• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kinostudio, Filmat, kategorizimi

March 31, 2017 by dgreca

1-gezim-llojdia

Nga Gëzim Llojdia/

Filmat e realizmit socialist mund ti ndajmë në këto kategori:/

Filmat Për luftën nacional-çlirimtare./

Filmat me temën   e socializmit./

Filmat për kohën e shkuar./

Filma me teme historike./

1.Le të shqyrtojmë veçse dy prej këtyre kategorive. Filmi me teme nga lufta nacional-çlirimtare. Filmi me temë nga lufta nacional-çlirimtare  sidomos  para viteve  ’70 kanë pasur skenarë të realizuar  me detaje të zgjedhura, por pse jo  të ndikuar nga propaganda duke mbivlerësuar rolin udheheqës të P.K. Në këtëo filma vrehet atmosfera e luftës ,ngase vitet nga lufta ishin më pranë, nëse kërkon si nisi apo  ndihej  vëllavrasja mes forcave kundërshtarë partizanë-ballistë ajo është realizuar në kontekstin e kohës .Në disa filma shquhet qartë vëllavrasje më sak ,qartësisht më mirë,ishte lufta për pushtet.

“Kujt ja merrte mëndja shkruante një  eksponent i Ballit  në një libër  të tij se lëvizja komuniste ishte një përrua i vogël ,që u bë lumë”.Filmi “”Malet me blerim mbuluar” mbetet më tipiku,për të parë dhe analizuar luftën e dytë botërore .Skena e dasmës është më tipikja e ndërtuar  duke treguar një realitet, që ka ekzistuar në kohën e zymtë të luftës së dytë botërore. Kuptohet si çdo film i realizmit socialit edhe ky film nuk do të shfaqej nëpër kinema nëse nuk nxirte ne pah ,qëllimin kryesor për të cilin u realizuar. Filmi Kur zbardhi një ditë”, dhe disa prodhime të tjera janë marrë më tepër ca tregime të A.Kondos ,ku shquhet loja e disa aktorëve të shquar të kinematografisë shqiptare të kësaj periudhe,por në kontekst të kohës mbivlerësohej roli i fituesit në luftë . Filmat ,që i përkasin kësaj periudhe kanë brenda edhe realitetin e tyre,pavarësisht shtrëmbrimeve apo ndikimeve .Duhet të jemi koshiqet se asnjë krijim për luftën nuk do të shihte  dritën nëse ai nuk do të kalonte censurën e plotë dhe a mundej që ti shpëtonte kësaj censure ?

Aktori K.Skrami më tregonte se në një dramë të teatrit të Vlorës pasi të shfaqej për  publik kalonte në censurë ku sigurisht vërejtjet për atë këtë etj duhej të bëheshin. Regjizori u tregua i zgjuar dhe vendosi një gurë të madh mes të skenës. I deleguari i partisë tha:Drama është realizuar mirë vetëm ai guri duhet hequr.Aktori A.Vërria më ka rrëfyer ca kohë më parë se filmin :”Thirja” 1976 është realizuar dy herë.Pasi përfundoi filmi ,udhëheqja vendosi të  zvëndesohej R.Ndrenika dhe në vend të tij vendos A.Cerma,kështu që filmi u realizuar më të shumtën e tij për herë të dytë,vetëm sepse atje luante  aktori Ndrenika,që kishte probleme politike. Kështu që askush të mos mendoj se filmat i shpëtuan censurës.

2.Filmat me temën   e socializmit .Filmat të cilat u realizuan  pas viteve  ‘60-70 patën sukses dhe  ruajtën një nivel të lartë artistik si dhe janë ndër filmat të cilët  sot ndiqen me interes pavarësisht gafave apo shtrembërimeve që u janë bërë mirëpo në këtë kategori hyjnë filma të cilët janë  i përkasin nivelit mediokër propogandistik etj.Ajo që duhet mbajtur parasysh është se asnjë film sado i realizuar mirë nuk dilte shfaqej në kinematë shqiptare apo në vatrat e kulturës së fshatrave n pa u parë imtësisht nga struktura të veçanta duke filluar nga KQ e deri tek komitete e partive  të rretheve.

Për çdo sektor u realizuan filma të veçantë artistikë .

Ja disa :Për tokën Filmi:”Brazdat”.Për aviatorët “Filmi Aviatorët’.

Për ushtarët .Për minatorët:’Era e ngrohët e thellësive’.Për Hekurdhën”Binarët” etj.Për montatorët’”Montatorja”.Për qytete e reja;Filmi për Ksamilin. Për naftëtarët. Për të gjitha fushat e jetës u krijuan dhe u realizuan filma. Por të gjitha krijimet  realizmit socialist edhe filmat nuk mund ti shpëtonte dot asgjë censurës dhe për asnjë arsye .Filmat e kësaj periudhe mund të shfaqen me okelio sipër moshat nuk është nevoja për orar të caktuar.Disa prej tyre që janë fund e krye propagandë mund edhe të hiqen.

2. Filmat e ndaluar:Ajo që nuk është vënë në dukje në këtë debat të gjerë është se ka pasur një kategori filmash të cilat u ndaluan. Arsyet ose  autorët kishin tradhtuar sipas gjykimit të kohës ose  kishin devijuar nga vija e partisë. Kështu mund të përmenden disa prej tyre të cilat u hoqën nga shfaqjet për publik dhe u ruajtën vetëm në fondin e kinematografisë .Këta filma shfaqen aktualisht pas viteve ’90. Por ka pasur edhe filma si :”Gunat për mbi tela” ky film u shfaq vetëm disa herë dhe më pas u çua në arkivi e fondit për tu gjendur vetëm pas viteve ‘90. Nuk kishte realizëm realist por më tepër kishin dalur antenat e Tv në mjediset e luftës së Vlorës. Edhe disa filma të tjerë pësuan këtë fat .Mund të përmendin filmin :”Përse bie kjo daulle” bazuar mbi romanin mediokër të Kadaresë ku ishte vete autori që në shkrim të gazetës :’Zëri i Popullit” e vendosi krijimin e tij mes realizimeve mediokre. Debati është i drejt por mbi këto filma s’mund të bëhet më asgjë për ndërhyrje ngase kërkojnë shpenzime të mëdha. A nuk ja vlen të kujtojmë se disa vite më parë Vizion plus në platformën e tij shfaqte filmat shqiptarë duke i shoqëruar më komentet e autorëve të filmit në fillim,ose në fund të tij,por zakonisht në fund të filmit. Shumica e autorëve të këtyre realizimeve sot kanë ndërruar jetë dhe kjo  formë nuk mund të aplikohet më. Vendosja e një okelio për moshat sipër filmit ose në hyrje të filmit mund të shkruhet,thjesht vetëm nj faqe për filmin,kohën realizmit dhe aryset  e realizimit duke ju bashkëngjitur filmit.Ky shënim me germa vendoset në fillim për disa sekonda pastaj të shfaqet titrat e filmit dhe producenti i tij sic është krijimi artistik i kohës.Vetëm kjo mund të bëhet me këtë prodhim artistik që ka mbetur nga koha e realizmit socialist.

Filed Under: Politike Tagged With: Filmat, Gezim Llojdia, kategorizimi, Kinostudio

Dosjet e fshehta të komunizmit, ende peshë e rëndë për Shqipërinë

March 29, 2017 by dgreca


1 dosjet e sig Shqiperi
Më shumë se 25 vjet pas rënies së diktaturës 41 vjeçare të Enver Hoxhës, sekretet e saj vazhdojnë të helmojnë politikën shqiptare. Shumë njerëz në Shqipëri shpresojnë se hapja e arkivit të madh të dosjeve të fshehta të sigurimit do të shërbejë si një kapitull i ri për të shërimin e plagëve që la komunizmi.

Prej katër dekadash, Irina Sollaku është përpjekur të mësojë rreth fatit të burrit të saj, Xhavitit. 84-vjeçarja me origjinë ruse di vetëm një gjë: që i shoqi është ekzekutuar nga sigurimi i shtetit.Ajo shpreson se me hapjen e arkivave të sigurimit do të gjejë më në fund një përgjigje.

“Sot mbushen 40 vjet që u pushkatua burri im. Unë me gjithë fëmijët ishim të internuar ku kam kaluar 12 vjet. Kam ikur nga vendi im dhe tani ka disa vjet që jam kthyer. Kam ardhur këtu me shpresën të kem mundësi të gjej eshtrat e burrit dhe për t’i bërë varrin.” 

Pas shumë vitesh, njëra prej vajzave, Elena, gjeti aktakuzën kundër të atit dhe tre dokumente për ekzekutimin e tij. Por secili dokument mban një datë të ndryshme dhe është e pamundur të gjesh se cila është e sakta.Ndërkaq, ato nuk dinë asgjë se ku mund të jetë varrosur.

“Nuk kam urrejtje për askënd,” thotë Irina. 

Gentiana Sula është një prej personave të ngarkuar me hapjen e arkivave. Gjyshi i saj ka vdekur në burgjet e diktaturës. Gentiana thotë se arkivat përmbajnë sekrete të dhimbshme për shumë shqiptarë.

“Shqipëria është një nga vendet e fundit të Evropës Lindore dhe Qëndrore që ka vendosur t’i jap publikut të drejtën për të pasur qasje mbi dosjet e ish Sigurimit të Shtetit që është edhe policia politike. Në Shqipëri procesi është kompleks dhe do të thoja masiv. Në kuptimin e përmasës së përndjekjes shifrat janë të mëdhaja dhe kohëzgjatja e përndjekjes është shumë e madhe veçanërisht kjo e dyta dallon nga vendet e tjera.”

Sipas disa ekspertëve në Shqipëri, një numër i madh dokumentesh të arkivave të sigurimit janë asgjësuar në vitet 1991-92, kur komunistët ishin ende në pushtet.

Daut Gumeni, ish i burgosur politik është gjithashtu i ngarkuar me hapjen e arkivave të sigurimit.

“Mua më ka mësuar jeta të mos kem frikë nga e vërteta sepse kam kaluar ca vështirësi që më kanë kalitur edhe kurajon përballë të vërtetës. Dikur duhet të mësohemi të gjithë me të vërtetën se pa e ditur se cilët jemi, nuk e dimë se ku vemi.”

Qëllimi kryesor i hapjes së arkivave është të garantohet se asnjë bashkëpunëtor i sigurimit nuk do të mund të mbajë poste publike. Një tjetër synim është të sillet transparencë në skenën politike shqiptare, ku
Politikanët vazhdojnë të përdorin si armë akuzat dhe kundërakuzat për bashkëpunim me regjimin.

“Procesi i hapjes së dosjeve në Shqipëri është një proces i mbajtur peng për shkak të elitës politike dhe për shkak të së shkuarës dhe mëkateve që kasta politike e drejtimit të këtyre dekadave të fundit ka në vend”, thotë analisti Aleksandër Çipa.

Hapja e arkivave filloi në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka ecur ngadalë. Ekspertët parashikojnë që ai të vazhdojë gjatë.(Kortezi:Zeri i Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: Dosjet e fshehta, shqiperi, të komunizmit

DEMOSTRATAT NE RUSI

March 29, 2017 by dgreca

….PSE KETO DEMOSTRATA ISHIN NRYSHE NGA TE TJERAT/

1 Ok protesteNga Brian Whitmore/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/1 ProtesteMegjithse nuk pritet nje revolucion, nje renie e regjimit te tashem, nje sulm i Aleksei Navalnit kunder Kremlinit sepse sigurisht 2017 nuk asht e ngjashme me me1917.
Ne gjithe kete, demostrat qe u zhvilluen gjate fundit te javes qe kaloi, ne te cilat moren pjese me mijera njerez ne shume qytete te Rusise, ishin shume te ndryshme nga ato qe u bane kunder Kremlinit ne te kaluemen. Keto ishin te ndryshme ne disa menyra, gja kjo qe duhet t’a shqetesoi shume rregjimin e Putinit ne Kremlin.
Ne vazhdim vihen ne dukje pese menyrat e reja qe u vune re gjate demostratave te 26 marsit, qe u bane 17 -te vjete mbasi Putini u zgjodh president.
1) DEMOSTRATA EDHE NE ZONAT E MBREDESHME TE VENDIT
Ne te kaluemen demostratat ne Rusi u bane kryesisht ne Moske, ne St Petersburg, dhe ne pake qytete te tjera te medha.
Si rrjedhim Putini dhe bashkpuntoret e tij ishin ne gjendje te pretendoshin, me njifar te drejte, se kundershtimet ndaj qeverise ishin te kufizueme ne disa njerez te paknaqun te elites se qyteteve.
Por gjate demostrates se fundit te javes qe kaloi ato ishin te pergjitheshme dhe me te vertete ne shkalle kombetare. Kjo per faktin se ato u bane ne 82 qytete te medha e te vogla, ne te gjitha anet e vendit.Ne qofte se kjo moskenaqsi e perhapun ane e m’ane vendit do te vazhdoje. mund te jete nji shej i rrezikshem per Putinin.
2) FEMIJET KANE TE DREJTE
Gjate demostrates ne qender te Moskes, nji grup te rijshe brohoriti tuej thane keto fjale “Kur ju po vidheshi te holla, ne ishim ne rritje e siper.!”
Gjate demostrates, nji nga gjanat ma te cuditeshme ishte, se ne to, moren pjese shume te ri dhe ata te moshes 20 vjecare. Nji prej ketyne te rijve, u tregoi disa prej njerezve te rritun, arsyen sepse Rusija ka nevoje, qe sistemi i saj politikte reformohet. dhe , vuni ne dukje, se sa te polarizue jane nxanesit e shkollave te vendit.  Nji djalosh tjeter shpjegoi lidhjen ndermjet korrupcionit dhe keqsimit te gjendjes se pergjitheshme ekonomike. Ky asht brezi i ri i kohes se Putinit, i cili perfaqeson te ardheshmen e Rusise.
Gjate demostratave nder te tjera u thane edhe keto fjale: “Ne nuk na duhet Siria. Ne kemi nevoje per rregullimin e rrugeve te qytetit Irkutsk.”
Gjate 3 vjetve te fundit, Kremlini asht mbeshtet ne nderhymjet ushtarake ne Ukraine e ne Siri, tuej e perdot kete , si nji iluzion, gjoja se Rusija asht ba tashti Superfuqi, si edhe ne propaganden patriotike per te perforcue ligjeshmerine e rregjimit.
Por keto demostrata, qe u shkaktuen  nga nji lloj filmi qe pergaditi udheheqesi i opozites Navalni, ne te cilin vihej ne dukje korrupcioni i kryeministrit Medvedev; duket se jane nji shej, se njerezit do te fillojne t’i kundervihen korrupcionit, qe asht aq shume i perhapun.
Shejet tregojn se edhe ruset do te fillojne te bajne demostrata kunder sistemit qeveritar te vendit,sic jane ba ne vendet perendimore gjate vjeteve te fundit.
Ne te kaluemen demostratat ne Rusi baheshin kryesisht per arsye te ndryshme politike, por keto te fundit kishin te bashin me kuleten (gjendjen e rand ekonomike). Kjo gja i bane demostruesit ma te vendosun e ma te guximshem, se ato qe bahen per rasye pilitike.

NUK KEMI NEVOJE PER LEJEN TUEJ PER TE BA DEMOSTRATA

Kur opozita donte te bante demostrata gjate  2011-2012, asaj i dihej te bisedonte me autoritetet. Kur ato nuk u lejuen me ba demostrata ne qender te qyteteve por ne vende larg qendres, ata i bane atje ku u lejuen. Por kesaj rradhe, kur Navalni kerkoi te baheshin demostratat e fundit ai kerkoi qe te baheshin ne qender te qyteteve dhe nuk pranoi ndryshe. Me kete veprim duket se Navalni ka ba nji gja qe nuk asht ba
ma pare.
NUK KEMI NEVOJE PER UDHEHEQES
Megjithse gjate demostrates Navalni u arrestue, demostratat vazhduen pa pranine e tij. Kjo gja tregon se’ megjithse demostratat u bane me inisiativen e tij, autoritetet nuk mujten me i ndale demostruesit, megjithse e arrestuen udheheqsin e tyne. Pra, si perfundim demostratat u bane nga masat e pergjitheshme te popullit. Prandaj keto demostrata, ishin me te vertete te ndryshme, nga ato qe jane ba ne Rusi gjate
vjeteve te fundit.
Sigurisht putinit do t’i duhet te kerkoje ne thesinm e tij te dredhive e te intrigave, per te gjete menyren per t’iu kunder vu kesaj gjendjeje te krijueme
Nga kanveshtrimi i Kremlinit, Rusia duhet te duket sot nji vend qe ka ndrushue krejtesisht.

Filed Under: Politike Tagged With: Brian Whitmore, DEMOSTRATAT, dielli, Gjon kadeli, ne Rusi

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Yee vizitë në Kosovë

March 28, 2017 by dgreca

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee vizitë dyditore në Kosovë/0-2

-Takime me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë/0-3

PRISHTINË, 28 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, në vizitën sot dhe nesër në Kosovë zhvillon një sërë takimesh me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Yee, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë të konsoliduara në një miqësi dhe marrëdhënie specifike në shumë sfera.

Hoyt Yee e siguroi kryetarin Veseli për mbështetje të fuqishme të SHBA-së për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke shprehur mbështetjen e parezervë amerikane për Kosovën. Por, në të njëjtën kohë, duke kërkuar që politikat e zhvillimit ekonomik, rritjes së transparencës, qeverisjes së mirë, si dhe luftës kundër korrupsionit, të jenë prioritete të angazhimit të institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim, Yee dhe kryeparlamentari Veseli, diskutuan edhe për përgjegjësitë që ka Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, në raport me qytetarët e saj, por edhe në raport me fqinjët.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë vendimtare për shumë procese të cilat e kanë përcjellë vendin tonë në kohë të ndryshme.

Veseli e njohu Yee për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për të çuar përpara procesin e integrimit evropian, ndërsa në rrafshin e brendshëm, për t’i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Sipas axhendës së dërguar nga Ambasada e SHBA në Kosovë, Yee sot takon edhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Srpska Lista” Slavko Simic, e më pas  ministren për Dialog Edita Tahiri.Nesër, zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit Hoyt Brian Yee, takon edhe ministrin e FSK Haki Demolli dhe komandantin. gjeneralin Rrahman Rama.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, vizite ne Kosove, zv/ndihmes sekretari Yee

Basha rikonfirmon mbështetjen e Uashingtonit

March 27, 2017 by dgreca

Në një dalje në orët e vona të mbrëmjes pas presionit të shtuar ndërkombëtar, Lulzim Basha, konfirmoi edhe njëherë nga çadra e protestës se ka mbështetjen e Uashingtonit për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha tha se zgjidhja e vetme është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike.

“Ora e fitores po afron” tha Basha, duke inkurajuar mbështetësit “le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare”.

Basha: Mesazhet që kam sjellë prej Amerikës i keni dëgjuar të gjithë, paniku dhe tmerri që ka kapur kundërshtarin tonë nga mesazhet e mbështetje totale për këtë protestë e shëron dhe çliron vetëm një ilaç: Largimi i tij një orë e më parë nga zyra që ka zaptuar me krimin e organizuar dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Besnikërisht ju them se për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbështetja do të jetë e pakursyer.

Beteja është futur në fazën e vetë vendimtare. Le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare, që është fitorja e demokracisë së vërtetë. Ju jap fjalën se nuk tërhiqem, do jemi bashkë këtu derisa beteja të përfundojë me fitoren totale.Hilet e mëdha, hilet shumëkatëshe i bën ai atje(Rama) edhe për pak kohë se nuk do ketë shanse të tërheqë këtë popull prej hunde.Zgjedhjet e lira po afrojë, ora e fitores po afron.

Filed Under: Politike Tagged With: Lulzim Basha, Protesta e PD, Uashingtoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 568
  • 569
  • 570
  • 571
  • 572
  • …
  • 671
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “The true history of mankind will be written only when Albanians participate in its writing.” – Maximilian Lambertz, Austrian Albanologist
  • SHQIPTARËT DHE IDEOLOGJITË
  • VATRA JU FTON MË 13 SHTATOR NË PROMOVIMIN E VEPRËS KUSHTUAR SKULPTORIT VASIL RAKAJ
  • VATRA THIRRJE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS VOTONI PRESIDENTIN E REPUBLIKËS
  • SAVE THE DATE!
  • Lideri i opozitës në Shqipëri Prof. Dr. Sali Berisha u takua me shqiptarët e Amerikës
  • Kujtojmë në ditën e lindjes akademikun Aleks Buda, kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
  • Një udhëtim në kohë me Rita Orën
  • Labor Day në shekullin XXI: Punëtori amerikan përballë frikës nga AI
  • SHKOLLA SHQIPE NË WUPPERTAL, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË GJERMANI
  • E mira dhe e keqja…
  • Legacy of Light: Commemorating Mother Teresa’s Spirit of Humanity
  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT