• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DASHURI MIZORE

February 6, 2013 by dgreca

Tregim nga Vullnet Mato//

Në fillimet e jetës sime, unë isha një vajzë krejt ndryshe nga moshataret e mia. Kam dashur të jem e lirë si femër, që kur fillova të kuptoj se i përkas kryesisht vetes sime. Ndryshe nga ato vajza që ishin përdhunuar fatkeqësisht në moshë të re, unë e kërkova zhvirgjërimin tim, qëkur isha pesëmbëdhjetë vjeç. Më dukej sikur liria ime duhej të fillonte së pari te trupi im. Dhe brava e derës aty, ishte pikërisht ajo cipëz e hollë, që ne mamitë në gjuhë mjekësore i themi “Himeni”,për të cilën duhej gjetur çelësi. Dhe atë çelës e gjeta shpejt tek një djalë, që ishte pesë vjet më i madh se unë. Ai më sillej përqark në atë moshë dhe unë, pa e zgjatur, pranova të futesha me të në guvën e një shkëmbi, përballë monumentit të Ali Pashë Tepelenës, në qytetin tim të lindjes, i cili i kishte dhënë atij edhe mbiemrin.

Pasi dola marrakëmbësh nga shpella, përballë Ali Pashës, mendova se edhe Vasiliqia në atë moshë, ia kishte hedhur duart për mesi pashait të Janinës, kur ai e mori sipër kalit në sarajet e tij dhe e zhvirgjëroi për ta pasur për grua deri në fund të jetës. Por krejt ndryshe nga Ali Pashë Tepelena, pashai im frikacak, nuk donte të binte në sy të njerëzve, i shoqëruar me mua dhe shkau rrëzë mureve për të shkuar te shtëpia e tij, duke më thënë se plotësuam thjesht dëshirën e njëri- tjetrit. Sepse ai nuk mund të lidhte jetën me femër tjetër, pasi u kishte dhënë fjalën prindërve për një vajzë në rrethin miqësor të familjes, e cila nuk i afrohej për nevoja të përkohshme pa u martuar.

Pra, më zhgënjeu qysh në çastet e para, ndonëse nuk kisha ndërmend të martohesha aq shpejt me asnjërin. Kur shkova në shtëpi, mamaja më kuptoi nga një njollë që s’kishte lidhje me menstruacionet e mia prej dy javësh larg. Unë e frymëzuar nga liria trupore që kisha fituar, u detyrova t’i them asaj të vërtetën duke i treguar edhe emrin e djalit me të cilin atë ditë kisha shqyer derën e poshtme të trupit tim. Aty për aty, ajo nuk më ra në sy, por në mbrëmje më hëngri në besë dhe i tregoi babait. Ai si çdo lab i qytetit tonë, mori shkopin dhe më hyri nga koka të këmbët, derisa më nxiu fund e krye.

E mbushur me zemërim dhe në shenjë hakmarrje, qysh të nesërmen ika nga shtëpia.  Shkova fshehtas te “Skoda” e një shoferi tepelenas që udhëtonte për në Shkodër, ku një kushërira ime vazhdonte mjekësoren për gjinekologji. Shoferi më uli menjëherë te vendi përpara dhe ashtu ika drejt Veriut teksa nga dritarja më frynte era e fuqishme e lirisë time fluturimtare.

Pas pyetjeve ngulmuese të shoferit, për arsyen e arratisjes sime nga Tepelena, u detyrova t’i tregoj sinqerisht të gjithë ngjarjen time. Ai në fillim vetëm buzëqeshi dhe me një indiferentizëm të thjeshtë, më dha kurajë të mos bëhesha shumë merak, sepse vajzat e guximshme e rregullojnë shpejt jetën e tyre. Por më tej në Myzeqe, ku rruga filloi të shtrohej, zgjati dorën mbi kofshët e mia. Ishte tridhjetë e ca vjeçar, i martuar me dy fëmijë. Nuk desha ta lejoja të vazhdonte masazhet e tij epshore, jo vetëm se nuk ndjeja asgjë për të, por edhe se kishte rrezik të përmbyseshim në ndonjë kanal.

-Ku e ke hallin?- e pyeta duke ia ngulur sytë me vërejtje te buzët që i dridheshin nën mustaqe.

– Shoh shalët e tua si topçe dhe më ka hipur gjaku në kokë!- tha duke lëpirë mustaqet e tij pis të zeza.

-Po për kokën, nuk mendon, se mund ta lëmë të dy në ndonjë kanal të Myzeqesë?!-i thashë e frikësuar.

Ai buzëqeshi me drithtirë të çuditshme.

– Më vjen keq vetëm për ty, se je kërthi e njomë, – tha me zë të zvargur, -se për vete nuk pyes po i lëpiva një herë ato kofshë të njoma që ma hoqën kapakun e kokës…

Mendova se po ta kundërshtoja vendosmërisht, do të më zbriste diku rrugës dhe në ato kushte, kur kisha ikur nga shtëpia me duart bosh dhe vetëm me rrobat e trupit, do të ishte problem i madh, jo vetëm e nesërmja ime, por edhe rënia në duart e policëve që kisha parë shpesh gjatë asaj rruge. Ata mund të më çonin në degë e të më kthenin prapë në Tepelenë. Pashë me vërejtje mustaqet e tij të hijshme, prej burri të pjekur e të ngjeshur nga trupi, në krahasim me atë çunakun e hollë që kisha shkuar një ditë më parë. Dhe pa u menduar më gjatë, i thashë:

-Nuk kam ç’bëj, para kokës, nuk më vlen më shumë ajo gjë, që ti e kërkon patjetër. Po ngaje makinën me mënd në kokë, se do të ta jap atë që të ka hequr kapakun…

Ai gati sa nuk fluturoi dhe e uli shpejtësinë. Por ishte fare i paduruar. Sa kaluam Lushnjën, e futi makinën në një udhe qorre në mes ullinjve dhe më shtriu menjëherë te ndenjësja e gjerë e kabinës. Të them të drejtën aty pashë për herë të parë ç’eshtë një mashkull i vërtetë dhe i stërvitur me femrën. Ai bëri me një formë të butë por ngulmuese, ato gjëra të pamenduara kurrë nga unë, me të cilat i ndjeva mjaft të lehta edhe dhimbjet femërore të moshës. Të njëjtin proces mashkullimi më bëri për herë të dytë edhe në një kthesë të Baçallkut, pa hyrë në Shkodër. E përballova, si të them, edhe nga halli por edhe nga malli vajzëror, për një mashkull të ëndërruar në atë moshë, kur ne fillojmë të piqemi si femra.

Shoferi më çoi në mbrëmje te kushërira ime në shkollën e mesme mjekësore. Ajo mahnitur nga vajtja ime e papritur më priti krahëhapur. Shkurt, bëri ç’është e mundur dhe unë u regjistrova në vitin e parë për ndihmësmjeke mami. Ajo mbaroi dy vjet para meje dhe u kthye të punonte në maternitetin e Tepelenës. Kurse mua, pas dy vjetësh, me shumë lutje e përgjërime më mbajti materniteti i Shkodrës.

Ndërkohë shoferi që më solli në qytetin verior, erdhi disa herë të tjera, si në një livadh ku kishte kullotur më parë dhe unë për shkak të ngulmimit të tij dhe për dobësinë time femërore, provova kënaqësinë e përbashkët, derisa mbeta shtatzënë.

Shoferi familjar, sapo mori vesh gjendjen time, nuk u duk më para syve të mi. Në atë rast, kuptova se mbarsja e femrës, është freri i vetëm që e stopon mashkullin fajtor. Dhe veprimi më i natyrshëm, që bëjmë ne gratë në raste të tilla, është heshtja dhe mbyllja e së vërtetës brenda vetes, për të mos e marrë sinjalin megafonët e shpërndarjes në largësi.

E maskova barrën e muajve të parë, derisa i qava hallin drejtoreshës sonë, e cila më ndihmoi të gjej me qira një dhomë të vogël, në të cilën linda dhe rrita vajzën time.

Por fatkeqësia e vërtetë dhe dhimbja më e madhe në jetë, më ndodhi atëherë kur më vdiq vajza pesë vjeçe, nga një sëmundje e rendë, e pashërueshme, me gjithë përpjekjet e mëdha që bënë mjekët e spitalit të qytetit për ta shpëtuar.

E vrarë rëndë shpirtërisht dhe e drobitur moralisht shkova në ministrinë e shëndetësisë në Tiranë, ku kërkova të largohem nga Shkodra, për të harruar dhimbjen. Ata më dërguan në maternitetin e Gramshit. Ndonëse ishte një vend i mbyllur, pranova të mbyllem edhe vet brenda dhimbjes sime. Aty isha krejt e panjohur dhe mund ta nisja jetën nga fillimi. Tashmë në moshën afër të tridhjetave, gjëja e parë që më duhej ishte dashuria në kuptimin e gjerë të kësaj fjale, për një familje, ku burri i munguar mund të më bënte ta harroja trishtimin që më kishte çuar aty.

Materniteti i këtij qyteti të vogël kishte një autoambulancë të re, të cilën e punonte një shofer i vjetër, që dikur kishte qenë hoxhë. Shkova me të disa herë në urgjencat fshatrave, për të sjellë gratë në lindje, por ai nuk kishte fuqi të ngrinte barelën në krahun tjetër dhe ta zbriste bashkë me mua. Për këtë shkak u gjend diku një djalë fshatar, i ri dhe i fuqishëm mbi njëzet vjeç. Por çuditërisht ai ishte i ndrojtur dhe i turpshëm si vajzë, përpara grave, kur ndodhte t’i zinin dhimbjet e lindjes gjatë rrugës. Në atë profesion që kisha marrë unë, organet e riprodhimit ishin objektet më të natyrshme të punës sime. Prandaj m’u desh që kur shkonim bosh drejt fshatrave, t’i nxirrja turpin atij deri në atë shkallë, sa i merrja dorën vetë dhe ia vija te kofshët mia. Më së fundi atij djali të ndrojtur, filloi t’i zgjohej zogu i përgjumur dhe më kërkoi t’i shkoja për t’i bërë kursin e praktikës te dhoma e tij, në një barakë afër maternitetit, ku gjysmën e kishte zënë garazhi i autoambulancës.

Pra, kështu nisi për mua një periudhë e re, kur fillova të harroj dhimbjen e hidhur të Shkodrës dhe të shijoj ditët e një lumturie të plotë femërore, me një mashkull të ri dhe të pashëm, të cilin po e stërvitja vetë, në të gjitha proceset teorike e shkencore të aktit seksual që kisha mësuar nga tekstet e shkollës. Ai bindej jo vetëm pa përtim, por edhe me një vullnet të fuqishëm, për të mësuar sesi mashkulli mund të bashkëjetonte aktivisht me një femër të zjarrtë jugore, siç isha unë.

Ajo që kishte rëndësi, ishte se unë ndjeja me atë njeri plotësimin e të gjitha nevojave seksuale që më kishin munguar, që nga koha e kaluar, kur më kishte zhvirgjëruar ai djali tepelenas, po sidomos nga shoferi që më kishte lënë shtatzënë. Veç kësaj, si të them, ndjeja edhe superioritetin femëror mbi këtë mashkull, trupin e të cilit e komandoja si një manekin dhe e vija në funksionim sa herë të doja dhe kur të doja. Duke kaluar orët e vona të natës deri në mëngjes, aty te baraka e tij e veçuar në një cep, poshtë maternitetit.

Gati një vit e ca, pas marrëdhënieve tona të fshehta, po vija re se nja dy mami të reja po i vardiseshin, duke përfituar nga butësia e tij e padjallëzuar në punë, për ta ngacmuar me ndonjë puthje gjoja në faqe nëpër cepat e korridorit. Kjo gjë filloi të më acaronte nervat dhe zura ta këshilloj rreptë, se ato mësime që kishte marrë nga unë, nuk duhej kurrsesi t’i shpërdoronte për t’i praktikuar me ato çupëlina, se përndryshe do ta pësonte keq.

Mirëpo në disa raste, nuk janë shokët që ia prishin mendjen një djali, të mërzitet me femrën që përdor, po femrat e tjera që e tërheqin me lajka dhe ia bëjnë mendjen dhallë. Nuk e kisha kapur kurrë të fuste ndonjërën prej vajzave te baraka, ku i bëja sytë katër. Por ftohjen e tij pak nga pak me mua nuk mund të mos e kuptoja gjatë frekuentimeve të fundit që i bëja trupit të tij me duart e mia. Mezi po e sillja në formë të plotë, me gjithë masazhet fizike dhe orale që përdorja në organin e tij. Ajo që ne i themi ereksion mashkullor, po më lodhte së tepërmi për ta sjellë deri te orgazma. Pra lodrën më të bukur e më të shkëlqyer të jetës sime ma kishin prekur e dëmtuar ca duar trazavaçe të pakujdesshme.

Po vija re se robi i kënaqësive të mia, po mundohej të më shmangej edhe kur më shihte përballë korridorit në largësi. Madje tani edhe kur shkonte fshatrave për të sjellë gratë në lindje, drejtoresha e maternitetit i vinte në shoqërim ndonjërën nga mamitë e reja, ndoshta me dëshirën për të mos më lodhur mua që i kisha kaluar të tridhjetat. Kështu që ai e shtynte gjithë kohën ditore larg meje. Por natën unë i hyja te baraka ku flinte dhe si një fëmijë të prapë zija ta këshilloja ta hiqte mendjen nga ato budallaqet mendjelehta që donin të“talleshin” me të.

Natyrisht, ai ishte në këtë kohë krijesa mashkullore e vënë në funksionin e gjinisë së tij, nga unë dhe mendoja se asnjë femër tjetër s’kishte të drejtë të ma merrte nga duart. Për këtë arsye, isha gati të bëja çdo veprim mizor si për të, edhe për ato hajdute të reja, që donin të më vidhnin dashurinë e vetme.

Në njërën nga ato netë, pas shumë kohe që kisha kaluar në dhomën e tij, ai i kishte vënë grepin derës nga brenda. Nuk e dallova dot, flinte apo ishte mbyllur aty me ndonjërën nga ato macet që i lëpiheshin. U solla përqark barakës një copë herë duke i pëshpëritur në të çarat e dërrasave thirrjen në emër. Por ai s’bëhej i gjallë. Më hipi gjaku në kokë dhe shkova me vrap në kuzhinë, ku mora fshehtas një thikë të gjatë. U ktheva te baraka në errësirë dhe pasi e futa majën e saj deri te grepi metalik, e hapa atë. Robi im nuk flinte, por shqeu sytë kur ndeza dritën dhe më pa me thikë në dorë.

-U çmende?- pyeti i llahtarisur.

– Do të të ther, – i thashë me sy të çakërritur sa për t’i futur frikën. -po më thuaj me cilën nga ato kuçkat shurraqe ke shkuar këtu, që ke mbyllur derën?…

-S’kam shkuar me asnjë…- tha duke u kaluar gjuhën buzëve të thara nga sikleti.

– Ç’ke atëherë që mbyllesh këtu si Oso Kuka, ku e ke hallin?

Nuk foli për pak sekonda vetëm u përtyp për të gjetur justifikimin.

– Nuk kam qejf !… – tha pas pak.

– Jo, more surrat, të paska ikur qejfi tani ty, që mezi duroje sa të hiqja të mbathurat.

-Nuk dua më! – tha duke vështruar thikën që e mbaja shtrënguar mbi kokë.

-S’dashke më të hash pjatën me pelde që të nxori nga pelenat, se pe pjatat me përshesh të atyre të zuskave të tjera… T’u duk e ëmbël kur e mbushe lugën tek unë?!…Tani shtyhu tutje në të dhimbset jeta, se do shtrihem aty të shoh të hahet, apo të ka ikur oreksi kot.

Ai bëri më tej nga rrëza e dërrasave që rrethonin barakën dhe unë mora një rrip nga ata të barelave, ku mbarteshin gratë për lindje që ndodhej aty brenda. E përdrodha duke e lidhur te koka metalike e krevatit dhe i thashë me ton të ashpër:

-Futi duart këtu, të të ushqej pa merak, se mos ma përmbys pjatën!…

U bind çuditërisht, bile e përdrodhi vet rreth njërës dorë, derisa ia lidha dhe tjetrën duke kapur me togëzën përkatëse. Atëherë lash thikën mbi një tryezë të vogël të mbuluar me gazetë aty pranë shtratit dhe fillova ta zhvesh. Fëmija im me mjekër të parruar atë ditë, mbylli sytë për të pritur procesin e zakonshëm të masazhimit që fillova t’i bëj me duar e me gojë.

U lodha dhe u djersita, por ngjala e tij e trullosur nuk po ngjallej, dukej sikur kishte ngordhur… I a ngjesha gjirin te goja:

-Pi, të piftë kullufraqi! – i bërtita fëmijës tim me anoreksi të theksuar.

Por ishte e pamundur. Organi tij kishte vdekur, ndoshta nga frika po ndoshta edhe nga mosdëshira. Ah, ç’më keni bërë moj kurvicka të vogla, që s’gjetët meshkuj të tjerë, po më hoqët riskun e vetëm të jetës sime, thashë me vete krejt e dëshpëruar dhe më pikuan lotët mbi kofshët e tij të zbuluara.

E vesha dhe i zgjidha togëzën e rripit nga duart. Pastaj e putha gjithandej kokën e tij prej fëmijë madhor dhe ika duke qarë…

Filed Under: Kulture, Sofra Poetike

I’M FINE!

February 4, 2013 by dgreca

I’m Fine!/

 There’s nothing whatever the matter with me./

I’m just as healthy as I can be./

I have arthritis in both my knees,/

And when I talk, I talk with a wheeze./

 

 My pulse is weak and blood is thin,/

But I’m awfully well for the shape I’m in./

I think my liver is out of whack/

And a terrible pain is in my back./

 

My hearing is poor, my sight is dim,/

Most everything seems to be out of trim,/

But I’m awfully well for the shape I’m in./

 

I have arch supports for both my feet,/

Or I wouldn’t be able to go on the steet./

Sleeplessness I have night after night,/

And in the morning I’m just a sight.

 

My memory is failing, my head’s in a spin.

I’m peacefully living on aspirin.

But I’m awfully well for  the shape I’m in.

 

The moral is, as this tale we unfold,

That for you and me who are growing old,

It’s better to say,”I’m fine” with a grin,

Than to let them know the shape we’re in.

(By Cardinal Cushing)

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Cardinal Cushing, I'm Fine

SOFRA E DIELLIT- Ç’JEMI SHQIPËTARË/JEMI NJE FIS E NJE FARE

February 1, 2013 by dgreca

NGA NAIM FRASHËRI

Gjithë ç’jemi shqipëtarë,/
Jemi një fis e një farë, /
Kemi të tërë një shpresë,/
Një gjak, një gjuhë, një besë,/
Besë kemi perëndinë/
Dhe ligje vëllazërinë,/
Jemi gjithë shqipëtarë,/
S’jemi të çar’ e të ndarë,/
Jemi shtëpi e fëmijë,/
At’ e mëm’ e bir e bijë./
Mëmë kemi Shqipërinë/
Edhe motër urtësinë,/
Kemi ndihmës trimërinë,/
Mëm’ e atë perëndinë,/
Se asaj i prumë besë,/
Të gjith’ atje kemi pjesë./

S’jemi as turq as kaurë,
Mos e thoni këtë kurrë,
S’jemi grekër as bullgarë,
Jemi vetëm shqipëtarë
Ky emërë na ep nderë,
Pa s’na duhenë të tjerë,
Kemi gjuhëzënë tëne,
Zot’i math na e ka dhënë,
Dhe komp e mëmëdhe kemi,
Të humbur në jetë s’jemi.
Ajy që s’do mëmëdhenë
Dhe kombin e vetëhenë,
Dhe gjuhënë që flet vetë,
S’është njeri i vërtetë.
Ata quhen tradhëtorë,
Janë të mjer’ e të gjorë,
Faqezes e gënjeshtarë
Dhe të paqen’ e të marrë,
E lenë mënjanë nderë
E lipin dere me dere
Ata jane posi berri
Edhe te ndyre si derri.
Nder e vjefte s’munt te kete
Njeriu i tille ne jete.
Gjithe ç’jemi shqipetare,
Jemi nje s’jemi te ndare,
Ket’ emere mjaft e kemi
Dhe na ep nder kur e themi,
Eshte emr’i Skenderbeut,
Emr’i gjithe memedheut,
Me ket’ emre te bekuar
Tanete jane levduar.
Selenik e tatepjete
Ka qene dhe do te jete
Vend’i ter’ i Shqiperise
Me ndihmet te perendise.
O ju fqinjte e pabese!
Mos bini me ate shprese,
Shqiperia s’copetohet,
Shqipetari nuke ndrohet. 
Ju e njihni shqipetare,
E kini pare me pare,
Po mos delni nga kufite
Edhe lini marrezite.
Qe te kemi miqesine
Te gjithe dhe dashurine,
S’ka njeri te marre pjese,
Per te zone do te mbese
I zoti ‘shte shqipetari,
Ajy qe ka qen’ i pari,
S’ka njeri tjatere pjese,
Pa nuke ka besa-bese.
Shqiperia ka te zone,
Q’e ka pasur gjithemone,
Me qene gjall shqipetari,
Ç’kerkon greku dhe bullgari?
Dhe Mal’i Zi e Serbia
Ç’kerkojne nga Shqiperia!
Hiquni, o te pabese!
Se e zeza do t’u prese!
Djemt’ e Skenderbeut perjete
Jane burra te vertete,
Ç’e pandehte shqipetare?
Te vdekur, q’i beni varre?
S’e dini ç’u ka punuar?
S’me ngjan t’i kini haruar.
Kush ia ka me te pabese
Shqiperise, do te vdese,
Do te vdes’ e te humbase,
Nga nakari te pelcase,
Shqiperia do te rronje,
Pasketaj te mbreteronje.

Filed Under: Kulture, Sofra Poetike Tagged With: E NJE FARE, Naim Frasheri, SOFRA E DIELLIT- Ç’JEMI SHQIPËTARË/JEMI NJE FIS

NE SOFREN E DIELLIT- URAN KOSTRECI-SONETE

January 29, 2013 by dgreca

  MIT’HAT FRASHËRI/

 Nga kreu i Dangëllis dalloj me mall/

Pullazë e Frashërllinjve  dhe teqenë/

Samin’ prej bronxi, Abdylë e Naim benë,/

Po, ti, Mit’hat, pse nuk je, aty, vallë?/

 Ti, Lumo, u prive  burrave të rrallë,/

Në Manastir, e bëre alfabenë;/

N’Europë, Ti, e mbrojte mëmëdhenë,/

Të gjuhës shqipe shpuzë, mbajte gjallë./

 

Ti, n’Vlor’ me Ismail  ngrite  flamurë;/

Makutve fqinjë, maskën, ua çore/

Dhe çamët  muhaxhir  në  mbrojtje i more./

 

I Ajkës  Kombit, prijs, o Lumo, o burrë,

Që nga  të kuqtë u shave, t’hodhën gurë,

Ti, ngel  profet. Medet, s’ke  një shtatore!

 

 

          SAFET BUTKA

 

N’Atdhe u ktheve o Safet  shkollari

Me dituri  europe i pajisur.

I mbolle dije  n’mendje çdo  shqiptari

E afsh për komb  çdo shpirti të molisur.

 

Kur hasmi u dynd,  revoltë u çove  i pari

Në burgje larg u pate degëdisur

Në krye  çetash, Safet  kumandari

Me armë n’dorë, qylaf  shkab- qëndisur,

 

I re pushtuesit, egër,  më çdo  ças,

Po skota  ku  Dushani  prijës qe

Të ra  me pushkë, o Safet, nga pas.

 

Ti, kur tradhtinë e të kuqve pe,

Një çast me ankth e brengë e plot  maras

The: – Jo vllavrasje! – e vetes tënde i re.

 

 

           ABAZ KUPI

 

Kur besa e lidh’ në Mukje, u shkel nga djaj,

Kjo tradhëti nga Bazi u dënua;

Të kuqtë Atdhen’ përçanë, e  krodhën në vaj,

Abazin  shanë e  vetë u fryn’ pallua.

 

Medet,  Kosova shkjaut iu dorëzua

Po kuqot festë  bënë  e berihaj.

Që n’Durrës, luftoi Bazi, u harrua.

Përmendej lufta, jo  kush i priu asaj.

 

Po trimat që ranë, atje, për lirinë,

Jetim, në varre, ngelën si mjeranë …

Ata me gjeneralin  kan’ lavdinë,

 

Siç ka  ky me ata që pas, i vanë.

Abazi më shtat’ prill nderoi  Shqiprinë.

Heronjve  u priu, plumb derdhi mbi dushmanë.

 

            LEF NOSI

 

Tek shoh, tani, shtatoren tënde ngritur

Përlotur them-Mirse na vjen, Lef  Nosi!

Po sikur po më dukesh i mërzitur!

Zemruar je me ne? Pash Zotin, mos!

 

Se ne, gjitmon, kush je e kemi ditur

Po ishim aq në hall e në kaos,

Sa gjallë gjer më sot qysh kemi mbritur;

T’i n’Vlorë flamurë e ngrite e bëre çmos

 

I mbrojte t’shenjtat firma:amanenë:

Le libra, arshiva, le filatelinë;

U rreke me Antonë e Mehdi benë

 

Ta nxirrje nga humnera Shqipërinë,

Po djajtë e kuq, o Lef, kokën ta prenë

E s’dijmë as kockat ku i ke, as hinë.

 

 

      NACIONALISTI I MERGUAR

 

Kur dimri  i pleqërisë … të mbërtheu,

E le  mërgatën  dhe si shpend  në erë

Drejt  çerdhes  fluturove  edhe njëherë …

Te vatra e lashtë të thërriste … dheu!

 

Sa  ja pe  malet, shpirti ngazëlleu;

Dikur  atje  për shkabën  me dy krerë

Luftove me Safetin  sy-sqifterë

Të sprapsje  atë yll që vendin  gjak e ngjeu.

 

Brengosur  Shqipërinë e vatrën gjete!

Po s’di pse flaka e vatrës të kujtoi

Kolonjën e qëmoçme e të sëmboi.

 

– Ah, Zot! – psher’tive e kokën e mbështete

   Te  shiltja, ne oxhaku e ashtu … mbete;

   At’çast një shkëndij’vatre… fluturoi.

 

 

 

 

        LUFTËTARI I LIRISË

           (Diversanti)

 

O, ti, ushtar i  lashtë që altar

Flamurin  pate e  faleshe  mbi të

Kur shum’kërthinj  gogsisnin në shullë!

Ti, që për komb u hodhe  shpesh në zjarr.

 

E predha “hëngre” si peshqesh qyqar,

Po lavde  kurrë s’lype  për këtë,

Si nuk  u tha,  o plak, për ty një gjë ?

Se për Atdheun’ kur dreqi … e pat marrë

 

Ti, pushkën  more e kaptove  kufinë.

Kaçak u fute  atje kur  ishte zi.

Në mal, në terr, në  borë e suferinë

 

U ndoqe  nga koshadhe e polici.

Mes plumbave e çave  shpesh  pusinë

Përzhitur flakësh, komit për Liri!

 

        KËNETA E VLOCISHTIT

 

Je thar’ nga  skllevër o kënetë e zezë

E shumë aty  u groposën gjallë!

Moçal  që katandise  në varrezë,

U mpikse  me gjak  robi  e me kokallë.

 

Ç’nur  paske, o Vloçisht, këtë  mëngjes

O fush’që pjell  panxhar, ndonëse  jo rrallë

Çukitin  kocka, plisave, ca  shpezë!

Po kur turistë vijnë, u thuhet  vallë

 

Që robër t’fjalës lirë at’moçalishte

Me thonj e thanë  uritur  e cullak;

Gjiht’baltë e duke hequr … osh  kërbishte

 

Llucë anash  hidhnin, zhytur  në batak;

Gjakosur nga shushunja e kallamishte,

Nga t’rojeve  goditje  me dajak! …

 

 

 

              PENËS

 

Kur  dielli u err n’agim të avenirit

Dhe jeta  varej mu në fije t’perit

Prej ftohmës, prej urisë, prej  zinxhirit;

Nën ankthin e kërbaçit  të kapterit

 

E të  hafijes  Judë  syvampirit;

Kur gjendesha  pa mbrojtje midis tmerrit

E mendja  ish  në pragun e delirit,

Veç pena më dha  forcë t’i bëj  ball ferrit.

 

S’më  la  në baltë! N’atë  burg  mizor,

Me penë e sfidova  tiraninë.

Midis betonit  akull në dhjetor

 

Sa mbyllte roja i kuq  me dryn  qelinë,

N’at varr të gjallësh, un’me laps në  dorë

I thurja komunizmit telendinë.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: nga Uran Kostreci, Sofra e Diellit, Sonete

SOFRA POETIKE E DIELLIT- POEM KOSOVAR

January 22, 2013 by dgreca

MITRUSH KUTELI/

Jam Shqiptar, e Kosovar;/
Zot, e krenar, Zot, e bujar,/
mbi këtë dhé, /

q’e kam si fe, /

e përmbi fé:/
e kam Vatan! /

e kam Atdhe!/
që gjysh stërgjysh,/
që brez pas brez,/
që gjithëmonë./

Ti shqa thërret,/
ti shqa bërtet,/
gjer lartë në retë,/
se jam barbar./

Jo, s’jam,/
si bërtet ti,/
si buçet ti,/
ti, Mal i Zi./

Po vendin tim e dua,/
lirinë e dua,/
e s’dua,/
Zot mbi mua./

Kënga e pare/

Qëndrimi

Se jam këtu kur s’kish njeri,
kur s’kish kufi,
as fqinjëri,
as shqa të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi,
ish Iliri;
kur nga një det në tjetrin det,
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti,
kur vetë Zoti,
e bëri fushën fushë,
e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem,
– dem baba dem –
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim,
që në vegjëli.
Jam si më sheh,
e si më njeh;
kësulëbardhë e kryelidhur,
kryelidhur me një shami;
me tri shami
për trimëri!

Jam eshtërmadh,
i vrazhdë jam,
e bojalli –
dhe sytë e mi,
janë plotë shkëndi,
si batërdi.
Dhe kam uri
si s’ka njeri –
për drejtësi,
e për liri.
Si të gjithë asimët,
e të gjithë qerimët,
e Vendit tim.

Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim,
që në vegjëli;
se babën tim ma vranë,
naçallnikët,
podporuçnikët
edhe gllavnikët. 

Ma vranë,
se urdhër dha vojvodi,
e krali vetë:
“Të vritet!”
Se ish Kosovar,
dhe se ish Zot,
mbi këtë dhe!

Dhe tokën që kisha nga baba,
nga gjyshi,
rrënjë pas rrënjë –
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet,
ma morën.
Ah! 
Ma morën vatanin,
që e desha si xhanin!

Ma morën,
me armë në duar,
me gjak nëpër duar.
Agrarët!
Xhandarët!
Tyxharët!
Të gjithë tok,
u bënë shok;
si sorrat,
për kërrmë.

Oborin ma morën,
gjer në shtëpi,
dhe ngrenë për vete shtëpi,
në sytë e mi!
Dhe unë,
ja, unë,
që isha Zot,
që qëmot,
mbeta pa dhé,
bujk pa dhé,
bari pa kopé –
këtu,
në dheun tim. 

Dhe plori m’u ndryshk,
hambari m’u myshk…

Po shpresa s’mu vyshk!

Kënga e dytë
Durimi

Durova,
durova,
sa nuk duron njeri,
as Perëndi!

Më thanë të shkruhem vojnik,
e mynafik,
i Kombit tim.

Më dhanë armë të vras,
vëllanë,
sipas kanunit,
të gjakut…
Po s’desha!

Dhe në e bëra ma falni,
se jam gjaknxehtë.

Më thanë të ngrihem të ik,
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e më tej.
Se vetëm andej,
paska për ne,
popull pa zot –
vend boll…

Po malli i tokës s’më la,
po malli i fushës s’më la,
as gjaku i babës s’më la.

Dhe mbeta këtu,
i huaj,
si qen,
në vendin tim,
të babës tim…
Mbeta rajá,
e ndër rajá,
si për hatá;

Në uri,
në qesëndi,
në skllavëri
të shqaut të zi.

Më thanë të ik në Allbani,
vatan i ri,
i Kombit tim,
si shkoi Selmani,
Hasani,
e Dani.

Po dot nga toka s’u ndava,
dhe mbeta të jem,
ku jam,
e ku do të jem.

Më thanë të shkoj në sheher
të shqahut të madh,
me sharrën në krah,
me kryet përdhé,
jaban,
e beter;
portë më portë,
derë më derë,
i mjerë,
e zemër sterrë,
për një kotherrë
bukë.
Po malli i vendit s’më la.
Ah, malli i gjakut s’më la
e mbeta këtu,
rajá./

Ta shemba shqa kufirin,/
që ngrite ti,
në vendin tim e përmbi varr,
të babës tim.

Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,
të vuajtjes,
dhe të urrejtjes.

Me zemërim,
me vrull të madh,
e bubullimë,
që s’ka mbarim

Se vjete ti më çave,
më ndave,
më vrave,

armik – lugat,
armik -xhelat!

Kënga e tretë
Sulmi

Ti bëre azape – s’u tremba,
ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite;
t’i shemba!

Tani,
tani,
atje ku ti,
o Mal i Zi,
ngrite kufi,
që ndanin,
e çanin,
vëllazëri;
Hej!
Sot!
Shkon,
e valon,
parmenda!

T’i bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty,
gjurma t’u zhduk,
si në ujë.

I bie arë mes për mes,
e gjer në brez,
e përmbi brez,
humbas,
me gaz,
në grurin tim,
të dheut tim,
të babës tim,
të birit tim;
sot e përjetë,
jetë pas jetë!

Dhe ndie qysh flet,
me zë të qetë,
im atë vetë
nga balta poshtë:

“Ta mbroni dhenë,
ku eshtrat kam,
ku hi e tokë,
e pluhur jam.

Ta mbroni dhenë,
që e ushqej,
dhe sot si dje,
me kurmin tim.

Ta mbroni dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni!
Të derdhni gjakun

Me grushte plot –
po kurrë lotë,
as sot, as mot!
Se loti është robëri,
gjaku – liri!”

Kënga e katërt
Ndërtimi

Jam eshtërmadh,
e bojalli,
e me japi, 
si më sheh ti, 
si më njeh ti. 

Po kam një zemër 
në gjoksin tim, 
që pa pushim, 
më rreh, 
si Drin. 
Dhe babën tim kur e kujtoj, 
lotoj… 

Të pashë të vrarë, or Baba, 
e pa qefin, si për hata, 
rreth e përqark me xhandërma. 
Desha të qaj e s’qava dot, 
e të bërtas, sbërtita dot, 
pa asnjë lot, pa asnjë lot. 

Dhe prita sot të derdh një lot. 

Tani, 
tani, 
unë jam gati 
të vdes që sot, 
se rroj përmot; 
mbytur me gjak, 
po jo me lotë, 
për këtë dhe, 
q’e kam si fé 
e përmbi fé. 
E kam vatan, 
e kam atdhe! 

Hej! 
Po buças me zë kabá, 
sa të dëgjohet në qiell lá, 
sa të dëgjojë fund e kreje 
kush gjak shqiptari ka në deje: 
Shaban – vëlla! 
Destan – baba! 
Hej! 
Komb i lirë Kosovar, 
ti Komb Shqiptar, ti Zot krenar, 
ti djalëri – ti pleqëri, 
bëru gati! 
Bëru gati për vrull të ri, 
ta djegësh botën, 
ta bësh hi, 
për liri, 
për Shqipëri! 

Kënga e pestë
Qëndrimi
Tani, 
tani! 
– O Mal i Zi – 
ja unë, 
ja ti! 

Po unë – jo ti, 
se jam këtu kur s’kish njeri,
dhe as kufi,
as fqinjëri… 

Unë jam këtu kur Mal i Zi, 
me Shumadi, 
me Dallmati – sa mban e gjitha Shqehëri, 
ish Iliri! 
Kur nga një det në tjetrin det,
isha zot vetë! 
Se jam këtu nga moti,
kur vetë Zoti, 
e bëri fushën – fushë 
e malin mal. 

Unë jam këtu 
e do të jem, 
– dem baba dem – 
sa mali të bëhet hi, 
e hiri mal përsëri…

Filed Under: Kulture, Sofra Poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 110
  • 111
  • 112
  • 113
  • 114
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl
  • VATRA PROMOVOI “DIKTATI I ADM NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”, BOTIM I GJENERAL ASLLAN BUSHATIT MBI ARMËT BËRTHAMORE DHE SIGURINË KOMBËTARE
  • Biseda me Mjeshtrin e Fotografisë Roland Tasho
  • Deputeti i Parlamentit të Kosovës Prof. Besnik Tahiri mbajti fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
  • ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE ROLI I DIPLOMACISË NDËRKOMBËTARE NË PROCESIN E ÇLIRIMIT TË SAJ
  • ZËRI DHE FJALA MAGJIKE…
  • Nderim 179 vjetorit të lindjes dhe 104 vjetorit të vdekjes së Themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemal Vlora
  • Përse akoma në vend numëro?!
  • Njё arap Vlore qё quhet Otello

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT