• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPONJAT SJELLIN SHKENCËN NË SHQIP

September 2, 2020 by dgreca

Shkruan: Sokol PAJA – DIELLI-

25 MJEKË DHE PUNONJËS SHKENCORË SHQIPTARË BOTIM SPECIAL ANTI-COVID –

Të ndodhur përpara një periudhë të vështirë, ku projeksionet më serioze janë duke dëftuar një rritje potenciale të rasteve në muajt në vazhdim, ekipi Anti-COVID-19 i HEDA Albania , tashmë i zgjeruar me më shumë 25 anëtarë, nga më shumë se 35 institucione, spitale, organizata kërkimore shkencore, akademike, klinike dhe epidemiologjike (brenda dhe jashtë Shqipërisë), sjell për profesionistët shqipfolës të shëndetit për herë të parë një përditësim shkencor të standartit më të lartë dhe me peer-review në shqip, me mbi 50 ilustrime dhe skema sqaruese, tabela, projeksione dhe algoritme klinike, për të mbështetur profesionistët shqifolës të shëndetit. Ky botim vjen me një mesazh të dedikuar nga anëtarja e Komitetit Teknik-Shkencor Anti-COVID-19 të Qeverisë Italiane Prof. Dr. Giovannella Baggio. 

STUDIMI “PËRTEJ MUSHKËRISË”

Kjo punë është realizuar pas shqyrtimit të kërkesave që kanë ardhur në adresën tonë gjatë kësaj periudhe 3 mujore dhe pas nëj konsultimi aktiv me anëtarë të personelit shëndetësor shqipfolës. Si rrjedhojë ekipi i zgjeruar Anti-COVID i HEDA Albania, ka realizuar këtë sintetizim të më shumë se 500 hulumtimeve shkencore dhe ka botuar një ‘Përditësim shkencor me temë gjithpërmbledhëse ‘PËRTEJ MUSHKËRISË’: një qasje sistemike e gjithëpërfshirëse për menaxhimin epidemiologjik dhe klinik të COVID-19’. Përtej mushkërisë: Një qasje sistemike e gjithëpërfshirëse për menaxhimin epidemiologjik dhe klinik të COVID-19. Qëllimi i këtij dokumenti është përmbledhja sa më e përshtatshme dhe e saktë e evidencave të disponueshme aktualisht, në mënyrë që t’i vihet në ndihmë dhe në dispozicion profesionistëve dhe asaj pjese të publikut që është e interesuar për informacion e përditësim të detajuar shkencor të bazuar në evidenca. Këtu ofrohen ‘mjete’ praktike për epidemiologjinë, gjurmimin, terapinë, dhe evidencat më të fundit shkencore mbi menaxhimin e pacientit nga burimet më të përshtatshme dhe besueshme, si dhe nga komunikime aktive me profesionistët dhe institucionet ku një pjesë e ekipit të HEDA është duke ushtruar veprimtarinë kërkimore, epidemiologjike apo klinike. Ky dokument është realizuar pa mbështetje financiare të institucioneve nga brenda apo jashtë Shqipërisë. Të gjithë autoret nuk kanë asnjë konflikt interesi. E gjitha është realizuar nga një bashkëpunim i pashembullt i profesionistëve e shkencëtarëve Shqiptar nga e gjithë bota.

STUDIMI I RI

“Përtej mushkërisë: Një qasje sistemike e gjithëpërfshirëse për menaxhimin epidemiologjik dhe klinik të COVID-19”. Ekipi i zgjeruar i HEDA Albania sjell për të gjithë profesionistët shqipfolës përditësimin e 8-të shkencor me një qasje sistemike e gjithëpërfshirëse për menaxhimin epidemiologjik dhe klinik të COVID-19 . Për realizimin e këtij dokumenti janë sintetizuar më shumë se 500 hulumtime shkencore. Ky botim prej 112 faqesh përbëhet nga shtatë elementë  integral si vijon: Udhëzues mbi epidemiologjinë dhe klinikën e COVID-19, Konsiderata sistemike patologjike për pacientët me kushte shëndetësore ekzistuese dhe COVID-19, Pasqyra praktike për praktikën epidemiologjike dhe klinike, Konsiderata të terapive aktuale, Përmbledhje të hulumtimeve që konfirmojnë manifestimet sistemike të COVID-19, Ilustrime përmbledhëse në shqip, Vizion për të ardhmen e shëndetit publik në Shqipëri.

KUSH JANË SHKENCËTARËT SHQIPTARË QË PËRGATITËN STUDIMIN

Ekipi i zgjeruar i HEDA Albania që solli për të gjithë profesionistët shqipfolës përditësimin e 8-të shkencor me një qasje sistemike e gjithëpërfshirëse për menaxhimin epidemiologjik dhe klinik të COVID-19 me titull:  “Përtej mushkërisë: Një qasje sistemike e gjithëpërfshirëse për menaxhimin epidemiologjik dhe klinik të COVID-19” janë: Erand LLANAJ, MPH, MSc, PhD (c), Denisa BACI, PhD, Aldi PUPULEKU Phd, Julia DARAGJATI PhD, Mirela KUKA PhD, Livia TEPSHI PhD,Teuta MUHOLLARI, MPH, MSc, PhD (c), Ina MEXHITAJ, PhD, Irma KUKA MSc, Aseda TENA MSc, PhD (c), Lisiena HYSENAJ MSc, PhD, Novruz CAUSHAJ MD, MSc, Edvin ZEKAJ MD, Geriolda TOPI MD, PhD (c), Ambra HYSKAJ MPH, MSc, PhD (c), Rigers GJYLI MD, , Hamëz GACAFERI, MD, DPhil (c), Drieda ZAÇE, MD, MSc, PhD (c), Ilda HOXHAJ, MD, MSc, PhD (c), Eriona HETA, MSc, PhD, Meri LUKA MD, Bledi MASATI MD, Nertil PETRO MD, Genada SINANI, PhD, dhe Gentian MUSA,PhD. 

Filed Under: Politike Tagged With: 25 Mjeke, Anti COVID, botim special, Sokol Paja

Zgjedhjet në Amerikë dhe Shqiptarët

August 31, 2020 by dgreca

Nga Alfons Grishaj*-

Zgjedhjet në SHBA kanë hyrë në një fazë të re. Demokratët  padashur janë zhvendosur nga pozicioni i tyre tradicional  drejt  frymës së  vjetër socialiste të huazuar Ruse. 

Sanders, Kortez etj.  janë autorët e një qasjeje të re politike, e cila ka sjellë një impakt aventuresk në ndërgjegjen e të paformuarve dhe  zonave që udhëhiqen nga demokratët. Dikush shfaqet me flamuj socialistë Rus, disa të tjerë, me banderola, “Black Life Matter” (sikur,  white life don’t matter, blue life don’t matter, bird’s life don’t matter etj…), të tjerë… me flamuj hitlerianë… Ca gangsterë me sloganin, ANTIFA! Egërsia e majtë ka prapa një filantrop të zi, George Soros-in, i cili njihet si armiku numër një i Republikanëve, … gjithashtu  mjeshtër i kaoseve… 

Në kohët moderne, shkatërrimi  është rezultat i instrumentit të forcës së paguar… dhe veprimi  efekt i impaktit të synuar.

Biden dhe liberalët, mundohen të mbajnë balancën në Partinë Demoktratike, e cila nuk ka më finesën, inteligjencën dhe largpamësinë e paraardhësve. Fizionomia e Partisë Demokratike tradicionale është transformuar sa zor t’i gjesh ndonjë tipar të antikomunizmit të dikurshëm për të cilin shquhej, ndërsa e ka ulur dukshëm flamurin e forcës mbrojtëse të të drejtave të njeriut. Tani ajo ka në gjirin e saj të gjithë kolonët e rrymave negative, duke humbur misionin autentik. Pjesa dërmuese e medias, përjashto këtu Fox dhe disa zëra të pavarur, janë në delirium tremens. Të  gjithë zërat kundër Presidentit, dhe pse  bëhen pararojë e shkatërrimit të Amerikës, ata nuk ndalen deri sa të fundoset Titaniku. Qofsha i gabuar, por siç shihet… vetë kundërshtarët po  e ndihmojnë Trumpin të lundrojë dhe për katër vite përmes akullnajave dhe politikave “akademike” standarte pa shpirt e novacion. 

Në këtë kaos udhëkryqi pasionesh në ndërgjegjen e zgjedhësve… shqiptarët janë ndarë në dy grupime, demokratë dhe republikanë. Klasa e vjetër e ardhur në vite nga Dardania dhe viset e tjera, duke përfshirë dhe elemente të tjerë nga toka mëmë, ka dalë në krahun e demokratëve, për çka, në të vërtetë, nuk duhen gjykuar… sepse, demokratët i kanë shërbyer në vite çështjes shqiptare në përgjithësi. Ne nuk mund t’i shesim kurrë miq si Klinton, Engell, Peters e të tjerë, miq që kanë ndihmuar kauzën e kombit tonë. Një demonstrim kundër tyre do të ishte amoral. Por, politika krijon gjithnjë hapësira të reja që duhen respektuar dhe luajtur në mënyrë të ndershme dhe  efikase për vendin tonë. Një përllogaritje e keqe ndëshkon pjesën e Dardanisë dhe viset e tjera jetike të kombit tonë. 

Në grupimin e demokratëve ka dy lloj karakteresh, klasikë dhe hibritë. Klasikët janë pasionantë dhe nuk e shohin shkarjen e partisë që të gjithë e deshën!  

Grupimi  dytë  brenda demokratëve janë hibritët, të cilët  janë kolonë e pestë, duke ardhur nga familjet më të përlyera post-komuniste, apo pakicat kontraverse, të cilët kanë bërë gjithmonë  rolin e minave. 

Disa  hiqen dhe si republikanë, por në fakt janë të majtë që kur lindi “Partia”. Vlen të përmenden shkrimet e ca mjeranëve (kandidatë apo anëtarë të PP-së ) që  gjoja janë shkrimtarë, të cilët mashtruan shtetin amerikan kur mbushën formularin e pranimit të SHBA, duke bërë një krim që është i dënueshëm në bazë të ligjeve në fuqi. Këtyre kopukëve injorantë e gënjështarë që rreken për t’u bërë dikushi duke u shfaqur aty-këtu si intelektualë, të cilët kërkojnë të mbulojnë defiçencën astronomike  intelektuale, herë me grup dhe herë të vetëm si gjarpëri, po ua them dhe njëherë:  koha e  mjeranëve ka vdekur! 

Republikanët, bazuar në ndërgjegjen konservatore unifikuese,  shprehur nëpërmjet vlerave të familjes, besimit dhe patriotizmit, kërkojnë rikthimin e ndërgjegjes së cunguar amerikane, e cila po humb qëllimin dhe bekimin e formimit si shtet. 

Forcat komuniste botërore, me në krye Rusinë dhe Kinën… dhe gjoja globalistët…, po përpiqen me të gjitha mjetet që të influencojnë në kontaminimin e ndërgjegjes dyzuese amerikane për t’ia dhënë votën humbjes së Amerikës. Shumë pak kush e kupton se, këtu nuk është lufta midis Trump dhe Biden, por lufta për të dobësuar Amerikën, ndikimin pozitiv të saj në botë me kulturën, ekonominë dhe, mbi të gjitha, modelin e lirisë. Sikur njerëzit, mediat dhe politika të mendojë për një minut të vetëm, duke i thënë ndërgjegjes, “ku jemi duke shkuar?”… e gjithë çorba e gatuar do të derdhej si jashtëqitje në gjirizet  e  Amerikës, duke u dekantuar nga bartja e trazuar e dyzimit…, dhe ky komb i bërë nga Zoti do të ndriçonte botën deri në kataklizmo.  

Shqiptarët nuk kanë pse zihen me njëri-tjetrin për një kauzë e cila i përket popullit amerikan që ta zgjidhë. Ne jemi miq të Amerikës dhe do ngelemi të tillë. Rëndesi ka që shqiparët të ruajnë statusin natyral të besnikërisë ndaj shtetit që e ndihmoi për më tepër se  një shekull. Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Por gjithashtu, le të edukohemi  që  mendimin e tjetrit (pa bisht)  ta respektojmë si një e drejtë e sanksionuar  në të drejtat e njeriut  dhe rregullat e demokracisë botërore.

*Zëvendës/Kryetar i Vatrës

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj, Zgjedhjet në Amerikë

VITET E INTERNIMEVE

August 27, 2020 by dgreca

NGA Elena Gjika Merlika-Kruja-    

                Kam jetuar 47 vite në kampet e internimit, nga Tepelena në Vlorë, kantieri 216, nga Tirana, Kampi n.3, në Lushnjë,  Gradisht,  Pluk, Savër e së fundi në Grabian, kampe pune e dëbimi. Isha e huaj, italiane, e diplomuar, por kam punuar me ato gra e vajza shqiptare që më mësuan se si vihej barra e druve mbi shpinë, se si mbatheshin opingat prej lëkure derri, që habiteshin si jetonja, flisnja, merresha me problemet e tyre kur më kërkonin ndonjë këshillë, por më shfaqnin  dashuri e më jepnin  kurajo,  kemi kaluar një jetë të tërë.Kalonin vitet në kampin tonë, gjithmonë mes punës e gazermës, mes sëmundjesh e mungesash të çdo lloji. Sa shumë vuanin të moshuarit dhe të sëmurët, nëpër çfarë torturash kalonin, kuptohej kur të tregoheshin kushtet higjenike në të cilat jetohej. Nevojtoret, dhjetë gjithsej për dymijë vetë, ishin larg rreth dyqind metro. Natën duhej shkuar deri atje, edhe duke qënë të sëmurë apo të pamundur, në të kundërt dënimi ishte çnjerëzor: njeriut i varej në qafë një kanaçe me jashtëqitje dhe detyrohej të vinte vërdallë nëpër kamp një ditë, dy, tri, deri sa  t’a quanin “t’arsyeshme” xhelatët tanë. Ishte për të qarë e për të qeshur ajo tragjedi e tmerrshme!

            Ishte viti 1952, kishte tre vite që ishim “mysafirë” në Tepelenë. Jetonja me vjehrrën dhe djalin tim, dukeshim një trup i vetëm dhe një shpirt i vetëm. Im shoq, që ishte dënuar me 15 vjet pune të detyruar si “armik i popullit”, ndiqte kalvarin e tij në kampet e tmerrshme të Maliqit, ku të burgosurit duhej të thanin kënetën me krahë e jo me mjete  mekanike. Kanale gjigandë, që duhej të çonin drejt detit ujrat e shumta të kënetës, për të liruar qindra mijra hektarë toke, ky ishte objekti i punës së “armiqve të popullit”. Për vite të tëra nuk jemi parë, ndonjëherë këmbenim pak rrjeshta, kur e lejonin, për t’u siguruar se ishim gjallë.

            Erdhi pranvera, malet u veshën me gjineshtra, shumë gjineshtra me ngjyrën e verdhë dhe me aromën e tyre. Stina e bukur duhej të na jepte pak ngushëllim e më shumë fuqi në punën tonë. Ndërsa për ne ishte fillimi i një ankthi: nisnin shpërnguljet për arsye pune. Të tjera kampe na prisnin, të tjera mundime, të tjera “plane” të regjimit komunist, për t’u sendërtuar “për të mirën e popullit”, nëpërmjet vuajtjeve dhe poshtërimeve tona.

            N’atë vit i gjithë Vendi u godit nga një epidemi shumë e rëndë gripi, që pati viktima të shumta, dhe mund të merren me mënd pasojat për Tepelenën, ku mungonte çdo lloj forme e ndihmës mjekësore, ku nuk kishte barna, ku ishte i ndaluar zjarri e vdisnin shumë, sidomos pleq e fëmijë. Mungesa e ushqimit, virusi që përhapej, të grumbulluarit n’ato gazerma, na katandisën në skeletër shëtitës; megjithatë duhet të ngriheshim çdo mëngjes e të shkonim në punë, kush mbeste në rrugë gjysëm i vdekur çohej në kamp nga dy shokë për krahu ose duke e mbajtur me rradhë në kurriz. U sëmurën rëndë vjehrra dhe djali; për mrekulli i shpëtova ngjitjes së sëmundjes, kështu që mund t’u shërbeja kur kthehesha nga puna e gjatë natës. Filluan të përmirësohen sepse Zoti i madh vuri dorën e Tij, mbasi nuk kishim asnjë mjet me përjashtim të një barishteje që e mblidhja në mal, e zjeja e me atë lëng të hidhur i jepja diçka të ngrohtë.

            Të ftohtit po pakësohej me kalimin e ditëve, afrohej maji dhe epidemia zvogëlohej si shtrirje e si rrezikshmëri. Në një ditë të bukur me diell u zgjuam të befasuar nga një sërë kamionësh të ndritshëm, me një grup të madh policësh që i shoqëronin e që drejtoheshin nga një oficer i ri, me një sjellje më pak t’ashpër nga rojet tona të zakonshme e më i edukuar. Vinte nga Tirana dhe duhej të përfaqësonte “me dinjitet” ata që e kishin dërguar. Atë ditë nuk shkuam në punë: u bë një mbledhje e përgjithshme në fushën e gjërë të kampit, ku u lexuan shifra e të dhëna mbi realizimet e mëdha të regjimit për “të mirën dhe përparimin e popullit”, programe të tjera pune e, si përfundim, lista me emrat e atyre që brënda një ore duhej të linin kampin e Tepelenës për arsye pune e do të shpërnguleshin gjetiu, në një drejtim të panjohur deri në çastin e mbrritjes në vëndin e caktuar.

            Një heshtje e plotë nga të pranishmit dhe një pritje me dridhje: së pari nevoja për tridhjetë  puntore gra, emri im i pari në listë, “në krye të klasifikimit”, më pas 29 të tjera; pastaj burrat për dy qëllime të ndryshme, njëqind me ne gratë, njëqind gjetiu. Me të thënë e me të bërë: brenda një ore dysheku i palosur e i lidhur, një valixhe druri në dorë e të gjithë në rrjesht para kamionave që duhej të ngarkonin më parë teshat e, mbi këto, tridhjetë vetë në secilin automjet. Të kota lutjet për të më zëvendësuar me ndonjërën që nuk kishte fëmijë. Dolën shumë gra të reja që ishin gati të zinin vëndin tim, mbasi kisha një fëmijë dhe vjehrrën të moshuar e të sëmurë. I luteshin komandantit të operacionit të më linte në Tepelenë me të dashurit e mij, por nuk qe e mundur. Nuk mund të harroj kurrë atë skenë: vjehrra, pothuajse një hije, që më shihte nga dera e gazermës së madhe, djali im që kacavirrej në spondën e maqinës e më thërriste, polici që i binte duarve të tij me qytën e pushkës, ai që binte por nuk epej dhe ne që ishim shtrënguar pranë njëra tjetrës mbi dyshekët në një heshtje varri.

            Na dhanë një racion bukë e një presh, ishte e mjaftueshme për një ditë! Lotët e vjehrrës, që kishte zëvendësuar nënën të cilën nuk e shihnja prej dhjetë vitesh, nuk do të shuhen kurrë nga kujtesa ime së bashku me zërin e hollë të fëmijës time “mama, mama”. Të tjera gra e merrnin me të mirë e më thonin të ikja e qetë mbasi do të kujdeseshin ato për të, se së shpejti do të bashkoheshim përsëri… Kollona e gjatë e maqinave u nis e pak nga pak u zhdukën shembëlltyrat e të dashurve tanë dhe pamja e atij kampi të mallkuar.

            U nisa dhe Tepelenën nuk e pashë më kurrë. Kaluam në kampe të tjera vite të gjata, vënde të ndryshme, por gjithmonë me një ankth që na printe e na përcillte: e panjohura e së nesërmes. Ç’do të bëhej me neve?

  Elena Gjika Merlika-Kruja    

Filed Under: Politike Tagged With: Elena Gjika-Kruja, Vitet e Internimeve

BASHKIMI

August 26, 2020 by dgreca

NGA LEK MIRAKAJ- Është thirrja  më e përdorur në këtë fillim fushatë për zgjedhjet e ardhshme politike.E artikulojnë opinionistë,politikanë e demokratë të  vërtetë.
           Të gjithë nisën nga dëshira për të ndryshuar situatën e pa precedentë të pa shpresë ku e ka katandisur vendin ,një qeveri e korruptuar dhe e pa përgjegjeshëm për pasojat negative ,me afatgjatësi të pa llogaritshme.Të gjithë e duam ndryshimin,mund të themi edhe një pjesë e konsiderushme e elektoratit socialist, shpreson se një ndryshim do jetë i dobishme edhe për ato.     Se në fund të fundit,bukës I thonë bukë ,si të djathtë e të majtë ,e kur ajo mungon në tryezë ,dhimbjet e barkut janë njësoj për të gjithë.Thënë këto natyrshëm lind pyetja:shumë e drejtë të kërkohet bashkim I të gjith energjive dhe potencjaleve që mund të ndryshojnë situatën.I bëhet thirrje të larguarve,biznesit të vogël e të madh,intelektualve e gjithë komponentëve të shoqërisë shqiptare.Nënshkruhen kontrata me të pakënaqurit e momentit,rasti i banorve të Astirit,apo lëvizjes për mbrojtjen e teatrit, po ne gjithë këtë përpjekje për të afruar sa më shumë të pakënaqur nga qeverija, është harruar apo neglizhuar një shtresë e popullatës,dhe jo e vogël,shtresa e (ish) të persekutuarve politike.Dikush mund të thotë po ato dihet se do votojnë djathtas,e drejtë dhe e gabuar.E para nuk jemi në vitet e para të demokracisë kur në të persekutuarit kënaqeshim me premtimet dhe lirinë për të çfaqur mendimet pa frikë.Kanë kaluar 30 vjet dhe ish të persekutuarit ngelën pjesa më e neglizhuar e shoqërisë shqiptare.Në çdo prag zgjedhjesh na qerasin me karamele,me slogane që tashmë të shkaktojnë dhimbje koke.Kemi shumë borxhe ndaj jush,Ju jeni krenaria jonë,duhet të bëjmë më shume sheqerka të tjera.Na premtohen se në listat për deputetë do ketë përfaqësues dinjitoz të shtresës tonë,po ajo kryesorja,ajo kontrata që pamë të bëhet me banorët e Astirit apo me artistët e teatrit ,nuk i shkon fare ndërmend njerëzve përgjegjës në PD t’i afrohet edhe shtresës tonë.Ne nuk na duhen individë ,kushdo qofshin ato me të kaluar perskutimi që kur janë në karriget e parlamentit kanë vetëm kartonat jeshil,ne na duhen veprime konkrete qe do i vinin në ndihmë shtresës që u persekutu dje dhe përbuzet sot.Ne kemi të drejtë që të kërkojmë të mos tallet njeri me ne si deri tani,na thonë se do dëmshpërbleheni me tetë keste,po ne kemi të drejtë të pyesim ,këto këstet sa janë një vjeçare,dhjetë apo qindra vjeçare,boll me lojna  fjalësh .Nuk po kërkojmë lëmoshë ,është punë e  pa paguar,punë skllevërish,se po të kërkonim edhe dëmshpërblim për burgosje të padrejtë ,Ju duhet  të na dëmshpërbleni si dëmshpërblyet byroistët Ramizit e Fullanet.U privatizuan  banesat me nga dy qind mijë lekë,ndërsa të persekutuarve I zbritet nga ai palo dëmshpërblim vlera e banesës me çmimet e tregut(personalisht nuk kam asnjë interes,thjeshtë se nuk kam marr banesë)Nëse i doni votat tona na flsni për problemet tona ,nuk duem  fjalë të bukura,duam të dijmë si do e zgjidhni mashtrimin kolosal me letrat me vlerë që i mblodhen me Adriatikën e famshme.Po të doni mos dërgoni asnjë emër ne parlament nga të persekutuarit ,po na jepni një program të qartë e të ndershëm e na premtoni se çështjet tona nuk do zgjidhen me VKM,po do kalojnë si ligje nëpërmjet parlamentit,e keni parë se si i mbrojnë njerezit e tyre socialistët ,I bëjnë ligje që nuk I prek njeri.Të persekutuarit janë kundër pinjollve të diktaturës ,po ka kalu ajo kohë që vetëm urrejtja mjaftonte për të motivu shtresën tonë.Tashti pyetja që shtrohet është e  thjeshtë:I doni votat tona apo doni që ditën e votimeve  të persekutuarit të rrinë  në shtëpi e të bëjnë sehir se cila palë do ulet  në karrigen e artë.PD u kriju si një parti antikomuniste,ne jemi antikomunistë , fatkeqesisht shohim që komunizmi  nuk përmendet asgjëkundi.Dekomunistizimi i shoqërisë  nuk është bërë,prova më konkrete është mentaliteti dhe metodat me të cilat qeverisë Enver Rama.Të gjithë e duam ndryshimin ,të gjithë duam që e ardhmja të vendoset në binarë të drejtë,po që të vij ndryshimi me plot të drejtë bëhet thirje për Bashkim,po në këtë Bashkim na beni edhe ne pak vend,nuk jemi pak ,jemi shumë dhe eksperienca na ka mësue të bëhemi pragmatist.Është më e dobishme të flitet haptas ,se të bëhet sikur çdo gjë është në regull, kur problemet janë e duan zgjidhje.Kujtohuni se me ne keni më shumë siguri, se me aleatë, që nesër mund ti gjeni duke hangër ngjala me kundërshtarët tuaj.BASHKIMI BEN FUQINË,PO NA KONSIDERONI EDHE NE.NE DO JEMI ME JU PO TË JENI EDHE JU ME NE!

Filed Under: Politike Tagged With: Lek Mirakaj-Bashkimi

SHBA i dhuron Kosovës 50 respiratorë në mbështetje të përgjigjes ndaj COVID-19

August 25, 2020 by dgreca

Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjërë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështetë Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë/

PRISHTINË, 25 Gusht 2020- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Agjencisë së Sh.B.A-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë tërësisht të ri dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën e saj kundër COVID-19. Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjërë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështetë Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë. 

Ambasada në njoftimin e dërguar sot thekson se, Respiratorët e markës “Vyaire,” të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, pasqyrojnë teknologjinë më të fundit për të cilën ka kërkesë të madhe. Ata janë kompaktë dhe do t’i mundësojnë Kosovës fleksibilitet më të lartë në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi. Kjo pajisje vitale mund të dëshmohet si shpëtimtare për pacientët mushkëritë e të cilëve nuk funksionojnë si duhet përkundër marrjes se oksigjenit. 

“Në përgjigje të nevojës së Kosovës për më shumë pajisje mjekësore, Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë 50 respiratorë tërësishtt të ri dhe nga më bashkëkohorët. Kjo shprehje e partneritetit tonë SHBA-Kosovë është gjithashtu edhe një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëdyzimit të zemërgjërësisë amerikane dhe inovacionit të industrisë private amerikane. Shpresojmë që këto aparate mjekësore t’u mundësojnë ofruesve të shërbimeve shëndetësore anembanë Kosovës të shpëtojnë më shumë jetëra,” tha ambasadori Philip Kosnett. 

Krahas respiratorëve, USAID-i po financon edhe një pako mbështetëse e cila përfshin pajisjet shoqëruese, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinaret në internet. Uebinaret janë zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko (UCSF) dhe do t’u ndihmojnë punonjësve shëndetësor të Kosovës qe t’i përdorin në mënyrë të duhur dhe të sigurt këta ventilatorë të veçantë. Ky donacion ndërton mbi bazën e ndihmës paraprake në vlerë prej 1.6 milion dollarë amerikan që Departamenti i Shtetit i Sh.B.A.-ve dhe USAID-i kanë obliguar për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ajo po merr kundër pandemisë si dhe ofrimit të ndihmës operacionale dhe rritjes se aftësisë reaguese të saj për të ndaluar përhapjen e mëtejme dhe zbutur pasojat e COVID-19. 

***

25 August, 2020 

The United States Provides 50 Ventilators to Kosovo to Respond to COVID-19 

The United States Embassy, through the U.S. Agency for International Development (USAID), has donated 50 brand-new, state-of-the-art ventilators to Kosovo to assist its fight against COVID-19. The donation delivers on President Trump’s generous offer of these critically needed supplies and supports Kosovo’s urgent response to the pandemic. 

The Vyaire ventilators, produced in the United States, reflect cutting-edge and in-demand technology. They are compact and provide Kosovo with flexibility in treating patients affected by the virus. For patients whose lungs are not working adequately despite receiving oxygen, this vital resource may prove lifesaving. 

“In response to Kosovo’s need for more medical equipment, the United States is donating 50 brand-new, state-of-the-art ventilators. This expression of our U.S.-Kosovo partnership is also a great example of the coupling of American generosity and the innovation of the American private industry. We hope that these medical devices will enable health providers across Kosovo to save more lives,” said Ambassador Philip Kosnett. 

In addition to the ventilators, USAID is funding a support package that includes accompanying equipment, installation, warranties, service plans, and online webinars. The webinars were developed in cooperation with the University of California San Francisco (UCSF) and will assist Kosovo health practitioners on how to operate these specific ventilators. This donation builds on the $1.6 million the U.S. State Department and USAID have committed to Kosovo in response to the pandemic to provide operational support and increase Kosovo’s response capability to stop further transmission and mitigate COVID-19’s impact. 

Filed Under: Politike Tagged With: 50 Respiratore, Kosoves, USA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 340
  • 341
  • 342
  • 343
  • 344
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT