• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË SOFRËN E DIELLIT- BAJAME HOXHA -ÇLIKU

February 11, 2021 by dgreca

 PRANVERË DO TA QUAJ/

Ah, pranverë do mbetet ndjenja  e një puthje ëndërrimi,/

me prarim pranvere, me gjethe të gjelbra dëshpërimi./

Anembanë degëve të ullinjve ku shtrihet tërë gjelbërimi,/

i dashur im, sot do desha të ishe i pranverës prarimi./

Kur dielli ndizte llërëpërveshur atëherë mbeti vështrimi,/

sikur fliste hëna e ty të vetëtinë sytë ëmbël mbi mua. /

Krahët shtrirë poshtë meje në syt`e mi mbet ngazëllimi, /  

atëherë qeshi dalldisur hëna me dashuri ndër duar.

Kur ti ecje me hapin tënd të matur, të bukur djaloshar,

kryelartë pëshpëritje buzëqeshur si zemr’e larë në ar.

Fytyrë ndezur të shihja ndaj zemra dëgjohej që larg,

pastaj trokthi i saj avitej, tronditej si zokth  në acar.

Shkëlqimi dhe freskia në ty mbet si e heshtura pranverë,

zë shkrirë nëpër vite mbi degë të bajames ti le një fole.

Kur pulëbardhat ktheheshin dhe lejlekët aq të dashuruar,

i yti vështrim timin pushtonte, sa nuk kish të krahasuar.

Ashtu ndezur me puthjen time mbi të tuat buzë kërkuar,

kur timin afsh pulëbardha ta sillte me puhi ngatërruar.

Edhe unë ca nga cazë, e mbushur plot epsh, zjarr, flakë,

dot s’qëndroj pa tëndin gji, që e ndiej në timin asht.

Eh, moj jetë me dit`e net  thua çastit do t`venitesh?!

Do të ikim nga kjo botë me shumë dhimbje s’ka dyshim,

vetëm dua që t’më kuptosh se sa shumë desha ndër vite,

ata sy plot xixëllimë që s`i ndahen fundit tim.

BREGORET

Ti ike diell më larg nga këto bregore,

të cilat blerojnë gjithmonë në pritje.

Sikur t’i shohësh sa shumë gjelbërime, 

ëmbël shtrihet dhe hëna ndër vise.

Ti diell, eja, shtri krahët ndër bregore!

Më poshtë një fushë e blertë të pret,

xixat e tua dërgoja me flakë rrufeje,

si foshnja ushqimin e uritur po pret.

Gjëmon kjo fushë bashkë me bregoret,

ngre kryet një lul’e bukur përpjetë.

Po vuan  i saji shpirt, e përvëlohet,

nën drithërima rrezen tënde pret.

ARDHJA JOTE MË BËN TË BUKUR

Kur ti më vjen ndër ëndrra gëzimin ëmbël ndjej,

poshtë portokajve dimërorë plot gaz dëfrej.

S’duhet vetëm borë, në zjarrin tonë ne heshtim,

malli përkëdhel, ndërsa unë e ti nuk rreshtim.

Kur më vjen ti ardhja jote më bën aq të bukur,

se më ngjall çdo ndjenjë e flatroj si flutur.

Kërkojmë veç burimin që shpirtin të freskojmë,

me lotin e zemrës thellë mallin flakërojmë.                 

NË TËNDIN GJI

Më zuri gjumi ndër krahët e tua,

duke përgjuar nga ty një sinjal.

Mbështjellë aty gjer në t ‘aguar,

ëmbël më erdh e bukura fjalë.

Në tëndin gji seç pëshpëritja,

erdhe ti zemër?! Sa dua të pres!

Aq të ndjeva, sa më… bërtita,

kët’ shpirtin tim veç ti e ndez.

 TË KËRKOJ

Ti vjen në ëndrra e më pushton,

i yti shtrëngim agimet më zgjon,

zgjon ëndrrat, ndjenjën e zjarrtë,

po digjem për ty, vuaj çdo çast,   

të zjarrtë veç ti më bën çdo natë.

GJERDANI

Edhe unë s’do ta heq asnjë sekondë,

nga qafa ime e brishtë ndezur flakë.

Atë gjerdan dimër e verë do ta mbaj

e çdo qelizë që ta ndjejë të bërtasë.

Ah, sikur pas ajrit ta dërgoje si dhuratë,

atë thjeshtësi tënden dhe ëndrrën e gjatë.          

Atë pjesë të dashurisë ta thashë, ta thashë…

Për mua do të ishin sa shtatë qiej bashkë.

Bregoret me zjarr duken se ulen qartë,

ulen, por përsëri ngrihen më shpejt se aq.

Bashkë me atë gjerdanin tënd të artë,

që mbështjell aq ëmbël një të hollë qafë.

MALL I DASHURISË

Meqë lotin do ta nis e mallin gjatë do ta puth,

të puth pragun e zemrës e thellë gjer në fund.  

Dua tani shpejt fluturimin, porsi zogëz ta marr, 

të vij në ty frym’ ëmbël e çiltër plot gaz.                      

Do t’ kalojmë një natë të flaktë plot afsh mbështjellë,      

loti pranë do më rrijë dhe ti si djalë me lot e mbërthen.

Sa shumë do t’ psherëtijmë, do të qajmë atë natë,

gjersa ta shkrijnë të gëzimit lot mallin e ngratë.

Me lotin do të jap gurgullimën e një burimi kristal,

do të nis sisën me qumësht të thithë qengji laran.

Po s’arrita sot, ta dish, s’do mund të arrij më kurrë,

në shpirt jeton ai zë, që kush s’mund ta shkulë.

VËRTET

Zot, më quajte trëndafil,

po a jam vërtet e tillë?!

Në i do të miat petale,

mos i lë të vyshken fare!

             MË MBYLLE

            Më mbylle në guaskë,

o dashuria ime!

Po unë,

jam e fortë si shkëmbi.

Dua të dal tashmë 

e të bukurin,

gjelbërim poetik të zë. 

 
VJEN E MË GODET
Si tërmet më trondit çdo hap zemër e trishtuar
dhe duket një shkulm si një valë që po afron.
Bëj ta kap s’e kap dot se kam frikë të trazuar,
po vjen më godet porsi një det që shkulmon.
Ah, si vjen me ngjyra ylberi portreti yt afrohet!
lartësohet, hyjnizohet me xixa vështrimesh.
Një shpuzë më djegë buzën aq sa s’ belbëzohet,
Është malli, malli si suvalë më vrau hiresh.
 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: BAJAME HOXHA -ÇLIKU, pranvere

JULIA GJIKA-SOFRA E DIELLIT…

January 23, 2021 by dgreca

EDHE NJEHERE PER FLAMURIN QE DUAM!/

Toka ime, toka jote,

në gjoksin tënd flenë trimat,

edhe 400.000 që vrau Pandemia.

Asnjë nga të ikurit nuk humbet,

është një flamur që për ata na flet.

20 Janar, 2021, erë, ciknë

qëmton dëborë, pak diell,

mes reve gri, hyn e del.

Nga gjithë c’pamë e dëgjuam,

në këtë datë historike,

ajo që mbeti në sytë tanë

ishte flamuri,

pa asnjë ndryshim:

po ato yje,

po ato vija të gjëra

të bardha e të kuqe,

po ato udhë të lirisë,

po ai flamur,

për të gjitha racat në Amerikë.

Cfarë mbeti në kujtesën tonë?

Era që shkonte e vinte

kthehej në këngë,

valëvitjes së flamurit i këndonte

Rrezja që zbriste nga qielli

puthte yjet, shkrihej bora,

Asgjë s’ka ndryshuar në atë flamur.

Qeveritë ndrohen, njerëzit po ashtu.

Pandemia u dha maskat.

Nën ritmin e një muzike,

që zbret nga qielli

flamuri që duam,

i papërlyer

përcjell njerës, presidente,

stinë,vite, shekuj

nën valë brohoritjesh,

krenar qëndron.

1 / 21/ 2021

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Julia Gjika, Per Flamurin qe duam

KOHA KA ARDHE…!

January 23, 2021 by dgreca

Frymzue prej Amanda Gorman: “Në kodrat na ngjtemi”/

Thirrje per Ndryshim ne Shipëri-Kushtu rinisë dhe lirisë/

Nga Viktor Mark  Daragjati/

Ka ardh koha!/

Kjo është epoka e vertet të shpengimi.

Frikë kishim prej tij qe prej fillimi.

Ne nuk ndiheshim të përgatitun nji barr kaq te rand me trashigu.

Por brenda saj gjetëm fuqinë për të shkru

një kapitull të ri, për t’i ofru shpresë dhe gëzim shqiptare rini.

Pra, dikur pyetem, si mund t’mbizotëroim stypjen,

Sot pohojmë, si mund të na mbizotëroin shtypia?

Na nuk do të kthejm te aja qe ka kenë,

por drejt po shkojmë te ajoj që do vinë:

nji vend i bukur me dashamirësi, ​​

por i guximshëm, i gatëshem per liri.

Na nuk do të ndalena prej frikësimi,

sepse e dimë që i jonë mosveprimi

i brezit të ardhshëm do t’jet trashigimi.

Le të ndertohet e ardhmja.

Gabimet tona mos t’ bahen barra.

Por nji gja asht e sigurt.

Nëse bashkojmë mëshir me fuqi, dhe mund me drejtësi,

atëherë dashuria bahet trashëgim.

Çdo frymë nga gjoksi ankon per bashkim.

Ne ardhemen e fëmijëve tonë qe te kemi besim.

Pra, të lamë mas një vend ma të urtë.

Na do ta ngrehim këtë botë të plagosun

në nji shtet të persosun.

Na do të ngrehena prej kodra t’arta t’veriut

Do të ngrehena prej Dukagjini,

ku t’parët tonë na mesune çlirimin.

Të ngrehna prej Shkodres e qafme prej Drinit

Të ngrehena prej Jugut i pjekun prej diellit.

Na do t’rindërtojmë, pajtojmë dhe shirojmë.

Dhe çdo cep i njoftun i kombit tonë

dhe çdo cep i queitun vendi i jonë,

populli i jonë i larmishëm dhe i bukur,

do të naltësohet edhe ma i bukur.

Kur të vinë dita, na dalim pa frika.

Ndërsa e lirojmë rritet Shqipnia.

Sepse me guxim vjen edhe liria

Me shpresë e guxim shtohet trimnia

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Koha ka ardhe, Viktor Mark Daragjati

NE SOFREN E DIELLIT-JULIA GJIKA

January 8, 2021 by dgreca

KËTO DITË ME TY/

Nga Julia GJIKA/

Këto ditë unë mendoj për ty,/

të mendoj në stinën e jargavanit,/

ndoshta se jam në stinën e borës dhe akullit./

O sikur të fluturoja dot si fluturojnë zogjtë/

në stinën e pranverës!/

Të këndoja me ta një këngë gëzimi,

lartësive ku ngjiten ata.

Këto ditë mendoj për ty

dhe jam 200 vjet pas teje.

“Fije bari” në duart e mija

në një nga vjershat lexoj:

shkruan se je sot me mua.

Sikur i ke shkruar dy orë më parë:

Vërtet ti sot je me këdo që të ka njohur,

sepse ti vazhdon të thuash të vërtetat.

Në qiellin madhështor shikoj atë që ke parë ti ,

lexoj Amerikën, poemën më të madhe të botës.

Wollt Whitman me zemrën sa krahërori.

Amerikën dhe heronjtë e saj atje i mban,

njerëzit nga të gjitha kombet, të gjitha racat

ti i deshe pa dallim.

Sot është e diel.

Në kisha po bien këmbanat.

155 vjet, që mungon Kapiteni.

Ai që lidhi plagët e këtij vendi

veri- jugë, jugë- veri.

Ai që ushqeu paqen e drejtë jetëgjatë.

Ai që e vranë me një plumb prapa veshit.

Po tani, shumë shekuj më vonë,

duan t’a vrasin prapë, në zemër,

ku t’a gjejnë zemrën e tij?

Jargavani me gjethet në trajtë zemre fëshfërin:

Këtu reh, këtu në gjelbërimin tim!

Unë ndjej sot,

atë që ti ke ndjerë 200 vjet më parë,

aromën dhe muzikën që shoqëron dritën.

“Endërroj të isha me ty

të bëhesha shoku yt -shkruan

Kushedi jam vërtet me ty?”

Vërtet ti sot je me mua.

Nuk guxoj të tregoj për turmat,

nuk guxoj, them se të lëndoj, ja p.sh

janë ngritur në protesta “Paqesore”!

heronjtë po i zbresin nga piedestalet

keshtjellën e lirisë në Washington,

guxuan t’a sulmojnë,

drita e gjelbër në semaforë s’punon si më parë,

kur duhet të hapet, ndalon.

Të kundërtën bën e kuqja,

kur duhet të ndalojë hapet,

kaos krijohet asgjë tjetër.

Këto ditë të mendoj, Wollt Whitman.

Dua të këndoj me ty një këngë gëzimi.

Për stinën e jargavanit, ëmbëlsinë e jetës,

për dritën që errësirën dëbon.

I bashkohem këngës së zogjve të pranverës

me ta për lirinë në shekuj të këndojmë!

6-7 Janar /2021

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Julia Gjika, KËTO DITË ME TY

SOFRA E DIELLI-DITËLINDJA E AT GJERGJ FISHTËS

December 7, 2020 by dgreca

BAJAME HOXHA-ÇELIKU/

DITËLINDJA E AT GJERGJ FISHTËS/

Binjake, toskërishtja dhe gegërishtja, /

Janë dy krahët e shqipes që fluturojnë./

Më t’bukur emër s’do të kish Fishta,/

Shqiptar rrënjosur shekujsh në embrion./

Buka e kulturës e gjuhës sonë amënore,

Gegë, toskë ky komb të puthi në ballë.

Të ngriti në piedestal kjo tokë arbërore,

O At Gjergj Fishta, të bëri të gjallë!

At, të dhanë titullin e madh, dhe shtëpia, 

Plot ndere u ngrit monument kulture!

Se në çdo gur të saj gdhendej Shqipëria,

E ti kryelarti që kurrë s’u përkule!

Ajo penë e fortë mbeti shkëmb në lartësitë,

Valëvitet si flamuri ndër ne dhe sot. 

As dallg’ e furishme kur rrënonin stuhitë,

Çuditërisht penën s’ta rrëzuan dot.

At Gjergj Fishta, na le pasuri të paçmuar,

Vargje brilante plot ajër e frymë.

Na le gjerdane, thesare të pagëzuar, 

Gjuhën Gege e derdhe në himn. 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Bajame Hoxha-Çeliku, Ditelindja e Fishtes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 132
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT