Më shumë se 200 gra kanë kandiduar përgjatë shekujve për postin në zyrën ovale. Ndërkohë SHBA-ja me sa duket është e gatshme për një presidente, mendon historania Ellen Fitzpatrick./
Nga Helena Kaschel/DW/
DW: Ka mjaft literaturë për presidentët amerikanë, po ashtu si edhe për gratë në politikë – përse opinoni nuk ka thuajse aspak njohuri për shumë gra që kanë kandiduar në SHBA për postin e presidentes?
Ellen Fitzpatrick: Asnjëra prej tyre nuk e ka fituar ndonjëherë garën për të kandiduar për presidente, ndaj për historianët e psecializuar për presidentët amerikanë, këto kandidate nuk kanë paraqitur interes të veçantë. Ndërsa studiuesit e çështjeve të gruas nga ana tjetër kanë pasur pak interes sa i përket historisë së presidentëve në SHBA, sepse në të gratë nuk kanë luajtur ndonjë rol.
E para grua që ka kandiduar ndonjëherë për presidente në SHBA ka qenë Victoria Woodhull. Kjo ka ndodhur në vitin 1872, kur gruaja nuk kishte as të drejtën e votës. Sa të ndryshme kanë qenë armiqësitë që ka përjetuar asokohe Woodhull nga problemet që përjetojnë gratë sot?
Woodhull iu desh të luftojë me rezistencë të jashtëzakonshme, shumë më tepër se sa kandidatet sot. Ajo nuk lejohej të zgjidhte veten, por thoshte qartë, se të tjerët mund ta zgjidhnin atë.
Në kohën e rindërtimit pas luftës së recesionit në SHBA ka pasur një debat dinamik për rëndësinë e lirisë. Në Kongres debatoheshin nenet 14. dhe 15. të shtojcës kushtetuese, në të cilat bëhej fjalë për nënshtetësinë dhe të drejtën e votës për burrat afro-amerikanë.
Pikërisht në këtë moment Suffragette-t përfituan nga rasti për të kërkuar të drejtën e votës për gruan. Ndonëse ato nuk patën sukses, kandidatura e Woodhull-it dhe ideja e një gruaje presidente u respektua shumë. Disa u mrekulluan prej idesë, ndërsa të tjerët e refuzuan atë kategorikisht. Tonet seksiste në raportim ishin më pak të dukshme se sa gati 100 më vonë gjatë kandidaturës së Margaret Chase Smith.
Margaret Chase Smith ishte gruaja e parë në historinë e Kongresit, e cila u zgjodh në të dyja dhomat. Më 1964 republikania kandidoi në zgjedhjet paraprake për postin e presidentes, por ajo humbi sepse nuk kishte financim të mjaftueshëm. Çfarë roli luan Smith?
Smith bëri histori si gruaja e parë emri i së cilës u rendit ndër të nominuarit e një partie të madhe politike. Për më tepër, ajo erdhi në garën për nominim të republikanëve si senatore me shumë përvojë dhe shumë e respektuar prej dekadash në jetën politike kombëtare. Ajo ka qenë ndoshta ndër femrat më mirë të kualifikuara ndonjëherë për këtë kandidaturë përpara Clinton.
Disa vjet më vonë në vitin 1972, Shirley Chisholm ishte gruaja e parë që kandidoi për t’u nominuar nga Partia Demokrate. Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë afrikano-amerikan për t’u zgjedhur në Kongres. Chisholm, duke bërë një përpjekje të dyfishtë si grua dhe me ngjyrë për të hyrë në garën presidenciale, hasi në penegsa jo vetëm prej kundërshtarëve të saj politikë, por edhe të kolegëve përparimtarë: Feministet, elita demokrate dhe burrat me ngjyrë hezitonin ta mbështesnin atë. Përse?
Midis të dyja grupeve aktivistëve të të drejtave civile dhe atyre feministe e sigurisht edhe tek Partia Demokratike ishte përhapur mendimi, se Chisholm nuk do të mund ta fitonte kurrë një garë dhe kësisoj energjitë e tyre ata donin t’i fokusonin për të luftuar Richard Nixon. Prandaj ata zgjodhën George McGovern, i cili sigurisht humbi vota në masë.
Si e ka ndryshuar seksizmi me kalimin e kohës në përballjen e femrave kandidate për presidente?
Ajo është bërë më pak i theksuar, më pak i dukshëm pasi amerikanë sot në përgjithësi pohojnë se nuk kanë në parim hezitim në lidhje me zgjedhjen e një presidenteje femër. Megjithatë, shumë thonë se ata thjesht nuk janë entuziastë për Clinton në vetvete.
Në të njëjtën kohë edhe sot ka sigurisht shumë jehonë nga e shkuara. Trump, për shembull, i ka mëshuar fort nocionit, se Clinton-it i mungon qëndrueshmëria, forca, energjia e madje edhe shëndeti për të kryer detyrat e presidencës. Kjo është thënë edhe për Margaret Chase Smith në vitin 1964, kur disa komentues dhe qytetarë nuk hezitonin të flisnin hapur, se kjo kishte të bëntë me gjininë e Smithit, që në sytë e tyre ishte në thelb e diskualifikuar.
A ka ardhur më në fund koha kur çdo grua mund të bëhet Presidente e Shteteve të Bashkuara?
Absolutisht. Unë mendoj se kjo është e mundshme. Por unë jam një historiane dhe mund t’ju them se çfarë ka ndodhur, por nuk mund të parashikoj në të ardhmen.
Ellen Fitzpatrick është profesore e historisë në Universitetin e New Hampshire. Libri i saj “The Highest Glass Ceiling” për kandidatet presidenciale femra në SHBA u botua për herë të parë në shkurt 2016.
Jakov says
As ka patur e as do te kete nje presidente grua ne SHBA sepse ato asnjehere nuk kane qene te denja per ate vend .Nga gjithe pretendentet e deritanishme per Shtepine e Bardhe qe e nxiu Obama per tete vjete ,kjo eshte me e damllosuara dhe e paafta ,e semura e shekullit qe do te mbetet ne duart e doktoreve amerikane dhe punen do ta bejne te tjeret edhe pse tagjine do ta haj pela (jo kali ) sepse ajo nuk eshte as kal e as pele por nje mushke e mbaruar qe nuk ben dot as gjellen per familjen e saje ,por ja bejne sherbetoret e panumurt e nevojtare .Mos beni gabimin e rradhes ,,te dytin pas Obames ,te coni ne shtepine e bardhe ,nje te coroditur nga trute qe krekoset si pulat maje plehut .Ajo eshte perfaqesuesja e nje fallsiteti konkret qe i ka zene frymen amerikes se sotme .Hapni syte se cpo beni or amerikenje budallenje se do te paguani shtrenjte per disa vjete tetjere sic vuajtet me surratziun per tete vjete me rradhe ..Trute ne koke !