• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tragjedi: 2 të rinj rrëzohen në Kanionin e Erzenit, humbet jetën 18-vjeçari

March 30, 2014 by dgreca

Fund tragjik për njërin prej tyre, ka pasur ekskursioni i zhvilluar nga një grup të rinjsh, në Kanionin e lumit Erzen.Ngjarja tragjike ka ndodhur mesitën e sotme, ku dy të rinj që merrnin pjesë në një ekskursion kanë rënë në Kanionin e Lumit Erzen, pas malit të Dajtit. Mësohet se një prej tyre është shpëtuar nga shokët, ndërsa 18-vjeçari Erjon Alizoti është ende në kërkim në kanionet e Erzenit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe të RENEA-s,pas njoftimit nga shokët e dy të aksidentuarëve  të cilat po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujrat e Erzenit të 18-vjeçarit tjetër.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 18 vjecari, Erzen, humb jeten, Tragjedi ne Kanionin

NDAHET NGA JETA BARITONI HYSEN KOCIA

March 30, 2014 by dgreca

Basha: Vepra dhe puna e Hysen Koçisë gjithmonë te paharruara/

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PD, Lulzim Basha, ka bërë te Dielen , 30 Mars, homazhe në nderim të baritonit të TKOB dhe këngëtarit të muzikës popullore, Hysen Koçia (Artist i Merituar).

“Një nga artistët themelues të Teatrit të Operës dhe Baletit u nda mbrëmë nga jeta. Hysen Koçia (Artist i Merituar) e kaloi të gjithë jetën e tij duke i dhuruar vendit, shoqërisë, artdashësve, veprën, artin e tij, ndaj mendoj se sot është detyrim i gjithsecilit prej nesh ta nderojmë e ta respektojmë atë, kujtimin dhe veprën e tij. Duke i shprehur ngushëllimet më të ndiera familjes, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe artdashësve të tij e të veprës së tij, shpreh bindjen se vepra, puna e tij do të mbetet gjithmonë e paharruar dhe e nderuar nga shoqëria, nga shqiptarët, nga artdashësit”, u shpreh z. Basha.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: HYSEN KOCIA, NDAHET NGA JETA BARITONI

Zhvillohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Eqrem bej Vlorës

March 30, 2014 by dgreca

Nga Harilla Koçi/.-Të dielën, 30 Mars, në qytetin e Vlorës u zhvillua ceremonia zyrtare e rivarrimit të eshtrave të Eqrem bej Vlorës, diplomat, politikan dhe historian, personalitet i shquar i letrave shqipe. Me këtë rast, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora në arkivolin me eshtrat e tij, në mjediset e shtëpisë së familjes në qytetin e Vlorës, atje ku ai u largua 70 vite më parë drejt Austrisë.

Kurorën në emër të kryeministrit Edi Rama e vendosi Këshilltari për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, Fate Velaj, i cili vlerësoi figurën e Eqrem bej Vlorës, si një personalitet i kulturës dhe i letrave shqipe.

Bënë homazhe dhe vendosën kurora edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, Princ Leka II, qytetarë vlonjatë dhe nga rrethe të tjera të vendit. Zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare, u shpreh mes të tjerash se, Eqrem bej Vlora është personalitet i shquar i letrave shqipe. “Shpirti i tij endet mes letrave dhe dilemave politike”, theksoi Çuni. Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, në një prononcim për mediat e cilësoi Eqrem Bej Vlorën, personalitet të kulturës dhe një figurë poliedrike që, pavarësisht se e diskutueshme, ka lënë gjurmë dhe kontributin e vet në historinë e Vlorës dhe të Shqiopërisë, një nga pinjiollët e familjes Vlora.

Nga ana e tij, nipi i Ismail Qemal Vlorës, Darling Vlora, falenderoi në emër të familjes kryeministrin Edi Rama, për vendimin për kthimin në atdhe të eshtrave të Eqrem bej Vlorës. Ai u shpreh se vepra e Eqrem bej Vlorës, është aty dhe flet vetë.

Arkivoli me eshtrat e Eqrem bej Vlorës, i mbështjellë me flamurin kombëtar, u vendos në sheshin përpara ish- shtëpisë së Vlorajve në qendër të qytetit, e cila i është kthyer vajzës së tij. Ceremonia vazhdoi më pas në fshatin Kaninë, ku do të prehen eshtrat e Eqrem bej Vlorës në përmbushje të amanetit të tij.

Eqrem bej Vlora ndërroi jetë në mars të vitit 1964 në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, ku edhe u varros.

Vendimi për kthimin e eshtrave të tij u mor nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë në 7 mars.

Eqrem bej Vlora u largua nga vendi 70 vjet më parë

Filed Under: Kronike Tagged With: Eqrem Bej Vlora, Rivarroset

Nishani priti Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova

March 29, 2014 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani priti te shtunen me 29 Mars, në një takim Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s,Irina Bokova, e cila ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.Presidenti Nishani vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm ndërmjet Shqipërisë dhe UNESCO-s konkretizuar përmes zbatimit të projekteve konkrete, lokale, ndërkufitare dhe rajonale si dhe nënvizoi angazhimin tonë në mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, jo vetëm si pjesë të rëndësishme e identitetit tonë, por edhe si një mjet për të promovuar turizmin kulturor, duke veçuar gjithashtu mjedisin, arsimin dhe ruajtjen e traditës si fusha ku ky bashkëpunim mund të thellohet më shumë në të ardhmen.Bokova u shpreh se ka ardhur me dëshirën e mirë për të hulumtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për një arsim më cilësor, për të kontribuar më shumë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, mjedisin dhe biodiversitetin, vlera shumë të rëndësishme për Shqipërinë, rajonin dhe më gjerë.Presidenti Nishani dhe Drejtorja e UNESCO-s Bokova ndanë mendimin se bashkëjetesa dhe harmonia fetare janë vlera të çmuara të shoqërisë dhe kombit shqiptar, të cilat duhen ruajtur dhe reklamuar si një shembull dhe kontribut për promovimin e tolerancës, paqes e mirëkuptimit në rajon, Evropë dhe në një botë, ku dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar duhet të zënë vendin e shfaqjes së fenomeneve të mostolerancës dhe keqkuptimit.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Irina Bokova, Nishani, priti

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon

March 29, 2014 by dgreca

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në selinë e OKB-së në New York me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, zotëri Ban Ki Moon, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.E shtune, 29 mars 2014. Presidentja Jahjaga e vlerësoi rolin e Sekretarit Ban Ki Moon në mbështetje të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me OKB-në në arritjen e përparimit të mëtejmë në Kosovë në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të rajonit në tërësi. Ajo tha se Kosova është e përkushtuar që të bëhet partnere e besueshme e OKB-së dhe anëtare me të drejta të plota e organizatës botërore, si shtet i pavarur. Presidentja Jahjaga theksoi se rajoni i Ballkanit ndodhet në një moment vendimtar, kur është hapur mundësia për një paqe të qëndrueshme pas fillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe theksoi se BE-ja ka ndërmarrë hapa konkretë për të fuqizuar këtë moment.

Ajo tha se janë arritur marrëveshje të rëndësishme, por ato duhet të zbatohen në praktikë dhe plotësisht dhe se rruga e Serbisë drejt BE-së duhet të kushtëzohet me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po ndërton një shtet funksional dhe demokratik dhe një shtet gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në institucionet dhe shoqërinë e saj.

Ajo tha se rruga e hapur e integrimeve evropiane e Kosovës dhe gjithë rajonit të Ballkanit do sigurojë më shumë stabilitet, zhvillim ekonomik të secilit vend dhe gjithsesi edhe përparim. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova vazhdon të aspirojë anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare, para së gjithash në BE, pavarësisht pengesave të tashme me mosnjohjen nga pesë vendet anëtare të saj.

Presidentja Jahjaga theksoi se duhet parë me kujdes të gjitha përparimet e rëndësishme të arritura në Kosovë, që kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në rajon.

Duke folur për çështjen e mbi 1700 qytetarëve të pagjetur, Presidentja  Jahjaga theksoi se është e nevojshme ndihma e bashkësisë ndërkombëtare për ta përmbyllur një plagë te rëndë të shoqërisë së Kosovës që prej përfundimit të luftës dhe qe familjet të gjejnë paqen dhe qetësinë e tyre.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, zotëri Ban Ki Moon vlerësoi zhvillimet pozitive në gjithë rajonin e Ballkanit, me theks të posaçëm në dialogun e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE dhe vazhdimin e angazhimit në ruajtjes e paqes dhe të stabilitetit ne rajonin e Ballkanit. /B.SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ban Ki-Mun, Presidentja Jahjaga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 469
  • 470
  • 471
  • 472
  • 473
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT