• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Personalitet i Shquar i Labërisë” për Dr. Ruki Kondaj

May 24, 2017 by dgreca

Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria “Nderi i Kombit”, i jep titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë” Dr. Ruki Kondaj/1 Ruki KondaNga Albert Z. ZHOLI/Tashmë Shoqata Kulturore Atdhetare LABËRIA “NDERI I KOMBIT”, e ka bërë natyrë të punës së saj, vlerësimin e figurave patriotike, intelektuale, nga të gjitha fshatrat dhe qytetet e kësaj krahine heroike. Një ndër figurat që ka gjetur vlerësimin dhe mbështetjen e Shoqatës tonë, është dhe znj. Ruki Kondaj, një intelektuale, patriote, aktiviste e shquar, e cila si në atdhe, po ashtu dhe në Kanadanë e largët, ka treguar integritet, kulturë, emancipim, dije, mirëkuptim, largpamësi, ekuilibër duke bërë që emri i Shqipërisë, të marrë vendin dhe emrin që i takon në një kontinent të largët. Me punën e saj, me idetë dhe vizionin bashkëkohor që e karakterizon, ajo ka bërë që emri i Shqipërisë të respektohet me simpati dhe në Parlamentin Kanadez. Njerëz të tillë si Ruki Kondaj, janë vlerë në çdo shoqëri dhe një vlerë e shtuar e Shoqatës sonë, e cila po e vlerëson sot. Me këto fjalë e hapi këtë takim mbresëlënës Kryeredaktori i gazetës “Labëria” z. Albert Zholi, në datën 22 prill në Sallën e madhe UNESCO të Muzeut Kombëtar. Në këtë takim merrnin pjesë, drejtues të Shoqatës “Labëria”, shkrimtarë, aktorë, inxhinierë, këngëtarë, politikanë, miq dhe të afërm të Dr. Ruki Kondaj, si Prof. Dr. Ago Nezha, Dr. Dorian Koçi, Prof. Arben Malaj, Prof. Sabit Brokaj, Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti “Nderi Kombit”, Prof. Kastriot Muçaj, vëllezërit nga Kosova si Don Lush Gjergji dhe Prof. Nusret Pllana, arbëreshja mikja e saj, Zonja Lucia Martino, “Artisti Popullit”. Luftar Paja, Birçe hasko, Mjeshtre e Madhe Lili Cingu, Arjan Sula, Elida Petoshati, Kryesia e Shoqatës “Nermin Vlora me kryetare gazetaren Zenepe Luka, ‘Mjeshtre e Madhe” Irini Qirjako,Vitore Sallaku “Mjeshtre e Madhe”, Silvana Braçe, Vitore Stefa Leka, Nënlokja e emigarcionit në Itali, Prof. Zamira Çavo, Virgjil Kule, etj… Pas fjaës së hapjes së gazetarit Zholi e mori fjalën Kryetari Shoqatës “Labëria”, Prof. Dr. Ago Nezha i cili i bëri një rezyme të hollësishme punës dhe vlerësimit të Dr. Ruki Kondaj. Puna e zonjës Ruki në emigracion nuk mund të kuptohet pa aktivitetet e shumta me karakter patriotik. Ajo ka ftuar në Kanada këngëtarë nga të gjitha trevat, valltarë, të cilat kanë gjallëruar jetën artistike të vëllezërve tanë emigrantë theksoi Prof. Ago Nezha. Pas tij fjalën e merr një nga miket e Zonjës Ruki, zonja Elida Petoshati ish-ambasadore në Kanada e cila e vuri theksin tek puna e madhe e Dr. Ruki në emigracion për të mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare. Në fjalën e tij Porf. Arben Malaj përcolli tek pjesëmarrësit formimin e Dr. Ruki Kondaj si një intelektuale vizionare. Me shumë respekt dhe konsideratë u shprehën miqtë nga Kosova Don Lush Gjergji dhe Prof. Nusret Pllana duke e cilësuar atë atdhetare të madhe. Një atmosferë krejt tjetër, të ngrohtë ku nuk munguan dhe lotët solli Zonja Lucia Martino, një arbëreshe që e flistë aq bukur dhe me tingull rilindasje gjuhën tonë të bukur shqipe. Një vlerësim mjaft domethënës i bëri figurës së Dr. Ruki Kondaj, Prof. Zamira Çavo e cila e vuri theksin tek roli i saj si një grua intelektuale e mirëfilltë që ka ngritur personalitetin e garve shqiptare kudo në botë. Ndër miqtë e Rukit në këtë takim ishin dhe dy këngëtarët çamë, dy të afërm, Enkelejda dhe Hysni Alushi. Ata erdhën enkas për të përshëndetur Znj Ruki me disa këngë çame. Një nga miket e Rukit, por dhe një pjesëtare e çdo aktiviteti të Shoqatës “Labëria” është dhe “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa. Pa zërin e saj, recitimet e saj me poezitë e mërgimit me autore Vitore Stefa Leka dita nuk do të kishte atë atmosferë feste. Plot emocion u pritën dhe fjalët e z. Virgjil Kule. Pastaj, një emocion i ri. Ngjitet në skenë me një këngë jugu “Mjeshtre e Madhe”, Irini Qirjako, mike e znj. Ruki. Më pas Irini këndoi dhe dy këngë labe që ajo i këndon me shpirt labeje dhe me zë qiellor. Një nga të afërmit e saj, z. Arjan Sula i cili theksoi se arritjet dhe vlerësimi i Dr. Ruki Kondaj janë vlerësim dhe nderim për të gjithë fisin Sulaj. Në fjalën e saj e Dr. Ruki Kondaj falënderoi Shoqatën Labëria, kryetarin e saj, të gjithë të pranishmit për nderin dhe vlerësimin që i bënë. Një falënderim të veçantë ajo bëri kryesisht për miqtë e ardhur nga larg. Mes lotësh ajo vuri në dukje se pa shqiptarizëm zemra e çdo shqiptari do të jetë e dobët. Pas kësaj përshëndetjeje në sallë u përhapën tingujt e këngës së kënduar nga i mirënjohuri Nazif Çelaj, në 90-vjetorin e babait të saj, të nderuarit dhe të paharruarit Mehmet Sulaj. Pastaj të gjithë të pranishmit kaluan në një koktejl të organizuar nga familjarët e saj, ku filloi të jehojë kënga labe duke e kthyer këtë ditë në një ditë feste të gëzuar.

Filed Under: Mergata Tagged With: "Personalitet i Shquar i Labërisë”, për Dr. Ruki Kondaj

DIASPORA NE VOTIME: REAGIM

May 20, 2017 by dgreca

REAGIM: Periudha e Aplikimit për Regjistrim për votim jashtë Kosovës/

Organizata jo-qeveritare Germin reagon ndaj pengesave teknike që diaspora shqiptare po has gjatë procesit të regjistrimit për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017. Shumë mërgimtarë e kanë pasur të pamundur mbrëmë t’i dërgojnë online formularët e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të gjithë ata që kanë provuar t’i dërgojnë formularët e nënshkruar në e-mailat zyrtarë në ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org, kanë pranuar një mesazh që thotë: Inboxi është i mbushur me shumë mesazhe dhe për momentin nuk mund të pranojë mesazhe të tjera. “Ju lutem provoni ta dërgoni më vonë këtë mesazh, ose kontaktoni direkt me marrësin e mesazhit”, thuhet në vazhdimësinë e e-mailit automatik.

Ky problem teknik, pamundëson që diaspora të marr pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Afati i shkurtër për t’u regjistruar nga jashtë, mungesa e organizimit të votimeve në diasporë, tani edhe problemet teknike për të votuar, sfidojnë trefish mërgimtarët të realizojnë të drejtën e tyre për votim. Diaspora është grupi më i madh shoqëror në Kosovë. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, e drejtë e cila u garantohet me ligj, do të bënte që Kosova të ketë demokraci përfaqësuese. Teknikisht, diasporës në praktikë po i mohohet e drejta elementare e votës, edhe kësaj rradhe.an

Për këtë, ne kërkojmë nga KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante që:

  1. Të zgjidhin problemin e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike deri më sot;

  2. Të adresojnë të gjitha problemet teknike që i kanë mërgimtarët gjatë periudhës së shkurtë për votim nga jashtë;

  3. Të lehtësojnë procesin e votimit nga jashtë (zgjasin afatin kohor për aplikimi, të shqyrtojnë alternativa të tjera për votim jashtë Kosovës).

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, reagim, votim

Kuizi i Diturisë 2017

May 19, 2017 by dgreca

*Kuizi i Diturisë 2017, në Traisenin e vogël me zemër të madhe/

1 Treisen 2017* Cikli i Lartë i fillores, vendi i parë “Iliria” nga Welsi  me nxënësit Anita Salihi, Emire Garipi, Blerina Gashi, Kaltrina Rexhepi i  mësueses Rafete Kosumi.  Cikli i Ulët “Ylberi” me nxënësit Artemisa Zenelaj, Erza Hasani, Elis Ramaj, Albina Zenelaj i mësuesit Osman Ademi./

2Trasen -

Nga  Hazir MEHMETI/*Traisen, 13 maj 2017.  Rrjedha e lumit malor luginës përcillte udhëtimin tonë drejtë qytezës së Traisenit, emërtim i lumit që u sjell jetë tremijë e pesëqind banorëve të luginës. Mes tyre dhe shumë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare të cilët për herë të parë pritën nxënës e mësuese nga disa qendra të Austrisë. Mësuesja  Antigona Elshani dhe bashkëshorti  i saj Hafir Elshani me mbështetjen  bashkëvendësve të Traisenit treguan një mikpritje dhe organizim i cili do mbetët i paharruar në historikun e kuizeve në Austri. Hapje e programit me vallen e luajtur me elegancë prej nxënësve nga Graci: Agnesa, Erona, Rinesa, Krenare, Sara, Albiona, dhe Blerina ngrohu që në fillim zemrat mërgimtare.
Moderatoja nga Graci, Albana Maxhuni, me shije prezantoj pikat programore në mirëseardhjen nga mësuesja nikoqire, Antigona Elshani. “Në veçanti falënderoj Këshilltaren e Traizenit zj.Edelmaier Heidmari, Z.Gerhard Fügl, Z.Andeas Gaupmann, bashkëshortin tim Hafirin, Një falënderim i veçantë për të gjithë në Traisen që e ndihmuan organizimin, gatuan ushqim nga kuzhina e pasur shqiptare dhe gjithë atë që duhet për të mbajtur një garë diturie dhe një program kulturo artistik.” Në emër të Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri programin e hapi Hazir Mehmeti, kryetar.  Ai falënderoj vendoret për pritjen dhe kushtet e ofruara: “Përshëndes  Edelmaier Heidemarie, këshilltare dhe zyrtarët tjerë bashkiak për mbështetjen. Ardhja e juaj na nderon të gjithëve Austria na përkrahu në kohën më të vështirë dhe ne do jemi gjithmonë falënderues. Po ashtu mësimi i gjuhës amtare në kuadër të shkollimit publik në Austri e  ndihmon integrimin e suksesshëm dhe ruajtjen e identitet të origjinës, andaj kjo na bënë krenar për vendin ku jetojmë”
Të pranishmit i përshëndeti zj. Zana Rugova, sekretare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. “Në emër të Ambasadorit z. Sami Ukelli dhe të Ambasadës ju përshëndes dhe uroj suksese kuizit tuaj. Ne jemi gjithmonë pranë organizimeve të tilla ku afirmohet gjuha e fjala shqipe aq më rendësi për ruajtjen e identitetit kombëtar”
Në fjalën e saj zj.Edelmaier Heidemarie, këshilltare në Bashkinë e Traisenit mes tjerash  tha: “ Ndihem e lumtur që organizohet një manifestim i tillë në bashkinë tonë. Dua ti përshëndes të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë ju. Mirë se keni ardhur dhe suksese!”  Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” në Austri përshëndeti dhe uroj sukses garës duke rikujtuar, se ruajtja e gjuhës është elementi i parë i ruajtjes së qenies kombëtare. Ai përgëzoi mësuesit për organizimin e bukur”  Në çdo fillim kapitulli, Alban Spahiu me zërin e tij dhe lojën në çifteli zgjoi mallin dhe dashurinë për këngën e vërtetë shqiptare.
Gara e diturisë u drejtua nga mësuesi Osman Ademi, kurse juria ishte në përbërjen: Bukurije Limani, Ibrahim Hasani dhe Rafete Kosumi. Për teknikën kompjuterike u përkujdes Ilir Hasani. Nga 23 mësuese në Austri, anëtarë  të shoqatës janë vetëm 14 prej tyre nga të cilët pjesëmarrjes në garë ishin vetëm   gjashtë mësuese: Antigona Elshani, Bukurije Limani, Rafete Kosumi, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Ibrahim Hasani.  Garat  u mbajtën për dy ciklet. Nga Cikli i Ulët i pari u rendit ekipi “Ylberi” pastaj me radhë ekipet tjera. Ekipi  “Fluturat” :  Fiona Murseli,  Bleona Jupa,  Stela Paskali; “Shpresa” – Eltion Shaqiri, Melisa Rrahmani, Albion Dervishaj;  “Ilirida“- , .Lorena Sejdiu, Sara Alili, Anesa Izairi dhe ekipi   “Zgjoi” me nxënësit:  Esra Osmani, Vesa Arifi dhe Din Arsani. Nga cikli i lartë  “Iliria” nga Wels-i u rendit i pari dhe do ta përfaqëson Austrinë në Kuizin që organizon Ministria e Diasporës në Kosovë. Ekipet tjera ishin “Bleta” nga Traiseni me nxënësit: Edonisa Çekaj, Altina Krasniqi, Granit Limani dhe Laura Kastrati.  “Dituria” nga Graci me nxënëset: Leona Maxhuni, Rilinda Bytyqi, Yllza Berisha dha Albina Berisha. Ekipi  “Afrim Zhitia” nga Deutsch Wagrami me nxënësit: Dorart Alushaj, Leonis Shala, Jehona Skeraj.
Loja teatrale me skenografi nga teksti “Tri Fluturat” nga nxënësit: Edonis Cekaj, Ermira Murati, Metin Murati, Varisa Limani, Vaid Limani, Elisa Cekaj, Adonita Sahitaj, Ideal Sahitaj, Elham Dzeljili, dhanë porosi të pa harruar se puna me dashuri e përkushtim është me vlera jetëgjatë. Loja teatrale  “Shoqet ” e luajtur nga nxënësit  Leona Maxhuni, Fiona Sadiku dhe Rilinda Bytyqi nga Graci ishte prekës dhe porositës, se gjuha e nënës është çelësi i të qenit shqiptar, andaj kultivimi i saj brezave është porosi e shenjtë. “ Vallja e Tiranes” luajtur nga grupi i vajzave nga Vjena Artemisa Zenelaj, Erza Hasani, Erda Arifaj, Albina Zenelaj ishte e mrekullueshme, pastaj “Vallja e Pavarësisë” luajtur prej nxënëseve nga Wellsi

Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Anesa Izairi e përcjellë me çifteli mori porosi nga Legjendari, Adem Jashari dhe ai është vet Liria që u buzëqesh brezave shqiptare kudo. Recitimet nga .Gresa Sejdiu, .Lorena Sejdiu, Albion Dervishaj plotësuan vargun e shprehjes artistike të ditës.  Ekipet u shpërblyen me dhurata nga organizatori.Kuizi “Traiseni 2017” nuk do harrohet për mikpritjen e ngrohtë dhe imazhit të mirë të njeriut tonë të sinqertë i brumosur me dashuri kombëtare.

  • Z. Hazir MEHMETI eshte bashkepunetor i gazetes “Dielli” ne Austri

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, Kuizi i Diturisë 2017

Intelektualë gjermanë vizituan Ministrinë e Diasporës në Kosovë

May 19, 2017 by dgreca

-Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja e Kosovës, por edhe shkëmbimi i kulturave, i përvojave  mes bashkatdhetarëve tanë në diasporë dhe vendit pritës, në këtë rast popullit gjerman/

1 minist Diaspores

 PRISHTINË, 19 Maj 2017-Gazeta DIELLI/  Sot, ministri i Diasporës, Valon Murati, me bashkëpunëtorë priti një delegacion të komunitetit gjerman, i cili përbëhej nga intelektualë të fushave të ndryshme. Ky delegacion shoqërohej nga mësuesja e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani, Shqipe Gara Berisha.
Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja e Kosovës, por edhe shkëmbimi i kulturave, i përvojave  mes bashkatdhetarëve tanë në diasporë dhe vendit pritës, në këtë rast popullit gjerman.
Në këtë takim u bisedua për shumë çështje që prekin komunitetin shqiptar në Gjermani, por edhe për historinë e Kosovës, për mundësitë që të rritet bashkëpunimi, veçanërisht për rolin e diasporës mes vendit tonë dhe shtetit gjerman.
Ministri Murati me të pranishmit bisedoi për potencialet e mëdha që ka diaspora jonë në këtë shtet, por edhe për mundësitë që vetë gjermanët, përmes ekspertizës, po edhe bashkëpunimit me njerëzit e diasporës sonë, të jenë pjesë e projekteve në Kosovë.
Në fund të takimit, mësuesja Shqipe Gara Berisha tha se imazhi që ka krijuar diaspora shqiptare, ka  ndikuar që këta njerëz të shprehin dëshirë ta njohin nga afër Kosovën dhe historinë e saj.
 Ajo falënderoi ministrin Murati, përkatësisht Ministrinë  e Diasporës për mbështetjen që i jep diasporës./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Intelektualet Gjermane, Ministrine e Diaspores, visit

Ministri Murati takohet me shkrimtarin Ismail Kadare

April 4, 2017 by dgreca

1 Kadare MuratiMinistri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizitës në Francë, u takua edhe me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Në këtë takim miqësor, ministri Murati e njoftoi Kadarenë për punën e MeD-së, për aktivitetet kulturore që i organizon dhe për mësimin plotësues në diasporë, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar.

Me këtë rast, ministri Murati e ftoi shkrimtarin shqiptar që të jetë i pranishëm në Kosovë më 1 dhe 2 gusht, gjatë “Ditëve të Diasporës”.

Përveç të tjerash, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështje politike, për domosdoshmërinë e konsensusit mes politikës shqiptare për ta fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për ta forcuar orientimin evropian të popullit tonë.

Filed Under: Mergata Tagged With: Ismail Kadare, Ministri Murati, takohet me shkrimtarin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 103
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT