• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Beteja e Albuelenës, 2 shtator 1457

September 2, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Në këtë kontekstin Europian të përpjekjeve të Papa Kalistit III për organizmin e një Kryqëzate të sukseshme, Skënderbeu dhe Arbëria kishin pasur një interes maksimal për t’i pasur pjesë të rëndësishme të kësaj kryqëzate. Edhe pse Skënderbeu kishte pësuar disfatën e Beratit më 26 korrik 1455 dhe luhatjeve të pushtetit të tij pas tradhëtive të nipërve të vet Gjergj Stres Balshës, që kish dorëzuar kështjellën e Modricës në 1456 dhe Hamzait në 1457, pas fitores mbi ushtrinë e udhëhequr Isak Bej Evrenozi, gjenerali më me përvojë osman përsa u përket betejave me shqiptarët dhe i këshilluar ngushtë nga Hamza Kastrioti, e njohur si Beteja e Albulenës,(lat. Albulae Ascqua) ai përfitoi sërish mbështetjen e vazhdueshme të Papa Kalistit III dhe mbi të gjitha vlerësimet pozitive të shpërndara në të gjithë oborret e Europës përmes korrespondencës të Papës me këto oborre për t’i tërhequr në politikën e tij antiosmane.

Beteja u zhvillua në 2 shtator 1457 në Zhejë, në mes të fshatrave Gjormë dhe Zhejë në afërsi të Mamurrasit. Shifrat janë kontradiktore duke dhënë një ushtri osmane që arrinte deri në 80.000 veta dhe humbjet osmane nga 15.000-30.000 veta. Taktika e Skënderbeut , e tërheqjes në male, hapjes së fjalëve se e kishin braktisur të gjithë dhe më pas sulmi në zhegun e vapës së pasdites kur ushtria osmane po pushonte dhe kuajt i kishte të pashaluar triumfoi mbi strategjinë e Isak Evrenzoit dhe Hamza Katriotit. Në këtë betejë u zu rob dhe Hamza Kastrioti që sipas porosive të ungjit të vet u burgos në Napoli dhe më vonë u la i lirë për tu vendosur në Stamboll.

Pas fitores së Skënderbeut është interesant fakti i përfshirjes së Kalorësit anglez John of Newport, për të cilin në historigrafinë shqiptare shkruhet se në këto beteja kundër turqve, në verë dhe në vjeshtë të motit 1457, një kalorës anglez Xhon of Njuport (John of Newport) mori pjesë duke komanduar një togë shigjetarësh. Në shoqëri të një ambasadori të Skënderbeut, duke u kthyer nga Napoli, erdhi në Romë për të kërkuar ndihmë për prijsin shqiptar, që ende është në rrezik prej turqve Xhon of Njuport si dëshmitar i epokës së madhe heroike të shqiptarëve, i bëri asaj një vlerësim shumë të lartë duke u shprehur kështu: Invazioni i Evropës është i sigurtë, sepse nuk ka fuqi tjetër që mund t’i bëjë këtë rezistencë, po të bjerë kështjella shqiptare.Kalorësi John of Newport përmendet për herë të parë në historiografinë shqiptare para këtij shënimi të Skënder Luarasit në artikullin e tij të gjatë “Skënderbeu në letërsinë angleze”, në “Historinë e Shqipërisë’ që vitin 1967, por në të dyja rastet nuk përmendet roli i tij si i dërguar special i Papa Kalistit III në këto territore.] Sipas dokumentacionit të publikuar në arkivat angleze pwr bulat papnore kalorësi John of Newport ishte i dërguari i Papa Kalistit III në Bosnjë, Slavonia dhe Shqipëri dhe oborrtar e këshilltar i Alfonsit të Aragonës nga dioqeza e Winchester i cili ishte dërguar në këto vende me 15 veta të familjes së vet dhe më pas pas një qëndrimi prej disa muajsh në Arbëri ai kryen edhe detyrën si ambasador i Skënderbeut në Perëndim.

Për më tepër në dokument shkruhet se Kalorësi John of Newport është i pajisur me këtë dokument për vetëm tetë vjet dhe u kërkohet të gjithë autoriteteve ti garantojnë një udhëtim të sigurtë.Ai shoqëronte Paolo Kazulo, ambasadorin tjetër të Skënderbeut, të cilët siç del nga një bulë e Kalistit III për Kastriotin më 6 shkurt 1458 se janë personat që kanë çuar këtij të fundit lajmin e fitores së Albulenës.

Ndërmarrja e kryqëzatës antiosmane nga ana e Kalistit III dhe përfshirja e Skënderbeut në të, hodhi bazat e politikës konsekuente të Heroit shqiptar, i cili deri në fund të jetës nuk ndërmorri paqe me Europën dhe mbeti ashtu si e kishte cilësuar Papa Kalisti III në 23 dhjetor 1457, “fortis athleta et verus propugnator fidei Cristianae” – Atlet i fortë dhe mbrojtës i Krishtërimit.

Fatmir Haxhiu.“Beteja e Ujëbardhës” (1967). Piktura në vaj ka përmasat (150×300) cm.

Filed Under: Politike

5 vjetori i Monarkisë Shqiptare – VATRA dhe DIELLI urojnë mbretin Zog

September 1, 2023 by s p

5 vjetori i Monarkisë Shqiptare. VATRA dhe DIELLI urojnë mbretin Zog. Editori i Diellit Refat Gurrazezi e quan Mbretin Zog: Burrë gjenial, me vullnet të hekurt dhe zemërflori. Monarkia sipas Gurrazezit është faqe e bardhë për Shqipërinë e cila nën drejtimin e Mbretit Zog ishte në rrugën e rregullsisë, qetësisë e përparimit kombëtar.

Filed Under: Politike

PËRMBYLLET KOMPLETI I “KOSOVËS” NË TETË VËLLIME

September 1, 2023 by s p

-“Kosova” VI,VII dhe VIII: Botues: “Jalifat Publishing”, Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018.

Nazmi Rrahmani

Me botimin e vëllimeve: VI,VII dhe VIII, përmbyllet projekti ambicioz “KOSOVA” në tetë libra, e para vepër e llojit të tillë në historiografinë shqiptare. E filluar në vitin 2012 me tri vëllime (Antika, Perandoria Osmane dhe Koha e re me Dardaninë qendër të antikitetit pellazg-ilir), dhe e plotësua në vitin 2015 me dy vëllime të tjera (IV dhe V, në të cilat u përshi koha nga viti 1912 deri në vitin 1999), tri vëllimet e fundit trajtojnë administratën ndërkombëtare nga faza e emergjencës humanitare (1999-2001), si dhe zhvillimet politike dhe shoqërore, që çuan te shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Kohën e protektoratit ndërkombëtar prej tetë vitesh, autori e ka sistemuar në dy kapituj themelor: atë të ndërtimit të infrastrukturës së institucioneve ndërkombëtare përgjegjës për protektoratin nën drejtimin e UNMIK-ut dhe KFOR-it, dhe në përfshirjen e faktorit vendor në këtë proces me zgjedhjet e para lokale të vitit 2000 dhe ato vendoret në vitin 2001, prej nga dalin institucionet vendore: Parlamenti, Presidenti si dhe qeveria. Pjesa e parë e protektoratit ndërkombëtar gjen vend në “Kosovën” VI. Ndërsa “Kosova” VII, kap periudhën 2002-2008. Kompleti mbyllet me “Kosovën” VIII, me dokumentet kryesore të Kongresit të Berlinit 1878 (protokollet origjinale frëngjisht dhe gjermanisht të përkthyera edhe në gjuhën shqipe) dhe dokumente të zgjedhura nga Lidhja Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, që lidhen me organizimin politik dhe ushtarak të Lidhjes Shqiptare nga mbrojtja e viseve shqiptare (Plavës, Gucisë, Grudës e Hotit e deri te Ulqini), si dhe themelimin e Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes, me ç’rast rikthehet shteti mesjetar shqiptar i rrënuar nga osmanët pas vdekjes së Skënderbeut. Përzgjedhja dhe mbarështimi i këtyre dokumenteve e nxjerrin Kosovën si epiqendër të zhvillimeve kryesore historike nga mesjeta e këndej, mbi të cilat u jetësua platforma politike e nacionalizmit shqiptar, që solli te pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912.

Në përputhje me konceptin e historisë kritike, autori ruan këtë qasje edhe në tri librat e fundit. Në këtë aspekt, në librin VI (Kosova 1999-2001 – Lugina e Preshevës dhe Maqedonia), rëndësi e madhe i kushtohet kohës së emergjencës humanitare, që lidhet me zbarkimin e misionit ndërkombëtar dhe rolin e tij për krijimin e rrethanave për normalizimin e jetës institucionale dhe infrastrukturës demokratike. Këtu, autori, është kritik ndaj rolit të faktori ndërkombëtar (UNMIK-ut dhe KFOR-it), që në përputhje me konceptin e “sigurisë para demokracisë”, strukturat e dala nga lufta i ktheu në partner politikë (paçka se ato përdorën metoda kriminale për përvetësimin e pushtetit, në formën e “një puqi të heshtur institucional”). Kjo ndikoi që “faktori luftë”, në forma të ndryshme, të vazhdojë të sfidojë rrethanat edhe në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni.

Edhe pse luftërat që u shfaqen në Luginën e Preshevës në vitin 2000 dhe në Maqedoni në vitin 2001 në formë të kryengritjeve të armatosura, në njëfarë mënyre shihen si vazhdim i luftës së UÇK-së për faktorizimin e mëtutjeshëm të çështjes shqiptare në rajon në përputhje me strategjinë që ato të përfshihen në kuadër të protektorateve ndërkombëtare, megjithatë, mbetën të kufizuara dhe larg qëllimeve të parashtruara politike, siç ishte kërkesa e UÇPBM-së për autonomi politike të Luginës së Preshevës të shpallur në referendumin 1992 dhe, nismëtarja e UÇK-së së Maqedonisë, për riorganizimin e Maqedonisë në shtet dy-kombesh (shqiptar-maqedonas gjegjësisht maqedonas-shqiptar). Kjo ka të bëjë sidomos për luftën e Maqedonisë, që ndonëse për nga aspekti ushtarak vlerësohet njëra ndër luftërat më të suksesshme të shqiptarëve në këtë shekull, ajo mbeti pa dividentën politike dhe shoqërore, ngaqë i mungoi platforma politike me të cilën sukseset në planin ushtarak do të përcilleshin me krijimin e strukturave të pushtetit politik dhe institucional me të cilat do të imponohej edhe zgjidhja politike (organizimi i shtetit maqedonas mbi parimin dy-kombesh siç u kërkua fillimisht). Kështu që, lufta për territore, përfundoi me marrëveshjen e Ohrit, e cila pos që “nën petkun e pluralizmit” solli në pushtet strukturat e luftës, që vazhduan avazin e pararendësve të tyre që t’u shërbejnë politikës nacionaliste maqedonase, nuk ndryshoi statusin politik dhe shoqëror të shqiptarëve.

Duhet theksuar, se trajtimi i Maqedonisë në librin VI, shkon tutje ngjarjeve të apostrofuara dhe shfaqet si çështje shqiptare. Kjo gjen mbështetje te qëndrimi se Maqedonia antike si dhe zhvillimet që rrodhën në mesjetën e hershme dhe atë të vonshme, në të gjitha fazat historike, ishte pjesë e etnisë shqiptare dhe , si e tillë, erdhi edhe deri te koha jonë. Me këtë rast, theksohet se e përfshirë në vilajetin e Kosovës me Shkupin kryeqendër të saj, Maqedonia zë vend kyç në zhvillimet politike të Rilindjes Kombëtare. Andaj nuk ishte e rastësishme që në gushtin e vitit 1912, në Shkup përfundoi marrëveshja e kryengritësve shqiptarë me me Perandorinë Osmane, e njohur si Katërmbëdhjetë pikëshi i Hasan Prishtinës, me të cilën iu vunë themelet pavarësisë së Shqipërisë. Rolin e qendrës historike shqiptare, Shkupi, do ta ketë edhe në zhvillimet tjera, edhe pse në realitetet që sollën pushtimet ballkanike të vitit 1912 dhe ato të Luftës së Dytë Botërore, kjo u luftua vazhdimisht nga pushtuesit serbë dhe jugosllavë, kur Maqedonia nga një koncept gjeografik, politikisht do të shpallet shtet i maqedonasve, gjë që edhe luta e fundit shihet si një kapitulli i papërfunduar i këtij konfrontimi historik kundër etnisë shqiptare në Maqedoni.

Diskursi kundër luftimit të etnisë shqiptare si dhe përpjekjet që t’i merret vazhdimësia historike nga antikiteti (lidhja me Dardaninë) deri në atë masë sa shteti i Kosovës, siç e paraqet Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 e mbështetur mbi dokumentet e Ahtisarit, të shfaqet “pa histori”, pasqyrohet gjerësisht në vëllimin VII (Kosova 2002-2008). Me këtë rast, me sy kritikë shihen qëndrimet e faktorit ndërkombëtar, që Kosova të projektohet shtet qytetar me vulën e shpifur “të multietnisë”, ndërkohë që pakicës serbe, duke iu njohur “e drejta” që krishterimi ortodoks në Kosovë dhe objektet e kultit të trajtohen si trashëgimi ortodokse serbe në saje të gënjeshtrave të historiografisë serbe për gjoja shtetin mesjetar serb në Kosovë, i njihet “e drejta historike”.

Privimi i shqiptarëve nga trashëgimia e krishterimit ortodoks si pjesë e krishterimit të përbashkët, i cili, në këtë pjesë, pranohet qysh në shekullin IV dhe njohja e kësaj “të drejte” serbëve, krahas një shtrembërimi historik, njëherësh shfaqet edhe me pasoja politike, ngaqë le të hapur një konflikt, ku rëndom “e drejta historike” përherë ka përparësi ndaj “të drejtës etnike”, ose jetësore. Sepse, kjo e dyta, në rrethanat e caktuara politike, mund të ndryshohet dhunshëm, siç është parë vazhdimisht në përvojën e hegjemonizmit dhe ekspansionizmit serbomadh në dy shekujt e fundit ndaj etnisë shqiptare, e pasqyruar me luftëra dhe tri gjenocide, deri te i fundit në vitin 1999, që u ndal me ndërhyrjen e NATO-s.

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani priti në takim Kongresistin Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës

August 31, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Kongresistin Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës.

Raportet me SHBA-të, Presidentja Osmani i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale, ndaj  ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit.

Presidentja Osmani ka potencuar se shteti i Kosovës është edhe histori suksesi e SHBA-ve.

“Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim me kongresistin Tuner, Presidentja Osmani ka bërë të ditur se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera.

Në raport me bashkëpunimin me SHBA-të, Presidentja Osmani potencoi atë në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë.  Kësisoj, Presidentja Osmani përmendi aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale.

Mëtej, Presidentja Osmani përmendi faktin se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bashkëpunim të ngushtë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon.

Ndërkaq në raport me situatën në veri të vendit, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në shtensionimin e situatës dhe se vazhdon të jetë palë konstruktive në këtë proces. Por, ka theksuar obstruksionet e Serbisë, si dhe veprimet destabilizuese në veriun e Kosovës nëpërmjet bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi. Ajo ripotencoi rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

Filed Under: Politike

Glauk Konjufca: Të bëhet trysni mbi Serbinë për të zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë

August 30, 2023 by s p

Me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë memorialit përkujtimor dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Pas homazheve, kryetari Konjufca tha se zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve të Kosovës është një dhimbje që nuk po përfundon kurrë dhe një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe për të gjithë popullin e Kosovës, për të cilën përgjegjës është shteti serb.

“Me vet faktin që në vitet e fundit në shumë lokacione të Serbisë, si në Peruçac, Rudnicë, Kizhevak dhe vende tjera u gjendën trupat e më të dashurve tanë, tregon që harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit me dhunë është Serbia, e po ashtu Serbia është edhe shteti ku ndodhen kriminelët, të cilët i kanë kryer këto krime ”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit ftoi bashkësinë evropiane dhe faktorë të tjerë vendimmarrës që të bëjnë trysni te institucionet në Serbi që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur, për të cilët është përgjegjës shteti serb.

“Ne duhet t’i marrim të gjitha masat të cilat janë në dorën e institucioneve të Kosovës, ashtu që të sigurohemi se edhe bashkësia evropiane edhe faktorë tjerë të rëndësishëm të vendimmarrjes të vetëdijesohen se ka nevojë për një trysni më të madhe në Aleksandër Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë, që t’i hapin arkivat e tyre dhe të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur, për të cilët përgjegjëse padyshim ka qenë ushtria, policia dhe formacionet paramilitare, të cilat janë kontrolluar totalisht nga shteti i Serbisë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Pranë memorialit për të zhdukurit me dhunë homazhe bënë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar dhe familjarë të personave të zhdukur.

Presidentja Osmani: Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit të zhdukur

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve qëndrojmë së bashku në solidaritet me familjet e të zhdukurve me dhunë dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të vazhdueshëm për ta adresuar vazhdimisht këtë çështje derisa të zbardhet fati i secilit të zhdukur.

Ata presin familjarët e tyre, ne presim qytetarët tanë! Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit!

Serbia akoma fle mbi varreza masive. Udhëheqësit e këtij shteti që akoma nuk është ballafaquar me të kaluarën, kanë obligim t’i hapin arkivat!

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 143
  • 144
  • 145
  • 146
  • 147
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT