• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA SUEDI- “DITURIA” , NJË DECENIE NË SHËRBIM TË MËRGIMTARËVE DHE BASHKËPUNIM MË VËNDASIT

April 2, 2016 by dgreca

Nga Sokol Demaku/

Shqiptarët në qytetin e Borås datojnë qysh herët por ishte shumë e vështirë që njeriu të gjejë ndonjë gjurmë lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tyre në këtë qytet, sepse nuk egziston asfarë dokumentacioni lidhur me aktivitete që këta kanë zhvilluar. Duhet theksuar se koha kur ndoshta individët e parë janë vendosur në këtë qytet duhet të jetë diku kah vitet e 80-ta e jo më herët sikur kemi të bëjmë me nacionalietet tjera nga ish Jugosllavia, të cilat kanë arritur në këtë qytet dhe ende edhe sot jetojnë nga vitet 60-të, kur në këtë qytet ishte nevoja për fuqi punëtore në industrinë e tekstilit, sepse qyteti Borås është edhe qyteti i textilit në Skandinavi.Me fillimin e punës së QKSH “Migjeni” në Borås, lamia e informimit fitoj edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kan mundësi takimi, shoqërimi, bisede e shkëmbim mendimi dhe përvoje për jetën, punën dhe aktivitetin e punës. Ata filluan punën në nxjerrjen e një reviste kulturore letrare në Borås të Suedisë, ky organ i QKSH “Migjeni” këtu në Borås.

Në prill të vitit 2007 respektivisht me 10 prill doli edhe numri i parë i revistës ”Dituria”, organ i Qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni”, në Borås, e cila del një herë në muaj në gjuhën shqipe e me dy ose katër faqe në gjuhën suedeze. Revista ”Dituria” është një revistë për fëmijë, të rinj shqiptar që jetojnë dhe veprojnë ne Suedi. Revista ”Dituria” del në çdo të 15-tin e muajit me një tirazh 250 ekzemplarë dhe me 20 faqe.

Revista ka krijuar një rrjetë të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri po ashtu edhe në mesin e mergimtarëve shqiptar në vende të ndryshme të botës.Temat të cilat trajtohe në revistë janë nga jeta e fëmijëve, të rinjve, shkollës, familjes, prindërve, bashkëkombasve që jetojnë në mërgim si dhe tema nga vendlindja dhe trojet shqiptare. Revista ka krijuar një rrjet të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri, e po ashtu edhe në mesin e mërgimtarëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Revista shpërndahet te bashkëkombasit gratis në qytetin e Boråsit me rrethinë, por edhe në internet. Gjithashtu dërgohet një numër i caktuar egzemplarësh edhe ne Kosovë, Shqipëri, Finlandë, Zvicër, Gjermani, Angli, SHBA dhe vende tjera ku ka shoqata të shqipëtareve e me të cilat QKSH ka një bashkëpunim të frytshëm. Ne i falënderojmë të gjithë ata poetë, shkrimtarë, gazetarë të cilët na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e revistës sonë, Këshilli Komunal i kultures së qytetit të Borås që redaksisë së revistës i erdhi në ndihmë me mjete materiale jo të shumta, por të cilat ishin më se të nevojshme në këtë kohë për redaksinë e revistës. Pra redaksia e revistës mori ndihmën e parë materiale.Me fillimin e punës së QKSH “Migjeni” në Borås, fusha e informimit fitoi edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kishin mundësi takimi, shoqërimi, bisede e shkëmbime të mendimeve dhe të përvojave për jetën, punën dhe aktivitetin. Në fillim të vitit 2008, revistës “Dituria”, Këshilli Kombëtar i Kulturës i Suedise e ndihmoimaterialisht revisztën për realizimin e qëllimit fisnik të saj. Kështu u krijuan kushtet që redaksia të pajiset me mjete të nevojshme për punë më të suksesshme. Edhe Këshilli Komunal i kulturës së qytetit të Boråsit i doli në ndihme QKSH dhe vet redaksisë së revistës “Dituria”, por ndihmën më të madhe në botimin e revistës QKSH ”Migjeni” dhe vetë redaksia e revistës mori nga Studiefrämjande, dega në Borås.

Botimi i revistës tani ishte më i lehtë në vazhdim të vitit 2008, ku me mjaft sukses vazhdoi botimi i saj. Është e rrugës të përmendet se gjithë kësaj për një aktivitet të tillë i parapriu një vizitë e një delegacioni mësusish nga shkolla nëntvjeqare “Demokracia” e qytetit të Durrësit në Fjärdinskolan të Borås në shkurt të vitit 2007. Në “Fjärdingskolan” ishte hartuar një projekt bashkëpunimi mes këtyre dy shkollave  i cili projekt ka filluar me sukses realizimin e tij me ndihmën e shtetit suedez.Ndoshta, ndonjë lexues mund të mos e dijë, se ku botohet Dituria?

Ajo botohet në Skandinavi, në pjesën më veriore të Europes në qytetin e taxtilit në Borås të Suedisë.Për ta pasqyruar sadopak jetën e kësaj reviste, është viti i nëntë, qëkur del kjo revistë kulturore, me titullin “Dituria”.  Në redaksinë e saj bëjnë pjesë disa intelektualë të njohur të mërgatës por edhe nga vendlindja. Kjo revistë përgatitet dhe botohet  me përkushtim, duke përballuar edhe vështirësitë e njohura financiare, por duke ju falenderuar shtetit suedez redaksia ia del dhe janë të kënaqur më punën që ata bëjnë.Por është interesant të përmendet se edhe pse kjo revistë është prezente edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, deri më sot më perjashtim të poetëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve bashkëpunëtor askush nga jeta kulturore dhe arsimore as që ka kontaktua me redaksin apo stafin botues të saj. Kjo është me siguri për tu cuditurë. Revistën njeriu mund ta gjejë atje në Bibliotekat Kombëtare të te dy vendeve, pro jo vetëm këtu, këte revistë me emër e renome prandaj mund  ta gjeshë edhë në Athinë, Shkup, Sofje, Bukuresht, Londër, Oslo e vende e qytete tjera ku frymon shqip.Revista shpërndahet falas për bashkëkombasit tanë në mërgatë, por ajo dergohet edhe në shumë biblioteka të vendit nikoqir ku nxënës, të rinj dhe bashkëkombas kanë mundësi ta gjejn e lexojnë, njëherësh ajo gjendet edhe në shumë shkolla të vendit nikoqir ku mësues të gjuhës shqipe janë të interesuar për te.Mësuam edhe ate se kjo revistë është një dritare informimi për mërgimtarët shqiptar në Skandinavi, por edhe më gjerë në Europë. Kjo në prill te 2017 mbush një decenie jete dhe pune të frytshme në ruajtjen dhe kultivimin e  gjuhës, traditës dhe kulturës në mërgatë. “Dituria” është një urë lidhëse dhe bashkëpunimi më shumë vende te botës por ajo më kryesorja me vendësit.Degjuam edhe këtë se paska smirëzi dhe shpirt këqinjë të cilëve u penguaka “Dituria”,  por është e kaluar kjo sepse “Dituria” rrugëton dhe qanë rrugën e shpërndarjes së dritës së diturisë në mërgatë, duke krjua ura miqësie dhe bashkëpunimi në cdo segment të jetës, duke prezentua mërgatën në evenemente të ndryshme kulturore.

Revista që nga viti 2008 është edhe në internet pra lexuesi e ka këtë mundesi që revistën ta lexoj edhe në internet pra kemi botimin  elektronik pos ati të shypurë.Dhe se është e regjistruar në regjistrin zyrtar të revistave kulturore në shtetin Sudez me numër ISSN 2001-6530, cka e bënë edhe më të fortë dhe zyrtare sot këtë revistë kulturore me renome të mërgatës sonë.

Kjo faqja ne internet arrin rekord leximesh me 5 qershor 2012 ku ne ora 17:00 ka 1600 vizitor.http://www.dituria.se/

Kemi 1600 vizitorë n’linjë

5 qershor 2012 ora 17,00

Ajet Nuro anuro@albemigrant.com

Urime, 1600 lexues është një shifër që do t’a kishin zili edhe gazetat e Tiranës apo Prishtinës, urime, pra.

Ajet

Urime!

Stafi ynë ju uron që numri i lexuesve tuaj të shtohet përditë.

Me respekt,

Ekipi i programit në gjuhën shqipe të Radio Bullgarisë

Të dashur miq të shtrenjtë të DITURISË së mërndritur!

Num kam dëshirë t`ju bëj qejfin, por kam dëshirë t`ju them të vërtetën. Jeni nga revistat elektronike, ndër më të lexuarat dhe më të respektuarat. Ka shumë arsye për këtë, por, sipas meje, jeni të sinqertë në ato që thoni, jeni atdhetarë, respektoni me të gjithë fuqinë e shpirtit tuaj demokracinë. Jeni fisnikë.

Urime! Suksese do të keni gjithmonë.

Kurse ne, që përpiqemi të ndihmojmë me shkrimet tona, ndihemi të vlerësuar nga ju dhe, veçse zemra mund të ketë fuqinë e shprehjes së mirënjohjes, sepse fjalori ende nuk ka arritur të gjej fjalët e duhura. Por, kur e thotë zemra, puna është e bërë, fjala është e thënë.

Qofshi gjithnjë të mirë dhe të lumtur, ju, vëllezërit tanë në Suedi, kudo në emigracion. Ky urim, doemos përfshin mikpritësit tuaj të nderuar dhe të respektuar.

Viron Kona

Revista, tashmë, bëri hapin e parë në zhvillimin e saj të bashkëpnumit më poet, shkrimtarë dhe gazetarë nga vende të ndryshme të botës dhe në vendlidnje e shtetin nikoqir dhe ata në redaksi thonë se janë shumë, shumë të kënaqurë në këtë drejtim sepse kanë arritur të krijojnë një rrjetë bashkëpunimi, që kjo për këta mërgimtar ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.

Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, revista Dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë,kulturor për mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindurë në mërgatë. Me këtë arritje, revista Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën shqiptare.

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: “DITURIA”, DHE BASHKËPUNIM MË VËNDASIT, ne Sherbim, NJË DECENIE, Sokol Demaku, TË MËRGIMTARËVE

Krijuesit shqiptarë në Suedi

March 29, 2016 by dgreca

Poezia, kjo fuqi magjike/

Pos krijuesve shqiptar në festivalin” Sofra Poetike, që u mbajt në Boros të Suedisë, morën pjesë edhe shkrimtarë suedez dhe të komuniteteve tjera që jetojnë në këtë vend skandinav./

Nga XHAVIT ÇITAKU/

Qendra Kulturore Shqiptare “ Migjeni” në Boros të Suedisë, në kuadër të shumë aktiviteteve konkrete që po zhvillon një kohë të gjatë, së bashku me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi XI Albani” që vepron në këtë shtet skandinav, për herë të katërt organizuan manifestimin letrar i titulluar “ Sofra poetike në Boros”, i cili u mbajt dje e në të cilin morën pjesë krijues e dashamirë të fjalës së shkruar jo vetëm nga Suedia, por edhe nga disa vende evropiane si dhe poet e miq suedez. Sipas njërit nga organizatoret të këtij eveniment, Sokol Demaku ky manifestim  që tashmë është bërë tradicional qëllim kryesor ka kultivimin dhe ruajtjen e poezisë shqipe në mërgatë. Thënë konkretisht, kjo veprimtari ka për qëllim që ta kultivoj e ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim në këtë pjesë të Evropës. Njëkohësisht ky manifestim, kjo sofër, paraqet një shtytje e nxitje për të gjithë ata që janë të prirur të merren me shkrime që ta gjejnë vetën këtu, të veprojnë kështu në mënyrë të organizuar dhe nesër të krijojnë vepra më të mira letrare, artistike e kombëtare. Më pas ai foli edhe rreth aktivitetit të pasur e me përmbajtje që po zhvillon Shoqata kulturore shqiptare “ Migjeni” në Boros të Suedisë, e cila është bërë një faktor i rëndësishëm në kultivimin dhe ruajtjen e gjithçkaje që është shqiptare si dhe në integrimin e shqiptarëve në rrjedhat e shoqërisë suedeze. Kulmin e suksesit kjo shoqatë e ka arritur kur pas një pune të madhe dhe kontakteve të zhvilluara me organe e institucione kompetente u bë e mundshme që në kuadër të saj të funksionoj me mjaft sukses radio e kanali televiziv lokal. Po ashtu, anëtarët e kësaj shoqate po organizojnë aktivitete të shumta kulturore që po tubojnë jo vetëm pjesëtar të komunitetit shqiptar, por miq të komuniteteve tjera që jetojnë në këtë komunë e më gjerë. Ndërkaq, Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASH” Papa Klementi i XI Albani”, të pranishmit i informoj lidhur me aktivitetin e madh që po zhvillon ky asosacion . Ai me shifra e fakte konkrete vuri në dukje se anëtarët e shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar kanë bërë punë të madhe në botimin e librave të rinj dhe në fusha të tjera të krijimtarisë.

Me poezitë e tyre në këtë festival u paraqitën u paraqitën Hamit Gurguri, Axin Welat, Soleyman Ghasemiani, Bajram Muharremi, Fetah Bahtiri, Shuquri Sejdiu, Louise Halvardson, Henric Mimerson, Elhame Zhitia Krasniqi,Mona Juniku, Shaban Osmani,Muhamet Krasniqi,Remzi Basha,Emine Hoti, Edona Heta Sejdiu, Idriy Gashi, Ibrahim Abedini dhe Hysen Ibrahim.

Në këtë tubim mori pjesë edhe Zyrtarja e lartë e Komunës ës Borosit, Ida Legnemark, e cila pos tjerash tha se në në komunë jetojnë rreth 3500 pjesëtar të komunitetit shqiptar të cilët me sukses janë integruar në shoqërinë suedeze dhe janë një shembull i mirë i punës, mësimit ndihmës së zhvillimit të përgjithshëm në mjedisin ku ata jetojnë.

Poezia përmban mesazhe të rëndësishme

Në këtë tubim të rëndësishëm poetik, u lartësua poezia si një fuqi magjike që po arrin t’i tuboj krijues e dashamirë të fjalës së shkruar nga shumë vende të botës. Në poezitë e lexuara me këtë rast motiv  kryesor i krijuesve ishte dhimbja për atdheun, pastaj në këto krijime jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe optimizmi. Zaten të gjitha këto janë pjesë përbërëse në poezinë shqipe. Kuptohet se në këtë poezi jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe optimizmi. Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak rreshta. Poezia kalon nëpër shekuj dhe përmban mesazhe të rëndësishme edhe për njerëzit e kohës sonë. Për këtë arsye ky manifestim tash e katër vjet me sukses ka futur përsëri  kulturën shqiptare dhe poezinë në qendër të vëmendjes duke shpresuar që të kemi dobi dhe kënaqësi nga dita e Sofrës poetike”. Hamit Gërguri, autor i disa librave në gjuhën shqipe e suedeze, ndër të tjera theksoi se në shqiptarët erdhëm në këtë vend të largët e të ftohtë, por me zemër të ngrohtë. Gjetëm strehim, bukë e përkujdesje dhe buzëqeshjen e parë kur ikëm nga ato përndjekje barbare që na i bënte regjimi fashist serb. Ne, krijuesit dhe artistët shqiptar, me punën tonë po bëjmë përpjekje që ta rrisim dhe pasurojmë degën në atë drurin e pasur kulturor të Suedisë. Shuquri Sejdijaj, krijues dhe gazetar, pos tjerash, u angazhua që të kihet parasysh në kultivimin e drejt të gjuhës shqipe për shkak se, sipas tij, kohëve të fundit është i pranishëm një bastardim i gjuhës sonë të bukur. Këtë pos tjerash, fatkeqësisht mund ta vëresh edhe në disa medie e portale jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe troje tjera etnike shqiptare.

U ndanë tetë shpërblime për poezitë më të mira

Sofra poetike ka edhe karakter garues ndaj edhe u ndanë tetë shpërblime për krijimet më të mira poetike, katër i ndanë Shoqata “ Migjeni” dhe katër të tjera Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar “ Papa Klementi XI Albani.  Të shpërblyerit janë Elhame Zhitia Krasniqi,  Fetah Bahtiri,Bajram Muharremi, Louise Halvardsson, Henrik Mimersson, Mona Juniku, Shaban Osmani, Idriz Gashi,Shuquri Sejdiu. Në këtë tubim u promovuan edhe Librat e autorëve shqiptar që jetojnë e veprojnë në këtë vend skandinav: Hamit Gurgurit, Hysen Ibrahimit, Sokol Demakut, Fetah Bahtirit, Emine Hotit, Mona Junikut, Bajram Muharremit- Bistrica dhe Antalogjija e “ Sofres Poetike”.

SHSHASH “Papa Klemnti XI” dhe QKSH “ Migjeni” që veprojnë në këtë shtet të largët meritojnë lëvdata për një punë të mrekullueshme që janë duke bërë këtu në mërgim me synimin e vetëm që në këtë mënyrë t’i shërbejnë rinisë sonë, popullit tonë dhe atdheut të cilin e duan aq shumë të gjithë këta krijues, shkrimtarë e veprimtarë. Po ashtu, qëllimi i këtij manifestimi është që t’i afroj njeri me tjetrin krijuesit shqiptar me krijuesit e vendit ku ata veprojnë e krijojnë, pra me poet suedezë dhe poet të komuniteteve tjera që jetojnë e veprojnë këtu.

 

Filed Under: Mergata Tagged With: kjo fuqi magjike, poezia, Xhavit Citaku

DIASPORA SHQIPTARE NË SUEDI DHE RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR

March 19, 2016 by dgreca

”QENDRA SHQIPTARE MBRETËRESHA TEUTA” DO MBAJ GJALLË KULTURËN GJUHËN DHE TRADITËN SHQIPE NË GÖTEBORG TË SUEDISË/

Nga Sokol Demaku/

Në Göteborg të Suedisë pas shumë kohësh dhe shumë angazhimesh të entuziastëve dhe adhuruesve të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare më në fund u arritë që edhe këtu të funksionojë dhe mbaj gjallë kulturën shqiptare shoqata kulturore e sapo formuar ”Qendra Shqiptare Mbretëresha Teuta”.

Kjo ishte ëndërr e kahmotshme e shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare në Göteborg thotë entuziastja dhe iniciatorja e themelimit të kësaj shoqate kulturore shqiptare Exhlale Shipoli e cila ka vite që këtu punon me të huajt ardhacak e njëkohësisht edhe me shqiptarët e ardhur këtu, dhe thotë se ka parë nevojën e egzistimit të një shoqate kulturore shqiptare këtu.

Këtu edhe kohë më parë kanë egzistua shoqata shqiptare, klube shqiptare, por mjerisht të gjitha kanë përfundua atje ku nuk duhet, pra janë shuar së egzistuari ndoshta edhe pa dhënë edhe më të voglin kontribut dhe se sot shqiptarët këtu janë askund.

Ajo që na dha krah në këtë drejtim është bashkëpunimi që ne të rinjët dhe aktivistët e qështjeve të gjuhës, kultrës dhe traditës shqiptare këtu në Göteborg është manifestimi i mbajtur së bashku Qendren Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti fqinjë Borås në nentor të vitit të shkuar në kuadër të Kremtimit të 28 Nëntorit Ditës së Pavarësise së shqipërisë m ekoncert madheshtor dhe Revy mode me veshje kombëtare shqiptare në Qendren më të madhe tregëtare dhe Kulturore në Göteborg dhe ndoshta edhe në Suedi me mbi 8000 vizitorë në ditë e që beri jehonë në të katër anët, jo vetëm tek shqiptarët por la mbresa madhështore edhe tek vendësit suedezet dhe kjo është shtytje që ne morëm këtë iniciativë dhe besoj se ia dolëm sot thotë Jeton Partini, një akvist i vyer dhe i kahmotshëm në qeshtjet e kulturës sonë qysh edhe si student këtu në suedi.

Ka kohë që jemi në kontakt dhe në takime mbrëmjesh, në mënyrë që sa më mirë të përgatisim të gjitha gjërat që kjo shoqatë të jetë funksionale dhe tu dali në ndihmë bashkëkomabsëve tanë ketu në qytet dhe rrethinë sepse nuk është numër i vogël i shqiptarëve që jeton dhe vepron këtu, prat ë gjithë janë të mirë se ardhur në këtë vatër të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim, thotë Samir Spahia një enutziast i madhë i qështjes së ruajtjes dhe kultivimit të kulturës sonë në mergim.

Unë jamë shumë e re këtu, ka vetëm një vit që jetoj në këtë qytet, në ketë metropol botërore dhe cdo ditë në levizje e siper takoj, ndegjoj të flasin shqip plotë e përplotë njerëz dhe një ditë emdnova ne vete athua si është  mundur të ketë kaq shumë shqiptar këtu e  mos të këtë një pikë takimi? Dhe rash në kontakt me këta entuziast, me këta miq dhe ja vendosëm dhe ia dolëm që të ngrejm një shoqtaë e cila do i bashkoj shqiptarët edhe këtu në Göteborg thotë e reja Jonida Gjana.

Për të riun Tritos Hoxha kjo është një njdnjë krenarie, një ndjenjë madhështie tek të rinjët tanë në mërgatë në angazhimin e tyre në ruajtjen  dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës sonë, një ndihmë për bashkëkombasit tonë në integrimin sa më të sukseshëm në jetë dhe në trendet pozitive të shoqërisë ku ne jetojmë.

Në mbledhjen thememluese të shoqtës ishin aktivstë të dalluar të cilët në mënyrë unanime zgjodhën kryesin e shoqatës e cila është në përbërje Tritos Hoxha, Kryetar, Exhlale Shipoli, sekreterare, Jeton Partini arkëtar, Ella Gadderus,Tiron Papraniku, Samir Spahia dhe Jonida Gjana, anëtar.

U morë vendim me votim unanim se emri i shoqatës do të jetë”QENDRA SHQIPTARE MBRETËRESHA TEUTA”dhe selia e saj do jetë në Göteborg.

U aprovuan të gjitha dokumentat e nevojshme për regjistrimin e shoqatës në entet suedeze të kulturës në mënyrë që shoqata të mund të zhvilloj akvitetin e saj për cka edhe është themelua.

Në u urojmë sukses në punën e tyre fisnike dhe besojmë se do ia dalin më ate që ata i kanë venë për detyrë vetës dhe ate cka Krysia dhe shoqata kërkon nga ata.

Filed Under: Mergata Tagged With: Diaspora ne Suedi, Qendra Shqiptare Mbreteresha Teuta, Sokol Demaku

Studentët shqiptarë në Berlin, pritje publike për Joseph DioGuardin dhe LQSHA

March 15, 2016 by dgreca

Studentët shqiptarë në Berlin organizojnë një pritje publike për DioGuardin/

Ne fundjave Presidenti i Liges Qytetare shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi udheton drejt Berlinit, ku studentët shqiptarë do t’i ofrojnë një pritje të ngrohtë publike. Në një njoftim derguar për Gazetyën Dielli nga shoqata e studenteve OASA, shkruhet:Kemi nderin të ju informojmë për një manifestim për ditën e Diel, me datën 20. mars 2016 në Universitetin Teknik në Berlin, ku do të mirëpritet një delegacion i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA) nga SHBA, në krye me Joseph J. DioGuardin.
Ky manifestim organizohet nga studentët dhe alumni shqiptarë nga Gjermania. Organizimi përmban mirënjohje dhe nderime publik për Joseph J. DioGuardin, bashkshorten e tij Shirley Cloyes dhe drejtoret e LQSHA, ndër ta Faton Bislimi.
Një artikull përgaditur për shtyp të redaktuar gjeni bashkangjitur në këtë Mail
të cilin mund ta publikoni sipas vlersimit tuaj.

Për informacione shtesë në lidhje me këtë aktivitet si dhe për t’u regjistruar si pjesëmarrës, vizitoni webfaqen zyrtare të OASA-s: www.oasa.berlin

***

Studentët shqiptarë në Berlin organizojnë një pritje publike për DioGuardin

Nën organizimin e OASA e.V, Organizatës së Studentëve dhe Almuni Shqiptarë në Berlin, të dielen më 20 Mars duke filluar në orën 12:00 në ambientet e Universitetit Teknik të Berlinit (Str. des 17 juni, 133, Instituti i Kimisë), do të pritet delegacioni i udhëhequr nga ish-Kongresmeni Joseph DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes, respektivisht Kryetar dhe Këshilltare për Cështje të Ballkanit, të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në nderim të punës mbi çerekshekullore të lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi të lumtur, që në mesin tonë të dielën, do të kemi dy figura kyçe të historisë kombëtare siç janë z. DioGuardi dhe znj. Cloyes. Ish-Kongresmeni DioGuardi është simbol i luftës së parezervë lobiste dhe diplomatike për kauzën kombëtare shqiptare dhe gurthemel i miqësisë moderne shqiptaro-amerikane,” ka thenë Agon Kamberi, udhëheqës i OASA-s. Roli I rendësishëm që lobi shqiptar në SHBA ka luajtur është i paçmueshëm. “Ne ndihemi krenar të mirëpresim delegacionin nga Amerika në krye me z. DioGuardi,” ka shtuar Kamberi.

Ndërsa, një ndër anëtarët e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, profesori Faton Bislimi, i cili ka organizuar visitën e DioGuardit në Berlin, ka theksuar se pa përkushtimin vetëmohues të diasporës shqiptare kudo në botë, e vecanerisht asaj në SHBA, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur e i lirë në miqësi të vërtetë më SHBA-në, a as Shqipëria nuk do të ishte një demokraci dhe anëtare e NATO-s. “Përkundër këtyre arritjeve, ne në vazhdimësi punojmë me miqët tanë në Kongresin dhe Administratën e SHBA-së për të çuar përpara cështjen shqiptare ne Maqedoni, Mal të Zi, edhe Luginën e Preshevës,” ka thënë Bislimi.

Përpos takimit publik të së dielës, ku të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur, delegacioni nga Amerika do të ketë edhe takime tjera në Berlin me zyrtarë gjermanë. “Ne u jemi thellësisht mirënjohës Organizatës së Studentëve dhe Alumni Shqiptarë në Berlin për punën e palodhur në organizimin e këtij evenimenti, ku fjalime do të mbajnë z. DioGuardi, znj. Cloyes, fjalime të cilat do të ndiqen nga një diskutim me publikun, nën moderimin e znj. Vjollca Hajdari,” ka shtuar Bislimi, duke potencuar edhe ndihmesën e madhe që ka dhënë Kompania Ecolog International e drejtuar nga z. Lazim Destani për realizimin e kësaj vizite të delegacionit të kryesuar nga DioGuardi në Gjermani.

“Gjeneratat e reja shqiptare kudo që janë, e vecanerisht ato në diasporë, sikur ne në Gjermani, nuk duhet asnjëherë të harrojnë të kaluarën dhe kontributin e atyre, duke përfshirë këtu edhe figurën historike të DioGuardit, që bënë të pamundurën për kombin tonë. Historia jonë ka qenë e mundimshme, por duke e njohur atë sa më drejtë, ne po ndërtojmë një të ardhme më të qartë.” ka përfunduar Kamberi.

Për informata shtesë në lidhje me këtë aktivitet si dhe për t’u regjistruar si pjesëmarrës, vizitoni webfaqen zyrtare të OASA-s: www.oasa.berlin

Filed Under: Mergata Tagged With: Berlin, presin Joseph DioGuardi, Studentet shqiptare

Diaspora – Rinia shqiptare në Turqi, e vendosur për ruajtjen e identitetit kombëtar

March 14, 2016 by dgreca

-Themelohet rrjeti për të rinjtë dhe studentët në Republikën e Turqisë. Takim me përfaqësuesit e më shumë se 20 shoqatave shqiptare në Stamboll dhe rrethinë/

PRISHTINË, 14 Mars 2016/ Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës  ka dërguar sot këtë njoftim:

Angazhimi më i madh i rinisë dhe  i studentëve, si brez i ardhshëm i liderëve, është i domosdoshëm. Shqiptarët janë njohur në botë si një komb me rini kreative, inteligjente dhe punëtore, duke ia shtuar këtyre edhe numrin e madh, me të cilin përfaqësohen.Ministria e Diasporës, në kuadër të përgjegjësive e përmbushjes së objektivave dhe planit të veprimit që dalin nga Ligji i Diasporës dhe Mërgatës, si dhe Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën, e ka iniciuar themelimin e rrjetit për të rinjtë dhe studentët në Republikën e Turqisë, në Stamboll,  rrjet ky që do të iniciojë bashkëpunimin ndërmjet shoqatave të të rinjve dhe studentëve në Turqi. Më pas, ky bashkëpunim do të bartet edhe në vendet e tjera të botës.Ky rrjet u krijua në praninë e rreth 20 përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme rinore në Turqi dhe individëve, në mesin e të cilëve i pranishëm ishte edhe kampioni i Turqisë në pingpong, si dhe studentë të tjerë ekselentë në fushat e tyre përkatëse.

Pas një diskutimi dy orësh, në ambientet e një biznesi të suksesshëm shqiptar, u krijua edhe grupi koordinues prej 11 vetash, të cilët në një të ardhme të afërt do ta themelojnë edhe strukturën e rrjetit.Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Osman Shahini, bashkë me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Stamboll, Rrahim Morina, dhe u.d. drejtori i Qendrës Kulturore në Turqi, Qamil Bytyqi, e përshëndetën organizimin, duke porositur se rinia shqiptare në diasporë është një fuqi e madhe si intelektuale, ashtu edhe artistike, dhe kjo fuqi, pasi të bashkohet, duhet të shfrytëzohet për ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e pozitës të të rinjve në vendet ku jetojnë.Po ashtu, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Shahini, mbajti një takim me përfaqësuesit e më shumë se 20 shoqatave shqiptare në Stamboll dhe rrethinë, të cilët i njoftoi për punën e Ministrisë së Diasporës, në veçanti në ruajtjen e identitetit dhe gjuhës, për çfarë edhe kërkoi angazhim nga shoqatat që t’i japin prioritet sensibilizimit për mësimin e gjuhës shqipe nga diaspora shqiptare në Turqi.“Ruajtja e identitetit është një hallkë e rëndësishme e punës së Ministrisë. Por, ajo që,  po ashtu, është  e vlefshme është potenciali ekonomik për ata që mësojnë gjuhën shqipe”, theksoi Shahini, duke cekur shembuj të investitorëve të ndryshëm nga Turqia në Kosovë dhe të atyre që mbajnë pozita të larta në organizata ndërkombëtare në Kosovë e Shqipëri e që kanë prejardhje shqiptare.Në anën tjetër, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, Morina, theksoi kontributin e diasporës shqiptare në ndihmën dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Diaspora - Rinia shqiptare, e identitetit kombëtar, e vendosur për ruajtjen, ne Turqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT