• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Selam Musa Salaria- Histori në vargje

June 11, 2015 by dgreca

Novruz Xh. Shehu*/
-1-
Kronikë:
Selam Musai lindi në maj të vitit 186O,në Salari. Gjyshi i tij Çarçan Hasanaj ka punuar në stafin e Ali Pashës dhe në tetor të vitit 1809 mori pjesë në pritjen e lordit e poetit Xhorxh Gordon Bajroni si edhe lordit e studjuesit Hobhausen, në sarajet në kalanë e Tepelenës. I ati, Musai, shtoi blegtorinë duke arritur të bëhet ndër fermerët më të dëgjuar në krahinë.
*
Selam Musai
ishte një njeri i thjeshtë
si dhe Bolivari,
Që s’ecte mes pyjeve, por mes maleve,
Me hartën e yjeve zbulonte rrënjët,
Emrat e lumenjëve e të luginave,
që përgjonin
Veshur me jelekë si zonja të rënda.

Kish bruc të zi e gunë të bardhë
Selam Musa Salaria,
Që i përdorte sipas çastit, stinës
Dhe mënyrës së ecjes,
Sipas vendit, ku duhej të mbrrinte
Mbasi i kish hequr prej qafeje ëndrrat,

Kur ecte përmbi kal,
300 mushka e pela ergjele, të tij
,hingëllinin
E iknin vrik në drejtime të ndryshme,
3OOO dele, të tij, linin barin pa e prekur
E 3OOO qingja për të i faleshin Diellit.

Ish trim si ai, që se njihte për Zonjë vdekjen,
Që fliste pak me zërin si tingëllimë uji
Të rënë në lartësi nga rivierat,
Që fjalëm e kish të rëndë si palla
E pallën të lehtë sa ajri i maleve,

Trup mesatar, i shëndetshëm, i ngjeshur,
Me fytyrë të veshur me purpurin e Hënës,
Sytë larg i shikonin dhe përfshinin
E mbanin peng me forcën e tyre
Këdo që shihte me kujdesin e trimit,
Dhe vet gjarprin e bënte të hutohej.

-2-
Kronikë:
Selam Musai ,kur vije,
Kali i kuq e guna çile…
*
Kali i Selam Musait ish plotërisht i kuq,
Kish përmasën e zjarrit duke ecur,
Kish yzengji floriri që e njoftonin tek ijet,
Për t’u nisur vrik të linte mbrapa erën
Duke ruajtur tek frerët kodin e fluturimit,

Ishte kal që ushqehej me bar trefletësh,
Ku magjia e diellit i futej në arterie,
Pinte ujë nga burime të pakta
Ku bora e paqtë shtrydhte vetveten
Me ngadalësinë e hijes rreth pemës,

Era ja krihte shpatullat
E në jele shtatë këmborëza argjendi
Këndonin simfonitë e maleve ,
Që zgjoheshin vetëm gjatë fluturimit,
E që vetëm kalëruesi dinte ta kuptonte,

Kali i Selam Musait e njihte egërsirën
Tre male larg dhe armikun e zbulonte
Me anën e flegrës tek dredhi e shtigjeve,
Tre herë godiste me këmbë të njoftonte
Me alfabetin që e dinin ata dhe malet,

E ,kur rrihte tokën tre herë me thundër,
Kryet ngrinte duke futur tek sytë
Gurët e kufijve dhe pemët aty këtu,
Që ruanin vetminë dhe pllakat e gurta
Të përfshira nga gishtat e rrënjëve…,

Kur lëvizte pak qafën e krifën e jeleve
Pritej një vendim i rëndësishëm,
Guna e Selamit kthehej në mjegull
E njësh me të, në shpend transformohej
Kalëruesi, që mbërthente habinë
e kalimtarëve.

Kali e kish emrin Binok
e i flitej si njeriut,
Por s’pranonte fyerje si njeriu,

Gjithë detyrat i dinte
Si besimtarët e zellshëm
Që dinë 114 syret e Kuranit…
-3-
Selam Musa Salaria
Kish dy kobure argjendi
Që i mbante në brez,
Në syrin e silasë,

Kish hanxhar të mprehur,
Që e mbante në brez
si dhe armët,

Në jelekun e qëndisur,
dy zogj ,që putheshin,
dialogonin për vënde,
që nuk i njihnin…

Ballin e kish te gjerë e të zbuluar,
Festja e gjatë ja mbulonte flokët,
Mustaqet i shkonin gjer
tek mes i faqeve
Dhe ashtu burrë i bëshëm
Në sytë e blujtë i mbante
katër stinët,

Gunën e mbante në sup të djathtë,
Tirqet, të qëndisura me kujdesin
e dallandysheve,
I shtërngonin pulpët,

Dy zjarre të vegjël i ndizeshin
Në këpucët e lëkurta,
E dyzetë palë i hapte fustanella.

Fustanella ishte e bardhë
Dhe kur i përhapej kalit
përmbi shpatulla,
Shqiponja shihte aty vetvete.

Në dyzetë fletët e fustanellës
Ishin dyzetë mesazhe të të vdekurve
Që s’treteshin sa të shihnin
të paprekura
Lirinë dhe kufijtë e këtyre anëve,

Tek fustanella
Ishin këngët, që deshifroheshin
Në vallet e dasmave e të betejave,
Ku palët bëheshin flatra
Dhe matnin hapat e Diellit.

Në dyzet palët e fustanellës
Dyzetë zonja kishin lënë
Gjurmët e gishtave e të gjinjëve,
Tingujt e këngëve e të legjendave
Të ruajtura nga kujtesa e dëborës,

SALARIA – faqe mw vete
-1-
Kronikë:
O dielli proto kur bie?
Në male të salarie…

*
Salaria është fshati,
Ku dielli lind më parë se në çdo mal tjetër,
Është një fshat që mediton
Mes dy maleve bodigardë,
Të veshur me kostume guri e të vrërët,

Hija e një manastiri endet
tek “Qafa e Kreshmës”
Nga sheh prej andej mëhallat,
në të dy anët e përroit
Me shtëpi të mermerta e kasketa të pllakta,

Burimet u lajnë mëngët e këmishëve
Të dy maleve e korijeve anash.

Nëç’do faqe mali ka korije,
Panja, lisa, kumbulla të egëra
E dëllinja, që mbahen
heroikisht tek gurët.

“Hunda e Gjatë” dhe “Guri Vedrës”
Njëri-tjetrin shikojnë,
Si dy sy të grijtë rrinë pranë korijeve,
Vëzhgojnë ditët me pak diell
E netët me pak yje në qiellin e pakët,

Zogu Gjon e Kali i Qyqes
Kërkojnë njeri-tjetrin:
Nga Krorëza
Gjer në Qëngjërz,
Nga Arat e Golashit
E deri tek Shesh i Arrave,

Nga shpella e Kuqe
E deri tek kroi Dedë GJonit,
Nga vilat e Revajve
E deri tek Sheshi i Skelës…

-2-
KRONIKË:
Fshati i Salarisë i përket rrethit të Tepelenës. Është vendbanim i hershëm i quajtur fillimisht Katund, që nga rruga e vjetër prej shpellës së Kërçane deri në lagjen Elezaj.Banorët mendohet të kenë ardhur aty nga Hora,qtet I lashtë ilir në këmbët e maleve,në fushën e fshatit Dukaj.Mbas Katundit të hershëm,banorët janë shpërndarë nëpër lagjet Allkush,Mesas,Deliaj,Elezaj.Fshati më von ka marrë emrin Istarixh deri në shekullin e XVI-të.Më vonë,fshati është quajtur Salari (Nga turqishtja:edhjeta e kashtës}.Në vitin I93 u quajt “Shpai” me vendim parlamenti.
Në vitin 1507,në dokumentet e kohës,Istarixhi (Salaria)përmëndet si fshat rrebel e kyengritës.
Gjetje arkelogjike ka patur në Sheshin e Arrave,ku janë zbuluar monedha,varre kolektive,qeramika etj.Rruga e herëshme në Sheshin e Skelës,ka vlera të veçanta.
Vende të kulteve të fesë kristiane:Dy kasha tek Sheshi i Arrave.Egziston gojëdhana e një manastiri në Qafën
E Kreshës(nga fjala Kreshmë).dhe aktualisht po zbulohen mure të lasht.
Vende të kulteve të fesë islame:xhamia në qëndër,teqeja e Sheh Muhametit,në Totaj,teqeja e Sheh Hajros në Elezaj,mekami në Kreshë,mekami ne Deliaj.Ka patur disa kube karakteristike si ajo e Peltekut,tek Qafa e Xhamisë,një kube gjashtëkëndëshe në Deliaj dhe një kube shumëkëndore përtej përroit,1oo metra larg shpellave të Skëndere,tek zalli.Nuk dihet nëse janë kulte të feve apo varre personash të periudhave të herëshme.
Emigraconi:në Turqi,Amerikë,Greqi,Itali,Rumeli.
Shkolla e parë shqipe është hapur në vitin 1917 memësues Mustafa Llaka e më vonë nga Qazim Dervishi.Para shpalljes së pavarësisë ,ka patur shkollë turke.
Që nga viti 1992 bën pjesë në komunën Qëndër. 1)
1)- (Marrë nga Enciklopedia e Tepelenës, N.Xh.Shehu, 2006, f.583,584.)

KRONIKË:
1-
JEMEN 1881 – 1887
Jemeni ndodhet në Azinë jugperëndimore,në pjesën më jugore të Gadishullit arabik.Shumica e terenit është malor ose skretëtirë dhe një pjesë e vogël në bregdet.
Territori i Jemenit,në vitin I517 u pushtua nga Perandoria Osmane.Pjesa jugore e vendit u pushtua nga Britania në vitin 1938.Jemeni I veriut fitoi pavarësinë nga Turqia në vitin 1918,ndërsa nga Britania në vitin 1967.
Ng viti 1881 deri në vitin 1887,Selam Musai kreu shërbimn ushtark në ushtrinë turke në Jemen, ku u pais me aftësitë luftëtarit dhe të drejtuesit ushtarak.(2)
– ( 2 ) –Nga “Enciklopedia e gjeografisë së Botës”-Vladimir Zoto,2010,f.1o3,”Selam Musai”,f.8,1980 botim i Muzeut Historik Tepelenë,”Selam Musa Salaria”,F.11-13,Xhafer Matuka,1975,F.8-12.

*
Koloni e Turqisë ky Jemeni,
Si dhe Shqipërinë,
Pushtuesit e shkallmojnë,

Ushtar në ushtrinë turke,
Me armë në krah, Selam Musai
Aerobi bën me plumbat,

Stërvitet të vras
Por askujt s’ja nis plumbin ,
Fisniku jetës ja di vlerën
E vdekjen se kursen
vetëm kur duhet.
-2-
Mëngjez:
Në provë trimërie,
Në vrap e kap drerin
E malit i ngjitet,

Një vajzë jemenase
Në gjuhën e përbotëshme:
– Merrëm si drerin! – i thotë.

Qëndron Selami
“Ik!” – i thotë drerit,
E vajzës i kthehet,

Në sy e vëzhgon
Trimi i largët
E syri detin i krijoi,

Detin, ku çajnë anijet,
Qiellin, ku çajnë zogjtë,
Zemrat, ku çajnë tingujt:

-Vajzë e mirë e Jemenit!
Perçja aspak nuk të mbulon
Shtatin dhe bukurinë ,

Aty trëndafilat çelin
E në kraharor
Dielli zjarrin të ka ndezur,

Por unë në Shqipëri
Kam një vajzë që më flet
Nga një yll i përbashkët,

Yllin shohim të dy
E me të dërgojmë
Dashurinë dhe merakun,

Ti yll je vërtet
Por jo për qiellin tim
Vajza yll e Jemenit…

Sytë me lotë iu mbushën
Vajzës drenushë:
-Të më puthësh dua!…

Ju afrua dhe në ballë e puthi
Selami, trim i largët,
Atje ku, në vendlindje,
puthin vetëm motrën,

Orën prej floriri
Selami nxorri nga gjiri:

-Merre dhe shihe, – i tha,
Se si koha ikën
E zjarrtë sa e akullt…

-Kujtomë !
Pëshpëriti vajza
Me pëshpërimën e erës,

-Do të të kujtoj,
Sa të shkoj në Salari.
Pëshpëriti Selami
Me pëshpërimën e gjirit:

-Për ty do të falem
Si për Diellin,
Dhe gruas time,Dylbës, (3)
Për ty do t’i tregoj…

Pëshpëritën njëherësh
Gjithë gjethet e pyllit,
Zogjtë u puthën pa u fshehur,

Zili e patën atë cift të bukur,
Zili e patën
E gjatë për ta kënduan
(3)-Dylba ishte gruaja e parë Selam Musait,me të cilën u martua një vit para se të nisej për në Jemen
3-
Arma dhe dashuria
Kryetrim e bëjnë trimin,
Kryetrim në Jemen
u bë Selam Musai,

Qindra metra larg
Në sy godiste skifterin,
Grada trimërie
ja zbukuruan supet,

Emër i dha armës,
Në vëndet e armëve,
Selam Musa Salaria,

Emër i dha bukurisë
Me shtatin si pemë,
Që i jep pushtet gurit,

Emër i dha Dashurisë,
Këtë yjet ende e tregojnë
Ndërsa rrinë
Me vetminë e largët.

NË SALARI
*
Bimbash u kthye
Selami në vendlindje,
Me armën luante
si me erën,

Pas deleve e pelave,
Me kal ngjiste malet,
Me kal me yzengji
E me mamuze floriri.
*
Shtëpi dy katëshe,
Me mure të larta prej gurësh
të skalitur,
ngriti mes fshatit,

Porta e jeshiltë,
Prej druri pishe,
Vazhdimisht rrinte hapur,

C’do natë aty
Ktheheshin kalimtarët
Ushqeheshin e flinin,

Se shtëpia është e Zotit
Dhe e mikut-thosh Selami
E urdhër jepte të zbatohej.

Aty ktheheshin kaçakët
Me armë ne supe,
Me kobure e thika te ijët

Aty mblidheshin
çerçiz e Bajo Topulli,
Nazif Hdëri e Hito Emini
Sali Butka ,Namik Delvina
E burra të mëdhenjë,
Gurë, që mbanin
themelet e kombeve,

Burra që se njihnin vdekjen
Aty vinin
E perandorinë kërkonin
Ta vinin nën këmbë,
E ta largonin tutje.

Kronikë: FAQE ME VETE
Selam Musai ,që në vitete e para të shekullit të XX-të ngriti çetën e tij dhe krijoi lidhje me përsonalitete të luftës patriotike kundërTurqisë në të gjithë Shqipërin e Jugut:Sali Butka,Cerçiz e Bajo Topulli,MihalGrameno,Zeman Mashkullora,Namik Delvina,Ibrahim Hoxha,Nazif Hadëri,Demo Emini,Musa Demi,Veip Runa,Shaqo Buxo etj. Në vitin 1908 merr pjesë në varrimin e Hajredin Tremishtit në Gjirokastër.Mbështeti kuvendin e madh ,në Manastirin e Cepos,nga ku në 8 korrik 1911 i bëhet memoradum shtetit ottoman të lejonte lirinë e plotë të shkollës shqipe etj.Kreu disa beteja kundër garnizneve turke dhe u njoh si burrë i armës dhe mendimit, që dinte t’ja përkushtonte me dinjitet Lirisë.
Në tetor të vitit 1912 deri në mars 1913,shqiptqrët mbështesin ushtrinë turke në luftë kundër synimeve asimiluese të Greqisë në Shqipërinë e Jugut.Jemi në një periudhë kur në Ballkan ishte krijuar aleanca në luftë kundër perandorisë turke.Por ndërsa Turqia ishte në gërrhamat e fundit,rrezik real për asimilimin e Shqipërisë ishin Greqia në Jug e Serbia e Mali I Zi në Veri shtete të cilat në kuadrin e aleancës shkelnin me modelin”Kali I trojës” këtë marrëvëshje.Intelektualët shqiptarë organizuan dhe mbështetën pjesmarrjen e djemve shqiptarë në ushtrinë turke kundër ushtrisë greke,duke ngelur në Historinë e kombit një përpjekjebetejash të përmasave legjendare, ku u vranë disa qindr djem e që akoma,për paradox, nuk vlerësohen si dëshmorë.Selam Musai,ndërsa mëson se në ato beteja u vranë vetëm në një ditë shtatë vet nga Salaria,I drejtohet Ismail Qemalit me një letër,së bashku me tetë komandantë të tjërë I kërkojnë në 6 shkurt(Allaturka)të vitit 1913 t’ju jap pëlqimin të mbështesin këtë luftë.Mbas dy ditëve ,merret përgjigja positive prej Ismail Qemalit.Selam Musaie një grup komandantësh me 400 djem në çetat e tyre,u nisën rrufeshëm drejt Janinës.Komandant taborri ish Kalem Efendi Tepelena.(4)
(4)-Arkivi Qëndror Shtetëror

***
1913 – JANINË

Shkurt – Mars
Grekët si grekët, s’e lanë Kalin e Trojës,
Në barkun e tij u rritën grupe të mëdha shovene,
Demonë të egër rreth trojeve shqiptare,
Braktisën aleancën me shtetet e Ballkanit

Sa kundër turqëve
Po aq, kundër shqiptarëve qëllojnë,
Grihet nga gjylet ajri i luginave,
Mjegulla përzihet e nxihet
Me tymin e barutit,

Treqind topa një të shtirë
Treqind topa me zinxhirë të lidhur,
Treqind djem u hidhen përsipër
Mish mbi hekur e hekur mbi gjirin e njeriut.

Bizhani përmbi Janinë mbulohet nga flakët,
Nëpër dyer trokasin gjylet e nëpër ajër
Britmat shkruajnë këngët
Që mbartin të vrarët kundër grekërve,

Selam Musai hedh përpara britmën:
“Përpara o djem!”
dhe djemtë me këmishë
fshijnë gjakun,
me fustanella mbulojnë
arkivolët e të vrarëve
dhe veç përpara nisen.

400 djem shqiptarë
Luajnë me vdekjen,
Thuajse një shpend me 400 flatra
Përfshin
Bizhanin me fluturimin e tij
E topat bën të heshtin,

Plumba në këmbën e majtë
Dhe në vetullën e djathtë
Bëjnë me plagë e gjak Selam Musain,

Hingëllin kali e shkrep gurët nën këmbë,
Bren mëgojzën e frerit
E trimat ndjejnë se diçka ka ndodhur,

Afrohen djemtë, por nga kali
Nuk zbret Selam Musai,
I bërë gjak e shkabë sulet tutje
Drejt topave,
që nuk këpusin dot zinxhirët,
Dhjetë djem bjenë njëherësh
Në krah të tij të bindur se e morën hakën
Dhe bën çfar’ duhet,
Njëqind grekër bjenë nga krahu tjetër,

Të tjerë shqiptarë vriten
E të tjerë grekër përplasen syshqyer
Saqë lodhen topat.

Gjylet ulërijnë për çfar’ ndodh
Këtu, në këtë cep të Ballkanit,
Ku s’nderojne grekët Homerin
E Sokratin aspak s’e dëgjojnë,

Selam Musai shkon sa në një anë
në anën tjetër,
Në këtë Vaterlo, ku përzihet gjaku
me gjakun
E mbreti grek s’di çfar t’ju thotë grekërve
e as Ballkanit e botës s’di ç’ti thotë.

Selam Musai me plagë i foli që nga Janina:
“Mos m’u fol djemve të tu
nga kabaret,
Mos m’i vre djemtë
për luftra të padrejta,

Në qafë s’ju bjemë,
Por se njohim mëshirën,
Tmerrin gjer në palcë dimë t’jua fusim,

Lakra u grijmë me thikat tona,
Kokat ua ngjisim në majat e hunjëve,
T’i njihni mirë kufijtë e të tjerëve.”

3OO topa heshtën
Në Bizhan të Janinës,
3OO nëna shkulën flokët
Në sokakët e Athinës,

Dodona pellazge aty u afrua,
Plagët i lidhi Selam Musait
Rregulloi të vrarët, i lau mirë e
U vendosi shamitë e kostumet sic duhet,
U thuri nga një varg kënge tek ballet…

*
KRONIKË:
Bizhani përmbi Janinë
Lidhur topat me zinxhirë,
300 topa një të shtirë,

*

Moj Salaria në grykë,
Shtatë mandata një ditë,
Shtatë mandata ç’u dhanë

*FAQE ME VETE
Tepelenë, 18 mars 1913
Mbas marrjes së fortesës së Janinës,
500 kalorës grekë
Trokuan me zjarr e hekur,
Zjarrin vunë në fshatra
e hekur në dyer,
Prenë ullinjtë të cilët
ranë duke i thyer degët
E duke çarë tokën nën vete
Me britmën e rrënjëve,

Vranë qetë tek mbarsnin arat
Në punën e madhërishme,
I vranë e i copëtuan
Duke ua thyer brirët
Që t’i fyenin dhe të vdekur,

U hoqën kekurat cezmave,
Ujin e ndytën me këmbët e kuajve,
U vunë zjarrin staneve
Delet të vdisnin
Prej urisë dhe etjes,

Xhamitë i prishën,
Teqetë i rrëzuan
Të mos të faleshin
E të mos komunikonin me Zotin
myslimanët,

Gurët ua vendosën nën këmbë,
Malet u përfshinë
nga ushtritë e tymnajës,
Në vajza të përdhunuara
u kthyen luginat,

Të quajturat “kompani të shenjta”greke
Kompani djajsh ishin e asgjë tjetër,
Kompani djajsh e kuaj të ardhur
Nga pabesia e shekujve,

*
Flamuri i Shqipërisë ulet
Tek qyteti i Tepelenës,
Komandanti grek Mavromihali
Mavrinë ka në themel të emrit
Zizërimë e ujit të dalë nga bimët
Tanimë i dalë nga shpirti i
Kalendave greke,

Kriminelë e hajdutë,
Egërsira vrasëse të fëmijëve dhe grave,
Nga burgjet i nxorrën
Të jepnin prova krimesh monstra
Mbi shqiptarët
Dhe të fitonin lirimin
në vend të dekoratave

*FAQE ME VETE
Mars 1914,
Gjer në Salari erdhën pushtuesit,
Shtëpitë dogjën në çdo fshat,
Muret rrëzuan me rropamë,
Tymi e ngjyrosi qiellin
Duke dhënë fytyrën e
ushtrive greke,

Kapnin njerëz krejt në punë të tyre
Gjymtyrët ua vendosnin mes gurëve
Dhe me gurë i thyenin,

Gratë shtatzana i qëllonin
Me shkelma e bajoneta,
Më jeta të vdiste
Më barkun eShqipërisë,
*
Qeveria e Vlorës ishte në pelena
E s’mund t’i dilte zot jetës
Dhe lirisë së banorëve,

Kushtrimin dha Selam Musai:
“Ja gjallë, ja vdekur,
Zjarrit me zjarr,
Hekurit me hekur,

Gjoksit me gjoks,
Thikës me thikë,
Pabesisë me gjykim
Që di t’a jap historia,

Foshnjat në djepa
Vetëm ne kërkojnë,
Jetën vetëm Zoti
mund të na i marrë

Lirinë e fitojnë,
Ata që e duan,
Lirinë e fitojnë ,
Ata që e ushqejnë,

Dielli dhe Nderi,
Pa Lirinë nuk jetojnë,
Dielli dhe Nderi
Pa Lirinë vetëm vdesin,
Ku gjaku nuk kursehet,
Dielli dhe Nderi
Atje është,
Djem, të gjallë t’i zëmë
T’a shqyejmë të gjallë
Këdo që prek Lirinë,

Çfar’ nuk e zëmë me plumba
Me këmbë t’a zëmë,
Vetëm Lirisë t’i falemi,
Nderit dhe Diellit.

Djem, me ne është Zoti!”

*FAQE ME VETE

GRIBË- SALARI

Një uturimë të pa anë,
Tërhoqi gryka e përroit,
Uturimë e britma,
Britma kushtrimi,
Britma lufte,

Që mund të kuptohen
Vetëm prej atyre, që shohin
Sesi shtëpitë u digjen,
Sesi gratë u tmerrohen
Dhe pranvera nuk guxon të afrohet.

Shqiptarë,gurë,male
Dhe thirrja:
“Ja liri, ja vdekje”
*
Ndihmomë o Zot të tregoj
Se ç’ndodhi në Malin e Gribës:

Trup me trup e ball me ballë
Me gurë e armë, me hanxharë e thika

Nis korrja jo e grurit,
Por e njeriut,
Gjaku kthehet në tablotë e Gojas
Me fytyrë nga qielli,

Dielli mbulon fytyrën
Me mëngët e tymit,
Që djegin fshatrat,

Skifterët largohen marramëdthi
E shpendët ndërrojnë
Marramëndthi banimin,

Britma e thirrje për sulm
Nga të dyja frontet
(grekë e shqiptarë),
Kërkesa për ndihmë
Amanete për familjet,

Aty në malin e Gribës
Ali Rakip Llaka
Krah i djathtë i Selam Musait
Kaloi përmasat e fuqisë së njeriut,

Shtatë grekër i shtriu
Një nga një
Me fytyrë nga gurët,
Me shkelma ua prishi
Bukurinë e fytyrës
Dhe nga Zoti u kthye
“Fali!…”

Mandej,
(Zot nëm fuqinë të përshkruaj)
Kapiteni grek doli
Nga gurët, ku ish fshehur,
Të mos të linte
Të fyheshin ushtarët
Dhe lavdia greke,

Ali Rakip Llaka
Ballë-përballë i doli,
Të mos të fyhej lavdia shqiptare
Dhe nisi luftimi trupash,

U qëlluan me thika njëherësh,
U përgjakën
U qëlluan me grushta
E krahët hapi sejcili si ganxha,
T’a mbërthente tjetrin,

Të dy u mbërthyen, por asnjëri
S’ja vendosi shpatullat tokës,
Me armë qëlluan,
Njeri-tjetrin e shpuan

Dy kapedanë betejash
Mbushur gjak qëllonin,
Mbushur gjak
Shihnin njëri-tjetrin
Dhe s’binin,

Tre plumba mori në gjoks
Sejcili nga kapedanët
E të dy ranë
Me fytyrë nga njëri-tjetri.

Atje ne Malin e Gribës,
Dy kapedanë trima,
Që s’kishin frikë vdekjen,
Vdekja i bashkoi.
*

Homeri shqeu sytë
E s’dinte çfar’ të shkruante,
Naim Frashëri s’dinte se çfar’ të bënte
me poemën
“Dashuria e vërtetë e shqiptarëve”

Homeri e Naimi s’dinin
Çfar’ t’i thoshnin njëri-tjetrit,

Erdhi pranë Selam Musai,
U ul dhe puthi në ballë Ali Rakipin,
nga kapiteni grek
ktheu sytë
duke mërmëritur:

“Trim o trim mbi trima,
Trimërinë s’ta fshehin dot malet
Dhe unë gjithashtu s’ta fsheh,
Por jo duke prekur lirinë e tjetrit…”

Shikoi gjatë Selam Musa Salaria
Dhe u dha urdhër trimave:
“Varroseni dhe kapitenin grek ,
Ishte trim dhe trimat nderohen

*
Kronikë:
Ali Rakipi me nam,
Ball’ për ball’ me kapedanë,
Flakë për flakë ç’ja dhanë…

*

28 -29 PRILL 1914 FAQE ME VETE
Kompanitë e shenjta greke,
Kompanitë e djajve,
Burrat e fshatit Hormovë
E burra e djem e gra
nga fshatra të tjerë të
Tepelenës

I thirrën për mbledhje paqeje
Në Kishën e Kodrës…

Prilli nxiste gjethet e lulet
Në perandorinë e limfës,
Era bletëve u afronte polenin
Nga qindra kilometra larg,

Grekët endnin drunjtë e kalit
Në muret e kishës
E u shkelnin syrin
Perëndive greke,

Shqiptarët nuk mund
Të mos të vinin
Në një faltore të Zotit,

Shqiptarët nuk mund të dyshonin
Asgjë të pabesë,

Shqiptarët nuk mund
të mos të vinin
Në emër të miqësisë
Në një faltore,

Por dielli,
Që i njihte pabesitë greke
Nuk dinte se si të njoftonte shqiptarët
Dhe zvarrisi misionin,

Nuk dinte se si t’i njoftonte dhe u vesh
Me tymin, që lëshonin ngado
Kompanitë “e shenjta” greke,

Qëndroi galuç në udhëtimin e tij
Dielli, zoti i universit,
Që duhej të ngrohte njësoj
pabesitë e krimet,

Dielli fytyrën përplasi
Me trishtim
Mbi valët e Drinosit dhe u mbajt pak
Në supin e Golikut,

Se vetem shenjt nuk ishin:
Të ardhurit në kishë
Një nga një i lidhën djajtë
në anekset e faljes,

Me thikë në shpinë
Qëllonte njëri satana
Dhe me thikë në fyt godiste tjetri,

Me vare në kokë godiste njëri
E me thikë u çante zorrët tjetri
Dhe thërriste tërë buzëqeshje tjetrin,

Mandej u shqyenin kraharorët
E zemrat e mushkritë
Ua hidhnin veças.

217 burra e djem
I therën në Kishën e Kodrës,
E kisha u kthye në kasaphanë.
*
Zot dhe sot s’kërkohet falje
Për këtë fyerje të zotit
Të besës e të njeriut,

Dhe sot shpirtrat
Enden përmbi Drino
Dhe Vjosa i ndihmon
Të lajnë gjakun që u rrjedh
Për njëqind vite.

Atëhere Homeri vuri dy grushtat
Në konkava
Dhe shkuli flokët,

Krishti nuk pranoi
Të zbriste nga gozhdët
Dhe “ Fali o Zot…”
Nuk mundi të mërmëriste,

Zoti nuk foli!

*

Kronikë:

Gratë e Kurveleshit
Me foshnja në dorë,
Qaj moj Shqipëri
E ulërij e gjorë!

*
2OO e ca burra
U therën në Hormovë:

Gra
Foshnja
Shqipëri
E gjorë…

*
Një djalë që mbeti
Me thikë në dorë,
Thika me gjak lyer
U nis vrap në Vlorë…

*
Një djalë
Me thikë
Me gjak
Në Vlorë…

Një djalë mbeti,
Një thikë mbeti,
Një ulërimë mbeti,

Një britmë e stërgjatë mbeti,
Maratonomaku
Nëpër malet e Shqipërisë mbeti
Duke hipur në kuajt e mjegullës

E duke nxituar të njoftonte
Tërë kontinentet
Të shqyenin qepenat e selive…

*
Kronikë:
“Disa ditë mbasi mbërrita në Tepelenë, më 14 maj1914, unë vizitova fshatin Kodër, shoqëruar nga doktori De Groot.
Gjithkund nëpër fshat, ajri ish molepsur prej kërmave të lopëve, të deleve, të bagëtive e të tjera, që qenë të tëra në gjëndje të llahtarshme kalbëzimi.
Në jug të fshatit gjëndej një kishë e vogël, e cila pa asnjë dyshim ish përdorur si burg… Mjeku vërtetoi aty praninë e copave të truve të njerëzve…
Prapa kishës, kishin gërmuar një gropë të madhe dhe nën shtresën e hollë të rërës, mund të dalloheshin lehtësisht trajtat e trupave njerëzorë.
Përpara kishës, pak më poshtë, mund të shquheshin po ashtu disa kufoma në një gropë të vogël.
…Tamam nën pemë shiheshin gjurmët e një pellgu gjaku.
Rreth kësaj peme, në një largësi prej pesëdhjetë metrash, ne kontrolluam tri gropa të mëdha si dhe një më të vogël. Në njërën prej gropave të mëdha ne pamë kufomën e një gruaje pa kokë.
Më I5 maj, një numër i madh arixhinjsh filloi këtë punë të përzishme.
Po atë ditë, komisioni hetimor, vizitoi fshatin Kodër. Ai gjeti tamam siç është përmëndur më lart. Gropat e tjera përmbanin sipas radhës: 34 (tridhjetëekatër), 2 (dy),19 (nëntëmbëdhjetë), 20 (njëzetë) dhe 20 (njëzetë) kufoma njerëzish.
Gjeneral Lejtnant Dever, Kapiteni C.De Longh, toger Meleq Frashëri, Mjeku Major F.De Groot” (5)
(5) (Marrë nga studimi I Mitat Frashërit botuar në vitin 1915 në Sofje)

*
Ismail Bej Vlora
Thirri burrat e diplomacive,
Selam Musa Salaria thirri
Djemtë e armëve,

Ashtu në kalin e kuq
Me gunën në njërin sup
E me pushkën në tjetrin,

Me dy koburet e argjendëta
në të dy ijet
E me dy thika të mprehura,
që vetëtinin,

Krehu me dorë flokët
pak të zbardhur
Thuajse kërkonte t’i shkulte,
Rrahu ballin si t’i thërriste arsyes
Se çfar’ mund të bënte.

Nuk flitej dot më, si për gjithë luftrat,
Dhimbja shqyente brigjet,
Detet Jon e Adriatik
Sterronin e ktheheshin në dhimbje.

Lajmi përfshiu Shqipërinë
Dhe tundi, që të zgjonte,
Kontinentet,

Selitë e diplomatëve
Gëlltisnin habinë
Duke shtyrë me seks e verë
Kohën e tmerrit,

Selam Musai,
Shikoi me tërë stuhinë e botës
Dhe thirri :

“Djem dhe të vdekur
Të vemi në Lekël,
Dhe të vdekur
Në Labovë,

Dhe të vdekur të shkojmë
Atje ku duhet!

Atë që grekut s’ja mësoi historia
T’ja mësojë Shqipëria…!”

Dhe shpoi me mamuze kalin në brinjë,
Ngriti krahun e djathtë
E u hap pala e gjerë
E bardhë e fustanellës,

*
Kronikë:
Që në Lekël e Labovë,
Djemtë e Rrëzave ç’u hodhë,

– Kush u hodh
Proto në lumë?
-Selam Musai me gunë,

-Kush u hodh
Proto i pari?
-Selam Musa bajraktari…

*
Djem e burra e gra
Shtohen në rrugë e sipër,
Me kuaj e pa kuaj,
Me armë e pa armë
Të prirë nga: “O djem përpara!…”

4OO kalorës e në ballë Selam Musai,
Të tjerë shtohen nga fshati në fshat,
Askush s’kujtohet të numërojë,

Sejcili në peshore se ka vënë jetën
Askush nuk di nëse ka vdekje,
Të gjithë dinë se
në të pabesë janë vrarë
e shtëpitë u janë djegur,

Fëmijtë kanë frikë të rriten,
Korbat e tymit qiellin përfshijnë

“O djem përmbi ta!…”

Britma nuk është më britmë,
Por uragan,
Qindra njerëz thërrasin njëherësh
Duke ushqyer me gjak e betim
Brohoritjen:
Përparaaaa,
Aaaaaaaaaa!

“A”- ja e stërgjatë ishte sa vetë mallet:
Golik, Shëndëlli, Trebeshinë, Mali i Gjerë,
Gribë e Këndrevicë,

Sa vetë lumenjtë:
Vjosë, Drino, Bënçë
E Luftinjë,
që nxituan të njoftonin
Adriatikun …

Malet e lumenjtë
U shdërruan në njerëz,
Njerëzit në lumenj e male
U shndërruan.

“O djem përparaaaa,
Aaaaaaaaaaaaa!” UNIFORME ME TJETREN SIPER

Kompanitë satanike greke
Këtë britmë uragan
S’mund t’a mendonin,
Ndoshta ish mallkimi i Zotit
Që trondiste mal e gurë e drurë,

Menduan,
Noshta ishte britma e Ferrit
Zbritur befas
Në Lekël, pranë Kishës, ku i therën
Burrat si berrat…

*
Nisi lufta, që nuk dihej nëse ishte luftë,
Dhe nuk dihej nëse herë tjetër bota njerëzore
E kish kryer.

“Ti zëmë ta gjallë, ja të mos kthehemi!”
Bëri komandë Selam Musai
Dhe kali nisi hingëllimën,

Kuajt e tjerë gjithashtu shkrofëtinë
Dikush zbriste në këmbë me të tjerët
E ikte marramendthi vetëm të kapte
Grekët që që vetëm iknin
Në këmbë e në kuaj…

“O djem me dorë…!”

Dhe djemtë me dorë i kapnin,
I kapnin dhe s’i vrisnin në çast,
Me thika ua çanin zorrët
Dhe ashtu i linin të prisnin
Dënimin e Zotit.

Ku s’shkonte plumbi shkonte thika,
Ku s’shkonte fjala
Ganxhat e gishtave
U hidheshin në grykë
Dhe shtriheshin nëpër këmbë
Satanajtë.

“Mos i vrisni në çast,
Para vdekjes t’a marrin vesh
Se çfar’ është dhimbja…!”

Marramendthi ecën llahtara,
Selam Musai i kap jo pak prej tyre,
Kokat ua pret e ua vendos
Në shalë të kalit
E mandej i heq e ua vendos
Në degë të pemëve.

*
Një beteje të tillë nuk mund
T’a përshkruajnë poetët,
Vetëm kënga u mundua,
Por dhe ajo nuk arriti,

U përzjenë brimat,
Gjaku i të rënëve,
Vdekja u largua me tmerr
E Selam Musai
Luftonte me plagë
Në një anë të kraharorit.

Dikush i afrohet t’ia lidhë,
Ai i jep komandë të largohet:

“Luftëtari pa plagë është
si shqiponja pa flatra,
Burri pa plagë nuk mund
Të kuptohet,
Siç nuk mund të kuptohet dasma
Pa këngën,
Vazhdoni luftën!…”

*
Kronikë:
Kush njeh Selam Salarinë,
Hundëkuq vuri graminë…

*
Në Hundkuq për ditë të tëra
U vendos flamuri i kufirit
Dhe sërish për uxhum tjetër
U hodhën burrat e luftës,

Topat mbarteshin zvarrë
Nga grekët së bashku
Me të vrarët,

Mitrolozat e pushkët
Mbeteshin aty këtu
Si skelete pemësh,

Nëpër degë
Rrinin varur
Koka agresorësh

Dhe Kali Drunjtë
Trufullonte nëpër Kalenda.

*
Kronikë:
Në Labovë binte buria,
Të mbahet Kurveleshi,
Se vjen Selam Salaria,
Vjen për grekët si rrebeshi…

*
Trego o Muzë ç’u bë e ç’nuk u bë
Në pranverën e vitit 1914,
Ku pemët u mbushën gjak, si njerëzit,
E njerëzit, si pemët qëndruan

Lumi i Drinosit lante sa mundëte
Gjakun, që vinte nga të gjitha anët,
Gjaku përzihej e shkonte
Në laboratorin e stërmadh të detit,

Gjak shqiptarësh e grekësh
Rridhte, kur mund të mos të rrridhte,
Legjendat ngatërroheshin keqas
E mënçuria Helene
Kërkonte lavdinë e humbur.

Nga u nisën shkuan
Të ashtuquajturat “batalione të shënjta”,
Zoti i ndëshkoi jo pak për mashtrimin,
Për pabesinë, jo pak, i ndëshkoi

Hingëllinte kali Binok i Selam Salarisë,
Hingëllinte dhe burrin e luftrave,
Mbushur plagë e kengë
Luginë më luginë e fshat më fshat
e shpinte.
***
INTERMEXO – FAQE ME VETE
Ndodhi e çfar’ nuk ndodhi
në ato vite:
Një vajzë të bukur greke,
Dashuroi djali nga Tepelena ,

Katerina quhej vajza,
Me sy sa shihte,
Lulet i çelnin petalet
Dhe këngët nëpër buzë
Mbinin vetiu,

Kur fliste ajo,
Fjalërimet e të gjitha burimeve
Ndiheshin aty pranë,

Kur buzëqeshte ajo,
Edhe natë të ishte,
Zbardhte dita
Dhe në gjoks
i flinin dy qingja të vegjël,
ku pranë rrinin e preheshin
të gjithë ëngjëjt…

U deshën, shumë u deshën
Me djalin Arian nga Tepelena
E të dy u bënë një në viset greke,

U bënë një
Dhe hipën të dy
Në kalin veri,
I cili zjarrin u vinte kufijve
Në ecje e sipër,

Ariani, gjakariani kishte,
Dy plagë kish marrë në Luftë me grekët,
Dy zambakë i kishin mbirë tek llërët,
Buzët aty ja vendoste
Vajza e bukur e Greqisë…

*
Fjalë i dërgoi Selam Musait
Ariani, trimi mbi trima,
Sa azgan, po aq i përmbajtur:

-Dua të më presësh, Selam Agai,
Nuk bëj dot hap më tej
Pa fjalën tënde…

…E priti në Odanë e miqve
Selam Musa Salaria…

Kafe në sini floriri afruan
Por në vend e la kafen djali,
Filxhanin nuk e preku:

-S’e prek kafenë
pa marrë fjalë tënde!
-Urdhëro bir…

Mori frymë e fjalën nisi Ariani
Trim mbi trima,
I bukur e i shkathët:

-Një vajzë kam njohur
Prej dy viteve,…

E shikoi Selami sy më sy:
-Urdhëro bir,
Çfar’ të duhet nga unë,
Thuaji të tëra fjalët
Të marrë fytyrë kuptimi,

Në të duhen armë, i ke varur,
Nëse të duhen trima
Të vendosësh në vend nderin,
T’i thërras e në këmbë
i ke djemtë,

Nëse të duhet pasuri, më thuaj,
Në krah më ke
Si të jem ati i yt…

Po sy më sy e shikoi Ariani:
-Asgjë nga këto,
Selam Agai, nuk dua,

As armë, as trima, as pasuri
Nuk më duhen,
Një fjalë tëndja më duhet…

Selam Musai rëndë shikoi
E rëndë nisi që të vazhdonte:

-Një fjalë, po çfar’ fjale mor trim,
Se fjala është
Më e rëndë se malet,
Që rrethojnë shtëpitë e gurta
Të këtij fshati,

Është më e shpejtë
Se zogjtë
Që matin këtu fluturimin,

Është trime
Dhe bën hatanë
Më shumë se armët e varura,

Është e rëndë
Sa gjithë pllakat
E varreve që mbajnë
Amanetet e të vdekurve…

Çfar’ është kjo fjalë
Bir, që kaq shumë të duhet
E që trimin e bën të mendohet?

S’i uli sytë Ariani:
-Një vajzë greke dua, Selam Agai,
Një vajzë që shumë e desha
e më deshi,

Atje ku bëheshin luftrat
Tek të afërmit kish ardhur, e njoha
Dhe për jetë u deshëm…

-Vajzë greke?!…
-Po, në vithe të kalit e kam marrë,
Në Damës e kam prurë…

Në djersë u mbush balli i Selamit,
Siç mbushet shpati i malit
Nga uji i dëborës,

Të rënët e ndjenin aty ku ishin,
Se varret janë varre
Dhe ata gjykojnë,

Gjykimi i tyre e mban njeriun
Të rrijë drejt
E mirë e mbarë t’a thotë fjalën…

Gjatë e gjatë u mendua
Selam Salaria
Dhe foli me zënë që, sa ndihej
Si britmë
Aq kthehej në këngë:

-Hakmarja mjekon krenarinë
Por jo dhimbjen,
Dashuria e mjekon njerëzimin, bir,
Vetëm kur ajo të ulet si ne të dy,
Këmbëkryq pranë njëri-tjetrit,
një pemë sa gjithë rruzulli
do të pjekë mollë të mëdha , të arrira…

Kur dashuria të mbijë mbarë e mirë
Në gjirin e njeriut,
Për vazo të luleve
Do t’i përdorim jataganët,
Dhe grykat e kobureve
Në klarina do t’i kthejmë,

Kur Dashuria të mbijë tek
çdo gji të njeriut,
Kapedanët do t’i heqin plumbat
Nga shtatet e njëri-tjetrit
E do t’i stivosin diku në qepena
T’ua tregojnë historianëve,

Kur Dashuria të përfshijë
Gjithë trupin e njeriut,
Kali im vetëm nuset
Do të shpjerë e do të bjerë
Fluturim,
Në çdo vend të botës…

Kaq tha Selam Musai,
Nga kanata e hapur e dritares
Shtiu tri herë:
-U trashëgofshi! – tha
E ngriti gotën:
-Gëzuar!…

NË LUFTËN E VLORËS

Kali emrin Binok e kishte,
Emrin Selam Musai ia kish vendosur,
Kur lindi mes pelave e mushkave
I kuq si një zjarr bubulak e ecës,

Mes pelave e kuajve u rrit Binoku
Në malet ku pllajat u ngjajnë
Me shpatullat e dragonjve,
E maja e Këndrevicës
Ngjan me feste të vallëtarëve…,

Si kamzhik e tundte bishtin,
Kur ecte vrap në rripa e lugina,
Nëpër lule të egëra
Bënte fjalë me bletët,
Nëpër pllajat e erës
Bënte fjalë me zogjtë,

Binokun e kishin zili drerët
Kur tundej e shkundej
Nëpër relievet shkëmbore,
Kur hingëllinte e shkrofëtinte
E shkrepte strallet me thundër,

Ishte kalë mbi gjithë kuajt Binoku,
Në thundra, patkonjë me thupra çeliku
mbante veshur,
Jelet i ndrinin nga larg nga lulet prej ari,
Që bënin lulet andej të kthenin kryet,
Kur shkonte serbes, me turfullimë…,

Në beteja u rrit dhe e njihte larg
Armikun me flegër,
Këmbët i ngrinte vrik në ajër
I shndërruar në dykëmbësh,
Në çdo bebe syri i skërmitej
Një panterë e egër,

Flakë u ndez nëpër flakët e luftës,
E gjak u bë nëpër gjakun mes trimave,
Zërin e Selam Musait e ndjente dhe kuptonte,
E deshifronte qoftë duke medituar
A qoftë në ecje e sipër,

I foli Selam Musa Salaria:

“Binok bir,
Dy herë u martova, por asnjë nga djemtë
S’më jetoi,
Të shtatë djemtë më ndërruan jetë
Pa u rritur,
Vetëm ty të kam djalë, vëlla e mik,

Binok bir,
S’di ç’të them për dhimbjen, që jep vdekja,
Por Zoti i madh diçka ka menduar,
Me djemtë s’duhet t’a ndaja dashurinë e njeriut,
Vetëm Lirisë duhej t’ja jepja Dashurinë,
Vetëm me ty duhej të flisja
Për tokën dhe yjet që e zbukurojnë netëve,

Binok,bir, Binok vëlla, Binok o mik
E shkuar mikut,
Në llotari na ra vetëm lufta

Luftë, luftë e asgjë tjetër,
Liria ka çmimin e diellit, bir,
të Diellit, që skifteri
S’e prek dot me kthetër,

Liria ka çmimin e Diellit
Në mos është vetë Dielli,
Që shkrin e ngrin jetën, kur duhet,
***
Kronikë:
Selam Musai ia fali gjakun e të vëllait (Nexhipit), Jashar Kordhës i cili e kish vrarë në grindje për kufijtë e tokave. Këtë akt ai e kreu në shërbesë të Luftës, duke bërë flinë e tij morale në themelet një betimi të shenjtë. Ai kishte pajtuar disa qindra familje e fise për grindje dhe vrasje kishte arritur të bëhej at i paqes, marrveshjes dhe akti i fundit ishte shprehje e bindjes dhe qëndrimit të tij ndaj jetës, ndaj njeriut.
***
-Jashar vëlla, me mbiemër armësh,
Fis kordhëtarësh që ajrin kthen në bukë
Atëhere kur duhet, dhe vdekjen
Në jetë e kthen, kur e kërkon dheu i atit,

Gjaku gjak kërkon e arma s’më mungon,
As trimëria e kënga s’më mungojnë,
Jashar nip stërnip i kordhëtarëve,
Por gjaku vetëm Lirisë i takon e askujt tjetër,
Bekim ka veç ai që di kujt ja jep jetën.

Ndoshta Zoti m’i mori shtatë djem
Të më provonte fuqinë e njeriut,
Atë që bën njeriu kur mbi trupin e tij
Hapur rrinë plagët dhe i duhet të eci
Mbi veten dhe botën,

Ndoshta dhe vëllanë ma mori Zoti
Të më provojë se çfar’ di të bëj
Për tokën që na i dha t’a jetomë
Vëlla me vëlla në liri e paqe
E kush bën ndryshe mallkimin merr
Në ndëshkim të përjetshëm,

Ndoshta nëna ime, Beqarja,
Atje në qiell ka lidhur duart kryq
E më sheh se çfar’ them e bëj,
Kur Lirisë i duhet gjaku
E luftës burri, t’i jap prova nderit,

Vdekja, vdekjen mbjell,
Zija, zisë i thërret e i mbyll shtigjet,
Jeta, jetën kërkon e Liria njeriun,
E ne të dy na kërkon Vlora,

Ndoshta, Jashar Kordha,
Kordhëtar që kordhën e var
Tek syri i Hënës,
Zoti dhe Vlora na i kërkon,
Që duart t’i zgjasim njëri-tjetrit…

Dy lotë të mëdhenj i ranë
Në faqe Jasharit,
Vet malet tunden kur bie lot i burrit,
Përroi u mbush me uturimën e erës,
Një kaliqyqe kapërceu shkëmbenjtë e pemët,
Zbrazi me rrëmbim: Ku?…Ku?…

Si të pyeste me alfabetin e qiejve:
Ku?… Ku ini o djem, se Liria rri e tulatur
Në krahët e ëngjëjve,
Ku ini se bijtë kërkon rreth Liria,
Kur djajtë e kërcënojnë
në tokën e etërve…

Ashtu pa fshirë lotët,
(Se një herë në shekull, hije i kanë burrit),
Dorën zgjati Jashar Kordha:
-Këtu më ke Selam trimëria,
Ajkë e fisit e presë e jataganit,

Në borxh të madh më vure, burr i dheut,
Borxh që njëqind jetë vështirë se
Mund ta lajnë, por dhe në vdekça
Nga varri do të ngrihem,
Të bëj atë që s’e bën dot fjala
Dhe e arrin vetëm palla,

Edhe për vëllanë tend, Nexhipin, do luftoj,
Vërtet ja mora jetën, por jo nderin,
Në gji e në luftë, me besë do t’ja mbyll plagët,
E ndjesën do më jap kur të sjellim Lirinë,
Kur Vlora në det t’i shoh dushmanët…

Kështu u tha në majin e atij viti,
Kur me blerim ishin veshur malet
E rënkimi i gjyleve vinte hera herës
Të verbëra arrinin pranë vatrave
Ranë këngëve e burrave të kordhës.

Kronikë:
Në vitin I880 Selam Musai u martua me Dylbë Mehmeten nga Salaria. Me të lindi tre djem, të cilët i vdiqën në moshë të parritur dhe tre vajza: Vezikon, e cila u martua në shehaj të Nivicës, Miron, e cila u martua në Matohasanaj, dhe Sefën, e cila u martua në Seferaj të Nivicës. Bashkëshortja, Dylba, vdes në lindje dhe Selami njeh në Çezmën e Gusmarit një vajzë me bukuri të rrallë, e cila quhej Zeliha nga familja Hyrjetaj.
Martesa me të pati jehonë të pazakontë mbasi Zelihaja pati marrdhënie dashurie me një djalë e cila s’u lejua të martohej me të dhe trajtohej si e përdalë. Selami i propozoi asaj si edhe familjes dhe u martua duke lindur me të katër djem të cilët nuk jetuan dhe katër vajza, prej të cilave jetuan dy: Metua e martuar në Kopaçaj të Luzatit dhe Këzja në Muçaj të Salarisë.
*
Në oda ulet këmbëkryq Selam Musai
Bashkëshorten, Zelihanë, thërret t’i vijë,
Në krah të djathtë i thotë të ulet,
Shërbestarëve u thërret t’ju bien kafenë
E porosi u jep t’i lënë vetëm.

Nga kanatat e hapura të dritareve sheh
Ku zogjtë provojnë me ankth fluturimin
Të mos të thyejnë krahët në hone e shpella,
Sheh blerimin e bujshëm të sherebeles
Ku miliarda bletë ngarkohen me mjaltin çudibërës,

Nga Krorëza blerojnë pemët e rralla,
Dikur pyje me ah e lisa kanë mbuluar luginën,
E përrua s’ka patur veç pemë e drerë panumër,
Kafshë të egra ecnin e luftonin në tufa njëra-tjetrën,
Ujqërit shqyenin natën me ulërimat së bashku.

Dikur një Manastir ish në Qafën e Kreshmës,
Që shihte në Veri fshatrat e Kurveleshit
E në Jugë gjer në fshatrat e Skraparit,
Prej mijra kilometrash vinin pelegrinët
E në mijëra kilometra shkonte zëri këmbanës,
Nëse nga 2220 metra mbi det
Janë Këndrevica e Tomorri,
Do të thotë se Zoti në një ditë i krijoi,
Të merreshin vesh me njëri-tjetrin
E lajme t’ju dërgonin me flakët e rrufeve,

E lashtë kjo tokë, me pyje e banime,
Por vandalët u sulën, qytetërimin kafshuan,
Rrëzuan manastirin, shtëpitë e larta dhe kishat,
Pllakat e varreve në Allkush, pllaka të stërmëdha guri
Që flasin në legjendë për Qesarin e romakët,

Gjithçka ngriti banori i këtyre anëve,
Njëmijë herë u vra e njëmijë herë u ngjall,
Varret veshi për rrobë e historinë vuri në këngë,
Kur ja prishnin lulet në jelekë i qëndiste,
Në feste e vendoste bardhësinë e borës,

Kaçakë të çartur e tmerrpërhapës
E po aq bamirës e bujarë të pashëmbullt,
Salariotët bënin luftën si vallet
E vallet si luftën e hiqnin duke dredhur
Dyshemetë me dru prej pishe,
E vdekjen se merrnin në përfillje
Duke i shkuar në krah çapraz
Me salltanetin e trimave…

…Kujtoi Selam Musai e ç’nuk kujtoi,
Gjersa erdhi Zelihaja e veshur zonjë e rëndë,
Me cepin e shamisë anash si njëzet vjeçe,
Me sytë e kaltër, që krijonin atë qiell real,
Që i mungonte fshatit mes maleve,

Jeleku i qëndisur me zogj gardeline
Ja mbulonte e tregonte gjoksin,
Ku bëhej gjumi i jetës,
Belin ja bënte dhe më tepër unazë
Brezi me fije prej argjëndi,

Në gërshetat sumbulla smeraldi
Përhapnin ylberin
E gusha me rruaza i rrethohej
Si nga një nepërkë nazike
Me bukurinë e femrës e të dashurisë.

-Urdhëro agabej! – përuli kokën Zelihaja
E priti ashtu si shtatore e gdhëndur
Të dëgjonte ç’kërkonte
Zoti i shtëpisë, i dashurisë e i luftrave
E të nxitonte të shpinte në vënd
se ç’farë kërkohej.

-Grua, nënë e fëmijëve, zonja ime
e jetës,
Ngreje kokën e më shih në sy,
Burri yt tani më nuk është më burri yt,
Zoti ma dha detyrë t’i përkas luftës,
E qëndrimi yt më duhet…

Çibukun mbushi e me eshkë e ndezi
E i vrërët vazhdoi Selam Musai:

-Në Vlorë do nisem me djemtë,
Nisja dihet, kthimi i përket betejës,
Bijtë na i mori Zoti, por jo nderin,
Këngën më dha pa kursim
Në shkëmbim të tyre,

Nderi ka kuptim tjetër, të panjohur
Nga ç’do njeri i kësaj bote, zonja ime,
Por që njihet nga ai që do ta njoh,
Që burrërinë e ka tek tehu i jataganit
Dhe tek fjala e mënçur, patjetër…

E shikoi në sy Zelihaja, zonjë mbi zonja,
Siç e shikoi tek kroi i Gusmarit,
Ku me një vështrim e njohu,
Siç bën argjëndari me floririn,
E ku me një vështrim i tha: “Po!”,

Me një vështrim bëri benë e madhe
Të jetë e tij gjallë e vdekur,
Yll i bukurisë e ylli i nderit,

Me një vështrim e ngriti,
Tek mali i dashurisë,
Zelihaja për kokë të Zelihasë

Dhe tha për të kënga në ato vite:
“Moj Zeliha e Gusmarit,
Ylber tek vesa e barit,

Moj ç’të ther me dritë të syrit,
Shkule trimin prej fiqirit,
I dhe zjarrin e të mirit…”

Pra, e shikoi Zelihaja, Zonjë mbi zonja
Dhe – Agabej! – i tha,
Për shtëpi mos mbaj kokën mbrapa,
Malli, gjëja, nderi, këtu do të të presin,
Fëmijtë si lë të shikojnë të trëmbur…

Dhe mori frymë thellë e psherëtiti:
-Më dhe jetën im zot…
-Më dhe nderin, Zeliha…
-Më dhe lumturinë, burrë i pashoq
Në gjithë burrat e krahinës,
Kur një tjetër mund të merrje për grua
E jo mua, që luftë më bënin fjalët…

E shikoi drejt në sy
E dorën i hodhi në sup Selam Musai:

-Mund të merrja, por jo Zelihanë,
Që një det me fjalë diti ta përmbyste
Se fjala e vërtetë këngën ka për sua
Të tjerat s’janë fjalë, por plehurina
Që as për kopshtet nuk kanë vlerë…

U skuq si lindje e diellit Zeliahaja,
I rrahu zemra jo si çdo herë tjetër:

-Agabej, mbarë të shkoftë palla,
E di që do më kthehesh se plumbi
Sa të dëgjoj zërin tim do bëjë tutje,
Sa të dëgjoj zemrën time
Do shkrijë nëpër ajër…

Mbushi prapë llullën me duhan të fortë
Selam Musa Salaria dhe mbasi lëshoi
Tym e mjegull dhe zbërtheu një sumbull
të jelekut
Tha fjalët, që thonë burrat ajka e sojit:

-Luftëtarit vetëm nisja i dihet,
Me një mbret dyzetë milionë do luftojmë,
Ka ballona topa e pamporë,
Por s’ka me vete të drejtën
Që trim e bën njeriun,

Gjithësesi mbama hapur odanë,
Mos më turpëro me miqtë, kushdoqofshin,
Nëse m’i nderon, si të jem vet tek dera,
Veç këngës s’më merr asnjë gjë tjetër…

Një lot i madh i ra Zelihasë tek nënsyri
E mbeti pikël floriri i pa zbritur:

-Rëndë e ke ndarë mëndjen, im zot,
Me këngën më ke pranë
Guna e jatagani yt do të bëhem,
Kudo të jesh jam tek palla jote…

Kronikë:FAQE E RE
***
Në tetor të vitit 1914, Italia pushtoi Sazanin e në dhjetor Vlorën nën pretendimin e ndihmës që do t’i jepte Shqipërisë së Jugut. Në 26 prill 1915 nënshkruhet Traktati i Fshehtë i Londrës sipas të cilit Italisë i njihej pushtimi mbi Vlorën, e periferinë e saj si dhe i njihej protektorati mbi principatën, që do të krijohej midis lumenjëve Vjosë e Drin. Krahinat në Jugë e në Veri të Shqipërisë ,do t’i aneksoheshin Greqisë, Serbisë e Malit të Zi.
Kongresi i Lushnjës (janar 1920) i drejtoi Konferencës së Paqes në Paris duke i shprehur vullnetin unanim të popullit shqiptar se s’do të lëjojë cënimin e kufijve të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë iu drejtua me notë proteste parlamentit dhe senatit Italian
Se shqiptarët dinë të vdesin, por s’dinë të jenë plaçkë tregëtie e diplomacisë evropiane.
Si rezultat i këtij presioni dinamik e aktiv të qeverisë së dalë nga Kongresi, qeveria italiane tërhoqi forcat nga disa treva të jugut: Përmet, Këlcyrë e Gjirokastër, duke synuar uljen e tensionit dhe mashtrimin e radhës.
Selam Musai u nis me djemtë e Çetës së Salarisë e mori pjesë në mbledhjen e mbajtur në Nivicë, më 25 maj, ku ish dhe përfaqsues, i dërguar nga Vlora, Halim Xhelua. Në 27 u krye një mbledhje tjetër në Gusmar me përfaqësuesit e krahinës së Kurveleshit e Lopësit e më gjerë, ku Selam Musai imponoi burrërinë dhe autoritetin e luftëtarit, që kish marrë përmasën e emblemës në betejat kundër pushtuesve grekë. Këngët e kishin shoqëruar duke i dhënë kurorën e mitit e të legjendës e duke e bërë heroin më popullor të kohës.
Në 29 maj, në Barçalla, u mblodh mblodh kuvendi i përfaqësuesve të fshatrave të krahinës së Vlorës ,ku prej tyre u zgjodh Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” i përbërë nga 12 vetë ,me kryetar Osman Haxhiun.Pranë komitetit u zgjodh dhe komisioni ushtarak me komandant Hamet Lepenicën.
Në 2 qershor ,në Beun,u mblodhën përfaqësuesit e 4000 luftëtarëve shqipëtarë nga thuajse të gjitha krahinat e Shqipërisë.Nën thirrjen “O Vlorë,o vdekje!” iu dërgua ultimatum komandantit të trupave italiane, general Setimio Piaçentinit i cili ish në krye të një ushtrie prej 40 000 trupash të armatosur e të shoqëruar me artileri të rëndë,me anije lufte,me topa e me ballona…
“Populli shqiptar …duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti në pazaret e Evropës,si shpërblim italo-greko-serbëve,vendosi të marrë armët në dorë dhe të kërkojë nga Italia administratën e Vlorës,Tepelenës,Himarës,të cilat t’i dorëzohen me të shpejtë qeverrisë Kombëtare të Tiranës…”
Ultimatumi, i dhënë në dorë nga Mehmet Mallkeqi, U prit ftohtë e me never nga Piaçentini i cili dha përgjigjen: ”U thoni brigandëve shqiptarë se përgjigjen do t’ua japin topat që kam në Kotë, Gjormë, Llogara e Drashovicë.”Kjo përgjigje do të ishte fillimi i nisjes së uraganit me emrin Lufta e Vlorës, ku Selam Musai mori pjesë me statusin e komandantit të përgjithshëm të nderit, komandantit që do të shndërrohej në emblemën e luftës së vitit 1920-të.
*
Kronikë:
Në Beun, kur u mblodhë
Dymbëdhjetë komisionë,
Selam Musain e folë:
-O Selam do veç në Vlorë,
Komandant mbi tre taborrë…

-Do vete në paça forrë,
Do ta bëj si në Labovë,
Që zura grekët me dorë…

*
Kronikë:
“3 SHTATOR 1940.
Sot në mëmgjes ,ora 7,u mblodhëm të gjithë shqiptarët në kameronin tim për të kremtuar shqiptarisht datën e lirisë kombëtare,3 shtator 1920-3 shtator 1940-njëzetë vjetori I fitimit të Luftës së Vlorës.
-Si sot,njëzet vjet më parë ,Heroi I Kombit Qazim Koculi hynte triumfator në Vlorë,në krye të trupave vullnetare të lirisë.Bashkë me Koculin hynte në Vlorë Osman Haxhiu ,personi moral, që vuri në lëvizje popullin.I pari organizator ,strateg e luftëtar,i dyti si figurë morale ,që përfaqësonte vullnetin e popullit shqiptar ose që i frymëzoi popullit shqiptar kushtrimin për liri. Koculi e Osmani formonin binomin ideal demokratik, idealin revolucionar më perfekt të përpjekjes më të drejt ,që ka njohur historia e botës.Koculi e Osmani ishin prindërit e vërtetë ,heronjtë kompletë,apostujt e Kombit,Shenjtorët e popullit,dy viganët çlirimtatë,dy gjigandë liberatorë të mëmës Shqipëri. Koculi me mëntë, strategji e therrori: Osmani me moral, bujari, shenjtëri.
Këta dy emra duhet të jenë, për ç’do shqiptar, dy emra të shenjtë ,për të cilët Arbërori duhet të betohet si për dy profetë.Pranë tyre qëndron emri i Panço Villës së Shqipërisë,emri i bekuar i Selamit nga Salaria, Oso Kuka i
kohës moderne,Vilhelm Teli i Qafës së Vreshtave,
Akili ynë,figura më e thjeshtë,më e dashur,më e bukur,më e sigurt,më e shënjtë e heroit të historisë së përbotëshme.
Përse vdiq Selam Musai?Përse luftoi Selam Musai?Si u zhduk e si vdiq Selam Musai?Ku është trupi i Selam Musait? Si luftoi Selam Musai? Ku ra Selam Musai? Ç’do të thonë në gjuhën e historisë së kombit shqiptar fjalët “Selam Musai i 1920-tës”?

Mijëra burra njëzërit thërrisnin një emër : Selam Musai.
Ngrihet burri në këmbë buzëqeshur e i qetë si Martiri I Mikel Ëngjëllit,vigan mitologjik ,që s’njeh frikë as dyshim,buzëqeshur e syndriçuar me xixëllimë,ngrihet burri në këmbë e duke përqafuar miq e shokë u flet:
-Ndëgjomni more burra,kuptomani fjalën time.Unë jam një punëtor i thjeshtë si të gjithë ju.Kurrë s’kam vajtur në shkollë.S’di shkrim as këndim.Nuk di të ap komandë, as të ap plane lufte.Nuk njoh grada,as oficerrë.Nuk njoh rregulla e ligje të armikut.Armikun e kam parë,por së largëti nga ndonjë qafë mali,kur bujonte xhadesë.Armikut si di gjuhë,as zakone.Si do ma varni mua këtë këmborë të madhe?S’është qafa ime për këtë buqe.Mos u gaboni se do të merrni në qafë djemtë e shkretë që venë tek vete plumbi.Mosni,për emër të zotit!…
Uli ballin e bukur,të larë si në ujë mademi,fshiu djersë e fërkoi mustaqe e ,kur e pa që prisnin akoma fjalë,u tha duke tundur kokën:
-Aha, e mora vesh .Ju prisni që unë të mbaj miting si Minga në Vlorë.Jo,për zotin.Unë s’di shkollë.S’di të flas as për berra,jo për burra.Mos pritni më,s’kam ç’të them tjetër.Se ndjej veten të aftë për një detyrë kaq të rëndë.Nuk komandoj dotë 4000 burra.S’jam i zoti.Për barrë kaq të rëndë duhet guri i qoshesë- e tregoi me dorë Osman Haxhinë,pastaj shtoi:
– Të marrça të keqen Osman Efendi,mos ma vër mua këtë byqe.
Osmani i tha:
-E ka vendosur populli i tre krahinave:Vlorë,Gjirokastër e Berati e, e kemi vendosur edhe neve komisioni që ti, o Selam, do veç në Vlorë.
– Populli çoç më di e çoç më quan mua sepse hodha dy dyfekë kundër grekut
Një zë i vetëm,një bërtimë burrash,porsi ulërimë luanësh e viganësh homerikë, u dëgjua që të rrënqethte mishtë e të ngrinte flokët e kokës përpjetë:
-Baba Selami kumandar e Zoti me të.
Ndërsa i tërë populli thërriste me një zë emrin e udhëheqësit të madh ,Osmani e përqafonte duke e puthur në ballë e Qazim Koculi i dorëzoi bastunin e bardhë të komandës,dylbinë e mitrolozin e dorës.
Duke qeshur,Selami e hodhi dylbinë në qafë e e pështeti përpara kraharorit,pastaj mori mitralozin,e hodhi në sup,mori fishekët e i ngjeshi kryq krah e qafë e me bastunin në dorë zuri kështu të flasë:
-Burra të vëndit,vullnetarë të Lirisë,ushtarë e kumandarë trima,ju më ngarkuat barrën e rëndë duke më dorëzuar komandën e përgjithëshme të ushtrisë kombëtare në operacion,ju,more burra,duhet të më nderoni mua,veten tuaj e vatanin në këtë përpjekje me drejtësi.Ju më ngarkoni të vete në Vlorë e unë në Vlorë do të vete.Fjala ime…-këtu ia prenë fjalën britmat e forta të popullit:
-Ja Liri!Ja vdekje!
Si u qetësua gjendja vazhdoi:
-Fjala ime është senet mukavelat:Unë do të vete në Vlorë,po do vete me ju ,a do vete pa ju,nuk e di.Unë në Vlorë do hyj brënda.Dashtë zoti që të hyjmë të gjithë brënda në Vlorë!…
Kështu tregojnë fshatarët e malësorët tanë marrjen e komandës prej Selam Musait.
Pranë binomit të dy viganëve liberatorë,Koculi-Osmani, qëndron si kurora mbi shqponjë,si xhevahir mbi kurorë ,si drita mbi xhevahir emri i Selam Musait…
Kështu i thura këto dy fjalë bashkë ,drejtuar 540 shqipëarëve të interrnuar nga regjimi fashist okupator.
Pas meje foli Leonidha Naçi ,i cili,si ish sekretar i Ismail Qemalit,vuri në dukje përpjekjet e plakut të Vlorës gjatë 25 vjetësh karrierë diplomatke për të realizuar ëndrrën e madhe,Lirinë komëbtare…Fytyrën egzakte të Selam Musait ië 1920-tës e përshkroi kështu:
-Burrë i shkurtër e i shëndetshëm,me kraharor të gjerë e leshtor.Zverku i trashë e i kuq,kokë madh,mjekër madh e mustaqe shtëllungë.Vetullat zgrubë i ngriheshin drejt përpjetë porsi krah i hapur korbi. Balli i lartë e i pastër si pasqyrë,pa rrudha,flokët e kokës të gjatë,çepe,sytë të mëdhenjë.Faqet të bukura si mollë të kuqe,gjën të vogël e buzët të trasha.Dhëmbët të mëdhenjë e të rrallë.Vështrimin të vendosur,të egërt,të thellë,
Duart të shkurtëra,gishtrinjtë të hollë e të gjatë .Llërët të shëndetëshme e lëvizjet të shpejta.Ushqehej thjeshtë e hante pakë,Pinte duhan të fortë,raki në festime a vdekje,dyfekun e mbante dhe në paqe.
Në gjashtëdhjetë vjeç, mbajti dyzetë e ca vjet dyfekun në sup.I pëlqente mauzeri i Turqisë dhe qëllonte mirë nishan,saqë ia nxirrte syrin skifterit sa ia dallonte syri.
Këto përshkrime,me ndonjë ndryshim të vogël,më kishte bërë dheRrapo Celua nga Stevasteri,që e pat patur mik familjeje për tridhjetë e me vite të pandarë.(7)

(7) (Prof .Isuf Luzi,Sh B A,të cilët i dha titullin shkencor presidenti Regan,në vitin 1984, në Universitetin e Indianës.Kjo faqe e ditarit të tij Është marrë nga libri i tij”Filozofia e Bukurisë”F.59-63, i botuar në Shqipëri në vitin 2010 nën kujdesin e poetit dhe studjuesit Xhevat Beqaraj)
*
Kalin Binok kërkoi Selam Musai
Si për në dasëm t’ia ujdisnin,
T’ia shtonin floririn tek jelet,
T’ia shtërngonin mamuzat e shalën
T’ia vishnin me të gjitha ngjyrat,

Në luftë dhe në dasëm
Burri duhet të ndihet barabar,
Se krisma është e barabartë me këngën,

Në luftë njeriu merr me vete bekimin,
Bekimin që t’a japin malet dhe burimet,
Bekimin që t’a japin bletët dhe rrufetë,

Bekimin që t’a japin varret
Të cilët ngrihen brinjas
Kur nisen në beteja luftëtarët,

Bekimin që t’a japin legjendat
Të cilat mbajnë në shtatin e tyre historinë
Dhe ngjiten tek supi të t’a tregojnë,

* SHIKO PER FAQE ME VETE
Erë, erë, erë, erë,
Erë pa mbarim,
Erë, erë, erë, erë,
Salaria fryn,

Tundet, dridhet e përplaset,
Pala e fustanellës,
Ballin e gdhëndur fshin Selami
Në pëllëmbë të erës,

Ballin e gdhëndur fshin Selami,
Kalin prek në ijë,
Një taborr të tërë me pushkë
I duhet të prijë,

Do të prijë e të bëjë tutje
Nga cep i Nivicës,
I tund shaminë e dëborës
Maja e Këndrevicës,

Do të prijë e të bëjë tutje
Në cep të Gusmarit,
Ku çel synë fustani i Hënës
Mbi majën e barit,

Maja ku fustani i Hënës
Hapet fustanellë,
Maja ku zëri Selamit
Uturin si shpellë,

Uturin e përfshin malet,
Kap përrenjtë në grykë,
Për mbi sup Ylli Karvanit
Ndizet elektrikë,

Flokët mjegull krehin erën,
Era kthehet këngë,
Det i Vlorës si Panterë
Brigjet rreh me rëngë.

*
Këmbët vrik ngrë lart kali Binok,
Hingëllin e shkrofëtin
duke ngjitur e zbritur
pllakat, shkurret, sinorët e varreve,

Hapen njëherësh dyert e fshatit,
Gratë armët zbresin
E kostumet e dasmave veshin burrat,
Përroi thatë, pa ujë,
Mbushet me britmat e të rinjve:

-Na kërkon Selam Musai…
E zëri i Selamit niset tutje:
-O djem na kërkon Vlora…

E niset me ta në Nivicë,
Në Gusmar, Lopës, Stevaster,
Në Malin e Beunit,
Ku mbledhur janë Komisionët…

Qindra djem nga fshati në fshat
Shtuan taborrin në ecje e sipër,
Me hanxharë a jataganë,
Në këmbë a në kuaj
Djemtë e Shqipërisë u nisën tutje,

Britma: “Përpara!” e Selam Musait
Rishtohej në mijëra britma
Në ecje e sipër…

Pemët qenë gati të shkuleshin
E të bëheshin njerëz,
Gurët në armë shndërroheshin
Në duart e trimave,

Liria mblidhte fragmentet e Diellit
Nga një majë në majën tjetër
T’jua shpërndante luftëtarëve,

*
Kronikë :

Ç’u nise nga Drashovica,
Lule more Selam lule
Me dy treqind djem komita,
Bëre poshtë nga Babica…

*
Kur vate viti njëzetë,
Selami i mblodhi djemtë,
U dha komandën u dha për jetë,

Komandën u dha Selami:
“O djem na iku vatani,
E zaptoi breshkamadhi,
Vlorën me gjak ta lani!…”

NË KOTË faqe e re mundesisht

Kronikë:
Telatë po venë e vinë,
Thërret Kota me Kaninë,
Se shqipëtarët po vinë,
Kanë një komandant të mirë
Selam Musa Salarinë…
*
Në Kotë ishte garnizoni më i fuqishëm i ushtrisë italiane ,pas garnizonit të Vlorës.Kodrat ishin me fortifikata betonarmeje dhe me tela me gjëmba.Ngado kish të pozicionuar ,me kujdes ushtarak, topa të kalibrave të rëndë e të lehtë ,mitroloza dhe forcat me municion të plotë drejtoheshin nga gjenerali Enriko Gote,komandant I përgjithshëm në këtë zonë.Koloneli Mikele Kavalo drejtonte artilerinë .Gjenerali Gote ,i vendosur në kuotën 124 së bashku me shtabin e regjimentit 72, mbante lidhje të vazhdueshme nëpërmjët të telefonit me Komandantin e përgjithshëm të forcave italiane në Shqipëri gjeneral Setimio Piaçentinin.Selam Musai ,në krye të forcave të Tepelenës ishte krahas çetave të Kudhësit , të Rrëzës,të Shullërit dhe i jepet detyrë nga shtabi ushtarak I luftërave shqiptqrë të luftojë nga ana e Lindjes,që ishte dhe pjesa më e fortifikuar dhe me artileri e forca italiane të përqëndruara.Komandant I forcave të Vlorës ishte Hamet Lepenica ndërsa I forcave të Kurveleshit ishte Riza Runa.Në orën 22 e 30’, të datës 5 qershor, nis beteja.Selam Musai jep urdhër të shtrohen gunat e sherqet mbi tela duke realizuar një betejë të përmasave të paparashikuara e të jashtëzakonshme.
*
O bobo, ç’qënka Kota!
Topat e Italisë, aty këtu si kulshedra
të etura,
Lëshojnë tym e flakë e hekur njëherësh,
Çajnë shpatulla e nofulla të kodrave,
Çajnë shtatet e ullinjëve me moshë
të shekujve,

O bobo ç’qënka Kota!

Mitroloza të Italisë grijnë ajrin ,
Grijnë gurë e drurë dhe blerimin e Majit,
Grijnë ecjen e qetë të njeriut,
Prekin e fyejnë Lirinë, perëndinë e shqiptarëve.

O bobo ç’ qënka Kota!

40 000 ushtarë të Italisë,
Me shpinë e kokë e shpatulla
ngarkuar hekur,
Ngjeshur mbi topa e mitrolozë,
Mbjellës të vdekjes e të tmerrit,

Kota… kjo Kota:
Tejpërtej shtrihen tela me gjëmba,
Gjëmba nga përtej detit,
Që pengojnë e shpojnë,
Qetësinë shkatërrojnë,

Nata hedh mbi tela zezimin,
Zezimi
Në panterë shumë kokëshe shndërrohet,
Sytë e prozhektorëve çajnë si thika
Shpatullat e natës dhe sytë gjithkund
verbojnë,
*
Burrë mbi burra ai Selam Musa Salaria,
Tek fjala e ka fuqinë e gjyleve,
Tek britma ka nisjen e uturimës,
e të stuhisë që pret nisjen
me vrullin e egër,

Burrë mbi burra, në tresh ndan gjashtëdhjetë vite,
Dhe si njëzet vjeçar tund krahun në ajër,
Zërin lëshon në alarmin e duhur:
-O djem!…

Rri e dëgjon zërin nëse ka shkuar ku duhet
E përsëri: ”O djem! …” thërret e djemtë
Rrinë e presin ç’do thotë kumandari
Para se të nisen të bëjnë tutje…

-O djem,
hidhni mbi tela sherqet e gunat,
Ndaloni shtrirë kur të vijë alitriku,
Errësirën bëni shok përmbi brëshkamadhin!…

Përparaaa!..

“A” ja u stërzgjat e pushtoi Kotën,
Kaloi në Drashovicë, Llogara, Babicë e Kaninë,
Arriti tek Ullishta përmbi Vlorë
Dhe në anë të detit në brinjë u kthyen
Tërë ankth vaporrët…
Gjenerali Gote niset e thërret:
“Të hidhen njëmijë ushtarë
E topat e mitrolozët të shtijnë njëherësh!”

Selam Musai thërret djemtë:
“Mos lini gjë në këmbë,
Në mos me dorë i shqyeni me dhëmbë!…

O djem vetëm një gjuhë njeh armiku,
Ku s’shkon fjala,
Palla bën çfar duhet…!”

Hidhen djemtë me sherqe e guna mbi tela,
Zbresin e mbi tela hidhen prapë,
Thikat në dhëmbë i mbajnë
T’i kenë për çastin e duhur,

Fishekët në xhep i mbajnë
Një plumb një armik t’a shtrijë sheshas,
Manxerrët e jataganët vënë nën sqetull,
Pjesë të krahut i ka seicili
Si dhe pjesë të këngës…

Thërret të parin e shqiptarëve
E Selam Musai ”Dil të njihesh!”
I thotë e i del përpara,
Qëllon koloneli e po ashtu Selam Musai,
Plagë merr njëri e tjetri po ashtu,

Armën mba drejt Selami
Dhe në ballë e godet:
“Harbut, lemi djemtë!
Lemi djemtë gjeneral teveqel!..”

Gjenerali bie me “Mama mia!”- tek dhëmbët,
Plandoset në gjak
E urdhër i jep Selami luftëtarit:

“Riza Caneja, bir, merrja dylbitë se na duhen,
T’u a shohim ç’kanë në topa e pamporrë,
Në si zëntë plumbi, ti zëmë me dorë!…”

*
Kronikë:

-Kush e njeh Selam Musanë?
I shkurtër, mustaqe bardhë,
Zu një xheneral të gjallë…

*
Të djelën që në saba,
U vra Dushan Kaçua,
Briti: ”O Selam Musa,
Merrëm hakën o vëlla!…

*
Nuk harrohet Kota kurrë,
Kur mbi tela shkonim ne,
Edhe kur Selam Musai
Shkrepte natën si rrufe…

*NE FAQEN TJETER
NË VLORË
Gjeneral Setimio Piaçentini përforcon Vlorën. Flota detare dhe ajrore do të përfocojë me zjarr e hekur artilerinë tokësore. Osman Haxhiu, komandanti i komitetit “Mbrojtja Kombëtare” ecën në majë të kalit përballë forcave italiane. Selam Musai në shalën e kalit Binok, sheh djemtë e bëhet gati të nis sulmin mbi Vlorë ku rreth saj e rreth Kaninës janë vendosur dhjetra topa e mitrolozë. Avionët çajnë qiellin, anijet detin, topat tokën e Shqipërisë. Dhe përballë tyre Selam Musa Salaria, tek ullishtat mbi Vlorë, në orën 22 të datës 11 qershor, nis sulmin…
*
“O djem…o djem….o djem…
U marça të keqen ku ini,
Ngrihi se na pret Vlora,
Ngrihi se na pret kënga,
Ngrihi se na pret historia
T’i themi ç’dimë të bëjmë…”
Dhe kalin e kuq e thirri me emër,
Ja dha kodin e luftës tek ijet,
E kapi për jelesh e shtrëngoi prej frerit,

Ashtu drejt
si një fragment shkëmbi të bardhë
Qëndroi Selam Musai
Të dëgjonte zërat e djemëve
“Urraaa…Urraaa…
Mbi Vlorën!, Për Vlorën!”

Tunden ullinjtë,
Kurorat nxjerrin
Mes tymit të barutit,

Zotërinj të vrërët
Këta ullinjtë e Vlorës,
Zotërinjë të vërtetë
Mbi gjithë perandorinë e pemëve.

“O djem përpara,
O djem vajti ora…
Ja vdekja, ja Vlora…!”

Nis beteja, betejë mbi tërë betejat,
Fluturojnë e shkallmojnë
Avionët nga ajri,
Qëndrojnë e topa lëshojnë
Vaporët nga deti,
Nga topa tokat rëndë qëllojnë
E flaka e tymi ngrënë pushtetin.

*

“Memë Sherifi, rrimë pak pranë,
Dëgjomë ç’do të të them,
Trim mbi trima, ajka e sojit,
Lum ai që në luftë e thotë fjalën,
E për atdheun bën çfar duhet!”

Kështu i tha luftëtarit
Selam Musa Salaria
Dhe thirri prapë: “Përpara!…”
Nëpër flakë bëhet shpend,
Plumbat gunën ja shpojnë,
Topat rëndë kolliten
E me hekur aviten t’i ndalin
Furinë e burrërisë.

“O djem mbi breshkamëdhenjtë!”
Trupi përball hekurit, flakës e tymit,
Natë e stërtymtë
Qiell i zymtë i mbushur
me mijëra copa hekuri.
Dhe një zë nga djemtë…

Kronikë:
– O xha Selami na vranë…
– Mos trëmbi se kini xhanë,
Se një sokëllimë duanë…

Vetëm prindi e di se çfar’ bën
prindi për birin
Vetëm kënga diti se çfar bëri
Selam Musai për djemtë…

U hodh me gunë mbi tela
E topit i doli ballas,
Andej topi e këtej Selam Musai,
Njëri-tjetrin shikojnë
Njëri-tjetrin qëllojnë,

Andej topi e këtej Selam Musai:
“Qafir, mbaje zjarrin,
Qafir i ardhur nga vinë kulshedrat,
Mos mi prek djemtë as në thua,
Ti ke ca palo burra për zotër,
Djemtë, dije mirë, kanë mua!

Qafir, me palo hekur mbi supe,
Qafir që mbjell gjëmë,
T’a var në qafë tët zot e kapardisur
E u shpje copë e çika tek jot ëmë,

Qafir, sojsëz, qëllo sa të duash,
Frymën ta zë e të mbys me gunë,
Desha të rrija me miqtë këtu në Vlorë,
Por ti s’më le…, s’prish punë!”

Dhe flet nëpër dhëmbë e hidhet ku topi
Nxjerr flakë e tym e hekur,
Uturijnë pas tij vaporrët
e mbi të ballonat
Djemtë e Selam Musait mbushur gjak
Shkelin mbi grada gjeneralësh
Mbi shtate të vrarësh…

“O djem, përpara!
O djem mos trëmbi!”

Dhe djemtë hidhen e s’kthehen
Pa Lirinë,
Djemtë e Selam Musait dinë se ç’bëjnë…

Zbret nga kali Binok, Selam Musai,
Kali Binok hingëlliu e trufulliu
Tmerrshëm,
Një përballje trup me hekur vrasës
Nis të shkruajë Historia…

Selam Musai hap krahët dhe tund gunën
në ajër,
Guna mbushur flakë bën dritë të shoh mirë
Ç’farë guxon të bëj një palo top Italie,

E hedh gunën tutje dhe niset vrap
Me britmën: ”O djem para se një sokëllimë
Duan dhe nga erdhën do kthehen!”,

Artilierët harrojnë të hutuar të shënojnë
E gjylet të nisin tek ky njeri mbi njeriun,
Që fjalën “vdekje” e përdor si lodër
Dhe s’do të dijë ç’janë topat e pamporrët,

“O djem, se arritëm!”

Afrohet me dy krahët hapur,
Hidhet me të dy krahët hapur,
Vë gjoksin tek gryka
Me dy të dy krahët hapur…

“O djem!”

Shpërtheu predha në gji të tij
E Selam Musai u bë një mijë këngë
Atje mbi Vlorë,
Atje, tek ullinjtë shkruajnë
Përjetësisht
Historinë e atyre viteve…

* Tiranë, Maj 2010

Ky botim u mundësua nga “Universiteti Planetar i Tiranës”

Filed Under: Histori, LETERSI Tagged With: Historia ne Vargje, Novrruz Shehu, Selam Salaria

Pena e krijuese e Ibrahim Vasjarit për ngjarjet e luftës së dytë botërore në qarkun e Vlorës

June 10, 2015 by dgreca

Nga Gëzim LLojdia/
1.-Zjarre të brendshme ,shkruan Ibrahim Vasjarit është historia shqiptare e kohëluftës së fundit.Si u ngatërruan ngjarjet dhe vetë njerëzia në këto kohë te trubullta ,cfarë reflekton kjo kohë pafundësinë e mistereve, që karakterizojnë ekzistencën e qenieve njerëzore për të thënë të vërtetën historike,në rrethana të caktuara.
Nëse do ti referohemi filozofit Osho: “Gjithë jeta është pregatitje për vdekje”,kjo shprehje mistike ka zënë rrënjë në luftën e fundit.Por nqs do të përvijojmë me Oshon ai thotë:Vdekja është një kërcim kuantik nga trupi, nga forma në një formë tjetër, por jo fundi juaj. Nuk keni lindur e vdekur kurrë, jeni gjithmonë këtu. Format vijnë e ikin dhe lumi i jetës rrjedh…”
Vdekja, shurdhon jetët, ndërkohë që janë edhe luftërat e përbotshme një ndër shkaktarët.Lufta e përbotshme hëngri shumë njerzë, por mënyra se si ata ikën nga kjo botë mbetet mister,ngase edhe arsyet, kurrë nuk u thanë.Diku kam lexuar nje shkrim interesant me këtë titull : ”Fushat e grurit, kodrat e gjakut”, që mesa më kujtohet bëhet fjalë për ata njerëz që ikën,pra ata që ikën pa e ditur përse dhe nga dora e shqiptarit.Pra gruri rritej,valëzonte nëpër fusha,kodrat e gjakut po lartësoheshin.Tani të shqyrtojmë romanin e autorit Ibrahim Vasjari.Paqe shpirtrave të shqetësuara të martirëve,thotë autori.Me një rrëfim të sinqertë ,mbasi ka grumbulluar shumë fakte nga koha e luftës nac-clirimtare në zonën e Vlorës, pasi ka ndërtuar bërthamën ,krejt historinë që nga koha e fraksionit të quajtur ndryshe xhepistët dhe deri në ditët e fillim-lirisë, autori ka rrënjëzuar historinë duke e kthyer atë në një vepër të mirfilltë letrare.Një vrasje e punonjësit të arkivit sekret.Ndërkaq që hap pas hapi e kapitull pas kapitulli do të futeni e do të dilni nëpër labirithne errësire,tunele,kurthe që kanën ngjarë cuditërishët në kohën e luftës së përbotshme. Autori ka marrë e trajtuar ngjarjet në zonën e parë operative Vlorë-Gjirokastër.Ngajret e vërteta të ndodhuar në këtë qark kanë shokuar jo pak njerëzin se përdhe ndodhën dhe cfarë shkaku,por në fund cili ishte edhe atentatori që kurër su mësua.Kur punojagazetar,,një ditë erdhi një veteran i nderuar që kërkonte të bënte një denoncim nga koha e luftës.Flitej për atetnatin që ju bë një ndër pinjollëve të njohur të familjes Sharra në Vlorë.
-Unë kam marrë pjesë në atentatin ,tha ai.Shumë kush foli se këta pleqtë që kanë shkuar në myqe,nuk u besohet,por e vërteta ishte e bardhë si mëngjesi si pika e vesës që bie përmbi prarimin e lodhur të gjethes.
2.Ngjarjet, që ngjanë në qarkun e Vlorës, në kohën e luftës së përbotshme, kanë shumë mistere të shoqëruara me pse dhe nga kush?Aj,o që lexohet terror nuk bënë fjalë për pushkë të hedhura nëpër qytet. Lexohet rrëzime njerëzish nëpër rrugë ku nga ftohtësia e plumbave godiste nën mishin njerëzor të kundërshtarëve .Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre.Në vend të vazhdimit të jetës boerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur ,iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi,por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. Ardhja e Dushanit në qarkun e Vlorës,dhe nëse shqiptarizojmë emrin dushmani,shfaqet qartazi cfarë fshihet pas tij dhe të tjerëve, që fshehën krimet.
Mbi shpatullat e kundërshtarëve, qysh se pushteti u mbajt nga njerëzit e grykës së pushkës rrodhi gjaku.Çdo ditë që gdhihej quhej garbi dhe mot tramundanë,të gjithë të asaj kohe e njohin atë guaskë. Koha nxori në ranishte sa i rremë ishte ai regjim.
3.Një detaj tepër i vecantë nuk është ndeshur më parë në rrëfimet letrare.
Asgjëkundi nuk e kemi ndeshur këtë pjesë .Nipi duhet të pështyjë gjyshin e tij, të rreshtuara përpara shkollës së fshatitFaji i vetëm.Gjyshi ishte vëllai i fraksionistit.Ky detaj i gati i thjeshtë është tregues i madh për luftën klasore që u bë në këtë vend në 50 vitet e socializmit.Një shtresë trysonte dhe shtypte tjetërn, që rrudhej dita- ditës,mpakej kohë pas kohe.
Autori ka nxjerr në pah një sërë ngjarjesh të cilat kanë mbetur mister në kohën e luftës, në qarkun e Vlorës , nuk dihen rrethanat dhe as autorët, por dihen qëllimet.Vlora ka mbajtur mbi supe edhe një pjesë të madhe të luftës së dytë botërore.Fshtrata në jug u ndanë me kundërshti në dy pjesë:të Partisë dhe të Ballit.Madje kishte fshatra në Kurvelesh të ndarë me sinore.Sinori i partisë,sinori i ballit.Prishja e kësaj balance me prishje të Mukjes, solli tragjedi ndër shqiptarët,efektet e të cilës u ndien deri në vitet ‘ 90.Përvoja e gjatë e autorit si mësues nëpër shkolla të këtij qarku( arsye biografike) ka gjesdisur si bleta duke qëmtuar pjesët që duhen për të rrëfimin.Si puna e mjeshtrit.Kërkon gurët në stivë për ti vendosur në mozaik.por hajde të gjec, atë që i dihet rrëfimit.Autori e ka zgjidhur me përvojën e tij.Cdo pjesë në vendin dhe kohen e duhur, thotë populli.
4.Dëshmive artistiek të kohës po u prezantojmë një dëshmi autentike që ka nxjerrë gazeta Flamuri ne vitet ’50 në botimin e saj periodik në Romë.
Vrasjet e kundërshtarëve:Ushtarë ose komandantë të Ballit Kombëtar u zunë ose me pabesi ose gjatë luftimeve u vunë përpara torturave të tmerrshme. Disa nga torturat që përmend kjo gazeta janë:u rropën,u nxorën sytë,u thyen eshtrat,u hoqi organet seksuale. Fakti përmendet se në spitalin e Vlorës u grumbulluan shumë njerëz të këtyre atrociteve ,njerëz me veshë të prere,me gjuhë të prerë,me hundë të prere,me sy të hequr. Çfarë kohe edhe e kujt inkuizicioni i përket?Në fund të fundit përse kjo sakrificë me njerëz kapicë të masakruar,ëndërrën ëpr pushtetin e kishin zgjidhur ndërkaq.
Në Korçë u zbuluan të masakruar trupat e vëllezërve Bulgareci. Në Lushnjë kryetari i shtatmadhorisë Mehmet Shehu pushkatoi 63 ushtarë rob të B.K,të cilët disa i vrau ,disa i varrosi për së gjalli. Vritet njeriu si pulë,ndërsa drithërohemi kur bie një gjethe pemësh.
Në janar 1944 u zbulua në Shispkë afër Korçës një gropë e madhe me 184 shqiptarë të masakruar. Disa prej tyre të identifikuar si Bame Gjonomadhi u gjet i rrjepur gjer në gjysmë. Cila ushtri chingizkane kishte udhëtuar në këto ane ?Cila hordhi kishte përdorur mënyrën me mizore për të mbytur njerëzit dhe më tepër kundërshtarët politik duke i kaluar ne plumb?
Por ajo që rrëfehet si terror i madh është hyrja në Tiranë e ushtrisë Çlirimtare. Në nëntor 1944 në rrëmujën e parë u futën nëpër shtëpia dhe u rrëmbyen rreth 400 vetë që përfunduan në plumb ,duke ja vunë fajin gjermanit që ishte në ikje e nxitim. Në Shkodër u vranë 50 vetë.
Parrulla:Parrulla që ka përfshirë këto ekzekutime ka qenë:”Vdekje fashistëve,litar ballistëve,plumb reaksionarëve,tradhtarëve dhe armiqve të popullit”.Cila fushëpamja e vendit në vitet e para të çlirimit?.
Vendi ishte i mbushur me kampe dhe fusha përqendrimi. Burgjet që ndërtoi fashizmi nuk u mjaftuan. Shumë shtëpi private u kthyen në burgje. Burgjet e kësaj kohe paraqisnin një pamje lemeritëse. Torturat si në kohën e invazioneve. Djegje,ngulje gozhdësh,copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja.Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati,Në fushë Krujë Baba i teqesë Myrteza Kruja,në Tiranë,Kol Kuqali të cilët mbasi u torturuan u lëshuan nga dritaret e burgut .Kur burgjet shqiptare u inspektuan nga të dërguarit e posaçëm sovjetikë gjendja fillon e rëndohet më tepër. Me rastin e arrestimeve të vitit 1946 flitet se vetëm në Tiranë u morën 270 vetë nga burgjet,u torturuan dhe u pushkatuan.
Kampet e përqendrimit:
20 mijë vetë gjendeshin në burgje dhe fusha përqendrimi. Fushat më të mëdha të përqendrimit. Krujë,Burrel,Kavajë,Maliqi.
1-Kampi i Burrelit me 3600 vetë,;
2-kampi Bedenti tek shkëmbi i Kavajës me 17800 të internuar.
3-Kampi i Vlocishtit të
Korçës me sinonimin “Kampi i vdekjes “me 1200 të burgosur.
4-Kampi i Maliqit me 2300 të internuar
5-Kampi i Tepelenës me 1050 të internuar.
6-Kampi i Pojanit me 800 vetë.
Ishte ky krijim i letrave te botes,kur regjimtarët e Tiranës.Një krijim shprehet se kur çlirimtarët fituan menduan se çfarë dhuratat duhej ti bënin popullit të vetë. Dhe menduan të ndërtojnë një burg.Kur shkuan ta inaugurojnë panë se burgu ishte boshë,mirëpo atëherë u kujtuan e thanë :”Ku është parë burg,pa të burgosur brenda?Nuk ke çfarë ti heqësh kësaj fabule,që në botë u krijua si letërsi dhe u kushtohej diktatorëve apo mbretërve fitimtarë ,mirëpo në Shqipëri e pa vetën brenda një realiteti. Ose bota i krijonte,regjimtarët i ndërtonin sipas këtij projekti.
Policia:15 mijë policë
Policia:15 mijë policë mbaheshin gati dhe përdoreshin për të kryer goditjet.Pusia dhe tradhtia kishte filluar që gjatë luftës me ekzekutimet e Azis Sharrës,Azis Camit,Besnik Cano,Qertamundin Sulo,Dhimitër Fallo ky djalë i një katundari nga Korça kur shkoi në BS dhe pa se çdo të thotë një vend ku liria ishte zhdukur,tregoi rrezikun që do të sillte komunizmi. BBC stacioni prestigjioz anglez ka bërë mjaftë komente duke i cilësuar të gjithë këto veprime lufta civile ne Shqipëri. Vetëm duke lexuar kronikat e saj mund të kuptosh se çfarë kohe e atyre viteve kishte nxjerrë në shtrojën e një lufte kundër të mundurve nga lufta. Kështu vdes në Burrel nga torturat Novruz Mahil Hitaj nga Smokthina e Vlorës.Nga torturat çnjerëzore ndërroi jetë djali 17 vjecar Ejup Lepenica.Në burgun më famëkeq të Burrelit thotë një kronikë ndërruan jetë nga torturat Muco Sherif Gjoni,Sulo Sheu.Vritet Haxhi Ibrahim Tresteniku .Mbas viteve mërgimi në Australi kthehet nga dëshira për mëmëdheun. Nga plumbat mizore të komunistëve vriten në Tiranë,vëllezërit Myftar e Gafur Jegeni,u arrestuan dhe u vranë pas plasjes së bombës në legën ruse në Tiranë. Nën një njoftim tjetër shkruhet se: “na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës ka vdektë i mbytur nga torturat çnjerëzore Jakup Dervishi.Nga torturat e tmerrshme vdiq në burgun e Shkodrës Sadik Gruda.Një njoftim tjetër sjell këtë rast Përmendim vetëm se rreshter Hito Hitoja ka varrosur në një kanal të Korcës këta të internuam:ish-nënkolonel Tefik Hoxha,Baba Qazmi kryetar i sektit bektashi,At Josif Papamihali,kryetar i kishës katolike të Korçës.
Me pushtimin e Shqipërisë nga ana e gjakësorëve të kuq, shkruan Dom Zef Shestani, Imzot Thaçi u ndry ne selinë e vetë,porsi në një kala tue prit qetësisht e i gatshëm menin bolshevikë .E pa priftin e tij të vramë e të burgosën,kishat të mbyllura kuvendet e profanume djelmin e nëpërkëmbur,por ai su shtrua deri kur ra si bien heronjtë.Mbas tij ra Emzot Volaj Ikpeshkvi i ri e i fortë, i cili aqë shmuë i shërbeu rezistencës kombëtare. Dhe nuk kaloi shumë kohë thotë Dom Shestani , që Imzot Gjini ,Abati i Mirditës, u martirizuar prej zhullivje të kuq e mbylli varg e të persekutuarve imzot Vicenc Prenushi,shqiptari,poeti,mbrojtësi i vlerave shpirtërore,që i gjallë i vuri Shqipërisë së tij kunore”Gjethesh e lulesh” dhe u shpërblye me një kurorë ferrash ashtu si mjeshtëri i madh në malin e kalvarit….
Shifra:Përqindja e vdekje tek të burgosurit është 20% në vit. Ndërsa sëmundjet kalojnë 30% çdo ditë.
Nga torturat kanë vrarë veten edhe Sh.Sharra,A.Ruci,K.Misrasi.
Ka filluar në Tiranë një gjyq kundër rezistencës komuniste të akuzuarit janë”Iliaz Toptani,Selim Daci,Muhamed Hoxha,Kasem Sheu,Seid Bylkybashi,Shahin Qosja,Zenel Canaj,Pjetër Ghin Kola,Nikoll Gjin Kola,Ndue Rrapi,Hysen Voka,Osman Daka,Tefo Petro,Vangjel Dhima.akuza i paraqet si agjentë të grekëve,jugosllave anglo-amerikanëve Vatikanit etj. Lajmërim i fundit që vihet re është më 23 tetor 1951 u dënuan me vdekje Seid Bylkbashi,Vangjel Dhima, te tjerët me burgim të rënda e shumë vite burgime.Një kronikë tjetër e përmotshme shkruan se u dënua me vdekje Sinan Ali Hamiti,i cilësuar reaksionar dhe armik i pushtetit. Në çastet kur po i merrej jeta thirri:”Rroftë Shqipëria,rroftë Balli Kombëtar”.Në fashikullin nekrologji thuhet se vdiq në fushën e përqendrimit në Kamzë Riza Cocka komandant i BK për Korçën dhe Pogradecin.Xhafo Qeni nga Progonati vdiq në burg,nga torturat. Në burgun e Durrësit nga torturat dha jete edhe Hajdar Shehu, etje.
5.
Nëse, nuk do të merremi me pjesë të tjera të teknikës artistike,ajo që të tërheq vëmëndjen është gjuha që ka përdorur autori për personazhet në roman.Gjuha e folur e lebërve ka disa vecanti,ajo njihet në tingëllimin e disa fjalëve apo përdorimrin e tyre karakteristik nga krahinat e tjera të vendit.Autori ka përdour shumë fjalë të krahinës madje të fshatarve të Labërisë, dhe më saktë të lumit të Vlorës ,që njihen si të tilla ndërkohë, janë në fjalorin e përditshëm lab.
Ajo, që të bënë përshtypje është se autori ka mjaftë njohuri mistike të cilat i kanë shërbyer për të shqyrtuar njëherazi shumë dukuri dhe ngjarje të cilat duken se s’do të kenë ndonjëherë shpjegim.
Ngjaret e luftë së fundit duken sikur janë mpleksur në këtë të fshehtë të fshehur ndër skuta e labirinthe pa udhë dalje.Shumë dukuri,fenomene që nuk i shqyrtojmë dot ngase dëshmitarët nuk ekzistojnë, atherë hynë në veprim misticizma për të rikthyer edhe një herë një faqe të zhdukur ,por veçse në një castë, në një vegim të shkurtër, shkreptimë energjie,duhet të dimë se si ka qenë atë vit mjegullnaja e cuditshme sipër, ashtu kanë rrjedhur edhe ngjarjet.Në këtë zonë është i njohur paganizmi përpara fillimit të besimit dhe perhapjes së religjoneve fetare.Autori ka ditur të eci përmes,tyre por pa i cekur ato duke pasur si orientim friken dhe besimin ,që mbizotëron tek cdo njeri.
Këto dukuri u bënë mbizotruese si njëra dhe tjera sipas kohës dhe rregjimeve, që ndërkaq kaluan përmbi këto troje arbërore.I kishte rënë në pjesë shqiptarit, për ti hequr përmbi kurriz.
Një fakt tjetër i veçantë është shtresa shoqërore, që zënë vend në roman që janë të ndryshme të përfaqësuar nga personazhe të ndryshëm.Por, goditja që ato marin tregojnë dallimin.Ndër krijimet e pasviteve ‘90 është folur pak ose aspak për frksionistët të njohur si kundërshtarët të PK, shpirti i tyre caqe kozmike kapte ndërkohë e kuptuan qysh herët dhe për ta nuk ka por as mundet të gjenden arsye sado të forta, që ti mbanin të gozhduar, nën atë llagëm të ftohtë që vinte nga armiqtë tanë shekullorë, serbët të cilët realisht kishin dorë në vendimarrje.Autori përmend me pseudonim jugosllavin,që është ndryshe D.Mugosha ose dushmani,dora e të cilit ka kryer masakra ndër shqiptarë në jugë
Letra e Mehmet Shehut drejtuar Mugoshës,pjesë e zbardhur tek Sang.trad. e tregon qartazi se cfarë ishte ky personazh:”Nuk kishin parti,shkruan M.Shehu,por kishin dhe ishim komunistë bashibozukë,ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat,me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim,të formojnë partinë tonë komuniste,ta forcojmë.Na dhatë dorën,na mësuat,na ngritët si mëma foshnjën”.
Përse u persekutan një shtresë e caktuar,kjo dihet tashëm dhe nuk kërkon analizë,por,këtu do të citojë Dr.Ismail Bocari. Ne shënimet e tij shkruan:”bejlerë e agallarë dhe borgjezia jo vetëm qe kane luftuar me arme për te çliruar vendin por gjate luftës kane shpëtuar nga litari dhe vdekja shume nga djalëria shqiptare që luftonte për liri…………….
6.
Romani i autorit Ibrahim Vasjari është një krijim dinjitoz ndër botimet e këtij autori,që e ka nisur aktivitetin letra me botimin e poezive në vitet 60 ne faqet letrare të gaztës :”Zëri i rinisë”,por për arsye biografike ju ndalua botimi.Ky botim serioz është një shëmbull i gjallë me temë nga lufta e fundit,ku auori trajton me objektivitete ngjarjet,autorët dhe gjykon dhe vete kohën për gjëmën që solli.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Gezim Llojdia, Ibrahim Vasjari, Pena krijuse

MUSA I PRISHTINËS

June 2, 2015 by dgreca

NGA HASAN BAJO-New York*/
Burri i shkurtër me syze të errëta që me gjithë moshën e thyer dukej energjik dhe ende i fuqishëm, ishte një prej denoncuesve të Astritit, të cilin e patën thirrur në komitetin e partisë vite më parë, dhe më vonë, në kohën e përpilimit të listave të zeza, apo listave të vdekjes si i quanin zakonisht, emri i tij ishte vendosur në fillimet e saj.
Por ky qytet që konsiderohej si një nga më të bukurit dhe të qetët, kishte shkuar larg, madje shumë larg. Në të njëjtën dosje, krahas listës së të dënuarve me vdekje, së bashku me një udhëzues, ndodhej edhe një tjetër listë, e shkurtër, shumë më e shkurtër se e para, thuajse një e dhjeta e saj, por më e frikshme, më e zezë, dhe ajo që të mpikste gjakun, të thante pështymën apo të bënte të ndruheshe të shuaje llambën netëve kur shkoje për të fjetur, ishte se në anën e djathtë të listës, krahas emrit, mbiemrit dhe firmës të anëtarëve të skuadrës së pushkatimit, në pesë prej tyre, me shkrim dore gjendej edhe shënimi vullnetar. Mevli e pati lëshuar mbi tavolinë sikur të kishte shkaktuar hark elektrik. Instinktivisht pati menduar se e gjitha kjo qe e pamundur, një halucinacion dhe pati vendosur dorën mbi ballë. Natën e shkuar pati pasur pakëz temperaturë. –Qetësohu- e urdhëroi veten dhe mbylli sytë. Kur i hapi, ajo gjendej sërish atje ku e pati lëshuar, ulërimë skëterre që kërcënonte të ardhmen. U largua me të shpejtë nga zyra dhe duke zbritur shkallët e brendshme për të dalë në hyrjen kryesore dhe prej andej në oborrin e komisariatit, e shoqja së bashku me të bijën iu fanitën në fund të tyre të zëna për dore, ashtu si i pati parë javën e shkuar në sheshin e vogël mes dy apartamenteve ndërsa ai hipte në makinë.
Oficeri i rojës e përshëndeti. -Me fal komisar, a ndjeheni mirë?- Ai u mundua të buzëqesh.
-Po, mirë…Përse? – Jo kot, mu duke pakëz i zbehtë. – Nëse më kërkojnë, nuk do të vonohem- dhe mori drejtimin për në kafenenë më të afërt. Duke pirë kafen, i lindi dyshimi (të qe vallë vetëm dyshim apo orvatje e dëshpëruar e mospranimit të ekzistencës së qenieve të tilla njerëzore) se dosja e gjetur rastësisht në një nga sirtarët e poshtëm të kartotekës, në mes pluhurit dhe rrangullave pa vlerë si proces-verbale inventarizimi të shumë viteve më parë dhe disa rregullore shërbimesh, ishte një hakmarrje e ndërtuar mjeshtërisht. Ndoshta, mendoi, lista e gjetur e skuadrës së pushkatimit është e gënjeshtërt. Mundet që të ashtuquajturit anëtarë të saj të jenë qytetarë paqësorë, por ish sigurimi i ka konsideruar armiq,dhe për këtë arsye kanë fabrikuar gjithë këtë. Goditje e dyfishtë ,hakmarrje dhe neutralizim politik. – Të jenë kaq djallëzorë? Kaq mjeshtër të së keqes? – Pa dashur ai kishte cituar një shprehje të një shokut të tij atje në Spaç.
……………………….
Si e dalë nga një ëndërr e frikshme iu fanit koka e bardhë e Musës së Prishtinës.
-Komunistëveshqiptarë u njoh vetëm një meritë.
-Çfarë po më dëgjojnë veshët?-E pati yshtur Mevli.-Paskan merita komunistët dhe për më tepër komunistët Shqiptarë?
-Po,po kanë.-Kishte pohuar i bindur Musa.-Aftësinë e jashtëzakonshme për të qëmtuar dhe zbatuar eksperiencat më perverse,më të shëmtuarat,më të dhimbshmet…..më makabret.- U lodhe duke kërkuar cilësorë Musë,- e pati ndërprerë Mevli me shaka,duke harruar se bashkëbiseduesi ishte i burgosur i zbardhur në burg,nga Ata të paepurit,dhe si i tillë nuk pati mundur ti shpëtojë plagës më të rëndomtë që merret atje,gjaknxehtësisë,që jo rrallë shpërthen edhe pa arsye të justifikueshme.
-E di. Edhe ti ke qenë mësues dhe ke duartrokitur për Ata,Të vjen keq? Le të të vijë.- iu hakërrye Musa sikur të kishte përpara njërin prej tyre.-Unë them të vërtetën dhe e argumentoj.Jo vetëm që dinë të përzgjedhin të këqijat,por edhe i përkeqësojnë ato.- Foli gjatë,shpejt dhe vrullshëm sikur të ndruhej se bashkëbiseduesi do të largohej dhe Ai nuk do të mund ti zbrazte të gjitha,gjithnjë duke i ulur dorën që zgjatej drejt tij me mendimin se Mevli përpiqej ti ndërpriste fjalën. Më së fundi pati vënë re se dora që ai shtynte i ofronte paketën e cingareve. Tundi kokën dhe ofshani thellë.
-Eh,mjerë Ne.-Sytë i morën atë ngrohtësinë e parë.-Eja.Dua të pimë një kafe bashkë.Dje pata takim me familjen ,prandaj edhe të thirra.-Dhe u nisën për në kuzhinën private. –Ndigj,-i tha duke i futur krahun.-Shpresoj se nuk do të jesh zemëruar. Harroje atë që të thash pak më parë.-
-Çfarë më the?-E pati pyetur Mevli duke buzëqeshur ndërsa i ndizte cingaren.
-Të lumtë.Je djalë për të qenë.E shoh që e paske harruar.Ato që të thotë një i burgosur që ka bërë njëzet e tre vjet në zemërim e sipër duhen harruar,të tjerat jo.-
Por, ja që një mesnatë shkurti, ai, Musa i Prishtinës,që porosiste të mos harronin, pati harruar.Ra lehtësisht,si një fëmijë i padjallëzuar në grackën që i patën ngritur ata, gjenitë e së keqes si i përcaktonte vetë Musa,të ndihmuar edhe nga ngrirja e syve të tyre.
Turni i dytë i kthyer nga puna qe rreshtuar përpara shkallareve prej betoni që të shpinin njëherësh djathtas për në mensë ,dhe drejt përpara në portën dykanatëshe që të nxirrte në sheshin përpara komandës.Një dëborë e ngrirë ,e imët,që rrëzohej nga një qiell i hirtë, i pashpresë,po krijonte shtresën e parë mbi kokat e qethura që me një urdhër të komandës nuk lejoheshin të mbuloheshin me kasketë,kapele apo çfarëdo lloj mënyre tjetër gjatë të ftohtit të dimrit.Një copë herë kishin përplasur këmbët për tu ngrohur,patën fshirë kokët dhe fytyrat me mëngët e kapotës,kishin pyetur veten dhe shokët pranë se përse vallë i mbanin kaq gjatë të rreshtuar,dhe duke mos mundur të merrnin një përgjigje të saktë patën hequr dorë nga të gjitha këto duke e lënë veten pre të erës së ftohtë që i godiste me ciflat e ngrira.Ndonjë klithmë e ushtarëve në truprojë përgjatë rrethimit me tela të kampit sillte në vete ndokënd që dremiste në këmbë.Polici i shërbimit që vëzhgonte të mos prishnin radhën,mbasi ishte ngjitur disa herë në komandë për tu ngrohur, kujdesej me një purtekë të shkundte dëborën nga pantallonat.Dikur një hije u duk mbi shkallët që vinin nga komanda, përtej portës dykanatëshe.-Erdhi oficeri i rojës.- u pëshpërit, dhe ata morën frymë të lehtësuar.Më së fundi do të përtypnin atë garuzhdën me fasule dhe do të shtriheshin në dyshekët e mbushur me kashtë që i joshnin si të qenë krevatër mbretërorë. Hija shtyu kanatet e portës,dhe ata që prisnin të përballeshin me kapelën me yll të oficerit,në vend të saj shquan kokën e hijshme të Musës së Prishtinës.Dëbora mbi të e bënte edhe më të bardhë.Një murmurimë habie e dalë nga dhjetëra shpirtra e ndali.Musa i Prishtinës e ndjeu gjëmën që i kanosej.Qëndroi disa çaste i palëvizur përpara portës dykanatëshe që u mbyll me zhurmë duke kërkuar ngulmues sytë e të rreshtuarve.Polici iu afrua.Diçka i tha.Ai nuk denjoi të kthejë as kokën.Vazhdoi me këmbëngulje të kërkonte sytë,por ata i shmangeshin.Ngadalë,si në jerm zbriti shkallët.U dha një mirëmbrëma të parëve,atyre që qenë në fillim,në fund të shkallëve,por përshëndetja nuk iu kthye. Vazhdoi me të njëjtin hap përgjatë rrjeshtit duke kërkuar një fjalë,një përshëndetje , një vështrim ,por,ata,shokët e tij ia mohuan.Në çdo hap që hidhte supet i rrëzoheshin gjithnjë e më shumë.Pikërisht, atje në fund të rrjeshtit, ku do të merrte për të hyrë ndërmjet dy pallateve dhe prej andej do të dilte në sheshin kryesor përpara taracës së rrjeshtimit, brigadier Gjini e përshëndeti.-A u lodhe Musë?-Dhe kjo pati efektin e një goditje që ai nuk mundi ta mbajë . Ndaloi sikur të qe goditur nga rrufeja , uli kokën e bardhë,dhe ata që qenë pranë,mbas një psherëtime të dhimbshme shpresëhumbur ndigjuan ti thoshte vetes.
-Nuk qenka e thënë ta rishoh edhe njëherë Kosovën.-Pastaj,ngriti kokën,u kthye ngadalë dhe mori për nga kish ardhur.Diku,në mes të shkallëve polici i shërbimit i doli përpara.
-Ku shkon?.Kthehu.Në fjetore,-e urdhëroi. Musa e mënjanoi me dorën që i dridhej lehtas.
-Mu hiq qafe Shkja e bir Shkjau.-Dhe të gjithë e dinin se kjo ishte kryesharja e tij.Polici u tulat.Duke ecur së prapthi arriti tek porta dykanatëshe,ndërkohë që Musa ishte ngjitur në krye të shkallëve. Për shkak të lartësisë dukej edhe më i gjatë seç ishte.
-Vëllezër.-ia nisi.Sytë e gjithkujt shihnin atë dhe vetëm atë.Ishte vonë, tepër vonë.-Vëllezër-përsëriti.-Në këtë orë të natës,në komandë shkojnë e kthehen vetëm të pabesët,spiunët.-
Pastaj, ai kishte vazhduar të shpjegonte se si rreth tre orë më parë mbasi e prangosën e patën lënë në këmbë,në dëborë, përpara godinës së komandës.Askush nuk i kishte thënë qoftë edhe një fjalë të vetme,dhe, ashtu si e patën marrë mbasi e kishin çprangosur e urdhëruan të kthehej.Nga komanda u ndigjuan urdhra,hapa të rëndë që shpejtonin,rrak-shtrakët e armëve që mbusheshin.Polici i shërbimit pati dhënë alarmin.Musa i Prishtinës e ndjeu se imbetej edhe pak kohë për të lënë lamtumirën.
-Vëllezër ,nuk ju mbaj mëri.Edhe unë për cilindo nga Ju të njëjtën gjë do të kisha menduar.-
Hapat që afroheshin u bënë më të zhurmshme.Era qe mehur.Grimcat e dëborës qenë shndërruar në flokë të mëdhenj,të rëndë.Një qetësi e frikshme e bardhë si një qefin nderej mbi gjithshka.
-Duajeni njëri tjetrin vëllezër.Besojini njëri tjetrit.Rroftë Shqipëria e vërtetë e bashkuar.-ulëroi ,dhe u kthye për të shkuar drejt atyre që po vinin për ta marrë.Në momentin që do të shtynte kanatet e portës,ktheu edhe njëherë kokën e hijshme,ngriti pakëz dorën e djathtë sikur donte të prekte njëherësh të tyret,dhe priti mospërfillës përballjen me ata,që të shumtë vinin drejt tij me rropamë.
Të nesërmen dhe në ditët në vazhdim mendimet ndaheshin për sa i përket faktit se kush i dha Musës shtysën e fundit për të bërë atë që bëri.-A u lodhe Musë.?-e krye spiun brigadier Gjinit, apo sytë e ngrirë të shokëve, që shihnin kokën,shpatullat,duart dhe gjithçka tjetër përveç se sytë e tij,dhe për më tepër i patën mohuar kthimin e përshëndetjes.Kishte edhe nga ata që mendonin se Musa pati një krizë apo shpërthim nervash,ashtu siç është edhe kriza e zemrës,por ,në këtë rast pretendonin ata ishte truri.
Por të tjerët që mendonin ndryshe e rrëzonin lehtësisht këtë.-Le të supozojmë se kjo që thoni ju është e vërtetë,por…..argumentonin…..si shpjegohet fakti që gjatë gjithë kohës,qysh prej momentit që u kthye nga fundi i rreshtit dhe gjer në krye të shkallëve nuk pati një shenjë të asaj krizës në tru apo atij shpërthimit nervor si e quani ndryshe, që ju pretendoni që Musa pati.Asnjë fjalë e çartun, asnjë lëvizje e pakontrolluar e gjymtyrëve, asnjë ngërdheshje, shtrembërim, përçudnim i fytyrës, përkundrazi dinjitet dhe vetëm dinjitet.
A i ndigjuat fjalët e fundit të tij? Ah, i paskeni ndigjuar, por fatkeqësisht i paskeni harruar, po jua kujtojmë. – Duajeni , besojini njëri tjetrit vëllezër. Rroftë Shqipëria e vërtetë, e bashkuar.- Dhe kjo qenka krizë truri, shpërthim apo krizë çmendurie që është e njëjta me dy të parat.
Ata, që mendonin se shtysa kryesore ishte përshëndetja e spiun Gjinit (mos vallë edhe kjo qe e planifikuar nga kurth ngritësit, por ndryshe nga efekti që kërkonin të arrinin, siç ndodh jo rrallë, edhe për shkak të zellit të tepruar, shkakton të kundërtën e asaj që synon) mbaheshin fort mbas asaj që qe e njohur dhe e pranuar nga të gjithë të pranishmit, se, Musa i Prishtinës nuk reagoi kur nuk i kthyen përshëndetjen por vazhdoi i qetë…..-Mos abuzoni- ia prisnin fjalën ata që arsyetonin ndryshe,-Askush nuk mund ta konfirmojë këtë, madje cilido do të thoshte të kundërtën. A nuk dallohej qartë se si i rrënoheshin supet gjithnjë e më shumë në çdo hap të hedhur? A nuk e vutë re se sa të rënda i kishte këmbët, ndërsa kur u kthye për të na dalë përpara, në krye të shkallëve, qe krejt e kundërta.
-Ahere, përse e mori vendimin pikërisht kur brigadier Gjini e përshëndeti, ngulmonin pala kundërshtuese dhe, duke shfrytëzuar heshtjen që binte zakonisht mbas kësaj pyetje shpejtonin të shtonin, -sepse ai, Musa, ndjeu se u shndërrua në sytë, në mendimin madje se do të mbetej një herë e përgjithmonë në kujtesën tonë, këndej e tutje, i njëllojtë me atë spiun Gjinin, dhe, duke qenë krenar gjer në marrëzi (A nuk është ajo, krenaria, shqyti, përkrenarja, shpata e pathyeshme e të burgosurit politik?) pati atë krizën apo shpërthimin nervor , quajeni si të doni, përfundonin duke evituar atë fjalëzën çmenduri që bashkëbiseduesit e shfrytëzonin mjeshtërisht për tua rrëzuar të gjithë arsyetimin.
Kishte edhe nga ata, por këta ishin të pakët, dhe përveç kësaj mendimet nuk i shprehnin haptas ashtu si vepronin dy grupet e tjera në bisedat e të cilëve shquhej qartë dhimbja e sidomos pendimi se , ata, jo vetëm nuk patën penguar, por me reagimin apo më mirë mos reagimin kishin qenë vegla qorre në duart e sigurimit që pati ngritur grackën. Këta të paktët, në heshtje e dënonin qëndrimin e Musës. – E ç’fitoj në fund të fundit?-arsyetonin. – Një plumb mbas koke, ose po pati ca fat mbylljen në Burrel përgjithnjë, bile edhe pas vdekjes,- dhe tundnin kokën gjithë çudi nga ekzistenca ende e këtyre lloj njerëzve,në këtë fund shekulli të njëzetë, që kishin të shenjtë atë nderin që qe i vjetër, i dalë kohe, i parrokshëm për ata.
Sidoqoftë, në një pikë ishin të gjithë në një mëndje. Kurthngritësit qenë treguar krye artistë në mjeshtërinë e tyre. Edhe nëse vetëm për pak minuta ia dolën të njollosnin Musën me damkën e spiunit ,nuk u duhej ngrënë haku, madje u duhej hequr kapelja. Koha, mënyra, mjetet, dredhia e përdorur që ishte e panjohur gjer ahere në historinë e burgjeve shqiptare, gjithçka qe llogaritur me përpikmëri, por si çdo krim , mbasi edhe ky qe i tillë,sado i sofistikuar të jetë gjithmonë do të lërë gjurmë që do të shpien në zbulimin e tij, edhe në rastin e Musës, krimbërësit patën harruar, neglizhuar, apo nënçmuar shpirtin e tij, dhe qe pikërisht ky shpirt, që në pak minuta shndërroi triumfin e tyre në disfatë.
-Por a do të mund ti fajësoje ata.?-
E kujt do ti shkonte nëpër mënd se Ai ,Musa i Prishtinës për të hequr atë njollën e turpshme të tradhtisë ,damkën e të qënurit spiun do të ishte i gatshëm , pa u menduar dy herë, të paguante çfarëdolloj çmimi, qoftë edhe atë të lënies së kokës.?
-E po, më kot nuk e thërrisnin Musa i Prishtinës.- pati thënë Sevini…
* Autori ka qenë i burgosur politik. Fragmenti është marrë nga romani në proces

Filed Under: LETERSI Tagged With: Hasan Bajo, Musa i Prishtines

Individualizmi si dukuri atipike në letërsinë bashkëkohore shqiptare

May 15, 2015 by dgreca

nga Dr. Yllka FILIPI/
Letërsia bashkëkohore shqiptare është një korpus shumë i gjerë veprash dhe shkrimtarësh, nga i cili për lehtësi studimi do të fokusohemi në prurjet e saj pas viteve ’90. Ndryshimet politike në Shqipërinë e këtyre viteve, lanë gjurmë të thella edhe në jetën shpirtërore të kombit. Aty ku gëlonte dhimbja dhe mori krahë fjala e lirë, u hapën shtigje të reja për krijuesit të cilët tashmë e panë veten jashtë kontureve dhe normave të diktuara nga regjimi diktatorial. Pa pretenduar të vemë kufij të prerë midis këtyre ndarjeve, pasi të tillë nuk ka, për të hedhur dritë mbi këtë qasje në një trajtë rehabilitimi artistik me një vështrim të ripërtërirë, le t’i klasifikojmë shkrimtarët në dy grupime të mëdha:
a-Shkrimtarët më dy jetë krijuese: para dhe pas viteve ’90
Në këtë grup do të dallojme I.Kadare, D.Agolli, Dhori Qiriazi, Agim Shehu, Fatos Arapi, Faslli Haliti, Koçi Petriti, Ndoc Gjetja, Xh.Spahiu, Ndoc Papleka, Bardhyl Londo, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Rexhep Qosja, Adem Istrefi etj, të cilët janë mjaft aktivë edhe sot shpesh duke i qëndruar besnikë strukturave individuale të mëparshme. Ishte terreni i përshtatshëm për të dalë nga heshtja e gjatë e diktuar nga lart, por nuk mund të mos përmendim edhe dukurinë se pati edhe nga ata shkrimtarë që u shprehën se nuk krijuan dot në diktaturë, por që heshtën artistikisht edhe gjatë kësaj periudhe, ashtu sikundër pati edhe vepra që u harruan padrejtësisht, duke shpresuar të ridalin në dritë, vetëm pasi të kenë fituar gjyqin e rreptë të kohës. Njeriu- shprehet Erich Fromm- e ndien veten të përfshirë në një konflikt të tmerrshëm – është rob i natyrës, por, megjithatë, është i lirë …, e megjithatë, si të thuash është trill i saj, ai nuk ndodhet as këtu, as atje.1
b-Shkrimtarët e rinj, jo nga mosha, por nga risitë që sollën: Ata shpërthyen vrullshën gjatë këtyre viteve e në vazhdim, dhe ju larguan tabuve tematike dhe strukturore te dikurshme drejt perceptimeve të reja, duke qenë sa më pranë shpirtit poetik, aty ku ndjeshmëria artistike përmbys un-in e diktuar dhe zhvendos imazhet arketipale drejt një rebelimi poetic. Në rrjetin e ngushtë të skemës së komunikimit letrar: dhënës (autor)-mesazh (vepër)-marrës (lexues), shkrin përjetimet e shkallës më të lartë emocionale. Spikatën avangardistët: Frederik Reshpja, Sadik Bejko, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Sadri Ahmeti, Moikom Zeqo, Rudolf Marku, Ylljet Aliçka, Ndue Ukaj, Ali Asllani, Din Mehmeti, Agim Vinca, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku, Rudian Zekthi, Rudi Erebara, Ramiz Gjini, Mimoza Ahmeti, Arjan Leka, Fahredin Shehu, Ervin Hatibi, Gjekë Marinaj etj. Mirëpo një pjesë e këtyre prurjeve të vrullshme, pavarësisht shkëndijave të talentit, nuk u zhvilluan dot dhe mbetën thjesht fragmentare, duke rënë në grackën mëtuese të egocentrizmit.
Nuk janë shkronjat që përcaktojnë letërsinë. A nuk janë dhe shkronjat, një mekanizëm rrotullues, që fshehin në vetvete pafundësinë? Po a dinë shkrimtarë të bëjnë lëvizjet e duhura?2
Këto fenomene të spikatura krijuese, prurjet në gjini të ndryshme letrare, turbulluan ujërat e së shkuarës e ranë në sy si individualitete artistike unikale të cilët ndryshuan pothuajse kahjet e letërsisë shqiptare, duke u bërë kështu pararoja e guximit shpirtëror poetik.
Ç’është individualizmi? Sipas Louis Dumont: Ka një sërë lidhjesh të tilla që na japin të drejtën të quajmë me fjalën “individualizëm” konfiguracionin ideologjik modern.3
Po ti refrohemi këtij autori mbi konceptin universal të indivudualizmit do të vinim në dukje dy kuptime të fjalës individ. E para si subjekt empirik i fjalës, mendimit, vullnetit, mostër e racës njerëzore, brenda botës dhe e dyta si qenie morale, e pavaruar, autonome, jo-shoqërore, pra jashtë botës, i ikur botës, (sipas konfiguracionit modern sui generis) pikë kjo e cila na intereson më tepër, pasi ka lidhje me formimin dhe zhvillimin e individit si krijues, në rastin konkret, arratisjen e tij jashtë drejtimeve të caktuara letrare, si një endacak i lirë dhe i vetmuar.
Të jetë kjo një marrëzi, një lajthitje e pavullnetshme, një lloj destruktiviteti i traditës së drejtimeve të ndryshme letrare, si një traumë post-diktatoriale në kërkim të lirisë krijuese? Erich Fromm e justifikon gjithsesi marrëzinë si “normale”. Në Etika-thotë ai,- Spinoza ka qenë i pari, besoj, që shprehu konceptin e marrëzisë, si: “normale”4
Një lloj dissidence e gjithkohshme, u ndie edhe gjatë kësaj periudhe, si jehonë e risive poetike që sollën poetët me kokë të prerë që guxuan të dilnin kundër normave të letërsisë së soc-realizmit, e cila zgjati jo pak, por plot gjysmë shekulli: (po të kemi parasysh faktin se si kohë fizike ajo fillon menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore e shtrihet gjerë deri në vitet’90) Ky shpërthim i dukshëm poetësh dhe shkrimtarësh ishte gati masonic. Ja si shprehet enciklopedisti Moikom Zeqo për shkrimtarët: O sfinks i pagojë, cila është sintaksa jotë?/ Dijeni, muzgjet e currilave janë funerali im…5
Në vitet 2000 e në vazhdim vijojnë shkrimtarë dhe poetë me emra krejt të rinj, me një të ardhme tepër premtuese, duke eksperimentuar drejt abstragimeve artistike, nënvetëdijes së qenies, substancialitetit ekzistencial, qerthujve të subkoshiencës poetike, ujdhesave të brendshme të shpirtit si materie e tjetërsueshme, por e pazhbëshme dot nga fatet apo politikat kolektive të globalizmit.
Që në fillim të shekullit të XX, letërsia shqiptare i përjetoi rrëmujshëm të gjitha drejtimet letrare të cilat në letërsinë botërore patën pasuesit e vet, idhtarët, ndjekësit e verbër të përfaqësuesve më tipikë dhe sigurisht edhe të karakteristikave përkatëse. Realizmi, si rezultat i zhvillimeve politiko-sociale mbeti kaotik duke u përzier me nuanca të neoklasicizmit, ekzistencializmit, simbolizmit, realizmit magjik, modernizmit dhe postmodernizmit. Ky terren nuk krijoi favorizimin e grupeve të caktuara letrare, deri kur dora e hekurt e shtetit vendosi rregullat e ngurta të realizmit socialist dhe sigurisht zhdukjen e “reve të zeza ” rebele të disidencës, duke i përçunduar autorët bashkë me veprat e tyre, shpesh edhe në varre masive, apo në humbella pa emër. Si rrjedhojë, edhe pas viteve’90 ky lloj kaotizmi do të ishte tejet i dukshëm edhe në prurjet e reja. Po t’i analizosh ato, mbi bazën e një parimi transhendental, sipas ndryshimeve në bazë të një shkaku të caktuar, nuk do mundësh dot të gjesh sisteme apo rryma letrare të cilat tentojnë të venë rregull në idetë e veta, por letërsi individësh me karakteristika të veçanta, jo vetëm si dukuri letraro-estetike e cila ishte e domosdoshme si një shtysë e brendshme perceptuale nga kolektiviteti drejt individualitetit, drejt një përmase këmbëngulëse unikale.
Në poezi: U vunë re prurje të reja në teknikat krijuese; përmbysje e rreptësisë së konformizmit të dikurshëm i kthyer tashmë thjesht në kujtesë kombëtare, realiteteve estetike dhe e traktateve teorike; vargje të thyera; ritëm alternativ; imazhe befasuese; simbolikë polidimensionale; shtrirje e absurdit përtej iluzioneve drejt një ndjeshmërie drithëruese; sureale e dalë nga realja përgjatë lojës imagjinative që i bën jehonë deshifrimit të mistikës së ndjenjave dhe gjendjeve më delikate në etapat ekzistenciale të qenies, nëpërmjet alkimisë së fjalës. Universi ligjërimor dhe ideor sintetizohet rreth një boshti poetik të fuqishëm, dimensionet poetike bëhen shpërthyese e konotative.
U eksperimentuan forma nga më të larmishmet në strukturën e vargjeve, larg tematikave të shteruara, dhe sa më pranë luhatjeve shpirtërore duke e vënë gjuhën në shërbim të muzës. Gjuha, thellësisht emocionale, implikohet me një rrafsh stilistikor të shumëfishtë figurash. Si e tillë kjo lloj poezie kërkon natyrshëm lexues të kualifikuar, ndryshe nga tradita e vjershërimit shqip. Brenda kësaj arene imazhesh, infinitet e gjuhës komplekse dhe ligjërimit figurativ, derdhen nëpërmjet lirizmit të një diskursi tejet original. Zë vend monologu i subjektit poetik duke zgjuar imazhet metafizike e meditative që transformojnë të zakonshmen në magji dhe përcjellin tek lexuesi aktiv mesazhe universale. Shenjat dhe simbolet, konstruktohen me kode e figura të shumta stilistike, me një retorikë specifike, gjë që jep një dimension të përjetshëm estetiko- semantik.
Poezia shenjëzon, perceptimet e krijuesit për botën dhe metafizikën, ato mistere të përjetshme të qenies së të gjitha kohërave. Paradigma kumbuese e transfigurimit të impulseve jetësore prekin reminishenca sureale, ndjeshmëri, fuqizojnë identitetin poetik duke shpërthyer me një nerv të fuqishëm në emocione dhe perceptime etike, duke sintetizuar dimensionet e dhimbjes dhe lumturisë drejt katharsisit shpirtëror të individit.
Në prozë: Për herë të parë pas viteve’90 në rrugën e prozës moderne të themeluar shumë vite më parë nga Koliqi e më tej Kuteli, romani, novela dhe tregimi shqiptar erdhën në një trajtë ndryshe. U thyen teknikat narrative soc-realiste, u zhvendosën strukturat, personazhet nuk u panë më në këndvështrimin nga jashtë-brenda, por si personazhet koliqiane nga brenda- jashtë, rol të jashtëzakonshëm luajti përdorimi i ironisë deri në sarkazëm therëse, rrëfimi shpesh mori udhën e vetës së parë të përgjithësuar apo të universalizuar, si një un-i global e i gjithëkohshëm brenda të cilit vërtiten lakadredhat e fateve, intrigave, ekzistencës. Në romanin modern pothuajse mungon tërësisht subjekti i mirëfilltë artistik duke e zhvendosur vemëndjen e lexuesit jo më drejt asaj që do të ndodhë, por arsyes përse duhet të ndodhë. Vëmendja u largua nga modelet klishe të personazheve pozitivë apo negativë, dhe u synua thjesht drejt të dukshmes, drejt qenies si koshiencë e subkoshiencë jokolektive, por individuale. Shpesh romanet vërtiten rreth një kryepersonazhi të vetëm, i cili mund të mos ketë as emër konkret, ose mund të ketë disa emra bashkë, ose mund të ketë një emër të çuditshëm, mund të jetë njëherësh edhe personazh dytësor, e që shpesh mund të shndërrohet edhe në personazh hije.
Përsa i përket romanit si gjinia më komplekse, më e plotë dhe më e vështirë e letërsisë, shpesh kemi një tentativë për të ndërthurur të të gjitha llojet e gjinive letrare: poezi, dramë, ese, tregim, novelë, peizazh, psikologji, filozofi, duke krijuar hapësira të pafundme interpretimi. Janë ngritur struktura të fuqishme me trajta personazhesh të rrëshqitshme: kafshë-drurë-shpendë, zogj tekanjozë, gurë mijëvjeçarë, shkëmbinj, male, lumenj, galaktika e ndoshta universe të tjerë, brenda lëkurës së të cilëve fshihen qeniet me arsye, ashtu sikundër personazhe-njerëz në të cilët merr përmasa groteske primitiviteti i të filozofuarit mbi enigmat jetësore. Regjistrat stilistikë të narracionit kalojnë nëpër sitën e hollë të groteskut në paraqitjen e deformuar të individit si përfaqësues tipik i shoqërisë së rrënuar nga traumat diktatoriale e postdiktatoriale, si rrjedhojë e të cilave kemi të bëjmë me personazhe tejet të vetmuar, të mbyllur në guackën e përditshmërisë dhe kotësisë së absurdit jetësor, teksa vërtiten përgjatë shtjellave të monologjeve asociative.
Për dekodifikimin e veprave rol të jashtëzakonshëm luan nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt mesazheve të tërthorta që server dhënësi me gjetjen e pasforcuar të ekuivalencës stilistike e sintaksore. Kornizat narrative kompozicionale rikuptimësohen dhe luhet me paradokset semiotike të a-kohorësisë. Teknika e flash-back-ut theu kufijtë e kohës lineare drejt një kohe universale pa të shkuar, të tashme apo të ardhme. Realitete të magjishme fantastike shpalosen nëpërmjet një gjuhe të pasur, të gjallë e dinamike. Luhet shpesh me monologun si një alter-ego-e qenies së pakushtëzuar në hapësirë dhe kohë. Tentohet edhe drejt romanit eksperimental alla-xhojsian.
Në kritikë dhe studime letrare: Dija e gjerë e një studiuesi, është potencialisht e vlefshme për publikun, qoftë edhe përkohësisht, pasi përcjell këndvështrime të thelluara. Ndërsa kritiku vështron thellë, vetëm nëse problematika e veprës është me interes për publikun. Risku për të mos rënë dakort me përfundimet e tij nga ana e lexuesit bashkëkohor, është kurdoherë i pranishëm.
Është e qartë se përpunimi i fluksit të prurjeve të reja, por edhe rishikimi i të mëparshmeve, kërkon talent akademik të stërvitur në mënyrë që të përballen edhe me testin e gjykimit. Immanuel Kant shprehet: Parashtrimi i disa pohimeve nga ana e një personi dhe emërimi i tyre si gjeniale, në një fushë ku dështojnë lëvrimin e tyre edhe hulumtimet më të duruara racionale, do të qe diçka tej mase qesharake…Do të qe humbje kohe të kërkonim të dinim nëse duhet të qeshim më shumë me të vetëquajturit gjeni që e pështjellin veten brenda kësaj reje…apo me publikun mendjelehtë…?6
Natyrshëm lind pyetja? A ekziston kritika e mirëfilltë në fushën e letrave në Shqipëri? Është folur rëndom kohët e fundit se në letërsinë shqiptare bashkëkohore nuk ka kritikë të mirëfilltë, por kjo nuk hipotezë nuk është e argumentuar nga asnjë fakt shkencor.
Jo vetëm kritikët dhe studiuesit e rinj, që kanë një të ardhme premtuese, por edhe ata që u mbrujtën me metodat e kritikës së soc-realizmit, pas viteve’90, kanë sjellë dukshëm këndvështrime të reja në rileximin e shumë autorëve, jo vetëm të disidencës, por edhe të veprave të analizuara sipas një këndvështrimi social-historik sipërfaqësor. Nevoja për interpretime të reja ka ardhur organikisht duke u imponuar nga veprat e hapura të shumë autorëve të mëdhenj (për të rritur kuptueshmërinë), si psh. Migjeni, Koliqi, Kuteli, Camaj, Trebeshina, Kongoli etj. Emra të spikatuar si: R. Qosja, A. Pipa, F. Dado, A. Aliu, A.Vinca, S. Hamiti, B. Kuçuku, A.Plasari, Sh. Sinani, A.Kapurani, K. Jorgo, Dh. Shehri, P. Asllani etj, kanë sjellë rilexime veprash me një qasje ndryshe analitike dhe sistematike, me teknikat dhe metodat e fjalës së fundit në letërsinë shqiptare aktuale, duke hedhur dritë në enigmat e pazbuluara të tekstit letrar dhe hapur diskursivitete shkencore në studimin dhe interpretimin original të autorëve shqiptarë si një tërësi individualitetesh artistike, me kodet dhe strategjitë e veçanta të ligjërimit poetik, nën dritën e teorive dhe hulumtimeve moderne dhe bashkëkohore, si specialistë të mirëfilltë.
Ashtu sikurse asnjë kulturë nuk vdes, por i mbivendoset një tjetre, ashtu sikurse asnjë komb nuk vdes, por le pas breznitë e tij, po ashtu edhe një letërsi nuk vdes dhe as rilindet nga hiç-i. Ajo është mbështetur mbi një bosht të përbashkët me emrin art i cili është i tejjetshëm dhe nuk njeh kufij gjeo-politiko-shpirtëror mes kombeve. Por, pavarësisht ngjashmërisë me simotrat e saj evropiane, letërsia shqiptare si rezultat i lëngatës së gjatë në vorbullën e mbrapshtë të historisë së vendit, nuk ka mundur dot të zhvillohet paralelisht me letërsitë perëndimore të cilat kanë patur fatin e bardhë të lirisë shumë shekuj përpara nesh. Ky fakt hedh dritë mbi larmitë e prurjeve të reja gjatë këtyre viteve dhe deri në ditët tona të dukurisë së atipizimit të rrymave dhe drejtimeve letrare në të dy grupimet e mëdha të shkrimtarëve që janë marrë në shqyrtim.Të krijohet ideja se letërsia shqipe është letërsi individualitetesh artistike dhe jo grupimesh të caktuara moderniste dhe post-moderniste, sikurse ka ndodhur në letërsinë botërore. Në çdo regëtimë artistike, ka një lojë të çuditshme të shkrirjes së imagjinatës krijuese, fiction-it me empirizmin e dijes së shekullit të kibernetikës duke i vënë në sprovë të herëpashershme lexuesit dhe tronditur ndërgjegjen krijuese të kombit.
Letërsia si sistem i epërm vlerash ofron shtresëzime të shumta artistike mbi imazhet mendore, imagjinatën, fantazinë dhe strukturën artistike nëpër të cilën kalon procesi për dekodifikimin e të cilit shpesh na vjen në ndihmë psikoanaliza frojdiane, për të depërtuar deri në skutat më të thella të shpirtit krijues, aty ku shpesh njeriu është i lirë dhe askush nuk ja vret dot lirinë e tij. Këto liri krijuese janë çuditërisht sa të ngjashme, aq edhe të parrokshme dot nga një fill i përbashkët profilizimi artistik, me anën e të cilit shpesh mund të simbolizojmë kohën, vendin, hapësirën, koordinatat, trajtën e shpirtit të një kombi apo të disa kombeve bashkë e më tej drejt universalizimit të një letërsie tejet globale.
Parë në një këndvështrim modern letërsia shqiptare e këtyre viteve estetikisht nuk është as kopje dhe as krijim i parashikimieve të mundshme të atyre që priten të ndodhin në letërsitë e vendeve të tjera, pasi kjo do ta bjerrte strukturën, dhe do ta zbehte fuqinë artistike të substancës letrare, (e cila sigurisht ka si baze të saj ficton-in, por të sjellë në formë dhe trajtë origjinale), duke i krijuar hapësira shkrimtarëve të jenë sa më pranë unikalitetit artisti.
Pra, me individualizëm në letërsinë shqiptare pas viteve’90, do të kuptojmë dukurinë atipike që përfshin tërësinë e disiplinave të personaliteteve krijuese të cilët me origjinalitetin përkatës, risitë, strukturat dhe prurjet artistike, skalitën një profil të ri, tejet specifik dhe tërheqës për horizontin e pritjes. Anasjelltas, duket qartë se sa më i mbyllur të jetë krijuesi, aq më pak është në gjendje për t’u mbrojtur vepra e tij përballë presioneve, apo mësymjeve të klaneve të ndryshme pseudoartistike, tendencë kjo edhe e realiteteve moderne.
Vlen të veçojmë 3- rrafshe:
1-Specialitete letrare ku individi krijues nuk përjashtohet si një koordinatë universale. Secili prej tyre shkel në një truall sa të sigurt, aq edhe të rrezikshëm për artin e vet.
2-Orientime konkuruese të të njëjtës fushë të cilat vijnë vrullshëm, imponueshëm dhe shpesh të papajtueshme midis tyre të cilat lidhen me të njëjtin ideal dhe prezantojne të njëjtat kritere krijuese.
3-Orientime apo përpjekje të shumëfishta për orientim, si presion i ideologjisë së mjedisit, të cilat kërkojnë t’ua nënshtrojnë letërsinë drejtimeve letrare. Bashkësia e shkrimtarëve është të paktën institucionalisht më e dobët sesa gjetkë, në vendet simotra.
Pavarësisht se ka fatin të shkruhet me një gjuhë të vockël, por të përjetshme, letërsia shqiptare bashkëkohore është një dukuri, ku origjinaliteti dhe individualiteti krijues prezantohen me dinjitet në të gjithë botën mbarë.
* (Kumtesë mbajtur në Simpoziumin Shkencor të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë,
New York, 22 Dhjetor 2013
_________________________________________________________
1Erich From, SHPIRTI I NJERIUT, Fan Noli, Tiranë, 1981,fq.164
2 Moikom Zeqo, LIBRI I SINOPSEVE, Uegen, Tiranë, 2012, fq.298
3 Louis Dumont, ESE MBI INDIVIDUALIZMIN, Korbi,Tiranë 1997, fq.19
4 Erich Fromm, ANATOMIA E DESTRUKTIVITETIT NJERËZOR,Fan Noli, Tiranë, fq.227
5 Moikom Zeqo, REFUZIMI I SHKRIMIT, Dituria, Tiranë 2011, fq.54
6 Immanuel Kant, KRITIKA E GJYKIMIT, Tiranë, Plejad 2002, fq.147

Filed Under: LETERSI Tagged With: dr. Yllka Filipi, Individualizmi ne Letersi

ATJONI DHE PËRKTHENTE…

May 12, 2015 by dgreca

NJË PORT DASHURIE/
– në nderim të Nënë Terezës/
nga Giuseppina Scalise*/
U përmbys anija bashkë me atdheun/
Dhe u bë arkëmort/
Deti-varr./
U nisën drejt bregut të ëndrrave/
E gjetën humnerat e thella, të turbullta/
E të frikshme si ndërgjegjia e përbindshave./
Do të doja t’i jepja fillimin kësaj punës time, pikërisht duke cituar mikun tonë poet, Visar Zhiti, që na dëshmon me bagazhin dhe përvojën vetjake të vuajtjes, të drejtpërdrejtë mbi lëkurën e tij se çdo të thotë të kesh ëndrra, të ndjesh dëshirën për ndryshim, por duke qenë njëkohësisht i pafuqishëm e i penalizuar me dhunë, mësojmë nga historia se ëndrrat nuk përkojnë me vullnetin e kujt njeh vetëm gjuhen e tiranisë.
Vargjet e mësipërm, të shkëputur nga triptiku “VETEVRASJA E ATDHEUT”, pjesa “Deti” është një pamje e dhëmbshme, e terrtë, e dëshpëruar, e cila prezantohet në sytë tanë: ëndrra në mëshirë të fatit, një Atdhe, i cili duket sikur nuk ekziston, sepse dhunshmëria e njerëzve e ka vrarë. Dhe deti, ky element që historikisht lidhet aq shumë me eksodin dhe ne po përkujtojmë arritjen e anijes “Vlora” në Bari para 20 vjetësh, metaforikisht mbart dhe imazhin e shenjtë të Nënë Terezës dhe unë do të ndal në mënyrë më të detajuar.
Deti në poezi shihet si djep i vdekjes, plazhi i fundit i jetës dhe i dëshperimit, por, në zanafillë, rrugë shpëtimi, burim shprese, udhëtim drejt një jete të re.
Në një det varr, anija përmbyset bashkë me atdheun, duke u shndërruar në arkivol. Por nga deti-varr ende mund të shpëtosh, nëse shpresa ringjallet, edhe nëse qëllimet janë horizontet e largëta, që nuk na përkasin, që flasin gjuhë të tjera dhe ndoshta nuk do të na presin krahëhapur.
Por një tjetër simbol i rëndësishëm shfaqet metaforikisht dhe historikisht: ANIJA.
Anija është mjeti nëpërmjet të cilit ëndrra mund të rimarrë udhëtimin, nga brigjet e shkretimit, drejt atyre të shpresës. Një anije e fortë, guximtare, e aftë të mbajë shumë burra, gra, fëmijë në një udhëtim sigurisht të rëndë, të vështirë, shpesh i dëshpëruar, poshtërues, por që na bën të shohim para, aty ku toka ka domethënien e pranverës.
Në Bari, më 8 gusht 2011, anija e madhe me emrin që e përsëritim herë pas here në debate, “VLORA”, një anije e vlerësuar “heroinë” e njerëzimi, gati sikur të kishte një karakter të sajin, një karakter të formuar nga e forca e guximi, i kujt? I atyre që e drejtuan deri këtu, në qytetin tonë, 20 vite më parë. Nga kjo anije kemi parë të dalin jetë njerëzish pa fund në kërkim të një jete më dinjitoze. Njerëz që kanë pasur guximin të provojnë një rrugë tjetër, jo një arratisje, por një rrugë të fuqishme shprese për të krijuar një lloj dimensioni të ri të të jetuarit; një dimension sërish të konsoliduar për të ridhënë, në të ardhmen, një stimul rilindjeje për të njëjtin atdhe, nga i cili u larguan.
Dhe gjithmonë njerëzit kanë nevojë për forcë dhe guxim për të jetuar, për të ëndërruar, për të provuar të zbarkojnë përherë në brigje më të mira, më të kthjellët.
Me 26 gusht 1910 u lind në Shkup, në Maqedoni, nga prindër shqiptarë, Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, gruaja e cila do të zgjidhte t’ja kushtonte jetën e vet njerëzve – nevojtarë dashurie, atyre që jetojnë në dëshpërimin total të mizerjes dhe sëmundjeve. Kjo grua, Nënë Tereza, zgjedh të bëhet anija e njerëzve, një anije e ngarë nga dora e Jezusit, ndonjëhere edhe pa e kuptuar, drejt një dashurie të pafund, për të vetmin lehtesim të fundit midis të fundeve, për kë ka nevojë vetëm për një përkëdhelje për t’u ndjerë i dashur nga jeta.
Rikthehet simboli imazh i anijes. Nga një anije metaforike që humbet ngarkesën njerëzore në një det vdekjeje, në dëshpërimin më të thellë, në një anije të vërtetë, deri në vendndodhjen e dëshiruar; në një anije tjetër akoma simbolike, metaforike, por jo më pak e rëndësishme: zemra e Nënë Terezës, që bëhet mbajtësja e dhimbjeve të kujt vuan, për të dhuruar pak lehtësim ose per t’i tragetuar jetën drejt Zotit, deri në frymën e fundit.
Nga prirja e saj më e thellë, mbas një udhëtimi midis më të varfërve të të varfërve, Nënë Tereza do të thoshte: “atë natë hapa sytë mbi vuajtjen dhe kuptova thelbin e thirrjes time […] Ndjeja që Zoti më kërkonte të hiqja dorë nga jeta ime e qetë në kongregazionin fetar, ku ndodhesha, për të dalë në rrugë e për t’u shërbyer të varfërve. Ishte një urdhër. Jo një sugjerim, ftesë a propozim […]”
Ka nga ata që kanë parë në veprat e Nënë Terezës diçka të paqartë, të jo mirë menaxhuar. Shumë e akuzuan këtë grua që të mos i ketë kuruar vërtet të varfërit e saj të sëmurë, në betejën kundrejt vuajtjes fizike. Madje, dikush e akuzonte që impononte pagëzimin kristian kundrejt përkatësisë fetare qe kishte ai që po vdiste. Kësaj akuze ajo i përgjigjej me një thjeshtësi çarmatosëse, gati fëminore, ashtu siç besonte pa kushte në atë që bënte: “U ofroj atyre vetëm një biletë speciale për Shën Pjetrin”.
Një biletë… Ja, gjithçka na riçon te udhëtimi. Deti. Për Nënë Terezën vepra e saj është vetëm “një pikë ujë në oqean, por nëqoftëse ajo nuk do të ishte, oqeani do të kishte një pikë më pak”.
Prej sa pikash dashurie mund të përbëhet deti i shpresave dhe për sa gjestesh të vogla, që madje ndonjëherë kalojnë pa u vënë re ose dhe keqkuptohen, ka nevojë kush vuan, kush jeton në dëshpërimin më të errët për shkak të varfërisë më të skajshme a në një sëmundje të pashërueshme ose edhe pse nuk ndihet më përkatës i një atdheu, sepse një dorë e dhunshme i ka grisur flamurin, i ka ofenduar dinjitetin. Por është dikush që rifutet në lojë për të na ndihmuar e të arnojë të grisurat, për të na bërë të kuptojmë se me dhunën, me propagandën politike, që mbyt dhe tingujt e poezisë e bëhen dënime, tortura plot, nuk arrin asgjë, përveçse mizerjen, më të zezën, më të turpshmen.
Në anijen e madhe të Nënë Terezës mund të hipi kush të dojë, të çfardo lloj feje dhe kujtdo gjuhe; nuk ka politikë apo propaganda që të mund të ndalë. Eshtë vetëm Krishti, Nostromi i madh i njerëzimit.
Kur fitoi çmimin “Nobel” për paqen në 1979, pyetjes që i bënë se kush e meritonte në të vërtetë atë çmim, Nënë Tereza u përgjigj: “Me siguri jo unë, por për shëmbull ai njeriu që në çastin e vdekjes më tha – kam jetuar si një mi llagëmi tërë jetën, tani vdes me dashuri si një engjëll -.”
Ja kush ishte Nënë Tereza, një grua, e cila hiqte dorë nga darka e përgatitur për të në nderim të gjithë të varfërve në bote, që janë të fajshëm vetëm nga që janë të fundit nga të fundit, vdesin urie, ndërsa pjesa tjetër e botës ngopet me vuajtjet e të tjerëve.
E kur e pyetën: “Nëqoftëse një ditë nuk do të kishte më të varfër, ju, misionaret e Karitasit, çfarë do të bënit? ”, ajo u përgjigj në mënyrë çarmatosëse: “Do të ishim të papuna! Aq më mirë”.
Dashuria ishte për të i vetmi shpirt i jetës, e vetmja mënyrë shprehjeje, asnjëherë fanatike, asnjëherë e pandjeshme kundrejt pyetësorëve të një shpirti tjetër, që ndodhte të mos e kuptonte mekanizmin e vërtetë që e drejtonte.
Në vitet e fundit të jetës së saj, Nënë Tereza rrefehej se ndihej në errësirë, pa zërin e Krishtit, e vetmuar; dhe njëkohësisht arsyetonte: “Jam vetëm një laps në duart e Zotit”. Lapsi është vetëm një instrument që nuk e njeh projektin që po vizaton, por lëviz sipas vullnetit të artistit deri në mbarimin e një vepre të caktuar. Ishte e njëjta errësirë me atë të Krishtit, që vetëm dashuria mundi t’i largonte, duke i lënë të udhëhiqen në besim të plotë tek Zoti.
Atëhere “thirrja në thirrje” e saj, si ajo vetë përcaktonte zgjedhjen e të jetuarit si murgeshë, jo më brenda një manastiri, por në rrugë, kudo, mes atyre që s’kishte të bënte fare, tek të fundit e më të fundmëve, i ridha forcën për të ecur deri në vdekje, deri në 5 shtatorin e vitit 1997, por dhe më pas lëshonte dritë, në lumturimin e nga fort i dashuri Papa Gjon Pali II, më 19 tetor 2003.
Në konteksin tonë të sotëm, kujtojmë në mënyrë figurative dhe emblematike jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Me dashurinë krijoi qendra të bamirësisë në të gjithë botën, duke mirëpritur të sëmurë, fëmijë që mund ta shihnin me shpresën e jetës në sy, të tjerë, jo vetëm për një jetë toksore, por edhe për një jetë qiellore. Nënë Tereza është deti, ai det që e mbarti në profecinë e saj të dashurisë, ajo pikë shërbimi me të cilat përbëhet oqeani i pamasë. Ajo pikë, që kur bie, krijon përreth vetes rrathë koncentrike, një vazhdimësi jehuese e mrekullisë së dashurisë, qe do të shumohet në mijëra pika të tjera.
Nënë Tereza përsëriste shpesh me vete dhe me motrat e saj: “Jemi të vëzhguar në këtë botë”. Zgjedhja e saj të jetonte në rrugë është një lutje që merr jetë nëpërmjet veprave dhe gjesteve; është akoma më e fortë nga lutja meditative dhe e shqiptuar midis mureve të një kuvendi ose të një kishe.
Jeta e Nënë Terezës është një lutje e habitshme, nisi nga Shqipëria, më pas një periudhë rishtare në Irlandë dhe shpalosen në misionin e saj deri në Indi, ku kupton nevojën që duhej te bëhej e dobishme për më të varfërit e të varfërve. Fillon me pritjet në një kasolle te Slum-i në Motijhil, por së shpejti, falë ndihmës së vullnetarëve, arrin të tranferohet në një shtëpi, ku mund të priste më shumë njerëz. Më 1950 Nënë Tereza themeloi Kongregacionin e Misionareve të Mëshirës dhe dy vjet më vonë lindi Shtëpia Kalighat për ata që ishin duke vdekur, e para në numrin e gjerë të shtëpive të bamirësisë që, falë rritjes së Urdhërit të saj, do të hapeshin në vende të ndryshme të botës, mes të cilëve dhe Italia.
Vëmendja e saj përqëndrohet në vazhdim mbi lebrën dhe instituon shtëpi, madje dhe fshat, SHANTI NAGAR, për pritjen dhe kurimin e të sëmurëve lebrozë, të cilëve përveç mikëpritjes, u jepet mundësia të punojnë dhe të rifuten në botën qytetare.
Figura e Nënë Terezës na vjen nga Shqipëria, por hapet me vrull në të gjithë botën, aq sa ajo shihet si kozmopolite. Dhe ky duhet të jetë një mësim i madh: të mos shohim kombësinë e atij që hyn në shtëpinë tonë, por ta shohim në sy, përballë, sepse sytë flasin një gjuhë të vetme.
Nënë Tereza ishte anije që shndërrohet në det dhe e anasjellta, e tillë është vepra e saj e tani na kthehet në një port pritës dashurie, një pafundësi nodale, det, anije port si në një përqafim të vetëm.

Përktheu nga italishtja- Atjon V. Zhiti/
___________________________________
*Giuseppina Scalise është poete dhe pedagoge, jeton në Bari, në Itali. Ky studim, që e ruan ende aktualitetin, është lexuar në qytetin e saj me rastin e 20 vjetorit të zbarkimit të refugjatëve shqiptarë me anijen “Vlora”. Ishin dëshira e autores botimi në shqip si dhe emri i përkthyesit, i nxënësit Atjon Zhiti.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Atjoni edhe eprkthente, Giuessepina Scalise, Nje Porte Dashurie

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 279
  • 280
  • 281
  • 282
  • 283
  • …
  • 290
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT