhen me aq orgjinalitet në këto libra.
Duke kujtuar në fjalën e saj Camajn si mësues, Ivezaj tha se “Ai posedonte njohuri dhe kishte vision të gjërë letrarë, teksa, letërsinë e kishte passion, tha ajo, sigurisht se atë pasion e dashuri, që ai kishte për gjuhën, letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare, e përcolli edhe tek nxënsit e tij. Pikrisht, kjo ishte arsyeja që unë kam studjuar letërsinë dhe gjuhën shqipe. Edhe, pse fati im e deshti që most t’a kem profesion ashtu si do të kisha dëshiruar, të jap kontibutin tim në edukimin e breznive në Malësi.”
Ivezaj në referatin e saj u përqëndrua në dy romanet e fundit, që në Qendrën Kulturore Nëna Tereze, po i bëhej edhe promovimi i tyre: “Njeriu Me Mjekër të Thinjur” dhe “Dosja e Tmerrit”
Në romanin “Njeriu me Mjekër të Thinjur”, tha Ivezaj – autori e fillon ngjarjen në Parkun Qëndror të New York-ut , ku përshkruhet jeta monotone e prindërve që vinë tek fëmijët e tyre për vizitë, ose edhe të jetojnë këtu përgjithmonë.
“Edhe, pse ndoshta shumë pak kënaqen me familjarët e tyre, tha ajo, punët dhe jeta shumë dinamike nuk i lejojnë të kalojnë kohë së bashku aq sa do dëshironin. Në hollsi në libër janë përshkruar pengest e shumta për tu adaptuar me jetën këtu, teksa vetmija, thotë autori, mosnjohja e gjuhës e vendit mungesa e shokëve të vet, shkruan ai janë vetëm disa nga hallet e tyre, ku ju mungon shoqnia dhe vendlindja, duan të komunikojnë të flasin dhe shoqërohen me moshatarët e vet.”
Në libër , tha Ivezaj ka raste që kur e takojnë një shqiptar, edhe nëse nuk e kan njohur më parë, shoqërohen dhe lënë vendtakim përsëri, duan të bisedojnë në gjuhën e tyre, kanë se çka të flasin – njani me tjetrin se këtu të merr malli të flasish në gjuhën tënde, shkruan autori, për ndodnji hall ose preokupim që mund ta kenë.
Në këtë libër flitet për kohën e kaluar ose edhe për ngjaret aktuale shoqrore e politike që ju interesojnë, tha Ivezaj. “Në këtë mënyrë edhe autori e ka zgjedhur fillimin e këtij romani mjaft intersant që e përshkruan me një periudhë kohore e cila fillon që nga Mbretria Zogiste, okupimit nazist e fashist, vëllavrasja në mes të forcave pro the kundër koministe . Ngjarja, simbas librit zhvillohet në një fshat në Shqipëri, ku në detale përshkruhet fati tragjik i nji famillje. Autori përshkruan me këndvështrim konflintin familjar në mes të kushrinjëve që do t’i çoj ata deri në tragjedi, ku krimi në familje, vëllavrasjet për shkak të tokës që fatkeqësisht populli ynë shumë herë e ka paguar me gjakun e vetë. ”
Autori në këtë libër tha Ivezaj na tregon se si ka arritur të depërtoj në mentalitetin e personazheve në këtë roman që lexuesin e bëjnë kurreshtar. “Autori hynë në psiqikën e njeriut të keq, shpirti lig e cinik, që për përfitim të vetin – trillon shpifje e gënjeshtra. Grindjet familjare përfundojnë në tregjedi, vëllavrasja i shkatrron familjet. Personazhi kryesor është intektual, nuk don ta dij fare për kanunin, nuk don të hapi plagë të reja dhe të derdhi gjak, nga tmerri që përjetoj në fshatin e lindjes së tij, teksa vendos të largohet për mos tu kthyer më kurr.”
Camaj në këtë libër tha Ivezaj, jep nji mesazh sa human aq edhe të domosdoshëm për atë kohë dhe për ditet tona. Në këtë roman përshkruhet okupimi i Shqipëris nga forcat naziste, lufta çlirimtare dhe vendosja e sistemit monist. Ku shumë intelektualve të kohës që kishin luftuar ose ishin larguar jasht vendit, e paramendonin Shqiprinë si kopsht me lule, por u zhgënjyen nga regjimi që ishte vendosur aty pas luftës. Ishin kohë të vështira, Shqipëria ishte katandisur keq.
Në romanin “Njeriu Me Mjekër të Thinjur” ka detale ku është pershkruar jeta e personazhit që ik nga realiteti i hidhur, po si për çudi mallkimi e ndjek kudo që shkon, edhe pse ndonjiherë të duket sikur jeta e tij po merrte kahjen e duhur. “Zhvillimi i njagarjeve dramatike e tragjike, ne roman tha Ivezaj, autori e përshkuan në hollësi të cilat e bëjnë lexuesin edhe me kurrshtarë dhe don të dijë edhe për realitetn e hidhur të asaj kohe nëpërmes të këtyre personazheve që janë paraqitur në romanin “Njeriu Me Mjekër të Thinjur” . “Në detaje ai është përshkruar nëpërmjet krimeve makabër që regjimi i athershëm bënte hapur, deri edhe me varje të njerëzve në mes të qytetit, me qëllim që të përhapte frik e tmerr në popull. Të shkonte koka për një fjale gojë ose edhe me keq, për nji shpifje.”
Rrjedhja e ngjarjeve në roman dhe fundi tragjik i njerit nga personazh, është përshkruar në mënyrë reale, ngaqë nganjiherë njeriu ik nga realiteti për të ikur nga vetvetja , por reliteti i shkon pas edhe kur ai nuk e donë. E tille është edhe trgjedia njerëzore që autori e ka zgjedhë në përfundimin e këtij romani.
“Në këto dy romane autori na paraqitet si nji njohës i mirë i pskologjisë së popullit të vet . Me nji mjeshtri të rrallë ai i vë në pah dukuritë negative të shoqërisë sonë, hakmarrjen, spiunët,shërbetorët e regjimit koministë por edhe njerëzit cinik e zemërligët që i nxinsin grindjet e vëllavrsjet, me shpifje, për gjëra te vogla dhe interesa vetiake . Mëkati i para ardhësve, vëllavrasja, bëhet mallkim për breznit e ardhshme edhe për të pafajshëmit. Të dy romanet kanë nji përmbajtje reale e interesante, teksa na paqyrojnë vuajtje dhe tragjeditë njerëzore që populli ynë i ka përjetua në periudha të ndryshme. Në të dy romanet autori Fran Camaj, i përshkruan ngjarjet në mënyrë reale, me syrin vrojtues, aqsa lexuesin e bënë veshtrues në zhvillimin e ngjarjeve” tha në referatin e saj Age Ivezaj.
Në referencën e tij intelektuali nga Malësia Gjokë Gojçaj – mësues dhe ish-kryetar i Fondit Humanitar Malësia, kërkojë që të referojë në këndvështrimin e tij në atë mënyrë që para audiencës ai të shprehete disa pikepamje lidhur me temat dhe motivet që zgjedhë autori në të dy këto romane!
Duke u përqendruar në referencën e tij tek romanin “Dosja e Tmerrit”, Gojçaj – tha se e shikon atë simbas tij si një vepër në tërsi historike, e cila tha ai duke e lexuar atë të duket sikur po shfleton arkivat e historisë. Ndërsa shtoi : “Çdo gjë këtu i takon periudhës e cila mbahet mend mirë, ndonëse deshmitarët e gjallë po rrallohen dita ditës pa lanë sa duhet shkrime e dëshmi origjinale! Dalja në drite e këtij romani, është një kontribut i madh në këtë drejtim.”
Duke e lexuar këtë vepër, u shreh Gojçaj nëpërmjet atyre personazheve, kam mundë të kuptoj gjëndjen e shpirtit njerëzor të malësorit, tek i cili shohim sesi triumfojnë guximi mbi frikën, nderi mbi tyrpin dhe jeta mbi vdekjen. Ato skena të vdekjes që zbulon kjo vepër, tha ai janë pikërisht ajo që quhet jetë dhe pavdeksi e atyre arkitekteve të cilët sot dhe përgjithmonë qëndrojnë në themelet e ndjenjës së krenarisë sonë që jem shqiptarë.
“Sikurse, shohim, malësorin me qëndresën e tij, mbijetesën, nderin e besnikrinë, autori e vendosë në vendin ma kulmor! Për ta bërë këtë, Ai nuk mjaftohet vetëm me temën që lidhet me shtëpinë e Mark Smajlit, por në mënyrë mjafte analitike, ashtu sikurse i kishte radhitur koha, shërbehet me të gjitha skenat makabre që ka gjeneruar ai sistem çnjerëzor e totalitar, përball të cilit u gjet Malësia e Madhe, në rrugëtimin e saj të zorshëm të mbijetesës më plotë peripeci e të papritura”.
Romani, i Camajt “Dosja e Tmerrit”, tha Gojçaj fillon me përshkrimin e një skene, ashtu sikur edhe kishte ndodhur në realitet. Në ditën kur po varrosej Mark Smajli bashkë me të po rivarroseshin edhe eshtrat e të birit, Kolës, i cili ishte pushkatuar 24 vite më parë. Për një çerek shekulli trupi i tij do të prehej në një gropë aty nën shtratin e prindërve të vet për të cilin askush nuk dinte gjë, përveç familjes, mbase pushteti e kishte shpallur si armik e tradhtar te interesave të “atedheut”.
Autori mes tjerash në mënyrë analitike na sjellë kronikat nga ekspeditat kriminale të Toger Babës e Bajo Stankoviqit nëpër Malësi të Madhe, si dhe likuidimet e burrave të dalluar si: Pjetër Zeku, Vasel Mirashi, Patër Zefi, Gjekë Çuni, etj; ku gjithçka duket me dramatike dhe me emocionuese.

Nje shkrimtar i njohur amerikan, Francis Scott Fitzgerald, thote:” Ti me gjej heroin e Une po te shkruaj tragjedine”.

“Kam dëshirë të ndalem për pak tek kjo thënie…, tha gjatë referatit të tij Gojçaj, pasi që me lidhet me temat e këtij romani. Tani, se çfarë është mekanizmi shkak- pasojë Hero-Tragjedi dhe anasjelltas, secili mund të ketë gjykimin e vet. Ja pikërisht, Kola, i biri i Mark Smajlit, një malësor, ndonëse i pushtuar nga fryma propagandistike e pushtetit, duhet të këtë qenë hero i besnikrisë dhe i traditave te shtrenjta të të parëve, përpara se të bëhej pjesë e tragjedisë së vet!”
Kapidani Gjelosh Luli, duke qenë i vendosur në mosnjohjen e regjimit të instaluar sllavo-komunist, nuk dorëzohet për të gjallë por vazhdon betejen e vet deri me vdekje, ashtu sikurëse edhe bashkëshokët e tij të cilët digjen e piqen për të gjallë midis dy zjarresh dhe nuk ka asgjë që ua then besën dhe qendresën e tyre. Dhe vërtetë Malësia e malësoret ishin vënë midis dy zjarresh saqë është e çuditshme mbijetesa e tyre.
Padyshim, masakra tek Kisha e Grudës ku pushkatohen përnjëherësh 6 veta: tre të bijtë e Prekë Tomës Lulgjuraj, Kolë Gjel Caku, Zef Miliqi dhe kumbara i Zefit, Gjelosh Gjoka, është nder skenat ma trishtuese në këtë roman. Secili nga këta burra përfaqeson nga një histori në vete, por ajo që përfaqëson figura e Zef Miliqit, tek flijimi për mikun e shtëpisë, është pikërisht ajo që “kultin e mikut dhe të mikpritjes” edhe Kanuni dhe e drejta zakonore e shqiptarit, e ka sanksionuar rrëbtësisht, ku ndër të tjera thuhet: “Shtepia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Këtu shohim si vdekja është jetë, e jeta është me keq vdekje.

Të njëjtin fenomen e shohim tek frati i Traboinit Patër Zefi, i cili për dëshirë e fundit para pushkatimit, tha “Rroftë Shqipëria”!

“Vetëm një digresion këtu! Ideja për ti ngritë një shtatore këtij kleriku të martirizuar është shumë më vend, por dua të kujtoj, tha Gojçaj, se ai nuk u pushkatua sepse ishte thjeshte një klerik, por sepse ishte një antikomunist e atedhetar i madh.Mandej, duke çfletuar dosjen e tmerreve, në figurën e Dodë Smajlit, një shembull tjetër ky i “kultit të mikut”, ku bëhet fjalë për mikun e jo kombësinë e mikut, shohim sesi malësori bëhet gjithnjë e më i pamposhtur! I zoti i shtëpisë lufton deri në pikën e fundit, kundër qindra ushtarësh e policësh malazezë, të cilët ishin poashtu armiqët edhe të Dodës. Ai flijohet dhe nuk e dorëzon mikun për të gjallë.”
Në referatin e tij – gazetari dhe veprimtari i dalluar i komunitetit në Nju Jork, z. Gjergj Ulaj – pëurimin e librave të Fran Camajt, e quajti “Një tjetër ngjarje të gëzuar në listën e shoqatës humanitare Malësia : “Një titull i ri dhe i njëjti autor. Sërish Fran Camaj. “Njeriu me Mjekër të Thinjur” një titull disi prozaik, por që në vetvete kërkon diçka të thotë, më tepër, që autori na fton t’a gjejmë nëpër faqet e romanit.
“Nuk di në se prezantimi i këtij romani, tha Ulaj është bërë atje larg në Malësi, por për mua ka fare pak rëndësi nga njëra anë, ndërsa, po të shtyhemi më tej, secili nga ne do të ndjhet disi keq në se vërtet kjo nuk ka ndodhur e kjo për faktin se dyshon në një farë tharje të lëngut të jetës, një farë shuraje të zjarrit intelektual atje ku duhej të gjallonte më fort . Mallësia, tha ai ka intelektualë, ka studentë, ka dashamirës të artit e të letërsisë, por me sa duket u mungon dis kurajo qytetare, për ta lartuar dikë tjetër veç vetës.
Fran Camaj, simbas Ulajt, duhet parë jo vetëm si intelektual e shkrimtar, por në radhë të parë si një malësor i mirë e patriot, që në kohën kur mungojnë armët gjen llogoren e tij për të luftuar e lartuar emrin e Malësisë. Ai që do mund të vërej fare lehtë një tendencë jo pak interesante të autorit – për ti çvendosur ngjarjet e romanit në fjalë gjeografikisht jasht kufinjëve të Malësisë, në atë anë të kufirit në tjetërën Malësi tonën. E kjo thotë pak . Kjo dëshmon edhe një herë pohimin tim se Fran Camaj – është malësor i mirë. Për autorin si edhe për shumëkend prej nesh, kufiri teknik u takon qeverive e bashkimi shpirtëror na takon të gjithëve neve, malësorë dhe jo malësorë, në të dy anët e kufirit, shprehet Ulaj në referatin e tij.
Duke shtuar se romancieri i vendos fillimet e romanit në një det të trazuar si për të na pregatitur se ndonëse diku e dikur dielli do të gjejë shteg mes reve e do të përpiqet të na ngrohë sadopak, sërish ato dallgë do t’i ndjekin heronjët e tij deri në fund të jetës. “Teknikisht, tha ai autori shtjellimin e ngjarjeve ia ka lënë retrospektivave, gjë që po të mos ishte në masën e duhur edhe do ta lodhte disi lexuesin, por për hir të së vërtetës kjo nuk ndodh me faqet e këtij romani për të cilin po flasim . Narracioni rrjedh natyrshëm, diku në kohën e tashme e në mabientin malësor e diku në kohën e djeshme e në ambiente të ndryshëm, malësor e qytetar , në Shqipëri e larg saj” tha në referatin e tij – gazetari dhe veprimtari i dalluar i komunitetit në Nju Jork, z. Gjergj Ulaj .
Më pas e përshëndeti përumin e këtyre librave edhe publicisti Naim Balidemaj – i cili e qujati krijimtarin e Camajt, një “Itak” çka do me thënë, sipas tij Malësia me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj – gëzimet dhe sukseset e saj- “Duke lexuar romanin tjetër “Dosja e Tmerrit” tha Balidemaj – përsëri kam hasur fatet e mira dhe të këqija – gëzimet dhe hidherimet , tragjeditë dhe vuajtjet të cilat nuk janë pjesë e imponuar apo vullnet i individit apo vet malësorve por janë të rrethanave dhe pushteteve që sunduan,”
Nga Shoqata “Malësia e Madhe”- Nju Jork, foli Kordinatori i saj Nikollë Junçaj – i cili më shumë në referencën e tij u përqendrua në biografinë e autorit – duke na sjellur Fran Camaj si gazetar, mësues dhe autor i pesë librave.
Junçaj me pasë tha se Camaj ka qenë në Fakultetin filozofik- gjuhë e letërsi shqipe të cilën e ka kryer në Prishtinë. Ndërsa në Arzë në Shkollën fillore të Traboinit, ka dhënë lëndën e gjuhës e letërsisë shqi-pe 1969 -1976, teksa në vazhdim është emruar në Gjimnazin e Tuzit, profesor i gjuhës e letërsisë shqipe. Ai ka punuar gazetar- redaktor i Programit shqip të Radio Podgoricës, me pas redaktor përgjegjës i Programit shqip në TV të Malit të Zi.
Kurse me të ndjerin Gjergj Gjokaj, tha ai është bashkë-hartues i dy teksteve shkollore që janë në përdorim në shkollat shqipe të M.Z. Shtëpia botuese “Toena”-Tiranë ka botuar romanin e tij “Rruga e pamëshirshme” i pritur mjaft mirë. Camaj është autor i disa romaneve nga jeta në Malësi dhe mërgim. “Shoqata “Illyricumi” bashkthemelues i të cilës është F. Camaj, ka organizuar në shtator të vitit 2005 Konferencën shkencore e përkujtimore me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së Dedë Gjo’ Lulit ku ai ka mbajtur kumtesën”Dedë Gjo Luli në poemën “Lufta e maleve” të Palokë Traboinit”.
Në fund të takimit, fjala iu dha autorit të dy librave, z. Fran Camaj: “Dosja e tmerrit” dhe “Njeriu me mjekër të thinjur”, botuar më 2011, gjegjësisht më 20014 në Shtëpinë Botuese “Toena”- Tiranë.
Fillimisht ai falendëroi të gjithë të pranishmit, që kishin ardhur në këtë promovim dhe në mënyrë të veçantë referuesit dhe ata që u përkujdesën për realizmin e suksesshëm të këtij aktiviteti – Shoqatës “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku,.
Më pas, Camaj bëri një prezantim të shkurtër të asaj se çfarë e ka nxitur atë të shkruaj këto libra, për të cilin ai u shpreh se e “Ndjeva si një obligim të lë diçka të shkruar për ato ngjarje të cilat sado pak prekin seclin prej nesh në Malësi ”. Autori e cilësoi librin e tij si një mozaik ngjarjesh të ndarë në periudha të ndryshme të atyre ngjarje makbre.
Në përmbyllje të fjalës së tij, autori pohoi se ndjehet i kënaqur që ky përurim u bë nga bashkëvendasit e tij në Qendrën Kulturore Nëna Tereze të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, dhe shtoi se do ti plotësojë këto botime me dëshmi e saktësime të reja në libra të rinjë.
Në fund të takimit, udhëheqësi i saj Kol Cacaj ftoi auditorin për pyetje e diskutime. Gazetari Qazim Doda drejtojë një pyetje mbi indetitetin, e emrit të njërit prej personazheve tek libri Dosja e Tmerrit , kurse shkrimtari e poeti Mëhill Velaj – sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan – përshëndeti aktivitetin dhe vlerësoi autorin për guximin dhe mënyrën e treguar në rrëfimin e ngjarjve të tilla makabre, si ajo e gjetjes së ështarve të varreve të familjarve të tyre, sidomos kjo gjatë regjimit komunist edhe në Shqipëri, duke paralelizuar atë të lexuar në librin “Dosja e Tmerrit”.
Aktiviteti zgjati më shumë se një orë dhe u mbyll me dhënien e dy librave më të fundit të autorit : “Dosja e tmerrit” dhe “Njeriu me Mjekër të Thinjur”, botuar më 2011, gjegjësisht më 20014 në Shtëpinë Botuese “Toena”- Tirane.

Filed Under: Komunitet Tagged With: “Dosja e tmerrit”, Beqir Sina, dhe “Njeriu me mjekër të thinjur”, ne Nju Jork, përuruan, të Fran Camaj u

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 325
  • 326
  • 327
  • 328
  • 329
  • …
  • 398
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT